Normal view

“Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, PD dorëzon në KQZ koalicionin me 26 parti

By: Besnik
4 March 2025 at 07:12

Partia Demokratike dorëzoi të hënën në mbrëmje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën e plotë të partive që do të përbëjnë koalicionin e saj për zgjedhjet e 11 majit.

Koalicioni, i emërtuar Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM), përbëhet nga 26 parti politike, duke përfshirë aleatët kryesorë të PD-së si; PL e Ilir Metës, PR e Fatmir Mediut dhe PDK e Nard Ndokës.

Një zhvillim i rëndësishëm është përfshirja e Shpëtim Idrizit, lider i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), i cili, pas mbylljes së negociatave me PD-në, ka vendosur të bashkohet me koalicionin. Po ashtu, pjesë e tij është edhe Vangjel Dule i PPDNJ.

Në listat zgjedhore, Partia e Lirisë do të ketë 4 deputetë të sigurtë, ndërsa Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Agron Duka do të kenë nga një deputet secili. Kështu, koalicioni siguron 8 mandate të sigurta për aleatët e PD-së.

Marrëveshja e depozituar në KQZ specifikon se çdo parti do të propozojë kandidatët e saj për listën shumëemërore, duke u bazuar në peshën elektorale dhe negociatat përkatëse.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, PD dorëzon në KQZ koalicionin me 26 parti appeared first on Euronews Albania.

A do të jeta Meta në listën e sigurtë të PD? Berisha përgjgigjet pas daljes nga SPAK

By: Besnik
3 March 2025 at 10:55

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK, ku u paraqit për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”, komentoi kandidimin e kreut të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (PL), Ilir Meta, për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha konfirmoi se, megjithëse Meta dëshironte të ishte në lista të hapura, ai do të jetë në listat e sigurta të PD-së, për shkak të pamundësisë për të bërë fushatë, pasi është i izoluar në burg. Ai e cilësoi Metën si “të burgosur politik”.

Sipas Berishës, Meta ka mbështetjen e plotë të PD-së dhe të gjithë opozitës shqiptare. Ai gjithashtu shtoi se Ilir Meta do të jetë deputet i Parlamentit në sesionin e ardhshëm të shtatorit.

“Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e plotë të PD-së dhe të gjithë opozitës shqiptare. Nuk ka diskutim”, tha Berisha.

Kreu i PD-së komentoi gjithashtu për mundësinë e fushatës nga burgu për Ilir Metën, duke thënë se ky i fundit mbahet në burg për të mos mundur të bëjë fushatë, dhe se Edi Rama po përpiqej të merrte mandatet duke mbajtur kundërshtarët në burg.

“Në lista të hapura apo të mbyllura? A mund të bëjë fushatë ai nga burgu? Ai donte lista të hapura, por ata e mbajnë në burg që të mos bëjë fushatë, sepse Edi Rama do të marrë mandatet duke mbajtur kundërshtarët në burg”, u shpreh Berisha.

“Prandaj, ai do të jetë deputet në Parlament, ndërsa Edi Rama do të jetë aty ku e meriton, do të ekstradohet tek McGonigali. Bile tani atje është McGonigali”, shtoi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post A do të jeta Meta në listën e sigurtë të PD? Berisha përgjgigjet pas daljes nga SPAK appeared first on Euronews Albania.

Pasi e shikoi në ceremoninë e Trump, Zuckerberg i bën like fotos së Lauren Sanchez

By: Besnik
22 January 2025 at 08:56

Mark Zuckerberg është përfshirë në një tjetër polemikë pasi pëlqeu një foto provokuese të Lauren Sanchez, vetëm disa orë pas bujës që bëri kur u fiksua duke shikuar me vëmendje gjoksin e saj.

CEO i Meta-s, duket se nuk mund të ndalonte shikimin ndaj Sanchez, të fejuarës 55-vjeçare të themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, gjatë ceremonisë së inagurimit të Presidentit Donald Trump në Capitol Rotunda.

Së shpejti, Zuckerberg e gjeti veten nën vëzhgimin e fansave në Instagram, aplikacioni i fotografive që ai vetë zotëron. Sanchez kishte postuar një foto provokuese të saj përpara ballos Starlight në nder të Trump në mbrëmjen e së hënës.

Pëlqimi i Zuckerberg u bë menjëherë një temë e nxehtë në rrjetet sociale. “Zuck po i bën pëlqimet private tani,” shkruante një komentues, ndërsa të tjerë shpreheshin se ai mund të ishte në rrezik të ngjallte xhelozi te gruaja e tij, Priscilla Chan, me të cilën është i martuar që nga viti 2012.

Në inagurimin presidencial, Sanchez dhe Chan ishin të ulura pranë njëra-tjetrës, por dukeshin të shmangnin bisedat e vogla. Chan, megjithatë, u fotografua duke biseduar me Robert F. Kennedy Jr., ndërsa Zuckerberg dhe Bezos ishin të pranishëm në grupin e të ftuarve të tjerë.

