Normal view

Zjarr masiv në Porto Palermo

7 July 2026 at 23:15

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre në zonën përreth.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka informacion për persona të lënduar. Situata po monitorohet nga autoritetet dhe priten të tjera detaje në vijim.

The post Zjarr masiv në Porto Palermo appeared first on Euronews Albania.

Rama kërkoi shkarkimin e nënkryebashkiakëve,demokratët: Nuk ndjekim urdhëra politikë

11 July 2025 at 17:45

Kryeministri Edi Rama mblodhi në Durrës kryetarët e bashkive të vendit, të cilëve iu vendosi ultimatum që deri ditën e hënë të kenë shkarkuar të gjithë kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarët e bashkive.

Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, dhe ai i Himarës, Vangjel Tavo, paralajmërojnë se nuk do të zbatojnë urdhrin e Ramës. I pyetur nëse do të zbatojë kërkesën e kryeministrit Rama për të shkarkuar kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarëve të bashkive.

Qosja thekson se nuk do të shkarkojë nënkryetarët se këtë e kërkon kryeministri.

“Nuk i bindem urdhrave politik të kryeministrit, isha këtu si kryetar i bashkisë, kryetarët e njësive administrative do i shkarkoj në varësi te performancës”, tha ai.

Kryebashkiaku Tavo në kundërshtimin e tij, tha se: Nënkryetarët e mi janë të rinj”, duke nënkuptuar se do t’i testojë nëse duhet të qëndrojnë në detyrë apo jo.

I kontaktuar nga Euronews Albania, kryetari i djathtë i bashkisë se Fushë-Arrëzit, Hilë Curri deklaroi se nuk do i shkarkojë nënkryetarët e bashkisë. Sipas tij nënkryetaret e bashkisë që ai drejton punojnë mirë.

Edhe për kryetarët e njësive administrative deklaroi se nuk do i shkarkojë duke thënë “Kjo ishte vetëm për bashkitë e PS, ne koservatorëve nuk na kapi reforma”.

Gjithashtu kryetari i bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi, i kontaktuar nga Euronews Albania për të njëjtat çështje deklaroi se: “Pushteti vendor është i pavarur. Bashkia Mirditë bazohet në bazë të performancës së punës së administratorit jo në urdhëra politik.”

I pyetur nëse do i shkarkojë në bazë të performancës së tyre, Mëlyshi deklaroi se “Është mënyra si e vlerësoj unë punën e tyre, çdo 3 muaj analizë të punës. Jo me urdhëra.”

The post Rama kërkoi shkarkimin e nënkryebashkiakëve,demokratët: Nuk ndjekim urdhëra politikë appeared first on Euronews Albania.

Zyrtari i IKMT përplaset me banorët në Theth:S’ka Zot të godasë punonjësit e Shtetit

11 July 2025 at 17:29

Një incident i tensionuar ka ndodhur në Theth, ku një fadromë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ishte angazhuar në prishjen e objekteve pa leje në këtë zonë. Pas sulmit me molotov ndaj fadromës, ka shpërthyer një përplasje e ashpër mes banorëve të Thethit dhe zyrtarëve të IKMT-së.

Mësohet se policia ka ndërhyrë menjëherë për të mbajtur rendin, ndërsa operacioni për shembjen e ndërtesave pa leje ka vijuar. Po ashtu, autoritetet kanë nisur kërkimet për identifikimin e personave që hodhën shishe benzine në drejtim të fadromës. Sipas njoftimit të policisë, hedhja e shishes me benzinë nuk ka shkaktuar dëme në mjetin fadromë, por vetëm ka dëmtuar urën.

Në një debat të ashpër mes shefit të IKMT-së, Fatmir Metaj, dhe një banori të Thethit, ai u shpreh:

“Nuk mund të hedhësh molotov dhe të vrasësh punonjësit e shtetit. Nuk është normale. Ke ndërtuar pa leje, je i paligjshëm. Nuk është e pranueshme të vrasësh njerëzit. Po të ishe ti atje, do të kishte pasur pasoja.”

Banori i Thethit, në reagim, i tha shefit të IKMT-së: “Me shpinë time çfarë ke?” ndërsa Metaj iu përgjigj: “Jo me molotov, nuk mund ta kthehesh shtetin mbrapa as me armë, as me kallash. Të jesh i bindur ti dhe një mijë si ty.”

Një tjetër banori i Thethit shprehet i revoltuar duke iu drejtuar shefit të IKMT-së: “Molotovin e ke ti për popullin,” duke theksuar  dhe pakënaqësinë e banorëve ndaj ndërhyrjes së autoriteteve.

Incidenti solli shqetësime mes shtetit dhe banorëve duke e bërë të nevojshme ndërhyrjen nga forcat e policisë.

The post Zyrtari i IKMT përplaset me banorët në Theth:S’ka Zot të godasë punonjësit e Shtetit appeared first on Euronews Albania.

Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive: Janë të lodhur dhe të konsumuar

By: fra nc
11 July 2025 at 16:30

Pas drejtorëve të bashkive dhe kryetarëve të njësive administrative, kryeministri Edi Rama ka kërkuar edhe shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive në të gjithë vendin.

Gjatë një takimi me kryebashkiakët në Durrës, kreu i qeverisë deklaroi se nënkryetarët janë të konsumuar dhe duhet një rifreskim i tyre, duke theksuar se ata nuk po performojnë siç duhet.

“Nënkryetarët i shoh të rraskapitur. Ju qeshni, por edhe dy vjet keni (i drejtohet kryetarëve). I shoh shumë të lodhur, Pjerin, nënkryetarët. Bëni mirë t’i shkarkoni të gjithë dhe të bëni një rifreskim të madh. Nënkryetarët që merren me çështjet urbane dhe rurale duhet të jenë më energjikë. Departamentet e bujqësisë duhet të jenë shumë më të artikuluara,” u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi më tej se është e rëndësishme që bashkitë të kenë struktura drejtuese më dinamike dhe të përkushtuara për të realizuar projektet e qeverisë.

“Kush e di se në çfarë ore gjumi janë nënkryetarët tuaj teksa ju jeni këtu. Në nderin tënd, Pjerin, është që t’i shkarkosh dhe t’i rifreskoni të gjithë,” tha Rama.

Deklaratat e Ramës vjen pak orë pasi ai vendosi ultimatum deri ditën e hënë që të shkarkohen drejtuesit e të gjithë Njësive Administrative në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive: Janë të lodhur dhe të konsumuar appeared first on Euronews Albania.

Sulmohet me molotov fadroma e IKMT dhe ura në zonën e Thethit

By: fra nc
11 July 2025 at 16:04

Një fadromë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, e angazhuar në prishjet në zonën e Thethit, është sulmuar me lëndë djegëse të tipit Molotov.

Sipas pamjeve të siguruara nga Euronews Albania, shihet një pjesë e nxirë mbi fadromë, ndërkohë që është tentuar të digjet dhe ura me dru që të çon drejt një pjese tjetër të fshatit.

Mbi urë shihen qartë gjurmët e zjarrit dhe shenjat e djegies, ndërsa flakët kanë rrezikuar edhe mjetin e IKMT.

Aktualisht, forca të shumta të policisë të armatosura shoqërojnë mjetet e rënda të Inspektoratit për të siguruar vijimin e punimeve.

“Rreth orës 15:35, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e saj. Nga zjarri, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme.

Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër, për zbatimin e planit për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth.

Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse”, thueht në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmohet me molotov fadroma e IKMT dhe ura në zonën e Thethit appeared first on Euronews Albania.

