Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 January 2026Java News

“Ata që hidhen përpjetë çoroditën publikun”, Rama: SHBA nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë

By: A R
18 January 2026 at 09:59

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë, por për 75 vende është bërë një pezullim i përkohshëm për sa i përket lejeve të punës në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë podkastit “Flasim”, Kryeministri reagoi ndaj dezinformimit të opinionit publik lidhur me këtë lajm, të cilin e cilësoi të pavërtetë.

“Dua të them dy fjalë për ata që u hodhën përpjetë, ose më saktë, për ata që jetojnë të hedhur përpjetë dhe që, në përpjetësinë e tyre, i shtuan hedhjeve edhe një hedhje të radhës dhe të së njëjtës natyrë: dezinformim, çoroditje e opinionit publik, helmim i të gjithë atyre që kanë akoma fuqinë t’i dëgjojnë, duke thënë që Amerika i ndaloi vizat për Shqipërinë”, tha Rama.

Kjo, sipas Kryeministrit, është e pavërtetë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata aktuale, nën orientimin e qartë prej kohësh të presidentit Trump për politikën e re lidhur me emigracionin, ka vendosur që për 75 vende të botës, ndër të cilat edhe disa vende të Ballkanit, ku përfshihet edhe Kosova, të bëhet një pezullim i përkohshëm për sa i përket lejeve të punës në Shtetet e Bashkuara. Jo vizave për në Amerikë, por lejeve të qëndrimit në Amerikë për punë, pasi për këtë kategori vendesh kanë vënë re fenomenin e marrjes së vizës për turizëm, marrjes së vizës për biznes dhe më pas të mosrespektimit të afateve, por të qëndrimit atje për të filluar një punë”, sqaroi Rama.

Kjo, sipas tij, “është diçka që shkon në linjën krejt normale të politikës së re të presidentit Trump dhe që nuk ka pikën e lidhjes me të gjitha ato që u thanë nga ata që hidhen përpjetë dhe që, përsëri, kur të bien në tokë, do të shohin se terreni mbi të cilin qëndrojnë është gjithmonë më i rrëshqitshëm”.

“Pra, do të humbin thellë e më thellë dhe do të hidhen përpjetë lart e më lart”, shtoi Kryeministri.

Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

By: A R
18 January 2026 at 09:50

Organizata joqeveritare “Human Rights Activists in Iran” ka raportuar se të paktën 3,308 persona janë konfirmuar të vrarë gjatë protestave të fundit kundër regjimit në Iran.

Përveç viktimave të konfirmuara, autoritetet dhe organizatat po hetojnë edhe rreth 4,382 vdekje të tjera të dyshimta që mund të lidhen me dhunën e ushtruar.

Shifrat e bëra publike tregojnë gjithashtu se forcat e sigurisë kanë arrestuar të paktën 24,266 protestues gjatë valës së revoltës popullore.

Ky raport i fundit nga organizata me seli në Uashington nxjerr në pah përmasat e rënda të shtypjes së protestave në vend.

6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë, të shpërndara në profile të ndryshme

By: A R
18 January 2026 at 09:39

Kriza e viteve të fundit, ka kthyer këtë vit vëmendjen e bizneseve si kurrë më parë te punonjësit. Me paga më të larat dhe të shpërndara në profile të ndryshme, sipërmarrjet kërkojnë të punësojnë sa më shpejt këtë fillim-vit rreth 6 mijë individë.

“Nëse më përpara vendet më të shumta të lira ishin në industrinë përpunuese, tani kemi një ndryshim të trendit ku kemi shumë vende të lira puna në fushën e teknologjisë së informacionit, hoteleri-turizëm, në fushën e ndërtimit. Pra kemi një trend më ndryshe”, tha Gertiola Çepani, përgjegjëse e Shërbimit të Punësimit në AKPA.

Vendet e lira të punës janë shpallur tashmë edhe nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, të ndara edhe sipas qyteteve.

“Është Tirana. Kjo për shkak të përqendrimit më të lartë të bizneseve. më pas vjen Durrësi, Fier, dhe Vlora që kanë numër të konsiderueshëm vendesh të lira”, tha Gertiola Çepani, përgjegjëse e Shërbimit të Punësimit në AKPA.

Për të lehtësuar sa më shumë procesin e punësimit, aplikimet dhe e gjithë procedura mund të ndiqet “online” nga punëkërkuesi.

“Tashmë punëkërkuesi mund të hapi llogarinë e vetë në portalin ‘puna.gov.al’, të ngarkojë CV e tij dhe të aplikojë për vendin e punës pa ndërveprim fare të palëve të treta”, vijoi mw tej Gertiola Çepani.

Për të zbutur sa më shumë krizën për fuqi punëtore, qeveria pritet të vërë së shpejti në zbatim edhe formulën “trajnim duke punuar, kundrejt pagesës.” Skema do të bashkë-financohet nga qeveria dhe sipërmarrjet.

Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

By: A R
18 January 2026 at 09:27

Shtëpia e Bardhë konfirmon se nëse një vend do të bëhet anëtar i përhershëm duhet të kontribuojë me 1 miliard dollarë, në rast të kundërt mandatin do ta ketë tre vjeçar.

“Nuk ekziston asnjë kërkesë për të kontribuar 1 miliard dollarë, apo ndonjë shumë financiare për t’u bashkuar me Bordin e Paqes (BOP)”. Është kjo përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë për gazetaren e A2 CNN Fjorela Beleshi, e cila kërkoi informacion në lidhje me ftesën për Shqipërinë.

Në reagimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se “dokumenti themeltar parashikon vetëm se, nëse një vend kontribuon 1 miliard dollarë, ai fiton statusin e anëtarit të përhershëm, në vend të anëtarësimit me afat trevjeçar”.

“BOP ka një mandat shumë ambicioz për rindërtimin e plotë të Gazës, dhe fondet e mbledhura nga BOP do të përdoren drejtpërdrejt për realizimin e këtij qëllimi.

BOP do të veprojë si një aktor udhëheqës në këtë fushë, duke garantuar që pothuajse çdo dollar i mbledhur të shpenzohet drejtpërdrejt për zbatimin e mandatit të tij. Nuk do të ketë paga të fryra apo barrë të rëndë administrative, siç ndodh me shumë organizata të tjera ndërkombëtare”, sqaron Shtëpia e Bardhë gazetaren e A2 CNN.

Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

By: A R
18 January 2026 at 09:18

Çmimet e reja të referencës për rrethet do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2026. Ashtu siç ndodhi në Tiranë në vitin 2023, çmimet e reja të referencave për shitblerjen e apartamenteve në rrethe pritet të rrisin koston për subjektet ndërtuese, veçanërisht te zonat bregdetare.

Erjon Harizi, Kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë (SHNSH) parashikon se rritja e referencave pritet të ndikojë automatikisht në shtimin e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Kjo do të thotë se kostot për ndërtuesit do të shtrenjtohen po aq sa rriten çmimet e referencës. Zoti Harizi nënvizon se do të ketë kosto më të lartë si pasojë e rritjes së detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë. Kjo do të reflektohet te çmimet e shitjes së apartamenteve, për zonat bregdetare dhe për Bashkinë e Kamzës.

“Një nga kostot shtesë për ndërtuesit pritet të jetë rritja e çmimeve të referencës në të gjithë Shqipërinë. Po aq për qind sa rriten referencat, rritet edhe kostoja e ndërtimit. Kjo do të thotë se ndikimi në kosto për ndërtuesit do të jetë proporcional me përqindjen e rritjes së çmimeve të reja të referencës. Pa dyshim, kjo kosto, do të ketë efekt në rritjen e çmimeve të pronave. Një tjetër faktor është rritja e kostos së fuqisë punëtore, e cila po ndikon drejtpërdrejt në shpenzimet e ndërtimit. Sa u përket çmimeve të materialeve të ndërtimit, deri më tani tregu paraqitet relativisht i qëndrueshëm, me luhatje të lehta, të cilat nuk pritet të kenë ndikim të ndjeshëm në çmimet finale të apartamenteve”.

Në raport me çmimet e mëparshme, rritja e referencave, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve arrin deri në 196%, që është për zonën e re kadastrale pranë Portit të Durrësit. Rritja arrin deri në 79% krahasuar me çmimet e mëparshme të referencës, për zona kadastrale në Vlorë, Sarandë apo Himarë.

Për këtë arsye, sipas kryetarit të bordit të SHNSH, rritje më të ndjeshme në koston e ndërtimit priten në zonat bregdetare të Durrësit, Qerretit ku çmimet e referencës janë parashikuar të rriten më fort. Ndërsa në Tiranë, efektet e ndryshimeve do të ndihen për Bashkinë e Kamzës.

Hartës së re të çmimeve në rrethe, që hyn në fuqi më 1 janar 2026, i shtohen edhe 54 zona të reja kadastrale. Numri i tyre arrin në 119 zona nga 65 që ishin më parë.

