Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Java News

Kodi Penal, OSBE pro ndryshimeve për shpifjen: Hap i rëndësishëm…

By: A R
28 January 2026 at 17:48

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal. Ajo mirëpret vendimin lidhur me shpifjen duke e konsideruar si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes.

OSBE-ja thekson se forcimi i mbrojtjes për gazetarët ka qenë një rekomandim i hershëm i saj. Po ashtu, vijon të inkurajojë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së. Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale”, njoftoi OSBE-ja.

Kujtojmë se kuvendi i miratoi ndryshimet në Kodin Penal pas 18 orësh diskutime. Partia Demokratike u shpreh kundër tyre.

Çfarë parashikojnë ndryshimet?

“Një gazetar i punësuar ose i vetëpunësuar, i regjistruar dhe i njohur si i tillë në përputhje me legjislacionin në fuqi, pavarësisht nga shtetësia apo vendi ku ushtrohet aktiviteti, nuk mban përgjegjësi penale për veprën e shpifjes sipas këtij neni, për përhapjen me mirëbesim të të dhënave/thënieve ose çdo informacioni tjetër, përmes shtypit, medias audiovizive, medias elektronike ose platformave të tjera të komunikimit publik”, thuhet në ligj.

Gjithsesi, për gazetarët ka disa kushte, të tilla që ky i fundit të mos ketë dijeni se informacioni është i rremë dhe të ketë bërë përpjekje të mjaftueshme për të verifikuar saktësinë.

Ndryshimet prekën edhe nenin që përcakton si vepër penale “Goditjet për shkak të detyrës”, ku u shtua edhe dhuna ndaj gazetarëve.

Ndryshimet e tjera në Kodin Penal prekin edhe dispozita të tjera që, sipas qeverisë, lidhen me përafrimin e legjislacionit me aktet e Komisionit Evropian, forcojnë shtetin e së drejtës dhe rrisin sigurinë publike.

Ndër to shtohet si vepër penale parkimi i dyfishtë, në rastet kur pengon seriozisht qarkullimin dhe mjetet e emergjencës. Dispozitat e reja sjellin një ashpërsim të dënimeve për veprat penale të kryera ndaj fëmijëve, ato me natyrë seksuale, përhapjen e terrorizmit, ndërtimet e paligjshme dhe zjarrvënien e qëllimshme.

Euractiv: Athina e shqetësuar nga Bordi i Paqes i Trumpit. Frikë nga kurthi turk në Mesdheun lindor

By: A R
28 January 2026 at 17:38

Athina ka reaguar me shqetësim ndaj shpalljes së Bordit të Paqes nga Presidenti amerikan Donald Trump, një nismë që pritet të marrë një rol më të gjerë përtej krizës së Lindjes së Mesme.

Qeveria greke sheh rrezikun që ky mekanizëm të margjinalizojë Kombet e Bashkuara dhe të dobësojë të drejtën ndërkombëtare – gurë themelorë të politikës së saj të jashtme – ndërsa Turqia, rivali i saj rajonal, është pjesë e bordit, kurse Greqia dhe 24 vende të tjera të BE-së kanë vendosur të qëndrojnë jashtë.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar që fushëveprimi i Bordit të kufizohet vetëm në Gaza, duke paralajmëruar se mosmarrëveshjet e pazgjidhura në fqinjësinë e Greqisë mund të bien nën kompetencat e tij. Mosmarrëveshjet e gjata me Turqinë dhe Libinë mbi kufijtë detarë në Mesdheun lindor, të lidhura me shfrytëzimin e rezervave të gazit dhe naftës, mbeten një burim tensioni. Ndërsa Greqia mbështetet te Konventa e OKB-së për Ligjin e Detit, Turqia nuk e ka nënshkruar atë.

Euractiv shkruan se kjo prirje shihet edhe në marrëveshjet e arritura nga gjigantët amerikanë të energjisë Chevron dhe ExxonMobil me aktorët kryesorë rajonalë, përfshirë Greqinë, Turqinë, Qipron dhe Libinë.

Athina dhe Ankaraja kanë zhvilluar takime për të menaxhuar tensionet dhe për të identifikuar fusha bashkëpunimi, ndërsa pritet një takim i nivelit të lartë më 12 shkurt.

Megjithatë, opozita greke ka kritikuar Mitsotakis për “akte të rrezikshme balancimi” mes Uashingtonit dhe Brukselit, duke akuzuar qeverinë konservatore për përvetësimin e logjikës së “aleatit të caktuar” ndaj SHBA-së.

