Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 February 2026BoldNews

Horoskopi ditor, e Mërkurë 11 Shkurt 2026

By: armand
10 February 2026 at 22:59

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë që të bëni mirë dhe të dilni në pah. Kjo gjë do të vlejë si për sferën profesionale edhe për atë sentimentale. Demi Kjo ditë do ju shohë si protagonist absolut dhe është në dorën tuaj që ta shfrytëzoni këtë […]

The post Horoskopi ditor, e Mërkurë 11 Shkurt 2026 appeared first on BoldNews.al.

Protesta/ Policia thotë se 16 efektivë përfundojnë te Trauma, PD: Në spital s’ka asnjë oficer!

By: Brisi
10 February 2026 at 22:56

Partia Demokratike dhe Policia e Shtetit kanë dalë me dy deklarata ta ndryshme, në lidhje me protestën e mbajtur këtë pasdite te kryeministria dhe revoltën që kjo e fundit shkaktoi. Policia në një deklaratë zyrtare u shpreh se si pasojë e molotovëve të hedhur gjatë protestës, 16 efektivë kanë pësuar djegie dhe janë transportuar në […]

The post Protesta/ Policia thotë se 16 efektivë përfundojnë te Trauma, PD: Në spital s’ka asnjë oficer! appeared first on BoldNews.al.

Berisha del me protestuesin: E qëlloi policia me snajper, ka marrë plumb gome në ballë

By: armand
10 February 2026 at 22:42

Kreu i PD, Sali Berisha ngriti akuza të rënda ndaj policisë, pasi sipas tij, është qëlluar në drejtim të protestuesve me plumba gome. Ai doli para gazetarëve së bashku me një protestues, për të cilin pretendoi se është goditur me plumb gome në kokë nga snajperi. “Përdorën plumba gome dhe kanë goditur protestuesin në ballë, […]

The post Berisha del me protestuesin: E qëlloi policia me snajper, ka marrë plumb gome në ballë appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD-së/ Lapaj: Nuk besoj te tubimet turistike! Ramën e rrëzojmë vetëm nëse heqim logot politike

By: Brisi
10 February 2026 at 22:33

Adriatik Lapaj deklaroi pas protestës së Partisë Demokratike dhe fjalimit të Sali Berishës, se beteja kundër kryeministrit Edi Rama nuk fitohet me protesta të përkohshme. Në një prononcim për “Studio24”, nga sheshi para kryeministrisë, Lapaj u shpreh se lëvizja që ai përfaqëson ndodhet prej 65 ditësh në protestë të pandërprerë dhe se që në fillim […]

The post Protesta e PD-së/ Lapaj: Nuk besoj te tubimet turistike! Ramën e rrëzojmë vetëm nëse heqim logot politike appeared first on BoldNews.al.

Lëkundje tërmeti në Kukës, epiqendra dhe magnituda

By: Brisi
10 February 2026 at 22:23

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Kukësit. Sipas raportimeve epiqendra e tërmetit është në në zonën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë dhe Kukës. Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 4.8 ballë, ndërsa si pasojë nuk raportohet për dëme në njerëz apo […]

The post Lëkundje tërmeti në Kukës, epiqendra dhe magnituda appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD-së, shoqërohen në polici 20 persona

By: armand
10 February 2026 at 22:20

20 persona janë shoqëruar nga policia, pas protestës kombëtare të Partisë Demokratike. Për shkak të përplasjes së protestuesve me policinë, bëhet me dije se janë plagosur 16 efektivë. I plagosur ka mbetur gjithashtu edhe deputeti Bledion Nallbati. Ai ka marrë dëmtime të rënda për shkak të dhunës së policisë dhe përdorim të gazit lotësjellës ndaj […]

The post Protesta e PD-së, shoqërohen në polici 20 persona appeared first on BoldNews.al.

Policia tërheq zvarrë protestuesin/ Gazetarja nxjerr PAMJET: Torturë! Avokati i Popullit mos rrijë inekzistent

By: Brisi
10 February 2026 at 22:05

Gazetarja, Glidona Daci, ka publikuar disa pamje nga protesta e mbajtur këtë të martë te Kryeministria. Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, shihen disa punonjës të policisë, të cilët tërheqin zvarrë nëpër rrugë protestuesin, pamje që sipas gazetares nuk janë arrestime por torturë. Ajo ka kërkuar që Avokati i Popullit, Endri Shabani, mos të […]

The post Policia tërheq zvarrë protestuesin/ Gazetarja nxjerr PAMJET: Torturë! Avokati i Popullit mos rrijë inekzistent appeared first on BoldNews.al.

