Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdaySot News | Lajme

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë, dënon sulmet ruse përgjatë natës në Kiev

17 June 2025 at 22:48

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce të martën, duke konfirmuar vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë.

“Ne jemi në dijeni për sulmet e natës së mbrëmshme në Kiev, që kanë rezultuar me shumë viktima, përfshirë vdekjen tragjike të një shtetasi amerikan. Ne dënojmë këto sulme dhe u shprehim ngushëllime familjarëve të të prekurve”, ka thënë Bruce në një konferencë për media.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë të martën se shtetasi amerikan, një 62-vjeçar, ka vdekur si pasojë e sulmeve në qytet, pa dhënë më shumë hollësi.

Rusia e ka rrafshuar një pjesë të një blloku apartamentesh të martën në Kiev, duke shënuar sulmin më vdekjeprurës në kryeqytetin ukrainas këtë vit, pasi qindra dronë dhe dhjetëra raketa kanë vrarë të paktën 16 persona dhe kanë plagosur 134 të tjerë.

Zyrtarët ukrainas kanë shpallur të mërkurën ditë zie.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka përshkruar sulmin si ndër më të tmerrshmit në kryeqytet, prej nisjes së luftës më 2022.

Trupat ushtarake ruse janë duke bërë përpjekje për të depërtuar në thellësi të rajonit lindor të Ukrainës dhe kanë hapur një front të ri në rajonin Sumi, në verilindje, pavarësisht thirrjeve për armëpushim prej presidentit amerikan, Donald Trump.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

The post DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë, dënon sulmet ruse përgjatë natës në Kiev appeared first on Sot News | Lajme.

Kosova ndihmon në kthimet e sigurta të emigrantëve, reagon DASH: Shembull i bashkëpunimit rajonal

11 June 2025 at 17:33

Departamenti i Shtetit Amerikan ka vlerësuar lart bashkëpunimin me Kosovën në kuadër të një prej prioriteteve kyçe të administratës Trump, që lidhet me menaxhimin e emigracionit dhe kthimin e shtetasve të vendeve të treta.

Në një deklaratë për CBS News, Departamenti i Shtetit u shpreh se “Ne mirëpresim bashkëpunimin për këtë prioritet kyç të Administratës Trump.”

Më tej në deklaratë, theksohet mirënjohja ndaj Kosovës për rolin e saj në këtë proces.

“Jemi mirënjohës partnerit tonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre personave në vendet e tyre të origjinës.”

Ky reagim vjen pasi Kosova ka shprehur gatishmërinë për të strehuar përkohësisht deri në 50 persona të tillë, si pjesë e një bashkëpunimi të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi për këtë është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 11 qershor 2025.

Bashkëpunimi i Kosovës me SHBA-të në këtë fushë konsiderohet një shembull i qartë i marrëdhënieve të qëndrueshme mes dy vendeve dhe përkushtimit të Kosovës për të kontribuar në çështje globale të sigurisë dhe humanizmit.

 

 

The post Kosova ndihmon në kthimet e sigurta të emigrantëve, reagon DASH: Shembull i bashkëpunimit rajonal appeared first on Sot News | Lajme.

“Shtypja e fjalës”/ Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH, ja çfarë shkruhet

30 May 2025 at 17:39

Mesazhi është publikuar në rrjetet sociale të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh nga Samuel Samson, zyrtar i lartë në Byroja për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punën pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ai thekson se partneriteti ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve partnere duhet të mbështetet në trashëgiminë dhe vlerat e përbashkëta demokratike, dhe jo në një konformizëm globalist që zbeh sovranitetin dhe identitetin kombëtar.

“Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale kërcënojnë vetë themelet e partneritetit transatlantik,” shprehet Samson.

The post “Shtypja e fjalës”/ Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH, ja çfarë shkruhet appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasjet masive midis bandave, Australia ndalon shitjen e thikave të mëdha

26 May 2025 at 17:33

Pas një përplasjeje të dhunshme me maçeta mes dy bandave rivale në një qendër tregtare në Melburn, autoritetet në shtetin e Viktorias kanë vendosur të përshpejtojnë ndalimin e këtij lloji arme, që fillimisht ishte planifikuar për në muajin shtator.

