Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Gazeta Si

Zelensky: Kemi përgatitur disa drafte për paqen pas bisedimeve me SHBA

23 December 2025 at 15:00

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të martën se disa draft dokumente, përfshirë ato mbi garancitë e sigurisë, janë përgatitur pas bisedimeve midis zyrtarëve ukrainas dhe homologëve të tyre amerikanë në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ata punuan në mënyrë produktive me të dërguarit e Presidentit (Donald) Trump dhe tani janë përgatitur disa draft-dokumente. Në veçanti, këto përfshijnë dokumente mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën, rindërtimin dhe një kornizë bazë për t’i dhënë fund kësaj lufte”, shkroi Zelensky në X.

Ai shtoi se pikat janë përcaktuar në një mënyrë që korrespondon me qëllimin e një përfundimi real të luftës dhe nevojën për të parandaluar një pushtim të tretë rus.

“Çdo sulm rus ndaj Ukrainës dhe sulmet e ashpra ruse në vijën e frontit vërtetojnë se angazhimi i Ukrainës për t’i dhënë fund luftës tejkalon shumë atë të Rusisë – dhe kjo duhet të adresohet duke forcuar presionin global mbi agresorin”, shtoi Zelensky.

The post Zelensky: Kemi përgatitur disa drafte për paqen pas bisedimeve me SHBA appeared first on Gazeta Si.

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për ‘Shpresa-AL’ pasi rriti çmimet e biletës në urbanet e Kamzës dhe Paskuqanit

23 December 2025 at 14:59

Nga Gazeta ‘SI’-  Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë një hetim paraprak ndaj ndërmarrjes SHPRESA – AL SHPK, për shkak të shqetësimeve mbi rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve në transportin urban të Bashkisë Kamëz.

Ky vendim vjen pas ankesave të depozituara pranë Autoritetit dhe pas shqetësimeve të shprehura në media nga qytetarë dhe përdorues të transportit. Hetimi do të analizojë kushtet e konkurrencës së lirë dhe efektive, veçanërisht për linjat: Kamëz – Tiranë – Kamëz dhe Paskuqan – Babrru – Tiranë.

Sipas dokumentacionit zyrtar, SHPRESA – AL SHPK është operatori i vetëm i licencuar në këto linja, duke zotëruar një pozitë dominuese në treg, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Nga vlerësimi paraprak i Autoritetit, rezulton se nuk ka prova të mjaftueshme ekonomike apo financiare që justifikojnë rritjen e çmimeve mbi baza objektive. Hetimi do të përfshijë periudhën 1 janar – 12 dhjetor 2025, për të vlerësuar nëse veprimet e ndërmarrjes mund të përbëjnë kufizim, shtrembërim ose pengim të konkurrencës, sipas Ligjit nr. 9121/2003.

The post Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për ‘Shpresa-AL’ pasi rriti çmimet e biletës në urbanet e Kamzës dhe Paskuqanit appeared first on Gazeta Si.

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

23 December 2025 at 14:50

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat, u pyet për Ervin Salianjin.

Ai tha se Salianji u vetëpërjashtua nga PD-ja, pasi kaloi vijën e kuqe.

“Akoma mendja tek Salianji. Po ne këtu jemi për enciklopedinë e krimit që nuk është paraqitur kurrë. Po çfarë lidhje ka Salianji me këtë. Po Salianji ishte i burgosur politik kur u zhvilluan zgjedhjet. Çfarë do të thotë kjo?

Sot është një njeri që ka kaluar linjat e kuqe. E kam thënë kur i ka kaluar linjat e kuqe. Kemi ca linja të kuqe. Jo, nuk ka një vendim, ka vetpërjashtuar veten. Sa herë të pyesni, këtë përgjigje do merrni. Po i kalove linjat e kuqe, i kalon”, tha Berisha.

Ky vendim vjen pasi ky i fundit ka nisur Foltoren e tij me demokratë të zhgënjyer e të lodhur nga lidershipi dhe kupola e PD-së. Deri më tani, Foltorja e Salianjit ka mbledhur simpatizantë dhe anëtarë të strukturave të Partisë Demokratike në Durrës, Gjirokastër dhe Elbasan.

Salianji ka qenë aktiv në Njësinë 6, veçanërisht në zonën e Kombinatit, ku takimet e zhvilluara nga ai me strukturat dhe simpatizantët e PD-së janë karakterizuar nga pjesëmarrje e gjerë dhe një angazhim i dukshëm i të rinjve.

The post Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar appeared first on Gazeta Si.

Ish-drejtori i Burgjeve në SPAK, Agim Ismaili në hetim për tre vepra penale

23 December 2025 at 14:48

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur sërish sot në SPAK.

Edhe më herët, ai është pyetur si person në dijeni në lidhje me tentativën e bërë nga disa persona për të hakeruar kompjuterat e prokurorëve të posaçëm. Ish-funksionari i burgjeve është në hetim nga SPAK për tre vepra penale, përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe grup kriminal.

Emri i Ismailit del në sulmin kibernetik që iu bë SPAK në mars të këtij viti, për të cilin ranë në pranga dy persona, ish-punonjësi i IMT, Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtari i burgut Vlorë, Zambak Gjonaj.

Hakerët tentuan të merrnin informacione nga kompjuterët e 3 prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, por sipas Prokurorisë, nuk arritën që të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT-së.

Të dy këta persona i kanë shpërndarë dokumentet që kanë arritur të marrin në persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë dy gazetarë, ish-kreu i burgjeve, Agim Ismaili, si dhe Dritan Palikaj, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë.

Sipas SPAK, ai dhe ish-punonjësi i IMT, Arnold Rrokaj, tentuan gjithashtu të hyjnë në email-in e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, por pa sukses.

Ngjarja ndodhi më 12 mars dhe arrestimet u kryen brenda 24 orësh. Pajisjet dhe skedarët e përdorur për ndërhyrjen u sekuestruan nga autoritetet.

The post Ish-drejtori i Burgjeve në SPAK, Agim Ismaili në hetim për tre vepra penale appeared first on Gazeta Si.

INSTAT: Më pak shqiptarë festuan festat e nëntorit në atdhe

23 December 2025 at 14:45

Nga Gazeta ‘SI’ – Më pak shqiptarë festuan festat e nëntorit në atdhe. Të paktën kështu tregojnë shifrat e sapopublikuara nga INSTAT.

Më shumë se 677 mijë shqiptarë dolën nga vendi gjatë muajit nëntor. Kjo rritje vjetore me 7.5% lidhet me festat e 28-29 nëntorit dhe planet e shqiptarve për të festuar jashtë vendit. Por nga ana tjetër, INSTAT tregon se numri i shqiptarëve që u futën në Shqipëri gjatë së njëjtës periudhë është reduktuar me 1.3%, 652 mijë.

Në total, gjatë nëntorit në Shqipëri hynë më shumë se 1.28 mln persona, me rritje të moderuar 1.4% nga nëntori i shkuar. 29.968 ishin të huaj, me një rritje prej 4.2%, kryesisht nga vendet e Europës.

Sipas INSTAT, 96% e të huajve që hynë në Shqipëri në nëntor 2025 ishin nga Europa, ku Europa Jugore përbën 86% të hyrjeve nga ky kontinent.

Qëllimi i hyrjes për 97% të shtetasve të huaj ishte personal, me rritje 4.5%, ndërsa hyrjet për biznes dhe arsye profesionale ranë me 3.6%.

The post INSTAT: Më pak shqiptarë festuan festat e nëntorit në atdhe appeared first on Gazeta Si.

