Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Sinjali

Mijëra protestues në Beograd kundër goditjes së lëvizjes studentore

27 January 2026 at 23:54

Mijëra protestues dolën të martën në rrugët e Beogradit për të kundërshtuar qeverinë e Serbisë, duke e akuzuar për goditje ndaj universiteteve, të cilat kanë luajtur një rol kryesor në një fushatë që ka sfiduar pushtetin e presidentit Aleksandër Vuçiq.

Tubimi paqësor, i quajtur “Dituria është fuqi”, u mbajt jashtë Universitetit të Beogradit dhe u organizua për të mbështetur profesorët që humbën punën ose pozitën e tyre për shkak të pjesëmarrjes në demonstratat anti-qeveritare, raporton AP.

“Asnjë qeveri në historinë tonë nuk ka trajtuar anëtarët e komunitetit akademik me arrogancë, hakmarrje dhe inat të tillë dhe vetëm sepse komuniteti akademik refuzoi të heshtë”, u shpreh Vladan Gjokiq, kryedekani i universitetit, duke iu drejtuar turmës.

Protestat e udhëhequra nga studentët u nxitën pas tragjedisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor të vitit 2024, ku humbën jetën 16 persona. Shumë qytetarë serbë e vunë fajin te autoritetet për shpërfilljen e rregullave të sigurisë.

Këto protesta mbarëkombëtare janë ndër më të mëdhatë në dekadën e fundit në Serbi, duke tërhequr qindra e mijëra njerëz, ndërkohë që Vuçiq ka refuzuar thirrjet për zgjedhje të parakohshme.

Të martën në mëngjes, disa fakultete në Beograd pezulluan mësimin për shkak të protestave.

Serbia ka përballur kritika ndërkombëtare për përdorim të forcës së tepruar dhe ndalime arbitrare ndaj protestuesve gjatë këtyre demonstratave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mijëra protestues në Beograd kundër goditjes së lëvizjes studentore appeared first on Sinjali.

Igli Tare po punon intenzivisht, e kërkon me ngulm Goretzkan tek Milan

27 January 2026 at 23:49

Milani po përpiqet fort të arrijë marrëveshje personale me mesfushorin e Bayern Munich, Leon Goretzka, i cili do të jetë një futbollist i lirë në verë.

Calciomercato.com raporton se drejtori sportiv Igli Tare po e ndjek situatën në mënyrë më agresive, i bindur se mund të arrijë një marrëveshje para çdo konkurrenti tjetër.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe lojtari i kombëtares gjermane ndihet gati për një përvojë të re pas tetë vitesh te Bayern Munich.Pas suksesit të transferimit të Luka Modric si lojtar i lirë nga Real Madridi, Tare beson se Milani mund ta përsërisë këtë formulë me Goretzkën.

Ka shumë konkurrencë nga skuadra si Barcelona dhe Atletico Madrid, por skuadra e Serie A shpreson ta paraqesë çështjen e saj me vendosmëri, duke përfshirë edhe premtimin e kohës së rregullt të lojës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Igli Tare po punon intenzivisht, e kërkon me ngulm Goretzkan tek Milan appeared first on Sinjali.

Vdekja e vogëlushit në Gadime, Komuna e Lipjanit shpreh ngushëllime: Ngjarje e rëndë që na ka tronditur të gjithëve

27 January 2026 at 23:40

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shprehur ngushëllime për familjen Zejnullahu pas ndarjes nga jeta të të miturit Zejn Zejnullahu, i cili ra në lumin e Gadimes.

Ahmeti ka thënë se lajmin e mori me dhimbje të thellë, duke shtuar se pavarësisht përpjekjeve të mëdha të banorëve të zonës dhe ekipeve mjekësore, nuk arritën ta shpëtojnë fëmijën.

“Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur të gjithë qytetarët. Humbja e një jete të re është një dhimbje e madhe për familjen, shkollën dhe për gjithë komunën tonë. Lusim Zotin e Madhërishëm që raste të tilla të mos përsëriten më dhe t’i japë forcë familjes për ta përballuar këtë humbje të rëndë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Zejnullahu, të afërmve, shokëve, mësimdhënësve dhe gjithë qytetarëve të Gadimes. Zoti e mëshiroftë!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vdekja e vogëlushit në Gadime, Komuna e Lipjanit shpreh ngushëllime: Ngjarje e rëndë që na ka tronditur të gjithëve appeared first on Sinjali.

