❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 2026FaxWeb

PunonjĂ«s i ndĂ«rmarrjes komunale tĂ« DurrĂ«sit, kush Ă«shtĂ« 54-vjeçari qĂ« u gjet i vdekur nĂ« kanal, zbulohet itinerari i tij ditĂ«n qĂ« humbi ‘gjurmĂ«t’

By: Fax Web
8 January 2026 at 12:49

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku 54-vjeçari Astrit Hysenaj dyshohet se humbi jetës si shkak i motit të keq.

Burime bĂ«jnĂ« me dije se Hysenaj, trupi i tĂ« cilit u gjet i pajetĂ« nĂ« njĂ« kanal tĂ« qytetit, ishte ‘zhdukur’ pa gjurmĂ« qĂ« nĂ« datĂ«n 6 janar, pasi kishte lĂ«nĂ« punĂ«n nĂ« orĂ«n 10:30.

Familjarët e tij pasi ai nuk po kthehej në shtëpi, kanë kontaktuar përgjegjësin e Ndërmarrjes Komunale Plazh ku Astriti punonte për të marrë informacion.

Pasi nga ndërmarrja janë informuar se Astriti ishte larguar nga puna në orën 10:30, familjarët i janë drejtuar Policisë për gjetjen e tij.

Informacion për mediat nga Bashkia Durrës:

Bashkia Durrës informon se punonjësi i Ndërmarrjes Komunale Plazh, z. Astrit Hysenaj, më datë 06.01.2026, është paraqitur normalisht në vendin e punës në orën 06:00 dhe ka ushtruar detyrën deri rreth orës 10:30, kohë në të cilën është larguar nga ambientet e punës.

Rreth orës 16:00 të së njëjtës datë, familjarët e z. Hysenaj kanë kontaktuar përgjegjësin e Ndërmarrjes Komunale Plazh për të marrë informacion, pasi ai nuk ishte kthyer në banesë. Përgjegjësi i ndërmarrjes i ka informuar familjarët se punonjësi ishte larguar nga puna rreth orës 10:30. Më pas, familjarët kanë njoftuar Policinë e Shtetit.

Evakuime në Novoselë e Ferras/ Rama: Monitorim i plotë nga ekipet e emergjencave

By: Fax Web
8 January 2026 at 12:41

“Situata nĂ« NjĂ«sinĂ« Administrative NovoselĂ« vijon tĂ« jetĂ« nĂ« monitorim tĂ« plotĂ« nga ekipet e BashkisĂ« VlorĂ« dhe institucionet e tjera shtetĂ«rore, si pasojĂ« e rritjes sĂ« nivelit tĂ« ujit, nga reshjet e rĂ«na gjatĂ« natĂ«s dhe nĂ« orĂ«t e fundit”, kĂ«shtu Ă«shtĂ« shprehur kryeministri Edi Rama, ndĂ«rsa ka reaguar pĂ«r situatĂ«n e pĂ«rmbytjeve nĂ« vend, evakuimeve dhe strehimeve tĂ« banorĂ«ve tĂ« prekur.

Gjithashtu Rama nënvizon se Bashkia e Vlorës, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të emergjencave civile, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Forcat Armatosura, ka angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme në terren dhe ndodhet në gatishmëri të plotë për të asistuar banorët. Autoritetet janë në gatishmëri, si në rast nevoje për evakuim, ashtu edhe për marrjen e masave të duhura për shpëtimin dhe sigurinë e bagëtive.

Bashkia u bën thirrje banorëve të ndjekin me përpikëri udhëzimet e strukturave në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara, deri në normalizimin e situatës.

LAJM I FUNDIT/ Rrezikohen banesat, jepet urdhër evakuimi në Sukth dhe Katund i ri në Durrës

By: Fax Web
8 January 2026 at 12:23
LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM 📱
Në zbatim të:
‱ Ligjit nr. 45/2019, “PĂ«r Mbrojtjen Civile”
‱ Planit KombĂ«tar tĂ« Emergjencave Civile
‱ Planeve Vendore tĂ« Emergjencave Civile,
si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të:
Bashkisë Durrës,
Njësisë Administrative Sukth dhe Katund i Ri.
Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:
‱ AgjencinĂ« KombĂ«tare tĂ« Mbrojtjes Civile (AKMC)
‱ Prefektin e Qarkut pĂ«rkatĂ«s
‱ Strukturat e Emergjencave Civile nĂ« bashki
Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.
NĂ« çdo rast, komunikimi dhe kĂ«rkesat pĂ«r ndihmĂ« duhet t’u drejtohen autoriteteve publike nĂ« terren.
Prioritet në procesin e evakuimit kanë:
‱ FĂ«mijĂ«t
‱ TĂ« moshuarit
‱ Personat me aftĂ«si tĂ« kufizuara
‱ Familjet nĂ« zona tĂ« izoluara
Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:
‱ Mjetet e BashkisĂ«
‱ ShĂ«rbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe ShpĂ«timi (MZSH)
‱ Forcat e Armatosura
MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE
Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:
‱ PolicinĂ« e Shtetit
‱ NjĂ«sitĂ« e kujdesit shĂ«ndetĂ«sor
‱ Strukturat e shĂ«rbimeve sociale, sipas nevojĂ«s
Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:
‱ Regjistrimi i tĂ« evakuuarve, nĂ« momentin e mbĂ«rritjes nĂ« ambientet e strehimit tĂ« pĂ«rkohshĂ«m
‱ Administrimi i nevojave bazĂ«, pĂ«rfshirĂ« ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmĂ«n mjekĂ«sore
‱ Ofrimi i informacionit periodik pĂ«r statusin e situatĂ«s dhe masat nĂ« vijim
Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.
Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.

Moti i keq/ Dëborë në disa akse kryesore, Policia e Shtetit: Jemi në gatishmëri! Qarkullim i vështirë, përdorni zinxhirët

By: Fax Web
8 January 2026 at 12:05

Policia e Shtetit ka njoftuar se shërbimet e strukturave të saj do të jenë në gatishmëri në terren për menaxhimin e qarkullimit gjatë motit të keq dhe ndihmës kundrejt qytetarëve.

Policia njofton se akset rrugore në Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër, Dibër, Rruga e Arbrit, Rruga e Kombit dhe Llogara, kanë dëborë. Qarkullimi është i vështirë në zonat malore. Automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore e zinxhirë. Ndërkohë vijon edhe pastrimi e kriposja e rrugëve.

Njoftimi është shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama.

“PĂ«r shkak tĂ« motit tĂ« keq me reshje shiu dhe sĂ« fundmi, nĂ« disa zona, me reshje dĂ«bore, shĂ«rbimet e PolicisĂ« Rrugore, Patrullat e PĂ«rgjithshme, “Shqiponjat” dhe Forcat KombĂ«tare tĂ« SigurisĂ« vijojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« nĂ« terren, pĂ«r tĂ« menaxhuar qarkullimin e automjeteve nĂ« akset ku janĂ« krijuar vĂ«shtirĂ«si dhe pĂ«r tĂ« ndihmuar qytetarĂ«t.

Për shkak të reshjeve të borës dhe të mjegullës, është vështirësuar qarkullimi në disa akse rrugore në zonat malore.

Kujdes!

