Normal view

Received — 17 December 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

IZRAEL – Netanyahu: Perëndimi të luftojë antisemitizmin

16 December 2025 at 22:52

TEL AVIV, 16 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot në mbrëmje se kërkon nga qeveritë perëndimore të luftojnë me vendosmëri antisemitizmin dhe të garantojnë sigurinë e komuniteteve hebraike në mbarë botën, dy ditë pas atentatit në Sidnej.

”Unë kërkoj nga qeveritë perëndimore të bëjnë atë që është e nevojshme për të luftuar antisemitizmin dhe të sigurojnë mbrojtjen dhe sigurinë e nevojshme për komunitetet hebraike në mbarë botën”, tha Netanyahu në një mesazh të shkurtër video në hebraisht.

”Ata do të bënin mirë t’u kushtonin vëmendje paralajmërimeve tona. Kërkoj që të veprojnë, tani”, shtoi ai.

Një baba dhe djali i tij hapën zjarr  të dielën ndaj një turme të mbledhur në plazhin Bondi në Sidnej për festën hebraike të Hanukkës, duke shkaktuar të paktën 15 të vdekur dhe 42 të plagosur.

Autoritetet australiane e cilësuan sulmin si antisemit dhe terrorist duke deklaruar se ai synonte të përhapte panik mes hebrenjve të vendit dhe se autorët ishin me gjasë të motivuar ideologjikisht nga grupi xhihadist Shteti Islamik.

Atentati shkaktoi një tronditje të madhe në Izrael, duke ringjallur traumën e sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit 2023 të kryer nga lëvizja palestineze Hamas./  /Ad.Ab./

 

The post IZRAEL – Netanyahu: Perëndimi të luftojë antisemitizmin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 4 December 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

IZRAEL – Netanyahu emëron shefin e ri të Mossad-it

4 December 2025 at 15:53

TEL AVIV, 4 dhjetor /ATSH-AA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu emëroi  sekretarin e tij ushtarak, gjeneralmajor Roman Gofman, si kreun e ardhshëm të Mossad-it, shërbimit të inteligjencës përgjegjës për operacionet jashtë shtetit të Izraelit.

“Pas intervistimit të kandidatëve të ndryshëm, kryeministri Benjamin Netanyahu ka vendosur të emërojë sekretarin e tij ushtarak, gjeneralmajor Roman Gofman, në pozicionin e Drejtorit të Mossad-it të Shtetit të Izraelit”, tha zyra e tij në një deklaratë.

Gofman do të zëvendësojë kreun aktual të Mossad-it, David Barnea, i cili do të përfundojë mandatin e tij pesëvjeçar në qershor 2026, shtoi deklarata.   /os/

The post IZRAEL – Netanyahu emëron shefin e ri të Mossad-it appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 2 December 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu bën thirrje për një zonë të çmilitarizuar në Siri

2 December 2025 at 21:41

TEL AVIV, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se pret që Siria të krijojë një zonë të çmilitarizuar që shtrihet nga kryeqyteti Damask deri në Lartësitë Golan, të cilat janë aneksuar nga Izraeli.

Netanyahu i dha këto deklarata në një video-mesazh gjatë një vizite në spital te ushtarët izraelitë që ishin plagosur së fundmi gjatë një operacioni në Siri.

Pas rrëzimit vitin e kaluar të ish-udhëheqësit afatgjatë sirian Bashar al-Assad, Izraeli vendosi trupa në zonën neutrale të kontrolluar nga OKB-ja midis Lartësive Golan dhe territorit nën kontrollin sirian, përfshirë anën siriane të malit Hermon.

Sipas Netanyahut, ushtria izraelite do të qëndrojë në këtë zonë “për të garantuar sigurinë e qytetarëve izraelitë”.

Zona e çmilitarizuar përfundon rreth 50 kilometra larg Damaskut.