Ish-ministri i energjisë Giannis Maniatis ka paralajmëruar se çdo iniciativë që minon ligjshmërinë ndërkombëtare duhet të kundërshtohet me vendosmëri, duke theksuar nevojën që Greqia të udhëheqë përpjekjet për një mbrojtje dhe siguri më të fortë evropiane.

Burime diplomatike në Athinë konfirmojnë se Greqia është në një linjë me partnerët evropianë që e shohin nismën si problematike dhe potencialisht mbizotëruese të së drejtës ndërkombëtare. Brukseli pritet të angazhojë Uashingtonin për të kufizuar fushëveprimin e Bordit të Paqes. Ndërkohë, përfshirja e Bullgarisë në bord ka habitur BE-në, duke u parë si një përpjekje e Sofjes për të fituar pikë në Uashington.

Në këtë kontekst, Athina gjendet mes një ekuilibri delikat: të mbrojë interesat e saj në Mesdheun lindor përballë Turqisë, duke ruajtur besnikërinë ndaj BE-së, ndërkohë që kërkon të forcojë lidhjet me SHBA-në nën administratën Trump.

“Central fotovoltaik në Kavajë”, cilat janë vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

By: A R
28 January 2026 at 17:30

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë më 28 janar 2026, miratoi një paketë vendimesh me rëndësi në fushën e administrimit publik, energjisë, kadastrës, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kështu, sipas një njoftimi nga Agjencia për Media dhe Informim, qeveria vendosi krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri qendror i bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (kadastra fiskale)”, me synim përmirësimin e administrimit dhe transparencës së informacionit mbi pasuritë e paluajtshme në vend.

Gjithashtu, u miratua buxheti i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për vitin 2026, duke garantuar vazhdimësinë e funksionimit dhe zhvillimit të shërbimeve kadastrale.

Në fushën e energjisë, Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, me kapacitet të instaluar 95 MW. Centrali do të ndërtohet në zonën kadastrale 3204, në njësinë administrative Synej, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë. Agjencia për Media dhe Informim thekson se projekti nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masa mbështetëse.

Qeveria miratoi gjithashtu, në parim, marrëveshjen e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021–2027, duke forcuar më tej bashkëpunimin rajonal dhe procesin e integrimit evropian.

Në mbledhjen e sotme u vendos edhe organizimi dhe funksionimi i agjencisë “Innovation4Albania” si person juridik publik buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për inovacionin, me seli në Tiranë. Agjencia do të financohet nga buxheti i shtetit, donacione dhe burime të tjera të ligjshme.

Po ashtu, u miratua organizimi dhe funksionimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH) si person juridik publik buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për rezervat materiale të shtetit, me seli në Tiranë.

Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

By: A R
28 January 2026 at 17:22

Për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të kushteve hidrometeorologjike detare, Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar ndalimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit për dy ditë me radhë, sot më 28 janar dhe nesër më 29 janar.

“Kapiteneria e portit Vlorë ka ndaluar pajisjen me leje-nisje të mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda gjirit të Vlorës dhe në det të hapur, duke filluar nga ora 06:00 datë 28.01.2026 deri në datë 29.01.2026 në orën 06:00.”, thuhet në njoftimin për mediat.

Kapiteneria e Portit të Vlorës kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Ankimoi dënimin me burg, Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim çështjen e ish-deputetit Salianji

By: A R
28 January 2026 at 17:14

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka vendosur këtë të martë kalimin për shqyrtim të kërkesës së paraqitur nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili ankimoi denimin e tij me 1 vit burg. Burime bene me dije se vendimi është marrë sot nga anetaret e Gjykates Kushtetuese pas verifikimit paraprak të materialeve dhe do të realizohet mbi bazë dokumentesh në seancë plenare.

Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të vendimeve gjyqësore që lidhen me dënimin e tij me një vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë, në kuadër të çështjes së njohur si “Babale”.

Dënimi i tij është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë. Padia u regjistrua në Gjykatën Kushtetuese në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa tashmë është caktuar edhe relatorja e çështjes, e cila do të ndjekë procedurat për shqyrtimin e mëtejshëm të saj.

Njoftimi:

Ervin Salianji: Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-421, datë 11.03.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 28.01.2026

Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-421, datë 11.03.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kosovë/ Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiçit si nënkryetar i Kuvendit ishte antikushtetuese

By: Os De
28 January 2026 at 17:06

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se zgjedhja e Nenad Rashiçit në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb në legjislaturën e kaluar, nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit. Në njoftimin për aktgjykimin, Gjykata tha më 28 janar se ky “në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues”. 

