Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Sinjali

Ekskluzive: Ky është personi i dyshuar për plagosjen në Pejë

22 December 2025 at 16:55

Një vrasje në tentativë ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person.

Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se i dyshuari për rastin është Brendon Ajazaj.

Ky i fundit siç merr vesh Gazeta Sinjali e ka plagosur Uliks Ferizin, i cili ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit.

Ajazaj është emër i njohur për autoritetet, pasi edhe më 1 nëntor të këtij viti ishte kapur me armë me armë në Prishtinë dhe ishte dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin për gjuajtjen me armë sot në Pejë për Gazetën Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar Nikçi për Gazetën Sinjali.

Sipas tij, njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e të dyshuarit.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja sapo ato të konfirmohen nga autoritetet.

Lexo edhe:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është personi i dyshuar për plagosjen në Pejë appeared first on Sinjali.

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit vdekjeprurës

22 December 2025 at 16:40

Zyrtarët nga Tajlanda dhe Kamboxhia do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar mundësinë e ringjalljes së një armëpushimi, tha ministri i Jashtëm i Tajlandës, ndërsa përplasjet vdekjeprurëse kufitare hynë në javën e tretë.

Të dy vendet kishin nënshkruar një armëpushim më herët në korrik, të ndërmjetësuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Por luftimet shpërthyen përsëri më herët këtë muaj – për të cilat të dy vendet kanë fajësuar njëri-tjetrin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit vdekjeprurës appeared first on Sinjali.

Ky është personi që mbeti i plagosur në Pejë pas gjuajtjes me armë

22 December 2025 at 16:31

Një vrasje në tentativë ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i plagosuri është Uliks Ferizi, i cili ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit.

Lajmin për gjuajtjen me armë për Gazetën Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar Nikçi për Gazetën Sinjali.

Sipas tij, njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e të dyshuarit.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja sapo ato të konfirmohen nga autoritetet.

Lexo edhe:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ky është personi që mbeti i plagosur në Pejë pas gjuajtjes me armë appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues

22 December 2025 at 15:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për akreditimin e grupit të katërt me 18 mijë e 233 vëzhgues.

Këta do ta bëjnë vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e  Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

  1. Iniciativa Qytetare Për Kosovë – 11 vëzhgues;
  2. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – 75 vëzhgues;
  3. KOALICIJA VAKAT – 766 vëzhgues;
  4. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – 180 vëzhgues;
  5. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS – 186 vëzhgues;
  6. PSA – 68 vëzhgues;
  7. SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU – 174 vëzhgues;
  8. SRPSKA LISTA – 342 vëzhgues;
  9. Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 37 vëzhgues;
  10. AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS – 2,969 vëzhgues;
  11. KOSOVSKI SAVEZ – 6 vëzhgues;
  12. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK – 3,636 vëzhgues;
  13. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE – 23 vëzhgues;
  14. NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA – 185 vëzhgues;
  15. Lëvizja VETËVENDOSJE! – 4,296 vëzhgues;
  16. PAI – PDAK – LPB – 93 vëzhgues;
  17. KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP – 156 vëzhgues; dhe
  18. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK – 4,411 vëzhgues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues appeared first on Sinjali.

Trump emëroi të dërguarin e posaçëm Jeff Landry në Grenlandë, reagon Danimarka

22 December 2025 at 15:22

Danimarka kërkon që të gjitha kombet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të respektojnë sovranitetin e saj territorial pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump emëroi një të dërguar të posaçëm për ta vënë Groenlandën nën kontrollin e Uashingtonit, tha të hënën Ministri i Jashtëm Lars Lokke Rasmussen.

Rasmussen tha në një deklaratë se, ndërsa emërimi “konfirmon interesin e vazhdueshëm amerikan në Groenlandë”, Danimarka këmbëngul se “të gjithë, përfshirë SHBA-në, duhet të tregojnë respekt për integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës”.

Sipas raportimeve të mediave vendase, Rasmussen do të thërriste ambasadorin e SHBA-së në Kopenhagen, Kenneth Howery, për një takim në ministri, shkruan Euronews.al.

“E kemi thënë edhe më parë. Tani e themi përsëri. Kufijtë kombëtarë dhe sovraniteti i shteteve janë të rrënjosura në të drejtën ndërkombëtare”, thanë kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe homologu i saj i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, në një deklaratë të përbashkët.

