Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 February 2026Sinjali

Ekskluzive | Arrogancë zyrtare në mes të Prizrenit: Zyrtarë të Doganës sfidojnë Policinë para qytetarëve pas ndalimit për parkim ilegal

9 February 2026 at 18:45

Një skenë shqetësuese, që flet shumë për kulturën e pandëshkueshmërisë në institucione, është zhvilluar pasditen e së premtes në Prizren, në rrugën “Adem Jashari” ku zyrtarë të Doganës së Kosovës janë përplasur verbalisht me Policinë, duke refuzuar urdhrat zyrtarë dhe duke tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes, gjithçka para syve të qytetarëve.

Burime të sigurta nga terreni i kanë thënë Gazetës Sinjali se vetura zyrtare e Doganës, e drejtuar nga Berkant Shala, ishte parkuar në mënyrë të paligjshme, duke bllokuar vendkalimin për këmbësorë. Pas disa minutash pritjeje pa u paraqitur askush, policia ka nisur procedurat standarde për shqiptim gjobe.

Mirëpo, në vend të bashkëpunimit, drejtuesi i veturës është futur në automjet dhe ka tentuar të largohet, duke injoruar fillimisht urdhrat e zyrtarëve policorë dhe duke rrezikuar edhe pjesëmarrës të tjerë në trafik.

Situata është përkeqësuar më tej me përfshirjen e dy zyrtarëve të tjerë të Doganës së Kosovës, Artjan Gjonbalaj dhe Senol Topurlaku, të cilët, sipas burimeve, kanë përdorur tone të larta dhe kanë kundërshtuar hapur veprimet e Policisë, duke kërkuar “llogari” për ndalimin.

E gjithë ngjarja është zhvilluar në hapësirë publike, para kalimtarëve dhe qytetarëve të shumtë, të cilët kanë qenë dëshmitarë të një sjelljeje arrogante dhe përpjekjeje të qartë për ta trajtuar ligjin si opsional, vetëm sepse bëhet fjalë për zyrtarë shtetërorë.

Për shkak të mosbindjes dhe tensioneve, Policia ka kërkuar asistencë shtesë, ndërsa të përfshirët janë shoqëruar në Stacion Policor për intervistim.

Sinjali mëson se ndaj drejtuesit të automjetit është iniciuar procedurë kundërvajtëse për parkim ilegal dhe mosrespektim të vendkalimit për këmbësorë, ndërsa rasti në tërësi është referuar për trajtim të mëtejmë për shkak të sjelljes penguese ndaj zyrtarëve policorë gjatë ushtrimit të detyrës.

Siç mëson Sinjali, ngjarja po trajtohet nga njësitë përkatëse, ndërsa pritet të shihet nëse institucionet do të reagojnë seriozisht ndaj këtij episodi që nxjerr në pah një problem të vjetër: arrogancën e zyrtarëve dhe bindjen se uniforma shtetërore i vendos mbi ligjin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arrogancë zyrtare në mes të Prizrenit: Zyrtarë të Doganës sfidojnë Policinë para qytetarëve pas ndalimit për parkim ilegal appeared first on Sinjali.

Shqipëria e shqetësuar me gjykimin në Hagë: Gjykata të mos lejojë që qasja e Prokurorisë ta prek luftën çlirimtare

9 February 2026 at 18:34

Kryediplomatja shqiptare, Elisa Spiropali tha se procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale e ka shqetësuar shtetin shqiptar.

Ajo përmes një reagimi në Facebook tha se Gjykata Speciale “ka sot një përgjegjësi të veçantë për të garantuar që procesi të mos lejojë që gjuha dhe qasja e Prokurorisë të prekin padrejtësisht luftën çlirimtare, historinë e pavarësisë dhe dinjitetin e atyre që luftuan për liri”.

