Normal view

Gripi në Maqedoni, ende nuk e ka arritur pikun

21 December 2025 at 16:23


Gripi ende nuk ka arritur pikun. Madje gjatë javës së kaluar janë raportuar 126 raste të reja, por që përbëjnë një rënie prej 31 për qind për qind krahasuar me javën paraprake. Gjatë kësaj periudhe mbizotëron influenza A.

Simptomat zakonisht shfaqen papritur dhe përfshijnë temperaturë të lartë, dhimbje muskujsh dhe kollë. Në disa raste, gripi mund të shoqërohet me komplikime, si infeksione bakteriale sekondare dhe infeksione të traktit të poshtëm respirator, të cilat mund të kërkojnë edhe trajtim spitalor.

“Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik gripi është ende nën pragun e aktivitetit sezonal në bazë të rasteve të raportuara, këtë e shohim edhe në terren numri i pacientëve nuk i kalon ato numra që janë tipik për këtë sezon, në fakt numri është më i vogël në dallim me vitin e kaluar…megjithatë pritet që pas festave të fillojë aktivitetit sezonal i gripit”, tha Sanja Cilevska Mlladenovska.

Më të ekspozuar ndaj gripit janë fëmijët, pasi ata janë më shpesh në kontakt me njëri-tjetrin dhe më të ekspozuar ndaj infeksioneve, veçanërisht në ambiente kolektive si çerdhet dhe shkollat.

“Më të rrezikuar janë qytetarët që janë në kolektive të mbyllura, pra parasë gjithash fëmijët në çerdhe, pasi kalojnë shumë kohë në grupe të mëdha, me shumë fëmijë dhe fëmijët janë mjaft të ekspozuar ndaj infeksioneve, më pas të moshuarit, qytetarët me imunitet të dobët, qytetarët me probleme kronike, pra këta kanë pasqyrë më serioze klinike”, shtoi Sanja Cilevska Mlladenovska .

Instituti i Shëndetit Publik rekomandon që personat me simptoma gripi të qëndrojnë në shtëpi, të pushojnë dhe të marrin shumë lëngje, si dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët. Po ashtu, duhet ajrosur shpesh ambienti dhe të mbahen të pastra sipërfaqet. Personat mbi 65 vjeç, ata me sëmundje kronike ose në rast të përkeqësimit të simptomave, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Zënia në djep dhe tabuja e martesës shqiptare brenda fisit

16 December 2025 at 15:06


Nga: Dorin Xhima

Në Shqipëri, deri në vitin 1929 (ky është viti kur u vendos Kodi i parë Civil) martesat lidheshin sipas normave të së drejtës zakonore. Këto norma në krahina dhe zona të viseve të ndryshme shqiptare nuk zbatoheshin njësoj.

Në zonat malore ato ishin më të forta, ndërsa në zonat e ulëta dhe në qytete erdhën duke u dobësuar mjaft, duke u zëvendësuar me norma të reja që i përgjigjeshin zhvillimit ekonomik e shoqëror të tyre.

Lexo po ashtu:
- Këngët e shekullit XIX, për nuset në veri të Shqipërisë
- Besëtytnitë shqiptare, për miqtë dhe miqësitë
- Pse shqiptarët e krahasojnë dhëndrin me qiparisin?
- Si bëhej propozimi për fejesë, në Korçën tradicionale?

Por, deri në vitet ‘40 të shekullit XX, martesa në Shqipëri ruajti, në përgjithësi, karakterin e lidhjeve të vjetra të saj: një marrëveshje midis dy familjesh ose midis prindërish, pa pyetur ata që do të martoheshin.

“Zënia” në adoleshencë

Në të kaluarën, për fejesën e dy të rinjve përdoreshin fjalët: zënie, mblesë, mbulesë, vlesë. Vajza quhej e zënë (e nxanë, e zanë), e vluar, e mbuluar, ndërsa djali i zënë (i nxanë, i zanë) i vluar, i mbuluar. Por, termi më i përdorur ishte i zënë dhe e zënë.

Në vendin tonë, në përgjithësi, mosha për zënien e dy të rinjve ka qenë: për vajzat 12-14 vjeç dhe, për djem, 16-18 vjeç. Kjo nuk do të thoshte që prindërit të mos kujdeseshin për zënien e tyre edhe përpara kësaj moshe.

Këtë të drejtë ua jepnin prindërve zakone sipas të cilave, babait i njihej e drejta e pakufizuar mbi fëmijët, pra, edhe e drejta për “zënien” e tyre në çdo moshë e, ngandonjëherë, edhe para lindjes.

Zënia e fëmijëve që në vogëli, që në djep dhe, në ndonjë rast që pa lindur, praktikohej në shtresat e pasura. Por, nën ndikimin e tyre, u shtri edhe në shtresat e tjera të popullsisë, megjithëse ajo praktikohej rrallë.

Ndodhte shpesh që të fejuarit të mos dinë se i janë premtuar njeri-tjetrit. Një rregull i tillë është e drejta dhe e fshehta e prindërve të tyre, të cilët ua bëjnë të njohur kur dëshirojnë ata vetë. Kur mbaron kjo kohë, vajzat zakonisht janë 12 vjeç dhe djemtë 16-18 vjeç.

Kujtimet e Durhamit

Duke folur për bajraqet e Pultit (Shalën, Shoshin, Krinin dhe Toplanën, si dhe për Rrëzën e Tepelenës), “fejesat e bebeve qenë thuajse krejt të zakonshme” - nënvizon Durham. Në shtresat e mesme dhe të varfra të popullsisë zënia në djep ose pa lindur fëmijët bëhej me qëllim që të forcohej miqësia ndërmjet dy shtëpive.

