Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 January 2026Sinjali

Përmbytjet në Mamurras, shoferi ngjitet mbi kamionin e bllokuar nën nënkalim

6 January 2026 at 14:51

Përmbytjet kanë shkaktuar probleme të shumta në disa qarqe të vendit.

Përveç vërshimeve të ujit në katet e para, problematika raportohet dhe në qarkullimin rrugor.

Në Fushë-Mamurras është bllokuar një person bashkë me kamionin e tij.

Për t’i shpëtuar ujit, shoferi ka hipur sipër kamionit, ndërsa ndodhet poshtë një nënkalimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përmbytjet në Mamurras, shoferi ngjitet mbi kamionin e bllokuar nën nënkalim appeared first on Sinjali.

KQZ publikon emrat: Këta janë deputetët e VV-së që siguruan ulëse në Kuvend

6 January 2026 at 14:48

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar në faqen e tij zyrtare listën e kandidatëve për deputetë të zgjedhur për mandatin e ri nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë LINK mund t’i gjeni emrat e secilit deputet dhe votat që kanë marrë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ publikon emrat: Këta janë deputetët e VV-së që siguruan ulëse në Kuvend appeared first on Sinjali.

Pa kartelë, me euro në dorë: Si e dëmtojnë pagesat me para të gatshme buxhetin e Kosovës?

6 January 2026 at 14:47

Arben Musliu, nga Fushë-Kosova, e përdor kartelën e tij bankare vetëm një herë në muaj: kur tërheq pagën mujore.

Të gjitha pagesat, qoftë për shërbime komunale apo për blerje në dyqane, 48-vjeçari i realizon me para të gatshme, pa marrë parasysh vlerën.

Madje, para tre vjetësh, ai pagoi 5 mijë euro para të gatshme për ta ndërruar veturën e tij me një më të re.

“Nuk i besoj tërheqjes së shpeshtë të parave nga bankomatët. Paratë në kuletë i menaxhoj më lehtë. Edhe kursimet i mbaj në shtëpi, jo në bankë. Nuk kam ndonjë arsye konkrete, por thjesht nuk besoj… nuk besoj”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë (REL).

Ndryshe nga Arbeni, Besarta, 23-vjeçare, pohon se të gjitha blerjet dhe pagesat e shërbimeve i kryen në formë elektronike.

“Bëhem nervoz kur nuk ka POS [aparate për kryerje të pagesës me kartelë] në dyqane, sepse nuk mbaj para në kuletë”, shprehet ajo për REL-in, duke shtuar se me këtë problem përballet kryesisht në biznese më të vogla, që shpeshherë nuk lëshojnë as kuponë fiskalë.

Shumë qytetarë dhe biznese vazhdojnë t’i përdorin paratë e gatshme më shumë, pasi që paranë fizike e shohin si “më të sigurt”, thonë ekspertë të ekonomisë. Por, sipas tyre, të rinjtë bëjnë përjashtim.

Sipas Bankës Botërore, vetëm 76 për qind e të rriturve në Ballkanin Perëndimor kanë një llogari transaksionesh, në krahasim me 99 për qind të të rriturve në Eurozonë.

Por, këto pagesa me para të gatshme nuk regjistrohen dhe nuk monitorohen nga autoritetet fiskale, pasi nuk lënë gjurmë elektronike, thotë profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi.

Sipas tij, kjo formë e pagesave jashtë kanaleve bankare i shkakton humbje buxhetit të shtetit përmes shmangies nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), tatimi mbi paga dhe tatimi mbi fitimin, dhe lehtëson shitjen e produkteve pa kupon fiskal.

Bektashi merr si shembull rastin kur një person paguan 5 mijë euro me para të gatshme, duke theksuar se në këtë rast shteti humb 900 euro, sa i bie të jetë 18-përqindëshi i TVSH-së.

