Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 January 2026Sinjali

42 automjete “Stryker” mbërrijnë këtë vit në Maqedoninë e Veriut

30 January 2026 at 14:59

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, ka njoftuar se 42 automjete luftarake Stryker do të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara.

Sipas tij, 17 automjete janë tashmë në portin e Greqisë, ndërsa një marrëveshje teknike për instalimin e pajisjeve mbetet për t’u miratuar.

Misajlovski theksoi se nuk ka asnjë ndryshim në marrëveshjen e përgjithshme, dhe të gjitha automjetet do të kalojnë nëpër trajnime për Ministrinë e Mbrojtjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 42 automjete “Stryker” mbërrijnë këtë vit në Maqedoninë e Veriut appeared first on Sinjali.

Benzema mungon në ndeshjen e fundit, e ardhmja e tij te në pikëpyetje

30 January 2026 at 14:57

Situata e Karim Benzemas te Al-Ittihad vazhdon të jetë e paqartë pas mungesës së tij në ndeshjen e fundit të ekipit.

Sulmuesi francez dyshohet të ketë pasur mosmarrëveshje me klubin për kushtet e rinovimit të kontratës, duke përfshirë një ulje të mundshme të pagës.

Trajneri Sérgio Conceição shmangu komentet për këtë çështje, duke i lënë vend drejtuesve të klubit.

Megjithatë, ai lavdëroi Benzeman si një profesionist shembullor.

E ardhmja e sulmuesit te Al-Ittihad mbetet në dyshim, ndërsa nuk dihet nëse ai do të rikthehet në fushë apo do të largohet nga klubi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Benzema mungon në ndeshjen e fundit, e ardhmja e tij te në pikëpyetje appeared first on Sinjali.

Gjuajti me armë afër shkollës në Prizren, arrestohet 21-vjeçari – i sekuestrohet pistoleta

30 January 2026 at 14:42

Policia ka arrestuar një 21-vjeçar, H.B., pas një incidenti ku ai ka gjuajtur me armë zjarri nga automjeti i tij në fshatin Gjonaj.

Ngjarja ka ndodhur më 29 janar, rreth orës 12:15, kur automjeti i dyshuar është identifikuar dhe i është dhënë urdhri për t’u ndalur.

I dyshuari ka ikur, duke u ndjekur nga policia, dhe më pas është kapur dhe ndaluar. Gjatë kontrollit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë.

Hetimet vazhdojnë për veprat penale të “Mbajtjes së armëve pa autorizim” dhe “Përdorimit të armës”. I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjuajti me armë afër shkollës në Prizren, arrestohet 21-vjeçari – i sekuestrohet pistoleta appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Arrestohet Burim Shala, dyshohet për keqpërdorime në Eko Regjion, pas disa ditësh në arrati

30 January 2026 at 14:23

Burim Shala, i dyshuar për keqpërdorime në kuadër të Eko Regjionit, është arrestuar sot pas disa ditësh qëndrimi në arrati.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e hetimit, ai u kap pas bastisjeve të kryera nga Krimet Ekonomike në Prizren, të cilat përfshinë kontrollin e zyrave dhe banesës së tij.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë i pandehuri B.Sh. I pandehuri B.Sh., dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shala është arrestuar në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të prokurimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arrestohet Burim Shala, dyshohet për keqpërdorime në Eko Regjion, pas disa ditësh në arrati appeared first on Sinjali.

Ilir Meta reagon pas vendimit të Apelit: Asnjë çudi nga drejtësia me regji

30 January 2026 at 14:17

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për të lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj tij.

Në një postim në Facebook, Meta ka theksuar se nuk është më i befasuar nga atë që e quan “drejtësi me regji”.

“U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën dhe për të zgjatur në mënyrë të paligjshme paraburgimin tim”, ka shkruar Meta.

Ai gjithashtu ka shpjeguar se gjykata u shmang nga gjykimi i ankesës së avokatëve të tij për vazhdimin e paraburgimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ilir Meta reagon pas vendimit të Apelit: Asnjë çudi nga drejtësia me regji appeared first on Sinjali.

Peci reagon pas intervistës nga Prokuroria: Sulmet dhe akuzat e pabaza nuk më ndalin

30 January 2026 at 14:03

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar pas intervistës së tij të zhvilluar sot me Prokurorinë Speciale lidhur me dyshimet për keqpërdorime në dhënien e granteve.

Në një postim në Facebook, Peci ka sqaruar se ka dhënë përgjigje të plota dhe ka qenë transparent gjatë intervistës.