Marrëveshja bëhej drejtpërdrejt, me marrëveshjen e dy të zotëve të shtëpisë ose të dy prindërve të fëmijëve. Kur dy gra nga shtëpia e tyre ishin me barrë, ata shfaqnin dëshirën që, po qe se lindnin njëra djalë e tjetra vajzë, të porsalindurit do të quheshin të zënë ndërmjet tyre.

Në ndonjë krahinë bëhej edhe ndonjë ceremoni e vogël dhe, kur lindnin fëmijët me gjini të kundërt, lajmërohej me të shtëna pushke se të dy familjet u lidhën me miqësi. Për ligjësimin e kësaj “shkëmbehej edhe buka”, domethënë, organizoheshin gosti në të dy familjet.

Vajza e “zënë” në Jug

Që vajza të quhej e zënë, duhej pa tjetër një ceremoni e rastit, e cila zhvillohej në shtëpinë e vajzës ose në shtëpinë e një të treti (të afërm ose miku të shtëpisë së vajzës). Kjo vizitë në Korçë quhej “të shkelat”.

Zakonisht, të dy palët rreth gjashtë ose tetë vetë (nga 3-4 për secilën palë), pasi mbaronin qerasjen, shkëmbenin nishanet ose dorëzonin shenjën (“hejin”, thuhej në Veri). Në përgjithësi, shenjën që ia lëshonin në dorë të atit të vajzës e dorëzonte një i afërt i djalit, nganjëherë edhe i zoti i shtëpisë ose shkuesi. Së bashku me shenjën dorëzoheshin edhe të hollat.

Vajza e “zënë” në Veri

Kanuni i Lekë Dukagjinit e përcaktonte shenjën të përbërë prej “nji unazë të remët a t’argjanët (tash vonë). Unaza e dhetë grosh janë me kanun”. Në Kosovë vinin në tryezë unazën, dhe një koronë argjendi që ishte shenja se u dha fjala.

Kjo tregonte që vajza ishte lidhur e nuk mund të jepej gjetiu. Edhe në Jug të Shqipërisë jepej një shenjë e tillë. “Nishani zakonisht është një pare e vjetër floriri ose sermi, e cila nuk qarkullon në treg”.

Në shumë krahina të Shqipërisë, veçanërisht në Veri, së bashku me unazën jepej edhe një shami. Shamia është shenjë rituale që tregonte se vajza ishte e “mbuluar” apo e “zënë”.

Në zonat malore dhënia e shenjës ishte një farë kapari, që pala e djalit i jepte asaj të vajzës. Mbas shenjës askush tjetër s’kishte të drejtë të vinte dorë mbi atë vajzë, “ndryshe do të binte në gjak”.

Cilët janë personalitetet që u martuan brenda fisit

Në disa vende, martesa mes kushërinjve të parë është e ligjshme, në disa të tjera jo. Përgjatë historisë, shumë njerëz të famshëm janë martuar me kushërinjtë tyre, për arsye nga më të ndryshmet.

Në kohët e hershme, martesa mes kushërinjve ishte më se e zakonshme. Duke qenë se njerëzit nuk lëviznin shumë nga vendi, ku lindnin, personat që kishin në dispozicion për t’u martuar ishin zakonisht kushërinj. Martesa mes kushërinjve gjithashtu do të thoshte dhe mbajtjen e pronës dhe tokës brenda familjes.

Në Shqipëri, ka gjithashtu norma për martesat brenda fisit. Në varësi të krahinave etnografike, tradita etnokulturore ndryshon. Në zonat e thella malore, për shembull, akoma ruhet deri në një masë jo plotësisht martesa jashtë fisit, do të thotë pa marrë parasysh sa breza janë saktësisht, cilit fis i përkasin. Pra, Krasniq, Grudë, Hot etj, nuk bëhen krushqi. Por, në 20 vitet e fundit kjo barrierë është thyer dhe ka zbritur në shtatë breza. Po të jenë të brezit të shtatë mund të lidhin krushqi.

Tani, në zonat rurale dhe urbane martohen brenda një fisi, por që nuk jetojnë në të njëjtin territor. Pra, mund të lidhet një Krasniq me një Krasniq tjetër, por që jetojnë në krahina të ndryshme.

“Në krahinat e thella, martesat brenda fisit kryhen midis brezit të shtatë dhe të katërt”, thotë Ukë Xhemaj, studiues i fenomenit. “Gjithmonë merret parasysh hapësira, pra territori. Nëse është i njëjti fis, por i një territori tjetër, kohët e fundit është toleruar martesa. Në trevat shqiptare martesat midis kushërinjve janë shumë të rralla. Këto quhen incest në shkencë. Megjithatë, ka, por siç e thashë janë të rralla. Këto lidhje edhe pse të rralla vijnë si rezultat i mungesës së arsimit dhe janë të papranueshme”.

'Teknologjia ka përparuar shumë', videoja e burrit që postoi videon satirike për goma të veturës bëhet virale

8 December 2025 at 21:40


Shakaja e një burri në lidhje me gomat për të gjitha stinët nxiti një diskutim rreth llojeve të ndryshme të gomave.

Përdoruesi i TikTok, Marcos, grumbulloi mbi 1.3 milion shikime me një video humoristike rreth "modaliteteve" të ndryshme që supozohet se vijnë me setin e tij të ri të gomave. Në fillim të videos, ai e regjistron veten duke ecur drejt automjetit të tij.

"Teknologjia ka bërë një përparim të madh," shkruan ai përbri videos, transmeton Telegrafi.

"Kështu që mora këto goma të reja ku, varësisht nga moti, klikon se çfarë është", u thotë ai shikuesve të tij.

Ndërsa e bën këtë, ai përkulet për të inspektuar një gomë, e cila është e zbukuruar me simbole të ndryshme mjedisore.

