Normal view

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

By: E B
17 August 2026 at 21:54

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ideja që Ngushtica e Hormuzit të bëhet territor i Shteteve të Bashkuara është një propozim “i shkëlqyer”, duke theksuar se SHBA aktualisht ushtron kontroll të plotë mbi këtë rrugë strategjike detare.

Trump u pyet për deklaratat e tij të javës së kaluar, kur kishte thënë se Ngushtica e Hormuzit mund të bëhej “shumë shpejt” territor amerikan.

Duke iu përgjigjur gazetarëve, presidenti amerikan e mbrojti idenë dhe e lidhi atë me bllokadën detare të vendosur nga Uashingtoni.

“Është një ide e shkëlqyer. Dua të them, ne e kontrollojmë atë përmes bllokadës dhe më pëlqen ideja që ta shpallim territor”, deklaroi Trump.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht “kontroll të plotë” mbi ngushticën, ndërsa paralajmëroi se Irani mund të përpiqet të pengojë lëvizjen detare.

“Ata mund të jenë një bezdi, mund të vendosin një minë në ujë, por bllokada ka qenë shumë efektive”, tha Trump.

Deklaratat vijnë në një moment të tensionuar në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa Ngushtica e Hormuzit është kthyer në një prej pikave më të ndjeshme strategjike në Lindjen e Mesme.

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

By: E B
17 August 2026 at 21:47

Katër persona kanë pësuar djegie të shumta në trup, si pasojë e shpërthimit të motorit të një skafi në Porto Palermo të Vlorës.

Një prej të plagosurve, tha se shkak i shpërthimit ka qenë benzina që gjendej në skaf. Ai u shpreh se po bënin riparime në motor.

“Po i bënim shërbim. Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, tha ai.

Dy nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë dhe po transportohen drejt Tiranës.

“Masa siç nuk janë parë kurrë më parë”, SHBA paralajmëron goditje të paprecedentë ndaj Iranit

By: E B
17 August 2026 at 21:33

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po premton një fazë të re të presionit ekonomik ndaj Iranit, ndërsa sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ka sugjeruar se Uashingtoni ditëve të ardhshme do të njoftojë masa të papara më parë për izolimin ekonomik të një vendi.

Se cilat do të jenë këto masa mbetet e paqartë. Por, ekspertë me të cilët foli Radio Evropa e Lirë thanë se një veprim vërtet i paprecedentë mund të nënkuptojë kalimin përtej një raundi tjetër sanksionesh ndaj kompanive iraniane dhe goditjen e rrjeteve ndërkombëtare financiare dhe tregtare që i kanë mundësuar Teheranit të vazhdojë të shesë naftë, pavarësisht dekadave të presionit amerikan.

Kjo mund të përfshijë bankat kineze, pagesat në juan për naftën iraniane, sistemet alternative të pagesave, si dhe kompanitë e transportit, sigurimit, rafinimit dhe ndërmjetësit financiarë që qëndrojnë pas këtij tregtimi.

“Mbani sytë këtu për më shumë njoftime javën e ardhshme, sepse do të zbatojmë masa siç nuk janë parë kurrë më parë në historinë e izolimit ekonomik të një vendi”, tha Bessent, duke shtuar se masat do të jenë pjesë e një “goditjeje me dy hapa”, së bashku me vazhdimin e bllokadës së porteve të Iranit.

Shtëpia e Bardhë ka dhënë pak detaje. E pyetur për masat e pritshme, zëdhënësja Karoline Leavitt tha se “kemi në dispozicion mjete të tjera që mund t’i përdorim për të vazhduar ndëshkimin e Iranit dhe paralizimin e ekonomisë së tij, e cila tashmë ndodhet në një gjendje shumë të dobët”.

Administrata thotë se Irani po përballet me inflacion në rritje, të ardhura më të ulëta nga energjia, varfëri dhe qasje të kufizuar në valutë të huaj. Një vlerësim i Pentagonit, i cituar nga The Hill, konstatoi se faza e parë e bllokadës amerikane, nga 13 prilli deri më 18 qershor, i kushtoi Iranit rreth 4.8 miliardë dollarë të ardhura nga nafta.

Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?

17 August 2026 at 21:28

Nga Fatos Çoçoli 

Sipas INSTAT, në korrik 2026, Shqipëria u vizitua nga 1,955,099 vizitorë të huaj, kundrejt 1,825,490 vizitorëve në korrik 2025, ose mbi 7 përqind më shumë. Krahasuar me qershorin 2026, në korrik u regjistruan 608,820 vizitorë të huaj më shumë, duke shënuar një rritje mujore prej 45 përqind.

Shifrat e turizmit për korrikun 2026 japin një sinjal të qartë: vendi ynë po vazhdon të zgjerojë bazën e tij turistike dhe të forcojë pozicionin, si një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë në rajon. Dhe këto nuk janë thjesht shifra turistike. Ato kanë rëndësi për ekonominë tonë në tërësi.

Shqipëria po kalon një tjetër verë rekord

Korriku është tradicionalisht muaji kulmor i sezonit tonë turistik, por ajo që bie në sy këtë vit është se baza e vizitorëve vazhdon të zgjerohet edhe mbi një nivel tashmë të lartë. Nëse në korrik 2025 Shqipëria priti rreth 1.83 milionë vizitorë të huaj, një vit më vonë numri i kalon mbi 1.95 milionë.

Kjo do të thotë se në vetëm një muaj vendi ka pritur pothuajse 2 milionë vizitorë të huaj. Rritja prej mbi 129 mijë vizitorësh në vetëm një muaj të një viti është veçanërisht domethënëse, sepse krahasimi nuk bëhet me një vit të dobët, por me një vit si 2025-a, kur turizmi ynë ishte tashmë në nivele shumë të larta.

Pra, Shqipëria nuk po rritet nga një bazë e ulët. Po rritet mbi një rekord të mëparshëm.

Shtimi i numrit të turistëve tregon se Shqipëria nuk po konsiderohet më vetëm si një destinacion alternativ apo relativisht i panjohur. Ajo po konsolidohet në hartën turistike evropiane.

Tabela 1. Faktorët e vijimit të rritjes së turizmit shqiptar

•          vijimi i investimeve në infrastrukturë;

•          zgjerimi i kapaciteteve akomoduese;

•          rritja e numrit të fluturimeve;

•          zhvillimi i Aeroportit të Tiranës;

•          përmirësimi i aksesit rrugor;

•          promovimi ndërkombëtar i vendit.

Edhe një faktor tjetër po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm: reputacioni i krijuar nga vetë turistët. Mesatarja e komenteve pozitive nga të huajtë në blogjet për turizmin shqiptar në 7 muajt e fundit është 82%. Pra në 10 komente, vetëm dy janë eksperienca me probleme ose negative. Një mesataree të tillë komentesh pozitive nuk e ka patur as Greqia e bumit turistik të viteve 1980-2000. Kuptohet, në atë kohë, në mungesë të internetit, komentet vinin nga shënimet e turistëve në rregjistrat e përshtypjeve të hoteleve turistikë

Turisti i kënaqur është sot një nga instrumentet më të fuqishme të marketingut të Shqipërisë.