Incidenti ndodhi të dielën pasdite në qendrën tregtare Northland, ku një 20-vjeçar mbeti i plagosur rëndë dhe po trajtohet në spital. Dy të mitur, përkatësisht 15 dhe 16 vjeç, janë akuzuar për dhunë të rëndë dhe posedim të armëve të ndaluara, ndërsa dy të rinj të tjerë – 18 dhe 20 vjeç – u arrestuan dhe po merren në pyetje nga policia. Të katër ishin të njohur më parë për autoritetet.

Sipas BBC, ndalimi i përdorimit dhe shitjes së maçetave do të hyjë në fuqi që këtë të mërkurë, në vend të afatit fillestar në muajin shtator. Kryeministrja e Viktorias, Jacinta Allan, tha se ky vendim “do të ndërpresë furnizimin” dhe është pjesë e një qasjeje më të rreptë për kontrollin e armëve të ftohta në shtet.

Policia e përshkroi përplasjen si një “përleshje të planifikuar” mes bandave rivale të të rinjve, duke shtuar se fatmirësisht nuk pati asnjë kalimtar të lënduar. Autoritetet e sigurisë theksojnë se raste të tilla janë të rralla, por jashtëzakonisht shqetësuese.

Në mars, Viktoria kishte njoftuar ndryshime ligjore për ndalimin e thikave me teh më të gjatë se 20 cm, përveç atyre të kuzhinës. Po ashtu, nga muaji shtator do të nisë një periudhë amnistie tre mujore, gjatë së cilës qytetarët mund të dorëzojnë thikat e mëdha në kuti të posaçme pranë stacioneve të policisë, pa pësuar ndëshkime.

The post Përplasjet masive midis bandave, Australia ndalon shitjen e thikave të mëdha appeared first on Sot News | Lajme.

SHBA: Sulmi rus…/ DASH: Marrëveshja forcon partneritetin tonë ekonomik për rindërtimin dhe…

10 May 2025 at 21:35

Si një pushtim në shkallë të plotë, Departamenti amerikan i shtetit, për herë të parë nën udhëheqjen e Donald Trump i është referuar luftës së Rusisë në Ukrainë. Në një postim në rrjetet sociale, ku jepen detaje të marrëveshjes ekonomike me Ukrainën, DASH përdor një term të tillë.

“Marrëveshja forcon partneritetin tonë ekonomik për rindërtimin dhe modernizimin, në përgjigje të shkatërrimit të shkakuar nga pushtimi në shkallë të plotë i Rusisë”, thuhet në postimin e Departamentit të Shtetit. Dy vendet nënshkruan një marrëveshje për mineralet e rralla, në bazë të së cilës Shtetet e Bashkuara përfitojnë nga burimet e rralla minerare të Ukrainës, teksa Kievi merr mbështetje ekonomike.

Donald Trump dhe administrata e tij kanë refuzuar shumë herë ta cilësojnë si pushtim sulmin e Rusisë në Ukrainë. Presidenti amerikan madje, disa herë ka akuzuar Ukrainën se ishte ajo që e nisi luftën ndaj fqinjit të saj. Fondi financohet në nivel 50% pikërisht nga burimet e Ukrainës dhe do të rezultojë në projekte afatgjata. Departamenti amerikan i shtetit thekson se ky partneritet tregon angazhimin e palëve për paqe të qëndrueshme në Ukrainë dhe forcon lidhjet mes dy vendeve.

The post SHBA: Sulmi rus…/ DASH: Marrëveshja forcon partneritetin tonë ekonomik për rindërtimin dhe… appeared first on Sot News | Lajme.

Vizita e Berishës në SHBA? Kokalari nxjerr prapaskenat: Kërkesa iu drejtua DASH-it nga ‘Vatra’, ja çfarë kërkohet

10 May 2025 at 12:35

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar sërish mbi lajmin e dhënë për një vizitë të mundshme të kreut të PD-së, Sali Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kokalari shkruan se Berishës nuk i është hequr ‘non grata’, por i është dhënë leje për të zhvilluar një vizitë në SHBA.

Madje aktivistja zbulon se kjo vizitë po i mundësohet nga Vatra e përfaqësuar nga Elmi Berisha, fondacioni i Secit dhe disa organizata të tjera, që i kanë kërkuar DASH-it përmes një letre, që t’i mundësohet Sali Berishës hyrja në SHBA për të zhvilluar një takim me komunitetin.

Kokalari paralajmëron se një skandal i tillë do të shpërthejë në SHBA, ndërsa e krahason Berishën me Joe Biden.