Estetikisht, ato mbajnë të njëjtat emoji që do të gjeje në një aplikacion raportimi të motit.

Janë tre: një që duket si një vizatim rudimentar i diellit, një e dytë që tregon një re me shi që bie nga poshtë saj dhe një fjollë bore.

Marcos bën shaka se nëse njerëzit duan të ndryshojnë modalitetin e gomës, e tëra çfarë duhet të bëjnë është të prekin ikonën që përputhet më mirë me motin.

"Sot është një ditë me diell, kështu që do të zgjedhim një ditë me diell", thotë ai, duke vendosur gishtin e madh në gomë.

Sërish, Marcos po bënte shaka, kështu që mos nxitoni drejt makinës suaj për të parë nëse rrotat tuaja kanë aftësi transformimi me klik. /Telegrafi/

Pse automjeti juaj konsumon më shumë karburant në temperatura të ulëta?

25 November 2025 at 22:31


Ngasja dimërore në distanca të shkurtra nuk është ekonomike sepse në atë rast automjeti konsumon më shumë karburant, pra motori nuk arrin të ngrohet si duhet.

Mesatarisht, në temperaturë prej minus 7 gradë, automjeti konsumon deri në 12 për qind më shumë se në pranverë ose verë, kur temperatura është rreth 25 gradë.

Arsyet janë disa: motori ka nevojë për pak kohë për t’u ngrohur deri në temperaturën optimale, ku funksionon më efikas. Mot i ftohtë ul presionin në goma, gjë që mund të rrisë rezistencën në rrotullim dhe konsumimin e karburantit (kontrolloni herë pas here presionin e gomave).

Ajri i ftohtë është më i dendur se ai i ngrohtë, prandaj rritet rezistenca gjatë ngasjes dhe konsumi i karburantit.

Kur rruga ka borë dhe akull, rrotat e tërheqjes rrëshqasin më shumë, çka gjithashtu rrit konsumimin e karburantit. Ngasja më e ngadaltë deri në 60 km/h gjithashtu ndikon negativisht në konsum.

Do t’ju ndihmojë të parkoni në ambiente më të ngrohta, si garazhet. Gjithashtu, kur ndizni automjetin, filloni të vozisni sa më shpejt të jetë e mundur, sepse kështu edhe motori ngrohet më shpejt.

Mos përdorni për një kohë të gjatë funksionet për mbajtjen/pastrimin e xhamave dhe ngrohjen e ulëseve. /Telegrafi/

Bora zbardh malet e Bulqizës, si paraqitet situata nga moti në Mat dhe Dibër

24 November 2025 at 09:49


Situata në rrethin e Bulqizës gjatë mëngjesit të sotëm ka vijuar me mot të kthjellët por të shoqëruar me temperatura të ulëta dhe dëborë në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit, gjë që i ka dhënë edhe një bukuri maleve.

Aktualisht sa i përket rrugëve nacionale dhe ato rurale nuk ka pasur probleme, pasi gjatë këtyre ditëve ka vijuar puna për mbajtjen nën kontroll.

Vështirësi të vogla ka në rrugët që lëvizin për tek mininierat e Zonës D, Martanesh dhe Tërnovë ku lëvizin mjetet që transportojnë minatorët pasi ka prezencë të vogël dëbore, ndaj policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes.

Ndërkohë situata është normalizuar edhe në Mat dhe Dibër. /Tch/

Michelin zbulon detaje të tjera interesante rreth gomës së re Pilot Sport Endurance Racing

12 October 2025 at 09:35


Dizajni mbresëlënës i gomës së ardhshme të sporteve motorike Michelin Pilot Sport Endurance 2026, e cila do të përdoret ekskluzivisht për klasën HyperCar të vitit të ardhshëm në Kampionatin Botëror të Qëndrueshmërisë dhe klasën Grand Touring Prototype në IMSA, është i butë në prekje.

Goma e re premton të ulë ndikimin e sporteve motorike në mjedis, dhe ndërsa ato duhet të mbajnë një aromë po aq të mirë kur dalin nga kutitë, Michelin thotë se jo vetëm që goma do të përmirësojë kohët e xhiros, do të arrijë temperaturat optimale më shpejt dhe do të zgjasë më shumë, por ekipet e garave do të konsumojnë midis 15 dhe 30 përqind më pak goma në një sezon, transmeton Telegrafi.

Një dizajn i ngjashëm u prezantua për serinë MotoE 2024 dhe është rezultat i gdhendjes me laser në formën e çelikut të përdorur për prodhim në Francë. Vrimat e vogla të mbetura lënë vija jashtëzakonisht të holla në gomë, të cilat parandalojnë reflektimin e dritës dhe krijojnë strukturën e saj të errët.

Michelin është pyetur nëse kishin testuar distancën që ai detaj i vogël do të zgjaste në një pistë garash, dhe ata na thanë, "disa xhiro". Në një prezantim para një grupi gazetarësh, Philippe Tramond, drejtor teknik i Michelin Motorsports, shpjegoi se pjesa më e madhe e zhvillimit të kësaj gome u bë nëpërmjet simulimit dhe prodhuesi i gomave kaloi vetëm 10 ditë testimesh në pistë për të vërtetuar vlerësimet e tij.

Aktualisht, ekipet e garave mund të shtojnë linjën Michelin Pilot Sport Endurance 2026 me goma të buta, të mesme dhe të forta - një gomë e re për pistë të lagësht është ende në zhvillim, por nuk do të jetë gati për vitin e ardhshëm - në simulimet e tyre, por do të duhet të presin deri në nëntor, gjatë një eventi testimi të sanksionuar nga IMSA në Daytona International Speedway për t'i përshtatur ato në një makinë të vërtetë.

Michelin mbështet uljen e konsumit të gomave si një mënyrë për të mbajtur gjallë dashurinë për sportet motorike, transmeton Telegrafi.

