Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 January 2026Sinjali

Nga snowboardisti olimpik te bos droge, arrestohet Ryan Wedding, i njohur si “El Jefe”

24 January 2026 at 16:42

Ryan Wedding, ish-snowboardisti kanadez që garoi në Lojërat Olimpike Dimërore 2002, është arrestuar në SHBA nën akuza për trafik droge dhe vrasje të porositura.

Autoritetet amerikane e lidhin atë me një rrjet që dyshohet se ka trafikuar kokainë dhe ka urdhëruar eliminimin e rivalëve dhe dëshmitarëve.

Për vite me radhë, Wedding ka operuar në Kanada, Kolumbi dhe Meksikë, duke shmangur arrestimin dhe duke menaxhuar aktivitetet kriminale ndërkombëtare.

Zyrtarët e FBI-së e krahasojnë ndikimin e tij me bosët më të njohur të drogës, megjithëse ekspertët e sigurisë janë skeptikë për madhësinë reale të kontrollit të tij mbi tregun.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga snowboardisti olimpik te bos droge, arrestohet Ryan Wedding, i njohur si “El Jefe” appeared first on Sinjali.

Zubin Potok: Sekuestrohen 1 pushkë, 244 fishekë dhe eksploziv në shtëpi të braktisur

24 January 2026 at 16:25

Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë M48, 244 fishekë, 2 karikatorë të zbrazët dhe një sasi eksplozivi në një shtëpi të braktisur në fshatin Jagnjenicë, Zubin Potok.

Njësia për Trajtimin e Eksplozivit (EOD) ka tërhequr eksplozivin në mënyrë të sigurt, ndërsa hetimet për llojin dhe origjinën e tij vazhdojnë.

Rasti është inicuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa deri tani nuk ka persona të arrestuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zubin Potok: Sekuestrohen 1 pushkë, 244 fishekë dhe eksploziv në shtëpi të braktisur appeared first on Sinjali.

Përplasje e ashpër e Xhakës me tifozin pas humbjes së Sunderlandit ndaj West Hamit

24 January 2026 at 16:17

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, u përfshi në një përplasje verbale me një tifoz nga tribunat pas humbjes 3-1 të skuadrës së tij ndaj West Hamit në Premier League.

Incidenti ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes, ku Xhaka reagoi ndaj një gjesti fyese të tifozit. Zyrtarët e ndeshjes ndërhynë për pak çaste, ndërsa stewardët u angazhuan për të qetësuar situatën.

Nga ana sportive, West Hami arriti fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e Nuno Espirito Santo, duke mbetur dy pikë pas Nottingham Forest në tabelë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përplasje e ashpër e Xhakës me tifozin pas humbjes së Sunderlandit ndaj West Hamit appeared first on Sinjali.

Obiliqi pa ujë, kontraktorët privat shkaktojnë dëmtimin e gypit

24 January 2026 at 16:11

KRU “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e qytetit të Obiliqit, si dhe fshatrat Plemetin, Prelluzhë dhe Hamidi kanë mbetur pa ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të një gypi Ø200 ACC nga kontraktorë privatë, të cilët nuk e raportuan dëmin.

Sipas njoftimit, furnizimi do të rikthehet pas sanimit të plotë të gypit, ndërsa qytetarët këshillohen që ujin të mos e përdorin për pije deri në kthjellim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Obiliqi pa ujë, kontraktorët privat shkaktojnë dëmtimin e gypit appeared first on Sinjali.

Jennifer Lopez mahnit në Los Angeles me stil të guximshëm dhe elegante

24 January 2026 at 16:02

Jennifer Lopez u shfaq këtë javë në Los Angeles me një stil të guximshëm, duke tërhequr vëmendjen me një fustan të zi me dekolte të thellë dhe xhaketë lëkure.

Artistja 56-vjeçare ruajti pamjen elegante me aksesorë luksozë dhe stilin e saj karakteristik.

Në planin profesional, ajo pritet të rikthehet me dy projekte të reja filmike këtë vit, ndërsa në aspektin personal ka deklaruar se pas divorcit nga Ben Affleck, e sheh dashurinë me më shumë pjekuri dhe vetëbesim.

