Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 January 2026Java News

Autoritetet greke paralajmërojnë për shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta: Shmangni lëvizjet e panevojshme

By: A R
6 January 2026 at 13:00

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik në Greqi ka lëshuar paralajmërim për shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta që do të prekin vendin gjatë kësaj të marte dhe ditën e nesërme (7 janar).

Reshjet e dendura të shiut pritet të shoqërohen lokalisht me breshër, ndërsa herë pas here do të fryjnë erëra shumë të forta me intensitet 8 deri në 9 Beaufort, sidomos në zonat detare dhe bregdetare.

Më konkretisht, sot shira dhe stuhi të rrëmbyeshme lokale priten në ishujt Jonian, në Epir, në Sterea perëndimore, si dhe në Maqedoninë lindore dhe Traki nga orët e pasdites, ku është shpallur edhe paralajmërim portokalli në disa zona.

Ditën e nesërme fenomenet e motit të keq do të vazhdojnë në ishujt Jonian dhe Epir, do të shtrihen në Greqinë Qendrore perëndimore, si dhe në Peloponezin perëndimor dhe jugor nga orët e mbrëmjes, ndërsa Maqedonia lindore dhe Trakia mbeten nën paralajmërim portokalli.

Autoritetet greke u kanë bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e Shërbimit Meteorologjik dhe Mbrojtjes Civile.

Ukraina kërkon garanci sigurie, 35 vende mblidhen sot në Paris për paqen

By: A R
6 January 2026 at 12:52

Në Paris këtë të martë pritet të zhvillohet një takim i nivelit të lartë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga rreth 35 vende të të ashtuquajturit “Koalicioni i të Gatshmëve”, që mbështet Ukrainën dhe synon t’i japë fund luftës së Rusisë.

Euronews raporton se diskutimet po fokusohen në një draft-dokument që parashikon garanci sigurie për Ukrainën në rast të një armëpushimi. Një forcë shumëkombëshe paqeruajtëse është pjesë e propozimit. Presidenca franceze ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje mbi detajet operacionale të këtyre garancive, ndërsa presidenti Emmanuel Macron pritet të shpallë rezultatet në një konferencë për shtyp gjatë ditës së martë.

Ndërkohë, një dokument që po qarkullon në mediat gjermane tregon se kancelari Friedrich Merz ka vendosur mbështetjen për Ukrainën në krye të agjendës së Berlinit për vitin 2026.

DW raporton se në një letër katërfaqëshe, dërguar anëtarëve të koalicionit qeverisës në fillim të vitit, Merz ka ritheksuar se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kievin, duke u bazuar edhe në vendimin e BE-së për përdorimin e aseteve të ngrira ruse si burim financiar afatgjatë për mbrojtjen e Ukrainës.

“Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë tonë,” shkruan Merz, duke shtuar se Berlini do të vazhdojë të shtyjë për një armëpushim që ruan sovranitetin e Ukrainës. Ai pranoi se puna diplomatike po zhvillohet në kushte të vështira, për shkak të ndryshimeve të thella në bashkëpunimin transatlantik.

Kush merr pjesë në Samitin e sotëm?

rerë shtetesh, mes tyre kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri kanadez Mark Carney. Po ashtu pritet të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Nga SHBA-të marrin pjesë i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump.

Rusia nuk është pjesë e këtij formati, megjithëse ka pasur bisedime të ndërmjetësuara nga SHBA-të në muajt e fundit.

Çfarë pritet të vendoset?

Në takimin e Parisit, pritet të vendosen garanci sigurie afatgjata për Ukrainën, të ngjashme me nenin 5 të NATO-s për mbrojtjen kolektive. Mekanizma verifikimi për shkeljet e armëpushimit, që mund të aktivizojnë automatikisht garancitë e sigurisë.

Do të ketë diskutime mbi pranimin e Ukrainës në BE, me një datë të mundshme deri në vitin 2027, edhe pse shumë zyrtarë e shohin si afat ambicioz.

Po ashtu pritet të ofrohet mbështetje e vazhdueshme ushtarake dhe politike nga vendet perëndimore, e konsideruar thelbësore për çdo marrëveshje paqeje.

Një nga elementët më të debatueshëm është vendosja e trupave shumëkombëshe në ose pranë territorit ukrainas, por jo në vijën e frontit, gjë që Moska e kundërshton hapur.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se më 6 janar në Paris do të bëhen “angazhime konkrete” për mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurimin e një paqeje të drejtë e të qëndrueshme në Europë. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka theksuar pas takimit me Zelensky-n në Florida se do të ketë një “marrëveshje të fortë sigurie” për Ukrainën, duke nënvizuar se vendet europiane po marrin më shumë përgjegjësi.

VIDEO / Shiu përmbyt rrugën në Durrës, qytetari gjen zgjidhjen e pazakontë

By: A R
6 January 2026 at 12:45

Reshjet e shumta të shiut kanë paralizuar qytetin e Durrësit. Disa rrugë në lagje të qytetit janë përmbytur.

Lëvizja me makina është bërë pothuajse i pamundur, por siç duket nga këto pamje një qytetar ka gjetur një zgjidhje të pazakontë.

Ai ka zgjedhur të lëvizë me një platformë sërfi.

Siç duket nga pamjet, niveli u ujit në rrugë është i lartë, duke bërë që strukturat e pranishme aty të lëvizin me vështirësi në këmbë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TV KLAN NEWS (@tvklannews)

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Janar 2026

By: A R
6 January 2026 at 12:38

Dashi

Sot Hëna të fton të ngadalësosh ritmin, edhe pse Marsi brenda teje të nxit të veprosh. Kjo është një ditë për të menduar më shumë përpara se të ndërmarrësh veprime të nxituara, sidomos në dashuri. Lidhjet afatgjata mund të kenë nevojë për më shumë mirëkuptim. Nëse ndihesh i pavlerësuar, mos reagosh menjëherë – qetësia është arma më e mirë sot. Në punë, shmang polemikat dhe sqarimet e nxituara: Mërkuri në pozicion të pafavorshëm sjell keqkuptime. Një shëtitje në natyrë ose pranë perëndimit të diellit mund të të ndihmojë të rifitosh qartësi. Mos i detyro gjërat të ndodhin – lëri të piqen në kohën e duhur.