"Ne duam të vazhdojmë garat", tha për mediat Cyrille Roget, përfaqësuesi i komunikimit të shkencës dhe inovacionit i Michelin.

"Ne duam të jemi atje për 60 vitet e ardhshme dhe nëse nuk i ndryshojmë gjërat sot, mund të mos ketë [aq shumë] gara", shtoi ai.

Në fillim të garës 10-orëshe të qëndrueshmërisë këtë fundjavë, të quajtur Petit Le Mans, në Road Atlanta, Michelin dhe IMSA njoftuan vazhdimin e partneritetit të tyre afatgjatë, i cili filloi në vitin 2019, me të parin që shërbeu si furnizues ekskluziv i gomave për serinë.

Ata gjithashtu njoftuan një çmim IMSA Michelin Sustainability në bashkëpunim me EPA-n, i cili debuton sezonin e ardhshëm dhe do t'i jepet makinës GTP me sasinë më të vogël të përdorimit të gomave, efikasitetin më të lartë të energjisë dhe pozicionin përfundimtar, pas çdo gare.

Roget tha se "qëndrueshmëria mund të zgjasë shumë", duke përmendur 12 vitet që Michelin i ka kushtuar projektit të saj BioButterfly gjatë përpjekjes së saj për të zëvendësuar butadienin me bazë nafte, një përbërës kritik në prodhimin e gomës sintetike, me një alternativë të butadienit me bazë bio.

Nga ana dimensionale, goma e re është pothuajse identike me atë që përdoret sot, por sipas Tramond, gomat e reja janë pak më të rënda, megjithëse me më pak se gjysmë kile.

Dizajni i ri kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në modelin fizik të gomave TameTire të Michelin, por një tjetër komponent i rëndësishëm në çdo provë gome Michelin është koha që kalon në makinën masive të karakterizimit, e cila mund të testojë gomë të re në çdo lloj asfalti në nivele të ndryshme të kapjes.

Ngarkesa dhe këndi mund të aplikohen në gomë gjatë këtij testi, dhe uji mund të futet për të simuluar shiun.

Gama e re e gomave të qëndrueshmërisë së Michelin arrin qëllimin e kompanisë për të ndërtuar goma nga 50 përqind materiale të rinovueshme ose të ricikluara.

Ka disa truke interesante që ata përdorin për ta arritur këtë. Në vend që të përdorin silicë të nxjerrë nga rëra, Michelin po e merr atë nga guaska e fortë e jashtme dhe po përdor "gomë natyrale", siç është lëngu i mbledhur nga pemët Hevea brasiliensis.

Michelin shet rreth 200 milionë goma në nivel global çdo vit. Ata synojnë të përfshijnë 40 përqind materiale të rinovueshme dhe të ricikluara në të gjithë procesin e prodhimit deri në vitin 2030 dhe shpresojnë të arrijnë 100% në vitin 2050. /Telegrafi/

Kalifornia ndalon reklamat televizive me zhurmë

7 October 2025 at 21:30


Reklamat televizive me zhurmë u ndaluan në Kaliforni të hënën, me një ligj të ri që kërkon që reklamuesit të ulin volumin.

Shikuesit në Shtetet e Bashkuara janë ankuar prej kohësh, se reklamat mund të jenë shumë më të zhurmshme se programi që po transmetojnë, transmeton Telegrafi.

Në një minutë ata janë të zhytur në një dokumentar paqësor për natyrën dhe në minutën tjetër po përpiqen të qetësojnë telekomandën, një burrë që bërtet për një trajtim të ri për gazrat e tij.

Tani një ligj i ri në shtetin më të populluar të Amerikës, thotë se reklamat nuk mund të jenë më të zhurmshme se përmbajtja që ndërpresin.

"Ne i dëgjuam kalifornianët me zë të lartë dhe qartë, dhe ajo që është e qartë është se ata nuk duan reklama me një volum më të lartë se niveli në të cilin ata po shijonin më parë një program", tha guvernatori Gavin Newsom pasi nënshkroi projektligjin në ligj.

Legjislacioni rishkruan ligjet e vjetruara që rregullonin vetëm ofruesit e transmetimeve dhe kabllove për të përfshirë tani transmetuesit. /Telegrafi/

Mobiliteti i së nesërmes: Goma të printuara në 3D dhe një automjet me rrota sferike

1 October 2025 at 18:24


Hankook ka zbuluar dy studime futuriste për mobilitetin. Prodhuesi i gomave Hankook prezantoi dy koncepte të reja në eventin e tij të brendshëm "Dita e Inovacionit në Dizajn".

Së pari, është një gomë konceptuale e qëndrueshme, e cila krijohet shtresë pas shtrese në një printer 3D, transmeton Telegrafi.

Ajo bazohet në lëndë të para të ricikluara dhe të rinovueshme dhe "përmban një dizajn organik me forma të bazuara në parimet e efikasitetit natyror".

Prototipi u zhvillua së bashku me partnerin inxhinierik Harvestance duke përdorur softuerin e dizajnit NTop.

Qëllimet janë prodhimi që kursen burime, një jetëgjatësi e gjatë e gomave dhe riciklim i lehtë, thotë kompania.

Një transportues me dy vende i quajtur PathCruizer, i mundësuar nga platforma robotike WheelBot 2, është gjithashtu një revolucion.

Revolucioni përfaqësohet nga rrota sferike speciale që mund të rrotullohen në të gjitha drejtimet.

Kjo i lejon PathCruizer të lëvizë anash, diagonalisht ose të kthehet në vend, duke e bërë atë ideal për manovrim të saktë në korridoret e aeroportit ose si një mjet fleksibël transporti në qendrat urbane.