Një i vdekur dhe një i lënduar pas rrëzimit të avionit në Itali

27 January 2026 at 23:26

Një helikopter u rrëzua në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos, Itali, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.

Sipas mediave italiane, viktima është 76-vjeçari Pasquale Esposito, ndërsa piloti 68-vjeçar që mbeti i plagosur, me origjinë nga Napoli, është një ish-kolonel i Forcave Ajrore me përvojë të provuar.

Hipoteza më e mundshme për momentin është se një defekt teknik shkaktoi humbjen e kontrollit të helikopterit. Shërbimet e urgjencës mjekësore dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje, së bashku me oficerët e policisë mjeko-ligjore, të cilët do të rindërtojnë rrethanat e sakta të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një i vdekur dhe një i lënduar pas rrëzimit të avionit në Itali appeared first on Sinjali.

Valë sulmesh ruse ndaj Ukrainës, Zelensky akuzon Moskën se po minon bisedimet e paqes

27 January 2026 at 23:13

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, akuzoi Rusinë se sulmet e fundit ndaj disa qyteteve tregojnë mungesën e dëshirës për të arritur një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

“Çdo sulm i tillë rus dëmton diplomacinë që është ende në vazhdim dhe minon përpjekjet e partnerëve që po ndihmojnë për t’i dhënë fund kësaj lufte”, u shpreh Zelenski.

Në një valë sulmesh me dronë rus, të paktën dy persona humbën jetën dhe mbi 30 të tjerë u plagosën në qytetin jugor të Odesës, thanë zyrtarët rajonalë. Odesa, qytet i Detit të Zi dhe pikë kyçe për eksporte ukrainase, është sulmuar rregullisht nga forcat ruse që nga pushtimi i Ukrainës katër vjet më parë.

Kompanitë e energjisë ukrainase raportuan se një nga objektet e tyre në rajonin e Odesës pësuan dëme të mëdha, të cilat do të kërkojnë kohë për t’u riparuar. Guvernatori i rajonit bëri të ditur se Rusia kishte lëshuar mbi 50 dronë sulmues, duke dëmtuar dhjetëra godina banimi, një kishë dhe një shkollë.

Në dy sulme të tjera me dronë në rajonet jugore të Zaporizhjas dhe Khersonit u vranë dy gra. Sulmet me dronë dhe raketa ruse kanë ndërprerë energjinë elektrike dhe ngrohjen për miliona ukrainas në të gjithë vendin.

Forcat ajrore ukrainase raportuan se Rusia kishte lëshuar 165 dronë sulmues gjatë natës, ndërsa zyrtarët njoftuan gjithashtu për goditje në qytetin e Lvivit.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes në Moskë pretendoi të martën se forcat ruse kishin pushtuar dy fshatra të tjerë në rajonet lindore të Ukrainës, Zaporizhzhia dhe Kharkiv.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Valë sulmesh ruse ndaj Ukrainës, Zelensky akuzon Moskën se po minon bisedimet e paqes appeared first on Sinjali.

Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me diell

27 January 2026 at 23:04

Nesër parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë pasditës, veçanërisht në orët e mbrëmjes, vranësirat do të dendësohen dhe të gjenerojnë herë pas here reshje shiu në shkallë vendi. Në zonat malore reshje bore.

Lokalisht reshjet pritet të jenë më intensive, të cilat mund të paraqiten në formë të rrebesheve afatshkurtër.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-46 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me diell appeared first on Sinjali.

Fisnik Asllani në shënjestër të Chelseas

27 January 2026 at 22:55

Chelsea është një ndër klubet që po monitoron me vëmendje situatën e sulmuesit të Hoffenheimit, Fisnik Asllani.

