Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 2026Java News

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

By: Os De
7 January 2026 at 23:10

Komunizmi në Shqipëri ka histori të individëve të vërtetë që arritën të mbijetojnë përballë një regjimi komunist që synoi t’i  shkatërronte.

Çdo histori është e veçantë, por ajo që i bashkon është  qëndrueshmëria dhe guximi i tyre. Ata nuk përfaqësojnë vetëm vuajtjet e tyre personale, por edhe dhimbjen dhe qëndresën kolektive të një populli që, për dekada, sfidoi dhunën dhe shtypjen.

Analisti nga Kosova, Milaim Zeka, tregon në “Top Story” vizitën e tij në Shqipërinë Komuniste, duke u shprehur se nuk ishte aspak ashtu se si e mendonin shqiptarët e Kosovës.

“Kur zbrita në Rinas, si djalë i ri, më priti sigurimi i shtetit dhe më vendosën syzat e diellit dhe më thanë që aty ka plotë agjentë jugosllavë. Më vendosën në hotel dhe kam takuar Bujar Hoxhën. Ju them kush ka qenë përgjegjësit kryesor për Kosovën. I dënonin si spiunë. Kam takuar Bujar Hoxhën, Ajet Haxhiun etj. Pasi u ktheva nga Shqipëria, 56 ditë qëndrim, a të besohet që unë kam ngrënë vetëm bukë të zezë e djathë e domate në Shqipëri. Nuk kam ngrënë se gatimi bëhej në banja. Nga Tirana e deri në Vienë kam shkuar duke qarë nga zhgënjimi.

Nëse Enver Hoxha ka bërë krime kaq të mëdha dhe i ka bërë, se janë të dokumentuara, shumë krim më të madh se Enver Hoxha kanë bërë djemtë dhe vajzat e tij që nuk i hapën dosjet”, shprehet Zeka.

“Më thanë hidh firmën bëhu spiun”, Ilir Demalia hap dosjen në studio e tregon si e ndiqte Sigurimi i Shtetit

By: Os De
7 January 2026 at 23:08

Ilir Demalia ishte këtë mbrëmje në studion e Top Story në Top Channel, ku u diskutua dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Ai sërish ngriti pyetjen se përse nuk kërkojnë politikanët apo njerëzit publik hapjen e dosjeve në Shqipëri. Po ashtu tregoi një dokument nga Dosja e tij që thotë se i kanë kërkuar që të bëhej spiun.

“Ne e dimë pse nuk janë hapur dosjet në Shqipëri Që nga ‘90 lëvizja për liri ishte lëvizje e kontrolluar dhe nuk është rastësi qe në atë lëvizje hynë njerëzi në shërbim të regjimit, dhe bashkëpunëtorë të sigurimit dhe nuk kishin interes për të bërë transparencë.

Unë kam kërkuar ka 15 vjet, që pse politikanët, njerëzit e medias njerëzit publik nga datëlindja ‘72 e para, se nuk shkojnë me marrë dosjet.

Unë e kam këtu dosjen time dhe të tim eti, 600 faqe. Unë kam të gjitha fakte sesi jam ndjek e përgju dhe si jam thirr… në bazë të materialit që kishin ata, më prunë këtë të material, dhe më thanë që t’i ilir duhet ta firmosësh këtë që të ndihmosh… kjo ishte që të pranoje dhe pas kësaj hyn në aktakuzë”, tha ai.

 

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

By: Os De
7 January 2026 at 23:05

Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu ndodhet në Vlorë në monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura.

Ministri ka njoftuar në ‘Real Story’ se në Kurbin janë evakuuar 8 familje dhe 50 qytetarë për shkak të situatës së krijuar. Ai theksoi se grupet e bashkisë dhe emergjencës do të ndërhyjnë dhe do të kompensojnë për shtëpitë, blegtorinë dhe bagëtinë, sipas detyrimeve ligjore, me instrumentat financiarë të gatshëm. Ministri shtoi se nuk ka arsye për të bërë përjashtime në ndihmën ndaj të prekurve.

“Në Kurbin kemi 8 familje dhe 50 qytetarë të cilët janë evakuuar. Evidencat për bagëtinë dhe gjësende të tjera janë herët akoma.

Grupet e bashkisë dhe emergjencës do të ndërhyjnë dhe do të kompensojnë për shtëpitë, blegtorinë dhe bagëtinë, çka është një detyrim ligjor, dhe instrumentat financiarë janë të gatshëm. Nuk ka arsye për të bërë përjashtime.” 

Rubio paralajmëron takim me Danimarkën për Groenlandën, NATO përballet me krizë nga kërcënimet e Trumpit

By: Os De
7 January 2026 at 23:00

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se planifikon të takohet me zyrtarë danezë javën e ardhshme për të diskutuar për Grenlandën, ndërsa një krizë po përshkallëzohet brenda NATO-s për shkak të kërcënimeve të presidentit Donald Trump për të marrë territorin e Arktikut.

Një takim urgjent ishte kërkuar nga ministrat e jashtëm të Grenlandës dhe Danimarkës, e cila ka thënë se çdo pushtim ose  marrje e territorit nga aleati i saj në NATO do të shënonte fundin e aleancës ushtarake perëndimore dhe “sigurisë pas Luftës së Dytë Botërore”.

Duke folur me gazetarët në Washington, Rubio nuk iu përgjigj drejtpërdrejt një pyetjeje nëse administrata Trump ishte e gatshme të rrezikonte aleancën duke ecur potencialisht përpara me një opsion ushtarak për të fituar kontrollin e Grenlandës.