Pra, kjo do të thotë se ky vendim nuk vlen edhe për rastet para hyrjes në fuqi, por për ato që do të merren në të ardhmen.  Rashiç u zgjodh në tetorin e vitit të kaluar, pasi të propozuarit nga Lista Serbe – që kishte nëntë deputetë – nuk morën votat e nevojshme, dhe u organizua shorti. 

Kushtetuesja tha se drejta për të propozuar nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb i takon shumicës së deputetëve të këtij minoritet. 

“Për pasojë, zgjedhja e deputetit z. Nenad Rashiç në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb, si dhe nuk ka pasur refuzim për të shfrytëzuar këtë të drejtë nga ana e shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit serb. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se, në rrethanat e rastit konkret, mekanizmat debllokues, nuk ishin përdorur në pajtim me frymën dhe qëllimin për të cilin ishin paraparë”, u tha në aktgjykimin e Kushtetueses. 

Organi më i lartë i drejtësisë në Kosovë tha se mekanizmat zhbllokues, sikurse hedhja vetëm deri në tri herë në votim e një emri dhe procedura e shortit, “duhet të vijnë në shprehje vetëm në rrethana përjashtimore dhe për qëllimin për të cilin ato janë përcaktuar, përkatësisht në funksion të konstituimit të Kuvendit”, në mënyrë që brenda afatit 30-ditor të konstituohet organi ligjvënës. 

“Siç është elaboruar në aktgjykim, zbatimi i këtyre mekanizmave në një mënyrë që do t’i mundësonte shumicës së deputetëve të Kuvendit të përcaktojë përfaqësuesin e një komuniteti që nuk është shumicë, pa propozimin e deputetëve të atij komuniteti, në thelb, do të përbënte anashkalim të garancive formale të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit. Kjo për arsye se, propozimi i kandidatëve për nënkryetarë nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë është e drejtë e shumicës së deputetëve të atyre komuniteteve”, u tha në vendim. 

Rikthehen reshjet/ MM: Të rritet vëmendja dhe gatishmëria nga strukturat e Mbrojtjes Civile

By: Os De
28 January 2026 at 17:00

Bazuar në informacionet e IGJEO dhe SHMU, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje në disa qarqe të vendit, lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata. 

Kërkohet rritje e vëmendjes dhe gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror, për marrjen e masave parandaluese. 

Bashkitë në zonat me risk më të lartë të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren. 

Prefekturat të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë çdo situatë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile. 

 

 

 

 

Amerika “rrëmben” deputetët e rinj/ Leka: Berisha e ka ulur figurën e tij. Të rinjtë, të zhveshur nga ‘Berishizmi’

By: Os De
28 January 2026 at 16:53

Doktori shëtit në Strasburg, deputetët e rinj të PD shkojnë në Amerikë. Lajme jo të mira vijnë nga SHBA. Katër deputetë të rinj të PD do të kalojnë oqeanin me ftesë të Ëashingtonit për t’u trajnuar.

Sipas analistit Martin Leka, ftesa që u vjen të rinjve është një ogur i mirë pasi ata e shohin përqasjen vetëm tek të rinjtë, të cilët i cilësoi si të zhveshur nga sindroma e Berishizmit.

“Berisha tashmë po bëhet për gjynah, ka marrë një trastë ku del nëpër fshatra dhe kërkon qiqra në hell. Po dëmtohet shumë në opinionin shqiptar dhe kushdo që e sheh që lufton dhe shan vendin e tij, tregon se sa poshtë e ka ulur figurën e vet politike një lider që pretendon të vijë në pushtet dhe të cilësohet si lider i opozitës. Ka humbur nga personaliteti politik dhe do të vijojë të bjerë.

Një ambasador i huaj nuk ka atakuar Berishën, ndërkohë që e vetmja mënyrë për të kënaqur egon e tij është të shkojë në Strasburg, të zërë vendin e Albana Vokshit dhe të flasë për “narkoshtetin”. Në Shqipëri nuk shton asnjë votë, por as përkrahje politike ndërkombëtare.

Ndarja ka ndodhur, për sa kohë e vjetra përfaqësohet nga Berisha dhe ai është “non grata”. Të rinjtë konsiderohen si njerëz më pak të zhveshur nga sindroma e autoritarizmit dhe berishizmit. Ftesa që u vjen vetëm të rinjve është ogur i mirë, sepse ata e shohin përqasjen vetëm tek të rinjtë.” 

Shkodër/ Makina ra në lumë nga ura e Spatharit – Shpëtojnë mrekullisht 3 personat që ndodheshin në mjet

By: Os De
28 January 2026 at 16:50

Një makinë ka rënë në ujë në urën e Spatharit në rrugën Shkodër-Vau Dejës, disa momente më parë.