“Ato janë parime themelore. Nuk mund të aneksosh një vend tjetër. As me një argument për sigurinë ndërkombëtare”.

“Grenlanda u përket grenlandezëve dhe SHBA-të nuk do ta pushtojnë Grenlandën. Ne presim respekt për integritetin tonë të përbashkët territorial”, shtuan ata në deklaratën e dërguar me email nga zyra e Frederiksen.

Nielsen i Groenlandës shkroi më herët në Facebook se territori gjysmë-autonom danez ishte “zgjuar përsëri me një njoftim të ri nga presidenti i SHBA-së, por kjo nuk ndryshon asgjë për ne në vend”.

“Grenlanda u përket grenlandezëve dhe integriteti i saj territorial duhet të respektohet”, shkroi Nielsen, duke shtuar se ndërsa territori mirëpret bashkëpunimin me kombet e tjera, kjo duhet të bëhet me respekt për grenlandezët dhe vlerat e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump emëroi të dërguarin e posaçëm Jeff Landry në Grenlandë, reagon Danimarka appeared first on Sinjali.

PANZERFAUST 3: Kosova pranon armatim kundërtank nga Gjermania

22 December 2025 at 15:10

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht sistemin e njohur PANZERFAUST 3, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.

Ky furnizim synon rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke kontribuar në modernizimin gradual të saj dhe përputhjen me standardet e partnerëve euroatlantikë. Autoritetet theksojnë se pajisjet do të përdoren ekskluzivisht për qëllime mbrojtëse dhe trajnime profesionale.

PANZERFAUST 3 konsiderohet një nga sistemet më të avancuara kundërtank në përdorim nga disa ushtri evropiane. Marrëveshja me Gjermaninë shihet si një tjetër dëshmi e mbështetjes së Berlinit për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PANZERFAUST 3: Kosova pranon armatim kundërtank nga Gjermania appeared first on Sinjali.

IHMK: 26 ditë në vit nën mjegull, Prishtina kryeson listën

22 December 2025 at 15:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se Kosova përjeton mesatarisht 26 ditë me mjegull gjatë një viti.

Sipas të dhënave të IHMK-së, kryeqyteti Prishtinë është qyteti më “mjegullor” me 30 ditë në vit, ndjekur nga Prizreni me 29 ditë. Peja ka 23 ditë mesatarisht, ndërsa Ferizaj 21 ditë me mjegull.

Sipas IHMK-së, periudha më e zakonshme për mjegull është mes muajve dhjetor dhe shkurt, duke përbërë 57% të rasteve të vëzhguara gjatë vitit.

Ky fenomen atmosferik, që ndikon në dukshmërinë dhe temperaturat, është më i zakonshëm gjatë dimrit dhe shpesh krijon pamje magjepsëse, por edhe vështirësi në qarkullim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IHMK: 26 ditë në vit nën mjegull, Prishtina kryeson listën appeared first on Sinjali.

Qeveria e Shqipërisë ndan 2,2 miliardë lekë për 148 mijë familje në nevojë

22 December 2025 at 14:58

Ministri i Financave në Shqipëri , Petrit Malaj, bëri të ditur se qeveria ka miratuar Aktin Normativ të fundvitit, i cili parashikon disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025.

Sipas Malajt, fokusi kryesor i këtij akti normativ është mbështetja financiare për shtresat në nevojë, veçanërisht për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, si edhe për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre.

“Në kuadër të kësaj mbështetjeje, do të akordohet një masë financiare prej 15 mijë lekësh, ose rreth 150 eurosh, për secilin përfitues. Nga kjo paketë do të përfitojnë gjithsej 148 500 qytetarë, ndërsa fondi total i vënë në dispozicion arrin në 2,2 miliardë lekë”, tha Malaj, shkruan ATSH.

Ky vendim synon të lehtësojë barrën ekonomike për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, në prag të mbylljes së vitit dhe përballë rritjes së kostove të jetesës.

Ministri deklaroi se një nga vendimet më të rëndësishme të Këshillit të Ministrave lidhet me përdorimin e fondeve të pashpenzuara nga ministritë dhe institucionet buxhetore.

Sipas tij, është vendosur që të gjitha fondet që nuk do të shpenzohen nga këto institucione të kalojnë në fondin e posaçëm të pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë.

“Bazuar në një vlerësim paraprak, shuma që minimalisht pritet të transferohet në këtë llogari është rreth 150 milionë euro. Kjo shumë do të përdoret për Reformën e Pensioneve”, deklaroi Malaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qeveria e Shqipërisë ndan 2,2 miliardë lekë për 148 mijë familje në nevojë appeared first on Sinjali.

