Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 December 2025Java News

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

By: E S
28 December 2025 at 22:59

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po i japin edhe njëherë mundësinë Albin Kurtit të krijojë qeverinë vetëm me disa deputetë të pakicave kombëtare, por pa pasur nevojë t’i shtrijë dorën opozitës.

Kur janë numëruar gati 90% e kutive të votimit në të gjithë vendin, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë rreth 50% të votave që në bazë të përllogaritjes mund të prodhojnë 56 deputetë.

Albin Kurtit i duhen jo më shumë se 5 deputetë nga 10 që kanë pakicat jo serbe për të formuar pa shumë kokëçarje qeverinë “Kurti 3”.

Krahasuar me zgjedhjet e shkurtit 2025, Lëvizja Vetëvendosje ka një rritje me 8 për qind.

Në të njëjtat nivele me ato të dhjetë muajve më parë është Partia Demokratike e Kosovës, e cila vetëm pak para zgjedhjeve ndryshoi liderin e saj.

Bedri Hamza ka marrë diçka më shumë se 20% të votave, identik sa përqindja e dhjetë muajve më parë dhe mund të marrë 23 deputetë, një më pak se në shkurt.

Ndërkohë që humbësi i madh i këtyre zgjedhjeve është Lidhja Demokratike e Kosovës.

Partia e Lumir Abdixhikut është në nivelin e 14% të votave, katër për qind më pak se zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit të këtij viti dhe pritet të ketë një rënie me 5 deputetë nga 20 që mori në fillim të vitit.

Jashtë parlamentit e sheh veten edhe Fatmir Limaj i cili doli i vetëm në këto zgjedhje dhe nuk e arriti pragun, ndërkohë që Ramush Haradinaj me 6% të votave mund të marrë 6 deputetë nga 8 që kishte koalicioni i tij në shkurt 2025.

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

By: E S
28 December 2025 at 22:01

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja janë drejt fitores në zgjedhjet e parakohshme parlameëntare të Kosovës që u mbajtën këtë të diel.

Kryeministri në detyrë po udhëheq me mbi 50% të votave, mjaftueshëm për të krijuar qeverinë.

Ndërkohë në pamjet e publikuara në media shihet momenti kur në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, qindra qytetarë kanë dalë të festojnë duke shpërthyer dhe fishekzjarrë.

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

By: E S
28 December 2025 at 21:11

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.

Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

By: E S
28 December 2025 at 21:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:00.
Me 28% të kutive të numëruara, Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi 47% ose 96 mijë vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.21% apo mbi 38 mijë vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.92%, që përkthehet në mbio 28 mijë vota.

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

28 December 2025 at 20:55

Nga ARTUR AJAZI

Aspak nuk ta mbush mëndjen ky Salianji. Ai që del nga “rreshti”, dhe vendos të bëjë luftën e tij politike, ka tjetër ide, tjetër program, tjetër artikulim mbi misionin e tij. salianji më duke njëlloj si Genc Pollo dikur, kur “vendosi” ti dalë ballazi Sali Berishës. Formuan edhe një “partiçke” me Ferdinand Xhaferrin , dhe çfarë arriti ? Asgjë.

Pëkundrazi u vunë në rresht si dikur para Berishës. Politika në Shqipërinë post5okomuniste, shpesh është trajtuar si “sporti lehtë”, ndaj dhe kanë petentruar brënda saj dallkaukër, mediokër, aventurierë lagjesh, dhe njerëz me ZERO ide dhe mendime mbi politikbërjen.

Kjo vlen për Partinë Demokratike, dhe për ndonjë partiçkë, që ka dale së fundmi, dhe tenton të habisë gjithë dynjanë me spaktaklet e saj. “Politika mbetet fusha ku luhet fort, nga ata që janë profesionistë në menaxhimin e saj”- ka thënë filozofi çek Ladislav Durbok. Dhe kishte të drejtë.

