Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 January 2026Java News

Integrimi i Shqipërisë në BE, Spiropali nga Vlora: Viti 2026 vendimtar, avancojmë me fazën e re për mbylljen e negociatave

By: Os De
31 January 2026 at 14:59

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në Forumin e Dialogut “Edhe disa hapa drejt BE-së”, organizuar në Vlorë nga ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj.

Spiropali iu bashkua panelit të diskutimit në krah të raporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, Ambasadorja e Francës në Shqipëri Catherine Suard dhe Ambasadori i Spanjës në vendin tonë, Gabriel Ventura.

Në hapje të fjalës së saj, Spiropali u ndal në rezultatet konkrete që e kanë afruar Shqipërinë më pranë familjes europiane.

Në vetëm 13 muaj, nga tetori 2024 deri në nëntor 2025, falë një vizioni të qartë, pune të ditëpërditshme, përpjekjesh të përbashkëta dhe një koordinimi të vendosmerisë politike me aftësinë institucionale, kemi hapur, së bashku me Komisionin Europian dhe me Vendet Anëtare, 33 kapitujt e negocimit.

Gjatë muajve të fundit, si asnjëherë më parë me këtë ritëm, kemi punuar me ngulm për të arritur sa më parë piketat e ndërmjetme për Themeloret. Pak ditë më parë në Parlament u miratua paketa e fundit legjislative, duke i dhënë procesit peshën dhe seriozitetin që kërkon e meriton, për avancimin sa më parë me fazën vijuese, edhe me kërkuese e sfiduese, atë të fillimit të mbylljes së kapitujve. 2026 është vit vendimtar për objektivin tonë për mbylljen e kapitujve brenda vitit 2027“.

Këto rezultate, sipas saj, nuk janë fakte të thata apo tregues statistikorë, por një sinjal politik se Shqipëria ka ndërtuar kapacitetin për të ecur me ritmin e BE-së dhe besimin për të merituar bashkimin me Europën.

Reformat që kemi ndërmarrë nuk janë të lehta. Janë reforma që prekin drejtësinë, administratën, luftën kundër korrupsionit, ekonominë, standardet, mënyrën se si funksionon shteti dhe shoqëria shqiptare. Por këto reforma nuk janë bërë për të kaluar një provim europian. Janë bërë sepse Shqipëria ka nevojë e po ndërton jo pa sfida, një shtet më të

drejtë, institucione demokratike e të qëndrueshme, një ekonomi më të hapur e më konkuruese, me më shumë mundësi e mirëqenie për të gjithë qytetarët e saj. Dhe kjo është arsyeja pse sot mund të themi se integrimi nuk është më vetëm aspiratë. Është një proces i mbështetur në kapacitet real shtetëror“, shtoi Spiropali.

Ministrja nënvijëzoi se “integrimi nuk është vetëm çështje e Shqipërisë, por edhe çështje e vetë Europës.”

Në një moment kur rendi ndërkombëtar është në tension,

kur siguria europiane vihet në provë, dhe kur besueshmëria e projekteve politike matet me rezultate, zgjerimi nuk është luks. Është domosdoshmëri strategjike. Ballkani Perëndimor nuk është periferia e Europës.

Është një nga pikat ku përcaktohet nëse Europa është një projekt që zgjeron stabilitet apo një projekt që kufizohet në vetvete. Në këtë kontekst, Shqipëria nuk kërkon thjesht të hyjë në Bashkimin Europian. Ajo kërkon të kontribuojë në të. Ne jemi plotësisht të linjëzuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian. Jo sepse na kërkohet, por sepse besojmë se siguria dhe  orientimi ynë janë të pandashëm nga Europa“, deklaroi Spiropali.

Për Ministren e Jashtme, Shqipëria ka nevojë për Bashkimin Europian, por edhe Bashkimi Europian ka nevojë për Shqipërinë.

Për një Ballkan Perëndimor të ankoruar fort në Europë,  për një partner që ndan vlera dhe përgjegjësi, për një zgjerim që forcon, jo që dobëson projektin europian. Sot, në Europë, ka edhe zëra që duan ta ndalin zgjerimin. Ka forca që duan të mbyllin dyert.

Kjo do të thotë se për ne beteja nuk është vetëm teknike. Është edhe politike. Është edhe morale. Kjo është arsyeja pse sot më shumë se kurrë kemi nevojë të bashkohemi për ëndrrën tonë historike, interesin tonë kombëtar dhe të ardhmen e të gjithë fëmijëve të Shqipërisë. Të mos i japim askujt brenda dhe jashtë Shqipërisë mundësi për keqdashje. Të mos lejojmë të dëmtohet ajo që kemi ndërtuar me shumë mund. Marrëdhënia që ne synojmë nuk është marrëdhënie periferie. Është marrëdhënie bashkëpunimi. Jo pritjeje, por bashkë-ndërtimi. Në këtë kuptim, “ata pak hapa të fundit” nuk janë vetëm hapat e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Janë edhe hapat e Bashkimit Europian drejt një Europë më të plotë dhe më të sigurt. Kjo është arsyeja pse ne e shohim integrimin jo si një vijë përfundimi, por si proces transformues që na afron gjithnjë e më shumë në përgjegjësi, në standarde por edhe në kontributin e përbashkët për ta mbajtur Europën të begatë, hapësirë të lirisë e të paqes, dhe për ta bërë edhe më të fortë e më të sigurt“, përfundoi Spiropali.

Tiranë, ishin dënuar për plagosje të rëndë me dashje/ Arrestohen 2 persona, policia jep detaje

By: Os De
31 January 2026 at 14:56

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim pasi ishin dënuar me  4 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se u vunë në pranga shtetasi M. H., 31 vjeç dhe shtetasi E. F., 29 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë

 

Si rezultat i kontrolleve intensive nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Konkretisht:

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe vunë në pranga shtetasin M. H., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me  4 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 2 muaj e 22 ditë burgim.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. F., 29 vjeç, pasi Gjykata e Apelit  e ka dënuar me  4 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 8 muaj e 22 ditë burgim.

Skandali seksual në Mal të Zi/ Videot intime me ish-zyrtarin e lartë, thyen heshtjen Mirjana Pajkoviç: Prej një viti në rrezik për jetën, kërcënohesha!

By: Os De
31 January 2026 at 14:49

Prej disa ditësh, Mali i Zi po përballet me një aferë serioze që ka përfshirë figura të larta shtetërore, ku në qendër të saj janë Mirjana Pajkoviq dhe Dejan Vukshiq, ish-drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe ish-këshilltar i Presidentit Jakov Milatoviq. Skandali ka çuar në dorëheqjen e të dyve nga funksionet publike. Vukshiq dha dorëheqjen në fund të vitit të kaluar, pas tre kallëzimeve penale të depozituara kundër Pajkoviq, ndërsa të premten e kaluar, Pajkoviq u largua nga detyra si drejtoreshë e Drejtorisë për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave. 

E ftuar në emisionin “Puls of Serbia Weekend”, Mirjana Pajkoviq hodhi poshtë zërat për një skandal seksual, duke e cilësuar çështjen si krim kibernetik dhe shkelje të të drejtave kushtetuese. “Ky nuk është një skandal seksual, por një problem sigurie me natyrë dixhitale. Është një akt që cenon të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe duhet të shqetësojë çdo qytetar,” – deklaroi ajo. Pajkoviq theksoi se ka dhënë dorëheqjen si akt përgjegjësie personale, për të mos dëmtuar institucionin që përfaqësonte, duke shtuar se nuk ka pasur bazë ligjore për shkarkimin e saj. 