“Gënjeshtër tjetër nga media e Shkelzenit. Non-grata nuk është hequr, vetëm i është dhënë mundësia për vizitë, sepse Vatra e përfaqësuar nga Elmi Berisha, fondacioni i Secit dhe disa organizata të tjera që kanë dy-tre anëtare, i kanë kerkuar DASH të lejojë Berishën të vijë për takim me komunitetin (Disponoj letrën)

Nga ana tjetër, artikulli është shkruajtur nga po i njëjti gazetar, Tyler O’Neill, që bëri deklaratat për Berishën në Kongres, a thua se nuk kishim dyshime që dhe fjalimi i tij ishte pjesë e propagandës për “disinformacionin” e opinionit publik në SHBA e mundësuar nga lekët e korrupsionit.

Qe ky skandal i orkestruar nga LaCivita dhe grupi Trujillos do plasë si bombë në Amerike, kjo s’ka asnjë dyshim, por turp për LaCivitën që në Amerike luftoi me Trump kunder Joe Biden e në Shqipëri po mundohet të sjellë pikerisht Joe Bidenin, dhe këtë nuk e them thjesht nga mosha e Berishës, por për korrupsionin e familjes së tij, që është shumëfish më keq se ai i familjes Biden”, shkruan Kokalari.

The post Vizita e Berishës në SHBA? Kokalari nxjerr prapaskenat: Kërkesa iu drejtua DASH-it nga ‘Vatra’, ja çfarë kërkohet appeared first on Sot News | Lajme.

Trump “shkallmon” diplomacinë klasike, Rubio paralajmëron ristrukturim të thellë të DASH

22 April 2025 at 17:49

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se administrata e drejtuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po e riorganizon Departamentin amerikan të Shtetit (DASH).

Ky vendim u mor, sipas Rubios, në mënyrë që të eliminohen zyrat që administrata e Trumpit i konsideron të tepërta dhe për të shkurtuar disa programe që thotë se nuk përputhen me interesat e SHBA-së.

“Kjo qasje do të fuqizojë Departamentin që nga themeli, nga zyrat te ambasadat”, tha Rubio në një deklaratë, duke i përshkruar lëvizjet si pjesë e agjendës së Trumpit për ta vendosur SHBA-në në rend të parë, si prioritet.

“Funksionet specifike për rajone do të konsolidohen për ta rritur funksionalitetin, zyrat e tepërta do të hiqen dhe programet jo-statutore, që nuk janë në përputhje me interesat thelbësore kombëtare të Amerikës, do të pushojnë së ekzistuari”, tha Rubio.

 

 

Punën që më parë e kryente nënsekretari për Siguri Civile, të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci tani do të vendoset nën një koordinator të ri për Ndihmën e Jashtme dhe Çështjet Humanitare, shtoi ai.

Rubio, i cili shërben edhe si mbikëqyrës i administratës së shkatërruar të USAID-it, kritikoi rritjen e departamentit ndër vite, duke e quajtur atë “të fryrë, burokratik dhe të paaftë për të kryer misionin e tij thelbësor diplomatik në këtë epokë të re të konkurrencës së fuqive të mëdha”.

Ky riorganizim vjen pasi Trump në shkurt urdhëroi ndryshime në Shërbimin e Jashtëm të SHBA-së – trupit diplomatik të vendit – për të siguruar që ajo të ndiqte agjendën e tij të politikës së jashtme.

Zyrtarët amerikanë në mars thanë se departamenti po përgatitej gjithashtu të mbyllte gati një duzinë konsullatash. Por, në njoftimin e Rubios nuk u tha asgjë për konsullata./REL

The post Trump “shkallmon” diplomacinë klasike, Rubio paralajmëron ristrukturim të thellë të DASH appeared first on Sot News | Lajme.

‘Minuan marrëveshjen e Dejtonit’, DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar

17 January 2025 at 21:54

Shtetet e Bashkuara shpallën të premten si të padëshiruar tetë individë për organizimin dhe zbatimin e planit për kremtimin e Ditës së Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë , kremtimi i të cilës është shpallur jokushtetues nga institucionet e vendit dhe është dënuar nga shtetet perëndimore.

Departamenti amerikan i Shtetit iu referuar në njoftimin e saj kremtimit të kësaj dite në vitin 2024 dhe tha se personat e përfshirë në vendim “përkrahën agjendën secesioniste” të Presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik.