Në qoftëse do të jetonte, ai do të ishte marrë seriozisht me klasën politike në Shqipëri. Kemi 35 vjet, që jemi bërë si “kaviet” eksperimentale të çdo politikani aventurier. Kur erdhi në pushtet Partia Demokratike (pas “fitores” në 22 Mars 1992) ishte thuajse pa një program të mirëmenduar.

Megjithatë shqiptarët thane “hajde po i besojmë, dhe po votojmë njëherë këtë parti të re”. votën ja dhanë, por pa mbushur 2 vite në pushtet, shumica e shqiptareve nisën të provojnë mbi supet e tyre, qeverisjen më të ligë, që Shqiperia kishte patur në 100 e ca vite.

PD, dështoi, sepse kishte në krye një politikan të paaftë, që ngriti një qeveri me hajdutë dhe njerëz të papërgjegjshëm. Gjithë historia e PD, mbetet ë mbushur me turpe dhe skandale të padëgjuara, dhe të gjitha mbajnë vulën e një njeriu.

E vetmja shpresë që ngjalli frymë të re dikur , ishte ngritja e KOP-it. Por zhgënjimi që morën shqiptaret edhe nga KOP-I, dhe kryekopisti Basha, mbetet e paimagjinueshme. Nuk e di por, hyrja e Salianjit në PD, dhe ngritja e tij deri deputet, tregonte se diçka nuk shkonte mire në atë parti.

Pasi e përdori Berisha, duket se ka vendosur ta flakë jashtë partisë, njeriun që “bëri burg politik”. Pse, si, dhe qysh, kjo do të mësohet në muajt e ardhshëm. Por një gjë është e sigurtë. Ky “rrebeli” Salianji, ashtu si Basha, dhe Pollo, asgjë nuk do të arrijë. E dini pse ? Sepse që në daljet e tij të para, dukej se ishte “i rremë”-thotë populli. Pra, ju turr Mul Nokës, dhe nuk guxon të thotë 1 fjalë për Saliun. Pra, shkurt dhe shqip, “pas burgut e kishte të nevojshme të ishte paksa në qendër të vëmëndjes, dhe nisi foltoren e tij”. Kaq. Pra, politika shqiptare, edhe për shumë vite të tjera, do të mbetet “kanaleve”, duke mos arritur dot, të ngjitet “rrugëve të asfaltuara të BE”.

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

By: E S
28 December 2025 at 20:50

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër në jug të shtetit New Jersey, SHBA, të dielën, kanë bërë të ditur autoritetet.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), bëhet fjalë për një përplasje ajrore mes dy mjeteve fluturuese. Shefi i Policisë së Hammonton, Kevin Friel, deklaroi se shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 11:25 të paradites për një aksident ajror.

Forcat e policisë dhe zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe arritën të shuajnë flakët që kishin përfshirë njërin prej helikopterëve. Një person u konfirmua i vdekur në vend, ndërsa një tjetër u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, me rrezik për jetën.

Pamje video nga vendi i ngjarjes tregojnë një helikopter duke u rrotulluar me shpejtësi para se të binte në tokë.

FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) janë njoftuar dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi identitetin e viktimave apo arsyet që çuan në këtë përplasje ajrore.

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

By: E S
28 December 2025 at 20:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:00.

Me 28% të kutive të numëruara, Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi 47% ose 96 mijë vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.21% apo mbi 38 mijë vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.92%, që përkthehet në mbio 28 mijë vota.

Në zgjedhje garuan 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë. Nga to, 8 subjekte politike janë të shqiptarëve me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve që garojnë për 20 ulëset e garantuara.

Shifrat e para të tre exit poll-eve flasin për një rezultat të përafërt për të gjitha partitë, me atë të 9 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit kryeson, por ende pa e siguruar numrin 61 për të formuar Qeverinë.

Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës dhe e treta LDK-ja.

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

By: E S
28 December 2025 at 20:37

Kurrë më parë në botë nuk është prodhuar dhe konsumuar kaq shumë kokainë sa sot. Të dhënat alarmante të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) tregojnë se numri i përdoruesve ka arritur në të paktën 25 milionë persona, nga të cilët rreth 6 milionë jetojnë në Europë, pothuajse dyfish krahasuar me 20 vite më parë.

