Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 January 2026Gazeta Si

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

27 January 2026 at 19:57

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja ka dislokuar mjete shtesë ushtarake amerikane në rajon, përfshirë një grup goditës me aeroplanmbajtëse.

Në një intervistë për faqen e lajmeve “Axios”, Trump tha se situata me Iranin është “në ndryshim”, duke përmendur mbërritjen e asaj që ai e përshkroi si një “armadë e madhe” pranë Iranit, duke iu referuar dislokimit të një grupi goditës me aeroplanmbajtëse në rajon.

“Ata duan të bëjnë një marrëveshje. E di këtë. Kanë telefonuar në shumë raste. Ata duan të flasin”, shtoi ai.

SHBA-ja dislokoi të hënën Grupin Goditës të Aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln në Lindjen e Mesme, ndërsa Washingtoni forcon qëndrimin e tij rajonal. Aeroplanmbajtësja e klasës Nimitz hyri në rajon “për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

Irani është tronditur nga valë protestash që nga muaji i kaluar, duke filluar më 28 dhjetor në Çarshinë e Madhe të Teheranit, për shkak të zhvlerësimit të fortë të rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike. Demonstratat më pas u përhapën në disa qytete të tjera.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të “godasë fort” nëse protestuesit vriteshin, por më vonë zbuti retorikën, duke sugjeruar se Teherani ka anuluar qindra ekzekutime të planifikuara.

Zyrtarët iranianë kanë akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për mbështetjen e “trazirave të armatosura” dhe kanë paralajmëruar se çdo sulm amerikan do të shkaktonte një përgjigje “të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse”.

Qershorin e kaluar, Izraeli, me mbështetjen e SHBA-së, nisi një luftë 12-ditore kundër Iranit, duke nxitur sulme hakmarrëse me dronë dhe raketa nga Teherani, përpara se Uashingtoni të njoftonte një armëpushim

The post Trump: Irani dëshiron marrëveshje appeared first on Gazeta Si.

Trump për Ukrainën: Gjëra shumë të mira po ndodhin me negociatat

27 January 2026 at 19:49

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se “po ndodhin gjëra shumë të mira” në negociatat që synojnë përfundimin e pushtimit rus në Ukrainë.

Pa dhënë detaje shtesë, Trump u shfaq optimist gjatë deklaratave për gazetarët, teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë për një vizitë në Iowa. Kujtojmë se ekipet negociatore të Rusisë dhe Ukrainës u takuan gjatë fundjavës së kaluar në Abu Dhabi, në bisedime të ndërmjetësuara nga zyrtarë amerikanë.

Trump shtoi gjithashtu se kishte zhvilluar “një bisedë të shkëlqyer” me presidentin e Sirisë, Ahmed al-Saraa.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur Uashingtoni është angazhuar në lëvizje intensive diplomatike për të arritur një armëpushim të përhershëm dhe një zgjidhje politike midis Forcave Demokratike Siriane (SDF), ish-aleatit kryesor të SHBA-së në Siri, dhe qeverisë së Saraa, që tani konsiderohet partneri kryesor i Uashingtonit në vend.

Po ashtu, Trump bëri një seri deklaratash të shkurtra për gazetarët, duke theksuar se “po ndodhin gjëra shumë të mira” në frontin e Ukrainës dhe Rusisë.

Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se drejtori i doganave, Tom Homan, do të takohet në Minneapolis me guvernatorin dhe kryetarin e qytetit.

Duke komentuar politikën monetare, Trump përsëriti dëshirën e tij për uljen e normave të interesit nga Rezerva Federale (Fed).

The post Trump për Ukrainën: Gjëra shumë të mira po ndodhin me negociatat appeared first on Gazeta Si.

Franca i përgjigjet shefit të NATO-s: Europianët mund t’ia dalin edhe pa SHBA-në

27 January 2026 at 19:04

Nga Gazeta ‘Si’– Franca reagoi ashpër ndaj deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili argumentoi se Europa nuk mund të mbrohet pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Rutte i bëri këto deklarata gjatë një seance të Parlamentit Europian, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga eurodeputeti francez i ekstremit të djathtë, Pierre-Romain Thionnet, i cili tha se ideja e një ushtrie europiane është anakronike dhe nuk mund të përballojë sfidat moderne.

Përgjigja e Ministrit të Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, ishte e drejtpërdrejtë dhe kategorike: “Jo, i dashur Mark Rutte. Europianët mund dhe duhet të marrin përsipër sigurinë e tyre. Edhe SHBA-të janë dakord. Kjo është shtylla europiane e NATO-s”, tha ai.

Kundërshtimi i Francës ndaj deklaratave të Rutte u përforcua nga zyrtarë të tjerë, siç është Muriel Domenech, një ish-ambasador francez në NATO, i cila i tha në  X se strategjia e forcimit të sigurisë europiane përmes garancisë amerikane është e vjetruar dhe i dërgon mesazhin e gabuar Rusisë.

Franca nuk është i vetmi vend që mbështet forcimin e shtyllës evropiane të NATO-s. Ministrja franceze e Mbrojtjes, Catherine Vautrin, tha se realiteti i sotëm kërkon forcimin e pranisë ushtarake të Europës brenda NATO-s dhe se kjo ide, e propozuar nga Franca disa vjet më parë, tani mbështetet nga vende të tjera, siç është Gjermania.

Ky diskutim vjen në një kohë kur Uashingtoni, nën udhëheqjen e Trump, ka deklaruar se Amerika do të kufizojë përfshirjen e saj në sigurinë europiane. Sipas strategjisë së re të mbrojtjes kombëtare të SHBA-së të publikuar të premten, evropianët duhet të marrin iniciativën përballë kërcënimeve, dhe u theksua se Europa është ekonomikisht dhe ushtarakisht e aftë të mbrohet, veçanërisht kundër Rusisë.

Përveç kësaj, vendimi i SHBA-së për të nxitur rritjen e shpenzimeve ushtarake në Evropë ka pasur ndikim, pasi vitin e kaluar arriti të bindë vendet evropiane që të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5% të PBB-së.

Ministri i Jashtëm francez tha se BE-ja duhet të marrë përgjegjësinë për sigurinë e kontinentit, pa u varur nga Amerika, duke theksuar nevojën për një shtyllë të fortë evropiane brenda NATO-s.

The post Franca i përgjigjet shefit të NATO-s: Europianët mund t’ia dalin edhe pa SHBA-në appeared first on Gazeta Si.

Ndonëse rritemi ekonomikisht emigracioni i shqiptarëve të arsimuar do të vazhdojë të jetë i lartë!

By: Gazeta Si
27 January 2026 at 17:58

Shqipëria renditet në vendin e tretë për emigracionin e popullsinë e arsimuar në vitet 2023-2024 krahasuar me 38 vende të Rajonit të BERZH. Më keq se Shqipëria renditen Bosnja, Palestina vende që kanë qenë të destabilizuara nga luftërat.

Të dhënat tregojnë se mbi 23% e të arsimuarve shqiptarë kanë emigruar në 2023-2024, vetëm 2-3% e tyre rikthyer. Shqipëria ka diferencë shumë të madhe midis “daljes” dhe “hyrjes” së talenteve, një nga disproporcionet më të larta mes ekonomive të EBRD-së.

Flitet me krenari për rritje ekonomike, rritje të pagës mesatare, amnisti fiskale por Shqipëria nuk po arrin të jetë një destinacion tërheqës për talentet ndërkombëtare, ndërkohë që humb vazhdimisht profesionistë vendas drejt vendeve më të zhvilluara.

Megjithëse besojmë tek arsyetimi konvencional që është varfëria ajo që nxit emigracionin , eksperienca edhe studimet empirike tregojnë motive të tjera. Për ta thjeshtuar analizën po marr një shembull! Një nënpunës banke, paguhet në Shqipëri 1000 Euro në muaj, ndërsa kolegu i tij në Gjermani, paguhet rreth 5000 euro në muaj.

Ndërkohë nëse ekonomisti shqiptar emigron e punon në bankë në Gjermani , produktiviteti i tij rritet brenda natës .Thënë këtë avantazhi i ekonomistit gjerman nuk është individual. Përgjigja duhet kërkuar tek mjedisi ekonomik.Ekonomisti gjerman ka fatin të operojë e një ekonomi që ka teknologji më të mirë, firma më produktive, sektorë ekonomikë më të zhvilluar, institucione më të mira dhe infrastrukturë më të mirë –arritje këto që në pjesën më të madhe janë produkte të veprimeve kolektive të ndërmarra ndër dekada.

Njerëzit kur munden gjithmonë do të përpiqen të emigrojnë drejt mjediseve ekonomike ku produktiviteti I tyre është më i lartë. Studimet empirike tregojnë se ndërsa një vend kalon nga vend i varfër në vend me të ardhura të mesme për frymë mundësia edhe edhe nxitja për të emigruar, rriten në të njëjtin drejtim.

Edhe ka një shpjegim për këtë. Kalimi nga vend i varfër në një vend më të ardhura të mesme për frymë është i lidhur ngushtë me rritjen e investimit individual tek arsimimi. Aftësitë e rritura nxisin dhe lehtësojnë emigrimin. Po kështu barrierat e emigrimit nga vendet e destinacionit të migrantëve, kanë tendencë të zbuten ndërsa vendet e origjinës së migrantëve kalojnë nga vend i varfër tek vend me të ardhura të mesme për frymë.

Lidhja mes zhvillimit te nje vendi dhe nxitje/aftesive per te emigruar

Grafiku tregon qartazi se aftësia për të emigruar edhe nxitja për të emigruar lëvizin në kahe të kundërta në vendet e zhvilluara, pra kur vendi kalon në vend me të ardhura të larta për frymë.

