Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 2026Sinjali

Izraeli arreston mbi 20 palestinezë në bastisje në Bregun Perëndimor

9 February 2026 at 23:53

Forcat izraelite të sigurisë kanë kryer një seri bastisjesh në Bregun Perëndimor, gjatë të cilave janë arrestuar më shumë se 20 palestinezë, njoftoi shërbimi për shtyp i ushtrisë izraelite (IDF).

Sipas deklaratës zyrtare, të ndaluarit përshkruhen si “terroristë dhe persona të kërkuar”, të dyshuar për përfshirje në blerje, ruajtje dhe tregti të paligjshme të armëve, prodhim të mjeteve shpërthyese, si dhe planifikim sulmesh ndaj personelit ushtarak izraelit.

Ushtria izraelite theksoi se operacionet janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të parandaluar aktivitetet militante në rajon. “IDF do të vazhdojë të veprojë për të penguar terrorizmin në të gjithë Judenë dhe Samarinë”, thuhet në njoftim, duke iu referuar emërtimit izraelit për Bregun Perëndimor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Izraeli arreston mbi 20 palestinezë në bastisje në Bregun Perëndimor appeared first on Sinjali.

Parashikimi i motit për të martën

9 February 2026 at 23:23

Të martën parashikohet që në orët e para të 24-orëshit dhe gjatë mëngjesit të ketë reshje të izoluara shiu në disa lokalitete, ndërsa në zonën verilindore priten fjolla bore.

Fjolla bore mund të ketë edhe në ndonjë zonë tjetër të Rrafshit të Kosovës.

Dita do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa më vonë pasdite, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, pritet intensifikim i reshjeve të shiut në rang vendi.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 15-33 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 4°C dhe ato maksimale prej 8 deri në 11°C. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parashikimi i motit për të martën appeared first on Sinjali.

SHBA-të do t’ua dorëzojnë dy poste komanduese të NATO-s, evropianëve

9 February 2026 at 23:07

Shtetet e Bashkuara do t’ua dorëzojnë dy nga postet kryesore komanduese të NATO-s – në Napoli të Italisë dhe Norfolk të Virxhinias – oficerëve evropianë, tha një burim ushtarak për Reuters të hënën.

Ky veprim është në përputhje me kërkesat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump që kombet evropiane të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre.

Administrata e tij ka bërë thirrje që aleanca ushtarake, e dominuar prej kohësh nga Shtetet e Bashkuara, të bëhet një “NATO e udhëhequr nga Evropa”.

Si pjesë e riorganizimit të komandës, oficerët evropianë do të marrin përsipër Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli dhe Komandën e Forcave të Përbashkëta Norfolk, të dyja aktualisht të udhëhequra nga admiralë amerikanë, tha burimi, duke folur në kushte anonimiteti.

Megjithatë, SHBA-të do të marrin frenat e tre komandave pak më poshtë në hierarki, por që mbajnë përgjegjësi të konsiderueshme për operacionet – Komanda Ajrore Aleate, Komanda Detare Aleate dhe Komanda Tokësore Aleate, thanë burimi ushtarak dhe një person tjetër i njohur me çështjen.

I pyetur në lidhje me ndryshimet e planifikuara, një zyrtar i NATO-s tha: “Aleatët kanë rënë dakord për një shpërndarje të re të përgjegjësisë së oficerëve të lartë në të gjithë Strukturën e Komandës së NATO-s, në të cilën Aleatët evropianë, përfshirë anëtarët më të rinj të NATO-s, do të luajnë një rol më të spikatur në udhëheqjen ushtarake të Aleancës”.

Zyrtari tha se vendimi lidhej me “planifikimin për rotacionet e ardhshme” dhe më shumë detaje do të jepen në kohën e duhur. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-të do t’ua dorëzojnë dy poste komanduese të NATO-s, evropianëve appeared first on Sinjali.

Nga sharkia te trafikimi me substanca narkotike: Ky është Pren Berisha që u kap me rreth 7kg marihuanë

9 February 2026 at 23:02

Një aksion i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e një personi në pikën kufitare të Merdarit, ku janë sekuestruar rreth 7 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila dyshohet se ishte nisur drejt Serbisë.

Siç raportoi më herët Sinjali, rreth orës 06:00 të mëngjesit, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kanë ndaluar një veturë të tipit Skoda, të cilën po e drejtonte i dyshuari Pren Berisha.

Gjatë kontrollit, në rezervuarin e automjetit janë gjetur 24 pako me marihuanë, me peshë totale rreth 7 kilogramë, vlera e së cilës arrin rreth 35 mijë euro.

