Normal view

Telefonata e Trump me Netanyahu-n, detaje nga bisedimet. Në fokus lëvizjet amerikane në Gjirin Persik

10 July 2026 at 07:58

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu zhvilluan një telefonatë të enjten në mbrëmje. Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit izraelit.

Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit izraelit, gjatë telefonatës ata ranë dakord të vazhdojnë koordinimin midis vendeve të tyre në fronte të ndryshme.

“Presidenti Trump e informoi Kryeministrin mbi lëvizjet amerikane në Gjirin Persik”, thuhet në njoftimin e zyrës së Netanyahut.

“Kryeministri, nga ana e tij, ngriti ashpërsinë e deklaratave të bëra nga Erdogan dhe bashkëpunëtorët e tij kundër ekzistencës së Shtetit të Izraelit, si dhe nevojën për të ruajtur zonat e sigurisë përgjatë kufijve të Izraelit”, shtoi ai.

Udhëheqësi i Turqisë, i cili sapo priti samitin e liderëve të NATO-s në kryeqytetin Ankara, e ka akuzuar vazhdimisht Izraelin për minimin e marrëveshjes së Memorandumit të Mirëkuptimit midis SHBA-së dhe Iranit.

Gjithashtu këtë javë, Izraeli shprehu shqetësime në lidhje me shitjen e mundshme të avionëve luftarakë të përparuar F-35 në Turqi, të cilën Trump e kishte përmendur gjatë samitit të NATO-s.

Në një intervistë, Netanyahu tha se Erdogani nuk është pikërisht një aleat model i Shteteve të Bashkuara. Netanyahu gjithashtu pretendoi se Erdogani kërcënon të shkatërrojë vendin e tij, shtetin e vetëm hebre.

The post Telefonata e Trump me Netanyahu-n, detaje nga bisedimet. Në fokus lëvizjet amerikane në Gjirin Persik appeared first on Euronews Albania.

Netanyahu sulmon Erdoganin dhe i kërkon SHBA-së të mos i shesë Turqisë avionët F-35

By: Besnik
6 July 2026 at 17:44

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos vijojnë me shitjen e sistemeve të avancuara të armëve Turqisë, duke argumentuar se një vendim i tillë do të cenonte ekuilibrin strategjik në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë për Fox News, Netanyahu e kritikoi ashpër Ankaranë, duke e cilësuar Turqinë si “një regjim të ndikuar nga Vëllazëria Myslimane”. Ai deklaroi se Ankarasë nuk duhet t’i jepen avionët luftarakë F-35 apo motorët F110 për flotën e saj ajrore.

“Nuk besoj se atyre duhet t’u jepen F-35 ose motorë për avionët e tyre luftarakë”, tha Netanyahu, duke reaguar ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili muajin e kaluar la të kuptohej se mund të mbështeste shitjen e motorëve F110 për avionët turq dhe rikthimin e Turqisë në programin F-35.

Sipas kryeministrit izraelit, një zhvillim i tillë do të “përmbyste ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme”, i cili, sipas tij, mbështetet në epërsinë ajrore të Izraelit dhe praninë ushtarake amerikane në rajon.

Netanyahu u shpreh se Turqia është “një vend i madh”, por drejtoi kritika të forta ndaj presidentit Rexhep Tajip Erdogan, duke pretenduar se ai “e kërcënon hapur Izraelin me shkatërrim” dhe duke përmendur gjithashtu praninë ushtarake turke në pjesën veriore të Qipros.

Duke folur për marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump, Netanyahu tha se mes tyre ekziston një bashkëpunim i ngushtë, pavarësisht disa mospajtimeve.

“Ne i shohim pothuajse të gjitha në të njëjtën mënyrë. Kemi mosmarrëveshje herë pas here, por i zgjidhim ato sepse jemi aleatë”, u shpreh ai, duke shtuar se të dy liderët diskutojnë hapur për çështjet ku kanë qëndrime të ndryshme.

Sa i përket Iranit, Netanyahu përsëriti se Teherani nuk duhet të lejohet të sigurojë armë bërthamore apo mjetet për përdorimin e tyre.

“Kjo është një luftë për lirinë kundër fanatizmit”, deklaroi ai, duke e cilësuar Iranin si një kërcënim jo vetëm për Izraelin, por edhe për interesat amerikane.

Kryeministri izraelit tha gjithashtu se dobësimi i ndikimit të Iranit në rajon mund të krijojë kushte për përparim në procesin e paqes me Libanin dhe për marrëveshje të reja rajonale.

Në fund të intervistës, me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Netanyahu e cilësoi Amerikën si “një forcë të madhe për të mirën”, duke shtuar se “pa Amerikën nuk do të kishte demokraci apo liri në botë”.