The post Jennifer Lopez mahnit në Los Angeles me stil të guximshëm dhe elegante appeared first on Sinjali.

Erdogan takon ministrat e Jashtëm të Ballkanit në Stamboll, në fokus paqja dhe bashkëpunimi rajonal

24 January 2026 at 15:52

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvilloi në Stamboll një takim me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit, ku u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Në kuadër të Platformës së Paqes në Ballkan, Erdogan theksoi rëndësinë e solidaritetit, sigurisë, energjisë dhe bashkëpunimit rajonal, duke bërë thirrje për veprim të përbashkët dhe nisma të fokusuara në paqe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Erdogan takon ministrat e Jashtëm të Ballkanit në Stamboll, në fokus paqja dhe bashkëpunimi rajonal appeared first on Sinjali.

Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-vjeçar

24 January 2026 at 15:35

Një aksident trafiku me pasojë vdekje ka ndodhur sot rreth orës 13:25 në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën Gjakovë–Prizren, konkretisht në rrugën “Dah Polloshka”.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke vazhduar hetimet, ndërsa në koordinim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

“Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke zhvilluar hetime, ndërsa në koordinim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, konfirmoi ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-vjeçar appeared first on Sinjali.

Zurich po shqyrton rikthimin e Mirlind Kryeziut pas skadimit të kontratës

24 January 2026 at 15:26

Zurichu po konsideron rikthimin e qendërmbrojtësit Mirlind Kryeziu, kontrata e të cilit me klubin zviceran skadoi verën e kaluar.

Presidenti i klubit zviceran, Ancillo Canepa, konfirmoi lajmin të premten në mbrëmje, duke shtuar se bisedimet mes palëve kanë nisur.

“Kjo situatë është e veçantë sepse ai nuk u largua si futbollist i lirë. Ai thjeshtë nuk e vazhdoi kontratën. Unë nuk mund të vendos për të. Stafi i trajnerëve e ka dhënë aprovimin për kthim dhe jemi në bisedime”, tha Canepa gjatë konferencës për shtyp.

Kryeziu, i cili ka 10 paraqitje për kombëtaren e Kosovës, ka zhvilluar gjithsej 163 ndeshje për Zurichun, duke shënuar 10 gola dhe dhënë pesë asistime. Ai u zhvillua si futbollist në këtë klub dhe rikthimi i tij konsiderohet një mundësi e rëndësishme për skuadrën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zurich po shqyrton rikthimin e Mirlind Kryeziut pas skadimit të kontratës appeared first on Sinjali.

Takimi Meloni-Merz: Bashkimi Evropian duhet të forcojë autonominë strategjike

24 January 2026 at 15:17

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe kryetari i grupit parlamentar të CDU-së gjermane, Friedrich Merz, u takuan sot në Romë dhe ranë dakord mbi nevojën që Bashkimi Evropian të forcojë autonominë strategjike, të nxisë konkurrencën industriale, sidomos në sektorin e automjeteve, dhe të thellojë bashkëpunimin mes vendeve anëtare në fusha kyçe si mbrojtja, energjia dhe emigracioni.

“Ne duhet të ndërtojmë një Evropë të fortë, në gjendje të konkurrojë në nivel ndërkombëtar dhe me autonominë e saj strategjike”, deklaroi Meloni pas takimit kokë më kokë.

Ajo theksoi se sot Unioni duhet të zgjedhë nëse do të bëhet protagonist i fatit të tij apo do të presë që të tjerët të vendosin për të.

Nga ana tjetër, Merz vuri në dukje se pas 75 vitesh marrëdhënie diplomatike, Italia dhe Gjermania janë më pranë se kurrë dhe duhet të forcojnë sigurinë dhe aftësitë konkurruese të kontinentit.

“Evropa duhet të fokusohet në çështje kyçe si Ukraina, energjia dhe të luftojë për një NATO të fortë, që bën më shumë për Arktikun”, tha ai.

