Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 2026Java News

BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

By: Os De
12 January 2026 at 17:54

Bashkimi Evropian ka lëshuar një paralajmërim të fortë këtë të hënë, duke deklaruar se një ndërhyrje e mundshme ushtarake e SHBA-ve për të marrë nën kontroll Groenlandën do të shkatërronte aleancën e NATO-s. Komisioneri Evropian për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius, u shpreh se Evropa është e gatshme të ofrojë ndihmë ushtarake për Groenlandën, nëse Danimarka do ta kërkonte një gjë të tillë. Ky reagim vjen pasi Presidenti Donald Trump ka ripërsëritur dëshirën e tij që SHBA-të të zotëronin këtë territor strategjik, me argumentin se duhet parandaluar pushtimi i tij nga Rusia ose Kina.

Ndonëse Danimarka dhe autoritetet e Groenlandës kanë deklaruar prerazi se territori nuk është në shitje, Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e marrjes së tij me forcë. Kubilius theksoi se një pushtim i tillë do të kishte pasoja të rënda në marrëdhëniet mes Evropës dhe Amerikës, duke prekur jo vetëm sigurinë, por edhe tregtinë. Ai kujtoi gjithashtu se traktatet e Bashkimit Evropian i detyrojnë shtetet anëtare të ndihmojnë njëra-tjetrën në rast të një agresioni ushtarak, që do të thotë se vendet e BE-së do të ishin të detyruara të mbështesnin Danimarkën.

Sipas komisionerit, BE-ja mund të kontribuojë me trupa, anije luftarake dhe sisteme kundër dronëve për të garantuar sigurinë në Arktik. Nga ana tjetër, Trump u kundërpërgjigj përmes rrjeteve sociale duke thënë se ai është njeriu që e “shpëtoi NATO-n”, pa dhënë detaje të mëtejshme. Megjithatë, frika në Bruksel mbetet e lartë, pasi zyrtarët evropianë besojnë se një tërheqje e mundshme e SHBA-ve nga aleanca ose një konflikt i hapur për territorin e Groenlandës do ta bënte strukturën aktuale të NATO-s të pafunksionueshme.

Ky debat vjen në një kohë kur vendet evropiane kanë rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen që nga nisja e luftës në Ukrainë. Kubilius përfundoi se Evropa duhet të forcojë urgjentisht kapacitetet e saj ushtarake që të jetë e aftë të mbrohet edhe e pavarur, pasi e ardhmja e partneritetit me Shtetet e Bashkuara po bëhet gjithnjë e më e pasigurt.

 

Në zi bota e futbollit/ Ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare pas betejës me kancerin futbollisti francez

By: Os De
12 January 2026 at 17:50

Ish-futbollisti francez Thierry Steimetz ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmi u konfirmua të dielën nga Unioni i Futbollistëve Profesionistë në Francë (UNFP).

Steimetz, i lindur në Creutzwald, zhvilloi karrierën e tij në Francë, Luksemburg dhe Gjermani, duke luajtur edhe në fazat kualifikuese të Champions League dhe Europa League. Ai veshi fanellën e disa skuadrave të njohura si Lens B, Metz, si dhe klubit luksemburgas F91 Dudelange.

Gjatë karrierës së tij numëroi afro 200 paraqitje, por u detyrua të tërhiqej nga futbolli në vitin 2017, pasi iu amputua një këmbë për shkak të një tumori malinj. Pas tërheqjes, Steimetz iu përkushtua trajningut dhe menaxhimit në nivele amatore në Francë.

UNFP, në një deklaratë zyrtare, e cilësoi Steimetz si një figurë të respektuar të futbollit në rajonin e Lorenës dhe Luksemburgut, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e tij. Ngushëllime ka shprehur edhe klubi i Metz, ku ai luajti gjatë sezonit 2011–2012.

“E gjithë familja e FC Metz shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe njerëzit e tij të dashur,” thuhet në reagimin e klubit francez.

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

By: Os De
12 January 2026 at 17:32

Bullgaria po shkon drejt një tjetër raundi zgjedhjesh të parakohshme, pasi partia më e madhe në parlament, GERB-SDS, ka refuzuar të marrë përsipër krijimin e një qeverie të re. 

Sipas procedurës kushtetuese, presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin kryeministrit në detyrë, Rosen Zhelyazkov, por ai e ktheu menjëherë, duke argumentuar se nuk ekziston mbështetja e nevojshme në parlament për formimin e një shumice të qëndrueshme. 

Qeveria e koalicionit e drejtuar nga Zhelyazkov, e mbështetur nga GERB-SDS, kishte dhënë dorëheqjen muajin e kaluar pas javësh protestash kundër korrupsionit dhe kundërshtimeve ndaj buxhetit të ri, i cili parashikonte rritje taksash. 

Tani pritet që presidenti Radev t’ia kalojë mandatin forcës së dytë më të madhe parlamentare, koalicionit reformist PP-DB. Megjithatë, edhe ky grupim pritet ta refuzojë ofertën, çka do ta detyrojë kreun e shtetit t’ia japë mandatin një force tjetër politike. 