Sa më gjatë vendi të qëndrojë në stadin e vendit me të ardhurave të mesme për frymë (Shqipëria ka hyrë në këtë stad në 2018) aq më e lartë do të jetë nxitja për të emigruar e njerëzve të arsimuar të cilët kanë mundësinë të rrisin produktivitetin e tyre brenda natës në vendet e pasura.

Për çdo ekonomist që studion zhvillimin lajmi i keq nuk është se aktualisht në Shqipëri kemi emigracionin më të lartë të njerëzve të shkolluar pas vendeve të destabilizuara nga lufta , por fakti se nuk ka asnjë shenjë ndryshimi në politikat që nxisin zhvillimin, pra burimet e rritjes.

Shkretëtirizimi i Shqipërisë të bekuar nga natyra e bukur, klima, edhe burimet natyrore, por të mallkuar nga poltikbërës përtacë edhe pa vizion do të vazhdojë .
Mbështetja e zhvillimit tek turizmi edhe ndërtimet e hoteleve me Pesë Yje, është rruga e sigurt drejt ekonomisë Hawaiiane, ose ekonomisë së sherbimeve me produktivitet të ulët (pastruesve edhe kamarierëve). Si rrjedhojë e produktivitetit të ulët rritja ekonomike përkthehet në pabarazi ekonomike edhe në kosto të larta të jetesës.

Pra për ta thjeshtëzuar, vlonjatët do të vazhdojnë të blejnë mallrat bazike të konsumit nga vendet e pasura, ndërkohë që do të pastrojnë tualetet e dhomat e resorteve të ndërmjetësuara nga Ivanka Trump . Në këto kushte një ekonomist , inxhinier, një programues, një kërkues një mjek do të vazhdojë të ketë produktivitet shumë të ulët në Vlorë.

Mungesa totale e politikave të rritjes së produktivitetit; vala dytë e deindustrializimit në të cilën po kalon prodhimi vendas ; fakti që firmat më të mëdha prodhojnë thuajse “asgjë” edhe parazitojmë mbi fondet e buxhetin e shtetit; mungesa e konkurrencës ; korrupsioni endemik , janë faktorë që nuk do të na mundësojnë për një kohë të papërcaktuar kalimin në një vend me të ardhura të larta.

Thënë këtë stanjacioni tek stadi i vendit ardhura të mesme për frymë gjithmonë e më shumë do ti shtyjë shqiptarët të emigrojnë edhe të kërkojnë mjedise më të favorshme ekonomike ku me të njëjtat aftësi mund të jenë disafish më produktivë.

The post Ndonëse rritemi ekonomikisht emigracioni i shqiptarëve të arsimuar do të vazhdojë të jetë i lartë! appeared first on Gazeta Si.

Foreign Policy: Përgjigja për Ukrainën mund të jetë Kosova

27 January 2026 at 17:47

Nga Gazeta ‘Si’- Pas gati një viti përpjekjesh kaotike, me ndërprerje dhe rifillime të herëpashershme për të ndërmjetësuar një armëpushim në Ukrainë, administrata Trump mbetet thellësisht e përfshirë në bisedimet për ndalimin e luftës.

Siç pritej, çështja më problematike vazhdon të jetë ajo e koncesioneve territoriale – në gjuhën e Trumpit, “shkëmbime territoresh”. Dhe deri më tani, diplomatët nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje që ka gjasa ta zgjidhë këtë nyje.

Dallimi mes planit fillestar pro-rus me 28 pika, i cili doli në dritë në nëntor 2025, dhe versionit të ripunuar ukrainaso-amerikano-europian, flet shumë për hendekun e madh që ende ndan Ukrainën dhe Rusinë. Plani me 28 pika parashikon njohjen ndërkombëtare të të gjithë territorit aktualisht të kontrolluar nga Rusia, si dhe shpalljen e gjithë rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut si territor rus.

Ky plan përbën në thelb një ultimatum kapitullimi për forcat ukrainase dhe e vendos Rusinë në një pozicion ideal për të rifilluar fushatën e saj ushtarake në kushte edhe më të favorshme.

Kundërpropozimi me 20 pika kërkon ndalimin e luftimeve përgjatë vijave aktuale të frontit, të cilat do të shndërroheshin në vija kontakti. Ai refuzon të njohë si të ligjshme çdo përfitim territorial rus në Ukrainën lindore apo në Krime.

Ukraina thotë se mund të pranojë zonat e demilitarizuara të propozuara nga Uashingtoni dhe krijimin e një zone të tregtisë së lirë në pjesën e rajonit të Donetskut që ajo kontrollon, por kërkon që në marrëveshje të përfshihen edhe territore nën kontroll rus me sipërfaqe të barabartë.

Hendeku mes këtyre dy propozimeve është pikërisht hapësira ku ka ndërhyrë analisti amerikan i çështjeve ndërkombëtare dhe ish-negociatori në Ballkan, Edward P. Joseph.

Në një artikull të fundit akademik, Joseph propozon përdorimin e modelit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar në qershor 1999, e cila afirmonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë (Serbi dhe Mali i Zi), por kërkonte “autonomi të konsiderueshme dhe vetëadministrim domethënës për Kosovën”.

Pas një votimi unanim në Këshillin e Sigurimit, Kosova u çmilitarizua nga forcat serbe dhe ato shqiptare dhe u vendos nën një administrim të përkohshëm të OKB-së, me një forcë ndërkombëtare sigurie.

Gati 27 vjet më vonë, Kosova mbetet një protektorat i OKB-së – ndonëse një i tillë ku autoritetet e zgjedhura vendore qeverisin gjerësisht dhe ushtrojnë vetë policimin. Joseph argumenton se logjika e Rezolutës 1244, e cila shtyu në kohë çështjen ligjore të sovranitetit – pra, kush e zotëron Kosovën – është çelësi i paqes relative që ka mbizotëruar atje që prej vitit 1999. Shqiptarët e Kosovës vetëqeverisen në një sistem që ata e kanë shpallur shtet të pavarur, por që nuk njihet nga Serbia, Rusia (si dhe pesë vende të BE-së dhe disa shtete të tjera).

Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën pjesë të federatës së saj, ashtu siç parashikon Rezoluta 1244. E rëndësishme është se Rusia, si anëtare e Këshillit të Sigurimit, qëndron pas kësaj rezolute dhe këmbëngul që ajo të respektohet deri në detaje.

E aplikuar për Ukrainën, marrëveshja mund të përfshijë një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare, të udhëhequr nga OKB-ja ose Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), e cila do të zëvendësonte Forcat e Armatosura të Ukrainës në ato pjesë të Donbasit perëndimor që i përkasin rajonit të Donetskut, por që nuk janë nën pushtim rus.

Trupat ruse do të mbeteshin aty ku ndodhen aktualisht. Çështjet e sovranitetit do të liheshin pezull deri në zhvillimin e referendumeve në të gjithë Ukrainën lindore dhe në Krime, të cilat do të përcaktonin përfundimisht sovranitetin.

Sigurisht, kjo do të ishte një pilulë e hidhur për Ukrainën. Kievi do të humbiste edhe sovranitetin simbolik mbi Donbasin dhe zonat përreth. Por ky kthesë do t’i mundësonte presidentit ukrainas të ndalte luftën që ka pasur pasoja kaq mizore dhe shkatërrimtare për popullin e tij – dhe që mund të përkeqësohet edhe më shumë, veçanërisht nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqen.

Pavarësisht kushteve që aktualisht janë të papranueshme për shumicën e ukrainasve, presidenti Volodymyr Zelensky mund të arrijë ta shesë këtë marrëveshje politikisht, pasi i gjithë Donbasi – madje e gjithë Ukraina brenda kufijve të vitit 1991 – nuk do të bëhej menjëherë territor rus. Në fund, popullsia e të pesë rajoneve lindore të Ukrainës që Rusia ka tentuar t’i aneksojë do të vendoste vetë se cilit shtet do t’i përkiste. Kështu, referendume farsë ruse të viteve 2014 dhe 2022 do të shpalleshin të pavlefshme.

Në favor të Ukrainës, prania e paqeruajtësve ndërkombëtarë përgjatë vijave të kontaktit do të përbënte një pjesë të garancive të sigurisë që Zelensky ka kërkuar prej kohësh dhe do të hapte rrugën për më shumë të tilla. Ukraina do të kishte një zonë tampon mes saj dhe Rusisë, të përbërë nga forca ndërkombëtare.

Një marrëveshje e tillë do t’u lejonte gjithashtu ukrainasve që aktualisht jetojnë në Donbasin perëndimor – rreth 200 mijë persona, përfshirë banorë të qyteteve Kostiantynivka, Slovyansk dhe Kramatorsk – të qëndronin aty, si dhe atyre që janë larguar të ktheheshin në një mjedis të sigurt. Mund të ketë edhe trupa të tjera garantuese sigurie në pjesë të tjera të vendit, por jo të NATO-s. Kjo nuk është shumë larg idesë së zonave të lira tregtare të demilitarizuara që Zelensky ka thënë se Ukraina është e gatshme t’i shqyrtojë.

Pala më e vështirë për t’u bindur do të ishte Rusia, megjithëse edhe ajo do të përfitonte në disa drejtime. Së pari, do të ndalej një luftë që po i konsumon burimet njerëzore dhe financiare. Për më tepër, trupat ukrainase dhe simbolet shtetërore do të zhdukeshin nga rajonet që Rusia lakmon.