“Heqja e parasë së gatshme, përveç që ndikon fuqishëm në eliminimin apo zvogëlimin në minimum të ekonomisë joformale, ndikon edhe në zvogëlimin e fenomeneve të dëmshme, siç janë korrupsioni, ryshfeti dhe shumë fenomene të tjera”, thekson Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Nëse shteti do të arrinte t’i mblidhte të gjitha tatimet, Bektashi konsideron se buxheti i vitit 2026 do të arrinte në rreth pesë miliardë euro, sepse do t’i shtoheshin rreth një miliard euro më shumë nga TVSH-ja dhe tatimet tjera.

Dhe, kjo shumë do të mund të përdorej për investime kapitale.

Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026, që kap shifrën e rreth katër miliardë eurosh.

Në një raport të Bankës Botërore thuhet se nëse një vend shënon rritje për 10 për qind të pagesave digjitale, ekonomia joformale e atij vendi ulet për rreth 2 për qind si rrjedhojë.

Edhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK) vlerëson se ekonomia joformale ndikon drejtpërdrejt në rritjen e përdorimit të parasë së gatshme, pasi që bizneset informale preferojnë transaksione të pagjurmueshme për t’i shmangur detyrimet fiskale.

“Të dhënat e vitit të kaluar tregojnë se vërehet një tendencë pozitive e rritjes së transaksioneve përmes kanaleve digjitale. Megjithatë, sfidë mbetet mungesa e besimit dhe edukimit financiar”, thuhet në një përgjigje nga BQK-ja për REL-in.

Për këtë arsye, BQK-ja thotë se synon forcimin e sigurisë dhe besimit në sistemet e pagesave, si dhe zgjerimin e përdorimit të pagesave digjitale.

Ekonomia joformale, mbi 30 për qind e PBB-së

Instituti Riinvest në vazhdimësi përcjell nivelin e informalitetit përmes anketimit të bizneseve. Në raportin “Zhvillimet ekonomike: Kërcënimet nga kriza institucionale”, publikuar në nëntor të vitit të kaluar, thuhet se informaliteti në Kosovë sillet nga 30 deri në 35 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

PBB-ja për vitin 2025 ishte mbi 11 miliardë euro.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) nuk është përgjigjur në pyetjen e REL-it se sa është vlera e ekonomisë joligjore.

Por, drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, tha më 22 dhjetor, gjatë një konference vjetore, se ky institucion ka mbledhur mbi një miliard euro më 2025, duke shënuar rritje prej 11 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Rreth 49 për qind ishin të hyra nga TVSH-ja.

Profesori Bektashi shprehet se autoritet kompetente duhet të angazhohen që përdorimi i parasë digjitale të rritet në të gjithë sektorët, pasi është thelbësor për modernizimin e ekonomisë dhe uljen e ekonomisë joformale.

Labinot Haxhiu, udhëheqës i Bankingut Digjital në bankën TEB, përmend rëndësinë e adoptimit të shërbimeve financiare nga brezat e rinj, për të cilët bankingu duhet të jetë po aq i lehtë sa rrjetet sociale, dhe po aq i menjëhershëm sa aplikacionet e mesazheve.

“Të rinjtë në Kosovë jetojnë online. Për ta, bankingu nuk lidhet me sportele dhe pritje në radhë, por me përvoja digjitale intuitive, të qasshme dhe të personalizuara”, ka shkruar ai në revistën financiare “Bankieri i Kosovës 2025-2026”, publikuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës.

Në Kosovë operojnë dhjetë banka komerciale. Numri i kartelave debit në vitin 2024 kishte arritur në 1.4 milion, kurse i kartelave të kreditit në rreth 195 mijë.

Në nivel vendi janë 635 bankomatë [aparate bankare për tërheqje të parave], dhe 20.913 terminale POS, ku qytetarët mund të bëjnë pagesa me kartelë në dyqane.

Paraja e gatshme vazhdon të jetë e përhapur edhe në rajon, ndonëse përdorimi i saj është në rënie. Serbia kryeson në Ballkanin Perëndimor për sa i përket adoptimit të pagesave pa para fizike.