23-vjeçari aktualisht ka kontratë me klubin gjerman të Bundesligës deri në vitin 2029, por klauzola e tij e lirimit prej rreth 26 milionë funtesh mund të lehtësojë një transferim të mundshëm.

Sipas raportimeve të mediave gjermane dhe britanike, Aston Villa gjithashtu ka shprehur interes për Asllanin. Më parë, Bayerni dhe Barcelona gjithashtu kanë ndjekur zhvillimet rreth sulmuesit kosovar.

23-vjeçari ka shfaqur një paraqitje të mirë te Hoffenheim, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane për të ardhmen e tij në karrierë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fisnik Asllani në shënjestër të Chelseas appeared first on Sinjali.

E trishtë: Vdes i mituri që u gjet në lumin e fshatit Gadime

27 January 2026 at 22:29

Nxënësi Zejn Zejnullahu, i cili më herët ishte raportuar si i zhdukur dhe më pas u gjet në lumin e Gadimes, fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar mjekja kujdestare në QKUK, Dafina Basholli.

“Ka ardhur pa shenja jete. Përkundër asaj, kemi ndërmarrë të gjitha masat ranimuese, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, tha Basholli.

Po ashtu, lajmi është konfirmuar edhe nga të afërmit dhe personat që i kanë dalë në ndihmë në vendin e ngjarjes.

Driton Shabiu ka bërë të ditur se, pavarësisht angazhimit të madh të vendasve dhe ekipit mjekësor, i riu nuk arriti të mbijetojë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Vdes i mituri që u gjet në lumin e fshatit Gadime appeared first on Sinjali.

Infektimet me virusin “Nipah” në Indi, Tajlanda dhe Nepali shtojnë kontrollet në aeroporte nga frika e përhapjes

27 January 2026 at 22:26

Një shpërthim i virusit vdekjeprurës “Nipah” në Indi ka ngjallur shqetësim në disa pjesë të Azisë, me disa shtete që kanë shtuar masat dhe kontrollet në aeroporte.

Tajlanda ka filluar kontrollin e pasagjerëve në tre aeroporte që pranojnë fluturime nga Bengali Perëndimor. Pasagjerëve nga këto fluturime u është kërkuar të japin deklarata shëndetësore.

Nepali gjithashtu ka filluar kontrollin e mbërritjeve në aeroportin e Katmandusë dhe në pika të tjera kufitare tokësore me Indinë.

Dy raste janë konfirmuar në Bengalin Perëndimor që nga dhjetori, thuhet se janë punonjës të kujdesit shëndetësor. Rreth 196 persona që kanë qenë në kontakt me ta janë gjurmuar dhe kanë rezultuar negativë në testet për virusin.

Virusi mund të përhapet nga kafshët te njerëzit. Ai ka një shkallë të lartë vdekshmërie që varion nga 40% në 75%  pasi nuk ka vaksinë ose ilaç për ta trajtuar atë. Njerëzit që infektohen me virusin shfaqin një gamë të gjerë simptomash, ose ndonjëherë asnjë.

Simptomat fillestare mund të përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të vjella dhe dhimbje fyti. Tek disa njerëz, këto mund të pasohen nga përgjumje, ndryshim i vetëdijes dhe pneumoni. Ende nuk janë raportuar raste jashtë Indisë, por disa vende po shtojnë masat paraprake.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Infektimet me virusin “Nipah” në Indi, Tajlanda dhe Nepali shtojnë kontrollet në aeroporte nga frika e përhapjes appeared first on Sinjali.

Yesterday — 27 January 2026Sinjali

Ylli sllovak për ndeshjen me Kosovën: S’e njohim si kundërshtar, duhet të përgatitemi mirë

27 January 2026 at 21:52

Leo Sauer po vazhdon të afirmohet si një nga lojtarët më perspektivë të përfaqësueses së Sllovakisë. 20-vjeçari po paraqitet me sukses te Feyenoord në Holandë, ku në fundjavë shënoi edhe një gol, duke dëshmuar se forma e tij po rritet me çdo ndeshje.

