Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Koha Jone

Dëmtimi i linjës së furnizimit me ujë në Vlorë, vijon puna për riparimin

By: redi
27 December 2025 at 20:37

Po vijon puna për riparimin e defektit në linjën 1000 e cila furnizon qytetin e Vlorës. Punonjësit e ujësjellësit të Vlorës po punojnë edhe përgjatë mbrëmjes për të vënë në punë linjën kryesore të qytetit. Është gjetur për momentin një zgjidhje provizore, e cila nuk është e përhershme: po bëhet zëvendësimi i pjesës së dëmtuar. Duhet investim për zgjidhje afatgjatë. Pas festive të fundvitit pritet…

Source

Debate dhe shpërthime të forta, kush do të jetë i eliminuari i parë në BBVA5?

By: redi
27 December 2025 at 20:20

Shtëpia më e famshme në Shqipëri, ”Big Brother Albania Vip 5” ka hapur dyert. Plot 18 banorë janë futur në shtëpi dhe tashmë janë në garë për të fituar Çmimin e Madh, duke nisur një rrugëtim që pritet të jetë i mbushur me emocione, sfida dhe përballje. Shpërthimi i Ilirit Pse u ndezën gjakrat në shtëpi? Miri-Selin, çfarë po ndodh mes tyre? Kush do të jetë i eliminuari i parë?

Source

Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi

By: redi
27 December 2025 at 20:03

Armando Broja luajti titullar në ndeshjen Burnley-Everton, që u mbyll pa gola. Ekipi i sulmuesi shqiptar ishte më këmbëngulës për të gjetur golin, por nga 16 goditjet e realizuara, asnjë nuk gjeti kuadratin e portës. Broja luajti 88 minuta, duke i lënë vendin më pas Flemmingut. Burnley i Armando Brojës renditet në vendin e 19, me 12 pikë.

Source

VIDEO/ PD shkon në Surrel, disa deputetë protestë afër banesës së Ramës

By: redi
27 December 2025 at 19:52

Deputetët e PD-së, Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD zhvilluan këtë mbrëmje një protestë në Surrel. Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike “flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit”, ata bënë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës. “Edvin, ke shpërngulur 1.2 milionë shqiptarë nga vendi i tyre. Ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin.

Source

Principe International luxury dhe Rilindja e re urbane e Tiranës, një hub strategjik mes real estate të luksit. Emra të mëdhenj dhe zhvillimit territorial

By: redi
27 December 2025 at 19:47

Selia e Principe International Luxury në rrugën ”Mihal Grameno” në Tiranë, konfirmohet si zemra rrahëse e një operacioni të paprecedentë në tregun imobiliar shqiptar. Në një kontekst ku Tirana kandidon për t’u bërë një nga kryeqytetet evropiane më dinamike, kompania njofton një fazë të re operative: jo vetëm ndërmjetësim i nivelit të lartë, por një rol si advisor (këshilltar) strategjik krahas…

Source

Berisha me demokratët në Korçë: PD më e fortë se kurrë, zgjedhjet ishin farsë elektorale

By: redi
27 December 2025 at 19:27

Nga takimi me demokratët në Korçë, Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë për deformim të zgjedhjeve dhe shkelje të rënda të votës së lirë. Gjatë turit të “Foltores”, Berisha theksoi se opozita ka dokumentuar, me mijëra prova se zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë qenë të lira e të ndershme, por “farsë elektorale”. “Sot ne vijmë pasi u kemi faktuar shqiptarëve dhe botës, me dokumente, me mijëra…

Source

Salianji në Shkodër: PD nuk ndryshon me figura të vjetëra, disa njerëz në selinë blu po sillen si lepurusha