Ndërkaq, Shqipëria synon që deri në fund të vitit 2030 t’i bëjë të gjitha transaksionet financiare në formë digjitale.

Atje, tashmë ka filluar një nismë kombëtare që synon të rrisë përdorimin e pagesave digjitale nga qytetarët dhe bizneset, duke ndërtuar një infrastrukturë moderne, të sigurt dhe funksionale.

The post Pa kartelë, me euro në dorë: Si e dëmtojnë pagesat me para të gatshme buxhetin e Kosovës? appeared first on Sinjali.

Ndryshimi në rezultat, PDK-ja tkurr LDK-në me një ulëse në Kuvend

6 January 2026 at 14:34

Një ndryshim i papritur ka ndodhur në fund të procesit të numërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Partia Demokratike e Kosovës ka kthyer ulësen e 23-të në Kuvend, duke “e rrëmbyer” një nga Lidhja Demokratike e Kosovës që tash ka rënë në 14 nga 15 sa kishte sipas matjeve të mëhershme.

Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve një ditë më parë mbërriti në 57 ulëse në Kuvend, duke e marrë një nga PDK-ja që pas rezultateve preliminare i kishte 23.

Pra PDK-ja e ka kthyer ulësen e 23-të, ndërsa LDK-ja e humbi edhe një.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6 ulëse.

Deri në fund kanë mbetur për t’u numëruar një pjesë e votave me postë, ato me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Për dallim nga zgjedhjet e shkurtit, LVV-ja kishte 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20 e AAK-ja në koalicion me Nismën 8.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndryshimi në rezultat, PDK-ja tkurr LDK-në me një ulëse në Kuvend appeared first on Sinjali.

Vazhdojnë reshjet e shiut, disa komuna pa ujë e rrymë – shumë familje evakuohen

6 January 2026 at 14:27

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Kosovës. Disa komuna kanë mbetur pa ujë të pijes e po ashtu edhe pa rrymë. Shumë familje janë evakuuar.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit, në disa zona të vendit, konkretisht në pjesën perëndimore (Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Klinë), si dhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga datat 3-5 janar, në pjesën perëndimore të Kosovës, janë regjistruar reshje të konsiderueshme të shiut, të cilat kanë ndikuar dukshëm në rritjen e niveleve dhe prurjeve të ujit.

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se janë në gjendje gatishmërie për të menaxhuar vërshimet nga reshjet e shiut. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se janë në terren dhe po ndërhyjnë për të përmirësuar kushtet e qarkullimit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të rritjes së turbullueshmërisë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Kjo ndërmarrje ka thënë se është e detyruar ta ndërpresë ujin dhe se masa merret me qëllim të garantimit të sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijes.

“Ekipet tona teknike janë në terren dhe po monitorojnë vazhdimisht gjendjen. Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas normalizimit të nivelit të turbulleshmërisë dhe krijimit të kushteve të sigurta për distribuim”, thuhet në njoftimin e të martës në mëngjes.

Nga ndalja e furnizimit me ujë janë prekur Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi dhe një pjesë e lagjes “Kalabria” në Prishtinë, ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”. Pritet që me reduktime të furnizimit të preken edhe zona të tjera në kryeqytet.

KEDS ka njoftuar qytetarët për ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me energji elektrike në zonat e Drenasit, Malishevës dhe Rahovecit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut të krijuar në nënstacionin Drenas 220/10 kV.

Komuna e Drenasit ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për qytetarët, pas reshjeve të dendura të shiut dhe vërshimeve përgjatë lumit Drenica. Shumë familja janë evakuuar.

Uji ka depërtuar në disa shtëpi dhe biznese, ndërsa disa segmente rrugore janë bërë të pakalueshme. Disa familje janë evakuuar për shkak të rrezikut nga përmbytjet, ndërsa rryma elektrike është ndërprerë në zona të prekura.