Suksesi i tij nuk kufizohet vetëm te klubi. Sauer ka arritur të grumbullojë dhjetë ndeshje me përfaqësuesen e Sllovakisë, duke qenë pjesë e të gjitha gjashtë ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Ai pritet të jetë një nga titullarët kryesorë të skuadrës më 26 mars, kur Sllovakia do të presë Kosovën në gjysmëfinalen e ‘play-off’-it për kualifikim në Botëror, që zhvillohet në Bratislavë.

Pavarësisht se Kosova nuk është një kundërshtare e njohur për të, Sauer nuk e nënvlerëson rivalin. Sulmuesi i krahut të majtë pranon se nuk e ka parë kurrë Kosovën në fushë, por ka respekt për nivelin e saj, veçanërisht pas fitores së Kosovës ndaj Suedisë.

“Do të jem i sinqertë, nuk di shumë për këtë kundërshtarë. Nuk e kam parë asnjëherë duke luajtur. Por Kosova e ka mposhtur Suedinë dhe të gjithë thonë se kemi kundërshtarë të vështirë. Kështu që duhet të përgatitemi mirë”, ka thënë Sauer për faqen zyrtare të federatës sllovake.

Në Sllovaki, po ashtu si te Kosova, ëndërrojnë të arrijnë kualifikimin në Kupën e Botës. Në finale të ‘play-off’-it, që jep biletën për Botëror, fituesi i çiftit Sllovaki-Kosovë do të përballet në shtëpi me fituesin e përballjes Turqi-Rumani.

Sauer ka theksuar se pjesëmarrja në Botëror do të ishte një arritje historike për të dhe për vendin e tij.

“Pjesëmarrja në Kupën e Botës do të thoshte shumë për mua. Tashmë kam shijuar Evropianin dhe kam pasur përvojë dhe kujtime të mahnitshme”, tha ai.

“Kualifikimi në Botëror është ndoshta gjëja më e madhe që mund të arrish me ekipin nacional. Do të ishte ngjarje e madhe, gjë e madhe për Sllovakinë nëse kualifikohemi në Botëror”, përfundoi Sauer.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ylli sllovak për ndeshjen me Kosovën: S’e njohim si kundërshtar, duhet të përgatitemi mirë appeared first on Sinjali.

QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të vogëlushit nga Lipjani që u shpall i humbur

27 January 2026 at 21:45

Vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall i humbur sot në Gadime të Lipjanit, është gjetur dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Nga QKUK-ja, mjekja kujdestare Dafina Basholli ka thënë për Sinjalin se i mituri është pranuar.

“E kemi pranuar pacientin, jemi duke e trajtuar në dhomën e ranimacionit”, ka thënë Basholli, pa dhënë detaje të tjera për gjendjen e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të vogëlushit nga Lipjani që u shpall i humbur appeared first on Sinjali.

Netanyahu: Nuk ka rindërtim të Gazës pa çarmatosjen e Hamasit

27 January 2026 at 21:38

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka këmbëngulur të martën se rindërtimi i Rripit të Gazës nuk do të ndodhë para se lëvizja militante Hamas të çarmatoset dhe të shkatërrohen tunelet e saj të mbetura.

Deklaratat ai i bëri gjatë një konference për shtyp, një ditë pas gjetjes së mbetjeve të pengut të fundit të mbetur në Gazë. Në këtë paraqitje publike, Netanyahu mohoi gjithashtu sugjerimet se Izraeli do të lejonte krijimin e një shteti palestinez në Gazë, duke thënë: “Kjo nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë”.

Kryeministri izraelit përsëriti edhe qëndrimin e tij se ushtarët turq dhe ata katarianë nuk duhet të jenë pjesë e asnjë force ndërkombëtare sigurie në Gazë.

Gjatë konferencës për shtyp, Netanyahu deklaroi po ashtu se Izraeli do ta menaxhonte pikën kufitare Rafah mes Gazës dhe Egjiptit. Ai kujtoi se Izraeli kishte paralajmëruar se Rafahu fillimisht do të hapej vetëm për lëvizjen e njerëzve, ndërsa mallrat do të vazhdojnë të hyjnë në Gazë përmes kalimeve nga Izraeli.