Kjo është shumë më pak nga sa dëshiron Rusia – që në fakt synon të gjithë Ukrainën – por është një mënyrë për t’i shpëtuar fytyrën presidentit Vladimir Putin dhe për t’i bindur rusët se sakrificat e mëdha kanë pasur vlerë. Nëse paketa do të përfshinte edhe lehtësim sanksionesh, Rusia mund të pranonte. Joseph argumenton se angazhimi i Rusisë me Rezolutën 1244 për Kosovën rrit gjasat që ajo të angazhohet në mënyrë të ngjashme edhe në Ukrainë, pasi tashmë e njeh funksionimin e këtij procesi politik.

Megjithatë, shumë ukrainas reagojnë si shkrimtarja Oksana Zabuzhko, e cila i tha Foreign Policy: “Nuk mendoj se ky ‘plan paqeje’ – si edhe çdo plan tjetër që synon të ruajë shtetin rus në gjendjen aktuale, në vend që ta fragmentojë atë në interes të sigurisë globale – meriton një diskutim serioz.”

Në përgjithësi, ukrainasit e refuzojnë menjëherë krahasimin me Ballkanin.

“Precedenti i Kosovës,” shkroi Volodymyr Horbach, drejtor i Institutit për Transformimin e Euroazisë Veriore, një institut studimor ukrainas, “nuk mund ta zgjidhë problemin e agresionit dhe pushtimit rus të Ukrainës. Në Kosovë pati një konflikt etnik, jo një pushtim të jashtëm dhe përpjekje për aneksim.”

Sipas Horbach, edhe përpjekjet e ashtuquajtura paqebërëse të Trumpit nuk mund të zbatohen, pasi bazohen në një vlerësim të gabuar të objektivave ruse në këtë luftë. “Këto përpjekje të gabuara kanë krijuar bindjen se pengesa kryesore për përfundimin e luftës është çështja territoriale,” thekson ai.

Horbach ka të drejtë kur thotë se synimi i Putinit nuk është thjesht marrja e disa pjesëve të Ukrainës lindore, por nënshtrimi i plotë i vendit dhe zhdukja e shtetësisë së tij. Megjithatë, ka argumente për angazhim në këtë moment, në negociatat që janë duke u zhvilluar dhe ku Ukraina po merr pjesë aktive.

Ndoshta Shtetet e Bashkuara dhe Europa, duke vepruar së bashku, mund të arrijnë një armëpushim që t’i japë popullit ukrainas një periudhë qetësie – shpresojmë sa më të gjatë – nga kjo luftë e tmerrshme. Zelensky e dëshiron qartazi këtë. Dhe ndoshta edhe Putini po fillon ta kuptojë se Rusia nuk do ta nënshtronte dot të gjithë Ukrainën dhe as nuk do të arrijë të marrë një territor shumë më të madh sesa ai që kontrollon aktualisht.

Ulf Brunnbauer, drejtor i Institutit Leibniz për Studime të Europës Lindore dhe Juglindore në Regensburg të Gjermanisë, i tha Foreign Policy se mendimi kreativ është i mirëpritur dhe se ka kuptim të gjenden rrugëdalje për të dyja palët.

“Një kompromis që lë disa paqartësi për momentin është më i mirë se një luftë pa fund. Edhe pse problemet ekonomike të Rusisë po shtohen, ajo nuk duket se po mbetet pa predha, raketa dhe njerëz – të paktën jo aq shpejt sa Ukraina. Kompromisi i propozuar nga Joseph të paktën do ta pengonte Rusinë të merrte territore që Ukraina mund të detyrohej t’i braktiste gjithsesi. Ndoshta kështu mund t’u shitej ukrainasve.”

Megjithatë, Brunnbauer vëren se Serbia u detyrua ta pranonte Rezolutën 1244, pasi nuk kishte kapacitet ushtarak për të luftuar humbjen faktike të kontrollit mbi Kosovën. Ndryshe nga ajo, Rusia nuk ndodhet nën një presion të tillë. “UNMIK-u u pranua nga kosovarët,” thotë ai, “sepse ata mendonin se në fund do të ishin vetë ata që do ta drejtonin procesin.”

Rusia, thekson ai – ashtu siç do ta thoshte çdo ukrainas – deri më tani nuk ka negociuar kurrë me mirëbesim, duke shkelur një marrëveshje pas tjetrës. “Zbatueshmëria e këtij propozimi do të varej nga prania e një force ushtarake të besueshme që do ta frenonte Rusinë. Unë nuk e shoh një forcë të tillë,” përfundon Brunnbauer.

Ashtu si shumë mbështetës të çështjes ukrainase, edhe Brunnbauer propozon rritjen e presionit ndaj Rusisë dhe dërgimin e më shumë armëve për Ukrainën, me synimin për të ngrirë vijën e frontit aty ku ndodhet dhe për të mos hequr dorë nga Donbasi perëndimor apo territore të tjera.

Referendumet e propozuara, argumenton Peter Harris, profesor i shkencave politike në Universitetin Shtetëror të Kolorados, janë pika ku gjithçka ndalet. Asnjëra palë nuk dëshiron që çështja territoriale të zgjidhet përmes një plebishiti. “Për Ukrainën, kjo do të ishte një koncesion që këto janë territore të diskutueshme dhe se Rusia ka një pretendim legjitim mbi to,” shpjegon ai. Në thelb, Ukraina do të pranonte një proces ligjor për legalizimin e pushtimeve të paligjshme. Nga këndvështrimi ukrainas, sovraniteti nuk është çështje për debat: “Një çështje e shtyrë është ende një çështje – dhe Ukraina nuk dëshiron të pranojë se ekziston një pyetje.”

Për më tepër, kushtet në terren e bëjnë çdo referendum të pavlefshëm. “Ukraina nuk do t’i besonte një procesi të tillë, sepse kaq shumë qytetarë janë larguar ose janë dëbuar. Si do të votonin ata?” pyet Harris. Rusia ka sjellë kolonë pro-Moskës, duke minuar edhe më tej legjitimitetin e çdo votimi popullor. Gjithashtu, fakti që Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit i jep asaj avantazh në çdo proces nën ombrellën e OKB-së.

Edhe John Feffer, nga Instituti për Studime Politike në SHBA, i tha Foreign Policy se një plan i tillë paqeje mund të duket më tërheqës për Ukrainën, pasi ajo ndodhet në pozita të vështira. “Zelensky ka folur për riintegrimin e Donbasit me mjete jo ushtarake. Por nuk e shoh modelin e Kosovës si tërheqës për Putinin në këtë moment,” shkruan ai. “Rusia tashmë i ka inkorporuar katër rajone në përbërjen e saj – Donbasin, si dhe Khersonin dhe Zaporizhzhian. Pra, sipas saj, çështja e sovranitetit tashmë është zgjidhur.”

Çdo vëzhgues realist do të pranojë se një marrëveshje e tillë do t’i jepte Rusisë një legjitimitet që minon të drejtën ndërkombëtare dhe parimet bazë të drejtësisë. Por pas rezistencës së guximshme ndaj Rusisë së Putinit, Ukraina ka një shans për të mbijetuar vetëm nëse Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të saj, duke ofruar inteligjencë, armë dhe duke zbatuar sanksione.

Ndoshta alternativa më e mirë për Ukrainën është të ndjekë pikërisht një marrëveshje të tillë – dhe pastaj ta lërë atë të dështojë për faj të Rusisë. Kjo të paktën do t’i tregonte administratës Trump atë që shumica e vëzhguesve tashmë e dinë: Rusia është në këtë luftë për të pushtuar të gjithë Ukrainën, sepse nuk mund të tolerojë pranë kufijve të saj një sistem politik më tërheqës se i saji. Arritja e kësaj qartësie mund të jetë një opsion që Ukraina nuk mund ta përjashtojë.

Burimi: Foreign Policy/Përshtati Gazeta Si

The post Foreign Policy: Përgjigja për Ukrainën mund të jetë Kosova appeared first on Gazeta Si.

Braçe debat me Klosin për sportin e padelit: Politikat buxhetore s’bëhen sipas dëshirës së një ministri

27 January 2026 at 17:42

Nga Gazeta ‘Si’- Deputetët e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Erion Braçe, kanë debatuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me një plan të qeverisë për t’i dhënë prioritet fuqizimit të sportit të Padelit në Shqipëri.

Klosi tha se ky sport, që sipas një pjese të madhe të deputetëve shihet si një sport luksi, mund të ndihmojë në rritjen e imazhit të Shqipërisë dhe të ofertës turistike për vendin tonë.

Por Braçe ishte kundër këtyre planeve të qeverisë, duke theksuar se 2.2 milionë euro për kuota pjesëmarrjeje në aktivitete, janë shumë para, të cilat sipas tij mund të investoheshin diku tjetër.

Po ashtu Braçe theksoi se nëse ka një sport që sot është në ditët e tij më të këqija, ai është Futbolli, sport i cili sipas tij po jep shpirt.

Debati:

Blendi Klosi: Fatkeqësisht opozita tregon sesa larg është realiteti. Se diskutimet e tyre flasin për histori që nuk kanë asnjë lidhje për mënyrën sesi menaxhohet buxheti i shtetit dhe me mënyrën sesi sot Shqipëria zhvillohet. Janë shumë larg diskutimit të një vendi kandidat për anëtar të BE-së.