Edhe në Gjakovë në disa zona, niveli i ujit ka arritur deri te dritaret e shtëpive, ndërsa në disa raste ka depërtuar edhe brenda tyre. Disa familje janë evakuuar edhe atje. Evakuuimi u bë nga zjarrfikësit e Gjakovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vazhdojnë reshjet e shiut, disa komuna pa ujë e rrymë – shumë familje evakuohen appeared first on Sinjali.

Komuna e Malishevës merr vendim për shtyerjen e fillimit të gjysmës së dytë të vitit shkollor

6 January 2026 at 14:21

Komuna e Malishevës ka marrë vendim për shtyerjen e gjysmës së dytë të vitit shkollor për datën 12 janar.

Ky vendim vie pas përmbytjeve të sotme që shkaktuan probleme dhe dëme të mëdha në të gjithë qytetin.

Vendimi thuhet se bazohet në parashikimet e IHMK që paralajmërojnë për vazhdim të reshjeve të shiut edhe në ditët në vijim.

Komuna ka bërë të ditur që ditët e humbura do të kompensohen gjatë muajve në vijim të vitit shkollor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komuna e Malishevës merr vendim për shtyerjen e fillimit të gjysmës së dytë të vitit shkollor appeared first on Sinjali.

Numërohen mbi 64%, rezultatet e deritashme nga votimi me kusht

6 January 2026 at 14:20

Ka vazhduar procesi i numërimit të votave me kusht, ku deri më tani janë procesuar 37 nga 57 vendvotime, apo 64.91% e totalit.

Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson me 49.76% të votave, përkatësisht 2,659 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 18.60%, ose 994 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 11.55%, përkatësisht 617 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 7.13% të votave, që përkthehet në 381 vota.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numërohen mbi 64%, rezultatet e deritashme nga votimi me kusht appeared first on Sinjali.

Turbullirat në “Ibër-Lepenc”, reduktime të furnizimit me ujë në Obiliq, Fushë Kosovë e lagjen Kalabria në Prishtinë

6 January 2026 at 14:18

Ujësjellësi rajonal “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të turbullirave të shumta të shkaktuar anë kanalin e Ibër Lepencit, Impianti për Trajtimin e Ujit në Shkabaj ka dalë jashtë funksionit.

Si pasojë priten reduktime të furnizimit me ujë në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtina.

Këto zona do të furnizohen me ujë nga ora 18:00 deri në orën 22:00.

Njoftimi i plotë:

 NJOFTIM PËR FURNIZIM ME UJË

Të nderuar konsumatorë,

për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura, ITU Shkabaj është jashtë funksionit.

Si rrjedhojë, priten reduktime në furnizimin me ujë në këto zona:

 Fushë Kosovë

 Obiliq

 Një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë Zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 18:00 deri në 22:00.

 Ndikime mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat.

Me ITU Albanik dhe Badoc po trajtohet ujë me kapacitet maksimal.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Turbullirat në “Ibër-Lepenc”, reduktime të furnizimit me ujë në Obiliq, Fushë Kosovë e lagjen Kalabria në Prishtinë appeared first on Sinjali.

10 fshatra bllokohen nga reshjet e shiut në Kukës

6 January 2026 at 13:54

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë gjithë natës dhe në vazhdimësi, situata në territorin e Bashkisë Kukës paraqitet problematike.

Si rezultat i shembjeve, prezencës së gurëve dhe inerteve në rrugë, si dhe prurjeve të përrenjve, janë bllokuar akset rrugore si më poshtë:

Rruga e fshatit Tejdrinë, Njësia Administrative Ujmisht

Rruga që lidh lagjen Haravel me fshatin Lusën

Rruga e fshatrave Lojmë dhe Orçikël, Njësia Administrative Zapod

Rruga e fshatit Borje, Njësia Administrative Shishtavec

Gjithashtu, janë evidentuar dëmtime në rrugë në Njësitë Administrative: Malzi, Kolsh, Surroj, Zapod, Shishtavec dhe Topojan, shkruan TopChannel.
Si pasojë e erës së fortë, është regjistruar edhe një dëmtim i çatisë së një ndërtese shkollore në fshatin Bele, Njësia Administrative Zapod.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 10 fshatra bllokohen nga reshjet e shiut në Kukës appeared first on Sinjali.