WATCH: Netanyahu on Türkiye:

I don't think they should be given F-35s or the engines for their fighter jets, because that'll upset the power balance in the Middle East, which is ultimately guaranteed by Israeli air superiority and also by, I think, America's posture in the… pic.twitter.com/OnP40YYk6U

— Clash Report (@clashreport) July 6, 2026

The post Netanyahu sulmon Erdoganin dhe i kërkon SHBA-së të mos i shesë Turqisë avionët F-35 appeared first on Euronews Albania.

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

5 July 2026 at 19:08

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Gjatë një takimi javor të kabinetit, Netanyahu deklaroi se Izraeli vepron në mënyrë të pavarur dhe sipas konsideratave të veta, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga presidenti amerikan Donald Trump për të mos ndërmarrë veprime kundër tuneleve të dyshuara të Hezbollahut në Libanin jugor.

Deklaratat e tij kundërshtojnë një raport të transmetuesit publik izraelit KAN, sipas të cilit Izraeli kishte ndarë informacione të detajuara me SHBA-në për infrastrukturën e dyshuar ushtarake në Liban, me synim marrjen e miratimit për operacione në zonë.

Ndërkohë, autoritetet libaneze raportojnë mijëra viktima dhe mbi një milion të zhvendosur që nga përshkallëzimi i konfliktit, ndërsa së fundmi është nënshkruar një marrëveshje kornizë e ndërmjetësuar nga SHBA për uljen e tensioneve.

Netanyahu gjithashtu theksoi se nuk do të ketë rindërtim në Gaza pa çarmatosjen e plotë të territorit, duke mbajtur një qëndrim që ndryshon nga plani i propozuar nga SHBA për përfundimin e luftës.

The post Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban appeared first on Euronews Albania.

Republikanët amerikanë po largohen nga Izraeli, Netanyahu rrezikon të humbasë mbështetjen më të fortë

29 June 2026 at 21:18

Mbështetja tradicionale e Partisë Republikane për Izraelin po shfaq shenja dobësimi, ndërsa gjithnjë e më shumë republikanë, veçanërisht të rinjtë, po shprehin qëndrime kritike ndaj Qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe luftës në Gaza.

Sipas një analize të publikuar nga Axios, ndryshimi i qëndrimit është përshpejtuar nga operacionet ushtarake izraelite në Gaza, si edhe nga tensionet mes Netanyahut dhe presidentit amerikan Donald Trump lidhur me luftën kundër Iranit.

Për më shumë se 15 vjet, Netanyahu kishte kompensuar rënien e mbështetjes nga demokratët duke ndërtuar një aleancë të fortë me republikanët. Megjithatë, nëse edhe kjo mbështetje nuk është më e garantuar, analistët vlerësojnë se si ai, ashtu edhe vetë Izraeli, mund të përballen me sfida serioze politike në Shtetet e Bashkuara.

Sipas librit të ri Regime Change, të gazetarëve Maggie Haberman dhe Jonathan Swan, Trump i kishte kërkuar Netanyahut në shtator të vitit të kaluar të pranonte një marrëveshje paqeje për Gazën. Në bisedë, presidenti amerikan thuhet se i ka thënë kryeministrit izraelit se “të gjithë hebrenjtë janë lodhur prej teje” dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve do të përfundonin në një “divorc” nëse ai nuk pranonte kompromisin.

Axios raportoi gjithashtu se Trump e kishte cilësuar Netanyahun si “krejtësisht të çmendur”, duke paralajmëruar se veprimet e tij po e izolonin Izraelin në arenën ndërkombëtare. Më vonë, në një intervistë për Axios, Trump deklaroi se marrëdhënia e tij me Netanyahun mbetet e mirë, por shtoi se “duhet ta mbajmë disi të arsyeshëm”.

Edhe zëvendëspresidenti JD Vance, i konsideruar si një nga pasardhësit e mundshëm politikë të Trumpit, kritikoi zyrtarët izraelitë që kundërshtonin marrëveshjen me Iranin.

“Nëse do të isha pjesë e kabinetit të qeverisë izraelite, nuk do të sulmoja të vetmin aleat të fuqishëm që më ka mbetur në botë”, deklaroi ai.

Në të njëjtën kohë, figura të njohura të lëvizjes “America First”, si Tucker Carlson, Megyn Kelly dhe Marjorie Taylor Greene, kanë shtuar kritikat ndaj Izraelit. Carlson madje akuzoi Netanyahun se kishte manipuluar Trumpin për të përfshirë SHBA-të në luftë, duke e quajtur presidentin “skllav” të kryeministrit izraelit.