“Kam jetuar me frikë për më shumë se një vit” 

Ajo rrëfeu se për më shumë se një vit e tre muaj ka jetuar nën frikë, duke pretenduar se është kërcënuar nga një zyrtar i lartë shtetëror.
“Është e papranueshme që një qytetar të jetojë me frikë nga pushteti i zyrtarëve. Ata duhet të na mbrojnë, jo të na kërcënojnë,”-u shpreh Pajkoviq, duke shtuar se ka ngritur disa kallëzime penale dhe se rasti është bërë publik falë medias. 

Akuza ndaj Presidentit Milatoviq 

Pajkoviq deklaroi se Presidenti Jakov Milatoviq ishte në dijeni të situatës, por nuk reagoi në kohë.
“Prisja mbështetje prej tij. Kërcënimet vinin nga zemra e zyrës së Presidentit. Fjalët ishin: ‘Nuk do të ketë jetë për ty në Mal të Zi’. Heshtja e tij më kompromenton,” – tha ajo. Sipas saj, Presidenti kishte detyrimin moral dhe institucional të mbështeste çdo grua që denoncon dhunën dhe të inkurajonte autoritetet ligjzbatuese të vepronin. Në fund të intervistës, Pajkoviq pranoi se ka heshtur për një kohë të gjatë për dhunën që ka përjetuar, duke e quajtur këtë një gabim të rëndë.

“Ata që kërcënojnë sot, nesër mund ta bëjnë realitet. Nuk ndihem e sigurt dhe nuk e di çfarë mund të ndodhë,” – përfundoi ajo. Afera vazhdon të tronditë opinionin publik në Malin e Zi, ndërsa pritet reagimi i institucioneve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të akuzave. 

Rey Manaj rikthehet në Turqi, Sivasspor i ofron kontratë deri në 2031-in

By: Os De
31 January 2026 at 14:44

Rey Manaj i ka dhënë fund aventurës me Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa mbyllja e bashkëpunimit mes palëve është konfirmuar nga ekipi në fjalë.

Euronews Albania ka mësuar se futbollisti nga Lushnja ka vendosur të kthehet në kampionatin turk, konkretisht te Sivasspor, skuadër fanellën e së cilës e ka mbajtur veshur edhe më herët. Këta të fundit aktualisht luajnë në ligën e dytë turke, pasi ranë nga Superiorja edicionin e shkuar, ndërsa synim mbetet rikthimi në elitë.

Në kontratën e parashtruar për Manajn përflitet për 5.5 vite, ku futbollisti do të marrë afro 1 milionë euro vetëm në këtë pjesë të mbetur të sezonit. Gjithashtu në rast se Sivasspor siguron kthimin në elitë, shpërblimi për Manaj do të jetë 200 mijë euro. Ndër të tjera pagesë shtesë edhe nëse 28-vjecari siguron 10 gola dhe asiste në total.

Manaj vetëm pak muaj më parë u transferua tek Al Sharjah, madje me një rrogë të lartë, afro 4 milionë euro në sezon, por duket se gjërat nuk shkuan mirë, duke vendosur të kthehet dhe një herë aty ku shkëlqeu në Turqi.

Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda pas marrëdhënieve me vajza ruse

By: Os De
31 January 2026 at 14:36
Së fundmi, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve ka publikuar një pjesë të dosjes së madhe të Jeffrey Epstein, duke përfshirë mesazhe dhe email-e që lidhen me figura të njohura si Bill Gates, Elon Musk dhe Kimbal Musk.
Dokumentet u publikuan më shumë se një muaj pas afatit të caktuar ligjor të 19 dhjetorit 2025 dhe janë pjesë e një arkivi prej disa miliona faqesh.
Sipas një email-i të zbuluar, Epstein pretendon se Bill Gates kishte kërkuar ndihmë për të fshehur një sëmundje seksualisht të transmetueshme nga bashkëshortja e tij, Melinda, pas marrëdhënieve intime me vajza ruse. Një përfaqësues i Gates e quajti këtë pretendim “plotësisht të pavërtetë dhe absurd” dhe theksoi se dokumentet tregojnë vetëm frustrimin e Epstein për mungesën e një marrëdhënie të vazhdueshme me Gates dhe përpjekjet e tij për ta diskredituar.
Po ashtu, dokumentet tregojnë komunikime të Elon Musk me Epstein gjatë viteve, edhe pas dënimit të këtij të fundit në vitin 2008 për akte të prostitucionit me të mitura.
Në dhjetor 2012, Musk shkruante se dëshironte të merrte pjesë në një festë në St. Barts ose në një tjetër vend dhe Epstein i përgjigjej duke përmendur zonën e tij private.
1 vit më vonë, Musk pyeste përsëri për një vizitë të mundshme në ishull, por Epstein e anuloi vizitën duke thënë se do të qëndronte në New York. Musk ka pohuar më parë se nuk e njihte mirë Epstein dhe kishte shkuar vetëm një herë në shtëpinë e tij në Manhattan.
Edhe Kimbal Musk, vëllai i Elon, duket se ka shkëmbyer email-e me Epstein dhe bashkëpunëtorin e tij, Boris Nikolic, në vitin 2012. Në një mesazh, Kimbal e falënderonte për prezantimin me një grua të quajtur Jennifer dhe paralajmërohej që të kujdesej për të, pasi Epstein ishte shumë “protektiv” ndaj vajzave dhe miqve të tij.

Ndër të përmendurit në dosje është edhe Howard Lutnick, sekretar amerikan i tregtisë. Email-et tregojnë se ai diskutoi mundësinë e një dreke në ishullin e Epstein në Karaibe, por një përfaqësues i Departamentit të Tregtisë tha se Lutnick kishte pasur vetëm pak kontakte me Epstein në praninë e bashkëshortes së tij dhe nuk ishte akuzuar për ndonjë vepër penale.

Publikimi i këtyre dokumenteve ka rikthyer vëmendjen tek rrjeti i kontakteve të Epstein me figura të fuqishme dhe të pasura, duke shtuar debatet për mënyrën se si administrata Trump menaxhoi dosjen dhe për përmbajtjen që ende mbetet e fshehur nga publiku./FT

Forumi i ndryshimit të mosndryshimit

31 January 2026 at 14:27

Nga Ilir Demaliaj

Nga hiçi, si me magji politike lindi edhe Forumi për Dialog Politik. Askush nuk e di saktësisht kush e thirri, kush e autorizoi dhe mbi ç’legjitimitet u ngrit, por si çdo nismë shqiptare, u gjet menjëherë edhe sheshi: jo Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, por ai që disa tashmë e quajnë pa asnjë vendim zyrtar “Sheshi i Adriatik Lapajt”, ose më saktë, “Shqipëria Bëhet”.

Një shesh që në dokumente nuk ekziston, por në retorikë përdoret si pronë private politike. Një hapësirë publike e riemërtuar me vetëvendosje emocionale, ku një kioskë proteste prej gati dy muajsh mundohet të bindë kalimtarët se këtu po ndodh historia. Ndërkohë, historia kalon pranë: mijëra qytetarë, makina, turistë – dhe protesta mbetet aty, herë me dy vetë, herë me tre, e në momente dramatike vetëm me një rojtar shprese që pret ndërrimin e turnit. Një protestë që nuk rritet, nuk përhapet, nuk infekton askënd. Një protestë që ka mbetur kioskë, jo lëvizje.

