Normal view

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

13 July 2026 at 06:38
sanksionet ruse analize
Ilustrim nga Jurgena Tahiri/BIRN
Një ngarkesë me 50 sonda për monitorimin e naftës, me origjinë nga Bjellorusia, u ndaluan nga dogana e Durrësit në fillim të vitit, pasi autoritetet konstatuan se pajisjet ishin nën embargon e vendosur ndaj Rusisë dhe aleatit të saj, Bjellorusisë, pas agresionit në Ukrainë. Sondat ishin deklaruar me një vlerë modeste prej 2,474 eurosh. Sipas […]The post Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës    appeared first on Reporter.al.

“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google

10 July 2026 at 11:41
luca 1
Kryeministri Edi Rama dhe biznesmeni Gjergj Luca : Printscreen nga Youtube
Një muaj më parë, kur protestat masive kundër qeverisë sapo kishin filluar, në një cep të internetit, një platformë sociale që njihet si Reddit – pak e njohur dhe pak e përdorur nga shqiptarët, përdorues të një forumi për Shqipërinë sugjeruan bojkotin e bizneseve që ata i konsiderojnë të lidhura me qeverinë. “Bojkot bizneseve të […]The post “Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google appeared first on Reporter.al.

Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

7 July 2026 at 18:40
edi rama dhe blendi gonxhe
Kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Gonxhja gjatë inspektimit të stadiumit të përkohshëm te koncertit të West.
Në një video të xhiruar mes skelave dhe pluhurit të kantierit në arenën e përkohshme “Eagle Stadium” në Kashar, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u shfaqën të entuziazmuar teksa inspektonin punimet e ngritjes së stadiumit për koncertin e reperit kontrovers amerikan, Kanye West. Nga ai terren, kreu i […]The post Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West appeared first on Reporter.al.

The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës

6 July 2026 at 09:19
rama arkitektet
Kryeministri Edi Rama duke mikpritur arkitektët e huaj në edicionin e dytë të festivalit "Bukë dhe Zemër". Foto kortezi: Këshilli i Ministrave.
Në orën 10 të mbrëmjes së 1 majit 2024, arkitekti amerikan, Sam Chermayeff mori një telefonatë të pazakontë nga kolegu dhe miku i tij, Pablo Bofill. “Edi do të të telefonojë,” e njoftoi ai. Chermayeff, 45 vjeç, drejton një studio arkitekture me qendër në Berlin dhe Nju Jork dhe deri në atë kohë, nuk kishte […]The post The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës appeared first on Reporter.al.

Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec

29 June 2026 at 07:14
gjurmet e kamioneve
Gjurmët e makinerive të rënda duken ende në plazh. Foto: Vladimir Karaj.
Parakalimi i buldozerëve deri një muaj më parë në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë duket ende si një plagë e freskët mbi peizazh. Në disa zona gjenden gurë të thyer të hedhur mbi rërë, gjurmë gomash, barishte të shtypura dhe pemë e degë të rrëzuara përtokë. Në pjesë të tjera, natyra po përpiqet […]The post Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec appeared first on Reporter.al.

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

23 June 2026 at 14:08
gentjan osmani duke dale nga kpk
Ish-prokurori Gentjan Osmani duke dalë nga KPK. Foto: LSA
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vlerësoi të martën më 23 qershor, se shkarkimi i prokurorit Gentjan Osmani nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, ishte joproporcional dhe në shkelje të artikullit 8 të Konventës që sanksionon të drejtën për jetë private dhe familjare. Në vendimin e publikuar, Gjykata e Strasburgut sugjeron […]The post Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë appeared first on Reporter.al.

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

22 June 2026 at 07:08
pankarte ne proteste
Një i ri mban një pankartë në protestë. Foto: Xhemali Moku
Të mërkurën në mbrëmje, ndërsa marshimit të përnatshëm të protestuesve po i vinte fundi, një studente 19-vjeçare vendosi të ndalonte për disa minuta në një nga stolat pranë sheshit “Skënderbej”. E shoqëruar nga dy kushërirat e saj, studentja e drejtësisë pa në një moment dy burra të moshës 50- 60 vjeç, të cilët fillimisht po […]The post Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive appeared first on Reporter.al.

