Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 6 January 2026FaxWeb

VIDEO/ Uji merr përpara makinat, situatë kritike në Gjirokastër

By: Fax Web
6 January 2026 at 22:20

Reshjet e dendura të shiut që prej mëngjesit të sotëm, 6 janar 2026, kanë shkaktuar problematika të shumta në disa qarqe të vendit.

Problematike shfaqet situata dhe në Gjirokastër aty ku lagjet “18 Shtatori” dhe “Varrosh” duken më të goditura.

Reshjet janë të dendura, teksa uji ka hyrë në dyqane e në shtëpi ndërsa makinat, siç shihen në video, merren nga rrjedha e ujit.

Raporti i Mirit me Selin, reagon bashkëshortja/ Mesazh të qartë për këngëtarin

By: Fax Web
6 January 2026 at 21:26

Bashkëshortja e Armir Shahinit, në një reagim në rrjetet sociale ka shprehur mbështetjen e saj për të shoqin në rrugëtimin e tij në Big Brother Vip Albania.

Ajo shkruan se, xhelozia në martesën e tyre nuk ka vend, ndërsa i jep atij të gjithë besimin e saj në lojë.

Në çdo hap që bën me ty do jem. Ti je më i forti i Big Brother-it! Të dua shumë bashkëshorti im i jetës. Plot besim për çdo vendimin që merr atje brenda shtëpisë. Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë sepse është e panevojshme. Jam shumë e lumtur me ty”, shkruan ajo.

Ky reagim vjen në një moment kur raporti i Mirit dhe Selin po diskutohet mjaft brenda dhe jashtë shtëpisë.

Misteri i bastit 400 mijë dollarësh/ Kush është njeriu që ‘parashikoi’ rrëzimin e Maduro-s pak orë para sulmit të SHBA-së?

By: Fax Web
6 January 2026 at 20:25

Më pak se pesë orë para bastisjes amerikane në kryeqytetin venezuelian, Karakas, një tregtar, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, vendosi një bast prej 400,000 dollarësh se Nicolas Maduro do të humbiste pushtetin në Venezuelë.

Lajmi raportohet nga “Wall Street Journal“.

Sipas gazetës amerikane, një tregtar dyshohet se vuri bast mbi 34,000 dollarë mbrëmjen e së premtes, më 2 janar, se Maduro nuk do të ishte më udhëheqës i Venezuelës deri më 31 janar.

Basti u bë në një platformë të njohur bastesh për kriptomonedha, duke nxitur dyshime se dikush kishte përdorur informacion të brendshëm në lidhje me një operacion shumë konfidencial të SHBA-së për të nxjerrë një fitim të shpejtë.

Disa orë pas bastit, u përhap lajmi për operacionin e SHBA-së për të kapur Maduron, duke i sjellë tregtarit gati 410,000 dollarë.

Ku ndodhet Maduro?

Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, kaluan natën e parë të tyre në qeli në qendrën Metropolitan Detention Center në Brooklyn. Kur dolën para gjykatës të hënën, u deklaruan të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Gjatë seancës, Maduro u shpreh se e konsideron veten “të burgosur lufte”.

Çfarë po ndodh në Karakas?

Ndërkohë në Karakas situata raportohet e tensionuar, veçanërisht si pasojë e konfuzionit mes forcave të ndryshme qeveritare. Gjatë mbrëmjes së të hënës ndërtesat qeveritare u evakuuan pas disa të shtënave me armë pranë pallatit presidencial. E ndërsa Delcy Rodriguez është betuar si presidente në detyrë, kryetarja e opozitës venezuelase, Maria Corina Machado, njoftoi planet për rikthimin e menjëhershëm të saj në atdhe.

LEXO EDHETrump do të zhvillojë takim me ‘gjigantët’ e naftës për Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

Inteligjenca izraelite: Irani po planifikon të vrasë presidentin e Sirisë

By: Fax Web
6 January 2026 at 20:18

Inteligjenca ushtarake izraelite ka paralajmëruar se Irani po komploton për të vrarë presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, ndërsa zyrtarët sirianë dhe izraelitë përgatiten të rifillojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-të në Paris të martën, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje sigurie.