Në deklaratën e përbashkët, të dy krerët riafirmuan rëndësinë e lidhjes ndër-atlantike mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, duke u bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta. Po ashtu, ata vunë theksin tek respektimi i ligjit ndërkombëtar, përfshirë integritetin territorial dhe sovranitetin, duke iu referuar situatës në Ukrainë dhe Grenlandë.

Në kuadër të planit të veprimit italo-gjerman, Roma dhe Berlini ranë dakord për të mbështetur përpjekjet amerikane për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për procesin e paqes në Gaza.

Takimi u pasua nga një mbledhje mes përfaqësuesve të bizneseve italiane dhe gjermane, e mbajtur në një nga hotelet kryesore të Romës mbrëmjen e së premtes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Takimi Meloni-Merz: Bashkimi Evropian duhet të forcojë autonominë strategjike appeared first on Sinjali.

Përfundojnë bisedimet e para trepalëshe SHBA-Ukrainë dhe Rusi

24 January 2026 at 15:13

Bisedimet Ukrainë-Rusi përfunduan sot, thanë burime për Reuters.

Përfaqësuesit e të dyja vendeve po takoheshin me ndërmjetësit amerikanë në Abu Dhabit.

Ashtu si dje, shumë pak detaje janë bërë publike për diskutimet që zhvilluan sot SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia.

Sipas një zëdhënësi të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, bisedimet u fokusuan tek “elementet e pazgjidhura” të kuadrit të paqes të propozuar nga SHBA-ja, një plan i hartuar fillimisht nga SHBA dhe Rusia, dhe më pas i modifikuar nga SHBA-ja dhe Evropa.

Ndërsa bisedimet trepalëshe zhvilloheshin në Abu Dhabi, sulmet ruse në Ukrainë vazhduan.

Sky News raporton se bisedimet përfshinë “angazhim të drejtpërdrejtë” mes zyrtarëve të të dy vendeve dhe u zhvilluan në një “atmosferë konstruktive dhe pozitive”. Kjo mund të sugjerojë se përfaqësuesit rusë dhe ukrainas ishin në të njëjtën dhomë, në vend që SHBA-ja të kryente vetëm ndërmjetësimin, por deklarata nuk është përfundimtare.

Nuk dihet ende nëse do të zhvillohen bisedime të reja mes palëve në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfundojnë bisedimet e para trepalëshe SHBA-Ukrainë dhe Rusi appeared first on Sinjali.

KQZ: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj rezultatet përfundimtare

24 January 2026 at 14:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se procesi i rinumërimit të plotë të të gjitha vendvotimeve, 2,557 sosh, të përmbyllet gjatë javës së ardhshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se përfundimi i këtij procesi do t’i hapte rrugën KQZ-së për të shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u përpjekur maksimalisht që të përmbyllë në një kohë sa më të shpejtë rinumërimin e të gjitha vendvotimeve të mbetura, në mënyrë që të procedojë me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. KQZ planifikon që procesi i rinumërimit të të gjitha vendvotimeve të përmbyllet gjatë javës në vazhdim”.

“Pas përfundimit të rinumërimit, KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Ashtu siç parashihet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët do të mund të parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP dhe, eventualisht, procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme. Natyrisht, procesi i rinumërimit i heq dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, por KQZ duhet të presë afatin për paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se të procedojë me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”, ka thënë Elezi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj rezultatet përfundimtare appeared first on Sinjali.

Kinë nis hetim ndaj dy zyrtarëve të lartë ushtarakë për shkelje disipline dhe ligji

24 January 2026 at 14:41

Partia Komuniste e Kinës ka vendosur të nisë një hetim ndaj zyrtarëve të lartë ushtarakë Zhang Youxia dhe Liu Zhenli për shkelje të dyshuara serioze të disiplinës dhe ligjit, njoftoi të shtunën ministria e mbrojtjes.

Zhang, 75 vjeç, është anëtar i Byrosë Politike dhe nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, ndërsa Liu është shef i stafit të Departamentit të Shtabit të Përbashkët të CMC-së. Zhang konsiderohet aleati më i ngushtë ushtarak i Presidentit Xi Jinping dhe një nga pak oficerët kryesorë me përvojë luftarake në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kinë nis hetim ndaj dy zyrtarëve të lartë ushtarakë për shkelje disipline dhe ligji appeared first on Sinjali.

Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votash në Prizren

24 January 2026 at 14:25

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se deri më tani ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave, pjesë e 109 të arrestuarve për manipulim të votave në Komunën e Prizrenit.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj, tha se procesi vazhdon dhe janë ende në pritje të pranimit të kërkesave të tjera nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

“Ju njoftoj se deri në këto momente Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave, dhe në ora 14:00 është caktuar një seancë dëgjimore, ndërsa në ora 15:00 është caktuar seanca e radhës dhe jemi ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren”, tha Lekaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votash në Prizren appeared first on Sinjali.

Policia gjen armë, municion e granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

24 January 2026 at 14:05

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh dhe municioni në një shtëpi të braktisur në fshatin Joshevik, komuna e Zveçanit.

Sipas njoftimit të Policisë, më 24 janar 2026, rreth orës 09:20, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, u zhvillua kontrolli i shtëpisë, ku u gjetën:

1 armë automatike AK-47

1 pushkë gjysmë automatike dy tytëshe

10 karikatorë të zbrazët

6 karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë

84 copë fishekë për pushkë automatike

14 copë fishekë për pushkë gjysmë automatike

1 rrip për fishekë

2 granata dore M50

Pajisje për pastrimin e armëve

Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e hetimeve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia bën të ditur se deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar në lidhje me rastin.

Në fund, Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme, duke inkurajuar që çdo rast të dyshimtë ose veprim të kundërligjshëm të raportohet në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt policor. “Vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të sigurojmë një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët, pa dallim”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia gjen armë, municion e granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan appeared first on Sinjali.

Ferrari prezanton bolidin SF-26 për sezonin e ri

24 January 2026 at 13:58

Skuadra e Ferrarit e ka prezantuar bolidin e ri me të cilin do t`i zhvillojë garat në sezonin 2026.

Bolidi i ri quhet SF-26, me të cilin skuadra nga Maranello, shpreson se do të rikthehet në ditët e tyre të arta.

Me 31 tituj të fituar Ferrari, është ekipi më i trofeshëm në historinë e Formula 1.

F678_still_f03_16_9_v10.png

Ferrari prezanton bolidin SF-26 për sezonin e ri

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ferrari prezanton bolidin SF-26 për sezonin e ri appeared first on Sinjali.

Granit Xhaka lëndohet, nuk do të luajë në ndeshjen e sotme ndaj West Ham

24 January 2026 at 13:42

Klubi anglez, Sunderland, ka bërë të ditur se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj West Ham United, e vlefshme për javën e 23-të në Ligën Premier.

Sunderland do të përballet si mysafir me West Hamin, por “Macet e Zeza” do të kenë një mungesë të ndjeshme: kapitenin dhe yllin e skuadrës, Granit Xhakën.

Në njoftimin e publikuar nga faqja zyrtare e klubit thuhet:

“Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së sotme kundër West Ham United.”

Sipas Sunderlandit, mesfushori shqiptar pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë fitores së fundjavës së kaluar ndaj Crystal Palace dhe aktualisht po i nënshtrohet një periudhe rehabilitimi në Academy of Light.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Granit Xhaka lëndohet, nuk do të luajë në ndeshjen e sotme ndaj West Ham appeared first on Sinjali.

Kapja e Maduros, presidentja venezuelase: Na dhanë 15 minuta kohë për të zgjedhur mes jetës dhe vdekjes

24 January 2026 at 13:33

Një video e rrjedhur nga një takim i mbyllur ka nxjerrë në pah përpjekjet e dëshpëruara të regjimit venezuelas për të kontrolluar narrativën publike pas kapjes së presidentit Nicolás Maduro nga forcat amerikane.

Në pamjet e publikuara, shihet ministri i Komunikimit, Freddy Nanez, duke vendosur telefonin pranë mikrofonit përpara një grupi mbështetësish pro-qeveritarë, ndërsa në altoparlant dëgjohet zëri i presidentes në detyrë, Delcy Rodríguez.