By: redi
27 December 2025 at 19:07

Ervin Salianji vijon foltoren e tij të takimeve me demokratët, dhe këtë mbrëmje ndodhet në Shkodër. Salla ku po zhvillohet takimi është mbushur me demokratë. Salianji tha gjatë fjalës se PD-ja nuk mund të ndryshojë me figura të konsumuar dhe të vjetra, dhe se selia blu duhet të ndryshojë në mënyrë që të ketë mundësi për të rrëzuar Edi Ramën. Ish-deputeti shtoi se nuk e përjashton dot askush nga…

Source

Cristiano Ronaldo shkon në kuotën e 956 me dygolëshin ndaj Al Okhdood

By: redi
27 December 2025 at 18:58

Al-Nassr vijon formën fantastike këtë sezon në kampionatin saudit, duke regjistruar fitoren e 10-të radhazi në po kaq javë. Cristiano Ronaldo hapi rezultatin në minutën e 30-të, duke shfrytëzuar një situatë brenda zonës dhe duke vendosur skuadrën në avantazh. Në fund të pjesës së parë, CR7 shënoi një gol të mrekullueshëm pas një asistimi perfekt nga Marcelo Brozovic…

Source

VIDEO/ Ervin Salianji foltore në Shkodër, salla plot me demokratë

By: redi
27 December 2025 at 18:35

Ervin Salianji po vijon foltoren e tij të takimeve me demokratët, dhe këtë mbrëmje ndodhet në Shkodër. Takimi në qytetin bastion të demokratëve vjen pas dy aktiviteteve të tjera në Elbasan dhe Durrës. Siç shihet edhe në video, salla është plot me demokratë që mbështesin Salianjin dhe qasjen që ia ka për hapjen dhe ndryshimin e PD-së. Gjatë fjalës së tij Salianji reagoi ndaj mesazheve që PD u…

Source

Makina përplas një person me biçikletë

By: redi
27 December 2025 at 18:28

Një aksident rrugor është regjistruar këtë mbrëmje në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, ku një mjet ka përplasur një shtetas që lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, personi në biçikletë ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Burime paraprake bëjnë me dije se…

Source

Dhjetori i festave, Rama poston pamje nga Durrësi

By: redi
27 December 2025 at 18:25

Dritat e fundvitit kanë ndezur Durrësin dhe bashkë me to edhe ritmin e qytetit. Në sheshin para bashkisë, ku muzika dëgjohet deri në rrugicat përreth, turistë dhe qytetarë ndalen, fotografojnë dhe bëhen pjesë e festës që këtë fundvit e ka kthyer Durrësin në një nga destinacionet më të kërkuara në vend.

Source

Ministri Demo: Akademia e pushtetit vendor nis në janar, financimi është 50% nga buxheti i shtetit në tre vitet e para

By: redi
27 December 2025 at 17:53

Akademia e Pushtetit Vendor, një strukturë e re kombëtare që synon rritjen e kapaciteteve të administratës vendore në kuadër të procesit të integrimit evropian, pritet të nisë funksionimin në muajin janar. Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, thotë se akademia është krijuar për t’u përgjigjur drejtpërdrejt sfidave që do të përballen bashkitë, si në procesin e integrimit…

Source

E shtunë jo e mirë për shqiptarët e Serisë A

By: redi
27 December 2025 at 17:43

Prej orës 15:00 u luajtën dy duelet e vlefshme për javën e 17 të Serisë A italiane, ku 3 futbollistë shqiptarë ishin titullarë. Torino e Kristjan Asllanit dhe Ardian Ismajlit u mposht me përmbysje nga Cagliari me shifrat 1-2. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Vlasiç, ndërkohë që Prati dhe Kilicsoy realizuan për miqtë. Ismajli qëndroi në fushë gjatë gjithë duelit…

Source

Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëpushimin e dytë

By: redi
27 December 2025 at 17:26

Tajlanda dhe Kamboxhia i dhanë fund javëve të përplasjeve të ashpra kufitare të shtunën me një armëpushim të dytë në muajt e fundit, pas luftimeve më të rënda prej vitesh mes dy vendeve të Azisë Juglindore. Armëpushimi po respektohej, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Tajlandës, Surasant Kongsiri, për Reuters rreth dy orë pasi ai hyri në fuqi në mesditë. “Deri tani nuk ka pasur…