- YouTube www.youtube.com

Hankook e zhvilloi teknologjinë së bashku me një startup robotik të quajtur CALMANTECH.

Projektet janë pjesë e eventit "Projekti i Inovacionit në Dizajn", i cili mbahet që nga viti 2012 në bashkëpunim me shkollat kryesore të dizajnit nga e gjithë bota, duke përfshirë Universitetin e Cincinnati-t, Kolegjin Mbretëror të Artit në Londër dhe Universitetin e Pforzheim.

Partnerët e njohur të teknologjisë si LG Electronics, Rainbow Robotics dhe CALMANTECH kontribuojnë me njohuri dhe përvojë shtesë, tha kompania.

"Dita e Inovacionit në Dizajn" e Hankook është një forum vjetor ku prezantohen teknologjitë e reja të mobilitetit që kombinojnë inovacionin, dizajnin dhe qëndrueshmërinë. /Telegrafi/

Mjekët paralajmërojnë se kjo dhimbje "normale" mund të jetë shenjë e problemeve me veshkat

24 September 2025 at 23:00


Veshkat janë organe të vogla, por jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse ato filtrojnë mbeturinat nga trupi, rregullojnë lëngjet dhe ndihmojnë në ruajtjen e presionit të gjakut.

"Nëse ato ndalojnë së funksionuari siç duhet, toksinat mund të grumbullohen shpejt", paralajmëron mjekja e mjekësisë familjare Dr. Uma Darji për Parade.

Edhe pse problemet me veshkat ndonjëherë ndodhin pa simptoma, trupi mund të dërgojë shenja paralajmëruese që janë të rëndësishme për t'u njohur në kohë.

Mjekët theksojnë se dhimbja e shpinës shpesh ngatërrohet me normalen, edhe pse mund të jetë shenjë e problemeve me veshkat.

"Veshkat ndodhen pak poshtë brinjëve, kështu që problemet shpesh manifestohen si dhimbje në atë zonë", shpjegon Dr. Raj Dasgupta.

Ai shton se një dhimbje e tillë mund të ngatërrohet lehtësisht me dhimbje muskujsh ose si rezultat i qëndrimit të keq. Dr. Natasha Bhuyan thekson se injorimi i dhimbjes mund ta përkeqësojë gjendjen, prandaj është gjithmonë e rëndësishme të konsultoheni me një mjek.

"Nëse dhimbja e shpinës shfaqet së bashku me ndryshimet në urinim, temperaturë ose gjak në urinë - mos prisni"

Dallimi midis dhimbjes së veshkave dhe dhimbjes së shpinës mund të njihet nga fakti se dhimbja e veshkave tenton të jetë më e thellë dhe më e brendshme, dhe ndryshimi i pozicioneve nuk e lehtëson dhimbjen.

"Gurët në veshka mund të shkaktojnë dhimbje të mprehta dhe therëse, ndërsa infeksionet e veshkave mund të shkaktojnë dhimbje të shurdhër në pjesën e poshtme të shpinës të shoqëruara me ethe", thotë Dr. Bhuyan.

Dr. Dasgupta shton se sëmundjet kronike si diabeti, presioni i lartë i gjakut ose sëmundja policistike e veshkave mund të shkaktojnë gjithashtu shqetësime.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu për simptoma të tjera të problemeve të mundshme me veshkat: të përziera, të vjella, ethe, ndjesi djegieje gjatë urinimit, gjak në urinë dhe ënjtje të këmbëve, kyçeve të këmbëve dhe shputave. "Nëse shfaqet dhimbje shpine së bashku me ndryshime në urinim, temperaturë ose gjak në urinë - mos prisni", thotë Dr. Darji. dr. Daniel Kim përfundon: "Zbulimi i hershëm është çelësi sepse sëmundja e veshkave shpesh zhvillohet pa simptoma".

Sa zgjasin gomat nëse nuk janë të fryra sa duhet?

21 September 2025 at 20:42


Prodhuesit e makinave e kanë përcaktuar qartë presionin që duhet të kenë gomat në disa modele.

Devijimet e mëdha nuk janë të mira, dhe vetëm në disa modele prodhuesit specifikojnë se sa duhet të rritet presioni në rastin e drejtimit me një makinë të mbushur plot, me të gjitha vendet e zëna dhe bagazhet.

Gomat me presion të ulët mbinxehen, gjë që mund ta zvogëlojë jetëgjatësinë e tyre deri në 20%, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, në vend që të zgjasin rreth 40,000 kilometra, do t'ju duhet t'i zëvendësoni ato pas 32,000 kilometrash. Rreziku i shpërthimit të gomave gjithashtu rritet.

Në gomat e fryra shumë, muret anësore bëhen më të forta se zakonisht, dhe zona e kontaktit të gomës me rrugën zvogëlohet, gjë që bën që ajo të konsumohet më shpejt. Ky ndryshim mund të zvogëlojë tërheqjen dhe performancën. /Telegrafi/

Sa mund të shkurtohet jeta e shërbimit të gomave nëse ato nuk janë të fryra mjaftueshëm?

20 September 2025 at 11:30


Prodhuesit e veturave e kanë përcaktuar qartë se sa duhet të jenë të fryra gomat për secilin model.

Devijimet e mëdha nuk janë të mira.

Vetëm për disa modele, prodhuesit tregojnë se sa duhet të rritet presioni në rast se vetura është plot - me të gjitha vendet e zëna dhe me bagazh.

Ta përsërisim: gomat me presion të ulët nxehen tepër dhe mund t’u ulet jetëgjatësia deri në 20 për qind.

Pra, në vend që të zgjasin rreth 40 mijë kilometra, do t’ju duhet t’i ndërroni pas 32 mijë kilometrash.

Gjithashtu, rritet edhe rreziku që goma të shpërthejë.