Sipas informacioneve të fundit, mësohet se brenda makinës ishin 3 persona.

Raportohet se këta të fundit janë nxjerrë nga automjeti dhe janë dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia dhe forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje.

“Tjetër medalje ari vjen në Shqipëri”/ Gjimnazisti i “Petro Nini Luarasit”, kampion i arteve marciale

By: Os De
28 January 2026 at 16:43

Dardan Spahia nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, një kampion i arteve marciale, u kthye nga Lisbona me medaljen e artë në Kampionatin Europian të “Jiu-Jitsu Brasilian” duke garuar mes sportistëve të Europës në kategorinë U18. 

Në një postim në Facebook kryeministri Edi Rama shkruan se një tjetër medalje ari vjen në Shqipëri, ndërsa shton se nxënës si Dardani, janë forca e shembullit që kur talenti, pasioni dhe disiplina ecin së bashku, ka vetëm fitues. 

“Një tjetër medalje ari vjen në Shqipëri nga nxënësit tanë. Dardan Spahia nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, një kampion i arteve marciale, u kthye nga Lisbona me medaljen e artë në Kampionatin Europian të “Jiu-Jitsu Brasilian” duke garuar mes sportistëve të Europës në kategorinë U18. Krenarë për nxënës si Dardani, forca e shembullit që kur talenti, pasioni dhe disiplina ecin së bashku, ka vetëm fitues”, shkruan Rama. 

 

Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

By: Os De
28 January 2026 at 15:54

Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë dënim deri në vit burg për parkimin dysh. 

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar pamje të ‘shkelësit’ të parë, ku është një makinë policie. 

“Sot, në orën 03:00 të mëngjesit, Kuvendi votoi ndryshimet në Kodin Penal. 

Mes tyre është edhe kriminalizimi i parkimit dysh, i cili tashmë konsiderohet kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg. 

Ky ndëshkim zbatohet vetëm në rastet kur parkimi dysh pengon lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike, si: ambulanca; zjarrfikësja; policia”, shkruan deputeti i PS, krahas videos. 

 

 

 

Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

By: Os De
28 January 2026 at 15:46

‘Bashkia nuk mund të jetë thjesht një institucion demografik, por kërkon lidership politik e organizativ, ku roli i kryetarit të bashkisë të ndihet’. Kështu u shpreh Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Gjatë konferencës për mediat, Demo tha se mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj është e ndjeshme për shkak të natyrës së vetë institucionit dhe rolit të kryetarit, ndërsa shtoi se ka pasur përpjekje nga bashkia për tejkalimin e kësaj periudhe.

Patjetër që shumë! Bashkia për vetë natyrën që ka dhe aq më tepër, për rolin që kryetari i bashkisë ka, patjetër që është aty për të drejtuar në qytet dhe merr besimin e qytetarëve.

Nëse do ta minimizonim këtë, nuk do të kishim nevojë për kryetar bashkie, por çdo komunitet, jo vetëm në Shqipëri, edhe në vende të cilat nuk kanë sistem demokratik, ka nivel vendor. Edhe nëse janë të emëruar, bëhen drejtues ose liderë të një komuniteti.

Roli i kryetarit të bashkisë duhet të ndihet. Bashkia është munduar të krijojë kushtet që këtë periudhë sfiduese ta kalojë në mënyrë të menaxhueshme në të mirën e qytetarëve që shërbimet mos të mungojnë, cilësia e shërbimeve mos të bjerë dhe investimet të vazhdojnë përpara. Bashkia nuk mund të jetë thjesht institucion demografik, kërkon edhe lidership politik e organizativ dhe në këtë kontekst, roli i kryetarit të bashkisë, ndihet”, u shpreh ai.

“Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht”, Keijsi: Me Inën do të vazhdoj jashtë

By: Os De
28 January 2026 at 15:39

Keisji u përjashtua nga ky edicion i BBV për shkak se theu rregullat, duke përdorur gjuhë denigruese të përsëritur ndaj Kristit.

Pas daljes nga shtëpia më e ndjekur në vend, ai foli për herë të parë për ‘Shqipëria Live’, ku zbuloi më shumë për raportin e tij me Stelinën dhe Inën.

Sa i përket Stelinës, ai tha se e ka mbyllur përfundimisht, ndërsa për Inën deklaroi se do të vazhdojë njohjen jashtë. Keijsi foli edhe për lojën, duke thënë se Inën e goditën moralisht.

Pasi hyri Ina, me Stelinën patëm një krisje të madhe, për pritjen që unë i bëra. Puthja me Inën ndodhi vetëm një herë, në atë video që është transmetuar. Ina nuk dinte gjë për videon. Në aspektin moral, e goditën shumë. Sikur ajo është një njeri i pavlerë.

