❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 January 2026Lajme Kosove

Trump njofton se do fillojnë operacione tokësore në Meksikë për të luftuar kartelet e drogës

9 January 2026 at 12:49

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se forcat amerikane do të fillojnë operacione tokësore në Meksikë për të luftuar kartelet e drogës, pas disa muajsh sulmesh detare në Paqësorin lindor dhe Karaibe.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Fox News me Sean Hannity, Trump tha: “Tani do tĂ« fillojmĂ« tĂ« godasim terrenin nĂ« lidhje me kartelet. Kartelet po e drejtojnĂ« MeksikĂ«n”.

Pavarësisht deklaratës, Trump nuk dha detaje të tjera për kohën ose natyrën e operacioneve të ardhshme.

Deklarata vjen pas kapjes së të shtunës nga forcat Delta të Nicolas Maduro të Venezuelës në një kompleks ku ai po strehohej në Karakas, kulminacioni i një fushate të zgjatur ushtarake dhe ekonomike amerikane kundër qeverisë së tij.

Maduro tani përballet me akuza për trafik droge në New York.

Sulmet amerikane ndaj narko-anijeve kanë rezultuar në vdekjen e më shumë se 100 personave që nga shtatori, sipas zyrtarëve amerikanë.

Trump gjithashtu ka zbuluar së fundmi se forcat amerikane goditën një strukturë ankorimi për anije të tilla në Venezuelë.

Fushata detare ka synuar anije të dyshuara për kontrabandë kokaine dhe fentanili në ujërat ndërkombëtare dhe pranë bregdetit të Venezuelës.

Trump i ka përshkruar operacionet si zbatim të një bllokade ndaj trafikut të drogës.

Sulmet tokësore ndaj karteleve në Meksikë do të përfaqësonin një zgjerim të konsiderueshëm të përfshirjes ushtarake amerikane në rajon.

Dy organizatat kriminale më të fuqishme të Meksikës, Karteli Sinaloa dhe Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco, kontrollojnë territore të gjera dhe janë përfshirë në një konkurrencë të dhunshme që vrau më shumë se 30 mijë njerëz vitin e kaluar.

Trump i caktoi gjashtë kartele meksikane si organizata terroriste të huaja në shkurt të vitit 2025, një veprim që Meksika e dënoi si kërcënim për sovranitetin e saj dhe potencialisht justifikonte ndërhyrjen ushtarake.

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka propozuar reforma kushtetuese për të forcuar mbrojtjen kundër operacioneve të huaja të paautorizuara dhe ka hedhur poshtë vazhdimisht çdo prani ushtarake amerikane në tokën meksikane.

Mbetet e paqartë nëse Trump do të kërkojë autorizim nga Kongresi për sulme në Meksikë.

Kushtetuta amerikane i jep Kongresit autoritetin për të shpallur luftë, megjithëse presidentët historikisht kanë nisur operacione ushtarake pa deklarata zyrtare.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/


The post Trump njofton se do fillojnë operacione tokësore në Meksikë për të luftuar kartelet e drogës appeared first on Sinjali.

Agani: Kosova ka nevojë për më shumë maturi politike

9 January 2026 at 12:29

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke theksuar se vullneti i qytetarëve duhet të respektohet plotësisht dhe pa hezitim.

Në një postim publik, Agani ka bërë të ditur se, edhe pse nuk ka arritur të zgjidhet deputet, mbështetja e 11.214 qytetarëve për të dhe për vizionin e tij politik përbën një përgjegjësi të madhe morale dhe publike, e cila, sipas tij, nuk përfundon me mbylljen e kutive të votimit.

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet kanë dërguar një mesazh të qartë për nevojën e maturisë politike, dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit ndërpartiak, veçanërisht në momente kur vendimmarrja institucionale kërkon konsensus të gjerë. Sipas Aganit, politika nuk duhet të reduktohet vetëm në mandate apo aritmetikë parlamentare, por duhet të shihet si përgjegjësi ndaj stabilitetit institucional dhe interesit afatgjatë të shtetit.

Agani ka theksuar se do të vazhdojë me përkushtim punën për reformimin dhe forcimin e Partisë së Drejtësisë, duke e cilësuar atë si një subjekt politik të ndërtuar mbi parime konservatore, përgjegjësi publike dhe vizion shtetformues. Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për alternativa serioze dhe aktorë politikë që vendosin interesin shtetëror mbi kalkulimet afatshkurtra partiake.