Në rast se asnjë parti nuk arrin të sigurojë shumicën parlamentare, parlamenti do të shpërndahet dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme. 

Nëse kjo ndodh, do të jenë zgjedhjet e teta parlamentare në vetëm katër vjet, një tregues i qartë i krizës dhe paqëndrueshmërisë së vazhdueshme politike në vend. 

Bullgaria iu bashkua eurozonës më 1 janar dhe analistët vlerësojnë se vendi ka nevojë urgjente për stabilitet politik për të përshpejtuar përdorimin e fondeve të Bashkimit Europian, për të tërhequr investime të huaja dhe për të luftuar korrupsionin e përhapur në administratë. 

Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

By: Os De
12 January 2026 at 17:27

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka ndodhur një debat i fortë mes Erik Lloshit dhe Kristi Lamaj.

Eriku i është afruar afër në fytyrë Kristit dhe i është shprehur se nuk e ke idenë se me kë ka hapur luftë.

Ndërkohë nga ana tjetër Kristi është shprehur ‘a do vish të më hash syrin e tretë’, dhe kjo gjë e ka agravuar situatën duke ndërhyrë dhe banorët e tjerë për të shmangur konfliktin e mundshëm fizik.

Pjesë nga debati:

Erik: Ti s’e ke idenë me kë ke hapur luftë more

Kristi: Erikut i hapet gjithmonë rruga

Erik: Eriku është këngëtar 20 vite more, i hapet rruga gjithmonë ku kalon.

Kristi: Nuk më intereson fare se sa vite ke ti. Bravo Eriku!

Erik: E di kush je ti?

Kristi: Unë jam Kristi Lamaj.

Erik: Burrat flenë dhe në tokë, por ti nuk fle dot as nën petale se të duken gjemba petalet.

Kristi: Do më hash syrin e tret e ti si Keijsi?!

Erik: Nxirre, ku e ke syrin e tretë? Si mund ta ha unë syrin e tret kur s’e shoh?

Kristi: E kam mes ballit, pyet Keijsin ku e kam se ai donte të ma hante.

Pjesë nga diskutimi mes Mirit dhe Erikut:

Miri: Mos komento!

Erik: Ti e di që unë jam me disa gjëra.

Miri: Më jep fjalën, le të komentoj, kafsho gjuhën, hajde me veten.

Erik: Iku mbaroi, nuk e përballon dot më shumë se unë.

Miri: Mirë pra mos e trego se e tregon.

Erik: Kështu jam more, kështu kam lindur.

Miri: Mbaje veten ose ik.

Erik: Iki që tani.

Miri: Jo tani se dukesh i dobët kur del.

Më pas Eriku i shkon afër në fytyrë Kristit dhe i këndon, ku ky i fundit i thotë të mbajë distancën.

Ndërkohë pas disa minutash më vonë Eriku i zë derën e dhomës së gjumit Kristit duke thënë që më kapi ngërçi që ky i fundit mos të futej në dhomë për të fjetur.

 

Revokohen mbi 100 mijë viza amerikane, përfshihen mijëra studentë/ DASH: Do të vazhdojmë ta mbajmë SHBA-në të sigurt

By: Os De
12 January 2026 at 17:19

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka njoftuar se ka revokuar mbi 100 mijë viza, përfshirë rreth 8 mijë viza studentore dhe 2 500 viza të specializuara, për persona që kanë pasur kontakte me autoritetet amerikane të zbatimit të ligjit për veprimtari kriminale. 

Në një postim zyrtar në rrjetin social X, DASH thekson se masat janë pjesë e përpjekjeve për forcimin e sigurisë kombëtare. Sipas deklaratës, personat të cilëve u janë hequr vizat do të deportohen nga Shtetet e Bashkuara. 

“Do të vazhdojmë t’i deportojmë këta individë për ta mbajtur Amerikën të sigurt”, thuhet në reagimin e Departamentit të Shtetit. 

Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

By: Os De
12 January 2026 at 17:07

E ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papjorgji.

Më një njoftim për mediat Nancy Van Horn ka shprehur mbështetjen për institucionet e drejtësisë, teksa i ka paraqitur kryetares së Kushtetuese prioritetet e Presidentit Donald Trump.

Në njoftim theksohet se prioritet janë çmontimi i rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimi i kushteve të barabarta për bizneset amerikane.

Ndërkohë që për Gjykatën Kushtetuese ka theksuar se ka një rol të rëndësishëm për garantimin e drejtësisë për qytetarët e Shqipërisë, në mënyrë që të vendosë para përgjegjësisë ata që shkelin ligjin. Po ashtu GJK sipas Van Horn ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sistemit ligjor dhe të drejtën.

“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji dhe diskutoi se si mbështetja afatgjatë e Shteteve të Bashkuara për institucionet e zbatimit të ligjit në Shqipëri çon përpara prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane.

Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Today Chargé d’Affaires Nancy VanHorn congratulated newly appointed Chair of the Constitutional Court Fiona Papajorgji and discussed how longstanding U.S. support to Albania’s rule of law institutions advances President Trump’s priorities: dismantling narcotrafficking networks… pic.twitter.com/Ym3hCrNpyf

— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) January 12, 2026

 

 

Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi

By: Os De
12 January 2026 at 16:59

Drejtoria e Shërbimit Social në Durrës këtë të hënë ka reaguar lidhur me rastin e braktisjes së tre fëmijëve të mitur nga nëna e tyre me inicialet B.B.  Sipas njoftimit mësohet se së fëmijët e mitur do të ndihmohen me veshmbathje dhe të gjitha medikamentet e nevojshme për trajtimin e sëmundjes së tyre.

Gjithashtu banesa do t’i nënshtrohet pastrimit dhe dezinfektimit. Pas regjistrimit të familjes si banorë të Durrësit, Bashkia do t’i përfshijë në listën e familjeve që do të strehohen në banesa sociale.

Për nënën do të ofrohet një punë me orar 8-orësh dhe do të përfshihet në kurse prindërimi për të përmirësuar kujdesin ndaj tyre. Nëna do të jetë në një periudhë prove për të vlerësuar aftësinë e saj për të mbajtur kujdestarinë e fëmijëve.

“Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit nëpërmjet drejtoreshës së saj Diola Xhango bën me dije se pak më parë ka përfunduar mbledhja e GTN (Grupi Teknik Ndërsektorial) ku bëjnë pjesë: vetë shërbimisocial OJQ, Policia, Shëndetësia etj. lidhur me ndihmën për 3 fëmijët dhe nënën e tyre Blerina Basha.

U vendos që menjëherë tu vihet në ndihmë atyre duke i dërguar urgjent në spital të 3 fëmijëve veshmbathje, të gjitha medikamentet për trajtimin e sëmundjes. Do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i banesës. Këto i morën përsipër ti financojnë ARSIS dhe World Vision.

Ndërkohë familja do të ndihmohet që ta zhvendosë regjistrimin nga Vau i Dejës(pasi me letra janë banorë të Malsisë së Madhe) dhe të regjistrohen si banorë të Durrësit. Duke u bërë banorë të Durrësit, bashkia do ta regjistrojë në listën e atyre që do të strehohen në banesa sociale.

Nënës, nëpërmjet Zyrës së Punës, do ti ofrohet sërish një punë dinjitoze në mënyrë që të mos punojë 16 orë sikundër pretendon por 8 orë në mënyrë që të mirërrisë fëmijët e saj. Nënës gjithashtu do ti ofrohen kurse prindërimi në funksion të mirërritjes së fëmijëve.

Për çdo ditë do të kryhen kontrolle mbikqyrje nga shërbimi për mbarëvajtjen e familjes. Pra ajo do të jetë në provë për të parë nëse është e aftë të mbajë kujdestarinë ndaj fëmijëve apo jo”, thuhet në njoftim.

Ajo ka deklaruar se situata nuk përbënte braktisje, por ishte pasojë e vështirësive ekonomike dhe jetës së saj të përditshme. Nëna shton se djali i dytë ka vuajtur nga epilepsia dhe ka kaluar shumë kohë në spitale për trajtim.

Ajo ka theksuar se babai i fëmijëve ka qenë në burg në Itali për pesë vjet dhe aktualisht mund të kontribuojë vetëm me 180 mijë lekë të vjetra në muaj për ushqimin e tyre.

Çështja Balluku, Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin mblidhet më 28 janar

By: Os De
12 January 2026 at 16:50

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet më 26 janar për të shqyrtuar çështjen e imunitetit të zv.kryeministres, Belinda Balluku.

Me Urdhrin nr. 3, datë 12.01.2026, është thirrur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në datën 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, për vijimin e shqyrtimit procedural të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që ka për objekt dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, sipas procedurave të parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.

 

Berishës i mbaron mandati dhe degët pa kryetarë/ Nga ‘betejat’ për qeveri teknike te sfidat e brendshme, 2026-ta vit zgjedhor në PD

By: Os De
12 January 2026 at 16:41

Në një kur kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare me një qeveri teknike, Partia Demokratike fillimisht pritet t’i nënshtrohet proceseve të brendshme zgjedhore, që nisin këtë janar. 

23 degët pa kryetarë, që për arsye të ndryshme kanë dhënë dorëheqjen dhe që drejtohen përkohësisht nga kryetarë të komanduar, duhet të zhvillojnë zgjedhje brenda 31 janarit. Sipas udhëzimit që demokratët e kanë miratuar në fund të vitit të shkuar “pas miratimit të kandidaturave nga ana e Kryesisë Qendrore, kryesitë e degëve organizojnë takimet e kandidatëve me anëtarësinë, strukturat drejtuese të degës dhe të kenë shpalosur platformën e tyre.” 

Më pas, zgjedhjet do të zhvillohen sipas parimit “një anëtar një votë”.  PD ende nuk i ka caktuar datat për zgjedhjet në këto 23 degë, por pas tyre duhet të nisë një proces zgjedhore në çdo strukturë të drejtimit, nga qeliza më e vogël e partisë, degët, te kryetari i saj. 