Ajo që lexojmë sot nga ky akt normativ, është qartazi ajo që PS ka në gjenezën e saj, shteti nuk braktis askënd dhe njëkohësisht ruan stabilitetin ekonomik dhe disiplinën fiskale. Ky akt nuk rrit deficitin, nuk rrit borxhin, nuk cënon të ardhurat, përkundrazi, ai bazohet në kursimet reale të krijuara nga menaxhimi i kujdesshëm i financave publike dhe dëshmon dallimin tonë të madh. Kjo dëshmon dallimin tonë të madh që ne nuk premtojmë pa mbulim, nuk shpërndajmë iluzione, por shpërndajmë mundësi reale dhe mbështetje konkrete.

Në këtë paketë konkretisht ata që kanë më shumë nevojë për mbështetjen e shtetit, gjejnë mbështetje me aktet normative dhe me pjesën e menaxhuar të buxhetit, në mënyrë korrekte brenda mundësive që Shqipëria të ofron. Mbi 148 mijë qytetarë, përfitues të ndihmës ekonomike dhe personave me aftësi të kufizuar, marrin një ndihmesë të drejtëpërdrejtë nga ky projekt-akt. PS nuk e shikon sportin thjeshtë si një mbështetje vetëm për realizimin e atij aktiviteti, por si një aktivitet politik që rrit imazhin e Shqipërisë dhe prezencëne saj në arenën ndërkombëtare.

Më konkretisht sporti i Padelit, që jo vetëm për kolegët e opozitës, por edhe për ata të mazhorancës, quhet si një luks, por nuk është fare kështu. Ai është një nga sportet me rritjen më të madhe sot në botë. Nuk është thjesht një aktivitet, por një pozicionim i qartë. Nuk kërkon infrastrukturë të shtrenjtë si sportet tradicionale. Por është një sport që padyshim që ashtu siç kemi edhe dakordëinë me Federatën për ndërtimin e ambienteve të reja, krijimin e qendrave të ekselencës dhe trajnimin e të rinjve. Nëse Shqipëria futet në këtë mbështetje, ajo pozicionohet në hartën e sporteve moderne, rrit imazhin e vet dhe rrit ofertën turistike

Erion Braçe: Unë mendoj që jemi në seancën e aktit normativ dhe kur flasim për para publike duhet të kemi parasysh një gjë, që politikat buxhetore sektoriale nuk bëhen sipas dëshirës apo afeksionit që secili ministër, deputet e me radhë ka. Në këtë akt normativ nuk janë para për të mbështetur sportin e Padelit. Këto para janë për kuota pjesëmarrjeje në aktivitete. 2.2 milionë euro për kuota, më vjen keq por janë shumë para.

Po të flasim për sporte moderne, më lejoni t’ju them se Superliga po mbahet nga disa Presidentë me lekët e tyre. Futbolli është një nga sportet që po jep shpirt në këtë vend. Pastaj një pjesë e aktivitetit të Futbollit po mbahet edhe me para pa destinacion. Prandaj nëse do mbështesim, hajde mbështesim këtë sportin masiv në Shqipëri, jo sipas dëshirës së një ministri. Unë mendoj që jemi në seancën e aktit normativ dhe kur flasim për para publike duhet të kemi parasysh një gjë, që politikat buxhetore sektoriale nuk bëhen sipas dëshirës apo afeksionit që secili ministër, deputet e me radhë ka. Në këtë akt normativ nuk janë para për të mbështetur sportin e Padelit.

Këto para janë për kuota pjesëmarrjeje në aktivitete. 2.2 milionë euro për kuota, më vjen keq por janë shumë para. Po të flasim për sporte moderne, më lejoni t’ju them se Superliga po mbahet nga disa Presidentë me lekët e tyre. Futbolli është një nga sportet që po jep shpirt në këtë vend. Pastaj një pjesë e aktivitetit të Futbollit po mbahet edhe me para pa destinacion. Prandaj nëse do mbështesim, hajde mbështesim këtë sportin masiv në Shqipëri, jo sipas dëshirës së një ministri.

The post Braçe debat me Klosin për sportin e padelit: Politikat buxhetore s’bëhen sipas dëshirës së një ministri appeared first on Gazeta Si.

Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, SPAK dërgon për gjykim 10 anëtarët e grupit kriminal

27 January 2026 at 17:02

Nga Gazeta ‘Si’- SPAK ka dërguar për gjykim grupin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri. Hetimi për trafikun e kokainës nisi pas informacioneve të marra mbi laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, ku pranë banesës së ish-funksioniarit vendor Viktor Çervanaku, u zbuluan nga Policia një sasi e madhe droge e llojit kokainë prej 485 kg, e fshehur në plehra kimikë.

Të pandehurit janë, Aldi Zonja, Artjon Çaushllari (alias Gjika), Ismajl Abdurrahmani, Jose Ramon Zacarias Vasquez, Geis Sejfullai, Klajd Birçe, Hiëlenn Ledezma Narvaez, Samuel Alfonso Moreno Serrano dhe Endi Sejdini, të akuzuar për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”.

Grupi i trafikut ndërkombëtar të drogës dispononte një laborator të përpunimit të kokainës në Qerekë të Krujës dhe 2 ambiente mbështetëse në Tiranë dhe Durrës.

Nga hetimet rezulton se ata përdornin një biznes për të kamufluar trafikim, nëpërmjet kompanisë “Alb Lëkurë”. Ky subjekt kreu një pagesë më 11 maj të vitit 2024 me vlerë 23 mijë dollarë tek një firmë me vendndodhje në Republikën Domenikane, periudhë që u porosit edhe një sasi prej 24 ton lëkurë gjedhësh (me kripë).

Ngarkesa e ndarë në 20 paleta u nis me destinacion Portin e Durrësit në datën 17 korrik 2024 dhe një muaj më pas, Dogana e Tiranës kreu veprimet doganore dhe më pas ngarkesa u transportua drejt Mulletit, në një magazinë e përshtatur për ruajtjen e saj. Një muaj më pas, më 23 shtator, merren informacione për nisjen e një tjetër ngarkese prej 24 tonësh, që mbërriti në Portin e Durrësit më datë 8 nëntor për të cilën u paguan rreth 20 mijë dollarë të tjera.

Hetimi pati si indicie ndarjen e disa akteve nga hetimi i një tjetër çështjeje që mban datën 17 nëntor 2023 për një sasi lnde narkotike që u kap me pleh kimik në Frakull Fierit. SPAK ka dyshime që grupi kriminal mund të ketë nxjerrë drogë nga laboratori edhe për llogari të grupeve të tjera kriminale.

The post Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, SPAK dërgon për gjykim 10 anëtarët e grupit kriminal appeared first on Gazeta Si.

Një fakt dhe formacionet e mundshme për ndeshjet e fundit në fazën e Ligës në ‘UCL’

27 January 2026 at 16:25

Nga Gazeta “Si” – Pesëmbëdhjetë skuadra e kanë siguruar kualifikimin mes 16 më të mirave ndërsa Arsenal dhe Bayern München janë të vetmet skuadra që kanë siguruar për një vend në raundin e 1/8-ave përpara raundit të fundit në fazën e Ligës. 

Katër ekipe janë eliminuarndërkohë që 17 klube luanë për vendet e fundit në fazën me eliminim direkt në javën e 8.

Më poshtë sjellim një statistikë dhe formacionet e mundshme për çdo sfidë të fazës së Ligës që do të ulë siparin mbrëmjen e të mërkurës.

  • Ajax vs Olympiacos
    Ajax dhe Olympiacos janë përballur 6 herë në kompeticionet e UEFA-s, 2 fitore secili dhe 2 barazime mes tyre. 
    Ajax: Jaroš; Gaaei, Bouwman, Baas, Wijndal; Regeer; Mokio, Klaassen; Gloukh, Godts; Dolberg
    Olympiacos: Tzolakis; Costinha, Retsos, Pirola, Ortega; Mouzakitis, Hezze; Rodinei, Chiquinho, Gelson Martins, El Kaabi 

Arsenal vs Kairat Almaty
Arsenal është skuadra e vetme që ka fituar 7 ndeshjet e para të fazës së Ligës këtë sezon. Asnjë ekip nuk i ka fituar të 8 ndeshjet në këtë formulë.
Arsenal: Kepa; White, Mosquera, Hincapié, Lewis-Skelly; Nørgaard, Zubimendi, Eze; Madueke, Gyökeres, Martinelli
Kairat Almaty: Anarbekov; Tapalov, Martynovich, Sorokin, Mata; Glazer, Kassabulat; Mrynskiy, Gromyko, Jorginho; Edmilson

  • Monaco vs Juventus
    Monaco dhe Juventus janë ndeshur 6 herë në kompeticionet e UEFA-s, të gjitha në fazat me eliminim të Ligës së Kampionëve: ½ finalet 1997/98, ¼ finalet 2014/15 dhe ½ finalet 2016/17. 
    Monaco: Kohn; Caio Henrique, Kehrer, Teze, Vanderson; Zakaria, Camara; Golovin, Fati, Akliouche; Balogun
    Juventus: Di Gregorio; Cambiaso, Kelly, Bremer, Kalulu; Thuram, Locatelli; Francisco Conceição, McKennie; Kenan Yıldız; David

Athletic Club vs Sporting CP
Bilanci mes dy skuadrave është i barabartë, me nga 2 fitore secila. Të dyja kanë fituar ndeshjet në shtëpi në përballjet e raundit të tretë të Kupës UEFA 1985/86 dhe në ½ finalen e Europa League 2011/12.
Athletic Club: Unai Simón; Gorosabel, Vivian, Paredes, Berchiche; Rego, Ruiz De Galarreta, Sancet; N.Williams, Guruzeta, Navarro
Sporting CP: Rui Silva; Fresneda, Gonçalo Inácio, Matheus Reis, Araújo; Hjulmand, João Simões; Catamo, Francisco Trincão, Guilherme Pires; Suárez