‘Gërdeci’ / SPAK paraqet provat për Fatmir Mediun, kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit Bumçi

23 December 2025 at 14:30

Gazeta Si – SPAK ka depozituar në GJKKO provat për gjyqin në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit në vitin 2008, ku humbën jetën 26 persona në fabrikën ushtarake të demontimit të armëve të zjarrit. Mediu nuk ishte prezent në seancën e kësaj të marte, por u përfaqësua nga avokatët e tij mbrojtës.

Në këto prova, pjesë është dhe faksi i nisur nga zyra e ish-ministrit të Drejtësisë së aaj kohe, Aldo Bumçi, në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes, për hapjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, shkresë e cila ka shënim emrin e Shkëlzen Berishës, ‘Për Shkëlzenin’, djali i kryeministrit të kohës, Sali Berisha.

SPAK gjithashtu ka kërkuar që në pyetje të merret dhe Anjola Agolli, ish-sekretare e ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi.

I thirrur në dhjetor 2023 në SPAK për këtë çështje në cilësinë e dëshmitarit, Shkëlzen Berisha ka mohuar të ketë lidhje apo dijeni me këtë faks, që mban emrin e tij.

SPAK dyshon e faksi i vitit 2007, ku ishte shënuar emri i Shkëlzen Berishës, besohet se ishte dhënie mendimi aprovues nga Ministria e Drejtësisë, për projekt-vendimin e qeverisë të përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes, për demontimin e municioneve në Gërdec.

Ministria e Drejtësisë, me ministër asokohe, Aldo Bumçin ka qenë një nga organet kompetente për të gjithë praktikën e ndërtimit të fabrikës së armëve.

Dëshmia mbështetet nga ish-sekretarja e Aldo Bumçit dhënë para prokurorëve, e cila pranon se Shkëlzeni ka shkuar në zyrë, e më pas Aldo Bumçi ka përcjellë porosinë për tek zyra privat e e Shkëlzenit në Ministrinë e Mbrojtjes. 

Faksi është sekuestruar nga Prokuroria në materialet e gjetura pas tragjedisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në seancën e radhës, mbrojtja do të ketë mundësinë të bëjë kundërshtimet e saj dhe do t’i jepet koha e nevojshme për përgatitje. Seanca e ardhshme do të zhvillohet më 14 janar, në orën 09:00.

Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse.

Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”.

Ndërsa vijon gjyqi ndaj Fatmir Mediut, aktualisht kryetari i Partisë Republikane dhe deputet në Parlament. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat, duke e cilësuar çështjen si të motivuar politikisht.

Mediu akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe shpërdorim detyre” në kuadër të zinxhirit komandues ushtarak në lidhje me çmontimin e municioneve në punishten e Gërdecit.

The post ‘Gërdeci’ / SPAK paraqet provat për Fatmir Mediun, kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit Bumçi appeared first on Gazeta Si.

Monumentet e lashta që ‘nderojnë’ solsticin e dimrit

23 December 2025 at 14:28

Gazeta “SI”- Dhjetëra struktura misterioze në të gjithë Hemisferën Veriore , disa prej tyre gati 5,000 vjeçare  janë ndërtuar me precizion për të përshëndetur Diellin në lindje dhe në perëndim gjatë ditës më të shkurtër të vitit. Por çfarë i motivoi njerëzit e lashtë të ndërtonin këto kryevepra të kalibruara nga dielli?

Solstici i dimrit, që zakonisht bie më 21 ose 22 dhjetor në Hemisferën Veriore, shënon momentin kur një cikël vjetor mbaron dhe lind një tjetër. Është dita me më pak orë dritë, dhe sapo kalon, ditët fillojnë të zgjasin gradualisht deri në solsticin e verës. Rëndësia e saj manifestohet në monumentet e lashta të krijuara për të njohur dhe festuar këtë moment kyç.

Varri Maeshowe i Orkney-t është një gropë varrimi e krijuar rreth vitit 2800 para Krishtit që fsheh një varr të veshur me gurë 

Një shembull i jashtëzakonshëm është varri Maeshowe në Orkney, i ndërtuar rreth vitit 2800 para Krishtit. Për syrin e pa trajnuar, duket si një kodër me bar, por fsheh një varr kuboid të veshur me gurë dhe një korridor hyrjeje 33 metra të gjatë, i orientuar nga jugperëndimi. Gjatë mesit të dimrit, tre javë përpara dhe pas solsticit, dielli që perëndon hyn në korridor dhe ndriçon varrin, duke krijuar një efekt spektakolar të “dritës së shenjtë”.

La Roche aux Fées në Brittany është një kalim megalitik i bërë nga 41 blloqe guri 

Këto struktura nuk ishin vetëm monumente fetare. Në të kaluarën e largët, njohja e cikleve të natyrës ,  përfshirë solsticat  ishte thelbësore për mbijetesën. Parashikimi i ndryshimeve sezonale ndihmonte në gjueti, peshkim, mbjellje dhe korrje, duke siguruar furnizimin e ushqimit. Me futjen e bujqësisë, rreth vitit 9000 p.e.s., njohja e solsticit u bë një mjet praktik dhe shpirtëror.

Pamja përmes Tuneleve të Diellit të Nancy Holt në Utah e kornizon në mënyrë të përsosur Diellin ndërsa lind dhe perëndon 

Shumë nga këto ide gjallërojnë edhe sot. Struktura si Stonehenge në Angli, Newgrange në Irlandë, Callanish në Hebridet e Jashtme dhe La Roche aux Fées në Francë, janë të ndërtuara për të përputhur pozicionin e Diellit gjatë solsticit.

Krateri epik Roden në Arizonën Veriore përmban hapësira të shumta nga të cilat mund të shikohen fenomenet qiellore 

Në shekullin e 20-të dhe 21-të, artistë bashkëkohorë kanë krijuar vepra të ngjashme me frymëzim nga neoliti. Nancy Holt me “Tunelet e Diellit” në Utah dhe James Turrell me “Kraterin Roden” në Arizonën veriore krijuan struktura që kornizojnë Diellin në solsticet dimërore dhe verore. Po kështu, Hiroshi Sugimoto në Japoninë e sotme ndërtuan Observatorin Enoura, i cili orienton vizitorin drejt lëvizjes së Diellit, duke ofruar një “orë të gjallë” artistike dhe natyrore.

Hiroshi Sugimoto krijoi Observatorin Enoura në Japoni, ndërtesat e të cilit janë të gjitha të kalibruara drejt lëvizjes së Diellit 

Këto monumente dhe vepra arti na rikthejnë në kontakt me ritmet natyrore, ashtu si dikur varri Maeshowe dhe La Roche aux Fées. Solstici i dimrit , pika më e errët e vitit  ka qenë gjithmonë me rëndësi kritike për njerëzit, duke mishëruar konceptin e dritës, vdekjes dhe rilindjes. Ai është shenja e parë që na tregon se ditët me ndriçim dhe ngrohtësi më të madhe po vijnë, dhe se natyra vazhdon ciklin e saj të përjetshëm.

Burimi: BBC

The post Monumentet e lashta që ‘nderojnë’ solsticin e dimrit appeared first on Gazeta Si.

‘Sterilizimi’, Beqaj ironizon PS: Zgjodhën Avokat të Popullit atë që më kallëzoi

23 December 2025 at 13:59

Gazeta Si – Në gjyqin e radhës për çështjen “Sterilizimi”, Ilir Beqaj kërkoi më shumë kohë që të dëgjonte audiot e seancave për të cilat kërkoi t’i krijoheshin kushtet në burg.

Ish-ministri i Shëndetësisë, gjithashtu kërkoi edhe kompjuter e printer në qeli për të përgatitur mbrojtjen e tij.