Sipas raportit vjetor World Drug Report 2025, i bazuar në të dhëna të vitit 2023, prodhimi global i kokainës ka kaluar 3.700 tonë, katër herë më shumë se një dekadë më parë. OKB e cilëson kokainën si “drogën e paligjshme me rritjen më të shpejtë të tregut”.

Kokaina, një klik larg: tregu i ri digjital i drogës

Juan, 46 vjeç, që jeton në Bruksel prej më shumë se një dekade, tregon se sa e thjeshtë është sot të sigurosh drogë. Një mesazh në WhatsApp, një video e paketës që fshihet automatikisht dhe porosia mbërrin në derë brenda një ore.

Çmimi: 50 euro për gram, me oferta promocionale për sasi më të mëdha. Asnjë kontakt fizik, asnjë rrezik i dukshëm.

“Të gjithë kanë kokainë. Është gjëja më e zakonshme,” thotë ai.

Shitja e drogës në Bruksel konsiderohet prej kohësh një “sekret i hapur”, por sot mundësitë janë shumëfishuar: nga rrugët tradicionale, te dark web-i dhe aplikacionet e mesazheve private që funksionojnë si “menu ditore” me shërbim delivery.

Nga Amerika drejt Europës: zhvendosja e epiqendrës

Për dekada me radhë, epiqendra e kokainës ka qenë në Amerikat, me Kolumbinë, Perunë dhe Bolivinë si prodhuesit kryesorë dhe SHBA-të si treg dominues konsumi. Por kjo hartë po ndryshon.

Shtimi i kontrolleve në Amerikë, fragmentarizimi i kartelëve të mëdhenj dhe ngopja e tregut amerikan kanë shtyrë trafikantët drejt Europës, ku fitimet janë shumëfish më të larta.

Sipas OKB-së:
• 1 kg kokainë në Kolumbi kushton rreth 1.400 dollarë
• Në Europën Qendrore dhe Perëndimore, çmimi me shumicë shkon në 39 mijë dollarë

Një treg miliardash dhe porte kyçe

Vetëm në Europë, kokaina gjeneron çdo vit mbi 11.6 miliardë euro. Sekuestrimet kanë thyer rekorde për të shtatin vit radhazi, me 419 tonë të konfiskuara.

Belgjika kryeson:
• Mbi 500 tonë kokainë të sekuestruara mes viteve 2019–2024
• 90% në portin e Antwerpit, porta kryesore e drogës drejt Europës

Rreth 90% e kokainës hyn në Europë me rrugë detare, drejtpërdrejt nga Amerika Latine ose përmes Afrikës Perëndimore. Trafikantët shfrytëzojnë infrastrukturën moderne, lidhjet globale dhe afërsinë strategjike me tregjet kryesore europiane.

440 organizata kriminale, Shqipëria mes aktorëve kryesorë

Sipas Europol, në kufijtë e Bashkimit Europian veprojnë mbi 440 organizata kriminale të narkotrafikut.

Grupet me ndikimin më të madh në trafikun e kokainës vijnë nga:
• Shqipëria
• Belgjika
• Holanda
• Italia
• Spanja

Metodat e kontrabandës janë gjithnjë e më të sofistikuara: nga fshehja në mallra legale dhe strukturat e kontejnerëve, deri te përdorimi i gomoneve, skafeve dhe mjeteve gjysmë-nënujore.

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

By: E S
28 December 2025 at 20:29

Luis Enrique është shpallur zyrtarisht Trajneri më i Mirë në edicionin 2025 të Globe Soccer Awards, duke u vlerësuar për suksesin e jashtëzakonshëm në krye të Paris Saint-Germain.

Tekniku spanjoll ka udhëhequr PSG-në drejt një sezoni historik, duke fituar plot gjashtë trofe gjatë vitit 2025, një arritje që e ka vendosur atë në krye të trajnerëve më të suksesshëm në futbollin europian.