Vrasje në tentativë në Pejë, një person i plagosur

22 December 2025 at 14:42

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku për pasojë një person mbeti i plagosur nga arma e zjarrit.

Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes,” ka thënë ai për Sinjalin.

Ai bëri të ditur se policia menjëherë ka dalë në vendngjarje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vrasje në tentativë në Pejë, një person i plagosur appeared first on Sinjali.

Shifra rekorde, çmimi i arit prek vlerën më të lartë ndonjëherë

22 December 2025 at 14:09

Çmimi i arit ka arritur një tjetër rekord, duke u tregtuar mbi 4,400 dollarë për ons për herë të parë.

Çmimi i metalit të çmuar është rritur për shkak të pritjeve se banka qendrore e SHBA-së do të ulë më tej normat e interesit vitin e ardhshëm, kanë thënë analistët.

Ari e filloi vitin me 2,600 dollarë për ons, por tensionet gjeopolitike, tarifat e Trumpit dhe pritjet për ulje të normave kanë shtuar kërkesën e investitorëve për asete të sigurta, siç është ari dhe mallra të tjera.

Çmimi i arit është rritur më shumë se 68% këtë vit, rritja më e lartë që nga viti 1979, sipas  një studimi të “BullionVault”.

Çmimet e metaleve të tjera të çmuara, siç janë argjendi dhe platini, janë rritur gjithashtu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shifra rekorde, çmimi i arit prek vlerën më të lartë ndonjëherë appeared first on Sinjali.

Tubimi elektoral i radhës, Krasniqi: Shënojmë edhe 36 vjetorin e themelimit të LDK-së

22 December 2025 at 13:47

Kandidatja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, me numër 36 përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se të martën do të mblidhen në tubim në Vushtrri prej orës 18:00, në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina”.

“Me këtë rast shënojmë edhe 36-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Le ta shënojmë këtë datë të bashkuar dhe me plot besim në LDK-në shtetformuese.

123 është shpresë për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tubimi elektoral i radhës, Krasniqi: Shënojmë edhe 36 vjetorin e themelimit të LDK-së appeared first on Sinjali.

Pagë të 13-të në mars dhe “begatia” veçse e arritur ndaj të cilës “mos lëshoni pe”: Çka po premton Kurti?

22 December 2025 at 13:14

“Realisht”, tha Albin Kurti gjatë një tubimi zgjedhor në Therandë, “ne s’kemi nevojë as të premtojmë. Sepse ju po e jetoni trendin e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies”.


Slloganit burimisht agimbahtiresk “mos lësho pe” iu ndërrua origjina me një të grua të moshuar që ia thotë Albin Kurtit si idiomë pastërtisht shqiptare.

Por, ndonëse Bahtiri e kishte mos-lësho-penë referuar Zajednicës ndaj të cilës u-lëshua-pe në Bruksel/Ohër (shkurt, 2023 / Neni 7 dhe 10), në fjalët e Kurtit “ka Asociacion”, tash kjo frazë i drejtohet edhe mos-lëshimit-pe edhe ndaj “begatisë”. Parë dhe dëgjuar në adresimet zgjedhore të Vetëvendosjes “siguria dhe begatia” nuk jepen për synim ose gjë-në-bërje, por si gjë-e-arritur, ndaj të cilës nuk-duhet-lëshuar-pe. Kësaj ‘begatie’ në kohën e tashme të vazhdueshme i thurri rima edhe vetë Faton Peci, kryetari i deleguar i Albin Kurtit për Mitrovicën.

“Sofrat tona kanë bekim, falemnderit ty Albin”, tha Peci, duke ia njohur bekueshmërinë e sofrës së bukës në Kosovë, shefit të vet.

Çka të tjerët premtojnë, pretendon Albin Kurti, ai veçse e ka “arritur”. Pagat 50%? Kurti tha se “kjo veçse ka ndodhur, 47%”. Ndonëse shifrat e Agjencionit të Statistikave të Kosovës, që funksionojnë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit vlerësojnë se zhvleftësimi i parasë, inflacioni, gërryerja e fuqisë blerëse, i bën 100 eurot e 2019-ës për rreth 35 euro më të vlefshme në mundësi dhe kapacitet blerjeje në krahasim me 100 euro të sotit. Përkatësisht, çka blen sot me 100 euro, para ardhjes së tij në qeveri, është blerë me 65 euro. Por, premtimet e rivalëve të tij, i quajti ekonomikisht të palogjikshme, dhe pyeti “kush u ka dhënë ekonomi këtyre njerëzve” dhe u mahit se “ndoshta kanë ikur prej ore”.