Ina nuk ka hyrë mes meje dhe Stelinës. Me Stelinën jam shkëputur për arsye pasigurisë, siç ndodhi dhe aty. Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht. Stelina erdhi me tendencë, u nis nga dëshira dhe përfundoi me tendencë.

Lidhjen me Inën do ta vazhdoj jashtë”, u shpreh ai.

Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

By: Os De
28 January 2026 at 15:31

Të marrësh punëtorë nga jashtë nuk është e lehtë, madje po rezulton si një proces me kosto. Nga pajisja me vizë e aplikimi për leje pune te transporti e akomodimi, një biznes duhet të paguajë rreth 850 euro për marrjen e një punonjësi të huaj nga jashtë.Veç shpenzimeve të dukshme, marrja e punonjësve të huaj shoqërohet shpesh me kosto të mëdha në kohë.

Florjan Zekja, sipërmarrës në sektorin e manifakturës, shprehet për A2: “Në vendet ku ne aplikojmë për marrjen e punëtorëve, Shqipëria nuk ka ambasadë. Ndaj ne duhet të t’u referohemi vendeve fqinje apo më larg. për të marrë vajzat Nga Filipinet ne duhet t’i referohemi ambasadës në Romë”.

Përpjekjet e dëshpëruara të kompanive për të përballuar kostot e emigracionit shoqërohen edhe me rreziqe të tjera. Një pjesë e mirë e punonjësve të huaj, shpesh edhe pa mbushur një muaj pune në Shqipëri largohen drejt Perëndimit. Rrisqet e tjera lidhen me produktivitetin, refuzimin e lejes së punës apo kërkesat e punonjësve të huaj për paga më të larta se ata vendas.

“Po të marrim punëtorët me kombësi nga Bangladeshi mund të them se ka qenë një dështim total. mund të them me siguri të plotë se të gjithë ana nga Bangladeshi që kanë ardhur, janë larguar më pas jashtë”, thotë Zekja.

Të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive tregojnë se numri i të huajve që pajisen me leje pune po rritet nga viti në vit. Pjesa më e madhe e tyre janë punësuar në industrinë përpunuese, ndërtim, bujqësi, peshkim, tregti apo informacion dhe komunikim.

Bizneset eksportuese/Rama: Synojmë të ulim kostot e transportit, të investohet në burime njerëzore

By: Os De
28 January 2026 at 15:22

Kryeministri i vendit Edi Rama, i pranishëm në tryezën e zhvilluar mes qeverisë dhe bizneseve eksportuese u shpreh se bizneset duhet të përthithin instrumentet instrumentet financiare.

Ai u shpreh se bizneset duhet të investojnë në burimet njerëzore, sepse vetë kështu i përgjigjen sfidave që ka sektori.

“Duhet të kemi një rrjet të konsoliduar të agro-përpunimit. Synojmë të ulim kostot e transportit. Duhet të kuptojmë se ku është pika e dobët pasi kemi vendosur instrumente të reja financiare posaçërisht për ndërmarrjet eksportuese duke ulur riskun e tyre përballë bankave tregtare, gjithsesi thithja e këtyre fondeve është shumë e ulët krahasimisht me atë që do donim të ishte. BE është hapësirë mundësish, por dhe sfidash.

Duhet investim në burimet njerëzore. “ExportOn” është një platformë, e cila prezantohet para jush sot, por që njëkohësisht do të merret me matjen e indikatorëve që do vijnë nga realiteti i punës suaj të përditshme dhe që çdo vit do të nxjerrë edhe raportin e vet, për se si kanë lëvizur volumet eksportuese. Një raport që do t’i vlejë qeverisë, por edhe ju, për të kuptuar se si lëviz eksporti.”, tha ai.

Arrest me burg për babain që plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia në gjykatë: Nuk e nisa unë sherrin

By: Os De
28 January 2026 at 15:15

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 56-vjeçarin Mikel Ndoj, i cili dy ditë më parë plagosi me mjet prerës vajzën e tij 24-vjeçare, si edhe një koleg të saj që tentoi ta mbronte. 

Gjatë seancës gjyqësore, Ndoj ka mohuar akuzat, duke deklaruar se është i pafajshëm dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm. “Jam i pafajshëm, kërkoj të lirohem menjëherë. Nuk mbaj mjete prerëse dhe sherrin nuk e kam nisur unë”, mësohet të ketë thënë ai para trupit gjykues. 

Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e kryer nga policia dhe vendosi mbajtjen e tij në burg. 

