Normal view

Received — 1 July 2025 Sot News | Lajme

Vajza e Donald Trump ‘rikthehet’ në jugun e Shqipërisë/ E dashuruar me Vlorën, qyteti bëhet pjesë e pushimeve të saj

1 July 2025 at 18:49

Mes fotove të shkrepura nga udhëtimet, dy spikasin sepse janë në Vlorë. Në një postim të saj në Instagram, Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, i ka thënë mirupafshim Qershorit, duke publikuar 20 fotografi të ndryshme.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner pak ditë më parë kanë zhvilluar një vizitë në Vlorë. Mësohet se ata janë ndalur pikërisht tek një ekspeditë në ishullin e Sazanit, vend ku pritet edhe të investohet prej tyre, pas vendimit të autoriteteve shqiptare.

Gjithashtu pas vizitës nën masa të rrepra sigurie dhe sekrete për media, ata janë parë edhe në qytetin e Vlorës.

Çifti ka shëtitur në shëtitoren ‘Lungomare’ dhe kanë drekuar në një restorant në zonë. Në fotografinë që kanë shkrepur në bregdetin e Vlorës, çifti shfaqet në praninë e një prej kuzhinierëve që është edhe administrator i një subjekti në Lungomare.

Vizita e çiftit vjen në kohën kur mediat ndërkombëtare kanë rikthyer vëmendjen mbi projektin e paralajmëruar nga Kushner për ndërtimin e një resorti ultra-luksoz në ishullin e Sazanit. Projekti, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh.

Sazani, ish-bazë ushtarake me 562 hektarë, është nxjerrë tashmë nga përdorimi ushtarak në dhjetor të vitit të kaluar, duke hapur rrugë për zhvillimin turistik të zonës.

The post Vajza e Donald Trump ‘rikthehet’ në jugun e Shqipërisë/ E dashuruar me Vlorën, qyteti bëhet pjesë e pushimeve të saj appeared first on Sot News | Lajme.

Sezoni turistik nis me vrull, qindra mbërritje në portin e Vlorës nga Italia

1 July 2025 at 09:50

Në portin e Vlorës ka nisur fluksi i mbërritjes nga Italia të emigrantëve apo turistëve për të kaluar pushimet verore në vendin tonë.

Siç shihet edhe nga pamjet, n, një dyndje mjetesh janë në kalatën e portit të Vlorës.

Sipas të dhënave mëngjesin e sotëm nga Brindisi kanë ardhur 364 pasagjerë dhe 77 makina.

Pritet që ditët në vijim të sjellin edhe më shumë fluks.

The post Sezoni turistik nis me vrull, qindra mbërritje në portin e Vlorës nga Italia appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 30 June 2025 Sot News | Lajme

Anëtar i një organizate kriminale/ Kapet 20-vjeçari në aksin Fier–Vlorë, pritet ekstradimi në Itali

30 June 2025 at 11:11

Policia e Shtetit/Operacione policore të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve që i fshihen në Shqipëri, akuzave të drejtësisë italiane.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 51”.

Operacioni, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e pjesëtarit të një organizate kriminale në Itali.

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me strukturat e Policisë italiane, të koordinuar nga rrjeti ndërkombëtar ENFAST, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kapën në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, O. K., 20 vjeç, banues në Ballsh.

Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 20-vjeçarit, në Itali.

The post Anëtar i një organizate kriminale/ Kapet 20-vjeçari në aksin Fier–Vlorë, pritet ekstradimi në Itali appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 29 June 2025 Sot News | Lajme

Hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme/ Procedohet një person, nën hetim dhe drejtori i Policisë Bashkiake

29 June 2025 at 14:56

Procedohet penalisht një shtetas që kishte zaptuar këtë hapësirë, duke e kthyer në parkim privat, në mënyrë të kundërligjshme.

DVP Vlorë

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme, në Vlorë. Procedohet penalisht edhe drejtori i Policisë Bashkiake Vlorë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare si dhe Komisariati i Policisë Vlorë, në mbështetje dhe të Policisë Bashkiake, kanë kryer kontrolle në terren me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme dhe të shfrytëzuara si parkime private kundrejt pagesës.

Gjatë kontrolleve, në zonën e quajtur ish “Shkolla e Marinës”, në lagjen “10 Korriku”, u evidentua një rast ku në hapësirën publike ishin vendosur tabela dhe trarë elektrikë për ta shfrytëzuar si parkim privat me qëllim përfitimin e të ardhurave.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. F. (M)., 44 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në mbështetje të Policisë Bashkiake, automjetet e parkuara në këto hapësira u tërhoqën me karrotrec, me qëllim lirimin e hapësirës publike. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. I., 30 vjeç, me detyrë drejtor i Policisë Bashkiake Vlorë, i cili dyshohet se nuk ka kryer detyrën për të ndaluar këtë rast të paligjshmërisë.