  • Atlético de Madrid vs Bodø/Glimt
    Atletico ka fituar të 6 ndeshjet e mëparshme në UEFA-s kundër skuadrave norvegjeze.
    Atlético de Madrid: Oblak; Llorente, Pubill, Giménez, Ruggeri; Simeone, Barrios, Koke, Álex Baena; Alvarez, Sørloth
    Bodø/Glimt: Haikin; Sjøvold, Gundersen, Bjørtuft, Bjørkan; Brunstad Fet, Berg, Evjen; Blomberg, Høgh, Hauge
  • Leverkusen vs Villarreal
    Villarreal nuk ka asnjë humbje në 4 përballjet e mëparshme mes këtyre skuadrave në UEFA (3 fitore, 1 barazim), por Leverkusen ka humbur vetëm 1 nga 8 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër rivalëve spanjollë (5 fitore, 2 barazime) dhe vjen në këtë takim pas 3 fitoreve radhazi.
    Leverkusen: Blaswich; Quansah, Andrich, Badé; Lucas Vázquez, Fernández, García, Grimaldo; Poku, Tillman; Schick
    Villarreal: Tenas; Navarro, Rafa Marín, Renato Veiga, Pedraza; Pépé, Comesaña, Partey, Moleiro; Oluwaseyi, Ayoze Pérez

Borussia Dortmund vs Inter
Dortmund dhe Inter takohen në UEFA-s për herë të parë që nga faza e grupeve të Champions League 2019/20, kur Inter fitoi 2-0 në shtëpi në raundin e 3, përpara se Dortmund të fitonte 3-2 në shtëpi në javën e 4.
Borussia Dortmund: Kobel; Can, Anton, Schlotterbeck; Ryerson, Bellingham, Nmecha, Bensebaini; Beier, Adeyemi; Guirassy
Inter: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Carlos Augusto, Barella, Zieliński, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, L. Martínez

  • Club Brugge vs Marseille
    Përballjet e vetme të mëparshme mes skuadrave në kompeticionet e UEFA-s u rregjistruan në grupet e edicionit 1992/93, kur Marseille fitoi të 2 ndeshjet, 3-0 në Francë dhe 1-0 në Belgjikë.
    Club Brugge: Mignolet; Sabbe, Ordoñez, Mechele, Seys; Stanković, Vanaken, Onyedika; Carlos Forbs, Vermant, Diakhon
    Marseille: Rulli; Balerdi, Aguerd, Medina; Weah, Højbjerg, Vermeeren, Paixão, Traoré; Greenwood; Gouiri

Frankfurt vs Tottenham Hotspur
Tottenham ka fituar 3 nga 6 përballjet e mëparshme kundër Frankfurt-it (2 barazime, 1 humbje).
Frankfurt: Kauã Santos; Collins, Koch, Theate, Brown; Højlund, Larsson; Doan, Götze, Bahoya; Knauff
Tottenham: Vicario; Pedro Porro, Romero, Van de Ven, Udogie; Sarr, Gray; Odobert, Simons, Spence; Solanke

  • Barcelona vs Copenhagen
    Ndërsa babai i tij Henrik Larsson luajti për Barcelonën nga viti 2004 deri në vitin 2006, Jordan Larsson (Copenhagen) ka qenë pjesë e akademisë “La Masia” në klubin katalanas.
    Barcelona: Joan García; Koundé, Cubarsí, Gerard Martín, Balde; Eric García, Olmo; Yamal, Fermín López, Raphinha; Rashford
    Copenhagen: Kotarski; Meling, Gabriel Pereira, Suzuki, Lopez; Larsson, Madsen, Clem, Achouri; Elyounoussi, Moukoko

Liverpool vs Qarabağ
Liverpool kishte fituar 16 ndeshje radhazi në fazën e grupeve/fazën e Ligës të UEFA-s në Anfield, përpara humbjes në raundin e 5 ndaj PSV në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve në shtëpi.
Liverpool: Alisson Becker; Frimpong, Endo, Van Dijk, Kerkez; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboszlai, Wirtz; Ekitiké
Qarabağ: Kochalski; Silva, Mustafazade, Medina, Jafarguliyev; Pedro Bicalho, Janković; Leandro Andrade, Montiel, Zoubir; Duran

  • Paris Saint-Germain vs Newcastle United
    Përballjet e vetme të mëparshme mes skuadrave në UEFA erdhën në fazën e grupeve të Champions League 2023/24, kur Newcastle fitoi 4-1 në shtëpi në javën e 2, përpara një barazimi 1-1 në Paris në të 5-ën.
    Paris Saint-Germain: Chevalier; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Doué, Dembélé, Barcola
    Newcastle United: Pope; Trippier, Thiaw, Botman; Hall; Miley, Tonali, Ramsey; Barnes, Woltemade, Gordon

Manchester City vs Galatasaray
Një humbje për Manchester City-n do të ishte e para herë që ata humbasin dy ndeshje rradhazi në shtëpi në kompeticion që nga seria prej 3 të tillash mes sezoneve 2017/18 dhe 2018/19.
Manchester City: Donnarumma; Matheus Nunes, Khusanov, Aké, O’Reilly; Nico González; Bernardo Silva, Reijnders, Foden, Doku; Haaland
Galatasaray: Uğurcan Çakır; Eren Elmalı, Sánchez, Abdülkerim Bardakcı, Sallai; Torreira, Lemina; Sané, Yunus Akgün, Barış Alper Yılmaz; Osimhen

  • Pafos vs Slavia Praha
    Kjo është hera e parë që klube nga Qiproja dhe Çekia përballen mes tyre në Champions League.
    Pafos: Gorter; Bruno, Luckassen, Pileas, Sema; Dragomir, Quina, Pêpê; Oršić, Jajá; Dimata
    Slavia Praha: Staněk; Vlček, Zima, Chaloupek; Douděra, Dorley, Sadílek, Provod, Sanyang; Kušej, Chorý

PSV Eindhoven vs Bayern München
Bayern ka fituar 6 nga 8 përballjet e mëparshme në UEFA kundër PSV (1 barazim, 1 humbje). 
PSV Eindhoven: Kovar; Dest; Schouten, Obispo, Mauro Júnior; Veerman, Saibari, Wanner; Man, Perišić, Driouech
Bayern München: Neuer; Bischof, Upamecano, Tah, Ito; Kimmich, Pavlović; Olise, Gnabry, Luis Díaz; Kane

  • Union Saint-Gilloise vs Atalanta
    Pasi humbi 4 ndeshjet e mëparshme kundër kundërshtarëve belgë, Atalanta kërkon fitoren e dytë rradhazi në UEFA (fitori 2-1 ndaj Club Brugge në javën 2).
    Union Saint-Gilloise: Scherpen; Mac Allister, Burgess, Sykes; Khalaili, Van De Perre, Zorgane, Niang; Ait El Hadj, Florucz; Fuseini
    Atalanta: Carnesecchi; Kossounou, Djimsiti, Kolašinac; Zappacosta, De Roon, Éderson, Zalewski; De Ketelaere, Lookman; Scamacca

Benfica vs Real Madrid
Këto skuadra janë përballur vetëm 3 herë në kompeticionet e UEFA-s: Benfica fitoi 5-3 në Finalen e Kupës së Kampioneve në vitin 1962 dhe 6-3 në total në çerekfinalet e edicionit 1964/65.
Benfica: Trubin; Dedić, Otamendi, Tomás Araújo, Dahl; Barrenechea, Aursnes; Prestianni, Barreiro, Sudakov; Pavlidis
Real Madrid: Courtois; Valverde, Raúl Asencio, Huijsen, Carreras; Arda Güler, Bellingham, Tchouaméni; Mastantuono, Mbappé, Vinícius Júnior

  • Napoli vs Chelsea
    Përballjet e vetme mes skuadrave ishin në raundin e 1/8-ave të edicionit 2011/12, kur Chelsea përmbysi humbjen 3-1 në Napoli me një fitore 4-1 pas kohës shtesë në “Stamford Bridge”.
    Napoli: Meret; Beukema, Buongiorno, Juan Jesus; Di Lorenzo, Lobotka, McTominay, Spinazzola; Vergara, Højlund, Elmas
    Chelsea: Sánchez; Gusto, Chalobah, Badiashile, Cucurella; Caicedo, James; Pedro Neto, Fernández, Estêvão; João Pedro

Më shumë për kompeticionin
– Shorti për play-off-in e fazës me eliminim direkt do të hidhet të premten, më 30 Janar, dhe do të përfshijë skuadrat që renditen nga vendi i 9 deri në të 24-in në fazën e Ligës.

– Ndeshjet e play-off’it do të luhen me dy takime më 17/18 dhe 24/25 Shkurt.

– Tetë skuadrat më të mira të fazës së Ligës do të përballen me 8 fituesit e play-off’it, ndërsa shorti për 1/8-at, ¼ finalet dhe ½ finalet do të hidhet më 27 Shkurt.

The post Një fakt dhe formacionet e mundshme për ndeshjet e fundit në fazën e Ligës në ‘UCL’ appeared first on Gazeta Si.

