Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 February 2026Sinjali

Alba largohet nga shtëpia e BBVK-së

7 February 2026 at 07:58

Alba Pollozhani, banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, ka lënë shtëpinë e famshme.

Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar në faqen e Big Brother VIP Kosova në Facebook.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur arsyeja e largimit të saj nga gara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Alba largohet nga shtëpia e BBVK-së appeared first on Sinjali.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 February 2026 at 07:48

Dashi – Kjo ditë kërkon kujdes në vendimmarrje, veçanërisht në aspektin profesional. Mund të lindin diskutime që kërkojnë qetësi dhe maturi. Financat mbeten të qëndrueshme, ndërsa në jetën personale këshillohet më shumë durim dhe komunikim i hapur.

Demi – Dita favorizon çështjet praktike dhe organizimin. Angazhimet e punës mund të sjellin rezultate konkrete, nëse veproni me këmbëngulje. Në marrëdhënie personale, është e rëndësishme të shmangni keqkuptimet dhe të tregoni fleksibilitet.

Binjakët – Komunikimi është pika juaj e fortë gjatë kësaj dite. Mund të merrni lajme apo informacione të rëndësishme për të ardhmen profesionale. Në aspektin emocional, dita kërkon më shumë përkushtim ndaj familjes dhe personave të afërt.

Gaforrja – Fokusi është te çështjet financiare dhe stabiliteti personal. Mund të jetë një moment i mirë për rishikimin e shpenzimeve ose planeve afatgjata. Në marrëdhënie, kërkohet më shumë ndjeshmëri dhe mirëkuptim.

Luani – Kjo është një ditë që ju vendos në qendër të vëmendjes. Mund të merrni përgjegjësi të reja në punë ose të shfaqni aftësitë tuaja drejtuese. Në jetën personale, ruani ekuilibrin mes dëshirës për kontroll dhe nevojës për bashkëpunim.

Virgjëresha – Dita favorizon analizën dhe reflektimin. Është e përshtatshme për të përmbyllur çështje të mbetura pezull dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm. Kujdesuni për shëndetin dhe shmangni lodhjen e tepërt mendore.

Peshorja  Marrëdhëniet shoqërore dhe bashkëpunimet janë në fokus. Mund të lindin mundësi të reja përmes kontakteve profesionale. Në aspektin sentimental, dita kërkon qartësi dhe sinqeritet.

Akrepi – Çështjet profesionale kërkojnë përqendrim dhe vendosmëri. Mund të përballeni me situata që kërkojnë reagim të matur. Në jetën personale, shmangni tensionet dhe përpiquni të ruani balancën emocionale.

Shigjetari – Dita sjell dëshirë për zgjerim horizontesh dhe ide të reja. Mund të jetë e favorshme për studime, udhëtime ose projekte afatgjata. Në marrëdhënie, kërkohet më shumë vëmendje ndaj nevojave të tjetrit.

Bricjapi – Fokusi është te përgjegjësitë dhe angazhimet serioze. Puna kërkon disiplinë, por mund të sjellë rezultate të qëndrueshme. Në jetën personale, përpiquni të ndani kohë për pushim dhe reflektim.

Ujori – Dita favorizon bashkëpunimin dhe idetë inovative. Mund të përfshiheni në projekte që kërkojnë mendim origjinal. Në aspektin sentimental, dialogu i hapur ndihmon në forcimin e marrëdhënieve.

Peshqit – Ndjeshmëria dhe intuita janë të theksuara. Është një ditë e përshtatshme për çështje krijuese dhe reflektim personal. Në marrëdhënie, tregoni kujdes për të shmangur keqkuptimet dhe për të ruajtur qetësinë emocionale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Sinjali.

Gjykimi për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc vazhdon më 16 shkurt

7 February 2026 at 07:38

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar datën 16 shkurt 2026 për seancën e radhës në gjykimin për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.

Për këtë sulm akuzohen vëllezërit Dragisha e Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq. Në seancën fillestare më 24 dhjetor 2025, mbrojtësi i Jovan Viqentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq, kishte kërkuar përjashtimin e prokurorit Kodraliu, kërkesë që u mbështet edhe nga mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë, duke çuar në ndërprerjen e seancës.

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë më 9 dhjetor 2025 ndaj tre të akuzuarve për sulmin e 29 nëntorit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

Sipas aktakuzës, më 29 nëntor 2024, në fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, të pandehurit J.V. dhe D.V., së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, kanë vendosur rreth 20 kilogramë trinitrotoluene (TNT) brenda kanalit “Ibër Lepenc”. Ata e aktivizuan lëndën shpërthyese përmes një çante të lidhur me një shtyllë betoni, duke dëmtuar rëndë strukturën e kanalit, ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm, rrezikuar prodhimin e energjisë elektrike dhe shkaktuar dëm në vlerë prej 376,774.70 eurosh ndërmarrjes “Ibër Lepenc”.