Në këtë “shesh” zbarkoi edhe Ermal Hasimja, për të shpallur ngritjen e forumit të ndryshimit të mosndryshimit. Sepse sipas tij, qëllimi është fisnik: të binden ata që nuk votojnë nga zhgënjimi i sistemit. Pra, të bindë të zhgënjyerit… me arkitektët e zhgënjimit.

Ironia këtu nuk ka nevojë për zbukurime. Forumi sillet rrotull një boshti që nuk lëviz, si një rrotë që nuk ecën përpara. Të gjithë rrotullohen rreth sistemit që gjoja duan të shembin, por që në fakt duan vetëm ta administrojnë. Një valle politike rreth “hunit”, ku protagonistët sillen e përdridhen me shpresën se dikush nga publiku do të hedhë ndonjë votë, siç hidhen lekët në tallavatë e synetlliqeve politike kur “deti bëhet kos” dhe turren të gjithë me lugën në brez.

Hasimja shfaqet si përbashkues i forcave opozitare, por le ta themi qartë: në këtë tryezë, fuqia reale është vetëm një – Partia Demokratike. Dhe Partia Demokratike, sot për sot, është Berisha. Të tjerët janë ose kioska politike, ose mikrobuza partiake që presin të kapen pas rimorkios së madhe duke pritur ti bien koqet dashit .

Këtu lind edhe pyetja që askush nuk guxon ta bëjë hapur:
Ku qëndron sot Ermal Hasimja përballë Sorosit?

Hasimja vjen nga rrethet e Open Society, nga Kosovo Foundation e financuar nga George Soros – një fakt publik dhe i pamohueshëm që vjen në Shqipëri me grupin e Argites që krijuan KOP-in. Më pas u bë këshilltar i Berishës, një lider që sot e ka ndërtuar identitetin e tij politik mbi një armiqësi të hapur dhe obsesive ndaj Sorosit. Si bashkëjetojnë këto dy botë në të njëjtën tryezë? A është Sorosi armik vetëm kur i duhet turmës, dhe mik kur i duhet CV-së?

Pastaj vjen kapitulli akademik: rektor në universitetin e Çilit, sot pronar i Universitetit “Ernest Koliqi” – një emër i madh kombëtar i përdorur si markë tregtare, nga “ tregëtar flamujsh” për t’u shitur në tregun e arsimit privat. Një tjetër shembull i mënyrës sesi simbolika kombëtare shndërrohet në mall, ndërsa morali në dekor. Kriza më e tmerrshme dhe me pasoja për tê ardhmen është arsimi. Hasimja do të ishte shumë më mirë të ngrinte një forum dhe diskutim kombëtar të gjërë për këtë. Por nuk mundet se i bie vetes, se siç këmi kioska politike, kemi dhe kioska universitare që ngrenê kioska akademike.

Nga ana tjetër, Adriatik Lapaj, që çdo ditë rreh gjoksin si “shpëtimtari” që do të “bëjë Shqipërinë”, shfaq të kundërtën e asaj që predikon. Pa konsistencë, pa koherencë, pa qëndrueshmëri. Protesta e tij dy mujore është prova më e qartë: shumë zhurmë mediatike, zero mobilizim shoqëror. Një lëvizje që nuk prodhon energji, por konsumon vëmendje.

Dhe tani, pasi e kanë shteruar rolin e “anti-sistemit”, këto parti po kthehen aty ku kanë qenë gjithmonë. Po ulen në të njëjtën tryezë, po lëpijnë atë që pështynë dje, po rehabilitojnë aleanca që i kishin shpallur të vdekura. Jo për të prishur sistemin – sepse atë e kanë ndërtuar vetë – por për t’u ricikluar brenda tij.

Në fund, del qartë se qëllimi i vërtetë nuk është ndryshimi, por përfshirja. Jo revolucioni, por negociata. Jo rrëzimi i sistemit, por kapja pas tij, si i mbyturi pas kashtës.

Ky forum nuk është forumi i shpresës.
Është forumi i hipokrizisë politike, ku ndryshimi shitet si slogan, ndërsa mosndryshimi praktikohet me përpikmëri

Në Shqipëri, problemi nuk është se nuk ka forume.
Problemi është se ka shumë forume për të mos ndryshuar asgjë.

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku i ofron dorëheqjen Kuvendit të partisë

By: Os De
31 January 2026 at 14:18

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij dhe i ka kërkuar ta shqyrtojë atë në punimet që po zhvillon ai të shtunën.

“Çfarë dëshironi të bëni me mua si kryetar, dhe të ardhmen e kësaj partie? Çfarëdo vendimi që merrni unë do ta respektoj me qetësi”, u ka thënë ai delegatëve të partisë.

Abdixhiku e ka thirrur Kuvendin pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave – rezultati i dytë më i keq qysh prej pasluftës.

“Rezultati që na solli këtu nuk erdhi nga një gabim i vetëm, dhe as nga një natë e vetme dhe as nga një vendim i vetëm. Ai erdhi ngadalë, si grumbullim, si peshë që rëndohet çdo ditë derisa një ditë e kupton se nuk mban më”, ka thënë Abdixhiku në nisje të punimeve të Kuvendit. Disa figura partiake kanë kërkuar dorëheqjen e tij të parevokueshme.

Në mesin e tyre është Hykmete Bajrami, e cila ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë dhe e ka kërkuar të njëjtën edhe nga Abdixhiku.

“Unë kam zgjedhur të dalë para jush, jo sepse e kam të lehtë, por sepse e ndjej të domosdoshme, sepse kam besuar gjithmonë se njeriu nuk matet kur gjithçka shkon mirë, por kur duhet të flasë edhe atëherë kur fjala i dridhet”, ka thënë mes tjerash Abdixhiku gjatë fjalimit.

Ai ka thënë më herët gjatë së shtunës se Kuvendi është organi më i lartë i partisë dhe rrjedhimisht ai vendos për gjithçka.

“I siguroj të gjithë anëtarët LDK-së që nga ky debat do të dalim edhe më të unifikuar, edhe më të fortë, e më të gatshëm për të ardhmen më të mirë që na pret përpara. Me shumicë votash e përcaktojmë fatin tonë politik”.

Sipas agjendës së publikuar nga partia, pas fjalimit të Abdixhikut, Kuvendi do t’i zhvillojë diskutimet me dyer të mbyllura.

Anëtari i kësaj partie, Avdullah Hoti e ka shpallur ditë më parë kandidaturën për kryetar të partisë, ndonëse disa figura kanë thënë se të shtunën do të diskutohet vetëm për performancën e Abdixhikut dhe që çështja e kandidaturave për kryetarin e partisë, është proces i ndarë.

“Nuk jemi në fazë të kandidaturave të tjera. Jemi në fazë të vlerësimit të punës së kryetarit, me kërkesën e tij, do të shohim se çfarë i ofron ai Kuvendit. Nëse ofrohet dorëheqja, dorëheqja është akt vullnetar, individual, i pandikueshëm, drejtpërdrejt i zbatueshëm dhe i pakthyeshëm. Nëse kërkon votëbesim atëherë është çështje e votimit, e cila duhet të bëhet si votim bazuar në statutin e LDK-së, votim i fshehtë me kuti dhe ecim tutje. Secili rezultat do të jetë i respektueshëm nga ana jonë”, ka thënë Arben Gashi.

Lidhja Demokratike e Kosovës është një nga partitë më të vjetra në Kosovë, e themeluar në vitin 1989 nga Ibrahim Rugova.

Ajo ka luajtur rol kyç në periudhën e rezistencës paqësore dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike të vendit. REL

Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

By: Os De
31 January 2026 at 14:10

31 janar 2026 – U zhvillua sot në Vlorë forumi i Dialogut me temën “Edhe disa hapa akoma drejt BE”, ku morën pjesë Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, ambasadorja franceze në vend, Catherine Suard, ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë.