Rritja mujore prej 45% tregon shpërthimin e sezonit

Krahasimi me qershorin 2026 është po aq interesant. Në qershor 2026 Shqipëria regjistroi rreth 1.35 milionë vizitorë të huaj, ndërsa në korrik numri u ngjit në pothuajse 1.96 milionë. Pra, brenda vetëm një muaji, vendi tërhoqi rreth 609 mijë vizitorë të huaj më shumë.

Kjo është karakteristikë e një tregu ku sezonaliteti vazhdon të jetë shumë i fortë.

Por këtu qëndron edhe një nga sfidat kryesore të turizmit tonë. Ne nuk duhet të synojmë vetëm më shumë turistë në korrik dhe gusht. Duhet të synojë më shumë turistë në prill, maj, tetor dhe nëntor. Nëse arrijmë të zgjasim sezonin, përfitimi ekonomik nga turizmi do të jetë shumë më i madh.

Kur vijnë afro 2 milionë vizitorë të huaj në vetëm një muaj, efekti ekonomik shtrihet shumë përtej hoteleve. Kjo krijon një zinxhir të gjerë ekonomik.

Kur një hotel mbushet, nuk përfiton vetëm pronari i hotelit. Përfitojnë fermeri që furnizon restorantin, shoferi i taksisë, kompania e makinave me qira, punonjësi i supermarketit, guida turistike dhe qindra biznese të tjera.

Turizmi ka një efekt shumëzues në ekonomi.

Infrastruktura: sfida që po përballohet

Pothuajse 2 milionë vizitorë të huaj në një muaj janë edhe një test i madh për kapacitetet e vendit. Rritja e turizmit krijon presion mbi rrugët, aeroportin e Rinasit, portet, furnizimin me ujë, me energjinë elektrike, mbi menaxhimin e mbetjeve, mbi kanalizimet, mbi transportin publik dhe dhe shërbimet shëndetësore.

Suksesi i turizmit po shoqërohet me investime në infrastrukturën publike.

Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit po mbetet një faktor kyç. Shtimi i ndjeshëm më shumë se katër vjeçar tashmë i numrit të vizitorëve të huaj, është e lidhur ngushtë me rritjen e aksesueshmërisë ajrore. Sa më shumë destinacione dhe kompani ajrore të lidhin Shqipërinë me Evropën dhe tregjet e tjera, aq më i madh bëhet potenciali për rritjen e flukseve turistike.

Shifra e korrikut ka edhe një mesazh për investitorët

Pothuajse 2 milionë vizitorë të huaj në një muaj janë një sinjal i fortë për investitorët. Kjo rrit interesin për hotele, resorte, apartamente turistike, restorante, marina, agjenci udhëtimi, transport, argëtim, turizëm rural dhe dhe turizëm të aventurës.

Profili i turistit të huaj është gjithashtu i rëndësishëm për biznesin. Në qershor 2026, 15% e vizitorëve të huaj vinin nga Kosova, 14% nga Italia dhe 13% nga Polonia. Franca dhe Gjermania përbënin secila nga 7%, ndërsa 44% vinin nga vende të tjera.

Kjo strukturë tregon dy gjëra. Së pari, Shqipëria ka tregje të konsoliduara të origjinës, veçanërisht Kosovën dhe Italinë. Së dyti, pjesa prej 44% nga tregje të tjera tregon një diversifikim të konsiderueshëm të burimeve të turistëve.

Për sektorin privat, kjo është e rëndësishme sepse diversifikimi i tregjeve ul varësinë nga një numër i kufizuar vendesh dhe krijon hapësirë për strategji të ndryshme marketingu.

Çfarë na duhet tani?

Shqipëria ka nevojë për turizëm më cilësor, më të qëndrueshëm dhe më të shpërndarë gjatë vitit.

Duhet të mbrojmë fort bregdetin, burimet ujore, qytetet historike, peizazhin dhe kapacitetin ekologjik të destinacioneve turistike.

Sepse një destinacion që shkatërrohet nga mbingarkesa turistike, mund të humbasë pikërisht avantazhin që e bëri tërheqës.

Tabela 2. Çfarë na duhet tani?

•          Më shumë ditë qëndrimi

•          Më shumë shpenzime për turist

•          Më shumë turizëm jashtë sezonit

•          Më shumë destinacione jashtë vijës bregdetare

•          Më shumë vende pune cilësore

•          Më shumë të ardhura për ekonominë lokale.

Alarm në Pukë! Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

By: E B
17 August 2026 at 21:20

Zjarri në zonën e Gojanit në Pukë po afrohet me shpejtësi drejt banesave, duke rritur ndjeshëm rrezikun për banorët.

Flakët janë aktive mbi lagjen Meshurdh dhe, sipas burimeve nga banorët, zjarri ka kapërcyer rrugën dhe po avancon në drejtim të fshatit dhe banesave.

Situata është veçanërisht shqetësuese për shkak të erës së fortë, e cila po favorizon përhapjen e flakëve.

Mësohet se mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të afrohen nga fshati Gojan i Madh për shkak të terrenit, ndërsa aksesi mund të realizohet vetëm përmes rrugës së vjetër të ndërtuar gjatë periudhës së pushtimit italian.

Ndërkohë, vijon zjarri në pyjet e Tërbunit dhe në zonën e livadheve të Hamzit, ku situata mbetet e vështirë. Flakët, të shtyra nga era, po përparojnë drejt pyjeve të Tërbunit dhe Gjegjanit.

Gjatë gjithë ditës kanë punuar të gjitha strukturat për izolimin e vatrave, me mbështetjen edhe të efektivëve të Forcave të Armatosura.

Megjithatë, vatrat e izoluara janë riaktivizuar disa herë për shkak të erës së fuqishme, veçanërisht gjatë orëve të pasdites.

Për shkak të rrezikut gjatë natës, po dërgohet një automjet në zonën e Gojanit për monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen duke qenë se zjarri po përparon më tej drejt banesave.

Situata mbetet e vështirë, ndërsa era e fortë mbetet një prej faktorëve kryesorë që po vështirëson kontrollin e flakëve.

“Policia të marrë masa”, aktivistja: Persona të paidentifikuar dhunuan protestuesit

By: E B
17 August 2026 at 21:13

Ka nisur përpara Kryeministrisë protesta e 79 kundër kryeministrit Edi Rama.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj në protestën e 79 të qytetarëve u shpreh se shqiptarët të bashkuar mund të mundin klasën e inkriminuar 36-vjeçare.“Jemi në ditën e 79 të protestës, pas 3 ditëve të mrekullueshme të Diasporës që iu bashkua protestës. Protestë po zhvillohen në dhjetëra qytete anembanë Shqipërisë, protestë po zhvillon Diaspora me një thirrje boll me këtë klasë të korruptuar dhe të inkriminuar. Sot në shesh na mbledh një thirrje “Rama në burg Berisha në burg”, Ky shesh është bërë sheshi i bashkimit të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve që vendi të mos qeveriset më nga autokratë dhe deputetë të inkriminuar”, tha ajo.