Sipas vlerësimit të ushtrisë izraelite, al-Sharaa po përballet me kërcënime nga Irani, së bashku me aktorë të tjerë armiqësorë, raporton Euronews.

Zyrtarët izraelitë të mbrojtjes besojnë se Teherani e sheh al-Sharaa si një organizatë që po dobëson rrjetin e saj të ndikimit në të gjithë rajonin, raportuan mediat izraelite duke cituar burime në ushtri.

Autoritetet siriane nuk i janë përgjigjur publikisht vlerësimit të inteligjencës izraelite në lidhje me një komplot vrasjeje iranian të njoftuar të hënën.

Skandali i AKSHI-t/ Kush po i mbron çunat pa maska që rrëmbyen Meçen në mes të Tiranës?

By: Fax Web
6 January 2026 at 20:15

Nga Elton Qyno – Syri.net

Kur janë mbushur 5 muaj nga rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe, prokuroria e posaçme SPAK ende nuk ka dalë në përfundimin se kush ishte grupi i çunave prej 4 veta që morën peng Gerond Meçen në mes të Tiranës.

Të 4 personat, janë filmuar nga disa kënde të ndryshme nga kamerat e bizneseve aty afër dhe qartasi duken se janë pa maska, vetëm me kapele në kokë.

Fytyrat e tyre janë thuajse të dallueshme plotësisht, por çuditërisht skuadra e çunave, nuk është arritur të identifikohet qoftë nga informatorët e Policisë së Shtetit, por qoftë dhe nga informatorët e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Pse kaq vonesë për identifikimin e 4 njerëzve, imazhet e të cilëve janë kapur nga pamjet filmike dhe kush është njeriu që mbron skuadrën me 4 persona, që të mos arrestohet.

Aq më tepër që mjeti luksoz “Land Rover” me targa “AC121JJ”, që u përdor për marrjen peng të biznesmenit Gerond Meçe, është identifikuar si pronë e shoqërisë “Merkaj 3 shpk” që e administron Endri Merkaj.

Kjo makinë përdorej nga bashkëshortja e këtij të fundit, e cila është marrë në pyetje në SPAK, duke treguar rrethanat e përdorjes së makinës dhe në çfarë cilësie kishte rënë mjeti në dorë të 4 personave që rrëmbyen më pas Gerond Meçen.

Por teksa makina, është arritur të identifikohet se kush e përdor, çuditërisht nuk janë identifikuar 4 personat që e kanë përdorur mjetin në datën 12 Gusht 2025 në Tiranë, me të cilën është marrë peng Meçe.

Për këtë ngjarje SPAK në 15 dhjetor 2025, arrestoi dhe procedoi 8 persona, mes të cilëve shpalli në kërkim dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqirin.

Sipas dosjes hetimore ishte 12 gushti 2025 në mëngjes, ora 10:30, kur Gerond Meçe, del nga shtëpia pasi më herët kishte kryer një telefonatë pune.

Makinën “Hunday”, e kishte të parkuar në anë të pallatit dhe teksa afrohej, një makinë fuoristradë e tipit “Defender”, ngjyrë e zezë, me fenelina policie, afrohet drejt tij.

“Gerond Meçe…” i thërret një person, i gjatë, pa mjekër, i veshur me uniformë ngjyrë blu si dhe një jelek ngjyrë të verdhë me mbishkrimin BKH, Byroja Kombëtare e Hetimit.

Me këto detaje, e nis rrëfimin e rrëmbimit të tij, në një dëshmi të 22 shtatorit 2025 në Prokurorinë e Posaçme, Gerond Meçe, pronari i kompanisë “Advanced Businnes Solution ABS”, si një nga personazhet kyçe të dosjes së SPAK për grupin e Ergys Agasit, të cilin e ka shpallur në kërkim për dyshimet mbi tenderat e AKSHI-t.

Bashkë me rrëfimin e tij Meçe i ka vënë në dispozicion SPAK-ut pamjet filmike nga momenti kur e kanë marrë poshtë pallatit ku banonte, të cilat kanë fiksuar çdo moment të ngjarjes, nga kënde të ndryshme.