”Në vijim të sulmeve të udhëhequra nga Hamasi ndaj jugut të Izraelit më 7 tetor 2023, Izraeli është i vendosur të mbrojë veten nga sulmet përtej kufirit dhe të pengojë vendosjen e ekstremistëve armiqësorë në zonat kufitare”, tha Netanyahu.

Kryeministri theksoi gjithashtu se Izraeli synon të mbrojë pakicën fetare druzi në Siri, të cilën e konsideron aleate.

Ushtria izraelite godet rregullisht objektiva në Siri për të shkatërruar depo armësh ose pajisje ushtarake./  /Ad.Ab./

The post TEL AVIV – Netanyahu bën thirrje për një zonë të çmilitarizuar në Siri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 1 December 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – Trump fton Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë

1 December 2025 at 20:30

TEL AVIV, 1 dhjetor /ATSH/ – Presidenti amerikan Donald Trump ka ftuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë “në të ardhmen e afërt”, njoftoi sot zyra e kryeministri, izraelit, sipas Reuters.

Ftesa erdhi pak pasi Trump deklaroi se Izraeli duhet të ruajë një dialog të fortë dhe të sinqertë me Sirinë. Një vizitë e tillë do të ishte e pesta për Netanyahun që prej rikthimit të Trump në detyrë në janar.

Dy liderët kanë kultivuar publikisht një marrëdhënie të ngushtë, ndonëse burime amerikane dhe izraelite thonë se Trump herë pas here ka shprehur frustrim ndaj Netanyahut.

Në komunikatën zyrtare u tha se të dy diskutuan për çarmatimin e Hamasit dhe demilitarizimin e Gazës.

Trump në shtator prezantoi një plan për t’i dhënë fund luftës në Gaza, ndërsa armëpushimi me Hamasin është në fuqi që nga tetori.

Trump  ka deklaruar më herët se është “shumë e rëndësishme” që Izraeli të mbajë një dialog të qëndrueshëm me Sirinë, duke theksuar se asgjë nuk duhet të pengojë “evoluimin e Sirisë drejt një shteti të begatë”.

Administrata e tij po përpiqet të ndërmjetësojë një pakt mosagresioni mes dy vendeve, të cilat nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Siria nuk e njeh zyrtarisht Izraelin, i cili ka zgjeruar kontrollin mbi territore siriane që nga dhjetori 2024.

Izraeli ka pushtuar Lartësitë e Golanit që nga viti 1967 dhe më vonë i ka aneksuar, një hap i njohur nga SHBA-ja , por jo nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.

Presidenti Trump ndërkohë ka mbështetur liderin e ri të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ndërsa Izraeli ka shprehur kundërshtime për shkak të lidhjeve të tij të mëparshme me grupet islamiste. /Ad.Ab./

The post SHBA – Trump fton Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 11 November 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

JERUSALEM – Kushner dhe Netanyahu diskutojnë planin e SHBA-së për Gazën

10 November 2025 at 23:04

JERUSALEM, 10 nëntor /ATSH/- Ndërmjetësi amerikan Jared Kushner është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të diskutuar armëpushimin e mbështetur nga SHBA-ja në Gaza, sipas “The Times of Israel”.

Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes, u takua sot me Netanyahun në Jerusalem, si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të stabilizuar armëpushimin.

Takimi vjen një muaj pasi Uashingtoni dhe fuqitë rajonale e nxitën Izraelin të binte dakord për një armëpushim.

“Armëpushimi ka ndaluar pjesërisht dy vjet bombardimesh izraelite, të cilat shkatërruan pjesën më të madhe të Gazës dhe vranë më shumë se 69,000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë”, sipas autoriteteve palestineze.

“Bisedimet u përqendruan në disa nga elementët më të diskutueshëm të planit 20-pikësh të Trump për t’i dhënë fund luftës 2-vjeçare të Izraelit në territorin palestinez”, sipas zëdhënëses së qeverisë izraelite, Shosh Bedrosian.