Tërmeti i fuqishëm godet Japoninë

6 January 2026 at 12:59

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë goditi bregun perëndimor të Japonisë.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se nuk ka paralajmërime për cunami.

Ndërkohë autoritetet thanë se pas tërmetit 6.2 ballë, është regjistruar një i dytë me magnitudë 5.1 ballë rreth dhjetë minuta më vonë.

Tërmeti u regjistrua në Prefekturën Shimane, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

The post Tërmeti i fuqishëm godet Japoninë appeared first on Sinjali.

Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, të paraburgosurit zhvendosen për siguri

6 January 2026 at 12:59

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut mëngjesin e kësaj të marte, raportohet se është përmbytur edhe burgu i Durrësit.

Kati i parë i IEVP Durrës është totalisht nën ujë dhe të paraburgosurit janë zhvendosur në katet e sipërme.

Në këtë institucion, mes të dënuarve të tjerë, ndodhen edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Durrësi është një nga qytetet më të prekur nga reshjet, pasi janë përmbytur rrugë të tëra, si dhe pika hyrëse në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Deri tani raportohet për 10 familje të evakuuara në këtë qytet, ndërsa kalimi është devijuar nga rruga e Ndroqit dhe Elbasani, shkruan A2CNN.

Probleme janë shfaqur edhe në Shkodër Lezhë dhe Kukës, ndërsa si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, të paraburgosurit zhvendosen për siguri appeared first on Sinjali.

Qeveria: Bislimi s’ka pasur asnjë takim në Zvicër me Gjuriqin

6 January 2026 at 12:55

Gazeta zvicerane  “Neue Zurcher Zeitung” – NZZ, ka publikuar sot një artikull në të cilin zbulohet se shteti Zviceran ka organizuar takime joformale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Siç shkruan gazeta zvicerane, në këto takime ka marrë pjesë zv.kryeministri dhe kreu i ekipit negociator, Besnik Bislimi, dhe kryediplomati serb, Marko Gjuriq.

Por, për këtë shkrim ka reaguar qeveria në detyrë, duke thënë se Bislimi nuk ka pasur takim me Gjuriqin në Zvicër.

“Zëvendëskryeministri Bislimi, nuk ka patur asnjë takim në Zvicër me Marko Gjuriq dhe kurrë nuk e ka takuar atë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qeveria: Bislimi s’ka pasur asnjë takim në Zvicër me Gjuriqin appeared first on Sinjali.

Faturat e larta të energjisë elektrike, bëhet thirrje për protestë masive

6 January 2026 at 12:29

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut vlerëson se çmimet e faturave janë edhe më të larta se vitin e kaluar. Në komunikatë përmenden gjithashtu çmimet e larta që kanë ndodhur gjatë vitit 2025, për çka u është bërë thirrje qytetarëve për protesta masive dhe bllokim të zyrave të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), KESCO-s, por edhe operatorëve privatë.

KMDLNj ka shprehur shqetësimin se me ngritjen e çmimit të faturave të ujit do të paguhet shumë më shtrenjtë edhe për artikuj të tjerë të domosdoshëm për mbijetesë.

Përkundër gjendjes së rënduar ekonomike në vitin që shkoi, edhe ky vit nuk po sjell lajme të mira për qytetarët. Faturat e ujit, që nga janari i vitit 2026, do të jenë më të larta deri në 40 për qind krahasuar me vitin paraprak. ZRrE ka paralajmëruar shqyrtimin e çmimit për energjinë e shpenzuar, që nënkupton fatura më të larta për energjinë elektrike, në kohën kur këto fatura janë bërë të papërballueshme për shumicën e familjeve kosovare, ndërkohë që në masë të madhe po i ngufasin edhe bizneset, një numër jo i vogël i të cilave janë buzë falimentimit.