Demi

Venusi të mbron dhe të mbështet emocionalisht – sot është një ditë për të shijuar gjërat e vogla: një përqafim, një fjalë e ngrohtë, një kujtim që kthehet. Në dashuri, mund të ndodhë një afrim ose një deklaratë e papritur – është moment i mirë për të falur ose për të dashuruar më lirshëm. Në punë, kujdes me ofertat që duken shumë të bukura për të qenë të vërteta. Përdor këtë ditë për të planifikuar dhe jo për të vendosur. Shëndeti përmirësohet nëse i lejon vetes pak më shumë heshtje dhe kontakt me natyrën. Vlerëso emocionet që të vijnë – ndonjë mesazh nga e kaluara mund të mbajë një domethënie të veçantë.

Binjakët

Hëna në pozicion kritik mund të sjellë tensione, veçanërisht në komunikim. Rrezikon të keqkuptohesh ose të keqinterpretohesh, sidomos nga njerëz të afërt. Në dashuri, mos thuaj fjalë që mund të lëndojnë – edhe nëse ke të drejtë. Shmang debatet e panevojshme. Në punë, mund të shfaqet një mundësi interesante, por edhe ndonjë përplasje me kolegët ose eprorët. Saturni të kërkon disiplinë dhe maturi. Në aspektin shëndetësor, do të të bëjë mirë ndonjë aktivitet i lehtë apo një moment për meditacion. Mos merr vendime të mëdha sot – prit derisa emocionet të qetësohen.

Gaforrja

Sot je nën ndikimin pozitiv të Hënës dhe kjo të jep ndjeshmëri të shtuar, intuitë të mprehtë dhe një lidhje më të fortë me njerëzit që ke pranë. Në dashuri, është e lehtë të ndjesh se çfarë kërkon partneri, ose nëse je vetëm, të kapësh sinjale të vogla por të qarta nga dikush që të intereson. Kujdes mos idealizosh shumë – ruaj këmbët në tokë. Në punë, ndihesh më i gatshëm për të shprehur idetë dhe për të përfshirë të tjerët në projektet e tua. Një iniciativë e vjetër mund të rifillojë. Shëndeti përmirësohet me gjumë të mirë dhe kujdes ndaj vetes. Sot, ndjesitë janë të rëndësishme – beso instinktit, por ruaj kthjelltësinë.

Luani

Sot ndihesh i fuqishëm, por njëkohësisht i shqetësuar. Dielli në shenjën tënde të jep dritë dhe karizëm, por Hëna sjell një ndjenjë padurimi dhe tensioni të brendshëm. Në dashuri, ndjenjat janë të forta, por mund të bëhesh kërkues ose posesiv pa dashje. Kujdes të mos humbasësh ndjeshmërinë ndaj nevojave të partnerit. Në punë, idetë janë të shumta dhe frymëzuese – por pa zbatim praktik, mbeten thjesht ide. Bëhu më selektiv me kë i ndan projektet. Në aspektin personal, të duhet një orë për veten, larg telefonit dhe detyrimeve. Mos harro që edhe luani ka nevojë për pushim për të ruajtur madhështinë e tij.

Virgjëresha

Sot është një ditë për qartësi mendore dhe reflektim. Më shumë se kurrë, ke nevojë të kuptosh çfarë po ndodh brenda teje. Në dashuri, është momenti për të komunikuar qetësisht: nëse ka keqkuptime, është dita për t’i sqaruar. Në punë, mund të zgjidhësh një çështje që të tjerët e shmangin – ke mendje të kthjellët dhe je praktik. Shëndeti ndikohet pak nga stresi i akumuluar – mos harro pushimet e vogla gjatë ditës. Sot mund të ndjesh një lloj tërheqjeje nga bota – dëshirën për të kuptuar më thellë veten. Mos e refuzo këtë ndjesi – është pjesë e procesit tënd të rritjes.

Peshorja

Sot do të të kërkohet të gjesh ekuilibrin, ashtu siç të mëson vetë shenja jote. Horoskopi të paralajmëron se mund të përfshihesh në diskutime familjare ose profesionale që kërkojnë diplomaci. Venusi ndodhet në një aspekt të mirë: në dashuri hapet një dritare ëmbëlsie, sidomos për ata që kanë kaluar kohë me tensione. Kartat e tarotit nxjerrin “Drejtësinë”: mendo mirë fjalët dhe veprimet. Në punë, është momenti për të vendosur kufij të shëndetshëm. Ke dhënë shumë, tani është radha jote të marrësh. Shëndeti është i mirë, por ki kujdes me gjumin: ëndrrat e turbullta mund të tregojnë ankth të fshehur.

Akrepi

Hëna nxit anën tënde më të thellë dhe të ndjeshme, i dashur Akrep. Horoskopi për sot parashikon një të mërkurë me reflektime të rëndësishme. Në dashuri, nëse po jeton një marrëdhënie të komplikuar, mund të ndjesh nevojën për të sqaruar gjërat. Për beqarët, e kaluara mund të rikthehet, por pyes veten nëse ia vlen vërtet të hapësh ato dyer sërish. Kartat e tarotit nxjerrin “Djallin”: bëj kujdes me tundimet apo me gjëra që duken shumë perfekte për të qenë të vërteta. Në punë, është koha për të luajtur me strategji. Një ofertë mund të fshehë një çmim për t’u paguar. Shëndeti ka nevojë për pastrim emocional: lëre pas atë që nuk të shërben më.

Shigjetari

Sot mendja jote do të jetë e ndezur dhe krijuese, Shigjetar. Horoskopi ditor të shikon plot ide dhe dëshirë për të vepruar, por yjet të këshillojnë të mos nxitosh. Në dashuri, është një ditë pozitive për çiftet: rikthehet harmonia edhe në gjërat e vogla. Për beqarët, një takim i rastësishëm mund të ndezë një shkëndijë. Kartat e tarotit nxjerrin “Rrotën e Fatit”: diçka mund të ndryshojë papritur. Në punë, përpiqu të mos shpërqendrohesh nga shumë stimuj: zgjidh një drejtim dhe ndiqe. Shëndeti është i mirë, por ki kujdes me lodhjen mendore.