Një video e shpërndarë gjerësisht në rrjet tregonte Zuckerberg duke hedhur shikime mbi Sanchez, e cila kishte veshur një veshje të guximshme me linjë të bardhë dhe një bluzë të hollë. Postimet me humor nuk munguan, si ajo që shkruante: “Sytë lart, Zuck!”

Kjo ngjarje ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke pasur parasysh reagimet dhe debatet për veshjen e Sanchez dhe sjelljen e Zuckerberg.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pasi e shikoi në ceremoninë e Trump, Zuckerberg i bën like fotos së Lauren Sanchez appeared first on Euronews Albania.

Për herë të parë, del video e Metës te 313, ecje në ambientet e burgut

20 January 2025 at 21:30

Prej rreth 3 muajsh i izoluar në qeli, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta shfaqet për herë të parë teksa bën ecje gjatë orarit të ajrimit.

Në një video të siguruar nga Euronews Albania Meta shihet i veshur me rroba sportive teksa bën ecje dhe pi një cigare në ambientet e ajrimit të burgut 313.

Ilir Meta u arrestua në fund të muajit tetor me urdhër të SPAK. Ai po hetohet nga SPAK për tre akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Për herë të parë, del video e Metës te 313, ecje në ambientet e burgut pic.twitter.com/1U4NEeUr6m

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) January 20, 2025

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Për herë të parë, del video e Metës te 313, ecje në ambientet e burgut appeared first on Euronews Albania.

Dyshohet se vrau bashkëfshatarin 81-vjeçar, ky është 64-vjeçari i arrestuar

By: Besnik
15 January 2025 at 18:15

Euronews Albania ka siguruar foton e personit të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e bashkëfshatarit të tij 81-vjeçar.

Ai është 64-vjeçari Isuf Hasa i cili sipas policisë ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shengjin i Vogël, në Qafmollë të Tiranës ndërsa nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimen i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar.

Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj.

Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar) në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen.

Xhemal Meta

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dyshohet se vrau bashkëfshatarin 81-vjeçar, ky është 64-vjeçari i arrestuar appeared first on Euronews Albania.

Ekskluzive| Flet djali i të moshuarit që u gjet i vrarë në Tiranë: I mungonte kuleta

By: fra nc
15 January 2025 at 14:56

Ekspertiza mjeko-ligjore e 81-vjeçarit Xhemal Meta, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij në fshatin “Shëngjin i Vogël”, ka zbuluar se ai është vrarë. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, por pas hetimeve të kryera u konstatua se i moshuari kishte marrë goditje fatale nga pas kokës, që shkaktuan vdekjen e tij.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, djali i viktimës deklaroi se familja e tij nuk ka konflikte me asnjë njeri.

Sipas tij, babain e gjetën të shtrirë për tokë dhe të gjakosur në hyrje të banesës dhe fillimisht dyshuan se ishte një ngjarje aksidentale.

Ai shtoi se i ati jetonte i vetëm në fshatin afër Tiranës, por që gjatë fundjavës vinte për vizitë te fëmijët në kryeqytet.

“Të hënën në mëngjes e kemi marrë disa herë dhe s’na është përgjigjur. E prisnim të vinte në Tiranë se kishim një rast aty në shtëpi. Jemi nisur drejt shtëpisë, rreth orës 10:30 e kemi gjetur të shtrirë përpara hyrjes së shtëpisë, në oborr. Fillimisht menduam se ishte rrëzuar. S’kemi pasur konflikt me dikë që të mendonim se mund ta kishin vrarë. Kishte 20 vjet që jetonte këtu. Më tepër rrinte këtu, vinim dhe e vizitonim dhe në ditën e premte vinte në Tiranë tek ne.

Trupin nuk e prekëm, kemi marrë në telefon policinë dhe pasi iu bë ekspertiza zbuluam se ishte goditje nga mbrapa. S’ka pasur konflikte me njeri. Plaku e ka pasur mirë me të gjithë. Kemi lënë shtëpinë vetëm dhe s’ka ndodhur asgjë”, tha djali.

Ai shtoi se nuk ka asnjë person që dyshon se mund të ketë kryer aktin e rëndë.

I biri tha se shtëpia nuk ishte grabitur, por mungonte vetëm kuleta personale e të atit e cila nuk iu gjet në xhep.

“Nuk kemi pasur gjë brenda për ta vjedhur. Gjërat personale që kishte me vete, kuleta nuk është gjetur. Nuk kam asnjë dyshim pasi nuk kemi pasur konflikte të dyshoj tek dikush. Kjo është zonë e qetë, s’ka ndodhur kurrë gjë”, tha ai.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar për t’u pyetur 20 banorë të fshatit dhe po vijon punën për zbardhjen e plngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekskluzive| Flet djali i të moshuarit që u gjet i vrarë në Tiranë: I mungonte kuleta appeared first on Euronews Albania.