Në rastin e gomave të tepërta të fryra, muret anësore dhe shtresa e jashtme bëhen më të forta se zakonisht dhe sipërfaqja e kontaktit të gomës me rrugën zvogëlohet, gjë që shkakton konsumim më të shpejtë.

Ky ndryshim mund të ulë ngjitjen (traksionin) dhe performancën... /Telegrafi/

Haxhiu reagon për rastin “AlbKings”: “Legalizim institucional i mosndëshkimit të dhunuesve”

19 September 2025 at 21:36


Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes në rastin e grupit famëkeq “AlbKings”, duke e quajtur atë një shembull të qartë të drejtësisë patriarkale dhe të pandjeshme ndaj krimeve me bazë gjinore.

Haxhiu tha se kjo marrëveshje përbën një “legalizim institucional të mosndëshkimit të dhunuesve”, duke theksuar se Prokuroria, në vend se të mbrojë viktimat, ka zgjedhur kompromisin me dhunuesit dhe poshtërimin e tyre.

“Grupi famëkeq ‘AlbKings’ ishte një mekanizëm i organizuar i dhunës digjitale dhe seksuale, i cili për vite ka shkatërruar jetën e shumë vajzave e grave në Kosovë. Me qindra imazhe të publikuara pa pëlqim, përndjekje, kërcënime dhe shantazhe kanë lënë trauma të thella e pasoja të rënda për viktimat”, shkroi Haxhiu.

Ajo iu bashkua thirrjeve të organizatave të shoqërisë civile që kjo marrëveshje të refuzohet dhe që gjykatat të shqiptojnë dënime të rënda, në përputhje me ligjet në fuqi.

Këto sende nuk duhet t’i mbani kurrë pranë një sobe elektrike

15 September 2025 at 08:41


Organizimi i hapësirës së kuzhinës është thelbësor për sigurinë dhe efikasitetin gjatë gatimit.

Edhe pse shumë prej nesh kanë zakon të mbajnë disa artikuj dhe ushqime pranë sobës elektrike për qasje të lehtë, kjo nuk është gjithmonë një ide e mirë.

Disa gjëra nuk i rezistojnë temperaturave të larta, dhe disa madje mund të shkaktojnë probleme serioze si zjarre ose helmim nga ushqimi.

Më poshtë janë nëntë gjëra që duhet t’i zhvendosni menjëherë në një vend më të sigurt:

Erëza

Ndërsa është e përshtatshme të kesh erëza afër gjatë gatimit, nxehtësia dhe avulli mund të zvogëlojnë aromën dhe intensitetin e tyre. Vajrat esencialë, të cilët u japin erëzave aromën dhe shijen e tyre karakteristike, avullojnë lehtë në temperatura më të larta.

Faculetat

Letra është një material që ndizet lehtë, kështu që mbajtja e faculetave afër sobës rrit rrezikun e zjarrit. Është më mirë t'i ruani më larg, por në një vend ku janë ende të arritshme.

Vaj gatimi

Vajrat si vaji i ullirit dhe ato nga fara të ndryshme janë shumë të ndjeshme ndaj nxehtësisë. Nëse i ruani shumë afër një burimi nxehtësie, ato mund të prishen shpejt dhe të humbasin cilësinë.

Pajisjet e kuzhinës

Pajisjet elektrike si ‘blenderët’, tosterët apo edhe karikuesit e telefonave mund të dëmtohen nëse ekspozohen ndaj nxehtësisë. Ekziston gjithashtu mundësia e mbinxehjes së komponentëve individualë.

Ushqimet e ndjeshme

Frutat, perimet, produktet e qumështit dhe ushqimet e tjera që prishen më shpejt nëse janë pranë një burimi nxehtësie. Kjo jo vetëm që ndikon në shijen e tyre, por mund të jetë edhe një rrezik për shëndetin.

Produkte pastrimi

Shumë produkte pastrimi përmbajnë kimikate të ndezshme. Nëse bien në kontakt me flakë ose nxehtësi të lartë, ato mund të shkaktojnë zjarr ose të lëshojnë tym të dëmshëm.

Ushqim i konservuar

Edhe pse mallrat e konservuara duken si një opsion afatgjatë dhe i qëndrueshëm, ato nuk janë të dizajnuara për t'u ruajtur në temperatura të larta. Nxehtësia mund të ndikojë në cilësinë e përmbajtjes brenda kanaçes dhe të shkaktojë prishje.

Uthull

Ashtu si vajrat, uthulla është e ndjeshme ndaj ndryshimeve të temperaturës. Nëse nxehet shpesh, mund të ndryshojë shijen dhe të zvogëlojë efektivitetin e saj si një shtesë ushqimore.

Alkooli

Nuk rekomandohet mbajtja e pijeve alkoolike pranë sobës. Alkooli është lehtësisht i ndezshëm, gjë që përbën rrezik, dhe nxehtësia mund të ndikojë negativisht në cilësinë e pijes.

Tentojnë të vjedhin bankomatin në Rahovec, në ikje e sipër godasin një veturë

13 September 2025 at 16:10


Policia e Kosovës njofton se rreth orës 02:15 të mëngjesit në fshatin Xërxë të Rahovecit, tre persona të maskuar dhe të dyshuar si të armatosur kanë tentuar të vjedhin një bankomat.

Gjatë ikjes, ata kanë goditur veturën e disa qytetarëve kosovarë dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Jo vetëm për turizëm, Shqipëria po bëhet destinacion edhe për dasma

9 August 2025 at 17:57

Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të ri dhe të preferuar për çiftet e huaja që duan të kurorëzojnë dashurinë në mënyrë të veçantë.

Nga bregdeti magjepsës i jugut, deri te kalatë mesjetare e fshatrat piktoreske, vendi ofron një sfond unik për dasma që kombinojnë natyrën, historinë dhe mikpritjen tradicionale.