Duke folur për incidentin e djeshëm në protestë, Vatnikaj kërkoi nga policia që të merren masa.“Persona të paidentifikuar kanë dhunuar disa protestues gjatë marshimit, një person tjetër është futur me një mjet të fortë…për këtë dhe incidente të tjera të ngjashme ftojmë të sigurojë kushtet që protesta të jetë paqësore. Policia e Shtetit të bëjë detyrën. Megjithë incidentet e vazhdueshme të inskenuara e të financuara nga pushteti në ikje, ky shesh e ka thënë fjalën dhe ka treguar se beson te bashkimi i shqiptarëve. Dhe ky shesh e ka treguar se beson te revolta qytetare e paqësore. Çdo incidenti i themi se nuk mund të na përçani se kjo është një luftë për një Shqipëri të lirë nga modeli i dhunës”, tha ajo.

Edhe Agron Jemini i cili tashmë njihet edhe si Agroni i Flamurit, ka dhënë një mesazh në protestën e sotme të 79 kundër kryeministrit Edi Rama.Incidenti që ndodhi mbrëmë nuk më frikëson. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të marrë masat. Të vazhdojë punën. Çdo sulm që do të vijë përballë meje, nuk do më shmangë nga sheshi, do jem çdo natë me protestuesit deri në dorëheqjen e Ramës. Të mos përçahemi nga individë që paguhen nga politikanët, do t’i mposhtim”, tha ai.

EMRAT/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

By: A. Q
17 August 2026 at 20:56

Katër persona kanë pësuar djegie në trup si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në Porto Palermo, ku dyshohet se një rrjedhje benzine ka shkaktuar përfshirjen në flakë të motorit të një skafi. Të lënduar kanë mbetur 25-vjeçari Mateo Merdanaj, 18-vjeçari Aleks Doda, 40-vjeçari Xhemal Ismailaj dhe 38-vjeçari Ardinant Qaziu.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur personat po punonin për riparimin e motorit të skafit. Në rrethana ende të paqarta, motori është përfshirë nga flakët dhe më pas ka ndodhur shpërthimi, duke shkaktuar dëmtime te katër personat që ndodheshin pranë mjetit.

Dy prej të dëmtuarve kanë pësuar djegie të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe, për shkak të gjendjes së tyre, janë nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Dy personat e tjerë raportohet se kanë pësuar dëmtime më të lehta dhe ndodhen në gjendje më të stabilizuar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur shërbimet përkatëse, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë bërë të mundur transportimin e të dëmtuarve për në spital.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se benzina mund të ketë shkaktuar shpërthimin, por shkaqet e sakta dhe mënyra se si ka nisur zjarri pritet të përcaktohen në vijim, pas hetimeve dhe ekspertizës në vendngjarje.

Ngjarja ka shkaktuar alarm në zonën e Porto Palermos, ndërsa vijojnë të mblidhen të dhëna për të sqaruar dinamikën e plotë të incidentit dhe gjendjen shëndetësore të personave të dëmtuar.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Informacion paraprak-Rreth orës 19:20, në Qendrën Shëndetësore Himarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore 4 shtetas me djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se, gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo,  shtetasit XH.I, 40 vjeç, A.O, 38 vjeç,  M.M, 25 vjeç, A.D, 18 vjeç, kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse  benzinë.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarret zgjerojnë hartën, 7 vatra ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione! S’ka rrezik për banesat

By: A. Q
17 August 2026 at 20:46

Zjarret në vend vijojnë ta zgjerojnë hartën e tyre të dëmeve, kurse lufta nga toka dhe ajri nuk është ndërprerë për asnjë moment, edhe pse në rrethana dhe terren të vështirë.

Deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme, (17 gusht), në territorin e vendit njoftohet nga Ministria e Mbrojtjes se janë regjistruar 13 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim.

Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 424 forca operacionale dhe 14 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 129 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Si paraqitet situata e vatrave të zjarrit?

-Mali i Dajtit, Tiranë – vijon operacioni me forcat në terren, të mbështetura nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Priska është nën kontroll dhe në monitorim, ndërsa në Vakumone zjarri është izoluar dhe situata paraqitet nën kontroll.

-Gurë-Lurë, Dibër – vijon angazhimi i gjerë me 180 forca bashkiake, 15 forca policore, 30 efektivë të FA dhe 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura kanë penguar përhapjen e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

-Qafë Helmës – zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe mbetet aktiv drejt Selishtës, pa rrezik për zonat e banuara.

-Bruç, Mat – operacioni vijon në terren të vështirë me forcat vendore dhe vullnetare, të mbështetura edhe nga 1 helikopter i FA. Nuk ka rrezik për banesa, stane apo blegtori.

-Lufaj, Mirditë – vijon puna e strukturave operacionale, ndërsa 2 mjete zjarrfikëse të FA me 9 efektivë janë pozicionuar pranë banesave në lagjen Caraj për gatishmëri. Aktualisht vatra nuk paraqet rrezik për banesat.

-Fushë-Lajë, Pukë – vijon operacioni me 9 efektivë MZSH, 7 forca pyjore, 46 forca bashkiake, 16 vullnetarë dhe 40 efektivë të FA. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, vatra në Rrjoll është shuar plotësisht.

“Situata vijon të menaxhohet me angazhim të koordinuar të strukturave të Mbrojtjes Civile dhe përqendrim të kapaciteteve tokësore e ajrore në vatrat aktive. Në shumicën e zonave aktive nuk raportohet rrezik për banesat, ndërsa disa vatra janë izoluar, vënë nën kontroll ose shuar plotësisht”, bën me dije MM.

Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së!

By: A. Q
17 August 2026 at 20:38

Presidenti kinez Xi Jinping nuk do të vizitojë Nju Jorkun për t’iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kur të jetë në Shtetet e Bashkuara në shtator, për t’u takuar me Presidentin Donald Trump.

Në vend të OKB-së, Xi do ta kufizojë praninë e tij në Shtetet e Bashkuara në takimin e tij me Trump më 24 shtator, raporton Politico.

Ai pritet të mbërrijë me shumë mundësi vonë në mbrëmjen e [së mërkurës] 23 shtator dhe të niset më 25, tha një nga burimet për median amerikane në kushte anonimiteti.

Ai shtoi se “në realitet, ai do të ketë vetëm një ditë takimesh në Shtëpinë e Bardhë, më 24”.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi në një deklaratë se Xi do të vizitonte Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator, por nuk pranoi të komentonte për ndonjë aktivitet tjetër të presidentit kinez.

Xi vizitoi për herë të fundit Nju Jorkun për t’iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 2015, duke shënuar 70-vjetorin e themelimit të OKB-së. Ai gjithashtu iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nëpërmjet një lidhjeje video në vitin 2021 mes pandemisë së koronavirusit.

Në atë kohë, ai i ishte referuar në mënyrë indirekte dështimit të SHBA-së në Afganistan një muaj më parë, si pjesë e një përpjekjeje për të bindur vendet në zhvillim për një rend botëror pas-amerikan të bazuar në modelin e zhvillimit ekonomik të Kinës.