“Zyrtarët diskutuan planet për çarmatimin e Hamasit, vendosjen e forcave ndërkombëtare të sigurisë dhe krijimin e një qeverie teknokratike në territor që përjashton Hamasin”, tha ajo.

Hamasi ka këmbëngulur vazhdimisht se heqja dorë nga armët e tij është një vijë e kuqe.

Duke iu drejtuar parlamentit të Izraelit, Knesset, Netanyahu premtoi se Gaza do të çmilitarizohej, qoftë në mënyrën e lehtë apo të vështirë, në atë që ishte një kërcënim i fshehur për të përshkallëzuar luftën. //a.i/

The post JERUSALEM – Kushner dhe Netanyahu diskutojnë planin e SHBA-së për Gazën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 7 November 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

STAMBOLL – Zyra e Prokurorit Publik lëshon urdhërarresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

7 November 2025 at 21:22

STAMBOLL, 7 nëntor /ATSH/ – Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit lëshoi urdhërarreste për 37 persona, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, duke pretenduar gjenocid në lidhje me luftën në Gaza, sipas ”Times of Israel”.

Sipas ”Turkiye Today”, e cila citon një deklaratë për shtyp nga zyra e prokurorit, të tjerë në listë përfshijnë ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, shefin e shtabit të IDF-së, Eyal Zamir dhe ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir.

Zyra e prokurorit pretendon dhunë sistematike kundër civilëve në Rripin e Gazës, mes luftës së Izraelit kundër grupit terrorist Hamas pas sulmit të këtij të fundit më 7 tetor 2023.

Ajo përmend incidente specifike në fillim të luftës, duke përfshirë incidentin e 17 tetorit 2023 në spitalin baptist ”Al-Ahli”, të cilin shërbimet sekrete izraelite dhe amerikane përcaktuan se ishte rezultat i një lëshimi të dështuar rakete nga grupi terrorist ”Xhihadi Islamik Palestinez”.

Izraeli mohon të gjitha pretendimet se synonte civilët dhe rregullisht i përmend si prova përpjekjet e tij për të evakuuar civilët përpara sulmeve dhe për të lehtësuar rrjedhën e ndihmës humanitare./ a.jor.

The post STAMBOLL – Zyra e Prokurorit Publik lëshon urdhërarresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 23 October 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – Trump: Ndalova Netanyahun; do kishte vazhduar luftën për vite të tëra

23 October 2025 at 18:14

UASHINGTON, 23 tetor /ATSH-ANSA/ – Bibi ( thirret shkurt Netanyahu) nuk mund ta luftosh botën. Mund të luftosh beteja individuale, por bota është kundër teje, mësohet t’i ketë thënë presidenti amerikan Donald Trump kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

”Izraeli është një vend shumë i vogël në krahasim me botën”, iu drejtua Trump  kryeministrit izraelit për ta bindur atë të ndalonte luftën në Gaza.

Sipas Trump, ”Netanyahu do të kishte vazhduar luftën me vite”

“Ai bëri atë gabim taktik. Atë në Katar, ishte i tmerrshëm. Ia thashë emirit këtë, kjo ishte një nga gjërat që na bashkoi të gjithëve se ai duhet të ndalte luftën”, theksoi Trump.   /os/

The post SHBA – Trump: Ndalova Netanyahun; do kishte vazhduar luftën për vite të tëra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 21 October 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

JERUSALEM – Netanyahu dhe shefi i sigurisë së Egjiptit diskutojnë zbatimin e planit të SHBA-së për Gazën

21 October 2025 at 15:38

TEL AVIV/KAJRO, 21 tetor /ATSH-DPA/- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është takuar me shefin e inteligjencës së Egjiptit, Hassan Rashad, për të diskutuar zbatimin e mëtejshëm të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Gaza, njoftoi sot zyra e udhëheqësit izraelit.

“Takimi në Jerusalem trajtoi gjithashtu marrëdhëniet midis Izraelit dhe Egjiptit”, tha zyra e tij.

Egjipti, së bashku me Katarin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ndërmjetëson bisedimet indirekte midis Izraelit dhe milicisë islamike palestineze “Hamas”.