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

17 June 2026 at 07:10
delta palase green coast (1)
Kompleksi Green Coast në Palasë i fotografuar nga ajri. Foto: Xhemali Moku/ BIRN.
Në fund të janarit të vitit 2021, një grup i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës i ktheu sytë nga njëri prej projekteve më të lakmueshme të bregdetit shqiptar – resorti Green Coast buzë detit Jon në Palasë. Përmes aplikacionit SKY ECC, anëtarët e këtij grupi nisën të shkëmbenin fotografi të projekteve të zgjerimit të […]The post Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast appeared first on Reporter.al.

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

15 June 2026 at 09:28
Erion Veliaj duke u shoqëruar në Gjykatën Kushtetuese | Foto: LSA
Më 17 shkurt të këtij viti, studioja ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres” i shkroi zyrës së OPDAT në Departamentin e Drejtësisë në SHBA për të kërkuar një takim për llogari të Erion dhe Arbër Veliajt. Ky e-mail, i deklaruar së fundmi si pjesë e dokumenteve të depozituara në Zyrën e Agjentëve të Huaj në Departamentin […]The post Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA appeared first on Reporter.al.

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

12 June 2026 at 16:55
sandra
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN.
Ishulli ekzotik i Arubës në Karaibe, me plazhe me rërë të bardhë dhe resorte luksoze, mikpriti në fund të janarit 2019 një grup burrash nga Shqipëria, por interesi i tyre nuk lidhej me turizmin. Nën diellin e Antileve Holandeze, mijëra kilometra larg Tiranës, ata po diskutonin marrëveshje biznesi të ngritura mbi tre shtylla kryesore; logjistikën […]The post “Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë appeared first on Reporter.al.

Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’

10 June 2026 at 09:41
photo 2026 06 06 20 33 25
Dita e 7-të e protestës kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec | Foto: LSA
Prej dhjetë ditësh, kryeqyteti shqiptar është skena e një vale të gjerë protestash, ku mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët duke kundërshtuar projektin e ndërtimit të një resorti masiv në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë si dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Paralelisht me protestuesit në rrugë, fushata të ndryshme dizinformimi dhe […]The post Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’ appeared first on Reporter.al.

“Ishte pika e fundit”: Dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove

8 June 2026 at 08:25
photo 2026 06 06 20 33 25
Dita e 7-të e protestës kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec | Foto: LSA
Është 10:30 e darkës dhe grupe të rinjsh, me qindra, marshojnë në rrugët e Tiranës për të gjashtën ditë me radhë, pasi kanë protestuar për mbi pesë orë në bulevard para kryeministrisë. “Rama jepe dorëheqjen”, dëgjohet si të ishte kor tifozësh pas ndeshjes së kombëtares dhe për ta bërë protestën të duket festive, shoferët e […]The post “Ishte pika e fundit”: Dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove appeared first on Reporter.al.

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

7 June 2026 at 08:32
photo 2026 06 06 20 35 09
Dita e 7-të e protestës kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec | Foto: LSA
Kryeministri Edi Rama u ankua ndërsa mori pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor se Irani kishte sulmuar Shqipërinë dhe se vendi po përballej me një luftë hibride. Ndërsa nuk e tha drejtpërdrejt, kryeministri aludoi se protestat që vijojnë prej 6 ditësh para zyrës së tij ishin të ndikuara edhe prej kësaj lufte prej […]The post “Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës appeared first on Reporter.al.

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

5 June 2026 at 18:04
681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n
Drejtori ARRSH, Ami Kozeli, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë fituese për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren. Ministria i konfirmoi BIRN-it zyrtarisht se fitues ishte bashkimi i kompanive “Salillari” sh.p.k., “ALB TIEFBAU” sh.p.k., “InfraKonsult” sh.p.k. dhe “ERALD-G” sh.p.k. Njoftimi për shpalljen e fituesit të koncesionit prej 364 milionë eurosh […]The post Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren appeared first on Reporter.al.