“Nuk jam këtu për të folur për Danimarkën apo ndërhyrjen ushtarake, do të takohem me ta javën e ardhshme. Do t’i zhvillojmë ato biseda me ta atëherë, por nuk kam asgjë tjetër për të shtuar për këtë”, tha ai. Franca ka thënë se po punon me aleatët se si t’i përgjigjen nëse SHBA-ja pushton Grenlandën.

“Duam të veprojmë, por duam ta bëjmë bashkë me aleatët evropianë”, ka theksuar ministri i Jashtëm, Jena Noel Barrot.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trumpi preferon diplomacinë, por se nuk përjashton veprimin ushtarak.

“Kjo është diçka që po diskutohet në mënyrë aktive nga presidenti dhe ekipi i sigurisë kombëtare”, ka thënë zëdhënësja Karoline Leavitt.

Yesterday — 7 January 2026Java News

Gjin Gjoni: Pas Janarit do të ketë lëvizje tektonike ndaj qeverisë Rama

By: Os De
7 January 2026 at 22:57

“Gjërat po lëvizin kaq shpejt sa gjërat nuk do jenë në dorë të Ramës. Gjërat po lëvizin kaq shpejt nga faktori ndërkombëtar dhe ju do e shihni në janar e mbrapa do ketë lëvizje të tjera tektonike në drejtim të qeverisë Rama”.

Kështu u shpreh Gjin Gjoni, deputet i Partisë Demokratike, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kushtojnë një rëndësi të veçantë të Ballkanit dhe këtu hyn edhe Shqipëria, dhe padyshim që Rama do marrë atë që meriton, për shkak të atyre problematikave që ka patur nga viti 2013 dhe deri në ditën e sotme”, deklaroi Gjoni.

Berisha i ftoi në tryezë të Premten, deputeti i Lëvizjes Bashkë e refuzon: Jeni bashkim qelbësirash, në PD nuk ka vend për Salianjin

By: Os De
7 January 2026 at 22:53

Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi  ka refuzuar hapur ftesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për t’u ulur në një tryezë opozitare të premten, duke përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me PD-në, tani dhe në të ardhmen. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, Muçi theksoi se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë njësoj fajtore për ndërtimin e një sistemi oligarkiko-politik gjatë 35 viteve të fundit.

“Me Partinë Demokratike sigurisht që s’ka për të pasur asnjë lloj bashkëpunimi as në të ardhmen. Këtë e ka shprehur qartë edhe kryetari i Lëvizjes Bashkë, për arsyen e thjeshtë se ne praktikisht e konsiderojmë Partinë Socialiste njësoj fajtore si Partia Demokratike në ngritjen e këtij sistemi oligarkiko-politik që është ngritur në këto 35 vjet”.

Në këtë këndvështrim, deputeti Muçi e quajti ftesën e Berishës një tjetër përpjekje të tij për të “ngritur çadrën”, duke shtuar se në PD nuk ka vend për Salianjin jo më për figura të tjera.

“Përpjekja e radhës si përpjekja e radhës e Sali Berishës për të ngritur çadrën. Me pak fjalë kur në çadrën e Berishës nuk ka vend për Salianjin që është i vetmi që guxoi të thotë gjysmë llafi kundër liderit të vet. Imagjinon se çfarë vendi ka pastaj për partitë e tjera. Është qesharake tentativa. Po themi e radhës”, theksoi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij, pluralizmi politik në Shqipëri ka shërbyer për të kanalizuar çdo opozitë reale vetëm në boshtin PS–PD, ndërsa marrëveshjet mes partive, sipas tij, kanë qenë famëkeqe, duke sjellë në vëmendje marrëveshjet Berisha-Meta dhe Rama-Meta.

“Në këto dekada pluralizmi politik ka pasur një tendencë si të thuash për ta kanalizuar çdo oponencë tek hullia PS-PD dhe në ato pak raste kur ka pasur marrëveshje mes partish kanë qenë marrëveshje famëkeqe si është ky bashkimi i qelbësirave bashkë qoftë si të thuash Berisha me Metën, qoftë Rama me Metën më pas që i kanë sjellë vetëm të këqija vendit”, tha ai në Off The Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai theksoi se Lëvizja Bashkë është një subjekt politik ndryshe, i ndërtuar, sipas tij, mbi vullnetin e qytetarëve dhe me një qasje të qartë antisistem të ngritur në këto dekada.

“Besoj se për herë të parë në vitet e fundit në politikën shqiptare është një subjekt politik si Lëvizja Bashkë, e cila nuk është si të thuash nuk ka dalë nga një prej dy partive kryesore të vendit. Është një subjekt i ngritur nga vullneti i popullit dhe nga një qasje e qartë dhe koherente që është antisistemore e një sistemi të ngritur në 35 vjet shtet”.

Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

By: Os De
7 January 2026 at 22:50

Pesë shqiptarë dhe një grua britanike kanë pranuar rolin e tyre në një seri vjedhjesh me vlerë të lartë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, të cilat ndodhën në Worcestershire të Veriut.

Endrit Nikolli, 27 vjeç, Kristian Gropcaj, 30 vjeç, Gjergj Lleshaj, 31 vjeç, Kristian Dedndreaj, 28 vjeç, dhe Sidorjan Lleshi, 26 vjeç, të gjithë u deklaruan fajtorë për vjedhje, gjatë seancave dëgjimore në Gjykatën e Kurorës në Chester më 28 nëntor 2025 dhe 6 janar.

