Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 2026Koha Jone

Getinjo zbulon “sekretin” e Mozzik

By: redi
13 January 2026 at 17:53

Getinjo ka hedhur dritë mbi atë që fansat e hip-hopit shqiptar e kanë pritur prej vitesh: “Cari i mahallës” po rikthehet jo thjesht si referencë nostalgjike, por si album i plotë. Zbulimi vjen përmes një sinjali familjar dhe publik, me një mesazh të drejtpërdrejtë që ndezi rrjetet sociale. Në Instagram Story, Getinjo shkroi: Reni yt me fol valla! Qe plot vjet jom tu i prit kto lyricsa!

Source

Kurti fitoi zgjedhjet, ambasada e Amerikës: Gati të forcojmë partneritetin, të rifillojë dialogu strategjik mes dy vendeve

By: redi
13 January 2026 at 17:34

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur se është e gatshme të forcojë partneritetin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe të rifillojë Dialogun Strategjik mes dy vendeve. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada theksoi se realizimi i këtij synimi do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës, të cilat “çojnë përpara agjendën e përbashkët për paqe dhe stabilitet…

Source

Julio Iglesias akuzohet për sulm seksual nga dy ish-punonjëse femra

By: nik
13 January 2026 at 17:29

Këngëtari spanjoll Julio Iglesias është akuzuar për sulm seksual nga dy ish-punonjëse femra, të cilat pretendojnë se janë ekspozuar ndaj “prekjeve të papërshtatshme, fyerjeve dhe poshtërimit… në një atmosferë kontrolli dhe ngacmimi të vazhdueshëm”. Incidentet e pretenduara, të cilat thuhet se kanë ndodhur në vitin 2021 në rezidencat e Iglesias në Republikën Domenikane dhe Bahamas…

Source

“Ne zgjedhim Danimarkën”: Groenlanda dhe Kopenhaga sfidojnë presionin amerikan

By: nik
13 January 2026 at 17:27

Kryeministri i Groenlandës ka deklaruar “ne zgjedhim Danimarkën” përpara bisedimeve të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë, të cilat do të trajtojnë synimin e Donald Trump për të marrë kontrollin e territorit arktik. Mes tensioneve në rritje për shkak të presionit të presidentit amerikan, Jens-Frederik Nielsen theksoi në një konferencë të përbashkët shtypi me homologen e tij daneze, Mette Frederiksen…

Source

Ministrja Spiropali dënon su*met masive në Ukrainë: Në Kiev për të rikonfirmuar mbështetjen tonë të palëkundur

By: redi
13 January 2026 at 17:25

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali reagon për sulmin e fundit masiv që Rusia ndërmori kundër Ukrainës, i cili përfshiu përdorimin e dronëve dhe raketave balistike. ”Mbrëmë, bota u bë dëshmitare e një tjetër akti barbarie nga regjimi i Kremlinit kundër Ukrainës. Rreth 300 dronë sulmues, 18 raketa balistike dhe 7 raketa lundruese, u lëshuan duke targetuar qëllimisht civilët…

Source

Forcat Operacionale në burgun e Durrësit, hetim shokëve të qelisë pas arratisjes së Ndocit

By: redi
13 January 2026 at 17:20

I paraburgosuri Altin Ndoci, një emër i njohur për drejtësinë dhe i akuzuar për vrasje të shumëfishta në kuadër të grupit të strukturuar kriminal është arratisur. Ngjarja ka ndodhur në ambientet spitalore, ku Ndoci ishte shoqëruar për vizita mjekësore. Forcat Operacionale të Burgjeve janë nisur me urgjencë nga Tirana drejt Burgut të Durrësit, ku Ndoci qëndronte i izoluar. Misioni i tyre është…

Source

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali i burgut rrit alarmin e sigurisë në Durrës

By: njeshi
13 January 2026 at 17:14

Arratisja e Altin Ndoci nga spitali i burgut ka rikthyer ndjeshëm pasigurinë në qytetin e Durrësit, pasi një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për përfshirje në krime të rënda dhe veprimtari të organizuar kriminale, rezulton aktualisht në liri. Ndoci konsiderohet prej vitesh një emër i njohur në dosjet e organeve ligjzbatuese, për shkak të përfshirjes së tij në grabitje me…

Source

VIDEO/ Zv.kryeministrja Balluku nga Fieri: Lumi Seman është kthyer në shtratin e tij, situata drejt përmirësimit

By: redi
13 January 2026 at 17:08

Zv.kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku është shprehur se ka një përmirësim të situatës së përmbytjeve në qarkun Fier, pasi sipas saj, lumi Seman është rikthyer në shtratin e tij. Komentet Balluku i bëri teksa ndodhej në Hasturkas, të Njësisë Administrative Libofshë në qarkun e Fierit, ku si pasojë e prurjeve të shumta të lumit Seman ka pasur…

Source

Shqipëria, pikë mjalti apo treg i zhvatur?

By: redi
13 January 2026 at 17:06

Nga Përparim Kabo A janë kinezët tregtarë të padiskutueshëm dhe civilizimi më i vjetër që e shohin Shqipërinë si “pikë mjalti” në Europë, ashtu siç u shpreh Kryeministri z. Edi Rama në ndërhyrjen e tij korrigjuese, duke theksuar se Shqipëria nuk është treg i vogël, siç u shpreh edhe një personalitet amerikan? Madje, këtij të fundit iu tha: “Ju do të prodhoni këtu, por tregu juaj do të jetë…

Source

Kryeministri Edi Rama nderohet me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe

By: redi
13 January 2026 at 16:37

Kryeministri Edi Rama është nderuar me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kreu i qeverisë mori pjesë në samitin e zhvillimit të qëndrueshëm në Abu Dabi. ”Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Zayed, përbën respektin dhe vlerësimin më të madh që i është dhënë ndonjëherë një Kryeministri shqiptar”…

Source

A po i lexon vërtet Google email-et tuaja për të trajnuar inteligjencën artificiale Gemini?