Referuar vendimit “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme ‘ndërtesa’, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj”, ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës për rrethet rezultojnë në Durrës.

Me hartën e re, Durrësi do të ndahet në 13 zona kadastrale me çmime që variojnë nga 45 mijë lekë deri në 200 mijë lekë për metër katror nga 67,5 mijë lekë që ishte çmimi i mëparshëm.

Në Durrës, ndryshimet më të larta prej 196%, krahasuar me çmimin e mëparshëm, janë për zonën kadastrale nr.13, e cila në terren përkon në Portin e Durrësit, ku po zhvillohet edhe projekti i “Durrës Yachts Marina”.

Në këtë zonë, pas hyrjes në fuqi të vendimit, çmimi do të jetë 200 mijë lekë për metër katror, nga 67,5 mijë që është çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës.

Ashtu si në Tiranë, edhe për ndërtuesit në rrethe, taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e të tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.

Për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, baza e taksës është vlera në Lek për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimit qoftë për qëllime banimi apo për shërbime. Ndërsa çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerat referuese të metodologjisë së miratuar nga qeveria.

Sipas vendimit “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2023”, i miratuar në muajin dhjetor 2022, për qytetin e Durrësit, taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtime banimi, që nuk janë të destinuara të përdoren për turizëm, industri apo për shërbime publike është 8%.

Për një objekt rezidencial me sipërfaqe 100 mijë katror, pranë Portit të Durrësit, sipas llogaritjeve me çmimin aktual të referencës, detyrimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtuesin është 540 milionë lekë.

Detyrimi i taksës, i llogaritur me çmimin e ri të referencës, që hyn në fuqi më 1 janar 2026 për një ndërtim me sipërfaqe 100 mijë metra katror, llogaritet rreth 1 miliard lekë. Detyrimi i ndërtuesit për taksën do të rritet në përqindje të njëjtë me ndryshimin e referencave.

Rritje të lartë për çmimet e referencës ka edhe për zonat e tjera bregdetare, si: Himara, Saranda, Vlora dhe ishulli i Sazanit. Me hartën e re, Himara ndahet në 5 zona kadastrale, ku rritja më e lartë e çmimit prej 141% është për zonën nr.1. Çmimi arrin 140 mijë lekë për metër katror, nga 58 mijë lekë për metër katror.

Saranda gjithashtu do të ndahet në 5 zona kadastrale, ku për zonat nr.1 dhe nr.3, çmimi arrin 100 mijë lekë për metër katror apo 78.6% më shumë sesa çmimi i mëparshëm.

Vlora do të jetë e ndarë në 7 zona kadastrale, ku 4 prej tyre janë brenda qytetit, dhe zonat e tjera do të jenë ajo e Radhimës, Orikumit dhe ishullit të Sazanit. Në Vlorë, rritja më e lartë për çmimet e referencës është në ishullin e Sazanit.

Deri tani, ishulli i Sazanit, nuk ka qenë i banueshëm. Ky i fundit përfshihet për herë të parë si zonë kadastrale në hartën e metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, pas prezantimit për zhvillimin e projektit rezidencial nga kompania “Affinity Partners” e sipërmarrësit Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Donald Trump.

Për ishullin e Sazanit çmimi i referencës është 200 mijë lekë për metër katror apo 233% më shumë sesa çmimi i mëparshëm për qytetin e Vlorës.

Rritja e kërkesës nga të huajt do të shtrenjtojë më tej çmimet e pronave në bregdet deri në 2030

Përveç çmimeve të referencës në zonat bregdetare, rritja e çmimeve të pronave pritet të nxitet edhe nga shtimi i kërkesës nga blerësit e huaj.

Jonian Antoni, administrator i agjencisë së pasurive të paluajtshme “Century 21 Albania”, parashikon se gjatë vitit 2026, kërkesa për prona në bregdet nga të huajt do të vijojë të rritet, për shkak të çmimeve ende më të ulëta që ofron Shqipëria krahasuar me vendet e rajonit.

Sipas tij, shtrenjtimi i çmimeve për pronat në bregdet do të jetë i pashmangshëm të paktën deri në vitin 2030. Rritja vjetore e çmimeve pritet të luhatet nga 4% deri në 12%, në varësi të zonës.

“Kërkesa në zonat bregdetare vazhdon të jetë solide dhe pozitive. Gjatë vitit 2025, interesin më të lartë e kanë marrë zonat me çmime të ulëta dhe mesatare, si Shëngjini, Gjiri i Lalëzit dhe veçanërisht bregdeti i Durrësit. Megjithatë, shitje të mira dhe me çmime pozitive vijojnë edhe në bregdetin e Jugut”, shprehet z. Antoni.

Ai thekson se raporti kërkesë-ofertë në bregdet mbetet i balancuar dhe se ky trend pritet të vijojë edhe gjatë vitit 2026. Mbi 60% e blerjeve në zonat bregdetare realizohen nga të huaj ose diaspora.

Duke krahasuar tregun shqiptar me atë të Greqisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, ku çmimet janë mbi dyfish më të larta se në Shqipëri, z. Antoni parashikon rritje të përvitshme të çmimeve.

“Rritjet variojnë nga 4–5% në disa zona deri në 10–12% në zonat më elitare. Kjo pritet të vijojë deri në vitin 2030, kur planifikohet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian”, nënvizon ai.

Në vitin 2025, çmimet e pasurive të paluajtshme në bregdet u shtrenjtuan nga 20 deri në 67%, duke reflektuar një treg aktiv të orientuar kryesisht nga blerës të huaj.

Agjentët imobiliarë pohuan më herët se rritja e çmimeve u ndikua nga shtimi i kërkesës veçanërisht për pasuri të paluajtshme në zonat bregdetare, si: Golemi në Qerret, Vlorë, Radhimë, Orikum dhe Sarandë. Kërkesa në bregdet vijoi të dominohej nga shtetas të huaj, kryesisht nga vende pa dalje në det në Europë si Çekia, Polonia dhe Hungaria.

Në vitin 2025, nga rritja e kërkesës së të huajve, u regjistrua shtrenjtim më i lartë çmimesh në zonat e Vlorës, si: Lungomare, Radhimë dhe Orikum.

Në vijën e dytë të ndërtimit në Lungomare, çmimet e shitjes janë rritur nga 33 deri në 67% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të agjencive të shitblerjes së pasurive të paluajtshme nga 1,500 euro për metër katror që u shitën vjet pronat në Lungomare, në vitin 2025 çmimet u luhatën nga 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror.

Në vijën e parë të ndërtimit, çmimet arritën nga 2,500 deri në 3,500 euro për metër katror, për shkak të mungesës së ofertës dhe kërkesës së lartë.

Prej vitit 2023, zonës së Radhimës vijojnë t’i shtohen projektet rezidenciale. Çmimet e shitjes variojnë nga 2,000 deri në 3,000 euro për metër katror, krahasuar me 1,500–2,000 euro që ishin në 2024, që përfaqëson një rritje prej 20 deri në 33%.

Në Orikum, çmimet e apartamenteve të kategorisë së ulët janë rritur nga 800 në 1,300 euro për metër katror (rritje prej 63%), ndërsa çmimet maksimale kanë mbetur në nivelin e 1,500 euro për metër katror. Kjo zonë kërkohet për blerje pronash edhe nga emigrantët, kryesisht atyre që jetojnë në Itali, që e shfrytëzojnë apartamentin për pushimet verore.

Në Sarandë, në verën e vitit 2025, çmimet e shitjes për apartamente në ndërtimet e reja me afërsi deri 1,000 metra nga deti u ofruan me çmime 2000 deri në 2,500 euro për metër katror. Në vijën e parë, çmimet kanë arritur 3,000 deri në 3,500 euro për metra katror. Në resorte, apartamentet po shiten me çmime 4,000 euro për metër katror.

Për agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme, tendenca në rritje e kërkesës për prona nga turistët e huaj ka ndikuar në pakësimin e ofertës dhe rritjen e çmimeve.

Sipas agjencive vendase imobiliare, shtrenjtimi i çmimeve ka sjellë që kërkesa për prona nga të huajt të hyjë në vitin e dytë të rënies.

Edhe në Golem, kërkesa vijoi të kryesohej prej shtetasve të huaj gjatë 2025. Arjan Gjuzi, agjent i pasurive të patundshme nga “Century 21 EON”, tha më herët se në Golem kërkojnë të blejnë apartamente shtetasit çekë, polakë dhe hungarezë.

Sipas tij, të huajt i bëjnë më tepër blerjet për qëllime investimi, për t’i dhënë me qira ditore. Për shkak të kërkesës në rritje dhe pakësimit të ofertës, çmimet e shitjes së apartamenteve në vijën e parë në Golem arritën në 2,000 euro për metër katror. Rritja ishte 33% krahasuar me 2024.

Pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës, çmimet e pronave u rritën me 11% krahasuar me vjet. Çmimi i shitjes arriti në 2,000 euro për metër katror nga 1,700 euro për metër katror që ishte nivel maksimal për 2024.