Jade Tubb, 33 vjeçe, gjithashtu u deklarua fajtore për konspiracion për të poseduar pasuri kriminale. Nikolli dhe Lleshi pranuan gjithashtu një akuzë tjetër për vjedhje me dhunë, në lidhje me dy vjedhje në Staffordshire në mars 2024 dhe dhjetor 2023.

Grupi kreu të paktën 44 vjedhje në Cheshire, Cleveland, Derbyshire, Leicestershire, Nottinghamshire, Staffordshire, Warwickshire dhe West Mercia.

Ata grabitën në Feckenham, Redditch, më 15 janar 2025, tre herë, përfshirë dy herë brenda një dite, në Barnt Green më 1 shkurt dhe 7 shkurt dhe dy herë në Astwood Bank në të njëjtën ditë, më 14 shkurt.

Në West Mercia, ata grabitën gjithashtu në Hereford dhe Oswestry, me një total prej nëntë veprash penale.

Në çdo rast, ata futeshin në ambiente duke përdorur shkallë për të hyrë nga dritaret dhe ballkonet. Pasi hynin brenda, ata plaçkitnin bizhuteri, çanta firmato dhe para.

Hetime të mëtejshme zbuluan se të katër shqiptarët takoheshin rregullisht në një kafene në lagjen e bizhuterive në Birmingham.

Përveç kësaj, oficerët vërtetuan se Tubb ishte në një lidhje dashurie me Nikollin.

Gjatë bastisjeve, oficerët gjetën 13 çanta dore firmato, së bashku me 14 orë dore me vlerë gati 17,000 paund.

Gjatë urdhër-arresteve u sekuestruan gjithashtu disa telefona celularë, dhe gjatë analizës, oficerët gjetën qindra imazhe të sendeve të vjedhura, së bashku me mesazhe që përmbanin linqe për hartat e Google, të cilat korrespondonin me vendin ku ishin kryer vjedhjet. Përveç kësaj, oficerët gjetën mesazhe që tregonin se kishte një anëtar të pestë të bandës, Sidorjan Lleshi, i cili jetonte në Sheffield.

Vlera totale e vlerësuar e sendeve të vjedhura është mbi 1 milion paund, dhe ndërsa disa sende janë kthyer te pronarët, shumica dërrmuese besohet se janë shitur, tha policia.

“Nikolli, Gropcaj, Dedndreaj, Lleshaj dhe Lleshi ishin të gjithë përgjegjës për kryerjen e vjedhjeve, ndërsa Tubb ishte e lumtur të shpenzonte fitimet e tyre të përfituara në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrolleve, ne gjetëm letra midis Nikollit dhe Tubbit, në të cilat dyshja e përshkruante veten si ‘Bonnie dhe Clyde’, duke iu referuar mënyrës se si po punonin së bashku për të kryer vjedhjet”, thuhet në raportet policisë.

Dedndreaj, Nikolli, Lleshaj, Gropcaj dhe Lleshi janë lënë në paraburgim dhe do të marrin dënimin më 20 shkurt.

Tubb, është liruar me kusht dhe do të njihet me dënimin gjithashtu më 20 shkurt.

Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

By: Os De
7 January 2026 at 22:46

Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, nga Durrësi, theksoi se të gjitha strukturat janë në gadishmëri të plotë për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e dendura të orëve të fundit.

Gjatë inspektimit në hidrovorin e ri të bashkisë së Durrësit, ajo nënvizoi se funksionimi paralel i dy hidrovorëve, atij të ri dhe atij ekzistues, ka qenë vendimtar për të shmangur një situatë të agravuar në qytet.

“Reshjet kanë sjellë një situatë shqetësuese, por të gjitha institucionet janë në terren dhe në gatishmëri të plotë. 12 orët e ardhshme mbeten kritike dhe fokusi ynë është menaxhimi i situatës dhe garantimi i sigurisë së qytetarëve. Më pas do të vijojë procesi i vlerësimit të dëmeve, i cili ka nisur tashmë në disa zona,” u shpreh ministrja Koçiu, duke apeluar që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, konfirmoi se infrastruktura kritike po funksionon pa ndërprerje. Ajo bëri të ditur se hidrovori i ri, i ndërtuar me fondet e qeverisë, ka qenë në punë të plotë prej rreth 48 orësh, me të gjitha pompat aktive, ndërsa edhe hidrovori i vjetër është funksional me 6 pompa dhe kapacitete rezervë për furnizimin me energji elektrike.

“Pa funksionimin e këtyre objekteve do të ishte e pamundur menaxhimi i situatës. Ato monitorohen 24 orë nga stafet teknike dhe kanë një rëndësi jetike për qytetin në raste emergjencash,” theksoi Kryetarja Sako.

Autoritetet konfirmojnë se monitorimi vijon pa ndërprerje dhe se të gjitha strukturat e emergjencave janë në gatishmëri për të reaguar ndaj çdo zhvillimi të mëtejshëm të situatës.

Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

By: Os De
7 January 2026 at 22:41

Kristaq Eksarko, ish-futbollist i Partizanit dhe kombëtares shqiptare, ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 66-vjeçare. Prej 19 vitesh ishte i paralizuar, ndërsa kohët e fundit vuante edhe nga një sëmundje tjetër. Pavarësisht se luftoi shumë, ashtu siç bëri edhe në fushat e Blerta, Eksarko u dorëzua mëngjesin e 29 dhjetori, por duke lënë pas një histori që nuk zhbëhet.