Akset rrugore në zonat malore në qarqet Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër, Dibër, Rruga e Arbërit, Rruga e Kombit dhe Llogaraja, kanë prezencë dëbore në rrugë. Në këto akse është i detyrueshëm përdorimi i gomave dimërore dhe i zinxhirëve për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë në terren dhe po bashkëpunojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, ku vijon pastrimi i rrugëve dhe kriposja për të shmangur ngricat.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve që të rrisin vigjilencën, të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe udhëzimet e Policisë, si dhe të përdorin pajisjet dimërore në akset rrugore ku është e nevojshme.

NĂ« rast nevoje pĂ«r ndihmĂ«, telefononi nĂ« numrin pa pagesĂ« 112”, thotĂ« njoftimi.

“Nuk i shĂ«rbejnĂ« interesave amerikane”/ Trump tĂ«rheq SHBA-nĂ« nga 66 organizata ndĂ«rkombĂ«tare, pĂ«rfshirĂ« trupat e OKB-sĂ« pĂ«r klimĂ«n

By: Fax Web
8 January 2026 at 11:56

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur të tërheqë vendin nga 66 organizata ndërkombëtare, përfshirë shumë që punojnë për të luftuar ndryshimet klimatike dhe disa organe të Kombeve të Bashkuara, si Konventa Kornizë e OKB-së për Ndryshimet Klimatike dhe Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike

ShtĂ«pia e BardhĂ« tha se vendimi u mor sepse kĂ«to organizata “nuk i shĂ«rbejnĂ« mĂ« interesave amerikane” dhe promovojnĂ« “axhenda joefektive ose armiqĂ«sore”. Trump ka argumentuar se shumĂ« prej tyre mbĂ«shtesin “politika radikale klimatike, qeverisje globale dhe programe ideologjike qĂ« bien ndesh me sovranitetin dhe fuqinĂ« ekonomike tĂ« SHBA-sĂ«â€.

Vendimi vjen pas një shqyrtimi të përdorimit të fondeve nga taksapaguesit amerikanë dhe pas tërheqjes së mëparshme të SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për klimën dhe refuzimit të pjesëmarrjes në samitin COP30 në Brazil.

Organizatat e tjera që preken përfshijnë ato që punojnë për paqen, demokracinë, shëndetin e nënës dhe fëmijës, dhunën seksuale në konflikt dhe planifikimin familjar.

Hapi i Trump mund të përballet me sfida ligjore, pasi Kushtetuta e SHBA-së lejon bashkimin me traktate vetëm me miratimin e Senatit, por nuk e sqaron procesin e tërheqjes.

Grupet e ekspertëve dhe organizatat jofitimprurëse kanë reaguar me shqetësim. Drejtoresha e politikave Rachel Cleetus e përshkroi vendimin si një shenjë se administrata po sakrifikon mirëqenien globale dhe po minon bashkëpunimin ndërkombëtar.

Regjistrohet viktima e parë nga moti i keq, reagon policia

By: Fax Web
8 January 2026 at 11:54

Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit.

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit

Situata nga moti i keq, policia bën thirrje: Ja akset ku duhet të përdorni zinxhirë

By: Fax Web
8 January 2026 at 11:43

PĂ«r shkak tĂ« motit tĂ« keq, me reshje shiu dhe nĂ« disa zona edhe reshje dĂ«bore, shĂ«rbimet e PolicisĂ« Rrugore, Patrullat e PĂ«rgjithshme, njĂ«sitĂ« “Shqiponjat” dhe Forcat KombĂ«tare tĂ« SigurisĂ« vijojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« nĂ« terren pĂ«r menaxhimin e qarkullimit rrugor dhe pĂ«r ndihmĂ«n ndaj qytetarĂ«ve.

Si pasojë e reshjeve të borës dhe mjegullës, qarkullimi i automjeteve është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore.

Sipas Policisë së Shtetit, akset rrugore në qarqet Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër dhe Dibër, si dhe Rruga e Kombit dhe aksi Llogara, paraqesin prezencë dëbore në rrugë.

Autoritetet bëjnë me dije se në këto segmente është i detyrueshëm përdorimi i gomave dimërore dhe i zinxhirëve, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në terren dhe po bashkëpunojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e akseve dhe kriposjen e tyre, për të parandaluar ngricat.

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe udhëzimet e Policisë, si dhe të pajisen me mjetet e nevojshme dimërore në akset ku kushtet atmosferike e kërkojnë.

Moti i keq në vend/ Anulohen lundrimet me traget Sarandë-Korfuz, shkak era e fortë dhe dallgët

By: Fax Web
8 January 2026 at 11:38

Për shkak të motit të keq dhe i detit me dallgëzim 6 ballë sot nuk do të funksionojë linja e tragetit Korfuz-Sarandë dhe anasjelltas Sarandë-Korfuz.

Njëherazi është ndaluar edhe dalja e anijeve të peshkimit. në det.

Ndërkohë që era fryn me shpejtësinë 12m/s në drejtimin Veri-Perëndim, njofton Kapiteneria e Portit Sarandë.

“Vjosa ka kaluar kuotat maksimale”, ministri Vengu pĂ«rmbledh planin e masave: Presim rritje tĂ« niveleve, do tĂ« dislokohemi me mjete tĂ« larta

By: Fax Web
8 January 2026 at 11:18

Pas daljes nga një mbledhje e Komitetit të Emergjencave në Vlorë, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se Vjosa ka kaluar kuotat maksimale. Fokusi kryesor janë tre fshatrat në grykëderdhjen e saj që kanë rrezikshmëri të lartë: Fitore, Bishan dhe Novoselë.

“Kemi bĂ«rĂ« planin e masave sidomos pĂ«r tre fshatrat kryesorĂ« qĂ« kanĂ« rrezikshmĂ«ri tĂ« lartĂ« nĂ« kĂ«to momente nĂ« grykĂ«derdhjen e VjosĂ«s, Fitore, Bishan dhe NovoselĂ«. Kemi rakorduar skuadrat qĂ« duhet tĂ« dislokohen nĂ« terren menjĂ«herĂ«, qoftĂ« nga pikĂ«pamja e shĂ«rbimeve parĂ«sore, shĂ«ndetĂ«sore dhe mjetet ekskavator, fadroma qĂ« janĂ« dislokuar nĂ« terren pĂ«r tĂ« frenuar aq sa mundemi nĂ« kĂ«to momente. Kuotat e VjosĂ«s janĂ« arritur dhe na duhet tĂ« sigurojmĂ« mbĂ«shtetjen”, tha Vengu.

Ka vijuar evakuimi i krerëve të bagëtive në një fermë, ndërsa do të ndodhë edhe pozicionimi me mjete të larta të ushtrisë.

“Presim rritje tĂ« niveleve tĂ« ujĂ«rave, presim tĂ« vijojmĂ« operacionin e nisur nĂ« mĂ«ngjes pĂ«r evakuimin e bagĂ«tive, 200 krerĂ« janĂ« evakuuar nĂ« njĂ« fermĂ«, po e bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ« nĂ« tĂ« dyja anĂ«t e VjosĂ«s, edhe nga zona e VjosĂ«s dhe do tĂ« dislokohemi me Forcat e Armatosura pĂ«r mjete tĂ« larta tĂ« ushtrisĂ«â€, shpjegoi ministri.