Por gjatë seancës, Beqaj nuk ngurroi të ironizonte Partinë Socialiste dhe Endri Shabanin për zgjedhjen e këtij të fundit si Avokat i Popullit.

Beqaj tha se nuk i vjen habi nga fakti që PS votoi Shabanin për këtë post, edhe pse është ai njeriu që ka dorëzuar kallëzimin në SPAK për koncesionin e “Sterilizimit”.

“Kallëzuesi im është tani Avokat Populli. Ai duhet të jetë zëri i qytetarëve. Nuk më bën çudi që PS ka votuar për Avokat Populli atë që ka kallëzuar projektet e partisë”,- mësohet të jetë shprehur Beqaj.

Sipas Beqajt, Shabani ka bërë deklarime publike për të. “Ai është lumturuar pse jam në pranga. Ka thënë që e dinte se çështja ishte pushuar, por bëri kallëzimin. Ata që e zgjodhën, e dinë vetë. Unë personalisht me të, do përballem këtu në proces. Ajo që më habiti, nuk ishte vota. Ishte puthja. Jo-njerëzore para atyre deputetëve. Deputetë që kanë 4 muaj në Parlament dhe deputetë që kanë aty 20 vjet. Të gjithë njësoj u ndezën nga puthja. Pasuan duartrokitje ngazëlluese, të sinkronizuara, me intensitet sikur cili ligj i rëndësishëm të ishte miratuar. Ose ndoshta këta 18 muaj paskam humbur unë sensin e realitetit”, tha Beqaj i cili më pas u ndërpre nga gjykata për të mos vijuar më tej për shkak se deklarimet nuk kishin lidhje me procesin.

Ndërkohë seanca e radhës u shty më 15 janar.

The post ‘Sterilizimi’, Beqaj ironizon PS: Zgjodhën Avokat të Popullit atë që më kallëzoi appeared first on Gazeta Si.

Berisha prezanton publikimin e PD : Mbi 1500 faqe që faktojnë farsën e 11 majit

23 December 2025 at 13:51

Nga Gazeta ‘Si’- Partia Demokratike ka publikuar librin me mbi 1500 faqe që sipas tyre dokumenton vjedhjet në zgjedhjet e 11 majit.

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se ky libër është quajtur “Farsa e madhe e majmur e zgjedhjeve në Shqipëri”.

Libri është realizuar sipas Berishës falë punës të strukturave të Partisë Demokratike. Sipas tij libri dokumenton që Edi Rama kërcënoi vëzhguesit gjatë zgjedhjeve.

“Ky dokument i pashembullt në historinë e një farse elektorale në Europë dhe në botë, i hartuar me mbi 1500 faqe, dhe mbi 2 mijë e sa prova, dokumente, video, fotografi, të gjitha.

Një punë e jashtëzakonshme nga ekipi që keni këtu para, që ka ndjekur, ka shqyrtuar, ka analizuar të gjitha këto dokumente dhe që janë dërguar online në qendrat ndërkombëtare të raporteve për zgjedhjet në Shqipëri, sapo paraqiteshin këtu.

Një punë të jashtëzakonshme në mënyrë të veçantë nga zonja Albana Vokshi, e cila në fakt del sot me këtë libër 1500 faqesh, e kaluar në çdo paragraf, në çdo rresht, në çdo dokument në duart e saj.

Kjo përpjekje përmbushi detyrimin dhe objektivin”, tha Berisha.

The post Berisha prezanton publikimin e PD : Mbi 1500 faqe që faktojnë farsën e 11 majit appeared first on Gazeta Si.

Sa alkool duhet të pini për festa? Shtetet japin kufij të ndryshëm

23 December 2025 at 13:45

Me fillimin zyrtar të sezonit të festave, është e pashmangshme të mendosh për gotën e shampanjës për të festuar vitin e ri, gotën e verës së nxehtë për t’u ngrohur në tregjet e Krishtlindjeve, ose një gotë birrë për të ngrënë dolli me miqtë e vjetër.

Por pyetja e përhershme mbetet: sa duhet të pimë?

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaron se, kur bëhet fjalë për alkoolin, asnjë nivel alkooli nuk është i sigurt për konsumim.

Agjencia shëndetësore e ka klasifikuar alkoolin si kancerogjen të Grupit 1, grupi me rrezikun më të lartë, i cili qëndron përkrah rrezatimit dhe duhanit.

Bashkimi europian është rajoni me konsumin më të lartë të alkoolit në botë dhe ku kanceri është tani edhe shkaku kryesor i vdekjes, sipas OBSH-së.

Në vitin 2023, konsumi vjetor i alkoolit për frymë në të gjitha vendet anëtare të Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD) ishte mesatarisht 8.5 litra alkool.

Letonezët, Portugezët dhe Rumunët pinë mbi 11.5 litra në vit dhe gati një e treta e vendeve regjistruan konsum për frymë prej 10 litrash ose më shumë.

“Rajoni Europian i OBSH-së nuk mund të lejojë iluzionin se konsumi i alkoolit është i padëmshëm”, tha Gundo Ëeiler, drejtor për parandalimin dhe promovimin e shëndetit në OBSH.

Megjithatë, jo të gjithë ekspertët pajtohen me këto vlerësime.

Një studim i kohëve të fundit nga Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) sugjeroi që pirja e lehtë e alkoolit nuk përbën rrezik për sëmundje koronare, goditje në tru ose dështim të zemrës. Madje tha se sasi të ulëta të alkoolit mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së arteries koronare.

Megjithatë, shoqata amerikane thotë: “nëse nuk pini alkool, mos filloni. Nëse zgjidhni të pini alkool, kufizoni sasinë e alkoolit që pini”.

Shoqata shton se, ndërsa disa kërkime sugjerojnë se nuk ka efekt ose madje nuk ka rrezik të reduktuar për sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru nga pirja e moderuar, të gjitha provat së bashku nuk mbështesin përfitimet për popullatën e përgjithshme.

“Ne fakt, për disa njerëz, edhe një deri në dy pije në ditë mund të rrisin tensionin e gjakut”, shkruan shoqata, duke shtuar se AHA nuk këshillon askënd të pijë për arsye që sjellin përfitime për shëndetin e tyre.

Sa alkool është “i sigurt”?

Ndërsa ekspertët bien dakord se pirja e tepërt dëmton trupin, ata nuk bien dakord se cila sasi, nëse ka, mund të konsiderohet “me rrezik të ulët”.

Shërbimi Ekzekutiv i Shëndetit(HSE), i cili mbikëqyr shërbimet e shëndetit publik në Irlandë, deklaron në udhëzimet e saj se njerëzit nuk duhet të pinë më shumë se 11 pije standarde në javë për gratë dhe 17 për burrat.

Organizata deklaron një pije standarde si një që ka 10g alkool të pastër. Kjo mund të jetë një gotë verë 100ml, ose 1 gotë birrë.

Organi irlandez rekomandon shpërndarjen e pijeve gjatë javës, duke pasur të paktën dy deri në tre ditë pa alkool në javë dhe duke shmangur më shumë se gjashtë pije në çdo rast të vetëm.

Estonia dhe Polonia e vendosin limitin në 40g alkool në ditë për burrat – ekuivalent me katër birra të vogla – dhe 20g për gratë.

Ministria spanjolle e Shëndetësisë është më e kujdesshme dhe rekomandon jo më shumë se 10g alkool në ditë për gratë, ekuivalent me një gotë, gjysmë gote verë ose një birrë të vogël dhe dyfishin e sasisë për burrat.

Letonia dhe Lituania shkojnë edhe më tej, duke këshilluar kundër konsumit të alkoolit në tërësi.

The post Sa alkool duhet të pini për festa? Shtetet japin kufij të ndryshëm appeared first on Gazeta Si.