Ambasadorja Suard theksoi se “askush nuk mund të dyshojë se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj, që nga reforma në drejtësi, digjitalizimi i shërbimeve, mbrojtja e qytetarëve dhe harmonizimi me politikat e jashtme”.

 

Sipas saj, këto arritje japin besim në arenën ndërkombëtare.

“Për këtë besim, Presidenti Emmanuel Macron erdhi dy herë radhazi në Shqipëri, vizita që i dhanë një ritëm të pandërprerë marrëdhënieve tona. Shqipëria e shtrin hapin, jo vetëm ecën drejt Europës”, shtoi Suard.

Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e fazës përfundimtare të integrimit.

“Kilometrat e fundit janë më të vështirët dhe më entuziazmuesit. Këto pika janë thelbësore për integrimin tuaj të ardhshëm dhe tregojnë një drejtim të vetëm, pa rrugë të tërthorta. Kjo pakthyeshmëri e bën Shqipërinë një partner të besueshëm për Francën dhe Europën.”

“Franca është krah jush, jo për të numëruar hapat, por si partner gjatë rrugës. BE nuk është një destinacion, ajo vetë është në lëvizje”, përfundoi ajo.


Ndërsa për Schieder, “plotësimi i BE-së nuk do të përfundojë derisa Ballkani të jetë pjesë e tij, e veçanërisht Shqipëria”.

“Zgjerimi është një shans shumë i mirë edhe për BE-në, jo vetëm një përpjekje për Shqipërinë”, theksoi Schieder, duke shtuar se ka avancim të madh në procesin e negociatave, kundrejt gjërave që ende janë për t’u bërë.

“Nëse mbyllen kapitujt që është parakusht dhe reformat përmirësojnë jetesën, ka një shans që në fund të kësaj dekade, se desh thashë shekulli, të mendojmë se si do dalim…Nuk dëshiroj të them një datë specifike, por ne mandatin në PE e kemi deri në vitin 2029.

Ajo që do doja më shumë se gjithçka që si relator është të komunikoj që Shqipëria është pjesë e Bashkimit Europian”, tha Schieder.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u ndal në rezultatet konkrete që e kanë afruar Shqipërinë më pranë familjes europiane.

“Në vetëm 13 muaj, nga tetori 2024 deri në nëntor 2025, falë një vizioni të qartë, pune të ditëpërditshme, përpjekjesh të përbashkëta dhe një koordinimi të vendosmerisë politike me aftësinë institucionale, kemi hapur, së bashku me Komisionin Europian dhe me Vendet Anëtare, 33 kapitujt e negocimit. Gjatë muajve të fundit, si asnjëherë më parë me këtë ritëm, kemi punuar me ngulm për të arritur sa më parë piketat e ndërmjetme për Themeloret.

Pak ditë më parë në Parlament u miratua paketa e fundit legjislative, duke i dhënë procesit peshën dhe seriozitetin që kërkon e meriton, për avancimin sa më parë me fazën vijuese, edhe me kërkuese e sfiduese, atë të fillimit të mbylljes së kapitujve. 2026 është vit vendimtar për objektivin tonë për mbylljen e kapitujve brenda vitit 2027.”

Këto rezultate, sipas saj, nuk janë fakte të thata apo tregues statistikorë, por një sinjal politik se Shqipëria ka ndërtuar kapacitetin për të ecur me ritmin e BE-së dhe besimin për të merituar bashkimin me Europën.

“Reformat që kemi ndërmarrë nuk janë të lehta. Janë reforma që prekin drejtësinë, administratën, luftën kundër korrupsionit, ekonominë, standardet, mënyrën se si funksionon shteti dhe shoqëria shqiptare. Por këto reforma nuk janë bërë për të kaluar një provim europian.

Janë bërë sepse Shqipëria ka nevojë e po ndërton jo pa sfida, një shtet më të drejtë, institucione demokratike e të qëndrueshme, një ekonomi më të hapur e më konkuruese, me më shumë mundësi e mirëqenie për të gjithë qytetarët e saj. Dhe kjo është arsyeja pse sot mund të themi se integrimi nuk është më vetëm aspiratë. Është një proces i mbështetur në kapacitet real shtetëror“, shtoi Spiropali.

Dosjet e reja të Epstein/ Publikohen foto të ish-princit Andrew në gjunjë mbi një vajzë

By: Os De
31 January 2026 at 14:02

Një publikim masiv dokumentesh nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rihapur debatin mbi rrjetin e kontakteve të Jeffrey Epstein, i cili u akuzua për abuzime seksuale dhe vdiq në burg në vitin 2019.

Sipas The Guardian, dosjet e reja përfshijnë më shumë se tre milionë faqe dokumente, 2 mijë video dhe rreth 180 mijë imazhe, duke përbërë publikimin më të madh të këtij lloji deri më sot.

Ky publikim vjen si rezultat i një ligji të miratuar vitin e kaluar në SHBA, i cili detyron qeverinë të bëjë publike çdo informacion në zotërimin e saj që lidhet me çështjen Epstein.

Në mesin e dokumenteve të publikuara përfshihen edhe imazhe që, sipas përshkrimit të mediave, duket se tregojnë ish-princin Andrew në një situatë komprometuese me një vajzë, identiteti i së cilës është mbajtur i fshehtë. Fytyra e saj është e mbuluar dhe rrethanat në të cilat janë shkrepur fotot mbeten të paqarta.

Andrew Mountbatten-Windsor ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në veprimtari të paligjshme. Megjithatë, lidhjet e tij me Epstein kanë shkaktuar polemika të gjera publike dhe institucionale. Ai humbi titujt mbretërorë dhe rolet zyrtare në vitin e kaluar, mes presionit në rritje ndaj familjes mbretërore britanike.

Sipas dokumenteve të cituara nga The Guardian, Andrew Mountbatten-Windsor dyshohet se ka ftuar Jeffrey Epstein në Buckingham Palace në shtator të vitit 2010, pak kohë pasi Epstein ishte liruar nga arresti shtëpiak në SHBA.

Një dokument i datës 27 shtator 2010 sugjeron se Epstein i ka shkruar Andrew-it gjatë një qëndrimi në Londër, duke përmendur nevojën për “kohë private”. Në një përgjigje të supozuar, Andrew thuhet se ka sugjeruar një darkë në Buckingham Palace, duke theksuar se do të kishte “shumë privatësi”.

Në një email tjetër, dy ditë më vonë, Andrew thuhet se shkruan:

“I kënaqur që do të vish në BP. Eja me kë të duash dhe do të jem i lirë nga ora 16:00 deri rreth 20:00.”

Shkurtesa “BP” besohet t’i referohet Buckingham Palace. Megjithatë, sipas The Guardian, nuk ka konfirmim nëse ky takim ka ndodhur realisht.

Mes personave të përmendur në dokumente janë figura të njohura ndërkombëtare, përfshirë sipërmarrësin Elon Musk dhe politikanin britanik Peter Mandelson. Vetë përmendja në dokumente nuk nënkupton automatikisht përfshirje në veprimtari të paligjshme.

Çështja e Irena Gjokës, PD: Vendimi i KLGJ papërgjeshmëri, ILD të veprojë me shpejtësi!

By: Os De
31 January 2026 at 13:53

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e konsideron të papërgjegjshëm dhe të paprecedentë vendimin e këshillit të Lartë Gjyqësor për ta përcjellë çështjen e gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka në derën e Inspektorit të Lartë të drejtësisë, në një kohë që ajo rezulton e dënuar në Greqi për përdorim të një vize të falsifikuar.