Furnizimi me ujë e energji elektrike vijon normalisht. Momentalisht janë evakuuar 13 familje dhe procesi do të vijojë në varësi të situatës.

“Kemi evakuuar pĂ«r momentin 13 familje, nuk kemi proceduar me evakuime tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r momentin. Do ta japim njoftimin nĂ« momentin qĂ« shohim qĂ« ujĂ«rat kanĂ« rrezik tĂ« depĂ«rtojnĂ« pĂ«rtej argjinaturave. Argjinaturat kanĂ« mbajtur pĂ«r momentin, janĂ« bĂ«rĂ« pĂ«rforcime edhe gjatĂ« muajit nĂ«ntor, kanalet janĂ« pastruar vazhdimisht dhe jemi nĂ« kushte ku mund tĂ« menaxhojmĂ« e administrojmĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«â€, vijoi mĂ« tej.

Vengu tha se banorĂ«t janĂ« tĂ« informuar pĂ«r evakuimin: “BanorĂ«t janĂ« tĂ« alertuar, jemi pranĂ« tyre, janĂ« mjetet pranĂ« banesave dhe do tĂ« reagojmĂ« shumĂ« shpejt”, teksa shtoi: “Jeta Ă«shtĂ« pĂ«rparĂ«sia jonĂ« tani dhe infrastruktura kritike pĂ«r vijimĂ«sinĂ« e shĂ«rbimeve publike.”

Shiu dhe bora ‘zaptojnë’ ShqipĂ«rinĂ«! Vjosa arrin nĂ« pikĂ«n kritike mbi 9 metra, pĂ«rmbytje nĂ« VlorĂ« e Fier. Ministria e Mbrojtjes: 6 qarqe problematike

By: Fax Web
8 January 2026 at 11:15

Prej tre ditësh, në shumë zona Shqipëria vijon të jetë e përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera situata është nën monitorim ose pa rrezik.

Në disa zona të Elbasanit si dhe në veri, shiu i ka lënë reshje dëborës, e cila ka shkaktuar vështirësi në qarkullim në shumë akse.

Në Vlorë, niveli i Vjosës në Novoselë ka kaluar mbi 8 metra, janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe në Novoselë.
Në Shkodër ka rritje të nivelit të ujit në fshatin Obot, me rreth 60 cm ujë mbi rrugën kryesore. Qarkullimi bëhet vetëm për mjete të tonazhit të lartë. Ka rritje të sipërfaqeve të tokave bujqësore nën ujë. 15 banesa janë të rrethuara nga uji në Vaun e Dejës. Në bashkinë Fushë-Arrëz janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh, prezencë e shtuar e ujit në rrugët autorurale, që kanë shkaktuar dëmtime.

Në Lezhë rreth 3000 ha tokĂ« bujqĂ«sore janĂ« nĂ«n ujĂ«. ËshtĂ« bĂ«rĂ« evakuimi i dy familjeve, rreth 100 banesa janĂ« tĂ« rrethuara nga uji, kryesisht nĂ« njĂ«sitĂ« administrative Dajç, BabullojĂ«, Balldren dhe ShĂ«nkoll, rrĂ«shqitje dherash nĂ« fshatrat TorovicĂ« dhe Tresh dhe po punohet pĂ«r mbylljen e çarjes sĂ« argjinaturĂ«s nĂ« lumin Droje, fshati Dukagjin.

Në Durrës, një nga zonat më të prekura, po punohet për heqjen e ujit nga rreth 800 banesa dhe objekte, veçanërisht në zonën e burgut, ish- Kënetës, Shkozet dhe Nishtullë. Në terren ndodhen ekipe të vlerësimit të dëmeve që po vazhdojnë evidentimin dhe dokumentimin e rasteve: 250 persona janë të strehuar në Shtëpinë e Pushimit të FA, Durrës dhe 55 persona janë strehuar në Kovalishencën e Ministrisë së Brendshme. Lumenjtë Erzen dhe Ishëm, si dhe kanali i Tones janë në kuota maksimale; disa rrugë të qytetit mbeten të bllokuara, për shkak të pranisë së lartë të ujit.

Në Krujë si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Droje ka vërshime uji në dy fshatrat: Dukagjin i Ri dhe Miliska. Në fshatin Miliska uji ka hyrë në banesa, ku janë prekur 50 familje. Në terren ndodhen ekipe të Bordit të Kullimit Durrës, për përballimin e situatës.\

Në Shijak ka prani uji në 15 banesa. Situata problematike veçanërisht në njësitë administrative Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.

Në Gjirokastër, si pasojë e reshjeve të dendura ka rrëshqitje dherash në aksin Tepelenë-Gjirokastër, ku qarkullimi është i kufizuar; po punohet për rikthimin e energjisë në disa zona malore; ka nivele të larta të lumit Vjosë në Memaliaj dhe Përmet.

Po ashtu, ka rritje të niveleve të lumenjve në Rrogozhinë dhe Kavajë, por pa rrezik të menjëhershëm për zonat e banuara.

Në Korçë ka disa rrugë të pakalueshme në Devoll si dhe janë evidentuar rrëshqitje dherash dhe bllokime rrugore në Pogradec dhe Prrenjas. Në Maliq ka sipërfaqe të tokave bujqësore nën ujë.

Rreth 95 ha tokĂ« bujqĂ«sore nĂ«n ujĂ« në Berat. ËshĂ« evidentuar rritje e nivelit tĂ« lumit Osum. NĂ« lagjen 22 Tetori dhe GoricĂ«, janĂ« marrĂ« masa pĂ«r sigurimin e bizneseve dhe punohet pĂ«r largimin e ujit nga pedonalja me pompa thithĂ«se.

Rreth 200 ha tokë bujqësore e përmbytur në Fier. Ka prezencë uji në 27 banesa në disa fshatra; në qarqet e tjera nuk paraqiten problematika serioze.

Përmbytjet në vend, Ministria e Mbrojtjes me reagim zyrtar: Ja qarqet ku pritet të ketë problematika

By: Fax Web
8 January 2026 at 10:43

Ministria e Mbrojtjes njofton se situata më problematike si pasojë e reshjeve të dendura paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera situata është nën monitorim ose pa rrezik të menjëhershëm.

Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes, janë angazhuar në terren për përballimin e emergjencës, evakuimin e banorëve kur është e nevojshme dhe minimizimin e dëmeve, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Shkoder;

Në fshatin Obot niveli i ujit ka arritur rreth 60 cm mbi rrugën kryesore, duke lejuar qarkullimin vetëm për mjete të tonazhit të lartë. Ka rritje të sipërfaqeve të tokave bujqësore nën ujë dhe 15 banesa të rrethuara nga uji në Vaun e Dejës. Në disa zona të Malësisë së Madhe janë evidentuar rrugë të bllokuara, ndërsa në bashkinë Fushë-Arrëz janë shënuar shkarje dherash dhe rënie gurësh.

Lezhë:

Rreth 3,000 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur. Janë evakuuar dy familje dhe rreth 100 banesa janë të rrethuara nga uji, kryesisht në njësitë administrative Dajç, Babullojë, Balldren dhe Shënkoll. Janë raportuar rrëshqitje dherash në Torovicë dhe Tresh, ndërsa po punohet për mbylljen e çarjes së argjinaturës së lumit Droje në fshatin Dukagjin.

