Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 December 2025Java News

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

By: A R
25 December 2025 at 21:58

Një nga sistemet vullkanike më komplekse dhe më pak të njohura të Evropës është studiuar për herë të parë me detaje nën relievet e Eifelit, në Gjermaninë perëndimore. Zona përfshin qindra vullkane që sot duken të fjetur dhe i përkasin të ashtuquajturave “fusha vullkanike të shpërndara”, një formë vullkanizmi brenda pllakës tokësore, ende pak e studiuar por me rreziqe të mundshme.

Midis shtatorit 2022 dhe gushtit 2023, një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga Qendra Helmholtz për Gjeoshkencat (GFZ) realizoi eksperimentin më të madh sizmologjik të zhvilluar ndonjëherë në Gjermani mbi vullkanet.

Studimi, i njohur si Eifel Large-N, përdori mbi 500 stacione sizmike të përkohshme dhe një teknologji inovative me fibër optike 64 kilometra, e cila lejon zbulimin e dridhjeve shumë të vogla nëntokësore.

Falë këtij rrjeti, shkencëtarët krijuan hartën më të detajuar deri më sot të sistemit magmatik që shkaktoi shpërthimin e madh të Liqenit Laach, rreth 13 mijë vjet më parë.

Kjo ngjarje shumë shpërthyese, që zgjati vetëm disa ditë, mbuloi zona të gjera të Evropës qendrore me hi dhe rrjedha piroklastike, duke lënë depozita qartë të dukshme pranë Mendig, në jug të liqenit.

Rezultatet tregojnë se rezervuari i magmës ndodhet deri në 10 kilometra thellësi, më poshtë dhe me orientim të pjerrët, ndryshe nga sa mendohej më parë.

Studimi zbuloi gjithashtu mbi 1 000 mikrotërmete në vetëm një vit, duke sugjeruar prani fluidesh të nxehta ose procese aktive në thellësi.

Rezultatet e eksperimentit Eifel Large-N janë botuar në revistat Seismica, Journal of Geophysical Research: Solid Earth dhe Geophysical Journal International dhe ndihmojnë në vlerësimin më të saktë të rrezikut vullkanik në të ardhmen.

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

By: A R
25 December 2025 at 22:00

Ish trajneri i kombëtares, Gianni de Biasi thotë se është kontaktuar nga 3 kombëtare europiane.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, de Biasi u shpreh se do të ishte katastrofë nëse Italia nuk do ia dilte sërish të kualifikohej për në Botërorin 2026.

Ndër të tjera, de Biasi pati edhe një këshillë për trajnerin aktual të kuqezinjve, Sylvinho, lidhur me ndeshjet e play off.

Sokol Balla: Do ishit i hapur për një ofertë për të stërvitur një skuadër qoftë edhe klubesh apo një përfaqësuese?

Gianni de Biasi: Unë jam kontaktuar në mars për të marr një klub të madh në Serinë B në Itali, bëhej fjalë për Palermon, fituan dy ndeshjet e radhës dhe nuk më morën më. Më kërkuan të drejtoj Persepolis në Iran, por të shkosh në Iran është njëlloj si të rrezikosh kockat. Kam mundësinë për të bërë zgjedhje, nëse gjej opsionin që më pëlqen, që jam brenda me 100 % të projektit, por në aspektin fiktiv nuk është se jam i detyruar për të bërë një zgjedhje.

Sokol Balla: Je bërë pak tekanjoz..

Gianni de Biasi: Jo jo, nuk jam i vështirë, jam duke e thënë në një mënyrë pak alegorike, për të treguar si histori. Jam shumë më ndryshe, por në një moment të dytë, vjen dikush ma mbush mendjen me tregon dy tre gjëra, por nëse dicka ma mbush vërtetë zemrën unë shkoj. Ajo që më pëlqen është se kam një dëshirë të çmendur, një pasion të çmendur që të vijoj ta bëj.

Sokol Balla: Çfarë bën Giani De Biasi ndërsa pret telefonatën e artë për t’u rikthyer në futbollin aktiv?

Po kam marrë 3 telefonata në tre javë nga tre kombëtare. Shpresoj që me njërën prej tyre uroj shumë të arrij të konkretizoj diçka. Njëra është shumë e mirë, dy të tjerat janë realitete diskrete.

Europiane, apo ..?

Europiane.

Sokol Balla: Qenka interesante, edhe pse do doja që Italia të skualifikohej se besoj skuadrat ju marrin ju në telefon kur janë në momentin e tyre më të vështirë. Aty vjen De Biasi dhe i shpëton.

Gianni de Biasi: Unë uroj që Italia të shkojë në Botëror, jam italian, jam edhe shqiptar. Por besoj se Italia duhet ta meritojë, edhe nëse nuk shkon është gjithmonë faji jonë.

Sokol Balla: Tre herë rresht do të ishte ..

Gianni de Biasi: Do ishte katastrofë.

Sokol Balla: Me çfarë merreni në kohën tuaj, përvec faktit që duket se mbaheni në formë optimale fizike.

Gianni de Biasi: Në verë shkoj me biçikletë në shtëpinë time që kam në Siçili, kam bërë tre muaj pushime. Gjatë sezonit ndjek fubollin, dhe më pas i dedikohem më shumë dashurive të mia, familjes etj.

Sokol Balla: Ndërkohë vini shumë shpesh në Shqipëri.

Gianni de Biasi: Më ftojnë dhe unë vij. Kur janë evente të tilla si kjo e galasë së futbollit, është gjithmonë kënaqësi. Unë kam shumë miq në Shqipëri, keni një kuzhinë që më pëlqen shumë dhe ndihem mirë.

Sokol Balla: Ka ndonjë projekt në Shqipëri?

Gianni de Biasi: Jo, kam shumë investime imobliare nëpër Europë, ishte diçka interesante për të bërë diçka interesante vite më parë, kur isha këtu trajner por nuk rrezikova. Kam shumë opsione nëpër Europë.

Sokol Balla: Pas asaj që ndodhi në 2016, nisi si një dritare e atyre ditëve dhe përfundoi një libër, që unë e quajta loja që ndryshoi Shqipëri. Ke qenë në përurimin e atij libir. Është gjithmonë dilema, e ndryshoi futbolli Shqipërinë apo ndryshimi i Shqipërisë u shfaq edhe në futboll. Ju çfarë mendoni? Sa realisht e ndryshoi futbolli Shqipërinë?

Gianni de Biasi: Unë mendoj se futbolli i ka dhënë një dorë të madhe Shqipërisë. Në këto terma thelbësore, vetëm fakti për të parë një grup djemsh që nisën një rrugë të gjatë, me  dëshirën, angazhimin dhe impenjim, arritën një objektiv të pabesuar nga shumë njerëz. Por duke punuar shumë me anën  psikologjike, u bindëm dhe bindëm veten që mund t’ia dilnim dhe këtë e përcollëm te të gjithë shqiptarët. Dhe më pas gjëja që pash më pas, nuk është që ne e bëmë këtë më parë dhe ndodhën më pas zhvillimet në Shqipëri. Kur erdha në 2012, rrugët ishin problematike, ndërkaq vjen pas shumë vitesh në Shqipëri dhe sheh një ndryshim radikal, të rrugëve, infrastrukturës, të imazhit. Shqipëria ka bërë hapa gjigandësh, është një interlokutor shumë i rëndësishëm edhe në nivelin ndërkombëtar, për gjitha raportet me vende të ndryshme. Fillimisht me Italinë, por edhe me komunitetin europian.

Sokol Balla: Në fakt lojtarët që luajnë në Serie A, nuk quhen ekstrakomunitarë, pra lojtarët shqiptarë quhen lojtarë komunitarë dhe falë një pasaporte shqiptare, që mori Zhegrova ai sot luan te Juventus dhe kjo është shenjë e progresit. Ndjen dicka që ndoshta mund ta kishe bërë më mirë?

Gianni de Biasi: Unë mendoj që gjithmonë mund të bëhet më mirë, por në momente të vecanta duhet edhe të kënaqesh me atë që ke arritur në jetë. Sepse nëse përballesh me trishtimin nuk shkon mirë. Ajo që bëmë ne ishte dicka e jashtëzakonshme, por mund të bënim edhe dicka më shumë, por nuk duhet që të mos kënaqemi me këtë që kemi arritur.