E mitura në Gjirokastër u dyshua për abuzim seksual, ekspertiza ligjore: Nuk është përdhunuar. Dëshmia e nënës

27 January 2026 at 16:22

“Unë nuk e di çfarë ka ndodhur me vajzën time. Ndjehem e tronditur nga çfarë ajo thotë se ka ndodhur. Por më shumë, nuk kuptoj pse nuk më tha mua asgjë”

Kështu u shpreh nëna e 12-vjeçares me banim në Gjirokastër, por me origjinë nga Bulqiza, pas kontrollit mjeko-ligjor që iu bë vajzës nga ekspertë nëse ajo ishte defloruar (përdhunuar) nga bashkëjetuesi i saj.

Burime konfidenciale thonë përGazetasi.al se vajza nuk është prekur, por në polici e mitura ka pohuar se bashkëjetuesi I nënës Klement Kursa, 39-vjeç e ka ngacmuar.

“Vajza nuk rezulton e prekur e megjithatë ajo ka dëshmuar në polici kur u pyet.

Zbulimi i ngacmimit të 39-vjeçarit u bë gjatë një seance pyetje që iu bë nënës së të miturës dhe vajzës pasi Kelment Kursa dyshohet se ka vrarë burrin e saj.

“Historia është pak e ngatërruar, thotë një burim për “Gazetasi.al” e cila citon gruan që tregoi se me Klementin kishte lidhje jashtëmartesore dhe pas vdekjes së burrit, nisën bashkëjetesën në Gjirokastër ku dhe jetojnë aktualisht.

“Nga martesa e parë kam 3 fëmijë, 2 djem të rritur afër 18 vjeç dhe vajzën 12 vjeç, ndërsa me bashkëjetuesin kam një foshnje. Burri më ka vdekur dhe unë jetova 1 vit pas vdekjes së tij në Bulqizë. Më pas, bashkë me të dashurin u transferuam në Gjirokastër.

Unë nuk kam nevojë për para se i siguroj vetë. Madje ai herë punon e herë jo. Nuk e di çfarë ka ndodhur por di të them se vajzën nuk e çoj në shkollë pasi të gjithë do ta bullizojnë pas lajmit të shpërndarë në media”, mësohet të jetë shprehur gruaja para ekspertëve psikologë e punonjës socialë që kryen kontrollet mjekësore të vajzës.

Dëshmia e vajzës u mor gjatë pyetjes për Klementin, si i dyshuar për vrasjen e babait të saj.

“Vajza kishte rrëfyer se Klementi e kishte prekur në trup me organin e tij, i fërkohej, kërkonte që dhe kjo ta prekte”, tregon burimi duke shtuar se gjithcka ka thënë vajza mund të qëndrojë ose jo, por ekspertiza tregoi se nuk ka patur akt seksual mes tyre.

Ajo çka vunë re psikologët gjatë seancës me vajzën, ishte qetësia me të cilën ajo tregonte detaje, që për një 12-vjeçare në klasë të gjashtë do të shkaktonte tjetër sjellje.

“Dukej e qetë kur tregonte, nuk jepte asnjë emocion. Ndërsa nëna ishte mpirë, e tronditur dhe pa fjalë nga çdo gjë që dëgjonte” , thonë burimet.

Gjatë ditës së sotme, në media janë dhënë deklarata nga xhaxhai i të miturës, I cili akuzon 2 vëllezërit Kursa si autorë të vrasjes së vëllait të tij, 7 vjet më parë.

The post E mitura në Gjirokastër u dyshua për abuzim seksual, ekspertiza ligjore: Nuk është përdhunuar. Dëshmia e nënës appeared first on Gazeta Si.

‘MotoGP’ – shkon në 8 numri i skuadrave të prezantuara (Galeri)

27 January 2026 at 16:19

Nga Gazeta “Si” – Acosta, Binder, Bastianini dhe Viñales zbuluan motorrin e ri RC16, ndërsa KTM konfirmon ambicjet për sukses në vitin 2026.

Portokalli, blu dhe shpejtësi në start: Red Bull KTM prezantoi zyrtarisht motorrët dhe pilotët për sezonin e ri të MotoGP.

2026 përfaqëson vitin e 10 të konkurimit për Red Bull KTM. Formacioni me Pedro Acosta-n dhe Brad Binder për Red Bull KTM Factory Racing, si dhe Enea Bastianini dhe Maverick Viñales për Red Bull KTM Tech3.

Red Bull KTM synon vendete para të klasifikimit për vitin 2026 dhe ka rifreskuar atë që konsiderohet si një nga dizenjot më dalluese të pistës së MotoGP.

Numrat do ta përcaktojnë sezonin: milisekondat në pistë, orët e punës së stafit të përkushtuar, ditët e planifikimit nga inxhinierët në fabrikë dhe javët e strategjisë për të qenë një hap përpara.

Si për vitin 2026 ashtu edhe me projeksionin e gjeneratës së ardhshme të MotoGP nga viti 2027.

The post ‘MotoGP’ – shkon në 8 numri i skuadrave të prezantuara (Galeri) appeared first on Gazeta Si.

Hodhën molotovë në protestën e PD, lirohen 19 të ndaluarit

27 January 2026 at 15:26

Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 19 të ndaluarit në protestën e Partisë Demokratike, të mbajtur në 24 janar.

Të ndaluarit dyshohen se gjatë protestës kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë dhe godinës së Parlamentit, duke shkaktuar tensione dhe rrezik për sigurinë publike. Protesta, e cila fillimisht u zhvillua si tubim politik i opozitës, më pas degradoi në përplasje dhe akte vandalizmi ndaj institucioneve.

Në seancën gjyqësore për vlerësimin e masave të sigurisë, Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar masa më të ashpra për disa prej të ndaluarve. Konkretisht, për 5 persona ishte kërkuar masa “arrest në burg”, ndërsa për 5 të tjerë “arrest në shtëpi”, duke argumentuar se veprimet e tyre përbënin rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe cenim të rendit public, raporton për Klan News gazetarja Glidona Daci.

Megjithatë, trupa gjykuese vendosi të mos pranojë kërkesat e Prokurorisë dhe të caktojë për të 19 të ndaluarit masën më të lehtë “detyrim paraqitje”, duke i detyruar ata të paraqiten periodikisht pranë organeve të drejtësisë dhe të mos pengojnë hetimin.

Të arrestuarit janë: Ardian Lici, Anduel Lleshi, Alan Lika, Anastas Mema, Tomas Koja, Ergi Shkurta, Sali Saraci, Ervis Mirashi, Adrian Toli, Rei Hasko, Bledi Spaho, Eldison Huli, Alket Toska, Leonid Xhebexhiu, Besnik Bali, Elton Hoti, Roni Bizhoti dhe Hamza Cani.

Jashtë ambienteve të gjykatës u mblodhën edhe deputet të opozitës, në mbështetje të të ndaluarve.

The post Hodhën molotovë në protestën e PD, lirohen 19 të ndaluarit appeared first on Gazeta Si.

Braçe dhe Balla, ju përvodhën debatit të vërtetë

27 January 2026 at 15:14

Nga Gazeta ‘Si’- Qeveria vendosi që rreth 4% e buxhetit të vitit të kaluar të rialokonte në disa drejtime të tjera. Ky është një instrument që çdo qeveri përdor herë pas here.

Është legal, por jo moral. Kur paratë e destinuara për një sektor nuk shfrytëzohen, qeveria mund të vendosë t’i dërgojë aty ku ka nevojë më urgjente. Në dukje, kjo duket pragmatike dhe e përgjegjshme: fondet nuk humbasin, qytetarët përfitojnë shërbime, dhe buxheti shfaqet në ekuilibër.

Por pas kësaj lëvizjeje fshihet një dilemë e madhe: a është efikase për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin afatgjatë? Investimet kapitale – infrastruktura, arsim, energji, shëndetësi – nuk janë thjesht shpenzime; ato janë motor i rritjes ekonomike, krijojnë vende pune, rrisin produktivitetin dhe gjenerojnë të ardhura shtesë për buxhetin. Kur këto fonde zhvendosen drejt konsumit, si për pensionet apo ndihma sociale të tjera, ekonomia humbet mundësinë për të zgjeruar vlerën e saj reale. Afatshkurtër, qytetarët mund të ndihen të përfitues, por afatmesëm dhe afatgjatë, shteti humbet kapacitetin për të financuar vetveten dhe për të rritur prosperitetin.

Ekonomikisht, të mirat e rialokimit janë të dukshme: mbyll një boshllëk social, shmang krizën në sektorë urgjentë, dhe tregon fleksibilitet të menaxhimit buxhetor. Politikisht, ai mund të interpretohet si vëmendje për qytetarët, duke qetësuar tensione sociale.

Por të këqijat janë po aq të mëdha. Rialokimi shpesh maskon keqmenaxhimin e fondeve fillestare, tregon mungesë planifikimi dhe dërgon sinjale negative për investitorët dhe biznesin. Kur bëhet praktikë e përsëritur, kjo kthen buxhetin në një mjet politik, jo në instrument zhvillimi. Suficitë e krijuar nga mosrealizimi i investimeve nuk janë sukses, por tregues i paaftësisë për të ekzekutuar projektet që rrisin ekonominë.

Pra, rialokimi është i dobishëm për krizë të menjëhershme, p.sh. katastrofa natyrore, recesion, mungesë ekstreme likuiditeti etj., por nuk duhet të zëvendësojë planifikimin strategjik dhe investimet e qëndrueshme. Një politikë fiskale e mençur kërkon që fondet të përdoren saktë aty ku kanë më shumë ndikim për të ardhmen, dhe jo vetëm për të qetësuar momentalisht nevojat sociale. Nëse kjo balancë nuk ruhet, qeveria mund të fitojë pikë politike sot, por humb të ardhmen ekonomike të vendit nesër.