Ndërkohë, komentatori konservator Ben Shapiro, një nga mbështetësit më të zëshëm të Izraelit, ka parë rënie të audiencës së tij, pasi një pjesë e dëgjuesve konservatorë po kundërshtojnë gjithnjë e më shumë mbështetjen amerikane për Izraelin.

Sipas analizës, Izraeli është kthyer në një nga temat kryesore të përplasjes brenda së djathtës amerikane. Figura të ekstremit të djathtë si Nick Fuentes dhe mbështetësit e tij kanë sulmuar prej kohësh republikanët tradicionalë për mbështetjen ndaj Izraelit, ndërsa argumente të ngjashme po përhapen gjithnjë e më shumë edhe në platformat konservatore.

Sondazhet tregojnë një ndryshim të dukshëm të opinionit. Një studim i Pew Research Center në prill zbuloi se katër në dhjetë republikanë kanë tashmë një opinion negativ për Izraelin. Mes republikanëve të moshës 18 deri në 49 vjeç, kjo përqindje arrin në 57%, ndërsa tek ata mbi 50 vjeç është vetëm një në katër.

Një tjetër sondazh i Quinnipiac University këtë muaj tregoi se një në pesë republikanë beson se SHBA-të mbështesin tepër Izraelin, trefish më shumë krahasuar me periudhën menjëherë pas sulmeve të 7 tetorit.

Gjithashtu, një studim i Universitetit të Maryland-it zbuloi se më pak se gjysma e republikanëve besojnë se veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza janë të justifikuara si vetëmbrojtje. Mes të rinjve republikanë të moshës 18-34 vjeç, vetëm 22% mbështesin operacionet ushtarake izraelite.

Megjithatë, mbështetja për Izraelin mbetet ende dominuese në Partinë Republikane. Një sondazh i Gallup në shkurt tregoi se 70% e republikanëve ndihen më pranë izraelitëve sesa palestinezëve, edhe pse kjo përbën një rënie me 10 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2024.

Analistët vlerësojnë se zgjedhjet parlamentare me të cilat Benjamin Netanyahu do të përballet këtë vjeshtë mund të tregojnë nëse rënia e mbështetjes amerikane lidhet kryesisht me figurën e tij politike apo me perceptimin ndaj vetë Izraelit.

The post Republikanët amerikanë po largohen nga Izraeli, Netanyahu rrezikon të humbasë mbështetjen më të fortë appeared first on Euronews Albania.

Netanyahu mirëpret marrëveshjen me Libanin: Arritje historike, goditje e madhe për Iranin

By: Evi
27 June 2026 at 21:31

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka mirëpritur marrëveshjen kornizë Izrael-Liban si “një arritje historike për Izraelin”, e cila lëviz drejt përfundimit të konfliktit dhe lejon perspektivën e “një marrëveshjeje përfundimtare paqeje midis Izraelit dhe Libanit”.

Gjatë një konference për mediat, Netanyahu tha se marrëveshja ishte një “goditje e madhe” për Iranin dhe Hezbollahun dhe se e ashtuquajtura zonë e sigurisë në Libanin jugor do të mbahet derisa të “mos ketë më kërcënim për Izraelin nga Libani”.

Ai shpjegoi se me këtë marrëveshje, SHBA-të, Izraeli dhe Libani po i thoshin Iranit: “Ju nuk keni status këtu, asnjë përfshirje dhe asnjë rol”.

Netanyahu pranoi se Izraeli do të tërhiqet nga dy zona të vogla që aktualisht i ka pushtuar, në një projekt pilot drejt çarmatosjes së Hezbollahut dhe transferimit të territorit te ushtria libaneze.

Ai shtoi se njëra nga zonat ishte jashtë zonës së sigurisë, ndërsa tjetra ishte në skaj të saj.

The post Netanyahu mirëpret marrëveshjen me Libanin: Arritje historike, goditje e madhe për Iranin appeared first on Euronews Albania.

Netanyahu: Do të qëndrojmë në jug të Libanit, deri në çarmatimin e Hezbollahut

26 June 2026 at 20:41

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se forcat izraelite do të vazhdojnë të qëndrojnë në një “zonë sigurie” në jug të Libanit deri në çarmatimin e Hezbollahut, duke komentuar marrëveshjen kornizë të arritur mes Izraelit dhe Libanit nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Në një deklaratë të regjistruar, Netanyahu tha se prioriteti kryesor është që Izraeli të mbetet në zonën e sigurisë në Libanin jugor për aq kohë sa Hezbollahu nuk është çarmatosur.

Ai bëri të ditur se marrëveshja parashikon vendosjen e ushtrisë libaneze në zona të caktuara, bazuar në rekomandimet e ushtrisë izraelite, ndërsa zbatimi i saj do të nisë përmes dy fazave pilot.