LEXO EDHE: PD DEL ME EMRA: Ja kompanitë që përfituan miliona euro nga kontratat e AKSHI-t

800 banesa në ujë në Durrës/ Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Konvaleshencë

By: Fax Web
6 January 2026 at 20:08

Ka përfunduar mbledhja në Shtabin e Emergjencave në Durrës, ku të pranishëm ishin ministri i mbrojtjes Pirro Vengu, kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, prefekti i qarkut dhe të tjerë.

Mbi 800 banesa në Durrës janë përmbytur, ndërsa ministri Vengu tha se ka nisur verifikimi i bilancit të dëmeve të shkaktuara. Ndërkohë, të dyja konvaleshencat janë të hapura për të akomoduar qytetarët e evakuuar.

Në Durrës, situata mbetet problematike, me zonat Shkozet, Spitallë dhe ish-Këneta si më të prekura. Në këto tri zona ka prani të madhe të ujit, ndërsa motorpompat po punojnë për largimin e ujërave, të cilat kanë bllokuar edhe qarkullimin rrugor. Në pjesën tjetër të qytetit situata paraqitet më e qetë.

Nga Bashkia e Durrësit po punohet me intensitet të lartë, por në Durrës kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje shiu.

Mbi të gjitha, është thelbësore që të dy hidrovoret të jenë në funksion dhe të vijojë furnizimi me energji elektrike.

LEXO EDHEQarqet më të rrezikuara/ Ja kur pritet të ndalen reshjet e shiut, do ti lenë vendin dëborës

Shtetësia për shqiptarët/ Kryesojnë Italia dhe Greqia. Ja ku renditet Gjermania

By: Fax Web
6 January 2026 at 19:54

Procesi i integrimit të emigrantëve shqiptarë në vendet pritëse po hyn gjithnjë e më shumë në fazën e tij përfundimtare, marrjen e shtetësisë.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, Italia dhe Greqia rezultojnë destinacionet kryesore ku shqiptarët po fitojnë pasaportën e vendit ku jetojnë, duke dëshmuar se këto shtete nuk janë më thjesht hapësira punësimi sezonal, por vende ku është ndërtuar një jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë.

Italia mban peshën kryesore në këtë proces, me rreth 35 mijë shqiptarë që marrin shtetësinë çdo vit.

Ky numër i lartë reflekton praninë e hershme të komunitetit shqiptar, lidhjet familjare të konsoliduara dhe integrimin e thellë në tregun e punës dhe shoqërinë italiane.

Pas saj renditet Greqia, ku afro 10 mijë shqiptarë në vit përfitojnë shtetësinë greke, një tregues i qartë i stabilizimit të emigracionit shqiptar në vendin fqinj.

Në një nivel më të ulët, por gjithsesi të qëndrueshëm, qëndrojnë disa nga ekonomitë kryesore të Europës Perëndimore.

Gjermania regjistron mesatarisht rreth 480 shqiptarë në vit që fitojnë shtetësinë, ndërsa shifra të ngjashme vërehen edhe në Francë dhe Belgjikë.

Këto vende kanë qenë destinacione të rëndësishme të dekadës së fundit, kryesisht për arsye arsimimi, punësimi të kualifikuar dhe azili.

Ndërkohë, një prirje e re po vihet re në Europën Veriore dhe Perëndimore.

Shtete si Holanda, Finlanda dhe Norvegjia po shndërrohen gradualisht në alternativa afatgjata për emigrantët shqiptarë, duke ofruar kushte më të mira jetese, sisteme sociale të forta dhe mundësi integrimi për familjet.

Në kontrast me këtë zhvillim, vendet e Europës Lindore dhe ato Baltike mbeten kryesisht destinacione të përkohshme. Ato shihen më shumë si vende tranziti, turizmi ose punësimi afatshkurtër, pa krijuar një bazë të qëndrueshme për kërkesa të shumta për leje qëndrimi apo shtetësi.