“Vit intensiv”, Zuckerberg paralajmëron se do pushojë nga puna 5% të stafit të Meta

15 January 2025 at 12:54

Kompania e teknologjisë Meta, pronare e rrjeteve Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ka njoftuar se do të pushojë nga puna rreth pesë për qind të punonjësve me performancën më të ulët të kompanisë, dhe CEO i saj Mark Zuckerberg u tha punëtorëve në një memo të brendshme se viti 2025 do të jetë “vit intensiv”.

Sipas raportit për tremujorin e fundit, Meta punësoi rreth 72 mijë persona, pra një shkurtim pesë për qind i vendeve të punës do të prekë afërsisht 3600 persona. Punonjësit e prekur do të njoftohen deri më 10 shkurt, raporton Tech Crunch.

“Vendosa të rris nivelin e menaxhimit të performancës dhe të largoj më shpejt performuesit e dobët”, tha Zuckerberg në një memo.

Kompania eliminoi më parë 21,000 vende pune në 2022 dhe 2023, ose pothuajse një e katërta e fuqisë së saj punëtore, raporton CNBC.

Më pas Meta deklaroi se pushimet nga puna ishin të nevojshme për të përmirësuar efikasitetin pasi kompania punësoi shumë njerëz gjatë pandemisë së virusit korona.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Vit intensiv”, Zuckerberg paralajmëron se do pushojë nga puna 5% të stafit të Meta appeared first on Euronews Albania.

Vranë dhe groposën të atin në kasollen e bagëtive, ndryshon akuza për Hygerta Metën

14 January 2025 at 09:59

Prokuroria e Durrësit ka ndryshuar akuzën për Hygerta Metën, e cila akuzohet se së bashku me vëllanë e saj të madh ka vrarë dhe asgjësuar kufomën e babait të saj, Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur afro një vit më parë në Shën Vlash të Durrësit.

Teksa sot (14.01.2025) do të nisë procesi gjyqësor në ngarkim të tre fëmijëve: Hygerta Meta, Hysen dhe Amarildo Meta, organi i akuzës bën me dije se për 19-vjeçaren ka ndryshuar akuza nga: “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, në “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, duke rënduar kështu pozitën procedurale të shtetases Hygerta Meta duke e dërguar në gjykim me një akuzë të re për vrasje në bashkëpunim me vëllanë e saj Hysen Meta “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Kujtojmë që Hygerta Meta ka ndryshuar disa herë version, ku disa herë e ka marrë përsipër vrasjen dhe disa herë duke e përjashtuar veten nga përfshirja në ekzekutimin e babait të saj, por vetëm në fshehjen e asgjësimin e kufomës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vranë dhe groposën të atin në kasollen e bagëtive, ndryshon akuza për Hygerta Metën appeared first on Euronews Albania.

Zuckerberg: ‘Meta’ do të zgjerojë lirinë e shprehjes në platformat e saj

10 January 2025 at 20:16

Këtë javë, shefi ekzekutiv i kompanisë ‘Meta’ njoftoi se do të ketë një gamë më të gjerë të lirisë së fjalës në Facebook dhe platforma e saj të tjera në internet.

‘Meta’ është një nga kompanitë teknologjike që është kritikuar në mënyrë më të ashpër nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump, duke përfshirë platformat e saj Facebook dhe Instagram.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, kompania Meta ka punuar për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me zotin Trump ndërsa ai përgatitet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Kompania ka kontribuuar një milion dollarë për fondin e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump.

Këtë javë, drejtuesi i kompanisë ‘Meta’, Mark Zuckerberg njoftoi ndryshimet, që sipas tij, do të sigurojnë një gamë më të gjerë të lirisë së fjalës në Facebook dhe platformat e tjera. Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe udhëheqës të tjerë konservatorë kanë akuzuar prej kohësh Facebook-un për censurë.

“Është koha për t’u kthyer në rrënjët tona kur bëhet fjalë për lirinë e shprehjes në Facebook dhe Instagram”, tha ai.

Zoti Trump mbështeti vendimin e kompanisë ‘Meta’.

“Sinqerisht, mendoj se ata kanë bërë përmirësime të mëdha”, tha ai.

Në Shtetet e Bashkuara, Facebook do ta mbyllë programin e verifikimit të fakteve në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm. Në vend të këtij programi, kompania ‘Meta’ do të bëjë verifikimin e fakteve të postimeve bazuar në shënimet e komunitetit të përdoruesve të platformave të saj. Kufizimet do të hiqen për tema si emigracioni dhe identiteti gjinor.

Reagimet ndaj ndryshimeve kanë qenë të ndryshme.

