Normal view

Shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Vlorës, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari

10 June 2025 at 13:02

Një 17-vjeçar në Vlorë është arrestuar gjatë operacionit “Shqiponja” pasi u kap teksa po shiste lëndë narkotike, canabis sativa dhe kokainë.

Gjatë kontrolleve nga policia atij i janë sekuestruar 57 doza lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të ndara gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Vlorë, në vijim të intensifikimit të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizuan kontrolle në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.

Si rezultat, nga këto shërbime u bë e mundur kapja në flagrancë e një shtetasi të mitur, 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.

Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 39 doza cannabis sativa dhe 18 doza kokainë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë u bë arrestimi i 17-vjeçarit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Vlorës, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Vlora nën tym: Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve

By: fra nc
7 June 2025 at 13:13

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë sërish nga flakët, duke rikthyer një problematikë të kahershme për qytetin bregdetar.

I ndihmuara dhe nga era dhe temperaturat e larta, zjarri po përhapet me shpejtësi dyke lënë pas shtullunga të dendura tymi në ajër.

Pavarësisht vendosjes në funksion të landfillit të Sherishtës dhe zhvendosjes së depozitimit të mbetjeve urbane në këtë vend të ri, duket se kjo nuk ka mjaftuar për të ndalur fenomenin e djegies së mbetjeve në fushën e vjetër.

Mbetjet e grumbulluara prej vitesh në këtë vend vazhdojnë të digjen në mënyrë të pakontrolluar, duke ndotur rëndë ajrin dhe mjedisin përreth.

Banorët e zonës kërkojnë masa urgjente nga autoritetet dhe institucionet përkatëse për të ndaluar njëherë e mirë ndotjen dhe për të garantuar një mjedisin.

The post Vlora nën tym: Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve appeared first on Euronews Albania.

Zjarr në një banesë pranë qendrës historike të Vlorës

By: Besnik
6 June 2025 at 17:11

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të premte pranë qendrës historike të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në banesë dhe banorët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje brenda pak minutash dhe po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll, me qëllim parandalimin e përhapjes në banesat përreth.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

1 of 2

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zjarr në një banesë pranë qendrës historike të Vlorës appeared first on Euronews Albania.

Krizë drejtimi në Kadastrën e Vlorës, drejtori largohet pas vetëm tre muajsh

By: fra nc
6 June 2025 at 11:07

Kadastra e Vlorës përballet sërish me një krizë drejtimi, pasi drejtori i sapoemëruar, Erjon Galanxhi, është larguar nga posti pas vetëm tre muajsh në detyrë.

Galanxhi kishte marrë drejtimin e këtij institucioni në mars të këtij viti, por së fundmi është transferuar në postin e nën-drejtorit të Kadastrës në Shkodër.

Në vend të tij, detyrën e drejtorit të Kadastrës së Vlorës e ka marrë në komandë Paola Sullaj, e cila ka shërbyer më parë si nën-drejtoreshë në të njëjtin institucion.

Ky është ndryshimi i tretë në drejtimin e Kadastrës së Vlorës brenda dy viteve të fundit, pas largimit të Ina Lucit dhe më pas të Ergys Skënderit, që gjithashtu u tërhoqën nga kY pozicion.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Krizë drejtimi në Kadastrën e Vlorës, drejtori largohet pas vetëm tre muajsh appeared first on Euronews Albania.

Vlorë/ I moshuari harroi sobën ndezur, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

6 June 2025 at 09:20

Një banesë në Vlorë lagjen “Pavarësia”, në zonën e njohur si “Albano dhe Romina”, ka rrezikuar të shkrumbohet nga flakët pak momente më parë, si pasojë e një incidenti në sobën e gatimit. Një i moshuar që jetonte i vetëm kishte harruar sobën ndezur, ndërsa në zjarr ndodhej një tenxhere me presion.

Tymi që dilte nga dritarja alarmoi banorët e zonës, të cilët reaguan menjëherë duke njoftuar shërbimin zjarrfikës të Vlorës. Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në të gjithë banesën.

Dëmet materiale janë të kufizuara dhe janë regjistruar kryesisht në ballkonin e banesës. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlorë/ I moshuari harroi sobën ndezur, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse appeared first on Euronews Albania.