Kanali televiziv egjiptian i lidhur me shtetin, al-Qahera, raportoi përpara takimit se diskutimet do të përqendroheshin gjithashtu në ruajtjen e armëpushimit, dhënien e ndihmës në Rripin e Gazës dhe adresimin e pengesave për zbatimin e planit të paqes.

“Rashad gjithashtu ka planifikuar të takohet me negociatorin amerikan Steve Witkoff, i cili aktualisht ndodhet në Izrael”, raportoi transmetuesi.

Hamasi duhet ende të dorëzojë trupat e 15 pengjeve të vdekur si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit.

Marrëveshja përfshin gjithashtu dispozita për të zgjeruar shpërndarjen e ndihmës për banorët në Gaza.

Mbetet e paqartë nëse marrëveshja e ndërmjetësuar nga SHBA-ja do të çojë në një përfundim të plotë të luftimeve në rripin bregdetar të shkatërruar nga lufta.

Pikat e rëndësishme të mosmarrëveshjes mbeten të pazgjidhura, përfshirë çarmatimin e Hamasit, të cilin grupi islamist ka refuzuar ta zbatojë. //a.i/

The post JERUSALEM – Netanyahu dhe shefi i sigurisë së Egjiptit diskutojnë zbatimin e planit të SHBA-së për Gazën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 18 October 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu: Hamasi të gjejë pengjet e vdekura

18 October 2025 at 13:47

TEL AVIV, 18 tetor /ATSH-AA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, është i vendosur të sigurojë kthimin e pengjeve të vdekura që janë ende në Gaza, dhe se vendi do të vazhdojë të luftojë terrorizmin me “forcë të plotë”, shkruan BBC.

Benjamin Netanyahu i bëri komentet disa orë pasi Hamasi ktheu trupat e dy pengjeve të tjera, por tha se ‘’nuk ishte në gjendje të kishte qasje te 19 të mbeturit’’.

Ka pasur zemërim në Izrael që Hamasi nuk i ka kthyer të gjitha trupat në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit të javës së kaluar në Gaza, megjithëse SHBA-të e kanë minimizuar sugjerimin se kjo përbën një shkelje.

Hamasi tha më vonë se mbetet i përkushtuar ndaj armëpushimit, duke përfshirë “gatishmërinë për të dorëzuar të gjitha kufomat e mbetura”.

Në një deklaratë, akuzoi Netanyahun se pengoi aftësinë e tij për të kërkuar mbetjet e pengjeve duke mos lejuar makineri të rënda dhe gërmuese në Rripin e Gazës.

Hamas po vazhdon të përpiqet të rikuperojë trupat e robërve. Në pamjet e transmetuara në Al Jazeera, persona të armatosur të Hamasit duket se ruajnë buldozerët që gërmojnë në errësirë ​​në qytetin jugor të Khan Younis.   /os/

The post TEL AVIV – Netanyahu: Hamasi të gjejë pengjet e vdekura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 15 October 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu: Nëse Hamasi nuk çarmatoset, do të ”shpërthejë ferri”

15 October 2025 at 09:01

TEL AVIV, 15 tetor /ATSH-ANSA/-  Nëse Hamasi nuk pranon të çarmatoset, do të ‘’shpërthejë ferri”, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë me CBS News.

“Ne ramë dakord t’i japim një shans paqes. Le ta përfundojmë pjesën e parë të bisedimeve dhe tani le t’u japim atyre një shans të bëjnë të dytën”, shtoi ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme Izraeli ka dorëzuar trupat e 45 palestinezëve si pjesë e një marrëveshjeje me organizatën militante “Hamas”.

“Eshtrat u dërguan sot në Rripin e Gazës me ndihmën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC)”, thanë sot burime mjekësore në territorin bregdetar.