Si pasojë e moskujdesit dhe mungesës së vullnetit të qeverisë për të mbrojtur qytetarët, ZRrE në vazhdimësi po penalizon konsumatorët në baza etnike dhe politike, duke mbrojtur oligarkët e përfshirë në mafien energjetike. Prandaj, KMDLNj ka kërkuar që të hetohet ky institucion, i cili pamëshirshëm po e dëmton buxhetin e familjeve kosovare.

KMDLNj tërheq vërejtjen se shtrenjtimi i ujit dhe i rrymës do të prodhojë efekte zinxhirore dhe, për pasojë, qytetarët do të paguajnë fatura shumë më të larta për artikuj të tjerë të domosdoshëm për mbijetesë, si dhe për shërbime. Nëse faturat për ujë dhe mbeturina, edhe me rritje, janë të përballueshme, faturat e rrymës janë të papërballueshme për shumicën e ekonomive familjare dhe për bizneset”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.

KMDLNj u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i kundërshtojnë shtrenjtimet që po i varfërojnë edhe më shumë dhe të protestojnë duke bllokuar zyrat e ZRrE-së, KESCO-s dhe operatorëve privatë. Po ashtu, ka pasur thirrje edhe për opozitën.

“KMDLNj i thërret qytetarët e Kosovës që t’i kundërshtojnë këto shtrenjtimе, të cilat po i varfërojnë gjithnjë e më shumë, duke protestuar masivisht dhe duke bllokuar zyrat e ZRrE-së, KESCO-s dhe operatorëve privatë. KMDLNj fton pozitën dhe opozitën që të mbrojnë interesin e qytetarëve e jo interesat e mafies energjetike. ZRrE dhe qeveria duhet t’i sqarojnë qytetarët se sa është shkalla e inkasimit në veri të Kosovës dhe pse çmimi i rrymës atje është më i lirë se në pjesët e tjera të Kosovës. Nëse qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politikë nuk dalin në mbrojtje të interesave të tyre, atëherë spiralja e shtrenjtimit vetëm sa do të zgjerohet. Shtrenjtimi i paralajmëruar, i cili është në shpërputhje të madhe me mundësitë e shumicës së ekonomive familjare dhe bizneseve, në mënyrë flagrante shkel të drejtat e njeriut duke e rrënuar cilësinë e jetës dhe duke çuar në falimentimin e bizneseve”, përfundon komunikata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Faturat e larta të energjisë elektrike, bëhet thirrje për protestë masive appeared first on Sinjali.

A po largohen dy lojtarët kryesorë të PSG-së?

6 January 2026 at 12:26

Klubi i Paris Saint-Germain mund të përballet me largimin e dy prej futbollistëve të tij më të rëndësishëm, Senny Mayulu dhe Fabian Ruiz, gjatë verës së vitit 2026, nëse nuk arrihet rinovimi i kontratave të tyre.

Të dy janë të rëndësishëm për klubin, por me kontratat që skadojnë në qershor 2027, presioni mbi drejtuesit e PSG-së për t’i siguruar ata për të ardhmen është i madh.

Në rast se rinovimet nuk realizohen, klubi do të humbasë mundësinë për t’i mbajtur lojtarët deri në fund të kontratave, duke rrezikuar largimin e tyre për çmim më të ulët ose me parametra zero në sezonin pasardhës.

PSG ka bërë tashmë një ofertë për rinovimin e kontratës së Senny Mayulu, por palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje, ndërsa negociatat për Fabian Ruiz duket se kërkojnë përpjekje shtesë nga klubi parisien, raporton gazeta franceze Ici Paris Ile-de-France.

Situata ka ngritur shqetësime te tifozët, të cilët shpresojnë që klubi të mos humbasë dy lojtarë kyç që mund të kenë rol vendimtar në garat evropiane, transmeton Sinjali.