Por faktkeqësisht shqetësimi më i madh se kjo çështje, sot në kuvend, ishte debati i vetëm i zhvilluar mes Taulant Ballës dhe Erion Braçes, ku ky i fundit kërkonte meritën e propozimit i pari që një pjesë e fondeve të papërdorura t’i kalojë pensionistëve. Pra nuk pati asnjë fjalë debati tjetër për të gjetur se pse fondet për investime nuk u përdorën fare dhe çfarë do të ndodhë me planin e rritjes ekonomike të vendit.

Në vend të kësaj, qytetari mbeti spektator i një mini-dialogu propagande, pa bereqet.

The post Braçe dhe Balla, ju përvodhën debatit të vërtetë appeared first on Gazeta Si.

Qeveria ‘zhvlerëson’ paratë e mbledhura nga shqiptarët në buxhet

27 January 2026 at 14:44

Nga Gazeta ‘SI’ – Për herë të parë qeveria paratë e destinuara për të rritur ekonominë vendos që një pjesë t’i përdorë me me pak vlerë, por t’i çojë për pensione. Ekonomikisht dhe politikisht ky është një menaxhim dëmi. Pensionet janë konsum buxheti ndërsa investimet janë rritje vlere.

Janë rreth 30 miliardë lekë, ose rreth 4% të buxhetit të vitit 2025, që rialokohen nga institucionet që nuk i kanë përdorur tek ato që kanë nevojë më urgjente. Në seancën e sotme parlamentare, ministri i Financave prezantoi destinacionin e këtyre fondeve: 15 miliardë lekë për pensionistët, 2 miliardë për fermerët, 1.8 miliardë për Shëndetësinë, 1.3 miliardë për Ministrinë e Mbrojtjes, ndër të tjera.

Rialokimi nuk është fenomen i ri, por rihap një debat të vjetër: moskryerjen e shpenzimeve e planifikuara të institucioneve.

Një institucioni që i dalin para tepër, do të thotë se ka mungesë planfikimi dhe menaxhimi të këtyre fondeve. Shpesh mospërdorimi i parave vjen dhe si pasojë e vonesave admnistrative dhe mungesës së produktivitetit.

Nga ana tjetër, dërgimi i fondeve drejt sektorëve që kanë “nevojë”, tregon po ashtu një mungesë parashikimi për nevojat sektoriale që në fazën fillestare të hartimit të buxhetit.

Rialokimet e shpeshta të buxhetit bien ndesh dhe me disiplinën fiskale që kërkon BE-ja dhe institucionet e tjera ndëkombëtare.

Veprimtaria e rialokimit, nuk garanton asnjë përmbushje të detyrimeve, por është thjesht një lëvizje që rregullon statistikat e qeverisë, për të ruajturën balancën fiskale. Shpesh rialokimi shihet me rezerva dhe nga ekspertët e fushës, që e cilësojnë si një proces jotransparent dhe joeficient që e kthejnë buxhetin në një “mjet politik”.

Ndryshimet e shpeshta të buxhetit, që shumë herë kanë krijuar dhe dëme financiare, janë bërë subjekt auditimi i KLSH-së, e cila kërkon rishikim tërësor të modelit të menaxhimit financiar publik, që të jetë sa më realist.

Paralelisht, qeveria po mban stok dhe një pjesë të madhe të parave dedikuar investimeve kapitale, duke rezultuar kështu me një suficit buxhetor në shifra rekord.

Të dhënat deri në muajin nëntor 2025, tregojnë se qeveria ka kryer vetëm 65.1% të planit për investime kapitale, përkthyer në rreth 85 mld lekë të munguara për ekonominë (totali i planifikuar 161 mld). Për të njëjtën periudhë, suficiti raportohet 49 mld lekë.

Për njohës të fushës, krijimi i suficitit tregon mungesë të kapaciteteve menaxhuese dhe tregues se barra fiskale është më madhe se sa fuqia absorbuese e ekonomisë për kapitale publike.

Poltikisht me lëvizjen e fundit, qeveria i ka vënë një maskë keqmenaxhimit duke krijuar iluzionin e kujdesit social, sepse të kalosh paratë e investimeve për pensione, nuk do të thotë që e ke zgjidhur problemin.

The post Qeveria ‘zhvlerëson’ paratë e mbledhura nga shqiptarët në buxhet appeared first on Gazeta Si.

Saga e një apartamenti 60 metra katror e ish kryegjyqtarit Dedja  

27 January 2026 at 14:33

Gazeta Si – Me një vendim të formës së prerë, Gjykata e Posaçme e Apelit ka urdhëruar konfiskimin e një apartamenti në pronësi të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, duke vulosur një proces të gjatë gjyqësor që e shoqëroi për vite me radhë.

Është një apartament me sipërfaqe 60 metra katrorë, i ndodhur në zonën e plazhit të Golemit, i cili ishte sekuestruar më herët me vendim të Shkallës së Parë në prill të vitit 2025. Dedja e kishte kundërshtuar këtë vendim, por Apeli e la në fuqi konfiskimin, duke arsyetuar se pasuria nuk justifikohet me burime të ligjshme.

Sipas prokurorisë speciale, ish-kreu i Kushtetueses kishte fshehur këtë apartament në formularin e vetëdeklarimit të pasurisë, një shkelje që e çoi atë të bëhej gjyqtari i parë i nivelit të lartë që u dënua nga drejtësia e posaçme, pas dështimit në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve.

Një betejë e gjatë me drejtësinë

Në shtator të vitit 2024, Dedja iu drejtua Gjykatës së Lartë duke kërkuar pafajësinë dhe shfuqizimin e dënimit të dhënë nga dy shkallët më të ulëta të gjyqësorit për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Pak muaj më herët, Gjykata e Apelit e kishte dënuar me gjashtë muaj burg, dënim që u konvertua në një vit shërbim prove.

Edhe pse në fazën e parë të rivlerësimit ai kishte kaluar pa probleme, çështja u rihap në shkallën e apelit, ku u vlerësua se Dedja ishte i lidhur me apartamentin në Golem përmes një kontrate furnizimi me energji elektrike, ndonëse pasuria pretendohej se ishte në emër të të vëllait të tij. Vendimi i parë u rrëzua pas ankimimit të Komisionerit Publik, me mbështetjen e monitoruesve ndërkombëtarë, të cilët argumentuan se pasuria nuk ishte provuar si e ligjshme.

Pavarësisht vendimeve gjyqësore, Dedja ka mbajtur një qëndrim mohues ndaj akuzave, duke i cilësuar ato të pabazuara.

Nga konsensusi politik, te përplasja institucionale

Bashkim Dedja u emërua kryetar i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2012, duke pasuar Vladimir Kriston. Kandidatura e tij u mbështet fillimisht nga mazhoranca e djathtë dhe më pas gjeti mbështetje edhe nga mazhoranca socialiste, e cila votoi pro dekretit të presidentit të asaj kohe, Bujar Nishani.

Rivendosja e tij për një mandat të dytë u miratua me një konsensus të plotë parlamentar, pa asnjë votë kundër. Në atë kohë, ky mbështetje u interpretua si vlerësim për punën e tij në krye të institucionit më të lartë kushtetues.

Megjithatë, gjatë qeverisjes socialiste, Gjykata Kushtetuese mori një sërë vendimesh që rrëzuan ligje dhe akte të rëndësishme të qeverisë, duke e përplasur shpesh institucionin me ekzekutivin. U shfuqizuan vendime që lidhnin qeverinë me ndërhyrje në ndërtimet pa leje, ndryshime në ligjin e nëpunësit civil, kontribute shoqërore për profesionistët e lirë, kompensimin e pronarëve dhe licencimin e tregtimit të naftës.

Vetë Dedja doli publikisht kundër ndryshimeve ligjore që prekën mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve të sistemit të drejtësisë, duke e thelluar më tej përplasjen me mazhorancën.

Ligji i Vettingut dhe presioni ndërkombëtar

Gjykata Kushtetuese, nën drejtimin e Dedjës, u vu në qendër të debatit politik dhe ndërkombëtar edhe për ligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pas padive të paraqitura nga Unioni i Gjyqtarëve dhe Partia Demokratike, gjykata vendosi pezullimin e përkohshëm të zbatimit të ligjit.

Ky vendim shkaktoi reagime të forta nga mazhoranca dhe partnerët ndërkombëtarë. Çështja u shqyrtua në një klimë të pazakontë, ku në sallën e gjyqit ishin të pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesja e Bashkimit Europian.

Në fund, Gjykata Kushtetuese refuzoi kërkesën e qeverisë dhe vendosi t’i drejtohej Komisionit të Venecias për një opinion, një hap që u interpretua si përpjekje për të ruajtur balancën institucionale në një moment kritik për reformën në drejtësi.

The post Saga e një apartamenti 60 metra katror e ish kryegjyqtarit Dedja   appeared first on Gazeta Si.

Balla përplaset me Bardhin për protestën e 24 janarit: Lapanjozë që drejtoheni nga një matuf

27 January 2026 at 14:06

Nga Gazeta ‘Si’- Jashtë çështjeve në rend dite, protesta e 24 janarit e PD, mori vëmendjen në seancë plenare duke krijuar situatë të tensionuar.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, replikoi ashpër ndaj Gazment Bardhit dhe sulmoi opozitën duke thënë se mban me para “disa lapangjozë” për të hedhur molotov dhe fishekzjarrë në protestë.

Balla i etiketoi protestuesit dhe deputetët që i mbështesnin si “Çak Norris” dhe tha se Bardhi dhe të tijët, që “drejtohen nga një matuf”, referuar Berishës, duhet të mbajnë përgjegjësi për ata që ushqejnë me dhunë sipas tij.