U mbyt me litar dhe u hodh në Shkopet, pista e hetimit për vrasjen e 23-vjeçarit

By: fra nc
11 July 2025 at 15:30

Disa ditë pas gjetjes së trupit të 23-vjeçarit Renis Dobra në liqenin e Shkopetit, dyshimet se i riu është vrarë nga persona të tjerë janë rritur. Grupi hetimor ka zbuluar se 23-vjeçari nga fshati Zenisht i Matit ka shenja dhune në pjesën e qafës, që tregon se ai është mbytur dhe më pas është hedhur në humnerë, ndërsa automjeti me të cilin udhëtonte është nxjerrë ditën e enjte nga ujërat e liqenit të Shkopetit. Hetimet janë fokusuar në dy pista kryesore që lidhen me të kaluarën e të riut gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Të dhënat e para tregojnë se Dobra kishte pasur probleme me ligjin në shtetin gjerman dhe kishte qëndruar për një periudhë kohe në burg. Kjo e kaluar penale po konsiderohet një element kyç në përcaktimin e motivit të krimit.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e përfshirjes së mundshme të viktimës në veprimtari kriminale, konkretisht në trafikun e lëndëve narkotike. Grupi hetimor po punon për të zbuluar nëse Dobra kishte pasur konflikte me persona të përfshirë në këtë aktivitet, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.

Ndërkohë, autoritetet janë duke mbledhur prova dhe analizuar të dhënat e komunikimeve të fundit të viktimës, si dhe lëvizjet e tij, për të identifikuar autorët e ngjarjes dhe motivin e saktë të vrasjes. Po ashtu, grupi hetimor ka ngritur dyshime pas verifikimit të kamerave të sigurisë, se i riu është ndjekur nga dy automjete, për të cilat po punohet për gjetjen e tyre dhe personave të përfshirë në këtë krim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U mbyt me litar dhe u hodh në Shkopet, pista e hetimit për vrasjen e 23-vjeçarit appeared first on Euronews Albania.

Mbytja e turistes në Vlorë, flet mjeku: Nëna s’mbijetoi, vajza erdhi në gjendje kome

By: fra nc
11 July 2025 at 15:11

Një grua ukrainase ka humbur jetën këtë të premte në Vlorë pas një incidenti të rrezikshëm në det, ku rrezikoi të mbytej dhe vajza e saj 18-vjeçare. Gruaja ndërroi jetë në spital, ndërsa vajza ndodhet në gjendje të rëndë dhe është intubuar.

Mjeku Edmond Breshani, i cili ka asistuar rastin, shpjegoi se vajza dhe nëna u paraqitën në spital në gjendje kome. Nëna, 44 vjeçe, ishte pa shenja jete dhe nuk u arrit të rikthehej në jetë për shkak të dëmtimit të thellë nga mbytja.

Vajza 18-vjeçare u paraqit në gjendje kome, me frymarrje të ngadalësuar, puls të dobët dhe tension të ulët, sipas mjekut. Ajo u intubua dhe dhe gradualisht, filloi të merrte frymë dhe të reagonte, ndërsa tensioni i është stabilizuar dhe ajo ndodhet në reanimacion.

“Vajza 18 vjeçe dhe nëna 44 vjeçe kanë ardhur në spital rreth orës 12:00 në gjendje shumë të rëndë, në koma. Pacientja mbi 40 vjeçe ishte pa shenja jete, pa puls dhe pa ton zemre.

Ekipi i urgjencës që e asistoi që në plazh zbatoi protokollin për pacientët e mbytur. Pacientja mbi 40 vjeçe ishte pa shenja jete kur erdhi në spital. Komunikuam më parë me ekipin e urgjencës që po vinte dhe zbatuam të gjitha protokollet, por ajo nuk arriti të kthehej në jetë, pasi zemra kishte dalë jashtë funksionit për shkak të uljes së oksigjenimit nga uji i madh dhe rëra që kishte marrë.

Vajza 18 vjeçe ishte në gjendje kome, me frymarrje të ngadalta, puls të dobët dhe tension 5. Ajo u fut në intubim dhe u bë ringjallja me oksigjenim sipas protokollit. Gradualisht filloi të merrte frymë vetë dhe të reagonte e të zgjohej.

Tensioni i është stabilizuar në 11 dhe ndodhet në reanimacion me frymarrje të drejtuar dhe i janë bërë të gjitha mjekimet e nevojshme, po ashtu po i bëhet aspirimi.

Për momentin vajza 18 vjeçare është në gjendje më të qëndrueshme dhe ka shanse për mbijetesë. Ambulancat dhe mjekët ishin në dispozicion dhe asistuan që në momentet e para të ngjarjes”, tha mjeku.

The post Mbytja e turistes në Vlorë, flet mjeku: Nëna s’mbijetoi, vajza erdhi në gjendje kome appeared first on Euronews Albania.

Drama në plazhin e Vlorës: Ndërron jetë turistja ukrainase, vajza e saj në intubim

By: Besnik
11 July 2025 at 14:33

Një grua nga Ukraina ka humbur jetën këtë të premte në Vlorë, pas një incidenti të rrezikshëm në det, ku ajo rrezikoi të mbytej së bashku me vajzën e saj.

Gruaja nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital ndërsa vajza e saj ndodhet në gjendje të rëndë, e intubuar.

Sipas informacioneve, një qytetar nga Vlora u erdhi në ndihmë nënës dhe vajzës në momentet kur ato po rrezikonin të mbyteshin në det duke arritur ti nxjerrë në breg në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për shkak të faktit se viktima është shtetase e huaj, trupi i saj do të dërgohet drejt morgut të Tiranës për procedurat përkatëse.

Ngjarja ndodhi mesditën e së premtes, kur nëna dhe vajza ishin futur në det për t’u larë, por rrymat dhe dallgët i rrezikuan seriozisht.

Sipas rrëfimeve të qytetarëve të pranishëm, ambulanca mbërriti me rreth 30 minuta vonesë.

Çfarë thotë mjeku

Në një deklaratë për mediat, mjeku Edmond Breshani ka dhënë detaje se si 44-vjeçarja ukrainase humbi jetën dhe për gjendjen e vajzës së saj 18-vjeçe, duke thënë se për momentin e reja duket në gjendje më të qëndrueshme dhe ka shpresa që të dalë nga kjo situatë.

“Vajza 18-vjeçe dhe nëna 44-vjeçe kanë ardhur në spital rreth orës 12:00 në gjendje shumë të rëndë, në koma. Pacientja mbi 40 vjeçe ishte pa shenja jete, pa puls dhe pa ton zemre.

Ekipi i urgjencës, i cili e asistoi që në plazh, zbatoi protokollin për pacientët e mbytur. Pacientja mbi 40 vjeçe ishte pa shenja jete kur mbërriti në spital. Komunikuam më parë me ekipin e urgjencës që po vinte dhe zbatuam të gjitha protokollet, por ajo nuk arriti të kthehej në jetë, pasi zemra i kishte dalë jashtë funksionit për shkak të uljes së oksigjenimit nga uji i madh dhe rëra që kishte marrë.

Nuk arritëm dot ta rikthenim në jetë dhe njoftuam policinë.

Vajza 18-vjeçe ishte në gjendje kome, me frymarrje të ngadalta, puls të dobët dhe tension 5. Ajo u fut në intubim dhe iu bë ringjallja me oksigjenim sipas protokollit. Gradualisht filloi të merrte frymë vetë dhe të reagonte, duke u zgjuar.

Tensioni i saj është stabilizuar në 11 dhe ndodhet në reanimacion me frymarrje të drejtuar dhe i janë bërë të gjitha mjekimet e nevojshme, po ashtu po i bëhet aspirimi.

Për momentin, vajza 18-vjeçe është në gjendje më të qëndrueshme dhe ka shanse për mbijetesë. Ambulancat dhe mjekët ishin në dispozicion dhe asistuan që në momentet e para të ngjarjes”, tha mjeku.

Rreth orës 12:00, në plazhin “Uji i Ftohtë”, kanë rrezikuar të mbyten në det, 2 shtetase të huaja ukrainase (nënë e bijë). Ato janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. pic.twitter.com/hoGw40IjNs

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 11, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post Drama në plazhin e Vlorës: Ndërron jetë turistja ukrainase, vajza e saj në intubim appeared first on Euronews Albania.