Në Spitalin Nasser në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës do të kryhen teste gjenetike, për të identifikuar trupat.  /os/

 

The post TEL AVIV – Netanyahu: Nëse Hamasi nuk çarmatoset, do të ”shpërthejë ferri” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 13 October 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu: Nuk do të marr pjesë në samitin e paqes në Egjipt

13 October 2025 at 13:10

TEL AVIV, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk do të udhëtojë në samitin e paqes në Egjipt, deklaroi zyra e tij.

Netanyahu falënderoi presidentin e SHBA-së Donald Trump për ftesën në Egjipt, por nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në udhëtim për shkak të kufizimeve kohore përpara festës hebraike të Simchat Torah.

Trump do të bashkë-kryesojë samitin në Sharm el-Sheikh, së bashku me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sissi, i cili do të mbledhë rreth 20 liderë botërorë për të diskutuar procesin e paqes në Gaza.

Zyra presidenciale egjiptiane njoftoi të hënën se Netanyahu dhe presidenti palestinez Mahmoud Abbas do të marrin pjesë në takimin në vendpushimin egjiptian në Detin e Kuq.

Abasi udhëheq si Autoritetin Kombëtar Palestinez (PA) ashtu edhe lëvizjen Fatah me bazë në Gaza, një rivale e Hamasit.

Hamasi e dëboi Fatah nga Rripi i Gazës në një konflikt të përgjakshëm në vitin 2007.

Që atëherë, Abbasi ka qeverisur në mënyrë efektive vetëm Bregun Perëndimor. Izraeli deri më tani ka refuzuar qeverinë e Autoritetit Palestinez në Rripin e Gazës.  /os/

The post TEL AVIV – Netanyahu: Nuk do të marr pjesë në samitin e paqes në Egjipt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Trump mbërrin në Izrael përpara samitit të Egjiptit për Gazën

13 October 2025 at 09:59

TEL AVIV, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në Izrael për t’u takuar me familjet e pengjeve dhe për t’iu drejtuar anëtarëve të Knesset (parlamenti izraelit) përpara se të udhëtonte për në Egjipt për një samit mbi Gazën.

Trump u prit në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Ai zbarkoi në Izrael menjëherë pasi shtatë të burgosur të liruar nga militantët e Hamasit të cilët iu dorëzuan ushtrisë izraelite nëpërmjet Kryqit të Kuq.

Hamasi deklaroi se ‘’të 20 pengjet e gjalla që mbaheshin ende në Gaza do të lirohen sot në këmbim të më shumë se 1 900 të burgosurve palestinezë që mbaheshin nga Izraeli’’.

Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One gjatë fluturimit, Trump deklaroi se lufta midis Izraelit dhe Hamasit “ka mbaruar”.

Trump dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi do të bashkë-kryesojnë një takim në Sharm el-Sheikh.

Eventi synon të konsolidojë armëpushimin e brishtë që Trump ndihmoi të ndërmjetësonte dhe të promovojë paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Lindjen e Mesme.

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri britanik Keir Starmer dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.   /os/

 

The post TEL AVIV – Trump mbërrin në Izrael përpara samitit të Egjiptit për Gazën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 9 October 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

IZRAEL – Netanyahu nominon presidentin Trump për Çmimin Nobel për Paqen

9 October 2025 at 17:02

JERUSALEM, 9 tetor /ATSH-AFP-AA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi sot se presidenti amerikan, Donald Trump e meritonte Çmimin Nobel për Paqen, disa orë pasi ky i fundit njoftoi një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve dhe të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit.

“Jepini Çmimin Nobel për Paqen Donald Trumpit, ai e meriton!”, shkruhej në llogarinë zyrtare në X të Zyrës së Kryeministrit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se Izraeli dhe grupi palestinez Hamas kanë nënshkruar fazën e parë të një marrëveshjeje të propozuar nga SHBA-ja për Gazën.

“Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të planit tonë të paqes. Kjo do të thotë që të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheq trupat e tij në një vijë të rënë dakord si hapat e parë drejt një paqeje të fortë, të qëndrueshme dhe të përjetshme”, tha Trump.