Sipas Netanyahut, njëra nga dy zonat nga të cilat pritet të tërhiqen forcat izraelite ndodhet jashtë zonës fillestare të sigurisë, ndërsa një pjesë e vogël e zonës së dytë përfshihet në atë që ai e quajti “zona e zgjeruar e sigurisë”.

Libani dhe Izraeli nënshkruan të premten në Uashington një marrëveshje kornizë të sponsorizuar nga SHBA-të, duke përmbyllur raundin e pestë të negociatave mes dy vendeve.

The post Netanyahu: Do të qëndrojmë në jug të Libanit, deri në çarmatimin e Hezbollahut appeared first on Euronews Albania.

Trump dhe Netanyahu takim “kokë më kokë” në zyrën ovale, diskutojnë planin për Gazën

By: fra nc
9 July 2025 at 11:12

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua për herë të dytë këtë javë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar zhvillimet në Gaza dhe përpjekjet për arritjen e një armëpushimi.

Takimi, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, zgjati mbi një orë dhe ishte pjesë e vizitës së tretë të Netanyahut në Shtetet e Bashkuara që prej marrjes së detyrës nga Trump në janar.

Në një postim në platformën X, Netanyahu tha se bisedimet me Trump u përqendruan te lirimi i pengjeve në Gaza, si dhe “eliminimi i kapaciteteve ushtarake dhe administrative të Hamasit”. Ai shtoi se është diskutuar edhe për pasojat e konfliktit me Iranin dhe implikimet që mund të sjellë për rajonin.

Sipas burimeve të platformës amerikane të lajmeve Axios, para këtij takimi në Shtëpinë e Bardhë mbërriti edhe një delegacion nga Katari, i cili zhvilloi disa orë bisedime me zyrtarë të lartë amerikanë mbi situatën në Gaza.

Gjatë vizitës së tij në Washington, Netanyahu zhvilloi gjithashtu një takim me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson. Pas këtij takimi, kryeministri izraelit tha për mediat se “po punojnë intensivisht për të siguruar një armëpushim në Gaza”.

“Ne e kemi pranuar propozimin e ndërmjetësve. Është një propozim i mirë, i përputhshëm me idenë origjinale të të dërguarit special të presidentit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Ne besojmë se po i afrohemi fazës së ardhshme,” deklaroi Netanyahu.

Nga ana tjetër, Witkoff konfirmoi progresin në bisedimet për armëpushim, duke shprehur shpresën se një marrëveshje 60-ditore për armëpushim në Gaza mund të arrihet brenda kësaj jave.

The post Trump dhe Netanyahu takim “kokë më kokë” në zyrën ovale, diskutojnë planin për Gazën appeared first on Euronews Albania.

Shpresat për armëpushim në Gaza pas 21 muajsh luftë, Netanyahu viziton SHBA-në

7 July 2025 at 07:41

Pas më shumë se 21 muajsh luftë, shpresat për një armëpushim në Gaza po rriten ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Uashington. Gjatë një konference për media, Trump theksoi se ishte “shumë i vendosur” për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje që do të sillte fundin e këtij konflikti, duke shtuar se ai besonte se “do të kemi një marrëveshje këtë javë.”

Ndërkaq, Netanyahu, i cili ka udhëhequr Izraelin gjatë gjithë kësaj periudhe të tensioneve, shprehu besimin se bisedimet me Trump mund të përshpejtojnë një marrëveshje për armëpushimin. “Po punojmë për të arritur marrëveshjen që është diskutuar, sipas kushteve që kemi rënë dakord,” tha Netanyahu përpara se të nisej për në Uashington. Ai shprehu shpresën se diskutimet mund të sjellin një rezultat pozitiv për të cilin gjithkush po shpreson.

Në të njëjtën kohë, bisedimet indirekte midis Izraelit dhe Hamasit kanë rifilluar në Katar për një propozim të sponsorizuar nga SHBA-të për një armëpushim 60-ditor dhe për një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Këto bisedime janë në një fazë delikate, me shumë paqartësi nëse dallimet e thella midis palëve mund të kapërcehen.

Në Izrael, të shtunën në mbrëmje, u zhvilluan protesta masive, ku qytetarët kërkuan që qeveria të nënshkruante një marrëveshje që do të mundësonte kthimin e rreth 50 pengjeve nga Gaza, të paktën 20 prej të cilëve besohet të jenë ende gjallë.