Në prill u përfundon mandati krerëve të degëve, të cilët u zgjodhën 4 vite më parë në drejtimin e strukturave vendore, vetëm pak muaj pasi Sali Berisha kishte nisur ofensivën për marrjen e drejtimit të partisë me Komisionin e Përkohshëm të Rithemelimit. 

Në maj më pas, përfundon mandati i kryetarit dhe Sali Berisha duhet të hapë garën për të parin e partisë. 

Ai ka paralajmëruar se do të rikandidojë, ndërsa deri më tani asnjë figurë nuk ka shprehur ambicie për të kandiduar përballë tij. 

Në kushtet aktuale ku ndodhet PD dhe pa asnjë figurë të rëndësishme politike në luftë për t’i zënë vendin, Berisha pritet të rikonfirmohet sërish e më pas i hapet rruga zgjedhjes së kupolës nga sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarë e kryesia, që do të jenë atribute të drejtpërdrejta të tij.  

Pikëpyetja më e madhe që do të shoqërojë këto procese elektorale do të jetë lista e anëtarësisë reale, në kushtet kur vetë PD e ka pranuar problemin e madh që ka, e që evidentohet sa herë ka zgjedhje të brendshme./ Shqiptarja.com

 

 

Kina ashpërson tonet kundër planit të Trump për Groenlandën: SHBA është egoiste!

By: Os De
12 January 2026 at 16:31

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbetet i palëkundur në pretendimin e tij territorial ndaj Groenlandës nga thirrjet e shteteve të NATO-s për zgjerimin e pranisë së aleancës në Arktik. Një gazetar e pyeti atë në bordin e Air Force One me faktin se Gjermania dhe Britania e Madhe po diskutojnë aktualisht planet për rritjen e sigurisë në Arktik brenda kornizës së NATO-s. Trump mohoi se kjo ndryshoi vlerësimin e tij.

“Po flasim për blerje, jo për qira”, theksoi ai. Trump e bëri të qartë se qëllimi i tij ishte të zotëronte Groenlandën afatgjatë. Ai e justifikoi këtë edhe një herë duke pretenduar se përndryshe Kina ose Rusia do ta aneksonin ishullin. Javën e kaluar, ai i kishte thënë tashmë New York Times se pronësia është gjithashtu një vlerë psikologjike që asnjë kontratë nuk mund ta zëvendësojë. Por Kina e refuzon ashpër këtë qëndrim amerikan.

“Arktiku është në interesin e përgjithshëm të bashkësisë ndërkombëtare. Aktivitetet e Kinës në Arktik synojnë të promovojnë paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Të drejtat dhe liritë e të gjitha vendeve për të kryer aktivitete në Arktik në përputhje me ligjin duhet të respektohen plotësisht. Shtetet e Bashkuara nuk duhet t’i përdorin vendet e tjera si justifikim për të ndjekur interesat e tyre egoiste”, tha Mao Ning, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme Kineze.

Disa shtete të NATO-s, përfshirë Britaninë e Madhe, kohët e fundit kanë mbështetur zgjerimin e pranisë së aleancës në Arktik. Sipas diplomatëve, një propozim parashikon një mision mbikëqyrjeje të quajtur “Arctic Sentry”. Kjo ka për qëllim të kundërshtojë argumentin amerikan se siguria në këtë rajon të rëndësishëm strategjik nuk mund të garantohet në mënyrë të mjaftueshme.

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul sapo kishte deklaruar gatishmërinë themelore të Gjermanisë për të dhënë një kontribut më të madh në sigurinë ushtarake në Arktik. Përgjigjet e duhura duhet të gjenden brenda kornizës së NATO-s, tha politikani i CDU-së, i cili po bënte një ndalesë në Islandë gjatë rrugës për në SHBA.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të takohet me Wadephul në Uashington këtë të hënë. Kërcënimet e Trump kundër Groenlandës ka të ngjarë të luajnë një rol të rëndësishëm në takim

Ish-vjehrra e 33-vjeçares nga Durrësi: Unë i jepja lekë për fëmijët, ajo bënte qerpikët! Nipërit me zgjebe, nusja më kërcënoi

By: Os De
12 January 2026 at 15:59

Ish-vjehrra e 33-vjeçares Blerina Basha, e cila akuzohet për keqtrajtim për tre fëmijët e saj të mitur, ka reaguar për ‘Shqipëria Live’ me Sidorela Gjonin.

Ajo ka treguar sesi i gjeti nipërit e saj në ato kushte të këqija jetese, ndërsa tha se po mjekohen për zgjebe.

“Nga zhuli vjen zgjebja. E pashë unë që ishin me plagë, se kishte si gjak çuni në këmbë. Më pushoi zemra. Pse ca jam unë? Po të ishte për t’ia bërë me qëllim… më parë i dashuri i saj na dhunoi djalin  dhe prapë nuk bëra denoncim, dhe gabimi i imi është dhe nuk ia fal vetes se fëmijët ashtu.