“Vendimi mund të ketë pasoja vërtet të dëmshme. Ne tashmë e dimë se gratë, njerëzit me ngjyrë, komuniteti LGBT+ dhe grupe të tjera si ato të shkencëtarëve dhe aktivistëve të klimës, përballen me një valë vërtetë të madhe diskriminimi, urrejtjeje dhe sulmesh në internet”, thotë Ava Lee nga organizata “Global Witness”.

Ndërsa mund të ketë përmbajtje më konservatore në Facebook në aspektin afatshkurtër, pyetja më e madhe është nëse miliarderët në industrinë e teknologjisë kontrollojnë përmbajtjet në platformat e tyre.

“Liria që tani gëzoni në këto platforma, veçanërisht në Meta, është shumë e kufizuar. Në të vërtetë ajo nuk bazohet në asnjë lloj mbrojtjeje”, thotë Daniel Cochrane nga Fondacioni Heritage.

Zuckerberg theksoi se do të punonte me administratën Trump për të mbrojtur lirinë e shprehjes në nivel global. Facebook pritet t’i zbatojë këto ndryshime në javët e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zuckerberg: ‘Meta’ do të zgjerojë lirinë e shprehjes në platformat e saj appeared first on Euronews Albania.

Ilir Meta dhe PL në listat e PD? E zbulon Berisha

9 January 2025 at 22:43

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se Ilir Meta mund të jetë në listën për deputetëve të Partisë Demokratike nëse Partia e Lirisë e pranon këtë.

Berisha u shpreh se lista e deputetëve të PD do të zgjidhet nga demokratët përmes primareve që siç tha, do të nisin shumë shpejt.

“Do hapet gara për primaret, listën e deputetëve do ta bëjnë demokratët. Ajo që ne jemi betuar është që t’i kushtojë rëndësi votës së diasporës, janë gjysma e kombit. Nëse partia e tij e pranon pa dyshim do ta fusim (Ilir Metën) të listën e PD, ai është i burgosur politik”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ilir Meta dhe PL në listat e PD? E zbulon Berisha appeared first on Euronews Albania.

Meta tregon pyetjet që i drejtoi SPAK: Paraqita 3 fakte penale për Ramën

7 January 2025 at 17:32

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish nga qelia pasi u mor në pyetje nga SPAK për aferën CEZ-DIA.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se në “seancë e sotme të pyetjeve reciproke në SPAK” i pyeti prokurorët se çfarë po bëhet në lidhje me hetimet për inceneratorët dhe u ka vënë në dispozicion disa dokumente, që sipas tij ngarkojnë me përgjegjësi kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi.

“1. Edi Rama, në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më datë 7.12.2016, firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k për procedurën e konkurrimit, për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por që ne fakt kjo kompani NUK EKZISTONTE në momentin që Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte ne procedurën konkurruese.

  1. Edi Rama ka firmosur në kundërshtim me ligjin “Për koncensionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, për negocimin pa shpallje të kontratës koncensionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjell Agaçi, u njoftua zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncensioni negocim pa shpallje është e paligjshme.
  2. Firmën e paligjshme të Erion Veliaj për miratimin e koncensionit 30-vjeçar të inceneratorit fantazmë të Tiranës, në shmangie të vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në shkelje të ligjit”, thotë Meta në një postim në faqen e tij në Facebook.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Meta tregon pyetjet që i drejtoi SPAK: Paraqita 3 fakte penale për Ramën appeared first on Euronews Albania.

Ilir Meta reagon pasi u mor në pyetje nga SPAK: Unë u përgjigja, ata jo

By: Besnik
7 January 2025 at 14:28

Ish-Presidenti Ilir Meta reagoi pasi u mor në pyetje nga SPAK paraditen e kësaj të marte. Në reagimin e tij, ai kërkoi ndjesë që nuk arriti ti përgjigjej pytjeve të gazetarëve qoftë edhe me pranga në duar.

Meta theksoi se kishte dhënë sqarime të qarta dhe ishte transparent në lidhje me çështjen e lobimit, duke treguar respekt të plotë ndaj ligjeve shqiptare dhe amerikane ndërsa prokurori dhe oficeri nuk i kishin dhënë shpjegime për dy pretendime të tij në lidhje me mënyrën e arrestimit dhe hetimet për çështjen McGonigal.

Reagimi i plotë

“Falenderoj mediat që më njoftuan dje se do të thirresha sot në SPAK, pasi ende nuk kam një dokument zyrtar njoftimi për t’u paraqitur.

Megjithatë, unë isha sot i gatshëm të shkoja në seancë, që në ora 10:00, siç u bë njoftimi vetëm nga mediat dhe vonesa ndodhi vetëm për shkak të SPAK.

U kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u dha leja që kërkova, që edhe me pranga dhe i shoqëruar, t’u përgjigjesha çdo pyetje të tyre.