Ofensiva për çështjen Balluku/ Ambasada e SHBA-së ‘shuplakë’ Ramës: Të respektohet pavarësia e gjyqësorit

By: Brisi
10 February 2026 at 21:48

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Edi Ramës i cili paralajmëroi ndryshime në legjislacion për mbrojtjen e Ballukut, ndërsa shtoi se Parlamenti nuk ka asnjë ngut për të kaluar në shqyrtim kërkesën e SPAK për arrestimin e saj. Në një prononcim për News 24, Ambasada […]

The post Ofensiva për çështjen Balluku/ Ambasada e SHBA-së ‘shuplakë’ Ramës: Të respektohet pavarësia e gjyqësorit appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD-së jehonë në mediat e huaja/ ‘Korrupsioni në qeverinë Rama rrezik për integrimin në BE’

By: Brisi
10 February 2026 at 21:39

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës së tretë kombëtare të Partisë Demokratike, të mbajtur këtë të martë te Kryeministria dhe Parlamenti, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe skandaleve që e kanë përfshirë së fundmi atë. Associated Press, Reuters, The Telegraph dhe Washington Post shkruajnë se mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në kryeqytetin […]

The post Protesta e PD-së jehonë në mediat e huaja/ ‘Korrupsioni në qeverinë Rama rrezik për integrimin në BE’ appeared first on BoldNews.al.

Berisha viziton deputetin Nallbati te Trauma: Ka hematoma! U dhunua me urdhër të Sokol Bizhgës

By: armand
10 February 2026 at 21:32

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar sonte në mbrëmje Spitalin e Traumës pas protestës së opozitës, ku është njoftuar për gjendjen e deputetit të PD, Bledion Nallbati, i cili pësoi një goditje në kokë gjatë përplasjeve me policinë. Berisha deklaroi se mënyra se policët “u sollën si bisha” ndaj Nallbatit, ndërsa kritikoi sjelljen […]

The post Berisha viziton deputetin Nallbati te Trauma: Ka hematoma! U dhunua me urdhër të Sokol Bizhgës appeared first on BoldNews.al.

Skedë vdekjeje “natyrale” pas aksidentit tragjik, familjarët akuzojnë drejtësinë për mbulim të ngjarjes

By: armand
10 February 2026 at 20:59

Një rast i rëndë, me pasoja fatale dhe me shumë pikëpyetje mbi veprimet e drejtësisë dhe institucioneve shëndetësore, është denoncuar në emisionin investigativ Fiks Fare nga një qytetar i Durrësit. Nëna e tij humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është lënë i lirë. Ajo që e bën […]

The post Skedë vdekjeje “natyrale” pas aksidentit tragjik, familjarët akuzojnë drejtësinë për mbulim të ngjarjes appeared first on BoldNews.al.

Sali Berisha njofton protestën e radhës

By: Brisi
10 February 2026 at 20:53

Kryedemokrati, Sali Berisha ka folur për mediat, në mbyllje të protestës së mbajtur këtë të martë, fillimisht te Kryeministria dhe më pas te Parlamenti, ku nuk munguan tensionet, molotovët e flakadanët. Në mbyllje të protestës, nga selia blu, Berisha deklaroi se më 20 shkurt Partia Demokratike do të protestojë sërish kundër qeverisë së Ramës dhe […]

The post Sali Berisha njofton protestën e radhës appeared first on BoldNews.al.

Berisha pas protestës: Vetëpërmbajtja e qytetarëve më e fuqishme se dhuna e banditëve

By: armand
10 February 2026 at 20:51

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në selinë blu pas protestës së opozitës të zhvilluar para Kryeministrisë dhe Kuvendit. Ai vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve dhe qëndrimin e tyre duke e cilësuar si më të fuqishëm se dhuna e kundërshtarëve. Berisha theksoi se vetëpërmbajtja dhe guximi i protestuesve janë një mesazh i […]

The post Berisha pas protestës: Vetëpërmbajtja e qytetarëve më e fuqishme se dhuna e banditëve appeared first on BoldNews.al.

Protesta/ Deputeti Bledion Nallbati përfundon në spital, policia e godet me shkop gome (Video)

By: armand
10 February 2026 at 20:43

Protesta kombëtare e opozitës po vijon ende në këto momente, mes një pjesëmarrjeje të gjerë qytetarësh nga i gjithë vendi. Tubimi, i cili nisi si një manifestim për të shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat politike të opozitës, është shoqëruar me tensione të shtuara në terren. Pak minuta më parë është raportuar një incident i rëndë, ku […]

The post Protesta/ Deputeti Bledion Nallbati përfundon në spital, policia e godet me shkop gome (Video) appeared first on BoldNews.al.

