Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 January 2026Sinjali

Zv/ministri me mbi 900 vota të shtuara në zgjedhje: Nuk kam kërkuar asgjë nga askush

29 January 2026 at 11:47

Zëvendësministri në detyrë i Arsimit, Taulant Kelmendi e ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që të hetojë manipulimet e dyshuara në zgjedhje në Komunën e Pejës.

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilit pas rinumërimit ka rezultuar t’i jenë shtuar 955 vota gjatë numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit, tha të enjten se e ka vërejtur shtimin e votave të tij.

“Tash, pas rinumërimit, kur rezultati është i pastruar dhe i pakontestueshëm, ndiej obligim të sqaroj dhe mos të lë hije në fitoren tonë”, ka thënë ai.

“Me shumë shqetësim i kam përcjellur zhvillimet gjatë procesit të rinumërimit të votave në Pejë, ku është vërejtur se edhe mua më janë shtuar vota në disa kuti gjatë numërimit. Nuk e di nga kush dhe nuk kam kërkuar nga askush. Prandaj është e papranueshme!”, është shprehur zv/ministri në detyrë.

Kelmendi ka theksuar se ndërhyrja në vullnetin e qytetarëve është veper penale edhe nëse dëshira e dikujt ka qenë për të më ndihmuar.

“Në Komunën e Pejës, votat janë numëruar të fundit dhe ishte e qartë se mbështetja ishte e mjaftueshme për ta fituar mandatin”, ka deklaruar Kelmendi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zv/ministri me mbi 900 vota të shtuara në zgjedhje: Nuk kam kërkuar asgjë nga askush appeared first on Sinjali.

Murseli: Betohem se unë me fëmijët nuk kemi qenë në makinë kur u vra Liridona

29 January 2026 at 11:34

I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli ka deklaruar në seancën gjyqësore se në momentin kritik, pak para vrasjes së Liridona Ademajt, një person i maskuar i ka ndalur në rrugë dhe ka kryer grabitje, duke insistuar se as ai dhe as fëmijët nuk kanë qenë në veturë në çastin kur është qëlluar bashkëshortja e tij.

Gjatë dëshmisë para trupit gjykues, Murseli përshkroi në detaje lëvizjet e familjes, ndalesën në një pompë derivatesh dhe në market, si dhe situatën që sipas tij ndodhi disa qindra metra para mbërritjes në shtëpinë e tyre në Bernicë, duke edhe e mohuar që kishte mbajtur me dorën e tij të djathtë Ademajn, sic edhe thuhet në aktakuzë.

“Rrugës për në shtëpi jemi ndalur në ‘Shell’ dhe e kam mbushur kerrin full që Liridona mund ta ketë për krejt javën. Nga aty jemi nisur në shtëpi dhe rrugës më thotë Liridona mu ndal me blerë vezë në marketin. Siç e ka pohuar edhe dëshmitari, jam dalë, kam hy brenda, kam blerë vezë, pronari më dhe edhe çokollata me ju dhënë fëmijëve dhe vezët i vendosa në gepek dhe jemi nisur. Kam vazhduar në drejtim të shtëpisë në Bernicë dhe nuk e di sa, 500 metra para se me mbërri në shtëpi, papritmas nga ana e majtë e imja, nga therrat del një person i maskuar në mes të rrugës duke drejtuar armën në drejtim tonin. Unë isha vozitës, Liridona pasagjere, fëmijët mbrapa. Liridona thotë: ‘O kuku hajni’. Unë e ngadalësova, i çoj duart krejt kohën dhe personi i maskuar afrohet, ishte në mes dhe vjen te dritarja ku ishte Liridona ulur, Liridona e hap dritaren gjysë apo nuk e di sa. Unë i kisha paratë në xhep se kulet nuk mbaj dhe ato ia dha, ai e zgjatë dorën, ai merr paratë dhe Liridona ia jep edhe telefonin edhe paratë. Disa qindra euro, jo më shumë. Unë kam menduar se grabitja po bëhet për veturë, nuk ka qenë i parkuar makina e tij, kam menduar që po grabitet vetura, kjo është arsyeja që kam dalë nga vetura. E kam zgjatur dorën nga tavani i kerrit dhe e ka marrë telefonin tim. E kam hapur derën e kerrit të fëmijëve, fëmijët kanë vrapuar edhe unë kam vrapuar pas tyre, duke menduar se ai do të ulet në veturë dhe do ta marrë veturën. Dhe pas vetëm disa sekondave kam dëgjuar krismën, më janë dukur dy krisma, në atë moment kam menduar që po shtinte në drejtim tonin, nuk kam guxuar të kthehem prapa. Pas disa sekondave kthej kokën prapa e shoh që nuk është Liridona”, tha ai.

Ai mohoi që ka ka mbajtur me dorën e djathë të ndjerën për ta goditur plumbi, e ku sipas tij nuk ka qenë ai edhe fëmijët në veturë kur është vrarë e ndjera Ademaj.

“Pas disa sekondave vjen vetura e zezë dhe në atë moment makina vjen në drejtim timin dhe fëmijëve, ishte shumë afër për të na goditur, nuk e di a ka humbur kontrollin a çka, unë kam kapur fëmijët. Ai ka vazhduar, i njëjti ka qenë me maskë. Unë në aktakuzë akuzohem që kam mbajtur me dorë të djathtë gruan time në momentin kritik. Unë ju betohem në dy fëmijët e mi, betohem se nuk kam qenë as unë as fëmijët në makinë kur është vrarë Liridona”, tregon ai.

Para trupit gjykues, Muresli thotë se kishte dashtë të kthehej te vendi ku la Liridonën, por që fëmijët nuk ia lëshonin dorën.

“Kur deshta me u kthy te Liridona, fëmijët nuk ma lëshuan dorën se frikoheshin, unë vrapova te dyert e shtëpive tri herë, por nuk e hapi askush. Doli një grua në shtëpinë e fundit në dritare, e moshuar ishte, i them lajmëro policinë, ajo thotë nuk e di. Kjo është arsyeja pse kam vazhduar te marketi sepse nuk mora ndihmë aty. Nga pronari i marketit kam kërkuar që të kthehem, ai më ka thënë prit derisa të vijë policia. Unë në vendngjarje kam shkuar me polici, por nuk më kanë lënë me dalë në vendngjarje”, thotë Murseli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Murseli: Betohem se unë me fëmijët nuk kemi qenë në makinë kur u vra Liridona appeared first on Sinjali.

Manipulimi me vota – grupi i dytë nën hetim, Policia dhe Prokuroria po intervistojnë të dyshuarit e radhës në Prizren

29 January 2026 at 11:15

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, si dhe me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, po vazhdon hetimet e zgjeruara lidhur me grupin e dytë të personave të dyshuar në Prizren.

