Normal view

Interi synon goditjen e madhe të verës – transferimin e yllit të Real Madridit

13 June 2026 at 19:00


Presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka udhëtuar drejt ‘Santiago Bernabeu’ për ndeshjen e legjendave mes Real Madrid dhe Interit. Vizita, e realizuar me ftesë të presidentit të rizgjedhur Florentino Perez, mund të shërbejë si bazë për negociata të reja mes dy klubeve, përtej marrëveshjes së afërt për Denzel Dumfries.

Sipas CalcioMercato.it, marrëdhëniet mes Interit dhe Real Madridit tashmë kanë prodhuar lëvizje të rëndësishme këtë verë, me rikthimin e Jose Mourinho në stolin teknik dhe afrimin e Dumfries nga ‘San Siro’ që konsiderohet i afërt.

Tani vëmendja është zhvendosur te dy lojtarë të Real Madridit që konsiderohen jashtë planeve të klubit: Franco Mastantuono dhe Eduardo Camavinga, edhe pse situatat e tyre janë të ndryshme.

Mastantuono ka kaluar një sezon të parë zhgënjyes në Bernabeu dhe pritet të ketë vështirësi për minuta loje nën drejtimin e Mourinhos, për shkak të konkurrencës së fortë në skuadër.

Real Madridi preferon një huazim me opsion blerjeje, ndërsa Interi ende nuk është plotësisht i bindur nga profili i tij taktik.

Ndërkohë, Eduardo Camavinga shihet si një profil shumë më i përshtatshëm për kërkesat e Cristian Chivu, i cili e vlerëson shumë fleksibilitetin e tij në mesfushë. Edhe Juventus raportohet se ka interes për francezin.

Pengesa kryesore mbetet aspekti financiar, pasi Real Madrid kërkon të paktën 50 milionë euro për Camavingan, një shifër që aktualisht është përtej buxhetit të Interit pa shitje të rëndësishme në skuadër./Telegrafi/

Gjiganti italian është seriozisht i interesuar për të marrë Endrickun nga Real Madridi

13 June 2026 at 11:12


Raportet nga Tuttomercato zbulojnë se Interi është seriozisht i interesuar të nënshkruajë me Endrickun e Real Madridit, duke ndryshuar drejtim nga ndjekja fillestare për sulmuesin e krahut Nico Williams.

Sulmuesi 19 -vjeçar brazilian admirohet shumë nga drejtuesit, stafi i trajnerëve dhe pronarët e Interit, të cilët e shohin atë si një përforcim të përsosur taktik.

Gjatë huazimit të tij në vitin 2026 te Lyon, sulmuesi i gjithanshëm regjistroi tetë gola dhe dha tetë asistime në 24 paraqitje në futbollin evropian, duke u bërë një emër shumë interesant për Nerazzurrët.

🚨🇧🇷 JUST IN: Inter are targeting Real Madrid's Endrick.

The Brazilian is loved by Chivu and the club's ownership.

Inter want him on loan with obligation to buy for €35M-€40M. Real Madrid value him at €40M-€45M.

@TuttoMercatoWeb pic.twitter.com/GW2wzBhoVn
— Nerazzurri Society (@nerazzurriSoci_) June 12, 2026


Drejtori ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta, synon të negociojë një marrëveshje huazimi që përmban një detyrim për ta blerë lojtarin për afërsisht 35 deri në 40 milionë euro.

Paga vjetore e përballueshme e Endrick prej pak më shumë se 1 milion eurosh e bën këtë sensacion mediatik të profilit të lartë plotësisht të pajtueshëm me kuadrin aktual financiar të Nerazzurrëve. /Telegrafi/

Interi negocion transferimin e yllit të Real Madridit gjatë verës

12 June 2026 at 15:05


Interi thuhet se është i interesuar ta përfundoj me sukses një transferim të madh nga Real Madridi gjatë afati kalimtar të verës.

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, do të takohet me presidentin e rizgjedhur të Real Madridit , Florentino Perez, gjatë udhëtimit të tij në kryeqytetin spanjoll.

Nerazzurrët gjithashtu mund të shfrytëzojnë rastin e takimit për të diskutuar marrëveshjet për disa nga yjet e Los Blancos.

Calciomercato Inter, missione Madrid per Marotta: nel mirino Arda Güler e i talenti del Real#Inter #Guler #RealMadrid #Calciomercato #Transfers https://t.co/4DCLAFwxIH
— Marco Violi (@MarcoVioli83) June 12, 2026

Sipas gazetës Tuttosport, emri i Arda Guler është shfaqur si një objektiv i mundshëm për Nerazzurrët, me të ardhmen e tij që varet tani në fije të perit pas nënshkrimit të Bernardo Silvës me kërkesë të Jose Mourinhos.