Më djalin tim ajo ka 5 vite që është ndarë. Nusja ime e di që ka qenë në Kosovë, për Dubai nuk e di. Rri 24 orë live në Tik Tok”, tha ajo.

E pyetur nëse djali i saj i ka dhënë pagesë mujore sipas vendimit të gjykatës për fëmijët, ajo tha: Me dokumente, dhe prindërit e saj e dinë, sa herë i çoj lekë ajo i mohon. I kam arkivë të gjitha dokumentet që i kemi dhënë lekë çdo muaj, i kam dhënë dhe unë. Kam unë detyrim t’i jap lekë që të bëjë qerpikët ajo dhe flokët kaçurrela?!

“Ne nuk e dinim që fëmijët kanë tre muaj pa vajtur në shkollë. Videon e bërë se gjithmonë ka gënjyer. Fola dhe me krushkën, dhe i thash se nuk është e mirë që nipërit e mi dhe të tutë të rriten kështu, dhe tha ke të drejtë, madje kanë thënë familjarët e saj që dhe në gjykatë do japin firmë që fëmijët t’i marrim ne. Ne do e ndjekim në gjykatë që të marrim kujdestarinë e fëmijëve.

Pas videos, nusja më tha: do të të bëj denoncim ty dhe shoqeve të tua se më kë nxjerrë me kamer.

Dhe djalin tim e ka kërcënuar duke i thënë pse ka publikuar videot. Unë kam prerë biletën për në Itali, por nuk mund të iki duke i lënë fëmijët në këtë gjendje”, u shpreh gjyshja e fëmijëve.

 

Sasi “rekord” droge, sekuestrohen 10 ton kokainë/ Kishte destinacion Europën, u kap e fshehur mes kripës (VIDEO)

By: Os De
12 January 2026 at 15:53

Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi rekord droge prej 10 tonë kokainë me destinacion Europën, që ishte fshehur në kontejnerë me kripë. 

Oficerët e Grupit të Operacioneve Speciale hipën në anijen tregtare me flamur të Kamerunit javën e kaluar pasi ajo u nis nga Brazili, duke kapur 9,994 kilogramë kokainë të fshehur në 294 pako. 

13 anëtarët e ekuipazhit u arrestuan dhe një armë zjarri e përdorur për të mbrojtur sasinë e madhe u sekuestrua gjatë operacionit. 

Anija mbeti pa karburant pas bastisjes dhe qëndroi në det për gati 12 orë, duke bërë që shërbimi i shpëtimit detar të Spanjës ta tërhiqte atë në Ishujt Kanarie. 

Operacioni, me emrin e koduar “Batica e Bardhë”, përfshinte Qendrën e Analizës dhe Operacioneve Detare për Narkotikët, Administratën Amerikane për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave, Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar, Policinë Federale Braziliane, qendrën e inteligjencës spanjolle dhe autoritetet nga Franca dhe Portugalia. 

Policia tha se hetimi kishte në shënjestër një organizatë shumëkombëshe që dyshohet se transportonte sasi të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë. 

Policia e përshkroi operacionin e së hënës si një goditje historike ndaj rrjeteve ndërkombëtare të trafikimit të drogës. 

Lidhjet e ngushta të Spanjës me Amerikën Latine e bëjnë atë një pikë kyçe hyrjeje për drogën në Europë. 

Shtyhet në GJKKO gjyqi për ish-presidentin dhe Kryemadhin, Meta dhe ish-bashkëshortja e tij prezentë në sallë

By: Os De
12 January 2026 at 15:44

U mbajt sot mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej më shumë se një viti,  dhe për ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin.  Në seancën e sotme ishin të pranishëm si Ilir Meta dhe Kryemadhi.

Pas rreth 30 minutash seancë, është njoftuar shtyrja e saj për në datën 22 janar.

Në nisje të seancës Monika Kryemadhi u pa duke u futur në GJKKO e buzëqeshur para mediave, por nuk u prononcua. Ndërsa avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani u tha gazetarëve ‘shihemi pas seancës’.

Meta kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërsa mbrojtja e tij ligjore argumenton se ka përfunduar afati i paraburgimit.

Hungaria i jep azil politik ish-ministrit polak të drejtësisë/ Akuzohet për shpërdorim detyre!

By: Os De
12 January 2026 at 15:32

Hungaria i ka dhënë azil politik ish-ministrit polak të Drejtësisë, Zbigniew Ziobro , i cili akuzohet për një sërë veprash penale të lidhura me shpërdorimin e fondeve publike dhe përdorimin e paligjshëm të mjeteve të përgjimit. 

Ziobro, deputet i partisë konservatore Ligji dhe Drejtësia, dyshohet për kryerjen e 26 veprave penale gjatë periudhës 2015–2023, kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë. Akuzat lidhen me keqpërdorimin e fondeve të Fondit të Drejtësisë, i cili ishte krijuar për ndihmën e viktimave të krimit dhe rehabilitimin e të dënuarve. 

Sipas hetimeve, një pjesë e këtyre fondeve dyshohet se janë përdorur për blerjen e programit izraelit të përgjimit Pegasus, me vlerë rreth 25 milionë zloty, i cili, sipas autoriteteve aktuale polake dhe një grupi hetimor të Parlamentit Europian, është përdorur për të hyrë fshehurazi në telefonat e kundërshtarëve politikë. 