Dua t’ju siguroj se kam dhënë sqarime shumë të qarta, me sjelljen time tepër transparente, për të gjitha pyetjet që m’u drejtuan, duke sqaruar edhe njëherë në respektin tim të plotë ndaj të gjitha ligjeve shqiptare dhe amerikane për çështjen e lobimit.

Por më lejoni t’ju sqaroj se ishte një seancë me pyetje reciproke, ne ju përgjigjëm të gjitha pyetjeve të tyre,  ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona.

Pyetja jonë e parë ishte se çfarë bëhet me kallëzimin tonë të dorëzuar më 6 dhjetor në SPAK lidhur me rrëmbimin kriminal dhe banditesk.

Meqënëse ata ishin të interesuar për çështjen e lobimeve, pasi ju përgjigja të gjitha pyetjeve të tyre, si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, u bëra unë dy pyetje që kanë të bëjnë me interesin e lartë publik, konkretisht me çështjen e lobimeve të paligjshme.

Së pari, çfarë bëhet me hetimin e çështjes McGonigal, kryeagjentit të FBI të dënuar me burg për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve, aktualisht Kryeministër?

Së dyti, çfarë bëhet me hetimin për fotografinë e paligjshme me Presidentin Obama të “Gruas së Bilalit” për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan ka bërë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?”, shkruan Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ilir Meta reagon pasi u mor në pyetje nga SPAK: Unë u përgjigja, ata jo appeared first on Euronews Albania.

Dosja CEZ-DIA, Meta mbërrin në SPAK, nis marrja në pyetje

By: Besnik
7 January 2025 at 11:07

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka mbërritur në ambientet e SPAK nga qelia e tij Nr.5 e burgut “313”, përmes tunelit që lidh këtë institucion me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuarme.

Meta është thirrur për të dhënë dëshminë e tij si person në hetim në lidhje me dosjen CEZ/DIA, e cila ka të bëjë me hetimet mbi dyshimet për abuzime në sektorin energjetik.

Siç parashikohet nga procedurat ligjore, Meta është shoqëruar në SPAK në prani të avokatit Genc Gjokutaj, për t’u pyetur nga prokurorët që po hetojnë rastin.

Dje, në një seancë të ngjashme, ishin thirrur edhe disa figura të tjera të afërta me ish-Presidentin. Mes të thirrurve për t’u marrë në pyetje ishin bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila është aktualisht në proces divorci, nëna e saj, Fatime Kryemadhi, dhe bashkëpunëtorja e ngushtë e çiftit, Ema Çoku.

Sipas informacioneve, as Monika, as Fatime Kryemadhi dhe as Ema Çoku nuk kanë pranuar të japin asnjë deklaratë përpara prokurorëve.

Kujtojmë që ish-Presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 në ish-sheshin “Shqiponja” dhe ndodhet në qeli në masën e sigurimit “Arrest me burg”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dosja CEZ-DIA, Meta mbërrin në SPAK, nis marrja në pyetje appeared first on Euronews Albania.

Prej 21 tetorit në burg, Meta lë sot qelinë për t’u paraqitur në SPAK

By: Besnik
7 January 2025 at 08:24

Ish-Presidenti i vendit Ilir Meta është thirrur këtë të martë për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), lidhur me dosjen “CEZ-DIA”.

Meta, i cili është arrestuar më 21 tetor 2024 dhe ndodhet në masën e sigurimit “Arrest në burg”, pritet të mbërrijë rreth orës 10:00 në ambientet e SPAK ndërsa ka reaguar në rrjetet sociale nga qelia. Sipas tij, hetuesit do të jenë ata që do të pyeten nga ai, duke e shpallur veten si të hapur për të marrë pjesë në seancë dhe për t’u përgjigjur ndaj pyetjeve të mediave të pranishme pas kësaj seance.

Në postimin e tij, Meta thekson se është thirrur nga “regjimi” dhe ka bërë akuza të forta në lidhje me arrestimin e tij duke e cilësuar si “rrëmbimin të paligjshëm dhe banditesk”.

“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.

Pa dyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, shkruhet në Facebookun e Ilir Metës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Prej 21 tetorit në burg, Meta lë sot qelinë për t’u paraqitur në SPAK appeared first on Euronews Albania.

Begaj, Rama, Berisha dhe Meta urojnë Krishtlindjet

By: Besnik
25 December 2024 at 08:44

Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët për festën e Krishtlindjeve, duke theksuar rëndësinë e reflektimit mbi vlerat më të larta të njerëzimit.

Begaj theksoi se kjo ditë e shenjtë, që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqes, është një mundësi për të reflektuar mbi vlera si dashuria, solidariteti, mirëkuptimi dhe falja.

“Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes dëshiroj të përcjell përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja.

Krishtlindja kjo festë e ndritur që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqe, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashuria, solidariteti, mirëkuptimin dhe faljen.