Ylli turk pati një sezon të shkëlqyer individual sezonin e kaluar, pavarësisht vështirësive të përgjithshme të Real Madridit. Ai është gjithashtu i vendosur të bëjë diferencën për Turqinë në Kupën e Botës 2026.

Interi gjithashtu ka një interes të hershëm për Nico Paz, i cili është lidhur ngushtë me një rikthim në Real Madrid nga Como këtë verë.

Megjithatë, nënshkrimi i Silvës mund ta shtyjë argjentinasin të kalojë një tjetër sezon me ekipin e Cesc Fabregas, i cili është kualifikuar për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Interi po konsideron tri transferime nga i njëjti klub rival në Serie A

9 June 2026 at 21:25


Raportet e së martës pretendojnë se Interi nuk po diskuton vetëm për transferimin e mundshëm të Oumar Solet me Udinesen, por gjithashtu është i interesuar të shtojë në listën e objektivave edhe Arthur Atta, ndërsa pritet të finalizojë blerjen e përhershme të mbrojtësit të ri Mattia Marello nga “Bianconerët”.

Sipas raportimeve të disa mediave gjatë javëve të fundit, Interi është i interesuar të afrojë Solet në repartin defensivë pas fitimit të dopietës vendore në sezonin 2025/26.

Solet do të hyjë në vitin e fundit të kontratës këtë verë, dhe ka pasur sugjerime se ai mund të zgjasë marrëveshjen me Udinesen përpara se të largohet më pas në huazim me opsion ose detyrim blerjeje.

Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, përfaqësuesit e dy klubeve janë takuar së fundmi për të diskutuar një marrëveshje të mundshme për futbollistin francez.

Raporti i së martës shton se edhe mundësia e transferimit të bashkëkombësit të tij, Arthur Atta, është diskutuar në bisedimet mes palëve, ndërsa skuadra e Cristian Chivu po kërkon të forcojë një mesfushë tashmë shumë konkurruese.

Gjithashtu, Interi pritet të blejë përfundimisht edhe 18-vjeçarin Mattia Marello. Mbrojtësi i krahut ka kaluar sezonin 2025/26 me ekipin Primavera të Interit si huazim nga Udinese, ndërsa klubi zikaltër ka opsion blerjeje, i cili sipas Di Marzios do të aktivizohet./Telegrafi/

Bayerni synon mbrojtësin e Interit, Bisseck i hap derën transferimit në Mynih

9 June 2026 at 12:15


Bayern Munich vazhdon të planifikojë lëvizjet e tij për sezonin e ri, me kampionët gjermanë që synojnë të përforcojnë repartin defensiv gjatë afatit kalimtar të verës.

Një nga emrat që vazhdon të lidhet me një kalim në "Allianz Arena" është qendërmbrojtësi i Interit, Yann Bisseck. Mbrojtësi 25-vjeçar ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me klubin italian dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve bavarezë.

Sipas "Gazzetta dello Sport", Bisseck është në listën e ngushtë të drejtorit sportiv të Bayernit, Max Eberl, ndërsa vetë lojtari shihet si profili ideal për projektin e kampionëve gjermanë.

Raporti thekson se ish-futbollisti i Kölnit është i intriguar nga mundësia për t'u rikthyer në Gjermani dhe për të luajtur si titullar i rregullt në Bundesliga, veçanërisht në një klub që lufton çdo sezon për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Karriera e Bisseckut ka marrë një kthesë të jashtëzakonshme vitet e fundit. Pasi nuk arriti të depërtojë te Kolni, ai kaloi nëpër disa huazime para se të transferohej te Aarhus në Danimarkë. Pikërisht aty nisi ngritja e tij, e cila e çoi më pas te Interi, ku është shndërruar në një nga shtyllat e mbrojtjes.

Pak javë më parë, mbrojtësi gjerman kishte pranuar se ndihej i nderuar nga raportimet që e lidhnin me Bayernin, megjithëse kishte theksuar se pas sezonit të gjatë dëshironte fillimisht të pushonte para se të merrte vendime për të ardhmen.

Interi nuk dëshiron të heqë dorë lehtë nga një prej mbrojtësve më të rëndësishëm të skuadrës, por situata financiare mund ta detyrojë klubin italian të dëgjojë ofertat. Sipas mediave italiane, "Nerazzurrët" kërkojnë rreth 40 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit.

Tani mbetet të shihet nëse Bayern Munich do të bëjë hapin konkret për transferimin e Bisseckut, i cili mund të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos verore në Gjermani. /Telegrafi/

Frikë te Interi, Calhanoglu ka nënshkruar me gjigantin turk?

7 June 2026 at 14:49


Te Interi kanë filluar të bien sërish kambanat e alarmit për të ardhmen e Hakan Calhanoglu, por këtë herë jo për një kalim të mundshëm te Galatasaray.