“Permes këtij postimi, ju informoj se sot isha në Prokurori për të dhënë përgjigjet dhe sqarimet e mia në kallëzimin penal të ngritur nga LDK-ja, përmes ish-deputetit të saj Paris Guri”, ka shkruar Peci.

Ai ka theksuar se ka qenë i qartë lidhur me rolin e tij si Ministër në procesin e granteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Peci gjithashtu ka bërë të ditur se shumë shpejt do të ngrejë kallëzim penal kundër Paris Guri për kallëzim të rrejshëm penal, duke shtuar se Guri ka orkestruar një fushatë shpifjesh për të sulmuar dhe diskredituar emrin e tij.

“Sulmet, akuzat e pabaza, gënjeshtrat dhe shpifjet nuk do të më ndalin nga punët e mira për Kosovën”, ka përfunduar Peci në postimin e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Peci reagon pas intervistës nga Prokuroria: Sulmet dhe akuzat e pabaza nuk më ndalin appeared first on Sinjali.

Aksident i rëndë në Rastavic, Deçan-Gjakovë: Vetura del jashtë rrugës pas përplasjes me kamionin

30 January 2026 at 13:59

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rastavic, në rrugën Deçan-Gjakovë, ku një kamion është përplasur me një veturë, e cila ka dalë jashtë rrugës.

Lexuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar video të ngjarjes, ndërkohë që redaksia ka kontaktuar me Policinë për të marrë më shumë detaje, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident i rëndë në Rastavic, Deçan-Gjakovë: Vetura del jashtë rrugës pas përplasjes me kamionin appeared first on Sinjali.

Faton Peci ftohet në Prokurori, intervistohet për dallaveret me grantet

30 January 2026 at 13:44

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale në lidhje me dyshimet për keqpërdorime në dhënien e granteve.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, për Gazetën Sinjali konfirmoi se Peci është intervistuar si i pandehur në këtë rast, që po trajtohet nga Prokuroria e Republikës së Kosovës.

“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve,i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Faton Peci ftohet në Prokurori, intervistohet për dallaveret me grantet appeared first on Sinjali.

Prokuroria autorizon Policinë e Kosovës për rinumërimin e votave në Obiliq

30 January 2026 at 13:27

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për të nisur hetimet në lidhje me rinumërimin e votave për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit 2025, pas dyshimeve për mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputet në komunën e Obiliqit.

Hetimet do të shqyrtojnë saktësinë e rezultateve dhe mundësinë e shkeljeve nga personat përgjegjës.

“Prokuroria mbetet e angazhuar për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe ligjit”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria autorizon Policinë e Kosovës për rinumërimin e votave në Obiliq appeared first on Sinjali.

Kuvendi i Zubin Potokut miraton largimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

30 January 2026 at 13:20

Në seancën e sotme, Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut miratuan vendimin për largimin e komunës nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Ky veprim vjen pas një nisme të mëhershme të paraqitur nga kryetari i komunës, Milosh Peroviq, dhe ishte përfshirë në rendin e ditës.

Në të kaluarën, një vendim i tillë ishte kundërshtuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës.

Komuna e Zubin Potokut ishte bërë pjesë e Asociacionit në shtator 2023, kur udhëhiqej nga kryetari Izmir Zeqiri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kuvendi i Zubin Potokut miraton largimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës appeared first on Sinjali.

Babai plagos djalin me thikë në Bulqizë, arrestohet pas konfliktit familjar

30 January 2026 at 12:53

Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë nga babai i tij në fshatin Ostren të Bulqizës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 pas një konflikti të çastit mes dy palëve.

Policia arrestoi babain, B.N., 58 vjeç, dhe sekuestruan thikën e përdorur në krim. I riu është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërhyrja e shpejtë e policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për veprime të mëtejshme.

The post Babai plagos djalin me thikë në Bulqizë, arrestohet pas konfliktit familjar appeared first on Sinjali.

FSK organizon ushtrime në Prishtinë, zhvillohen në Badoc dhe Koliq

30 January 2026 at 12:33

Komuna e Prishtinës njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë dy aktivitete ushtarake gjatë muajit shkurt.

Ushtrimi i parë do të realizohet më 3 shkurt në zonën e Badocit, ndërsa i dyti do të zhvillohet në Koliq më 6 dhe 7 shkurt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post FSK organizon ushtrime në Prishtinë, zhvillohen në Badoc dhe Koliq appeared first on Sinjali.