Ky çmim konfirmon ndikimin e madh të Luis Enrique te klubi parisien, si në aspektin taktik ashtu edhe në ndërtimin e një skuadre konkurruese në të gjitha frontet. Sukseset e tij kanë forcuar pozitat e PSG-së në arenën ndërkombëtare dhe kanë rritur pritshmëritë për vazhdimësinë e këtij projekti ambicioz.

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

By: E S
28 December 2025 at 20:21

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu, së bashku me Drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Muçaj, inspektuan këtë të diel, 28 dhjetor, në Kakavijë zbatimin e planit të posaçëm të masave për fundvitin.

Ziu theksoi se janë intensifikuar masat për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke përdorur mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme. Ai u bëri apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke shmangur shpejtësinë, alkoolin në timon dhe parakalimet e gabuara. Një thirrje e veçantë iu drejtua prindërve që të mos u japin automjete fëmijëve pa moshën e plotë dhe pa leje drejtimi.

Patrullat e Përgjithshme dhe forcat “Shqiponjat” vijojnë patrullimet në çdo lagje, shesh e rrugë, ndërsa në natën festive veprimet do të koordinohen edhe me Policitë Bashkiake në sheshet ku do të zhvillohen ceremonitë e ndërrimit të viteve. Në gatishmëri janë vendosur edhe Forca Kombëtare e Sigurisë dhe RENEA.

Policia po kryen kontrolle për parandalimin e tregtimit të kapsollave dhe fishekzjarrëve, duke apeluar që prindërit të mos lejojnë fëmijët të përdorin lëndë piroteknike, pasi përdorimi pa kriter i tyre është i ndaluar. Ziu ftoi qytetarët të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112, të tregojnë durim në rrugët me fluks, të përdorin transportin publik në rast se konsumojnë alkool, të shmangin konfliktet e çastit dhe të sigurojnë banesat kur largohen për festime.

Nga ana e tij, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Muçaj, deklaroi se Policia e Shtetit ka miratuar dhe po zbaton një plan masash për përballimin e flukseve të shtuara të qarkullimit ndërkufitar dhe garantimin e sigurisë publike gjatë festave.

Ai bëri të ditur se janë shtuar sportelet dhe numri i punonjësve të Policisë, veçanërisht në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë dhe në pikat e tjera me fluks të lartë, ku prej dy javësh punohet me kapacitet të plotë logjistik dhe njerëzor. Po ashtu, është intensifikuar bashkëpunimi me vendet fqinje, veçanërisht me Policinë Kufitare greke, dhe është aplikuar procedura e lehtësuar e kalimit kufitar aty ku ka qenë e nevojshme.

Qendrat e Bashkëpunimit Policor janë në shërbim të pandërprerë për shkëmbimin e informacionit në kohë reale, ndërsa personel shtesë është angazhuar për monitorimin e situatës dhe mbështetjen e strukturave vendore.

Muçaj bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe është shënuar një rritje e qarkullimit ndërkufitar me rreth 10.5% krahasuar me vitin e kaluar, jo vetëm nga shtetasit shqiptarë, por edhe nga vizitorët e huaj. “Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Migracionit janë të përkushtuara për të garantuar një kalim sa më të lehtë dhe të sigurt për bashkëkombasit dhe vizitorët, si dhe për parandalimin e kriminalitetit ndërkufitar”, tha mes të tjerash Muçaj.

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

By: E S
28 December 2025 at 20:13

AEK-u i Athinës po shfaq nivel të lartë loje këtë sezon, ndërsa siguria në portë mbështetet te Thomas Strakosha. Portieri i Kombëtares shqiptare është kthyer në një pikë reference për ekipin, duke garantuar stabilitet në prapavijë.

30-vjeçari ka lënë pas episodet e sezonit të kaluar dhe që në fillim të këtij edicioni është paraqitur i përqendruar dhe i qëndrueshëm. Strakosha është zgjedhja e parë e trajnerit Nikolic në kampionat dhe në Evropë, duke munguar vetëm në ndeshjet e Kupës.