Ky zhvillim ka shkaktuar një valë tensioni dhe pasigurie, por bisedimet për armëpushim mbeten në fokus, ndërsa pasiguria përfundimtare e një marrëveshjeje vazhdon të mbetet e paqartë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shpresat për armëpushim në Gaza pas 21 muajsh luftë, Netanyahu viziton SHBA-në appeared first on Euronews Albania.

Netanyahu përplaset me shefin e IDF-së për vonesën e ndihmës për Gazën

6 July 2025 at 09:15

Kabineti i sigurisë i Izraelit u mblodh vonë të shtunën në mbrëmje për një takim ku thuhet se pati konfrontime të tensionuara midis kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe shefit të shtabit të IDF-së, Eyal Zamir, mbi temën e ndihmës humanitare, raportoi N12.

Takimi u zhvillua vetëm disa orë para se delegacioni izraelit të nisej për në Doha dhe përfundoi me një vendim për të shpërndarë më tej ndihmat humanitare në të gjithë Rripin e Gazës, vuri në dukje N12.

Raporti deklaroi se kishte një vonesë në krijimin e “qytetit të ndihmës humanitare” në pjesën jugore të Gazës, me Netanyahun që thuhet se kritikoi vonesën e ushtrisë, duke thënë: “Nuk ka arsye për të pritur; ne duhet të ecim përpara”.

Ministrat Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir votuan kundër propozimit dhe thuhet se argumentuan se do të ishte më e vështirë të evakuohej popullsia nga zona.

N12 raportoi se gjatë takimit, u shfaqën imazhe të civilëve të Gazës që vraponin drejt qendrave të shpërndarjes së ndihmave.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanyahu përplaset me shefin e IDF-së për vonesën e ndihmës për Gazën appeared first on Euronews Albania.

Netanyahu viziton të hënën SHBA-në, fokusi në propozimet për armëpushim

6 July 2025 at 08:46

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të hënën për një takim me Presidentin Donald Trump. Vizita pritet të fokusohet në festimin e fitores së Izraelit dhe SHBA-së kundër Iranit dhe diskutimin e një propozimi për një armëpushim në luftën e vazhdueshme në Gaza.

Kjo është hera e tretë këtë vit që Netanyahu takon Trump, i cili ka pretenduar se SHBA-të dhe Izraeli kanë “shkatërruar” programin bërthamor të Iranit dhe ka kërcënuar me rifillimin e bombardimeve nëse Teherani rinis aktivitetet bërthamore.

Javën e kaluar, Trump njoftoi se Izraeli kishte rënë dakord për një armëpushim 60-ditor në Gaza, një hap që do të mundësonte përpjekje për përfundimin e luftës 21-mujore. Në anën tjetër, Hamasi dha një përgjigje “pozitive” ndaj propozimit të ndërmjetësuar nga Katar dhe Egjipti për armëpushimin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanyahu viziton të hënën SHBA-në, fokusi në propozimet për armëpushim appeared first on Euronews Albania.

Propozimi i Trump për armëpushim në Gaza, reagon Netanyahu: Hamasi do të zhduket

By: fra nc
2 July 2025 at 16:18

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar për herë të parë pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se Izraeli ka pranuar një armëpushimi 60-ditor në rajonin e Gazës.

Netanyahu deklaroi të mërkurën se qëndrimi i Izraelit ndaj Hamasit mbetet i palëkundur.

Kryeministri izraelit shprehu vendosmërinë për shkatërrimin përfundimtar të Hamasit, duke theksuar: “Nuk do të ketë Hamas. Nuk do të ketë Hamastan. Nuk do të rikthehemi më aty. Është mbyllur kjo histori.”

Hamasi po shqyrton propozimet e reja për armëpushim, me synimin për të arritur një marrëveshje që do të mbaronte konfliktin në Gaza dhe do të siguronte tërheqjen e forcave izraelite nga enklava.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi më herët se Izraeli ka pranuar kushtet e armëpushimit të propozuara nga SHBA-ja dhe se gjatë periudhës 60-ditore do të punohet me të gjitha palët për t’i dhënë fund luftës. Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha: “Shpresoj, për mirëqenien e Lindjes së Mesme, që Hamasi të pranojë këtë marrëveshje, sepse situata nuk do të përmirësohet – DO TË PËRKEQËSOHET.”

Ministri i Çështjeve Strategjike të Izraelit, Ron Dermer, informoi përfaqësuesin amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, se Izraeli ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshje për të liruar pengjet, dhe është gati të fillojë bisedime të ngushta me Hamasin për finalizimin e marrëveshjes, sipas një zyrtari të lartë izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Propozimi i Trump për armëpushim në Gaza, reagon Netanyahu: Hamasi do të zhduket appeared first on Euronews Albania.