Ai theksoi se të gjitha palët do “të trajtohen në mënyrë të drejtë”.

Presidenti amerikan e përshkroi momentin si një “ditë të madhe” për botën arabe dhe myslimane, Izraelin, vendet përreth dhe SHBA-në./ a.jor.

The post IZRAEL – Netanyahu nominon presidentin Trump për Çmimin Nobel për Paqen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 30 September 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu: Ushtria izraelite e pranishme në pjesën më të madhe të Gazës

30 September 2025 at 13:31

TEL AVIV, 30 shtator /ATSH-AFP/ – Ushtria izraelite do të qëndrojë në pjesën më të madhe të Rripit të Gazës, deklaroi kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu nga Uashingtoni.

“Ne do t’i rimarrim të gjithë pengjet tona, të gjallë e shëndoshë e mirë, ndërsa Tsahal (ushtria izraelite) do të mbetet në pjesën më të madhe të Rripit të Gazës”, deklaroi Netanyahu, pasi mbështeti publikisht një plan paqeje te presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Plani i Trump parashikon vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi në Rripin e Gazës, ndërkohë që ushtria izraelite tërhiqet.

“Na është thënë se ju duhet të pranoni kushtet e Hamasit, ushtria izraelite duhet të tërhiqet, dhe Hamasi mund të forcohet, të kontrollojë Rripin e Gazës… Jo, jo, kjo nuk do të ndodhë”, shtoi ai në videon e postuar në llogarinë e tij në Telegram./ /f.k/  /os/ a.jor.

The post TEL AVIV – Netanyahu: Ushtria izraelite e pranishme në pjesën më të madhe të Gazës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Netanyahu: AP nuk mund të ketë rol në të ardhmen e Gazës pa një transformim radikal

29 September 2025 at 22:55

UASHINGTON, 29 shtator /ATSH/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se Autoriteti Palestinez (AP) nuk mund të kishte një rol në qeverisjen e ardhshme të Gazës – pa një transformim “radikal”, sipas CNN.

“E vlerësoj qëndrimin tuaj të vendosur se Autoriteti Palestinez nuk mund të ketë asnjë rol në Gaza – pa kaluar në një transformim radikal dhe të vërtetë”, i tha Netanyahu presidentit të SHBA-së Donald Trump gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, në Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk do t’ju vijë si surprizë që shumica dërrmuese e izraelitëve nuk kanë besim se “leopardi” i AP-së mund të ndryshojë njollat ​​e tij”, tha Netanyahu.

“Por, në vend që të prisni për këtë transformim të mrekullueshëm, plani juaj ofron një rrugë praktike dhe realiste për Gazën në vitet e ardhshme, në të cilat Gaza nuk do të drejtohet – as nga Hamasi dhe as nga Autoriteti Palestinez – por nga ata që janë të përkushtuar për një paqe të vërtetë me Izraelin”, shtoi ai.

Plani i paqes i propozuar nga SHBA-ja, kërkon një organ të përkohshem për të qeverisur Gazën, ndërsa Autoriteti Palestinez përfundon “programin e reformave.

“Ndërsa rindërtimi i Gazës përparon dhe kur programi i reformës së AP-së të zbatohet me besnikëri, kushtet më në fund mund të jenë arritur – për një rrugë të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze, të cilën ne e njohim si aspiratë të popullit palestinez”, tha ai.

Plani 20-pikësh përjashton përfshirjen e Hamasit në qeverisjen e ardhshme të Gazës. //a.i/

The post SHBA – Netanyahu: AP nuk mund të ketë rol në të ardhmen e Gazës pa një transformim radikal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 29 September 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – Netanyahu: Izraeli mbështet planin e Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza

29 September 2025 at 21:44

UASHINGTON, 29 shtator /ATSH/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se mbështet planin e presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke e quajtur atë një “hap të rëndësishëm” drejt përfundimit të luftës dhe arritjes së paqes në Lindjen e Mesme, sipas CNN.