Deri tani ka zhvilluar 27 ndeshje zyrtare, duke pësuar 22 gola dhe duke regjistruar 13 ndeshje pa pësuar gol. Ai ka pasur rol vendimtar në disa fitore, me ndërhyrje të rëndësishme në momente kyçe të takimeve.

Paraqitja ndaj Anderlechtit në Bruksel konsiderohet ndër më të mirat e tij këtë sezon. Statistikat tregojnë se ai pëson më pak gola sesa pritej. Mesatarisht përballet me pak më shumë se tre goditje në portë për ndeshje, duke realizuar pothuajse 2.5 pritje.

Siguria e tij shihet edhe në daljet në goditjet standarde. Përmirësim ka treguar edhe loja me këmbë, me përqindje të lartë pasimesh të sakta. Strakosha mbetet një nga elementët më të rëndësishëm të AEK-ut në këtë sezon.

Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

By: E S
28 December 2025 at 20:05

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Mar-a-Lago për takimin me presidentin amerikan Donald Trump. Në mbërritje, Zelensky, i veshur me xhaketë për këtë rast, u prit nga Trump, me të cilin shkëmbyen një shtrëngim duarsh para mediave.

Pas takimit, Trump dha disa deklarata mbi zhvillimet diplomatike që lidhen me luftën në Ukrainë.

Ai u shpreh se Presidenti rus Vladimir Putin është “shumë serioz për paqen”, duke shtuar se pas përfundimit të takimit me Zelenskyn do të zhvillojë një tjetër bisedë me presidentin rus.

Trump theksoi gjithashtu se pret një takim të mirë me presidentin ukrainas, ndërsa vlerësoi rolin e liderëve evropianë, duke deklaruar se “kanë qenë fantastikë” dhe se vendet evropiane janë në një linjë me marrëveshjen e mundshme.

“Kam zgjidhur tetë luftëra, kjo është e vështirë”, u shpreh Trump, por shtoi se negociatat ndodhen tashmë në fazën përfundimtare.

Sipas tij, ekziston një mundësi reale për arritjen e një marrëveshjeje, pavarësisht kompleksitetit të situatës.

Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

By: E S
28 December 2025 at 19:56

Qyteti i Vlorës ka prej disa ditësh pa ujë të pijshëm. Ndërkohë që thirrjes për të dalë në një protestë gjatë darkës së sotme i janë përgjigjur dhjetëra qytetarë vlonjatë.

Ata janë mbledhur, për të shprehur revoltën e tyre ndaj pushtetit lokal dhe qendror që u ka lënë pa ujë prej ditësh, përpara Teatrit Petro Marko.

Qytetarët e shumtë shkuan pikërisht aty pasi bashkia po organizon një festë të fundivitit në ambientet e teatrit për punonjësit e saj.

“Duam Ujë”, ishte thirrja e tyre. Ndërkohë që u tensionuan edhe me policinë që mbronte ambientet ku ishte mbledhur bashkia të festonte.

Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

By: E S
28 December 2025 at 19:49

Kandidati për kryeministër nga LVV-ja, Albin Kurti, ka bërë thirrje që komisionerët e vëzhguesit të ruajnë votat, tashmë kur ka përfunduar procesit i votimit dhe ka filluar numërimi.

“Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit. Ruajtja e këtij vullneti të shprehur është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor. Aty e kemi përcaktimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të institucioneve të tij. E për këtë gjë, mendjet, sytë dhe veshët tanë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Keni detyrë tejet të rëndësishme saqë vendimtare”, ka thënë Kurti përmes një videoje të publikuar në rrjetin e tij social Facebook.

“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

By: E S
28 December 2025 at 18:59

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, vetëm pak orë përpara një takimi me rëndësi të lartë që pritet të mbajë në Florida me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.“Sapo pata një telefonatë të mirë dhe shumë produktive me presidentin Putin të Rusisë, përpara takimit tim, në orën 13:00 sot, me presidentin Zelensky të Ukrainës”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social.