Festa e Kurban Bajramit/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë

6 June 2025 at 08:17

Në Vlorë është zhvilluar sot ceremonia për festën e Kurban Bajramit, e cila filloi në orën 6:30 me lexim të Kuranit, vijoi me ligjërata dhe u mbyll me faljen në orën 7:00 në Pallatin e Sportit të qytetit.

Me qindra besimtarë u mblodhën në këtë ambient, pasi xhamia e Vlorës është e mbyllur pas përmbytjes së fundit. Ceremoninë e drejtoi Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhleku, i cili përshëndeti besimtarët dhe përcolli një mesazh paqeje, duke u lutur për një botë pa luftë dhe për mbrojtjen e fëmijëve të pafajshëm.

Në ceremoninë e sotme morën pjesë jo vetëm qytetarë vlonjatë, por edhe të huaj që jetojnë dhe punojnë në qytet, si dhe turistë që kanë zgjedhur Vlorën për pushimet e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Festa e Kurban Bajramit/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

E moshuara harron sobën ndezur, shkrumbohet shtëpia në Vlorë

4 June 2025 at 21:44

Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar e gjitha në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit.

Nga hetimet e para rezulton se vatra e zjarrit ka ardhur nga soba e lënë ndezur nga kryefamiljarja e moshuar.

Forcat e zjarrfikëse dhe policia u lajmëruan duke i shuar flakët, por pa shmangur dot dëmet. Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, kurse shkaku cilësohet aksidental.

Po merret edhe dëshmia e të moshuarës për të mësuar më shumë për dinamikën e ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post E moshuara harron sobën ndezur, shkrumbohet shtëpia në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Parkon në mes të rrugës dhe bllokon kalimin, 39-vjeçari dhunon policët që e gjobitën

By: fra nc
2 June 2025 at 14:52

Një 39-vjeçar nga fshati Kaninë është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Vlorë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku i arrestuari kishte parkuar makinën në mënyrë të gabuar, duke bllokuar rrugën për mjetet dhe kalimtarët. Pasi iu kërkua të largohej dhe u njoftua për gjobën, ai reagoi me dhunë ndaj efektivëve të policisë që ndodheshin në vendngjarje.

Pas incidentit, ai u shoqërua dhe u arrestua. Ndaj tij do të hetohet për kundërshtim të forcave të rendit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.”

“Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin N. A., 39 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.

Ky shtetas, më datë 01.06.2025, rreth orës 21:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka ndaluar dhe parkuar automjetin në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, në shkelje të dispozitave të parashikuara në Kodin Rrugor. Pasi i është komunikuar masa administrative për shkeljen, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme, gjatë ushtrimit të detyrës”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parkon në mes të rrugës dhe bllokon kalimin, 39-vjeçari dhunon policët që e gjobitën appeared first on Euronews Albania.

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën në Vlorë

By: Besnik
2 June 2025 at 09:18

Në foton që shihni janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht të dielën, më 1 qershor, pas një aksidenti me motor në vendin e quajtur Pusi i Mezinit në Vlorë.

Luan Llanaj dhe Tomorr Mbrati po ktheheshin të dielën nga puna në servis kur motori me të cilin udhëtonin doli nga rruga.

Këtë të hënë kanë qenë familjarë, miq dhe shokë të tyre të kanë vendosur buqeta me lule, qirinj dhe një çelës servisi pikërisht në vendin ku u aksidentuan dy të rinjtë.

Banorët e zonës i përshkruajnë të rinjtë si persona shumë të urtë, punëtorë dhe me familje të respektuara.

Në një intervistë, një nga fqinjët e tyre shprehet i shokuar nga kjo humbje e rëndë, duke theksuar se i njeh familjet e tyre dhe se njëri nga djemtë jetonte vetëm me nënën dhe punonte fort për të mbajtur familjen.

Nga informacionet e shkollës ku ndodheshin, ata ishin nxënës të mirë dhe punëtorë.

19-vjeçari ishte në vitin e katërt të shkollës dhe pritej të përfundonte këtë vit, ndërsa punonte edhe në servis ku kryente praktikën.