Paga e 13-të në muajin e tretë

Një nga zotimet e para që do ta realizojë “me të krijuar qeverinë”, paragjykoi Albin Kurti, tha se do të jetë paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik. Jo në fund të vitit, as në kohë pushimesh, po qysh në muajin e tretë tha ai.

“Do të vijë në fillim të vitit. Pas numrit 1 ose 2. Pra punëtorët që janë në sektorin publik, vitin e ardhshëm nuk numërojnë 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10,11,12,13 por numërojnë 1,2,13. Ky do të jetë një ndër vendimet e para që do t’i marrim ne si qeveri”, tha Albin Kurti.

Xhamia e Ibrit

Në Mitrovicë, aty ku shkoi të përurojë urën e re mbi Ibër, si ungjill-të-sovranitetit, ai e nisi me një sulm ndaj kundërshtarëve politikë “për të cilët vendosin të tjerët”.

“Të dashur mitrovicas. Mitrovica s’është problem i Kosovës. Ish-qeveritë kanë qenë problemi i Mitrovicës. E tash ne e bëjmë Mitrovicën zgjidhje për Republikën e Kosovës”, tha Albin Kurti. Premtim që e dha “enkas për Mitrovicën” ai tha se do të jetë rindërtimi i Xhamisë së Ibrit të djegur nga ushtria serbe në maj të 1999-ës. Prandaj, kërkoi ai, “fitoren duhet ta kemi edhe më të madhe se më 9 shkurt”.

Çmimet tavan

Nga vendimet e para që, sipas tij, do t’i merrte porsa të niste qeverisjen, do të ishte ligji për kontrollimin e çmimeve të gjësendeve ushqimore elementare, “që na e rrëzoi Gjykata Kushtetuese”.

Ndonëse GjK s’e ka rrëzuar, por ka konstatuar se ajo duhet të bëhet përmes një organi të pavarur, e jo nga kabineti qeveritar – Kurti tha se “kurrë nuk e harroj atë ditë”.

“Kurrë s’e harroj atë ditë, por duhet ta harroj atë ditë, por duhet të ecim përpara me çmime tavan, që shporta ët jetë e kufizuar dhe e përballueshme, pë rklasën e mesme dhe të varfër”, tha ai.

“Prokurori të Re të Specializuar”

Nuk harroi as ta godasë sistemin prokurial duke premtuar “prokurori të re të specializuar” – temë kjo që e ka rrahur edhe gjatë fushatës së kaluar, pas refuzimit të tij për t’u paraqitur në prokurori për hetimet, tash edhe në aktakuzë, ndaj Rozeta Hajdarit.

“Përveç Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, do të kemi edhe Prokurori të Re të Specializuar, sipas modeleve të shteteve evrpoiane që e kanë fituar betejën përkatëse”, tha Albin Kurti./Nacionale

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pagë të 13-të në mars dhe “begatia” veçse e arritur ndaj të cilës “mos lëshoni pe”: Çka po premton Kurti? appeared first on Sinjali.

Trump me një tjetër vendim: Largon gati 30 diplomatë karrierë nga postet e ambasadorëve

22 December 2025 at 12:58

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur të largojë nga pozitat e tyre rreth 30 diplomatë karrierë që shërbenin si ambasadorë amerikanë në vende të ndryshme të botës.

Sipas mediave ndërkombëtare, këta diplomatë janë njoftuar se mandati i tyre si ambasadorë do të përfundojë më herët se sa ishte planifikuar. Megjithatë, ata nuk janë shkarkuar nga shërbimi diplomatik, por pritet të kthehen në Uashington për detyra të tjera brenda Departamentit të Shtetit.

Administrata Trump e ka arsyetuar këtë vendim si pjesë të së drejtës së presidentit për të emëruar përfaqësues që përputhen me politikat dhe prioritetet e tij të jashtme, në kuadër të agjendës “America First”.

Raportohet se rajoni më i prekur nga ky vendim është Afrika, ku ambasadorë nga më shumë se 10 vende janë thirrur mbrapsht, ndërsa largime ka pasur edhe në Evropë, Azi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Qendrore.