Hetimet janë ndërmarrë pas pranimit të informatave publike që lidhen me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), përkatësisht në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren.

Sipas Prokurorisë, dyshimet kanë të bëjnë me kryerjen e veprave penale nga Kapitulli XVIII i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me shkeljen e të drejtave të votimit, si dhe nga Kapitulli XXXIII, që përfshin korrupsionin zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare.

Duke marrë parasysh interesimin e madh të mediave dhe opinionit publik, Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, pas përfundimit të intervistimit të të dyshuarve në polici, do të publikohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejme hetimore.

Gazeta Sinjali ka raportuar në mëngjes se priten zhvillime të reja sa i përket procesit të manipulimit të votave në Prizren.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Manipulimi me vota – grupi i dytë nën hetim, Policia dhe Prokuroria po intervistojnë të dyshuarit e radhës në Prizren appeared first on Sinjali.

Osmani tregon detaje për takimin me Trump: Roli i SHBA-së në paqen dhe sigurinë e Kosovës është i pazëvendësueshëm

29 January 2026 at 10:52

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për takimet dhe diskutimet që ka pasur me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke theksuar rëndësinë e rolit amerikan në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Në një intervistë për “Përballje Podcast”, Osmani tha se ka pasur disa diskutime me Trump që nga zgjedhja e tij, të fokusuara kryesisht në çështjet e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

“Kam pasur disa diskutime me Presidentin Trump nga momenti i zgjedhjes së tij. Një nga takimet kryesore është zhvilluar në Paris, në Pallatin Elize. Diskutimet kanë qenë të fokusuara në situatën e sigurisë dhe në nevojën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vazhdojnë të kenë rol lidershipi në mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në rajonin tonë si dhe biseda në kuadër të takimeve në Kombet e Bashkuara ku kemi pasur një diskutim përmbajtjesor rreth rolit të Presidentit Trump për paqen, në vendin tonë, por edhe më gjerë, sepse rajoni ynë është i rëndësishëm për administratën amerikane”, tha Presidentja.

Osmani theksoi se roli i Shteteve të Bashkuara në Kosovë mbetet thelbësor dhe i pazëvendësueshëm, si në aspektin e sigurisë, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

“Roli i Amerikës në mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, në mbrojtjen e kufijve tanë së bashku me institucionet tona të sigurisë dhe në shtyrjen përpara të Kosovës me sovranitet të plotë dhe integritet territorial të plotë, është rol i pazëvendësueshëm,” theksoi ajo.

Presidentja sqaroi se diskutimet me Trump kanë qenë edhe të natyrës diskrete dhe se detajet do të bëhen publike në një periudhë tjetër.

“Këto janë diskutime diskrete dhe është mirë që, për hir të ecjes përpara të shtetit tonë dhe të relacionit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, detajet t’i themi në një moment tjetër”, tha Osmani.

Ajo theksoi se takimet me Presidentin amerikan janë zhvilluar në frymën e falënderimit për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës.

“Ka qenë një diskutim falënderimi për rolin që Shtetet e Bashkuara po e luajnë për Kosovën dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Amerika i jep shtetit tonë”, përfundoi Osmani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani tregon detaje për takimin me Trump: Roli i SHBA-së në paqen dhe sigurinë e Kosovës është i pazëvendësueshëm appeared first on Sinjali.

Refuzohet kërkesa e mbrojtësve të Naim Murselit për rikonstruktimin e vendit të ngjarjes

29 January 2026 at 10:42

Ka vazhduar edhe sot seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Në seancën e së enjtes, mbrojtësit e të akuzuarve parashtruan disa kërkesa.

Avokatët e të pandehurit Murseli, Teutë Zhinipotoku dhe Skender Piraj, propozuan rikonstruktimin e ngjarjes. Ky propozim u kundërshtua nga prokurorja e rastit, si dhe nga mbrojtësi i palës së dëmtuar, Leutrim Syla.

Avokati i të pandehurit Granit Plava, Skender Gojani, përmes një shkrese ka paraqitur kërkesë që ndaj klientit të tij të kryhet një ekzaminim mjekësor shtesë.

Ndërsa avokati i Kushtrim Kokallës, Ndrec Doda, me anë të një shkrese ka propozuar që të dëgjohet dëshmitari Tafil Kokalla.

Trupi gjykues, i përbërë nga Fatime Dermaku (kryetare), si dhe anëtarët Alban Ajvazi dhe Genta Beka, pas këshillimit vendosi që të gjitha këto propozime të mbrojtësve të refuzohen.

Seanca gjyqësore ka vazhduar me dëgjimin e të akuzuarit Naim Murseli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Refuzohet kërkesa e mbrojtësve të Naim Murselit për rikonstruktimin e vendit të ngjarjes appeared first on Sinjali.

Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon

29 January 2026 at 10:17

Irani po bëhet gati për një sulm të mundshëm, teksa Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar asete kyç ushtarake, përfshirë një aeroplanmbajtës dhe bombardues të tjerë në Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme ndaj Republikës Islamike për shkak të shtypjes brutale të protestuesve antiqeveritarë. Nëse Trumpi autorizon një veprim ushtarak, Teherani mund të jetë praktikisht i pafuqishëm për të ndalur një sulm ajror, thonë ekspertët.

Por, kjo nuk nënkupton se Irani nuk mund të hakmerret ndaj ushtrisë amerikane dhe aseteve komerciale në rajon, thanë ekspertët, duke përmendur arsenalin e fuqishëm të Teheranit me raketa të avancuara balistike, raketa lundruese që mund të fluturojnë ulët si dhe dronët luftarakë dhe kamikazë.

Gjatë luftës 12-ditore qershorin e vitit të kaluar, Izraeli goditi infrastrukturën ushtarake të Iranit, përfshirë edhe qendrat për prodhimin e raketave. Sulmi i Izraelit po ashtu dobësoi aftësinë e Iranit, që ka një forcë të vjetëruar ajrore, për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore, duke shënjestruar radarët e tij dhe sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 të prodhimit rus.

Edhe në ato rrethana, Teherani arriti të lëshonte qindra raketa balistike drejt Izraelit. Dhjetëra raketa, shumica nga të cilat kishin për cak objektet ushtarake, depërtuan mbrojtjen e fuqishme ajrore të Izraelit.

“Në aspektin e aftësive mbrojtëse, Irani është praktikisht i pambrojtur”, tha Michael Horowitz, një ekspert i pavarur i mbrojtjes, me seli në Izrael.