Analistët vënë në dukje se klubi duhet të veprojë shpejt për të siguruar rinovimin e kontratave, përndryshe PSG mund të përballet me një afat kalimtar të vështirë, duke humbur stabilitetin në mesfushë dhe mbrojtje. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A po largohen dy lojtarët kryesorë të PSG-së? appeared first on Sinjali.

Situatë e rënduar nga përmbytjet në Kosovë, kryetarët flasin për gjendjen

6 January 2026 at 12:07

Shumë qytete të Kosovës po përballen sot me gjendje të rënduar si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shiut.

Reshjet kanë shkaktuar vërshime të mëdha në disa fshatra të komunave të Rahovecit, Klinës, Malishevës dhe Pejës, aty ku gjendja duket të jetë më e rënduar dhe dëmet më të mëdha.

Si pasojë e reshjeve disa lumenj dhe përrenj të këtyre zonave kanë dalë nga shtretërit e tyre duke shkaktuar përmbytje të zonave të banimit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dalë me një paralajmërim shtesë për qytetarët e këtyre zonave duke thënë se reshjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Sinjali ka kontaktuar me kryetarët e komunave të Rahovecit dhe Klinës të cilët thanë se gjendja aktuale është më stabile dhe ekipet komunale po bëjnë gjithcka që është e mundur që t’u dalin në ndihmë qytetarëve.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi tha për Sinjalin se në këtë komunë gjendja aktualisht është stabilizuar teksa thotë se autoritetet lokale po u dalin në ndihmë qytetarëve me të gjitha kapacitetet.

“Gjendja është stabilizuar për momentin. Dëmet nuk i dijmë tani, ne po u dalim në ndihmë qytetarëve me aq sa kem sepse e kemi për detyrë”, tha Latifi për Sinjalin.

Në anën tjetër i pari i Klinës, Zenun Elezaj tha se të gjitha ekipet janë në terren përfshirë edhe atë personalisht.

Elezaj për Sinjalin thotë se prioriteti aktual është që të evitohen viktimat në njerëz teksa potencoi se pas stabilizimit të situatës do të vlerësohen dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

“Ka rritje të nivelit të lumenjëve shumë, ka edhe vërshime në zona të caktuara, por jemi në terren. Po shihet një stagnim, po shpresoj që do të bjerë niveli për pak, po shpresoj që së shpejti do të qetësohet situata. Ne jemi në ndihmë, jemi në terren, unë personalisht jam në terren. Faktikisht njëherë vetëm me i rujt jetët e njerëzve mos me pas viktima. Më vonë do të formohet komisioni dhe do të vlerësohen dëmet, për momentin është e vështirë të vlerësohen dëmet”, tha Elezaj për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Situatë e rënduar nga përmbytjet në Kosovë, kryetarët flasin për gjendjen appeared first on Sinjali.

I riu kapet me pistoletë në veturë në Suharekë, dërgohet në ndalim për 48 orë

6 January 2026 at 12:03

Një rast i mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës është zbuluar mbrëmjen e së dielës në Suharekë, gjatë një patrullimi rutinë policor.

Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 05.01.2026, rreth orës 19:30, në rrugën “Shkelzen Haradinaj”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet.

Sipas informatave nga burimet, vetura drejtohej nga Edonit Zabelaj, ndërsa në cilësinë e pasagjerit ndodhej L. Zabelaj.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe kontrollit të automjetit, policia ka hasur në: Një pistoletë me gaz, kalibër 9 mm, një karikator, 20 fishekë kalibër 9 mm.   

I dyshuari Edonit Zabelaj ka pranuar verbalisht se arma i përkiste atij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë adekuate policore nga Stacioni Policor Suharekë, të cilat kanë sekuestruar armën si provë materiale.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale përkatëse.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post I riu kapet me pistoletë në veturë në Suharekë, dërgohet në ndalim për 48 orë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Malishevë: Hajnat marrin mbi 14 mijë euro, stoli ari dhe armë zjarri

6 January 2026 at 11:58

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Lubizhdë të Malishevës, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në një shtëpi banimi, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ngjarja siç merr vesh Sinjali ka ndodhur më 03.01.2026, në intervalin kohor 15:00–20:00.

