Nga Gazeta âSiâ- NjĂ« vit i mbushur me pĂ«rmbysje, pĂ«rplasje dhe zhvillime me ndikim global pasqyrohet nĂ« bilancin e AgjencisĂ« Franceze tĂ« Lajmeve (AFP) pĂ«r vitin 2025.
Nga rikthimi i bujshëm i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ekuilibrat e brishtë në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, te kryengritjet sociale të brezit Z, investimet kolosale në inteligjencën artificiale dhe fenomenet ekstreme klimatike që thyen rekorde, dhjetë ngjarje përcaktuan vitin dhe formësuan skenën ndërkombëtare, duke nxjerrë në pah një epokë pasigurie të thellë dhe transformimesh të mëdha.
Donald Trump, rikthimi i bujshëm
Pas rikthimit nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« nĂ« janar pĂ«r njĂ« mandat tĂ« dytĂ«, republikani Donald Trump ndĂ«rmori njĂ« sĂ«rĂ« masash nĂ« kuadĂ«r tĂ« doktrinĂ«s sĂ« tij âAmerika e paraâ, duke pĂ«rdorur gjerĂ«sisht urdhra ekzekutivĂ«, edhe pse drejtĂ«sia bllokoi disa prej vendimeve tĂ« tij.
Sipas kundërshtarëve të tij, duke shpërfillur të drejtat themelore dhe ndarjen e pushteteve, Trump shënjestroi rivalët politikë, dërgoi njësi të Gardës Kombëtare në qytete të mëdha të drejtuara nga demokratët, u përpoq të frikësonte mediat dhe luftoi programet e diversitetit dhe përfshirjes. Ai zhvilloi gjithashtu një aktivitet të dendur diplomatik, me sukses të ndryshueshëm.
Megjithatë, sondazhet tregojnë rritje të pakënaqësisë së amerikanëve për çështjet ekonomike, veçanërisht për koston e jetesës. Humbje të ndjeshme në zgjedhjet lokale e kanë vendosur partinë e tij në një pozitë të brishtë përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit presidencial, në vjeshtën e vitit 2026.
Armëpushim i brishtë në Gaza
Presioni amerikan çoi në një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, dy vjet pas fillimit të luftës shkatërruese në Rripin e Gazës, e cila shpërtheu pas sulmit të paprecedentë të Hamasit më 7 tetor 2023 në territorin izraelit.
Armëpushimi lejoi një tërheqje të pjesshme të trupave izraelite nga Gaza, shkëmbimin e pengjeve të fundit të mbajtura gjallë në Gaza me palestinezë të burgosur në Izrael dhe rritjen e hyrjes së ndihmës humanitare, e cila megjithatë mbetet shumë më e ulët se nevojat, sipas OKB-së dhe organizatave joqeveritare.
Izraeli pret kthimin e trupit tĂ« fundit tĂ« njĂ« pengu pĂ«rpara nisjes sĂ« negociatave pĂ«r fazĂ«n e dytĂ« tĂ« armĂ«pushimit, e cila, sipas planit amerikan tĂ« miratuar nga OKB-ja, duhet tĂ« çojĂ« nĂ« çmilitarizimin e GazĂ«s. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se shpreson qĂ« kjo fazĂ« tĂ« nisĂ« âshumĂ« shpejtâ, por dhuna vazhdon, me palĂ«t qĂ« akuzojnĂ« njĂ«ra-tjetrĂ«n pĂ«r shkelje tĂ« marrĂ«veshjes.
Tensionet rajonale vijojnë me sulmet izraelite ndaj bastioneve të Hezbollahut në Liban. Irani u godit gjithashtu nga sulme izraelite dhe amerikane ndaj objekteve të tij bërthamore gjatë një lufte 12-ditore në qershor. Në shtator, Izraeli shënjestroi drejtues të Hamasit me një sulm të paprecedentë në Katar.
Përpjekje të vështira për paqe në Ukrainë
Rikthimi i Donald Trump nĂ« pushtet shĂ«noi pĂ«rpjekjet e para serioze pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« fund pushtimit rus tĂ« UkrainĂ«s, qĂ« nisi nĂ« shkurt 2022.