Pas arrestimit në Merdare, policia ka realizuar bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren, ku janë sekuestruar katër automjete, një telefon mobil, qese plastike, aparate për vakum dhe peshore digjitale.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, Berisha është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Ndërkohë, në rrjete sociale po qarkullon edhe një video në të cilën i dyshuari shihet duke kënduar me sharki, pamje që datojnë para arrestimit të tij dhe që tregojnë një anë tjetër të personit tashmë nën hetim për trafikim me substanca narkotike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Nga sharkia te trafikimi me substanca narkotike: Ky është Pren Berisha që u kap me rreth 7kg marihuanë appeared first on Sinjali.

Yesterday — 9 February 2026Sinjali

Mësimdhënësit e shkollës “Pavarësia” bojkotojnë mësimin – shkak sjelljet e papërshtatshme të nxënësve

9 February 2026 at 22:39

Një rast i dhunës në shkolla është parë në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë. Mësimdhënësi Abaz Kadriu ka regjistruar dhunë ndaj një nxënësi në ambientet e shkollës dhe në sy të nxënësve të tjerë. Kadriu u ndaluar për 48 orë nga policia e Kosovës.

Në lidhje me këtë incident, Shoqata Sindikale e ShFMU “Pavarësia”, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe Këshilli i Prindërve kanë njoftuar se më 10 shkurt 2026, duke filluar nga ora 08:00, mësimdhënësit do të jenë të pranishëm në shkollë, por dy orët e para mësimore nuk do të zhvillohet mësim, për shkak të mbajtjes së një proteste.

Organizatorët e protestës bëjnë të ditur se qëllimi i saj është reagimi ndaj veprimeve delikuente të nxënësve në procesin edukativo-arsimor, përfshirë dhunën fizike, fyerjet, ofendimet dhe sharjet ndaj mësimdhënësve. Sipas tyre, këto veprime cenojnë rëndë autoritetin profesional, sigurinë dhe dinjitetin e mësimdhënësve, si dhe dëmtojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Në deklaratë theksohet se ky nuk është një rast i izoluar, por një fenomen shqetësues që po shfaqet në shumë shkolla. Përmes kësaj proteste, palët synojnë të ngrisin zërin dhe të kërkojnë angazhim serioz institucional dhe shoqëror për parandalimin dhe trajtimin me përgjegjësi të këtyre rasteve.

Sipas njoftimit, procesi mësimor do të vazhdojë normalisht pas përfundimit të dy orëve të para, përkatësisht nga ora e tretë, sipas orarit të rregullt. Ndërkohë, ndërrimi i pasdites do ta zhvillojë procesin edukativo-arsimor pa ndërprerje, sipas orarit të paraparë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mësimdhënësit e shkollës “Pavarësia” bojkotojnë mësimin – shkak sjelljet e papërshtatshme të nxënësve appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Leposaviq – burri i dehur kërcënon bashkëshorten dhe e detyron të marrë medikamente

9 February 2026 at 22:35

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar gjatë natës në rrugën “Dositej Obradoviq” në Leposaviq, ku një grua ka përfunduar viktimë e kërcënimeve dhe presionit psikik nga bashkëshorti i saj.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, rasti është raportuar më 09.02.2026, rreth orës 00:00, ndërsa incidenti dyshohet të ketë ndodhur më 08.02.2026 rreth orës 23:00.

Njësitë patrulluese të Policisë kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë takuar viktimën S.M. dhe të dyshuarin J. M. Pas ndërhyrjes policore, i dyshuari është arrestuar, ndërsa të dy palët janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Gjatë procedurës hetimore, është konstatuar se i dyshuari e kishte kanosur viktimën me fjalë dhe, sipas deklarimeve, e kishte detyruar atë të përdorte medikamente për qetësim. Ndaj të dyshuarit është kryer testi i alkoolit, ku ka rezultuar me 0.67 promila alkool në gjak.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa ndaj J. M. është caktuar masa e ndalimit dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe hetimet janë në vazhdim.

Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Leposaviq – burri i dehur kërcënon bashkëshorten dhe e detyron të marrë medikamente appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Kaçanik – babai nga Vushtrria alarmon Policinë për vajzën e tij

9 February 2026 at 22:32

Një rast i dhunës në familje është raportuar në orët e para të mëngjesit në lagjen Kashan të Kaçanik, ku një grua e re ka deklaruar se është ofenduar dhe keqtrajtuar nga bashkëshorti dhe kunati i saj.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, më 09.02.2026 rreth orës 00:20, Stacioni Policor Kaçanik ka pranuar një thirrje telefonike nga S. B nga Vushtrria, i cili ka raportuar se vajza e tij, D. B., e martuar në Kashan, dyshohej se ishte viktimë e dhunës në familje.