Por, Irani “ka ende një arsenal të madh raketash me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi që lehtësisht mund të godasin bazat amerikane në Lindjen e Mesme, si edhe raketa lundruese dhe dronë që me gjasë do t’i përdorte për të shënjestruar anijet amerikane”, shtoi Horowitz.

Raketat “e fuqishme” balistike

Në qershor, Izraeli goditi caqe përreth Teheranit, përfshirë kompleksin ushtarak në Parçin, bazën ushtarake Hoxhir, objektin raketor në Shahrud dhe një fabrikë në Zonën Industriale Shamsabad.

Sulmet kishin për qëllim të pengonin prodhimin nga Irani të raketave balistike me rreze të mesme veprimi, të cilat përbëjnë kërcënim për Izraelin dhe janë “mjaft të fuqishme”, tha Sascha Bruchmann, analist për çështje ushtarake dhe të sigurisë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, me seli në Londër.

Shumë nga raketat balistike me rreze të mesme veprimi “operojnë me karburante të lëngshëm dhe varen infrastruktura për t’u gjuajtur dhe për t’u mbushur me karburant”, tha Bruchmann. “Izraelitët e përdorën këtë fakt për t’i gjetur dhe për t’i shkatërruar shumicën e lëshuesve të raketave gjatë luftës”.

Numri i lëshuesve të raketave që Irani ka operacionale është i paqartë.

Irani posedon edhe raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi që janë “shpesh me karburant të ngurtë, shumë më fleksibile dhe për këtë arsye më të vështira për t’u detektuar para lëshimit”, shtoi Bruchmann, duke vlerësuar se Teherani ka disa mijëra raketa të tilla.

Ai tha se raketat me rreze të mesme veprimi “përbëjnë kërcënim real, veçmas për shtetet më të vogla të Gjirit Persik”, sikurse Katari dhe Bahrejni që janë mikpritës të bazave dhe forcave amerikane.

Përtej arsenalit të armëve, një nga mjetet më të fuqishme të Iranit është aftësia e tij për të penguar trafikun e naftës në Gjirin Persik, një rajon që prodhon rreth 40 për qind të naftës në botë, thonë ekspertët.

Rreth një e pesta e furnizimit global me naftë kalon përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë e ngushtë ujore që lidh Gjirin Persik me oqeanin e hapur. Irani ka shqyrtuar më herët mbylljen e kësaj rruge, një veprim që do të ndërpriste rrjedhën globale të naftës.

“Republika Islamike që një kohë të gjatë ka përgatitur një sërë kapacitetesh ushtarake të destinuara për ta mbyllur këtë rrugë kyç detare. Kjo do të krijonte një tronditje ekonomike që Irani mund ta shfrytëzonte”, tha Horowitz.

SHBA shqyrton opsione ushtarake

Trump kërcënoi me sulme ushtarake ndaj Iranit pasi autoritetet vranë mijëra persona gjatë shtypjes së protestave masive që shpërthyen në fund të dhjetorit. Kohët e fundit, Trump është tërhequr nga ky kërcënim, megjithëse nuk e ka përjashtuar kryerjen e një sulmi.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Trump po shqyrton një sërë opsionesh ushtarake. Ato përfshijnë sulme ndaj objektivave kryesisht simbolike, sulme që kanë për shënjestër eliminimin e liderit suprem ajatollah Ali Khamenei dhe udhëheqësve të tjerë apo një fushatë të zgjatur bombardimesh.

Çdo veprim ushtarak i SHBA-së kundër Iranit bart rreziqe të mëdha, thonë ekspertët, dhe edhe një sulm i kufizuar mund të provokojë kundërpërgjigje nga Teherani dhe të shkaktojë një konflikt të gjerë që mund ta përfshijë të gjithë rajonin.

Nuk është e qartë nëse qëllimi përfundimtar i një veprimi të mundshëm ushtarak amerikan ndaj Iranit është ndryshimi i regjimit, nxitja e dezertimeve në forcat e armatosura dhe elitën politike, dobësimi i aftësisë së forcave të sigurisë për të shtypur protestat, apo që një Teheran i dobësuar të sillet në tavolinën e negociatave.

Një fushatë ajrore amerikane, pa ndërhyrje tokësore, nuk do të çonte në ndryshim të regjimit, sipas ekspertëve. Një pushtim tokësor i Iranit, shtetit më të madh dhe më të populluar në Lindjen e Mesme, konsiderohet opsion joreal nga shumë ekspertë të mbrojtjes.

Një fushatë e zgjatur ajrore nga SHBA-ja ka pak gjasa të ndodhë, thonë ekspertët, duke përmendur dëshirën e Trumpit, sipas raportimeve, për një sulm të kufizuar dhe vendimtar. Por, edhe një ofensivë që do të zgjaste me muaj nuk do të garantonte rrëzimin e regjimit.

“Një fushatë e qëndrueshme ajrore nga SHBA-ja mund ta dëmtojë rëndë ushtrinë konvencionale të Iranit duke shkatërruar sistemet e komandës dhe kontrollit si dhe infrastrukturën, por nuk ka gjasa që vetëm ajo të çojë në kolapsimin e forcave të sigurisë së Iranit, të cilat mund të shpërndahen, të fshihen dhe të kalojnë në represion të brendshëm”, tha Horowitz.

“Fuqia ajrore mund të ndëshkojë dhe paralizojë, por do të duhej që njëkohësisht të kishte në terren një çarje politike, si rifillimi i protestave dhe përçarjeve brenda udhëheqjes iraniane, për të sjellë vërtet një kolaps të plotë të forcave të sigurisë ose të regjimit”, shtoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon appeared first on Sinjali.

Rinumërimi drejt fundit, vetëm edhe 312 vendvotime të 4 komunave mbetet të rinumërohen

29 January 2026 at 10:16

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 29 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 88% apo 2,245 nga 2,557 vendvotime”.

“Pra, numri i përgjithshëm i komunave që deri më tani kanë përmbyllur rinumërimin janë 34, ndërkaq kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 312 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky proces”, njoftoi Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi drejt fundit, vetëm edhe 312 vendvotime të 4 komunave mbetet të rinumërohen appeared first on Sinjali.

Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli kërkon konsultë me avokatët

29 January 2026 at 09:56

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademjat, ku të akuzuar janë bashkëshorti i saj Naim Murseli, Granit Palva dhe Kushtrim Kokalla. 

Të akuzuarit janë sjellë në sallën e gjyqit ndërkohë që Murseli ka kërkuar konsultë më avokatet e tij. 

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, në nëntor të vitit 2023.