Bricjapi

Qielli yt është i qëndrueshëm, por Saturni të bën pak më të ashpër me veten. Horoskopi për sot të sugjeron të heqësh dorë nga perfeksionizmi: jo gjithçka duhet të jetë nën kontroll. Në dashuri, lirohu pak më shumë: ai që të do, ka nevojë të të shohë edhe të brishtë. Kartat e tarotit nxjerrin “Botën”: një cikël përfundon dhe një tjetër fillon. Në punë, është një ditë e mirë për të finalizuar një projekt ose për të kërkuar një njohje që e meriton. Shëndeti është i mirë nëse nuk e mbingarkon veten me përgjegjësi të panevojshme. Një banjë e ngrohtë, një çaj me erëza, një moment vetëm për veten – mund të bëjnë mrekulli.

Ujori

Sot do të jetë një ditë zgjimi shpirtëror për ty, Ujor. Horoskopi ditor të fton të dëgjosh intuita të befasishme: ajo që sot duket si një ide e çmendur, sot mund të bëhet revolucion. Në dashuri, përpiqu të komunikosh më mirë: ai që është pranë teje ka nevojë për qartësi. Kartat e tarotit nxjerrin “Të Marrin”: lëre veten të udhëhiqet nga autenticiteti yt, por mos humb kontaktin me realitetin. Në punë, është momenti për të eksploruar horizonte të reja. Mund të ndjesh një thirrje për të ndryshuar rrugë ose për të nisur një udhëtim të ri. Shëndeti përmirësohet nëse i përkushtohesh aktiviteteve krijuese apo artistike.

Peshqit

Ti sot do të jesh si një radar emocional i ndjeshëm. Horoskopi për ditën tregon një e mërkurë ku ndjenjat flasin më fort se arsyeja. Në dashuri, ai që të do mund të ndihet i mbingarkuar nga intensiteti yt: menaxhoje me kujdes. Nëse je vetëm, ki kujdes nga iluzionet. Kartat e tarotit nxjerrin “Yllin”: një dëshirë e thellë mund të realizohet së shpejti, por fillimisht zemra duhet pastruar. Në punë, ndiq instinktin, por mos harro anën praktike. Ke shumë për të dhënë, por duhet më shumë strukturë. Shëndeti ndikohet nga energjitë e të tjerëve: mbrohu me meditim ose me kontakt me ujin.

Lotaria amerikane në pauzë! Ja çfarë ndodh me intervistat dhe aplikimet në proces

By: A R
6 January 2026 at 12:30

Situata e lotarisë amerikane, e cila është pezulluar momentalisht, ka ngjallur shqetësim tek shumë qytetarë shqiptarë.

Ledia Fazlli, konsulente vizash, e ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, sqaroi se pezullimi është i përkohshëm dhe lidhet me ndryshimin e mundshëm të mënyrës së aplikimit, duke përfshirë edhe një pagesë simbolike prej 1 dollarit për çdo aplikim.

Ajo theksoi se ata që kanë fituar lotarinë dhe janë pajisur me një datë interviste vazhdojnë procedurat normalisht, ndërsa për të tjerët pezullimi mbetet në fuqi deri në vendime të reja.

Ledia Fazlli: Në fillim fare kishte një shtyrje të aplikimeve sepse duke qenë se lotaria ka qenë pa pagesë, sivjet mendohej që të aplikohej një pagesë prej 1 dollarësh për çdo aplikim dhe mendoj që dol të shtyhej për aq kohë sa do të instalohej ky programi, që do të bëheshin pagesat. Ndërkohë që ne prisnim, që në dhjetor ose janar të fillonte. Kur më pas doli lajmi që janë pezulluar përkohësisht. Edhe unë në fakt mendoj që janë pezulluar përkohësisht, siç është thënë, sepse shumë shqiptarë janë të shqetësuar sepse mendojnë që do të jetë e përhershme. Me ligj është ende e vlefshme, që do të thotë se është një pezullim i përkohshëm.

Aldo: Çfarë ndodh me këta që kanë filluar një lloj procedure?

Ledia Fazlli: Ata të cilët kanë fituar lotarinë amerikane dhe që janë pajisur me një datë interviste vazhdojnë normal. Ata të cilët nuk janë pajisur ende me një datë interviste, edhe për ata ka një njoftim ku thuhet që ka pezullim. Ata mund të marrin një datë interviste, sepse ka ndodhur ditët e fundit, por ende nuk dihet fati i tyre.

Dëbora paralizon trafikun ajror, hekurudhor dhe rrugor në Amsterdam dhe Paris

By: A R
6 January 2026 at 12:22

Reshjet e dendura të dëborës kanë ndërprerë udhëtimin ajror, rrugor dhe hekurudhor në Francë dhe Holandë, duke shkaktuar vonesa të mëdha dhe anulime të fluturimeve. Qindra fluturime u anuluan në kryeqytetet e këtyre vendeve, trenat përreth Amsterdamit u ndalën, dhe shërbimet e autobusëve në Paris u pezulluan.

Në Aeroportin Schiphol të Amsterdamit, një nga më të ngarkuarit e Evropës, u anuluan rreth 700 fluturime pasi aeroporti u mbyll për shkak të borës, ndërsa aeroplanët u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

Në Francë, autoriteti i aviacionit civil kërkoi nga kompanitë të reduktonin ngritjet dhe uljet me rreth 15%, duke përfshirë 30 fluturime në Paris-Charles de Gaulle dhe 40 fluturime në Paris-Orly. Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, njoftoi gjithashtu anulimin e dhjetëra linjave të autobusëve për shkak të motit të keq.

Bllokimet e trafikut rrugor arritën pothuajse 1,000 km në total, ndërsa akulli dhe bora shkaktuan vonesa dhe aksidente të shumta.

Kompania hekurudhore holandeze njoftoi ndërprerjen e trenave në rajonin përreth Amsterdamit, duke ndikuar ndjeshëm në transportin publik.

Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Strategjia e re e Trump: Marrëveshje direkte me Groenlandën, duke anashkaluar Danimarkën

By: A R
6 January 2026 at 12:14

Administrata e Presidentit Donald Trump po harton një plan të ri për Groenlandën. Sipas një raporti të The Economist, SHBA-të nuk po synojnë më thjesht blerjen apo aneksimin e ishullit, por një marrëveshje bashkëpunimi direkt me autoritetet lokale në Nuuk (kryeqyteti i Grenlandës), duke nxjerrë jashtë loje Danimarkën.