Politico: AfD në Gjermani akuzohet se mbledh informacione ushtarake në favor të Kremlinit

23 December 2025 at 12:52

Nga Gazeta ‘Si’- Partia gjermane e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), është në qendër të kritikave për lidhje të dyshuara me Kremlinin. Partia akuzohet se përdor mjete parlamentare për të marrë informacione që mund të jenë me interes për shërbimet e inteligjencës ruse, sipas një raporti të Politico.

Sipas Politico, Kristian Demokratët dhe Social Demokratët denoncojnë deputetët e partisë së ekstremit të djathtë për përdorimin e pozicionit të tyre institucional për të zbuluar informacione të ndjeshme ushtarake, të cilat Moska mund t’i përdorë në frontin ukrainas dhe në të ashtuquajturën “luftë hibride” kundër Europës.

Artikulli përmend në mënyrë të veçantë politikanin gjerman të ekstremit të djathtë,Ringo Mühlmann i cili “ka treguar interes të veçantë në zbulimin e informacionit që, sipas kundërshtarëve të tij politikë, mund të jetë me interes të madh për shërbimet e inteligjencës ruse”.

Ringo Mühlmann

Duke përdorur të drejtat që i jep statusi i tij si anëtar i parlamentit për partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në parlamentin e shtetit të Thuringisë – ku AfD është partia më e fortë – Mühlmann i ka kërkuar vazhdimisht qeverisë rajonale të zbulojë detaje të ndërlikuara mbi çështje të tilla si mbrojtja lokale nga dronët dhe transferimet e armëve perëndimore në Ukrainë.

Pyetjet “e dyshimta”

“Çfarë informacioni ka qeveria e shtetit në lidhje me fushëveprimin e transportit ushtarak tranzit përmes Turingisë nga viti 2022 (i detajuar sipas vitit, llojit të transportit [rrugor, hekurudhor], numrit të tranziteve dhe ndalesave të njohura)?”, pyeti Mühlmann në shtator.

Sipas raportit, në qershor, Mühlmann, i cili mohon se ka zbatuar urdhra nga Rusia, paraqiti tetë pyetje në lidhje me dronët dhe aftësitë mbrojtëse të policisë rajonale – e cila është përgjegjëse për zbulimin dhe kapjen e dronëve që konsiderohen si një kërcënim spiunazhi.

“Cilat sisteme teknike mbrojtëse kundër dronëve janë të njohura për policinë e Turingisë (p.sh., pajisje bllokimi, lëshues rrjetash, pajisje me pulse elektromagnetike) dhe deri në ç’masë janë testuar ato për dobinë e tyre në zbatimin e ligjit?”, pyeti Mühlmann në atë kohë.

“Nuk mund të mos krijohet përshtypja se AfD, me hetimet e saj, po kryen një listë detyrash që i janë caktuar nga Kremlini”, tha për gazetën gjermane Handelsblatt Ministri i Brendshëm i Turingisë, Georg Maier, anëtar i Partisë Socialdemokrate (SPD).

“Ajo që më bëri përshtypje ishte interesi i jashtëzakonshëm për infrastrukturën kritike dhe parimet e sigurisë këtu në Turingi, veçanërisht në mënyrën se si trajtohen kërcënimet hibride”, tha Mayer më vonë për Politico.

“Papritmas, çështjet gjeopolitike po luajnë një rol në pyetjet e tyre, ndërsa ne në parlamentin e Turingisë nuk jemi përgjegjës për politikën e jashtme apo të mbrojtjes”.

“Insinuata mashtruese”

Udhëheqësit e AfD-së kanë artikuluar herë pas here qëndrime në favor të Moskës, duke mbështetur ripërtëritjen e lidhjeve ekonomike, rivendosjen e importeve të gazit natyror dhe ndërprerjen e furnizimeve me armë për Ukrainën.

Megjithatë, kundërshtarët e tyre politikë shpesh i akuzojnë ata se veprojnë jo vetëm nga bindja, por edhe me urdhër të Moskës. Në nëntor, deputetja e të Gjelbërve Irene Michalic e përshkroi AfD-në si një “kalë Troje” për Presidentin rus Vladimir Putin në Gjermani.

Politikanët e AfD-së mohojnë akuzat se po përdorin fuqinë e tyre parlamentare në rritje për të ndihmuar Kremlinin duke ofruar informacione të ndjeshme.// Politico

The post Politico: AfD në Gjermani akuzohet se mbledh informacione ushtarake në favor të Kremlinit appeared first on Gazeta Si.

PS bojkoton Këshillin e Mandateve për Ballukun. Bardhi: Do mblidhemi prapë të premten

23 December 2025 at 12:40

Nga Gazeta ‘Si’- Anëtarët socialistë të Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve bojkotuan mbledhjen e thirrur nga 5 deputetët demokratë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi që është edhe një nga anëtarët tha se mbledhjen do ta thërrasin sërish ditën e premte, pasi ai thotë se është urgjente, duke iu referuar edhe kërkesës së SPAK.

Sipas Bardhit, SPAK thotë se Balluku ka ushtruar presion ndaj dëshmitarëve, konkretisht ndaj një vartëse të saj. Po sipas Bardhit, referuar kërkesës së SPAK, e pandehura Balluku mund të prishë dhe asgjesojë provat dhe mund të largohet.

“Njësoj si kriminelët që i fshihen drejtësisë edhe kolegët e mazhorancës janë të fshehur. Nuk janë paraqitur në një mbledhje të vlefshme. Pengimi i drejtësisë me urdhër politik të Edi Ramës është akti më i rëndë që ka kryer ky kuvend gjatë këtyre viteve demokraci. Nuk mundet që një kryeministër të urdhërojë deputetët të mbledhë Këshillin e Mandateve.

Unë për herë të parë dua tju lexoj pjesë nga kërkesa që SPAK ka sjellë në Kuvend dhe e bëjnë të ngutshme mbledhjen. Balluku që ka interes për të zvarritur cështjen. Pse pesë anëtarë të Këshillit bëhen zëdhënës të një të pandehuri për veprime korruptive që kapin vlerën e 1.1 mld eurove?

SPAK ka argumentuar se në vijim të hetimeve nga përdorimi i metodave speciale kanë rezultuar të dhëna se nga ana e Ballukut ka ushtruar presion në forma të ndryshme ndaj personit të pyetur, konkretisht një vartësja të saj. Jemi në kushtet e zëvendësimit të masës së sigurimit për Belinda Ballukun. Vlerësojmë se pas caktimit të masës së sigurimit, nevojat e sigurimit janë rënduar ndaj të pandehurës Belinda Balluku.

Pasi po kryhen hetime penale për procedura të tjera. Gjendja e lirë e të pandehurës paraqit rrezik real. Ekziston mundësia që ajo të asgjesojë ose të prishë provat. E pandehura Belinda Balluku ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët. Largimi i të pandehurës është evident”, tha Bardhi.

The post PS bojkoton Këshillin e Mandateve për Ballukun. Bardhi: Do mblidhemi prapë të premten appeared first on Gazeta Si.

Rama debat me ndërtuesit: Me ju nuk ka paqe. Do më keni këmba-këmbës!

23 December 2025 at 12:34

Nga Gazeta ‘Si’- Gjatë takimit me sipërmarrësit, kryeministri Rama pati dhe një debat me ndërtuesit.

Ishte Erion Harizi nga Shoqata e Ndërtuesve, i cili i kërkoi qeverisë lehtësi në pagesën e taksës së infrastrukturës.

Por Rama tha se me ndërtuesit nuk ka paqe dhe as mbështetje. Kryeministri u shpreh se ndërtimi është sipas tij sektori me fitimin më të lartë në Shqipëri dhe tha se ndërtuesit akoma vijojnë të deklarojnë punonjës me paga minimale.