Marrja e shtetësisë konsiderohet etapa e fundit e ciklit të emigrimit, pasi nënkupton integrim të plotë ligjor, ekonomik dhe shoqëror në vendin pritës.

Rritja e numrit të shqiptarëve që arrijnë këtë fazë tregon jo vetëm për kohëzgjatjen e emigrimit, por edhe për rrënjosjen e komuniteteve shqiptare në vende të ndryshme në Europë, duke i kthyer ato në pjesë përbërëse të shoqërive ku jetojnë.

Moti i keq në vend/ Ilir Proda falënderon efektivët në terren: Mirënjohje për punonjësit e policisë

By: Fax Web
6 January 2026 at 19:49

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shprehur mirënjohjen për punonjësit e Policisë, të cilët kanë treguar përgjegjshmëri, angazhim dhe sakrificë në shërbim të qytetarëve, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë në Durrës dhe në shumë zona të tjera të Shqipërisë kanë qenë në terren gjatë gjithë ditës së sotme dhe vijojnë ende, duke ndihmuar përdoruesit e rrugës dhe banorët e rrezikuar nga përmbytjet, me profesionalizëm dhe humanizëm.

Njoftimi i policise:

‘Përkushtim, sakrificë, mirënjohje dhe respekt nga qytetarët. Shërbimet e Policisë në Durrës, e në shumë zona të vendit, me përkushtim, sakrificë dhe profesionalizëm, në ndihmë të përdoruesve të rrugës dhe të banorëve në rrezik nga përmbytjet.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, shpreh mirënjohje për punonjësit e Policisë, të cilët përgjatë gjithë ditës së sotme dhe vijojnë ende, kanë treguar përgjegjshmëri, angazhim, sakrificë dhe humanizëm në shërbim të qytetarëve, duke u ardhur në ndihmë si pasojë e motit shumë të keq, si dhe falënderon qytetarët që kanë dërguar në adresat e Policisë dhjetëra mesazhe falënderimi dhe video nga puna e punonjësve të Policisë në terren. Në shërbim të qytetarëve, 24/7′, thuhet në njoftim.

Shkëmbim në mbrojtje Milan-Juventus?

By: Fax Web
6 January 2026 at 19:38

Massimiliano Allegri kërkon me patjetër një përforcim për qendrën e mbrojtjes në merkaton e janarit.

Duke qenë se është e vështirë të gjesh lojtarë ideal gjatë merkatos së janarit, kuqezinjtë po mendojnë për idenë e shkëmbimit.

Sipas “Tuttosport”, trajneri i Milanit pëlqen shumë Federico Gatti dhe në këmbim të 27-vjeçarit, kuqezinjtë ofrojnë Koni De Winter, mbrojtësin belg të ardhur nga Genoa verën e kaluar për 20 milionë euro, por deri tani nuk është se ka lënë mbresa të mira.

Pavarësisht se bardhezinjtë kanë disa alternativa për qëndrën e mbrojtjes, janë në mdyshje për këtë shkëmbim. Ditët në vazhdim pritet të ketë negociata të shtuara mes palëve.

FOTO/ Mori pa leje makinën e të atit dhe u largua, shpallet në kërkim 14-vjeçari nga Hasi

By: Fax Web
6 January 2026 at 19:08

Që prej datës 5 janar, rreth orës 13:00, ka humbur kontaktet një i mitur 14 vjeç nga fshati Golaj, në bashkinë Has.

Sipas familjarëve, Marigleni ka marrë pa dijeninë e prindërve mjetin e babait të tij, tip Mercedes-Benz, E-Class, me targa AB 379 RY.

Hera e fundit që është parë ka qenë në një karburant “Petrol Pomp” në Kosovë, në segmentin rrugor Pejë–Prishtinë, rreth orës 16:00, më 5 janar 2026.

Familja Dauti i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe qytetarëve për ndihmë në gjetjen e tij. Sipas informacioneve të familjes, i mituri nuk ka dokumente identifikimi me vete.

Çdo person që ka informacion mbi vendndodhjen e Mariglen Dautit, lutet të njoftojë menjëherë autoritetet policore.