Kontributi i tij në klubin e Partizanit ka qenë i madh pasi numëron dy tituj kampion të fitutar, të cilëve u shtohet edhe një kupë Republike. Falë nivelit të lartë të lojës të shfaqur në klub ai ia doli që të grumbullohej edhe në Kombëtare, ku ka lënë mbrësa në ndeshje të rëndësishme siç ishin ato me Irlandën e Veriut dhe me Gjermaninë Perëndimore të zhvilluara në vitet ’80.

Dhe kur numëron kaq shumë arritje, ku kolegë të tij dhe futbollistë me kaq arritje në Botë, mungesën e pranisë së tyre për shumë vite të rinisë pranë familjes, ja kanë kompensuar të paktën me para, për të mos patur edhe probleme financiare në vazhdim. Fatkeqësisht në futbollin tonë, figura të tilla si Eksarko janë të shumta që pavarësisht se ishin simbol, ekipi, qyteti apo edhe kombëtareje, problemet financiare i kishin dhe i kanë si të gjithë.

Kështu në rrjetet social mund të gjesh tashmë që kanë kaluar rreth 1 javë nga ndarja nga jeta e legjendës së kuqe, Kristaq Eksarko, një apel për ndihmë financiare, nga një tjetër legjendë e Partizanit dhe e Kombëtares sonë si ish-shoku i tij i ekipit Ylli Shehu. Ai nëpërmjet postimit të një numri llogarie mbankare bën apel për ndihmë për familjen e Kristaqit. Më poshtë po publikojmë edhe ne këtë llogari bankare për tu solidarizuar me emrin e atyre që dhanë aq shumë për të na argëtuar dhe nuk morën asgjë, veç mirënjohjes.

“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

By: Os De
7 January 2026 at 22:34

Shqipëria, vendi më i izoluar i Europës, një ish-shtet ku paranoja kishte formë të institucioneve, dhe ku çdo hap mund të regjistrohej nga sytë e Sigurimit. Në qendër të gjithë këtij rrjeti qëndronte Sigurimi i Shtetit, një makineri e mirëstrukturuar e survejimit.

Analisti Ilir Demaliaj dhe Milaim Zeka kanë debatuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘Top Story’. Ndërsa Demaliaj fliste për kohën e Shqipërisë gjatë regjimit Zeka ka dashur të nderhyjë por Demaliaj vazhdonte ende argumentimin e tij.

Analistët patën një debat, ndërsa Zeka u shpreh se mund ta linte fare studion, edhe pse ai ishte në një lidhje live.

Demaliaj: A ka zbulim Amerika, a ka zbulim Anglia. E gjithë bota rron nëpërmjet informacionit të zbulimit. Jemi në luftën e ftohët dhe Shqipëria ka qenë nën agresion. A ka zbulim sot Amerika. A mund ta mbarojë unë, po më ngatërron. Unë nuk po them por njerëzit që torturonte brenda në Shqipëri. Ka pas forca nga jashtë për të h brenda as diskutohet që ka pas, këta kanë vepru siç ka vepru gjitha kampi lindjes.

Zeka: Prap do shkojmë dhe s’do themi asgjë sonte. A mund të ndërhyjë të lutem.

Demaliaj: Një nga fatkeqësitë që kemi sot është që njerëz të huaj veprojnë në Shqipëri.

Zeka: Demaliaj s’të lë me fol asnjëherë. Demaliaj duhet me ftu veten në emision. Në qofte se ke ardh vetëm ti me fol, fol o vëlla dhe iki unë nga studio.

Demaliaj: Duhet të marr leje ty?

Zeka: Thuaj më fal.

Demaliaj: Pse duhet të të them më fal ty.

Zeka: Je burrë i madh ti.

Demaliaj: Nuk jam i madh as i vogël, mos devijojmë temën e muhabetit.

Zeka: Secili duhet të japë mendimin e vetë.

E pazakontë në Maqedoninë e Veriut/ Bekoi makinat e policisë në ambientet e ministrisë, nisin hetimet për priftin

By: Os De
7 January 2026 at 22:31

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedonin e Veriut njoftoi se autoritetet kanë nisur një hetim për priftin i cili zhvilloi një ceremonie fetare në automjete zyrtare të policisë, duke bekuar makinat e tyre brenda juridiksionit të Ministrisë.

“Lidhur me fotografitë e publikuara për të cilat po pyesni, Ministria e Punëve të Brendshme ju informon se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale po ndërmerr masa dhe aktivitete të përshtatshme për të përcaktuar plotësisht rrethanat, pas së cilave publiku do të informohet në mënyrë të duhur”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Sipas mediave vendase, fotografitë, të cilat kanë qarkulluar në rrjetet sociale ditët e fundit, kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Ato tregojnë një prift duke kryer një ceremoni fetare dhe duke shenjtëruar automjete zyrtare të policisë në oborrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në prani të oficerëve policorë.

Një pjesë e qytetarëve e justifikojnë këtë veprim, duke theksuar se në traditën ortodokse ekziston një lutje për shenjtërimin e automjeteve dhe se bëhet fjalë për një akt simbolik që synon mbrojtjen dhe sigurinë. Megjithatë, një pjesë tjetër e publikut ka reaguar ashpër, duke vlerësuar se një praktikë e tillë bie ndesh me parimin kushtetues të sekularizmit dhe se institucionet shtetërore duhet të mbeten fetarisht neutrale.