Sipas opozitës sjellja e KLGJ ngre pikëpyetje të forta mbi pavarësinë dhe paanshmërinë e këtij institucioni.

REAGIMI I GRUPIT PARLAMENTAR TË PD

“Kjo sjellje e papërgjegjshme dhe e paprecedent e KLGJ-së, në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve organike që e ngarkojnë me marrjen e vendimeve për rastet e papajtueshmërisë dhe pazgjedhshmërisë së gjyqtarëve, ngre pikëpyetje të forta për pavarësinë dhe paanshmërinë e organit të qeverisjes të pushtetit gjyqësor. Dërgimi për kompetencë ILD është një përpjekje e qartë për ta zvarritur akoma edhe më tej këtë çështje, me pasoja shumë të rënda për pushtetin gjyqësor, të drejtat e qytetarëve dhe besimin e publikut te sistemi i drejtësisë”.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i bën thirrje Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që të zbatojë ligjin dhe të kërkojë menjëherë nga KLGJ deklarimin e mbarimit të mandatit për gjyqtaren e dënuar.
Në mbledhjen e së premtes, Këshilli i Lartë Gjyqësor rrëzoi njëkërkesë për verifikimin e statusit të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka lidhur me mosdeklarimin prej saj të një dënimi penal të dhënë nga drejtësia greke në vitin 2005. Mbi bazën e propozimit të një prej anëtarëve cështja në fjalë pritet ti kalojë për shqyrtim ILD-së.

“Drejtësia e vonuar humbet funksionin e saj”/ Ilir Beqaj letër Gjykatës Kushtetuese

31 January 2026 at 12:39

Nga Ilir Beqaj

Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!

Po ju drejtohem publikisht pas njoftimit të publikuar në faqen web të Gjykatës më 28 janar 2026, ku bëhet e ditur se është rrëzuar kërkesa ime për të kundërshtuar vendimin e GJKKO të datës 6 korrik 2024 mbi masën e sigurimit “arrest në burg”.

Kjo padyshim më bën subjektiv dhe ju besoj edhe për këtë arsye mund ta neglizhoni këtë komunikim. E keni gati klishe­në që vendimet e gjykatës nuk komentohen.

Por, meqë shqiptarët fitojnë çështje në GJEDNJ (Strasburg), kjo ndodh sepse ja që edhe ju jepkeni vendime të padrejta.

Atëherë, në një shoqëri demokratike, si e jona, çdokush ka të drejtë të shprehet lirshëm kundër padrejtësive. Mjafton që ta bëjë në mënyrë të paqtë dhe etike.

Ende nuk kam dijeni të rezultatit të votimit. Por rrëzimi i kërkesës tregon se kundër kërkesës sime kanë votuar të paktën 4 gjyqtarë, por ndoshta kanë votuar en bloc të tetë gjyqtarët.

Ky komunikim publik është vetëm për ata gjyqtarë që kanë votuar rrëzimin e kërkesës.

Kam bërë kërkesë në Gjykatën tuaj të nderuar më 1 korrik 2025. Sipas njoftimit të kahershëm, seanca do të zhvillohej në datë 23 dhjetor 2025, ndërsa njoftimi i rrëzimit të kërkesës u bë publik më 28 janar 2026. Kaq mjafton për të kuptuar se sa seriozë jeni në trajtimin e çështjeve që gjykoni. 7 muaj për të bërë vlerësimin e një mase sigurie. A ka kuptim që të jepni një vendim për një masë sigurie 19 muaj nga dhënia e vendimit të parë? Një shqyrtim i tillë i stërzgjatur e humbet funksionin e tij si garanci efektive. Çfarë lloj drejtësie qenka kjo? Kujt i duhet kjo lloj drejtësie kaq e vonuar?

Për ju kërkesat për rrëzim të vendimeve të masave të sigurimit mund të jenë “bezdisëse”, mund të jenë “të dorës së dytë” krahasuar me çështje të tjera shumë më themelore për shtetin e së drejtës që gjykoni, por kjo nuk duhet t’ju çojë në vlerësime krahasimisht më simpliste në raste si ky i imi.

Më 6 korrik 2024 GJKKO ka arsyetuar se, meqë veprat penale që dyshohet se kam kryer si funksionar i lartë parashikojnë dënim të lartë, ekziston rreziku që të largohem nga Shqipëria. Edhe Apeli i GJKKO më 7 gusht 2024 ka konfirmuar këtë rrezik.

Por vetë tekstet e arsyetimeve të vendimeve të shkallës së parë dhe Apelit të GJKKO, nëse lexohen, janë kontradiktore me vendimet e po këtyre gjykatave ndaj meje.

Nga leximi i vendimeve që unë kam kërkuar të rrëzoni rezulton:

Funksionar i lartë

Gjykatat (6 korrik dhe 7 gusht) kanë arsyetuar që në krye të herës se drejtori i përgjithshëm i SASPAC nuk është funksionar i lartë as sipas Kushtetutës (neni 135, pika 2) dhe as sipas KPrP (75/a). Anipse SPAK ka hyrë në vitin e shtatë të funksionimit, ende nuk di se kë ka subjekt të vetin.

Korrupsioni pasiv

Gjykatat (6 korrik dhe 7 gusht 2024) kanë arsyetuar që në krye të herës se dyshimet për korrupsion pasiv bazohen vetëm në hamendje. Kanë ftuar organin e akuzës për hetime të mëtejshme edhe për të përcaktuar vlerën e dyshuar të korrupsionit, sepse kjo lidhet edhe me kompetencën lëndore të SPAK. Në mungesë të një vlere korrupsioni, sado minimale qoftë, akuza për korrupsion nuk ka ekzistuar që në krye të herës.

Mashtrim me pasoja të rënda

Se si kualifikohet pasoja e rëndë në ligjin penal shqiptar e përcakton një vendim unifikues i GJL i vitit 2003. Por vetë ai vendim thotë se, bazuar në “zhvillimin aktual të vendit” (pra të vitit 2003), pasojë e rëndë është çdo vlerë mbi 2 milionë lekë. Paga minimale në shkallë vendi është rritur 5 herë nga 2003. A nuk është bërë atëherë vlera minimale e pasojës së rëndë 10 milionë lekë? Por kjo e rrëzon pasojën e rëndë. Për koincidencë, një ditë para rrëzimit të kërkesës ndaj meje, Kuvendi miratoi ndryshime në Kodin Penal. Neni 143/a/8 flet për mashtrim ndaj interesave financiare të BE-së. Pra, vepra penale e dyshuar për mua sipas nenit 143 qenka e cilësuar gabim. Mbrojtja ime nuk ka si ta dinte këtë gjë deri më 30 tetor 2025, kur ka sjellë informacione tek ju. Por ju vetë duhet të jeni të interesuar për zhvillimin e ligjit penal në Shqipëri. Neni 143/a/8 i Kodit Penal besoj se do të jetë në fuqi pas 2–3 javësh. Prandaj edhe akuza për mashtrim nuk ka ekzistuar që në krye të herës.

Shkelje e barazisë në tender

Mjafton një vendim i GJK i vitit 2006 për të provuar se akuza për shkelje të barazisë në tender është e pabazuar që në krye të herës. Acquis i BE-së nuk është burim i së drejtës penale në Shqipëri. Shqipëria nuk është ende shtet anëtar i BE-së. Rregulloret e BE-së që pretendohet se kam shkelur nuk janë ende ligj në Shqipëri. Ndërsa i famshmi Udhëzuesi PRAG nuk është ligj as në BE, as në Shqipëri. Ja pra që edhe ky dyshim nuk ka ekzistuar që në krye të herës.