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

By: A. Q
17 August 2026 at 20:31

Momenti kur helikopteri fatal fillon të rrotullohet në ajër, sekonda para se të rrëzohet në Sifnos të Greqisë, duke vrarë të tre personat në bord, është kapur në video.

Videoja përforcon versionin e humbjes së plotë të rotorit të bishtit si shkak të tragjedisë. Ekspertët deri më tani kanë konverguar në këtë version, duke marrë parasysh si materialin vizual ashtu edhe rrëfimet e dëshmitarëve okularë që flisnin për zhurmë para rrëzimit dhe tym që ishte i dukshëm ndërsa helikopteri ishte në ajër.

Shkaqet e tragjedisë që çoi në vdekjen e një çifti të sapomartuar nga Britania dhe një piloti me përvojë, George Raikos, i cili vinte nga Forcat Ajrore të Ushtrisë, do të hetohen nga komisioni kompetent për aksidente të tilla, me qëllim përcaktimin e saktë të asaj që ndodhi dhe çfarë i parapriu asaj. Çifti që u zhduk në Sifnos ishin Alexander Cromie dhe Marie Ebert.

Helikopteri Bell 206, i operuar nga Bellavia Aviation Services, u rrëzua vetëm pak minuta para kohës së planifikuar të uljes. Tragjedia ndodhi pranë heliportit të Sifnos, në zonën Examela, praktikisht pranë shtëpive, informon “Protothema”.

Tre pasagjerët vdiqën menjëherë. Pothuajse asgjë nuk mbeti nga helikopteri, i cili shpërtheu në flakë pas rrëzimit. Dëshmitë flasin për një zhurmë të çuditshme të dëgjuar ndërsa po përpiqej t’i afrohej heliportit, si dhe tym që lëshoi ​​ndërsa ishte në ajër, pak para rënies së tij.

Çifti kishte zgjedhur të udhëtonte për në Sifnos për muajin e mjaltit, kishte rezervuar një dhomë për qëndrimin e tyre në ishull dhe kishte zgjedhur të udhëtonte me helikopter për ta bërë këtë udhëtim të parë si çift i martuar edhe më të veçantë. Piloti i helikopterit, George Raikos, thuhet se ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve të rritur.

Ai kishte përvojë të gjerë dhe shumë orë fluturimi në helikopterë ushtarakë Chinook. Vetëm vitin e kaluar, për të plotësuar të ardhurat e familjes së tij, ai kishte aktivizuar licencën e tij për të fluturuar helikopterë civilë.

(VIDEO këtu)

Zjarri në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e 2 të rinjve të plagosur, të shtruar te QSUT!

By: A. Q
17 August 2026 at 19:58

Vetëm 24 orë pas zjarrit që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ku disa persona mbetën të plagosur teksa përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve, dy prej tyre vijojnë të marrin trajtim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Më e rëndë mbetet gjendja e 25-vjeçares Ana Dyrmishi, e cila ka pësuar djegie në pjesën më të madhe të trupit.

Burime nga QSUT bëjnë me dije se e reja ndodhet në Reanimacion dhe po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga mjekët. Sipas të njëjtave burime, ajo ka djegie në rreth 85% të trupit dhe gjendja e saj vijon të jetë e rëndë.

Nën monitorim vijon të jetë edhe 30-vjeçari Aldo Kasimi, i cili ka pësuar djegie në rreth 30% të trupit. Mjekët po ndjekin ecurinë e gjendjes së tij, ndërsa të plagosurit e tjerë, mes tyre edhe personat që pësuan dëmtime pasi u hodhën nga lartësia për t’i shpëtuar zjarrit, janë në gjendje të stabilizuar, informon “Report Tv”.

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së dielës në hotelin “Brooklin” në Vlorë, duke shkaktuar panik mes pushuesve.

Disa prej tyre u detyruan të hidhen nga ballkonet për t’u shpëtuar flakëve, ndërsa të tjerë u nxorën nga ndërtesa me ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës.

Alarm shëndetësor në Kosovë, regjistrohen raste të reja me fruth, autoritetet apelojnë për vaksinim dhe kujdes!

By: A. Q
17 August 2026 at 19:52

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tha se vetëm gjatë javës së fundit në Kosovë janë regjistruar 25 raste të reja me fruth.

Sipas IKSHPK-së, nga 16 prilli deri më 17 gusht, në Kosovë janë konfirmuar 137 raste me fruth.

Për krahasim, në periudhën 2021-2024, ishin regjistruar vetëm tri raste me fruth, të gjitha të importuara.

Sipas të dhënave të këtij instituti, më së shumti raste janë regjistruar në Prishtinë, përkatësisht 47, teksa IKSHPK se ka intensifikuar aktivitetin për vaksinim në komunat me numrin më të lartë të rasteve, duke vaksinuar 276 fëmijë që nuk kishin marrë me kohë, sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, vaksinën MMR.

“IKSHPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore”, thuhet në njoftim, ku shtohet se vaksinimi është mënyra më efektive për parandalimin e sëmundjes.

Fruthi është ndër sëmundjet më ngjitëse dhe transmetohet përmes ajrit.

Epidemiologia e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Edita Goranci, në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë deklaroi se rikthimi i sëmundjes në Kosovë lidhet drejtpërdrejt me rënien e e vaksinimit të fëmijëve me vaksinën MMR.

“Kur e kishim mbulueshmërinë mbi 95 për qind me vaksinën kundër fruthit, situata epidemiologjike ishte e qetë. Rastet paraqiten pikërisht ku ka fëmijë të pavaksinuar”, tha Goranci.

Epidemiologia Goranci tha se doza e parë e vaksinës kundër fruthit mrbon në 93 për qind të rasteve, ndërkaq e dyta në 97 për qind.

“Është një ndër vaksinat më të sigurta”, theksoi ajo.

Sipas saj, një fëmijë i infektuar infekton rreth 90 për qind të kontakteve që nuk janë të vaksinuara.

“Virusi përhapet gjatë të folurit, kollitjes apo teshtitjes, dhe mund të qëndrojë deri në dy orë në ajër dhe në sipërfaqe”, shpjegoi Goranci.

Temperatura, ethet, rrjedhja e hundëve, skuqja e syve dhe dhimbja e fytit janë simptomat e para të fruthit, sipas saj.

Kjo sëmundje është vdekjeprurëse. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 95 mijë njerëz kanë vdekur nga fruthi gjatë vitit 2024, shumica fëmijë nën moshën pesëvjeçare, megjithëse e kishin pasur një vaksinë në dispozicion.

Aksident dramatik në Prizren, vetura me shpejtësi përplaset me kamionçinën dhe përfundon e bërë copash në oborrin e servisit!