Megjithatë, autoritetet izraelite nuk kanë dhënë detaje se kush do të kualifikohet për të kaluar përmes kësaj pike kufitare, ndërsa mbetet e paqartë edhe se kur ndihma humanitare nga Egjipti do të lejohet të hyjë në enklavën palestineze.

Në fund, Netanyahu lëshoi një tjetër paralajmërim ndaj Teheranit, duke thënë se qeveria e tij do të përgjigjej “me një forcë që Irani nuk e ka parë ende” nëse vendos të sulmojë Izraelin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Netanyahu: Nuk ka rindërtim të Gazës pa çarmatosjen e Hamasit appeared first on Sinjali.

Gjendet vogëlushi që u raportua i zhdukur në Gadime të Lipjanit, po trajtohet në QKUK

27 January 2026 at 21:32

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili gjatë ditës së sotme ishte shpallur i humbur nga familja, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi pas përfundimit të mësimit.

Të afërmit e të miturit nga Gadimja e Lipjanit kishin kërkuar ndihmë publike për gjetjen e tij, duke ngritur shqetësim për zhdukjen e tij për disa orë.

Rastin e gjetjes së fëmijës e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Brahim Shatrolli.

“Është gjetur me shenja jete. Aktualisht është duke u trajtuar në QKUK”, ka deklaruar Shatrolli, pa dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të tij.

Se vogëlushi është gjetur, ka njoftuar edhe një qytetare, e cila ka bërë të ditur se ai kishte rënë në lumin e Gadimes, ndërsa më pas është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjendet vogëlushi që u raportua i zhdukur në Gadime të Lipjanit, po trajtohet në QKUK appeared first on Sinjali.

Arrestohet në Prishtinë një person i kërkuar nga INTERPOL-i për trafik droge në Gjermani

27 January 2026 at 21:25

Është arrestuar një person shtetas i huaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL-i për trafikim të narkotikëve.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar sot, më 27 janar 2026, nga zyrtarët policorë të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – ILECU, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Stacionin Policor Jugu në Prishtinë.

I dyshuari ishte i kërkuar në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të Gjermanisë, për veprën penale “Trafikimi i drogave narkotike në mënyrë të përsëritur dhe fitimprurëse”, e sanksionuar sipas legjislacionit penal gjerman.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, personi i arrestuar është dërguar në ndalim policor për 48 orë, me qëllim të vazhdimit të procedurave të mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në luftimin e krimit të organizuar dhe veprave të rënda penale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet në Prishtinë një person i kërkuar nga INTERPOL-i për trafik droge në Gjermani appeared first on Sinjali.

S’ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

27 January 2026 at 21:13

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 28 dhjetorit po vazhdon në 11 komuna. Vjedhja e votave brenda llojit është bërë shqetësim i cili edhe e ka dëmtuar imazhin e Kosovës, e cila ishte shembull për mbajtjen e zgjedhjeve.

Gjithsesi, institucionet pritet të themelohen pas përfundimit të rinumërimit që pritet të përfundojë të dielën e më pas gjatë javës së ardhshme, pasi të shqyrtohen edhe ankesat e mundshme, duhet të ndodhë certifikimi, e në rast se mund të ketë vonesa, Kosova rrezikon t’i humbë 90 milionë euro nga Bashkimi Evropian e që ka afat deri më 13 shkurt ta ratifikojë këtë marrëveshje në Kuvendin e Kosovës.

Mes urgjencës për certifikimin e rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit, po vazhdon rinumërimi i votave edhe në 11 komuna të mbetura në nivel vendi.

Me gjithë dallaveret që dolën në pah përmes vjedhjes së votave brenda partive, lista e deputetëve të legjislaturës së 10 ka mbetur e njëjtë. Deri tash, vetëm deputeti turk, Fikrim Damka, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e ka humbur mandatin për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Vendin e tij e ka zënë bashkëpartiaku, Ergul Mazrek, i cili pas rinumërimit ka marrë 2 516 vota. Ndërkaq, Damka aktualisht i ka 2 421vota.