Çfarë është “Traktati i Shoqërimit të Lirë”?

Uashingtoni po diskuton mundësinë e një pakti të quajtur “Traktat i Shoqërimit të Lirë”. Ky është një model që SHBA-të e aplikojnë tashmë me disa shtete të vogla në Paqësor, si Mikronezia, Ishujt Marshall dhe Palau.

Sipas kësaj marrëveshjeje vendi (në këtë rast Groenlanda) gëzon pavarësi dhe autonomi të plotë për punët e brendshme. Megjithatë SHBA-të marrin përsipër mbrojtjen dhe sigurinë ushtarake të vendit.

Sa i përket ndihmës financiare, Uashingtoni ofron mbështetje të madhe ekonomike në këmbim të përdorimit strategjik të bazave ushtarake.

Dy qëllimet e Trump

Kjo lëvizje e re diplomatike ka dy synime kryesore:

Të rrisë mosmarrëveshjet mes Danimarkës dhe Grenlandës, duke ushqyer dëshirën e grenlandezëve për t’u shkëputur përfundimisht nga Kopenhaga.

Të nisë negociatat drejtpërdrejt me autoritetet lokale të ishullit, pa pasur nevojë për lejen apo ndërmjetësimin e qeverisë daneze.

Kjo strategji tregon se SHBA-të po kërkojnë me ngulm kontrollin strategjik të Arktikut, duke përdorur fuqinë ekonomike si “karrem” për të joshur Groenlandën drejt një aleance të re.

Çështja “Balluku”, PD këmbëngul të mblidhet Këshilli i Imunitetit: Nuk ka më asnjë alibi

By: A R
6 January 2026 at 12:06

Opozita ka vijuar me kërkesën e saj për të mbledhur Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për zv/kryeministren Belinda Balluku. Gazment Bardhi deklaroi në një prononcim për mediat, sot 6 janar, se kërkesa e anëtarëve të opozitës është e bazuar në rregulloren e Kuvendit.

Ai theksoi se nga sot, mazhoranca nuk ka më asnjë alibi për të mos e thirrur mbledhjen.

“Ne do të vijojmë të këmbëngulim për shqyrtimin pa vonesa të kërkesës së SPAK. Sot ka skaduar edhe afati tre javë kohë që i dhanë të pandehurës Balluku. Nuk ka më asnjë alibi për të mos thirrur mbledhjen. Nga nesër çdo sekondë vonesë nga thirrja e mbledhjes nënkupton shpërdorim detyre, pra kryerjen e një krimi nga kryetari i Kuvendit”, tha Bardhi.

Po ashtu ai paralajmëroi kallëzim penal për kryeparlamentarin Niko Peleshi nëse nuk mbledh këshillin të enjten.

“Ne do të përgatisim me përgjegjshmëri të plotë edhe një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetarit të kuvendit. Ky dokument që është ligj, ka pasoja ligjore. Kryetari i Kuvendit nuk mund të tallet me Kuvendin”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, këshilli mblidhet përmes dy formave: me kërkesën e kryetarit të Kuvendit ose të ½ të anëtarëve të këshillit.

“Sot mbushen tre javë nga dita kur prokuroria ka kërkuar lejimin e arrestimit për krahun e djathtë të Edi Ramës, bashkëpunëtoren e tij në krim, Belinda Balluku. Po sot mbushen tre javë ku kryetari i kuvendit dhe katër deputetët e PS në këshill fshihen siç fshihen ata që shkelin ligjin”, tha Bardhi sipas të cilit “ky është një akt i paprecedentë“.

Ai theksoi se edhe para reformës në drejtësi nuk ka ndodhur që një kërkesë e prokurorisë të marrë kaq kohë për t’u shqyrtuar.

Kujtojmë se mbledhja e 19 dhjetorit 2025, pas 5 orësh debat, u mbyll pa u rënë dakord për datën e mbledhjes së radhës, ku do të diskutohet për kërkesën për heqjen e imunitetit, pasi të gjithë anëtarët e këshillit dhe pala e akuzuar të jenë njohur me materialin voluminoz me prova dhe argumenta që janë depozituar nga prokurori i çështjes.

Avokati i Balluku, i pranishëm në mbledhje, kërkoi 3 javë kohë për t’u njohur me materialin e ardhur nga SPAK-u, dhe shumica, me argumentin se mbrojtjes i duhet dhënë kohë për t’u përgatitur, por të pritet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ankimimin e kryeministrit për konfliktin e kompetencave me strukturën e posaçme, vendosën që mbledhjet të mblidhen pas 22 janarit.

Situatë problematike në Durrës, përmbytet edhe kati i parë i burgut

By: A R
6 January 2026 at 11:59

Përmbytet edhe kati i parë i burgut të Durrësit. Raportohet se deri më tani nuk i kanë lëvizur të paraburgosurit pasi nuk ka një vendim.

Të gjithë ata që kanë pasur qelitë në katin e parë janë zhvendosur në të dytin.

Ndërkohë rruga është bllokuar me shirit nga policia pasi është e pamundur të futesh në zonën e ish-Kënetës për shkak të sasisë së ujit.

Atje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të larguar ujin pas rritjes së nivelit të tij si pasojë e motit të keq.

Për të ndjekur situatën nga afër, në vendngjarje ka mbërritur Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, së bashku me përfaqësues të lartë nga Ministria e Drejtësisë.

Pritet që në orët në vijim të ketë një reagim zyrtar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të sqaruar gjendjen e të dënuarve dhe masat e marra për sigurinë e institucionit.

Një postim i detyruar, por jo dhe aq i dëshiruar….