Vlorë:

Niveli i lumit Vjosë në Novoselë ka kaluar mbi 8 metra. Janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe në Novoselë, pa prezencë uji në banesa.

Durrës:

Situata po shkon drejt përmirësimit, por vijon puna për largimin e ujit nga rreth 800 banesa dhe objekte, kryesisht në zonat e burgut, ish-Kënetës, Shkozetit dhe Nishtullës. 250 persona janë strehuar në Shtëpinë e Pushimit të Forcave të Armatosura në Durrës dhe 55 persona në Kovalishencën e Ministrisë së Brendshme. Lumenjtë Erzen dhe Ishëm, si dhe kanali i Tones, janë në kuota maksimale, ndërsa disa rrugë mbeten të bllokuara.

Bashkia Krujë:

Si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Droje, ka vërshime uji në fshatrat Dukagjin i Ri dhe Miliska. Në Miliskë uji ka hyrë në banesa, duke prekur rreth 50 familje.

Bashkia Shijak:

Janë raportuar përmbytje në 15 banesa, kryesisht në njësitë administrative Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.

Gjirokastër:

Reshjet kanĂ« shkaktuar rrĂ«shqitje dherash nĂ« aksin Tepelenë–GjirokastĂ«r, ku qarkullimi Ă«shtĂ« i kufizuar. Po punohet pĂ«r rikthimin e energjisĂ« elektrike nĂ« disa zona malore, ndĂ«rsa niveli i lumit VjosĂ« mbetet i lartĂ« nĂ« Memaliaj dhe PĂ«rmet.

Kukës:

Lumenjtë janë në kuota të larta, por pa problematika aktuale.

Tiranë:

Ka rritje të niveleve të lumenjve në zonat e Rrogozhinës dhe Kavajës, pa rrezik të menjëhershëm për zonat e banuara.

Korçë:

Disa rrugë janë të pakalueshme në Devoll. Janë evidentuar rrëshqitje dherash dhe bllokime rrugore në Pogradec dhe Prrenjas, si dhe përmbytje të tokave bujqësore në Maliq.

Berat:

Rreth 95 hektarĂ« tokĂ« bujqĂ«sore janĂ« nĂ«n ujĂ«. ËshtĂ« shĂ«nuar rritje e nivelit tĂ« lumit Osum, ndĂ«rsa nĂ« lagjet “22 Tetori” dhe “GoricĂ«â€ po merren masa pĂ«r mbrojtjen e bizneseve dhe largimin e ujit me pompa thithĂ«se.

Fier:

Janë përmbytur rreth 200 hektarë tokë bujqësore dhe ka prezencë uji në 27 banesa në disa fshatra.

Në terren janë angazhuar rreth 150 efektivë të Forcave të Armatosura, mbi 20 mjete të rënda, 10 gomone shpëtimi dhe 15 pompa thithëse. Forcat janë shpërndarë kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Fier.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje banorëve në zonat e prekura të:

ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të Mbrojtjes Civile;

shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara;

raportojnë çdo situatë emergjente pranë strukturave përgjegjëse;

bashkëpunojnë gjatë proceseve të evakuimit.

Situata vijon të monitorohet në mënyrë të pandërprerë dhe strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri të plotë.

SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

By: Fax Web
8 January 2026 at 10:41

Nga Fatos Çoçoli

Rasti i pezullimit të aktivitetit të ZvKryeministres Balluku nga Prokuroria e Posaçme e vendit(SPAK) dhe më tej i kërkesës së saj për lejen e Kuvendit për arrestimin e ZvKryeministres, ka ndezur një debat të gjerë publik që ka javë që vijon dhe ka trazuar çdo qytetar, përtej shkumëzimeve partiake të rradhës.

NĂ« njĂ« vend me demokraci tĂ« konsoliduar, drejtĂ«sia flet me prova, akte, dokumente dhe vendime, jo me fragmente tĂ« pĂ«rzgjedhura nga komunikime elektronike, tĂ« shpĂ«rndara nĂ« media nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« kontrolluar dhe tĂ« fshehtĂ«. AsnjĂ« prokurori e posaçme e vendeve anĂ«tare tĂ« Bashkimit Evropian nuk do t’ia lejontĂ« vetes njĂ« sjellje tĂ« tillĂ«.

Kjo është arsyeja pse marrja nën hetim e ZvKryeministres dhe kërkesa për ta arrestuar nuk po kuptohet nga shumë prej nesh si një proces hetimor i pastër, por si një gjyq popullor, i ndërtuar mbi copëza komunikimesh, nënkuptimesh dhe insinuatash.

Dhe ky është një problem shumë më i madh sesa vetë hetimi. Kur drejtësia dërgon mesazhe përmes rrjedhjeve të informacionit, që ajo vetë çon në media, atëhere drejtësia nuk po heton, por po vepron politikisht. Gjyqi popullor është arma më e vjetër e sistemeve të dobëta. Në të nuk ka fakte të plota, nuk ka prova të plota, nuk ka transparencë të plotë. Ka vetëm copëza të kontrolluara, të cilat krijojnë një atmosferë të paracaktuar faji.

Publikimi i copave të zgjedhura, të shkëputura nga çdo kontekst profesional dhe administrativ, është praktikë e rrezikshme për një demokraci të brishtë si e jona dhe një drejtësi në sprovën e zjarrit për të luftuar efektivisht abuzimin me fondet publike dhe korrupsionin.

Kjo sjellje deformon realitetin, prodhon gjykim emocional, krijon perceptime tĂ« rreme dhe pĂ«rgatit terrenin pĂ«r “gjykim moral”, jo ligjor. Kjo nuk Ă«shtĂ« drejtĂ«si, Ă«shtĂ« dramaturgji. Gjyqi popullor shĂ«rben vetĂ«m pĂ«r njĂ« qĂ«llim: tĂ« gjykojĂ« personin, pĂ«rpara se sa tĂ« gjykohet dosja. Dhe Ă«shtĂ« fare e qartĂ« se cili Ă«shtĂ« objektivi i kĂ«saj teknike tĂ« vjetĂ«r dhe tĂ« shĂ«mtuar, tĂ« padenjĂ« pĂ«r njĂ« institucion si SPAK, qĂ« e ka domosdoshmĂ«ri tĂ« jetĂ« serioz dhe tĂ« justifikojĂ« kontratĂ«n morale me qytetarĂ«t, si institucioni i shpresĂ«s pĂ«r vendosjen e kulturĂ«s sĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« nĂ« administratĂ«n tonĂ« publike.

Objektivi me gjyqin popullor, ku e ka katandisur veten SPAK të futet në gatim, është të ndërtohet perceptimi publik i fajit, përpara se sa të flasë gjykata. Nëse qytetarit i paraqiten disa rrjeshta komunikimesh të njëanshme, të dala në një kohë të përzgjedhur, në një atmosferë të ngarkuar politike, atëherë edhe gjykimi i tij rrezikon të jetë i paracaktuar.