The post Hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme/ Procedohet një person, nën hetim dhe drejtori i Policisë Bashkiake appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 24 June 2025 Sot News | Lajme

Ish-kreu i PD në zonë/ Genc Deromemaj emërohet në krye të Kadastrës në Vlorë

24 June 2025 at 15:16

Genc Deromemaj, ish-kreu lokal i Partisë Demokratike në Vlorë, është emëruar në krye të Drejtorisë Rajonale të Kadastrës në këtë qytet.

Deromemaj ka mbajtur më herët funksione politike në nivel lokal dhe konsiderohet një figurë me përvojë në administratë.

Ai merr këtë detyrë pas largimit të drejtuesit të mëparshëm të këtij institucioni, Erjon Galanxhi, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë.

The post Ish-kreu i PD në zonë/ Genc Deromemaj emërohet në krye të Kadastrës në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Zunë hapësirat publike në bregdet/ Dy persona procedohen në Vlorë dhe Sarandë

24 June 2025 at 14:51

Dy persona janë proceduar penalisht pasi kishin “zbatuar” në mënyrë të paligjshme hapësirat publike në plazhin e Sarandës dhe Vlorës.

Në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, policia bllokoi aktivitetin e një subjekti (beach bar) në plazhin e Jonufrit dhe sekuestrohen dhjetëra komplete me çadra dhe shezlongë.

“Në plazhin e Jonufrit, Vlorë, u lirua një hapësirë publike që ishte zënë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi R. S., i cili kishte vënë disa komplete me çadra dhe shezlongë dhe ushtronte aktivitetin në një beach bar, pa e regjistruar në organet kompetente;

-në bregdetin e Sarandës, në vendin e quajtur “Çentral”, u lirua një hapësirë publike që ishte zënë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi J. Ç., duke vënë disa komplete me çadra dhe shezlongë.

Për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në prokuroritë respektive ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 43 vjeç, banues në Vlorë dhe J. Ç., 30 vjeç, banues në Sarandë”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

The post Zunë hapësirat publike në bregdet/ Dy persona procedohen në Vlorë dhe Sarandë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 22 June 2025 Sot News | Lajme

Vlorë/ Rritet numri i vizitave në Spitalin Psikiatrik për shkak të temperaturave të larta, apelohet për kujdes

22 June 2025 at 12:58

Në Spitalin Psikiatrik të Vlorës është shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të vizitave ditore gjatë këtyre ditëve të nxehta të qershorit, duke arritur deri në 30 vizita në ditë. Një pjesë e këtyre rasteve kërkojnë shërbim spitalor.

“Janë shtuar rastet që kërkojnë ndihmë mjekësore, si në qendrën komunitare ashtu edhe në ambientet e vetë spitalit, i cili mbulon të gjithë jugun e vendit”, u shpreh Stiliano Lepuri, mjek psikiatër.

Sipas tij, temperaturat e larta ndikojnë ndjeshëm në përkeqësimin e gjendjes së pacientëve, veçanërisht tek ata që vuajnë nga ankthi, sëmundje kronike mendore, ose përdorues të substancave narkotike dhe alkoolit.

“Nuk mungojnë as të rinjtë, të cilët shpesh paraqiten për vizitë ose përfundojnë të shtruar për trajtim më të zgjatur”, shtoi ai.

Në qendrën komunitare të shëndetit mendor aktualisht kryhen mbi 35 vizita në ditë. Jo të gjitha rastet kërkojnë shtrim, por një pjesë marrin mjekim ambulator dhe largohen pas konsultës.

Janë regjistruar edhe disa raste turistësh të huaj që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, kryesisht për shkak të përdorimit të substancave gjatë qëndrimit në Vlorë. Dy prej tyre kanë marrë shërbim spitalor për disa muaj.

Mjeku psikiatër ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe të nxehtë, duke këshilluar pacientët të shmangin daljet në diell, të marrin rregullisht mjekimet dhe të mos konsumojnë alkool.

The post Vlorë/ Rritet numri i vizitave në Spitalin Psikiatrik për shkak të temperaturave të larta, apelohet për kujdes appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 21 June 2025 Sot News | Lajme

IKMT vijon aksionet në Vlorë, shembje objektesh në Rradhimë dhe Orikum ‘për t’i hapur rrugë’ Lungomares

21 June 2025 at 10:29

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar këtë të shtunë ndërhyrjet në zonën e Rradhimës dhe Orikumit, në kuadër të projektit për zgjerimin e Lungomares në Vlorë. Objektet e prishura kanë qenë të pozicionuara në trasenë ku parashikohet zhvillimi i mëtejshëm i projektit, duke penguar vazhdimin e punimeve.