By: Java News
6 January 2026 at 11:52

Nga Tritan Kalo

U bënë 48 orë që komentues mëndjeçartur, në shumicën e tyre patronazhistë ose militantë të thekur, ndonjë anal-ist, plot parazitë kafenesh apo të porsazbritur në qytete apo në rrethinat e tij në tokat tona të xanuma prej tyre, nuk kanë lënë fëlliqsirë pa nxjerë nga goja e mëndja e tyre e shpërfytyruar moralisht, thjesht e vetëm sepse:
Protestuesi genetik Adriatk Lapaj më paska përmëndur mua dhe Prof. Përparim Kabon si kandidatë për Kryeministër të një Qeverie teknike tranzitore 12 mujore, për organizimin e zgjedhjeve të drejta e të ndershme në Shqipërinë e këndej Drinit.
Adriatiku ka shprehur një dëshirë të tijën pa u konsultuar së pari paraprakisht me mua, Prof. Kabo është në të drejtën e tij të shprehet, POR që unë e mirëkuptoj sepse ai ka dashur të hedhë dritë mbi faktin, se mjedisi ynë shoqëror ka ende plot bijë e bija të pa ndotur nga LLUMI KLEPTO-KORRUPTIV i këtyre 34 viteve DEMON-KRACI….
Aq larg shkojnë këto mëndje-errësuar sa më kanë bërë edhe vrasës (?!?!), e ndokush tjetër ka bërë thirrje edhe për të më varur në litar
Unë MANTELBARDHI Dr. Tritan Kalo e kam treguar me vepra dhe jo me lloqe kafenesh, se kam qënë në sheshe kurdoherë kur është cënuar Demokracija e pas Shpalljes së Pluralizmit politik më 15.12.1990…
U jam gjëndur kujtëdo që është lënduar në këto protesta, sepse MISIONARI mjek nuk bën dallime të përkatësive partiake, për të ndihmuar këdo që ka nevojë për asistencë mjeksore….
Ka ende gjallë ish funksionarë shteti ose funksionarë aktualë të tij, ish drejtues politikë të PS-së dhe jo vetëm të saj, të cilët mundet të pohojnë ato çka unë shkruaj më lart, përpos Azem Hajdarit të PD-së mqse ai është bërë me kohë për rrahmet…
Në 31.03.1991 kam udhëtuar direkt nga Parisi në Tiranë për të votuar ndryshimet demokratike në Mëmëdheun tim.
Në 28.06.2009 nuk kam nguruar të fluturoj nga Kanadaja për të hedhur votën në Shqipërinë e këndej Drinit sepse në Demokraci, vetëm vota e mëndjeve të lira mundet të sjellë ndryshime socio-politike.
Në 11.05.2025 po ashtu kam ardhur nga Victoria, BC, Canada, direkt në Tiranë për të dhënë kontributin tim sado modest në ndryshimet demokratike shqiptare.
DY HERË:
NË 1993 familjarisht jam rikthyer në Tiranë nga Parisi, edhe pse kisha një pozicion të përftuar me konkurs në Asistencën Publike, të cilin kurrë nuk ma ofruan në QSUT, dhe
Në 2009 jam rikthyer nga Kanadaja për të dhënë më të mirën time të mundshme për bashkëkombasit e mi, që i besuan mëndjes dhe dijenive të mia modestisht jo të pakta mjeksore.
KURDOHERË në ATË-DHE unë kurrë nuk jam sjedhur si KONFORMIST për të përftuar poste shtetërore apo akademike, përkundrazi duke qënë VETËVETJA më janë krijuar pengesa pas pengesash vetëm e vetëm që të mos marë atë çka unë kam merituar me Profesionalizmin, Punën e Përkushtimin tim ndaj kujtëdo, që më është adresuar për asistencë në ndihmë të problemeve të tija shëndetsore….
JAM SHUMË-SHUMË KRENAR për qindra jetë të shpëtuara, si dhe për mijra e mijra jetë të lehtësuara nga hallet e problematikat e tyre mjeksore…
Në 42 vite pune prej 2.07.1981 kur ngjita për herë të parë shkallët e Spitalit Nr. 4 Infektiv si Mjek stazhier, dhe deri më 18.07.2023 ditën e daljes sime në pension jam përpjekur për çdo dekikë të jetës sime, për ta ruajtur nga çdo ndotje morale e financjare MANTELBARDHËSINË time….
“DASHAMIRËSIA mdiokratokratike” e drejtuesve në Shërbim, në Fakultet dhe në Universitet nuk më rimundësoj DIJEDHËNIEN në auditoret e Fakultetit të Mjeksisë pas kthimit nga Kanadaja, deri në daljen time në pension dhe rikthimin në Kanada…
Pavarësisht kësaj çka përmënda më lart, unë kurdoherë DIJET e mija teorike si dhe NJOHURITË e mëdha praktike, i kam vënë në dispozicion të studentëve, të mjekëve stazhierë apo të kolegëve jo vetëm të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë…
Për dijeninë e kujtëdo që ende bart dritë në sytë dhe në mëndjen e tij, unë isha i vetmi mjek në atë Shërbim me “Medalje të Artë”, me Diploma universitare franceze në lëmitë e Sëmundjeve Infektive e Tropikale, si dhe të Reanimacionit Mjeksor, krahas Diplomës shqiptare të Specializimit në Sëmundjet Infektive dhe Epidemiologji, që e nisa dhe e mbarova karierën time mjeksore thjesht si MJEK, pa asnjë “ofiq” si akademik edhe funksional shtetëror, thjesht e vetëm sepse KURRË nuk ju bëra urë askujt përveç Profesionalizmit tim si dhe Betimit të Hipokratit, duke qënë kurdoherë VETËVETJA……
KENI PLOT DJEM E VAJZA të mirëshkolluar, të mirëedukuar, të plotëmoralshëm dhe aspak të tunduar nga klepto-korrupsioni i qeverisjes 34 vjeçare DEMON-KRATIKE, si brënda edhe jashtë Shqipërisë së këndej Drinit të cilët me dijesinë dhe vullnetin e tyre, mundet mjaft mirë të përballojnë sfidat e zhvillimeve socio-ekonomiko-politike të vendit….
Realizimi sa më shpejt të jetë emundëshme e:
1- Zëvëndësimit të Partitokracisë/Kryetarokracisë me rrëshqitje drejt Autokracisë në zbatim të Marveshjes PD – PS të 21.04.2008, me MERITOKRACINË dhe DEMOKRACINË e brëndëshme në këto dy forcat politike, si dhe
2- MUNDËSIMI i vjeljes së kontributeve të individëve dhe Lëvizjeve të Reja politike, duke e ndryshuar thelbësisht Sistemin Zgjedhor të përfaqsimit të vullnetit të DEMOSIT/POPULLIT në Parlamentin e sotëm të shndruar ndërkohë në një “PARLA-PA-MENT”,
Këto veprime me shumë siguri përmes ndryshimeve të ardhura prej tyre, ato do të mundet të vendosin një Sistem Shoqëror mëse Demokratik në Shqipërinë e këndej Drinit…
MORALISHT jam në krah të cilido që kërkon DEMOKRATIZIMIN, MBROTHËZIMIN dhe FAKTORIZIMIN jo vetëm të Shqipërisë së këndej Drinit….
Vetë për arësye si subjektive po ashtu edhe objektive tashmë që kam dalë në pension më 18.07.2023, as kam shprehur dhe as NUKU KAM ambicien më të vogël për ndonjë post, qoftë ai edhe honorifik ekzekutiv apo legjislativ në Shqipëri…
FLINI të qetë ju mëndjeçarturit militantë dhe patronazhistë të majtë apo të djathtë qofshi…
Për ata/ato që janë merakçinj se këtu mundet “të të kapin për zhelesh” në qoftë se ngre tenda apo demostron në trotuare, hapsira publike apo edhe përpara Ministrive a Kryeministrisë, po ju risjedh për ilustrim disa foto nga lëvizjet e fundit greviste disajavore të punonjësve të Administratës publike dhe të Agjensive qeveritare në Victoria, BC, Canada…
SHQIPËRIA dhe SHQIPTARIZMA mbi të gjitha!
Together forever and ever