Sokol Balla: Për ta mbyllur, një këshillë për Sylvinho për ato dy ndeshje të marsit

Gianni de Biasi: Luaj siç luajte me Serbinë dhe mos e vrit mendjen fare, luaj siç luajte me Serbinë!

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

By: A R
25 December 2025 at 21:40

Rusia ka konfirmuar zyrtarisht se është në bisedime me autoritetet franceze për fatin e Laurent Vinatier, studiuesit francez që po vuan dënimin në një burg rus dhe që rrezikon akuza të reja të rënda.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi të enjten se Moska i ka paraqitur një propozim palës franceze. “Ne u kemi bërë një ofertë francezëve. Topi tani është në fushën e Francës,” tha Peskov për gazetarët, duke refuzuar të japë detaje specifike mbi natyrën e ofertës, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme franceze nuk ka pranuar të komentojë mbi këtë zhvillim të ri.

Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi Presidenti Vladimir Putin u pyet drejtpërdrejt për rastin nga një gazetar francez gjatë konferencës vjetore për shtyp më 19 dhjetor. Edhe pse Putin deklaroi se nuk kishte dijeni për rastin, ai premtoi se do ta hetonte atë.

Laurent Vinatier, këshilltar i organizatës zvicerane “Qendra për Dialog Humanitar”, u arrestua në qershor 2024 në Moskë. Ai u dënua fillimisht me tre vjet burg në tetor 2024, nën akuzën se nuk ishte regjistruar si “agjent i huaj” ndërkohë që mblidhte informacione mbi aktivitetet ushtarake ruse.

Megjithatë, situata e tij ligjore është rënduar ndjeshëm. Në gusht 2025, agjencia shtetërore ruse TASS raportoi se ndaj tij janë ngritur edhe akuza për spiunazh, një vepër penale që në Rusi dënohet me 10 deri në 20 vjet burg.

Rasti i Vinatier po zhvillohet në një sfond të tensionuar të marrëdhënieve Moskë-Paris, veçanërisht pas deklaratave të Presidentit Macron mbi luftën në Ukrainë.

Ministria e Jashtme franceze e ka cilësuar dënimin e studiuesit si “jashtëzakonisht të rëndë” dhe ka kërkuar lirimin e tij, duke kritikuar ligjin rus për “agjentët e huaj” si një mjet për të shtypur liritë themelore.

Vitet e fundit, Moska ka përdorur shpesh arrestimet e shtetasve perëndimorë si “monedhë shkëmbimi” për të liruar agjentë apo të dënuar rusë në Perëndim, siç ishte rasti i shkëmbimit masiv të të burgosurve në gusht 2024.

Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet dhe rrezikohet burgu për të pabindurit

By: A R
25 December 2025 at 21:32

Në shumicën e vendeve të botës 25 dhjetori është ditë feste, në disa të tjera është një ditë e zakonshme. Por ka edhe disa shtete ku Krishtlindja nuk festohet dhe arsyet lidhen shpesh me kulturën ose fenë.

Koreja e Veriut

Nuk ka vend për festa fetare si Krishtlindja në Korenë e Veriut. Ideologjia totalitare e shtetit nuk toleron fenë sepse e sheh si konkurrencë ndaj pushtetit shtetëror dhe kultit të personalitetit që është ndërtuar rreth dinastisë Kim prej vitesh, raporton “Index”. Çdo formë e festimit të Krishtlindjes mund të çojë në burgim ose ndëshkime të tjera të rënda.

Arabia Saudite

Si vendlindje e islamit, Arabia Saudite ka një qëndrim të qartë për Krishtlindjen: nuk është në pajtueshmëri me doktrinën islame. Për vite, dekorimet publike, bredhat e Krishtlindjes, apo çdo festim i dukshëm është i ndaluar rreptësisht dhe festimet janë të kufizuara në hapësira private.

Në vitet e fundit, ka pasur disa ndryshime të vogla, më shumë për shkak të përpjekjes për hapje ndaj turizmit. Në disa hotele luksoze dhe qendra tregtare dekorime modeste “sezonale” mund të shihen, por pa simbole fetare.

Brunei

Brunei zbaton një version të rreptë të Sheriatit që vendos për hapësirën publike. Edhe pse ata që nuk janë myslimanë lejohen ta festojnë Krishtlindjen në privatësi, gjithçka që mund të duket si “promovim i një feje tjetër” mes myslimanëve konsiderohet e ndaluar. Bredhi, dritat apo vetëm një kapele babagjyshi mund të ndëshkohen me gjobë.

Somalia

Somalia, një shtet me shumicë myslimane dhe situatë komplekse të sigurisë, shkon një hap më tutje: Krishtlindja është komplet e ndaluar. Arsyet janë për shkak të identitetit fetar dhe për siguri – autoritetet besojnë se festimi në publik mund të nxisë tensione dhe reagime nga grupet ekstremiste.

Taxhikistani

Taxhikistani nuk e ka ndaluar zyrtarisht Krishtlindjen, por autoritetet vazhdimisht i dekurajojnë njerëzit kundër festimit. Është pjesë e një politike më të gjerë për kufizimin e kulturave të huaja dhe ndikimit fetar, ndërsa synon forcimin e identitetit kombëtar. Autoritetet këshillojnë shkollat dhe bizneset kundër dekorimeve apo festimeve, dhe shitja e bredhave apo dekorimeve është e ndaluar.

“Edhe këta të PD do duan ryshfet”, studenti që tha se i kërkuan 10 mijë euro për punësim s’ka emra zyrtarësh

By: A R
25 December 2025 at 21:23

Në datë 15 dhjetor 2025, gjatë një proteste të Partisë Demokratike përballë kryeministrisë, një student doli në foltore dhe deklaroi se zyrtarët e shtetit i kishin kërkuar 5 deri në 10 mijë euro ryshfet për ta futur në punë.

Një akuzë e rëndë, por në atë fjalim, studenti Eljon Kaja, nuk e shoqëroi se në çfarë zyre ia kishin kërkuar këtë ryshfet.

“Unë erdha në Tiranë si student. Pavarësisht mesatares së shkëlqyer, nuk përfitova bursë, pasi bursën e përfituan miqtë e partisë. Falë mbështetjes së familjes sime dhe mundimit tim, ia arrita të mbaroja ato studime. Kërkova punë në zyrat dhe institucionet e korruptuara të Rilindjes. Por fatkeqësisht aty u përballa me njerëz me tetëvjeçare, që specializim të tyre kanë teserën e kuqe dhe më kërkuan 5.000 deri në 10.000 euro për një vend pune. Gjë që nuk ka asnjë garanci, pasi drejtorët e korruptuar të Rilindjes vazhdojnë e ndërrohen çdo muaj” tha ai.

Më pas shtoi se, ashtu si ai, janë qindra apo mijëra shqiptarë që mbarojnë studimet dhe përfundojnë kamarierë ose banakierë. Akuza të rënda, për një student, të ri, që aspiron t’i futet politikës.

“Prisni të merrni një rrogë te bashki, apo ditën e votimit të merrni një 200 eurosh të ndarë? Sigurisht që jo, nuk është kjo zgjidhja. Profesor Doktor Sali Berisha, ne demokratët, mbi të gjitha të gjithë shqiptarët të kanë besuar këtë detyrë, për t’i udhëhequr drejt fitores. Ne të rinjtë shqiptarë jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjithçka, çdo gjë, me çdokush, me çdo çmim për t’u përballur me këto plehra dhe maskarenj, që çdo ditë po na vrasin shpresën dhe ëndrrën tonë” tha nga foltorja e 15 dhjetorit Eljoni.

Disa ditë pas këtij fjalimi, grupi i Fiks Fare e kërkoi Eljonin dhe e takoi në Tiranë. Ai është nga fshati Kryevidh i Rrogozhinës dhe është marrë me strukturat e Partisë Demokratikë, që nga mosha 13 vjeçare. Ai thotë se është bërë kryetar i FRPD-së në moshën 16 vjeçare dhe arrin të sjellë në Tiranë mbi 40 vetë në protestat e mëdha. Deri këtu s’ka asgjë të keqe, pasi një i ri që aspiron politikën, duhet të ketë dhe ide të reja. Të sjellë një frymë të re. Ndaj, dhe Fiksi e pyeti nëse ka apo jo prova për ryshfeti deri në 10 mijë euro.