“Vetëm një vendim i drejtë, i bazuar në prova dhe në standardet më të larta të drejtësisë, mund të largojë hijen e rëndë që këto qëndrime kanë hedhur mbi kujtesën historike të një lufte të drejtë”, shkroi Spiropali, pasi Prokuroria e Specializuar kërkoi 180 vjet burgim ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Reagimi i plotë i Elisa Spiropalit:

Po ndjekim me shqetësim të thellë zhvillimet e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku Prokuroria paraqiti propozimin e dënimeve ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Kohëzgjatja e paraburgimit, që tashmë ka kaluar pesë vjet pa një vendim përfundimtar, dhe natyra e akuzave të ngritura ngrenë pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin, standardet e procesit të rregullt ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Kjo situatë ushqen gjithnjë e më shumë perceptimin e një ashpërsie të njëanshme në trajtimin e kësaj çështjeje, sidomos kur krahasohet me mënyrën se si janë trajtuar përgjegjësit e aparatit shtypës të regjimit serb.

Edhe sot, shumë nga krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullsisë civile të Kosovës mbeten të patrajtuara dhe pa përgjegjësi të plotë penale. Kjo pabarazi në ndjekjen e drejtësisë rrezikon të krijojë ndjesinë e standardeve të dyfishta dhe të cenojë besimin e publikut në drejtësinë ndërkombëtare.

Ne besojmë se drejtësia ndërkombëtare duhet të jetë e paanshme, e balancuar dhe e mbështetur në prova të pakontestueshme, pa krijuar perceptimin e trajtimeve selektive ndaj palëve të përfshira në konflikt. Drejtësia që perceptohet si e njëanshme rrezikon të dëmtojë besimin publik dhe të lërë plagë të reja në një rajon që ka nevojë për pajtim të qëndrueshëm.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje çlirimtare që gëzoi mbështetjen e gjerë të bashkësisë ndërkombëtare në përballje me një regjim që ushtroi dhunë sistematike, spastrim etnik dhe krime të dokumentuara gjerësisht ndaj popullsisë civile. Çdo proces gjyqësor që trajton individë të asaj lufte duhet të ruajë me kujdes dallimin thelbësor midis përgjegjësisë individuale penale dhe karakterit historik të luftës për liri.

Gjykata ka sot një përgjegjësi të veçantë për të garantuar që procesi të mos lejojë që gjuha dhe qasja e Prokurorisë të prekin padrejtësisht luftën çlirimtare, historinë e pavarësisë dhe dinjitetin e atyre që luftuan për liri. Vetëm një vendim i drejtë, i bazuar në prova dhe në standardet më të larta të drejtësisë, mund të largojë hijen e rëndë që këto qëndrime kanë hedhur mbi kujtesën historike të një lufte të drejtë.

Shqipëria riafirmon se drejtësia duhet të shërbejë për të vërtetën dhe pajtimin, jo për të krijuar narrativa që rishkruajnë historinë ose relativizojnë përgjegjësitë e njohura ndërkombëtarisht për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ne theksojmë rëndësinë që procedurat të përmbyllen brenda një afati të arsyeshëm dhe me respekt të plotë për standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë. E ardhmja e Kosovës dhe stabiliteti i rajonit ndërtohen mbi drejtësi të besueshme, që forcon paqen dhe jo perceptime padrejtësie.

Republika e Shqipërisë do të vijojë ta ndjekë me vëmendje këtë proces dhe mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të shtetit të së drejtës, drejtësisë ndërkombëtare dhe dinjitetit të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqipëria e shqetësuar me gjykimin në Hagë: Gjykata të mos lejojë që qasja e Prokurorisë ta prek luftën çlirimtare appeared first on Sinjali.

Vetëvendosje voton “pro” certifikimit të rezultateve përfshirë Listën Serbe, Kurteshi: Me gjithë rezervat që kemi

9 February 2026 at 18:31

Janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor të vitit të kaluar.

Me 11 vota pro, pra nga të gjitha partitë rezultatet e zgjedhjeve u certifikuan.