Edhe çmimet e pronave brenda qytetit të Durrësit mbeten të larta, në nivelet 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror. Sipas agjentëve imobiliarë këto çmime të larta ndikohen nga oferta e kufizuar dhe kërkesa e qëndrueshme.

Për shkak të çmimeve të larta për gati një dekadë, kërkesa nga vendasit në Golem mbeti e ulët. Vetëm në vitin 2025 vendasit u janë rikthyer blerjeve, për shkak të ofrimit të shitjeve me këste.

Edhe në zonën e Qerretit, shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve vijoi edhe për vitin 2025.

Sipas të dhënave të agjencive të pasurive të patundshme, në vijën e parë të ndërtimit, çmimet arritën deri në 2,000 euro për metër katror, apo 33% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Në vijën e dytë, çmimet shkojnë deri në 1,700 euro për metër katror, që përfaqëson një rritje prej rreth 40% krahasuar me 2024-n.

Agjencitë imobiliare: Tirana po shfaq shenja mbingopjeje, tregu i paqartë për vitin 2026

Për agjencitë imobiliare, tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë ka nisur të shfaqë shenjat e mbingopjes. Administratori i agjencisë imobiliare “Century 21 Albania”, Jonian Antoni, thotë se oferta e lartë rrezikon të krijojë stoqe apartamentesh të pashitura, situatë e cila kërkon monitorim për vitin 2026.

“Tirana është bërë një treg i ndërlikuar me larmishmëri të madhe produktesh. Sa i përket ofertës, mund të themi që Tirana sot ka ofertë produktesh nga më të ndryshmet, duke filluar nga prona elitare në lagjet elitare, prona qendrore në zonën e qendrës dhe përreth, prona periferike jashtë ose përreth Unazës së Vogël dhe Unazës së Madhe, dhe prona suburbane në zonat e Tiranës, por në njësitë e saj si p.sh. Paskuqani, Kamza, Vora, Dajti (Fresku) etj.

Mund të themi me plot gojën se edhe kërkesa, edhe oferta në të gjitha zonat e Tiranës ka qenë e lartë. Pra, në tregun ciklik të ndërtimeve të Tiranës, sot jemi në një moment ku oferta e produkteve është e lartë, por gjithashtu edhe kërkesa vazhdon të jetë në ritme të kënaqshme duke qenë rreth 20% më pak kërkesë se dy vite më parë, por ende 30% më e lartë se periudha para pandemisë.

Fatkeqësisht, nuk kemi të dhëna konkrete nga Kadastra ose Bashkia mbi numrin real të ofertës (njësive totale në shitje) dhe as numrin real të kërkesës (shitjeve në 2025) apo viteve më parë”.

Për sa u përket çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë, zoti Antoni thotë se tregu është i paqartë sepse oferta dhe kërkesa janë të larta, dhe nëse oferta nuk menaxhohet mirë në vitin 2026, stoqet mund të krijojnë probleme financiare, ndaj situata duhet ndjekur me kujdes.

“Ndërsa çmimet lidhen shumë me kërkesë-ofertën. Për momentin, çmimet kanë qenë të qëndrueshme. Le të themi se nga fundi i 2024 deri në fund të 2025, çmimet as nuk janë rritur dhe as nuk janë ulur. Çmimet aktualisht nuk kanë ndryshuar dhe po shqyrtohet ecuria e kërkesë-ofertës.

Normalisht, në një situatë të mirë ekonomike, kërkesë-oferta duhet të jetë e balancuar, që do të thotë të ketë pak a shumë të njëjtën ofertë për kërkesën aktuale dhe të mos krijohen stoqe. Kur kemi kërkesë-ofertë të balancuar, çmimet rriten me nivelin e inflacionit ose pak më shumë.

Duke qenë se kërkesë-oferta vitet e fundit ka qenë e lartë, kjo e bën tregun pak të paqartë, sepse shitjet vazhdojnë me ritmin normal, por oferta e lartë fillon të krijojë stoqe dhe këto stoqe, nëse nuk menaxhohen si duhet, krijojnë probleme financiare për investitorët ose ndërtuesit.

Për momentin ende nuk shohim stoqe problematike, por situata duhet vëzhguar me imtësi në vitin 2026 duke shpresuar që kërkesa të rritet për të barazuar ofertën, ose oferta të zvogëlohet për të barazuar kërkesën”, pohon ai.

Sipas administratorit të kompanisë real estate “Century 21 Albania”, hyrja në fuqi, më 1 janar 2026, e ligjit të rivlerësimit të pronave me tatim 5% nga 15% që aplikohet për shitblerjen dhe çmimeve të referencës nuk pritet të ndikojë ndjeshëm në raportin kërkesë-ofertë apo volumin total të shitblerjeve.

Zoti Antoni nënvizon se ky proces është i domosdoshëm çdo 5 vite për të reflektuar rritjen e tregut dhe mund të ofrojë mundësi për shfrytëzim më të favorshëm të taksave për pronarët.

“Parimisht, nuk mendoj se rivlerësimi i pronave ndikon në rritjen apo uljen e kërkesë/ofertës. Mendoj se është një proces i domosdoshëm që duhet bërë çdo 5 vjet, sepse Shqipëria është një vend me rritje të madhe dhe si rrjedhojë duhet t’u jepet mundësia atyre që zotërojnë prona t’i rakordojnë me rritjen e tregut.

Gjithashtu, është edhe një mundësi për të paguar më pak taksa për një familje/shitës i cili planifikon të shesë në vitin e ardhshëm apo vitet në vijim, dhe si rrjedhojë e rivlerëson me më pak taksa pronën.

Por kjo nuk mendoj se ndikon në volumin total të shitblerjeve dhe në raportin kërkesë/ofertë.

Përkundrazi, mendoj se ky ligj e deformon pak tregun në tërësi, sidomos për pronat të cilat janë ndërtuar shumë kohë më parë dhe përfitojnë nga ky ligj. P.sh., në 2–3 muajt para ligjit, këto prona nuk shiten dhe presin ligjin; pastaj duhen 2–3 muaj të rivlerësohen, dhe pastaj dalin në treg.

Si rrjedhojë, tregut fillimisht i krijohet një vakum dhe më pas i hidhet më shumë ofertë, duke e deformuar. Rezultatet e këtij deformimi ndryshojnë sipas periudhës së rivlerësimit”.

Pritet rritje kërkese në periferinë e Tiranës; Në Kamëz, çmimet do të rriten nga referencat

Kryetari i bordit drejtues së Shoqatës së Ndërtuesve, Erjon Harizi, parashikon se tërësi në vitin 2026 sektori i ndërtimit pritet të ruajë ecurinë e njëjtë si në 2025, me stabilitet ose rritje të lehtë gjatë vitit 2026.

Sipas tij, problematika kryesore mbetet koha e gjatë për marrjen e lejeve të ndërtimit, e cila ndikon në zhvillimin e projekteve të reja.

“Në tërësi, për vitin 2026, kërkesa në tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe në qytetet e tjera kryesore pritet të jetë e kënaqshme.

Në kryeqytet, kërkesa për apartamente pritet të jetë e kënaqshme, me fokus te prona me çmim nën 1,500 euro për metër katror, kryesisht në zonat periferike si Unaza e Madhe, Paskuqani, Kamza dhe zona e Aviacionit. Këto prona parapëlqehen kryesisht nga çiftet e reja dhe familjarët, të cilët kërkojnë banim të përballueshëm.

Në qendër të Tiranës, çmimet kanë arritur 3,000–3,500 euro për metër katror dhe zhvillimet e reja janë të kufizuara, megjithatë vazhdojnë të regjistrohen shitje.

Në qytetet kryesore është e vështirë të dallosh nëse pronat blihen për investim apo për banim, ndaj mund të thuhet se raporti midis tyre është i barabartë. Në tregun bregdetar, një pjesë e konsiderueshme e pronave blihet për investim”.

Harizi parashikon se në tërësi për 2026, kërkesa për prona në Tiranë do të jetë e qëndrueshme, por më e fortë, kërkesa do të jetë për pronat në periferi, ku çmimet janë më të përballueshme. Ndërsa rritjet e çmimeve priten kryesisht në periferi, sipas tij, në zona si Kamza, që do të shënojnë rritje të çmimeve të referencës dhe për pasojë të apartamenteve.

Në vitin 2026, agjencitë imobiliare nuk presin rritje të çmimeve të apartamenteve në Tiranë. “Ashtu si një vit më parë, nuk parashikojmë rritje të çmimeve në Tiranë, ku edhe për dy vitet e ardhshme pritet të ketë stabilitet në çmim. Çmimet as nuk pritet të rriten dhe as nuk pritet të ulen”, pohon Jonian Antoni nga “Century 21 Albania”.