“Të kërkojnë kudo lekë sekserët, në kafe. Nuk është ideja ku kam aplikuar unë. Po, pa shkuar fare në zyrë, po te lokali i lagjes. Vjen të thotë tjetri, këtej nga Tirana e kanë bërë. Shkon te kafja dhe të vjen njëri që thotë njoh drejtorin dhe të mbaron punë” tha ai në takimin me Fiksin.

A ka emra personash, zyrtarësh, institucionesh? Në çfarë vendi shkoi Eljoni dhe kush i kërkoi lekë?!

Ai përgjigjet se “s’jena me i bo keq njerëzve, prandaj them, as flas e asnjë gjë. Ti e di këtu sekserlliku mbaron punë”. Gazetarët këmbëngulin se në çfarë zyre ka shkuar, kë ka takuar. “S’kam shkuar në zyrë, s’kam shkuar, është kot. Kam shkuar vetëm te lokali i lagjes dhe të takojnë, me të njohur” vijon ai. Por, a ka emra konkretë edhe të sekserëve? “Jo s’kam, s’kam emra” vijon 23 vjeçari, ndërsa shton se s’do që të denoncojë, pasi i ka punët në terezi, pasi ka lënë gjyshi shumë prona. I ka lënë edhe babai.

“Unë e kam për këto të shkretët, të tjerët. Për studentë të tjerë, që janë hallexhi” shton Eljoni, ndërsa hedh një tjetër shashkë. “Ai muhabet ka 7 mua dhe janë ndërruar 4 veta. Në kafe ka thënë ai (sekseri) që e njoh unë. Unë kam qenë në një kafe lagje. Ato s’kanë faj që kërkojnë, unë ua kuptoj rastin” vazhdon ai.

Biseda me Eljonin është e njëjtë me politikanët e vjetër. Mendësia është e njëjtë. Madje, edhe nëse forca që ai aderon vjen në pushtet, Eljoni i ka idetë e qarta. Për vete dhe për njerëzit e partisë që e rrethojnë. “Se dhe tanët po qenë, një m… do jenë. Të gjithë atë punë bëjnë. Shpenzim kanë, kanë harxhuar aty që të zhvatin. Ne e dimë realitetin” përfundoi ai.

Fiksi tentoi të thellonte akuzën e Eljonit. Të shkonte bashkë me te në zyrat e shtetit. Ku dhe kush i kërkoi para për vendin e punës? Por, në fund, ai deklaroi se “edhe tanët po qenë, njësoj do kërkojnë lekë”.

Bisedë mes grupit të Fiks Fare dhe 23-vjeçarit Eljon Kaja:

Gazetari – Ti je me Forumet Rinore?

Studenti – Po unë jam Kryetari i Forumit Rinor në Rrogozhinë.

Gazetari – I kujt, i gjithë Rrogozhinës?

Studenti – Po.

Gazetari – Po bën shumë kohë që je angazhuar?

Studenti – Kam vite, kam qenë kryetari i Kryevidhit.

Gazetari – Sa vjeç je ti Eljon?

Studenti – 23.

Gazetari – 23 je.

Studenti – 7 vite kam që jam si kryetar, kam si kryetar 8 vjet. 2 vjet që merrem më përpara 9, që kam qenë me organizimin. 10 vite që kam me organizimin. 16 (vjeç) jam bërë kryetar, si u bëra kryetar! Jam bërë se sillja 40 veta këtu, i ke me foto e video të gjitha.

Gazetari – Në Rrogozhinë ë?

Studenti – Në Kryevidh fillova, kam pas grup të mirë.

Gazetari – Po ty ku të kanë kërkuar lekë, në çfarë vendi?

Studenti – Vëlla, kërkojnë ndonjë lekë sekserët kudo mo burrë.

Gazetari – Ku, në çfarë vendi?

Studenti – Po në kafe të kërkojnë!

Gazetari – Ti ku aplikove?

Studenti – Nuk është ideja ku kam aplikuar unë. Ideja është …

Gazetari – Ku shkove?

Studenti – Pa shkuar hiç fare mo në zyrë! Te lokali i lagjes mo burrë, të vjen të thotë tjetri vetë.

Gazetari – Në Rrogozhinë apo këtej në Tiranë?!

Studenti – Këtej, këtej vërdallë.

Gazetari – Ku në Tiranë?

Studenti – Ti e di vetë, s’dua të flas për këto punë. Vjen të takon njëri njoh drejtorin, të mbaron punë.

Gazetari – E njeh ndonjë që t’a regjistrojmë?!

Studenti – Jo or burrë. Ti e di këtu punë sekserlliku mbahet.

Gazetari – Ke shkuar te Ministria e Drejtësisë, ke shkuar te Burgjet?

Studenti – Jo s’kam shkuar në zyrë.

Gazetari – E zëmë ke shkuar te Kadastra …

Studenti – E kuptoj çfarë më thua. Nuk kam shkuar, është kot!

Gazetari – Po ku ke shkuar fiks?

Studenti – O vëlla, vetëm te lokali i lagjes vijnë të takojnë. Me të njofme, 1, 2, 3. këtu i njëh, ai e njeh.

Gazetari – Të tha që duhen kaq lekë?

Studenti – Po kështu duhet të hysh.

Gazetari – Po ti ke emra konkret për këto?

Studenti – Jo s’kam! Emra nuk eee …

Gazetari – Ke apo s’do t’i denoncosh?

Studenti – Jo nuk kam.

Gazetari – Po flasim tamam.

Studenti – Jo nuk kam emra!

Gazetari – S’ke emra konkret?

Studenti – Jo. Edhe ato s’kanë faj që kërkojnë.

Gazetari – E di, e di.

Studenti – Se ashtu kanë arritur dy veta. Ne e dimë këtë histori. Kanë shkuar tu ble vota atje, se kanë arritur këtu. Realitetin, e di unë e di kushdo. Është pa vlerë dhe për çfarë për një vend pune të qelbur. Të dh… punët e tyre, nuk dua t’i shkoj. Se i kam për terezi të miat, kur ta kuptojnë ropt. Se unë jam vëlla, unë të thashë s’kam nisur (pasurinë) e gjyshit. Më ka lënë gjyshi nja 1 (milionë) euro gjendje.

Gazetari – Ke prona?

Studenti – Po. Më ka lënë 1 (milionë) euro gjyshi, kështu që me nis pastaj te plaku, edhe 1 mund të shkoj plaku, kështu që. Unë e kam për këto që i thuaj asaj tjetrës ça bona dhe t’a denoncoj rastin tat që i kërkojnë. Kam aplikuar prapë thotë, po lërë njëherë të shohim, inshallah bëhet ndonjë gjë. Unë e kam për këto mo, që janë hallexhi po unë.

Gazetari – Nëse ti thua më kërkuan 5 deri në 10 mijë euro, puna është akuzë konkrete, e kupton?

Studenti – Lëne mo vëlla, se muhabeti ka 7 muaj, 7 muaj që janë ndërruar 4 veta. Ose t’a thotë tjetri në kafe e njoh unë. Ka ik fare ajo punë.

Studenti – Ato s’kanë faj që kërkojnë, unë ua kuptoj. Se po tonët po qenë, më mut do jenë, po hajde tani.

Gazetari – S’është puna atje.

Studenti – Të gjithë atë punë kanë, se shpenzim kanë. Kanë harxhuar ata të shkretë, kanë ardhur aty do zhvatin tani. Ne e dimë realitetin.

Gazetari – Ideja është po s’e denoncove ti, po s’e denoncoi, po s’e denoncoi Sokoli, kush do t’a denoncoi?!

Studenti – O vëlla unë e thashë llafin tashti, ato që kanë nevojë të turren të denoncojnë.

Grabitje e madhe në Selanik, një gruaje i vidhen bizhuteri me vlerë gati gjysmë milioni euro

By: A R
25 December 2025 at 21:16

Një burrë 40-vjeçar dhe një grua 36-vjeçare u arrestuan në Selanik të Greqisë, ndërsa një burrë 25-vjeçar u identifikua dhe u shpall në kërkim.

Një grua 70-vjeçare në Selanik ra viktimë e një mashtrimi, duke i grabitur 450 sterlina dhe bizhuteri, me një vlerë totale prej gjysmë milioni eurosh.