Tym e flakë në Tiranë/ Çfarë ndodhi në protestën e PD-së, të plagosur qytetarë dhe efektivë policie

By: Brisi
10 February 2026 at 20:30

Partia Demokratike mbajti pasditen e kësaj të marte (10 shkurt 2026), protestën e tretë kombëtare para Kryeministrisë, për të kërkuar largimin e Edi Ramës, pas skandaleve që përfshinë qeverinë e tij. Protesta nisi fillimisht në mënyrë paqësore në orën 17:00, ku 6 përfaqësues të Partisë Demokratike morën fjalën, mes të cilëve edhe kryedemokrati, Sali Berisha. […]

The post Tym e flakë në Tiranë/ Çfarë ndodhi në protestën e PD-së, të plagosur qytetarë dhe efektivë policie appeared first on BoldNews.al.

Tensione para Kuvendit/ Molotovë nga protestuesit, policia u kthehet me gaz lotsjellës

By: armand
10 February 2026 at 20:28

Përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë vijuan para godinës së Kuvendit të Shqipërisë. Protestuesit kanë vazhduar të hedhin molotovë drejt forcave të rendit, ndërkohë, policia, përveç përdorimit të autobotëve me ujë, është kundërpërgjigjur edhe me gaz lotsjellë. Si pasojë e sulmit me gaz lotsjellës dhe ujë, qytetarë të shumtë kanë mbetur të lënduar duke […]

The post Tensione para Kuvendit/ Molotovë nga protestuesit, policia u kthehet me gaz lotsjellës appeared first on BoldNews.al.

“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e Ballukut”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin e Ramës

By: armand
10 February 2026 at 20:17

Reuters i ka bërë jehonë protestës së tretë kombëtare të opozitës para Kryeministrisë, duke thënë se vazhdimësia e tyre përbëjnë një kërcënim për stabilitetin e pushtetit të kryeministrit Edi Rama, i cili filloi në vitin 2013. Reuters thekson se mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Belinda Ballukut, nën akuzë për […]

The post “Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e Ballukut”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin e Ramës appeared first on BoldNews.al.

“Oh my God…”/ Protesta e PD, gazetari i huaj plagoset pas hedhjes së gazit lotsjellës

By: armand
10 February 2026 at 20:09

Një person i huaj ka mbetur i lënduar gjatë protestës së opozitës para parlamentit. Mësohet se ai është një gazetar i huaj, madje edhe në sfond dëgjohen zëra ku thuhet se “është gazetar amerikan që bën podkast”. Siç shihet edhe nga pamjet ai është ndjerë keq në momentin kur policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve. […]

The post “Oh my God…”/ Protesta e PD, gazetari i huaj plagoset pas hedhjes së gazit lotsjellës appeared first on BoldNews.al.

Molotovët te Parlamenti, përfshihet nga flakët një makinë dhe 4 policë

By: Brisi
10 February 2026 at 20:00

Protestuesit, pas zhvendosjes nga Kryeministria, kanë mbërritur tek Parlamenti, ku situata ka shpërthyer në tensione. Disa prej tyre kanë hedhur molotov dhe flakadanë, duke shkaktuar zjarr dhe përplasje me efektivët e policisë. Sakaq si pasojë e breshërisë së molotovëve një makinë që ndodhej e parkuar është përfshirë nga flakët, ndërsa gjithashtu kanë pësuar djegie edhe […]

The post Molotovët te Parlamenti, përfshihet nga flakët një makinë dhe 4 policë appeared first on BoldNews.al.

Hipokrizia e BSH-së me uljen e kredive/ Si u pagua “suksesi” me jetët dhe pronat e shqiptarëve

By: Brisi
10 February 2026 at 19:48

Banka e Shqipërisë u krenua sot publikisht me një nga treguesit më të cituar të stabilitetit financiar, rënien drastike të kredive me probleme nga rreth 25% në shtator 2014 në 3.8% në dhjetor 2025. Sipas institucionit, ky është një sukses i madh që dëshmon shëndetin e sistemit bankar dhe forcimin e mbikëqyrjes financiare në vend. Në […]

The post Hipokrizia e BSH-së me uljen e kredive/ Si u pagua “suksesi” me jetët dhe pronat e shqiptarëve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