Sipas raportimeve nga Turqia, kandidati për president të Fenerbahçes, Hakan Safi, ka arritur një marrëveshje paraprake me mesfushorin turk për një kontratë trevjeçare, me opsion zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.

Zërat u forcuan edhe më shumë pas deklaratës së agjentit të futbollistit, Gordon Stipic, i cili konfirmoi se ka zhvilluar takime me Safin.

"Nuk jam kufizuar vetëm në biseda me Hakan Safin, por edhe e kam takuar personalisht. Jemi miq prej shumë kohësh dhe kemi diskutuar për disa futbollistë, veçanërisht për njërin prej tyre. Nëse Safi fiton zgjedhjet, kemi një marrëveshje për futbollistin tim më të rëndësishëm", deklaroi Stipic.

Ndërkohë, vetë Hakan Safi ka ndezur edhe më shumë spekulimet me një video që është bërë virale në rrjetet sociale, ku dëgjohet duke thënë: "Njoftojmë transferimin e Calhanoglu te Fenerbahçe."

Edhe pse kjo shihet si një lëvizje elektorale në prag të zgjedhjeve presidenciale te klubi turk, deklarata ka shkaktuar reagime të shumta.

Vetëm pak ditë më parë, mediat turke raportonin se Calhanoglu ishte i gatshëm të rikthehej te Galatasaray, skuadra që e mbështet që nga fëmijëria, madje duke pranuar edhe një ulje të pagës nga 6.5 në 5 milionë euro në sezon.

Tashmë, mundësia që ai të përfundojë te rivalët e përjetshëm të Fenerbahçes ka zemëruar tifozët e Galatasarayt, të cilët kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Reijnders konfirmon një nga transferimet më të mëdha këtë verë

5 June 2026 at 08:32


Mesfushori i Manchester Cityt dhe i ekipit kombëtar të futbollit të Holandës, Tijjani Reijnders, ka zbuluar një nga transferimet më të mëdha të kësaj vere.

Konkretisht, gjatë bisedës me gazetarët pas humbjes së Holandës kundër Algjerisë me rezultatin 1:0, futbollisti i Cityt foli për shokun e tij të ekipit kombëtar Denzel Dumfries, i cili tashmë po lidhet me një transferim te Real Madridi.

Edhe pse transferimi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, Reijnders i ndezi më tej thashethemet me përgjigjen e tij.

"Transferimi i Denzel Dumfries te Real Madrid? Po, të gjithë e uruam. Është një hap i madh për të dhe jemi shumë të lumtur për të. Ai ka treguar se çfarë mund të bëjë në dy sezonet e fundit dhe meriton të nënshkruajë për Real Madridin", tha Reijnders.

🇳🇱 En la selección neerlandesa ya celebran el fichaje de Dumfries por el Real Madrid:

💪 "Ha demostrado lo que puede hacer".

Vía 'vi' pic.twitter.com/fKHqLdDsj9
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) June 4, 2026

Fjalët e tij nxitën shpejt reagime të shumta në rrjetet sociale, me shumë tifozë që besonin se mesfushori i Cityt praktikisht e ka konfirmuar një transferim që klubet ende nuk e kanë njoftuar zyrtarisht.

Dumfries aktualisht luan për Interin dhe sipas mediave evropiane, gjiganti madrilen pagoi një klauzolë lirimi me vlerë 20 milionë euro për të.

Mbrojtësi i djathtë ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit në sezonet e kaluara, dhe ai u dallua veçanërisht në ndeshjet e nivelit më të lartë, prandaj ka qenë në radarin e klubeve më të mëdha evropiane për një kohë të gjatë.

Për momentin, nuk ka konfirmim zyrtar as nga Real Madridi dhe as nga Interi, ndërsa vetë Dumfries refuzoi të komentojë mbi thashethemet për një transferim të mundshëm.

Megjithatë, pas deklaratës së Reijnders, duket se një nga historitë më të mëdha të transferimeve të kësaj vere ka marrë një dimension të ri. /Telegrafi/

Interi gjen pasardhësin e Dumfries, italiani i ri kushton 30 milionë euro

4 June 2026 at 17:29


Interi duket se ka gjetur zëvendësuesin ideal për Denzel Dumfries, teksa mbrojtësi holandez po afrohet gjithnjë e më shumë me një transferim te Real Madridi.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Dumfries mund të jetë një nga përforcimet e para të “Los Blancos” për sezonin 2026/27.

Mbrojtësi i djathtë 29-vjeçar ka një klauzolë lirimi prej vetëm 20 milionë eurosh, çka e bën atë një mundësi shumë tërheqëse për klubin madrilen.

Reali po kërkon një zëvendësues afatgjatë për Dani Carvajalin dhe e sheh reprezentuesin holandez si profilin ideal për të forcuar krahun e djathtë.