By: A. Q
17 August 2026 at 19:46

Një automjet me targa të huaja është përplasur fillimisht me një kamionçinë dhe më pas ka dalë nga korsia, duke përfunduar në murin rrethues të një biznesi që shërbente si servis automjetesh.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren të Kosovës sot. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur dy personat që ndodheshin në automjet. Ata janë transportuar menjëherë me ambulancë drejt Urgjencës së Prizrenit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, një punonjës i servisit, dëshmitar i momentit të aksidentit, tregon se gjithçka ndodhi në pak sekonda, ndërsa e përshkruan përplasjen si një shpërthim të fuqishëm.

Ndërkohë, patrulla e Policisë Rrugore të Prizrenit, së bashku me grupin hetimor, ka mbërritur në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht, dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë qenë një nga faktorët kryesorë që ka çuar në përplasjen e rëndë.

VIDEO/ Përplasje varkash turistike në Kanë të Francës, zhduket 22-vjeçari, 10 të plagosur!

By: A. Q
17 August 2026 at 19:42

Një hetim është duke u zhvilluar për rrethanat e një përplasjeje midis dy anijeve argëtuese në brigjet e Kanës (varka), në Francën jugore, në të cilën u plagosën dhjetë persona, ndërsa një 22-vjeçar është ende i zhdukur.

Aksidenti ndodhi rreth orës 22:45 të së dielës në ‘Gjirin e Napolit’, kur, në rrethana që po hetohen, një anije e tipit Pardo me 11 persona në bord dhe një anije tjetër me dhjetë persona në bord u përplasën.

Të dyja varkat (anijet) valëvitnin flamurin francez.

Forca e përplasjes bëri që të dhjetë personat në bordin e varkës së fryrë të hidheshin në det. Një total prej dhjetë personash u plagosën në aksident, përfshirë disa adoleshentë, sipas Departamentit të Zjarrfikësve.

Një operacion i madh shpëtimi nisi menjëherë pas përplasjes. Ekipet e shpëtimit nxorën gjithsej 20 persona, të cilët u dërguan në portet e La Napoule dhe La Rague, në Mandelieu-la-Napoule.

Nga të plagosurit, gjashtë u përshkruan si të lënduar lehtë, ndërsa katër ishin në gjendje të rëndë. Këta të fundit u transportuan me ambulancë dhe helikopter në spitalet në Kanë, Antib, Nisë dhe Tulon.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta të përplasjes.

Ce dimanche 16 août 2026 aux alentours de 23 heures, deux bateaux sont entrés en collision au large de Mandelieu-la-Napoule, dans la baie de Cannes, impliquant onze personnes. Dix d’entre elles, en état d’urg*nce absolue ou relative, ont été transférées à l’hôpital, tandis qu’une… pic.twitter.com/1ggRv1CVce

— franceinfo (@franceinfo) August 17, 2026

VIDEO/ Katastrofë natyrore në Hawaii, stuhia “Lala” shemb rrugë dhe ura! Bie një metër shi, 120 mijë banorë pa energji, shikoni pamjet

By: A. Q
17 August 2026 at 19:35

Stuhia tropikale ‘Lala’ ka lënë pas probleme dhe shkatërrime serioze ndërsa po largohet nga Hawaii, duke prekur veçanërisht anën juglindore të Ishullit të Madh.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje shkatërruese dhe rrëshqitje toke, me rrugë të shembura dhe më shumë se 100 shtëpi të dëmtuara ose të shkatërruara rëndë.

Agjencia e menaxhimit të emergjencave në Hawaii konfirmoi dy vdekje, ndërsa autoritetet po paralajmërojnë banorët se rreziqet mbeten, përfshirë rrëzimin e linjave të energjisë, të cilat vazhdojnë të paraqesin rreziqe serioze.

FIRST LOOK at Pahala, Hawaii after catastrophic flooding from Hurricane LaLa has destroyed bridges and trapped communities from outside resources. Hawaii DOT is working endlessly to clear the roadways the best they can in efforts to reach these communities. @MyRadarWXpic.twitter.com/WM1C9ibdjW

— Jordan Hall (@JordanHallWX) August 16, 2026

Problemet me rrjetin rrugor janë veçanërisht serioze. Pjesë të Autostradës Pahala u shembën, duke prerë aksesin në zonën ku ndodhet një spital.

Guvernatori i Havait përshkroi imazhe të shkatërrimit të madh, duke folur për një vëllim të madh uji që rrëzoi urat në autostradë, ndërsa në vende të tjera kalimi është bërë i pamundur për shkak të pemëve të rrëzuara dhe sasive të mëdha të mbeturinave.

Intensiteti i fenomenit kapet edhe në imazhet nga Hilo, ku ujëvara Rainbow Falls paraqet një imazh çuditërisht të ndryshëm para dhe pas stuhisë, pasi sasitë e mëdha të ujit që ranë në zonë rritën ndjeshëm rrjedhën e saj.

Multiple bridges have been washed away along Highway 11 near Pahala, Hawaii. Roadway has been eroded also as crews are working to clear the way.@AaronRigsbyOSC @MyRadarWX #Pahala #Hawaii #Flooding #Hurricane #LaLa pic.twitter.com/6fz1mYgpz5

— Jordan Hall (@JordanHallWX) August 16, 2026


Në disa zona të Havait, sasia e shiut arriti në një metër, ndërsa shpërthimet më të forta të erës tejkaluan 161 kilometra në orë në zonën e Mauna Kea.

Erërat e forta, me intensitet që arriti nivelet e uraganit, shkaktuan ndërprerje të përhapura të energjisë elektrike në qarqet e Havait, Honolulu dhe Maui.

Më shumë se 120,000 njerëz mbeten pa energji elektrike ndërsa ekipet punojnë për të riparuar dëmet.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA-së, Lala po lëvizte në drejtim të perëndimit-veriperëndimit me rreth 28 km/orë.

Erërat maksimale të qëndrueshme ishin afër 100 km/orë, ndërsa sistemi u largua nga Hawaii.

Pavarësisht tërheqjes së stuhisë, autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë, pasi përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe dëmtimet në infrastrukturë vazhdojnë të ndikojnë ndjeshëm në jetën e përditshme të banorëve.

Raging floodwaters slam into a bridge in Hilo, Hawaii, as relentless rain from Hurricane Lala sends waterways surging across the Big Island. ️ pic.twitter.com/AJ4GTnBnoG

— AccuWeather (@accuweather) August 16, 2026

FOTO/ Të përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës…

By: A. Q
17 August 2026 at 19:26

Policia e Shtetit në Gaeta të Italisë arrestoi dy shtetas shqiptarë, 21 dhe 22 vjeç, si pjesë e një operacioni antidrogë të zhvilluar ditët e fundit nga oficerët e Stacionit të Policisë së Gaetës.

Policia vëzhgoi njërin nga dy të rinjtë duke takuar një burrë pranë Via Rimini në Serapo.

Gjatë vëzhgimit nga distanca, oficerët panë një shkëmbim bisedash midis dy individëve, në të cilin një i ri u dorëzoi një pako në këmbim të disa kartëmonedhave.

Blerësi, i arrestuar pak më vonë, u gjet në posedim të një sasie kokaine. Në atë pikë, hetuesit vendosën të hetonin më tej, duke arritur në akomodimin ku po qëndronin dy individët.