Postimi i plotë:

DEKLARATË PUBLIKE

Procesi zgjedhor ka përfunduar dhe vullneti i qytetarëve meriton respekt të plotë, pa asnjë hezitim. Edhe pse personalisht nuk arrita të zgjidhem deputet, mbështetja e 11.214 qytetarëve për mua dhe për vizionin politik që përfaqësoj mbetet një përgjegjësi e madhe morale dhe publike, që nuk përfundon me mbylljen e kutive të votimit.

Këto zgjedhje dërguan një mesazh të qartë: Kosova ka nevojë për më shumë maturi politike, dialog konstruktiv dhe bashkëpunim ndërpartiak, veçanërisht në momentet kur vendimmarrja institucionale kërkon konsensus të gjerë. Politika nuk është vetëm çështje mandatesh apo aritmetike parlamentare; ajo është përgjegjësi ndaj stabilitetit institucional dhe interesit afatgjatë të shtetit.

Në këtë frymë, do të vazhdoj me përkushtim punën për reformimin dhe forcimin e Partisë së Drejtësisë, si subjekt politik i ndërtuar mbi parime konservatore, përgjegjësi publike dhe vizion shtetformues. Kosova ka nevojë për alternativa serioze dhe për aktorë politikë që dinë të vendosin interesin shtetëror mbi kalkulimet afatshkurtra partiake.

Në rrethanat e ndjeshme politike që e presin vendin, përfshirë procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, mbetem i përkushtuar që, në kuadër të rolit tim politik dhe institucional, të kontribuoj në mënyrë konstruktive drejt një zgjidhjeje konsensuale, që garanton funksionimin normal të institucioneve, respektimin e Kushtetutës dhe unitetin e brendshëm të vendit. Kosova ka nevojë për stabilitet, jo për bllokada institucionale apo përplasje politike që e dëmtojnë besimin e qytetarëve.

Angazhimi im politik do të mbetet i fokusuar në çështjet që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, me theks të veçantë në shëndetësinë publike, shëndetin mendor të rinisë, forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin institucional. Politika matet me përgjegjësi, qartësi dhe gatishmëri për të kontribuar në momentet kyçe për vendin, pavarësisht pozitës formale.

Faleminderit sinqerisht për besimin, mbështetjen dhe korrektësinë qytetare. Kjo rrugë vazhdon me përgjegjësi, maturi dhe përkushtim ndaj Kosovës.

Ferid Agani

Kryetar i Partisë së Drejtësisë

The post Agani: Kosova ka nevojë për më shumë maturi politike appeared first on Sinjali.

Bajrami: Nuk ka rrugë tjetër përveç ringritjes dhe rikthimit të LDK-së

9 January 2026 at 12:25

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka falënderuar votuesit e kësaj partie, por ndër të tjera ajo ka shkruar edhe për rezultatin e partisë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Votat pĂ«r mua nuk janĂ« vetĂ«m shifĂ«r, pĂ«r mua janĂ« mirĂ«njohje e thellĂ« pĂ«r punĂ«n qĂ« kam bĂ«rĂ« gjatĂ« kĂ«tyre viteve, por mbi tĂ« gjitha janĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e madhe qĂ« mĂ« shtyn tĂ« vazhdoj me tĂ« njĂ«jtin pĂ«rkushtim, ndershmĂ«ri dhe guxim”, shkruajti Bajrami.

Ajo tha se e bënë të qartë se dorëzimi i LDK-së nuk është opsion, pavarësisht rezultatit dhe pavarësisht rrethanave.

“Nuk ka rrugĂ« tjetĂ«r pĂ«rveç ringritjes dhe rikthimit tĂ« LDK-sĂ«, duke vendosur gjithmonĂ« LDK-nĂ« para individit dhe KosovĂ«n para çdo partie”, theksoi Bajrami.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Bajrami: Nuk ka rrugë tjetër përveç ringritjes dhe rikthimit të LDK-së appeared first on Sinjali.

Haradinaj lideri me mĂ« sĂ« shumti ndikim nĂ« parti, Abdixhiku me mĂ« sĂ« paku ‘peshë’

9 January 2026 at 12:22

KQZ tashmë ka përfunduar 100 për qind të numërimit të votave, të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka 57 ulëse. PDK është e dyta me 22 ulëse, LDK e treta me 15 ulëse dhe AAK e katërta me 6 ulëse.