Politico ironizon Nigel Farage: 9 gjërat që do të bëjë sapo të mbërrijë në Shqipëri

By: fra nc
11 July 2025 at 14:13

Politikani britanik Nigel Farage, një nga figurat më të njohura të fushatës për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian (Brexit), është përfolur së fundmi për një vizitë të mundshme në Shqipëri. Ftesa i është bërë publikisht nga Kryeministri Edi Rama, pas një debati të ashpër mes tyre për çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britani.

Gjithçka nisi me kritika të Ramës ndaj politikave të pas-Brexit-it dhe qasjes së Londrës ndaj emigracionit, të cilat ai i cilësoi si të errëta dhe të padrejta. Farage reagoi duke pretenduar se një në çdo 50 shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ndodhet në burg, një deklaratë që u hodh poshtë si e pasaktë nga pala shqiptare.

Në vend të përshkallëzimit të debatit, Rama e ftoi Farage në Shqipëri për të parë nga afër realitetin, mikpritjen dhe historinë e vendit. Farage e pranoi ftesën, duke kërkuar që vizita të shërbejë edhe për të diskutuar çështjen e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë të dënuar në Britani.

Në pritje të konfirmimit të vizitës, POLITICO ka sugjeruar një axhendë të mundshme për politikanin britanik në Shqipëri:

  1. Vizitë në bunkerët e regjimit komunist

Shqipëria është e njohur për rreth 700,000 bunkerë të ndërtuar gjatë diktaturës së Enver Hoxhës. Këto struktura mund të ngjallin interes për Farage, i cili shpesh përdor retorikë për “mbrojtjen e kufijve” dhe ndalimin e emigracionit të pakontrolluar.

  1. Takim me burrneshat

Një fenomen kulturor i rrallë, burrneshat janë gra që marrin role tradicionale mashkullore në shoqëri dhe betohen për celibat. Edhe pse nuk kanë lidhje me çështje të identitetit gjinor modern, mund të ofrojnë një perspektivë të pazakontë për Farage, i cili është kritik i lëvizjeve “woke” dhe të drejtave të personave transgjinorë.

  1. Shijimi i rakisë tradicionale

Në vitin 2013, Farage udhëtoi në Bullgari pas komenteve të debatueshme për emigrantët, ku u pa duke shijuar verë dhe muzikë tradicionale. Në Shqipëri, ai mund të provojë rakinë, një pije tradicionale e fortë që konsumohet gjerësisht në vend.

  1. Vizitë në selinë botërore të Bektashinjve

Bektashinjtë përfaqësojnë një sekt liberal të Islamit Sufi, me qendër botërore në Tiranë. Hapësira përfshin një filozofi të hapur ndaj grave dhe përdorimit të alkoolit në rituale. Vizita mund të shërbejë për të kuptuar më mirë larminë fetare në Shqipëri.

  1. Homazh në Varrezat Gjermane dhe Murin e Berlinit

Duke qenë stërnip i një emigranti gjerman dhe bashkëshort i një qytetareje gjermane, Farage mund të vizitojë Varrezat Gjermane në Tiranë dhe një fragment të Murit të Berlinit, të vendosur pranë zyrës së Kryeministrit Rama, si një reflektim për historinë dhe migrimin.

  1. Vizitë në Teatrin e Kukullave

Farage është shprehur se pas politikës do të donte të kalonte më shumë kohë në teatër. Teatri i Kukullave në Tiranë, i rikonstruktuar pas tërmetit të vitit 2019 me mbështetje të BE-së, mund të jetë një ndalesë simbolike, sidomos duke pasur parasysh kritikat që ai ka drejtuar më parë ndaj liderëve evropianë.

  1. Vizitë në Has dhe Kukës

Në qytetin verior Has, ku shumica e banorëve kanë të afërm në Britani, ndodhet një statujë e Mbretëreshës Elizabeth II. Në Kukës, një qytet me lidhje të forta me diasporën në Britani, Farage mund të njihet nga afër me ndikimin e komunitetit shqiptar atje, si dhe me historinë e mikpritjes ndaj refugjatëve kosovarë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

  1. Një kafe tradicionale shqiptare

Pas incidentit në fushatën zgjedhore të 2024-ës, ku iu hodh një filxhan kafeje, Farage mund të përjetojë një pritje më të ngrohtë në Shqipëri. Tirana ka një numër të madh kafeneje për frymë në Evropë, dhe kodi tradicional i mikpritjes shqiptare “besa” garanton respekt maksimal për mysafirët.

  1. Pushime në bregdetin shqiptar

Me një vijë bregdetare prej rreth 276 kilometrash që shtrihet nga Adriatiku në Jon, Shqipëria ofron plazhe të bukura për çdo shije. Kjo mund të jetë edhe pjesa më relaksuese e udhëtimit për politikanin britanik.

Çështja e emigracionit: Kush ka të drejtë?

Në tetor 2024, gazeta The Telegraph raportoi se në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë rreth 52,000 shqiptarë, prej të cilëve 1,227 ndodhen në burg. Këto janë shifrat që përdor Farage.

Megjithatë, Ambasadori i Shqipërisë në Londër, Uran Ferizi, i tha POLITICO-s se komuniteti shqiptar është shumë më i madh  mbi 300,000 vetë. Ai sqaroi se shifrat e Telegraph nuk përfshijnë shqiptarët e natyralizuar, fëmijët e lindur në MB me prejardhje shqiptare dhe ata që kanë pasaporta italiane apo greke.

Për sa i përket të dënuarve, ambasada thekson se të dhënat nuk marrin parasysh moshën, gjininë apo përkatësinë sociale, dhe se kur llogariten në raport me popullsinë reale shqiptare në MB, rezulton se rreth 1 në 500 shqiptarë janë të burgosur  jo 1 në 50, siç pretendon Farage.

Kryeministri Rama ka theksuar se nëse Farage pranon se është gabuar, ai duhet të jetë i pari që t’i kërkojë publikut të mos flasë më padrejtësisht për shqiptarët.

Nëse vizita e Farage në Shqipëri ndodh vërtet, ajo pritet të zgjojë vëmendje mediatike dhe politike jo vetëm për simbolikën, por edhe për mundësinë e një dialogu më të thelluar mbi emigracionin, perceptimet dhe faktet.

The post Politico ironizon Nigel Farage: 9 gjërat që do të bëjë sapo të mbërrijë në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

SPAK operacion në Shkodër, lëshohen 13 masa sigurie

By: fra nc
11 July 2025 at 13:11

SPAK ka zhvilluar këtë të premte një operacion të gjerë në Shkodër, në kuadër të një hetimi për trafik ndërkombëtar droge.

Burime për Euronews Albania bëjën me dije se, janë lëshuar 13 masa sigurie, nga të cilat deri tani janë ekzekutuar 8, ndërsa 5 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes të shpallurve në kërkim janë edhe punonjës policie, të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Burime bëjnë me dije se një ndër efektivët e përfshirë është Erjon Dani, më herët ish-drejtues i sektorit të krimeve në komisariatin nr. 3 në Tiranë.

Operacioni është zhvilluar mbi bazën e transkripteve të siguruara nga aplikacioni i koduar Sky ECC, ndërsa hetimi është drejtuar nga prokurori Adnan Xholi.

Lajm në përditësim…

The post SPAK operacion në Shkodër, lëshohen 13 masa sigurie appeared first on Euronews Albania.

Nxori nga deti nënën e vajzën që po mbyteshin, flet heroi i Vlorës: U hodha i vetëm

By: Besnik
11 July 2025 at 13:08

Fitim Bozhegu është personi që nxori nga deti një grua dhe një vajzë që po mbyteshin në Vlorë.