Sipas hetimeve, prindërit e 24-vjeçares ishin të ndarë prej rreth 6 vitesh, pas episodeve të dhunës në familje. Pas ndarjes, 56-vjeçari ishte larguar drejt Italisë, ku edhe kishte vuajtur dënim me burg. Pas rikthimit në Shqipëri, ai nuk ishte pranuar më nga familja. 

Burime zyrtare bëjnë me dije se kjo situatë ka çuar në konfliktin e fundit, ku babai i është drejtuar vendit të punës së vajzës dhe e ka plagosur me thikë në rrugë. Hetimet për ngjarjen vijojnë. 

 

 

Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

By: Os De
28 January 2026 at 15:11

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Made in Albania” është një markë cilësie dhe një pasaportë për në Bashkimin Europian, ndaj dhe qeveria do t’i mbështesë fuqimisht të gjithë ata që do të synojnë marrjen e kësaj pasaporte. I pranishëm në tryezën  e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku u shpalos platforma e re ExportOn, kryeministri Rama kërkoi që të hiqet dorë nga konkurrenca me çmim të ulët dhe bizneset të fokusohen te konkurrenca me standard të lartë të certifikuar nga BE.

“Të gjitha kompanitë tona që janë në një process transformimi të vazhdueshëm është e domosdoshme të mbajnë sytë nga cfarë I pret në një të ardhme jo shumë të largët ku Shqipëria do jetë anëtare e BE. Është një hapësirë mundësish por edhe sfidat të jashtëzakonshme. Kush nuk do di të adopotohet do jetë humbës. Sot jemi në nisje të një tjetër viti të rëndësishëm në BE. Jemi këtu për të mbështetur bashkë një nismë të AIDA, që tani është kthyer nga zyrë informacioni në  mekanizëm mbështetje që orienton të gjithë ata që i adresohen. Me rëndësi për ekonominë tonë është domosdoshmëria për të rritur vlerën në vend, dhe një nga sfidat e AIDAs është mbështëtja e eksporteve duke mbështetur prodhimet made in Albania. Cojmë në nivel tjetër marrëdhënien me eksportuesit.

‘Made in Albania’ është një markë cilësie dhe një pasaportë për në BE, për këtë do të mbështesim gjithë ata që do synojnë ti japin vetes këtë pasaportë duke hequr dorë nga ideja se konkurenca me cmim të ulët mund ti cojë larg dhe duke u fokusuar te konkurenca me standarde të larta. Mbështetja që do të japim për certifikimet ndërkombëtare është dicka që e shohim si një investim strategjik të shtetit, jo thjesht për ti kursyer binzesit disa lekë por për ta ndihmuar të futet në tregun europian.

Duke shtuar mbështetjen e shtetit për certifikimet ndërkombëtare. Kush nuk pret që vazhdimësia e sipërmarrjes ti garantohet nga oksigjeni i shtetit por i beson inovacionit dhe transformimit fiton, kush pret që të vazhdojë të rrijë ku është mësuar, duke u mbajtur me oksigjen nga shteti po shtyn në agoni ditën e fundit. Dhe besojmë shumë te manifaktura, për të krijuar më shumë vlerë të shtuar do bëjmë më shumë në mbështetje të sipërmarrjeve që do përqafojnë sfidën e transformimit,”-tha Rama.

 

Paralajmërimi i Trump për Iranin: Jemi gati si me Venezuelën! Armata masive është nisur, negocioni ose përballuni me..

By: Os De
28 January 2026 at 15:01

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se “një armatë masive” po shkon drejt Iranit, duke e paralajmëruar Teheranin se duhet të negociojë mes kërcënimeve për një sulm të mundshëm ushtarak amerikan ndaj vendit.

“Po lëviz shpejt, me fuqi, entuziazëm dhe qëllim të madh”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij Truth Social pa dhënë detaje të mëtejshme mbi misionin e saj.

“Shpresojmë që Irani shpejt do të ‘ulet në tryezë’ dhe do të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – pa armë bërthamore – një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët”, shtoi ai.

Uashingtoni ka zhvendosur në rajon anijen luftarake USS Abraham Lincoln dhe disa shkatërrues me raketa të telekomanduara, të cilët mund të përdoren për të nisur sulme nga deti.

 

Mbetet e paqartë se çfarë do të vendosë Trump në lidhje me përdorimin e forcës, megjithëse ai përcaktoi dy vija të kuqe – vrasjen e demonstruesve paqësorë dhe ekzekutimin e mundshëm masiv të të ndaluarve.