Sipas rezultateve të përmbledhura, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51.11 për qind. Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta me 20.19 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës u radhit e treta me 13.23 për qind të votave, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori 5.5 për qind të votave.

Liderët e partive politike me më së shumti influencë brenda partisë sipas votave që morën janë: Ramush Haradinaj i cili mori 44 mijë vota nga 52 mijë sa kishte AAK në total apo 84.62%, i pasuar nga Bedri Hamza i cili mori 162 mijë vota nga 192 mijë në total sa kishte PDK apo 84.38%, i treti është lideri i LVV-së, Albin

Kurti me 82.96% të votave të përgjithshme të partisë së tij apo 404 mijë vota nga 487 mijë të mundshme.
Lideri me më së paku ndikim në partinë e tij del të jetë Lumir Abdixhiku i cili fitoi 88 mijë vota nga 126 mijë votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës apo 69.84%.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj lideri me mĂ« sĂ« shumti ndikim nĂ« parti, Abdixhiku me mĂ« sĂ« paku ‘peshë’ appeared first on Sinjali.

Situata në Shqipëri: 1 mijë e 587 banesa dhe 13 mijë e 211 hektarë tokë të përmbytura

9 January 2026 at 12:09

Në ditën e katërt nga moti i keq, janë 1 mijë e 587 banesa dhe 13 mijë e 211 hektarë tokë të përmbytura.

Bilanci u shpall në mbledhjen e këshillit të Emergjencave Civile të cilin e drejtori kryeministri Rama. Për situatën e krijuar janë vënë në dispozicion 50 milionë euro, dhe sipas kreut të ekzekutivit, do dëmshpërblehen banorët e prekur.

Ndërkohë sot është shfaqur që përmirësim i situatës në disa zona, ku ka nisur tërheqja e ujit.

Në Durrës vijon të mbetet problematike, edhe pse në disa zona ka shenja të përmirësimit. Në Durrësin e Ri (ish-Kënetë), strukturat e emergjencave dhe grupet e shërbimit ndodhen në terren, ku po punohet për normalizimin e plotë të situatës. Paralelisht, vijojnë verifikimet dhe vlerësimet në banesat e përmbytura, ku deri më tani janë konstatuar 2 380 banesa të prekura nga uji. Në qytetin e Durrësit, situata është ende e ndjeshme. Aktualisht janë 356 persona të evakuuar, prej të cilëve 123 janë akomoduar në hotele, ndërsa 304 të tjerë janë strehuar në dy konvaleshencat e ministrive të Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Në Sukth, situata paraqitet disi më e lehtësuar. Në zonën e Vadardhës, uji ka nisur të tërhiqet, megjithatë autoritetet mbeten në gatishmëri për shkak të pasojave të shumta të përmbytjeve. Në këtë zonë janë evakuuar 322 persona, nga të cilët 76 janë strehuar në hotele, ndërsa 246 pranë familjarëve.

Prurjet e lumit Vjosa kanë shënuar rënie gjatë natës. Aktualisht, prurjet e ujit janë ulur dhe niveli i ujit te Ura e Mifolit është 8.4 metra, duke bërë që uji të tërhiqet gradualisht nga zonat e përmbytura. Megjithatë, situata mbetet problematike në zonën e Bishanit, ku nënkalimi vijon të jetë i mbuluar nga rreth 2 metra ujë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve.

Situata hidrometeorologjike në qarkun e Fierit paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa autoritetet raportojnë për ulje të niveleve të lumenjve dhe funksionim normal të infrastrukturës kryesore.

Situata në qarkun e Korçës vijon të jetë problematike në disa zona, si pasojë e reshjeve të shiut, borës dhe temperaturave të ulëta.

Problematika janë evidentuar në disa zona të bashkisë Gramsh, ku si pasojë e motit të keq dhe temperaturave të ulëta është raportuar ndërprerje e energjisë elektrike dhe bllokim të fshatrave për shkak të dëborës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Situata në Shqipëri: 1 mijë e 587 banesa dhe 13 mijë e 211 hektarë tokë të përmbytura appeared first on Sinjali.