Menjëherë pas pranimit të informatës, patrulla policore ka dalë në vendngjarje dhe ka shoqëruar viktimën në stacion, ku është intervistuar nga njësiti për dhunë në familje.

Gjatë deklarimit, viktima ka bërë të ditur se konflikti kishte nisur pasi bashkëshorti i saj, N. R., dyshohet se ia kishte marrë kartelën bankare, të cilën ajo e kishte nxjerrë për mbështetje financiare në prag të lindjes së fëmijës. Përveç kësaj, ajo ka deklaruar se ishte ofenduar me fjalë fyese nga bashkëshorti, ndërsa edhe kunati i saj, S. R., sipas saj, kishte përdorur gjuhë ofenduese.

Nga ana tjetër, të dy të dyshuarit gjatë intervistimit i kanë mohuar pretendimet, duke deklaruar se nuk kanë ushtruar dhunë fizike dhe as nuk kanë përdorur fjalor fyes ndaj viktimës.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është referuar për trajtim të mëtejmë te njësiti për dhunë në familje në kuadër të Stacionit Policor Kaçanik.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Kaçanik – babai nga Vushtrria alarmon Policinë për vajzën e tij appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Dëmtohet hyrja e shkollës fillore në Krushë të Vogël – thyhet dera dhe shkatërrohet aparati kundër zjarrit

9 February 2026 at 22:27

Një incident shqetësues është regjistruar sot në fshatin Krushë e Vogël të Prizren, ku është dëmtuar hyrja e shkollës fillore.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, më 09.02.2026, drejtoresha e shkollës, Sh.Sh, ka raportuar në Polici se dera hyrëse e objektit shkollor është dëmtuar, ndërsa po ashtu është shkatërruar edhe një aparat për fikjen e zjarrit.

Patrulla policore dhe sektori i hetimeve kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku është konstatuar dëmtimi i derës dhe i pajisjes kundër zjarrit. Burime nga terreni bëjnë të ditur se dyshimet e para janë se dëmtimet mund të jenë shkaktuar nga persona të mitur, konkretisht nxënës të kësaj shkolle – megjithatë kjo mbetet për t’u vërtetuar.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzimin e të cilit është iniciuar procedura për veprën penale “Dëmtim prone”.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor Prizren Veri, ndërsa autorët e dyshuar ende nuk janë identifikuar.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri rreth këtij rasti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Dëmtohet hyrja e shkollës fillore në Krushë të Vogël – thyhet dera dhe shkatërrohet aparati kundër zjarrit appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapet duke ikur nga kontrolli policor – rreth 100 gramë marihuanë hidhen nga vetura në lëvizje pranë QMI-së

9 February 2026 at 22:22

Një tentativë për t’iu shmangur Policisë ka përfunduar me zbulimin e një sasie të konsiderueshme narkotikësh në Lapna Selë të Graçanicës, mbrëmjen e së dielës.

Mëson Sinjali se më 08.02.2026, rreth orës 20:20, Njësia Rajonale e Trafikut, gjatë një kontrolli rutinë në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, konkretisht në parkingun e HIB Petrol pranë Prishtina Mall, ka ndaluar një veturë Mercedes për kundërvajtje trafiku.

Pas shqiptimit të gjobës, shoferi është larguar me shpejtësi nga vendi i kontrollit. Vetëm pak çaste më pas, zyrtarët policorë kanë hasur në dy qese me rreth 100 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, për të cilat dyshohet se janë hedhur nga vetura gjatë arratisjes.

Burime të sigurta nga strukturat e hetimit bëjnë të ditur se automjeti drejtohej nga Pëllumb Rama me vendbanim në fshatin Pleshinë të Ferizajt.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe Njësia Hetimore e Stacionit Policor në Graçanicë, të cilët kanë sekuestruar substancën si provë materiale dhe kanë nisur procedurat hetimore.

Prokurori kujdestar është njoftuar menjëherë dhe ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale:

“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Rasti është në fazë hetimore, ndërsa pritet që ndaj të dyshuarit të ndërmerren veprime të tjera ligjore në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapet duke ikur nga kontrolli policor – rreth 100 gramë marihuanë hidhen nga vetura në lëvizje pranë QMI-së appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapet në Merdare me rreth 7 kilogramë marihuanë – droga ishte nisur drejt Serbisë, arrestohet Pren Berisha

9 February 2026 at 22:14

Një aksion i mirëorganizuar i Policisë së Kosovës ka rezultuar me kapjen e një sasie të madhe narkotikësh në Pikën Kufitare Merdare, ku është arrestuar një person i dyshuar për trafikim të drogës.