Sipas Trump, takimi me Zelenskyn do të zhvillohet në sallën kryesore të ngrënies në resortin Mar-a-Lago, në prani të mediave.

Biseda telefonike me Putinin vjen në një moment kritik, teksa Rusia ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë mbi Kievin, duke i dhënë një sfond urgjent dhe të tensionuar takimit mes Trump dhe liderit ukrainas.

Trump dhe Putin kishin folur për herë të fundit në muajin tetor, kur kishin rënë dakord në parim për organizimin e një samiti në Budapest. Megjithatë, disa ditë më vonë, Trump e anuloi papritur takimin, duke deklaruar se mendonte se një samit i tillë do të ishte humbje kohe.

Takimi i sotëm me Zelenskyn pritet të ndiqet nga afër, në një kohë kur lufta në Ukrainë dhe përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve mbeten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

By: E S
28 December 2025 at 18:50

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se ka pranuar një informatë anonime lidhur me dyshimet se një person M.S., ka ndikuar te qytetarët për të votuar dhe po ashtu ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që personat të asistohen gjatë procesit të votimit.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Komunën e Graçanicës, ku ndaj tij janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore.

Ndërkohë, gjatë kontrollit fillestar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa i njëjti është intervistuar nga organet komptente.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës, mbeten të përkushtuar në ruajtjen e rendit, dhe ligjshmërisë, si dhe në garantimin e një procesi zgjedhor të lire dhe demokratik.

Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

By: E S
28 December 2025 at 18:42

Adriana Kalaja, një nga kandidatet për Avokatin e Popullit, ka njoftuar se ditën e nesërme do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpallje të pavlefshme dhe antikushtetuese të zgjedhjes së Avokatit të popullit.

Me anë të një postimi në Facebook, Kalaja ka njoftuar se po ashtu ka kërkuar pezullimin e efekteve juridike të këtij procesi, që sipas saj është antikushtetues dhe antiligjor, deri kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të botohet në Fletoren Zyrtare.

“Të Nderuar Miq dhe Mbështetës.

Duke uruar të jeni shumë mirë, si dhe duke ju falënderuar për gjithë mbështetjen pa kushte dhe të pakufishme që më keni dhënë lidhur me kandidaturën time për postin kushtetues të Avokatit të Popullit, Ju bëj me dije se nesër, më datë 29.12.2025, depozitoj në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën time me objekt:

– Konstatimin e antikushtetutshmërisë dhe pavlefshmërisë, së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 11 dhjetor 2025.

Po kështu, kam kërkuar edhe pezullimin e efekteve juridike të këtij procesi antikushtetues dhe antiligjor, deri kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të botohet në Fletoren Zyrtare.

Për më shumë detaje, më ndiqni nesër në ora 10.00, në deklaratë për media nga Gjykata Kushtetuese.

Kush është hapi i rradhës? Së shpejti……”, shkruan Kalaja.

Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

By: Java News
28 December 2025 at 18:34

Nga Albatros Rexhaj

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për disa vite me radhë u krijua bindja se gjithçka ishte zgjidhur. Lufta kishte mbaruar. NATO kishte ndërhyrë. Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve evropiane e kishin njohur Kosovën. Dukej sikur Kosova ishte tashmë pjesë e botës perëndimore dhe koha do të zgjidhte pjesën tjetër.

Ky ishte një keqkuptim e mënyrës se si funksionon politika e jashtme amerikane.

Në Uashington, asgjë nuk vazhdon vetë. Çdo interes duhet shpjeguar vazhdimisht. Çdo aleancë duhet mbajtur gjallë. Kur vëmendja shkon diku tjetër, gjë që ndodh gjithmonë, vendet që nuk flasin për veten e humbasin rëndësinë e tyre. Ato shihen ndryshe.