Netanyahu: Fitorja kundër Iranit hap mundësi të reja për Izraelin

30 June 2025 at 08:55

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se fitorja në konfliktin me Iranin ka hapur mundësi të mëdha për Izraelin, si në planin ushtarak ashtu edhe në atë diplomatik. Deklarata u bë gjatë një takimi me oficerët e Shërbimit të Sigurisë së Përgjithshme (SHABAK).

Netanyahu vlerësoi suksesin e ushtrisë izraelite në përballjen me Iranin si një arritje strategjike, duke theksuar se fitorja ka privuar armikun nga avantazhet e tij dhe ka mundësuar përparime të rëndësishme në fushën e mbrojtjes dhe ofensivës.

“Dua t’ju informoj se, si rezultat i kësaj fitoreje, janë hapur mundësi të reja – para së gjithash, për lirimin e pengjeve,” tha Netanyahu.

Ai shtoi se, përveç Iranit, Izraeli është ende i përkushtuar në përballjen me Hamasin dhe situatën në Rripin e Gazës, duke e cilësuar organizatën si një kërcënim të vazhdueshëm.

“Besoj se do të arrijmë të dy qëllimet: zgjidhjen e çështjes së Gazës dhe mposhtjen përfundimtare të Hamasit,” theksoi ai.

Kryeministri izraelit la të kuptohet se pas këtij suksesi, po shfaqen gjithashtu perspektiva më të gjera rajonale, duke nënkuptuar një mundësi për thellimin e bashkëpunimit me shtetet arabe dhe përparim në iniciativat e paqes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanyahu: Fitorja kundër Iranit hap mundësi të reja për Izraelin appeared first on Euronews Albania.

Macron telefonon Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

By: Besnik
25 June 2025 at 20:27

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të respektohet armëpushimi aktual nga të gjitha palët.

Gjatë një telefonate mes tyre, Macron ka theksuar rëndësinë e kësaj mase, sipas një postimi të tij në platformën X.

Macron deklaroi se Franca dhe Izraeli ndajnë të njëjtin qëllim për të parandaluar që Irani të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore.

“Për ta siguruar këtë me kalimin e kohës, theksova nevojën për t’u rikthyer në negociata – si për çështjet bërthamore, ashtu edhe për ato balistike”, shkroi ai.

Presidenti francez shtoi gjithashtu se i kishte përsëritur kryeministrit izraelit “domosdoshmërinë absolute të vendosjes së një armëpushimi në Gaza”.

Sipas Macron, lirimi i të gjithë pengjeve, sigurimi i ndihmës humanitare në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës dhe ndjekja e një zgjidhjeje politike me dy shtete mbeten përparësi kryesore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Macron telefonon Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane appeared first on Euronews Albania.

“Në fillim forca, më pas paqja”, Netanyahu reagon pas sulmeve të SHBA-së në Iran

22 June 2025 at 09:41

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka vlerësuar vendimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të bombarduar tre centrale bërthamore në Iran si “të guximshëm, të drejtë dhe historik”.

Në një video-mesazh, Netanjahu është shprehur se  “Amerika ka bërë atë që asnjë vend tjetër nuk mund ta bëj”.

” Urime President Trump. Vendimi juaj i guximshëm për të synuar objektet bërthamore të Iranit me fuqinë e mrekullueshme dhe të drejtë të Shteteve të Bashkuara do ta ndryshojë historinë “, tha Netanyahu pasi Trump njoftoi bombardimin e tre centraleve bërthamore iraniane nga SHBA-të.

Netanjahu, falenderoi Trumpin për krijimin e një “pike kyçe në histori” që sipas tij do të “ndihmojë në udhëheqjen e Lindjes së Mesme dhe më gjerë drejt një të ardhmeje prosperiteti dhe paqeje”.

“Unë dhe Presidenti Trump shpesh themi, paqje përmes forcës. Së pari vjen forca, pastaj vjen paqja“, tha Netanyahu.

Ai shtoi se sulmet amerikane u kryen në koordinim me Izraelin dhe tha se premtimi për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit ishte përmbushur.

President Trump and I often say: ‘Peace through strength.’

First comes strength, then comes peace.

And tonight, @realDonaldTrump and the United States acted with a lot of strength. pic.twitter.com/7lTWCZkgw7

— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) June 22, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Në fillim forca, më pas paqja”, Netanyahu reagon pas sulmeve të SHBA-së në Iran appeared first on Euronews Albania.

Erdogan sulmon Izraelin: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen

By: fra nc
21 June 2025 at 11:55

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar me tone të ashpra veprimet e Izraelit në Lindjen e Mesme, gjatë fjalimit të tij në sesionin e 51-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që po mbahet në Stamboll.