Ndërkohë, Interi nuk ka humbur kohë dhe ka nisur lëvizjet për të siguruar pasuesin e tij.

Klubi zikaltër ka vënë në shënjestër Marco Palestrën, talentin italian 21-vjeçar që është në pronësi të Atalantës.

Sezonin e kaluar ai ishte i huazuar te Cagliari, ku tregoi potencial të madh në Serie A dhe tërhoqi vëmendjen e disa klubeve të rëndësishme.

Drejtuesit e Interit e konsiderojnë Palestrën si profilin e duhur për të trashëguar rolin e Dumfries.

Ai vlerësohet për aftësitë në fazën sulmuese, shpejtësinë dhe sigurinë në mbrojtje, karakteristika që përputhen me kërkesat e futbollit modern.

Për më tepër, mosha e re i jep hapësirë të madhe zhvillimi dhe mundësinë për t’u shndërruar në një nga mbrojtësit më premtues të kampionatit italian.

Raportet bëjnë të ditur se Interi ka vendosur tashmë kontaktet e para me rrethin e lojtarit, ndërsa marrëveshja mund të arrijë vlerën e rreth 30 milionë eurove.

Nëse largimi i Dumfries drejt Madridit finalizohet, atëherë Palestra pritet të jetë zgjedhja kryesore e klubit milanez për të ruajtur konkurrueshmërinë në Serie A dhe në arenën evropiane.

Lëvizjet e mundshme të Dumfries dhe Palestrës tregojnë strategjitë e qarta të dy klubeve në afatin kalimtar të verës.

Real Madridi synon të përforcojë një pozicion kyç me një futbollist të dëshmuar në nivelet më të larta, ndërsa Interi po investon te një lojtar me perspektivë të madhe për të ardhmen. /Telegrafi/

Dumfries komenton transferimin te Real Madridi

4 June 2026 at 15:22


Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries, ka reaguar ndaj raportimeve për një transferim të afërt te Real Madridi për 20 milionë euro.

Gjatë ditëve të fundit është folur për një marrëveshje trevjeçare të Dumfries me Real Madridin dhe tani mbrojtësi i krahut të djathtë ka komentuar situatën.

“Real Madrid? Jo, hajde tani, le ta mbajmë qetësinë. Ishte një bisedë shumë e këndshme”, tha fillimisht mbrojtësi holandez.

“Klauzola? Nuk mund të them asgjë për këtë. Koha ime te Interi më mbush me krenari”.

“Tani do të shkoj në Kupën e Botës me Holandën për të dhënë gjithçka. Jam i përqendruar vetëm në këtë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër më vonë”, përfundoi Dumfries.

Ndryshe, transferimi i Dumfries në Real Madrid do të bëhet zyrtar pasi Florentino Perez të fitojë zgjedhjet presidenciale këtë të diel.

Ndërkohë, Interi po përpiqet të nënshkruajë me Marco Palestra të Atlantës si zëvendësues të Dumfries. /Telegrafi/

Dumfries kaloi testet mjekësore, Real Madridi ia paguan Interit shumën e kërkuar në klauzolë

3 June 2026 at 23:49


Real Madridi e informoi zyrtarisht Interin sot se po aktivizon klauzolën e lirimit për mbrojtësin e djathtë holandez Denzel Dumfries.

Drejtuesit e Klubit Mbretëror i dërguan të gjithë dokumentacionin e nevojshëm klubit italian, duke e nisur transferimin e mbrojtësit.

Futbollisti i njohur tashmë ka përfunduar me sukses të gjitha ekzaminimet mjekësore në Holandë gjatë ditës së sotme, dhe e vetmja gjë që mbetet është të zyrtarizohet bashkëpunimi me gjigantin spanjoll.

Ekipi nga "Giuseppe Meazza" do të arkëtojë rreth 20 milionë euro për këtë shitje, sa ishte klauzola e lojtarit.

Fabrizio Romano e konfirmoi këtë lajm, duke njoftuar se tashmë gjithçka tashmë është mbyllur.

🚨 Understand Real Madrid have officially informed Inter with document about activating release clause to sign Denzel Dumfries today!

Dumfries completed medical tests in the Netherlands as new Real Madrid player today. All done. ✅🔐

Inter receive €20m. Here we go, confirmed. pic.twitter.com/QZdEiQm3qD
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 3, 2026

Dumfries do të sjellë një dozë të madhe agresiviteti dhe shpejtësie në anën e djathtë të ekipit të Madridit, gjë që është pikërisht ajo që u ka munguar.