Ngjarja ka ndodhur më 09.02.2026, rreth orës 06:00, kur Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Sektori Qendror, pas hetimeve paraprake dhe një plani taktik, ka ndaluar në dalje nga Kosova një veturë të tipit Skoda, që drejtohej nga Pren Berisha.

Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, konkretisht në rezervuar, zyrtarët policorë kanë zbuluar dhe konfiskuar rreth 7 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e ndarë në 24 paketime. Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e drogës në treg arrin rreth 35 mijë euro, ndërsa dyshohet se ishte destinuar për transport drejt Republikës së Serbisë.

Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorinë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, është realizuar edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit në Prizren.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe prova të tjera materiale, përfshirë: 4 vetura, 1 telefon mobil, 9 paketime me qese plastike dhe dy rrotulla plastike, 2 aparate për vakum, 2 peshore digjitale, si dhe dëshmi të tjera që ndërlidhen me rastin

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapet në Merdare me rreth 7 kilogramë marihuanë – droga ishte nisur drejt Serbisë, arrestohet Pren Berisha appeared first on Sinjali.

Kurti reagon ndaj kërkesës së Prokurorisë në Hagë: UÇK-ja bëri luftë të drejtë çlirimtare

9 February 2026 at 21:49

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënimin me nga 45 vjet burg për secilin nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në reagimin e tij, Kurti thekson se thelbi moral dhe historik i luftës çlirimtare të Kosovës qëndron në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit, duke nënvizuar se UÇK-ja ishte bartëse e një lufte të drejtë, mbrojtëse dhe çlirimtare.

Sipas tij, lufta e UÇK-së u zhvillua në rrethana të okupimit të egër, kur dhuna sistematike dhe apart’heidi po shndërroheshin në gjenocid shtetëror ndaj popullit të Kosovës. Kurti vlerëson se çdo përpjekje për t’i shkëputur veprimet individuale nga ky kontekst historik dhe politik rrezikon të deformojë të vërtetën dhe kuptimin e luftës çlirimtare.

“Kurrë nuk kemi pasur plan shfarosjeje të ndonjë populli tjetër apo të civilëve”, thuhet në reagimin e kryeministrit në detyrë, i cili kritikon kërkesën e Prokurorisë si të pambështetur në standarde të pranuara ndërkombëtare të dënimit.

Kurti shton se kjo qasje injoron kontekstin e luftës në Kosovë dhe përpiqet ta vendosë çështjen në një “vakum juridik”, duke e shkëputur nga realiteti i një kryengritjeje çlirimtare dhe anti-kolonialiste.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti reagon ndaj kërkesës së Prokurorisë në Hagë: UÇK-ja bëri luftë të drejtë çlirimtare appeared first on Sinjali.

Përmbyset një varkë me emigrantë në brigjet e Libisë, vdesin 53 persona

9 February 2026 at 21:45

Një varkë që mbante 55 pasagjerë, përfshirë dy foshnje, është përmbysur në brigjet e Libisë, thotë agjencia e OKB-së për migracionin, ka raportuar BBC.

Të mbijetuarat e vetme, dy gra nigeriane, u shpëtuan nga autoritetet libiane të premten, njoftoi të hënën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Anija mbante emigrantë dhe refugjatë nga vende të ndryshme afrikane, tha ajo.

Anija u mbyt pasi u fut në ujë afërsisht gjashtë orë pasi u nis nga qyteti bregdetar i al-Zawiya në Libinë veriperëndimore.

IOM thotë se pothuajse 500 emigrantë janë raportuar të vdekur ose të zhdukur duke u përpjekur të kalojnë Detin Mesdhe nga Libia deri më tani në vitin 2026.

Libia është bërë një pikë ndalese për emigrantët nga Afrika Sub-Sahariane që kërkojnë të arrijnë në Evropë që kur udhëheqësi i gjatë Muammar Gaddafi u vra në vitin 2011.

Të mbijetuarit i thanë IOM se gomonja ishte nisur rreth orës 23:00 sipas orës lokale nga al-Zawiya, në perëndim të Tripolit. Ajo u përmbys disa orë më vonë në orët e para të së premtes në veri të Zuwara.

Nuk është menjëherë e qartë pse ka vonuar kaq shumë që lajmi të dalë në dritë.

Njëra nga dy të mbijetuarat tha se kishte humbur burrin e saj, ndërsa tjetra raportoi se dy foshnjat e saj kishin vdekur, tha agjencia. Ekipet e IOM-it u ofruan të dyja grave kujdes mjekësor urgjent.