Qytetari ka dĂ«gjuar “provĂ«n”, pa patur provĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, ka parĂ« “ndĂ«rveprimin”, ka ndjerĂ« atmosferĂ«n. Dhe pĂ«r rrjedhojĂ«, nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« opinionit publik, pastaj çdo argument ligjor tingĂ«llon i tepĂ«rt. Procesi i drejtĂ«sisĂ« zhvishet nga vlera themelore e tij: gjykimi profesional dhe i paanshĂ«m. DrejtĂ«sia nuk Ă«shtĂ« mĂ« e verbĂ«r dhe e paanshme, si duhet tĂ« jetĂ« nĂ« njĂ« shtet demokratik, por bĂ«het krah goditĂ«s i njĂ« pjese tĂ« politikĂ«s.

Kjo Ă«shtĂ« taktikĂ« e vjetĂ«r dhe e dĂ«mshme pĂ«r njĂ« shtet si i yni, qĂ« me reformĂ«n 9-vjeçare nĂ« drejtĂ«si po provon tĂ« hyjĂ« nĂ« epokĂ«n e drejtĂ«sisĂ« europiane. NĂ«se SPAK ka prova, le t’i publikojĂ« tĂ« gjitha, jo copĂ«za tĂ« paracaktuara pĂ«r goditje, pĂ«r linçim emocional.

Askush nuk thotë që hetimi duhet të mbyllet. Askush nuk kërkon që institucionet e drejtësisë së re të mos bëjnë punën e tyre. Por puna nuk mund të bëhet, duke ndërtuar një atmosferë linçuese, përmes rrjedhjeve selektive në media, që krijojnë përshtypjen e fajit, përpara se ligjërisht dhe gjyqësisht të jetë vërtetuar faji.

Dy standarde nuk ekzistojnĂ« nĂ« demokraci: ose je pro transparencĂ«s sĂ« plotĂ«, ose je pro manipulimit tĂ« pjesshĂ«m. SPAK nuk ka asnjĂ« arĂ«sye tĂ« zgjedhĂ« tĂ« dytĂ«n. Dhe tĂ« dyja njĂ«herĂ«sh nuk shkojnĂ« dot. Rreziku mĂ« i madh Ă«shtĂ« krijimi i njĂ« precedenti, ku drejtĂ«sia pĂ«rdor median si instrument presioni. Po tĂ« lejohet ky model, nesĂ«r mund t’i ndodhĂ« kujtdo, mund t’i ndodhĂ« çdo politikani, mund t’i ndodhĂ« çdo drejtuesi nĂ« administratĂ«n publike apo nĂ« sektorin privat, mund t’i ndodhĂ« çdo qytetari qĂ« ka njĂ« konflikt me institucionet.

NjĂ« fragment komunikimi i qytetarit nĂ«n hetim nuk Ă«shtĂ« as provĂ« e plotĂ«, as fakt, as argument. ËshtĂ« imazh i manipuluar i sĂ« vĂ«rtetĂ«s. I vetmi efekt qĂ« ka Ă«shtĂ« ndezja, ngjizja e gjyqeve popullore. Gjyqe qĂ« nuk i bĂ«n gjykata, por opinioni i nxehtĂ« publik. Gjyqe qĂ« nuk bazohen nĂ« ligj, por nĂ« ndjesi. Dhe drejtĂ«sia e ndĂ«rtuar mbi ndjesi Ă«shtĂ« drejtĂ«sia mĂ« e padrejtĂ«!

ShqipĂ«ria nuk ka nevojĂ« pĂ«r drejtĂ«si tĂ« padrejtĂ«, emotive, pĂ«r drejtĂ«si spektakli. Ka nevojĂ« pĂ«r drejtĂ«si reale. Hetimet serioze nuk bĂ«hen me rrjedhje informacioni tĂ« orkestruara. Nuk bĂ«hen me copĂ«za What’s App-i. Nuk bĂ«hen me insinuata.

Hetimet serioze publikojnë dokumentet zyrtare, shpjegojnë procedurat, paraqesin aktet përfundimtare dhe sqarojnë natyrën e shkeljes ligjore. Gjithçka tjetër në teatër politik, i veshur me petkun e drejtësisë. Drejtësia që nis me rrjedhje hetimesh përfundon me linçim, jo me të vërtetën. Nëse SPAK beson vërtet tek forca e provave që ka grumbulluar, nuk ka pse ta transformojë hetimin në gjyq popullor. Nëse dosja është e fortë, ajo duhet të dalë e plote, jo me copëza të servirura në disa media.

Në të kundërt, SPAK rrezikon të duket jo si institucion ligjor, por si arkitekt i një opinioni të kontrolluar, të ndërtuar përpara se drejtësia të flasë. Dhe një drejtësi që prodhon gjyqe popullore, nuk ndërton shtet.

Riorganizim në SPAK/ Klodjan Braho mbledh prokurorët dhe ndan detyrat

By: Fax Web
8 January 2026 at 10:40

Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, ka zhvilluar këtë të hënë mbledhjen e parë zyrtare me të gjithë prokurorët e SPAK, ku fokusi kryesor ka qenë ecuria e dosjeve hetimore dhe respektimi i afateve ligjore.

Gjatë takimit, Braho u ka kërkuar prokurorëve të angazhohen aktivisht në dhënien e mendimeve dhe propozimeve lidhur me Kodin e ri Penal, si dhe në forcimin e bashkëpunimit institucional me Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe strukturat e tjera ligjzbatuese.

Në këtë mbledhje janë bërë edhe emërime të reja në strukturat drejtuese të SPAK. Vladimir Mara është caktuar përgjegjës për hetimin e krimit të organizuar, Dorina Bejko do të drejtojë sektorin e hetimit të korrupsionit, ndërsa Altin Dumani është emëruar shef i sektorit për marrëdhëniet juridiksionale me jashtë.

Mbledhja e parë e drejtuar nga Klodjan Braho ka zgjatur rreth 20 minuta dhe është konsideruar si një sinjal për riorganizimin e punës dhe forcimin e eficiencës hetimore në Prokurorinë e Posaçme.

Borë në zonat malore, ARRSH: Përdorni gomat dimërore

By: Fax Web
8 January 2026 at 10:26

Moti i keq me reshje bore që ka përfshirë në zonat veriore dhe juglindore të vendit ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se kontraktorët janë në terren në mënyrë të pandërprerë në të gjitha akset rrugore, teksa rekomandon për drejtuesit e mjeteve, që në akset me prezencë bore të përdoren gomat dimërore.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatĂ« natĂ«s kanĂ« vijuar reshjet e shiut, ndĂ«rsa nĂ« shumĂ« zona malore ka nisur dĂ«bora. Reshje dĂ«bore janĂ« evidentuar nĂ« disa segmente rrugore tĂ« Rajonit Verior, ku pĂ«rfshihen akset Bajram Curri–ValbonĂ«, Ura e Bujanit–QafĂ« MorinĂ«, Bujan–QafĂ« MorinĂ« (doganĂ«), Sopot–KĂ«rrnajĂ«, QafĂ« Mejdan–Tropojë–Buçaj, BulqizĂ«, QafĂ« Bualli–Peshkopi, Peshkopi–MaqellarĂ«, Hani i Hotit–Dogana Vermosh, KukĂ«s–Shishtavec, KukĂ«s–BushtricĂ«, Pukë–FushĂ«-ArrĂ«z, Bogë–Theth si dhe QafĂ« Mali–FushĂ« Dukagjin.