Sipas mediave greke, gruaja e raportoi incidentin në Stacionin e Policisë Pylaea Chortiatis, duke thënë se dje në mëngjes, persona të panjohur u shtirën si punonjës të DEDDIE dhe e bindën të linte bizhuteritë në derën e shtëpisë së saj, gjoja për arsye sigurie.

Sipas deklaratës së saj, ajo la 450 sterlina, të cilat përbëjnë një rezervë ari me vlerë të lartë, si dhe bizhuteri me vlerë mbi 100,000 euro. Autorët e krimit morën plaçkën dhe u zhdukën, shkruan A2 CNN.

Policia Helene arrestuan dy persona, të cilët konsiderohen të dyshuar në këtë rast. Sipas informacioneve, oficerët e policisë nga Departamenti i Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve Pylaia-Hortiatis, me ndihmën e OPKE-së, vunë në pranga përkatësisht një çift 40-vjeçar dhe një 36-vjeçar, ndërsa një tjetër 25-vjeçar është identifikuar dhe është në kërkim. Të tre personat janë të komunitetit romë.

Hetimet po vazhdojnë si për të gjetur 25-vjeçarin si dhe për të gjetur mallrat e vjedhura, të cilat nuk janë gjetur.

De Biasi rrëfehet në “Real Story”: Kur e mora vendimin për t’u larguar nga drejtimi i Shqipërisë

By: A R
25 December 2025 at 21:08

Ish trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka folur për periudhën në të cilën drejtoi ekipin përfaqësues të Shqipërisë.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, de Biasi u shpreh se përpara ndeshjes me Izraelin, ai vendosi që të largohej nga kombëtarja.

De Biasi thotë se nuk ia tha askujt, por e ndjente se kishte mbërritur në fund të rrugëtimit, pas 5 vitesh e gjysmë.

Sokol Balla: Një nga momentet që mbaj mend më shumë simpati është mënyra si ti ike nga Kombëtarja. E kishe kuptuar se erdhi mbyllja e një cikli, por prite atë momentin kur arrite fitoren e fundit para se të jepje dorëheqjen dhe të largoheshe.

Gianni de Biasi: Jo, mund të themi se e kisha vendosur përpara ndeshjes me Izraelin. E kisha vendosur vetë, pavarësisht se nuk i kisha thënë kujt, sepse e ndjeja. Isha këtu 5 vite e gjysmë dhe kisha mbërritur në fund të një rrugëtimi. Nuk rri këtu për të marr rrogën, pas fitores mora Presidentin dhe i komunikova që ‘kaq ishte’. Pse e thash, mungonin 4 ndeshje, ne ishim të tretët, kishim Spanjën dhe Italinë në atë grup eleminator, përtej kësaj ishim në vendin e tretë. Kishin mbetur 4 ndeshje por që këto do të shërbenin për trajnerin e ri për projektin e ardhshëm. Unë në këtë rast bëra një gjest dashurie në raport me Shqipërinë dhe Federatën. Nuk u largova për shkak të kontratës, unë më tej shkova në Spanjë.

Sokol Balla: Më pas eksperienca me Azerbajxhanin, je dakord me mua kur unë them se kulmi yt profesional patjetër është Shqipëria?

Gianni de Biasi: Unë shkova në Azerbajxhan, për të tentuar të bëj atë që bëra këtu, por ka një diferencë mentaliteti thelbësore. Të kualitetit dhe të ambjentit. Këtu luaje ndeshjen me ekipin Kombëtar dhe ishte një festë, vinin njerëzit të mbështesnin, në Azerbajxhan nuk vinte askush në ndeshje. Te Karabaku shkonin 30 mijë, te ndeshjet e ekipit kombëtar shkonin 2 mijë. Unë në Azerbajxhan fitova 5 ndeshje radhazi me Kombëtaren, dhe nuk do t’i fitojnë më kurrë në historinë e tyre. Dhe u largova nga Azerbajxhani pas 3 vitesh e gjysmë sepse u mbusha, nuk më ndihmonte askush. Ai zotëria që e kemi në foto pas më dëgjonte dhe më dha gjithmonë rrugë të lirë, dhe gjithmonë më duhet t’i them Armandos, faleminderit që më dhe mundësinë për të punuar. I thoja shpesh ‘President më duhet të shkoj filanin në Gjermani, shko Giani nuk ka problem’, të gjitha këto në Azerbajxhan përgatita shumë gjëra që i futën në sirtar dhe nuk merrej njeri. Dhe kështu u largova, për momentin nuk kam gjetur ende asgjë.

Sokol Balla: Këtë doja t’ju pyes, ju dhe aktiviteti aktiv në futboll. Ju kam parë në komente, televizione italiane, zvicerane. Ju shoh shumë aktiv fizikisht dhe nuk shoh shumë trajnerë cilësorë italianë.

Gianni de Biasi: Unë besoj se kam bërë shumë gabime në jetën time, edhe kur fitoja. Sot e shoh 15 vitesh dhe them sa budalla kam qenë në ato momente. Sepse mbaja një qëndrim prej diktatori

Sokol Balla: Pak ishe..

Gianni de Biasi: Por ka mënyra e mënyra edhe për të komunikuar edhe në dhomat e zhveshjes, ku mund të arrihen rezultate edhe në një mënyrë tjetër. Por unë kisha vetëm një mënyrë për të reaguar. Kur erdha në Shqipëri, erdha në mënyrë tjetër të arsyetuari. Edhe pse mbështja nga njerëzit ishte 110, jo 100%, por ndonjëherë në momente të ndryshme e kaloja cakun dhe bëja gabime. Por kjo përkthehej në eksperiencë dhe tani jam shumë me ndryshe se 2012 apo 2016, kanë kaluar shumë vite. Në këto 10 vite jam matuar shumë gjëra, kam patur shumë momente reflektimi, sepse janë ndryshuar edhe modulet e aftësisë për të kritikuar, dhe unë mendoj se tani kam mundësinë, aftësinë, për të menaxhuar cdo lloj situate. Vetëm se nuk më thërrasin.

“Do të kryejë kontrollin në sektorët kritikë”/ “Vetting” për investimet e huaja, qeveria ka gati ‘Komitetin’ pas thirrjes së SHBA

By: Os De
25 December 2025 at 21:00

Nga ideja e Ambasadës së SHBA-së e zbuluar për Top Channel, që do të ofrohej ekspertizë amerikane, qeveria shqiptare po e konkretizon mekanizmin e shqyrtimit të investimeve.

Investitorët e huaj në Shqipëri pritet të kalojnë në një filtër të fortë shqyrtimi, mbi të gjitha në sektorë të ndjeshëm. Këshilli i Ministrave propozon një rregullore për vlerësimin e investimeve të huaja që ndikojnë në infrastrukturën publike kritike, deri te liria e medias. Në lupë planifikohet të jenë investimet nga vendet e treta që lidhen me infrastrukturën, asetet, mallrat ose shërbimet që janë thelbësore në sektorët e energjisë, transportit, shëndetësisë, teknologjive të informacionit dhe komunikimit ose infrastrukturës dixhitale.

“Aktualisht po i kushtohet një vëmendje gjithnjë e në rritje kërcënimeve hibride, si sulmet kibernetike, fushatat e dezinformimit apo rrjedhjet e të dhënave personale, të cilat shihen si mjete për cënimin e sigurisë kombëtare apo rendit publik të një vendi. Përballë investimeve të huaja, sektorët kritikë të medias dhe informacionit sensitiv duhet të trajtohen me kujdes të veçantë, duke siguruar kontroll kombëtar dhe monitorim të vazhdueshëm, në mënyrë që investimet të mos kthehen në burim ndikimi të dëmshëm për shoqërinë apo shtetin dhe duhet të garantohet që investimet të mos cënojnë sovranitetin informativ apo të krijojnë monopole. Përpunimi i të dhënave sensitive dhe media krijojnë rreziqe për ndikim politik, propagandë apo rrjedhje informacioni”, thuhet në relacionin e ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Investimet do të hetohen përmes “Komitetit Ndërministror për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja Direkte”, që kryesohet nga ministri përgjegjës për ekonominë, por në përbërje ka edhe gjashtë ministri të tjera, si dhe agjenci të inteligjencës apo AKSHI-n.