Kjo ndërhyrje vjen vetëm pak ditë pas shembjeve të tjera të kryera në Dhërmi dhe Jalë, ku IKMT ka ndërhyrë për të liruar hapësira të zëna në mënyrë të paligjshme apo që binin ndesh me projektet infrastrukturore në vijim.

Sipas burimeve zyrtare, aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, në funksion të zhvillimit urban dhe turistik të bregdetit jugor.

The post IKMT vijon aksionet në Vlorë, shembje objektesh në Rradhimë dhe Orikum ‘për t’i hapur rrugë’ Lungomares appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 19 June 2025 Sot News | Lajme

Fusha e mbetjeve në rrezik/ Zona përfshihet nga flakët për herë të tretë, tymi mbizotëron situatën

19 June 2025 at 11:51

Gjatë këtij muaji kjo është hera e tretë që zjarri ka rënë në këtë zonë. Fusha e mbetjeve në periferi të Vlorës u përfshi sërish nga flakëtmesditën e sotme duke krijuar një re të dendur tymi, në kulmin e sezonit turistik.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për neutralizimin e flakëve.

The post Fusha e mbetjeve në rrezik/ Zona përfshihet nga flakët për herë të tretë, tymi mbizotëron situatën appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 18 June 2025 Sot News | Lajme

Goditi me gomone turistin në Gjipe, Gjykata e Vlorë jep vendimin për drejtuesin e mjetit

18 June 2025 at 17:49

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për Krenar Velajn, drejtuesin e gomones, i cili plagosi një turist gjerman.

Krenar Velaj, ditën e diel duke drejtuar mjetin lundrues dëmtoi në gjymtyrë dhe shpatull një turist Gjerman në plazhin e Gjipesë. Ngjarja ka ndodhur teksa turisti gjerman ka qenë duke u zhytur në afërsi të gomones, kur është goditur nga helikat.

Fillimisht ka qenë drejtuesi i gomones që e ka nxjerrë turistin në breg, duke lundruar me gomone përgjatë vijës bregdetare, nga vendi ku ndodhi aksidenti deri në Himarë.

 

The post Goditi me gomone turistin në Gjipe, Gjykata e Vlorë jep vendimin për drejtuesin e mjetit appeared first on Sot News | Lajme.

Goditi dhe kërcënoi me armë një person, shpallet në kërkim nga policia 41-vjeçari në Vlorë

18 June 2025 at 13:56

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar, i dyshuar për sulm dhe kërcënim me armë ndaj një 40-vjeçari. Incidenti ndodhi më 17 qershor 2025, pas një konflikti për motive të dobëta mes të dyve. Sipas policisë, 41-vjeçari ka goditur në fytyrë viktimën me një send të fortë, i cili dyshohet të jetë një pistoletë.

Materialet hetimore janë dërguar në Prokurori për veprime

të mëtejshme.

The post Goditi dhe kërcënoi me armë një person, shpallet në kërkim nga policia 41-vjeçari në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 17 June 2025 Sot News | Lajme

Iu gjet lëndë narkotike gjatë kontrollit, ja kush është 20-vjeçari që u arrestua ne Vlore

17 June 2025 at 14:56

Një 20-vjeçar i identifikuar si Arkel Jani është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi gjatë kontrollit iu gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

The post Iu gjet lëndë narkotike gjatë kontrollit, ja kush është 20-vjeçari që u arrestua ne Vlore appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 14 June 2025 Sot News | Lajme

Qytetarët ankohen për zaptimin e plazheve publike në Vlorë/ Deputetja e PS: Rama s’ka nge të merret me këtë punë

14 June 2025 at 16:57

Në Vlorë, qytetarët po përballen me mungesën e hapësirave publike në plazhe, pasi bizneset, baret dhe restorantet kanë zaptuar bregdetin me shezlongë dhe çadra, duke mos i lënë mundësi qytetarëve të thjeshtë që të vendosin peshqirë dhe të bëjnë plazh pa paguar. Në zonat e Lungomares dhe Zvërnecit, qytetarët shprehen se nuk kanë hapësira të lira dhe ndihen të shtypur nga privatizimi faktik i bregdetit.