Deklaratat e presidentit amerikan luhatën mes lavdërimeve dhe kritikave ndaj Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskyt. Në shkurt, Trump e sulmoi publikisht presidentin ukrainas në Zyrën Ovale, duke e akuzuar për mungesë mirënjohjeje ndaj SHBA-së.
Bisedimet e drejtpĂ«rdrejta mes rusĂ«ve dhe ukrainasve nĂ« Stamboll, si dhe mĂ« pas njĂ« samit TrumpâPutin nĂ« AlaskĂ«, nuk sollĂ«n pĂ«rparim konkret drejt paqes. NĂ« tetor, Uashingtoni shpalli sanksione ndaj sektorit rus tĂ« naftĂ«s.
MegjithatĂ«, nĂ« fund tĂ« nĂ«ntorit u zhvilluan negociata ndĂ«rkombĂ«tare mbi bazĂ«n e njĂ« drafti amerikan, i konsideruar fillimisht nga Kievi dhe aleatĂ«t evropianĂ« si tepĂ«r i favorshĂ«m pĂ«r MoskĂ«n. Pas njĂ« raundi tĂ« ri bisedimesh nĂ« dhjetor, Ukraina deklaroi se kishte âpĂ«rparimeâ, ndonĂ«se çështja e territoreve tĂ« pushtuara nga Rusia mbetet nĂ« ngĂ«rç.
Në terren, ushtria ruse vazhdoi avancimin e ngadaltë në lindje, pasi në mars zmbrapsi plotësisht forcat ukrainase nga rajoni kufitar rus i Kurskut. Moska intensifikoi sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe hekurudhore të Ukrainës, ndërsa Kievi shënjestroi objekte nafte në Rusi.
Luftë tregtare globale
Duke argumentuar se marrëdhëniet tregtare ishin të pafavorshme për SHBA-në, Donald Trump shpalli valë pas vale tarifa shtesë për produktet e importuara, të ndryshme sipas vendeve ose zonave të origjinës. Ai vendosi gjithashtu tarifa specifike për sektorë strategjikë si çeliku, alumini dhe bakri.
Teksa vendet e prekura shqyrtonin ose zbatonin masa hakmarrëse, nisën negociata të ashpra që çuan në disa marrëveshje, përfshirë me Bashkimin Evropian dhe, në fund të tetorit, me Kinën, duke shënuar fillimin e një armëpushimi në një konflikt që tronditi ekonominë globale.
Negociatat dypalëshe me Kanadanë u pezulluan pas një reklame kundër proteksionizmit që presidenti amerikan e konsideroi fyese.
I detyruar të ulë koston e jetesës për amerikanët, Trump pranoi në mes të nëntorit të anulonte tarifat doganore për disa produkte ushqimore, si kafeja dhe mishi i viçit i importuar.
Një Papë i ri: Leoni XIV
Më 8 maj, në moshën 69-vjeçare, Robert Francis Prevost u bë Papa i parë amerikan, pas vdekjes së paraardhësit të tij Françesku, këshilltar i të cilit kishte qenë. Tym i bardhë u ngrit mbi Kapelën Sistine pas një konklave të shkurtër, që zgjati më pak se 24 orë.
I buzĂ«qeshur dhe diskret, i lindur nĂ« Ăikago dhe i konsideruar kardinal i moderuar, Prevost mori emrin Leoni XIV. Ish-misionar pĂ«r gati 20 vjet nĂ« Peru, shtetĂ«sinĂ« e tĂ« cilit e ka marrĂ«, ai vijon linjĂ«n e paraardhĂ«sit tĂ« tij me theks te mbĂ«shtetja pĂ«r tĂ« varfrit, emigrantĂ«t dhe mbrojtjen e mjedisit.
Njëkohësisht, ai u dha garanci edhe qarqeve konservatore, duke lejuar rikthimin e meshës tradicionale në Vatikan pas tre vitesh kufizimesh, ndërsa përjashtoi në afat të shkurtër shugurimin e grave dhe njohjen e martesave mes personave të të njëjtit seks.
Kryengritjet e brezit Z (12- 27 vjeçarët)
Në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, të rinjtë e brezit Z (nën 30 vjeç) shtuan protestat për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe kundër kufizimeve në rrjetet sociale apo korrupsionit të elitave.
Ata protestuan në Peru kundër pasigurisë në rritje dhe klasës politike, si dhe në Marok, ku autoritetet nisën reforma sociale, por edhe ndjekje penale ndaj mbi 2.000 personave.
