Rrugët me akull, pse koncensionarët nuk i mirëmbajnë?!
Nga Petrit Vasili- Qindra mijëra shqiptarë paguajnë taksën e qarkullimit brenda çmimit të naftës dhe benzinës. Qindra milionë euro dalin nga xhepat e tyre dhe rrëmbehen nga qeveria me sebepin se do të mirëmbahen rrugët. Por edhe në ato pak ditë dimër të fortë që Shqipëria ka, prapë rrugët mbulohen me akull, aksidentet shtohen rrugët bëhen totalisht të pasigurta dhe humben jetë njerëzish.