E pasi votoi pro, Kurteshi bashkë me bashkpartiakun Alban Krasniqi, gjilanasi i Vetëvendosjes shtoi: “Me gjithë rezervat që i kemi… dhe vazhdojmë t’i kemi për Listën Serbe… mirë”.

Ndryshe, Vetëvendosje disa herë kishte theksuar se nuk ia njeh rezultatin Listës Serbe, madje duke ndërmarr kinse aksione në KQZ, të cilat përfunduan pa asnjë rezultat konkret.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetëvendosje voton “pro” certifikimit të rezultateve përfshirë Listën Serbe, Kurteshi: Me gjithë rezervat që kemi appeared first on Sinjali.

Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos

9 February 2026 at 18:28

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur suksesin e saj të radhës.

Ajo ka fituar medaljen e artë për të katërtën herë në “Paris Grand Slam”, pasi mposhti spanjollen, Ariane Toro Soler me ippon.

Ditën e somte është përditësuar ranglista e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) dhe Unionit Evropian të Xhudos (EJU).

Sipas renditjes më të fundit, Distria mban sërish vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg, me plot 6,510 pikë, e ndjekur nga Marscha Ballhaus në vend të dytë dhe Uta Abe në vend të tretë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos appeared first on Sinjali.

Haradinaj takohet me Osmanin, vlerëson partneritetin me SHBA dhe Bordin e Paqes

9 February 2026 at 18:25

Me ftesë të Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ku thekson se u diskutuan çështje të rëndësishme për Bordin e Paqes, zhvillimet politike në vend dhe në rajon.

Haradinaj vlerësoi pjesëmarrjen e Kosovës në këtë iniciativë të ftuar nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mbështet këtë angazhim pa rezervë.

“Me ftesë të Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, zhvillova një diskutim mbi Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend dhe në rajon.

Presidentes Osmani i shpreha vlerësimin për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, me ftesë të Presidentit Donald J. Trump. Çdo partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çdo iniciativë ku jemi krah njëri-tjetrit, është i rëndësisë së veçantë për Kosovën.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah pa asnjë hezitim këtë angazhim”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj takohet me Osmanin, vlerëson partneritetin me SHBA dhe Bordin e Paqes appeared first on Sinjali.

KQZ certifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive

9 February 2026 at 18:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, 43 ditë pas mbajtjes së tyre.

Certifikimi u bë me 11 vota për.

VV ka fituar 51.10 për qind të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK ka marrë 20.19 për qind të votave, apo 22 ulëse, LDK 13.24 për qind, apo 15 ulëse, ndërsa AAK 5.50 për qind, apo gjashtë ulëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ certifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive appeared first on Sinjali.

Aksident në Dollc të Klinës, përplasen disa vetura

9 February 2026 at 18:05

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Dollc të Klinës.

Sipas pamjeve në aksident shihen të përfshira disa vetura.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, ndërkohë që Policia ende nuk ka folur për rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident në Dollc të Klinës, përplasen disa vetura appeared first on Sinjali.

Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë burgim, e lëre më 45 vite

9 February 2026 at 18:03

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënimin me nga 45 vite burgim të secilit prej krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si të pabazë dhe politikisht të motivuar.

Sipas Kamberit, kjo kërkesë nuk ka për qëllim ndëshkimin e individëve të caktuar, por përbën një përpjekje për njollosjen e luftës çlirimtare të Kosovës dhe të vetë popullit shqiptar në përpjekjen e tij për liri dhe pavarësi.