Duke folur para liderëve të vendeve islame, Erdogan akuzoi Izraelin për ndjekjen e një politike sistematike shkatërrimi dhe pushtimi në dy vitet e fundit, e mbështetur pa kushte nga vendet perëndimore.

“Për dy vite rresht, Izraeli ka ndjekur politika të shkatërrimit, pushtimit dhe dhunës, dhe për këtë ka marrë mbështetje të pakushtëzuar nga vendet perëndimore,” u shpreh ai. “Izraeli nuk ka sulmuar vetëm Gazën, por edhe Libanin, Jemenin dhe Sirinë. Tani, edhe fqinji ynë Iran është përballë terrorizmit shtetëror izraelit”- tha Erdogan.

Presidenti turk e cilësoi qeverinë e Benjamin Netanyahu-t si “pengesën më të madhe për paqen rajonale” dhe dënoi me forcë sulmet izraelite ndaj Iranit.

Erdogan gjithashtu shprehu shqetësim të thellë për sulmet ndaj Xhamisë Al-Aksa, vendi i parë i shenjtë për myslimanët. “Shënjestrimi i shenjtërisë së Qiblës sonë të parë, Xhamisë Al-Aksa, dhe përpjekjet për të uzurpuar këtë shenjtëri janë të papranueshme,” tha ai.

Në një krahasim të fortë historik, Erdogan paralajmëroi se ambiciet sioniste të Netanyahu-t mund të kenë pasoja katastrofike globale. “Ashtu si shkëndija e ndezur nga Hitleri 90 vjet më parë që dogji botën, po ashtu edhe ambiciet sioniste të Netanyahu-t nuk kanë tjetër qëllim veçse të tërheqin botën drejt një katastrofe,” theksoi presidenti turk.

Në përfundim të fjalës së tij, Erdogan i bëri thirrje vendeve që kanë ndikim mbi Izraelin që të mos bien pre e propagandës, duke kërkuar që zgjidhja të vijë përmes dialogut e jo dhunës:

“U bëj thirrje vendeve me ndikim mbi Izraelin të mos dëgjojnë helmimin e tij. Zgjidhja duhet të vijë përmes dialogut”- theksoi Erdogan.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Erdogan sulmon Izraelin: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen appeared first on Euronews Albania.

“Do t’ua kërkojmë çmimin..”, Netanyahu dhe Presidenti izraelit dënojnë ashpër sulmet

19 June 2025 at 08:53

Sulmet me raketa të Iranit goditën mëngjesin e sotëm qytete dhe objekte civile në Izrael, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe plagosje. Në Ramat Gan, ndërtesa u shkatërruan, ndërsa spitali Soroka në Beersheba u bë objekt i sulmeve të drejtpërdrejta.

Presidenti izraelit Isaac Herzog dënoi ashpër këto sulme, duke përshkruar skena nga spitali: “Një foshnjë në kujdes intensiv, një nënë pranë shtratit të tyre, një mjek në lëvizje të shpejtë dhe një banor i moshuar në azil.” Ai tha se këto sulme goditën civilët dhe vlerat që Izraeli mbron.

Kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi se: “Izraeli do t’u kërkojë çmimin e plotë tiranëve në Teheran” pas sulmeve të drejtuara ndaj spitalit dhe zonave civile.

Në një postim në X, Netanyahu thotë: “Këtë mëngjes, tiranët terroristë të Iranit lëshuan raketa në Spitalin Soroka në Beersheba dhe në një popullsi civile në qendër të vendit.

Në një njoftim tjetër, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) konfirmuan sulmin e një objekti në Natanz, Iran, të lidhur me zhvillimin e armëve bërthamore, duke theksuar dëmtimin e centrifugave të uzinës nëntokësore. Irani mohoi këto pretendime, duke e quajtur programin e tij bërthamor paqësor dhe duke kërkuar dënimin e sulmeve nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Do t’ua kërkojmë çmimin..”, Netanyahu dhe Presidenti izraelit dënojnë ashpër sulmet appeared first on Euronews Albania.

Netanyahu falënderon Trump: Jemi në kontakt të vazhdueshëm

18 June 2025 at 21:12

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u është drejtuar qytetarëve izraelitë në ditën e gjashtë të armiqësive të vendit me Iranin.

Ai thotë se operacioni për të eliminuar kërcënimin bërthamor të Iranit po ecën përpara dhe se Izraeli po kontrollon qiellin mbi kryeqytetin e Iranit, Teheranin.

Netanyahu deklaron se, ndërsa ka pasur humbje të dhimbshme, fronti i brendshëm i Izraelit mbetet i fortë.

Kryeministri foli gjithashtu për Gazën, duke thënë se Izraeli mbetet i përkushtuar për të mposhtur Hamasin dhe për të shpëtuar pengjet e mbetura.