Arkitektja Juliana Osmënaj, e cila prej shumë vitesh merret me organizimin e këtyre eventeve thotë se prej më shumë se katër vitesh, Shqipëria është futur në hartën e “weddings destination”.

“Rasti na ka çuar me çiftet e përziera, pra kur njëri nga bashkëshortët ishte i huaj dhe duke parë këtë kënaqësinë që kur të huajt vinin këtu kishin edhe me zakonet tona të damave, lindi ideja që ta reklamonim si një ‘destination weddings’. Duke parë kërkesën që pati, avash-avash shkoi në projekte konkrete dhe tani mund të them që është trefishuar si kërkesa ashtu edhe konkretizimi i këtyre dasmave”.

Sipas Osmënajt, çiftet e huaja që zgjedhin Shqipërinë si vend për t’u martuar janë kryesisht nga Europa Veriore.

“Gjermani, Angli, vendet nordike, madje edhe nga Australia e Largët kemi pasur kërkesa. Normalisht duke qenë se është një dasmë me destinacion, vetë ata i ftojnë miqtë e tyre, por jo të gjithë janë në gjendje që të vijnë. Në përgjithësi variojnë në 50 persona, ka edhe me 30, ka edhe 80, më të rralla janë në 100”./Tv Klan

The post Jo vetëm për turizëm, Shqipëria po bëhet destinacion edhe për dasma appeared first on Telegrafi.

Fshati ku askush nuk guxon të hyjë pas perëndimit të diellit: Paralajmërimi që frikëson edhe taksistët

5 July 2025 at 13:32

Një paralajmërim i frikshëm qëndron në hyrje të këtij fshati, për të cilin ka dëgjuar i gjithë bota. Megjithatë, ata që e kanë vizituar thonë se të jep një ndjesi të çuditshme

India është vend i tregimeve. Në të jetojnë miliona legjenda popullore dhe mite, në të cilat një pjesë e mirë e njerëzve ende besojnë. Një nga vendet më misterioze në vend është fortesa Bhangarh, për të cilën thuhet se është e banuar nga fantazmat. Ajo është monument i mbrojtur nën kujdesin e Institutit Arkeologjik të Indisë (ASI), gjë që është njëkohësisht arsyeja pse qëndrimi aty natën është i ndaluar.

Fantazma, të paktën sipas rojeve – nuk ka. Megjithatë, pas perëndimit të diellit në fortesë ndonjëherë hyjnë ata që duan të binden vetë si duket ai vend, pavarësisht se hyrja është e paligjshme. Përjetimet e tyre shpesh i ndajnë në forume dhe blogje, duke pohuar se rojat i kanë lënë të kalojnë kundrejt ryshfetit. Për hyrjen natën nevojitet leje e veçantë nga autoritetet indiane.

Nëse rruga ju çon në këtë pjesë të Indisë, Bhangarh ndodhet 78 km nga Jaipur. Mund të merrni një taksi, më së miri atë që ka një gomë rezervë, pasi rrugët nuk janë fort të mira. Fortesa ndodhet mes Jaipurit dhe Alwarit, në shtetin federal Rajasthan. Edhe pse në rrënoja, ajo vazhdon të jetë magjepsëse për shkak të ambientit të qetë e të gjelbër, mbetjet e braktisura dëshmojnë për një mbretëri dikur madhështore, të cilën e ndërtoi Madho Singh, vëllai më i vogël i gjeneralit të famshëm Man Singh, transmeton Telegrafi.

Kujtime nga e kaluara

Njohësit pohojnë se peizazhi që të çon deri te fortesa është i shkretë dhe ngulfatës, dhe të jep një ndjesi të çuditshme, por jo edhe takim me fantazma. Megjithatë, tregimet lokale flasin për njerëz të zhdukur dhe zëra të çuditshëm që dëgjohen nga rrënojat. Në vetë hyrjen vizitorët i pret një paralajmërim nga Instituti Arkeologjik i Indisë:

“Hyrja në Bhangarh para agimit dhe pas perëndimit të diellit është rreptësishtë e ndaluar.”

Hyrja kryesore të çon përmes mbetjeve të qytetit të vjetër, dhe brenda mureve ndodhen mbetje pallatesh, tempujsh dhe tregjesh të braktisura.

Banorët vendas besojnë se ata që kanë hyrë në fortesë natën nuk janë gjetur kurrë më. Një nga legjendat flet për një magjistar të fuqishëm që ndaloi që ndonjë shtëpi në Bhangarh të ishte më e lartë se e tija. Nëse hija e saj do të binte mbi shtëpinë e tij, qyteti do të zhdukej. Nipit të Madho Singut, Ajab Singh, nuk i interesoi ky paralajmërim dhe ndërtoi një ndërtesë të lartë. Hija ra mbi shtëpinë e magjistarit – dhe qyteti u zhduk.

Një version tjetër i legjendës thotë se ai magjistar ishte i dashuruar me princeshën Ratnavati. Një ditë, ai zëvendësoi parfumin e saj me një eliksir që do ta detyronte ta dashuronte. Ratnavati zbuloi mashtrimin dhe hodhi enën me eliksirin mbi një gur, i cili u rrokullis dhe e vrau magjistarin. Para se të vdiste, ai mallkoi tërë qytetin, duke thënë se Bhangarh do të shkatërrohej dhe askush nuk do të mund të jetonte më aty.

/Telegrafi/

The post Fshati ku askush nuk guxon të hyjë pas perëndimit të diellit: Paralajmërimi që frikëson edhe taksistët appeared first on Telegrafi.

Çfarë do të thotë të vozisësh një veturë me goma të pa-balancuara?