Ligji parashikon që nga 1000 metra katror të vijës bregdetare, 700 metra t’i takojnë privatëve dhe 300 metra të jenë hapësira publike, por në terren kjo nuk respektohet. Për vitin 2024, 167 subjekte private kanë marrë leje për menaxhimin e plazheve, ndërsa për sezonin aktual pritet një ulje në rreth 70 subjekte, megjithatë situata mbetet e pa ndryshuar.

Në një intervistë televizive, deputetja e PS, Luljeta Bozo, e cila po pushonte në Vlorë, u shpreh se zbatimi i ligjit duhet të kontrollohet nga institucionet përkatëse për të mos krijuar shqetësime për banorët. Por, kur u pyet nëse do t’i përcjellte shqetësimin kryeministrit Edi Rama, ajo deklaroi:
“Kryeministri ska nge të merret me këtë punë… se ka punë të tjera. Kryetarit të bashkisë duhet t’ia thoni. Unë kam ardhur 2 ditë e do iki se kam punë.”

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për të garantuar akses të lirë dhe të barabartë në plazhe, duke denoncuar privatizimin dhe mungesën e respektimit të ligjit që garanton hapësira publike në vijën bregdetare.

The post Qytetarët ankohen për zaptimin e plazheve publike në Vlorë/ Deputetja e PS: Rama s’ka nge të merret me këtë punë appeared first on Sot News | Lajme.

69-vjeçarja amerikane humb jetën në Vlorë, dyshohet se ka…

14 June 2025 at 13:29

Një 69-vjeçare ka ndërruar sot jetë në spitalin e Vlorës.

Policia bën me dije se 69-vjeçarja e identifikuar me inicialet M. C., banuese në Florida dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

The post 69-vjeçarja amerikane humb jetën në Vlorë, dyshohet se ka… appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 10 June 2025 Sot News | Lajme

Bie në prangat e policisë 17-vjeçari/ Shiste kokainë e kanabis në Vlorë

10 June 2025 at 13:20

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjetën 57 doza kokainë dhe kanabis, gati për shitje, 39 doza kanabis sativa dhe 18 doza kokainë.

“Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestohet në flagrancë një 17-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike, në qytetin e Vlorës. Sekuestrohen 57 doza lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të ndara gati për shitje”, njofton policia.

The post Bie në prangat e policisë 17-vjeçari/ Shiste kokainë e kanabis në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 9 June 2025 Sot News | Lajme

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Miq dhe të afërmit realizojnë një murale në përkujtim të dy të rinjve

9 June 2025 at 14:46

Për realizimin e saj kanë marrë pjesë edhe shokë të klasës, nxënës të shkollës Industriale Pavarësia ku dy të rinjtë mësonin çdo ditë.

Miq dhe të afërt të Luan Llanajt dhe Tomor Mbratit kanë realizuar një murale në përkujtim të dy të rinjve të cilët humbën jetën në një aksident tragjik me motor më 1 qershor në Vlorë.

Një murale në përkujtim të të ndjerëve Luan Llanaj, 19 vjeç, si dhe Tomor Mbrati, 17 vjeç. Shok dhe miq të viktimave, po punojnë tashmë prej disa ditësh, në përfundimin e kësaj vepre, në përkujtim të miqve të tyre. Ajo është realizuar me bojëra, në vendin ku dy të rinjtë humbën jetën.

Luan Llanaj, dhe Tomor Mbrati humbën jetën tragjikisht pasi po ktheheshin në shtëpi me motor, kur goditën një prej shtyllave të ndriçimit rrugor. Dy të rinjtë, më pas u përplasën në tokë, ku 19-vjecari Llanaj gjeti vdekjen në vend në mënyrë tragjike,.

Ndërsa të miturit Mbrati iu dha ndihma e parë, u transportua në spitalin e Vlorës me shenja jete dhe më pas drejt Traumës në Tiranë, por pa mundur dot të shpëtojë.Në vendin e ngjarjes edhe sot ka shenja të aksidentit tragjik, teksa nuk mungojnë as tufat me lule dhe qirinjtë në përkujtim të dy viktimave.

Të dy ishin nxënës të shkollës Industriale Pavarësia, një prej shkollave profesionale në qytet. Ndërkohë që për të mbajtur familjen punonin në një servis, nga ku me rrogën e parë të punës, ishte blerë edhe motori që i mori jetën. Një prej djemve ishte shtylla kryesore e familjes, që megjithëse në moshë të vogël punonte për të mbajtur me të ardhura familjen e tij. Të rinj shumë afër punës, të aftë profesionalisht, të urtë dhe djem pa probleme.