Rodríguez pretendon se në momentin kur forcat amerikane kapën Maduron, atij, vëllait të saj Jorge Rodríguez dhe Diosdado Cabello iu dhanë vetëm 15 minuta kohë për t’u përgjigjur nëse do t’u përmbaheshin kërkesave të Uashingtonit, duke i kërcënuar se “përndryshe do t’i vrisnin”.

Ajo thotë se ishin të detyruar të bashkëpunonin për shkak të “kërcënimeve dhe shantazhit të vazhdueshëm”, duke shtuar se prioriteti i tyre kryesor ishte ruajtja e pushtetit politik, shkruan The Guardian.

Videoja është regjistruar rreth shtatë ditë pas sulmit të forcave amerikane dhe pasqyron shqetësimin e figurave të larta të regjimit se mund të përballeshin me akuza për tradhti, si dhe frikën se lëvizja e brendshme politike mund të shpërbëhej.

Gjatë takimit, ministri i Komunikimit pohon se qeveria ishte duke negociuar për të shpëtuar pozicionin e saj dhe se zhvillimet ishin pjesë e një plani më të gjerë për të kontrolluar situatën, përfshirë edhe çështjen e shitjes së naftës.

Megjithatë, Rodríguez nuk e ka përsëritur zyrtarisht pretendimin për kërcënime me vdekje, por ka deklaruar se janë në proces dialogu me Shtetet e Bashkuara për të adresuar dallimet dhe sfidat përmes diplomacisë.

Analistët politikë vlerësojnë se mbetet e vështirë të verifikohet nëse kërcënimet ishin reale apo një konstrukt i përdorur për të mbajtur të bashkuar bazën politike të regjimit.

A leaked video of a closed-door meeting shows Venezuela’s Delcy Rodríguez telling pro-government influencers that US forces threatened to kill senior officials unless they cooperated after the capture of Maduro.

Rodríguez says she and other top figures were given 15 minutes to… pic.twitter.com/hiz5LqAXNJ

— Clash Report (@clashreport) January 24, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kapja e Maduros, presidentja venezuelase: Na dhanë 15 minuta kohë për të zgjedhur mes jetës dhe vdekjes appeared first on Sinjali.

Rënie e fasadave dhe kulmeve, intervenohet në lagjen Dardania dhe në zona tjera

24 January 2026 at 13:24

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit thotë se ka intervenuar për largimin e rrezikut në ndërtesat e banimit, si pasojë e rënies së pjesëve të fasadave dhe kulmeve, fillimisht në lagjen Dardania, por edhe në zona të tjera të qytetit.

Në njoftim thuhet se ekipet e tyre në bashkëpunim me shërbimet përkatëse, janë duke realizuar intervenime teknike të specializuara, me qëllim parandalimin e rrezikut për kalimtarët dhe banorët.

“Angazhimi ynë është i vazhdueshëm dhe i përqendruar në identifikimin e rreziqeve, largimin e elementeve të pasigurta nga objektet, dhe rritjen e sigurisë në hapësirat publike.

Siguria e qytetarëve mbetet prioritet absolut i Kryeqytetit. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të vazhdojë me monitorim aktiv dhe reagim të shpejtë në çdo rast ku paraqitet rrezik potencial”, thuhet në njoftim.

Tutje ftohen qytetarët që çdo shqetësim apo rrezik të mundshëm ta raportojnë përmes numrave emergjentë: 0800 122 44 ose 0800 122 33.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rënie e fasadave dhe kulmeve, intervenohet në lagjen Dardania dhe në zona tjera appeared first on Sinjali.

Përdorte ChatGPT për taktika dhe vendime, drejtuesit e klubit shkarkuan trajnerin pasi po i rrëzonte nga kategoria

24 January 2026 at 12:52

Ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Sochit, Andrei Orlov, ka zbuluar se si ish-trajneri kryesor i klubit, Robert Moreno, e përdori ChatGPT në punën e tij dhe në çdo vendim rreth ekipit dhe ndeshjeve.

Moreno udhëhoqi ekipin rus nga dhjetori i vitit 2023 deri në shtator 2025 dhe drejtuesit e klubit vendosen ta shkarkojnë pasi një fillimi të dobët të sezonit dhe vetëm 1 pikë në 7 ndeshjet e para pas rikthimit në ligën superiore.