Fillimisht ishte raportuar për vrasje si pasojë e grabitjes, e më pas prokuroria bëri të ditur se gjithçka ishte inskenim dhe ngriti aktakuzë ndaj bashkëshortit të saj, Naim Murseli dhe dy të tjerëve.

Sipas aktakuzës së ngritur më 15 janar 2025, Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli kërkon konsultë me avokatët appeared first on Sinjali.

Janjiq: SHBA po përgatit një dokument kyç për dialogun Kosovë–Serbi

29 January 2026 at 09:54

Një dokument i rëndësishëm i përgatitur nga Shtetet e Bashkuara për dialogun Kosovë–Serbi pritet të bëhet publik gjatë muajve mars–prill.

Kështu thotë eksperti i çështjeve të Ballkanit, Dushan Janjiq.

Në një intervistë për Radio Kosovën, ai thotë se ku dokument shënon një fazë të re të përfshirjes së drejtpërdrejtë amerikane në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Unë mund të them se statusi është përafërsisht i njëjtë me atë që ishte një vit më parë, në lidhje me ligjin e sapomiratuar për Ballkanin Perëndimor. Kjo tregon se ekziston një komunikim i vazhdueshëm. Edhe në SHBA ka ekspertë dhe lobistë, dhe këtë e di veçanërisht pala shqiptare, sepse ata janë më efikas. Kjo praktikë ka vazhduar që prej viteve ’90-ta, me një mbështetje të fortë të diasporës shqiptare dhe me koordinim të dukshëm, pavarësisht se kush është në pushtet në Prishtinë. Personalisht, unë komunikoj kryesisht me disa kongresmenë dhe ekspertë dhe më pas jam rregullisht në listën e informimit për atë që ndodh në Kongres. Në këtë rast konkret, informacioni për dokumentin më erdhi pikërisht nga këto burime ekspertësh, për shembull nga një kongresmen, i cili tha se kjo mund të ndodhë në mars ose prill. Ky është informacioni që kam marrë atje. Për sa i përket qëndrimit tim ndaj këtij dokumenti, natyrisht bëhet fjalë për një forum që lidhet me marrëdhëniet etnike. Çdo herë që është punuar diçka, ajo është dërguar jo vetëm në Kongres, por edhe te ekspertët dhe miqtë me të cilët bashkëpunojmë.  Për shembull, një nga dokumentet bazë të forumit quhet “Qëndrimet e Forumit” dhe daton nga viti 2016. Në Serbi askush nuk na ka thirrur për bisedime, edhe pse ne e kemi bërë këtë brenda dialogut të brendshëm të shpallur nga Aleksandër Vuçiq”.

“Mendoj se pikërisht kjo e ka motivuar Vuçiqin ta ndërpresë dialogun, jo me ne konkretisht, por në përgjithësi. Ekziston ky komunikim në kuptimin që ne marrim informacione dhe ofrojmë ide. Ai bisedim konkret zgjati rreth 40 minuta dhe, në fund, mora informacionin, dhe aty përfundoi. Siç e dini, fillimisht dokumenti shkon në një nga komisionet apo nënkomisionet e Kongresit, pastaj te komisioni kryesor. Por, siç pamë në rastin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës – që përfshin komunat: Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë – vendimi u miratua shumë shpejt. Kjo krijoi detyrimin për të bërë një vlerësim të situatës dhe për të rregulluar çështjen e pakicës shqiptare. Ky dokument lidhet me çështje që kanë shqetësuar politikën e Serbisë dhe të Kosovës për një kohë të gjatë dhe që kanë qenë objekt interesi për të gjithë, veçanërisht për Bashkimin Evropian. Bëhet fjalë për statusin e Kosovës, por edhe për statusin e komunitetit serb brenda Kosovës, Kishën Ortodokse Serbe dhe trashëgiminë kulturore. Kjo është e gjithë çështja”.

Një nga ekspertët kryesor të atij dokumenti ma tha këtë. Unë thjesht po e përcjell informacionin. Dhe, siç e dini, te ne ekziston një thënie: “Nuk mund ta vrasësh lajmin.” Por kush është i interesuar dhe ka mundësi, ja, ekziston komiteti, ekziston mundësia. Mendoj se ende nuk ka arritur në nënkomitet, por po punohet dhe, besoni, është një ekip që arrin të gjejë konsensus ndërmjet demokratëve dhe republikanëve”.

“Sepse demokratët, për ta thënë të drejtën, kanë insistuar shumë në këtë çështje prej kohësh, veçanërisht ish presidenti Joe Biden dhe shumë njerëz që unë i kam njohur dhe me të cilët kam bashkëpunuar personalisht. Kjo nuk është vetëm politika amerikane e njohjes reciproke, por edhe një ide se si të zgjidhen çështjet. Trump gjithashtu shtoi një element të ri në Marrëveshjen e Uashingtonit, për ta kaluar çështjen në nivelin e ekonomisë, zhvillimit dhe bashkëpunimit, dhe për të dalë përfundimisht nga ideologjitë, populizmi dhe luftërat. Mendoj se kjo është diçka që tani gjithashtu do të mbështetet nga Shtëpia e Bardhë, sepse, në fund, Shtëpia e Bardhë duhet ta nënshkruajë”.

“Unë kam përmendur dy dokumente që më parë ishin të pamundura. Është fjala për ligjin për Ballkanin Perëndimor, pastaj për qëndrime të veçanta lidhur me Serbinë, Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën, dhe më pas këto u bënë pjesë – gjë që nuk kishte ndodhur më parë – e ligjit për financimin e sigurisë kombëtare. Shikojeni ligjin dhe aty mund të shihni saktësisht se çfarë do të financohet dhe çfarë do të bëhet.