NĂ« Rajonin Qendror, reshje dĂ«bore janĂ« regjistruar nĂ« akset Surrel–QafĂ« Priskë–QafĂ« MollĂ«, Elbasan–Gjinar dhe Ibë–KĂ«rrabë–Elbasan.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« Rajonin Jugor, situata me dĂ«borĂ« Ă«shtĂ« konstatuar nĂ« Llogora, QafĂ« ThanĂ«, Korçë–VoskopojĂ«, Boboshticë–DardhĂ«, Korçë–ErsekĂ« dhe Ersekë–Leskovik.

ARRSH bën me dije se kontraktorët e mirëmbajtjes rrugore janë në terren pa ndërprerje, 24 orë në 7 ditët e javës, me mjete dhe punëtorë, për pastrimin e akseve nga dëbora dhe garantimin e qarkullimit.

Autoriteti Rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme dhe të kryejnë udhëtime vetëm për nevoja esenciale, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e punës së ekipeve të mirëmbajtjes.

Po ashtu, ARRSH thekson se përdorimi i gomave dimërore është i detyrueshëm për automjetet që qarkullojnë në zonat malore ose aty ku është njoftuar për prani dëbore dhe ngricash, pasi ato sigurojnë drejtim më të sigurt, frenim dhe kontroll më të mirë të mjetit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar apelon që drejtuesit e mjeteve të ndjekin paralajmërimet e strukturave përgjegjëse, të mos nënvlerësojnë rrezikun nga ndryshimet e motit dhe të informohen vazhdimisht për gjendjen e rrugëve, përmes komunikatave zyrtare.

Trafik droge dhe armë/ Shteti kërkon konfiskimin e pronave të Ilber Domit

By: Fax Web
8 January 2026 at 10:18

Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ«, kĂ«rkon konfiskimin e pasurive tĂ« shtetasit Ilber Domi, i arrestuar nga autoritetet gjermane pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« “Prodhimit dhe shitjes sĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike”, tĂ« parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.01 tĂ« vitit 2025, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur mĂ« parĂ«nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani pĂ«r veprat penale ‘Trafik i lĂ«ndĂ«ve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armĂ«ve luftarake dhe municioneve’ parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.

Nga tĂ« dhĂ«nat rezultoi se kjo veprimtari kriminale Ă«shtĂ« ushtruar gjatĂ« viteve 2019–2020, periudhĂ« e mĂ«parshme nĂ« kohĂ«krahasuar me kryerjen e investimeve pĂ«r blerje pasurie tĂ« paluajtshme. Referuar urdhrit tĂ« kĂ«rkimit ndĂ«rkombĂ«tar, evidentohet pĂ«rfshirja e subjektit nĂ« disa episode tĂ« shitblerjes sĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike, veprimtari kjo qĂ« ka gjeneruar tĂ« ardhura tĂ« konsiderueshme financiare.

Në analizën financiare të detajuar vërehet se vlera totale e të ardhurave të faktuara të shtetasit I.D. dhe familjarëve të tij është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera nga ky shtetas dhe familjarët e tij dhe dyshohet se vjen nga veprimtaria kriminale.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, arriti në përfundimin se shtetasi I.D. dhe familjarët e tij janë në pamundësi financiare për kryerjen e investimeve në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme për të cilatkërkon konfiskimin si më poshtë:

– Pasuria e paluajtshme lloji “arĂ«â€, me sip 850 m2 ndodhur nĂ« Zall Herr TiranĂ«;

– Pasuria “njĂ«si”, me sipĂ«rfaqe bruto 98.8m2; si dhe

– 2 “posteparkimi”, ndĂ«rtuar sipas lejes sĂ« ndĂ«rtimit pĂ«r objektin 1-2-9 kate+1kat nĂ«n tokĂ«, nĂ« rrugĂ«n ‘Bulevardi Blu-KamĂ«z’.

Unaza paralizohet: Autobusët nuk ndalojnë në stacione shkaktohen vonesa për qytetarët

By: Fax Web
8 January 2026 at 10:10

Prej dy ditësh, qarkullimi në Unazën e Tiranës po shoqërohet me probleme serioze, duke krijuar vonesa të konsiderueshme dhe stres për qytetarët që përdorin transportin urban për të shkuar në punë.

Sipas ankesave të qytetarëve, autobusët që operojnë në këtë aks nuk po ndalojnë rregullisht në stacionet e përcaktuara, çka ka lënë dhjetëra pasagjerë në pritje për periudha të gjata. Në shumë raste, udhëtarët janë detyruar të presin disa mjete radhazi, pa arritur të hipin, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur alternativa të tjera transporti për të shmangur vonesat.

Situata ka krijuar konfuzion dhe pakënaqësi, veçanërisht në oraret e pikut të mëngjesit dhe pasdites, kur fluksi i udhëtarëve është më i lartë. Qytetarët shprehen se mungesa e ndalesave po u shkakton humbje kohe, penalizime në punë dhe lodhje të panevojshme.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet përgjegjëse apo nga operatorët e transportit urban lidhur me këtë problem. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për normalizimin e shërbimit dhe respektimin e ndalesave në stacionet e Unazës.

Balluku: Shërbime të pandërprera nga skuadrat e MIE në të gjithë vendin

By: Fax Web
8 January 2026 at 10:00

Në kushtet e motit me reshje intensive që kanë përfshirë vendin dhe që kanë shkaktuar vështirësi në disa zona, ekipet e të gjitha institucioneve në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë të jenë në terren për menaxhimin e situatës dhe garantimin e shërbimeve të pandërprera për qytetarët.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se nata e kaluar ka qenë sfiduese për të gjitha njësitë operative, të cilat kanë qenë në gatishmëri të plotë në të katër anët e vendit.

“Nata e mbrĂ«mshme ishte sfiduese pĂ«r tĂ« gjitha njĂ«sitĂ« operative tĂ« terrenit, qĂ« janĂ« nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s pa reshtur, pĂ«r tĂ« mbajtur shĂ«rbimet e pandĂ«rprera, nĂ« tĂ« katĂ«r anĂ«t e vendit”, deklaroi Balluku.

Ekipet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po punojnë intensivisht në terren për riparimin e dëmtimeve në rrjetin energjetik, të shkaktuara nga kushtet e vështira atmosferike, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike në zonat e prekura.

Paralelisht, strukturat përgjegjëse për infrastrukturën rrugore janë angazhuar në pastrimin e akseve rrugore nga inertët dhe materialet e sjella nga reshjet, për të garantuar qarkullimin normal dhe sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« bĂ«n me dije se situata po monitorohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme dhe se tĂ« gjitha strukturat pĂ«rkatĂ«se mbeten nĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur çdo problematike qĂ« mund tĂ« paraqitet si pasojĂ« e kushteve tĂ« motit.

Jerusalem Post: ÇfarĂ« po i ngadalĂ«son lidhjet ekonomike Izrael–ShqipĂ«ri?

By: Fax Web
8 January 2026 at 09:57

PĂ«r shumicĂ«n e izraelitĂ«ve, ShqipĂ«ria mbetet thuajse e fshehur mes GreqisĂ« dhe ItalisĂ« – dy destinacione tĂ« njohura pĂ«r pushime dhe biznes. Por pak izraelitĂ« e kuptojnĂ« se ShqipĂ«ria ka mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« ofruar sesa statusi i saj i perceptuar si njĂ« vend “i prapambetur”.