Republika Serbe në Bosnjë kremtoi javën e kaluar të njëjtën ditë me një parakalim në qendër të Banjallukës, kryeqytetit të këtij entiteti, megjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian kundër një kremtimi të tillë.

Sipas Departamentit të Shtetit, kremtimet e 9 janarit, që bëhen në shenjë kujtimi të kësaj dite në vitin 1992, kur serbët e Bosnjës shpallën krijimin e shtetit të tyre që shkaktoi luftën e përgjakshme katërvjeçare me mbi 100,000 viktima, “janë veprime emblematike të përpjekjeve të kahershme të Dodikut për të minuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, shtyllë e paqes dhe sigurisë rajonale”.

“Veprimet e këtyre individëve kërcënojnë integritetin territorial, paqen dhe stabilitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës duke minuar kornizën e (Marrëveshjes së Paqes) së Dejonit dhe institucionet e saj, përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe autoritetin e Përfaqësuesit të Lartë”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Departamenti i Shtetit tha se shtatë nga të përcaktuarit e së premtes “ndihmuan në planifikimin dhe organizimin e kremtimin edhe në vitin 2025”.

Departamenti i Shtetit po ashtu njoftoi se ka përcaktuar edhe pesë persona të tjerë dhe një entitet si pjesë e rrjetit financiar të zotit Dodik dhe familjes së tij.

“Dodiku ka shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare për të krijuar pasuri personale përmes kompanive të lidhura me të dhe me familjen e tij në dëm të banorëve të Bosnjës”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit. Sipas tij, Dodiku dhe familja e tij “mbështeten shpesh në një rrjet të bashkëpunëtorëve të besueshëm për të fshehur gjurmët e përfshirjes së tyre dhe për t’u shmangur sanksioneve amerikane”.

Lufta në Bosnjë mori fund në vjeshtën e vitit 1995 me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, Marrëveshja e arritur në Dejton çoi në krijimin e entitetit serb dhe atij boshnjako-kroat në Bosnje, që mbahen të lidhura nga institucione të dobëta qendrore.

Serbët e Bosnjës, megjithatë, synojnë të fitojnë sa më shumë pavarësi të jetë e mundur. Udhëheqësi nacionalist pro-rus Milorad Dodik ka bërë thirrje hapur për shkëputje nga Bosnja, duke sfiduar sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë ndaj tij për shkak të qasjes politike.

Vendimi i së premtes vjen pak ditë pasi Presidenti amerikan Joe Biden zgjeroi urdhërin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor që parashikon sanksione për individët dhe entitetet që shkelin apo janë pjesëmarrës në minimin e marrëveshjet që u dhanë fund luftërave në rajon apo paraqesin kërcënime për sigurinë e tij./VOA

The post ‘Minuan marrëveshjen e Dejtonit’, DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 majit, zyrtari i DASH mesazh indirekt për Berishën dhe Metën

20 December 2024 at 20:37

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof  tha se SHBA shpreson që kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm të jenë të panjollosur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Ai theksoi se është thelbësore që kandidatët të jenë tërësisht të panjollosur nga korrupsioni dhe të mos kenë lidhje me krimin e organizuar, pasi kjo do të siguronte një rezultat më të mirë për Shqipërinë.

Kasanof përmendi gjithashtu shqetësimet që kanë shoqëruar zgjedhjet në të kaluarën, si blerja e votave dhe shpërdorimi i fondeve shtetërore nga partitë në pushtet, duke theksuar nevojën për një proces të pastër dhe të drejtë zgjedhor, që respekton vullnetin e popullit.

Kujtojmë se kryedemokrati Sali Berisha, i shpallur non-grata nga SHBA, akuzohet nga SPAK në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Ndërkohë, kreu i Partisë së Lirisë ndodhet në qeli nën akuzat e pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Pjesë nga biseda:

Zëri i Amerikës: Shqipëria do të mbajë zgjedhje të përgjithshme vitin e ardhshëm. Disa nga shqetësimet kryesore në të kaluarën kanë qenë blerja e votave, shpërdorimi i fondeve shtetërore nga partia në pushtet dhe ndikimi i krimit të organizuar në këtë proces. A ndani dhe ju të njëjtat shqetësime dhe cilat janë pritshmëritë tuaja?