Ai thekson se përmes këtij procesi, Prokuroria Speciale po tenton të dënojë sakrificën, angazhimin dhe vetëflijimin e shqiptarëve të Kosovës në rrugën drejt çlirimit nga shtypja, masakrat dhe mizoritë e regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Kamberi vlerëson se, nëse synimi real do të ishte vendosja e drejtësisë, dënime të tilla të rënda do të duhej të kërkoheshin për ata që projektuan dhe zbatuan politikat e dhunës dhe spastrimit etnik, si dhe për udhëheqësit aktualë të Serbisë, e jo për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Në reagimin e tij, deputeti shqiptar thekson se për çlirimtarët e Kosovës janë të papranueshme edhe 45 ditë burgim, e jo më 45 vite, duke shtuar se vendi i tyre është në Kosovë, pranë familjeve dhe popullit për të cilin u sakrifikuan, e jo pas grilave të burgut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë burgim, e lëre më 45 vite appeared first on Sinjali.

Analiza nga Politico: Projekti franko-gjerman për avionin luftarak të gjeneratës së re është “i vdekur”

9 February 2026 at 17:57

Projekti shumë i diskutuar i avionit luftarak të gjeneratës së gjashtë, i njohur si Future Combat Air System (FCAS), i zhvilluar nga Franca, Gjermania dhe Spanja, ndodhet në prag të dështimit total.

Kështu bëjnë të ditur për POLITICO katër zyrtarë evropianë në Paris dhe Berlin, të njohur me ecurinë e projektit.

Sipas një burimi të informuar mbi qëndrimin e presidentit Emmanuel Macron, projekti ka më shumë gjasa të mbyllet sesa të rihapet.

“Një njoftim se projekti ka përfunduar është më i mundshëm sesa ri-nisja”, u shpreh ai të premten. Të njëjtin vlerësim ndan edhe një deputet francez i angazhuar në politikat e mbrojtjes, i cili tha se “FCAS ka vdekur, të gjithë e dinë, por askush nuk dëshiron ta thotë hapur”.

Dështimi i këtij programi ambicioz, që synonte ndërtimin e një avioni luftarak të gjeneratës së gjashtë të shoqëruar nga dronë dhe një “re luftarake” dixhitale, do të përbënte një goditje të fortë politike për presidentin Macron. Projekti u lançua personalisht prej tij në vitin 2017, së bashku me kancelaren e atëhershme gjermane Angela Merkel, por prej gati një viti ka mbetur i paralizuar për shkak të përplasjeve industriale dhe mosmarrëveshjeve mes palëve.

Një kolaps i FCAS-it do të ishte “një sinjal shumë negativ”, pikërisht për këtë arsye Macron ka ushtruar presion për shpëtimin e tij, shpjegon i njëjti zyrtar, i cili foli në kushte anonimiteti. Ndërkohë, zyra e shtypit e qeverisë gjermane dhe Ministria franceze e Mbrojtjes nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të POLITICO-s për koment mbi mundësinë e mbylljes së afërt të projektit.

Megjithatë, zyrtarë francezë kanë deklaruar publikisht se ende shpresojnë në vazhdimin e tij. “Po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar këtë program. Do të shohim se si mund të arrijmë në një zgjidhje”, deklaroi këtë javë drejtori i ri i Agjencisë Franceze të Prokurimit të Armëve, Patrick Pailloux.

Problemet e FCAS-it nxjerrin në pah vështirësitë e bashkëpunimit industrial evropian në fushën e mbrojtjes, në një kohë kur kontinenti po përshpejton riarmatimin përballë Rusisë dhe një tërheqjeje graduale ushtarake të SHBA-së. Në qendër të konfliktit ndodhet avioni i pilotuar, për të cilin kompanitë Dassault dhe Airbus janë përplasur ashpër mbi çështje lidershipi, teknologjie dhe ndarjeje pune. Dassault kërkon më shumë kontroll mbi zhvillimin e avionit të gjeneratës së re (NGF), komponent kyç i FCAS-it.

Për muaj të tërë, Franca dhe Gjermania janë përpjekur të zgjidhin mosmarrëveshjet, duke vendosur edhe një afat më 17 dhjetor të vitit të kaluar, por pa arritur ndonjë marrëveshje. Ndërkohë, në Berlin po shqyrtohet në heshtje një ndryshim i thellë qëndrimi. Kancelari gjerman Friedrich Merz ka vlerësuar disa skenarë, nga ndarja e komponentit të avionit të pilotuar në dy projekte kombëtare, deri te tërheqja e plotë e Gjermanisë nga FCAS-i.