Së fundmi, ai falënderoi presidentin amerikan Donald Trump për mbështetjen e tij dhe shtoi se udhëheqësit ishin në kontakt të rregullt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanyahu falënderon Trump: Jemi në kontakt të vazhdueshëm appeared first on Euronews Albania.

Erdogan sulmon Izraelin: Netanyahu ka tejkaluar Hitlerin, po monitorojmë zhvillimet

By: fra nc
18 June 2025 at 14:57

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur mbështetjen e tij “për të drejtën e Iranit për vetëmbrojtje” në konfliktin me Izraelin në Lindjen e Mesme, duke dënuar ashpër sulmet izraelite dhe heshtjen ndërkombëtare ndaj tyre.

Gjatë një takimi të Grupit Parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara, Erdogan u shpreh se Irani ka të drejtë legjitime dhe natyrore për t’u mbrojtur nga “banditizmi dhe terrorizmi shtetëror” i Izraelit. Ai kritikoi ashpër udhëheqjen izraelite, duke vënë në dukje se kryeministri Benjamin Netanyahu ka tejkaluar në krimet e tij gjenocidale edhe diktatorin Hitler.

Presidenti turk theksoi gjithashtu rolin pasiv dhe heshtjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, si dhe shteteve që nuk reagojnë ndaj dhunës. Ai paralajmëroi se përgjegjës për gjakun e civilëve të pafajshëm, përfshirë fëmijët dhe foshnjat, janë jo vetëm agresorët, por edhe ata që heshtin para kësaj dhune.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve për stabilitetin rajonal, Erdogan bëri me dije se Turqia po monitoron nga afër zhvillimet dhe është në gatishmëri të plotë për pasojat që mund të kenë sulmet izraelite ndaj Iranit në rajon. Ai shtoi se autoritetet turke kanë bërë dhe po bëjnë përgatitje për çdo skenar të mundshëm negativ.

Ky qëndrim i Presidentit Erdogan pasqyron tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, ndërsa Izraeli intensifikon sulmet ndaj Iranit dhe aleatëve të tij në rajon.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Erdogan sulmon Izraelin: Netanyahu ka tejkaluar Hitlerin, po monitorojmë zhvillimet appeared first on Euronews Albania.

Erdogan: Netanyahu është “kërcënimi më i madh” për sigurinë në Lindjen e Mesme

17 June 2025 at 20:42

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është “kërcënimi më i madh” për sigurinë në Lindjen e Mesme, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sipas një postimi në rrjetet sociale nga Presidenca turke.

“Netanyahu ka demonstruar edhe një herë se ai është kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit”, i tha Erdogan Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, në një telefonatë, tha presidenca në një postim në X”.

Duke vënë në dukje se ka mbajtur kontakte intensive diplomatike në lidhje me përplasjet e shkaktuara nga sulmet e Izraelit ndaj Iranit, Presidenti Erdogan tha se do të vazhdojë përpjekjet e tij për t’i dhënë fund spirales së dhunës”, thuhej në postim.

“Duke theksuar se sulmet e Izraelit nuk mund të lejohen të errësojnë krizën humanitare dhe gjenocidin në Gaza, Presidenti Erdogan paralajmëroi kundër lejimit që incidentet të përfshijnë edhe Sirinë”, thuhet në deklaratën e presidencës.

Që kur filloi lufta e Izraelit në Gaza, Erdogan ka qenë një nga kritikët më të ashpër dhe më të zëshëm të Izraelit – duke e quajtur rregullisht atë një shtet terrorist dhe duke e krahasuar Netanyahun me Hitlerin.

 

The post Erdogan: Netanyahu është “kërcënimi më i madh” për sigurinë në Lindjen e Mesme appeared first on Euronews Albania.

Netanyahu mohon planet për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit

15 June 2025 at 20:14

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka mohuar raportet se Donald Trump vuri veton ndaj kërkesës së Izraelit për të vrarë Ajatollah Khamenein.

Në një intervistë me Bret Baier të Fox News, udhëheqësi izraelit tha: “Ka kaq shumë raportime të rreme për biseda që nuk kanë ndodhur kurrë dhe unë nuk do të hyj në këtë temë.

“Por mund t’ju them se mendoj se bëjmë atë që duhet të bëjmë, do të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Dhe mendoj se Shtetet e Bashkuara e dinë se çfarë është e mirë për Shtetet e Bashkuara.”

Ai tha gjithashtu se sulmet do të përfundojnë “kur të heqim” aftësitë bërthamore të Iranit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanyahu mohon planet për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit appeared first on Euronews Albania.

❌