Aktakuzat gjithashtu përfshijnë veprat penale të armëmbajtjes pa leje për tre të pandehurit dhe veprën penale të spiunazhit për J.V., i cili dyshohet se ka vepruar në favor të Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë, duke mbledhur dokumente dhe informacione të klasifikuara për qëllime të kundërligjshme në territorin e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykimi për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc vazhdon më 16 shkurt appeared first on Sinjali.

Forcat amerikane godasin një barkë të dyshimtë me drogë, vriten dy persona

7 February 2026 at 07:31

Ushtria amerikane thotë se ka goditur një barkë tjetër në pjesën lindore të Oqeanit Paqësor për të cilën pretendon se ishte duke transportuar drogë, duke vrarë dy njerëz të enjten.

Komanda Jugore e ushtrisë amerikane tha se barka po operohej nga grupe që janë në listën e organizatave terroriste dhe po lundronte në rrugë të njohura të narko-trafikimit, raporton televizioni BBC.

Sipas një deklarate të Komandës Jugore në rrjetin X, asnjë pjesëtar i forcave ushtarake amerikane nuk është lënduar gjatë operacionit.

Sulmi i së enjtes është i dyti i këtij lloji në vitin 2026. Ritmi i sulmeve është ulur dukshëm që nga fillimi i janarit, kur forcat amerikane e kapën presidentin venezuelas, Nicolas Maduro, i cili akuzohet nga administrata e Trumpit se kishte punuar me grupe që merren me trafikimin e drogës.

Të paktë 36 sulme të tilla u kryen brenda një periudhe 4-mujore në pjesën e fundit të vitit të kaluar. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se qëllimi i këtyre sulmeve është që të largohen “narko-terroristët nga hemisfera jonë” dhe që Shtetet e Bashkuara të mbrohen nga “droga që po i vret njerëzit tanë”.

Megjithatë, disa ekspertë ligjorë kanë thënë se këto sulme mund të jenë të paligjshme dhe mund ta shkelin të drejtën ndërkombëtare për shkak të shënjestrimit të civilëve, pa ua ofruar paraprakisht të dyshuarve procesin e duhur të gjykimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Forcat amerikane godasin një barkë të dyshimtë me drogë, vriten dy persona appeared first on Sinjali.

Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit

7 February 2026 at 07:26

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin dhjetor 2025, sipas të cilave është shënuar rritje e numrit të vizitorëve në hotele krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Sipas ASK-së, gjatë dhjetorit 2025 në hotelet e Kosovës janë regjistruar gjithsej 68 mijë e 293 vizitorë, prej të cilëve 27 mijë e 776 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 40 mijë e 517 vizitorë ishin të huaj.

Krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, kur ishin regjistruar 64 mijë e 380 vizitorë, numri i përgjithshëm i vizitorëve është rritur për 6.1 për qind.

Numri i përgjithshëm i net-qëndrimeve ishte 132 mijë e 148, prej të cilave 71 mijë e 624 net-qëndrime (54.2 për qind) u realizuan nga vizitorët e huaj, ndërsa 60 mijë e 524 net-qëndrime (45.8 për qind) nga vizitorët vendorë.

Sa i përket vizitorëve të brendshëm, rajoni i Pejës prin me numrin më të madh të vizitorëve, gjithsej 9 mijë e 655, si dhe me 26 mijë e 550 net-qëndrime. Rritje e theksuar e vizitorëve vendorë është shënuar edhe në rajonin e Prishtinës dhe Prizrenit, ndërsa rënie është vërejtur në disa rajone të tjera.

Ndërkohë, numri i vizitorëve të huaj ka shënuar rritje prej 2.5 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2024. Në total, gjatë dhjetorit 2025, Kosova është vizituar nga 40 mijë e 517 turistë të huaj, ku numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit appeared first on Sinjali.

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa vendet që tregtojnë me Iranin

7 February 2026 at 07:20

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se mund të vendosë tarifa shtesë ndaj vendeve që vazhdojnë të bëjnë tregti me Iranin, përmes një urdhri ekzekutiv të nënshkruar të premten.