Trump anulon fazën e dytë të sulmeve të planifikuara në Venezuelë, zbulon arsyen

9 January 2026 at 11:53

Presidenti amerikan, Donald Trump pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« “Truth Social” ka njoftua vendimin e tij pĂ«r tĂ« anuluar valĂ«n e dytë tĂ« sulmeve ndaj VenezuelĂ«s. Ai shtoi se Venezuela po liron njĂ« numĂ«r tĂ« madh tĂ« tĂ« burgosurve politikĂ« si shenjĂ« e kĂ«rkimit tĂ« paqes.

Ai e ka cilësuar lirimin e të burgosurve politikë si vendim të zgjuar dhe se falë punës së bërë mes dy vendeve ka anuluar sulmet e planifikuara. Trump theksoi se anijet luftarake amerikane do të mbeten në rajon për arsye sigurie.

 “Venezuela po liron njĂ« numĂ«r tĂ« madh tĂ« tĂ« burgosurve politikĂ« si shenjĂ« e “kĂ«rkimit tĂ« paqes”. Ky Ă«shtĂ« njĂ« veprim shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe i zgjuar.

SHBA-ja dhe Venezuela po punojnë mirë së bashku, veçanërisht në rindërtimin, në një formë shumë më të madhe, më të mirë dhe më moderne, të infrastrukturës së naftës dhe gazit.

Për shkak të këtij bashkëpunimi, kam anuluar serinë e dytë të sulmeve që ishin planifikuar, të cilat duket se nuk do të jenë të nevojshme, megjithatë, të gjitha anijet do të mbeten në vend për arsye sigurie.

TĂ« paktĂ«n 100 miliardĂ« dollarĂ« do tĂ« investohen nga kompanitĂ« kryesore tĂ« naftĂ«s, me tĂ« cilat do tĂ« takohem sot nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«. Faleminderit pĂ«r vĂ«mendjen tuaj ndaj kĂ«saj çështjeje”, shkruan Trump.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump anulon fazën e dytë të sulmeve të planifikuara në Venezuelë, zbulon arsyen appeared first on Sinjali.

Lëvizja Vetëvendosje falenderon qytetarët: Jemi subjekti më i votuar në histori

9 January 2026 at 11:37

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaroi se është subjekti më i votuar në historinë e Kosovës, duke u bazuar në rezultatet e përmbledhura të KQZ-së.

Pos tjerash, VV falënderoi të gjithë qytetarët që ua besuan votën.

“486,994 vota – 51.11% tĂ« vullnetit qytetar. Faleminderit tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s qĂ« nuk lĂ«shuan pe dhe votuan pĂ«r siguri dhe begati”.

“Faleminderit secilit pĂ«r mbĂ«shtetjen e jashtĂ«zakonshme dhe pĂ«r fitoren tonĂ« tĂ« fuqishme nĂ« zgjedhjet e 28 dhjetorit!”, thuhet nĂ« njoftim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lëvizja Vetëvendosje falenderon qytetarët: Jemi subjekti më i votuar në histori appeared first on Sinjali.

Zjarri në Comodita, reagon Sveçla: Mbetet të bëhet përcaktimi i saktë i shkakut

9 January 2026 at 11:22

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas përfshirjes nga zjarri të një pjese të fabrikës së Comoditës në Gjakovë mbrëmë.

Ai bëri të ditur se falë angazhimit të zjarrfikësve nga gjashtë komuna të tjera, përveç atyre të Gjakovës, zjarri është arritur të lokalizohet me sukses.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, theksoi se tashmë mbetet që ekipet profesionale të AME-së të hetojnë dhe të përcaktojnë me saktësi shkakun e këtij zjarri.

“ShfrytĂ«zoj rastin tĂ« falĂ«nderoj secilin pjesĂ«tar tĂ« AME-sĂ«, secilin zjarrfikĂ«s dhe anĂ«tar tĂ« ekipeve tĂ« kĂ«rkim-shpĂ«timit, secilin pjesĂ«tar tĂ« FSK-sĂ«, institucionet lokale, si dhe secilin qytetar pĂ«r angazhimin dhe solidaritetin e treguar kĂ«to ditĂ«â€, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarri në Comodita, reagon Sveçla: Mbetet të bëhet përcaktimi i saktë i shkakut appeared first on Sinjali.

“PĂ«rfundon numĂ«rimi”: Nga sa vota morĂ«n liderĂ«t e partive?