Sipas deklarimit të viktimës, B. Z., gjatë kohës kur të gjithë anëtarët e familjes kanë qenë jashtë shtëpisë, persona të panjohur kanë hyrë me forcë përmes derës së ballkonit, duke demoluar disa dhoma brenda objektit.

Si pasojë e vjedhjes, nga shtëpia janë marrë: Rreth 11 mijë euro para të gatshme (kursime familjare), stoli ari në vlerë rreth 3 mijë euro, një pushkë gjuetie, një pistoletë, për të cilat ankuesi ka deklaruar se i posedon me leje, por për momentin nuk ka pasur kartelat përkatëse.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe krim-teknika, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në zhvillim për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Malishevë: Hajnat marrin mbi 14 mijë euro, stoli ari dhe armë zjarri appeared first on Sinjali.

Osmani në hetim nga Antikorrupsioni? Kupina: Presidentja mirëpret çfarëdo verifikimi, jo fushata njollosjesh

6 January 2026 at 11:42

Pas raportimeve se Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nga Presidenca kanë bërë të ditur se nuk kanë informacione të tilla.

Megjithatë siç tha Bekim Kupina, këshilltari i Osmanit, e mirëpresin çfarëdo verifikimi.

“Presidentja Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh, të cilat dihet mirëfilli pse po ndodhi”, tha Kupina.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani në hetim nga Antikorrupsioni? Kupina: Presidentja mirëpret çfarëdo verifikimi, jo fushata njollosjesh appeared first on Sinjali.

Gazeta “NZZ” zbulon takimet e fshehta të Bislimit me Gjuriqin në Solothurn të Zvicrës

6 January 2026 at 11:33

Gazeta zvicerane  “Neue Zurcher Zeitung” – NZZ, ka publikuar sot një artikull në të cilin zbulohet se shteti Zviceran ka organizuar takime joformale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Siç shkruan gazeta zvicerane, në këto takime ka marrë pjesë zv.kryeministri dhe kreu i ekipit negociator, Besnik Bislimi, dhe kryediplomati serb, Marko Gjuriq.

NZZ raporton se për vite me radhë nuk është zbuluar asgjë rreth këtyre bisedimeve joformale në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndonëse ka pasur disa raportime nga vetë NZZ në vitin 2022 për takime politikanësh në qytetin e Solothurn në Zvicër. Edhe gazeta “Blick” ka raportuar në nëntor 2025 gjithashtu.

“Megjithatë, deri më tani nuk dihej publikisht në Zvicër se ministrat nga të dyja palët merrnin pjesë rregullisht. Sipas disa burimeve, midis tyre ishin zv.kryeministri kosovar Besnik Bislimi, i cili është përgjegjës për negociatat me Beogradin, dhe Ministri i Jashtëm serb dhe ish-ambasadori në SHBA, Marko Gjuriq”, raporton NZZ.

Se këto takime janë organizuar, e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës.  Roland Salvisberg nga MPJ e Zvicrës ka treguar se këto takime organizohen dy tre herë në vit.

 “Dialogu që nga fillimi ka pasur për qëllim lehtësimin e shkëmbimeve midis figurave kryesore nga të gjitha partitë kryesore serbe dhe kosovare”, thotë Roland Salvisberg, kreu i seksionit përgjegjës në Divizionin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut të FDFA-së.

Ai ka sqaruar se në këto takime, secila palë vendos në mënyrë të pavarur se kë të dërgojë.

Në këto takime joformale në mes të Kosovës dhe Serbisë ka marrë pjesë edhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Nga MPJ e Zvicrës kanë thënë se këto janë negociata plotësuese të atyre që drejtohen nga Bashkimi Evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gazeta “NZZ” zbulon takimet e fshehta të Bislimit me Gjuriqin në Solothurn të Zvicrës appeared first on Sinjali.

❌
❌