Deri në qershor 2025, sipas llogaritjeve të indeksit “Keydata”, çmimi mesatar për një metër katror apartament në ndërtesa ekzistuese në Tiranë arriti 1,830 euro. Çmimi mesatar u llogarit mbi bazë të dhënash për 90% të tyre për çmimet e apartamenteve ekzistuese, pra për ndërtesa të ndërtuara 5, 10 apo 15 vite më parë dhe 10% çmimet e ndërtesave të reja.

Në krahasim me 2005, viti më i hershëm kur ka filluar llogaritja, çmimet janë 2.8 herë më të larta. Çmimi mesatar i apartamenteve në 20 vite është gati trefishuar krahasuar me vitin 2005.

Në vitin 2024, Shqipëria u rendit gjithashtu ndër vendet që kanë shënuar rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, sipas raportit “Për indeksin e pasurive të paluajtshme 2025” i hartuar nga kompania ndërkombëtare “Deloitte”.

Në raport theksohej se çmimi mesatar i shitjeve të apartamenteve në rang vendi në 2024 arriti 1,620 euro për metër katror. Krahasuar me vitin 2023, çmimi mesatar u rrit rreth 17%.

Ndërsa në Tiranë sipas raportit të “Deloitte”, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve arriti në 2,000 euro për metër katror. Në zonat e qendrës si ish-Blloku apo sheshi “Skënderbej”, çmimet mesatare të shitjes arritën nga 3,000 deri në 3,500 euro për metër katror.

Po ashtu, sipas një vëzhgimi në terren të “Monitor”, rezultoi se për disa zona në Tiranë për vitin 2025, çmimet ndryshuan brenda nëntë muajve. Shtrenjtim të shpejtë nga 10 deri në 33% pati në zonat, si ish-Blloku, pranë Liqenit Artificial, Porcelani dhe zona pranë Parkut Olimpik./monitor.al

Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

By: A R
18 January 2026 at 09:10

Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë sot, 18 janar, ftesën që ka marrë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën.

Trump e ka ftuar Ramën për të përfaqësuar Shqipërinë që të bashkohet si shtet anëtar themelues dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes.

Ai thotë se kjo arritje do të bëjë së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të paqes së përhershme. Sipas Trump ky nder është i rezervuar vetëm për ata që janë të përgatitur të udhëheqin me shembullin e tyre.

Sipas Trump, Shqipëria ftohet që t’i bashkohet bordit si anëtar themelues dhe më pas të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes.

“Arritja jonë sjell së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të PAQES së PËRHERSHME, një Nder i rezervuar për ata që janë të përgatitur të udhëheqin me shembullin e tyre, dhe të përkushtohen me mjeshtëri për një të ardhme të sigurtë e të begatë për brezat që do të vijnë. Në një te ardhme të afërt, ne do t’i mbledhim partnerët tanë të mrekullueshëm e të përkushtuar, shumica e të cilëve janë Udhëheqës Botërorë shumë të respektuar. Si Kryetar i Bordit, ftoj zyrtarisht Republikën e Shqipërisë të përfaqësuar prej jush, të na bashkohet si Shtet Anëtar Themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes. Ky bord do të jetë aq i veçantë sa kurrë më parë nuk ka ekzistuar diçka e ngjashme me të! Çdo Shtet Anëtar mund të caktojë një përfaqësues të autorizuar në emër të tij për të marrë pjesë dhe kontribuar në takime. Bashkëngjitur gjeni Planin Gjithëpërfshirës, dhe Statutin e Bordit, i cili tani është i disponueshëm për nënshkrimin tuaj dhe ratifikimin”, thuhet në letrën e Trump.

Për këtë ftesë, kryeministri Rama ka shprehur nderim dhe siguron qytetarët se do të bëjë gjithçka për të lartësuar emrin e Shqipërisë.

“Dhe me nderin e kënaqësinë e ndarjes me ju të letrës që mora dje nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, duke ju falenderuar për privilegjin e besimit që më keni dhënë, si edhe duke ju siguruar se do të bëj deri në fund gjithçka duhet për ta lartësuar emrin e Shqipërisë e dinjitetin e shqiptarëve, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama.

Letra e plotë e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump

Shkëlqesia e Tij

Edi Rama

Kryeministër i Shqipërisë

Tiranë

I nderuar Kryeministër,

Është një nder i madh për mua t’ju ftoj ju, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, të më bashkoheni në një përpjekje Historike dhe Madhështore për forcimin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe, njëkohësisht, të ndërmarrim një qasje të re plot guxim për zgjidhjen e Konfliktit Global!

Më 29 shtator 2025, shpalla Planin Gjithëpërfshirës për fundin e konfliktit në Gaza, një plan veprimi me 20 pika, i mbështetur menjëherë nga të gjithë Udhëheqësit Botërorë, përfshirë edhe Krerët kryesorë në Botën Arabe, Izrael, dhe Europë. Në vijim të këtij Plani, më 17 Nëntor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë mbizotëruese Rezolutën 2803, duke mirëpritur dhe mbështetur këtë plan.

Tani është koha që t’i kthejmë gjithë Ëndrrat në realitet. Bordi i Paqes është në zemër të këtij Plani dhe ky është Bordi më mbresëlënës dhe më me ndikim i krijuar ndonjëherë, i cili do të themelohet si një Organizatë e Re Ndërkombëtare dhe Administratë Qeverisëse Tranzitore.

Arritja jonë sjell së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të PAQES së PËRHERSHME, një Nder i rezervuar për ata që janë të përgatitur të udhëheqin me shembullin e tyre, dhe të përkushtohen me mjeshtëri për një të ardhme të sigurtë e të begatë për brezat që do të vijnë. Në një te ardhme të afërt, ne do t’i mbledhim partnerët tanë të mrekullueshëm e të përkushtuar, shumica e të cilëve janë Udhëheqës Botërorë shumë të respektuar.

Si Kryetar i Bordit, ftoj zyrtarisht Republikën e Shqipërisë të përfaqësuar prej jush, të na bashkohet si Shtet Anëtar Themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes. Ky bord do të jetë aq i veçantë sa kurrë më parë nuk ka ezistuar diçka e ngjashme me të! Çdo Shtet Anëtar mund të caktojë një përfaqësues të autorizuar në emër të tij për të marrë pjesë dhe kontribuar në takime. Bashkëngjitur gjeni Planin Gjithëpërfshirës, dhe Statutin e Bordit, i cili tani është i disponueshëm për nënshkrimin tuaj dhe ratifikimin.

Me kënaqësi pres të punojmë së bashku, edhe për shumë gjatë në të ardhmen, drejt qëllimit të vendosjes së përhershme të PAQES BOTËRORE, MIRËQËNIES, DHE MADHËSHTISË PËR TË GJITHË!

Me urimet më të mira, Unë jam,

Sinqerisht,

DONALD J. TRUMP

PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS


Rama njoftoi një ditë më parë nëpërmjet rrjeteve sociale se Shqipëria është ftuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, një iniciativë ndërkombëtare e ideuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Në postimin e tij, Rama shprehej se ndihet tepër i nderuar nga ftesa personale dhe e konsideron këtë një hap të rëndësishëm për vendin në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, Shqipëria përfaqësohet si anëtar themelues, duke ngjitur një tjetër majë të paimagjinueshme vetëm pak vite më parë, dhe kjo pasqyron edhe rritjen e ndikimit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Si do të funksionojë Bordi i Paqes së Trump, Bloomberg: 1 mld $ për anëtarësi të përhershme

By: A R
18 January 2026 at 09:06

Trump kërkon që shtetet të paguajnë 1 miliard dollarë për një vend të përhershëm në “Bordin e Paqes”

Administrata Trump po u kërkon vendeve që duan një vend të përhershëm në Bordin e ri të Paqes për Gazën të kontribuojnë me të paktën 1 miliard dollarë. Kështu shkruan Bloomberg.

Sipas një projekt-statuti të parë nga media amerikane, presidenti Donald Trump do të jetë kryetari i parë i këtij bordi dhe do të vendosë personalisht se cilat vende ftohen të bëhen anëtare. Vendimet do të merren me shumicë votash, ku çdo shtet anëtar ka një votë, por çdo vendim do t’i nënshtrohet miratimit përfundimtar të kryetarit, pra Trump.

Në dokument thuhet se çdo shtet anëtar do të ketë një mandat maksimal prej tre vitesh, me mundësi rinovimi vetëm nga kryetari. Megjithatë, ky kufizim nuk do të zbatohet për shtetet që kontribuojnë më shumë se 1 miliard dollarë cash brenda vitit të parë nga hyrja në fuqi e kartës. Me fjalë të tjera, pagesa prej 1 miliard dollarësh garanton anëtarësi të përhershme.

“Kritikët paralajmërojnë se Trump po përpiqet të krijojë një strukturë rivale ndaj Kombeve të Bashkuara, institucion që ai e ka kritikuar vazhdimisht në të kaluarën”, shkruan Bloomberg.

Në statut, Bordi i Paqes përshkruhet si “një organizatë ndërkombëtare që synon të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisjen e ligjshme dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti”. Organizata do të bëhej zyrtare sapo tre shtete ta miratojnë statutin.