Debati ka rihapur çështjen e kufirit mes zakoneve fetare dhe funksionimit të institucioneve shtetërore laike, si dhe nevojën për rregulla të qarta dhe llogaridhënie në hapësirën publike. Reagime të ngjashme pati edhe një vit më parë, kur në ambientet e Kuvendit u zhvillua një ceremoni fetare.

“Gaz Bardhi produkt i qeverisë teknike”, gazetari kundër kërkesës së Berishës: Do pushtet në tavolinë

By: Os De
7 January 2026 at 22:24

Gazetari Flogert Muça është shprehur kundër kërkesës së kreut demokrat Sali Berisha për ngritjen e një qeverie teknike, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të marrë pushtetin në tavolinë. Në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai tha se modeli i qeverisë teknike është tashmë i provuar në Shqipëri dhe një nga produktet e saj, sipas tij, është Gazment Bardhi. Sipas tij kjo kërkesë nuk ka si synim largimin e Edi Ramës nga pushteti, por thjesht zëvendësimin e individëve.

“E di kush është produkti i qeverisë teknike në Shqipëri? Gaz Bardhi. Ai ishte ministër teknik Gazi? Ju kujtohet ministri i Ramës dhe i Lulit. Gazi është. Këta nuk kërkojnë qeveri teknike. Këta nuk kërkojnë të bëjnë Shqipërinë dhe t’ia heqin nga dora Edi Ramës, kleptomanit. Këta thonë hiqja Lenës, veja Prenës. Pra ma jepni mua qeveri në tavolinë, se unë nuk mundem të fitoj zgjedhjet dhe më lër mua nja dy vjet qeveri teknike deri nga 2027 dhe pastaj me këtë qeverinë teknike pasi ta ketë pastruar”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai shtoi se kërkesat për qeveri teknike menjëherë pas zgjedhjeve janë jashtë kontekstit politik.

“Por thelbi është ky. Janë jashtë kontekstit. Pra sapo kanë mbaruar zgjedhjet thotë më jep qeveri teknike”, theksoi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

I pyetur se ideja e qeverisë teknike është mbështetur edhe nga forca të tjera politike, si ajo e drejtuar nga Adriatik Lapaj, Muça u shpreh: “Zotit Lapaj kur t’i shkojë deputeti e tij në protestë hajde flasim. Në të kundërt nuk përfaqëson asgjë. Kaq. Ajo që përfaqëson votuesit nuk i shkon. Ka nxjerrë çdo aktor dhe çdo aktore dhe nuk ka nxjerrë në Facebook deputeten e tij. Ai qoftë”.

“Deputetët janë memecë”, Shehi paralajmëron ndryshime rrënjësore në politikë

By: Os De
7 January 2026 at 22:19

I ftuar në studion e lajmeve të Euronews me Mirela Milorin, kreu i LZHK, Dashamir Shehi, u shpreh se duke parë zhvillimet e fundit, ka premisa të mira për ndryshime brenda partive politike dhe është optimist për një ndryshim në politikën shqiptare gjatë vitit 2026.

Sipas Shehit, ndryshimet do të vijnë nga brenda partive. gjë që do të lejojë një gjeneratë të re të zërë vend dhe të shprehë idetë e veta, pa u ndikuar nga hierarkia tradicionale. Ai thekson se një reflektim i tillë i brendshëm është thelbësor për të përmirësuar politikën shqiptare dhe për të krijuar institucione më të balancuara.

Shehi gjithashtu vuri në dukje se sistemi aktual politik ka nevojë për ndryshime rrënjësore, duke përmendur marrëveshjen e vitit 2008 dhe ligjin zgjedhor si faktorë që i kanë dhënë shumë pushtet kryetarëve të partive dhe kanë kufizuar lirinë e deputetëve.

“Ka gjasa se do hapet një dialektikë brenda partive politike, gjithë ata njerëz që rrijnë aty, te Partia Socialiste ka 83 deputetë, jo vetëm ato se ka të tjerë në parti, të vlefshëm që do të flasin, do reagojnë, do ta ndryshojnë edhe këtë punë, se deri tani s’ka qenë… janë memecë të tërë, dhe nga krahu tjetër e njeta gjë. Do të çlirohet një gjeneratë e re, jo thjesht për moshë, por për ide ndryshe, njerëz që thonë atë që kanë në mendje dhe jo atë që thotë shefi. Kjo është premisa e parë, por që të avancojë të ndryshojë politikën shqiptare duhen ndryshuar disa gjëra që janë rrënjësore. Kush e ka prodhuar këtë sistem politik? E ka prodhuar marrëveshja e 2008, ndryshimi i Kushtetutës, prishja e balancës midis institucioneve dhe e ka prodhuar ky ligj zgjedhor që i ka dhënë pushtet kryetarëve të partive të bëjnë skllevër deputetët e vet. Pse rrijnë ato aty? Se janë të listës, dikush që ka një zë ndryshe është jashtë listes dhe ai është sinjal për ata të tjerët: po fole mbetesh jashtë, rri i qetë që të mbetesh brenda. Mirëpo ata janë brenda parlamentit, jo brenda politikës. Po mendoj se këto lëvizje brenda vitit 2026 do ta çlirojnë politikën”, tha Shehi.

“Qukës-Qafë Plloçë sabotazh i qeverisë 2009”/ Meçe: SPAK të hetojë. Berisha u vendos në shërbimit të interesave greke…

By: Os De
7 January 2026 at 22:14

Për shkak të motit të keq që ka pushtuar vendin tonë në të dytën ditë radhazi, ka pasur probleme të shumta në shumë qarqe të vendit, rrugë, toka bujqësore nën ujë, banesa të përmbytura dhe familje të evakuuara.