IOM thotë se të paktën 375 emigrantë u raportuan të vdekur ose të zhdukur vetëm në janar pas një serie mbytjesh anijesh “të padukshme” në Mesdheun qendror gjatë periudhave të motit ekstrem të dimrit. Numri i vërtetë i viktimave dyshohet se është më i lartë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përmbyset një varkë me emigrantë në brigjet e Libisë, vdesin 53 persona appeared first on Sinjali.

Çfarë ndodh pas certifikimit të rezultatit nga KQZ-ja?

9 February 2026 at 21:39

Me 11 vota për, anëtarët e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë certifikuan rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

“Me gjithë rezervat që i kemi pasur për Listën Serbe, i kemi dhe do të vazhdojmë t’i kemi”, tha Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi votoi për certifikimin e rezultatit zgjedhor.

Kurteshi dhe anëtari tjetër i LVV-së në KQZ, Alban Krasniqi në të kaluarën disa herë ka votuar kundër Listës Serbe në KQZ, qoftë për pjesëmarrjen e kësaj partie – që ka mbështetjen e Beogradit – në zgjedhje, apo edhe për certifikimin e rezultatit të këtij subjekti. Por, vendimet më pas janë rrëzuar nga Paneli Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa dhe në disa raste më pas edhe nga Gjykata Supreme.

Rezultatet zgjedhore u certifikuan pasi përfunduan të gjitha afatet për ankesa nga partitë dhe kandidatët lidhur me rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja ditë më parë.

Palët e pakënaqura patën mundësi që t’iu drejtoheshin Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe më pas Gjykatës Supreme.

Procesi i certifikimit vjen pas rinumërimit të plotë të votave të rregullta, për çka u mor vendim pasi u gjetën mospërputhje në votat e kandidatëve për deputetë. Votat për parti nuk u cenuan.

Dhjetëra persona janë dërguar në paraburgim, qindra të tjerë janë intervistuar nën dyshimet për manipulim të votave, dhe proceset hetimore e gjyqësore pritet të vazhdojnë.

Nga Prokuroria e Shtetit kanë paralajmëruar se objekt i hetimeve mund të jenë edhe vetë kandidatët për deputetë.

Kush, sa vota i fitoi?

Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 31 janar, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 51.10 për qind të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.19 për qind të votave, apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24 për qind, apo 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.50 për qind, apo gjashtë ulëse.

Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë ulëse i ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, dhe një ulëse Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Çfarë ndodh pas certifikimit të rezultatit nga KQZ-ja?

Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, vjen hapi i radhës, ai i mbajtjes së seancës konstituive.

Kjo seancë duhet të mbahet brenda 30 ditësh dhe duhet të thirret nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Por, nëse ajo nuk e thërret, sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, Kuvendi mblidhet vetë në ditën e 30-të.

Rregullorja përcakton se duhet të ketë përgatitje për seancën konstituive dhe kjo përgjegjësi bie mbi kryetarin e legjislaturës paraprake, në këtë rast është në përgjegjësinë e Dimal Bashës.

Ai duhet që jo më vonë se pesë ditë para mbajtjes së seancës konstituive, të zhvillojë një takim të përbashkët me krerët e subjekteve politike parlamentare, për të përgatitur rendin e ditës dhe për të caktuar vendet e deputetëve në Kuvendin e ri.

Rregullorja përcakton se seanca konstituive ka katër pika të rendit të ditës: formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve, betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe atë të nënkryetarëve.

Lidhur me seancën konstituive, vitin e kaluar pati shumë paqartësi dhe Gjykata Kushtetuese përmes disa aktgjykimeve përcaktoi se kjo seancë duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh, dhe konsiderohet e përmbyllur vetëm me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve – tre nga partitë kryesore shqiptare dhe dy nga komunitetet joshumicë, një serb dhe një nga komunitetet serbe.

Si për kryetarin, ashtu edhe për nënkryetarët kërkohen 61 vota nga Kuvendi me 120 deputetë.

Në bazë të aktgjykimeve, një person mund të propozohet vetëm deri në tri herë për postin e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Megjithatë, për çështjen e nënkryetarit serb, në një aktgjykim të publikuar ditë më parë, Kushtetuesja gjeti se janë bërë shkelje kur është zgjedhur Nenad Rashiqi nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, përmes shortit në legjislaturën e kaluar.

Ai u propozua në këtë mënyrë pasi të propozuarit e Listës Serbe s’arritën t’i siguronin 61 vota.

Kushtetuesja vendosi se të drejtën e propozimit për nënkryetar e kanë shumica e deputetëve të komunitetit serb, që edhe në këtë legjislaturë janë nëntë deputetët e Listës Serbe. Vendimi u kritikua nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe mbetet e paqartë se si do të veprojnë ata për çështjen e nënkryetarit serb gjatë legjislaturës së re.