Vala e protestave në Iran, e cila shpërtheu më 28 dhjetor për shkak të rënies së monedhës rial dhe rritjes së kostos së jetesës, pa midis 6,000 dhe 30,000 të vrarë ndërsa autoritetet nisën një shtypje të përgjakshme të demonstratave, sipas organizatave jofitimprurëse dhe burimeve të tjera brenda Iranit.

Të mërkurën, Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA tha se të paktën 6,221 persona u vranë, përfshirë 5,858 protestues, 214 forca të lidhura me qeverinë, 100 fëmijë dhe 49 civilë që nuk po demonstronin. Më shumë se 42,300 janë arrestuar, shtoi ajo.

Numri i të vdekurve mbetet i pamundur të verifikohet dhe media shtetërore e Iranit mbetet burimi i vetëm i lajmeve për shumë njerëz, pasi Teherani ndërpreu aksesin në internet tre javë më parë.

Qeveria e Iranit e vlerësoi numrin e të vdekurve në një shifër shumë më të ulët, 3,117, duke thënë se 2,427 ishin civilë dhe forca sigurie, dhe i etiketoi pjesën tjetër si “terroristë”.

Në të kaluarën, autoritetet iraniane i kanë nënvlerësuar ose nuk i kanë raportuar viktimat nga trazirat. Ndërsa protestat janë ndalur për javë të tëra pas shtypjes, informacioni që po vjen ngadalë nga Irani nëpërmjet antenave satelitore Starlink po arrin tek aktivistët dhe mediat që përpiqen të numërojnë viktimat.

Numri i të vdekurve tejkalon atë të çdo raundi tjetër protestash ose trazirash në Iran në dekada dhe kujton kaosin që rrethoi Revolucionin Islamik të vitit 1979.

Raste me virusin Nipah në Indi, vendet aziatike forcojnë kontrollet në aeroporte

By: Os De
28 January 2026 at 14:53

Aeroportet në disa vende aziatike janë vënë në gatishmëri të lartë pasi autoritetet indiane konfirmuan dy raste me virusin vdekjeprurës Nipah në shtetin e Bengalit Perëndimor gjatë muajit të fundit.

Tajlanda, Nepali dhe Vietnami kanë nisur kontrolle shtesë për pasagjerët që mbërrijnë nga India, nga frika e një përhapjeje më të gjerë të virusit, i cili transmetohet nga kafshët te njerëzit dhe ka një shkallë shumë të lartë vdekshmërie.

India: Situata është nën kontroll

Ministria indiane e Shëndetësisë ka konfirmuar dy raste që prej dhjetorit, duke theksuar se virusi është “përmbajtur në kohë”. Sipas autoriteteve, rreth 200 persona që kanë pasur kontakte të ngushta me të infektuarit janë testuar dhe nuk janë zbuluar raste të tjera. Qeveria nuk ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të pacientëve.

Çfarë është virusi Nipah?

Virusi Nipah transmetohet kryesisht nga kafshët, si derrat dhe lakuriqët e natës frutngrënës, përmes kontaktit të drejtpërdrejtë ose sekrecioneve të tyre. Periudha e inkubacionit zgjat nga katër deri në 14 ditë.

Simptomat fillestare përfshijnë temperaturë të lartë, të përziera, të vjella dhe probleme me frymëmarrjen. Në rastet e rënda, sëmundja shkakton ënjtje të trurit dhe simptoma neurologjike, si kriza dhe humbje të vetëdijes.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi Nipah konsiderohet një rrezik i lartë për epidemi, pasi nuk ekziston vaksinë. Shkalla e vdekshmërisë varion nga 40% deri në 75%.

Masa të shtuara në aeroporte

Si masë parandaluese, Tajlanda, Vietnami dhe Indonezia kanë forcuar kontrollet në aeroporte, përfshirë matjen e temperaturës dhe plotësimin e deklaratave shëndetësore për pasagjerët që vijnë nga India. Mianmari ka këshilluar shmangien e udhëtimeve jo të domosdoshme drejt Bengalit Perëndimor, ndërsa Kina ka rritur masat e parandalimit në zonat kufitare. Autoritetet indiane kanë mohuar raportimet për një rritje të ndjeshme të rasteve, duke i cilësuar ato si spekulative dhe të pasakta.

Korreshi ironi te “Ligjet”: Lushnja 4 orë pa drita, më mori plaka në telefon se kishte ftohtë, ngrohej me një bidon me ujë! Doni të hyni në BE me çizme me baltë

By: Os De
28 January 2026 at 14:45

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi nuk i ka kursyer ironitë në Komisionin e Ligjeve që u mblodh sot.

Në një diskutim që kishte me Toni Gogun, në lidhje me integrimin europian dhe procesin e përshtatjes me legjislacionin e BE, Korreshi i ka kujtuar socialistëve se vendi ynë ende nuk ka një furnizim të plotë me energji elektrike.