Ajo që tashmë dihet është se manipulimi ka ndodhur në dy forma, përmes shtimit të votave direkt në sistem nga numëruesit në rastet kur; qytetarët kanë votuar më pak se 10 kandidatë dhe në marrjen e votave nga një kandidat e duke ia numëruar tjetrit, brenda partisë, njofton rtk.

Ndërsa nga hetimet, për KQZ-në është sfiduese të flasë me datë për certifikimin e këtij procesi zgjedhor, që mundëson rrjedhën e afateve kushtetuese për krijimin e qeverisë së re të vendit.

Rrezik për mosformim të institucioneve me kohë, mbeten afatet procedurale të ankesave që mund të shkojnë në adresë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Në pritje të rrjedhës së këtyre afateve, 13 shkurti është data e fundit që ka konfirmuar Banka Botërore, për ratifikimin e marrëveshjes në vlerë prej 90 milionë eurove, mbi financimin e politikave zhvillimore për politikën fiskale , Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post S’ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.

S’u kthye në shtëpi pas shkollës, kërkohet ndihmë për gjetjen e një fëmije në Gadime të Lipjanit

27 January 2026 at 21:01

Një nxënës i Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Gadime është raportuar i zhdukur, pasi nuk është kthyer në shtëpi pas përfundimit të mësimit.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për Zejn Zejnullahun, i cili pas mbarimit të orëve mësimore nuk ka shkuar në shtëpi dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të Gadimes,

ju njoftojmë se sot, pas përfundimit të mësimit, një fëmijë nuk është kthyer në shtëpi.

Ai është nxënës i Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Gadime.

Emri i tij është Zejn Zejnullahu.

Lusim këdo që ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij të lajmërojë menjëherë familjen ose Policinë.

Nr tel 044819748

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post S’u kthye në shtëpi pas shkollës, kërkohet ndihmë për gjetjen e një fëmije në Gadime të Lipjanit appeared first on Sinjali.

Rusia synon legalizimin e kazinove online për të rritur të ardhurat

27 January 2026 at 20:53

Ministri i Financave, Anton Siluanov, ka propozuar legalizimin e kazinove online si një mënyrë për të rritur të ardhurat shtetërore, raportoi të martën gazeta e biznesit Kommersant, duke cituar dy burime të njohura me një letër që ministri i dërgoi presidentit, Vladimir Putin.

Siluanov sugjeroi heqjen e ndalimit të kazinove online në Rusi, të cilat janë të paligjshme që nga viti 2009, ndërsa qeveria po kërkon burime të reja të ardhurash për të kompensuar kostot në rritje të luftës kundër Ukrainës, raporton timesofmoscow.

Pavarësisht ndalimit, lojërat online kanë njohur një rritje të konsiderueshme në vitet e fundit. Ministria e Financave vlerëson se xhiroja totale në tregun e ligjshëm të basteve në Rusi, i cili lejon operatorët e licencuar të basteve dhe totalizatorët të operojnë online, arriti në 1.7 trilion rubla (22.2 miliardë dollarë) në vitin 2024.

Në krahasim, vlerësohet se madhësia e tregut të lojërave të paligjshme online është 3 trilion rubla (39.1 miliardë dollarë), me rreth 100 platforma të jashtëligjshme në funksionim.

Kommersant raportoi se propozimi i Siluanovit do të krijonte një sistem të unifikuar për ndjekjen e basteve, të ngjashëm me kornizën e përdorur për bastoret e ligjshme, dhe do ta vendoste industrinë nën mbikëqyrjen e një rregullatori të vetëm, i cili do të ishte përgjegjës për parandalimin e varësisë nga lojërat e fatit.

Raporti tha se agjencitë e tjera qeveritare do të kishin detyrën të intensifikonin përpjekjet për të bllokuar operatorët e paligjshëm.

Siluanov, në letrën e tij drejtuar Putinit, vlerësoi se legalizimi i kazinove online dhe vendosja e një takse mujore prej së paku 30 për qind mbi të ardhurat bruto mund të gjeneronte rreth 100 miliardë rubla (1.3 miliard dollarë) në vit për buxhetin federal.

Raporti i Kommersant nuk specifikoi nëse Putini ka përgjigjur ndaj propozimit ose ka shfaqur mbështetje për legalizimin e kazinove online.