Source

Fëmijët e Diogo Jota-s shoqëruan lojtarët e Liverpoolit dhe Wolves

By: redi
27 December 2025 at 17:04

Kangjellat rrethuese në Anfield u thyen kur dy fëmijët e të ndjerit Diogo Jota dolën në fushë së bashku me lojtarët e të dyja ekipeve. Kanë kaluar disa muaj që kur Diogo Jota humbi jetën në një aksident me makinë në Spanjë, së bashku me vëllain e tij Andre Silva. Liverpool dhe Wolves u përballën ditën e shtunë në Premier League dhe natyrisht, emocionet ishin shumë të mëdha për të dyja ekipet.

Source

Rusia dëmton infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milionë familje janë pa elektricitet

By: redi
27 December 2025 at 16:49

Kievi po përballet me ndërperje masive të energjisë elektrike përgjatë ditëve të fundit të këtij viti, pas sulmeve ruse që kanë dëmtuar infrastrukturën energjetike të rajonit. Kompania më e madhe private e energjisë elektrike në Ukrainë, DTEK, thotë se rreth 500,000 familje janë pa energji elektrike në qytet pas sulmit. “Punonjësit po bëjnë gjithçka që është e mundur për të eliminuar pasojat e…

Source

Gjermania kryeson në shpenzimet festive në Europë

By: redi
27 December 2025 at 16:40

Shpenzimet për Krishtlindje dhe Vitin e Ri në Bashkimin Europian po rriten ndjeshëm këtë vit, të nxitura nga inflacioni dhe rregullat më të rrepta për sigurinë e lodrave. Gjermania pritet të kryesojë listën me 85.24 miliardë euro, e ndjekur nga Franca (71.65 miliardë euro) dhe Italia (43 miliardë euro). Bukuria, moda dhe elektronika janë dhuratat më të kërkuara…

Source

Alba kritikon sjelljen e meshkujve në BBVK4: Ledhato njërën, ledhato tjetrën, s’ka burra sot

By: redi
27 December 2025 at 16:30

Gjatë një bisede të sinqertë, Fjolla dhe Alba ndalën te tema e meshkujve dhe marrëdhënieve, duke ndarë hapur mendimet dhe preferencat e tyre. Diskutimi u përqendrua te mënyra se si, sipas Albës, kanë ndryshuar sjelljet e meshkujve sot dhe çfarë ajo kërkon realisht te një partner. Alba shprehu mendimin se shumë meshkuj sot sa ledhatojnë njërën edhe tjetrën. Ajo tha se preferon meshkujt që janë më…

Source

Man.City likuidon 1-2 Nottinghamin në udhëtim dhe merr kreun e Premier League

By: redi
27 December 2025 at 16:10

Premier League e futbollit në Angli vijon sot me ndeshjet e raundit të 18-të. Në “City Ground”, vendasit e Nottingham u mposhtën 1-2 nga Manchester City. “Qytetarët” e Pep Guardiolës morën tri pikë me peshë dhe pas gjashtë fitoreve radhazi e shohin veten për momentin në krye të renditjes. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa gjithçka u vendos në fraksionin e dytë të sfidës.

Source

Vengu tek Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari: Shembull profesionalizmi në misionin e NATO-s

By: redi
27 December 2025 at 16:02

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka vizituar Bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo të Bullgarisë, ku ka vlerësuar kontributin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në kuadër të misionit të Aleancës. Në një postim në rrjetet sociale, Vengu shprehet se toga shqiptare luan një rol aktiv dhe kontribuon përtej detyrave të saj të paracaktuara. “Krenar të dëgjoja nga Komandanti…

Source

❌
❌