Trump do të ketë gjithashtu kompetencën për të miratuar vulën zyrtare të organizatës.

Ai ka ftuar disa liderë botërorë, mes tyre presidentin e Argjentinës Javier Milei dhe kryeministrin e Kanadasë Mark Carney, për të qenë pjesë e një Bordi Paqeje për Gazën, që do të funksiononte nën ombrellën e këtij Bordi të ri të Paqes. Kujtojmë se një ftesë i ka ardhur edhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Ky plan ka shkaktuar reagime të menjëhershme. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar nismën, duke thënë se detajet nuk janë koordinuar me Izraelin. Disa vende evropiane janë ftuar gjithashtu, sipas burimeve të informuara, por drafti sugjeron se kontrolli i fondeve do të ishte në duart e vetë Trump, gjë që konsiderohet e papranueshme për shumicën e vendeve potencialisht të interesuara.

Disa shtete e kundërshtojnë fort draftin dhe po punojnë për një reagim të përbashkët kundër këtyre propozimeve. Një zyrtar amerikan i ka konfirmuar Bloomberg se anëtarësimi mund të bëhet edhe falas, por pagesa prej 1 miliard dollarësh siguron status të përhershëm. Fondet, sipas tij, do të përdoren drejtpërdrejt për mandatin e Bordit, kryesisht për rindërtimin e Gazës, dhe “pothuajse çdo dollar” do të shkojë për këtë qëllim.

Bordi i Paqes do të zhvillojë takime votuese të paktën një herë në vit dhe në çdo kohë tjetër që kryetari e sheh të përshtatshme. Axhenda do të miratohet nga kryetari, ndërsa do të ketë edhe takime të rregullta pa votim me bordin ekzekutiv, të paktën çdo tre muaj. Trump do të ketë gjithashtu të drejtën të shkarkojë një anëtar, përveç rasteve kur dy të tretat e vendeve anëtare vendosin veto. Dokumenti parashikon edhe që kryetari të caktojë gjithmonë një pasardhës për postin e tij.

Të premten, Shtëpia e Bardhë njoftoi krijimin e një paneli të parë ekzekutiv, ku do të përfshihen Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i dërguari për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, dhëndri i Trump, Jared Kushner dhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair, përpara formimit të plotë të Bordit të Paqes.

Yesterday — 17 January 2026Java News

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

By: E S
17 January 2026 at 21:07

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar për paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

UGSH thotë se do të dalë të hënën me një qëndrim zyrtar ndaj projektit apo propozimit te Kryeministrit duke qenë kategorikisht kundër mbylljes se medias publike në Republikën e Shqipërisë.

Sakaq, UGSh ka publikuar edhe një peticion të punonjësve të RTSH që i kërkojnë politikës që t’i rikthejë autonominë reale të medias publike shqiptare dhe në këtë mënyrë, ta ringrejnë vetë nga brenda këtë institucion.

Peticioni i punonjësve të RTSH:

Për Autonomi Reale dhe Zgjedhje të Lira në RTSH

Ne, punonjës, profesionistë të medias dhe qytetarë të shqetësuar për të ardhmen e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), i drejtohemi opinionit publik dhe institucioneve përgjegjëse me këtë peticion, për të kërkuar rikthimin e autonomisë reale të medias publike shqiptare.

RTSH, sipas Statutit dhe ligjit, është organ publik i pavarur. Në praktikë, për më shumë se 30 vite, ky institucion ka qenë subjekt i ndërhyrjeve të vazhdueshme politike, kryesisht përmes emërimeve nominale dhe zinxhirore nga politika.

Parlamenti dhe mazhorancat e njëpasnjëshme:

emërojnë Drejtorin e Përgjithshëm,

emërojnë anëtarët e Këshillit Drejtues,

ndikojnë drejtpërdrejt në emërimin e drejtorëve dhe strukturave të tjera drejtuese.

Ky model ka prodhuar një RTSH:

dhe shpesh të përdorur si instrument politik.

Kur ky sistem dështon, përgjegjësia u hidhet padrejtësisht punonjësve, gazetarëve dhe stafit teknik, të cilët çdo ditë punojnë në kushte të vështira, pa siguri profesionale dhe nën presion të vazhdueshëm.

Janë të shumta rastet kur pozicione kyçe drejtuese janë mbushur:

vetëm përmes telefonatave apo vendimeve politike,

duke dëmtuar rëndë cilësinë e prodhimit televiziv dhe besimin publik.

Zgjedhje të lira dhe transparente për organet drejtuese të RTSH-së, me pjesëmarrje reale të stafit dhe komunitetit profesional.

Largimin e politikës nga emërimet direkte në strukturat drejtuese të RTSH-së.

Autonomi editoriale dhe menaxheriale reale, të garantuar me ligj dhe mekanizma kontrolli.

Meritokraci dhe profesionalizëm në çdo emërim dhe ngritje në detyrë.

Llogaridhënie publike të drejtuesve të RTSH-së përpara stafit dhe qytetarëve.

Mbrojtje institucionale për punonjësit, që refuzojnë censurën dhe presionin politik.

Ky peticion nuk është kundër individëve, por kundër një modeli të dështuar që e ka mbajtur RTSH-në në letargji për dekada. Ne besojmë se RTSH mund dhe duhet të shndërrohet në një media publike europiane, të pavarur dhe në shërbim të qytetarëve.

Përpara se RTSH të goditet apo të përdoret si justifikim politik, na jepni mundësinë ta ringremë vetë nga brenda këtë institucion.

Punonjës të RTSH-së

Profesionistë të medias

Qytetarë të Republikës së Shqipërisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

By: E S
17 January 2026 at 21:00

Ndryshime të mëdha në numrin e votave të disa kandidatëve për deputetë, brenda rezultateve të partive, sipas juristëve përbëjnë lëndë për Prokurorinë. Ata përjashtuan mundësinë e “gabimeve njerëzore” për rastet ku dallimet arrijnë dhjetëra, qindra ose mijëra vota, duke theksuar se duhet të veprohet mbi bazën e dyshimeve për kryerjen e veprës penale “falsifikim i rezultateve të votimit”.

Procesi i rinumërimit ka nxjerrë në pah ndryshime që variojnë nga disa vota, dhjetëra, qindra, deri te mijëra për kandidatët e caktuar brenda partive, në raport me rezultatet e nxjerra nga Qendrat Komunale të Numërimit. Juristët vlerësojnë se rastet ku dallimi në rezultate arrin shifra tre- dhe katërshifrore përbëjnë lëndë për Prokurorinë.

Avokati Arbër Jashari tha se, megjithëse ka “hapësirë për gabime njerëzore e teknike”, rinumërimi po tregon se në disa raste nuk bëhet fjalë për gabime, por për manipulim të qëllimshëm të rezultateve.

“Konsideroj se është normale që aty ku punohet edhe mund të gabohet, sidomos kur kemi të bëjmë me shifra dhe numërime të votave, por gabimet që po dalin tash me rastin e rinumërimit tregojnë një tendencë të qartë të manipulimit të rezultateve në favor të disa kandidatëve për deputetë,” tha Jashari.

Avokati Visar Rrecaj theksoi se ndryshimet e mëdha duhet të hetohen për kryerjen eventuale të veprës penale falsifikim i rezultateve të votimit.

“Gabimi njerëzor me një, dy, pesë, apo edhe dhjetë vota në nivel vendi, kur kemi mbi 1 milion fletëvotime, është i kuptueshëm. Por kur fletëvotimet për një kandidat shkojnë plus-minus 1 900, nuk ka më gabim – aty ka vjedhje. Prokuroria duhej të vepronte menjëherë në vendvotim dhe të urdhëronte arrestimin e të gjithë atyre që kanë numëruar vota aty,” tha Rrecaj.
Sipas tij, dënimet për këtë vepër penale variojnë nga 1 deri në 3 vjet burg sipas Nenit 216 të Kodit Penal, ndërsa për deformim të vullnetit qytetar mund të shkojnë deri në 5 vjet. Rrecaj theksoi se gjykata nuk duhet të ketë mëshirë dhe të shqiptojë maksimumin, pasi vullneti i qytetarëve nuk duhet të preket.

Deri tani, Prokuroria nuk ka njoftuar publikisht hapjen e ndonjë rasti ose nisjen e hetimeve lidhur me këto dallime.

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

By: E S
17 January 2026 at 20:52

Kryeministri kanadez Mark Carney është ftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump për t’u bërë pjesë e një bordi që do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, dhe ai ka vendosur ta pranojë këtë ofertë, sipas një ndihmësi të lartë qeveritar kanadez.

Trump e ka shpallur veten kryetar të Bordit të Paqes për Gazën dhe deri tani ka emëruar ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe senatorin amerikan Marco Rubio në rolet kryesore.

Ai ka ftuar gjithashtu udhëheqësit e Egjiptit, Turqisë dhe Argjentinës të marrin pjesë ne bord.