Urdhri nuk e specifikon përqindjen që mund të vendoset, por përdor si shembull 25% dhe thotë se do të zbatohet për mallrat e importuara në SHBA nga çdo shtet që “drejtpërdrejt ose tërthorazi blen, importon ose përndryshe siguron mallra apo shërbime nga Irani”, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Trump nuk ka komentuar drejtpërdrejt për urdhrin, por ka përsëritur se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, gjatë një deklarimi nga avioni presidencial Air Force One të premten në mbrëmje.

Kjo ndodh në kohën kur vazhdojnë bisedimet mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe iranianë në Oman, pas disa javësh kërcënimesh nga të dyja palët. Trump kishte kërcënuar më herët këtë vit me një tarifë 25% për vendet që bëjnë biznes me Iranin, përmes një postimi në Truth Social.

Më 12 janar ai kishte shkruar: “Me efekt të menjëhershëm, çdo vend që bën biznes me Republikën Islamike të Iranit do të paguajë një tarifë prej 25% për çdo biznes që zhvillon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Në atë kohë nuk u dhanë detaje të tjera se si do të funksiononin këto tarifa në praktikë.

Shtëpia e Bardhë tha se ky urdhër i fundit ekzekutiv rikonfirmon “gjendjen e vazhdueshme të emergjencës kombëtare në lidhje me Iranin”, duke theksuar se presidenti mund ta ndryshojë atë nëse rrethanat ndryshojnë.

Në deklaratë thuhet: “Presidenti po e mban Iranin përgjegjës për përpjekjet e tij për kapacitete bërthamore, mbështetjen për terrorizmin, zhvillimin e raketave balistike dhe destabilizimin rajonal që rrezikon sigurinë, aleatët dhe interesat amerikane.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa vendet që tregtojnë me Iranin appeared first on Sinjali.

Uber shpallet përgjegjës për sulmin seksual nga një shofer dhe urdhërohet t’i paguajë viktimës 8.5 milionë dollarë

7 February 2026 at 07:12

Një juri federale në Phoenix urdhëroi të enjten që Uber të paguajë 8.5 milionë dollarë, pasi e gjeti kompaninë përgjegjëse në një padi të ngritur nga një grua që tha se ishte sulmuar seksualisht nga një shofer. Vendimi mund të ndikojë në mijëra raste të ngjashme kundër kompanisë së transportit me aplikacion.

Rasti, i ngritur nga paditësja Jaylynn Dean, ishte gjyqi i parë nga më shumë se 3,000 padi të ngjashme kundër Uber-it që janë bashkuar në gjykatën federale amerikane. Të ashtuquajturat gjyqe “bellwether” përdoren për të testuar teoritë ligjore dhe për të vlerësuar vlerën e kërkesave për zgjidhje të mundshme. Juria konstatoi se shoferi ishte përfaqësues i Uber-it, duke e mbajtur kompaninë përgjegjëse për veprimet e tij, raporton theguardian, transmeton SInjali.

Ata i dhanë Dean-it 8.5 milionë dollarë dëmshpërblim kompensues, por refuzuan të japin dëmshpërblim ndëshkues. Avokatët e Dean-it kishin kërkuar më shumë se 140 milionë dollarë dëmshpërblim.

Në një deklaratë, një zëdhënës i Uber-it theksoi se juria hodhi poshtë pretendimet e tjera të Dean-it, se kompania kishte qenë neglizhente apo se sistemet e saj të sigurisë ishin me defekte, duke shtuar se kompania planifikon të apelojë. “Ky vendim konfirmon se Uber ka vepruar me përgjegjësi dhe ka investuar në mënyrë domethënëse në sigurinë e pasagjerëve”, tha zëdhënësi.

Sarah London, avokate e Dean-it, tha se vendimi “vërteton mijëra të mbijetuar që kanë dalë përpara, me rrezik të madh personal, për të kërkuar përgjegjësi nga Uber për përqendrimin e tij te fitimi mbi sigurinë e pasagjerëve”. Nëse vendimi mbetet në fuqi pas apelit, ai do të përdoret si precedent në procese të tjera gjyqësore kundër Uber-it, tha avokati për dëme personale John Carpenter nga firma Carpenter & Zuckerman, i cili nuk është i përfshirë në proceset kundër Uber-it. Carpenter tha se, megjithëse çdo rast i sulmit seksual vlerësohet sipas rrethanave të veta, vendimi prej 8.5 milionë dollarësh mund të përdoret si pikë reference për raste të tjera të ngjashme.

Dean, banore e Oklahomës, paditi Uber-in në vitin 2023, një muaj pas sulmit të pretenduar në Arizona. Ajo tha se Uber ishte në dijeni për një valë sulmesh seksuale të kryera nga shoferët e tij, por kishte dështuar të ndërmerrte masa bazike për të përmirësuar sigurinë e pasagjerëve. Pretendime të tilla e kanë ndjekur prej kohësh kompaninë, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe shqyrtimin e Kongresit.