Nëse i shikoni tri ose katër pikat që lidhen me Kosovën, ato kanë të bëjnë me njohjen reciproke, me zgjidhjen e këtij problemi dhe me pyetjen nëse përmendet termi “bashkësia e komunave serbe” – mendoj se jo – por përmendet statusi dhe pozita e serbëve. Pra, janë tri pika, dhe natyrisht pika e tretë është kundërshtimi i ndryshimit të kufijve, që është një qëndrim i përgjithshëm. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Edhe për Luginën e Preshevës, besoni, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Për një kohë të gjatë ajo ka qenë objekt i të ashtuquajturit grup i vendeve mike; është luftuar gjatë për këtë çështje. Madje edhe Këshilli i Sigurimit ka diskutuar për të në kuadër të trupit koordinues. Për një kohë të gjatë ka vepruar edhe ekipi rreth deputetit Shaip Kamberit, më herët rreth ish deputetit Riza Halimit  dhe, natyrisht, edhe politikanë të tjerë shqiptarë nga ato, le të themi, tri komuna. Sepse serbët flasin për Luginën e Vranjës, ndërsa Lugina e Preshevës konsiderohet pjesë e saj, që të mos hyjmë në debate rreth emërtimit. Shumë njerëz kanë punuar për këtë dhe, në thelb, ky është rezultat i një situate në terren që nuk është shumë e rrezikshme nga pikëpamja e sigurisë, por që është krijuar pas qetësimit të konflikteve të armatosura të vitit 2001 dhe vazhdon prej 24 vitesh. Sipas mendimit tim, prioriteti dhe arsyeja pse administrata e Trumpit është angazhuar këtu është e qartë. Së pari, bëhet fjalë për një shtet shumë të madh. Mjafton të keni atje 50 persona – dhe tani ka edhe më shumë – që merren me një problem dhe, nëse keni edhe 10 kongresmenë, madje edhe më shumë, kjo përbën një mekanizëm shumë të fuqishëm për përshpejtim.

Së dyti, për arsye sigurie, Trump, pavarësisht gjithë këtyre tregimeve për Grenlandën dhe tema të tjera – që edhe ato janë segmente të sigurisë – dëshiron të stabilizojë dhe të rregullojë marrëdhëniet SHBA–Evropë–NATO.  Pra, NATO është fjala kyçe, anëtarësimi në NATO. Për këtë arsye, problemi duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore, përmes marrëveshjeve dhe negociatave, por jo të gjata, siç thonë ata, dhe me këtë pajtohem: të mos ketë më kufij ku grumbullohen ushtri dhe formacione paraushtarake, por të ketë dy aktorë të rinj në NATO. Kjo është pika – më falni – që e shqetëson më së shumti opinionin publik serb. Ata do të donin ta “vrisnin lajmëtarin” vetëm që të mos e dëgjojnë mesazhin”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Janjiq: SHBA po përgatit një dokument kyç për dialogun Kosovë–Serbi appeared first on Sinjali.

Komuna e Prishtinës ndërhyn për krizën e mbeturinave, nis bashkëpunimi me “Pastrimin” Rajonal

29 January 2026 at 09:17

Ndërmarrja Komunale “Pastrimi” po përballet prej kohësh me vështirësi në menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë, për shkak të mungesës së kapaciteteve të plota teknike dhe operative. Për këtë arsye, KRM “Pastrimi” Sh.A. i është drejtuar Komunës së Prishtinës me kërkesë për mbështetje institucionale.

Pas pranimit të kërkesës, Komuna e Prishtinës ka reaguar menjëherë duke ofruar ndihmën e nevojshme dhe ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me Ndërmarrjen Rajonale “Pastrimi”, ku janë përcaktuar ndihma konkrete dhe parimet bazë të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, ka nisur sot angazhimi i Ndërmarrjes Rajonale “Pastrimi” në terren për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve inerte (ndërtimore) dhe mbetjeve vëllimore nga deponitë ilegale në territorin e kryeqytetit.

Sipas kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ky bashkëpunim synon rritjen e kapaciteteve operative në terren, ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe më efikase, si dhe përmirësimin e pastërtisë dhe cilësisë së jetës për qytetarët e Prishtinës.

“Ky bashkëpunim pritet të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve operative në terren, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më të shpejta, më efikase dhe në funksion të përmirësimit të pastërtisë dhe cilësisë së jetës për qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar Rama.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komuna e Prishtinës ndërhyn për krizën e mbeturinave, nis bashkëpunimi me “Pastrimin” Rajonal appeared first on Sinjali.

Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

29 January 2026 at 09:07

Një shtetas kosovar i identifikuar me inicialet F. V. është ekstraduar nga Italia në Kosovë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të falsifikimit të dokumenteve dhe legalizimit të përmbajtjes së rreme.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 28 janar 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, si dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane.

I dyshuari ishte arrestuar në Itali, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, ndërsa dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë për një periudhë kohore.

Pas ekstradimit në Kosovë, F. V. iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për vazhdimin e procedurave ligjore.

Policia e Kosovës ka theksuar se bashkëpunimi ndërkombëtar me shtetet partnere dhe organizatat relevante do të vazhdojë, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të veprimtarive kriminale, si dhe lokalizimit dhe arrestimit të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar appeared first on Sinjali.

Tri kërkesat e Trump për Iranin “para se armata amerikane të nisë një sulm të fortë”

29 January 2026 at 08:53

Donald Trump nis të mërkurën një raund të ri retorike agresive kundër Iranit, duke sugjeruar se nëse Teherani nuk pranon një sërë kërkesash të vendosura nga qeveria amerikane ai së shpejti mund të nisë një sulm “me shpejtësi dhe forcë”.

Kërcënimi i Trump për një sulm të dytë nga forcat amerikane kundër Iranit në tetë muaj erdhi ndërsa aeroplanmbajtësja Abraham Lincoln, së bashku me anije të tjera luftarake, bombarduese dhe avionë luftarakë, zunë pozicione në rajon në distancë goditjeje nga vendi.

Presidenti amerikan nuk dha detaje rreth marrëveshjes që kërkonte, duke thënë vetëm se një “armatë masive” po shkonte drejt Iranit dhe se vendi duhet të bënte një marrëveshje. Megjithatë, zyrtarët amerikanë dhe evropianë thonë, sipas New York Times, se ata kanë bërë tre kërkesa ndaj iranianëve në bisedime:

– ndërprerje e përhershme e të gjitha llojeve të pasurimit të uraniumit dhe asgjësimi i rezervave ekzistuese,

– kufizimi i rrezes dhe numrit të raketave balistike

– dhe ndërprerjen e çdo mbështetjeje për grupet që veprojnë si “satelitë” të Iranit në Lindjen e Mesme, përfshirë Hamasin, Hezbollahun dhe Huthitët që veprojnë në Jemen.
Gazeta amerikane vëren, megjithatë, se mungon plotësisht çdo përmendje e mbrojtjes së protestuesve që dolën në rrugët e Iranit në dhjetor, edhe pse Trump kishte premtuar, në postimet e mëparshme në mediat sociale, se do t’i ndihmonte ata.

Analiza e kërkesave amerikane

Sipas raportit, “ kërkesa e parë , që Irani të braktisë të gjitha aktivitetet e pasurimit dhe rezervat aktuale të uraniumit të pasuruar, do të ishte e vështirë të verifikohej. Në marrëveshjen bërthamore që Irani arriti me administratën Obama në vitin 2015, Irani hoqi dorë nga rreth 97% e rezervave të tij të uraniumit, të cilat u zhvendosën jashtë vendit. Objektet kryesore të pasurimit në Natanz dhe Fordow u dëmtuan rëndë qershorin e kaluar dhe nuk ka gjasa të rihapen.