Nga fillimi i viteve 2020, Kosova nisi ta ndiente këtë ndryshim. Nuk ndodhi menjëherë. Në fillim nuk pati ndërprerje të forta apo vendime të papritura. Por dalëngadalë u vu re një ndryshim. Kishte më pak mbështetje të fortë. Kishte më shumë gjuhë burokratike. Flitej më shumë për stabilitet dhe më pak për parime. Kosova nuk shihej më si një sukses, por si një problem për t’u menaxhuar.

Serbia, nga ana tjetër, nuk qëndroi pasive pas vitit 2008. Ajo punoi vazhdimisht për të pasur ndikim në Uashington dhe Bruksel. U paraqit si e arsyeshme dhe e domosdoshme, ndërsa veten e shfaqi si palë të dëmtuar nga problemet e së kaluarës. Nuk kishte shumë rëndësi nëse këto argumente bindnin apo jo. E rëndësishme ishte që ata ishin gjithmonë të pranishmëm. Dhe kjo mbushi hapësirën që Kosova kishte lënë bosh.

Kjo u bë edhe më e dukshme kur Kosova bëri gabimet e saj.

Kriza në veriun e Kosovës pas vitit 2023 nuk u krijua nga lobimi serb. Ajo ishte reale. Disa prej atyre krizave mund të ishin shmangur. Të tjera ishin probleme të thella. Por kur njëra palë është e organizuar dhe tjetra reagon vetëm herë pas here, qëndrimet zyrtare formohen shpejt dhe ndryshojnë me vështirësi.

Në vitin 2023, Bashkimi Evropian vendosi masa ndaj Kosovës. Në vitin 2025, Shtetet e Bashkuara pezulluan një dialog të rëndësishëm strategjik. Këto nuk ishin veprime simbolike. Ato tregonin pakënaqësi të qartë nga kryeqytetet perëndimore jo vetëm për vendime të veçanta, por për mungesë qartësie në politika.

Në këtë kontekst duhet parë edhe aktivizimi i ri i diasporës shqiptaro-amerikane.

Organizatat e diasporës që nisën të lobojnë më fort në Kongres nuk e bënë këtë sepse ndiheshin të sigurta. E bënë sepse u shqetësuan. Mesazhi ishte i thjeshtë: Kosova nuk mund të bazohej më te mbështetja e vjetër. Nëse donte të mbetej e rëndësishme, duhej të shpjegonte sërish pozicionin e saj.

Ky proces ka nisur. Kongresi ka rifilluar diskutimet. Janë miratuar rezoluta që riafirmojnë partneritetin. Në ligje janë përfshirë qëndrime më të qarta për sovranitetin dhe stabilitetin rajonal. Kjo nuk garanton rezultate. Por e rikthen Kosovën në vëmendje.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se besimi është rikthyer plotësisht.

Kur Uashingtoni i shkruan qëndrimet në ligj, kjo nuk është shenjë afrimi. Është shenjë kujdesi. Kjo tregon se ka shqetësime. Kur politikbërësit i druhen një devijimi, qoftë ky gjeopolitik, institucional apo moral, ata i hedhin qëndrimet e tyre në letër. Vendet që gëzojnë besim të plotë nuk kanë nevojë për riafirmime të shpeshta.

Kjo nuk është e pazakontë. Vendet e mëdha kështu i zgjidhin pasiguritë. Por kjo duhet të nxitë reflektim si nga ana e Prishtinës. ashtu edhe nga Tirana. Vendet e besueshme nuk kanë nevojë për riafirmimim të vazhdueshëm Për këtë kanë nevojë vendet që nuk gëzojnë besim.

Problemi kryesor nuk është nëse ka lobim apo jo. Problemi është mungesa e bashkërendimit.

Përpjekjet shqiptare për lobim në Shtetet e Bashkuara janë të shpërndara. Ka energji dhe përkushtim, por pak koordinim. Grupet e diasporës veprojnë më vete, pa bashkërenduar përpiektjet e tyre me shtetin. Qeveritë shpesh reagojnë me vonesë ose vetëm kur ka presion. Kjo sjell paqartësi.