Sipas burimeve qeveritare dhe industriale gjermane, Merz ua ka përcjellë këtë qasje edhe përfaqësuesve që kanë vizituar Parisin, por autoritetet gjermane ende po kërkojnë mënyrën se si ta komunikojnë një vendim të tillë. Kriza rreth FCAS-it ka rritur vëmendjen edhe ndaj programit rival Global Combat Air Programme (GCAP), të udhëhequr nga Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Japonia.

Në Berlin, zyrtarë gjermanë këmbëngulin se vendi dëshiron të ruajë disa pjesë të projektit, veçanërisht “renë luftarake” të përbashkët dhe sistemet e tjera të integruara, edhe nëse avioni luftarak përfundon i ndarë në dy projekte të veçanta kombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Analiza nga Politico: Projekti franko-gjerman për avionin luftarak të gjeneratës së re është “i vdekur” appeared first on Sinjali.

Prokurorët përfundojnë ditën e parë të deklaratave përmbyllëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

9 February 2026 at 17:54

Seanca në Hagë, me deklaratat përmbyllëse të ZPS-së në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, është ndërprerë për sot.

Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë thanë se nesër prokurorëve do t’iu duhen më pak se dy orë për të shpalosur përgjegjësitë penale të të akuzuarve dhe në fund, prokurorja e specializuar Kimberly West të mbajë një fjalë përmbledhëse.

Ishte West në fillim të ditës që njoftoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të dënohen me nga 45 vjet burgim apo 180 vjet në total.

Kjo kërkesë nxiti reagime në Kosovë, ku presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se çdo përpjekje për barazimin e luftës çlirimtare të UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi.

Nga Partia Demokratike e Kosovës reaguan ashpër, duke e akuzuar Gjykatën Speciale se ka “devijuar” nga misioni për të sjellë drejtësi.

Ndërkaq, ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cilësoi si “akt padrejtësie” kërkesën për burgim me nga 45 vjet për secilin të akuzuar.

Në ditën e parë, prokurorët e specializuar folën për rolin që kishin të katër të akuzuarit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e paraqitur këtë organizatë me strukturë dhe hierarki.

Prokurorët përmendën qendrat e ndalimit të UÇK-së, ku pretenduan se aty u keqtrajtuan dhe vranë shqiptarë, serbë, e persona të nacionaliteteve të tjera, që thuhet se shiheshin si kolaboracionistë nga UÇK-ja.

Pas ZPS-së, fjalën përmbyllëse do ta kenë mbrojtësit e viktimave dhe ekipet mbrojtëse. Më pas, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokurorët përfundojnë ditën e parë të deklaratave përmbyllëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Sinjali.

ZPS-ja thotë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së shpërndante urdhra

9 February 2026 at 16:42

ZPS-ja ka paraqitur disa dokumente që tha se i janë konfiskuar Jakup Krasniqit, ku pretendohet se shfaqen regjistra të dokumenteve të protokolluara të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Prokurorët thanë se aty paraqiten urdhra që u janë dhënë zonave, që kanë të bëjnë “me brigada konkrete në Pashtrik, Nerodime e Dukagjin.

Urdhrat dhe vendimet kanë të bëjnë me unitetin komandues, emërimet, trajnimin, logjistikën, komunikimet dhe autoritetin për të kryer arrestime dhe ndalime”, tha ZPS-ja.

ZPS po ashtu publikoi një dokument që tha se paraqet vulat dhe nënshkrimet e shtatë komandantëve të zonave të UÇK-së, duke pretenduar se Shtabi dhe personat e akuzuar kanë “shpërndarë urdhra”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ZPS-ja thotë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së shpërndante urdhra appeared first on Sinjali.

Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e luftës çlirimtare të UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

9 February 2026 at 16:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënime prej nga 45 vjet burg për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në reagimin e saj, Osmani thekson se pavarësia e Kosovës është rezultat i vullnetit të popullit dhe i një sakrifice shekullore, duke nënvizuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër, ndërsa krimet e gjenocidit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës janë kryer nga Serbia ndaj popullit të Kosovës.

Ndryshe, Prokuroria ka kërkuar 180 vjet burgim për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

“Pavarësia e Kosovës ishte vullnet i popullit të Kosovës. Ishte sakrificë shekullore për të cilën dhanë jetën mijëra dëshmorë e civilë të pafajshëm e për të cilën luftuan, me heroizëm dhe me luftë të pastër, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës janë krime që Serbia i kreu kundër popullit të Kosovës ndër shekuj.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Serbia kishte për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar, qëllim të cilin e shpërfaqi nëpërmjet vrasjes dhe masakrimit të mijërave fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimeve të mijëra grave e burrave, shkatërrimit të qindra mijëra shtëpive, dëbimit të mbi 80% të qytetarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre, spastrimit etnik, zhdukjes me dhunë të mijëra personave dhe krimeve të tjera të llahtarshme.

Çdo përpjekje që tenton të barazojë luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë.

Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër. Kjo e vërtetë nuk ndryshohet me tentime për ta rishkruar historinë dhe për ta njollosur dhe zhvleftësuar betejën e popullit të Kosovës për liri”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e luftës çlirimtare të UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi appeared first on Sinjali.

KQZ certifikon sot rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

9 February 2026 at 16:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Ky hap i hap rrugë konstituimit të Legjislaturës së Re të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja në Kosovë.

Mbledhja do të nisë në orën 18:00, konfirmoi zëdhënësi i KQZ-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ certifikon sot rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.

Gjykata Supreme konfirmon vendimet e PZAP-së, refuzon të gjitha ankesat

9 February 2026 at 15:51

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar gjashtë ankesa administrative kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke vërtetuar në tërësi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe ruajtur legjitimitetin e procesit zgjedhor.

Ndër ankesat e refuzuara ishin ato të Partisë Rome e Bashkuar të Kosovës (PREBK), Koalicionit PAI–PDAK–LPB, Nova Demokratska Stranka (NDS) dhe kandidatit të PDK-së, Bekim Haxhiu, të cilat kërkonin ndërhyrje në numërimin e votave, anulim të mandateve dhe rivlerësim të rezultateve në baza etnike ose gjinore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata Supreme konfirmon vendimet e PZAP-së, refuzon të gjitha ankesat appeared first on Sinjali.

IKShPK: Uji nga Liqeni i Badocit i sigurt për pije

9 February 2026 at 15:44

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se analizat e fundit tregojnë se të gjithë parametrat e ujit nga Liqeni i Badocit janë brenda standardeve të sigurisë, duke e bërë atë të pijshëm.

Monitorimi i cilësisë së ujit do të vazhdojë rregullisht për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IKShPK: Uji nga Liqeni i Badocit i sigurt për pije appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Sulm ndaj nxënësit në shkollën “Pavarësia”, mësimdhënësi përfundon në ndalim 48-orësh

9 February 2026 at 15:31

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Shkollën “Pavarësia”, ku një mësimdhënës dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nxënës.

Rasti ka marrë përmasa të mëdha publike pasi pamjet e incidentit janë shpërndarë gjerësisht sot në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se pas ndërhyrjes së Policisë dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj mësimdhënësit të dyshuar është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti është iniciuar dhe po trajtohet në procedurë penale.

Nxënësi i përfshirë në incident është intervistuar në prani të përgjegjësve përkatës, ndërkohë që organet hetimore janë duke analizuar edhe pamjet video që janë bërë publike gjatë ditës së sotme.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, ndërsa priten masa të mëtejme institucionale pas kompletimit të procedurave ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sulm ndaj nxënësit në shkollën “Pavarësia”, mësimdhënësi përfundon në ndalim 48-orësh appeared first on Sinjali.