Të dy djemtë ishin shokë nga lagjia, shkolla dhe puna, duke ndarë së bashku çdo moment të jetës së tyre të përditshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Rendohet bilanci i aksidentit në Vlorë, pas 19-vjeçarit humb jetën edhe 16-vjeçari

By: Besnik
1 June 2025 at 19:57

Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik në Vlorë, ku dy të rinj që po udhëtonin me motor kanë humbur jetën.

Pas një momenti ku dyshohet se drejtuesi i motorit, 19-vjeçar, humbi kontrollin ata janë aksidentuar këtë të diel në mesditë, në aksin nacional Vlorë–Fier, në vendin e quajtur “Pusi i Mezinit”.

19-vjeçari Luan Llano që drejtonte motorin ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa fatkeqësisht, në një informacion të fundit që vjen në orët e mbrëmjes, policia njofton se edhe i riu që ndodhej pasagjer, 16-vjeçari Tomorr Mbrati, ka humbur jetën rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë

“Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.

Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Reagon Shkolla

Ndërkohë, në lidhje me humbjen e jetës së dy të rinjve, ka reaguar në një status në rrjetet sociale edhe Shkolla Industriale “Pavarësia” Vlorë:

“Sot, dy djem 16 dhe 19 vjeç, dy nxënës të shkollës tonë, Luan Llano (19) dhe Tomorr Mbrati (16), nuk do të kthehen më në shtëpi.
Atje ku do t’i prisnin prindërit, motrat, vëllezërit… Dy engjëj iu shtuan qiellit, por është e padrejtë që jeta t’u ndërpritet kaq herët.
Nuk gjej fjalë për të ngushëlluar familjet e tyre. Nuk ka fjalë që shëron një dhimbje të tillë.
Vetëm lutje dhe përqafime për familjet e tyre.”
R.I.P Luan dhe Tomorr 🕊🕊

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rendohet bilanci i aksidentit në Vlorë, pas 19-vjeçarit humb jetën edhe 16-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Aksident i rëndë në Vlorë-Fier, humb jetën 19-vjeçari, plagoset një tjetër

1 June 2025 at 14:35

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:35, në aksin nacional Vlorë–Fier.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, në rrugën “Demokracia”, pranë vendit të quajtur “Pusi i Mezinit”, ku  dy shtetas, duke udhëtuar me një motomjet, dyshohet se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi L. Ll., 19 vjeç, ndërkohë që shtetasi T. M. është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shtetasit që ishte në drejtim të motomjetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident i rëndë në Vlorë-Fier, humb jetën 19-vjeçari, plagoset një tjetër appeared first on Euronews Albania.

Goditet rrjeti i prostitucionit në Vlorë, në kërkim një 29-vjeçare braziliane

By: fra nc
27 May 2025 at 13:04

Policia e Vlorës ka goditur këtë të martë një rrjet prostitucioni që operonte në qytetin bregdetar, duke shpallur në kërkim një 29-vjeçare me shtetësi braziliane.

Sipas njoftimit zyrtar, e dyshuara B.F., 29 vjeçe, akuzohet për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur me qëllim shfrytëzimin për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Ajo dyshohet se shfrytëzonte për qëllime prostitucioni dy bashkëkombëse të saj, të moshave 34 dhe 30 vjeçe, në një apartament në lagjen “Lef Sallata” të qytetit të Vlorës.

Të dyja gratë e përfshira janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen braziliane B.F., 29 vjeçe, pasi dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion në një apartament në lagjen ‘Lef Sallata’, dy shtetase të tjera braziliane, përkatësisht 34 dhe 30 vjeçe. Këto dy shtetase u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale ‘Prostitucioni’,” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Policia e Vlorës njofton se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Goditet rrjeti i prostitucionit në Vlorë, në kërkim një 29-vjeçare braziliane appeared first on Euronews Albania.

Vlorë/ Moti i keq vështirësoi lundrimin, Policia Kufitare shpëton disa persona

26 May 2025 at 08:51

Policia Kufitare e Vlorës ka reaguar me shpejtësi mbrëmjen e djeshme, duke shpëtuar disa shtetas që udhëtonin me një veliere, e cila kishte pësuar vështirësi në lundrim për shkak të motit të keq dhe dallgëve të larta.