Në vende të tjera, protestat e shtypura me dhunë u shndërruan në sfida të hapura ndaj pushtetit: pas trazirave në Nepal, kryeministri maoist K. P. Sharma Oli u detyrua të japë dorëheqjen.
NĂ« Madagaskar, protestat çuan nĂ« rrĂ«zimin e presidentit Andry Rajoelina nga ushtria. NĂ« Tanzani, tĂ« rinjtĂ« morĂ«n pjesĂ« masivisht nĂ« protesta paszgjedhore qĂ« u shtypĂ«n nĂ« gjak. Flamuri pirat i mangas âOne Pieceâ u shndĂ«rrua nĂ« simbol global tĂ« luftĂ«s kundĂ«r shtypjes.
Investime kolosale në inteligjencën artificiale
Gjigantët e teknologjisë dhe startup-et e specializuara po shpenzojnë shuma gjithnjë e më marramendëse për zhvillimin e inteligjencës artificiale. Sipas Gartner, shpenzimet globale për IA në vitin 2025 pritet të arrijnë rreth 1,5 trilionë dollarë, ndërsa vitin pasues të kalojnë 2 trilionë.
Vlerësimet astronomike në bursë, me Nvidia që në një moment kaloi 5 trilionë dollarë kapitalizim, kanë ngritur frikën e një flluske spekulative.
Shqetësimet u shtuan nga raste dezinformimi, akuza për shkelje të të drejtave të autorit dhe shkurtime masive vendesh pune, veçanërisht në Amazon. Në Kaliforni, prindërit e një adoleshenti që kreu vetëvrasje akuzuan ChatGPT se e kishte inkurajuar atë, çka çoi në forcimin e kontrolleve prindërore dhe miratimin e një ligji për rregullimin e chatbot-ëve.
Grabitje spektakolare në Luvër
Më 19 tetor, hajdutë të veshur si punëtorë hynë në mes të ditës në Muzeun e Luvrit duke përdorur një ashensor për zhvendosje dhe duke thyer një xham. Ata grabitën bizhuteri të kurorës me vlerë rreth 88 milionë euro brenda vetëm tetë minutash.
Gjatë arratisjes me skuter, u ra kurora e perandoreshës Eugjeni, e cila u gjet e dëmtuar. Ngjarja tronditi botën dhe nxori në pah mangësi serioze në sigurinë e muzeut më të famshëm në planet. Katër persona janë akuzuar, por plaçka ende nuk është gjetur.
Goditje amerikane në Karaibe dhe Paqësor
Që nga gushti, Uashingtoni vendosi një forcë të madhe ushtarake pranë Venezuelës, zyrtarisht për të luftuar trafikun e drogës drejt SHBA-së. Sulme të shumta në Karaibe dhe Paqësor ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge shkaktuan rreth 100 viktima, duke ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e operacioneve.
Karakasi i sheh kĂ«to veprime si pretekst pĂ«r rrĂ«zimin e presidentit NicolĂĄs Maduro dhe grabitjen e rezervave tĂ« naftĂ«s. SHBA shpalli âbllokadĂ« tĂ« plotĂ«â ndaj cisternave tĂ« sanksionuara dhe ofroi shpĂ«rblim 50 milionĂ« dollarĂ« pĂ«r arrestimin e MadurĂ«s.
Rekorde të fenomeneve ekstreme klimatike
Përmbytje vdekjeprurëse, stuhi të fuqishme⊠Fenomenet ekstreme u shtuan në frekuencë dhe intensitet për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas shkencëtarëve.
Cikloni Melissa shkatërroi rajone të tëra të Xhamajkës dhe përmbyti Haitin e Kubën. Filipinet u goditën nga disa tajfune radhazi, ndërsa Vietnami, Sri Lanka dhe Indonezia pësuan dëme të rënda dhe humbje jetësh.
Në Evropë, zjarret pyjore arritën nivele rekord gjatë verës. Në SHBA, zjarre të shkaktuara nga rrufetë çuan në mbylljen e pjesës veriore të Kanionit të Madh në Arizona për pjesën e mbetur të sezonit turistik.
Marrë nga AFP
The post Një listë me 10 ngjarjet më të rëndësishme që shenjuan vitin appeared first on Gazeta Si.