Ai tregon për Euronews Albania se një grua thërriti për ndihmë dhe ai menjëherë u fut në det për t’i shpëtuar këto persona, për të cilët kjo grua kërkoi ndihmë.

“Erdhi një grua dhe më tha: Ndihmë se po mbyten dy fëmijë.’ Unë u futa në det dhe i nxorra deri në breg sa mundesha. Njëra ishte në moshë të madhe, tjetra fëmijë. Ambulanca mbërriti pas 30 minutash, ne u dhamë ndihmë me frymëmarrje dhe goditje në gjoks. Ishin thellë në det dhe mezi i kapa. Kur i nxorrëm ishin në gjendje të rëndë. Unë isha vetëm, me vështirësi i nxorra dhe i ndihmuam,” tha Bozhegu.

“Sapo mbërrita aty, konstatoj një grua të madhe në moshë dhe një vajzë, dhe me shumë vështirësi arrita t’i nxirrja në gjendje të rëndë në breg të detit. Njëra ishte rreth 50 vjeçe, tjetra rreth 19 vjeçe. Pritëm për 30 minuta ambulancën dhe u munduan t’u bënin frymëmarrje dhe ndihmë të çastit. Në bregdet, pasi i nxora gjendja e tyre ishte shumë e rëndë. Ishin të huaja dhe një burrë erdhi për të më ndihmuar, sepse ishte e vështirë t’i nxirrja vetëm”. Njëra ishte me shenja jete, tjetra jo shumë. Kam katër herë që shpëtoj njerëz, kam shpëtuar një grua greke dhe një fëmijë. Jam 49 vjeç,” përfundoi ai.

Nga informacionet e fundit dhe paraprake që vijnë nga Spitali i Vlorës, nënë e bijë janë të intubuara. Vajzës i është rikthyer pulsi, ndërsa gjendja e nënës paraqitet më e rëndë. Nga burime të pakonfirmuara thuhet se ato janë shtetase nga Ukraina.

Nxori nga deti nënën e vajzën që po mbyteshin, flet “heroi” i Vlorës: U hodha i vetëm pic.twitter.com/ALzxqDPx5G

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 11, 2025

Një grua tjetër dëshmitare tha se ishin tre vajza që ikën shumë larg dhe dukeshin si të huaja.

“Policia erdhi shpejt, por ambulanca u vonua pak. Pas rreth 10 minutash, i nxorën. Kishte edhe një vajzë të vogël që kërkoi ndihmë dhe iu dha ndihmë shumë shpejt me frymëmarrje. “Unë vetëm lutesha,” përfundoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nxori nga deti nënën e vajzën që po mbyteshin, flet heroi i Vlorës: U hodha i vetëm appeared first on Euronews Albania.

Shtesat pa leje, Rama paralajmëron ndërtuesit: Do përfundoni në burg

By: Besnik
11 July 2025 at 12:49

Kryeministri Edi Rama ka bërë këtë të premte një paralajmërim të fortë ndaj ndërtuesve që shkelin lejet e ndërtimit, duke realizuar ndërtime pa leje brenda objekteve për të cilat kanë marrë leje.

Rama theksoi se të gjithë ndërtuesit që kryejnë këto shkelje do të paguajnë shumë shtrenjtë dhe do të përfundojnë në burg ndërsa u bëri thirrje që të mos përpiqen të marrin në qafë administratorët e kantierëve.

“Nuk mund të ndodhë që ti ke një ndërtim dhe bën një shtesë pa leje, dhe po të kapin nuk ndodh asgjë – e pastaj prishjen dhe pastrimin ta bëjë shteti. Kjo nuk mundet, kjo është e padrejtë.Kush bën shtesë pa leje mbi leje, duhet të paguajë shumë shtrenjtë, shumë, shumë shtrenjtë!Dhe atyre që merren me ndërtime, ju them: Mos merrni në qafë administratorët e kantierëve! Do të shkojnë në burg, ashtu siç kanë filluar të shkojnë të gjithë – për moszbatim të lejeve dhe për ndërtime pa leje brenda lejes”, tha Rama.

Në lidhje me veprimet e institucioneve, Rama përmendi se “lojërat fillojnë nga IMT-ja, ndonjëherë nga IKMT-ja dhe policia bashkiake”, të cilat shpesh thonë se “ky ka një shtesë pa leje, por është vetë me leje”.

“Lojërat fillojnë që nga IMT-ja ndonjëherë, dhe IKMT-ja e policia bashkiake thonë që “ky e ka këtë shtesë pa leje, por është vetë me leje”. Nuk ka “vetë me leje” e “shtesë pa leje”. Nuk mund të shkojnë taksat e shqiptarëve për pastrimin e llomotive dhe mijëra e mijëra metrave kub beton nga prishjet”. tha Rama.

The post Shtesat pa leje, Rama paralajmëron ndërtuesit: Do përfundoni në burg appeared first on Euronews Albania.

Performaca e bashkive: Qeveria ultimatum atyre me probleme ekonomike, plani

By: fra nc
11 July 2025 at 12:32

Gjatë takimit që kryeministri Edi Rama mbajti me kryebashkiakët e vendit këtë të premte, u prezantua një plan i hartuar nga Ministria e Financave mbi performancën ekonomike të bashkive. Plani evidentoi bashkitë që përballen me vështirësi financiare dhe vendosi afate konkrete për rikuperimin e situatës.

Sipas të dhënave të bëra publike, bashkitë që rezultojnë me probleme më të theksuara financiare janë: Vora, Pogradeci, Peqini, Konispoli dhe Cërriku. Ndërkohë, bashkitë që ndodhen në vështirësi financiare janë: Dimali, Rrogozhina dhe Kavaja.

Për këto dy kategori bashkish është vendosur si afat 20 korriku për hartimin e planit të shlyerjes së detyrimeve. Planet duhet të miratohen nga Këshillat Bashkiakë dhe të dërgohen në Ministrinë e Financave brenda datës 25 korrik, ndërsa realizimi i tyre duhet të përfundojë brenda 12 muajve.

Detajet e planit për bashkitë me probleme financiare

Bashkitë: Vorë, Pogradec, Peqin, Konispol, Cërrik

Hartimi i planit të shlyerjes së detyrimeve deri më 20 korrik.

Miratimi i planit nga Këshilli Bashkiak dhe dërgimi i tij në Ministrinë e Financave brenda 25 korrikut.

Zbatimi i planit për shlyerjen e detyrimeve brenda 12 muajve.

Bashkitë: Dimal, Rrogozhinë, Kavajë

Kryetari i NJVQV-së përgatit planin e rehabilitimit financiar deri më 20 korrik.

Plani dërgohet në Ministrinë e Financave për komente dhe rekomandime deri më 25 korrik.

Plani i miratuar zbatohet përmes degëve të Thesarit deri më 30 korrik.

Bashkitë me performancë më të mirë

Ndërkohë, janë evidentuar edhe bashkitë që kanë performuar më mirë:

Realizimi i të ardhurave vendore (mbi 70% fakt/plan):

  • Tiranë
  • Kamëz
  • Durrës
  • Vlorë
  • Elbasan
  • Shkodër

Realizimi i investimeve (mbi 70% realizim):

  • Tiranë
  • Kamëz
  • Durrës
  • Lezhë
  • Elbasan

-Shkodër

Bashkitë që nuk janë pjesë e dy kategorive problematike nuk kanë shfaqur probleme financiare dhe kanë ruajtur stabilitetin e tyre ekonomik.

The post Performaca e bashkive: Qeveria ultimatum atyre me probleme ekonomike, plani appeared first on Euronews Albania.

Prokurorët e SPAK përplasen me njëri tjetrin për kopshtarin e kompleksit “Golden”

By: fra nc
11 July 2025 at 11:43

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u mbajt këtë të premte seanca për rigjykimin e dosjes së Festim Bexhdilit, i akuzuar për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020.