Alexander Kasanof: Pritshmëritë tona janë njësoj si për cilindo vend që zhvillon zgjedhje, që presim të shohim zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe që do të respektohet vullneti i popullit. Po ashtu, shpresojmë fort që do të shohim kandidatë që janë tërësisht të panjollosur nga korrupsioni apo nga lidhje me krimin e organizuar. Mendojmë se do të ishte rezultati më i mirë për Shqipërinë.

The post Zgjedhjet e 11 majit, zyrtari i DASH mesazh indirekt për Berishën dhe Metën appeared first on Sot News | Lajme.

Altin Dumani kampion i antikorrupsionit, Spahiu: Mesazh i fortë politik nga DASH

10 December 2024 at 20:53

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në një emision televiziv komenton shpalljen e Altin Dumanit si kampion në luftën kundër korrupsionit nga DASH. Spahiu thotë se “dekorata amerikane për Dumanin, ishte përgjigje për ata që shohin ëndrra me Trump-in”.

Sipas tij, gjithçka ishte një mesazh për ata që i kanë shpallur luftë SPAK dhe kreut të saj Altin Dumani. Spahiu thotë se mesazhi i amerikanëve ishte i qartë, që do vazhdojnë t’i japin më shumë ‘oksigjen’ SPAK.

“Me gjithë meritat që ka Altin Dumani, shpallja e tij kampion nuk është bërë se DASH ka festivalin e kampionëve të boksit në antikorrupsion, por është për të dhënë një mesazh politik të atyre që i kanë shpallur luftë Dumanit dhe SPAK. Për t’iu dhënë mesazh se qëndrimi i amerikanëve do vijojë te jetë i njëjtë dhe përkundrazi do t’i japin më shumë oksigjen për të vazhduar politikën e arresteve dhe sekuestrove që ka bërë SPAK dhe Dumani këto kohë. Në tërësinë e vet, faktori ndërkombëtar është determinant në lëvizjet në drejtësi dhe politikë”, tha Spahiu

The post Altin Dumani kampion i antikorrupsionit, Spahiu: Mesazh i fortë politik nga DASH appeared first on Sot News | Lajme.

DASH publikon dekoratën për Dumanin: Një nga 10 kampionët e luftës kundër korrupsionit, kurajo dhe profesionalizëm

9 December 2024 at 22:18

Kreu i SPAK, Altin Dumanin u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një ndër 10 kampionët globalë të luftës kundër korrupsionit për vitin 2024.

GeYhrD7WMAAT7h3

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken i dha dekoratën Altin Dumanit, ndërsa e vlerësoi punën e tij dhe të Prokurorisë së Posaçme.

DASH postoi në faqen në rrjetin social X edhe dekoratën e Dumanit. Ndërsa vlerësimit iu bashkua edhe Byroja kundër Narkotikëve, që i shprehën “urimet” Altin Dumanit, si një nga 10 kampionët e 2024.

“Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit e njeh Altin Dumanin si një kampion kundër korrupsionit për udhëheqjen e tij si Kryeprokuror i Posaçëm, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me integritet, profesionalizëm dhe guxim”.

The post DASH publikon dekoratën për Dumanin: Një nga 10 kampionët e luftës kundër korrupsionit, kurajo dhe profesionalizëm appeared first on Sot News | Lajme.

U shpall non grata nga DASH, reagon Artan Grubi: Do të bëj përpjekje maksimale…

9 December 2024 at 22:12

Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar së fundmi listën e zezë. Nga Maqedonia e Veriut duke shtuar Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e BDI-së. Gjithashtu, në listën e zezë është përfshirë edhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

Për këtë ka reaguar Arban Grubi përmes një postimi në Facebook – ai thotë se ky vendim e ka prekur atë drejtpërdrejt dhe personalisht.

Grubi ka thënë se vazhdimisht është angazhuar për vlerat demokratike dhe këto vlera thotë se do ta përcjellin në çdo veprim të tij.

“Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht”.

“Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje. Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim”, ka thënë Grubi.

The post U shpall non grata nga DASH, reagon Artan Grubi: Do të bëj përpjekje maksimale… appeared first on Sot News | Lajme.