Pas kontrollit të ekuipazhit, u konstatua se të gjithë personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishin pësuar lëndime.

Njoftimi i Policisë Kufitare:

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:20, DVKM Vlorë ka marrë njoftim se një tjetër veliere, që ndodhej rreth 3 milje në perëndim të Ishullit të Sazanit, kishte vështirësi në lundrim, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe errësirës, dhe personat në bordin e saj po rrezikoheshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizua ndërhyrja nga mjeti lundrues i Stacionit të Mjeteve Lundruese Triport, i cili u nis drejt koordinatave të raportuara.

Rreth orës 20:20, veliera u lokalizua dhe u shoqërua në mënyrë të sigurt në brendësi të Gjirit të Vlorës, ku ndaloi në zonën e “Bove”, pranë Plazhit të Vjetër. Nga komunikimi me ekuipazhin, rezultoi se shtetasit ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlorë/ Moti i keq vështirësoi lundrimin, Policia Kufitare shpëton disa persona appeared first on Euronews Albania.

Parandohet përshkallëzimi i konfliktit mes 2 personave, në pranga 28-vjeçari

24 May 2025 at 09:27

Ndërhyrja e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet 2 shtetasve, në fshatin Panaja në Vlorë.

Policia arrestoi 28-vjeçari Kejvi Bendaj pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin.

Gjithashtu, policia ka proceduar penalisht edhe 34-vjeçarin, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin. Sekuestrohet arma e gjahut e përdorur për kanosjen.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur në fshatin Panaja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë në kohë dhe parandaluan përshkallëzimin e tij, që mund të kishte sjellë pasoja të rënda. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi Kejvi Bendaj, 28 vjeç, banues në Panaja, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B (H)., 34 vjeç.

Shtetasi Kejvi Bendaj dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin B. B. dhe i ka dëmtuar automjetin atij. Më pas, shtetasi B. B ka shkuar te banesa e shtetasit Kejvi Bendaj i ka dëmtuar automjetin dhe e ka kanosur atë, me një armë gjahu të cilën e posedonte pa leje”, bëri me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parandohet përshkallëzimi i konfliktit mes 2 personave, në pranga 28-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Këpucari i fundit në Vlorë, Hamdi Mehmeti mban gjallë zanatin prej 50 vitesh

21 May 2025 at 16:40

Zanatet në vendin tonë po shkojnë drejt zhdukjes. Ata që vijojnë t’i mbajnë gjallë numërohen me gishtat e dorës. Në Vlorë, punon prej më shumë se 5 dekadash një këpucar, i cili është më i vjetri në qytetin bregdetar. Hamdi Mehmeti na njeh me historinë e tij se si e përqafoi këtë profesion.

“Unë jam Hamdi Mehmeti, këpucar i vjetër prej 52 vjetësh në këtë zanat. Zanatin e kam filluar në moshën 15-vjeçare. Në këtë zanat u futa kur mbaruam shkollën 8-vjeçare. Në atë kohë na jepte fletë pune këshilli i lagjes dhe fillova në moshën 15 dhe vazhdoj deri sot. Në këtë zanat në fillim e kishim pak të vështirë, pastaj u ambientuam shumë shpejt dhe nuk u ndamë më – u bëmë njësh me zanatin”, tregon i moshuari.

Edhe pse vitet i rëndojnë mbi supe, Hamdiu tregon se dëshirën për punë e ka të madhe. Vite më parë, ai prodhonte edhe vetë këpucë për shitje.

“Për zanatin tim nuk është asnjë gjë e vështirë, më pëlqen dhe e bëj me gjithë dëshirë dhe shpirt. Proces të vështirë nuk kam, të gjitha i bëj me qejf. Tani, mosha ime – kuptohet – nuk i përballon të gjitha punët, por pjesën më të madhe e bëj. Punët e mëdha, porositë, këto nuk i bëj më se na konkurron fabrika. Merrem me riparimet e këpucëve, që nga më të shtrenjtat, deri te më të lirat”, shprehet ai.

Afro 70 vite jetë dhe mbi 50 vite profesion, Hamdiu tregon se me këtë zanat rriti fëmijët dhe mbajti familjen.