Tifozët e Realit mezi presin prezantimin zyrtar të përforcimeve të reja në stadiumin "Santiago Bernabeu", i cili pritet të ndodhë në ditët në vijim. /Telegrafi/

E kryer, Real Madridi bën goditjen e parë - paguan klauzolën e mbrojtësit

2 June 2026 at 23:23


Real Madridi ka arritur marrëveshje për transferimin e Denzel Dumfries dhe do ta aktivizojë klauzolën e lirimit prej 20 milionë eurosh, raportojnë Fabrizio Romano, Matteo Moretto dhe Florian Plettenberg.

Sipas këtyre burimeve, tashmë kanë mbetur vetëm formalitetet para se marrëveshja të zyrtarizohet, ndërsa transferimi nuk ka kërkuar negociata me klubin italian, pasi madrilenët do ta paguajnë klauzolën direkt.

Dumfries pritet të forcojë krahun e djathtë, një nga pozitat që klubi e kishte identifikuar si prioritet në këtë afat kalimtar pas largimit të Dani Carvajal.

🚨💣 EXCLUSIVE: Denzel Dumfries to Real Madrid, HERE WE GO! ⚪️🇳🇱

Deal in place and all agreed with Dutch right back to join Real Madrid from Inter, Spanish club will trigger €20m release clause.

Dumfries has accepted Madrid, deal closed tonight and formal steps to follow. pic.twitter.com/UghisoJwmh
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 2, 2026


Reprezentuesi i Holandës vlerësohet për forcën fizike, kontributin ofensiv në zonë dhe përvojën në garat më të mëdha evropiane.

Me afrimin e Dumfries, Real Madridi beson se e ka zgjidhur një nga pozitat më të diskutuara për sezonin e ardhshëm. Zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet pas zgjedhjeve presidenciale në klub. /Telegrafi/

Real Madridi synon një mbrojtës të djathtë të ri, konsideron tre emra të njohur

2 June 2026 at 10:02


Klubi mbretëror, Real Madridi po i jep përparësi nënshkrimit të një mbrojtësi të djathtë këtë verë.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Real Madridi identifikuar Denzel Dumfries, Pedro Porro dhe Ivan Fresneda si objektiva të mundshëm.

Los Blancos po kërkojnë të shtojnë thellësi dhe të jenë konkurrentë për Trent Alexander-Arnold pas largimit të Dani Carvajal.

🚨⚪️ Real Madrid plan to sign a right back this summer with Denzel Dumfries and Pedro Porro among options being considered.

Iván Fresneda has also been scouted recently. pic.twitter.com/5A4k9SFRtp
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 1, 2026

Dumfries është lidhur me një largim nga Interi, me klauzolën e tij të lirimit prej 25 milionë eurosh që pritet të bëhet aktive këtë verë. Barcelona gjithashtu po e monitoron situatën e tij.

Porro ka një kontratë me Tottenham Hotspur deri në vitin 2028. Ai u paraqit në 47 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke grumbulluar dy gola dhe gjashtë asistime. Ai do të luajë për Spanjën në Kupën e Botës këtë muaj.

Fresneda, i cili regjistroi 39 paraqitje për Sporting Lisbonën sezonin e kaluar me një gol dhe dy asistime, ka kontratë deri në vitin 2028. /Telegrafi/

Interi gati ofertën 50-milionëshe për yllin italian

31 May 2026 at 13:25


Interi raportohet se do ta ketë prioritet transferimin e Marco Palestrës gjatë kësaj vere, teksa drejtuesit e klubit janë të gatshëm të investojnë seriozisht për blerjen e 21-vjeçarit.

Sipas raportimeve nga Italia, Palestra ishte një nga zbulimet e sezonit 2025/26 në Serie A, duke lënë përshtypje gjatë huazimit te Cagliari dhe duke fituar si shpërblim edhe paraqitjet e para me kombëtaren e Italisë.

Fituesit e Scudettos dhe Kupës së Italisë thuhet se duan ta joshin atë larg Atalantës këtë verë, por “La Dea” njihet si klub i fortë në negociata dhe po kërkon një shumë në intervalin 40-50 milionë euro për Palestrën, sipas La Gazzetta dello Sport.

Edhe pse Interi e mbylli sezonin me sukses të dyfishtë, 50 milionë euro mbeten një investim i madh për nerazzurrët, të cilët në të kaluarën kanë kaluar shifrën 50 milionë vetëm një herë – kur e transferuan Romelu Lukakun nga Manchester United në vitin 2019.

Megjithatë, La Gazzetta dello Sport shkruan se menaxhmenti i Interit është i gatshëm të paraqesë atë që e quan një “ofertë maksimale” për Palestrën. Kjo lidhet edhe me mundësinë që Denzel Dumfries të shitet përmes klauzolës së lirimit prej 25 milionë eurosh, ndërsa edhe alternativa në krahun e djathtë, Luis Henrique, mund të lejohet të largohet gjatë verës.