Vendimi ka ngjallur reagime dhe shqetësime nga disa ligjvënës amerikanë dhe nga organizatat që përfaqësojnë diplomatët e karrierës, të cilat paralajmërojnë se lëvizje të tilla mund të ndikojnë në stabilitetin dhe vazhdimësinë e diplomacisë amerikane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump me një tjetër vendim: Largon gati 30 diplomatë karrierë nga postet e ambasadorëve appeared first on Sinjali.

Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

22 December 2025 at 12:37

Pa viza drejt 29 vendeve anëtare të zonës Schengen, kryesisht shtete anëtare të BE-së.

Ky lajm kishte ardhur me paralajmërimin se liberalizimi i vizave mund të përkeqësojë trendin e migrimit nga Kosova.

Dhe, gjatë vitit të parë, më 2024, kishte ndodhur pikërisht kjo, sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të BE-së, Eurostat.

Trendi, megjithatë, ndryshoi në vitin e 2-të të mundësisë së udhëtimit pa viza.

Edhe pse janari i këtij viti shënoi numrin më të lartë të kërkesave për azil nga qytetarët e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian për një fillimvit, trendi ra dukshëm në muajt pasues.

Në disa muaj, ky numër ishte madje më i ulët se në vitet para liberalizimit të vizave.

Në parim, liberalizimi i vizave mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 29 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë kryesisht për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe assesi për punë apo përfitime të tjera.

Në Kosovë kishte shqetësime se shumë të rinj mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të tentuar të gjejnë punë apo për të kërkuar azil.

Edhe pse në të kaluarën kishte një numër dukshëm më të madh të burrave që kërkuan azil në BE, ky dallim pothuajse u zhduk në 2 vjetët e fundit.

Këtë vit, përpos rënies së përgjithshme të numrit të azilkërkuesve, vërehet një rënie drastike edhe e numrit të azilkërkuesve nën 14 vjeç.

Ky është një lajm i mirë për kosovarët, pasi që trendi i aplikimeve më të mëdha për azil rrezikon edhe marrëveshjen për liberalizimin e vizave.

Bashkimi Evropian ka në dorë të ashtuquajturin Mekanizëm të pezullimit të vizave.

Me këtë mekanizëm, një vendi joanëtar të BE-së, si Kosova, mund t’i pezullohet përkohësisht përjashtimi nga vizat, nëse bën keqpërdorime, apo ka rritje të konsiderueshme të migrimit të parregullt, shkruan REL.

Për më tepër, këtë muaj, Këshilli i Bashkimit Evropian e përfshiu Kosovën në listën e vende të sigurta të origjinës, në përpjekje për ta përshpejtuar kthimin e migrantëve, duke e bërë më të vështirë për qytetarët nga këto vende të kërkojnë azil në BE.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE appeared first on Sinjali.

Shkelje teknike para Botërorit në Formula 1 – FIA fillon me hetimet

22 December 2025 at 12:28

Para se të nisë zyrtarisht Botërori i Formula 1, polemikat kanë shpërthyer sërish, duke rikthyer në vëmendje një praktikë të vjetër: kërkimin e “zonave gri” në rregullore.

Sipas një burimi të “Motorsport Magazin”, dy skuadra të mëdha dyshohet se kanë abuzuar me rregulloren e re teknike, duke shfrytëzuar në mënyrë të dyshimtë cilindrat e motorëve të rinj. Bëhet fjalë për Mercedesin dhe Red Bullin, e cila që nga sezoni 2026 do të prodhojë për herë të parë motorin e saj.

Raportohet se këto ekipe kanë zbuluar një sistem të veçantë, i cili u mundëson atyre të modifikojnë raportin e kompresionit të motorëve. Konkretisht, raporti i kompresionit qëndron brenda kufijve të lejuar kur “power unit”-i është i fikur, por rritet gjatë funksionimit të makinës në pistë. Kjo praktikë do t’u jepte atyre një avantazh të rëndësishëm, duke përfituar nga ndryshimi i rregullores që lejon kalimin e raportit të kompresionit nga 18:1 në 16:1.

Kjo “hile” e dyshuar është denoncuar nga skuadrat rivale Ferrari, Audi dhe Honda pranë FIA-s, të cilat kanë kërkuar hetim dhe ndërhyrje nga federata ndërkombëtare.