Alexandra Walsh, një tjetër avokate e Dean-it, tha gjatë fjalës përmbyllëse në gjyq se Uber e kishte promovuar veten si një opsion të sigurt për gratë që udhëtojnë natën, veçanërisht nëse kishin konsumuar alkool.

“Gratë e dinë se bota është e rrezikshme. Ne e dimë për rrezikun e sulmit seksual”, tha Walsh. “Ata na bënë të besonim se ky ishte një vend i sigurt nga kjo.”

Uber, i cili është përballur me polemika të shumta për sigurinë, përfshirë akuza për verifikim të dobët të shoferëve dhe një kulturë që kritikët thonë se i ka dhënë përparësi rritjes ndaj mbrojtjes së pasagjerëve, ka argumentuar se nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet kriminale të shoferëve që përdorin platformën e tij, duke thënë se kontrollet e së kaluarës dhe publikimet për sulmet janë të mjaftueshme.

Kompania këmbëngul se shoferët janë kontraktorë të pavarur dhe jo punonjës, dhe se, pavarësisht klasifikimit të tyre, ajo nuk mund të mbahet përgjegjëse për veprime që bien jashtë asaj që mund të konsiderohet në mënyrë të arsyeshme si pjesë e detyrave të tyre.

“Ai nuk kishte histori kriminale. Asnjë,” tha gjatë fjalës përmbyllëse Kim Bueno, avokate e Uber-it, duke folur për shoferin dhe duke theksuar se ai kishte 10,000 udhëtime në aplikacion dhe një vlerësim pothuajse të përsosur nga pasagjerët. “A ishte kjo e parashikueshme për Uber-in? Dhe përgjigjja duhet të jetë jo.”

Sipas padisë së Dean-it, ajo ishte në gjendje të dehur kur kërkoi një shofer Uber për ta dërguar nga shtëpia e të dashurit në hotel. Shoferi i bëri pyetje ngacmuese gjatë udhëtimit, para se të ndalte makinën dhe ta përdhunonte, sipas pretendimeve në padi.

Gjykatësi federal Charles Breyer, i cili zakonisht ushtron detyrën në San Francisko, mbikëqyri rastin e Dean-it në Phoenix. Breyer po menaxhon të gjitha rastet e ngjashme federale kundër Uber-it, të cilat janë përqendruar në gjykatën e tij në San Francisko. Kompania përballet gjithashtu me më shumë se 500 raste në gjykatat shtetërore të Kalifornisë. Në të vetmin prej këtyre rasteve që ka shkuar deri në gjyq deri më tani, një juri në shtator vendosi në favor të Uber-it, duke gjetur se, megjithëse kompania kishte qenë neglizhente me masat e sigurisë, kjo neglizhencë nuk ishte një faktor thelbësor në shkaktimin e dëmit ndaj gruas.

Kompania rivale Lyft po përballet me padi të ngjashme si në gjykatat shtetërore ashtu edhe në ato federale, megjithëse nuk ka një proces të koordinuar federal për këto pretendime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Uber shpallet përgjegjës për sulmin seksual nga një shofer dhe urdhërohet t’i paguajë viktimës 8.5 milionë dollarë appeared first on Sinjali.

Burgim i përjetshëm për dy anglezë për vrasjen e shqiptarit Indrit Mustafaj

7 February 2026 at 07:04

Dy shtetas britanikë nga qyteti i Jorkut janë dënuar me burgim të përjetshëm, duke u urdhëruar të kalojnë të paktën 29 vjet në burg për një grabitje të dhunshme që përfundoi me vrasjen e 26-vjeçarit shqiptar, Indrit Mustafaj, raporton TopChannel.

Michael Mulvana, 32 vjeç, dhe Jobie Tyers, 28 vjeç, u shpallën fajtorë për sulmin në një apartament, ku u plagos rëndë edhe një grua. Gjatë incidentit, Mustafaj humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga autorët.

Gjykata e cilësoi rastin si jashtëzakonisht të rëndë, duke vendosur dënimin maksimal për të pandehurit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Burgim i përjetshëm për dy anglezë për vrasjen e shqiptarit Indrit Mustafaj appeared first on Sinjali.

Moti sot me vranësira, priten edhe reshje shiu

7 February 2026 at 06:58

Sot parashikohet mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Herë pas here priten reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara mund të paraqiten në formë rrebeshi, duke filluar nga orët e para të 24-orëshit deri në pjesën e parë të ditës.