9 January 2026 at 11:06

KQZ tashmë ka përfunduar 100 për qind të numërimit të votave, të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka 57 ulëse. PDK është e dyta me 22 ulëse, LDK e treta me 15 ulëse dhe AAK e katërta me 6 ulëse.

Por nga sa vota arritën të siguronin liderët e partive politike shqiptare.Lideri i VV-së, Albin Kurti mori 404 mijë e 23 vota, duke hyrë në histori si politikani më i votuar në historinë zgjedhore të Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza mori 161 mijë e 931 vota. Njëshi i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk arriti të prek 100 mijë vota. Ai siguroi 88 mijë e 445 vota.Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pati 43 mijë e 997 vota.

Ndërsa, Fatmir Limaj i Nismës mori 12 mijë e 546 vota dhe nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re.

The post “PĂ«rfundon numĂ«rimi”: Nga sa vota morĂ«n liderĂ«t e partive? appeared first on Sinjali.

Filipçe: Qeveria teknike nuk duhet të shfuqizohet

9 January 2026 at 12:56


Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi sot se nëse shpallen zgjedhje, LSDM-ja do të marrë pjesë në to dhe do të luftojë me të gjitha mjetet demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shpjegoi gjithashtu vendimin e tij për të mos pranuar një takim udhëheqësish me kryeministrin Hristijan Mickoski.

"Nuk ka takim pĂ«r qeverinĂ« teknike. ËshtĂ« vija e fundit e mbrojtjes kundĂ«r abuzimit tĂ« plotĂ« tĂ« vullnetit tĂ« lirĂ« tĂ« qytetarĂ«ve nĂ« procesin zgjedhor. Qeveria teknike, e cila Ă«shtĂ« e vetmja mundĂ«si pĂ«r zgjedhje tĂ« drejta dhe demokratike, nuk duhet tĂ« shfuqizohet.
Ata nuk e duan sepse kur të hyjë një ministër nga opozita, krimet dhe abuzimet e mëparshme do të zbulohen sinqerisht. Ne e kemi deklaruar qartë se së pari bëhet fjalë për zgjedhje, dhe pastaj për emigrantë për para", tha Filipçe.

Kryetari i LSDM-së thotë se do të mbështesin të gjitha ligjet reformuese në Kuvend, por informon se kryeministri Hristijan Mickoski nuk ka pranuar asnjë nga sugjerimet e tyre që ia dhanë Ministrisë së Drejtësisë nga grupi i tyre i ekspertëve./Telegrafi/

Dolce dhe Xheneta e nisin ditĂ«n me dush – bien nĂ« sy linjat

9 January 2026 at 12:53


Xheneta dhe Dolce e nisën sot ditën duke kaluar pak kohë në dush.

Dyshja janë parë teksa freskoheshin, ndërsa në sfond dëgjohej muzika, që i shoqëronte dhe krijonte një atmosferë relaksuese.

Të dyja dukeshin të qeta dhe shijonin momentin, ndërsa ritmet e muzikës i bënin të lëviznin me lehtësi.


Ajo që bie menjëherë në sy ishin linjat e tyre trupore, të cilat dukeshin të tonifikuara dhe elegante.

Në një moment, Xheneta tërhoqi vëmendjen me lëvizjet e saj sensuale, duke u sinkronizuar me melodinë që dëgjohej në sfond, duke shtuar një atmosferë tërheqëse dhe plot energji pozitive në këtë fillim dite.

Ajo iu bashkua shtëpisë për 24 orë me një mision nga Vëlllai i Madh.

NASA kthen katër astronautë në Tokë për shkak të problemeve shëndetësore

9 January 2026 at 12:45


NASA ka thënë se do të kthejë një ekuipazh prej katër personash në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), duke e shkurtuar misionin e tyre një muaj më parë për shkak të një "gjendjeje të rëndë mjekësore" që prek një nga astronautët.

Agjencia nuk e zbuloi emrin e anëtarit të ekuipazhit ose gjendjen mjekësore, duke përmendur privatësinë shëndetësore, por tha se personi ishte në një gjendje të qëndrueshme.

"Ky nuk është një evakuim emergjent", tha një zyrtar i NASA-s, duke shtuar: "Ne gjithmonë gabojmë në anën e shëndetit të astronautit."

Të mërkurën, NASA anuloi papritur një shëtitje në hapësirë që ishte planifikuar të zhvillohej të enjten, kur dy astronautë do të dilnin nga ISS-ja, duke përmendur një "shqetësim mjekësor".