Kontrolli pasues gjeti kokainë shtesë, të ndarë në doza të parapaketuara dhe pako më të mëdha. U sekuestrua një total prej afërsisht 63 gramë droge, së bashku me një peshore elektronike precize dhe material që besohet të jetë i dobishëm për paketimin e dozave.

Gjatë operacionit, oficerët gjetën gjithashtu 2830 euro në para të gatshme, në kartëmonedha me prerje të ndryshme. Paratë u sekuestruan sepse hetuesit besonin se ishin të ardhura të mundshme nga trafiku i drogës.

Dy të rinjtë u arrestuan më pas. Me urdhër të Prokurorisë Publike në Gjykatën e Cassinos, ata u transferuan në burgun e Cassino, njofton policia italiane.

Gjykatësi i hetimeve paraprake të Gjykatës së Cassinos, duke pranuar kërkesat e Prokurorisë Publike, konfirmoi arrestimet, duke urdhëruar që të dy të qëndronin në zonë, deri në fund të procesit.

Misteri i pushimeve të Kurtit në Greqi dhe ‘divorci’ me SHBA e Tiranën

By: A. Q
17 August 2026 at 19:15

Nga Jakin Marena

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka një dashuri të fortë për Athinën, dhe këtë nuk mungon ta shprehë edhe publikisht, në një formë apo në një tjetër, sa herë që i jepet mundësia!

Nuk e dimë nëse është një dashuri e njëanshme e tij, duke hyrë në kategorinë e “platonikes’ dhe e dashurisë së pakthyer, i kanë zënë kokën me ‘derë’ dhe nuk ka çfarë bën, apo po kërkon një ‘pol’ tjetër politik rajonal për të shmangur kryqendrën e shqiptarëve, Tiranën e shtetit amë!

Për hir të së vërtetës, ajo që dimë e po shohim dhe me sy të lirë, jo vetëm ne shqiptarët e shtetit amë, por dhe ata që janë në Kosovë e në hapësirën mbarëshqiptare në rajonin e trazuar të Ballkanit, është se Albin Kurti nuk lë rast pa shkuar në Athinë! Madje dhe shumë herë në vit!

Ndonjëherë shkon dhe bashkë me bashkëshorten e tij norvegjeze, e cila me sa duket e bën linjën me Athinën direkt, pa u ndalur në Prishtinë! Fundja mirë e ka, çfarë e lidh me Kosovën, jeton me gjithë vajzën në Norvegji, është e punësuar në një sektor që i jep lehtësira që të lëvizë dhe qëndrojë në të gjithë Europën, edhe në Ballkan, madje edhe në Beograd! Për punë pune themi!

Dhe për t’u rikthyer tek lidhja e pashpjegueshme me Greqinë, Albinin e kemi parë në të gjitha këto takimet me të majtët radikalë që mblidhen në Athinë, duke mbajtur madje shënime, me këmishë e mëngë të përveshura, si ata studentët e zellshëm e të urtë që kërkojnë të përpijnë gjithçka thuhet! Duket i përkorë, si qengj i butë dhe herë herë ka në krah dhe bashkëshorten!

Besojmë se i dalin dhe ato 16 eurot që kishte në bankë për të përballuar shpenzimet, pasi nëse do të financohej nga dikush tjetër, do të kishim të gjithë të drejtën e Zotit që ta akuzonim se po i përballon muajt e verës në Greqi, përfshihen dhe pushimet këtu, me para korrupsioni. Ndoshta  ka ‘kursyer’ buxhetin e shtetit dhe është financuar nga grupet greke të interesit apo deri dhe  grupet islamike nga thellësitë e Anadollit, sikurse ka bërë derisa erdhi në pushtet dhe jo vetëm! Ndërkohë që për hir të së vërtetës, shtetin e Kosovës financiarisht e ka rrënuar me bllokimin e gjithçkaje, madje dhe të financimeve të BE për ringritjen, në shumat prej miliona eurosh!

Por e veçanta e këtij relaksit të Kurtit në Greqi është se ndjehet vërtetë mirë, ka një fytyrë të paqtë, të qeshur, ecën dhe pa asnjë lëkundjen kronike dhe epike tashmë, e mbi të gjitha rrezaton mirësi e çiltërsi të dukshme dhe ‘ngjitëse’ për ambientin ku qëndron në Greqi! Si një fëmijë i pafajshëm, mot a mot i ngjashëm me momentin kur mori faljen nga ish presidenti serb Koshtunica dhe doli nga burgu serb, me fytyrë tërësisht të ‘qeruar’ dhe të ripërtërirë rëndshëm!

Një ndryshim i fortë krahasuar me fytyrën që Kurti shfaq kur është në Prishtinë! Ku ai bëhet ‘tigër’ përballë opozitës dhe popullit të Kosovës, sidomos pjesës që qëndron jo në emigracion! I mbështetur nga kontigjenti i përcaktuar nga vetë ai, pra ai 40 përqindshi i idiotëve që e votojnë kryesisht nga diaspora, Kurti ka bllokuar të gjitha institucionet! Për dy vite me radhë! Ndërsa premton ditë pas dite se nëse nuk bëhet sikurse thotë ai, do të vijojë për vite të tjera me radhë!

Pasi bëri katër palë zgjedhje në gati dy vite, të gjitha të fituara, dhe mbi 50% nga Vetëvendosja, Albini kërkon të gjitha pushtetet, anipse qytetarët shqiptarë të Kosovës e kanë votuar vetëm për të qeverisur, dhe këtë herën e fundit dhe me koalicion! Por Kurti kërkon dhe Presidentin, anipse duhet të ‘lutet’ për votat e opozitës që të plotësohen numrat! Pra nuk e njeh “King Makerin”!

Meqë ka fituar më shumë vota, Albini e quan detyrim që opozita ta votojë edhe për kreun e shtetit! Duke mos kërkuar kompromis por vetëm nënshtrim, gjë që ia ka arritur me LDK, parti e cila ia la të gjitha në dorë, duke i premtuar votat pa kërkuar asgjë në këmbim! Siç donte Kurti, i cili ka bllokuar konstituimin e Kuvendit, me pretekstin se duhet zgjedhur presidenti para, ndryshe ka zgjedhje! Paralajmëron dhe me Deharin se mund të ketë rrahje masive nëse mblidhet Kuvendi, pa arritur marrëveshjen për presidentin! Për një emër si t’i teket Albinit, kuptohet!

Situata është në ngërç dhe s’përjashtohet mundësia që Kosova të kalojë sërish në zgjedhje të parakohëshme, ndërkohë që Kurti po përpiqet që ta shtyjë sa më shumë bllokimin, në mënyrë që data e zgjedhjeve t’i takojë në fund të dhjetorit. Pikërisht atëherë kur vijnë dhe emigrantët që po e mbajnë në lojë! Të gjithë e panë se çfarë ‘malli’ janë ata emigrantë që votojnë Albinin, nga ata që janë të certifikuar si idiotë noterikë e deri tek ata që kërcënojnë me vdekje heroin e gjallë të UÇK-së, Haradinajn, apo vajzën e Jasharajve, të cilës i thonë se s’duhet të thithë as ajrin në Kosovë! U dhanë me zë dhe figurë të gjitha mediat sjelljen e tyre në sallën e Parlamentit, ku kishin ardhur për të mbështetur Kurtin, dhe ku treguan qartë se kush vendos për Kosovën!