Pasdite priten intervale më të gjata me diell, megjithatë në ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara.

Era do të fryjë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, respektivisht në zonën jugore dhe jugperëndimore, me shpejtësi prej 10-52 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të luhaten prej 4 deri në 7°C dhe ato maksimale prej 11 deri në 16°C. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot me vranësira, priten edhe reshje shiu appeared first on Sinjali.

Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zjarri

6 February 2026 at 23:48

Një zyrtar i lartë ushtarak rus mbeti i plagosur pasi u qëllua në një atentat në Moskë. Autori, ende i paidentifikuar, qëlloi disa herë drejt Gjeneral Lejtnant Vladimir Alexeyev në një ndërtesë banimi në veriperëndim të qytetit mëngjesin e kësaj të premteje përpara se të largohej, tha Komiteti Hetimor Rus në një deklaratë.

Hetuesit po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe një kërkim për të gjetur autorin e krimit është duke u zhvilluar. Alexeyev është zëvendësshef i drejtorisë kryesore të shtabit të përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes Ruse.

Alekseyev është një figurë e lartë në drejtorinë kryesore të shtabit të përgjithshëm ushtarak të Rusisë dhe është figura e fundit e lartë ushtarake që është shënjestruar në kryeqytet që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës pothuajse katër vjet më parë.

Ai u ndëshkua me sanksione nga Bashkimit Europian pasi inteligjenca ruse u akuzua se qëndronte pas një sulmi me agjent nervor në vitin 2018 në Salisbury të Mbretërisë së Bashkuar.

Ngjarja vjen teksa Rusia dhe Ukraina mbajtën bisedime këtë javë për fundin e luftës, për të cilat të dyja palët thanë se ishin pozitive. Për sulme të ngjashme Rusia ka akuzuar Ukrainën dhe në disa raste Kievi ka marrë përsipër përgjegjësinë, ndërsa për të tjera ka heshtur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zjarri appeared first on Sinjali.

Stuhia ‘Leonardo’ godet Spanjën dhe Portugalinë: 2 viktima dhe mbi 7 mijë të evakuar

6 February 2026 at 23:45

Shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta vazhdojnë të përkeqësojnë situatën në Spanjë dhe Portugali.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën, mbi 7,000 të tjerë janë evakuuar, ndërsa në Portugali ka pasur thirrje për shtyrjen e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Stuhia Leonardo, që ka goditur Gadishullin Iberik gjatë kësaj jave, bëri që qeveria portugeze të zgjasë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në 69 komuna deri në mesin e shkurtit, raporton Guardian.

Një burrë ka vdekur në Portugali, ndërsa trupi i një gruaje u gjet i rrëmbyer nga një lumë i fryrë në rajonin jugor spanjoll të Andaluzisë të premten. Kjo është stuhia e fundit në një seri stuhish vdekjeprurëse që kanë goditur Portugali dhe Spanjë në javët e fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Stuhia ‘Leonardo’ godet Spanjën dhe Portugalinë: 2 viktima dhe mbi 7 mijë të evakuar appeared first on Sinjali.

Pas presionit, princesha e Norvegjisë kërkon falje për lidhjet me Epstein

6 February 2026 at 23:41

Princesha e Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, u ka kërkuar një “falje të thellë” norvegjezëve për miqësinë e saj me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein, pasi u zbulua se ata kishin shkëmbyer mesazhe për tre vjet.

Çështja u rikthye në vëmendje pasi, një javë më parë, në arkivin e dosjeve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së dolën në dritë qindra emaile nga vitet 2011-2014 që përfshinin Epstein dhe princeshën e kurorës. Disa nga shkëmbimet, sipas raportimeve, përfshinin plane për t’u takuar personalisht dhe zbulojnë se ajo kishte kaluar katër ditë në shtëpinë e Epstein në Palm Beach, në Florida, ndërsa ai nuk ishte atje.

Natyra e ngrohtë e korrespondencës ka ardhur si tronditje për opinionin publik në Norvegji dhe nga mesazhet rezulton se ajo kishte qenë në dijeni se Epstein kishte vuajtur një dënim me burg në vitin 2008. “Të kërkova në Google pas email-it të fundit”, shkroi ajo në tetor 2011. “Dakord nuk dukej shumë mirë”.

Pas publikimit të dokumenteve dhe rritjes së presionit publik për të adresuar çështjen, princesha reagoi me një deklaratë nga pallati, ku kërkoi falje. “Gjithashtu kërkoj falje për situatën në të cilën e kam vendosur Shtëpinë Mbretërore, veçanërisht Mbretin dhe Mbretëreshën”, tha ajo.