Vendimi për të rikthyer ekuipazhin herët u njoftua nga administratori i NASA-s, Jared Isaacman, dhe zyrtarë të tjerë të agjencisë në një konferencë për shtyp të enjten.

Ata dhanë pak detaje, por thanë se problemi mjekësor nuk lidhej me operacionet hapësinore dhe nuk ishte një lëndim.

Një përditësim pritej brenda 48 orëve mbi afatin kohor për kthimin e astronautëve, shtuan ata.

Ndryshe, ky është evakuimi i parë i hershëm në historinë e ISS-së, e cila ka qenë e banuar vazhdimisht që nga viti 2000.

Ekipi me katër persona quhet Crew-11 dhe përbëhet nga astronautët e NASA-s, Zena Cardman dhe Mike Fincke, Kimiya Yui nga agjencia hapësinore japoneze JAXA dhe një kozmonaut rus, Oleg Platonov.

Një astronaut amerikan do të mbetet në bordin e ISS-së, thonë zyrtarët, dhe do të shoqërohet nga dy kozmonautë rusë.

Dr. James Polk, shefi i shëndetësisë dhe mjekësor i NASA-s, tha se kjo është hera e parë në historinë mbi 65-vjeçare të NASA-s që një mision do të kthehej më herët për shkak të një problemi mjekësor.

Crew-11 u nis për në ISS në gusht të vitit të kaluar me një SpaceX Crew Dragon dhe pritej të qëndronte në orbitë për rreth gjashtë muaj, duke u kthyer rreth muajit të ardhshëm, pasi u zëvendësua nga një tjetër ekuipazh prej katër personash disa ditë më parë.

ISS ka pajisje, furnizime dhe sisteme komunikimi bazë mjekësore që u lejojnë mjekëve në Tokë të flasin privatisht me astronautët në hapësirë, të vlerësojnë gjendjen e tyre dhe të këshillojnë trajtimin, shumë ngjashëm me një konsultë të sigurt me video ose telefon me një mjek të përgjithshëm.

Kthimi i hershëm i ekuipazhit prej katër personash mund të vonojë disa eksperimente dhe detyra mirëmbajtjeje deri në mbërritjen e ekuipazhit të ri muajin tjetër, sipas Dr. Simeon Barber, shkencëtar hapësinor.

Ai shtoi se ekuipazhi i mbetur ndoshta do të detyrohej të "lërë mënjanë disa nga punët më eksperimentale dhe të përqendrohej më shumë vetëm në mirëmbajtjen e shtëpisë dhe në mbajtjen e stacionit të shëndetshëm, duke pritur që të rikthehet e gjithë ekuipazhi". /Telegrafi/

FBK reagon pas sulmit ndaj Dardan Berishës në Prizren, paralajmëron masa të rënda ndëshkuese për Bashkimin

9 January 2026 at 12:36


Federata e Basketbollit tĂ« KosovĂ«s (FBK) dĂ«non me ashpĂ«rsi incidentin gjatĂ« ndeshjes KB Bashkimi – KB Go+ Peja, ku lojtari i ekipit mysafir, Dardan Berisha u godit me njĂ« shkrepĂ«se dhe pati fyerje tĂ« tifozĂ«ve, duke cenuar rĂ«ndĂ« sportivitetin dhe imazhin e basketbollit kosovar. FBK paralajmĂ«ron masa drastike ndaj çdo pĂ«rsĂ«ritjeje tĂ« kĂ«tij lloji sjelljeje nĂ« palestrat e vendit.

Gjatë çerekfinales së Kupës së Kosovës në Prizren, lojtari i KB Go+ Peja, Dardan Berisha, u godit nga tribuna me një shkrepëse, një akt që Federata e Basketbollit e konsideron të papranueshëm dhe rrezik për sigurinë e sportistëve.

Përveç kësaj, gjatë ndeshjes janë dëgjuar fyerje dhe sharje ndaj ekipit mysafir, duke cenuar rëndë atmosferën sportive dhe reputacionin e basketbollit.

FBK ka hapur menjëherë procedura disiplinore dhe paralajmëron se organizatori dhe klubet përgjegjëse do të përballen me masa të rënda ndëshkuese, që mund të përfshijnë gjoba, mbyllje palestrash apo humbje të ndeshjeve me rezultat zyrtar.