The post Aksidenti tragjik në Vlorë/ Miq dhe të afërmit realizojnë një murale në përkujtim të dy të rinjve appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 8 June 2025 Sot News | Lajme

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim zyrtarë të bashkisë për neglizhencë dhe ndotje mjedisi

8 June 2025 at 12:21

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 7 qershor 2025, rreth orës 12:18, fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane në lagjen “24 Maji” të Vlorës, për shkak të temperaturave të larta. Si pasojë, disa zyrtarë të bashkisë janë proceduar penalisht për neglizhencë në detyrë dhe shkaktim të ndotjes në mjedis.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës, në kuadër të hetimeve janë vënë nën akuzë drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit, F. T., 31 vjeç, dhe përgjegjësi i Bordit të Kullimit, A. S., 36 vjeç. Në hetim janë përfshirë gjithashtu tre punonjës të bordit: L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të cilët shërbenin si manovratorë.

Autoritetet dyshojnë se të akuzuarit kanë dështuar në marrjen e masave parandaluese dhe në ndërhyrjen në kohë për shuarjen e zjarrit, duke lejuar përhapjen e flakëve dhe duke sjellë ndotje të konsiderueshme në mjedis.

Policia njoftoi se hetimet janë ende në vijim, ndërsa priten përcaktime të mëtejshme për përgjegjësitë konkrete të secilit prej zyrtarëve të përfshirë.

Deklarata e Policisë së Vlorës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë:
-referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë, pasi më datë 07.06.2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit.

The post Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim zyrtarë të bashkisë për neglizhencë dhe ndotje mjedisi appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 7 June 2025 Sot News | Lajme

Vlora nën tym: Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve

7 June 2025 at 13:42

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë sërish nga flakët, duke rikthyer një problematikë të kahershme për qytetin bregdetar.

I ndihmuara dhe nga era dhe temperaturat e larta, zjarri po përhapet me shpejtësi dyke lënë pas shtullunga të dendura tymi në ajër.

Pavarësisht vendosjes në funksion të landfillit të Sherishtës dhe zhvendosjes së depozitimit të mbetjeve urbane në këtë vend të ri, duket se kjo nuk ka mjaftuar për të ndalur fenomenin e djegies së mbetjeve në fushën e vjetër.

Mbetjet e grumbulluara prej vitesh në këtë vend vazhdojnë të digjen në mënyrë të pakontrolluar, duke ndotur rëndë ajrin dhe mjedisin përreth.

Banorët e zonës kërkojnë masa urgjente nga autoritetet dhe institucionet përkatëse për të ndaluar njëherë e mirë ndotjen dhe për të garantuar një mjedisin.

The post Vlora nën tym: Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 6 June 2025 Sot News | Lajme

Zjarri përfshin një banesë pranë zonës historike në Vlorë, dyshimet e para

6 June 2025 at 17:12

Një banesë pranë zonës historike në Vlorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike në banesë. Menjëherë pas përhapjes së flakëve, banorët e zonës kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë brenda pak minutash.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe policia lokale, të cilat arritën të vendosnin situatën nën kontroll, duke shmangur përhapjen e flakëve në banesat përreth.

Ndërkohë, hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

The post Zjarri përfshin një banesë pranë zonës historike në Vlorë, dyshimet e para appeared first on Sot News | Lajme.

Nuk ka qetësi në kadastrën e Vlorës/ Sërish ndryshime në strukturat drejtuese, ja kush emërohet (Emri)

6 June 2025 at 15:56

Erjon Galanxhi është larguar nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës, pas vetëm tre muajsh në këtë detyrë.  Lajmi konfirmohet nga burime për mediat, teksa nuk dihet nëse ai ka dhënë dorëheqjen apo është shkarkuar nga posti.

Galanxhi kishte marrë drejtimin e këtij institucioni në mars të këtij viti, por raportohet se ditët e fundit është transferuar në postin e nën-drejtorit të Kadastrës në Shkodër.

Mediat raportojnë se në vend të Erjon Galanxhit,  detyrën e drejtorit të Kadastrës së Vlorës e ka marrë Paola Sullaj, e cila ka shërbyer më parë si nën-drejtoreshë në të njëjtin institucion.

Ky është ndryshimi i tretë në drejtimin e Kadastrës së Vlorës brenda dy viteve të fundit, pas largimit të Ina Lucit dhe më pas të Ergys Skënderit, që gjithashtu u tërhoqën nga ky pozicion.

Kriza në Kadastrën e Vlorës vijon prej vitesh, ku problemi i pronave në këtë qark nuk po merr zgjidhje.

 

The post Nuk ka qetësi në kadastrën e Vlorës/ Sërish ndryshime në strukturat drejtuese, ja kush emërohet (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

❌