Aktualisht, nën udhëheqjen e Igor Osinkin, Sochi zë vendin e fundit, të 16-të, në renditjen e kampionatit rus me nëntë pikë dhe Orlov tashmë e ka akuzuar Morenon rreth punës së tij duke e cilësuar si një trajner që nuk pranonte mendimet e të tjerëve.

“Moreno nuk i respektonte fare asistentët dhe lojtarët e tij – njerëzit e ndienin këtë. Asistentët ishin vetëm ekzekutorë, ata kurrë nuk mund ta mbronin pozicionin e tyre”, ka thënë fillimisht Orlov për championat.com.

Ai gjithashtu theksoi pa-efektshmërinë e Morenos sepse, pavarësisht rezultateve të dobëta, qasja ndaj lojës nuk ndryshoi.

“Gjatë krizës, Moreno tregoi se ishte një tifoz i ChatGPT”, shtoi ai, ku si shembull përmendi përgatitjet për ndeshjen jashtë fushe në Khabarovsk.

“Roberti tha: ‘I kam zgjidhur të gjitha. I kam futur të gjithë parametrat e ndeshjes jashtë fushe në ChatGPT. Duhet të fluturojmë ditën e ndeshjes. Në Sochi, do të stërvitemi një orë më parë dhe dy ditë para nisjes, do të fillojmë stërvitjen në orën shtatë të mëngjesit'”, tha ai.

Pasi Orlov e shqyrtoi prezantimin, ai e kuptoi se plani do t’i mbante lojtarët zgjuar për 28 orë.

“Unë thashë, ‘Robert, kjo është shumë mirë, por kur do të flenë djemtë?’ Moreno futi parametrat e rinj, prezantimi u përditësua. Në fund, ne vazhduam me orarin që kishte hartuar ChatGPT”.

Përzgjedhja e lojtarëve bazuar në analizën e inteligjencës artificiale

Inteligjenca artificiale u përdor gjithashtu në përzgjedhjen e lojtarëve. Verën e kaluar, klubi rus po kërkonte një sulmues dhe përzgjedhja përfshinte Vladimir Pisarski, Pavel Meljosin dhe Artur Susenacev.

“Moreno futi të dhënat e Pisarski, Meljosin dhe Susenacev nga Ëyscout në ChatGPT. Sipas GPT, Susenacev ishte më i miri”, tha Orlov.

Kur u pyet nëse një qasje e tillë i dukej absurde, Orlov shpjegoi se përdorimi i mjeteve shtesë në vetvete nuk ishte problematik.

“Një mjet shtesë – pse jo? Por për Morenon, ChatGPT në një moment u bë një nga kryesoret”, përfundoi Orlov.

Andrei Orlov

Ndryshe, Moreno është një ish-trajner i Spanjës dhe gjithashtu ka drejtuar Monacon. Si trajner, ai u rrit përmes akademisë së Barcelonës dhe punoi si asistent në ekipin e parë. Ai gjithashtu punoi si asistent te Celta Vigo dhe Roma, dhe si trajner kryesor te Granada.

Moreno në të kaluarën është lidhur edhe me stolin e Kombëtares së Kosovës, teksa te asnjëra prej këtyre skuadra nuk ka pasur deri tani ndonjë sukses të veçantë. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përdorte ChatGPT për taktika dhe vendime, drejtuesit e klubit shkarkuan trajnerin pasi po i rrëzonte nga kategoria appeared first on Sinjali.

Trump nxit diskutime për ‘rendin e ri botëror’, ndërsa udhëheqësit sinjalizojnë ndryshimin e aleancave globale

24 January 2026 at 12:47

Presidenti amerikan Donald Trump jep. Dhe merr. I mjaftuan vetëm gjashtë ditë për të ndërtuar një botë të re. Ditën e shtatë, aleatët e deridjeshëm në Evropë mund të shpresonin me të drejtë për pak qetësi.