Raportohet se transferimi i Palestrës mund të kushtojë afërsisht sa blerjet e Luis Henrique dhe Andy Diouf së bashku, por burimi italian thekson se ky është profili që e dëshiron trajneri Cristian Chivu dhe se aktualisht italiani i ri është objektivi kryesor i Interit në merkato./Telegrafi/

Interi synon yllin e madh të Man Cityt, anglezët i vendosin çmimin

30 May 2026 at 12:17


Interi thuhet se mund ta kthejë vëmendjen te mbrojtësi i Manchester Cityt, Ruben Dias, nëse Yann Bisseck largohet nga klubi këtë verë, me qendërmbrojtësin portugez që nuk shihet më si i paprekshëm pas ndryshimeve në klubin e Ligës Premier.

Sipas Corriere dello Sport, Interi po monitoron opsionet mbrojtëse ndërsa përgatitet për një afat kalimtar potencialisht të ngjeshur pasi siguroi dy trofe vendas në sezonin 2025/26.

Ka pasiguri rreth të ardhmes së Bisseck, me raportet që sugjerojnë se 26-vjeçari mund të jetë në interes të Bayern Munich. Interi besohet se e vlerëson mbrojtësin gjerman rreth 40 milionë euro.

Saturday’s reports claim that Inter could turn to Manchester City’s Ruben Dias in the event that Yann Bisseck leaves the club this summer, as the Portugal international is no longer considered ‘untouchable’ following the departure of Pep Guardiola. pic.twitter.com/9dKQnMcs4e
— Football Italia (@footballitalia) May 30, 2026

Nëse Bisseck shitet, Interi thuhet se po shqyrton zëvendësime të profilit të lartë, me Diasin që shfaqet si një objektiv i mundshëm.

Portugezi mund të bëhet i disponueshëm në epokën pas Pep Guardiolës, me statusin e tij te Manchester City që mund të rivlerësohet.

Interi është gjithashtu i inkurajuar nga marrëveshjet e mëparshme me Cityn, duke përfshirë një marrëveshje huazimi që përfshin Manuel Akanjin me një detyrim blerje.

Megjithatë, çdo marrëveshje për Dias do të përfaqësonte një sfidë të madhe financiare, me Cityn që pritet të kërkojë rreth 50 milionë euro për mbrojtësin, që do të thotë se një shitje e konsiderueshme do të ishte e nevojshme përpara se Interi të mund të lëvizte përpara. /Telegrafi/

Interi në bisedime të avancuara për transferimin e yllit të Liverpoolit

29 May 2026 at 21:58


Interi raportohet se ka hapur negociata të avancuara për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Curtis Jones, gjatë kësaj vere.

Reprezentuesi i Anglisë po heziton të rinovojë kontratën e tij në Anfield dhe po kërkon më shumë minuta të rregullta loje për të rritur shanset e tij me kombëtaren.

Interi, që sapo ka fituar Serie A dhe Kupën e Italisë, është i interesuar ta finalizojë marrëveshjen për mesfushorin e talentuar që në fazat e hershme të afatit kalimtar.

Sipas ekspertit të njohur italian të transferimeve, Gianluca Di Marzio, Interi dhe Liverpooli kanë zhvilluar bisedime të avancuara lidhur me një transferim të Curtis Jones gjatë verës.

Drejtorët sportivë të dy klubeve, Piero Ausilio dhe Richard Hughes, janë takuar së fundmi në Monte Conte për diskutime paraprake rreth 25-vjeçarit.

Kampionët e Italisë janë të etur të forcojnë skuadrën, ndërsa “Të Kuqtë” po rigrupohen pas një sezoni zhgënjyes pa trofe.

Pavarësisht vështirësive në arenën vendase, gjiganti anglez siguroi kualifkimin në Ligën e Kampionëve duke përfunduar në vendin e pestë në Ligën Premier.

Jones, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme, thuhet se po vonon rinovimin e marrëveshjes së tij prej rreth 58 mijë eurosh në javë, ndërsa po shqyrton një sfidë të re në karrierë./Telegrafi/

Interi përgatit revolucion në mbrojtje, tre emra në listën e zikaltërve

29 May 2026 at 10:13


Sipas raportimeve të mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Interi ka nisur punën për përforcimin e repartit defensiv gjatë afatit kalimtar veror dhe ka identifikuar tre objektiva kryesorë: Oumar Solet, Evan Ndicka dhe Jhon Lucumi.

“Neurazzurrët” pritet të bëjnë ndryshime të rëndësishme në mbrojtje, pasi largimi i veteranit Francesco Acerbi duket gjithnjë e më i mundshëm, ndërsa e ardhmja e Stefan de Vrij mbetet ende e paqartë.

Në krye të listës së dëshirave të klubit italian është mbrojtësi i Udinese, Oumar Solet.