Bordi ka për qëllim të mbikëqyrë qeverisjen e përkohshme të Gazës, e cila ndodhet nën një armëpushim të brishtë që nga tetori i kaluar.

Ministri i Jashtëm egjiptian deklaroi se vendi po shqyrton ftesën, ndërsa Turqia ka konfirmuar pjesëmarrjen e ministrit të saj të Jashtëm, Hakan Fidan.

Në bord përfshihen gjithashtu dërguari special i Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner.

Qëllimi i bordit është të menaxhojë situatën politike dhe humanitare në Gaza pas konfliktit, duke synuar stabilizimin e rajonit.

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

17 January 2026 at 20:43

Nga Jakin Marena

Në radhët e Partisë Demokratike e të opozitës shqiptare, por dhe këtyre të ‘informuarve’ të mëdhenj të paneleve tona televizive për të gjitha ngjarjet që ndodhin në tokën shqiptare dhe në çdo cep të globit e që cilët paralajmërojnë gjithçka, ka rënë një heshtje aspak e mirë!

Teksa Berisha, krerët e partive të vogla opozitare, që të gjitha bashkë arrijnë të kenë vetëm 54 deputetë në Parlamentin prej 140 vendesh, si dhe mediat dhe panelistët afër tyre ishin me sytë nga qielli dhe me ‘lugë në brez’ për të parë zbarkimin e madh të helikopterëve me komandot amerikane në majë të Surrelit për të ‘rrëmbyer’ kryeministrin Edi Rama e për ta dërguar për gjykim përtej Atlantikut, nga kryeqendra e botës demokratike, Uashington ka ardhur një lajm aspak i pritur që ka zhgënjyer të gjithë këtë kontigjent ‘ndërrimtarësh’ të ‘zbarkimit aleat në Shqipëri’!

Vetë presidenti amerikan, Donald Trump ka dërguar ftesë personale për kryeministrin shqiptar Edi Rama, për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një strukturë e cila do të qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës. Pra, Rama jo vetëm që nuk është përmbysur ‘si Manduro’, siç ishin bërë gati këtu në Tiranë kjo pakicë pa vota dhe mbështetje, por gradohet ‘ministër’ në kabinetin “Trump’, i përzgjedhur personalisht nga presidenti amerikan!

Këtë lajm e ka shpërndarë vetë kreu i qeverisë shqiptare, i cili ka nënvizuar se Shqipëria do të ketë statusin e anëtarit themelues të kësaj organizate të kryesuar nga vetë presidenti i SHBA, ndërsa shpreh nderimin e madh që po i bëhet atij dhe vendit me këtë propozim të Trump.

“Shumë i nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump, për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë.

Nuk mund të jem dot më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një Shqipëri tjetër, të denjitetshme e të respektuar botërisht si asnjëherë, e padiskutim edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ftuar me një respekt e vlerësim krejt të posaçëm nga Presidenti Donald J. Trump, për t’u bërë pjesë e një bordi ndërkombëtar të krijuar e kryesuar prej atij vetë dhe për të punuar së bashku me të”, shkruan Rama në rrjetin social, duke e ndarë këtë lajm shqiptarë, teksa ka evidentuar vlerësimin që i është bërë Shqipërisë

Praktikisht Shqipëria ka një përfaqësues në qeverinë kalimtare ‘Trump’ në Gaza. Me parametrat e një qeverie kalimtare apo siç kemi dëshirë ne shqiptarët t’i quajmë qeverisje të tilla, qeveri ‘teknike’, me vetë presidentin amerikan Trump në krye, Bordi Ekzekutiv themelues do të mbikëqyrë punën e një komiteti teknokratësh të ngarkuar me qeverisjen e përkohshme të Gazës dhe rindërtimin e saj. Ku çdo anëtar i bordit ekzekutiv pritet të ketë përgjegjësinë e një portofoli që do të jetë “thelbësor për stabilizimin e Gazës”, megjithëse ende nuk është e qartë se kush do të mbulojë dhe cilat prioritete do të mbulojë. Por me sa duket vetë përzgjedhja e anëtarëve të bordit ekzekutiv të kryesuar nga Trump, pjesë e të cilit është dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, është bërë sipas prioriteteve të caktuara për t’u mbuluar nga secili anëtar, i cili praktikisht është si një ministër i qeverisë kalimtare “Trump’ për Gazën!

Dhe përgjegjësia është akoma më e madhe, pasi Bordi i Paqes është konceptuar jo vetëm si një mjet rindërtimi dhe mirëadministrimi, por edhe si pjesë e një procesi paqeje më të gjerë për Rripin e Gazës që përfshin armëpushim, çarmatimin e milicive dhe një tranzicion drejt një qeverie teknokratike paqësore.

E themi këtë pasi anëtarë të Bordit Ekzekutiv themelues janë figura potenciale nga bota demokratike, duke filluar me ish-kryeministri britanik Sir Tony Blair, i cili ishte përmendur prej kohësh si një kandidat i mundshëm për “Bordin e Paqes” të Trumpit, vetë presidenti amerikan e kishte konfirmuar që në shtator se Blair kishte shprehur interes për t’u bashkuar me këtë organ.

Ndërkohë që spikat si pjesë e bordit ekzekutiv për Gazën të kryesuar nga Trump, sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, një figurë qendrore në qasjen e administratës Trump ndaj politikës së jashtme. Është në bord, i dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, por dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, i cili ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në negociatat e politikës së jashtme të administratës Trump.

Nën drejtimin e Trump, bordi do të ketë anëtar dhe miliarderin Marc Rowan, drejtues ekzekutiv i ‘Apollo Global Management’, një firmë e madhe investimesh private me seli në Nju Jork, Ajay Banga, president i Bankës Botërore, Robert Gabriel, këshilltar amerikan për sigurinë kombëtare, Nickolay Mladenov, politikan bullgar dhe ish-i dërguar i OKB-së për Lindjen e Mesme, që do të jetë përfaqësuesi i bordit në terren në Gaza.

Madje Mladenov do të mbikëqyrë një komitet të veçantë teknokratësh palestinezë me 15 anëtarë, Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), i ngarkuar me menaxhimin e qeverisjes së përditshme të Gazës pas luftës, i cili do të drejtohet nga Ali Shaath, ish-zv.ministër në Autoritetin Palestinez, i cili qeveris pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar që nuk janë nën kontrollin izraelit.

Duke parë në bord të tillë të përbërë nga figura tepër të rëndësishme botërore, mes të cilëve dhe kreu i diplomacisë amerikane Rubio dhe mbi të gjitha të kryesuar nga vetë presidenti amerikan, thirrja e kryeministrit Edi Rama personalisht nga ana e presidentit Donald Trump për të qënë pjesë e kësaj ‘qeverie kalimtare’ për Gazën të kryesuar prej tij, është një vlerësim jo vetëm për vetë Ramën, por mbi të gjitha për Shqipërinë, si një partner serioz në rajonin e Ballkanit e më gjërë dhe si një pikë kontakti dhe qendër e të gjithë rajonit tonë!

Me këtë thirrje në kabinetin “Trump’ për Gazën të Edi Ramës, besojmë se do të marrin fund dhe ‘telenovelat’ shqiptare me ‘zbarkim aleatësh’ në Surrel për të marrë kryeministrin shqiptar dhe dërguar për gjykim në SHBA, apo teoritë e tjera konspirative të këtyre ‘baba Vangave’ shqiptare, që sa herë dalin nëpër panelet televizive bëjnë ndonjë ‘zbulim’ të madh, duke u shprehur të sigurtë për të, dhe duke paralajmëruar për gjithçka, madje duke thënë se është çështje ditësh!

Presidenti amerikan Donald Trump nuk thërret në bordin ekzekutiv të kryesuar prej vetë atij, për të qeverisur Gazën, për momentin ‘basti’ më i madh i tij në rrugën drejt çmimit “Nobel për Paqen”, kryeministrin e një narkoshteti sikurse cilëson Berisha dhe kundërshtarët politikë në Shqipëri, shtuar dhe këta çerrat e vegjël që duan të shiten sikur bëjnë politikë, Edi Ramën! Ka kaluar nëpër shumë ‘filtra’ përzgjedhja e tij, deri në momentin e ftesës personale për të qënë pjesë e bordit për qeverisjen e Gazës. Pra në ‘kabinetin ‘Trump’ për qeverisjen e Gazës! Pikërisht nëpë ato ‘filtra’ që kaluan dhe Berishën, me të vetmin ndryshim që Berishën e shpallën dhe akoma po e lënë ‘non grata’! Ka ‘mëkatë’ të mëdha Berisha, sidomos në raport me amerikanët!