Sipas të njëjtit burim, informacioni mund të ketë rrjedhur nga një ish-punonjës i Mercedesit ose Red Bullit, i cili, pasi u transferua në një skuadër tjetër, ka identifikuar detaje të sistemit të dyshuar. Aktualisht, çështja është në duar të FIA-s, e cila ka nisur hetimet për të verifikuar nëse bëhet fjalë për shkelje të rregulloreve apo për një shfrytëzim të lejuar të “zonave gri”.

Vendimi i federatës pritet me shumë interes, pasi mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në balancat e Botërorit të Formula 1 për vitin 2026.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shkelje teknike para Botërorit në Formula 1 – FIA fillon me hetimet appeared first on Sinjali.

“Krim i organizuar, rrëmbim, armëmbajtje pa leje” – Operacion policor nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale në Pejë

22 December 2025 at 12:06

Një operacion policor është duke u zhvilluar aktualisht në qytetin e Pejës, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Ky operacion po realizohet në bazë të një urdhri për kontroll, dhe është i fokusuar në dyshimet për kryerjen e veprave penale, si: krim i organizuar, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje

Autoritetet kanë njoftuar se do të lëshojnë një komunikatë shtesë pas përfundimit të operacionit policor, transmeton Sinjali.

Ende nuk ka informacione të tjera të disponueshme në lidhje me operacionin dhe individët e përfshirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Krim i organizuar, rrëmbim, armëmbajtje pa leje” – Operacion policor nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale në Pejë appeared first on Sinjali.

Ish-drejtori i burgut e dy ish-gardianë gjykohen në mungesë për krime lufte

22 December 2025 at 12:04

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë është mbajtur shqyrtimit fillestar ndaj tre të akuzuarve për krime lufte, Ljubomir Çimburoviç, Predrag Bradiq dhe Milivoje Iviq. Ky gjykim po zhvillohet në mungesë, pasi të akuzuarit janë të paarritshëm për institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Prokurori, Atdhe Dema tha se Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe, sipas tij, janë plotësuar kushtet për gjykim në mungesë.

Aktakuza ndaj tre të akuzuarve Ljubomir Çimburoviç, Predrag Bradiq dhe Milivoje Iviq, i pari që akuzohet në cilësinë e ish-drejtorit të Burgut të Qarkut në Prishtinë, e dy të tjerët si ish- ardianë të Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, u ngrit më 13 maj të vitit të shkuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Të pranishëm në seancë ishin të dëmtuarit Agron Ramadani, Ali Xhyliqi,Ramadan Nishori dhe Ylber Topalli.

Si gjykim në mungesë, gjyqtari Leon Përlaska tha se nuk do të ketë deklarim rreth fajësisë, ndërsa, sqaroi ai, në afat prej 30 ditësh, mbrojtja ka të drejtë për kundërshtim të provave dhe kërkesë për hudhje të aktakuzës, shkruan RTK.

Në Aktakuzën e Speciales thuhet se, Ljubomir Çimburoviç si drejtor i burgut të Qarkut në Prishtinë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe në paralelen në Lipjan, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të këtyre burgjeve Predrag Bradiq dhe Milivoje Iviq, gardianë të Burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan dhe tashmë të akuzuarin Dragisha Milenkoviq, gardian i Burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, duke vepruar në kundërshtim dhe duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë luftës, ka qenë gjatë gjithë kohës në dijeni dhe se nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për t’i ndaluar veprimet e gardianëve dhe nuk i kishte raportuar këto veprime në hierarki.

Gjithashtu, thuhet se gardianët në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme si shkop gome, shufra metalike, kabllo elektrike, gypa të ujit, shqelma e grushte, deri në alivanosje, duke i u shkaktuar lëndime trupore, ashtu siç e shpjegojnë vetë viktimat, se pas këtyre rrahjeve kishin pasur dhimbje të mëdha në gjithë trupin, dhunë psikike, i kanë lënë pa ngrënë për gati një javë, i kanë kanosur seriozisht për jetë e si pasojë e kësaj dhe rrahjeve të vazhdueshme kanë pësuar gjendje ankthi dhe frikë, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ish-drejtori i burgut e dy ish-gardianë gjykohen në mungesë për krime lufte appeared first on Sinjali.

Braho jep mesazhin e parë si Kreu i SPAK: Misioni ynë përtej mandateve tona

22 December 2025 at 11:57

Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, ka marrë fjalën e tij këtë të hënë në ceremoninë e marrjes së detyrë. Braho ka falenderuar kolegët dhe ndërkombëtarët dhe ka thënë se SPAK do të vijojë misionin e tij përtej një mandati individual.