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

4 June 2026 at 06:42
media
Protestuesit mbajnë pankarta kundër kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Sali Berisha. Foto: LSA.
Në studion e emisionit “Real Story” në ABC News, të hënën më 1 qershor, debati për protestën e banorëve të Zvërnecit kundër ndërtimit të një resorti mori një kthesë të pazakontë, kur i ftuari  Arben Meçe paraqiti si provë një fotografi. Imazhi tregonte një autobus të rrethuar nga njerëz – disa të veshur me xhupa […]The post Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin appeared first on Reporter.al.

Kryebashkiakja e PS dhe Kastrati, negociata në Athinë për asfiksimin e protestës për Zvërnecin

1 June 2026 at 12:24
protesta e 23 majit në zvërnec dhe telat me gjemba te rrethimit foto kortezi ppnea (5) (1)
Banorë të Zvërnecit dhe aktivistë duke protestuar në kufi të gardhit me gjemba në Pishë Poro. Foto kortezi nga PPNEA.
Ishte ora 19:35 e mbrëmjes së të mërkurës kur, në një zyrë modeste në Ilion, një lagje periferike në perëndim të Athinës, rreth një tavoline të rrumbullakët u mblodhën kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, dy përfaqësuese të kompanisë Kastrati dhe disa emigrantë nga Zvërneci, të cilët jetojnë prej vitesh në Greqi. “Kërkuan të […]The post Kryebashkiakja e PS dhe Kastrati, negociata në Athinë për asfiksimin e protestës për Zvërnecin appeared first on Reporter.al.

Zinxhirët e buldozerëve dhe rrethimi i lagunës shkelin ligjin në Nartë

31 May 2026 at 09:35
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)
Foto nga PPNEA
Një gardh kilometrik prej hekuri dhe telash me gjemba ka copëtuar peizazhin e zonës së mbrojtur Pishë-Poro-Nartë. Makineritë e rënda kanë nisur hapjen e rrugëve dhe ngritjen e kantierit. Ndërkohë, aktivistët e mjedisit kanë filmuar me dron se si kanalet që lidhin lagunën me detin dhe që janë jetike për ekosistemin janë bllokuar për të […]The post Zinxhirët e buldozerëve dhe rrethimi i lagunës shkelin ligjin në Nartë appeared first on Reporter.al.

“Në spital pështynte gjak”: Përplasje në Zvërnec gjatë protestës kundër resortit në zonë të mbrojtur

30 May 2026 at 18:44
screenshot nga video të publikuara nga aktivistë që tregojnë policinë private duke hequr zvarrë një protestues
Screenshot nga video të publikuara nga aktivistë që tregojnë policinë private duke hequr zvarrë një protestues
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një protestues duke u tërhequr zvarrë nga punonjësit e sigurisë private, ndërsa Policia e Shtetit, e cila ishte e pranishme në vendngjarje, e përshkroi incidentin si një “shoqërim” të tij. Banorët e zonës, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues politikë kishin paralajmëruar prej ditësh protestën kundër rrethimit të territorit dhe […]The post “Në spital pështynte gjak”: Përplasje në Zvërnec gjatë protestës kundër resortit në zonë të mbrojtur appeared first on Reporter.al.

Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

29 May 2026 at 11:20
policia gjatë protestës së banorëve dhe ambjentalistëve më 23 majit para gardhit me tela me gjemba të rrethimit në zvërnec foto kortezi ppnea (3) (1)
Policia gjatë protestës së banorëve dhe aktivistëve mjedisorë, më 23 majit para gardhit me tela me gjemba të rrethimit në Zvërnec | Foto kortezi PPNEA
Dhjetëra banorë vendas dhe aktivistë u mblodhën të shtunën, më 23 maj, në lagunën e Nartës për të protestuar kundër rrethimit me tela me gjemba të plazhit të Pishë Poros – pjesë e peizazhit të mbrojtur natyror Vjosë-Nartë – nga një kompani ndërtimi, e cila ka siguruar leje nga qeveria shqiptare për zhvillimin e një […]The post Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri appeared first on Reporter.al.
❌