Për të gjitha familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendit uroj Krishtlindje të gëzuara, shëndet, paqe dhe lumturi”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e presidentit”.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka uruar festën e Krishtlindjeve në një mënyrë të veçantë, duke ndarë një postim në rrjetet sociale, ku prezanton ikonën “Krishtlindja”, punuar në shekullin XVII nga mësues Kostandini, nga Vithkuqi i Korçës, e cila është restauruar rishtazi.

Në mesazhin e tij, Rama e cilëson këtë ikonë si “dëshmi arti dhe besimi që prej shekullit XVII”.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë ikonë të saporestauruar, që na vjen si dëshmi arti dhe besimi që prej shek. XVII, ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan Rama.

Edhe kreu i PD-së Sali Berisha ka uruar besimtarët për festën e Krishtlindjes.

“Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan Berisha, duke e shoqëruar urimin me një foto të tijën së bashku me bashkëshorten, Liri Berisha.

“Bekimet e kësaj nate, për ju dhe më të dashurit tuaj miq! Gëzuar”, përmbyll mesazhin, kryedemokrati Sali Berisha.

Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili ndodhet i izoluar në burg ka uruar nga atje të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjes. Në një postim në rrjetet sociale, Meta zgjodhi të përcjellë mesazhin e tij të kësaj feste me fjalët Biblës.

“Dashuria është zemërgjerë, kërkon të mirën. Dashuria nuk ka smirë. Dashuria nuk gëzohet me padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka. Dashuria nuk shteron kurrë” – Bibël”, shkruan Meta.

“GËZUAR KRISHTLINDJEN të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar!”

“Krishtlindja është lindja e shpresës dhe e paqes, fuqia e dritës hyjnore mbi errësirën dhe konfirmim i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit. Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju, në çdo familje shqiptare dhe veçanërisht pranë të gjithë atyre që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. GËZUAR!”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Begaj, Rama, Berisha dhe Meta urojnë Krishtlindjet appeared first on Euronews Albania.

34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: 2025 ndryshim historik

By: Besnik
12 December 2024 at 11:43

Kreu i PL, Ilir Meta ka uruar nga burgu 34-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Meta shprehet se kjo ditëlindje e gjen PD-në më të fortë, të bashkuar dhe më të motivuar për mbrojtjen e lirisë, demokracisë e shtetit të së drejtës.

Përmes një postimi në Facebook, Meta thekson se viti 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik.

Meta shkruan se ka urimet më të përzemërta për Partinë Demokratike, si forca e parë që solli pluralizimin politik dhe demokracinë në vend, me rastin e 34-vjetorit të themelimit dhe shumë suksese të reja në përmbushjen e përgjegjësive tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

“Kjo ditëlindje e gjen Partinë Demokratike më të fortë, më të bashkuar dhe më të motivuar në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë, interesave kombëtare dhe shtetit të së drejtës përballë përpjekjeve kriminale të Narkoshtetit dhe MgGonigalëve për ta asgjësuar atë dhe pluralizmin politik. Një urim të ngrohtë për liderin e saj historik, Prof. Dr. Sali Berisha, për themeluesit, drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e PD. Mirënjohje edhe për të gjithë rithemeluesit e 11 Dhjetorit, të cilët me shumë dinjitet dhe vendosmëri nuk i braktisën vlerat mbi të cilat u themelua Partia Demokratike 34 vite më parë, por refuzuan me përbuzje edhe kërcënimet “për të ngrënë bar” duke dëshmuar se nuk janë bagëti, por janë shqiptarë me dinjitet në themel të të cilëve qëndron liria, sovraniteti dhe atdhedashuria. Jam i bindur se viti që po vjen do të jetë viti i një ndryshimi historik dhe i rivendosjes së plotë dhe të pakthyeshme të pluralizmit politik në vend”, shkruan Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: 2025 ndryshim historik appeared first on Euronews Albania.

Gjokutaj në protestën kundër SPAK, publikon kallëzimin e bërë për arrestimin e Metës

By: fra nc
6 December 2024 at 12:46

Genc Gjokutaj, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, mori pjesë në protestën që Partia e Lirisë zhvilloi kundër Prokurorisë së Posaçme. Në fjalën e tij, Gjokutaj bëri me dije se ai ka dorëzuar këtë të premte një kallëzim ndaj Policisë së Shtetit, Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Forcave Operacionale, lidhur me arrestimin e Ilir Metës. Sipas tij, ish-kreu i shtetit nuk duhet të arrestohej në atë mënyrë të paligjshme, të cilën e cilësoi si nnjë rrëmbim.

Ai shtoi se Partia e Lirisë është në një luftë me drejtësinë e kapur, e cila ka si synim të godasë liderët e opozitës.