ShqipĂ«ria dhe Izraeli ndajnĂ« njĂ« lidhje tĂ« farkĂ«tuar gjatĂ« Holokaustit, pasi ky vend i EuropĂ«s Juglindore ishte ndĂ«r tĂ« paktat vende tĂ« pushtuara nga nazistĂ«t ku popullsia hebreje jo vetĂ«m mbijetoi, por edhe u shtua – falĂ« guximit tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« saj, nĂ« shumicĂ« myslimanĂ«, qĂ« strehuan hebrenj duke rrezikuar veten. ShumĂ« shqiptarĂ« shpĂ«tuan dhe u dhanĂ« strehĂ« mijĂ«ra hebrenjve qĂ« iknin nga pĂ«rndjekja naziste. Kjo trashĂ«gimi morale ka kultivuar njĂ« mirĂ«kuptim tĂ« thellĂ« nĂ« Izrael, ku ShqipĂ«ria kujtohet si njĂ« fener njerĂ«zie nĂ« mes tĂ« errĂ«sirĂ«s.

Që prej hapjes së Ambasadës së Shqipërisë në Tel-Aviv në vitin 1988 dhe çeljes së Ambasadës së Izraelit në Tiranë në gusht 2012, marrëdhëniet dypalëshe janë rritur dhe bashkëpunimi është thelluar, veçanërisht në fushat e ekonomisë, kulturës, bujqësisë dhe sigurisë kibernetike.

Sot, Shqipëria është aleate strategjike dhe e ka dënuar publikisht Hamasin, teksa forcon lidhje të qëndrueshme sigurie me Izraelin, përfshirë bashkëpunimin mes forcave shqiptare dhe gjigantit izraelit të mbrojtjes, Elbit Systems.

Potenciali ekonomik i Shqipërisë

Në letër, potenciali ekonomik është i jashtëzakonshëm. Fluturimet direkte lidhin Tel-Avivin me Tiranën, Shqipëria krenohet me një vijë bregdetare mahnitëse mesdhetare, dhe qeveria e saj nën Kryeministrin Edi Rama projekton një imazh pro-biznesi dhe miqësor ndaj inovacionit.

Investitorët izraelitë, të njohur për oreksin ndaj tregjeve në zhvillim, do të duhej të vërshonin drejt Shqipërisë. Megjithatë, realiteti është krejt tjetër: flukset e investimeve mbeten modeste, të bllokuara jo nga barriera kulturore, por nga probleme të thella strukturore. Kapitali izraelit heziton, i shqetësuar nga brishtësia institucionale e Shqipërisë dhe mangësitë në sundimin e ligjit.

Nga kĂ«ndvĂ«shtrimi i investitorit izraelit, kjo Ă«shtĂ« “Paradoksi i SigurisĂ«â€. IzraelitĂ«t nuk tremben nga rreziku – ata dinĂ« tĂ« operojnĂ« nĂ« mjedise tĂ« vĂ«shtira nga Afrika nĂ« Azi – por kĂ«rkojnĂ« parashikueshmĂ«ri ligjore. ShqipĂ«ria ofron siguri fizike pĂ«r hebrenjtĂ« qĂ« vijnĂ« pĂ«r biznes ose kĂ«naqĂ«si, me pothuajse zero antisemitizĂ«m, njĂ« kontrast i kĂ«ndshĂ«m me kĂ«rcĂ«nimet nĂ« rritje nĂ« EuropĂ«n PerĂ«ndimore.

Por terreni i biznesit ndihet ligjërisht i pasigurt. Rrjete kriminale të qëndrueshme dhe institucione të dobëta të drejtësisë i bëjnë asetet të cenueshme, duke e kthyer ngrohtësinë diplomatike në kujdes ekonomik. Projektet madhore ngecin, mes frikës se kontratat mund të shpërbëhen në një sistem të përshkuar nga paparashikueshmëria.

Ky hezitim përforcohet edhe nga konteksti më i gjerë gjeopolitik në Ballkan. Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE ecën ngadalë, por politika e brendshme shton shtresa pasigurie. Marrëdhënia e Kryeministrit Rama me administratën amerikane nën Presidentin Donald Trump është përshkruar si e ndërlikuar, ndërsa retorika anti-BE e Trump-it hedh hije mbi klimën zgjedhore në Shqipëri dhe përpjekjet për integrim. Për investitorët institucionalë izraelitë, që i japin përparësi stabilitetit afatgjatë, një luhatje e tillë ngre flamuj të kuq.

Në zemër të kësaj krize qëndrojnë problemet e Shqipërisë me sundimin e ligjit, të mishëruara nga normat alarmante të paraburgimit. Një shifër tronditëse: 62% e të burgosurve atje janë në paraburgim, më e larta në Europë, çka nxjerr në pah një sistem që mbështetet te privimi i zgjatur i lirisë pa vendim gjyqësor. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e menduar për të çrrënjosur korrupsionin, përballet me akuza për tejkalim kompetencash, duke u shndërruar, sipas kritikëve, në mjet manovrimi politik. Për investitorët e huaj, kjo gërryen besimin: një kuadër ligjor që shkel rregullat e procesit të rregullt minon vetë themelet e marrëdhënieve të sigurta të biznesit.

Pasiguria e prek edhe Izraelin

Kjo nuk Ă«shtĂ« abstrakte; ajo prek nga afĂ«r aleatĂ«t e Izraelit nĂ« ShqipĂ«ri. Merrni shembull Ilir MetĂ«n, ish-presidentin qĂ« vizitoi Izraelin nĂ« janar 2020. Ai pĂ«rqafoi ngrohtĂ«sisht ekipet e shpĂ«timit tĂ« Forcave tĂ« Mbrojtjes sĂ« Izraelit (IDF) qĂ« ndihmuan vendin e tij pas tĂ«rmetit shkatĂ«rrues tĂ« vitit 2019, duke u dhĂ«nĂ« medaljen prestigjioze “Medalja e ArtĂ« e ShqiponjĂ«s” nĂ« shenjĂ« mirĂ«njohjeje. Kredencialet e MetĂ«s si pro-Izrael janĂ« tĂ« pakontestueshme, tĂ« rrĂ«njosura nĂ« lidhje historike tĂ« pĂ«rforcuara edhe nga deklaratat e miqĂ«sisĂ« mes RamĂ«s dhe Kryeministrit Benjamin Netanyahu nĂ« vitin 2015.

Megjithatë sot, ky mik i palëkundur vuan në paraburgim, viktimë e po atij sistemi që supozohet të garantojë drejtësinë. Nëse një ish-kryetar shteti mund të mbahet pa afat pa vendim, çfarë mbrojtjeje ekziston për investitorët ose partnerët?