Për shkak të rrëshqitjeve të dheut është bllokuar përkohësisht aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Duke u ndalur gjerësisht te kjo problematike, analisti Arben Meçe tha për emisionin “Real Story” në ABC News se problemi qëndron që te projektimi i rrugës në vitin 2009, ku sipas tij SPAK duhet të nisë një hetim.

Meçe thotë se rruga do të jetë jashtë funksionit për shkak të faktorëve gjeologjikë të papërshtatshëm dhe Berisha, sipas tij, duhet të mbajë përgjegjësi pasi u vendos në shërbim të interesave greke për të sabotuar Korridorin 8.

“Qoftë në planin gjeostrategjik dhe të interesave kombëtare, qoftë edhe në mënyrën e projektimin ajo rrugë quhet sabotazh në sistemin rrugor në Republikën e Shqipërisë. Në mënyrë më të posaçme, problemi më serioz i saj është mos marrja fare në konsideratë e informacioneve gjeologjike në të cilat ajo është zhvilluar. Nuk po them në gjeometrinë e trupit dhe në gjeometrinë e aksit të lëvizjes. Është ndërtuar në formacione gjeologjike, që kanë për ta nxjerrë ashtë funksionit atë rrugë.

Që në momentin që është nisur projektimi, unë kam thënë që SPAK duhet të fillojë një hetim që në gjenezë, që në vitin 2009 se kush janë projektuesit e asaj rrugës dhe cili ishte synimi final i asaj rruge. 300 milionë euro janë hedhur në kosh në atë rrugë. Në një kohë shumë të shkurtër do të shohim shkarje masive. Aksi Qukës -Qafë Plloçë është rasti më i pastër dhe më ideal ku Sali Berisha vendoset në shërbim të interesave greke për të sabotuar Korridorin 8”, tha Meçe.

Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati. Evakuohen dhjetëra banorë

By: E S
7 January 2026 at 20:58

Niveli i ujit në lumin Vjosë vijon të rritet. Si pasojë ka dalë nga shtrati. Ndërkohë emergjencat civile të bashkisë së Vlorë, efektivë të policisë ndodhen në zonë.

Mësohet se niveli i ujit në urën e Mifolit është në rritje.

Ndërkohë autoritet po punojnë për forcimin e argjinaturës për të parandaluar çarjen e argjinaturës. Ndërsa më shumë se 20 banorë janë evakuuar.

Rrëzohet helikopteri në Rusi, humb jetën milioneri rus! Dalin pamjet nga momenti i aksidentit

By: E S
7 January 2026 at 20:49

Milioneri rus, Ilyas Gimandutdinov, pronar i një kompanie të madhe transporti, ka humbur jetën pasi helikopteri me të cilin ai po udhëtonte është rrëzuar.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në Perm, në Rusi, pasi helikopteri është ngatërruar në linjat e energjisë elektrike.

Video e momentit të rrëzimit të helikopterit është shpërndarë në rrjete sociale.

Dy pasagjerët që ndodheshin në bord raportohet se kanë vdekur. Mes tyre edhe milioneri rus Ilyas Gimandutdinov, themelues i kompanisë së transportit Tattranskom me seli në Perm dhe Elmir Koniakov, një drejtues i së njëjtës kompani.

Ndërkohë autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të përcaktuar plotësisht shkakun e rrëzimit të helikopterit.

❗ 2 DEAD from helicopter crash in Russia's Perm Krai region — Ministry of Emergency Situations

The helicopter gets tangled in wires and PLUMITS to the grounds of the Ashatli park center pic.twitter.com/jPHtB1tYzb

— RT (@RT_com) January 7, 2026

Pse opozita kërkon gjithmonë qeveri teknike?

By: Ylli Pata
7 January 2026 at 20:41

Nga Ylli Pata

Historia e “këngës së qyqes me qeveri teknike” nuk ka dalë sot. Ajo nuk erdhi në diskutim si shirat e pas janarit apo hetimet e SPAK të dhjetorit.

Kemi të bëjmë me një refren politik që është luajtur me play back si një template i gatshëm, i cili është futur në USB-në e një detashmenti establishment, i cili e ka çimentuar këtë narracion, duke e kthyer jo në një alternativë, por në një barcaletë, të cilën kundërshtari i tyre politik, Edi Rama pra, ja ka kthyer në forma të ndryshme; me sherbet, me çokollatë apo me krem, si për ta bajalldisur një recetë që na vjen si alternativë, por që në fakt është një boshllëk me brirë, pjellë e një shterpësie politike, e cila në mendje ka vetëm një gjë, të sigurojë moslëvizshmërinë e saj, duke mbajtur në mjerim politikën alternative shqiptare.

Prej së cilës ushqehet një treg i varfër impotent mediatik, i mbushur me delire dhe mllefe ku në mungesë të ideve këput mufka dhe marrina në fuqi infinit.

Logjika e “qeverisë teknike” ka dalë për së pari nga “Lartësia e tij-mbreti i popullit të 2 marsit”, i cili në mesin e mandatit të tij të përbashkët me Edi Ramën, ideoi në SPA-në luksoze të një hoteli në bllok, një qeveri pa Edi Ramën.

Jemi pikërisht në mesin e vitit 2016, kur Angela Merkel sapo kishte lënë Shqipërinë, e kishte vulosur me Edi Ramën nisjen e aksionit të reformës në drejtësi.