Njoftimi i policisë:

Has/ Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa.

U bë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

VIDEO/ Tre gola në transfertë! Como dhuron spektakël dhe kap zonën Champions

By: Fax Web
6 January 2026 at 18:47

Como regjistroi një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Pisës, në javën e 19-të në Serinë A.

Ndeshja e zhvilluar në “Arena Garibaldi” u zhbllokua në minutën e 68-të nga Perrone me një goditje me të majtën.

Avantazhi u dyfishua në minutën e 76-të nga Douvikas, i cili shënoi pas një kundërsulmi, i asistuar nga Rodriguez. Skuadra e Pisës pati mundësinë të rihapte sfidën me një penallti, por portieri Butez priti gjuajtjen e Nzola-s.

Në minutën e 96-të, Douvikas shënoi golin e tij të dytë personal nga pika e bardhë e penalltisë.

Kjo fitore e ngjit Comon në vendin e katërt me 33 pikë të grumbulluara, po aq sa Juventusi.

VIDEO/ E papritur në ‘Big Brother VIP’, vjen puthja e parë në shtëpi

By: Fax Web
6 January 2026 at 18:40

Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri kanë lënë mbrëmjen e së hënës ‘Akuariumin’ dhe janë bashkuar me pjesën tjetër të banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas një vendimi të Vëllait të Madh.

Megjithatë, dalja nga izolimi erdhi me një kusht të rreptë: gjashtë banorët nuk duhet të komunikojnë me asnjë prej banorëve të tjerë të shtëpisë, përveçse mes tyre.

Një nga momentet më të komentuar ndodhi në oborr, ku banorët po qëndronin të ulur. Selin iu afrua Gretës dhe, duke mbajtur një buzëkuq në dorë, nisi t’i lyente buzët, për t’i dhënë më pas edhe një puthje.

Pavarësisht situatës, Greta tregoi vetëpërmbajtje dhe nuk komunikoi me Selin, duke respektuar rregullin e vendosur nga Vëllai i Madh. Ajo iu përgjigj vetëm banorëve që kishin qenë me të në ‘Akuarium’.

Qarqet më të rrezikuara/ Ja kur pritet të ndalen reshjet e shiut, do ti lenë vendin dëborës

By: Fax Web
6 January 2026 at 20:51

Situata problematike e reshjeve të shiut do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, reshje intensive shiu priten deri paraditen e së enjtes.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshkitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Me anë të një njoftimi, Instituti parashikon se sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e enjte do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Sipas llogaritjeve hidrologjike, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë e vendit, ku më problematikë situata do të paraqitet në lumenjtë Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës.
Sipas IGJEO, të enjten temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme dhe reshjet e shiut do të zëvendësohen me reshje dëbore.

Trump do të zhvillojë takim me ‘gjigantët’ e naftës për Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

By: Fax Web
6 January 2026 at 18:33

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA mund të ndërmarrë një tjetër operacion ushtarak në Venezuelë, nëse autoritetet atje reshtin së bashkëpunuari me SHBA-të.

Gjatë një interviste për NBC News, Trump tha se nuk beson që kjo të ndodhë dhe nga ana tjetër nuk hezitoi t’i thurte lavde ushtrisë amerikane për kapjen e Nicolas Maduros.

Shtetet e Bashkuara e dëshmuan sërish që ne kemi ushtrinë më të fuqishme, më vdekjeprurëse, më të sofistikuar, më frikëndjellëse në planetin Tokë. Askush nuk mundet të na mundë. Askush nuk mund t’ia dilte asaj që bëmë ne. Askush tjetër nuk i ka armët tona” tha ai.

Planet për Venezuelën

Gjatë intervistës, Trump tha se para zgjedhjeve të rradhës në Venezuelë, amerikanët duhet ta rimëkëmbin shëndetin e këtij vendi.

Në fillim na duhet ta rregullojmë vendin. Smund të ketë zgjedhje për momentin”, shprehet ai.

Sipas Trump, do të jenë një grup zyrtarësh amerikanë që do të përfshihen direkt në mbikqyrjen e punëve të Venezuelës.