Ai pati kritika për disa ndërtues, që siç u shpreh Rama “marrin leje për të ndërtuar godina spektakolare dhe bëjnë një kafaz pëllumbash”.

Kreu i qeverisë u shpreh se ndërtuesit do ta kenë atë këmba këmbës.

“Ajo që ndërtuesit duhet të kuptojnë është se ky vendi i ka dhënë shumë më tepër se çfarë ndërtuesit po japin mbrapsht. Këto ndërtime që bëhen do të jenë aty për dhjetëra vite. Nuk tolerohet që ne ndërkohë miratojmë projekte të cilësisë së parë dhe kur i sheh në terren nuk ngjajnë fare. Është kriminale që njerëzit të paguajnë për të marrë një shpi dhe të mos marrin hipotekën se ndërtuesi luan me lejen.

Është shëmtuar Shqipëria në shumë pjesë të saj që nga ato katrahurat në Golem. Vjen merr një leje për të bërë një godinë spektakolare dhe bën një kafaz pëllumbash, po ku lejohet kjo. Mos ta vazhdojmë këtë bisedë që mos të kërkoj të shoh ndërtimet e tua. Mos na hap këtë muhabet. Paqe me ndërtuesit nuk ka. Më keni mbrapa këmba këmbës mua dhe gjithë ça janë që varen prej meje.

Mbështetje ju që akoma deklaroni punonjës me 500 mijë lekë kur e dimë shumë mirë dhe ti dhe unë që nuk ekziston punonjës me pagë minimale në ndërtim. Po nuk keni faj ju, po na ka lidhur duart Gjykata Kushtetuese para disa vitesh që nuk mund t’iu vendosim juve tavan dhe ju lozni.  Ju jeni sektori më me shumë fitim në Shqipëri, çfarë mbështetje kërkoni ju. Jeni sektori ku shfrytëzohet punonjësi më shumë”, tha Rama.

The post Rama debat me ndërtuesit: Me ju nuk ka paqe. Do më keni këmba-këmbës! appeared first on Gazeta Si.

Akuzohet për grup kriminal me Ergys Agasin, Mirlinda Karçanaj nuk dorëhiqet nga AKSHI

23 December 2025 at 12:19

Gazeta Si – Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj nuk ka dhënë dorëheqjen, edhe pse është nën hetim nga SPAK për tenderë të dyshimtë.

Ajo ka deleguar kompetencat drejtuese tek Romina Kostani, pasi SPAK caktoi ndaj saj masën e sigurisë “arrest shtëpie”, si e akuzuar për grup kriminal dhe manipulim tenderësh, ndërsa drejtonte AKSHI-n.

Me firmën e saj, ajo ka urdhëruar delegimin e kompetencave të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe nëpunësit të autorizuar.

Sipas urdhrit të datës 18 dhjetor 2025, Karçanaj ka deleguar kompetenca vendimmarrëse te drejtues të tjerë të AKSHI-t, duke përfshirë çështje që lidhen me drejtimin administrativ dhe funksionimin e institucionit.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe parashikon që kompetencat e deleguara të ushtrohen deri në shfuqizimin e urdhrit.

Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi, dyshohen nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera në kuadër të një grupi kriminal”.

Karçanaj dhe zëvendësja e saj, kanë bashkëpunuar me dy binesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të dy të shpallur në kërkim, për paracaktimin e fituesve të tenderave në këtë institucion.

Për të bërë të mundur përqëndrimin e fituesve, hetuesit pretendojnë se ata kanë kanosur konkurrentët e tjerë që garonin, konkretisht Gerond Meçen.

Po ashtu, SPAK po i heton biznesmenët për pastrimin e parave të fituara përmes konkurrencës së paligjshme dhe në shkelje të rregullave për tenderat përmes personave të tretë.

The post Akuzohet për grup kriminal me Ergys Agasin, Mirlinda Karçanaj nuk dorëhiqet nga AKSHI appeared first on Gazeta Si.

Ku është varrosur Babagjyshi?

23 December 2025 at 12:15

Vetëm 20 minuta në jug të qytetit Kilkenny, në Irlandë, ndodhet një fshat mesjetar i braktisur që, sipas legjendës, fsheh një histori misterioze të lidhur me Krishtlindjet.

Mes kullotave të gjelbra dhe varreve që datojnë që nga shekulli XIII, rrënojat e Kishës së Shën Nikollës ngrihen mbi pronën e familjes Maeve dhe Joe O’Connell. Sipas gojëdhënave vendase, mes atyre që prehen aty ndodhet edhe Shën Nikolla i Mirës, shenjti që njihet si frymëzimi i Santa Claus-it.

Familja O’Connell është sot pronarja e vetme e Jerpoint Park, një qytet mesjetar i braktisur i shekullit XII, që shtrihet në rreth 120 hektarë tokë dhe ndodhet 20 kilometra në jug të Kilkenny-t. Vendbanimi, i njohur dikur si Newtown Jerpoint, mendohet të jetë themeluar nga normanët rreth vitit 1160. Dokumentet e trashëgimisë kulturore tregojnë se qyteti lulëzoi deri në shekullin XV, me shtëpi, treg, rrugë, ura, mullinj dhe një sistem të avancuar menaxhimi uji. Megjithatë, në shekullin XVII, banorët e tij u zhdukën, me shumë gjasë për shkak të sulmeve të dhunshme dhe murtajës.

Se si vendi i supozuar i prehjes së Shën Nikollës përfundoi në këtë qytet të braktisur mbetet ende një mister. Megjithatë, familja O’Connell dhe banorë të zonës besojnë se legjenda ka rrënjë të vërteta historike.

Sipas Maeve O’Connell, gojëdhënat thonë se relikja e Shën Nikollës ka qenë gjithmonë aty. Në varrezën e kishës ndodhet një figurë guri e gdhendur, ku paraqitet një burrë me duart e bashkuara në një gjest bamirësie, simbolikë që lidhet drejtpërdrejt me natyrën dhuruese të shenjtorit.

Edhe pse Santa Claus jeton sot si një figurë simbolike në imagjinatën e fëmijëve, personi që qëndron pas kësaj legjende ishte Shën Nikolla i Mirës, një figurë historike reale. I lindur në qytetin antik Patara, ai ia kushtoi jetën ndihmës për të varfrit dhe u bë peshkop i Mirës, në territorin e Turqisë së sotme. Ai mori pjesë në Këshillin e Nikesë në vitin 325, ndërroi jetë më 6 dhjetor të vitit 343 dhe u varros në Mirë. Megjithatë, vendndodhja e trupit të tij vazhdon të mbetet e paqartë.

Disa studiues besojnë se varri i tij ndodhet ende në Turqi, të tjerë pretendojnë se eshtrat u zhvendosën në Bari të Italisë, ndërsa ka edhe nga ata që mendojnë se relike të trupit të tij u shpërndanë në vende të ndryshme të botës.

Në relievin e varrezës së Jerpoint Park shfaqen edhe dy figura kalorësish, të cilët sipas legjendës transportuan trupin e shenjtorit nga Lindja drejt Evropës. Gjatë këtij udhëtimi, një relike thuhet se përfundoi në Irlandë dhe u varros në Newtown Jerpoint.

Sot, Jerpoint Park është një fermë funksionale dhe një zonë ende e paprekur nga gërmimet arkeologjike. Sipas historianit Nathan Mannion, vendndodhja e varrit është zhvendosur në vitin 1839, çka e bën edhe më të vështirë verifikimin e asaj që ndodhet realisht nën gurin e gdhendur.