Francezi ka impresionuar në mënyrë të jashtëzakonshme në Serie A që nga sezoni i kaluar, duke u shndërruar në një nga mbrojtësit më të spikatur të kampionatit falë forcës fizike, qetësisë me topin dhe sigurisë në duele.

Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, por Interi duket se po tenton të lëvizë shpejt për ta siguruar transferimin e tij.

Interi kishte monitoruar edhe talentin e Sassuolo, Tarik Muharemovic, por negociatat për këtë marrëveshje kanë ngecur në javët e fundit, duke bërë që drejtuesit zikaltër të fokusohen te alternativa të tjera më të sigurta.

Ndërkohë, edhe Roma mund të ndahet me Evan Ndickan gjatë verës. Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë po shqyrton mundësinë e një aventure të re, ndërsa situata financiare e klubit romak mund të detyrojë drejtuesit të dëgjojnë ofertat.

Një tjetër emër në radarët e Interit është Jhon Lucumi. Kolumbiani ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me Bolognan dhe konsiderohet si një profil ideal për stilin e lojës së skuadrës nga Milano.

Drejtuesit e Interit synojnë të ndërtojnë një mbrojtje më të re dhe më dinamike për sezonin e ardhshëm, teksa klubi po përgatitet për ndryshime të rëndësishme në organikë pas një sezoni intensiv në Itali dhe Evropë. /Telegrafi/

Florentino Perez dëshiron të nënshkruajë me tre yje të mëdhenj

29 May 2026 at 08:50


Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez thuhet se ka caktuar tre objektiva të mëdha të afatit kalimtar të verës dhe tashmë po punon për nënshkrimin e tyre.

Sipas mediumit COPE, Real Madridi po punon aktivisht prapa skenave për të siguruar përforcime në mbrojtje, duke synuar konkretisht yllin e Interit, Alessandro Bastoni.

Qendërmbrojtësi italian është aktualisht nën kontratë me Interin dhe çdo marrëveshje e mundshme transferimi thuhet se do të kushtojë mbi 50 milionë euro.

Njëkohësisht, gjigantët spanjollë janë shumë të interesuar të rikthejnë sulmuesin e krahut Victor Munoz nga Osasuna për të forcuar opsionet e tyre sulmuese për sezonin e ardhshëm.

📻 El Partidazo de COPE desvela la lista de fichajes de Florentino

✍️ Juanma Castaño revela los tres jugadores que le gustaría que lleguen si es reelegido presidentehttps://t.co/K9oxxaEnPY
— COPE (@COPE) May 28, 2026


Real Madridi ende zotëron me zgjuarsi 50% të të drejtave të lojtarit Munoz, gjë që e bën negocimin e kthimit të tij shumë më të lehtë dhe më të lirë.

Për më tepër, drejtorët e klubit janë gjithashtu të etur të nënshkruajnë mesfushorin shumë të vlerësuar Joao Neves nga PSG për t'i shtuar cilësi të jashtëzakonshme formacionit të tyre titullar.

Kampionët në fuqi të Evropës janë të vendosur t’i finalizojnë këto objektiva të mëdha transferimesh herët para se të hapet zyrtarisht afati kalimtar i verës këtë qershor. /Telegrafi/


Fiorentina ia propozon Interit portierin De Gea, Nerazzurrët nuk e pranojnë

28 May 2026 at 11:04


Fiorentina thuhet se ia ka ofruar David De Gean, Interit. Megjithatë, drejtuesit e Interit nuk janë të bindur për shkak të pagës së tij të lartë dhe moshës.

Interi po kërkon një portier për t'iu bashkuar Josep Martinezit për sezonin e ardhshëm.

Pas performancave të tij të fundit, drejtuesit e Interit kanë vendosur që portieri spanjoll i lindur në vitin 1998 do të jetë numri 1 i ri i Nerazzurrëve, duke hequr kështu mundësinë e Guglielmo Vicarios.

Yann Sommer ka zgjedhur të mos mbetet si zgjedhja e dytë dhe Nerazzurrët po eksplorojnë mundësi të ndryshme për një portier të dytë.

Sipas gazetës Tuttosport, Fiorentina i ka ofruar David De Gean, Interit, por drejtuesit e zikaltërve nuk janë plotësisht të bindur, për shkak të pagës dhe faktorëve të moshës.

#forzainter Inter, offerto De Gea come vice Martinez: la dirigenza non è convinta https://t.co/b2t2XZhbWE
— ForzaInter_eu (@ForzaInter_eu) May 27, 2026

Emrat më të mundshëm janë Provedel, Kepa dhe Stankovic

Nerazzurrët , të pasigurt për De Gean, kanë filluar të vlerësojnë opsione të tjera. Menaxhmenti do të donte ta bënte dyshe Martinezin me një portier të besueshëm që mund ta qetësojë spanjollin pa e vënë atë nën ndonjë presion të mëtejshëm.