Ndonëse  nuk e bëri të qartë mënyrën se si SHBA do ta administrojë Venezuelën, Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka lënë të kuptohet që administrimi do të fillojë nga ekonomia dhe eksporti i naftës. E megjithatë, kur u pyet se kush do të jetë në krye të detyrës, Trump u përgjigj: “Unë“!

Sipas NBC, administrata Trump po vlerëson mbështetjen financiare  që duhet tu japë kompanive të naftës  për rindërtimin e infrastrukturën energjetike të vendit pas rënies së Nicolas Maduros.

FOTO-VIDEO/ Kostumi sportiv i Maduros bëhet viral, shitjet kapin majat

By: Fax Web
6 January 2026 at 18:15

Tutat “Nike Tech” të veshura nga Nicolas Maduro kur u arrestua nga forcat speciale amerikane janë bërë virale, me një foto të tij në paraburgim që qarkullon në internet duke shkaktuar trazira në treg, mediat sociale dhe kërkimet në Google.

Në imazh, Maduro shihet i veshur me një kostum sportiv gri “Nike Tech”, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga përdoruesit e internetit.

Brenda pak orësh, xhaketa “shitur” në faqen zyrtare të Nike në SHBA, me kompaninë që nuk komentoi për këtë çështje, sipas mediave ndërkombëtare.

Sipas të dhënave nga Google Trends, kërkimet për termin “Nike Tech” shënuan një rritje të ndjeshme menjëherë pas publikimit të fotos së Maduros, duke konfirmuar vrullin viral që imazhi fitoi në mediat sociale.

Siç raportoi platforma e analizës së të dhënave PeakMetrics për Business Insider, përmendjet përkatëse në X tejkaluan 5,000 çdo ditë midis 3 dhe 5 janarit, krahasuar me rreth 325 përmendje në ditë në dy muajt e mëparshëm.

Një fotografi e ngjashme u regjistrua në TikTok, ku përdoruesit postuan video satirike, madje edhe imazhe me inteligjencë artificiale të pamjes së Maduros, ndërsa disa me humor shprehën se ishte një “reklamë të paqëllimshme” për Nike.

Nuk munguan as videot “steal the look”, të cilat analizuan koston e veshjes së Maduros, e cila tejkalon 200 dollarë.

Rrobat që ai veshi gjatë transferimit të tij në SHBA i përkasin serisë Nike Tech Fleece dhe përbëhen nga dy pjesë të veçanta: xhaketa Nike Tech Windrunner Fleece, me vlerë 140 dollarë, dhe xhaketa Fleece Jogger, me çmim 120 dollarë.

Vetëvendosje pritet të ketë 57 deputetë/ Ndryshon harta e Kuvendit të Kosovës

By: Fax Web
6 January 2026 at 18:10

Teksa numërimi i votave me postë dhe me kusht po vazhdon në Kosovë, sipas rezultateve të deritanishme ka ndryshuar ndarja e vendeve që partitë kanë fituar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në bazë të votave të numëruara deri në orën 15:30 të 6 janarit, Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë 57 deputetë në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës, që ka 120 vende.

Votat me postë dhe ato me kusht duket se ia kanë siguruar edhe një deputet LVV-së të Albin Kurtit, që i fitoi bindshëm zgjedhjet e parakohshme duke marrë mbi 50 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës e Bedri Hamzës, pritet të ketë 23 deputetë, aq sa siguroi me votat e rregullta.

Me rezultatet aktuale, Lidhja Demokratike e Kosovës e Lumir Abdixhikut duket se ka humbur një deputet, pasi parashihet që të ketë 14 deputetë, nga 15 sa kishte pas numërimit të votave të rregullta.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt mbetet në numrin e njëjtë të deputetëve, përkatësisht me gjashtë.

Ndërkaq, Lista Serbe, partia e serbëve të Kosovës që është e afërt me Beogradin, pritet të ketë nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se pret që të shpallë rezultatet përfundimtare më herët seç kishte planifikuar, përkatësisht para 19 janarit.