Që nga kërcënimet për tarifa dhe deri te synimi për të marrë Grenlandën, sjellja e Trumpit ka thyer tabu dhe e ka bërë të qartë se normat e rendit të vjetër botëror janë zhdukur, ka shkruar Associated Press në një analizë të shtunën.

Është “çarje, jo tranzicion”, siç e përshkroi prerazi kryeministri kanadez Mark Carney. Gjatë dekadave në jetën publike, Trumpi nuk ka qenë kurrë i njohur për delikatesë, por trazirat e javës së fundit kanë qenë të jashtëzakonshme edhe sipas standardeve të tij.

Ato kanë kristalizuar vendosmërinë e tij për të fshirë rendin e bazuar në rregulla që ka udhëhequr politikën e jashtme amerikane – dhe për rrjedhojë edhe atë perëndimore – që nga Lufta e Dytë Botërore. Në vend të tij po lind një arenë pa rregulla, ku fitojnë më të zhurmshmit dhe më të fortët, ndërsa themeli i vjetër – besimi transatlantik, dikur i pathyeshëm – nuk ekziston më.

Një javë e paprecedentë

Trumpi e kishte shprehur dëshirën për territorin danez të Grenlandës që në vitin 2019. Por vetëm shpërthimi i javës së kaluar, me kërcënime të hapura ndaj një aleati të NATO-s, e tronditi vërtet Evropën. “Në një mënyrë apo në një tjetër, ne do ta kemi Grenlandën”, premtoi Trump, edhe nëse “duhet ta bëjmë në mënyrën e vështirë”.

Para se të shtynte tarifat ndaj disa vendeve evropiane, ai i bëri presion Danimarkës që të “thoshte po” ndaj kërkesës amerikane për kontrollin e Grenlandës.

“Dhe ne do të jemi shumë mirënjohës. Ose mund të thoni jo, dhe ne do ta mbajmë mend”, ka shtuar ai, duke vënë në pikëpyetje edhe vetë aleancën e NATO-s.

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Trumpi foli për vendosjen e tarifave ndaj Zvicrës pasi lideri zviceran “ia kishte prishur nervat” gjatë një telefonate. Por më pas i zbuti fjalët.

I fyer nga qëndrimi gjithnjë e më i ashpër i kryeministrit kanadez Mark Carney, Trump tërhoqi ftesën për Kanadanë për t’u bashkuar me Bordin e Paqes – një organizatë që e kryeson dhe që shumë aleatë perëndimorë dyshojnë se mund të shndërrohet në një rival të OKB-së. Pjesë e kësaj organizate u bë edhe Kosova.

Realitet i ri

“Është krijuar një realitet i ri. Një realitet që shpesh është shumë i paqëndrueshëm”, u shpreh një diplomat i lartë i BE-së, duke përmendur “retorikën shumë joortodokse të administratës amerikane”. Mesazhi më në fund duket se ka mbërritur: SHBA-ja nuk është më miku dhe aleati i besueshëm që ishte dikur.

Për disa, ky është zgjim i vonuar.

“Marrëdhëniet transatlantike kanë pësuar goditje të madhe javën e kaluar”, ka thënë shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas. Ndërsa ish-presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ishte edhe më i drejtpërdrejtë: marrëdhënia transatlantike “siç e kemi njohur për dekada, ka vdekur”.

Në kërkim të një rruge të re

Përballë ambicieve të Trumpit, Evropa ka përpara një zgjedhje të qartë: sfidë apo nënshtrim. “Qetësimi nuk sjell rezultate, vetëm poshtërim”, ka thënë kryeministri polak Donald Tusk, ndërsa kryeministri belg Bart De Wever deklaroi në Davos se do të preferonte të ishte një “vasal i lumtur” sesa një “skllav i mjerë” i SHBA-së.

Liderë të tjerë, që gjatë administratës Trump kishin kërkuar mënyra për të bashkëpunuar me të, po bëhen gjithnjë e më të zëshëm. Kryeministri kanadez Carney po shfaqet shpejt si lider i një lëvizjeje që synon të bashkojë dhe balancojë fuqinë amerikane.

“Nëse nuk je në tavolinë, je në menu”, ishte fjalia e famshme e tij në Davos.