VV kundërshton kërkesën për dënime ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Çlirimi nuk është krim

9 February 2026 at 15:26

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë së Hagës për dënime prej 45 vjetësh ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje politike që synon të rishkruajë historinë.

Sipas VV-së, rezistenca e UÇK-së kundër dhunës serbe nuk mund të konsiderohet veprim kriminal, dhe çlirimi i Kosovës nuk është krim.

Partia thekson se Gjykata Speciale ka lindur nga interesa politike ndërkombëtare dhe jo nga nevoja për drejtësi të vërtetë.

“Kërkesa e prokurorisë për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk është një akt për kërkim drejtësie por një politikë që synon ta përmbysë rendin e së vërtetës. Jugosllavia e Serbisë së Millosheviqit ka kryer gjenocid në Kosovë. Kjo është e vërteta. UÇK ka luftuar kundër planeve dhe veprimeve gjenocidale duke mbrojtur popullin me gjithë forcën në dispozicion”, thuhet në reagimin e partisë.

VV-ja kritikoi edhe pretendimin se shënjestrimi i individëve gjatë luftës ishte produkt i një fushëveprimi të gjerë të komanduar nga drejtues të UÇK-së. Sipas lëvizjes, kjo përpjekje është një operacion diskursiv që synon të zëvendësojë kontekstin politik të luftës me një skemë penale abstrakte, duke trajtuar rezistencën si projekt kriminal të organizuar.

“Nuk ka se si të ketë pasur plane individuale për krime kundër njerëzimit, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur kurrë, në asnjë rrethanë, plane të tilla. Krimet kundër njerëzimit nuk janë veprime të izoluara, por kërkojnë aparat zbatues ose strukturë shtetërore dhe mekanizma sistematikë dhune. Asnjë njësi e UÇK-së nuk ka pasur ndonjëherë si synim, dhe as nuk ka vepruar, sipas një metode të tillë monstruoze”, thuhet tutje në reagim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post VV kundërshton kërkesën për dënime ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Çlirimi nuk është krim appeared first on Sinjali.

Arrestohet një person nga Kumanova për transport ilegal të katër emigrantëve

9 February 2026 at 15:21

Mëngjesin e sotëm, policia në autostradën “Miqësia” ndaloi një automjet “Fiat Bravo” që transportonte katër emigrantë – dy nga Nepali dhe nga një nga India dhe Pakistani.

Drejtuesi i mjetit, N.S. (40) nga Kumanova, u arrestua dhe migrantët u dërguan në Qendrën e Tranzitit Tabanovcë. Policia po përgatit raport për rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet një person nga Kumanova për transport ilegal të katër emigrantëve appeared first on Sinjali.

Skandal në shkollën “Pavarësia”: Mësimdhënësi godet nxënësin

9 February 2026 at 15:07

Një mësimdhënës në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi, duke e goditur disa herë.

Rasti për Sinjalin është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët e përfshira në stacion policor.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit”, shtoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Skandal në shkollën “Pavarësia”: Mësimdhënësi godet nxënësin appeared first on Sinjali.

Komuna e Pejës hap pika të reja të Urgjencës në Bogë dhe Vitomiricë

9 February 2026 at 14:58

Komuna e Pejës ka inauguruar dy pika të reja të Urgjencës në Bogë të Rugovës dhe Vitomiricë, duke ofruar shërbime shëndetësore emergjente më pranë qytetarëve.

Njësitë do të funksionojnë 7 ditë në javë dhe janë të pajisura me staf profesional dhe infrastrukturë adekuate për ndërhyrje të shpejtë dhe referim të pacientëve në institucionet përkatëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komuna e Pejës hap pika të reja të Urgjencës në Bogë dhe Vitomiricë appeared first on Sinjali.

❌
❌