Brenda 30 ditësh ky departament merr vendim për anulimin e investimit ose pranimin e kërkesës për investim, duke nisur procedurën e hetimit dhe duke vendosur kushte për vijimësinë ose bllokimin e investimit. Komiteti mund të kërkojë të dhëna shtesë nga investitori ose ta ftojë atë edhe në seancë dëgjimore. Por gjatë gjithë procesit është i detyruar të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian, duke informuar Komisionin Evropian dhe duke pritur vërejtje apo edhe komente nga shtetet anëtare të BE-së, të cilat i merr në konsideratë.

Në projektvendimin që është në konsultim publik deri më 5 janar specifikohet se “informacioni i marrë si rezultat i procedurave të vlerësimit dhe shqyrtimit përbën informacion konfidencial”. Kur investitori i huaj paraqet deklarata ose informacione të rreme tek autoritetet kompetente, do të vendoset një gjobë prej 50 000 eurosh. Ndërsa ndëshkimet rriten në rast se investimi i huaj zbatohet pavarësisht ndalimit me vendim të Komitetit, e cila mund të arrijë deri në dyfishin e vlerës së investimit.

Habit me deklaratën e tij Dash Shehi: Po përfundojmë si Bjellorusia, institucionet janë zgavra korrupsioni

By: Os De
25 December 2025 at 20:55

“Nëse nuk kemi ringritje gjatë kësaj pranvere që vjen, pushteti bëhet i rrezikshëm”. Këtë paralajmëroi kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, sipas të cilit në të kundërt  vendi ynë do të përfundojë si Bjellorusia dhe vendet e tjera postkomuniste të lindjes që nuk arritën të krijojnë demokraci. Shehi thekson se në Shqipëri po kalcifikohet e keqja dhe po kalbëzehet totalisht shteti.

“Kemi shpresë këtë fundvit që prokurorët i kanë dhënë një shans shqiptare për të pastruar një pjesë të politikës. Fitoi Rama dhe kjo është e trishtueshme. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë në Shqipëri që të merrte 4 mandate. Nëse nuk kemi ringritje gjatë kësaj pranvere që vjen pushteti bëhet i rrezikshëm. Po kalcifikohet e keqja në shoqërinë shqiptare dhe po përfundojmë si Bjellorusia, Azerbajxhani e Kazakistani të gjithë këta vende post komuniste që nuk ishin të zotë të hyjnë në demokraci. Ne po hyjmë në rrugën e tyre që është kalbëzim total i shtetit”, tha Shehi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Për Shehin çdo institucion i këtij vendi është zgavër korrupsioni dhe jo vetëm ato që janë nën hetim nga SPAK.

“Një drejtori të hapësh dhe entet shtetërore janë zgavra korrupsioni. Nëse të AKSH e Drejtoria  e rrugëve është ajo shkallë korrupsioni, të jeni të sigurt që janë të gjithë. Çdo ent që të hapet edhe më të parëndësishmi, do ta shikoni që shkalla e korrupsionit do të jetë e njëjta. Ndryshon niveli i investimeve”.

La Gjimshitin jashtë listës në EURO 2016/ De Biasi e pranon: Më dhemb zemra që nuk i dhashë mundësinë të luante

By: Os De
25 December 2025 at 20:47

Nuk e përzgjodhi në listën e të grumbulluarve për EURO 2016, por sot Gianni de Biasi shfaqet i penduar për atë zgjedhje.

Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se gaboi që nuk i dha mundësi Gjimshit të luante në kampionatin evropian.

De Biasi theksoi se Shqipëria është një nga dy momentet më të veçantat në jetën e tij sportive.

Sokol Balla: Një nga zbulimet e tua, është kapiteni Gjimshiti. Më kujtohet ndeshja e tij e parë në Danimarkë. Gjimshiti shkëlqeu në Kopenhagen, pastaj në fund ju e latë jashtë formacionit të Francës.

Gianni de Biasi: Po Sokol, nëse do kthehesha pas sot nuk do të bëja të njëjtën zgjedhje. Por nëse flasim për një zgjedhje që duhet të ishte e mirëmenduar Gjimshiti në atë kohë nuk po luante shumë, luajti vetëm tre ndeshjet e fundit me Atalantët. Në atë kohë fola me drejtorin sportiv të Atalantës, dhe i theksoj dhe i tha, nëse Gjimshiti nuk luan si do ta marr unë në Europian? Kështu ai luajti ato tre ndeshje. Më pas e testuam në ndeshjet miqësorë në Austri dhe nuk ishte në formën e tij. Sidoqoftë kjo që thua ekziston se në Kopenhagen bëri shumë. Më dhemb zemra që nuk i dhashë mundësinë të luante. Po ashtu mund të flasim për Rrahmanin. Ishte i ri, ishte 20 apo 21 vjeç në atë kohë. Nëse flasim tani mund të themi si i la De Biasi jashtë këto. Unë zgjedhjet i bëra për lojtarët që ishin më në formë dhe ata që i dhanë zemër, shpirt dhe për ekipin tonë kombëtar gjatë gjithë periudhës së eliminatoreve.

Sokol Balla: Vijon ta quash Kombëtarja jonë..

Gianni de Biasi: Për mua kjo është gjëja më e bukur. Unë kam patur dy momente të veçanta shumë të bukura në historinë time. Duke shpëtuar Modenën nga Seria A në atë kohë dhe më pas Shqipëria, ishte një krijesë që lindi në 2012 dhe nga viti në vit duke ndryshuar disa lojtarë duke lënë jashtë lojtarë që nuk mund të na jepnin dot një ndihmë më shumë dhe më pas një projekt i tillë na çoi në Francë, nuk ishte e thjeshtë. Me këtë skuadër u identifikuan tifozët shqiptarë, ishte një skuadër me djem normal që bënë dicka të jashtëzakonshme.

Fondi i Sigurimit i akuzoi për fatura fiktive, penalizohen 360 farmaci/ Reagimi i farmacistëve: Jo dënim kolektiv

By: Os De
25 December 2025 at 19:57

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor kërkon zgjidhjen e kontratës me afro 360 farmaci që japin barna me rimbursim për pacientët si dhe ndjekjen e procedurave penale për disa prej tyre me argumentin e faturave fiktive për gati 10 barna. 

Në një procesverbal dërguar në disa prej farmacive theksohet zgjidhja e kontratës pa afat. Pas këtij urdhri ka reaguar Urdhri I Farmacistëve i cili e konsideron këtë veprim si një dënim masiv kolektiv pa prova dhe që duhet tërhequr menjëherë nga drejtuesit e fondit pasi jo vetëm përfshin pothuajse të gjitha farmacitë që kanë kontakte me këtë institucion por nga ana tjetër shkakton kolaps të sistemit farmaceutik me pasoja mbi pacientët që përfitojnë barna me rimbursim. 

Në deklaratën zyrtare të Urdhrit theksohet se procesverbalet janë hartuar në mënyrë të njëanshme pa u mbështetur në rregulloren e kontrollit dhe për më tepër procesverbali nuk përmban firmën e titullarit. 

Pretendimi mbi ekzistencën e faturave fiktive është i pabazuar, pasi farmacitë furnizohen vetëm nga importues dhe shpërndarës të kontraktuar me Fondin. Fatura e lëshuar nga depoja, e gjeneruar dhe e regjistruar në sistemin e-depo, nuk mund të konsiderohet fiktive, pasi ky sistem nuk lejon lëshimin e faturës në mungesë të gjendjes së mallit në depo. 

Farmacia nuk ka asnjë kompetencë dhe asnjë mundësi tekniko-ligjore për të verifikuar gjendjen fizike të barnave në depo, përgjegjësi kjo që i takon Fondit dhe strukturave të tij kontrolluese. 

Ne deklarate theksohet gjithashtu se kjo procedure rrezikon  furnizimin e pandërprerë të pacientëve me barna dhe stabilitetin e shërbimit farmaceutik në tërësi. 

Ky dënim kolektiv dhe i pabazuar në prova krijon precedent të rrezikshëm, për vazhdimin e marrëdhënies kontrakore Fond-Farmaci. 