Emrat më të kërkuar për momentin janë Ivan Provedel i Lazios, Kepa Arrizabalaga i Chelseat dhe rikthimi i Filip Stankovic. /Telegrafi/

Interi shpërthen ekonomikisht, kap  vlerën marramendëse prej 2.1 miliardë eurosh - lë pas Juventusin dhe Milanin

28 May 2026 at 10:33


Gjiganti zikaltër, Interi po jeton epokën më të artë moderne - dominimi financiar, stabiliteti dhe sukses evropian e kanë kthyer Interin në klubin më të vlefshëm të Italisë.

Është zyrtare: Interi nuk po fiton vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Klubi zikaltër ka arritur një rekord historik financiar, duke kapur për herë të parë vlerën prej 2.1 miliardë eurosh dhe duke u konfirmuar si klubi më i vlefshëm italian në raportin më të ri të Football Benchmark.

Sipas studimit prestigjioz “Football Clubs’ Valuation: The European Elite”, Interi tashmë vlerësohet me plot 2.137 miliardë euro, një rritje marramendëse prej 25 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Është ngritja më e madhe mes klubeve italiane dhe një nga më spektakolaret në gjithë Evropën.

Pas tyre mbeten Juventusi me 1.837 miliardë euro dhe Milani me 1.807 miliardë euro, ndërsa diferenca tashmë ka filluar të bëhet e dukshme. Më poshtë renditen Napoli (967 milionë euro), Roma (730 milionë euro), Atalanta (638 milionë euro) dhe Lazio (519 milionë euro).

Në majën absolute të Evropës vazhdon të qëndrojë Real Madrid me një vlerësim monstruoz prej 7.7 miliardë eurosh, por rritja e Interit konsiderohet ndër fenomenet më të mëdha të dekadës në futbollin evropian.

Suksesi nuk ka ardhur rastësisht. Në gjashtë vitet e fundit, Interi ka ndërtuar një cikël të jashtëzakonshëm: tri Scudetto, dy vende të dyta në Serie A, dy finale të Ligës së Kampionëve, tre Kupa Italie dhe tre Superkupa Italiane. Një vazhdimësi që ka rikthyer klubin në elitën absolute të kontinentit.

Nga një klub që vlente më pak se 500 milionë euro para ardhjes së familjes kineze Zhang, Interi kaloi kufirin e 1 miliardë eurove në vitin 2022 dhe tani ka hyrë fuqishëm në klubin ekskluziv të gjigantëve me mbi 2 miliardë euro vlerë.

Rritja është ndërtuar mbi të ardhura rekord, fitime historike dhe një menaxhim financiar shumë më të qëndrueshëm, sidomos pas marrjes së kontrollit nga Oaktree Capital Management. Paralelisht, zhvillimi global i markës dhe stabiliteti sportiv kanë krijuar formulën perfekte për shpërthimin ekonomik zikaltër.

Drejtori ekzekutiv i Football Benchmark, Andrea Sartori, e krahasoi Interin aktual me Juventusin e epokës para ardhjes së Cristiano Ronaldo, duke theksuar se kombinimi mes suksesit sportiv dhe disiplinës financiare po bëhet modeli i ri dominues në futbollin modern.

Dhe në qendër të këtij revolucioni vazhdon të jetë Giuseppe Marotta - arkitekti i një Interi që jo vetëm po fiton trofe, por po shndërrohet në një superfuqi ekonomike të futbollit evropian. /Telegrafi/

Interi synon t’ia rrëmbej Juventusit yllin e madh të ekipit

27 May 2026 at 21:41


Interi thuhet se ka shprehur interesin e tij për të nënshkruar me mbrojtësin e Juventusit, Gleison Bremer, këtë afat kalimtar të verës.

Nerazzurrët kanë shumë pasiguri rreth mbrojtjes së tyre. Francesco Acerbi dhe Matteo Darmian janë në rrugë për t’u larguar, ndërsa e ardhmja e Alessandro Bastoni, Stefan De Vrij dhe Yann Bisseck është në dyshim.

Cristian Chivu ka nevojë për një qendërmbrojtës të nivelit të lartë, me Interin që po e kthen vëmendjen drejt klubit rival, Juventus.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Interit duan t’ia plotësojnë kërkesën trajnerit kampion dhe të tentojnë transferimin e qendërmbrojtësit Bremer.

Mbrojtësi brazilian është i etur të largohet nga Zonja e Vjetër për një aventurë të re këtë verë. Ai ka një klauzolë lirimi me vlerë 58 milionë euro, por Juve mund të duhet ta ulë atë për shkak të problemeve me lëndimet që hasi sezonin e kaluar.

Klubet e Ligës Premier gjithashtu po e mbajnë nën vëzhgim Bremerin, i cili do të luajë për Brazilin në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/

❌