Federata thekson se toleranca për dhunë dhe sjellje fyese është ZERO dhe bën thirrje për respekt dhe sportivitet të pakompromis.

Komunikata e FBK-së

Komunikatë për Media

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme incidentin e rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes ndërmjet KB Bashkimi dhe KB Go+ Peja, e zhvilluar mbrëmë në Prizren në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Gjatë minutës së tretë të çerekut të dytë, lojtari i KB Go+ Peja, Dardan Berisha, është goditur nga tribuna me një shkrepëse, një akt i rrezikshëm, i turpshëm dhe absolutisht i papranueshëm në një ngjarje sportive. Po ashtu, gjatë ndeshjes janë dëgjuar fyerje dhe sharje ndaj ekipit mysafir, të cilat cenojnë rëndë imazhin e basketbollit dhe çdo normë të sportivitetit.

FBK njofton publikun dhe opinionin sportiv se ka hapur menjëherë procedurë disiplinore dhe se organizatori do të përballet me masa të rënda ndëshkuese, sipas akteve normative në fuqi. Toleranca për dhunë, sulme fizike apo sjellje fyese në palestrat tona është ZERO.

Federata kërkon nga klubet që të marrin përgjegjësinë e plotë për sigurinë në tribunat e tyre dhe paralajmëron se çdo përsëritje e incidenteve të kësaj natyre në të ardhmen do të sjellë masa drastike, përfshirë gjoba të larta, mbyllje palestrash dhe/ose humbje të ndeshjeve me rezultat zyrtar.

FBK u bën thirrje të gjithë tifozëve të vërtetë të basketbollit që të mos tolerojnë individë apo grupe që e njollosin sportin tonë. Ata nuk e përfaqësojnë basketbollin kosovar dhe nuk do të lejohen ta shkatërrojnë atmosferën sportive.

Me respekt

Federata e Basketbollit të Kosovës

/Telegrafi/

Dy persona nga Shkupi gjenden të vdekur në një shtëpi vikendi në Gostivar

9 January 2026 at 12:31


Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se dy persona nga Shkupi të moshës 30 vjeçe janë gjetur të vdekur në një shtëpi fundjave në Gjonovicë të Epërme të Gostivarit.

Nga SPB-Tetovë thonë se trupat e personave në të ndjerë janë dërguar për autopsi.

“MĂ« datĂ« 08.01.2026, nĂ« orĂ«n 23:45, nĂ« DPB Gostivar Ă«shtĂ« denoncuar se nĂ« njĂ« shtĂ«pi pushimi (vikendi) nĂ« fshatin GjonovicĂ« e EpĂ«rme tĂ« Gostivarit, janĂ« gjetur tĂ« vdekur personat T.J. (30) dhe I.N. (30), tĂ« dy nga Shkupi.

Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion.

EkspertizĂ« nĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« kryer prokurori publik dhe ekipi i inspektimit nga SPB TetovĂ«â€, thonĂ« nga SPB-TetovĂ«.

Trump: Tani do të fillojmë të sulmojmë kartelet në Meksikë

9 January 2026 at 12:26


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se forcat amerikane do të fillojnë operacione tokësore në Meksikë kundër karteleve të drogës, pas muajsh sulmesh detare në Paqësorin lindor dhe Karaibe.

"Tani do të fillojmë të godasim terrenin në lidhje me kartelet. Kartelet po e drejtojnë Meksikën", tha Trump në një intervistë me transmetuesin Sean Hannity në Fox News.

Trump nuk dha informacione shtesë mbi kohën ose fushëveprimin e sulmeve të planifikuara tokësore.

Deklarata vjen pas kapjes së të shtunës nga forcat Delta të Nicolas Maduro të Venezuelës në një kompleks ku ai po strehohej në Karakas, kulminacioni i një fushate të zgjatur ushtarake dhe ekonomike amerikane kundër qeverisë së tij.

Maduro tani përballet me akuza për trafik droge në New York.

Sulmet amerikane ndaj narko-anijeve kanë rezultuar në vdekjen e më shumë se 100 personave që nga shtatori, sipas zyrtarëve amerikanë.

Trump gjithashtu ka zbuluar së fundmi se forcat amerikane goditën një strukturë ankorimi për anije të tilla në Venezuelë.

Fushata detare ka synuar anije të dyshuara për kontrabandë kokaine dhe fentanili në ujërat ndërkombëtare dhe pranë bregdetit të Venezuelës.