Pothuajse të gjitha farmacitë që kanë marrë këto shkresa, janë kontrolluar më parë nga Drejtoritë Rajonale dhe nga vetë Fondi, me inventarizim fizik për barnat përkatëse, pa u konstatuar shkeljet e pretenduara. Në këto kushte, për të shmangur kolapsin me furnizimin e pacientëve me barna të rimbursueshme, që mund të vijë nga penalizimet masive apo reagimi në bllok i farmacistëve kërkojmë të ndërpritet çdo procedurë  apo veprim administrativ 

Në deklarate theksohet gjithashtu se Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë është kundër çdo forme abuzimi apo përfitimi të paligjshëm nga kushdo, por nuk mund dhe nuk do të pranojë penalizime kolektive, veprime arbitrare apo kërcënime penale pa prova dhe pa procedurë ligjore, që cenojnë profesionin, farmacitë dhe interesin publik. Ndaj kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të Ministrisë së Shëndetësisë për zgjidhjen e kësaj situate. 

Socialistët duhet ta hetojnë në rrugë shtetërore dhe parlamentare linçimin ndaj Veliajt në burg

By: Os De
25 December 2025 at 19:49
Nga Mero Baze
Raporti i fundit i Avokatit të Popullit mbi rastin Veliaj, përtej linçimit dhe shkeljes së privatësisë ndërsa bënte një ndërhyrje mjekësore, rikthen debatin mbi motivimin që ka pasur Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të linçuar Erion Veliajn në burg, proces i cili, në një farë mënyre, vazhdon akoma.

Në arsyetimet e ish-ministrit Manja, që nuk i bënte kurrë publikisht, por vesh më vesh, thuhej se ishte nën presionin e SPAK për ta bërë këtë, gjë që duket shumë e dyshimtë që SPAK t’ia konfidonte këtë Ulsi Manjës, edhe pse mund ta kenë dëshirë ta linçojnë. Themi e vështirë, se nëse ata kanë kaq konfidencë me Ulsiun, sa t’i kërkojnë linçimin e një drejtuesi të lartë socialist, atëherë duhet që ta kenë pasur Ulsi Manjën njeri konfident për shumë operacione të tjera kundër socialistëve të arrestuar, përtej rastit Veliaj dhe kjo e bën atë pastaj një ish ministër problematik.

Me këtë nuk them që Ministri i Drejtësisë nuk duhet të bashkëpunojë me SPAK, por kjo do të ishte një rrethanë që do të fliste për “bashkëpunim special” mes tij dhe SPAK, dhe jo për një bashkëpunim për shkak të detyrës. Sepse, nëse do të ishte i tillë, atëherë ata nuk do të guxonin të rekomandonin masa speciale apo tortura speciale, siç përcaktohet edhe në raportin e Komitetit për Parandalimin e Torturës të Këshillit të Evropës, në këtë rast. Duhet një konfidencë shume e madhe mes SPAK dhe Ulsiut për ta bërë këtë. Vetëm të qenit dibran, nuk besoj se ta jep këtë siguri të shkosh deri në këtë pikë.

Dhe fakti që ky regjim special ndaj Veliajt vazhdon në burg, ndërkohë që Veliaj klasifikohet si i burgosur nën një regjim “standard” sipas përgjigjes zyrtare të Drejtorisë së Burgjeve, fsheh diçka më tepër.

Një tjetër shpjegim jo publik i zyrtarëve të burgjeve është pretendimi se kanë presion nga Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) dhe nga BKH.
Kjo është po ashtu e pabesueshme. Nëse SHISH vërtet ka rekomanduar masa speciale ndaj Veliajt, Drejtoresha e SHISH duhet hetuar jo thjesht për Veliajn, por se rikthen në shërbim politik një institucion i cili prej vitit 2002, së paku, nuk ka pasur akuza për përdorim politik. Pra, nëse është e vërtetë që ka dhënë qoftë edhe një rekomandim, kjo dorë duhet prerë.

Më e besueshme mbetet që ndaj tij ka pasur një zell politik brenda PS-së për ta linçuar, duke parë angazhimet personale të prokurorëve të çështjes kundër tij dhe pozitat e dobëta politike të Veliaj në kohën që u arrestua duke menduar se zhurma dhe gjyqet popullore do të mbysnin zërat e dobët që kërkonin standardet e drejtësisë në këtë proces dhe ai do të ishte kurbani që do të ilustronte “peshqit e mëdhenj” të PS.

Po të lexosh portalet e fundorrinave paguar  nga brenda PS që shtiren si opozitarë kjo duket dhe më e qartë, pasi ata sulmojnë çdo kënd që i del në mbrojtje Veliajt por jo socialistëve të tjerë që arrestohen.

Prandaj është mirë që vetë socialistët ta hetojnë këtë që ka ndodhur, qoftë në rrugë shtetërore, qoftë edhe parlamentare, nëse është nevoja. Jo për gjë, por burgjet po mbushen me socialistë e zyrtarë të lartë, dhe ky standard që është aplikuar dhe vazhdon të aplikohet ndaj tij, duket sikur e trajton atë si të burgosur nga socialistët, dhe jo si socialist i paraburgosur nga SPAK, fatkeqësisht pa asnjë arsyetim ligjor.

Tragjedia në ditën e Krishtlindjes/ 4 anëtarët e një familje gjenden të vdekur. Njëri, zyrtari i lartë bashkie…

By: Os De
25 December 2025 at 19:41

Katër anëtarë të një familjeve u gjetën të pajetë në prag të Krishtlindjeve. Dy burra dhe dy gra nga Lihtenshtejni janë viktimat, ndërsa policia tha se po heton ngjarjen e pazakontë në principatën e vogël alpine. 

Autoritetet shtuan se trupi i një burri 41-vjeçar u gjet në anën zvicerane të lumit Rain pranë Vaduz, kryeqytetit të Lihtenshtejnit, mbrëmjen e së mërkurës. 

U zbulua se ai ishte një punonjës i rangut të lartë i bashkisë së Triesen, në jug të Vaduz, i cili ishte pushuar nga puna disa ditë më parë, për shkak të parregullsive në të dhënat kontabël. 

Policia më vonë gjeti një burrë 73-vjeçar dhe dy gra, të moshës 68 dhe 45 vjeç, po të vdekur në një apartament në Vaduz. 

Këta persona ishin respektivisht prindërit dhe motra e punonjësit të bashkisë. Autoritetet do të vazhdojnë me një autopsi për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tyre. 

 

U përplasën ashpër në shtëpinë e Big Brother, Juxhini dhe Iliri përqafohen pas debatit: Po ndihem keq, s’mund ta bëja kurrë ty..

By: Os De
25 December 2025 at 19:32

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e Big Brother VIP 5.

Një batutë e Juxhinit nuk u prit mirë nga Iliri, i cili iu kthye ashpër aktorit.

Pas disa orësh, Juxhini shkoi në krevatin e Ilirit për t’i kërkuar falje, gjë që ky i fundit e pranoi dhe të dy u përqafuan duke lënë pas çdo gjë.

Pjesë nga biseda:

Juxhin: Unë nuk e kam ditur pikën tënde të dobët. Po të më duhej do kisha pyetur të tjerët. Unë pikërisht se jemi nga Korça dhe se më ke mbajtur humorin, prandaj ta bëra ty, se kishim kofidenca.

Ilir: Nuk ishte humor ai.

Juxhin: Po të më falësh. Nuk e përtyp dot të më thuash që e kam tendencioze. Unë prisja një batutë mbrapsht.

Ilir: Nuk ishte poshtërsi, por mënyra duke e ditur që unë e kam pikë të dobët, ti je nga Korça, unë nga Korça, mendova mos të kishte thënë ndonjëri.

Juxhin: Unë e kam aq respekt, në distancë jemi njohur. Nuk jam karakter të ta bëj skuthçe.

Ilir: Ta kuptoj se unë ta ktheva kokën.

Juxhin: Po nuk e prisja të reagoje ashtu.

Ilir: Jam prerë, ndoshta mund të lehtësohem.

Juxhin: Thjesht më prano faljen, se e kam shumë të ndjeshme. Po ndihem keq, aq më tepër me ty, nuk do ndodhte kurrë nga ana ime.

 

 

 

Ngjarje e rëndë/ I ngeci në fyt panetonja gjatë drekës së Krishtlindjes me familjen, humb jetën 47 vjeçari

By: Os De
25 December 2025 at 19:24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë, ku një burrë 47-vjeçar vdiq para familjes së tij, teksa po festonin drekën e Krishtlindjeve. 