Nëse sa më sipër mund të duket se i përket gjykimit të themelit, unë nuk pajtohem.

Nuk pajtohem sepse veprat penale të dyshuara u vendosën artificialisht në kërkesën e SPAK për masë sigurie. U rrit artificialisht dënimi maksimal për të ngritur alibinë e rrezikut të largimit. Çfarë më shtynte mua të largohesha nga vendi? E kisha dhe e kam një procedim tjetër penal për një fakt penal shumë më të rëndë dhe kisha masën “detyrim paraqitje”.

Sipas procedurës suaj, ne nuk kemi mundësinë të dëgjohemi. Rregullat tuaja na pengojnë të flasim vetë para jush. Në 7 muaj që trajtoni çështjen nuk na jepni as 2 orë kohë mundësinë të flasim para jush. Nëse do ta kisha pasur mundësinë, sa parashtrova më sipër do t’i kishit dëgjuar prej meje më 23 dhjetor 2025. Edhe ndryshimet e pritshme në Kodin Penal, sepse drafti me ndryshimet kishte dalë në konsultim publik që në tetor 2025.

E kam të qartë se çfarë do të ketë arsyetimi i rrëzimit të kërkesës. Shumë formalist do të jetë. Arsyetim tipik i një gjykate fakti.

Por ju, të nderuar, nuk jeni shkalla e katërt e gjyqësorit në Shqipëri.

Ka vite që jeni kthyer në shkallë të katërt gjykimi. Ka ndodhur ditë pas dite. E kanë sjellë këtë frymë ata anëtarë që kanë ardhur nga gjyqësori. Kanë sjellë frymën proceduraliste, afatet e tejzgjatura të gjykimit dhe arsyetimit.

Prandaj ndoshta duhet ndaluar me ligj që gjyqtarët nga tre shkallët e gjyqësorit të jenë anëtarë të GJK.

Kjo javë filloi me formalizimin e Korporatës së Drejtësisë. Të hënën u bë mbledhja inauguruese e Korporatës. Në atë mbledhje u nda edhe shqetësimi për raportin e zhdrejtë midis të paraburgosurve dhe të burgosurve në Shqipëri.

Unë nuk prisja pranim të kërkesës sime thjesht dhe vetëm se i përkas këtij raporti të zhdrejtë. Por rrëzimi i palogjikshëm i kërkesës sime është dëshmi e qartë se juve nuk ju ndjen fare për shqetësimet e shoqërisë shqiptare.

Të nderuar anëtarë të Gjykatës,

Unë nuk kam ndonjë interes të veçantë për arsyetimin e vendimit.

Por ju keni mundësinë të silleni si gjykatë e ligjit. Në të mirë të kujtdo që ndeshet në tre shkallët e gjykimit me çështje si këto që ndeshën në rastin tim.

Keni mundësinë të vendosni kornizën e funksionarëve të lartë subjekt i SPAK.

Keni mundësinë të vlerësoni peshën ligjore të rregulloreve të BE-së për sa kohë Shqipëria nuk është vend anëtar i BE-së.

Keni mundësinë të vendosni një mekanizëm që i lejon gjykatave të aktualizojnë vlera absolute monetare të kahershme që përcaktojnë shkallë të posaçme dëmi penal.

Nëse jepni vlerësim për këto çështje, do të ndikoni drejtpërdrejt edhe në uljen e çështjeve gjyqësore, sepse do të orientoni gjykatat në vendimmarrje më të unifikuara.

Shpresoj që vendimi i arsyetuar të jetë në lartësinë e rolit tuaj: mbrojtje reale e lirisë dhe e ligjshmërisë.

Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

By: Os De
31 January 2026 at 12:34

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sqaruar se ccfarë ndodhi në të vërtetë në Strasburg, ku iu ndërpre fjala gjatë fjalimit të tij. Ai tha se koha për të gjithë anëtarët është 2 minuta, ndërkohë që ai e dinte këtë gjë.

Ai sqaroi në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, se kur iu ndërpre mikrofoni, foli te kamerat dhe kërkoi qeveri teknike. Ai tha se nuk kishte nevojë për ftesë për të qenë në Asamble, pasi është anëtar i saj.

“Fjala në Strasburg, për diskutantet është 2 minuta dhe ajo ndërpritet automatikisht. Unë e dija këtë, isha i vetëdijshëm. E vazhdova. Natyrisht që pjesën më pikante ia kisha rezervuar Ramës që në minutën e parë. Në minutën e fundit e dija që ndërpritej, por vazhdova se kamera funksionon. Kërkova qeverinë teknike. Këta lakenj, janë shushunjat e zeza që kanë marrë miliona nga lotët e rrugëve. Ja këta janë ata të portaleve të qeverisë, meranë si papagaj të depersonalizuar. Pështyjnë një herë në fytyrën e tyre pa asnjë dinjitet. Dhe lajmi tjetër se nuk isha i ftuar! Unë jam anëtarë i Këshillit të Europës dhe nuk ftohen.”, tha Berisha.

Protesta e 10 shkurtit-Berisha flet për skenarin: Qëndrimi në shesh gjersa të largojmë regjimin? Jemi drejt kësaj rruge! Porosia për drejtuesit e PD

By: Os De
31 January 2026 at 12:30

Kreu i PD, Sali Berisha tregoi detaje nga organizimi i protestës së 10 shkurtit para Kryeministrisë.

Berisha tha se opsion është edhe qëndrimi në shesh deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, por shtoi se “kjo kërkon që secili nga ne që të bindim gjithnjë e më shumë qytetarë se qëndrimi në shesh gjersa të largojmë regjimin është rruga më e sigurt e fitores tonë”.

Sali Berisha: Gjithçka varet nga kryengritja jonë paqësore që s’duhet të ndalet kurrë deri në rrëzimin e Edi Ramës. Ne thirrëm protestën tjetër me datën 10 shkurt, në mënyrë që të marrim dhe njëherë paralajmërimin më serioz për largimin e tyre nga pushteti. Gjatë këtyre ditëve janë me qindra qytetarë që kërkojnë me shumë të drejtë që në protestë të mos largohemi nga sheshi pa realizimin e qëllimit tonë. Kjo është një kërkesë jashtëzakonisht e drejtë dhe është rruga e vetme për të larguar këtë regjim nga pushteti. Por kjo kërkon që secili nga ne që të bindim gjithnjë e më shumë qytetarë se qëndrimi në shesh gjersa të largojmë regjimin është rruga më e sigurt e fitores tonë. Ju garantoj se drejt asaj në mënyrë të pandalshme po shkojmë.
Edi Rama mbrapa diellit të shkojë, shpresë nuk ka.

‘Pazaret’ e Jeffrey Epstein/ E reja nga Tirana u kërkoi punë: Jam e interesuar, por nuk jetoj në SHBA…’ndërmjetësi’ i kërkon video

By: Os De
31 January 2026 at 12:23

Në 3 milionë faqet e reja të publikuara lidhur me dosjen e Jeffrey Epstein shfaqet edhe emri i një vajze shqiptare, e cila rezulton që të ketë aplikuar për një vend pune si asistente personale. Sipas materialeve, rezulton që e reja me iniciale E.T., të ketë aplikuar në mars 2017. 

Fillimisht ajo ka dërguar një CV, një personi ndërmjetësi (emri i të cilit është i mbuluar në dokumente), duke shprehur interes për pozicionin e punës. Sipas të dhënave të CV-së që shqiptarja kishte dorëzuar për të aplikuar për këtë pozicion pune, rezulton se jetonte në Tiranë. 