Mbreti Harald V dhe Mbretëresha Sonja, të dy 88 vjeç, nuk kanë komentuar mbi zbulimet.

Ndërkohë, Mbreti u takua të premten me Kryeministrin Jonas Gahr Støre, së bashku me Princin e Kurorës Haakon, i cili u tha gazetarëve më vonë se gruaja e tij donte të fliste: “Por tani për tani ajo nuk mundet, dhe unë gjithashtu i them asaj se nuk i lejohet”, raporton BBC.

Edhe pse një deklaratë fillestare ishte publikuar të shtunën e kaluar, në të cilën princesha kishte shprehur keqardhje dhe kishte pranuar “gjykim të dobët”, pallati u detyrua të jepte më shumë detaje mbi marrëdhënien e saj me Epstein.

Në deklaratën e fundit, pallati bëri të ditur se princesha e kurorës është thellësisht e trishtuar që nuk kishte arritur ta kuptonte më herët se çfarë lloj personi ishte ai. Ajo theksoi se dëshiron të japë një shpjegim më të detajuar, por ndodhet në një “situatë shumë të vështirë” dhe ka nevojë për kohë për të “mbledhur veten”.

“Është e rëndësishme për mua t’u kërkoj falje të gjithë atyre që i kam zhgënjyer. Disa nga përmbajtjet në mesazhet midis meje dhe Epstein nuk përfaqësojnë personin që dua të jem”, thuhet në deklaratën e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas presionit, princesha e Norvegjisë kërkon falje për lidhjet me Epstein appeared first on Sinjali.

“Nëse do të mbulohesh, dil dhe mbështillu jashtë shtëpisë së Big Brother”, Leonora e ashpër ndaj vendimit të Albës

6 February 2026 at 23:33

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4, këngëtarja Leonora Jakupi, ka shprehur hapur qëndrimin e saj lidhur me vendimin e Albës për t’u mbuluar brenda shtëpisë më të famshme në vend, një vendim që tashmë ka ndezur debat të gjerë publik.

Gjatë diskutimeve në studio, Leonora u tregua kritike ndaj këtij hapi të ndërmarrë nga banorja, duke theksuar se nuk e sheh të përshtatshme që një vendim kaq personal dhe i lidhur ngushtë me besimin fetar të merret brenda një formati reality. Sipas saj, ky është një hap që duhet bërë jashtë lojës dhe jo nën vëmendjen e kamerave.

“Lësho shtëpinë dhe pështillu jashtë shtëpisë”, u shpreh Leonora, duke lënë të kuptohet se ky vendim nuk duhet të jetë pjesë e dinamikave të Big Brother-it.

Ajo shkoi edhe më tej me deklaratat e saj, duke theksuar se mënyra se si Alba ka vepruar mund të keqkuptohet dhe të lëndojë gra të tjera që e kanë zgjedhur mbulesën si bindje të thellë dhe vendim jetësor.

“Kjo që po bën, mendoj se është ofendim për të gjitha gratë që kanë vendosur të mbulohen”, tha Leonora, duke e cilësuar situatën si delikate dhe shumë të ndjeshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Nëse do të mbulohesh, dil dhe mbështillu jashtë shtëpisë së Big Brother”, Leonora e ashpër ndaj vendimit të Albës appeared first on Sinjali.

Barcelona e krahasoi me Lewandowskin, reagon Vedat Muriqi: S’jam njëri prej tyre, por…

6 February 2026 at 23:28

Skuadra e Barcelonës ka paralajmëruar përballjen me Mallorcan duke bërë një krahasim mes Robert Lewandowskit dhe sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi.

Në një postim në faqen zyrtare, skuadra katalanase publikoi fotografinë e sulmuesit polak me mbishkrimin “Lewy kundër Muriqit”, duke vënë në pah duelin mes dy sulmuesve.

Pak kohë më pas, Muriqi e ka shpërndarë këtë postim dhe ka reaguar me një mesazh falënderimi për krahasimin që i është bërë.

”Ka pak sulmues që mund të konkurrojnë me Lewyn… Dhe unë nuk jam njëri prej tyre, por faleminderit.”, ka shkruar Muriqi.

Kujtojmë që Vedat Muriqi po kalon një sezon fantastik, ku ka shënuar 15 gola këtë sezon në La Liga dhe është golashënuesi i dytë më i mirë pas Kylian Mbappes, që ka shënuar 22 gola.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Barcelona e krahasoi me Lewandowskin, reagon Vedat Muriqi: S’jam njëri prej tyre, por… appeared first on Sinjali.