By: nilda
13 January 2026 at 15:43

Kohët e fundit, përdoruesit e Google janë paralajmëruar në rrjete sociale se, pa e kuptuar, janë përfshirë automatikisht në një funksion që i lejon kompanisë të analizojë email-et e tyre personale. Pretendimi kryesor: Google po i përdor mesazhet e Gmail për të trajnuar chatbot-in e tij të inteligjencës artificiale, Gemini. Por sa qëndron kjo? Nga lindi shqetësimi?

Source

Agim Baçi: Berisha nuk frymëzon protesta të mëdha. Qeveria teknike? PD se kushtëzon dot Ramën

By: redi
13 January 2026 at 15:37

Analisti Agim Baçi duke folur për skenarin e një qeverie teknike e cila kërkohet me çdo kusht nga opozita, u shpreh shumë skeptik. Ai tha se nuk sheh pse kryeministri Edi Rama duhet ta pranojë një zgjidhje të tillë. ”Si mund ta kushtëzojë PD Ramën për këtë?”, pyeti analisti, duke shtuar se qetësia e kryeministrit vjen edhe për faktin se përballë ka Sali Berishën, i cili ndodhet nën akuza dhe…

Source

Analiza/ Nis faza e tretë e “Abissnet Superiore”, ja bilanci i dueleve direkte të javës së 19-të

By: rozalb
13 January 2026 at 15:29

Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet këtë të mërkurë, duke shënuar nisjen e fazës së tretë të sezonit 2025/2026. Sipas kalendarit të javës së 19-të, ekipet do të përballen për herë të tretë me njëra-tjetrën, duke vijuar garën e fortë në kampionat. Në dy fazat e para të sezonit, përballjet mes këtyre ekipeve kanë qenë të balancuara, Bylis – Tirana: nga dy përballjet e para…

Source

Arlind Qori fton qytetarët në protestë: Të mblidhemi të gjithë më 19 janar para Kuvendit

By: lindita
13 January 2026 at 15:25

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka ftuar qytetarët të mblidhen në protestë më 19 janar, ora 17:30, para Parlamentit. Në vijim reagimi i Arlind Qorit në rrjetet sociale: Korrupsioni e ka degjeneruar tërësisht funksionimin e shtetit. Grykësisë dhe paaftësisë së Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij u duhet dhënë fund. Lëvizja BASHKË u bën thirrje qytetarëve të bashkohemi në protestë ditën…

Source

FOTOLAJM/ Altin Ndoci u arratis nga Spitali i Durrësit, momenti kur ikën me vrap

By: redi
13 January 2026 at 15:21

Altin Ndoci i arrestuar nga SPAK-u, u arratis nga spitali i Durrësit. Një foto është bërë virale, ku shihet Ndoci teksa po vrapon për tu larguar dhe i veshur tërësisht me rroba të zeza. Altin Ndoci që prej vitit 2020 mbahej i izoluar në burgun e Durrësit me urdhër të SPAK. Ncoci u shoqërua këtë të martë për në spital për të kryer vizita mjekësore nga 5 efektivë të Burgjeve, dy prej të cilëve e…

Source

Ofendoi arbitrat, Conte përjashtohet me dy ndeshje nga Gjykatësi Sportiv

By: rozalb
13 January 2026 at 15:20

Antonio Conte është ndëshkuar me dy ndeshje pezullim nga Gjykatësi Sportiv i Serie A. Trajneri i Napolit ishte përjashtuar me karton të kuq në minutat e fundit të përballjes ndaj Interit, të zhvilluar mbrëmjen e së dielës, dhe për këtë arsye nuk do të jetë në pankinë në sfidat e kampionatit kundër Parmës dhe Sassuolos. Conte do të rikthehet normalisht në stolin e Napolit për ndeshjen e Champions…

Source

Barinjtë nuk evakuohen, po qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur

By: redi
13 January 2026 at 15:16

Autoritetet kanë arritur të lokalizojnë me sukses dy barinjtë që ishin shpallur të humbur prej disa orësh në zonën e Libofshës, në qarkun e Fierit. Ndonëse kontaktimi i tyre është bërë i mundur, situata mbetet e ndërlikuar pasi barinjtë refuzojnë të largohen nga zona e rrezikut. Dy barinjtë ndodhen aktualisht në zonën e përmbytur të Kularit, ku po qëndrojnë së bashku me rreth 200 krerë lopësh.

Source

Kupa e Shqipërisë/ Hidhet shorti, spikat derbi i kryeqytetit në fazën çerekfinale

By: rozalb
13 January 2026 at 15:10

Ditën e sotme është hedhur shorti i çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, pas përfundimit të fazës së 1/8-ave, ku tetë skuadrat e kualifikuara mësuan kundërshtarët e radhës. Ceremonia u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Goglat kanë rezervuar përballje mjaft interesante, me vëmendjen që shkon menjëherë te derbi i kryeqytetit mes…

Source

BBC ndërmerr veprime ligjore për të rrëzuar padinë 10 miliardë dollarëshe të Donald Trump

By: melisa
13 January 2026 at 15:08

Transmetuesi publik britanik BBC ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime ligjore për të rrëzuar padinë për shpifje prej 10 miliardë dollarësh të ngritur nga presidenti amerikan Donald Trump. Padia lidhet me një episod të emisionit Panorama, transmetuar në vitin 2024, i cili u kritikua nga Trump pasi, sipas tij, i ka dhënë përshtypjen se ai kishte inkurajuar mbështetësit e tij të sulmonin…

Source

❌
❌