Trump reagoi ashpër, me kërcënime dhe duke tërhequr ftesën për Bordin e Paqes.

“Kanadaja jeton falë Shteteve të Bashkuara. Mbaje mend këtë, Mark, herën tjetër kur bën deklarata”, ka thënë ai.

Neni 5

Carney nuk u tërhoq. Në Britani, kryeministri Keir Starmer e dënoi Trumpin për komente “fyese dhe tronditëse”, ku presidenti amerikan dyshonte se NATO-ja do ta mbështeste SHBA-në në rast sulmi. Trumpi duket se ka harruar se Neni 5 i NATO-s, i cili obligon mbrojtjen kolektive, është aktivizuar vetëm një herë – pas sulmeve të 11 shtatorit ndaj SHBA-së.

Starmer përmendi sakrificën e 457 ushtarëve britanikë të vrarë në Afganistan, duke thënë se nuk do ta harronte kurrë “guximin dhe flijimin e tyre”. Edhe Danimarka, e përbuzur nga Trumpi, pati numrin më të lartë të viktimave për frymë mes forcave të koalicionit.

Bisedat me diplomatët e BE-së tregojnë se Evropa më në fund është bashkuar rreth nevojës për pavarësi nga kapriçot e Shtëpisë së Bardhë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes. “Krejtësisht e papranueshme”, i quajti Macron tarifat amerikane, duke shtuar: “Ne preferojmë respekt, jo bullizëm”.

Kujdes dhe zakone të vjetra

Megjithë retorikën e Trumpit, Evropa përballet me të njëjtat kërcënime si më parë. Rusia vazhdon sulmet ndaj Ukrainës, ndërsa inteligjenca ushtarake finlandeze paralajmëron për rreziqe ndaj infrastrukturës nënujore në Baltik. Edhe pse askush nuk pajtohet me dorëzimin e territoreve sovrane, rezistenca nuk është kudo e hapur.

Fuqia ushtarake dhe ekonomike amerikane mbetet thelbësore, dhe kontinenti ende nuk është gati të mbrohet i vetëm kundër Rusisë. Edhe pasi Trumpi u tërhoq nga përplasja për Grenlandën, kancelari gjerman Friedrich Merz foli për “mirënjohje” ndaj ndryshimit të qëndrimit të tij.

Vendet baltike të rezervuara

Vendet baltike, zakonisht shumë të zëshme, ishin dukshëm më të rezervuara.

“Në vend që të fokusohemi te emocionet, duhet të përqendrohemi te aspekti ushtarak dhe teknik”, ka thënë ish-ministrja lituaneze e Mbrojtjes, Dovile Sakaliene, duke shtuar se Evropës do t’i duheshin 5 deri në 10 vjet për të barazuar fuqinë ushtarake amerikane në kontinent.

“Bashkëpunimi duhet të jetë fjala kyçe, jo konfrontimi. SHBA-ja mbetet miku ynë më i afërt”, u shpreh presidenti lituanez Gitanas Nauseda.

Në Washington, megjithatë, administrata nuk po tregon shenja të tërheqjes. Steve Bannon, ish-këshilltar i Trumpit, ka thënë se presidenti po ndjek një “strategji maksimaliste” dhe duhet të vazhdojë “derisa të përballet me rezistencë”.

“Dhe ende nuk kemi hasur rezistencë”, përfundoi ai.

Senatori demokrat Chris Coons vuri në dukje se Trumpi tërhiqet vetëm kur vendet si Kina “tregojnë forcë dhe qëndrueshmëri”.

“Ata që janë treguar të butë dhe kanë negociuar me mirëbesim, si BE-ja, nuk duket se kanë fituar respektin e tij. Secili mund të nxjerrë përfundimet e veta, por për mua, përpjekja për të qetësuar dikë me kërkesa të paekuilibruara tregon qartë se cili duhet të jetë kursi i veprimit”, ka thënë Coons.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump nxit diskutime për ‘rendin e ri botëror’, ndërsa udhëheqësit sinjalizojnë ndryshimin e aleancave globale appeared first on Sinjali.

❌
❌