“Së pari shpreh falënderimin për KLP për zgjedhjen në krye të SPAK dhe për besimin që më dhanë.

Së dyti dua të falënderoj dy udhëheqësit e mëparshëm të SPAK, zotin Arben Kraja për hedhjen e gurëve të themelit të Prokurorisë e më pas zotin Dumani për guximin dhe integritetin e tij duke forcuar profilin e SPAK-ut dhe duke rritur besimin e publikut.

Falë mbështetjes së pakursyer të ndërkombëtarëve Prokuroria e Posaçme e Anti Korrupsionit vazhdon të forcohet”, shkruan Euronews.al.

“Në ushtrimin e kësaj detyre në fokus do të mbetet forcimi i strukturës së brendshme të SPAK.

Bashkëpunimi reciprok me prokurorëve dhe hetuesve do vazhdoje dhe do forcohet. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve tona.”-tha Braho.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Braho jep mesazhin e parë si Kreu i SPAK: Misioni ynë përtej mandateve tona appeared first on Sinjali.

Kryeministri Albanese pas sulmit terrorist nëAustrali: Ndjej peshën e përgjegjësië për mizorinë që ndodhi

22 December 2025 at 11:15

Sulmi tragjik i cilësuar si terrorist që tronditi Australinë para disa ditësh shkaktoi reagime të mëdhë nga qytetarët e vendit ndaj udhëheqësit Anthony Albanese.

Ky i fundit shumë i gjykuar publikisht ka kërkuar falje komunitetit hebraik të Australisë, duke thënë se ndien “peshën e përgjegjësisë” pas sulmit terrorist në plazhin Bondi.

Një ditë pasi u fishkëllye në një ceremoni fetare në Bondi , kryeministri i Australisë tha në një konferencë për shtyp në Canberra se e kuptonte zemërimin e komunitetit ndaj tij.

“Emocionet ishin të papërpunuara dhe shumë njerëz në komunitet janë të lënduar dhe të zemëruar, dhe një pjesë e atij zemërimi ishte e drejtuar ndaj meje, dhe e kuptoj këtë”, tha Albanese.

“Si kryeministër, ndiej peshën e përgjegjësisë për një mizori që ndodhi ndërsa isha kryeministër dhe më vjen keq për atë që ka përjetuar komuniteti hebre dhe kombi ynë në tërësi”, shtoi ai.

Ndryshe, qeveria është përballur me një breshëri kritikash nga udhëheqësit e komunitetit hebre, të cilët e kanë akuzuar kryeministrin dhe Partinë Laburiste se nuk kanë arritur të luftojnë antisemitizmin që nga sulmet e 7 tetorit 2023 nga Hamasi.

Albanese njoftoi detaje të reja të masave për të synuar “predikuesit e urrejtjes” dhe rriti dënimet për ata që përdorin gjuhë të urrejtjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministri Albanese pas sulmit terrorist nëAustrali: Ndjej peshën e përgjegjësië për mizorinë që ndodhi appeared first on Sinjali.

Gjykimi për vrasjen e Liridonës – Dalin pamjet nga darka e fundit që Naimi kishte organizuar para momentit tragjik

22 December 2025 at 10:58

Rasti i trishtë për vrasjen e Liridona Ademajt tronditi mbarë vendin. Tashmë dy vite pas vrasjes, sot po mbahet edhe një seancë për gjykimin e të dyshuarve për vrasjen e saj.

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë paraqitur video-incizime të tjera që tregojnë momentet pak para vrasjes së Ademajt.

Në pamje shfaqet momenti kur Naim Murseli dhe Liridona Ademaj kishin darkuar së bashku në një restorant, së bashku me dy djemtë, shkruan Klan Kosova.tv.

Ishte vetë Murseli i cili kishte organizuar një darkë pak para ngjarjes tragjike të vrasjes. Më pas, në restorant futet edhe Granit Plava, teksa bën vëzhgime ndaj tyre. E më vonë shihet edhe çasti kur Murseli i afrohet tavolinës së Plavës dhe më pas ia bën me shenjë duke prekur fytyrën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykimi për vrasjen e Liridonës – Dalin pamjet nga darka e fundit që Naimi kishte organizuar para momentit tragjik appeared first on Sinjali.

❌
❌