Me t’u përmbyllur çështja e konstitutimit, hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Presidentja duhet të mandatojë për kryeministër dikë nga partia fituese, në këtë rast LVV-ja.

I mandatuari, më pas, i ka 15 ditë kohë që të paraqesë para Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit dhe të kërkojë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve.

Për dallim nga hera e kaluar, Kurti pritet të mos ketë vështirësi për t’i bërë numrat për Qeverinë, pasi vetëm partia e tij ka fituar 57 ulëse në Kuvend.

Çështja e presidentit

Nëse deputetët duan që të mos shkohet sërish në zgjedhje, atëherë ata do të duhet të veprojnë shpejt për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, që të arrihet afati i 4 marsit – data e fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Presidentja Osmani ka mandat deri më 4 prill, por presidenti i ri nuk mund të zgjidhet më vonë se 30 ditë para kësaj date.

Vetë Osmani ka shprehur dëshirë që të jetë në krye të shtetit edhe për një mandat pesëvjeçar. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ajo do të arrijë të sigurojë mbështetjen e nevojshme.

Presidentja Osmani është kritikuar disa herë gjatë mandatit të saj se ka mbajtur anë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, në fund të dhjetorit, ajo tha se nëse nuk e fiton edhe një mandat, atëherë do t’i kthehet angazhimit politik, pa treguar se me cilën parti.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë për mediat ditë më parë se ka biseduar me Osmanin për çështjen e presidentit, por që, sipas tij duhet të ekzistojë një raport i ri me partitë në opozitë për çështjen e kreut të ri të shtetit.

Disa orë para certifikimit të rezultatit, Osmani u takua me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, parti të cilës më parë i përkiste Osmani dhe deputetët e të cilës kishin qëndruar në sallë duke mundësuar kuorumin për zgjedhjen e Osmanit pesë vjet më parë.

Është e paqartë nëse në këtë takim është biseduar për çështjen e mandatit të Osmanit, por Abdixhiku tha se me të parën e shtetit diskutoi për “zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën”.

Takim të ndarë me Osmanin ka zhvilluar edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se ka diskutuar me presidenten për “zhvillimet politike në vend dhe rajon”.

Me ftesë të Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, zhvillova një diskutim mbi Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend dhe në rajon.

Në bazë të Kushtetutës, presidenti i ri zgjidhet përmes votimit të fshehtë dhe kushdo që dëshiron të garojë duhet t’i mbledhë nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve.

Kreu i shtetit zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para të votimit, por nëse në këto dy votime s’ka numra të mjaftueshëm, atëherë në rundin e tretë zgjidhet ai kandidat që merr shumicën e votave të deputetëve.

Në rast se dështon zgjedhja e presidentit, me automatizëm shpallen zgjedhjet e reja, që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çfarë ndodh pas certifikimit të rezultatit nga KQZ-ja? appeared first on Sinjali.

Emilja Rexhepi do t’i drejtohet Kushtetueses pasi ankesa iu refuzua nga Supremja

9 February 2026 at 21:37

Kryetarja e Partisë së Re Demokratike, Emilja Rexhepi, ka thënë se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare pasi ankesa iu refuzua edhe nga Gjykata Supreme.

Rexhepi thotë se po rrezikohen nga përçarja politike dhe dobësimi i përfaqësimit andaj sipas saj Gjykata Supreme i ka refuzuar ankesat pa asnjë arsyetim serioz e juridik. Sipas Rexhepit vendet e rezervuara për komunitetin boshnjak po shndërrohen në poligon manipulimi dhe jo në mekanizëm mbrojtës për komunitetet.

“Partia e Re Demokratike vlerëson se me këtë veprim rrezikohet drejtpërdrejt e drejta e komunitetit boshnjak për të zgjedhur përfaqësuesit e vet dhe se është hapur procesi i degradimit institucional të garancive kushtetuese për pakicat. NDS do të aktivizojë të gjithë mekanizmat juridikë dhe politikë – para Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve ndërkombëtare – sepse është e qartë se pa mbikëqyrje institucionale të jashtme, vendet e rezervuara po shndërrohen në mjet të inxhinierisë politike të komuniteteve të tjera”, thuhet në reagimin e Rexhepit në Facebook.

Gjykata Supreme ka refuzuar dy ankesa të Partisë së Re Demokratike, të drejtuar nga Emilja Rexhepi. Sipas Supremes, fletëvotimet nuk mund të shpallen të pavlefshme bazuar në supozimet se një parti politike ose kandidat nga minoritetet kanë marrë mbështetje nga votuesit që nuk i përkasin atij komuniteti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Emilja Rexhepi do t’i drejtohet Kushtetueses pasi ankesa iu refuzua nga Supremja appeared first on Sinjali.