Dhe më i ‘zhgënjyeri’ nga Trump ka mbetur vetë Berisha me sa duket. I cili ndonëse pagoi 6 milionë dollarë për të hequr ‘non gratën’, deri më tani ka rezultuar para e shkuar dëm! Madje nuk mori asnjë vizë punë në shtetin e Nju Jorkut apo ndonjë vizë turistike! Pa përjashtuar 1.7 milionë dollarët e dhëna po nga Berisha për LaCivitën, vetëm për të bërë dy tre deklarata të vobekta dhe dy tre dale të tjera televizive duke shtrënguar duart me Berishën apo duke iu përgjigjur batutave të Ramës gjatë fushatës, batuta me “Latifë’ këto!

Jo vetëm që janë para të shkuara dëm por i janë kthyer dhe në bumerang Berishës këto para të derdhura për lobim në SHBA. Këto miliona dollarë të paguara për lobime në Amerikë kanë nisur të hetohen! Si nga SPAK në Shqipëri ashtu dhe nga FBI në SHBA! Pasi elektricisti tropojan, jo vetëm që nuk paguan dot 6 milionë dollarë, as në ëndërr nuk i ka parë kaq para, por nuk ka as bord e anëtarë bordi! Këtë e thotë dhe fatura e bërë publike, që tregon se 750 mijë dollarët e këstit të radhës të lobimit 6 milionë dollarësh janë paguar nga vetë PD. Me faturë, me firmë dhe vulë! Ndonëse nuk janë deklaruar as në KQZ si shpenzime, por kjo është histori më vete! Besojmë se SPAK do të hetojë dhe këto fatura apo të presë letërporosinë nga SHBA!

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

By: E S
17 January 2026 at 20:36

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se pothuajse çdo ditë përfaqësues të vendeve perëndimore vizitojnë SPAK-un për të shprehur mbështetjen e tyre në luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që i njëjti institucion sulmohet dhe linçohet nga klasa e vjetër politike shqiptare.

Sipas Shehajt, ka ardhur momenti që qytetarët të marrin anë qartë në krah të drejtësisë dhe kundër korrupsionit, duke mbështetur nismën për mbledhjen e 100 mijë firmave, të cilat do t’i dërgohen edhe Kongresit amerikan si dëshmi e vullnetit qytetar për një drejtësi të pavarur.

Ai theksoi se politikanët që kanë mbajtur poste të rëndësishme në këto 35 vite duhet të dalin përpara drejtësisë dhe u bëri thirrje qytetarëve të firmosin masivisht në mbështetje të luftës kundër pandëshkueshmërisë.

Fjala e Agron Shehaj:

Pothuajse çdo ditë një ambasador perëndimor shkon në SPAK për të shprehur mbështetjen në luftën kundër korrupsionit
Një ditë shkon e Ngarkuara me Punë e SHBA, një ditë tjetër ambasadori gjerman, pastaj ai italian, hollandez, francez, anglez dhe kështu me radhë

Por njëkohësisht SPAK-u linçohet nga klasa e vjetër politike

Një ditë e sulmon Edi Rama, një ditë tjetër Sali Berisha, Ilir Meta, Erion Veliaj, Belinda Balluku, ata dhe gazetarët dhe opinionistët e tyre nëpër media

Tani ka ardhur momenti që shqiptarët të vendosin dhe të mbështesin drejtësinë, të mbështesin luftën kundër korrupsionit

Politikanët shqiptarë që kanë pasur poste të rëndësishme në këto 35 vite duhet të dalin përpara drejtësisë

Për këtë arsye kemi filluar fushatën e mbledhjes së firmave në mbështetje të drejtësisë

Duam të mbledhim 100 mijë firma
Deri sot kemi mbledhur pothuajse 20 mijë

Mungojnë edhe 80 mijë të tjera

Ju ftoj të gjithtëve të mbështesni drejtësinë , të firmosni në favor të luftës kundër korrupsionit

Firmosni, firmosni, firmosni!

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

By: E S
17 January 2026 at 20:28

Nga debutimi historik kundër Portugalisë, te emocionet që zgjon sot fanella kuqezi, analiza për Kombëtaren aktuale, besimi te “play-off”-et dhe mesazhi i drejtpërdrejtë për tifozët. Taulant Xhaka ka zbuluar emocionet e përjetuara me Kombëtaren shqiptare.

Edhe pse u rrit dhe u formua në Zvicër, Taulant Xhaka është padyshim një ikonë e Kombëtares shqiptare. Në 31 ndeshjet e tij si kuqezi, 34-vjeçari ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm, të cilat i kujton në një intervistë për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Taulant Xhaka është tifoz special i Kombëtares, teksa pranon se Qazim Laçi është lojtari që i ngjan në fushën e lojës.

Ish-mesfushori ka edhe një mesazh për tifozët dhe për skuadrën Kombëtare për ndeshjen me Poloninë.

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

By: E S
17 January 2026 at 20:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka publikuar në platformën Truth Social një deklaratë të fortë, ku paralajmëron vendosjen e tarifave tregtare ndaj disa vendeve evropiane dhe kërkon hapur blerjen e Groenlandës nga Danimarka, duke e lidhur këtë çështje me sigurinë globale.

Sipas Trump, SHBA-të kanë “subvencionuar” për dekada me radhë Danimarkën, Bashkimin Europian dhe aleatët e tjerë, përmes mungesës së tarifave dhe ofrimit të mbrojtjes maksimale ushtarake. Ai argumenton se tashmë ka ardhur koha që Danimarka “të japë diçka mbrapsht”, pasi Groenlanda, sipas tij, është thelbësore për sigurinë kombëtare amerikane dhe paqen botërore. Trump pretendon se Kina dhe Rusia synojnë Groenlandën dhe se Danimarka nuk ka kapacitet real për ta mbrojtur atë.

“Duke filluar nga 1 shkurti 2026, të gjitha vendet e përmendura më sipër (Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda) do t’i nënshtrohen një tarife prej 10% për çdo dhe të gjitha mallrat që dërgohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 1 qershor 2026, kjo tarifë do të rritet në 25%”, tha Trump.

“Kjo tarifë do të jetë e detyrueshme dhe e pagueshme deri në momentin kur të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe tërësore të Groenlandës. Shtetet e Bashkuara janë përpjekur ta realizojnë këtë transaksion për më shumë se 150 vjet”.

Ai shprehet se SHBA-të janë të hapura për negociata, por paralajmëron se situata aktuale përbën rrezik serioz për sigurinë globale.

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

By: E S
17 January 2026 at 20:12

Detaje të tjera mësohen lidhur me operacionin e SPAK të kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane, të cilët goditën një grup që mashtronin qytetarët e BE-së përmes Call Centerave dhe u zhvatën miliona euro.

Janë arrestuar 10 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim nga SPAK, 3 vëllezërit Alfred, Agim dhe Arjan Prekaj.

Njëri prej tyre, Alfred Prekaj rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro” me objekt call Center, Telemarketing.

Sipas burimeve, nga kontrollet janë zbuluar disa prova materiale, ndërsa ato po vijojnë edhe sot, bashkë me marrjen në pyetje të disa personave të lidhur me çështjen.

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

By: E S
17 January 2026 at 20:03

Mbrëmjen e sotme, në protestën e thirrur nga kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka pasur përplasje mes protestuesve dhe Policisë.

Mbështetësit e Lapajt fillimisht kanë hedhur miell para Kryeministrisë dhe ndaj Policisë, për të simbolizuar se “pushteti i kryeministrit Edi Rama është i kapur nga droga”.

Më pas ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe Policisë, ku nuk kanë munguar as shoqërimet e demonstruesve në Komisariat.

Ndërkohë kujtojmë se protestuesit mbajë në duar pankarta të shumta, që e pasqyrojnë qeverisjen e kryeministrit Edi Rama si të korruptuar.

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

By: E S
17 January 2026 at 19:56

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar të shtunën ndaj njoftimit të administratës Trump për krijimin e komitetit ekzekutiv të Këshillit të Paqes në Gaza, duke deklaruar se vendimi nuk ishte i koordinuar me Izraelin dhe bie ndesh me politikën e tij.

Sipas reagimit zyrtar, përbërja e komitetit është problematike për Izraelin, pasi në të përfshihen zyrtarë të lartë nga Turqia dhe Katari, dy vende që kanë kritikuar ashpër mënyrën se si Izraeli ka menaxhuar luftën në Rripin e Gazës.

Zyra e Netanyahut bëri të ditur se kryeministri ka udhëzuar ministrin e Jashtëm, Gideon Sha’ar, që t’i përcjellë zyrtarisht kundërshtimet e Izraelit homologut të tij amerikan, sekretarit të Shtetit Marco Rubio.

Sipas Izraelit, çdo iniciativë ndërkombëtare që lidhet me të ardhmen e Gazës duhet të jetë e koordinuar ngushtë me autoritetet izraelite dhe të reflektojë shqetësimet e sigurisë së vendit.

Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

17 January 2026 at 19:49

Nga Baton Haxhiu

Një letër e rrallë që fillon me I nderuar Kryeministër, (SHTËPIA E BARDHË, WASHINGTON, 16 janar 2026 Shkëlqesia e Tij, Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Tiranë I nderuar Z. Kryeministër, Është nder i madh t’ju ftoj, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, të bashkoheni me mua në një përpjekje kritike historike dhe madhështore për të forcuar Paqen në Lindjen e Mesme dhe, në të njëjtën kohë, për të ndërmarrë një qasje të re të guximshme), jo për të respektuar protokollin, por për të vënë përballë një zgjedhjeje historike.