23 May 2025 at 21:30

Në autostradë, me shpejtësi prej 90 km/h filluan të ndihen dridhje të lehta në timon, ndërsa me 110 km/h dridhjet u bënë të padurueshme.

Kur boshti i rrotës dhe gomat nuk rrotullohen në peshën e tyre ideale, duhet t’i kushtoni vëmendje sinjaleve të ndryshme që makina ju jep për të shmangur probleme.

Në shpejtësi të ulëta nuk do ta ndijeni, por në autostradë simptomat mund të jenë shumë të dukshme.

Natyrisht, nuk ka arsye për panik, thjesht duhet të shkoni sa më shpejt në një servis për vulkanizer.

Nëse problemi është te rrotat e përparme, dridhjet do t’i ndjeni në timon. Nëse problemi është balancimi i rrotave të pasme, dridhjet mund t’i ndjeni në ulëse.

Mos e teproni me vozitjen me goma të pa-balancuara sepse kështu mund t’i dëmtosh, ndërsa dridhjet e forta nuk janë të mira as për pjesët e tjera të veturës.

Ndryshimi i balancës mund të ndodhë për shkak të goditjeve me rrota që mund t’ju ndodhin në trafikun e përditshëm, konsumimit të gomave, funksionimit të pabarabartë të frenave dhe problemeve të ngjashme. /Telegrafi/

The post Çfarë do të thotë të vozisësh një veturë me goma të pa-balancuara? appeared first on Telegrafi.

KFOR zhvillon stërvitje për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e trazirave

26 April 2025 at 19:30

Batalioni Taktik Rezervë i KFOR-it (KTRBN) dhe Njësia Shumëkombëshe Speciale (MSU), pjesë e KFOR-it, kanë realizuar një stërvitje për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e trazirave në Kampin e Novo Sellës.

Në njoftimin e bërë nga KFOR thuhet se trajnimi është organizuar për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale të njësive të tyre.

Gjatë ushtrimit, pjesë e aktivitetit ishin edhe Njësia e Mbështetjes së Lëvizshmërisë (MSD) dhe Ekipi Psikologjik Taktik (TPT), të cilët ndihmuan në koordinimin e fazave të ndryshme të stërvitjes.

Si pjesë e trajnimit, u përdor edhe një makinë ujëhedhëse.

KFOR thekson se punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), duke respektuar rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë./Telegrafi/

The post KFOR zhvillon stërvitje për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e trazirave appeared first on Telegrafi.

Pse shumica e veturave të reja nuk kanë gomë rezervë?

23 April 2025 at 21:30

Disa arsye me siguri ju vijnë në mendje, dhe ne do të përpiqemi t’i mbledhim të gjitha në një vend.

Një nga arsyet është ulja e kostove të prodhimit të automjetit. Çdo euro ka rëndësi, dhe duke hequr gomën dhe rrotën rezervë, prodhuesit kursejnë një shumë të konsiderueshme. Për më tepër, shumë prodhues do t’jua shesin me kënaqësi gomën rezervë – në përmasa të plota ose të zvogëluara – si pjesë e pajisjeve shtesë.

Një tjetër arsye është kursimi në konsumimin e karburantit. Veturat pa rrotë rezervë kursejnë pak në karburant, por çdo gram CO2 është i rëndësishëm për prodhuesit gjatë testimeve dhe raportimeve zyrtare për organet e Bashkimit Evropian, për shembull.

Kështu, ulen penalizimet financiare që ata duhet të paguajnë nëse automjetet e tyre tejkalojnë kufijtë e lejuar të emetimit të CO2. Goma, rrota dhe çeliku i ngritjes zakonisht peshojnë rreth 27 kilogramë.

Arsyeja e fundit ka të bëjë me makinat hibride ose elektrike. Në këto automjete, është veçanërisht e rëndësishme të ulet pesha për të reduktuar konsumin e energjisë/karburantit. Në shumë raste, te hibridet, bateria vendoset pikërisht aty ku zakonisht ndodhej goma rezervë.

Nëse një veturë nuk vjen me gomë rezervë, zakonisht është e pajisur me llak për vulosjen e gomës dhe një kompresor ajri.

Megjithatë, në rast se goma çahet, ky është vetëm një zgjidhje e përkohshme, dhe nëse çarja është më e madhe, ky komplet nuk do t’ju ndihmojë. /Telegrafi/

The post Pse shumica e veturave të reja nuk kanë gomë rezervë? appeared first on Telegrafi.

Demi i tërbuar godet turmën e fëmijëve në festivalin e Pashkëve në Spanjë

21 April 2025 at 23:36

Ky është momenti i tmerrshëm kur një dem i tërbuar gjysmë ton kalon përmes një pengese, në një turmë fëmijësh gjatë një festivali të Pashkëve në Spanjë.

Pamjet tronditëse të incidentit u kapën në kamera në festivalin Toro del Aleluya në Arcos de la Frontera, provincën Cadiz, të shtunën.

Gjatë festimeve, katër dema Hallelujah lëshohen për të ‘pushtuar’ rrugët e qytetit, përpara se të kthehen në fermat e tyre, transmeton Telegrafi.

Por kur i pari prej tyre, i quajtur Infinito, u lirua nga një arkë transporti, kafsha e tërbuar sulmoi turmën.

Pamjet treguan demin duke rrotulluar dhe duke u futur në një pengesë të dobët.

Fëmijët në pjesën e përparme nga prindërit e tyre për një pamje më të mirë, janë të parët që goditen dhe hidhen në tokë.

Ndërsa Infinito tërbohet nëpër turmë, një grua duke filmuar spektaklin e tmerrshëm nga ballkoni i saj bërtiti: ‘fëmijët, fëmijët’. /Telegrafi/

The post Demi i tërbuar godet turmën e fëmijëve në festivalin e Pashkëve në Spanjë appeared first on Telegrafi.

❌