Ditë pas dite kanë deklaruar dhe dëshirën publike të këtij kontigjenti të Vetëvendosjes. që Thaçi të dënohet jo me burg por me vdekje nga Haga! Çka e bën situatën tepër të rrezikshme, dhe kjo shihet dhe nga pozat që merr Albini kur hyn në Kuvend apo kur lëviz nëpër Prishtinë, herë në kryeministri e herë në ndonjë cep periferie, poza këto. me fytyrë të ngrysur, tragjike dhe tepër dyshuese për gjendjen e tij reale! Me një fjalë, është duke e zhytur thellë e më thellë Kosovën në krizë, fuke e lënë jashtë referencës së aleatëve tanë të mëdhenj, me në krye SHBA. Aleat i cili pezulloi dialogun strategjik me Prishtinën, dhe çfarë është me tragjike për Kosovën, SHBA e rifilloi këtë dialog strategjik me Serbinë! Duke e kthyer pas shumë vitesh situatën përmbys, thjeshtë e vetëm për shkak të Albinit, me Kosovën tashmë jo më ‘violinë e parë’!

Dhe sikur të mos ketë ndodhur asgjë, Kurti, që nga pushimet e fundjavës në Greqi nuk mungon që të ‘shigjetojë’ shtetin amë, teksa reagon në mënyrë panatyrshme, madje cinike si i ‘tronditur’ për aksidentin e ndodhur në një hotel në Vlorë, ku nga një shkëndijë elektrike mori flakë hoteli, duke shkaktuar 5 të plagosur! Me të cilëve dhe shqiptarë të Kosovës! Një reagim që me sa duket është dhe një thirrje e nëndheshme ndaj shqiptarëve të Kosovës, të cilët me sa duket i ‘qorton’ për zgjedhjen që kanë bërë, teksa kanë preferuar bregdetin shqiptar, dhe jo atë grek! Siç kanë bërë shumë nga mbështetësit e tij, të cilët tashmë preferojnë shtetin fqinj dhe jo shtetin amë!

Janë dhe këto ‘spicat’ me zjarret dhe provokime të tjera të këtij lloji nga Albini! Duke treguar qartë se ‘divorci’ i Kurtit me Tiranën, sa kohë të jetë ai në qeverisje, është i garantuar! Përfshirë dhe mungesën në bregdet të vetë Kurtit! I cili po bën vite e vite me radhë që s’ia ka parë ‘sytë’ Adriatikut apo Jonit! Por vijojnë të vijnë këta të islamit politik të Kosovës e RMV dhe disa nga mbështetësit e Vetëvendosjes por dhe të VLEN, në këto protestat që zhvillohen në Tiranë! Të cilët thërrasin “Albin Baba” dhe duan të mbrojnë ‘atdheun nga shitja’, por po kërkojnë edhe ‘rikthimin në rrugën e Allahut’ të shqiptarëve të Shqipërisë, rrugë që sipas tyre e kanë lënë! Janë numra në zbehje këta, pasi dhe njëherë shqiptarët e Shqipërisë i treguan Kurtit se nuk e qasin!

E teksa shohim fytyrën e ngrysur të Kurtit si dhe sjelljen aspak të përshtatshme e përjashtuese me aleatët tanë të mëdhenj SHBA e BE si dhe me shtetin amë, Shqipërinë, nuk ka si të mos na bëjë përshtypje fytyra e paqtë, e buzëqeshur dhe e gëzuar e Albinit kur viziton Athinën, takohet me politikanë të shtetit fqinj, apo me neomarksistët e gjithë botës, larg zhurmës, përplasjes por dhe i çliruar nga shoqëria e badigardëve të shumtë që e ‘mbytën’ në Prishtinë e kudo, ajo që na bën përshtypje është se pse kryeministri në detyrë i Kosovës ka një dashuri kaq të zjarrtë dhe pa kushte për fqinjin tonë jugor, Greqinë!

Të kuptohemi, nuk jemi kundër kësaj lidhjeje të fortë të Kurtit si dhe grupit që e shoqëron me Greqinë! Përkundrazi, e dëshirojmë një bashkëpunim të tillë me fqinjin tonë dhe të Kosovës, kuptohet, nëse ka ndonjë shans që Greqia ta njohë Kosovën si shtet! Është diplomaci, përsa kohe mbetet në konturet e diplomacisë dhe përfitimit të ndërsjelltë! S’duam dhe as nuk i përmendim Albinit ‘kutin’ nacionalist që ai përdor kundër Ramës, në raport me qëndrimet për rajonin, ‘kut’ të cilin vetë Albini e thyen, pasi po të mendonim si ai, na vijnë në mendje çamët e dëbuar e masakruar në vitet 40-të dhe do të ‘masakrohej’ vetë Albini! Nuk i mendojmë këto në fakt!

Ajo që na vjen në mendje është se Greqia nuk e ka njohur Kosovën. Madje as nuk e ka në axhendë që ta bëjë një gjë të tillë! Vetë kryeministrat grekë kanë deklaruar në Beograd se nuk do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur. Dhe për këtë,  Kurti jo vetëm që s’ka reaguar kundër tyre përmes ‘zarave’ që ka në VV e qeveri si në rastin e Zelenskyt, por ka shtuar pushimet në Athinë!

Nuk duam të besojmë se dashuria e Albinit për Greqinë ka ardhur për shkak të respektit që ka ai për këshilltaren e tij, Dejona Mihali, e cila ka njerëz në hierarkinë e lartë në këtë vend! Nuk e besojmë as faktin se Albini shoqëron Mihalin sa herë shkon ajo në gjini atje! Do të ishte e tepërt ta mendonim një gjë të tillë! Albini është nacionalist, të paktën me letra, e neomarksit me vepra!

Mund të ndodhë që dashuria e Kurtit për vendin fqinj, Greqinë, të jetë dhe një ‘zgjatim’ i asaj që ndodhi në Serbi, me faljen e tij nga Koshtunica, falje që e nxori si ‘pëllumb’ nga burgu, pa asnjë hematomë apo shenjë dhune! Ka zëra, madje të qenësishëm si Haradinaj por dhe të tjerë, që Kurtin e akuzojnë si të kapur nga shërbimi sekret serb dhe se po bën lojën e tij për zhbërjen e Kosovës! Pavarësisht retorikës ‘agresive’ që përdorin ndaj njëri tjetrit, Vuçiç e Kurti! Kartë që kjo përdoret për të mbajtur lart aksionet nacionaliste nga të dyja palët!