Skandaloze: Nëna e Donika Gërvallës i “miraton” në Facebook pretendimet se Thaçi kishte organizuar skemë të vrasjeve

6 February 2026 at 23:11

Suzana Gërvalla, nëna e Ministrës se Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e ka “miratuar” me “llajk”, shkrimin skandaloz, ku një i vetquajtur gazetar, Vudi Xhymshiti, ka pretenduar për “skemë të vrasjeve” të organizuara nga Hashim Thaçi.

Shkrimi skandaloz, u publikua në një platformë ku autori publikon shkrime të këtij lloji, e që më vonë nuk gjenden askund ose kur ato demantohen nga ndonje akter që i mer seriozisht shkrimet e tij (rrallë herë), ato zhduken nga interneti.

Anipse personi me emrin Vudi Xhymshiti, nuk ka një platformë kredibile, nuk ka redaksi, as adresë e as nuk është i regjistruar në asnjë organ llogaridhënës, kjo duket se nuk i bënë përshtypje Suzana Gërvallës, e Sadri Ramabajës, t’ia përcjellin shkrimet e t’i pëlqejnë ato.

Në anën tjetër, Ministrja në Detyrë e Punëve të Jashtme e cila u përmend nga Kurti për ta ushtruar postin e Ministres së Drejtësisë, vazhdon të jetë kontradiktore sa i përket gjykimit në Hagë. Ajo, fillimisht kishte deklaruar se do të deponoj dosje në këtë proces, por së fundmi e ka kundërshtuar zëshëm një gjë të tillë.

Ndryshe, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, është në fazën përfundimtare dhe muajt në vijim pritet Aktgjykimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Skandaloze: Nëna e Donika Gërvallës i “miraton” në Facebook pretendimet se Thaçi kishte organizuar skemë të vrasjeve appeared first on Sinjali.

Leonora e ashpër me Albën: Po e bën për lojë, nuk luhet me Zotin dhe fenë myslimane

6 February 2026 at 23:07

Gjatë spektaklit Prime të së premtes, u transmetua një klip ku Alba, në biseda të zhvilluara gjatë javës, rrëfeu se kishte ndërmarrë një hap të madh në jetën e saj, duke zgjedhur një rrugë të re në predikimin e fesë myslimane.

Ajo tregoi se ka vendosur të mbulohet dhe se këtë vendim ka zgjedhur ta zbatojë që tani, duke e cilësuar si një zgjedhje të vetëdijshme dhe të ndjerë thellë. Rrëfimi i saj u prit me vëmendje të madhe dhe emocione, duke sjellë një dimension krejtësisht tjetër brenda dinamikave të shtëpisë.

Leonora Jakupi e pyeti atë se a do fal namaz, por Alba tha se nuk ka shumë informacione.

 “Alba, nëse ti vë mbulesë dhe nuk di të falësh namaz, këtë po e bën për lojë dhe këtë nuk dua fare ta besoj. Nuk luhet me Zotin dhe fenë islame në këtë formë, sinqerisht dhe jo në këtë pikë të lojës.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Leonora e ashpër me Albën: Po e bën për lojë, nuk luhet me Zotin dhe fenë myslimane appeared first on Sinjali.

Manipulimi me vota në Gjakovë: Në mesin e të arrestuarve edhe kryetari i Forumit Rinor të LDK-së

6 February 2026 at 23:05

Dyshimet për manipulim të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare kanë vënë në lëvizje organet e drejtësisë në disa komuna të vendit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rastet e mundshme të falsifikimit të votave.

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një hetim penal për veprën “Falsifikim i rezultatit të votimit”, i cili është duke u zhvilluar në Komunën e Gjakovës, lidhur me dyshimet për manipulim të rezultateve të Zgjedhjeve Parlamentare të 28 dhjetorit.

Pas pranimit të urdhëresës për fillimin e hetimit nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Sektori Rajonal i Hetimeve – DRP Gjakovë ka intervistuar dhjetëra persona në cilësinë e të dyshuarve, të cilët kishin qenë të angazhuar si komisionerë zgjedhorë.

Sipas informatave, një pjesë e tyre janë ndaluar për 48 orë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Në mesin e të ndaluarve është edhe Erion Kameri, rreth 26-vjeçar, i cili është edhe kryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Gjakovë.