Në një reagim në rrjetin social X, Ziobro deklaroi se ka vendosur të pranojë azilin politik në Hungari për shkak të asaj që ai e cilëson si “represion politik” në Poloni. Ai akuzoi kryeministrin polak Donald Tusk se po kërkon hakmarrje personale dhe foli për një “rrëshqitje drejt diktaturës”. 

Nëse shpallet fajtor, Ziobro mund të përballet me deri në 25 vite burg. Më 15 janar, një gjykatë në Varshavë pritet të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tij dhe vendosjen e masës së paraburgimit. 

Gjatë mandatit të tij si ministër i Drejtësisë, Ziobro ishte arkitekti kryesor i reformës së sistemit gjyqësor në Poloni. Kjo reformë është kritikuar ashpër nga Komisioni Europian dhe organizata ndërkombëtare për minimin e pavarësisë së gjyqësorit. 

Në dhjetor të vitit 2024, qeveria e kryeministrit hungarez Viktor Orban i dha azil politik edhe ish-zëvendësministrit  Marcin Romanoëski, një bashkëpunëtor i afërt i Ziobros, i cili përballet me akuza të ngjashme. 

“Do ketë zhvillime shumë interesante ju garantoj”/ Belind Këlliçi dy orë në SPAK, deputeti i PD: U thirra për çështje periferike

By: Os De
12 January 2026 at 15:24

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçmen.

Ai është futur në SPAK i buzëqeshur dhe me sportivitet, ndërsa nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët. Pasi doli nga SPAK pas dy orësh ai tha se u thirr për çështje periferike.

“U thirra për çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”, tha ai pa dhënë shumë shpjegime.

“Ju garantoj se çështja që kam qenë sot është krejtësisht periferike në raport me zhvillimet që pritet të vijnë dhe ju garantoj se do të ketë zhvillime shumë interesante”, u shpreh ai.

Në GJKKO mbahet sot seanca paraprake, Meta dhe Kryemadhi prezentë në sallë (VIDEO)

By: Os De
12 January 2026 at 15:16

Mbahet sot mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej më shumë se një viti dhe Monika Kryemadhin. 

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se në seancë janë të pranishëm edhe Meta dhe Kryemadhi. . 

Në nisje të seancës shihet Monika Kryemadhi e cila futet në GJKKO duke buzëqeshur për mediat, por nuk u prononcua. Ndërsa avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani u tha gazetarëve ‘shihemi pas seancës’. 

Meta kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërsa mbrojtja e tij ligjore argumenton se ka përfunduar afati i paraburgimit. 

 

Mbulohet nga bora qarku i Korçës/ Rama: Strukturat bashkiake në terren, qarkullimi rrugor është i hapur

By: Os De
12 January 2026 at 15:07

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në Bashkinë Korçë. Sipas tij, gjatë orëve të fundit reshjet kanë përfshirë të gjithë territorin e bashkisë, të shoqëruara me temperatura të ulëta dhe ngrica.

Rama bën me dije se punonjësit e Bashkisë Korçë kanë qenë në terren që prej orëve të para të mëngjesit, duke kryer kriposjen e të gjitha rrugëve, si në qytet ashtu edhe në njësitë administrative. Ndërhyrje të posaçme janë realizuar edhe në zonat malore, ku janë evidentuar problematikat më të mëdha për shkak të reshjeve të dendura dhe ngricave.

Sipas informacionit të publikuar, qarkullimi rrugor është mbajtur i hapur dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim garantimin e sigurisë për qytetarët.

Në përfundim, Bashkia Korçë u bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të temperaturave të ulëta dhe pranisë së ngricave në akset rrugore.

Zbardhet sherr në Lezhë, vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS bënë për spital dy kushërinjtë

By: A R
12 January 2026 at 15:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një lokal në Lezhë, ku vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, kanë dhunuar dy kushërinj.

Mësohet se të lënduar kanë mbetur Nikolin dhe Gergj Marku, 41 vjeç (kushërinj), ndërsa konflikti ka nisur pasi dyshohet vëllai i ish-deputetit, Gëzim Ndoka, dhe djali i tij Kevin, rreth 20 vjeç, u kanë kërkuar që të ulin zërin.

Kjo ka qenë zanafilla e konfliktit që ka degraduar në dhunë fizike. Policia bën me dije se dy të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas kanë bërë denoncim në polici, ku pretendojnë se dy autorët kanë qenë të armatosur.

Këta të fundit janë shpallur në kërkim, ndërsa sipas bluze të qytetit të Lezhës një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Tre fëmijët e Blerinës , histeria në rrjetet sociale dhe faji që akoma mbetet jetim

By: Java News
12 January 2026 at 14:51

Nga Blerina Moka

Në vitin 2026, Shqipëria vijon të prodhojë lajme nga më të pazakontat, duke na shkaktuar tronditje edhe këtë të dielë të javës së parë të vitit të ri, kur as dielli “me dhëmbë” pas ditëve mbytëse me shi, nuk mundi t’ja heqë shijen e keqe që na la.