Kurti optimist: Në shkurt do të shohim nëse ka atmosferë për raport të ri Qeveri-Opozitë

30 January 2026 at 12:30

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar gatishmërinë për një bashkëpunim me opozitën, duke theksuar se muajin shkurt do të jetë kyç për të parë nëse ka mundësi për një raport të ri Qeveri-Opozitë.

Ai shtoi se populli ka dhënë një mbështetje të madhe për formimin e qeverisë dhe se ka nevojë për bashkëpunim me opozitën për të kaluar marrëveshjet ndërkombëtare dhe për të zgjedhur presidentin.

“Unë besoj që në raport me opozitën, te marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe te konstituimi i Kuvendit, do të shohim se a po ia fillojmë një kapitull të ri që dallon nga ai i vitit 2025 që sapo e kaluam. Ne duhet të shohim në Kuvend se a ka atmosferë për një raport të ri Qeveri–Opozitë. Unë nuk mund ta them këtë paraprakisht, por pa dyshim muaji shkurt është muaji që do të na tregojë a do të mund të hapim një kapitull të ri të raporteve tona. Populli na ka dhënë një mbështetje shumë të madhe, e cila është përgjegjësi e lartë për ne për formimin e qeverisë; nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave që nevojiten në Kuvend, prej marrëveshjeve ndërkombëtare deri te zgjedhja e presidentes apo presidentit, ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Nga ana jonë, gatishmëria dhe interesimi ekziston. Në muajin shkurt do të shohim se a ka gatishmëri dhe interesim nga opozita”, tha Kurti.

Kurti po ashtu theksoi se komunikimi me presidenten është në vazhdim, ndërsa procesi i zgjedhjes së presidentit do të vijë pasi të kalohen disa hapa të tjerë, përfshirë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti optimist: Në shkurt do të shohim nëse ka atmosferë për raport të ri Qeveri-Opozitë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Arrestohet e dyshuara në arrati, e përfshirë në skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (EMRI)

30 January 2026 at 12:10

Një nga personat e dyshuar në skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) është arrestuar sot.

Burimet tona të besueshme nga strukturat e hetimit bëjnë të ditur ekskluzivisht se e arrestuara është Leonora Berisha, nga Klina, e lindur në vitin 1996, e cila më herët ka arritur të largohet nga Kosova, para se të kapet nga autoritetet.

Siç ka raportuar Gazeta Sinjali disa ditë më parë, Leonora Berisha është larguar nga Kosova disa ditë para aksionit masiv policor, ku u ndaluan dhjetëra persona të përfshirë në një hetim të gjerë për krim ekonomik dhe financiar që lidhet me BKS-në.

Aksioni ka përfshirë dhjetëra individë dhe subjekte afariste, si dhe persona përgjegjës të subjekteve juridikë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arrestohet e dyshuara në arrati, e përfshirë në skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (EMRI) appeared first on Sinjali.

Gjesti thyen rekorde me këngën e tij të re “Memories”

30 January 2026 at 11:43

Këngëtari i njohur, Gjesti, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me këngën e tij të re “Memories”, e cila është bërë virale menjëherë pas publikimit.

Kënga, e cila u shpërnda mbrëmjen e së enjtes, ka thyer rekorde shikueshmërie dhe është renditur ndër 11 këngët më të klikuara në botë.

Gjesti ka treguar se kënga është shkruar me shumë emocion dhe mund, duke pasur vështirësi të mëdha gjatë incizimit.

The post Gjesti thyen rekorde me këngën e tij të re “Memories” appeared first on Sinjali.

Drejtori i Policisë së Kosovës viziton kufirin SHBA-Meksikë për herë të parë

30 January 2026 at 11:34

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka realizuar vizitën e parë zyrtare në kufirin SHBA-Meksikë.

Gjatë vizitës më 23 janar, delegacioni kosovar vëzhgoi operacionet e sigurisë kufitare në Portin e Hyrjes Laredo, në bashkëpunim me Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së.

Vizita, e mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, shënoi herën e parë që zyrtarë të Policisë së Kosovës vëzhguan procedurat operative të kalimit kufitar.

Delegacioni shprehu vlerësim për përdorimin e teknologjive moderne dhe koordinimin e zbatimit të ligjit në një nga pikat më të ngarkuara të kufirit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drejtori i Policisë së Kosovës viziton kufirin SHBA-Meksikë për herë të parë appeared first on Sinjali.

PDK për ligjëratat e Gjykatës Speciale në shkolla: Po sulmohet lufta çlirimtare

30 January 2026 at 11:17

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka shprehur shqetësim lidhur me ligjëratat e mbajtura në shkollat e Kosovës nga përfaqësues të Gjykatës Speciale.