E nëse ecim në këtë logjikë, kur përdoresh njëherë do të përdoresh gjithmonë dhe nga të gjithë! Kalon ‘dorë më dorë’, me një fjalë, në funksion të axhendave të tyre. Këtë po bëjnë, qofshim të gabuar, edhe segmentet e caktuara rajonale e më gjërë, sipas zërave në Kosovë! Me ‘lejen’ e Beogradit, të kuptohemi! Eshtë një mister që shfaq shumë dilema, kur sheh sjelljen e Albinit!

Shihet si opsion edhe për Shqipërinë, Dortmundi e huazon portierin tek ekipi ku u shpall kampion: Jam i lumtur, të shohim përpara!

By: A. Q
17 August 2026 at 19:09

Nis një aventurë “e re” për Diant Ramajn. Portieri me origjinë shqiptare, i cili ka luajtur me ekipet e moshave të Gjermanisë, ka vendosur që këtë sezon të luajë për skuadrën e Kopenhagës në Danimarkë.

Në fakt është një aventurë e dytë e tij në radhët e këtij ekipi, pasi ka qenë i huazuar atje dy sezone më parë, duke e ndihmuar që të fitojë kampionatin dhe Kupën në Danimarkë.

Lojtari në pronësi të Borusia Dortmund, është dhënë përsëri në huazim në këtë aventurë të re në klubin danez.

“Jam shumë i lumtur që është arritur marrëveshja dhe mezi pres të ribashkohem me shokët e mi të ekipit. Kam kaluar një kohë fantastike këtu dhe ndiej se ky është vendi i duhur për mua. Më ka munguar atmosfera e veçantë e ndeshjeve në Parken. Tani, megjithatë, duhet të shohim përpara dhe të punojmë çdo ditë për të ndihmuar ekipin të arrijë suksese të reja”, tha Ramaj pas zyrtarizimit të huazimit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Portieri 24-vjeccar në të kaluarën ka deklaruar se po pret mundësinë të vazhdojë të veshë fanellën e Gjermanisë, por për sa kohë që nuk ka luajtur asnjë ndeshje me ekipin A të saj, mbetet një opsion për të veshur fanellën kuqezi.

CNN: Sistemi “Patriot” i Ukrainës është joaktiv, u kanë mbaruar raketat! Lufta me Iranin thau rezervat, prodhimi vendas…

By: A. Q
17 August 2026 at 19:04

Patriotët janë ndër sistemet kundërajrore më të testuara në betejë në botë.

Në duart e Ukrainës, ato mund të ofrojnë zgjidhje kundër avionëve dhe raketave ruse. Por gjëja kryesore mungon: raketat që sistemi përdor për të rrëzuar kërcënimet.

CNN ishte media e parë që fitoi akses në një sistem raketash Patriot në tokën ukrainase dhe raporton atë që pranon pala ukrainase, qoftë hapur ose tërthorazi: vendi pothuajse i ka shteruar raketat e përdorura nga sistemi.

16 lëshuesit e sistemit që CNN pa tregojnë shenja përdorimi të rregullt, por, sipas operatorëve të tij, kanë kaluar rreth 1.5 muaj që kur u qëllua për herë të fundit. Në një rast tjetër, sistemi është përdorur për herë të fundit 2.5 muaj më parë.

“Të thyen zemrën vërtet kur ke pajisjet, por nuk je në gjendje të kapësh asnjë raketë”, tha një nga operatorët e Patriot, duke shtuar se “raketa balistike fluturojnë mbi kokën tënde dhe nuk mund të bësh asgjë për këtë, ndërsa civilët janë pas teje”.

Ukraina ngurron të japë detaje rreth numrit të saktë të raketave që i kanë mbetur. Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se vendit i duhen 5% të rezervave amerikane për të mbijetuar dimrin, por aktualisht ka vetëm 1% .

Megjithatë, nuk dihet se me sa raketa korrespondon kjo përqindje shumë e ulët. Ndërkohë, nuk është e qartë se sa raketa i kanë premtuar Shtetet e Bashkuara Ukrainës, as madhësia e rezervave amerikane.

Por nuk janë vetëm ukrainasit që kanë mbaruar raketat interceptuese Patriot.

Kriza është globale dhe u shkaktua nga përdorimi masiv i tyre në mars dhe prill në luftën kundër Iranit, shpesh për t’iu kundërvënë sulmeve iraniane me dronë. Domethënë, një raketë që kushton 2-3 milionë dollarë për një dron që kushton disa mijëra dollarë.

Shtetet e pasura të Gjirit mendohet se kanë përdorur qindra raketa . Instituti i Kërkimeve të Politikës së Jashtme vlerëson se forcat e koalicionit përdorën mesatarisht 225 raketa në ditë gjatë katër ditëve të para të luftës me Iranin.

Nga ana tjetër, Lockheed Martin, i cili prodhon raketat, prodhoi 620 raketa në vitin 2025. Vetëm në janar, Pentagoni nënshkroi një marrëveshje shtatëvjeçare me kompaninë që Lockheed Martin të ndërtonte 2,000 raketa në vit deri në vitin 2030.

Ukraina e dinte se konflikti në Lindjen e Mesme do ta ndikonte përfundimisht, por kishte pak që mund të bënte për këtë.

Në një intervistë me CNN, Zelensky trajtoi çështjen komplekse të Ukrainës që të prodhonte raketat e veta Patriot , me lejen e SHBA-së, duke thënë se i kishte ofruar Raytheon dhe Lockheed Martin pronësinë dhe kontrollin e çdo fabrike prodhimi raketash që ata do të lejonin në Ukrainë.

«Do të jetë kompania juaj, me ‘mendjet’ dhe duart tona, me inxhinierët tanë », u kishte thënë ai amerikanëve, por deri më sot kërkesa e Ukrainës mbetet në pritje.

 

Pushimet verore, fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Vlorës, mbi 1300 pasagjerë mbërrijnë brenda ditës!

By: A. Q
17 August 2026 at 18:51

Pushimet e verës sjellin edhe fluks të lartë udhëtarësh në portet e vendit gjatë muajit gusht.

Fluksi i udhëtarëve në hyrje edhe përmes Portit të Vlorës vijon të jetë i lartë, ndërsa shifrat e mbërritjeve nga Italia konfirmojnë lëvizjet e shumta gjatë sezonit turistik.

Vetëm gjatë ditës së sotme, përmes dy trageteve të linjës Brindisi–Vlorë, “Ionian Star” dhe “European Star”, kanë mbërritur në Portin e Vlorës 1,388 pasagjerë.

Sipas të dhënave të raporteve të mbërritjes, në port kanë hyrë gjithashtu 291 automjete, 10 kampera dhe 31 motoçikleta.

Ndërkohë, në dalje nga Porti i Vlorës janë regjistruar rreth 700 pasagjerë, duke vijuar kështu fluksi i lartë i lëvizjeve përmes pikës portuale të Vlorës gjatë sezonit turistik.

Dy tragetet kanë sjellë respektivisht 817 dhe 571 pasagjerë, duke dëshmuar vijimin e fluksit të lartë të hyrjeve në Vlorë gjatë muajit gusht.

❌