Bexhdili është kopshtari i resortit luksoz “Golden” në Shijak, ku dyshohet se u mbajt peng dhe më pas u zhduk Jan Prenga. Rigjykimi në Apel zhvillohet pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila prishi dënimin me burgim të përjetshëm për Bexhdilin dhe e ktheu çështjen për shqyrtim të ri.

Ndërkohë, gjatë seancës prokurorët e SPAK u përplasën në sallë në lidhje me dënimin e kopshtarit.

Prokurorja Elida Kaçkini kërkoi lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga GJKKO për dënimin me burgim të përjetshëm të Festim Bexhdilit.

“Ne vlerësojmë që vendimi i GJKKO, i dhënë për Festim Bexhdilin, duhet të lihet në fuqi si vendim i mbështetur në ligj dhe prova. I pandehuri duhet të deklarohet fajtor sa i përket veprave penale që kemi ngritur për të. Rrëmbimi ka qenë i paralajmëruar sepse viktima është ndjekur disa ditë radhazi. Kompleksi “Golden” ka qenë i paracaktuar nga ana e tyre. I pandehuri, ditën e ngjarjes, ka pasur një vendndodhje të ndryshme nga kompleksi deri të paktën në orën 10:57, ku ka hyrë në drejtim të Shijakut. Ai është gjendur në kompleks, referuar pamjeve filmike, në orën 11:19 dhe shkon në drejtim të një garazhi, më pas shfaqet duke pasur një vëmendje të shtuar ndaj aparatit celular. Ai shfaqet duke pritur në derën hyrëse të garazhit. Në këtë derë më pas futet makina Audi A6 që i përket Altin Hajrit. Kjo mënyrë ndërveprimi tregon që ata kanë pasur dijeni dhe secili prej të pandehurve drejtohet drejt kompleksit për të kryer rolet e tyre. Altin Hajri shfaqet në 11:27, ndërsa në 11:36 vjen mjeti i autorëve. Veprimet e kryera tregojnë bindshëm që Festim Bexhdili ka pasur dijeni për ngjarjen. Në tërësinë e provave, ne vlerësojmë se i pandehuri ka pasur rol aktiv në ngjarje, ndaj vendimi me burgim të përjetshëm është proporcional. I pandehuri nuk ka shprehur as pendesë, nuk i ka kërkuar falje familjarëve, ka mbajtur vetëm qëndrim mohues, jo sqarues.”- tha Kaçkini.

Nga ana tjetër, prokurori Behar Dibra kërkoi rikualifikim të veprës penale dhe dënimin e Bexhdilit me 20 vite burg.

“Në respekt të koleges dhe duke qenë dakord për parashtrimet që bëri, kam një vlerësim ndryshe për elementët e fajësisë së të pandehurit. Fakti është që vepra penale ‘mbajtja peng e Jan Prengës’ është pasojë e një aktiviteti të kryer në Angli nga një i pandehur tjetër që është në një procedim tjetër. Prezenca e Festim Bexhdilit brenda në kompleks në orën 12:15 mund të ketë qenë për arsye të punëve të tij. Ai është kushëri i Altin Hajrit dhe punonte në kompleks. Nuk ka asnjë provë që Festim Bexhdili njihte Aldo Majnishtën, Korado Geshtenjën, Dritan Rexhepin etj. Në orën 18:49 Festim Bexhdili ndihmon Majnishtën dhe Martin Bletën të nxirrnin Jan Prengën nga bagazhi i makinës dhe më pas e zhvendosin në një automjet tjetër. Në automjetin ku u fut trupi hipin Altin Hajri, Geraldo Martini, Aldo Majnishta e të tjerë, dhe më pas automjeti rikthehet sërish në kompleks pa trupin e Jan Prengës. Trupi tashmë ishte fshehur. Nuk ka prova të gjetjes fizike të Jan Prengës, nuk mund t’i kërkojmë të pandehurit të thotë diçka që ai mbase nuk e di.”- tha Dibra.

Në sallën e gjyqit u dëgjua edhe vetë i pandehuri Festim Bexhdili, i cili vijoi të mohojë akuzat.

“Jam dakord me çfarë kam thënë në shkallë të parë. Nuk jam dakord as me pengmarrjen, as me vrasjen. Kam qenë aty, nga frika kam marrë trupin. Kushdo të ishte ashtu do bënte dhe prokuroria. Jam hallexhi, isha në punë, u gjenda aty. Ishalla bëhet drejtësi.”- tha ai.

Mbrojtja e Bexhdilit, përfaqësuar nga avokati Ilir Murati, kërkoi pafajësi, duke vënë theksin te mungesa e provave për implikimin e tij në ngjarje.

“Gjykata e Lartë e prishi këtë vendim. Prokuroria ka qëndrim të dyzuar. Thotë se ai ka pasur telefon, por nuk e kemi hapur dot. Kishte Encro, por s’gjetëm gjë. Zoti gjyqtar, duhen prova. E vërteta e Festimit është që u ndodh në atë ambient dhe bëri ato veprime. Përkrahu autorët, nuk kallëzoi krimin… Së fundmi, dënimi i Festim Bexhdilit ka bërë jehonë edhe për vetë ata aty.”- tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Prokurorët e SPAK përplasen me njëri tjetrin për kopshtarin e kompleksit “Golden” appeared first on Euronews Albania.

Rama: Të gjithë kryetarët e njësive administrative në Shqipëri duhet të shkarkohen

By: Besnik
11 July 2025 at 11:00

Gjatë takimit me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama u tha se të gjithë kryetarët e njësive administrative në Shqipëri duhet të shkarkohen.

Rama tha se shqiptarët na votuan për t’i përmirësuar gjërat dhe këtë gjë duhet ta bëjmë pa përsëritur asnjë gabim.

Shpresoj që të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar.

“Përsa i përket kryetarëve të PS, të gjithë kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë, të gjithë duhet të shkarkohen dhe t’u rijepet mundësia, por t’u jepet edhe të tjerëve kjo mundësi që të tregohen të zotë. Votat që kemi marrë kanë rritur diferencën mes atyre që jemi anëtarë partie dhe atyre që e duan këtë parti në krye. Duhet ta rrisim këtë hapësirë dhe për ata të tjerët që nuk na njihnin dhe s’janë me ne, na e kanë dhënë votën që ne të bëjmë më mirë. Dhe nga ana tjetër, Shqipërinë në BE në 2030 nuk e bëjmë dot duke përsëritur të njëjtat gabime. Gabime mund të bëjmë, por të reja – jo të njëjtat gabime. Dhe një nga gjërat kryesore është t’u japim një mundësi të re njerëzve që kontribuojnë në këtë vend. Edhe drejtorët dhe kryetarët nuk i fus gjithë në një thes, se me siguri ka edhe kryetarë njësish si ai i Novoselës që është 30 vjet aty, ditë e natë në krye të punës. Nuk i fus gjithë në thes se nuk ka nevojë të thuash se e sheh që tek barërat e këqija nuk funksionojnë. Kryetari i njësisë që ka në ngarkim varrezat në Elbasan duhet shkarkuar pa kthim,” – tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama: Të gjithë kryetarët e njësive administrative në Shqipëri duhet të shkarkohen appeared first on Euronews Albania.

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve në bashkitë e Elbasanit dhe Lushnjës

By: fra nc
11 July 2025 at 10:55

 

Rama shënjestroi kryebashkiakun e Elbasanit Gledian Llatja, për të cilin kërkoi më shumë angazhim në kryerjen e detyrës.

Ai mori si shembull barin e paprerë në varrezat e Elbasanit, si një tregues se drejtuesit e bashkisë janë në gjumë.

Rama kërkoi nga bashkia e Elbasanit dhe e Lushnjës shkarkimin e të gjithë drejtuesve lokalë dhe hapjen e garës për caktimin e drejtuesve të rinj.