Kjo është lista e plotë e të ndaluarve:

Jon Haxhiu, rreth 29-vjeçar

Mimoza Brovina, rreth 40-vjeçare

Demokrat Gjocaj, rreth 40-vjeçar

Alma Gerqari, rreth 27-vjeçare

Devoll Kërleshi, rreth 31-vjeçar

Arigona Hasani, rreth 20-vjeçare

Ardian Rudi, rreth 53-vjeçar

Vlera Hyla, rreth 20-vjeçare

Artin Daka, rreth 32-vjeçar

Sejdi Rama, rreth 39-vjeçar

Leotrim Gaxheri, rreth 27-vjeçar

Eljesa Beqiri, rreth 34-vjeçar

Mandush Goza, rreth 22-vjeçar

Liridon Halili, rreth 34-vjeçar

Naziat Domi, rreth 38-vjeçar

Xhevat Hasanaj, rreth 43-vjeçar

Artiola Hoti., rreth 29-vjeçar

Erion Kameri, rreth 26-vjeçar

Delvina Pozhegu, rreth 31-vjeçare

Shefqet Morina, rreth 27-vjeçar

Valmir Agaj, rreth 43-vjeçar

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Manipulimi me vota në Gjakovë: Në mesin e të arrestuarve edhe kryetari i Forumit Rinor të LDK-së appeared first on Sinjali.

Alba befason opinionin: Kam vendosur të mbulohem

6 February 2026 at 22:53

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka realizuar një nga rrëfimet më të veçanta dhe më ndryshe deri më tani brenda shtëpisë, duke befasuar publikun dhe bashkëbanorët me një vendim të rëndësishëm personal.

Gjatë spektaklit Prime të së premtes, u transmetua një klip ku Alba, në biseda të zhvilluara gjatë javës, rrëfeu se kishte ndërmarrë një hap të madh në jetën e saj, duke zgjedhur një rrugë të re në predikimin e fesë myslimane.

Ajo tregoi se ka vendosur të mbulohet dhe se këtë vendim ka zgjedhur ta zbatojë që tani, duke e cilësuar si një zgjedhje të vetëdijshme dhe të ndjerë thellë. Rrëfimi i saj u prit me vëmendje të madhe dhe emocione, duke sjellë një dimension krejtësisht tjetër brenda dinamikave të shtëpisë.

Ky moment shënon gjithashtu një precedent në historinë e formatit, pasi është hera e parë që Big Brother VIP Kosova ka një banore me mbulesë në shtëpinë më të famshme në vend, duke hapur diskutime më të gjera mbi besimin, identitetin dhe zgjedhjet personale.

Rrëfimi i Albës u konsiderua nga shumë si një moment i sinqertë dhe i guximshëm, që dëshmon se Big Brother VIP Kosova vazhdon të sjellë histori reale, njerëzore dhe me peshë shoqërore. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Alba befason opinionin: Kam vendosur të mbulohem appeared first on Sinjali.

Interesim i lartë për seancat përmbyllëse në rastin “Thaçit e të tjerët”

6 February 2026 at 22:50

Dhomat e Specializuara të Kosovës, njoftojnë se u kanë dërguar të gjitha konfirmimet për personat që do të ndjekin nga afër seancat e deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Të gjitha konfirmimet i janë dërguar personave që do të ndjekin seancën e deklaratave përmbyllëse në objektin e DHSK-së në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, që është caktuar të mbahet më 9-13 shkurt. Jemi përpjekur që t’i përgjigjemi të gjitha kërkesave për t’u ulur në galerinë për publikun sa më shumë që ishte e mundshme, megjithatë, interesimi për të ndjekur seancat ishte i lartë, dhe prandaj vendet në galerinë për publikun ishin të kufizuara, që do të thotë se nuk kishte vende në dispozicion për të gjithë ata që kishin bërë kërkesë. Në qoftë se nuk keni marrë email konfirmues, atëherë fatkeqësisht nuk kishte vende të mjaftueshme për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës suaj. Ju kujtojmë se seancat gjithashtu mund të përcillen nga çdokush në internet në të tri gjuhët e gjykatës, shqipe, anglishte dhe serbishte, përmes transmetimit në faqen e internetit të DHSK-së, me 45 minuta vonesë”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Interesim i lartë për seancat përmbyllëse në rastin “Thaçit e të tjerët” appeared first on Sinjali.

Yesterday — 6 February 2026Sinjali

Kushtetuesja nuk merr dot vendim për padinë e Ramës, mbetet në fuqi pezullimi i Ballukut nga detyra

6 February 2026 at 21:59

Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.

Votat janë ndarë katër pro dhe katër kundër raporton Top Channel, duke mos bërë të mundur marrjen e një vendimi 5 me 3, dhe si rrjedhojë mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kushtetuesja nuk merr dot vendim për padinë e Ramës, mbetet në fuqi pezullimi i Ballukut nga detyra appeared first on Sinjali.

❌
❌