Aksioni i “qeverisë teknike pa Edi Ramën” në realitet ishte një vepër jo aq shumë e vështirë për tu realizuar. PS-ja e Edi Ramës, e cila erdhi në pushtet me të famshmet “1 milion shuplaka”, pjesën më të madhe të tyre ja dhuroi partisë së Ilir Metës. Partia Socialiste në realitet nuk kishte shumicën në Kuvend për të garantuar qeverinë. Kishte me ekzaktësi 68 deputetë, nga këta kishte mjaft që nuk viheshin në rresht për kryetarin.

Dhe si për t’i vënë bisht kësaj “ideje gjeniale” siç do të thoshte njëri që nuk ndodhet mes nesh, “koka” që do ta realizonte këtë plan vinte si nënprodukt i qumështit, ani pse mbante titullin Kryeprokuror i Republikës.

Po, po! Bëhet fjalë për Adriatik Llallën, i cili në kohën e tij, me kompetencat që i jepte Kushtetuta, vriste e priste, bënte shiun, erën e furtunën.

Së bashku me një zonjë-kolege dhe suitën e “burimeve” të paneleve, ortaku i kosit nisi të hiqte mandatet e deputetëve me një lehtësi tipike për grusht shteti.

Në këtë atmosferë, kur mandatet e deputetëve i hiqte zonja Gashi dhe i përforconin në panele partnerët mediatikë të nënprodukteve të qumshtit, Kryetari i Kuvendit, pas disa seancave për heqjen e toksinave në SPA përgatit një “qeveri teknike” të drejtuar nga një President i Republikës. Profesor doktor i rëndë fare. Së paku kështu u tha, por që sipas asaj çfarë ndodhi më pas, nuk “dhezi” kur thonë në Prishtinë.

Pasi, kandelat profesorake i lagu një deputet i Partisë Demokratike i Kurbinit, nga ata që kishte një merak të vjetër me arkitetin e qeverisë teknike.

Në këtë atmosferë gjërat shkuan në një vit supertensioni, kur “qeveria teknike” u realizua, po jo siç donte “arkitekti” por si një formulë hibride. E cila lindi në takimin e famshëm romantik të 17 majit ndërmjet Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Një qeveri teknike allasoj, ku Kryeministër ishte Edi Rama që qeveriste me një bërthamë besnikesh në postet dytësore, kurse ministrat kryesorë ishin të opozitës. Duke nisur nga Ministri i Brendshëm, i cili ishte një “Rambo” i trupave speciale të ushtrisë. Për të vazhduar me drejtësinë që e drejtonte Gazmend Bardhi e me radhë e me radhë.

Në realitet, vetëm emrin e kishte teknike ajo qeveri, pasi ministrat e saj ishin personazhet politike që hynë nga dritarja pasi prej derës nuk e kishin aq shumë mundësinë. E të gjithë ato personazhet, edhe pse nuk qullosën gjë- qoftë në qeverinë teknike të Ramës, qoftë edhe në politikën shqiptare, gjithsesi na janë ulur këmbëkryq që prej asaj kohe e nuk pushojnë së foluri natë për natë, edhe pse s’janë të votuar, edhe pse nuk jetojnë këtu, edhe pse në fund të fundit nuk ja thonë as për teknik televizori, teknik lavamani apo qeveri teknike, lërë më politikë. Ama dërrasat na i çajnë natë për natë.

Por nuk mbaroi me kaq. “Teknikët” e 17 majit nuk sollën asgjë as për Lulin e as për mentorin e tij politik “lexhendë”, pasi Edi Rama mori timonin i vetëm në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Nuk kishte nevojë për asnjë në prehër. Edhe? Kishte mazhorancën por jo Prokurorinë! Të cilën e drejtonte Adriatiku!

Dhe doli analistja e famshme e Big Brotherit, në atë kohe- gjysma gjel i lidershipit opozitar që propozoi një qeveri teknike, fill pas zgjedhjeve parlamentare.

Një “qeveri teknike” që analistja e kunatave që ua ka nxirë jetën ditën që i ka njohur, propozoi ta drejtojë ose Pandi Majko se Fatmir Xhafaj. Pak ditë pas këtij elaborimi, Adriatiku i radhës sajoi stuhinë e radhës me Sajmir Tahirin.

Nuk kaloi shumë dhe Edi Rama ja plotësoi dëshirën analistes anti-kunatë dhe emëroi Fatmir Xhafajn Ministër i Brendshëm.

Natyrisht që u mërzitën shpejt dhe nisi krijimi laboratorik i videove dhe audiove për të mbajtur panelet e darkës në këmbë dhe mbjellur ashtu si flokët në një klinikë ambulante, karrierat e opozitarëve të rinj.

Lindi kështu “afera Babale”, një nga “perlat teknike” të historisë politike dhe mediatike shqiptare. E cila do të shtynte ndër vite narracionin, kushtet por edhe ndikimin e saj.

Babalja i shkretë u shfry si tollumbac heliumi, njësoj si ndërhyrjet në rivierën italiane të anti-kunatës par exellance, por këga mbeti ama.

Si refren për një qeveri teknike që shpërtheu në fundin e vitit 2018, kur u arrit të ngjizej një lëvizje studentore parapolitike, ku gjithashtu u ngjizën karrierat e Arlind Qorit, Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.