“Kam pasur klientelën time, dhe pse mosha kaloi, mendoja se do kisha më pak punë, por prapë jam i kërkuar. Kam kërkesë nga të rinjtë. Me këtë profesion jeton mirë, mban familjen, përmbush nevojat. S’kemi më fuqinë e mëparshme, por prapë punojmë. Ustai mund të rrijë 8 orë në punë, por nuk jep të njëjtin rendiment. Tani punoj më pak, kujdesem për shëndetin. Kimikatet e kanë bërë të vetën gjithashtu”, tregon ai.

E vetmja brengë për të në lidhje me profesionin është neglizhenca e të rinjve që nuk e duan si zanat.

“Kam një djalë, ai mori punë tjetër. Nuk ia dhashë as vetë se do lidhej me këtë punë. Zanati të lidh, s’mund të ikësh kur të duash. Duhet të jesh korrekt me klientët. Klienti le këpucët – do t’i marrë në orar, duhet t’i punosh me përpikmëri. Uroj që zanati të mos zhduket, sepse zanati të ushqen. Rinia le të kthehet te zanatet, të mos largohen”, thotë këpucari.

Shumë profesione në Vlorë, si këpucaria, artizanati apo dhe thurja po zhduken, sepse brezi i ri është më i fokusuar tek teknologjia dhe zhvillimet e saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

The post Këpucari i fundit në Vlorë, Hamdi Mehmeti mban gjallë zanatin prej 50 vitesh appeared first on Euronews Albania.

Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë, shkak era e fortë detare

21 May 2025 at 13:08

Kapiteneria e portit të Vlorës ka vendosur të pezullojë përkohësisht lundrimin detar për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, për shkak të motit të keq.

Vendimi është marrë pas parashikimeve për erëra të forta me drejtim jug-juglindje, që brenda gjirit të Vlorës arrijnë deri në 15 m/s dhe në det të hapur deri në 20 m/s, duke shkaktuar dallgë deri në 2.5 metra.

Pezullimi nisi në orën 10:00 të mëngjesit të së mërkurës dhe do të zgjasë deri në orën 06:00 të mëngjesit të së enjtes. Ndërkohë, tragetet e linjës vazhdojnë lundrimin normalisht, pasi janë të pajisura për t’u përballur me kushtet e vështira detare.

Kapiteneria u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese që t’i ankorojnë ato në breg për të shmangur dëmet nga përplasjet e mundshme. Administruesit kanë nisur masat për sigurimin e mjeteve në bregdet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë, shkak era e fortë detare appeared first on Euronews Albania.

Mbyllet numërimi i votave të diasporës në Vlorë: Vasil Llajo shkon në Kuvend

20 May 2025 at 09:20

Është përmbyllur numërimi i votave të diasporës, duke dhënë verdiktin përfundimtar për garën e fundit të pasigurt në qarkun e Vlorës. Kandidati i Partisë Socialiste, Vasil Llajo, është deputeti i 9-të nga Partia Socialiste që shkon në Kuvend.

Llajo ishte në avantazh me 272 vota ndaj rivalit të tij më të afërt, ish-nënkryetarit të bashkisë, Klevis Kaso. Votat e ardhura nga diaspora jo vetëm që nuk e ndryshuan këtë epërsi, por përforcuan pozicionin e Lljos, duke thelluar më tej diferencën në rang vendi.

Me këtë rezultat, përmbyllet edhe ndarja e mandateve në qarkun e Vlorës, duke shënuar një fitore të qartë për Partinë Socialiste në Vlorë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllet numërimi i votave të diasporës në Vlorë: Vasil Llajo shkon në Kuvend appeared first on Euronews Albania.

PS thellon fitoren në qarkun e Vlorës, socialistët sigurojnë 9 mandate

By: Besnik
13 May 2025 at 19:55

Në Qarkun e Vlorës është mbyllur numërimi i votave për zgjedhjet e 11 majit ku Partia Socialiste ka thelluar fitoren, duke fituar 9 mandate ndërsa PD ka siguruar vetë 3 të tilla.