Paraliza shtrihet edhe te kryebashkiaku vizionar i TiranĂ«s, Erion Veliaj, arkitekti i sinergjisĂ« urbane ShqipĂ«ri–Izrael. Veliaj e modeloi shprehimisht ringjalljen e TiranĂ«s sipas Tel-Avivit, duke e quajtur “Tel-Avivi i Ballkanit” – njĂ« qendĂ«r inovacioni, kulture rinore dhe rritjeje tĂ« udhĂ«hequr nga teknologjia. Ai kultivoi lidhje me kryebashkiakun e Tel-Avivit, Ron Huldai, tĂ« cilin e quan mentor, duke u takuar disa herĂ« pĂ«r tĂ« shkĂ«mbyer ide mbi transformimin urban.

Nisma e Veliajt shkoi mĂ« tej: ai ftoi kompani izraelite nĂ« ZonĂ«n e Zhvillimit Ekonomik tĂ« TiranĂ«s (TEDA), Zona e ParĂ« e LirĂ« Ekonomike e ShqipĂ«risĂ« nĂ« Kashar. E pozicionuar si njĂ« “parajsĂ«â€ pa taksa pĂ«r firmat e teknologjisĂ«, automobilistike dhe digjitale, TEDA ofron pĂ«rjashtime nga TVSH-ja dhe procedura doganore tĂ« thjeshtuara pĂ«r tĂ« anashkaluar burokracinĂ«. GjatĂ« “JavĂ«s sĂ« TeknologjisĂ« Tiranë–Tel-Aviv”, Veliaj u bĂ«ri thirrje startup-eve izraelite tĂ« vendosin aty selitĂ« rajonale, duke premtuar njĂ« portĂ« tĂ« lehtĂ« drejt EuropĂ«s.

Por që prej dhjetorit, ky vizion është i ngrirë. Veliaj ishte në paraburgim për disa muaj, duke nisur nga shkurti 2025, mes akuzash që kritikët i quajnë përndjekje politike. Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e rrëzoi shkarkimin e tij në nëntor 2025, duke e rikthyer pas një sprove nëntëmujore, ai ende mbetet i penguar të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet e bashkisë. Raporte nga studio ligjore ndërkombëtare si Kasowitz dhe Mishcon de Reya e përshkruajnë këtë si një rast hakmarrjeje të synuar politike, që minon proceset demokratike.

Ironia Ă«shtĂ« therĂ«se: kryebashkiaku qĂ« u zgjati dorĂ«n firmave izraelite sot nuk mund tĂ« nĂ«nshkruajĂ« lejet e tyre. PĂ«r njĂ« CEO izraelit qĂ« po e shqyrton TEDA-n, ky Ă«shtĂ« frikĂ«simi pĂ«rfundimtar – qeverisje nga njĂ« qeli, qĂ« e bllokon Ă«ndrrĂ«n e “Tel-Avivit tĂ« Ballkanit”.

ShqipĂ«ria ka historinĂ«, gjeografinĂ« dhe vullnetin strategjik pĂ«r t’u bĂ«rĂ« partneri kryesor ballkanik i Izraelit. Por vetĂ«m vullneti i mirĂ« nuk mjafton. “Start-Up Nation” nuk mund tĂ« lulĂ«zojĂ« nĂ« njĂ« “Lock-Up Nation”, ku mbizotĂ«ron pasiguria ligjore. PĂ«r tĂ« çliruar hovin ekonomik, ShqipĂ«ria duhet urgjentisht tĂ« rivendosĂ« sundimin e ligjit: tĂ« normalizojĂ« praktikat e paraburgimit, tĂ« garantojĂ« procesin e rregullt ligjor dhe tĂ« rikthejĂ« plotĂ«sisht nĂ« funksion liderĂ« si Veliaj. VetĂ«m atĂ«herĂ« potenciali mund tĂ« kthehet nĂ« fitim, duke e shndĂ«rruar “kurthin e TiranĂ«s” nĂ« njĂ« urĂ« tĂ« gjallĂ« mes dy kombeve tĂ« qĂ«ndrueshme.
Artikulli origjinal në link: https://www.jpost.com/opinion/article-882589

Aksion në disa rajone të Kosovës, disa të arrestuar! Mes tyre ish-drejtori i Byrosë dhe një tjetër

By: Fax Web
8 January 2026 at 09:40

Në mesin e të arrestuarve, sipas Betimit për Drejtësi, janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe ish-drejtori i Financave i kësaj byroje, Valon Berisha.

Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prizren, janë duke realizuar një aksion në disa rajone të Kosovës.

Kryeprokurori i ProkurorisĂ« Themelore nĂ« Prizren, Petrit Kryeziu, tha shkurt pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se cak i kĂ«tij aksioni janĂ« “mbi 40 tĂ« dyshuar, nĂ« pothuajse tĂ« gjitha rajonet e KosovĂ«s”.

Betimi pĂ«r DrejtĂ«si – ueb-faqe e specializuar pĂ«r fushĂ«n e sundimit tĂ« ligjit – duke u thirrur nĂ« burime raportoi se gjatĂ« aksionit janĂ« arrestuar disa persona nĂ« rajonet e Prizrenit, PrishtinĂ«s, PejĂ«s, Gjilanit, Ferizajt, MitrovicĂ«s dhe GjakovĂ«s.

Në mesin e të arrestuarve, sipas Betimit për Drejtësi, janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe ish-drejtori i Financave i kësaj byroje, Valon Berisha.

Raportohet se aksioni po zhvillohet lidhur me dyshimet pĂ«r kryerjen e veprave penale: “keqpĂ«rdorim i besimit”, “keqpĂ«rdorim i autorizimeve nĂ« ekonomike”, “ndihmĂ« nĂ« keqpĂ«rdorim tĂ« besimit” dhe “falsifikim tĂ« dokumentit”.

Në këtë aksion thuhet se janë përfshirë një numër i madh i prokurorëve dhe policëve.

Po kthehej nga Kosova, aksidentohet familja shqiptare në Gjermani! Mes të lënduarve, edhe tre fëmijë

By: Fax Web
8 January 2026 at 09:33

Familja është nga fshati Ratkoc i Rahovecit dhe të aksidentuarit kanë pësuar lëndime të rënda. Fëmijët që ndodheshin në makinë janë të moshave nga 5 muajsh deri në 3 vjeç. Ata u transportuan me helikopterë shpëtimi, ndërsa shkalla e lëndimeve të tyre ende nuk është e qartë.

Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë të vegjël, anëtarë të një familjeje shqiptare, janë plagosur në një aksident të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e 7 janarit në Liedermatte, afër Waldshut-Tingen në Gjermani, pranë kufirit me Zvicrën. Aksidenti ka përfshirë një kamion dhe makinën ku po udhëtonte familja shqiptare, e cila po kthehej nga Kosova, shkruajnë mediat gjermane.

Familja është nga fshati Ratkoc i Rahovecit dhe të aksidentuarit kanë pësuar lëndime të rënda. Fëmijët që ndodheshin në makinë janë të moshave nga 5 muajsh deri në 3 vjeç. Ata u transportuan me helikopterë shpëtimi, ndërsa shkalla e lëndimeve të tyre ende nuk është e qartë.

Sipas informacionit të dhënë nga policia, shkaku i aksidentit ende nuk është i qartë. Përplasja bëri që një nga pasagjerët të mbetej i bllokuar në makinë dhe të nevojitej ndërhyrja e zjarrfikësve. Aksidenti ndodhi pak para se familja të arrinte në vendin ku jeton.

Për këtë aksident, u aktivizuan disa helikopterë shpëtimi.

❌
❌