Veterani Muhamet Kukaj i shpëton sulmit në zemër, i vendosen 7 stenta

9 February 2026 at 20:37

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Kukaj, ka kaluar me sukses një ndërhyrje të rëndë mjekësore pasi pësoi një sulm në zemër.

Ai, sipas një video të publikuar nga një mik i tij, është sulmuar për tri ditë nga ataki në zemër dhe tek atëherë ka shkruar në spital për trajtim.

Siç thotë Kukaj në video, atij i janë vendosur gjithsej 7 stenta, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht ai po vazhdon trajtimin dhe rikuperimin nën kujdesin e stafit mjekësor.

Familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë kanë shprehur mbështetje dhe urime për shërim të shpejtë, duke vlerësuar kontributin e tij gjatë luftës dhe duke i dëshiruar shëndet të plotë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Veterani Muhamet Kukaj i shpëton sulmit në zemër, i vendosen 7 stenta appeared first on Sinjali.

Edi Rama reagon ashpër ndaj Hagës: Kërkesë për varrosje për së gjalli

9 February 2026 at 20:24

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Hagës për 45 vjet burgim për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtaret ë Kosovës.

Rama ka thënë se ende po mundohet ta gjejë se ku buron “filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave”.

“Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënim prej 45 vitesh burg për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

“ZPS-ja kërkon vendim dënimin e personave konkret, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjithë pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale, të kryera prej secilit prej personave. Këto krime janë lufte, krime kundër njerëzimit, e janë të rënda në natyrë, e këto akuza, nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës. Mbeten shumë të rënda”, ka deklaruar kryeprokurorja Kimberly West, në fjalën përfundimtare.

Për West, ishte hera e parë që dha deklaratën përmbyllëse në një rast gjyqësor, të cilin ajo vetë e quajti si rasti më i madh i trajtuar nga kjo Gjykatë.

“Kemi dëshmuar se klima e frikësimit mund të menaxhohet në një mënyrë që siguron që e vërteta do të dëgjohet. Jemi bërë një gjykatë funksionale e suksesshme në një periudhë relativisht të shkurtër”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edi Rama reagon ashpër ndaj Hagës: Kërkesë për varrosje për së gjalli appeared first on Sinjali.

Aksident zinxhiror në Dollc të Klinës – përfshihen tri vetura, katër të lënduar

9 February 2026 at 20:21

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Dollc të komunës së Klinës.

Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, personat e lënduar janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Ai ka bërë të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident zinxhiror në Dollc të Klinës – përfshihen tri vetura, katër të lënduar appeared first on Sinjali.

Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”

9 February 2026 at 20:13

Këngëtarë dhe artistë të njohur nga Kosova kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve të Kosovës që po përballen me një proces të padrejtë gjyqësor në Hagë.

Përmes video-adresimeve dhe mesazheve publike, Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik, Gold AG, Visar Peja, Majkaveli, Mar1n, DJ Dagz, Bllekibllek, Alban Sejdiu, Taulant Bajraliu, Edi Kastrati, Gresa Behluli, Veli Sahiti, si dhe trupa të shumta artistësh nga qytete të ndryshme të Kosovës, u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij marshimi, duke theksuar rëndësinë e unitetit, drejtësisë dhe respektimit të vlerave të luftës çlirimtare.

Mbështetja e artistëve i jep marshit një dimension të gjerë shoqëror dhe kulturor, duke reflektuar ndjeshmërinë e opinionit publik.

Marshi, i organizuar nga platforma Liria ka Emër me 17 shkurt, pritet të shndërrohet në mobilizimin më të madh qytetar të mbajtur ndonjëherë në Kosovë, duke bashkuar qytetarë nga të gjitha komunat, diaspora, familje të dëshmorëve, të rinj, artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndërkohë, mbështetjes për marshin “Drejtësi, jo politikë” po i bashkohen edhe kategori të tjera të shoqërisë, duke e shndërruar atë në një kauzë gjithëpërfshirëse qytetare në mbrojtje të drejtësisë dhe së vërtetës historike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë” appeared first on Sinjali.

Zyrtarë të Doganës sfidojnë Policinë në Prizren – konfirmohet raportimi i Sinjalit – zbardhen detajet e fundit

9 February 2026 at 19:33

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për një skenë shqetësuese, që flet shumë për kulturën e pandëshkueshmërisë në institucione, e cila është zhvilluar më 7 shkurt, në rrugën “Adem Jashari” ku zyrtarë të Doganës së Kosovës janë përplasur verbalisht me Policinë, duke refuzuar urdhrat zyrtarë dhe duke tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes, gjithçka para syve të qytetarëve.