Industria e lojërave online ka pasur një rritje të jashtëzakonshme në mbarë botën në vitet e fundit, dhe disa studiues kanë hedhur alarmin për një rritje të përkatësisë ndaj lojërave të fatit, të cilën e shohin si një problem serioz shëndetësor publik. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia synon legalizimin e kazinove online për të rritur të ardhurat appeared first on Sinjali.

Detaje nga aksidenti në Rumani, tifozët e PAOK kishin marrë furgonin me qira – e drejtonin me radhë

27 January 2026 at 20:37

Shtatë viktima janë konfirmuar nga aksidenti tragjik i regjistruar në Rumani. Mes tyre viktimë ka mbetur edhe shqiptari Vasil Pilo i cili së bashku me tifozët e tjerë të PAOK po udhëtonin me një furgon të marrë me qira drejt Francës për ndeshjen e së enjtes të Europa League.

Mediat greke kanë konfirmuar se tifozët kishin marrë më qira mjetin nga një kompani në Edessa. Mjetet jepen me qira me ose pa shofer profesionist. Tifozët fatkeqësisht kishin vendosur të drejtonin mjetin me radhë dhe kjo solli fundin tragjik për 7 prej tyre.

Pronari i kompanisë që mori me qira furgonin fatal ndodhej jashtë vendit kur u njoftua për tragjedinë. Protothema.gr konfirmoi se pronari i kompanisë është kthyer në Greqi me urgjencë, i tronditur nga ngjarja.

“Jemi në gjendje shoku”, tha ai.

Në mjet mësohet se ishte edhe një shqiptar tjetër i identifikuar si Genci Sadiku. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet dhe nëse ai është në listën e viktimave. Tre persona të tjerë janë plagosur të cilët janë të shtuar në spital.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Detaje nga aksidenti në Rumani, tifozët e PAOK kishin marrë furgonin me qira – e drejtonin me radhë appeared first on Sinjali.

Turqia planifikon një zonë sigurie në rast të rënies së regjimit në Iran

27 January 2026 at 20:26

Turqia po përgatitet për skenarë të mundshëm në lidhje me krizën në Iran, duke shqyrtuar krijimin e një zone sigurie në kufirin 560 km me Iranin në rast se regjimi i Teheranit shembet.

Sipas raportimeve nga Middle East Eye, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme turke informuan ligjvënësit se një “zonë neutrale” do të ndihmonte në parandalimin e një vale të madhe refugjatësh.

Ankaraja ka forcuar tashmë sigurinë kufitare me kulla mbikëqyrjeje, dronë, mjete ajrore dhe një mur betoni, ndërsa frika kryesore është se një konflikt i gjerë mes Izraelit dhe Iranit mund të shtyjë deri në një milion refugjatë iranianë drejt Turqisë.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, deklaroi se Turqia kundërshton çdo ndërhyrje të huaj në Iran dhe u bëri thirrje SHBA-ve të përdorin diplomacinë për zgjidhjen e krizës.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë rritur praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, duke vendosur avionë luftarakë, sisteme mbrojtjeje ajrore dhe aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha në komentet televizive të premten se Ankaraja kundërshton çdo ndërhyrje të huaj në Iran dhe i bëri thirrje qeverisë amerikane të përdorë diplomacinë për të zgjidhur krizën.

Ditët e fundit, SHBA-të kanë vendosur avionë luftarakë, sisteme mbrojtjeje ajrore dhe anije luftarake në rajonin e Menës, një forcim ushtarak që kulmoi me mbërritjen e aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln në ujërat e Lindjes së Mesme të hënën.

Këto lëvizje kanë çuar qindra mijëra refugjatë në Turqi, duke rënduar sektorë kyç si energjia dhe tregtia.

Zyrtarët turq kanë vlerësuar se një luftë në shkallë të plotë midis Izraelit dhe Iranit mund të shtyjë deri në një milion refugjatë iranianë drejt kufirit turk.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Turqia planifikon një zonë sigurie në rast të rënies së regjimit në Iran appeared first on Sinjali.