Megjithatë, familja O’Connell nuk ka ndërmend të hapë varrin. Ata besojnë se relikja e shenjtorit ndodhet aty, duke argumentuar se një monument i tillë nuk do të ishte ndërtuar pa një arsye të fortë.

Sipas Mannion, pa prova shkencore, është e pamundur të thuhet me siguri se çfarë ndodhet në varr, por kjo nuk e zbeh vlerën e legjendës. Çdo vit, rreth 10 mijë turistë vizitojnë Jerpoint Park, të tërhequr nga historia e Shën Nikollës.

Edhe pse parku nuk është një destinacion tipik i Krishtlindjes, vizitat private janë të mundshme me rezervim. Për familjen O’Connell, Krishtlindjet janë një festë e qetë familjare, ndërsa 6 dhjetori, dita e Shën Nikollës, shënohet me një mbledhje të thjeshtë dhe biskota tradicionale.

“E dua Krishtlindjen,” thotë Maeve. “Ka diçka vërtet magjike në të.”/BBC

The post Ku është varrosur Babagjyshi? appeared first on Gazeta Si.

Sondazhi/ Aleatët e SHBA: Trump më shumë krijon probleme sesa i zgjidh!

23 December 2025 at 12:11

Nga Gazeta ‘Si’- “Të pabesueshme! Krijojnë më shumë probleme sesa zgjidhje. Një forcë negative në skenën botërore.”

Kështu i shohin Shtetet e Bashkuara një pjesë e madhe e aleatëve të saj më të afërt, sipas një sondazhi të ri, ndërsa presidenti Donald Trump po ndjek një riformatim të gjerë të politikës së jashtme amerikane.

Shumica relative në Gjermani dhe Francë — si dhe shumica e kanadezëve — thonë se SHBA është një forcë negative në nivel global, sipas sondazhit të ri ndërkombëtar POLITICO–Public First. Qëndrimet në Mbretërinë e Bashkuar janë më të përziera, por më shumë se një e treta e të anketuarve ndajnë të njëjtin vlerësim pesimist.

Pothuajse shumica në të katër vendet thonë gjithashtu se SHBA tenton të krijojë probleme për vendet e tjera, në vend që t’i zgjidhë ato.

Këto gjetje ofrojnë një pasqyrë se si po perceptohet riformësimi i politikës së jashtme amerikane nga Trump — përfshirë një axhendë të gjerë tregtare, retorikë të ashpër ndaj aleatëve tradicionalë dhe një ripozicionim ushtarak — te disa nga aleatët më të afërt të Uashingtonit.

Kur u pyetën nëse SHBA i mbështet aleatët e saj në mbarë botën apo i sfidon ata, shumica e kanadezëve thanë këtë të fundit, ashtu si edhe pak më pak se gjysma e të anketuarve në Gjermani dhe Francë. Në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 4 në 10 thonë se SHBA i sfidon, dhe jo i mbështet, aleatët e saj; më shumë se një e treta thonë se nuk mund t’i besohet në një krizë; pothuajse gjysma thonë se krijon probleme për vendet e tjera; dhe 35 për qind thonë se SHBA është një forcë negative në përgjithësi.

Trump ka mjegulluar vijat tradicionale të aleancave globale gjatë vitit të tij të parë pas rikthimit në detyrë, veçanërisht në Kanada dhe Europë.

Në një intervistë të fundit për POLITICO, ai e quajti Europën një grup kombesh “në kalbëzim”, të udhëhequra nga njerëz “të dobët”, ndërsa Strategjia e tij Kombëtare e Sigurisë argumentonte se kontinenti ka humbur “identitetet kombëtare dhe vetëbesimin”.

Në kontrast, strategjia përdori një gjuhë më pak të ashpër për Rusinë — edhe pse aleatët europianë të SHBA-së po përgatiten për atë që liderët e kanë quajtur një “luftë hibride” me Moskën.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio mbrojti qasjen e administratës, kur u pyet për kritikat europiane, duke thënë se aleanca transatlantike mbetet e rrënjosur në vlera të përbashkëta “civilizuese”.

“Unë mendoj se në thelb të këtyre marrëdhënieve speciale që kemi qëndron fakti se kemi histori të përbashkët, vlera të përbashkëta, parime të përbashkëta civilizuese, për të cilat nuk duhet të kërkojmë falje,” tha Rubio në një konferencë javën e kaluar.

Ky artikull është pjesë e një projekti të vazhdueshëm të POLITICO-s dhe Public First, një kompani e pavarur sondazhesh me seli në Londër, për të matur opinionin publik në një gamë të gjerë fushash politike.

Ndërsa Trump trondit marrëdhënie të kahershme, skepticizmi mes liderëve aleatë mund të jetë duke u reflektuar edhe në opinionin publik, tha Mattheë Kroenig, zëvendëspresident dhe drejtor i lartë në Qendrën Scoëcroft për Strategji dhe Siguri pranë Atlantic Council.

“Opinioni publik në demokraci shpesh pasqyron opinionin e elitave,” tha ai.

“Ajo që ndoshta po shihni është se politikanë në këto vende po shprehin skepticizëm ndaj Shteteve të Bashkuara dhe administratës Trump, dhe kjo po reflektohet në sondazhet e opinionit publik.”

Kjo dinamikë po shfaqet në mbarë Europën dhe Kanadanë, teksa liderët përpiqen të ruajnë marrëdhënie gjithnjë e më të tendosura.

Në Gjermani, pasiguria mbi mbështetjen ushtarake amerikane për Ukrainën, pikëpyetjet mbi angazhimin e Uashingtonit ndaj NATO-s dhe lufta e tarifave e Trump-it kanë shtuar urgjencën që kancelari Friedrich Merz të shkojë përtej kufijve tradicionalë të vendit për shpenzimet e mbrojtjes dhe politikat ekonomike. Javë para marrjes së detyrës, Merz siguroi një reformë historike të shpenzimeve, që çliroi qindra miliarda euro për investime në mbrojtje dhe infrastrukturë, pas vitesh kursimesh të vetëimponuara.

Në Francë, ku skepticizmi ndaj SHBA-së ka qenë prej kohësh i thellë, presidenti Emmanuel Macron ka ndjekur diplomaci personale me Trump-in, duke përdorur njëkohësisht paparashikueshmërinë e tij për të forcuar argumentet për një autonomi strategjike më të madhe europiane.

“Në dorëzosh sovranitetin tënd një fuqie tjetër është një gabim — De Gaulle nuk ka thënë kurrë diçka tjetër,” i tha POLITICO-s një oficer i lartë ushtarak francez, duke kërkuar anonimitet.

Një zyrtar tjetër i mbrojtjes tha se Strategjia Kombëtare e Sigurisë e Trump-it ka rritur “ndërgjegjësimin se diçka nuk shkon”.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Trump mbetet figurë polarizuese, por kryeministri Keir Starmer ka shmangur kryesisht përplasjet publike. Prioritetet e tij përfshijnë finalizimin e një marrëveshjeje tregtare SHBA–MB dhe koordinimin e një përgjigjeje europiane ndaj përpjekjeve të Trump-it për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë — pa zemëruar Shtëpinë e Bardhë, një ekuilibër delikat që shumë liderë aleatë po përpiqen të mbajnë.

Kanadaja, ndërkohë, ka përjetuar përkeqësimin më të madh të marrëdhënieve, të cilat janë acaruar nga një luftë tregtare e ashpër dhe retorika periodike e Trump-it mbi aneksimin.

Amerikanët, në përgjithësi, ende e shohin vendin e tyre më pozitivisht sesa aleatët. Por demokratët shfaqin qëndrime shumë më negative që nga rikthimi i Trump-it në detyrë.