Për replikë, Bardhi foli me tone të larta nga vendi.

“Mund t’ja mbyllni pak gojën”, i tha Balla nënkryetares së Kuvendit, Klodiana Spahiu, ndërsa iu kundërpërgjigj demokratit duke i thënë “lapanjoz”.

Gazment Bardhi: Lapanjoz je ti!

Taulant Balla: Duhet të përballen me drejtësinë. Nuk ka as parti politike që i merr në mbrojtje sepse zotrote dhe kushdo tjetër që i ushqen me para për të goditur institucionet, duhet të mbash përgjegjësi. Kjo parti politike duhet të distancohet nga dhuna kundër institucioneve bashkë me një matuf, i cili duhet të mbajë përgjegjësi për këtë lloj inspirimi.

Lëri këto dëngla ti se bën si qesharak këtu, ti ke bërë kallëzimin për këta 18 që përmenda unë sikurse ke bërë kallëzimin për Belind Këlliçin, Edmond Spahon për kongresin madhështor të dhjetorit 2021. Unë jam ai që jam dhe e kam për nder, kurse ti duhet të mbash përgjegjësi sepse njerëzit mbajnë përgjegjësi për fytyrën e vet dhe gjithçka firmosin. Kryetar grupi që ka firmosur kallëzim penal për nënkryetarin.

The post Balla përplaset me Bardhin për protestën e 24 janarit: Lapanjozë që drejtoheni nga një matuf appeared first on Gazeta Si.

Bardhi: Shkrirja e Kadastrës së Vlorës, pasojë e dështimit të Policisë për të garantuar sigurinë

27 January 2026 at 13:57

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, akuzoi ministren e Brendshme Albana Koçiu se ka kriminalizuar policinë për të trembur qytetarët për të mos kërkuar drejtësi nëpërmjet protestave.

Ai u ndal edhe te shkrirja e Zyrës së Kadastrës në Vlorë e cila sipas tij erdhi si pasojë e dështimit të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë e institucioneve publike.

Sipas Bardhit, krimi i organizuar ka depërtuar në hipotekën e Vlorës, duke e bërë të pamundur ushtrimin normal të detyrës nga drejtuesit e institucionit.

Ai tha se për tre vite me radhë, asnjë drejtor nuk ka arritur të qëndrojë gjatë në detyrë, pasi është përballur me presione dhe kërcënime.

Bardhi akuzoi ministren e Brendshme, Albana Koçiut se nuk ka reaguar për këtë situatë, duke e cilësuar policinë si të vënë në shërbim të krimit.

Ai kërkoi llogari për mbylljen e hipotekës së Vlorës dhe për pamundësinë e ushtrimit të detyrës nga drejtuesit e saj. Sipas tij, për tre vite me radhë, asnjë drejtor nuk ka arritur të qëndrojë gjatë në detyrë, pasi është përballur me presione dhe kërcënime.

“Po pse është mbyllur Hipoteka e Vlorës?  Sepse Policia e Shtetit nuk garanton dot institucionet publike. Krimi i organizuar cdo ditë në hipotekën e Vlorës dhe ka detyruar drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekës të zhvendosë stafin nga Vlora në Tiranë. 

Sepse policia e zonjës nuk i garanton dot në krye të detyrës funksionarët e shtetit. Përse nuk flet ajo që po mbyllet hipoteka në Vlorë, se ka tre vjet që nuk mbush dot një muaj një drejtor Hipoteke sepse nuk ushtron dot i lire detyrën, sepse policia eshte ne sherbim te krimit. 

Për këtë duhet të flasë ajo, jo për mesazhet që i çon nga arratia Ergys Agasi që e ka vënë në atë karrige dhe na hiqet ne si ministre”, tha Bardhi.

The post Bardhi: Shkrirja e Kadastrës së Vlorës, pasojë e dështimit të Policisë për të garantuar sigurinë appeared first on Gazeta Si.

Kushtetuesja shtyn vendimin për çështjen Balluku: Na duhet më shumë kohë

27 January 2026 at 13:50

Nga Gazeta ‘Si’- Trupa e Gjykatës Kushtetuese vendosi të marrë më shumë kohë për vendimmarrjen finale lidhur me çështjen “Balluku”.

Dy orë mbledhje në dhomë këshillimi nuk mjaftuan për të prodhuar një vendim përfundimtar, duke bërë që kjo padi të rishqyrtohet nga trupa në një ditë tjetër.

Sipas burimeve, gjyqtarët kanë kërkuar më shumë kohë.

Qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese pritej me interes, pasi vendimmarrja e saj do të ndikojë edhe në vendimin e Këshillit të Mandateve, i cili të mërkurën ka parashikuar mbledhjen e radhës për shqyrtimin e një kërkese tjetër të SPAK-ut: autorizimin për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Kjo pasi mazhoranca e shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve deri në një vendimmarrje nga Gjykata Kushtetuese. 

The post Kushtetuesja shtyn vendimin për çështjen Balluku: Na duhet më shumë kohë appeared first on Gazeta Si.

Ndërtohet treni më i gjatë… i çokollatës

27 January 2026 at 13:48

Një rekord botëror i ri Guinness u vendos në Milano, ku rrëzë Palazzo Lombardia u zbulua skulptura më e gjatë e çokollatës në botë.

Vepra artistike, e realizuar në formën e një treni, ka një gjatësi prej 55 metrash dhe peshon rreth 2,800 kilogramë.

Skulptura gjigante u mat zyrtarisht nga gjyqtarët e Rekordeve Botërore Guinness, të cilët e certifikuan atë si rekord botëror.

The post Ndërtohet treni më i gjatë… i çokollatës appeared first on Gazeta Si.

Parashutistët kalojnë nëpër ‘vrimën e gjilpërës’ të hotelit më të lartë në botë

27 January 2026 at 13:46

Një shfaqje unike që përfshinte një fluturim përmes të ashtuquajturës “syri i gjilpërës” të hotelit më të lartë në botë u dha nga pesë parashutistë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Watch: Daredevil wingsuit athletes soar through Dubai’s tallest hotel, Ciel Dubai Marina, in a jaw-dropping stunt!
Read more: https://t.co/lHSHQ2aIYV
#Dubai #Wingsuit #CielDubaiMarina pic.twitter.com/J21MeeB5PY

— Gulf News (@gulf_news) January 27, 2026

Pesë atletët e XDubai kryen një fluturim preciz rreth Marinës Ciel Dubai, me udhëheqësin e ekipit që kalonte përmes një hapjeje të ngushtë arkitekturore që i është dhënë emri “syri i gjilpërës”, duke zhvilluar një shpejtësi prej më shumë se 200 km/orë.

The post Parashutistët kalojnë nëpër ‘vrimën e gjilpërës’ të hotelit më të lartë në botë appeared first on Gazeta Si.

I ftohti shton problemet me zemrën, mjekët: Hipertensioni një nga shkaqet kryesore

27 January 2026 at 13:36

Nga Gazeta Si- Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të problemeve kardiake, duke shtuar ndjeshëm fluksin e pacientëve në urgjencat spitalore.

Mjekët kardiologë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë thonë se gjatë muajve të dimrit vihet re një rritje e rasteve me hipertension të pakontrolluar, dhimbje gjoksi, aritmi dhe deri në infarkt të miokardit.

Sipas specialistëve, i ftohti ndikon drejtpërdrejt në ngushtimin e enëve të gjakut, çka çon në rritjen e tensionit arterial dhe në ngarkesë më të madhe për zemrën.

Pacientët më të rrezikuar janë ata që vuajnë nga sëmundje kronike kardiovaskulare, hipertension, diabet, si dhe personat e moshuar.

Burime nga QSUT bëjnë me dije se vetëm gjatë javëve të fundit është shtuar ndjeshëm numri i paraqitjeve në urgjencë për probleme kardiake, ku nuk kanë munguar as rastet e infarktit akut të miokardit, të cilat kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Mjekja kardiologe Engjëllushe Hasani, nga Poliklinika nr.3 në Tiranë, në një prononcim për Gazetasi.al shprehet se gjatë kësaj periudhe janë rritur ndjeshëm konsultat kardiologjike, pasi shumë pacientë shfaqin përkeqësim të gjendjes shëndetësore si pasojë e temperaturave të ulëta.

“Dyshimet zakonisht nisin me rritje të tensionit arterial, ndjesi shtrëngimi apo dhimbje gjoksi, lodhje të shpejtë dhe vështirësi në frymëmarrje, ndërsa në raste më të rënda mund të përfundojnë në infarkt. Ndaj pacientët kardiakë duhet të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos neglizhojnë asnjë simptomë,” thekson kardiologia Hasani.

Mjekët  këshillojnë që pacientët me probleme të zemrës të kryejnë kontrolle më të shpeshta gjatë dimrit, të ndjekin rregullisht terapinë e përshkruar, të shmangin ekspozimin e zgjatur në të ftohtë dhe të mbajnë një regjim ushqimor të shëndetshëm. Po ashtu, rekomandohet shmangia e stresit, konsumit të kripës dhe aktiviteti fizik i moderuar, sipas këshillës së mjekut.

Specialistët paralajmërojnë se çdo vonesë në paraqitjen tek mjeku mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e zemrës, ndaj qytetarët ftohen të reagojnë në kohë dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore sapo shfaqen simptomat e para.

The post I ftohti shton problemet me zemrën, mjekët: Hipertensioni një nga shkaqet kryesore appeared first on Gazeta Si.

❌
❌