“Është e pakonceptueshme të ndodhin këto gjëra. Mos të jetë kryetari i bashkisë i informuar mbi çdo tullë që ndodh në qytet. Patjetër që nëse kryetari i bashkisë i ka sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur, ata që janë nën të i kanë të mbyllur. Siç i kishin ata në Vlorë. Pastaj edhe në bashkinë e Elbasanit dhe të Lushnjës duhet bërë pezullimi i plotë dhe shkarkimi i të gjithë drejtorëve me dorëheqje, për t’i dhënë mundësinë që të provojnë që janë njerëzit e duhur për atë pozicion. Duhet shkundur e gjithë kjo pemë, pasi 10 mandate në Elbasan kryetar janë një barrë që mua personalisht bashkë me 12 mandatet e Fierit, bashkë me 9 mandatet e Vlorës më kanë marrë dhe ato orë që flija gjumë. Duhet të të lëmë pa gjumë ty, jo të flesh më shumë. E kam vënë re se për disa morëm 83 mandate dhe presin të tregojnë sa të fortë jemi, në fakt nuk jemi më të fortë, jemi më të ekspozuar ndaj njerëzve të cilët duan 10-fishin nga ne. Çfarë 10-fishi mund t’i japësh ti Elbasanit nëse e lë barin në varreza ashtu? Justifikime mund të japësh sa të duash, por nuk ka asnjë justifikim, zero”, tha Rama.

Gjithashtu shefi i qeverisë kërkoi më shumë angazhim nga bashkitë në marrjen e kredive të buta si bashkëaksionere me fermerët e zonës.

“Sot kemi një instrument domethënës ku patjetër bashkitë duhet të marrin përgjegjësinë dhe pjesën e tyre që është linja e kredisë të Bankës së Shqipërisë 250 mln euro. Një kredi e butë ku bashkitë duhet të jenë forcë udhëheqëse, bashkitë duhet t’i bëjnë bashkë fermerët dhe të bëhen aksionerë për të bërë një linjë përpunimi të ullirit dhe për të prodhuar vajin e ullirit. Sigurisht duke qenë bashkitë pjesë bëhet shumë më e thjeshtë për bankat të mbështesin fermerët me kredi të buta. Duke u bërë bashkitë pjesë e kësaj edhe qeveria mund të futet dhe të rrisë mbështetjen”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve në bashkitë e Elbasanit dhe Lushnjës appeared first on Euronews Albania.

Deklaratat e Ramës, prokurorja Gjeli shkresë KLP-së: Më cënoi dinjitetin

By: Besnik
11 July 2025 at 09:54

Pas kritikave të kryeministrit Edi Rama për mosnisjen e hetimeve për objektet e vendosura pa leje në Theth, ndonëse policia e kishte referuar çështjen, prokurorja Elsa Gjeli i është drejtuar me një shkresë KLP-së, duke i shprehur shqetësim për situatën e krijuar dhe duke kërkuar reagim nga ky institucion.

Në shkresën e saj, ajo thekson se do të mbrojë dinjitetin dhe pavarësinë e saj profesionale, të cilat, sipas saj, janë cenuar publikisht dhe në mënyrë të përsëritur nga Kryeministri i Republikës, z. Edi Rama.

Ajo shton se këto veprime kanë ndikuar në perceptimin publik, duke e ekspozuar ndaj një lincimi të pashembullt mediatik dhe duke minuar çdo kuptim të drejtësisë si një sistem i ndarë nga pushteti ekzekutiv.

Gjithashtu, ajo shprehet se qëndrimi i Ramës është i paprecedentë në një shtet demokratik, ku pavarësia e magjistratëve është e garantuar me Kushtetutë.

“Ky qëndrim vë në pikëpyetje jo vetëm profesionalizmin e saj, por edhe aftësinë për të menduar në mënyrë të pavarur dhe logjike. Ai është gjithashtu diskriminues, pasi synon të frikësojë përmes turpit publik dhe nënçmimit figurën e një magjistrateje të re në shërbim të shtetit”, shkruan ajo.

Gjeli shprehet e shqetësuar duke theksuar se presioni publik ndaj saj tejkalon çdo kritikë të lejuar politike dhe synon ta vendosë në shënjestër për arsye tërësisht të lidhura me vendimmarrjen e saj profesionale.

Në përfundim, ajo i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të analizojë sjelljen e Kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve, si dhe të shqyrtojë mundësinë e një deklarate zyrtare në mbrojtje të trupës së prokurorëve nga sulme të papranueshme politike, duke theksuar se në lidhje me rastin e saj individual është e gatshme të hetohet para të gjithë organeve të drejtësisë.

Shkresa e prokurores Elsa Gjeli

“Paraqes këtë kërkesë zyrtare pranë institucionit tuaj, në mbrojtje të dinjitetit dhe pavarësisë sime profesionale, të cenuar publikisht dhe në mënyrë të përsëritur nga Kryeministri i Republikës, z. Edi Rama.

Në datat 7-8 korrik 2025, Kryeministri i vendit, z. Edi Rama, përmes konferencave publike, postimeve në rrjetet sociale (Facebook, Instagram etj.) dhe deklaratave për media, u shpreh në mënyrë të përsëritur dhe agresive në lidhje me këtë çështje, duke përmendur emrin tim personalisht dhe duke më akuzuar se:

  • “Kam hedhur në kosh një krim të shumëfishtë”;
  • “Jam përfaqësuese e drejtësisë që mbron shkatërrimin e pronës publike”;
  • “Kam vepruar në mënyrë arbitrare dhe të dyshimtë”;
  • “Duhet të mbaj përgjegjësi për vendimin tim” etj.

Këto deklarata janë bërë në kapacitetin e tij si Kryeministër, duke ndikuar në perceptimin publik, duke më ekspozuar ndaj një lincimi të pashembullt mediatik dhe duke minuar çdo kuptim të drejtësisë, si një sistem i ndarë nga pushteti ekzekutiv.

Ky qëndrim publik është:

  • I paprecedentë në një shtet demokratik, ku pavarësia e magjistratëve është e garantuar me Kushtetutë;
  • Personal, pasi godet një Prokuror të ri në detyrë, me eksperiencë të pastër, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm profesionalizmin tim, por edhe aftësinë për të menduar në mënyrë të pavarur dhe logjike;
  • Diskriminues, pasi synon të frikësojë përmes turpit publik dhe nënçmimit figurën e një Magjistrateje të re në shërbim të shtetit.

Presioni publik ndaj meje tejkalon çdo kritikë të lejuar politike dhe synon të më vendosë në shënjestër për arsye tërësisht të lidhura me vendimmarrjen time profesionale. Vlerësoj të rëndësishme ndër të tjera të ndalem në disa momente të lidhur jo vetëm me dinamikën e fundit të ngjarjeve, të cilat shkojnë përtej normales, por edhe të lidhur me karrierën time profesionale nga momenti i fillimit të detyrës, për të cilën jam betuar para Kushtetutës që do t’a mbroj me solemnitet deri në momentin final të ushtrimit të saj.

Kërkesat:

Në përfundim, në përputhje me kompetencat tuaja, lutem nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që:

  1. Të analizojë sjelljen e Kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve;
  2. Të shqyrtojë mundësinë e një deklarate zyrtare në mbrojtje të trupës së Prokurorëve nga sulme të papranueshme politike, duke theksuar se në lidhje me rastin tim individual jam e gatshme të hetohem para të gjithë organeve të drejtësisë;
  3. Të ndërmarrë hapa institucionalë për të garantuar sigurinë dhe integritetin profesional të Magjistratëve që ndihen të persekutuar për shkak të vendimeve të tyre të pavarura.

Deklaroj se jam e gatshme të paraqes çdo dokument shtesë dhe të dëshmoj personalisht për ndikimin që këto deklarata kanë pasur në mjedisin tim profesional dhe emocional.