Studimi i ri: Konsumimi afatgjatë i alkoolit rrit rrezikun për kancer të zorrës së trashë

27 January 2026 at 19:49

Konsumimi afatgjatë i alkoolit lidhet me rrezik më të lartë për kancer të zorrës së trashë dhe anusit apo rektumit, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore Cancer.

Studiuesit kanë zbuluar se personat që kanë konsumuar sasi të mëdha alkooli gjatë gjithë jetës kanë deri në 91 për qind rrezik më të lartë për të zhvilluar kancer të zorrës së trashë apo kolorektal, krahasuar me ata që kanë pirë shumë pak ose aspak.

Rreziku rritet veçanërisht te ata që kanë pirë vazhdimisht shumë alkool ndër vite, ka raportuar ABC News.

“Sa më gjatë që dikush konsumon alkool, aq më gjatë zorra e trashë dhe anusi ekspozohen ndaj dëmtimit dhe riparimit të dobësuar, dy mekanizma të rëndësishëm në zhvillimin e kancerit”, ka thënë për ABC News doktoresha Lynn M. O’Connor, shefe e kirurgjisë kolorektale në Mercy Medical Center në New York.

Studimi ka ndjekur mbi 88 mijë të rritur pa histori të mëparshme kanceri. Pjesëmarrësit raportuan konsumin e alkoolit që nga rinia e hershme dhe u monitoruan për gati një dekadë.

Krahasuar me ata që pinin një pije ose më pak në javë, personat që konsumonin mbi 14 pije në javë kishin 25 për qind rrezik më të lartë për kancer kolorektal. Lidhja ishte edhe më e fortë për kancerin e rektumit, ku rreziku pothuajse dyfishohej.

“Kanceri i rektumit shpesh është më i vështirë për t’u trajtuar, prandaj kontrolli dhe zbulimi i hershëm janë edhe më të rëndësishëm”, ka theksuar doktori Jeffrey Farma, kirurg dhe specialist i kancerit kolorektal.

Studiuesit kanë vërejtur se rreziku më i lartë ishte te personat që kishin pirë shumë alkool në çdo fazë të jetës së tyre.

Ata që e kishin tejkaluar vazhdimisht kufirin e rekomanduar kishin 91 për qind më shumë gjasa të zhvillonin kancer, krahasuar me ata që kishin pirë pak ose kishin pasur ndërprerje.

“Këto shifra nuk janë garanci, por sinjale për të vepruar para se të jetë vonë. Kanceri kolorektal është një nga të paktët që mund të parandalohet ose të zbulohet herët, por më pak se 70 për qind e personave me predispozita për t’u prekur nga sëmundja zhvillojnë kontrolle”, ka thënë doktoresha Fola May, specialiste e gastroenterologjisë.

Studimi ka treguar gjithashtu se personat që kanë hequr dorë nga alkooli kishin rrezik më të ulët për zhvillimin e polipeve parakanceroze.

“Këto janë rreziqe të ndryshueshme. Zgjedhjet që bëjmë me kalimin e kohës kanë rëndësi dhe trupi reagon kur këto rreziqe reduktohen”, ka thënë Farma.

Sipas rekomandimeve në SHBA, kontrolli për kancer kolorektal duhet të nisë nga mosha 45 vjeç, përmes testeve të jashtëqitjes, skanimeve ose kolonoskopisë.

“Të gjithë duhet të kontrollohen. Kjo shpëton jetë, dhe njerëzit po vdesin pa nevojë kur e shtyjnë kontrollin”, ka thënë May.

Ekspertët theksojnë se personat me histori të konsumit të rëndë të alkoolit dhe simptoma si gjakderdhje apo ndryshime të vazhdueshme në jashtëqitje duhet të kontrollohen edhe në moshë më të re.

“Nëse keni pirë shumë për një kohë të gjatë dhe shfaqni simptoma, duhet të kontrolloheni, edhe në të 30-at”, ka përfunduar Farma.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Studimi i ri: Konsumimi afatgjatë i alkoolit rrit rrezikun për kancer të zorrës së trashë appeared first on Sinjali.

❌
❌