Gruda tha se në këto prezantime, para nxënësve të mitur, përdorej një gjuhë e papranueshme dhe njëanshme, duke etiketuar krerët e UÇK-së si fajtorë për krime lufte.

“Lufta jonë po sulmohet edhe nga bankat dhe klasat e shkollave tona. Por e vërteta jonë nuk mund të tjetërsohet në emër të ‘drejtësisë’ selektive, as të deformohet kujtesa kolektive në emër të ‘edukimit’”, tha ai.

Ai theksoi se këto ligjërata po përpiqen të deformojnë historinë dhe të shkelin parimin e pafajësisë.

Gruda kërkoi llogari nga Ministria e Arsimit për mënyrën e lejes së këtyre ligjëratave pa mbikëqyrje institucionale.

“Ajo është dashur të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës dhe në heqjen e njollave ndaj UÇK-së, por është shndërruar në një mekanizëm që tenton të rishkruajë historinë”, u shpreh ai.

PDK kërkon sqarim urgjent se kush është përgjegjës për këto ligjërata dhe si ka ndodhur që prezantime të paraqitura si ligjërata për të drejtat e fëmijëve të shndërrohen në mesazhe politike. “Kërkojmë llogari nga Ministria e Arsimit për mënyrën se si lejohet që kushdo t’u ligjërojë nxënësve në shkollat e Kosovës, pa mbikëqyrje institucionale dhe pa standard profesional”, theksoi Gruda.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PDK për ligjëratat e Gjykatës Speciale në shkolla: Po sulmohet lufta çlirimtare appeared first on Sinjali.

Gërmime në Marinë të Skenderajt, zbulohet mbetje që dyshohet të jenë nga lufta e Kosovës

30 January 2026 at 10:57

Njësiti për Hetimin e Personave të Zhdukur, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka realizuar gërmime në fshatin Marinë të Skenderajt.

Gjatë hetimit, janë gjetur mbetje eshtrash që dyshohet se janë nga periudha e luftës së viteve 1998-99.

Mbetjet janë dërguar për ekzaminim mjekoligjor për identifikim dhe verifikim shkencor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gërmime në Marinë të Skenderajt, zbulohet mbetje që dyshohet të jenë nga lufta e Kosovës appeared first on Sinjali.

Aksident tragjik në Itali: Dy shqiptarë humbin jetën pas përplasjes me kamionin

30 January 2026 at 10:54

Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në Cuneo, Itali, kur makina e tyre “Jeep Avengers” u përplas me një kamion.

Aksidenti ndodhi pasditen e së enjtes në Savigliano, ku dy viktimat, rreth të njëzetave, humbën jetën në vend.

Dy persona të tjerë u plagosën dhe janë në kujdes mjekësor në spitalet lokale.

Shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit arritën të nxjerrin trupat e viktimave, ndërsa rruga u bllokua për hetime. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident tragjik në Itali: Dy shqiptarë humbin jetën pas përplasjes me kamionin appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapen në flagrancë duke tentuar vjedhje në Dardani – policia ndalon tre të mitur, njërit i gjendet thikë

30 January 2026 at 10:38

Një tentim-vjedhje është parandaluar mbrëmjen e vonë në lagjen Dardania në Prishtinë, ku policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka ndaluar tre të mitur të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur edhe armë e ftohtë.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 29 janar 2026 rreth orës 23:30, në një lokal afër Postës së Kosovës. Njësitë policore kanë reaguar pas pranimit të informatës për vjedhje në progres në lokalin “Rogos”.

Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur tre persona të dyshuar duke tentuar të kryejnë vjedhje. Të njëjtit janë ndaluar menjëherë dhe janë shoqëruar në Stacionin Policor.

Sipas të dhënave fillestare, të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin asgjë nga lokali, por kanë shkaktuar dëme materiale duke dëmtuar një karrige, me vlerë të raportuar rreth 60 euro nga pronari i lokalit.

Gjatë kontrollit trupor, tek njëri nga të dyshuarit, E.S., i mitur, është gjetur një thikë xhepi, e cila është sekuestruar si provë materiale.

Me udhëzim të prokurorit kujdestar për të mitur, dy të dyshuarit E.S. dhe B.B. janë dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa i mituri tjetër O.M. është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar për veprat penale vjedhje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapen në flagrancë duke tentuar vjedhje në Dardani – policia ndalon tre të mitur, njërit i gjendet thikë appeared first on Sinjali.

❌
❌