Prapaskenat e CIA-s: Pse Trump lejoi që zëvendësja e Maduros të merrte pushtetin?

By: A R
6 January 2026 at 10:55

Gazeta prestigjioze Wall Street Journal ka zbuluar detaje të reja mbi ndërhyrjen e SHBA-ve në Venezuelë. Sipas burimeve, ka qenë pikërisht CIA ajo që i sugjeroi Presidentit Donald Trump të lejonte Delcy Rodriguez, zëvendëspresidenten, të merrte drejtimin e vendit pas kapjes së Nicolas Maduros.

Në një dokument konfidencial, CIA vlerësoi se për të ruajtur stabilitetin e menjëhershëm në Venezuelë, ishte e nevojshme që pushteti të mbetej në duart e njerëzve që ishin pjesë e sistemit aktual.

Arsyet kryesore të këtij sugjerimi ishin mbështetja e ushtrisë, rreziku i kaosit dhe rezistenca e armatosur.

Rodriguez dhe besnikët e tjerë të regjimit kanë kontroll mbi ushtrinë dhe elitat e vendit. Për këtë arsye, CIA paralajmëroi se udhëheqësit e opozitës, si Maria Machado dhe Edmundo Gonzalez, do ta kishin shumë të vështirë të kontrollonin vendin.

Sipas raportit, opozita do të përballej me rezistencë të fortë nga forcat e sigurisë dhe organizatat kriminale që mbështesin regjimin e vjetër.

Me pak fjalë, inteligjenca amerikane besonte se një kalim i menjëhershëm i pushtetit te opozita do të shkaktonte një luftë civile ose kaos të pakontrollueshëm, ndaj zgjodhi një “rrugë të mesme” me figura të njohura të regjimit.

Reshjet intensive ndërpresin mësimin në Durrës, mbyllen shkollat dhe universiteti “Aleksandër Moisiu”

By: A R
6 January 2026 at 10:46

Për shkak të reshjeve intensive që kanë përfshirë qytetin e Durrësit që prej orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, procesi mësimor është ndërprerë. Shkollat në qytet kanë ndaluar zhvillimin e mësimit rreth orës 08:45, si pasojë e vështirësive të krijuara nga përmbytjet dhe kushtet e motit.

Ndërkohë, Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka njoftuar studentët se ditën e sotme nuk do të zhvillohet mësim, duke bërë me dije se orët e humbura do të zëvendësohen në një datë tjetër.

Autoritetet lokale po ndjekin nga afër situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, duke shmangur lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Çereku i atyre që votuan u janë bashkuar atyre që nuk votuan fare…

6 January 2026 at 10:38

Nga Eduard Zaloshnja

Pothuaj çereku i atyre që votuan brenda vendit më 11 maj 2025, janë aktualisht të zhgënjyer nga të gjitha partitë ekzistuese. Kështu rezultoi nga sondazhi i fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’, ku të anketuarit u pyetën se cilën parti preferonin më shumë (plot 24% e atyre që kishin votuar më 11 maj 2025 u përgjigjën se do të preferonin një parti të re, në qoftë se krijohet në të ardhmen).

Duke ditur se në zgjedhje morën pjesë 1.463 milionë banorë të rritur të Shqipërisë, mund të ekstraplohet me përafërsi se numri i votuesve të zhgënjyer me partitë për të cilat votuan ka arritur rreth shifrës 351 mijë. Nga ana tjetër, 437 mijë banorë të rritur të vendit ishin të zhgënjyer paraprakisht me partitë ekzistuese – ata nuk votuan fare më 11 maj 2025 (1.9 milionë banorë të rritur gjithsej minus 1.463 milionë pjesëmarrës).

Pra në total, kemi pothuaj 780 mijë banorë të rritur të zhgënjyer nga të gjitha partitë ekzistuese. Po nga cila parti janë zhgënjyer më shumë pjesmarrësit e zgjedhjeve të fundit parlamentare?

Plot 3/5 e votuesve të partive të vogla janë zhgënjyer nga to (do të donin të krijohet një parti tjetër e re). Pothuaj çereku i votuesve të PD-ASHM janë zhgënjyer nga PD-ja (partia dominuese e koalicionit). Ndërsa pothuaj 1/6 e votuesve të PS-së janë zhgënjyer nga mënyra sesi po qeveris partia për të cilën votuan më 11 maj…

VIDEO / Shirat e dendur rrisin prurjet në Drin, Rama: Nisin shkarkimet e kontrolluara nga Komani dhe Vau i Dejës

By: A R
6 January 2026 at 10:28

Shirat e dendura gjatë orëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e prurjeve në kaskadën e Drinit, duke sjellë nisjen e shkarkimeve të kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, ndërsa kryeministri Edi Rama njofton se këto shkarkime po monitorohen dhe menaxhohen nga specialistët e hidrocentraleve.

“Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”, shkruan Rama.

Megjithatë, vendi është përfshirë nga reshje të dendura dhe era të forta, të cilat kanë shkaktuar probleme kryesisht në Durrës, Lezhë dhe Fier.

Në Bashkinë Malësi e Madhe, fshati Flakë vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të prurjeve të përroit.

Në Bashkinë Vau i Dejës, lumi Gjadër ka dalë nga shtrati, duke rritur nivelin e ujit në lagjen Kapedani.

Ndërsa në Bashkinë Fushë-Arrëz, janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh në disa akse.

Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

By: A R
6 January 2026 at 10:24

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar këtë të martë lidhur me përmbytjet në qytetin e Durrësit, pas reshjeve intensive të shiut që kanë filluar që prej mbrëmjes së kaluar.

Berisha ka publikuar disa pamje nga Durrësi, ku shihen disa rrugë të përmbytura dhe fajëson për këtë gjë autoritetet vendore dhe qendrore.

“Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros!”, shkruan Berisha, duke iu referuar ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, përmbytjet janë rezultat i politikave të dështuara urbanistike dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë dhe sistemin e kanalizimeve, përgjegjësi që i atribuohen qeverisë dhe pushtetit lokal.

Rrëfehet mes lotësh Hygerta Sako: Martesa ime ishte një ferr! Vajzën e gjeta në gjendje të rëndë… po priste dorën!

By: A R
6 January 2026 at 10:17

Moderatorja shqiptare Hygerta Sako ka bërë një rrëfim tronditës për një nga periudhat më të errëta të jetës së saj, duke ndarë me publikun dhimbjen, humbjet dhe sfidat që e kanë shoqëruar ndër vite.

Ajo tregoi se në mars të vitit 2020 humbi babain, vetëm tri ditë pasi ai kishte pësuar një sulm në tru, në një periudhë kur pandemia e COVID-19 sapo kishte paralizuar botën.

“Është një pamje që nuk do të më largohet kurrë nga mendja. Edhe sot, pas gjashtë vitesh, më rikthehet shpesh dhe më dhemb njësoj”, u shpreh ajo, duke theksuar se dhimbja u rëndua edhe më shumë nga rrethanat e asaj kohe.

Hygerta rrëfeu se për shkak të masave kufizuese, babanë e përcolli për në banesën e fundit me vetëm 39 persona.

“M’u duk sikur e humba për herë të dytë. Më 12 mars u vendos karantina dhe mbeta e izoluar në shtëpi vetëm me mamin dhe vajzën”, tha ajo.

Por përtej humbjes së babait, moderatorja foli hapur edhe për martesën e saj, të cilën e përshkroi pa hezitim si “një ferr”, duke treguar se ajo periudhë i ka lënë plagë të thella emocionale.

Rrëfimi më tronditës erdhi kur ajo foli për vajzën e saj, e cila po përjetonte bullizim të vazhdueshëm në shkollë.

“E gjeta në një gjendje shumë të rëndë… po priste dorën”, tha Hygerta, duke përshkruar një moment që e ka shkatërruar si nënë.

Në fund të këtij rrëfimi emocional, Hygerta u surprizua nga vajza e saj gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 4, duke krijuar një nga momentet më prekëse për publikun.

Kujt do t’ia dorëzojë Ramaduron, Altin Troplinit?

By: A R
6 January 2026 at 10:08

Ylli Manjani ka ironizuar sot kreun e opozitës, Berisha, i cili po përpiqet të mbajë me shpresë mbështetësit e vet se Edi Ramën do ta arrestojë “Deltaforca” e opozitës. Në një postim të tij, Manjani shkruan:

​Radiogram:

… gur-gur..

… maria…

​Iku edhe sot.

Kohë e keqe, nuk ka fluturime helikopterësh. Vetëm Helicobacter pylori lejohet, por ajo s’bën efektin që duam. Në farmacitë e narkoshtetit shiten antibiotikë… 

​As Deltaforcat e SHQUP-it nuk kanë urdhër për veprim.

​Presim furnizime…

​Kot për kuriozitetin e një shokut tim, që s’ka qenë mirë nga logjika këto kohë, kjo Deltaforca e SHQUP-it, pasi ta zërë Ramaduron, kujt do t’ia dorëzojë?!

Drejtësisë së Altin Troplinit?! 

Trump nuk flet, Trump vepron

6 January 2026 at 10:01

Nga Artur Ajazi

Dikush fillimisht thoshte se “Trump nuk e ka seriozisht”. Ishte fjala për Maduron. Ishte fjala edhe për Kamboxhian, Ukrahinën, Groenlandën, Lindjen e Mesme, etj. Bota sot ka shumë vatra të nxehta, dhe kjo po e detyron kreun e Shtëpisë Bardhë, të mos jetë shumë pasiv. Ai mbetet aktiv në çdo konflikt rajonal dhe jo vetëm, në çdo  rast kur regjimet, si ai i  Maduros, apo qeverive  të Meskikës dhe Kolumbisë, që  janë përzierë me afera dhe lidhje trafikantësh droge. Duhej një Donald Trump, që bota e trafikut të drogës, të merrte një goditje të tillë.

Duhej një Trump, që regjimet diktatoriale dhe presidentët e narkoshteteve, të “zgjoheshin” dhe tu prishej gjumi. Nuk mund të vazhdohet më tej, duke vrarë me anë të drogës popujt e SHBA, Europës dhe mbarë botës. Në fakt, fundi i Maduros, dhe pse jo, dhe ndonjë presidenti tjeter në Amerikën Latine tanimë dihet. Boll prodhuan e shitën drogë, boll fituan para në kurriz të shendetit të djemve dhe vajzave të reja, boll vranë shpresën e rinisë kudo në botë. Një grusht kucuthësh, të veshur me petkun e presidenti, që kanë kthyer vendet e tyre në kombinate prodhimi të drogave, nuk mund ta mbajnë peng të ardhmen e të rinjve të mbarë botës. Trump, ka sot mbështetjen dhe përkrahjen e mbarë vendeve demokratike, e mbarë djemve dhe vajzave që shkollohen dhe punësohen, duke e ditur se “klanet dhe kartelet e drogës po marrin ndëshkim shembullor”.