Nga ky rezultat, Partia Demokratike humb kandidatin e sigurtë për deputet, Atird Hoxha, ndërsa Partia Socialiste ka mundësinë të fusë në listën e saj të deputetëve Brunilda Mersinin nga lista e hapur.

Votat e diasporës ende nuk janë përfshirë në këto rezultate.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka fituar me një shumicë të konsiderueshme në qarkun e Vlorës, duke siguruar 53,235 vota, që përfaqëson 58.72% të totalit të votave.

Nga ana tjetër, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 24,134 vota, që përfaqëson 26.62% të votave, duke u renditur në vendin e dytë.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 4,905 vota (5.41%), ndërsa Partia Mundësia (MUNDESIA) ka siguruar 4,539 vota (5.01%), duke u renditur si një forcë e dukshme në zgjedhjet e këtij viti.

Të tjerët, si Lëvizja Bashkë, Koalicioni Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) dhe Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH), kanë marrë gjithsej 990, 707, dhe 229 vota përkatësisht, duke përfaqësuar një pjesë të vogël të zgjedhësve.

Nga partitë e tjera, Lëvizja Atdheu ka marrë 105 vota, Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) ka marrë 107 vota, dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka marrë 313 vota.

Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë gjithsej 1,392 vota (1.54%).

LEXONI GJITHASHTU:

The post PS thellon fitoren në qarkun e Vlorës, socialistët sigurojnë 9 mandate appeared first on Euronews Albania.

Përfundon numërimi i votave në Bashkinë e Vlorës, PS fiton bindshëm

By: Besnik
13 May 2025 at 00:47

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Vlorës për zgjedhjet e 12 majit.

Nga 232 kutitë e numëruara të kësaj bashkie, Partia Socialiste ka siguruar një tjetër fitore të thellë, duke marrë 29,499 vota, që përbëjnë 59.43% të totalit.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore është renditur i dyti me 12,521 vota, ose 25.23%, duke ruajtur distancë të konsiderueshme nga Partia Socialiste.

Në vend të tretë ka dalë Partia Mundësia, e cila ka marrë 3,671 vota (7.40%), ndërsa i katërti është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 1,947 vota (3.92%).

Subjektet e tjera politike kanë marrë mbështetje më të kufizuar. Lëvizja Bashkë ka përfituar 718 vota (1.45%), Partia Koalicioni Euroatlantik 463 vota (0.93%), dhe Partia Socialdemokrate 288 vota (0.58%). Më pas vijnë Koalicioni Djathtas për Zhvillim me 248 vota (0.50%), Aleanca Kombëtare Shqiptare me 137 vota (0.28%), Aleanca Demokracia e Re me 73 vota (0.15%) dhe Lëvizja Atdheu me vetëm 71 vota (0.14%).

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përfundon numërimi i votave në Bashkinë e Vlorës, PS fiton bindshëm appeared first on Euronews Albania.

Vëzhguesit pengojnë procesin e numërimit, policia ndërhyn pas tensioneve në Vlorë

By: Besnik
12 May 2025 at 23:47

Në Vlorë po vijon procesi i numërimit të votave ndërsa disa tensione janë shënuar në KZAZ nr. 87.

Sipas informacioneve, vëzhgues të subjekteve politike kanë penguar procesin, duke ndërhyrë dhe duke iu drejtuar me fjalë numëruesve gjatë punës.

Pavarësisht sqarimeve nga ana e komisionerëve, vëzhguesit kanë vijuar me kundërshtimet, duke krijuar tension në sallën e numërimit.

Kjo ka detyruar forcat e policisë të ndërhyjnë, duke krijuar një kordon sigurie në sallë, për të ndaluar ndërhyrjet dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procesit.

Policia ka ndërhyrë gjithashtu për të larguar disa vëzhgues nga rreshtat e parë, në mënyrë që ata të mos pengojnë më punën e komisionerëve.

Megjithatë, në këtë KZAZ përfundoi edhe numërimi i kutisë së fundit dhe situata u qetësua.

Përplasje në Vlorë, vëzhguesit pengojnë procesin e numërimit pic.twitter.com/uYuk5fAVIf

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 12, 2025


LEXONI GJITHASHTU:

The post Vëzhguesit pengojnë procesin e numërimit, policia ndërhyn pas tensioneve në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

❌