“Përshëndetje, jam e interesuar për punën për të cilën i thatë Evan Luthra-s, por unë nuk jam me bazë në SHBA. A është kjo problem?”, thuhet në emailin që ka dërguar e reja. 

Në vijim të komunikimit, personi tek i cili po aplikonte për punë, i kërkon asaj që të dërgojë “3 foto me cilësi të mirë dhe CV-në”. Kandidatja më pas përcjell dokumentet dhe tre foto personale. 

Pas marrjes së materialeve, i njëjti person ia përcjell email-in Jeffrey Epstein, duke e informuar se bëhet fjalë për një vajzë 21–22 vjeçe. Edhe pse në CV thuhet se vajza jeton në Tiranë, personi që i dërgon emailin Epstein i thotë se ajo jeton në Paris, dhe e pyetur: “A duhet ta intervistoj këtë?” 

Në listën e bashkëngjitjeve të email-it, përveç CV-së dhe fotografive, rezulton që e reja t’i ketë dërguar edhe një video për kandidimin e saj. Nga dokumentet nuk rezulton që vajza shqiptare të ketë pasur komunikim të drejtpërdrejtë me Epstein. 

 

Tregtarët e tregut industrial përplasen me ministren Spiropali: T’iu vijë turp që vini në Vlorë

By: Os De
31 January 2026 at 12:16

Tregtarët e tregut industrial kanë pritur me kritika të ashpra ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë një vizite të saj në Vlorë këtë të shtunë. “Turp që vini në Vlorë, se e kini shkulur me themel. T’iu vijë rëndë që vini në Vlorë”, iu drejtua një qytetare ministres, e cila u përgjigj se kishte ardhur për një çështje tjetër.

Gjatë këtij takimi, ajo është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të plotë të situatës, por ka premtuar se do të bisedojë me kryetaren e bashkisë dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak për t’u njohur nga afër me problemin e tregtarëve.

“Do të flas me kryetaren dhe me anëtarët e këshillit bashkiak që të njihem më konkretisht me problemin tuaj”, mësohet t’u ketë thënë ajo tregtarëve.

Spiropali ndodhej në Vlorë për të marrë pjesë në Forumin e Dialogut “Edhe disa hapa akoma drejt BE”.

Venezuela bën amnisti për të gjithë të burgosurit politikë, mund të preken dhe shqiptarë

By: Os De
31 January 2026 at 12:00

Falje për të gjithë të burgosurit politikë në Venezuelë. Është ky vendimi që ka marrë presidentja e përkohshme, Delcy Rodríguez, që vulosi dekretin për një amnisti të përgjithshme. Ajo e bëri njoftimin gjatë një aktiviteti në Gjykatën Supreme të Drejtësisë. 

“Kemi vendosur të shtyjmë përpara një ligj të përgjithshëm për amnisti që do të mbulojë të gjithë periudhën e dhunës politike nga viti 1999 deri më sot, dhe i kam ngarkuar komisionit për revolucionin gjyqësor dhe programit për bashkëjetesë demokratike dhe paqe që ta paraqesin ligjin në Asamblenë Kombëtare në mënyrë urgjente. Kërkoj edhe një herë bashkëpunimin maksimal të organit legjislativ të Venezuelës. Le të jetë një ligj që shërben për të shëruar plagët e lëna nga konfrontimi politik, dhuna dhe ekstremizmi. Le të shërbejë për të rivendosur drejtësinë në vendin tonë dhe për të rivendosur bashkëjetesën paqësore midis banorëve të Venezuelës”, tha Delcy Rodriguez, Presidente në detyrë e Venezuelës. 

Vendimi u njoftua gati një muaj pasi filluan lirimet e para pas kapjes së Nicolás Maduro nga forcat amerikane më 3 janar. Që atëherë, sipas qeverisë në Karakas, janë liruar më shumë se 800 të burgosur, 302 sipas avokatëve të të burgosurve. Midis të liruarve kishte dhe shqiptarë. Presidentja Rodríguez njoftoi gjithashtu se El Helicoide, burgu i frikshëm që simbolizonte represionin e regjimit, do të transformohet në një qendër sociale dhe sportive për oficerët e policisë dhe familjet e tyre. 

Zbulohet emaili që ish-zyrtari i KiE i shkroi Epstein pas vizitës në Tiranë: Vajza të mrekullueshme

By: Os De
31 January 2026 at 11:57

Një email i datës 25 maj 2012 tregon se Thorbjørn Jagland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës në atë periudhë, i ka dërguar një mesazh Jeffrey Epstein, një ditë pas një vizite zyrtare në Shqipëri. Në komunikimin elektronik, Jagland shkruan shkurt: “Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” 

Email-i është dërguar më 25 maj 2012, ndërsa vizita zyrtare e Jagland në Shqipëri është zhvilluar më 24 maj 2012, sipas axhendave dhe burimeve publike. 

Sipas arkivave zyrtare, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Jagland ka zhvilluar takime institucionale me Edmond Haxhinaston, ministër i Jashtëm i kohës, Sali Berishën, kryeministër, Bamir Topin, president i Republikës. Vizita ishte pjesë e angazhimeve të Këshillit të Europës në Shqipëri.

Thorbjørn Jagland ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, institucioni paneuropian që mbikëqyr demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në 47 vende. Ai ka qenë gjithashtu ish-kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm i Norvegjisë.

Email-i i publikuar nuk përmban detaje mbi takime private apo aktivitete jashtë axhendës zyrtare të vizitës në Tiranë. Komenti i bërë në këtë komunikim privat nuk shoqërohet me shpjegime apo kontekst shtesë dhe, deri më tani, nuk ka prova publike që të tregojnë për ndonjë vijimësi konkrete përtej këtij mesazhi.

Megjithatë, fakti që ky komunikim është zhvilluar me Jeffrey Epstein, një figurë e përfshirë më vonë në skandale të rënda ndërkombëtare, ngre pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënieve dhe kontakteve private me figura të larta institucionale, çështje që mbeten ende të paqarta dhe të hapura për sqarim.

Foto: Emaili që Thorbjørn Jagland i ka dërguar Jeffrey Epstein

 

Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

By: Os De
31 January 2026 at 11:28

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.

Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Tre anëtarë kanë votuar për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë kanë abstenuar.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se palët kanë të drejtë ankese ndaj rezultatit për 48 orë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10 për qind të votave, apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, 13.24 për qind të votave apo 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5.50 për qind të votave apo gjashtë ulëse.

Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë ulëse i ka fituar Lista Serbe dhe një ulëse, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Emrat e deputetëve

 

Deputetët e ardhshëm të Lëvizjes Vetëvendosje:

 

Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla – Scharz, Xhelal Sveçla, Hajrullah Çeko, Avni Dehari, Mimoza Kusari – Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti – Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Alban Bajrami, Mefail Bajqinovci, Nezir Kraki, Armend Muja, Adriana Matoshi, Rufki Suma, Jeta Statovci, Ardian Gola, Haxhi Avdyli, Blerim Gashi, Adelina Grainca, Albena Reshitaj, Fatos Geci, Agim Bahtiri, Fitore Pacolli – Dalipi, Artane Rizvanolli – Berisha, Taulant Kelmendi, Dimal Basha, Labinotë Demi – Murtezi, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, Arbër Rexhaj, Arjeta Fejzaj, Hysen Durmishi, Artan Abrashi, Arbërie Nagavci, Enver Haliti, Liza Gashi, Adnan Rrustemi, Valon Ramadani, Jeton Raka, Drita Pajaziti, Fatmire Kollqaku, Rozeta Hajdari, Arsim Ademi, Salih Zyba, Fitim Haziri, Fjolla Ujkani, Ilir Kërçeli, Sylejmani Meholli, Vigan Qorolli, Naim Bardiqi dhe Valon Hoti.