Megjithatë, është e mundur të pasurohet uraniumi – duke rritur pastërtinë e tij – në objekte të vogla, lehtësisht të fshehura. Nëse Irani do të mund të kishte qasje në uraniumin e pasuruar tashmë në pastërti 60% – pak nën nivelin e nevojshëm për të bërë një bombë – që u varros gjatë sulmeve, ai mund të prodhonte karburant të mjaftueshëm për një grusht armësh. Deri më tani, sipas zyrtarëve të inteligjencës amerikane dhe evropiane, nuk ka prova se Irani ka pasur qasje në këtë karburant, të cilin e kishte varrosur thellë për arsye sigurie.

Kërkesa e dytë për të kufizuar rrezen dhe numrin e raketave balistike do ta bënte pothuajse të pamundur që Irani të godiste tokën izraelite. Këto raketa janë pengesa e fundit në arsenalin e Iranit kundër një sulmi të ri nga Izraeli. Një sulm i tillë nuk duket i afërt, por kryeministri Benjamin… Netanyahu ka kërcënuar me sulme të reja nëse Irani riarmatoset. 

Kërkesa e tretë, e cila ka të bëjë me ndërprerjen e mbështetjes për forcat që veprojnë si satelitë iranianë, është ndoshta më e lehtë për Teheranin që ta përmbushë. Ekonomia e Iranit është dobësuar thellësisht, monedha e tij ka rënë në nivele të reja dhe qeveria ka pak për të shpenzuar për ish-aleatët e saj, të cilët po vuajnë nga sulmet intensive izraelite.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tri kërkesat e Trump për Iranin “para se armata amerikane të nisë një sulm të fortë” appeared first on Sinjali.

Një lokal përfshihet nga zjarri te “Rrugën B”, intervenojnë zjarrfikësit

29 January 2026 at 08:41

Një lokal është përfshirë nga zjarri në mëngjesin e sotëm në “Rrugën B” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në kryeqytet, Malë Gashi

“Ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes, ka pasur zjarr në një lokal në Rrugën B”, tha ai.

“Zjarri është shuar, ka përfunduar intervenimi. Ekipet tashmë janë kthyer ne bazë”, bëri të ditur Gashi.

Sipas tij, ende nuk dihet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një lokal përfshihet nga zjarri te “Rrugën B”, intervenojnë zjarrfikësit appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë komisionerët e ndaluar për 48 orë për falsifikim të rezultatit të votimit në Malishevë

29 January 2026 at 08:28

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se në kuadër të hetimeve për falsifikim të rezultatit të votimit, Prokuroria e Shtetit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh ndaj një numri komisionerësh zgjedhorë, të dyshuar për manipulim të procesit të numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Rasti ka të bëjë me incidentin e ndodhur më 23.01.2026, rreth orës 08:30, në Malishevë, ku pas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit, Sektori Rajonal i Hetimeve – DRP Gjakovë ka intervistuar gjithsej 59 persona, të gjithë në cilësinë e komisionerëve zgjedhorë.

Pas intervistimit dhe analizimit të provave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 15 persona janë ndaluar për 48 orë, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Këta janë të ndaluarit për 48 orë: Eliona Kryeziu, Denis Zogaj, Astrit Hoxha, Albesa Krasniqi, Kastriot Paqarizi, Fatime Krasniqi, Nderim Bytyqi, Njomza Guncati, Kujtim Bytyqi, Elton Hoti, Eronë Kryeziu, Besa Mazreku, Enis Hoti, Arbër Kastrati, Nexhat Krasniqi.

Të gjithë të ndaluarit janë intervistuar në praninë e avokatëve mbrojtës, ndërsa rasti është duke u trajtuar në koordinim të plotë mes Policisë dhe Prokurorisë kompetente.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se ky është vetëm një segment i një hetimi më të gjerë, i cili përfshin edhe rajone të tjera dhe se në ditët në vijim nuk përjashtohen masa të reja procedurale, përfshirë ndalime shtesë dhe sekuestrim të materialeve relevante.

Hetimet për falsifikim të rezultatit të votimit janë në vazhdim. Gazeta Sinjali do të vazhdojë t’ju informojë me detaje të reja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë komisionerët e ndaluar për 48 orë për falsifikim të rezultatit të votimit në Malishevë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Krimet ekonomike godasin sërish në Prizren – priten arrestime të reja për manipulim me vota

29 January 2026 at 08:22

Aksioni i madh i Krimeve Ekonomike, i cili para disa ditësh çoi në pranga 109 persona të dyshuar për manipulim të procesit zgjedhor, nuk ka përfunduar.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se operacioni po vazhdon edhe sot dhe në ditët në vijim, me fokus të veçantë në regjionin e Prizrenit.

Sipas informatave që ka siguruar Gazeta Sinjali, në kuadër të këtij aksioni priten arrestime dhe ndalime të reja, të cilat lidhen drejtpërdrejt me manipulimin e votave gjatë procesit zgjedhor.

Burimet sqarojnë se vala e re e veprimeve policore ka në shënjestër persona që nuk ishin intervistuar më parë, ndërsa aksioni është rezultat i punës intensive hetimore, analizimit të materialeve të sekuestruara dhe verifikimit të provave të reja që kanë dalë gjatë hetimit.

Po ashtu, mësohet se gjatë realizimit të urdhëresave pritet edhe sekuestrimi i pajisjeve elektronike, përfshirë telefona mobilë dhe mjete të tjera të komunikimit, të cilat dyshohet se janë përdorur për koordinim dhe manipulim të procesit zgjedhor.

Hetimet po zhvillohen në koordinim të ngushtë me Prokurorinë kompetente, ndërsa burimet theksojnë se ky aksion nuk do të ndalet me kaq, pasi lista e personave nën dyshim është më e gjerë.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për arrestimet, ndalimet dhe detajet e reja që pritet të dalin nga ky operacion i madh kundër manipulimit të votave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Krimet ekonomike godasin sërish në Prizren – priten arrestime të reja për manipulim me vota appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Manipulim i rezultateve të votimit në Malishevë – këta janë 59 të dyshuarit, 15 të ndaluar për 48 orë

29 January 2026 at 08:13

Gazeta Sinjali sjell ekskluzivisht lajmin e plotë lidhur me hetimet për falsifikim të rezultateve të votimit në Malishevë, ku 59 persona, të angazhuar si komisionerë zgjedhorë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025, janë intervistuar si të dyshuar.