Policia e Prizrenit e ka konfirmuar zyrtarisht për Gazetën Sinjali rastin e ndodhur pasditen e së shtunës në e Prizrenit.

Sipas konfirmimit të Policisë, një automjet zyrtar i Doganës së Kosovës ishte parkuar në një vend të papërshtatshëm, duke shkelur rregullat e trafikut rrugor. Si rezultat, Policia e Kosovës ka vepruar në përputhje me kompetencat ligjore, duke shqiptuar gjobë për parkim të paligjshëm.

“Me datën 7 shkurt, në Prizren, një automjet zyrtar i Doganës së Kosovës ishte parkuar në një vend të papërshtatshëm. Në përputhje me rregullat në fuqi, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë për këtë shkelje”, thuhet në konfirmimin zyrtar të Policisë për Gazetën Sinjali.

Tutje, Policia bën të ditur se Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës janë në bashkëpunim të ngushtë për sqarimin e plotë të rastit, duke theksuar se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për trajtim serioz dhe transparent të situatës.

“Institucionet janë të përkushtuara që rasti të trajtohet me seriozitet dhe transparencë të plotë”, thuhet më tej në njoftim.

Gazeta Sinjali për këtë çështje i ka shkruar edhe Doganës së Kosovës, por ende nuk ka marrë përgjigje për rastin.

Sinjali do të vazhdojë të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Zyrtarë të Doganës sfidojnë Policinë në Prizren – konfirmohet raportimi i Sinjalit – zbardhen detajet e fundit appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Këta janë zyrtarët e Doganës që sfiduan Policinë e Kosovës pasi u parkuan në mënyrë të paligjshme

9 February 2026 at 19:21

Një skenë shqetësuese, që flet shumë për kulturën e pandëshkueshmërisë në institucione, është zhvilluar pasditen e së shtunës në Prizren, në rrugën “Adem Jashari” ku zyrtarë të Doganës së Kosovës janë përplasur verbalisht me Policinë, duke refuzuar urdhrat zyrtarë dhe duke tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes, gjithçka para syve të qytetarëve.

Burime të sigurta nga terreni i kanë thënë Gazetës Sinjali se vetura zyrtare e Doganës, e drejtuar nga Berkant Shala, ishte parkuar në mënyrë të paligjshme, duke bllokuar vendkalimin për këmbësorë. Pas disa minutash pritjeje pa u paraqitur askush, policia ka nisur procedurat standarde për shqiptim gjobe.

Berkant Shala

Mirëpo, në vend të bashkëpunimit, drejtuesi i veturës është futur në automjet dhe ka tentuar të largohet, duke injoruar fillimisht urdhrat e zyrtarëve policorë dhe duke rrezikuar edhe pjesëmarrës të tjerë në trafik.

Situata është përkeqësuar më tej me përfshirjen e dy zyrtarëve të tjerë të Doganës së Kosovës, Artjan Gjonbalaj dhe Senol Topurlaku, të cilët, sipas burimeve, kanë përdorur tone të larta dhe kanë kundërshtuar hapur veprimet e Policisë, duke kërkuar “llogari” për ndalimin.

Artjan Gjonbalaj

E gjithë ngjarja është zhvilluar në hapësirë publike, para kalimtarëve dhe qytetarëve të shumtë, të cilët kanë qenë dëshmitarë të një sjelljeje arrogante dhe përpjekjeje të qartë për ta trajtuar ligjin si opsional, vetëm sepse bëhet fjalë për zyrtarë shtetërorë.

Për shkak të mosbindjes dhe tensioneve, Policia ka kërkuar asistencë shtesë, ndërsa të përfshirët janë shoqëruar në Stacion Policor për intervistim.

Sinjali mëson se ndaj drejtuesit të automjetit është iniciuar procedurë kundërvajtëse për parkim ilegal dhe mosrespektim të vendkalimit për këmbësorë, ndërsa rasti në tërësi është referuar për trajtim të mëtejmë për shkak të sjelljes penguese ndaj zyrtarëve policorë gjatë ushtrimit të detyrës.

Siç mëson Sinjali, ngjarja po trajtohet nga njësitë përkatëse, ndërsa pritet të shihet nëse institucionet do të reagojnë seriozisht ndaj këtij episodi që nxjerr në pah një problem të vjetër: arrogancën e zyrtarëve dhe bindjen se uniforma shtetërore i vendos mbi ligjin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Këta janë zyrtarët e Doganës që sfiduan Policinë e Kosovës pasi u parkuan në mënyrë të paligjshme appeared first on Sinjali.

❌
❌