Sipas gazetës italiane ‘La Stampa’, Giovanni Lopez u mbyt pasi një copë panetone i ngeci në fyt dhe i bllokoi rrugët e frymëmarrjes. 

Të afërmit e tij u përpoqën ta ndihmonin menjëherë, por nuk ia dolën dot dhe thirrën shërbimet e urgjencës. 

Ekipet e shpëtimit u përpoqën ta ringjallnin 47-vjeçarin, por pavarësisht përpjekjeve, ai ndërroi jetë. Vdekja e tij u konfirmua më pas edhe nga mjeku ligjor. 

 

VIDEO/ Kriza e thellë e PD-së dhe përjashtimi i të rinjve, Arbër Kola: Ja pse e mbështes lëvizjen e Salianjit

By: Os De
25 December 2025 at 19:19

Arbër Kola është një ndër të rinjtë aktivë të Partisë Demokratike. I biri i një prej themeluesve të PD-së në Mirditë, ai është rritur mes protestash dhe angazhimi politik. Për shkak të këtij aktivizimi, është arrestuar disa herë nga policia si aktivist i Partisë Demokratike.

Në krizën e vitit 2021, Arbër Kola zgjodhi t’i bashkohej foltoreve të Sali Berishës dhe të ishte organizator aktiv i tyre, pasi Berisha u shpall non grata dhe Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar. Me energjinë dhe pasionin e të riut që beson te një Parti Demokratike e ndërtuar mbi vlera, ai e pa këtë angazhim si një betejë për parime dhe jo për emra. Për të njëjtat arsye, më vonë iu bashkua edhe lëvizjes së Ervin Salianjit.
Por sot, Arbër Kola ndodhet në një tjetër realitet politik: i përjashtuar ose i mënjanuar nga forumet drejtuese të Partisë Demokratike. I zhgënjyer, por jo i dorëzuar, ai shprehet i vendosur të mos e ndërpresë aktivizimin e tij në PD, në kërkim të një partie ku të funksionojë meritokracia dhe demokracia e brendshme.

Një nga kritikat më të forta që Arbër Kola artikulon lidhet me listat e mbyllura, të cilat ai i cilëson si turpin më të madh të Partisë Demokratike. Sipas tij, brenda këtyre listave janë futur persona pa asnjë lidhje me elektoratin dhe pa asnjë kontribut real për PD-në, ndërkohë që janë lënë jashtë njerëz me integritet, aktivistë dhe figura që i kanë dhënë partisë votat e pakta, por të qëndrueshme, gjatë viteve të një krize të thellë.

Ai flet për një parti ku meritokracia nuk funksionon fare, duke paralajmëruar se, nëse PD nuk ndërton një sistem vlerësimi mbi kontributin dhe përfaqësimin real, rrezikon të përfundojë në atë që ai e quan “sistemi i kacavjerrjes”, ku mbijetojnë vetëm ata që dinë të qëndrojnë pranë pushtetit të brendshëm.

Arbër Kola shprehet gjithashtu se nuk ndihet i përfaqësuar nga asnjë deputet aktual në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas tij, deputetët e PD-së nuk frymëzojnë më askënd dhe nuk përfaqësojnë shpresën për ndryshim. “Kë mund të frymëzojë sot një figurë si Tritan Shehu apo Albana Vokshi?”, pyet ai, duke e konsideruar këtë realitet si një nga arsyet kryesore pse qytetarët janë larguar nga Partia Demokratike.

Në një intervistë për Tema, Arbër Kola flet hapur për lidershipin e kompromentuar të PD-së, për një situatë dramatike që ka krijuar perceptimin se Edi Rama “nuk rrëzohet më”, si dhe për domosdoshmërinë e hapjes së Partisë Demokratike ndaj të rinjve që sjellin energji, frymëzim dhe mbështetjen e qytetarëve të keqqeverisur, të vjedhur dhe të dhunuar, sipas tij, nga një qeverisje kriminale. TemA

  • ✇
  • Drita  

Drita

25 December 2025 at 19:13

Nga Alba Malltezi   

Është shumë, shumë interesante se si besimet, që nga më të vjetrat mbi Tokë, përdorin me simbole dhe metafora ardhjen e Dritës dhe sundimin e saj pas errësirës. Për ata që besojnë dhe për ata që nuk besojnë është e thjeshtë: Drita sjell dituri, dituria sjell drejtësi dhe drejtësia sjell barazi, harmoni e kompensim të dhimbjes së pabarabartë mes njerëzve në glob. 

Por mbi të gjitha Drita sjell shpresë dhe durim, e sidomos këmbëngulje për rezistencë në momentet kur errësira, e pashmangshme dhe ritmike, bën udhëtimin e saj të radhës mes nesh. 

Kur shpesh sjell si shembull Shpellën e Platonit, ndërsa njerëz të lidhur me zinxhir shihnin në muret e shpellës të projektuar hijet e tyre dhe të objekteve që mendonin se ishin realiteti, jeta, bota; kur ata dalin jashtë saj, nuk besojnë dot atë që shohin papritur me sytë e tyre, atë që drita dhe bota u shpalos. 

Kanë kaluar mijëra vite kur Jezu Krishti përpiqej t’u jepte dritë njerëzve që të shihnin më mirë, përpjekjet janë kolosale dhe të përditshme nga më të mirët e shoqërisë që ndezin “qirinjtë” e tyre duke u përpjekur që cilido prej nesh të nxjerrë konkluzione sipas fakteve nën dritën reale të diellit. Kur sot habitemi për gjendjen në rrjete sociale, për urrejtjen, informacione fake, anë të papëlqyera të ekzistencës sonë njerëzore, mund të themi vetëm se ato kanë ekzistuar përherë, kanë qenë përherë mes nesh. 

Sot kemi vetëm më shumë dritë për t’i parë dhe për t’i njohur. Kemi dalë nga “shpella” e dikurshme platoniane, por, edhe nëse disa përpiqen ta mbajnë dritën e diturisë përherë të ndezur, nuk janë të paktë ata që bëjnë të pamundurën për ta shuar. 

Edhe kjo Krishtlindje nuk është ndryshe nga mijëra Krishtlindjet e festuara: Mbetet një përpjekje titanike, ciklike e bukurisë dhe pastërtisë së dritës, ndaj errësirës që kërkon të na mbajë hutuar. 

VIDEO/ Çmenduri, ‘skifterët’ grabisin bankomatin si nëpër filma! Pamjet bëhen virale

By: Os De
25 December 2025 at 19:04

Dy persona grabitën një dyqan ‘7-Eleven’ në Teksasin e Veriut’, në SHBA, në prag të Krishtlindjeve, pasi u përpoqën të vidhnin një bankomat brenda ndërtesës. 

Kamerat e sigurisë së dyqanit kapën lëvizjet e dy grabitësve, ku skena ka qenë e pazakontë. Pamjet u bënë shumë shpejt virale, teksa autorët lidhën me litar metalik bankomatin dhe e tërhoqën me makinë, duke e shkulur dhe shkatërruar gjithçka. 

Me sa duket, njëri prej tyre e lidhi bankomatin në pjesën e pasme të automjetit të tyre me një kabllo, ndërsa i dyti shtypi gazin, duke rezultuar në shembjen e brendshme të dyqanit. 

Sipas policisë, autorët e krimit u larguan, duke zvarritur bankomatin pas tyre. Megjithatë, pak më larg, kablloja u këput, duke rezultuar në ndalimin e vjedhjes dhe gjetjen e bankomatit të braktisur. 

Pak më larg, u gjet gjithashtu i braktisur edhe SUV-i i përdorur nga autorët e krimit, i cili u përcaktua se ishte vjedhur nga Dallasi. 

WATCH: Masked thieves ram a stolen SUV into a Texas 7-Eleven, shattering the store windows and tearing out an ATM.

Police say the vehicle was stolen in Dallas and could be tied to other ATM heists. pic.twitter.com/PTzdxZMkoi

— Fox News (@FoxNews) December 24, 2025

 

Tonelata produkte bujqësore stok/ Rrapaj: Bujqit nuk marrin subvencione! Eksperti: Duhet orientim drejt kërkesës së tregut!