Sipas informatave të publikuara nga Sinjali, më 23 janar 2026 rreth orës 08:30, pas pranimit të urdhëresës nga Prokurori i Shtetit, Sektori Rajonal i Hetimeve – DRP Gjakovë ka ndërmarrë veprime intensive hetimore ndaj personave që dyshohet se kanë ndërhyrë në procesin e administrimit dhe përpunimit të rezultateve zgjedhore.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

15 persona të ndaluar për 48 orë

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 15 nga 59 të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa pjesa tjetër është liruar në procedurë të rregullt, por mbetet nën hetim aktiv për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Hetimet lidhen me dyshime serioze për: ndërhyrje në numërimin e votave, mospërputhje të rezultateve përfundimtare, manipulim të procesverbaleve dhe dokumentacionit zgjedhor.       

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti mund të zgjerohet edhe në zona të tjera, përfshirë Gjakovën dhe komuna të tjera, nëse konfirmohen elemente të reja të veprës penale.

Këta janë 59 të dyshuarit: Shkelqim Krasniqi, Arbër Kastrati, Donjetë Pajaziti, Ekrem Krasniqi, Leonita Zulfaj, Gentrit Kryeziu, Rinesa Zulfaj, Endrit Bytyqi, Sahit Kastrati, Albesa Krasniqi, Gazmend Zabelaj, Isuf Mazreku, Antigona Binishi, Lorik Hazrolli, Fitim Paçarizi, Njomza Guncati, Florent Kafexholli, Ardit Morina, Eliona Kryeziu, Kujtim Bytyqi, Dafinë Bashota, Endrit Hazrolli , Agim Paqarizi, Albinë Kryeziu, Hasan Jonuzaj, Denis Zogaj, Yllgzon Krasniqi , Arxhend Pintolli, Festina Bibaj, Arben Mazreku , Mergim Krasniqi, Leotrim Zogaj, Erita Paqarizi, Shpresa Shurdhaj, Ardit Berisha, Besa Mazreku, Bedri Kafexholli, Drilon Bytyqi, Rina Morina, Ilir Shala, Erjon Pintolli, Nexhat Krasniqi, Kastriot Mazreku, Flamur Hoti, Aldon Kryeziu, Alketa Shehu, Enis Hoti, Leotrim Hoti, Endrit Hoxha, Astrit Hoxha, Eronë Kryeziu, Nderim Bytyqi, Edon Kastrati , Mirlinda Kryeziu.

Hetimet janë në zhvillim, ndërsa Prokuroria po analizon materiale zgjedhore, deklarata, prova dokumentare dhe elektronike, të cilat pritet të jenë vendimtare për epilogun e këtij rasti.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë raportimin ekskluziv me zhvillime të reja, vendime të Prokurorisë dhe detaje shtesë nga ky rast i rëndë për integritetin e zgjedhjeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Manipulim i rezultateve të votimit në Malishevë – këta janë 59 të dyshuarit, 15 të ndaluar për 48 orë appeared first on Sinjali.

Kallas: Evropa nuk mund t’ia besojë mbijetesën e saj të tjerëve

29 January 2026 at 07:33

Evropa duhet të ndërmarrë hapa urgjentë për të përmirësuar mbrojtjen e saj dhe për ta bërë NATO-n “më evropiane për të ruajtur forcën e saj”, sepse SHBA-të e kanë tronditur marrëdhënien transatlantike deri në themel, paralajmëroi shefja e politikës së jashtme të BE-së.

SHBA-ja do të vazhdojë të jetë partnere dhe aleate e Evropës, tha Kaja Kallas në një konferencë për mbrojtjen, por asnjë fuqi e madhe nuk ia ka dhënë ndonjëherë mbijetesën e saj dikujt tjetër dhe nuk ka mbijetuar.

Tensionet me SHBA-në u përshkallëzuan kur presidenti Donald Trump kërcënoi të merrte Groenlandën, një territor gjysmë-autonom danez.

Komentet e Kallas erdhën pasi udhëheqësi i NATO-s, Mark Rutte, shkaktoi reagime të ashpra kur tha se ligjvënësit evropianë duhet të “vazhdojnë të ëndërrojnë” nëse mendojnë se Evropa mund të mbrohet pa SHBA-në. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, reagoi ndaj komenteve të sekretarit të përgjithshëm të martën, duke thënë: “Jo, i dashur Mark Rutte. Evropianët mund dhe duhet të marrin kontrollin e sigurisë së tyre. Edhe Shtetet e Bashkuara janë dakord. Është shtylla evropiane e NATO-s.”

Kaja Kallas tha se nën administratën Trump, Evropa “nuk ishte më qendra kryesore e gravitetit të Uashingtonit” dhe se kontinenti duhej të ndryshonte kulturën nga të menduarit si kombe, drejt veprimit të përbashkët si evropianë.

Tranzicioni i Uashingtonit larg Evropës “ka vazhduar për një kohë”, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, duke shtuar se ishte strukturor, jo i përkohshëm.

23 vendet që janë anëtare si të BE-së ashtu edhe të NATO-s kanë një përgjegjësi të veçantë për të “sinkronizuar përpjekjet tona, së bashku me NATO-n”. Ashtu si Barrot, ajo theksoi rëndësinë e të treguarit se si një “shtyllë e dallueshme evropiane” do të shtonte vlerë.

Përçarja e fundit SHBA–Evropë për shkak të Groenlandës ka nxjerrë në pah “ndryshimin tektonik” në marrëdhënie, që Kallas përmendi në fjalimin e saj, me Trump që kërcënoi të vendoste tarifa për disa nga aleatët e tij më të ngushtë evropianë, pasi ata kundërshtuan planet e tij për të marrë përsipër ishullin Arktik.

Mark Rutte u vlerësua javën e kaluar për qetësimin e tensioneve midis Trump dhe udhëheqësve evropianë, kur presidenti amerikan hoqi dorë nga kërcënimi i tij gjatë bisedimeve me shefin e NATO-s në periferi të Davosit. Trump tha se po shqyrtonte një marrëveshje të mundshme për Groenlandën, megjithëse ende nuk janë zbuluar detaje. Vitin e kaluar, nën presionin e Trump, vendet anëtare të NATO-s premtuan të rrisnin shpenzimet e tyre të përgjithshme në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, megjithëse një pjesë e kësaj shume mund të shkonte drejt infrastrukturës kombëtare.

Rutte i tha Parlamentit Europian të hënën se, nëse Evropa donte vërtet të “vazhdonte e vetme” në mbrojtje, do të duhej të shpenzonte 10% të prodhimit ekonomik (PBB) dhe të krijonte kapacitetin e vet bërthamor.