Sqarim mbi çështjen e mosfillimit të hetimeve për objektet në Theth

“Prokuroria ka regjistruar një kallëzim penal më 28.05.2025, pas një referimi nga policia, dhe çështja më është caktuar për verifikim me short elektronik. Nga ky referim i policisë rezultonte se në lagjen Fushë-Theth, në fshatin Theth, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, nga ana e I.M.T-së ishte konstatuar vendosja e 10 kontenjerëve në pronën e shtetases Lene Prroni.

Këta objekte nuk kishin bazament betoni, por ishin të vendosur në të katër qoshet mbi rrasa guri të prera, sipas referimit të bërë nga Policia Gjyqësore. Gjatë këqyrjes në oborr janë konstatuar pllaka betoni si ato që përdoren për trotuare, si dhe llamarina model sanduiç. Në vend nuk është konstatuar prezenca e ndonjë personi.

Shtetasja Lene Prroni, e pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, ka deklaruar se kapanonet e gjetura janë të vendosura në pronën e saj, të cilën e ka të trashëguar nga paraardhësit e saj. Ajo deklaron se është interesuar pranë bashkisë për të marrë leje ndërtimi për vendosjen e tyre, por i kanë thënë se nuk japin leje, pasi duhen dokumente pronësie për të përfituar, ndërsa ajo nuk disponon dokumente pronësie, por e ka pronën të trashëguar brez pas brezi. Gjithashtu, ka shpjeguar se, në dijeninë e saj, për objektet pa themele, pa betone, nuk ka nevojë për leje ndërtimi.

Shtetasja tregon se paratë për ndërtimin e këtyre kapanoneve i ka marrë borxh nga të afërmit e saj, për të ndërtuar këta kapanone, si dhe ka pasur rreth 300 krerë bagëti në Dukagjin, por duke qenë se nuk kishte çoban për t’u kujdesur për to, i ka shitur të gjitha.

Në referimin e bërë nga Komisariati i Policisë Shkodër citohej se Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Shkodër, e konsideronte vendosjen e kontenjerëve kundërvajtje administrative.

Në përfundim të veprimeve verifikuese, në datë 30.05.2025 kam vendosur mosfillimin e procedimit penal për këtë kallëzim, pasi fakti nuk përbënte vepër penale, por duke sqaruar se jemi në kushtet e kundravajtjes administrative.

Më 07.07.2025 janë publikuar pamjet e vendit të ngjarjes. Pikërisht në këtë datë ka dalë me prononcimin e parë publik, me tone denigruese, edhe z. Kryeministër, duke vijuar edhe në ditën pasardhëse. Nga këto pamje kam konstatuar se vendi i ngjarjes kishte ndryshuar, duke u betonizuar sheshi ku ishin vendosur kontenjerët. Lidhur me energjinë elektrike, kontenjerët duket se ishin të përdorshëm/banueshëm.

Vlerësoj të rëndësishme të ndalem në disa momente, jo vetëm për dinamikën e fundit të ngjarjeve, që shkojnë përtej normales, por edhe lidhur me karrierën time profesionale, që nga fillimi i detyrës, për të cilën jam betuar para Kushtetutës dhe do ta mbroj me solemnitet deri në momentin final të ushtrimit të saj.

Dua të theksoj faktin se, pavarësisht çdo vështirësie që paraqet profesioni i prokurorit dhe dinamikës së tij, do të ribëja çdo ditë të njëjtën zgjedhje. Aktualisht, i gjithë sistemi i Prokurorisë po përballet me sfida të jashtëzakonshme, të shkaktuara nga mbingarkesa, duke punuar çdo ditë dhe çdo orë pa pushim, pasi besojmë tek vlerat e një drejtësie të pavarur, në mbrojtje të interesit publik dhe krijimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.

Edhe pse që në muajin e parë të ushtrimit të detyrës jam përballur me ngjarje të rënda dhe kam marrë një numër të konsiderueshëm dosjesh për hetim dhe gjykim, kjo sfidë nuk më ka penguar që të ushtroj profesionin tim me integritet. Për vitin 2024, më shumë se unë, mund të flasin shifrat zyrtare të analizuar edhe në Raportin Vjetor, sa i përket dosjeve të përfunduara dhe personave të marrë si të pandehur.

Është kryer arrestimi i shtetasit Lulzim Rakaj, i akuzuar për veprën penale të parashikuar nga nenet 79/dh dhe 22 të Kodit Penal. Edhe pse ditën e seancës gjyqësore për vlerësimin dhe arrestimin e tij kam pësuar një aksident automobilistik, kjo nuk më pengoi që të shkoja në sallën e gjykimit, sërish në mbrojtje të interesit publik.

Nuk dua të ndalem në shumë ngjarje që kam hetuar apo aktualisht jam duke hetuar, pasi nuk kam si objektiv lancimin e tyre, por luftën kundër kriminalitetit dhe mbrojtjen e interesit publik në çdo moment, sipas betimit të bërë para Kushtetutës, që do ta mbroj solemnisht në çdo kohë.

Do t’u lutesha dhe kërkoja institucioneve përkatëse që ligjërisht kanë detyrimin të verifikojnë vendimmarrjen time, të ndërmarrin masat e nevojshme, duke theksuar se jam e gatshme të përballem me çdo pasojë të mundshme, pasi kam bindjen e plotë që vendimmarrja ime mund dhe duhet të vlerësohet vetëm nga organet e përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligji, por jo nga institucione jashtë pushtetit gjyqësor. Lejimi i kundërt cenon rëndë parimet themelore kushtetuese”, shkruan Gjeli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Deklaratat e Ramës, prokurorja Gjeli shkresë KLP-së: Më cënoi dinjitetin appeared first on Euronews Albania.

Kryetarët e bashkive takim informal me Ramën në Durrës, për çfarë do diskutohet

By: Besnik
11 July 2025 at 09:28

Ka nisur mbërritja e kryetarëve të bashkive në rezidencën qeveritare në Durrës, ku do të zhvillohet sot një retreat informal me kryeministrin Edi Rama dhe disa prej ministrave të kabinetit.

Takimi pritet të nisë këtë të premte në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orët e pasdites.

Në qendër të diskutimeve do të jenë temat: financat vendore, paketa e maleve, legalizimet dhe regjistrimi i tokave bujqësore, bashkëpronësia, roli i bashkive në procesin e negociatave dhe integrimit në BE, bujqësia si dhe kontrolli i territorit.

Të ftuar në këtë takim janë të gjithë kryebashkiakët, përfshirë edhe ata të spektrit të djathtë politik që drejtojnë bashkitë e Kavajës, Pukës, Hasit, Fushë-Arrëzit, Mirditës dhe Memaliajt.

Kësaj ftese i janë përgjigjur pozitivisht dhe po marrin pjesë në takimin me Ramë kryebashkiakët e PD-së të qyteteve të Kavajës, Fushë-Arrëzit, Memaliajt dhe Mirditës.

Ministrat që do të mbajnë fjalën e tyre në këtë takim janë:

  • Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku

  • Ministri i Financave, Petrit Malaj

  • Ministri i Inovacionit, Kulturës dhe Ekonomisë, Blendi Gonxhja

  • Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj

  • Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatore, Majlinda Dhuka

  • Drejtuesja e Kadastres, Lorena Goxhobelli

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryetarët e bashkive takim informal me Ramën në Durrës, për çfarë do diskutohet appeared first on Euronews Albania.

Romë, Meloni dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen 10 miliardë euro për Ukrainën

By: Besnik
11 July 2025 at 08:18

Në kuadër të Konferencës Dy-ditore të Rimëkëmbjes së Ukrainës 2025, që u mbajt në Romë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan marrëveshje me vlerë mbi 10 miliardë euro, të cilat mbulojnë sektorë kyç si mbrojtja dhe infrastruktura.