Nuk ndalet SHBA në luftën kundër korrupsionit në rajon, DASH nxjerr listë të re me të sanksionuar

By: xhoana
6 November 2024 at 20:51

Shtetet e Bashkuara të cilat e kanë luftën kundë korrupsionit një strategji kombëtare, kanë vendosur sanksione ndaj një individi dhe një kompanie në Bosnje e Hercegovinë, duke i akuzuar se e mbështesin një rrjet të korrupsionit në Bosnje e Hercegovinë, i cili është duke bërë përpjekje për t’i shmangur sanksionet amerikane.

Zyra amerikane për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) tha se ky rrjet është drejtpërdrejt i lidhur me të sanksionuarin Igor Dodik, djalin e Millorad Dodikut, presidentit të sanksionuar të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska (RS).

Njoftimi për sanksione vjen në ditën kur Millorad Dodik e uroi presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për t’i vënë në pah përpjekjet e Dodikut dhe familjes së tij për t’i ruajtur rrjetet e tyre të korrupsionit”, thuhet në njoftim.

Sanksionet e reja përfshijnë Vladimir Perishiq dhe kompaninë “Elpring doo Laktaši”.

OFAC tha se Dodiku për vite të tëra e ka përdorur pozitën e tij zyrtare për të mbledhur pasuri personale përmes kompanive të lidhura me të dhe me të birin, Igor.

“Ky korrupsion ka kontribuar në minimin e besimit të publikut në institucionet shtetërore të Bosnjës dhe në sundim të ligjit”, tha OFAC.

“Presidenti i RS-së, Millorad Dodik, bashkëpunëtorët e tij, dhe mundësuesit e tij, vazhdojnë t’i përdorin pozitat e tyre të privilegjuara, për ta çrrënjosur besimin e publikut në kornizat rajonale të paqes dhe në institucione që kanë sjellë stabilitet dhe siguri në Bosnje e Hercegovinë”, tha ushtruesi i detyrës së nënsekretarit të Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Bradley T. Smith.

Pas sanksionimit të kompanisë “Kaldera” më 18 qershor 2024, Igor Dodik urdhëroi Millenko Qiçiq, i cili më parë ishte në listën e të sanksionuarve, ta themelonte firmën “Elpring doo Laktaši”, e cila do të shërbente si zëvendësim për “Kaldera”.

Me miratimin e Igorit, Qiçiq e themeloi firmën “Elpring” dhe koordinoi transferimin e të gjitha aseteve dhe operacioneve të kompanisë “Kaldera”, duke përfshirë punonjësit e saj.

Më 18 qershor, pesë kompani të lidhura me familjen e Dodikut u përfshinë në listën e zezë të SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara e vendosën Millorad Dodikun në listën e sanksioneve më 5 janar 2022, sepse ai në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, mori pjesë në shkeljen, ose pengimin, apo kërcënonte zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, si dhe për aktivitete korruptive.

Dodik ishte sanksionuar më parë më 17 korrik 2017, për pengim ose kërcënim për pengim të Marrëveshjes së Dejtonit./REL

The post Nuk ndalet SHBA në luftën kundër korrupsionit në rajon, DASH nxjerr listë të re me të sanksionuar appeared first on Sot News | Lajme.

“Sovraniteti i Kosovës nuk preket”, DASH kundër projektligjit të Serbisë për juridiksionin gjyqësor

31 October 2024 at 20:14

Në një reagim për Radio Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar se pajtohet me Bashkimin Evropian se Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar projektligjin për juridiksion gjyqësor në Kosovë dhe duke e shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.

“Ne përsërisim mbështetjen e Qeverisë amerikane për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës në gjithë territorin e saj”, thuhet në deklartën e DASH

Uashingtoni theksoi se dialogu për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit , që ndërmjetësohet nga BE-ja, ka zhvilluar zgjidhje praktike që promovojnë të drejtat e qytetarëve të Kosovës, përfshirë serbët që jetojnë në veri.

“Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë, pa vonesa, zotimet që kanë bërë në Marrëveshjen e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit të raporteve, përfshirë themelimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe”, thuhet në deklartën e DASH.

Një ditë më herët, BE-ja kritikoi Serbinë për ligjin e miratuar që synon ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës. Ligji që Qeveria e Serbisë ia propozoi Kuvendit serb për miratim më 28 tetor parashikon gjykim për të gjitha krimet ,të cilat janë kryer pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

The post “Sovraniteti i Kosovës nuk preket”, DASH kundër projektligjit të Serbisë për juridiksionin gjyqësor appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