By: Os De
25 December 2025 at 18:55

Fermerët prej kohësh kanë ngritur si ankesë madhore mbiprodhimin dhe mospasjen e një tregu për të shitur. Bëhet fjalë për tonelata me patate, qepë e të tjera produkte stok që fermerëve shqiptarë u kanë mbetur pa shitur. 

Në “Studio Live” me gazetarin Ermal Qori, ishte i ftuar Agim Rrapaj, kreu i Këshillit të Agrobiznesit shqiptar ndërsa në lidhje direkte ishte eksperti i bujqësisë Eduart Sharka dhe fermeri nga Maliqi Julian Guri. Për tonelatat stok, Agim Rrapaj nxjerr si shkaqe kryesore subvencionet, TVSH-në 20%, e cila gjithashtu rëndon mbi prodhuesin dhe ekonominë jo të formalizuar duke mos i dhënë garanci dhe mbështetje fermerit. 

“Riciklohet problemi sa herë që konjunktura ndërkombëtare e atyre që prodhojnë në vendet përreth nesh apo në Evropë është pozitive. Domethënë që në bursën e patates çmimi ka dalë i ulët, ata janë agresivë në eksport dhe kjo bën që të jemi në disavantazh, në radhë të parë për koston. Kostoja e produkteve tona me ato që vijnë nga importi është e papërballueshme për fermerët tanë. Në radhë të parë për mungesë të disproporcionalitetit të subvencionit, sepse është i ulët krahasuar me vendet përreth nga të cilat ne importojmë. Kemi një ekonomi jo të formalizuar me kontrata, ku qendrat e grumbullimit që duhet ta merrnin këtë prodhim dhe ta çonin në eksport dhe treg, ndërsa ne gjithë barrën ia kemi lënë fermerit që duhet të përgjigjet për gjithçka. Ne në politikën fiskale nuk kemi rregulluar TVSH-në. TVSH 20% nuk rëndon vetëm konsumatorin, por edhe fermerin, sepse atij nuk i rimbursohet TVSH-ja dhe qendrës së grumbullimit akoma më shumë. Nuk kemi kontrata dhe presim nëse kemi fat që produktet tona të shiten”, tha Rrapaj. 

Nga ana tjetër, Sharka sheh si problematikë mungesën e mekanizmave orientuese për fermerët lidhur me kërkesat e tregut, mungesën e industrisë agropërpunuese dhe atë të fondeve të IPARP nga BE. 

“Problemi kryesor është mosorientimi i fermerëve me kërkesat e tregut. Këto kriza që përsëriten çdo 2 muaj janë dëme të jashtëzakonshme, janë pasojë e prishjes së raportit kërkesë–ofertë. Për ta rregulluar këtë raport mund të ndërhysh te mekanizmi i ofertës, që korrigjohet me orientimin e fermerëve te rajonizimi i kulturave. Shkak tjetër është mungesa e industrisë agropërpunuese, sepse kur ke ofertë më të madhe se kërkesa, atë pjesë që nuk e merr tregu e merr industria agropërpunuese. Zgjidhja është orientimi, mbrojtja e produktit vendas nga produktet e rajonit, zhvillimi i industrisë agropërpunuese, përthithja e fondeve të IPARD. Mundësi ka vetëm qeveria për t’i rregulluar”, tha Sharka. 

Fermeri Julian Guri ngre problemet konkrete të bujqësisë duke thënë se në rradhë të parë fermerët nuk marrin subvensionet për të cilat qeveria flet dhe shkak për këtë janë politikat që nuk japin aksesin e pretenduar. Julian Guri bën krahasimin dhe me vendet e tjera, konkretisht Kosovën, të cilët marrin 10fishin e mbështetjes financiare nga shteti. 

“Problematikën më të madhe e kemi konkurrencën me vendet e tjera; na godasin me çmimin nga të gjitha anët sepse jemi pa subvencione. Asnjë lloj mbështetjeje nuk marrim nga institucionet. I bëjnë në atë formë që të mos i marrësh dot subvencionet. Nuk vjen asnjë lloj tregtari, nuk na lejon as Gjermania, as Kosova. Kam rreth 30 hektarë me qepë, patate, grurë. Nga këto 30 hektarë marr vetëm për 24 dynym diku te 70 mijë lekë për hektar, ndërkohë Kosova e ka diku te 700”, tha fermeri. 

Për të marrë fondet atyre iu nevojitet dokumenti i pronësisë dhe tokat i kanë me qira dhe kjo e bën të pamundur aksesin në subvensione. Guri foli dhe për Bankën e Zhvillimit të ngritur nga shteti, për të cilët tha se është një fasadë, pasi askush nuk do t’i japë kredi sepse nuk kanë fatura shitje për produktet që tregtojnë. 

Shqiptari që po zhduket nga frika

By: S T
25 December 2025 at 18:48

Nga Dijana TOSKA

Këtë temë e kam trajtuar edhe para disa vitesh, por sot e shoh më qartë se kurrë: ne po vdesim për së gjalli, çdo ditë e më shumë.

Shqiptari sot nuk po vritet. Ai po vdes nga frika. Pak nga pak. Çdo ditë.

Frika nuk po na vjen nga shteti, por nga partitë shqiptare, që me një vend pune, një tender, një favor mizerabël, e kanë shndërruar njeriun në qenie vegjetative: që ha, që hesht, dhe që nuk i beson më as fjalës së vet.

Kështu mbahet pushteti. Secili duke u frikësuar nga dikush.

Liderët shqiptarë nuk kanë frikë nga populli. Ata kanë frikë nga partneri maqedonas: kush do të zgjidhet për koalicion, kush do të shpërblehet me pushtet, kush do të mbijetojë edhe një mandat.

Ata vdesin për pushtet, jo për komb. Liderët shqiptarë jetojnë të tmerruar nga shërbimet sekrete dhe nga shefi i qeverisë. Çdo ditë e kalojnë duke  “vdekur nga pak”, nga frika se kur do t’u hapen dosjet, kur do t’u dalin në shesh veprat e tyre antikombëtare.

Ka edhe më keq. Disa vdesin edhe më shumë herë.

Janë spiunët e dyfishtë: flasin shqip, mendojnë sllavisht e arabisht. Një soj i tyre luan bixhoz fshehurazi në bodrumet e errëta sllave dhe nënshkruan verdikte antishqiptare.

Soji tjetër e mban sexhaden si kravatë. Falet kudo që i bie rruga:

në parlament, në xhami me bodigardë e policë. Në universitete u mban ders studentëve për pastërtin e “muslimanizmit”  të tij, shet poza morale dhe lobon kundër identitetit të kombit të vet edhe pse në pushtet ka ardhur me 200 vota, i mjaftojnë për ta shitur popullin e vet.

Disa liderë tanë kanë vdekur ditën që kanë hyrë në pushtet.

Ditën kur kanë premtuar zvogëlimin dhe ndryshimin e identitetit kombëtar, ditën kur pranuan që ne të shpallemi pakicë dhe të flasim gjuhën e “20 përqindshit”.

Jo nga padituria.

Por sepse kishin detyra për t’i kryer.

Nga një popullsi shtetformuese, me mbi 30 përqind, po copëtohemi për t’u zvogëluar.

Për t’u riformatuar si dy etnitete pakicë brenda së njëjtës etni: “shqiptari” dhe “muslimani”.

Kjo që po ndodh nuk është fat. Është projekt.

Është sistem i këtij pushteti shtetëror dhe sistem i intereseve të huaja antishqiptare.

Liderët tanë nuk gabuan, ata zgjodhën këtë rrugë. Identitetin nuk e humbëm.Ata e nënshkruan.

Pakica nuk u shpall rastësisht nga dikush. Ata e legalizuan. Akademia nuk u shua. Ata e shitën. Kultura shqiptare nuk u harrua. Ata po e fshijnë çdo ditë. Feja nuk po jetohet. Ata po e përdorin për ndarje.

Dhe frika nuk është më neutralitet. Është krim në bashkëfajësi. Kush mban përgjegjësi? Historia nuk i gjykon kombet nga sa herë u mashtruan, por nga sa herë pranuan të vdesin për së gjalli. Shqiptari nuk rrezikon të zhduket nga armiku. Rrezikon të zhduket nga frika për ta thënë të vërtetën. Pyetja nuk është më: A po vdesim.  Pyetja është: kush do të mbajë përgjegjësi për këtë vdekje?

25.12.2025

❌
❌