Lobimi nuk mund të zëvendësojë qeverisjen. Ai mund të ndihmojë, por nuk mund të rregullojë mungesën e politikave të qarta.

Lobimi nuk duhet as idealizuar. Në Uashington, ai është një punë e përditshme, teknike dhe e lodhshme. Varet nga stafet, jo nga senatorët, nga dokumentet më shumë sesa nga fjalimet. Nga këmbëngulja më shumë se nga indinjimi.

Çështja kryesore për Kosovën nuk është nëse është kthyer në vëmendjen e Uashingtonit. Ajo është kthyer. Çështja është nëse mund të qëndrojë aty pa pasur gjithmonë krizë.

Kjo kërkon disiplinë brenda vendit, politika të parashikueshme dhe një diplomaci që i trajton aleatët si partnerë, jo thjesht si dëgjues.

Rikthimi i lobimit shqiptar nuk është arsye për festë. As për cinzëm. Është një korrigjim i nevojshëm. Por nuk mjafton. Ajo që do të bëjë ndryshimin është serioziteti i shtetit dhe mënyra se si ai vepron, jo energjia që shfaq diaspora.

e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

By: E S
28 December 2025 at 18:26

Prej mbi një jave, portali qeveritar e-Albania po përballet me ndërprerje dhe probleme të vazhdueshme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Edhe këtë të diel, përdoruesit raportojnë vështirësi në aksesimin e platformës, ndërsa bizneset nuk mund të kryejnë regjistrime, pagesa apo aplikime të ndryshme.

Në njoftimin zyrtar të Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, thuhet se gjatë ditës po realizohet një operacion mirëmbajtjeje dhe përmirësimi i sistemit elektronik, dhe se gjatë kësaj periudhe mund të ketë ndërprerje të përkohshme ose ngadalësime në marrjen e të dhënave nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.

Aleanca për Profesionistët e Lirë ka ngritur shqetësimin për pasojat që ndërprerja po sjell tek bizneset dhe profesionistët, duke përmendur: vonesa procedurale, rrezik penalitetesh dhe kosto shtesë. Ata kërkojnë transparencë mbi shkaqet dhe kohëzgjatjen e ndërprerjes, forcim të qëndrueshmërisë dhe sigurisë së sistemeve, si dhe procedura alternative në raste mosfunksionimi, për të shmangur pasiguri juridike dhe shqetësime për përdoruesit.

Portali ka shfaqur probleme edhe për qytetarët e thjeshtë, si regjistrimi i fëmijëve të porsalindur, aplikimet për dokumente identifikimi dhe rinovimin e pasaportave. Kjo situatë është veçanërisht shqetësuese gjatë periudhës së fundvitit, kur rikthimi i emigrantëve dhe përdorimi i ditëve të pushimit për dokumente shton presionin mbi sistemin.

Qeveria miraton amnisti në fundvit/ 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi

By: E S
28 December 2025 at 18:15

Qeveria Shqiptare ka miratuar amnistinë e fundvitit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale të Kryeministrit Edi Rama, shfaqet ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ku prezanton amnistinë nga e cila 300 të burgosur përfitojnë lirinë, ndërsa 900 të tjerë ulje dënimi.

“Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, komunikon nismën e Qeverisë Shqiptare për amnistinë e ndërmarrë si një akt i frymëzuar nga humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet europiane.

Pjesë e një politike penale moderne, që synon rehabilitimin, uljen e mbipopullimit në burgje dhe forcimin e sigurisë afatgjatë, amnistia hap rrugën që 380 persona të përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe rreth 900 të tjerë ulje dënimi, duke ulur në këtë mënyrë edhe popullimin në burgje me gati 7%.

Të vendosur deri në fund për një drejtësi të drejtë, që mishëron sundimin e ligjit dhe humanizmin e respektin për dinjitetin njerëzor, sipas standardeve demokratike europiane”, shkruhet në postimin e Ramës.

❌
❌