“Jemi në luftë me një drejtësi të kapur, e cila nuk ka lënë dispozita të nenëve të kodeve të procedurës dhe kodit penal pa shkelur me qëllimin e vetëm izolimin e opozitës. Sot kemi depozituar në rrugë zyrtare kallëzimin ndaj Policisë së Shtetit, Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me rastin e rrëmbimit kriminal që iu bë një nga liderët e opozitës, zotit Meta. Ata kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë konsumuar të gjitha krimet e mundshme që mund të kryej një shtetar dhe një punonjës i policisë në detyrë. I kemi kërkuar edhe godinës përballë, SPAK dhe GJKKO, për ta deklaruar këtë ndalim të paligjshëm, por ata jo vetëm që nuk e kanë hyrë në këtë pikë, por as nuk e kanë trajtuar fare në vendimet e tyre. Ndaj ne jemi të detyruar të denoncojmë me forcë këtë rrëmbim,” tha Gjokutaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjokutaj në protestën kundër SPAK, publikon kallëzimin e bërë për arrestimin e Metës appeared first on Euronews Albania.

Vrasja në Ndroq, gazetari Igli Çelmeta: Alfred Dedja e rriti vrasësin e tij

2 December 2024 at 21:32

Gazetari Igli Çelmeta ishte i ftuar në NOW me Erla Mëhillin në Euronews Albania. Ai foli mbi vrasjen e së dielës te një lokal në Ndroq ku 50-vjeçari Alfred Dedja dyshohet se u vra nga 27-vjeçari Julian Gjoshi, kunati i Altin Hajrit (vëllai i gruas së Hajrit).

Gazetari Çelmeta solli një detaj të ri dhe të trishtë ku tregoi se viktima e njihte Julian Gjoshin që kur ky i fundit kishte qenë fëmijë dhe pothuajse e kishte rritur pasi Alfred Dedja kishte punuar në biznesin e familjes Hajri. Çelmeta tha se nuk duket si një atentat, por më shumë ka tiparet e një sherri banal por që nuk kuptohet pse ka ardhur.

Ai tregoi si viktima dhe autori i dyshuar njiheshin prej shumë vitesh dhe tha se pas dorëzimit në polici Gjoshi ka shfaqur shenja të çregullimit mendor dhe nuk kuptohet nëse janë vërtetë të tilla apo po përdoren për tu kamufluar që ti shpëtojë drejtësisë.

“Nuk kemi të bëjmë me një atentat të organizuar ose mirë menduar, por kemi të bëjmë një ngjarje për motive banale. Si autori dhe viktima njiheshin prej vitesh me njëri-tjetrin. Viktima 50-vjeçari Alfred Dedja i cili është banor i zonës së Ndroqit kishte precedent penal për çështje drogë në Itali ndërsa 10 vite më parë ka punuar të kompleksi Golden i fisit Hajit por jo i regjistruar në tatime si punëtor. Aty ai punonte te aktiviteti i lojrave të fatit të cilat atëherë kanë qenë të ligjshme dhe personi në fjalë e ka njohur autorin që kur ka qenë i vogël dhe e ka rritur”.

“Kanë qenë shumë të njohur pasi Julian Gjoshi është vëllai i gruas së Altin Hajrit. Autori dhe viktima takoheshin shpesh edhe kohë më parë në këtë lokal ku ndodhi vrasja. Ditën e ngjarjes autori është futur në lokal dhe është ulur në një tavolinë tjetër dhe me pas ka shkëmbyer një debat me Alfred Dedjan dhe kur Dedja i është afruar Gjoshi e ka qëlluar me 5 plumba 3 prej të cilëve e kanë kapur të ndjerin ndërsa në lokal ka shpërthyer paniku te klientët”.

“Kur është vetëdorëzuar këtë të hënë ka shfaqur çrregullime, ka qenë i paqartë, nuk ka dashur te flasë për rrethanat dhe motivet e ngjarjes por kanë qenë familjarët e autorit të dyshuar të cilët kanë thënë që djali pasi ishte rikthyer kohët e fundit nga Spanja ka shfaqur çrregullime të shëndetit mendor dhe pritet që prokuroria të kërkojë ekspertim mjeko-ligjor për të kuptuar nësë vërtetë i ka këto probleme apo kjo po tentohet të përdoret si kamuflin për ti shpëtuar drejtësisë”.

Ndërsa gazetari Eni Ferhati ka thënë se autori i dyshuar mund ti ketë shfaqur këto çrregullime dhe në momentin e vrasjes mbase dhe për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike por gjithsesi hetimet e mëtëjshme dhe dëshmitë do ta zbulojnë dhe tregojnë realisht se çfarë ka ndodhur dhe nëse Gjoshi do të pranojë ose jo autorsinë dhe që të tregojë arsyet që e kanë shtyrë për të vrarë 50 vjeçarin Alfred Dedja.