Sipas Korreshit, në Lushnje kishte familje që ishin të paktën 4 orë pa drita, një prej të cilave ishte dhe nëna e deputetit demokrat.

Pjesë nga diskutimi:

 

Saimir Korreshi: Ne nuk hamë bar në Lushnje, kemi vetëm jonxhë, edhe ai na u tha. Më kujtohet një komedi e Estradës së Tiranës, që kur erdhën europianët në fillim po flisnin për palnet dhe fshatarët si kuptonin, Kocco tha që thotë rakia bëhet nga rrushi, pastaj që rrushi bëhet nga hardhia, pastaj që na pyesni a doni ndonjë lek. Na the do ketë projekte. Në vetvete a përshkruhet tek kjo Europa se si Kryetari I Kuevdnit interpreton Rregullores, sepse the do të na mësojnë për interpretimin e Kushtetutës. Këto teknika legjislative janë edhe në Europë, ata na i kanë mësuar?

Na thoni një sukses kaq të madh që ne të opozitës në Shqipëri nuk na ka ardhur. E dyta thoni financimin 3.6 mln euro. Do të përfundojnë se ato 10 milionë eurot çokollatat e AKSHI, këto financimet e BE, si ato fondet e IPARD, apo darkat e drekat e Ilir Beqajt që u bllokuan. Ka garanci Uropa se do të venë në destinacion. Kjo pika e tretë është që nuk tha për të rrujt lekët, firmosëm edhe Ipardin ne, por ngecën rrugës. Dhe e fundit fare Ulsi që të të mos vonoj ty se je edhe pa gjumë, është ekonomia e gjelbër. Ke dëgjuar ndonjë fshatar për të marrë ndonjë panel diellor ta vendosë në shtëpi, nuk po flasim për këto fotovoltaikët e mëdha, aman më gjeni një katunar një hallexhi që çon projektet dhe paska marrë këto ekonomi të gjelbër dhe foto voltaikët. Nuk ngeli oligark, dreq e bir toka të vjedhura në Fier se ka ndryshuar dhe zëri kadastral atje. Janë kthyer 1.100 hektarë. Të hapet rruga për shokun oligark për fotovoltaikët.

Toni Gogu: E mirëkuptoj parodizimin dhe ironizimin që ju i bëni situatës dhe them e mirëkuptoj sepse duke qenë se kemi bashkëudhëtar së bashku në politikë por në anë të ndryshme të korridorit, ju e nisët seriozisht me ish kryetarin e partisë tuaj ku e trajtonit me shumëseriozitet integrimin evropian. Por atë që ju anatemuat dhe e shikonit si pengesë politike në integrimuin europian, sot e keni kryetar dhe situata është bërë tragjikomike për ju, dhe nuk ka ilaç tjetër dhe duhet me e marr me gallatë. Të bëhesh pjesë e programit më të madh zhvillimor në Evropë me 27 vendet e BE, mendoj se është sukses. Ka një ditë të parë ku ti shkon dhe janë 38 përfitues shqiptarë me 3.7 milionë euro që mund të duken shumë pak për kapacitetet që ka ai program por ka një fillim t një historie që e kemi nisur herët dhe po intensifikohet.

Saimir Korreshi: Nuk e di toni se Lushnja ishte 4 orë pa drita mbrëmë. Më mori plaka se kishte ftohtë. Dëgjo o toni. Kishte mbushur një bidon me ujë të ngrohtë se kishte të ftohtë. E do të hysh në Evropë? P o ti ke kanal pa pastruar në të gjithë Myzeqenë, do të hysh në Evropë. Po me ça do hysh, me çizme me baltë? Ne që na thu euroskeptik, duket sikur jemi me shkollë nate, se na bërë euroskeptiku ka mbaru para 25 vitesh në Romë. Dhe dje na folët ore ne po e zbulojmë sot Italinë apo qysh? Ku ia gjeti modelin e flokëve, që i qethi Taulanti ai kryetari që the ti. Atë që tha Toni, kishte pirë dy ditë me atë kryetarin tonë se ka fillu punë në Amerikë. Ai iku, i lau pjatat. Po ideja është se ky i juaji kur do t’i lajë pjatat. Ky i juaji kaloi nga Uropa në Izrael. Mos kaloni nga Evropa në Izrael. Përpara se ta bësh këtë ligjin, nuk ka lidhje kjo. Nuk po na çoni ju në Uropë. Kanë ngelur edhe këta të shkretët, edhe xhajat në pension se nuk po venë dot në Evropë.

❌
❌