Një video qarkulloi shpejt në rrjetet sociale, ku shihej një shtëpi e shndërruar sikur të kishte rënë bomba, dhe 3 fëmijë të pafajshëm që qëndronin para kamerës së telefonit të gjyshes së tyre, e mbushur me mllef ndaj ish-nuses.

Kaq mjaftoi dhe nisi lufta për “K”. Mediat publikuan cdo gjë, vetëm deklaratën e nënës jo.

Ajo dukej inekzistente para gjithë kësaj “stuhie” mediatike. Pak më vonë, në media u shfaq figura e saj, një grua e bukur që pozonte herë veshur dhe herë zhveshur, e kuruar deri në detaj.
Dhe këtu, shqipot “zbrazën karikatoren” e komenteve negative në drejtim të saj, duke e goditur direkt në zemër.

Çfarë nuk thanë dhe çfarë nuk shkruan, por askush nuk pyeti se si ishte jeta e këtyre fëmijëve para kësaj videoje, a ishin ndihmuar ndonjëherë nga shteti?
Për dijeni, nëse themi shteti në këtë rast, nënkuptoj shërbimin social në bashki, qendrat për mbrojtjen e fëmijëve, qendra sociale, shoqata etj që kanë si fokus këtë target grup, nëna që rrisin të vetme fëmijët e tyre.

Jo. Askund nuk thuhej asnjë rresht. Ishin vetëm lajmet që përcillte dikasteri i shëndetësisë që, në momentin kur u shfaq video, u bënë të gjallë “tja rrëmbenin” asaj “qëne nënë” (sic vdesin shqipot ta quajnë një nënë të keqe sipas tyre), pra, tja merrnin fëmijët dhe të kujdeseshin që të thonin se shumë shpejt do të mblidhej grupi teknik për tja hequr kujdestarinë.
Nëse lexon kodin e familjes, një nëneje i heqin kujdestarinë kur ajo paraqet rrezik për jetën e fëmijëve, përdor substanca narkotike, është e pamundur mendërisht, etj, por kurrsesi nëse ajo ka lënë për disa orë fëmijët në shtëpi, të moshës 12, 10 dhe 5 vjeç.

Por le të kthehemi tek video.

Gruaja deklaron se jeton me qira në një shtëpi në zonën e Plazhit, për të cilën paguan 300 mijë lek në muaj.

Për të përballuar detyrimet mujore, sërish duke iu referuar deklaratës së saj, ajo punon dy punë, një nga të cilat banakiere në një nga baret e qytetit dhe gjatë ditës ajo vjen dhe ikën në shtëpi.

Pa dashur të merrem fare me këtë zgjidhje të saj (të tjerë do të bënin ndryshe, si unë psh, që do e rrisja me prindërit e mi) ose dikush tjetër do i merrte për dore e do dilte të zgjaste dorën të lypte (edhe kjo ndodh në Shqipëri).

Por jo, gruaja ka zgjedhur të punojë. Ndërsa shërbimi social, që ka për detyrë të përgjigjet në rastet e tilla, kur një grua e vetme rrit me mundime 3 fëmijë, nuk duket askund.

Në Shqipëri, shërbimi social prej kohësh është shndërruar në një strukturë që bën vetëm listat emërore të pagesave të ndihmës ekonomike, invaliditetit.

Asnjë inspektor social nuk shihet në terren, “të krehë” zonën sic e ka të shkruar në përshkrimin e punës.
Ndryshe nuk do të shpjegoheshin raste tragjedie të vdekjes së të moshuarve në banesë në vetmi të plotë, apo raste si kjo e 3 fëmijëve të Blerinës.
Por çfarë ndodh në këto raste? Lukunia e “të moralshmëve” në rrjet i sulet një gruaje duke e denigruar. Media poston video të një gjysheje që vetëm këtë emër s’e meriton, pasi interesi i fëmijëve duhet të vihej mbi çdo gjë.

Dhe në fund? Lajmi për dërgimin e fëmijëve në spital dhe kujdesin për veshëmbathje dhe ushqime u postua menjëherë, ndërsa nëna thotë se ka paguar çdo gjë për 3 fëmijët e saj, jo shteti.
Kujdesem që të jem e drejtë me të dyja palët, por prirem të jem me fëmijët.

Dua vetëm të kujtoj se në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, 40.5% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social.

Dhe këtu besoj bëjnë pjesë dhe fëmijët e Blerinës, që me pafuqishmërinë e tyre të jetojnë si të gjithë fëmijët e tjerë në familje normale, sot kërkojnë që nëse nuk keni se si t’i ndihmoni, të paktën mos i përdorni.

Sepse, pasojat e kësaj histerie sot, do t’i ndjejnë sapo të shkelin në shkollë, duke u bullizuar e denigruar, njësoj siç bëtë sot me nënën e tyre.