Pas përfundimit të numërimit të votave me kusht dhe postë, pritet të numërohen edhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote./REL

Maignan pranë rinovimit, pritet të jetë lojtari më i paguar te Milan

By: Fax Web
6 January 2026 at 17:59

Milani dhe portieri Mike Maignan, mund të rinovojnë kontratën mes tyre.

Gjatë kësaj jave pritet një takim mes drejtuesve të klubit dhe agjentit të portierit francez për të zyrtarizuar marrëveshjen e re.

Propozimi i Milanit përfshin një kontratë deri në vitin 2029, me një pagë që arrin në 7 milionë euro në vit së bashku me bonuset.

Kjo shifër e rendit atë si lojtarin më të paguar të skuadrës, krahas sulmuesit Rafael Leao. Ky hap synon të shmangë interesin e klubeve si Juventus, Chelsea dhe Manchester United për shërbimet e tij.

Situata ka ndryshuar ndjeshëm pas një periudhe tensioni në fillim të vitit 2025, kur negociatat ishin ndërprerë. Mbështetja e trajnerit Max Allegri dhe performancat e fundit të portierit kanë ndikuar në rikthimin e vullnetit për bashkëpunim.

Aktualisht, te drejtuesit e Milanit mbizotëron një optimizëm për arritjen e akordit.

Aksident në aksin Bulqizë-Maqellarë, të plagosurit dërgohen te Trauma

By: Fax Web
6 January 2026 at 17:44

Një aksident ka ndodhur në aksin Bulqizë – Maqellarë, në vendin e quajtur “Kthesa e Krajkë”.

Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në kë aks rrugor, të cilët kanë njoftuar policinë.

Të plagosurve iu është dhënë ndihma e parë dhe më pas janë dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë nga ku nuk ka informacione mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Trabzonspor e do Muçin por ja nga çfarë “frikësohet”

By: Fax Web
6 January 2026 at 17:30

Në dy muajt e fundit, nëntor-dhjetor, Ernest Muçi ishte kryefjalë në Turqi, me sulmuesin kuqezi që dhuroi paraqitje fantastike duke ndezur edhe një herë debatin në lidhje me të ardhmen e tij.

Klubi turk dëshiron ta mbajë në skuadër, por në fund të këtij sezoni janë të detyruar të paguajnë 10 milionë euro te Beshiktash për kartonin e tij, shifër të cilën e vlerësojnë të lartë, fakt që e pranoi edhe trajneri i Fatih Teke.

Jemi në kontakt me disa ekipe, për lojtarët që interesohemi në merkato. Na pëlqen Muçi, por kërkojnë 10 milionë euro, kjo është një shifër e lartë, nuk mund të realizohet blerja e tij në këto kushte”, u shpreh trajneri i Trabzonspor.

Futbollisti i Kombëtares i ka kushtuar 1 milion euro për huazimin dhe deri tani e ka justifikuar këtë shpenzim me formën që ka treguar dhe golat e shënuar.

LEXO EDHEVIDEO/ Për herë të dytë rradhazi! Goli i Muçit shpallet “Goli i Muajit” në Turqi

Jo vetëm Zhegrova, një tjetër futbollist i Kosovës mund ti bashkohet Juventusit

By: Fax Web
6 January 2026 at 17:16

Edon Zhegrova shumë shpejt mund të mos jetë futbollisti i vetëm shqiptar te Juventus.

Tuttosport” zbulon se bardhezinjtë interesohen për portierin e Kosovës, Aro Muric, i cili po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Serie A, ku është i huazuar te Sassuolo.

27-vjeçari ka bërë deri tani një sezon fantastik, ku falë perfomancave të tij, ka fituar vëmendjen e Juventusit, por edhe ekipeve të tjera të njohura.

Duke parë pasigurinë e shfaqur vazhdimisht nga Michele Di Gregorio, Juventus ka hedhur sytë nga Aro Muriç. Deri tani nuk flitet për ofertë dhe shifra ekonomike, pasi jemi ende në fazat fillestare.

Kujtojmë se, kartonin e Muriç e kanë anglezët e Ipswich.

❌
❌