Pothuajse gjysma e votuesve që mbështetën Kamala Harris-in thonë se SHBA është një forcë negative në botë, krahasuar me vetëm 13 për qind të votuesve të Trump-it. Tre në katër votues të Trump-it thonë se SHBA është një forcë pozitive globale.

Burimi: Politico/Përshtati Gazeta Si

The post Sondazhi/ Aleatët e SHBA: Trump më shumë krijon probleme sesa i zgjidh! appeared first on Gazeta Si.

Tre zakone që u forcojnë sistemin imunitar gjatë festave

23 December 2025 at 12:07

Sezoni i festave mund të jetë intensiv. Njerëzit udhëtojnë, presin familjen dhe miqtë dhe shkojnë në evente, ndërkohë që mbajnë përgjegjësi të tjera të punës dhe familjes.

I gjithë ky aktivitet na bën të mendojmë për rëndësinë e mbajtjes së sistemit tonë imunitar të shëndetshëm. Cilat janë disa zakone që të gjithë duhet të përvetësojnë, të tilla si të flenë mirë, të ushqehen mirë dhe të ushtrohen rregullisht? Nga ana tjetër, a ka disa zakone që njerëzit duhet të marrin në konsideratë të ndalojnë për shkak të ndikimeve të tyre negative në sistemin imunitar?

Për të ndihmuar në zgjidhjen e këtyre pyetjeve, ekspertja e mirëqenies së CNN, Dr. Leana Wen u përgjigjet disa pyetjeve se si mund të qëndrosh i shëndetshëm në një periudhë festash.

Pse është veçanërisht e rëndësishme ta mbajmë sistemin tonë imunitar të shëndetshëm?

Leana Wen: Sistemet tona imunitare janë mbrojtja natyrale e trupit tonë kundër viruseve, baktereve dhe patogjenëve të tjerë të mundshëm. Sistemet imunitare të forta dhe të shëndetshme zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga sëmundje infektive dhe të sëmurjes rëndë prej tyre. Sistemi imunitar është gjithashtu i implikuar në disa sëmundje kronike.

Imuniteti ndikohet nga shumë faktorë, disa prej të cilëve janë nën kontrollin tonë. Marrja e vaksinave të rekomanduara, për shembull, ndihmon në ndërtimin e imunitetit kundër sëmundjeve të caktuara. Përtej vaksinave, ka disa faktorë të stilit të jetesës që hulumtimet tregojnë se gjithashtu forcojnë funksionin imunitar të trupit tonë.

Çfarë zakonesh duhet të përvetësojnë njerëzit nëse duan të forcojnë funksionin e tyre imunitar?

Wen: Ka tre zakone të rëndësishme që njerëzit duhet të marrin në konsideratë. Së pari, qëndroni fizikisht aktivë. Përveç zvogëlimit të mundësisë për të zhvilluar sëmundje kronike si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës, ushtrimet stimulojnë sistemin imunitar. Të qenit fizikisht aktiv mund të ulë mundësinë e vdekjes nga gripi ose pneumonia, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Së dyti, zvogëloni konsumin e ushqimeve të ultrapërpunuara. Këto “ushqime të dëmshme” përmbajnë sasi të larta kimikatesh si konservues dhe ngjyrues artificialë. Konsumi i sasive më të larta të ushqimit të ultrapërpunuar mund të shkurtojë jetëgjatësinë me më shumë se 10%. Këto ushqime janë lidhur gjithashtu me inflamacion.

Mungesa e aktivitetit fizik dhe konsumi më i lartë i ushqimit të ultrapërpunuar shoqërohen të dyja me obezitetin, i cili lidhet me funksionin imunitar të dëmtuar. Njerëzit duhet të synojnë të paktën 150 minuta në javë ushtrime me intensitet të moderuar deri në të lartë dhe duhet të përpiqen të kenë një dietë që thekson ushqimet e plota si perimet, mishrat, fasulet, drithërat dhe arroret.

Së treti, synoni një gjumë më të mirë. Studimet kanë treguar se mungesa e gjumit shkakton ndryshime imunitare që rrisin rrezikun e sëmundjeve të ndryshme. Dhe njerëzit që flenë rregullisht më pak se shtatë orë në natë kanë një gjasë më të lartë për të zhvilluar presion të lartë të gjakut, diabet dhe obezitet.

Ekzistojnë disa metoda që mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjumit. Shumë njerëz kanë vështirësi sepse thjesht nuk kanë kohë të mjaftueshme në shtrat. Mundohuni të jepni përparësi të paktën tetë orëve në shtrat dhe synoni të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni afërsisht në të njëjtën kohë çdo ditë. Elementë të tjerë të higjienës së mirë të gjumit përfshijnë mos përdorimin e ekraneve para gjumit dhe optimizimin e mjedisit tuaj të gjumit me një vend të freskët, të qetë dhe të errët.

A ka zakone që njerëzit duhet t’i lënë në konsideratë për të përmirësuar sistemin e tyre imunitar?

Wen: Po. Më të rëndësishmet janë shmangia e pirjes së duhanit dhe alkoolit të tepërt.

Shumë studime e kanë lidhur pirjen e duhanit me efektet afatshkurtra dhe afatgjata në imunitet, duke përfshirë dëmtimin e aftësisë së trupit për të luftuar infeksionet virale dhe bakteriale. Disa nga këto efekte përmbysen me ndërprerjen e pirjes së duhanit. Konsumi i tepërt i alkoolit gjithashtu mund të dobësojë përgjigjen e sistemit imunitar.

Festat mund të jenë një kohë e vështirë për të ulur konsumin e alkoolit, por njerëzit duhet të përpiqen të shmangin pirjen e tepërt dhe të qëndrojnë brenda udhëzimeve për pirjen me moderim (dy pije ose më pak në ditë për burrat dhe një pije ose më pak në ditë për gratë në ditët kur konsumohet alkool).

Çfarë duhet të bëjnë personat e rrezikuar për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes gjatë festave?

Wen: Ata duhet të përpiqen të shmangin vendet e mbushura me njerëz ku shumë njerëz bërtasin dhe flasin me zë të lartë. Mos harroni të lani duart shpesh dhe mirë me sapun dhe ujë. Nëse po organizoni një aktivitet, merrni në konsideratë t’u kërkoni atyre që kanë shenja të infeksionit të frymëmarrjes si ethe dhe kollë të qëndrojnë në shtëpi.

Dhe ju lutem shijoni festat! Vetmia dhe ndjenja e izolimit në fakt mund të dëmtojnë sistemin imunitar. Festat mund të jenë të lodhshme dhe stresuese, por të qenit së bashku me ata që doni, qoftë familja apo miqtë, mund të sjellë shumë përfitime për shëndetin tuaj emocional dhe fizik.

The post Tre zakone që u forcojnë sistemin imunitar gjatë festave appeared first on Gazeta Si.

Rama takim me bizneset për paqen fiskale: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

23 December 2025 at 11:47

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin e biznesit lidhur me “paqen fiskale”.

Rama sqaroi se ky premtim tashmë i kthyer në ligj, është sipas tij një nismë që do të shërbejë si një urë besimi mes sipërmarrësve dhe qeverisë.

Rama tha se zbatimi i ‘paqes fiskale’ do të nisë nga janari i vitit të ardhshëm dhe nuk cënon integritetin ligjor. Kreu i qeverisë tha se përmes paqes fiskale, do të shtohet formalizimi i bizneseve dhe do të ulet tatimi. Ai u shpreh se nga nisma përfitojnë të gjitha bizneset, që nuk kanë procese gjyqësore të hapura.