Dhe janë pikërisht ata, janë amerikanët që vepruan, dhe nuk e zgjatën shumë kohën e zbatimit të planit të tyre të goditjes ndaj karteleve. Trump, ka sot meritën e madhe të goditjes së çdo presidenti dhe qeverie amerikano-latine, që mbështet dhe ka lidhje me kartelet e drogës. Trump ka vendosur ta ndalë invazionin e karteleve të drogës, ashtu siç ka vendosur të nxjerrë para drejtësisë amerikane, çdo kryetar shteti që po hetohet dhe akuzohet për lidhje me trafikun e drogës. Duke goditur kartelet e Amerikës-Latine, natyrisht Trump ka nisur të sigurojë mburojë, jo vetëm për popullin amerikan, por edhe ndaj  popujve të Europës. Kjo për faktin sepse tonelatat e drogës, që niseshin nga Venezuela, Kolumbia, Ekuatori, Peruja, etj, tanimë do të jenë nën shinjestrën amerikane.

Bota kishte nevojë sërish për një Donald Trump, që të kthente përmbus regjimet diktatoriale dhe ti priste rrugën me forcën e armëve, karteleve të fuqishme të drogës. Dhe Trump nuk ka gjasa të ndalet. Ky ishte fillimi. Bota duhet të jetojë pa makthin dhe efektin e drogave. Rinia duhet të shkollohet dhe punojë pa patur frikën se, dikush do ti ofrojë drogë. Trump nuk flet, Trump vepron. Pikërisht këtë deshën amerikanët. Këtë kërkojnë popujt e vendeve demokratike. Ndryshe nuk ndalet ofensiva e karteleve që bazën e kanë pikërisht nga Amerika-Latine, dhe mbështetjen nga krerët e regjimeve diktatoriale.

Shiu bllokon autostradën Tiranë-Durrës, apeli i Policisë Rrugore: Si do devijohet lëvizja e makinave

By: A R
6 January 2026 at 09:55

Policia e Shtetit ka bërë apel për kujdes në rrugë pas përmbytjes në autostradën Tiranë-Durrës. Pranë hyrjes së qytetit bregdetar, ka prezencë të lartë të ujit në të dyja anët e lëvizjes çka e bën të pamundur qarkullimin normal të makinave.

Për këtë arsye për të shmangur trafikun dhe aksidentet, Policia Rrugore njofton se do të ketë një devijim të lëvizjes.

•Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë.

•Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë.

“Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po marrin masa për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve”, njoftoi policia.

Prej mëngjesit të sotëm Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq me reshje të shumta shiu çka ka krijuar probleme të shumta sidomos në Durrës dhe Lezhë.

Mike Johnson: SHBA-të nuk janë në luftë me Venezuelën, pavarësisht arrestimit të Maduros

By: A R
6 January 2026 at 09:47

Shtetet e Bashkuara “nuk janë në luftë” në Venezuelë, deklaroi të hënën kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, pavarësisht bastisjes së fundjavës të urdhëruar nga Donald Trump për kapjen e presidentit Nicolás Maduro dhe shpalljes se SHBA-të do të “drejtonin” vendin.

Ky inkursion i papritur erdhi pas muajsh presioni në rritje nga SHBA-të ndaj Venezuelës, që ka përfshirë bllokimin e disa dërgesave të naftës dhe sulme ajrore ndaj anijeve pranë brigjeve të saj, ku kanë humbur jetën të paktën 110 persona.

Trump ka pretenduar se udhëheqësja e përkohshme e sapobetuar, Delcy Rodríguez, do të bashkëpunojë me kërkesat e tij që kompanitë amerikane të naftës të marrin kontrollin e rezervave të mëdha të naftës bruto të Venezuelës. Demokratët e kanë kritikuar presidentin për përfshirjen e SHBA-ve në një konflikt të tillë pa kërkuar leje nga Kongresi, duke e akuzuar se po bën pikërisht atë që kishte premtuar se do ta shmangte.

Pas një informimi nga zyrtarët e lartë të administratës, përfshirë sekretarin e shtetit Marco Rubio, sekretarin e mbrojtjes Pete Hegseth dhe prokuroren e përgjithshme Pam Bondi, Johnson u tha gazetarëve se presidenti Trump nuk po kërkon të marrë kontrollin e Venezuelës në mënyrë ushtarake.

“Ne nuk jemi në luftë. Nuk kemi forca të armatosura amerikane në Venezuelë dhe nuk po e pushtojmë atë vend,” tha Johnson siç citon The Guardian, duke shtuar se nuk pajtohej me kritikat e demokratëve se Trump kishte shkelur ligjin duke mos e informuar Kongresin përpara sulmit.

“Ky nuk është ndryshim regjimi. Kjo është një kërkesë për ndryshim sjelljeje nga një regjim. Qeveria e përkohshme është ngritur tani, dhe shpresojmë se do të korrigjojë veprimet e saj,” shtoi ai.

Administrata Trump e ka akuzuar Maduron se drejtonte një qeveri “narko‑terroriste” që trafikonte drogë, përfshirë fentanilin, drejt SHBA-ve, një pretendim që ekspertët e kanë kundërshtuar. Ata gjithashtu pretendojnë se Maduro lejoi rivalët e SHBA-ve si Kina dhe Rusia, si edhe grupe të armatosura si Hezbollah, të operonin në Venezuelë, duke u dhënë atyre një bazë në hemisferën perëndimore.

Johnson parashikoi se strategjia e Shtëpisë së Bardhë për të bllokuar prodhimin e naftës së Venezuelës do ta detyrojë qeverinë socialiste të ndryshojë dhe eventualisht të mbajë zgjedhje të reja. Analizat e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në Venezuelë tregojnë se Maduro i kishte vjedhur fitoren kandidatit kryesor të opozitës.

“Ne kemi një mënyrë bindjeje, sepse eksportet e tyre të naftës, siç e dini, janë sekuestruar. Dhe mendoj se kjo do ta çojë vendin drejt një qeverisjeje të re shumë shpejt,” tha Johnson. “Pra, nuk presim trupa në terren.”

❌
❌