Nën zhurmën e kërkesës për një qeveri teknike, Edi Rama, në janarin 2019 hoqi të gjithë politikanët socialistë nga kabineti, duke i zëvendësuar me “ekspertë” që ca ikën, e ca të tjerë hynë në politikë nga dritarja, duke u kthyer në politikanët e rinj të Partisë Socialiste. E që sot janë bërë të vjetër, ndaj Edi Rama i ka zëvendësuar sërish me teknikë, që anë bërë politikanë duke mbushur grupin parlamentar e kupolën e PS-së si gjysma e qeverisë aktuale.

Po kush të lë rehat? Refreni u USB-së së anti-kunatës doli përsëri duke kënduar “qeverinë teknike” si një himn festiv. Adriatiku i radhës ka propozuar dy zotërinj post të 70-tave për emra të qeverisë teknike. E ka shumë gjasa që Edi Rama, do ta marrë si shkas siç ka bërë shpesh, duke ju përgjigjur me një “ide origjinale”. Nuk është çudi që të bëjë “ministra teknikë” ca nga “gjenerata Z” meqë sot janë në modë në politikën botërore. Përkatësisht, vajza a djem të rinj poshtë të 30-ave, si për të sfiduar baby-boomers-at over 70 të Adriatikut…

Rritet më tej niveli i Vjosës, kryebashkiakja e Vlorës: Do evakuohen edhe 6 banesa

By: E S
7 January 2026 at 20:34

Kryetarja e bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini ishte mbrëmjen e së mërkurës në njësinë administrative Novoselë, pranë Lumit Vjosë.

Mersini, e shoqëruar nga drejtuesi i policisë së qarkut Vlorë, Elidon Çela e përshkroi situatën si kritike.

Sipas Mersinit, niveli i Vjosës është 8.6 metra por shpresa e mirë është që prurjet nga Përmeti dhe Memaliaj janë në ulje, çka mund të reflektohet edhe në Vjosë.

Mersin tha se nëse niveli rritet do të evakuohen edhe 6 banesa. Sipas saj deri më tani janë 13 banesa të evakuara.

Drejtuesi i policisë së Vlorës Elidon Çela siguroi qytetarët e Vlorës që strukturat e policisë janë në gatishmëri totale.

Shembjet në aksin Qafë Plloçë-Qukës, mbyllet përkohësisht ky segment, mjetet orientohen drejt rrugës së vjetër

By: E S
7 January 2026 at 20:25

Për shkak të inerteve dhe dherave në aksin Qafë Plloçë – Qukës, aktualisht po mbyllet qarkullimi në këtë segment.

Mësohet nga informacionet më të fundit, se për të marrë masa lidhur me qarkullimin e mjeteve dhe për të shmangur rrezikun si në rastin e mjetit të aksidentuar paraditen e sotme, është mbyllur përkohësisht qarkullimi në këtë aks.

Policia e qarkullimit rrugor Korçë dhe ajo e Elbasanit po orientojnë mjetet drejt rrugës së vjetër duke vendosur patrulla në hyrje të Qafë Plloçës dhe në hyrje të Qukësit për të mos lejuar hyrjen në aksin e ri.

Aksi do të qëndrojë i mbyllur deri në momentin që firma kontraktore të pastrojë plotësisht të gjitha dherat e inertet që kanë rënë në rrugë dhe derisa të mos ketë më rrezik për qarkullimin e mjeteve.

Firma kontraktore edhe në këto momente ndodhet në aks ku po bën ndërhyrjet ndërsa nuk dihet se sa do të zgjatë bllokimi i qarkullimit në këtë zonë.

Takimet e Salianjit me demokratët, Tabaku: Ngjan më shumë si një përplasje idesh me kupolën e PD

By: E S
7 January 2026 at 20:17

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar aksionin e Ervin Salianjit, i cili ka zhvilluar disa takime me demokratë anembanë Shqipërisë.

Në ‘Ditari i Pasdites’ në A2 CNN, Tabaku u shpreh se më shumë sesa një përplasje, aksioni i Salianjit i duket më shumë një përplasje idesh me kupolën e PD-së.

Megjithatë Tabaku tha se nuk ishte dakord me mënyrën sesi Salianji kishte zgjedhur që ta zhvillonte aksionin e tij politik, pasi sipas saj, do të ishte mirë që diskutimet të bëheshin brenda forumeve të PD-së.

Ajo gjithashtu doli kundër disa funksionarëve të PD-së që kanë kërkuar përjashtimin e Salianjit nga partia, teksa tha se tani është koha për bashkim dhe jo për përçarje.

“S’më duket më shumë një përplasje, sesa një përplasje idesh. Ai ka zgjedhur rrugën e tij, për të cilën unë nuk jam dakord. Unë preferoj që t’i kemi diskutimet në Kryesi, në Grup Parlamentar, boll i kemi bërë në studiot televizive. A ka nevojë sot PD që të diskutojë? Patjetër. Por ne duhet të tregojmë maturi, pjekuri dhe që jemi atje në PD pavarësisht pozicionit që ka secili, pavarësisht interesave personale që ka secili.

E madhja më e madhe është përpara. Unë nuk mendoj që përjashtimet duhet të jenë një fjalë që të mbizotërojë në fjalorin tonë këto momente. Ne ku të zgjasim dorën, ku të shtohemi. Ne duhet të mendojmë patjetër kë të marrim me vete, jo kë të largojmë. Dhe në këtë kuadër forumet e PD duhet të jenë qendrat e debatit dhe diskutimeve”, tha mes të tjerash Tabaku.

❌
❌