Paqja fiskale sot është ligj, pasi ishte premtim i yni në fushatë. Nga janari 2026 mund ta zbatojmë këtë nismë. Ne duam të ndërtojmë urë komunikimi të shëndetshëm mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore. Paqja fiskale u jep mundësi sipërmarrjeve të vetëkorrigjohen, duke ribërë deklarimet e viteve të shkuara. Nisma synon të rrisë formalizimin dhe ta ulë tatimin.

Ne presim një përmirësim të atmosferës së biznesit në vend. Bëhet paqe me bizneset, që nuk kanë probleme ligjore, që nuk janë në procese gjyqësore të hapura, që afektojnë legjitimitetin e të ardhurave. Gjobat, sipas periudhës shkojnë nga fshirja totale tek pagimi përmes kësteve të lehtësuara”, tha Rama.

Ndërsa ministrja e Ekonomisë dhe e Inovacionit Delina Ibrahimaj, deklaroi se përmes paketës fiskale, qeveria synon që të krijojë kushtet, për konkurrencë të drejtë mes bizneseve.

“Ne besojmë fort tek forca e dialogut. Ne besojmë se ekonomia shkon përpara me anë të bashkëpunimit. Ekonomia shqiptare ka marrë një drejtim dhe ky drejtim është drejt BE-së, është drejt integrimit evropian, që bizneset shqiptare të përfitojnë sa më shumë nga tregu i Bashkimit Europian.

Duhet punë e madhe nga qeveria, duke votuar ligje, që na përafrojnë me BE-në. Ne na duhet që biznesi të jetë i lirë të veprojë, na duhet marrëdhënia e besimit me njëri-tjetrin. Ju duhet të operoni në një ambient ekonomik me rregulla të qarta. Numri i bizneseve është rritur në 10 vitet e fundit, edhe punësimi është rritur shumë, ka rënë papunësia dhe bizneset kanë fituar dyfish. Ambienti ekonomik është përmirësuar.

Ne do iu ofrojmë instrument bashkëpunimi, që do sjellë administratën tatimore më pranë biznesit. Të krijojmë kushte për konkurrencë të drejtë”, tha ministrja Brahimaj.

The post Rama takim me bizneset për paqen fiskale: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin appeared first on Gazeta Si.

Skuadrat më të shtrenjta në Botë sipas ‘Forbes’

23 December 2025 at 11:22

Nga Gazeta Si – Dallas Cowboys ruajti statusin si skuadra më e shtrenjtë në Botë sipas “Forbes”.

Cowboys kryesojnë renditjen që nga viti 2016, kur parakaluan spanjollët e Real Madrid, dhe u vlerësuan 13 miliardë dollarë (9.7 miliardë paund) – një rritje prej 29% krahasuar me vitin e kaluar.

Skuadra e “NBA”, Golden State Warriors u rendit e dyta me një vlerësim prej 11 miliardë dollarësh (8.2 miliardë paund)

Ajo ndiqet nga dy skuadra të “NFL”, Los Angeles Rams (10.5 miliardë dollarë/ 7.8 miliardë paund) dhe New York Giants (10.1 miliardë dollarë/ 7.5 miliardë paund).

Një tjetër skuadër e “NBA”, Los Angeles Lakers (10 miliardë dollarë/ 7.5 miliardë paund), plotëson pesëshen e parë.

Vetëm 4 klube futbolli – Real Madrid, Manchester United, Barcelona dhe Liverpool – figurojnë në listën e fundit të 50 skuadrave më të shtrenjta, pasi Manchester City, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain dolën nga klasifikimi i vitit 2024.

Manchester United vlerësohet 6.6 miliardë dollarë (4.9 miliardë paund), duke u renditur në vendin e 24-të, bashkë me Tampa Bay Buccaneers të NFL.

Rivali i tyre në Premier League, Liverpool, ra nga vendi i 27-të në vitin 2024 në vendin e 48-të, me një vlerësim prej 5.4 miliardë dollarësh (4 miliardë paund).

Gjigandi i La Liga-s, Real Madrid (6.75 miliardë dollarë/ 5 miliardë paund), u rendit në vendin e 20-të, ndërsa kampionia aktuale e Spanjës, Barcelona (5.65 miliardë dollarë/ 4.2 miliardë paund), u rendit e 42-ta.

30 nga 32 skuadra të NFL janë ndër 50 më të shtrenjtat, të ndjekura nga 12 simotra të NBA dhe dy ekipe vijnë nga “Major League Baseball”, Formula 1, La Liga dhe Premier League.

New York Yankees (8.2 miliardë dollarë/ 6.1 miliardë paund) renditet në vendin e 10-të si më e shtrenjta nga “MLB”.

Ferrari nga Formula 1 (6.5 miliardë dollarë/ 4.9 miliardë paund) është në vendin e 26-të dhe Mercedes (6 miliardë dollarë/ 4.5 miliardë paund) në vendin e 34-të.

Sipas “Forbes”, 50 skuadrat vlejnë më shumë se 353 miliardë dollarë (264 miliardë paund), një rritje prej 22% krahasuar me vitin 2024 dhe më shumë se dyfish krahasuar me 4 vite më parë.

Rritje që i atribuohet të ardhurave të shtuara ndjeshëm nga e drejta televizive.

  • 10 skuadrat më të shtrenjta për vitin 2025

1.Dallas Cowboys, NFL: $13mld (£9.7 mld)
2.Golden State Warriors, NBA: $11 mld (£8.2 mld)
3.Los Angeles Rams, NFL: $10.5 mld (£7.8 mld)
4.New York Giants, NFL: $10.1 mld (£7.5 mld)
5.Los Angeles Lakers, NBA: $10 mld (£7.5 mld)
6.New York Knicks, NBA: $9.75 mld (£7.3 mld)
7.New England Patriots, NFL: $9 mld (£6.7 mld)
8.San Francisco 49ers, NFL: $8.6 mld (£6.4 mld)
9.Philadelphia Eagles, NFL: $8.3 mld (£6.2 mld)
10.Chicago Bears, NFL & New York Yankees, MLB: $8.2 mld (£6.1 mld)

The post Skuadrat më të shtrenjta në Botë sipas ‘Forbes’ appeared first on Gazeta Si.

U përjashtua për 30 ditë nga Kuvendi, Noka: Dha urdhër Gysi, nuk e njohim vendimin

23 December 2025 at 11:20

Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti i PD, Flamur Noka, tha se deputetët e përjashtuar të opozitës nuk e njohin vendimin e marrë nga Sekretariati i Etikës për përjashtimin e tyre për një muaj nga punimet e Kuvendit.

“Gysi urdhëron. Dhe ne e dimë, flet me Kapon ai. Ndan edhe urdhrat se kush do të dënohet dhe sa do të dënohet. E patë si shkojnë në rresht tek ai dhe marrin urdhra. Për ne nuk ka shqetësim, por ne kemi për detyrë që t’u themi shqiptarëve si është”, tha Noka për mediat.

“Detyra jonë është t’u hapim shqiptarëve një qeveri teknike, me njerëz të ndershëm që punojnë për qytetarët dhe jo që i vjedhin ata. Ne zbatojmë ligjin dhe Kushtetutën, por masat dhe propozimet e Gysit ne nuk i njohim”.

Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Fidel Kreka, janë përjashtuar për 30 ditë nga punimet e Kuvendit, pas skenave kaotike në seancën e fundit. PS kishte kërkuar përjashtimin e 29 deputetëve, por Komisioni i Etikës përfundimisht ka përjashtuar vetëm gjashtë, ndërsa për të tjerët është dhënë masa tërheqje vëmendje

The post U përjashtua për 30 ditë nga Kuvendi, Noka: Dha urdhër Gysi, nuk e njohim vendimin appeared first on Gazeta Si.

❌
❌