“Unë besoj se sot po bëjmë një hap hap të rëndësishëm drejt përfundimit të luftës në Gaza dhe përgatitjes së terrenit për avancimin e paqes në Lindjen e Mesme, mendoj përtej Lindjes së Mesme”, tha Netanyahu.

“Unë mbështes planin tuaj për t’i dhënë fund luftës në Gaza, i cili arrin qëllimet tona të luftës. Ky plan, do t’i kthejë Izraelit të gjithë pengjet tona, do të shkatërrojë pajisjet ushtarake të Hamasit dhe sundimin e tij politik dhe do të sigurojë që Gaza të mos përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin”, shtoi ai.

Më herët, Trump hapi konferencën e përbashkët për shtyp duke falënderuar kryeministrin Netanyahu për vendimin per t’u pajtuar me planin për paqe në Gaza, duke paralajmëruar gjithashtu se ishte e mundur që Hamasi të refuzonte marrëveshjen.

“Mendoj se duhet ta kuptojmë se po u japim të gjithëve një shans që kjo të bëhet në mënyrë paqësore – diçka që do të arrijë të gjitha objektivat tona të luftës – pa gjakderdhje të mëtejshme”, shtoi Netanyahu.

“Por nëse Hamasi e refuzon planin e presidentit Trump, ose nëse supozohet se e pranon atë, dhe pastaj bën gjithçka për ta kundërshtuar atë, atëherë Izraeli do ta përfundojë “punën” vetë”, tha ai. //a.i/

The post SHBA – Netanyahu: Izraeli mbështet planin e Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Netanyahu i kërkon falje Katarit për sulmin në Doha

29 September 2025 at 19:57

UASHINGTON, 29 shtator /ATSH/- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i kërkoi falje sot homologut të tij nga Katari për sulmin e Izraelit në Doha – gjatë një telefonate nga Shtëpia e Bardhë, sipas “Reuters”.

Biseda telefonike me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, erdhi ndërsa Netanyahu u takua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump sot në Uashington.

Një ekip teknik i Katarit ndodhet gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjate bisedës me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani – i kërkoi falje për sulmin ajror të fundit të Izraelit – që synonte zyrtarët e Hamasit në Doha.

Netanyahu shprehu keqardhje për sulmin ajror të 9 shtatorit – që shkeli sovranitetin e Katarit dhe për vrasjen e një roje sigurie të Katarit.

Vendimi i Izraelit për të kërkuar falje për sulmin – ishte një kusht thelbësor i Katarit për të vazhduar rolin e tij si ndërmjetës në negociatat e armëpushimit në Gaza.

Netanyahu mbërriti sot në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Trump, të cilat pritet të fokusohen kryesisht në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Trump ka mirëpritur progresin drejt një marrëveshjeje për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh – që nga takimi javën e kaluar me udhëheqësit e vendeve myslimane në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Trump njoftoi një plan me 21 pika – për t’i dhënë fund luftës – gjatë takimit të së martës së kaluar. //a.i/

 

The post SHBA – Netanyahu i kërkon falje Katarit për sulmin në Doha appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 26 September 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

OKB – Netanyahu: Një shtet palestinez vetëvrasje kombëtare për Izraelin

26 September 2025 at 16:36

NJU JORK, 26 shtator /ATSH-AFP/ – Krijimi i një shteti palestinez do të ishte vetëvrasje kombëtare për Izraelin, deklaroi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duke kritikuar valën e fundit të njohjeve nga vendet perëndimore.

“Ja një mesazh tjetër për udhëheqësit perëndimorë: Izraeli nuk do t’ju lejojë të na impononi një shtet terrorist”, theksoi ai.

”Ne nuk do të kryejmë vetëvrasje kombëtare sepse juve iu mungon guximi për t’u përballur me median armiqësore dhe turmat antisemite që qajnë për gjakun e Izraelit”, deklaroi ai.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu hodhi poshtë akuzat për “gjenocid” në Gaza, duke këmbëngulur se po ushqen popullsinë e territorit palestinez dhe duke akuzuar shumë vende se i janë “dorëzuar” Hamasit.