Deputetët e ardhshëm të Partisë Demokratike të Kosovës:

Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj, Rrahman Rama, Nait Hasani, Eman Rrahmani, Ganimete Musliu, Elmi Reçica, Artan Behrami, Kujtim Gashi, Xhavit Haliti, Besa Kabashi – Ramaj, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Arbnore Salihu, Blerta Deliu – Kodra, Ariana Musliu- Shoshi.
Deputetët e ardhshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës:

Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica- Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku- Sadriu, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Adelina Thaçi – Meta, Fadil Hadërgjonaj dhe Ermal Sadiku.
Deputetët e ardhshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës:

Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Albana Bytyçi dhe Time Kadrijaj
Deputetët e Listës Serbe:

Sllavko Simiq, Igor Simiq, Liljana Stefanoviq, Millan Kostiq, Nemanja Bishevac, Zllatan Ellek, Milljana Nikolliq, Serxhan Popoviq dhe Verica Çernaniq.
Deputeti nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë:

Nenad Rashiq

Deputetët nga komunitetet tjera joserbe:

Ergyl Mazrek, Fatma Taçi, Rasim Demiri, Emilja Rexhepi, Elbert Krasniqi, Duda Balje, Veton Berisha, Artan Asllani, Adem Hoxha dhe Erxhan Galushi.

Dhjetë ulëse për minoritetin serb dhe dhjetë tjera për minoritetin joserb janë të rezervuara me Kushtetutë në Kuvendin me 120 ulëse në total.

KQZ-ja i ka publikuar këto rezultate pasi e ka përfunduar të premten në mbrëmje procesin e rinumërimit të votave.

Rinumërimi është kryer pas dyshimeve për manipulime me votat e kandidatëve për deputetë.

Përgjatë procesit, votat për disa kandidatë ndryshuan – me raste deri në 6 mijë për një individ – ndërsa ato për partitë nuk u cenuan.

Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë intervistuar qindra njerëz, kanë ndaluar dhjetëra dhe po i vazhdojnë hetimet.

Për disa zyrtarë shtetërorë, ky ka qenë “procesi më i komprometuar zgjedhor” në Kosovë, pasi vendi është lavdëruar shpesh nga organizata vendore dhe ndërkombëtare për organizim të proceseve zgjedhore të drejta dhe transparente.

Pse ndodhën tani manipulimet?

Agon Maliqi, njohës i çështjeve politike, i ka thënë Radios Evropa e Lirë më herët gjatë javës se mund të ketë ndikuar edhe mënyra e ndryshimit të votimit.

Në proceset e fundit zgjedhore, qytetarët kanë mundur të zgjedhin deri në dhjetë kandidatë për deputetë, nga pesë sa kanë qenë më parë.

Të tjerë e kanë përmendur faktin që ka pasur më pak vëzhgues, pas numërimi fillestar është kryer në ditët e festave të fundvitit.

Për Maliqin dhe njohës tjerë të kësaj fushe, manipulime të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Disa besojnë se ato mund të jenë kryer me miratimin e udhëheqësive partiake, disa jo.

Zyrtarë partiakë të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i kanë dënuar dyshimet për manipulime dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të mos amnistohen.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, çdo manipulim i qëllimshëm i votës apo rezultatit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me deri në pesë vjet burgim.

Pas certifikimit të rezultateve, hapet rruga për formim të institucioneve të reja.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje pritet ta formojë pa probleme Qeverinë e re.

Megjithatë, ai e ka pranuar vetë një ditë më parë se do të duhet të krijohet një raport i ri mes pushtetit dhe opozitës për çështje tjera madhore, siç është ajo e pozitës së presidentit apo miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Për të dyja proceset duhet siguruar dy të tretat e votave./REL

Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

By: Os De
31 January 2026 at 11:25

Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri të familjes së Sajmir Alimehmetit, i njohur me nofkën “Dentisti”, ndërkohë që në dhjetor të 2018-ës ai u dënua nga një gjykatë federale në Manhattan me 22 vjet burg për ofrim të mbështetjes materiale ndaj grupit ekstremist Shteti Islamik (ISIS) dhe për mashtrim me pasaportën. 

Alimehmeti kishte qenë nën vëzhgim të autoriteteve që nga viti 2014, kur iu refuzua hyrja në Britani në dy raste, pasi synonte të udhëtonte në Siri. Sipas FBI-së, ai kishte blerë thika dhe pajisje ushtarake dhe kishte luajtur video ku shfaqej një luftëtar i ISIS-it duke ekzekutuar të burgosur. Ai kishte deklaruar gjithashtu se planoi të udhëtonte drejt Sirisë së bashku me vëllanë, i cili më pas u arrestua. 

Në vitin 2015, Alimehmeti kishte aplikuar për një pasaportë amerikane të re, duke mashtruar për humbjen e saj dhe duke fshehur vulat e refuzimit britanik, për të shmangur dyshimet e autoriteteve. Në 2018, ai pranoi fajësinë për gënjeshtra në aplikimin për pasaportë dhe për mbështetje materiale ndaj ISIS-it. Gjykatësi i Manhattanit, Paul Engelmayer gjatë seancës gjyqësore të 2018-ës, e përshkroi Alimehmetin gjatë shpalljes së vendimit si “një bombë e kurdisur”, duke theksuar rrezikun që paraqiste për sigurinë. Ndërkohë, sot prokuroria e Tiranës bllokoi disa llogari bankare të familjarëve të tij, që sipas organit të akuzës nuk i justifikonin burimet e ligjshme. 

Pasuritë e bllokuara:
Llogaritë e shtetasit Z.A. me gjendje lekë 39.49, Usd 4.74, si dhe depozitat në vlerën USD 50,109.56 dhe Lekë 3,862,244.93;
Llogaritë e Shtetases V. A. me gjendje Eur 15,001.09; dhe
Llogaritë e shtetasve Z.A. dhe V.A. me gjendje Lek 11,734,250.00. 

“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

By: Os De
31 January 2026 at 11:20

Deputeti i PD, Edi Paloka, i pyetur në një emision televiziv për zhvillimet e brendshme në PD, debatet dhe pakënaqësitë në radhët e demokratëve, u shpreh se ai ka vendosur të qëndrojë dhe jo të largohet nga partia, pavarësisht se propozimet e tij në shumicën e rasteve nuk janë pranuar.

Paloka shkoi më tej, duke thënë se “mendimet i jap” por se nuk imponohet “që të kalojnë për diskutim në strukturat më të larta të partisë”.

“Nuk jam i pakënaqur me PD. Nuk jam pasiv por nuk jam në grupin organizator direkt për protestat”, tha Paloka duke shtuar se dikur ka drejtuar vetë protestat dhe për këtë ka bërë dhe burg.

Duke atakuar indirekt, ish-deputetin e PD Ervin Salianji, Paloka tha se ndryshe nga të tjerë, ai “nuk e tund si Flamur” burgun sa herë t’i jepet rasti si ndonjë tjetër.

“Në fakt unë e kam bërë për protestat, për organizim të paligjshëm të protestave. Më akuzuan për dhunë ndaj policisë. Nuk e kam bërë për shpifje”, tha Paloka.

❌
❌