Me një projekt rindërtimi që vlerësohet në një trilion dollarë amerikanë, Italia po udhëheq përpjekjet për rikthimin e Ukrainës, duke përfshirë investime strategjike nga kantieret detare në Odessa deri te lidhjet hekurudhore drejt Triestes. Në këtë proces, autoritetet italiane po përjashtojnë firmat me lidhje me Rusinë, duke treguar qëndrim të vendosur në përkrahje të Kievit.

Gjatë konferencës, Zelensky falënderoi publikisht kryeministren Meloni për mbështetjen e fortë të Italisë ndaj Ukrainës dhe theksoi rëndësinë e projekteve të avancuara në mbrojtje, veçanërisht prodhimin e dronëve, si dhe zhvillimin e infrastrukturës.

Në përputhje me angazhimet e mëparshme, Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal vlerësoi nevojën për një fond rindërtimi prej një trilion dollarësh, i cili do të mbulohet nga:

540 miliardë euro të ardhura nga asetet e ngrira ruse dhe taksa e veçantë mbi eksportin e lëndëve të para ruse,

460 miliardë euro nga fondi strukturor i Bashkimit Evropian për Ukrainën, i cili synon të mobilizojë investime private evropiane.

Konferenca grumbulloi mbi 4,000 pjesëmarrës, përfshirë 100 delegacione zyrtare, 40 organizata ndërkombëtare dhe qindra përfaqësues nga shoqëria civile dhe biznesi.

Kryeministrja Meloni vlerësoi angazhimin kolektiv ndërkombëtar dhe theksoi se rindërtimi i një vendi të shkatërruar nga lufta kërkon më shumë se thjesht fonde dhe ekspertizë teknike – kërkon frymë patriotike dhe unitet.

Ministri italian i Financave, Giancarlo Giorgetti, nënvizoi se çdo kompani që mbështet ekonominë ruse duhet të përjashtohet nga kontratat e rindërtimit, duke reflektuar Deklaratën Financiare të G7-ës të Banff-it.

Në fushën e infrastrukturës, Ferrovie dello Stato do të udhëheqë një grup prej 15 kompanish për të krijuar një korridor logjistik që lidh Ukrainën Perëndimore me portet italiane të Triestes dhe Venedikut. Ndërkohë, Fincantieri do të ngrijë një qendër kantieri detar në Odessa.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, dhe Ministri i Rindërtimit ukrainas, Oleksii Kuleba, nënshkruan dy marrëveshje për restaurimin e trashëgimisë kulturore në Odessa dhe përmirësimet në infrastrukturën ujore të qytetit.

Megjithatë, Rusia kritikoi konferencën, duke akuzuar Perëndimin për “nxitjen e luftës së pafundme” dhe duke cilësuar se financimi i mbrojtjes së Ukrainës vetëm thellon vuajtjet e civilëve, ndërsa premton fonde të posaçme për rindërtimin.

Ekspertja Teresa Coratella nga ECFR në Romë vlerëson konferencën si një mundësi të rëndësishme për Meloni për të riafirmuar angazhimin e saj ndaj Ukrainës dhe për të treguar pavarësinë dhe qëndrueshmërinë e politikës së jashtme italiane dhe evropiane ndaj Moskës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Romë, Meloni dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen 10 miliardë euro për Ukrainën appeared first on Euronews Albania.

Merz: Berlini i gatshëm të blejë sisteme mbrojtjeje ajrore Patriot për Ukrainën

By: Besnik
11 July 2025 at 08:11

Berlini është gati të blejë sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Shtetet e Bashkuara dhe t’i transferojë ato në Ukrainë, tha kancelari gjerman Friedrich Merz më 10 korrik, mes një rritjeje të sulmeve ajrore ruse, raportoi Sky News.

Deklarata e Merzit erdhi disa orë pas një sulmi tjetër në shkallë të gjerë rus ndaj Ukrainës. Forcat e Moskës lëshuan 397 dronë dhe 18 raketa gjatë natës, duke synuar kryesisht Kievin, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur të paktën 24 të tjerë.

Duke folur në margjinat e Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë, Merz tha se i kishte kërkuar Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, javën e kaluar të furnizonte Ukrainën me raketa Patriot.

“Ne jemi gjithashtu të përgatitur të blejmë sisteme shtesë Patriot nga SHBA-të për t’i bërë ato të disponueshme për Ukrainën,” tha kancelari gjerman. Merz tha se foli me Trumpin për Patriotët të enjten e kaluar dhe i kërkoi presidentit të “dërgonte këto sisteme”. SHBA-të, shtoi ai, “kanë nevojë për disa prej tyre vetë, por gjithashtu kanë shumë prej tyre dhe ministrat e mbrojtjes po negociojnë aktualisht nëse ato do të dorëzohen. Kjo nuk është vendosur përfundimisht.”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha më vonë, megjithatë, se Gjermania ka rënë dakord të paguajë për dy sisteme Patriot.

“Gjermania është e gatshme të paguajë për dy prej tyre, tashmë ekziston një marrëveshje,” tha Zelensky në Romë. Sipas tij, Norvegjia është zotuar gjithashtu të blejë një sistem tjetër Patriot dhe ta dorëzojë atë në Ukrainë.

Këtë javë, Trump, duke shprehur pakënaqësinë e tij për refuzimin e Presidentit rus Vladimir Putin për t’u angazhuar në mënyrë kuptimplotë në negociatat e paqes, tha se kishte miratuar një dërgesë të armëve mbrojtëse në Ukrainë.

Ai më vonë tha se dëshira e Ukrainës për sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot do të vlerësohej.

Gjermania, e cila gjithashtu përdor Patriotët, i ka furnizuar Ukrainës disa sisteme të mbrojtjes ajrore, por Patriotët konsiderohen si më modernët dhe më efektivët.

Sistemi është në gjendje të kapë avionë, raketa balistike dhe raketa lundrimi në një distancë prej rreth 100 kilometrash dhe në një lartësi deri në 30 kilometra.

Më parë, Merz premtoi solidaritet të vazhdueshëm me Ukrainën gjatë takimit dyditor në Romë që synonte të diskutonte mënyrat për të financuar rindërtimin ndërsa sulmet ruse vazhdojnë.

“Mbështetja jonë për vendin tuaj është e palëkundur,” i tha Merz Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili gjithashtu iu bashkua mbledhjes së aleatëve të Kievit në kryeqytetin italian.

Duke iu drejtuar Putinit, udhëheqësi gjerman tha: “Ne nuk do të dorëzohemi.”

Merz shtoi: “Rusia duhet të kuptojë se nuk do të triumfojë ushtarakisht.”

Merz gjithashtu i bëri thirrje Trumpit të mos e braktisë Evropën, pasi angazhimi i Uashingtonit ndaj mbrojtjes së Ukrainës mbetet i paqartë pas një serie kthesash U që kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar.

“Qëndroni me ne dhe qëndroni me evropianët. Jemi në të njëjtën linjë. Dhe po kërkojmë një rend politik të qëndrueshëm në këtë botë,” tha Merz.

Ndërkohë, Merz dhe Zelensky diskutuan për bashkëpunimin e shtuar në fushën e armëve, thanë zyrtarët ukrainas të enjten.

“E informova Friedrichin për sulmet e kaluara ruse dhe i tregova për dronët interceptues që tashmë po rrëzojnë dhjetëra dronë Shahed në një sulm të vetëm,” postoi Zelensky në rrjetet sociale.

Në takimin në Romë, ai falënderoi Merzin për gatishmërinë e tij për të investuar në zgjerimin e prodhimit ukrainas.

Sipas një deklarate, temat e bisedimeve ishin situata në “fushën e betejës”, puna me aleatët dhe afrimi i Ukrainës me Bashkimin Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Merz: Berlini i gatshëm të blejë sisteme mbrojtjeje ajrore Patriot për Ukrainën appeared first on Euronews Albania.

❌