Sa raketa kanë mbetur? Loja e frikës mes Teheranit dhe Tel Avivit

By: A R
12 January 2026 at 14:42

A është e mundur të mbrohen kryengritësit në rrugët e Iranit pa pësuar shumë dëme? A do të kishin më shumë efekt bombardimet, vrasjet e synuara apo sabotazhet?

Apo është më mirë të përdoren teknika të luftës hibride? Sa raketa u kanë mbetur “ajatollahëve”?

Këto janë pyetje që shtrohen mbi tavolinat e planifikimit ushtarak në Shtetet e Bashkuara dhe në Izrael. Rasti për të rrëzuar regjimin e një vendi armik që nga viti 1979 duket joshës. Shumë njerëz janë në rrugë, ekonomia është në kolaps, represioni…i neveritshëm!

Por lakmia është e rrezikshme. Kafshata mund të jetë ende shumë e madhe. CIA paralajmëron: regjimi duket ende i qëndrueshëm.

Shteti hebre ka ngritur nivelin e gatishmërisë së forcave të tij ajrore në nivel të lartë. Çfarë nënkupton kjo nuk dihet saktësisht, por tregon frikë nga përgjigjja iraniane në rast të një sulmi. Gjatë Luftës së 12 Ditëve në qershor, kupola mbrojtëse Iron Dome nuk ishte e përsosur. Tel Avivi u godit nga raketat iraniane.

Në këta muaj, Teherani ka përhapur idenë se ka luftuar pa përdorur pjesët më të mira të arsenalit të vet raketor. Ndërkohë, rusët thuhet se kanë sjellë në Iran municione të reja balistike dhe sisteme kundërajrore.

Të njëjtat ndjesi ka edhe për arsenalin e Hezbollahut, milicia pro-iraniane në Liban. Shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit me Libanin nga ana izraelite janë justifikuar me riarmatimin e milicëve.

A ka Hezbollah raketa të reja?

Para bombardimeve izraelite, ato ishin pengesa më e fortë e Iranit kundër një sulmi. Të kesh armë për t’u përgjigjur, ose ta bësh të besueshme se i ke, ka pothuajse të njëjtën vlerë. Të paktën derisa të duhet t’i përdorësh. Mossadi dhe CIA po studiojnë për të kuptuar sa ka të vërtetë në këtë.

Sipas mediave amerikane, Pentagoni i ka paraqitur tashmë Shtëpisë së Bardhë opsionet për të zbatuar premtimin e Donald Trump për të ndihmuar ata që kërkojnë liri në rast të një gjakderdhjeje. Të shtunën, sekretari i Shtetit Marco Rubio i telefonoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pikërisht për të folur se “si” të sulmohet Teherani, jo “nëse”.

New York Times flet për sulme ndaj objektivave jo ushtarake. Të vritet vetë Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei?

Sipas Wall Street Journal, agjencitë federale kanë urdhër të propozojnë objektiva dhe strategji. Presidenti ka në axhendë një takim me aparatet ushtarake për nesër. Problemet për t’u zgjidhur janë në thelb dy.

I pari është politik. Sulmi nuk duhet të japë përshtypjen e një grushti shteti për ta rikthyer vendin nën kontroll kolonial. Me fjalë të tjera, nuk duhet të zgjojë patriotizmin persian me rezultatin e padëshiruar të bashkimit të popullit rreth ajatollahëve.

Në këtë kuptim, disidenca jashtë vendit dhe influencerët persianë në Amerikë dhe Europë janë arma më e mirë. T’u lejohet atyre të komunikojnë, ndërsa regjimi të heshtet, është një opsion. Pastaj është karta Reza Pahlavi. Djali i shahut të fundit u shkruan protestuesve në rrjetet sociale: “Së shpejti do të jem në krahun tuaj”. Ndërkohë, ai ka një takim të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë.

Problemi i dytë është më praktik. Ministria amerikane e Mbrojtjes nuk ka mjaft armë të drejtuara kundër Republikës Islamike. Aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford së fundmi ka lënë Mesdheun për t’iu bashkuar bllokadës detare të Venezuelës.

Kjo krijon mungesë avionësh luftarakë në Lindjen e Mesme, jo aq për të goditur (për këtë do të mjaftonin F-35 izraelitë dhe B-2 amerikanë), sa për të mbrojtur ushtarët amerikanë të vendosur në Irak, Siri, Arabinë Saudite, Katar e me radhë. Kryetari i Parlamentit të Teheranit, Mohammad Qalibaf, ka qenë i qartë:

Në rast sulmi, ne do t’i konsideronim amerikanët në rajon si objektiva legjitime.

Izraelitët mund të godasin edhe vetëm me ndihmën e avionëve cisternë amerikanë që tashmë janë zhvendosur në zonë. Por në këtë rast do të ishte një operacion më i kufizuar, i ngjashëm me Luftën e 12 Ditëve. Studimet vazhdojnë.

Ndërkohë, Departamenti i Shtetit paralajmëron në “X”:

Mos bëni lojëra me Trump. Kur thotë se do të bëjë diçka, e bën!

Opinion nga Andrea Nicastro, Corriere Della Sera

❌
❌