Një largim nga SHBA-ja, sipas Rutte-s, do të “humbiste garantuesin përfundimtar të lirisë sonë, që është ombrella bërthamore e SHBA-së”.

Duke iu drejtuar të njëjtës konferencë në Bruksel, së bashku me Kaja Kallas, komisioneri i Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius, tha të mërkurën se SHBA-të tani presin që evropianët të marrin përgjegjësinë për mbrojtjen e tyre, pasi amerikanët do të “zvogëlojnë praninë e tyre në kontinent”.

Evropa ishte “një gjigant, por një gjigant në gjumë” që duhej të zgjohej. “Ne duhet ta ndërtojmë shumë shpejt pavarësinë tonë. Pavarësi në mbrojtje: pa vonesa dhe pa justifikime”, shtoi ai.

Qëllimi kryesor i NATO-s, kur u themelua në Uashington në vitin 1949, ishte të siguronte sigurinë dhe lirinë e anëtarëve të saj përballë një Bashkimi Sovjetik armiqësor – një perandori komuniste e dominuar nga Rusia, që u shemb në vitin 1991.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka akuzuar prej kohësh NATO-n për zgjerim drejt lindjes, duke krijuar një kërcënim sigurie për Moskën, dhe e ka cilësuar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 si një përgjigje ndaj kësaj.

Megjithatë, një shtet rus gjithnjë e më luftarak ka nxitur dy anëtarë të tjerë të BE-së – Suedinë dhe Finlandën – t’i bashkohen aleancës së NATO-s që nga pushtimi në shkallë të plotë.

Kremlini ka kërkuar që, sipas një marrëveshjeje të ardhshme paqeje, Ukrainës t’i ndalohet anëtarësimi në NATO.

Edhe pse është pjesë e kushtetutës së Ukrainës të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO, shanset që Kievi të bëhet anëtar i NATO-s së shpejti konsiderohen të pakta.

The post Kallas: Evropa nuk mund t’ia besojë mbijetesën e saj të tjerëve appeared first on Sinjali.

Rexhepi: Ka komunikim për formimin e qeverisë së re, presim rinumërimin e votave

29 January 2026 at 07:14

Emilja Rexhepi ka bërë të ditur se ekziston komunikim lidhur me negociatat për formimin e qeverisë së re, duke theksuar se po pritet përfundimi i rinumërimit të votave para se të nisin bisedimet konkrete për pozitat në ekzekutiv.

Rexhepi tha se ka zhvilluar biseda edhe me kryeministrin në detyrë Albin Kurti në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve.

“Normalisht unë kam folur edhe me kryeministrin pak edhe për rezultatet e zgjedhjeve dhe presim rinumërimin e votave edhe me u ulë e fol për pozitën edhe ne qeverinë e re”, deklaroi ajo në Dukagjin.

Rexhepi theksoi se qeveria e kaluar ka ofruar një hapësirë më të madhe për komunitetet joshumicë, duke theksuar se përfaqësimi i tyre ka qenë më i gjerë krahasuar me të kaluarën.

“Qeveria e kaluar ka pasur një hapësirë shumë të madhe për komunitetet joshumicë. Më herët vetëm komuniteti serb kishte zëvendëskryeministër, ndërsa tani ka pasur më shumë autonomi dhe hapësirë për të ndihmuar komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha Rexhepi.

Ajo shtoi se nuk flet për pozita personale, por për rolin institucional të komuniteteve joshumicë, duke theksuar se askush nuk mund të shantazhohet apo të detyrohet të veprojë kundër vullnetit të tij.

Rexhepi gjithashtu ka thënë se ka votuar edhe kundër disa nismave në Kuvend kur ato nuk kanë garantuar barazi të plotë për komunitetet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rexhepi: Ka komunikim për formimin e qeverisë së re, presim rinumërimin e votave appeared first on Sinjali.

Aksidenti tragjik në Rumani, UEFA nuk shtyn ndeshjen – tifozeria e PAOK-ut anulon udhëtimet për në Francë

29 January 2026 at 07:12

Gjithë tifozëria e ekipit grek të PAOK-ut ka anuluar udhëtimet për në Francë. Sipas mediave greke në Selanik zia është e papërshkrueshme. Drejtuesit e ekipit varën bluza me emrat e 7-të të rinjve që humbën jetën dhe një tjetër me mbishkrimin “I pavdekshëm”.

Mbi 200 tifozë që kishin udhëtuar në të njëjtën rrugë para aksidentit tragjik u kthyen në vendin e tragjedisë për të lënë një fanellë, një shall, një qiri. Skuadrat e futbollit në Greqi vazhdojnë të shprehin solidaritetin.

Së fundi një delegacion nga ekipi i futbollit “Aris” vizitoi stadiumin “Toumba” në Selanik për t’i bërë homazhe të rinjve që humbën jetën. UEFA nga ana tjetër refuzoi të shtynte ndeshjen me Lyon dhe ekipi i PAOK udhëtoi për në Francë si zakonisht.

Megjithatë, dera që do të kishte pritur tifozët bardhezi në Parkun Olimpik nuk do të hapet në shenjë zie. Në një klimë zie për humbjen e 7 tifozëve të tyre, PAOK u stërvit në mëngjes në mjediset e Mesimvria dhe me përjashtim të Ivanushek, lojtarët e mbetur u përfshinë në ekip.

Dy ekipet greke “Panathinaikos” dhe “PAOK” tashmë janë kualifikuar për fazën e ndërmjetme të Europa League dhe po kërkojnë rezultate pozitive në ndeshjet e nesërme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidenti tragjik në Rumani, UEFA nuk shtyn ndeshjen – tifozeria e PAOK-ut anulon udhëtimet për në Francë appeared first on Sinjali.

Mbahet seancë gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

29 January 2026 at 07:10

Sot mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët akuzohen për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. Seanca do të zhvillohet në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë tre të akuzuarit për vrasjen e të ndjerës Liridona Ademajt.

Dy të akuzuarit e parë kishin pretenduar se kanë çrregullime mendore, por Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka konstatuar se asnjëri prej tyre nuk ka pasur problematika të tilla shëndetësore gjatë kohës së kryerjes së veprës penale.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt. Ndërkaq, Granit Plava nuk ishte deklaruar rreth fajësisë, ndërsa Kushtrim Kokalla kishte thënë se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me sanksionin penal për Tom Dodajn, i cili akuzohet për shitjen e armës me të cilën është kryer vrasja. Apeli e ka dënuar Dodajn me tre vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbahet seancë gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt appeared first on Sinjali.

❌
❌