“Merrni akuzat e rreme për gjenocid. Izraeli akuzohet se po synon civilët, por asgjë nuk mund të jetë më larg së vërtetës”, pohoi ai, duke theksuar se Izraeli po merrte masa për të shmangur viktimat civile dhe për të siguruar që nuk po e vdiste popullsinë nga uria.

“Hamasi po përdor civilët si mburoja njerëzore dhe si mbështetëse për luftën e tij të neveritshme propagandistike kundër Izraelit, një propagandë që mediat evropiane e gëlltisin të gjithën”, shtoi ai duke denoncuar gjithashtu faktin se shumë vende i janë “dorëzuar” Hamasit duke njohur shtetin e Palestinës./  a.jor.

The post OKB – Netanyahu: Një shtet palestinez vetëvrasje kombëtare për Izraelin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OKB – Dhjetëra diplomatë largohen nga AP, ndërsa Netanyahu fillon fjalimin

26 September 2025 at 16:02

NJU JORK, 26 shtator /ATSH-DPA/ – Dhjetëra diplomatë dolën nga salla e OKB-së, në fillim të fjalimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ata u larguan në radhë të gjata në shenjë proteste, ndërsa seanca filloi në Nju Jork rreth orës 13:00 GMT, sot në mëngjes.

Salla ishte pak e mbushur edhe para protestës.

Netanyahu priti në podium me një shprehje stoike gjatë demonstrimit dhe mori duartrokitje demonstrative të herëpashershme, kryesisht nga delegacioni i Izraelit.

Pati edhe ndërhyrje të mëtejshme, ndërsa ai filloi të fliste.

Për shkak të fushatës agresive ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, një numër gjithnjë e në rritje i aleatëve perëndimorë po distancohen nga qeveria izraelite.

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja kohët e fundit e njohën Palestinën si shtet.

Netanyahu i ka akuzuar ata për shpërblimin e sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit që ndodhi pothuajse dy vjet më parë./  a.jor.

The post OKB – Dhjetëra diplomatë largohen nga AP, ndërsa Netanyahu fillon fjalimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU JORK – Netanyahu i adresohet sot Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

26 September 2025 at 10:11

NJU JORK, 26 shtator /ATSH-DPA/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i adresohet sot Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork – disa ditë pasi disa vende perëndimore njohën shtetin palestinez.

Netanyahu ka kritikuar vendimin e Francës, Britanisë së Madhe dhe disa vendeve të tjera për njohjen e shtetit të Palestinës, duke e etiketuar atë si një shpërblim për organizatën islamiste Hamas pas sulmeve të 7 tetorit.

Udhëheqësi izraelit do të mbaje sot një fjalim në ditën e katërt të takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së së bashku me përfaqësues nga Kina, Britania e Madhe dhe vende të tjera.

Seanca është planifikuar të vazhdojë deri të hënën, me një pushim të dielën.

Një total prej rreth 150 krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe përfaqësues të tjerë kombëtarë, pritet të mbajnë fjalime në këtë ngjarje.

Ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës, financat e tensionuara të OKB-së dhe roli global i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qenë tema kryesore, debati i këtij viti është dominuar nga konflikti në Gaza mes ofensivës së Izraelit në Qytetin e Gazës.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas dënoi dje sjelljen e Izraelit në territorin bregdetar duke e konsideruar një gjenocid – në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme, i cili u zhvillua nëpërmjet një lidhjeje me video pasi iu refuzua viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, Abbas tha se një shtet palestinez mund të bashkëjetojë në paqe me Izraelin pa përfshirjen e Hamasit – një shenjë se një zgjidhje me dy shtete mbetet qëllimi i tij, pavarësisht kundërshtimit nga qeveria e Netanyahut. //a.i.

The post NJU JORK – Netanyahu i adresohet sot Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