Nuk pyet nëse do të marrësh pjesë, por nëse do të bashkohesh me historinë në momentin kur ajo po shkruhet. Nuk flet për dekor diplomatik, por për përgjegjësi themeluese në një arkitekturë të re të paqes globale. Dhe kjo letër përfundon e nënshkruar nga themeluesi dhe udhëheqësi i këtij projekti, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.

Dhe nuk është asgjë e rastësishme sepse disa ditë më parë, në një sallë të heshtur të një hoteli në Emiratet e Bashkuara, larg protokollit dhe kamerave, Edi Rama po bisedonte me përfaqësues të Kubës për tranzicionin ideologjik, politik dhe social. Nuk fliste si këshilltar i jashtëm dhe as si dëgjues i kujdesshëm. Fliste duke shpjeguar Shqipërinë si shembull. Jo si model perfekt, por si përvojë reale. Rendiste kontekste, kthesa historike, dilema morale dhe zgjedhje politike me një qartësi që i befasoi të pranishmit. E njihte kodin e së kaluarës së tyre aq mirë, sa ata që po e dëgjonin mbetën për një çast pa fjalë. Nuk ishte një shfaqje retorike. Ishte njohje intime e një historie që ai e kishte jetuar nga brenda.

Kështu ma shpjegonte një mik amerikan që kishte dëgjuar dhe përjetuar takimin.

Aty ku shumë liderë flasin për tranzicionin si një formulë teknike, Rama e shpjegonte si proces njerëzor, me kosto, me frikë dhe me nevojën për ta ruajtur dinjitetin kolektiv. Pikërisht kjo aftësi për ta lexuar historinë e tjetrit përmes përvojës së vet e shpjegon pse Shqipëria sot ftohet jo si spektatore, por si bashkëthemeluese në tryezat ku flitet për paqen globale.

Dhe këtu fillon të marrë kuptim edhe letra e Donald Trump. Sepse ftesa drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë nuk vjen nga një vakum diplomatik. Ajo vjen si njohje e një profili politik që di të flasë për konfliktin pa qenë pjesë e tij, që di të flasë për tranzicionin pa e idealizuar, dhe që di të flasë për paqen pa e kthyer atë në slogan. Në këtë kuptim, Shqipëria nuk ftohet për madhësinë e saj, por për mënyrën se si është përfaqësuar. Dhe ky është kapitali më i rrallë në politikën ndërkombëtare të kohës sonë.

Ka letra që janë protokoll. Ka letra që janë simbol. Dhe ka letra që janë sinjal historik. Ftesa e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, nuk është thjesht një dokument diplomatik. Është një akt njohjeje politike. Një vulë besimi. Një thirrje që nuk u shkon të gjithëve, por vetëm atyre që konsiderohen të aftë të ulen në tryezën ku nuk menaxhohen kriza, por ndërtohen epoka.

Në këtë letër nuk ftohet një vend i vogël ballkanik për dekor. Ftohet një shtet që ka ditur të lexojë kohën. Ftohet një kryeministër që ka ditur ta përfaqësojë vendin e tij përtej madhësisë gjeografike, duke e bërë Shqipërinë të dëgjueshme në botën ku vendimet merren nga ata që dinë të artikulojnë vizion dhe stabilitet.

Donald Trump flet me gjuhën e superlativit. Jo rastësisht. Ai flet për një përpjekje historike. Për një plan gjithëpërfshirës. Për një arkitekturë të re të paqes në Lindjen e Mesme. Për një Bord Paqeje që synon të jetë një organizëm unik, tranzitor, por me ambicie të përhershme. Në këtë kontekst, zgjedhja e Shqipërisë si anëtare themeluese nuk është rastësi. Është rezultat.

Shqipëria nuk ka ushtri që ndryshon balancat globale. Nuk ka ekonomi që dikton tregjet. Por ka fituar diçka tjetër shumë më të rrallë në diplomacinë moderne. Besueshmëri. Koherencë. Qëndrim. Dhe mbi të gjitha, një përfaqësim politik që ka ditur të flasë në emër të paqes pa u dukur i vogël, dhe të flasë në emër të interesit kombëtar pa u dukur provincial.

Edi Rama në këtë letër trajtohet si përfaqësues i një shteti që mund të marrë përgjegjësi morale dhe politike në një nga konfliktet më të ndërlikuara të kohës. Ky është krediti më i madh që i jepet një vendi si Shqipëria. Jo sepse i kërkohet forcë. Por sepse i njihet pjekuri.

Trump nuk kërkon spektatorë. Ai kërkon themelues. Dhe fjala founding member state ka peshë. Do të thotë se Shqipëria nuk ftohet të duartrokasë një proces të nisur nga të tjerët, por të jetë pjesë e arkitektëve të tij. Kjo është diferenca mes periferisë diplomatike dhe qendrës së vendimmarrjes.

Në një botë ku shumë shtete janë të ftuara vetëm kur duhen vota formale, Shqipëria ftohet për nënshkrim. Për ratifikim. Për përgjegjësi. Ky është momenti kur politika e jashtme shqiptare del nga logjika e mbijetesës dhe hyn në logjikën e kontributit.

Kjo letër nuk është fundi i një rruge. Është prova se një rrugë është ndërtuar. Me durim. Me simbolikë. Me një gjuhë që e ka bërë Shqipërinë të kuptueshme për botën dhe botën të dëgjueshme për Shqipërinë.

Nëse ka një moment kur përfaqësimi i një kryeministri shndërrohet në kapital shtetëror, ky është ai moment. Sepse paqja globale nuk ndërtohet vetëm nga fuqitë e mëdha. Ndërtohet edhe nga ata që dinë të jenë të vegjël pa qenë të parëndësishëm.

Dhe sot, përmes kësaj ftese, Shqipëria nuk është më thjesht një vend që kërkon vend në histori. Është një vend që historia e fton të ulet në tryezë.

Dhe letra përfundon me: Pres me padurim të punoj me ju, për një kohë të gjatë në të ardhmen, drejt qëllimit të vendosjes së PAQES, PROSPERITETIT DHE MADHËSHTISË SË QËNDRUESHME BOTËRORE PËR TË GJITHË! Me urimet më të mira. Me respekt, DONALD J. TRUMP, PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS.

Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

By: E S
17 January 2026 at 18:59

Tottenham ka pësuar një goditje të rëndë gjatë ndeshjes ndaj West Ham, pasi mbrojtësi Ben Davies u dëmtua rëndë pas një ndërhyrjeje të fortë në Jarrod Bowen, rreth minutës së 15-të të takimit.

Kapiteni i West Ham doli i padëmtuar nga dueli, por Davies mbeti i shtrirë në fushë në dhimbje të mëdha. Mbrojtësi 32-vjeçar kishte nevojë për trajtim emergjent specialist, teksa stafi mjekësor i dha oksigjen dhe i vendosi një mbajtëse në këmbën e dëmtuar, përpara se ta nxirrnin nga fusha me barelë.

Situata u bë edhe më e rëndë kur arbitri Jarred Gillett i ndëshkoi Davies me karton të verdhë për ndërhyrje të rrezikshme, ndërsa ai po largohej nga fusha. Uellsiani u zëvendësua nga Djed Spence në minutën e 19-të.

Tottenham nuk publikoi asnjë njoftim zyrtar për gjendjen e lojtarit në rrjetet sociale, pavarësisht shqetësimit të madh të tifozëve. Davies, lojtari më jetëgjatë aktual i Spurs, është pa kontratë në fund të sezonit dhe një dëmtim afatgjatë mund të nënkuptojë se ai ka luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e Tottenhamit.

Gjithashtu, në dyshim vihet edhe pjesëmarrja e tij me Uellsin në kualifikueset e Kupës së Botës dhe në turneun final në Amerikën e Veriut verën e ardhshme.

Në rrjetet sociale, tifozë të shumtë i dërguan mesazhe mbështetjeje, duke shprehur trishtimin për dëmtimin e rëndë të mbrojtësit.

Në momentin e incidentit, Tottenham ishte në disavantazh 1-0, pas golit të shënuar pak më herët nga Crysencio Summerville.

Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

By: E S
17 January 2026 at 18:51

Pas tryezës së fundit të opozitës “devijon” Jenisheri, i bashkohet protestës së Adriatik Lapajt

Aleati i Berishës, kreu i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenisheri, pas tryezës së fundit të opozitës, ku nuk iu dha fjala dhe u ngrit e iku në mënyrë demonstrative, duket se ka tradhtuar aleancën me PD dhe është afruar me Shqipëria Bëhet.

Jenisheri është fotografuar si pjesëmarrës në protestën e Adriatik Lapajt.

❌
❌