LEXONI GJITHASHTU:

SPAK: Viktima e vrasjes në Ndroq nuk ka lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës

Vrasja në Ndroq, dorëzohet autori i dyshuar, Julian Gjoshi

The post Vrasja në Ndroq, gazetari Igli Çelmeta: Alfred Dedja e rriti vrasësin e tij appeared first on Euronews Albania.

Meta reagon për shpërthimin në Zubin-Potok: Akt kriminal i orkestruar nga Serbia!

30 November 2024 at 15:40

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga burgu lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kosovë mbrëmjen e së premtes ku pati një shpërthim në Zubin-Potok, e cila synoi dëmtimin e infrastrukturës kritike për Kosovën.

Meta e quan një sulmin si kriminal dhe të orkestruar nga Serbia ndërsa solli në vëmendje  dhe sulmin e një viti më parë në Banjskë të drejtuar nga Radojiçiç.

Reagimi i plotë

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmet e fundit terroriste në stacionin policor në Zveçan, në Komunën e Zveçanit dhe shpërthimin e detonuar ndaj kanalit kryesor të Ibër Lepencit, prej nga furnizohen me ujë disa qytete në Kosovë, si dhe Korporata Energjitike e Kosovës.

Ky sulm kriminal dhe terrorist, që ka synuar të dëmtojë infrastrukturën kritike dhe ndër më të rëndësishmet të Kosovës, vjen nga bandat e dirigjuara dhe të orkestruara nga Serbia, që ende nuk i ka dënuar këto akte kriminale.

Fajin dhe përgjegjësinë për këto sulme terroriste nuk e ka formati ekzistues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por mungesa e plotë e vullnetit të Beogradit zyrtar për respektimin e marrëveshjeve me Prishtinën zyrtare, si edhe marrja zyrtarisht në mbrojtje nga Serbia të strukturave kriminale, me në krye Millan Radojçiçin, që mbështeten nga institucionet serbe, që kanë glorifikuar edhe sulmin terrorist në Banjskë, si edhe nga ata shqipfolës, që i mbajnë ison Serbisë, që mbështesin dhe implementojnë nisma proserbe si “Ballkani i Hapur” apo që fajësojnë dhe penalizojnë qëndrimet parimore dhe patriotike të Qeverisë së Kosovës, siç ka vepruar dhe vepron çdo ditë Edi Rama.

Partia e Lirisë, në mbështetje të palëkundur të popullit dhe institucioneve, të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës u bën thirrje të gjithë vende partnere ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, të dënojnë me forcën më të madhe këto sulme terroriste, si dhe t’i ushtrojnë presionin e duhur Beogradit zyrtar për të hequr dorë nga këto akte kriminale që rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë”, shkruan Meta.

The post Meta reagon për shpërthimin në Zubin-Potok: Akt kriminal i orkestruar nga Serbia! appeared first on Euronews Albania.

“Shkolla ishte në dijeni të konfliktit”, gazetari: Askush nuk i njoftoi prindërit

22 November 2024 at 20:27

Gazetari Igli Çelmeta ishte i ftuar në “People” me Flori Gjini, në Euronews Albania, ku tregoi mbi rrethanat e rastit tragjik të humbjes së jetës të 14-vjeçarit Martin.C i cili u godit me thikë jashtë ambienteve të shkollës nga një bashkëmoshatar i tij.

Ai tregoi se në dijeni të konfliktit ishin oficerja e sigurisë, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës “Fan Noli” dhe nëse ato do të kishin vënë në dijeni prindërit e të miturëve dhe strukturat policore mund të egzistonte mundësia e parandalimit të këtij krimi.

“Një konflikt për të cilin ishin në dijeni të gjithë personat përgjegjës që mund të lajmëronin insitucionet përkatëse për ta parandaluar këtë ngjarje, duke filluar që nga oficerja e sigurisë, drejtoresha e shkollës dhe mësuesja kujdestare të cilët ishin në dijeni prej disa ditësh lidhur me konfliktin dhe nuk kishin lajmëruar as prindërit e viktimës dhe as prindërit e autorit”.

“Zyrtarisht ështe e konfirmuar që drejtuesit e shkollës “Fan Noli” nuk kanë lajmëruar prindërit e autorit dhe të viktimës pasi që të premten, 4 ditë para ngjarjes kanë pasur dijeni për sherrin dhe nuk kanë lajmëruar as prindërit as inspektorin e policisë së zonës. Kjo tregon që kjo ngjarje mund të parandalohej nëse aktorët kryesorë të parandalimit të saj do të lajmëroheshin për këtë problematikë”, tha Çelmeta.

Gazetari Çelmeta shpjegoi se mungesën e njoftimit ata e kanë justifikuar me faktin se nxënësit kishin premtuar se ata ishin pajtuar me njëri–tjetrin.

The post “Shkolla ishte në dijeni të konfliktit”, gazetari: Askush nuk i njoftoi prindërit appeared first on Euronews Albania.

❌