Trump i ka përshkruar operacionet si zbatim të një bllokade ndaj trafikut të drogës.

Sulmet tokësore ndaj karteleve në Meksikë do të përfaqësonin një zgjerim të konsiderueshëm të përfshirjes ushtarake amerikane në rajon.

Dy organizatat kriminale më të fuqishme të Meksikës, Karteli Sinaloa dhe Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco, kontrollojnë territore të gjera dhe janë përfshirë në një konkurrencë të dhunshme që vrau më shumë se 30,000 njerëz vitin e kaluar.

Trump i caktoi gjashtë kartele meksikane si organizata terroriste të huaja në shkurt të vitit 2025, një veprim që Meksika e dënoi si kërcënim për sovranitetin e saj dhe potencialisht justifikonte ndërhyrjen ushtarake.

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka propozuar reforma kushtetuese për të forcuar mbrojtjen kundër operacioneve të huaja të paautorizuara dhe ka hedhur poshtë vazhdimisht çdo prani ushtarake amerikane në tokën meksikane.

Mbetet e paqartë nëse Trump do të kërkojë autorizim nga Kongresi për sulme në Meksikë.

Kushtetuta amerikane i jep Kongresit autoritetin për të shpallur luftë, megjithëse presidentët historikisht kanë nisur operacione ushtarake pa deklarata zyrtare. /Telegrafi/

Beteja për mbrojtësin anglez nuk ka mbaruar

9 January 2026 at 12:21


Edhe pse së fundmi është përfolur si shumë pranë një kalimi te Manchester City, realiteti është se gara për shërbimet e mbrojtësit anglez Marc Guehi është ende larg përfundimit.

Futbollisti i Crystal Palace hyn në vitin e fundit të kontratës së tij, e cila skadon verën e ardhshme.

Një ditë më parë, disa raportime e vendosnin Manchester Cityn si favorit absolut për transferimin e Guehit.

Sipas kĂ«tyre burimeve, “Citizens” janĂ« tĂ« gatshĂ«m tĂ« veprojnĂ« menjĂ«herĂ« dhe tĂ« investojnĂ« rreth 34.5 milionĂ« euro pĂ«r ta sjellĂ« nĂ« “Etihad”.

Megjithatë, sipas asaj që raporton Daily Mirror, gara mbetet e hapur.

Arsenali nuk ka hequr dorë nga pista Guehi dhe mund të paraqesë ofertën e tij gjatë këtij afati kalimtar dimëror.

Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia që edhe Chelsea apo Liverpooli të përfshihen seriozisht në këtë betejë.

Vëmendje nga Evropa

Nga distanca, situatën po e monitorojnë me interes edhe klube të tjera të mëdha evropiane.

Bayern Munich Ă«shtĂ« njĂ« prej tyre, gjigantĂ«t bavarezĂ« shpresojnĂ« qĂ« Guehi t’i rezistojĂ« ofertave tĂ« janarit dhe tĂ« presĂ« deri nĂ« verĂ«, kur mund tĂ« largohet nga Crystal Palace si lojtar i lirĂ«.

Sipas Sky, Bayern do tĂ« ishte gati ta transferonte atĂ« drejt “Allianz Arena” pa paguar kartonin.

Në gjithë këtë histori, rol vendimtar ka edhe Crystal Palace.

“Eagles” duhet tĂ« vendosin nĂ«se do ta shesin mbrojtĂ«sin gjatĂ« kĂ«tij muaji apo do ta mbajnĂ« deri nĂ« fund tĂ« sezonit, duke rrezikuar largimin e tij pa pĂ«rfitim financiar, por duke shfrytĂ«zuar cilĂ«sitĂ« e tij nĂ« fazĂ«n e dytĂ« tĂ« kampionatit. /Telegrafi/

Vërshimet në veri të vendit, dëmtohet një urë në Leposaviq - mbyllet përkohësisht

9 January 2026 at 12:20


Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri ka bërë të ditur se pas situatës së krijuar si pasojë e vërshimeve të fundit, gjendja e sigurisë dhe rendit publik në veri të vendit është nën monitorim të vazhdueshëm.

Sipas njoftimit thuhet se Policia e Kosovës, në vazhdimësi ka qenë e angazhuar në terren dhe në koordinim të plotë me institucionet e tjera relevante, përfshirë komunat përkatëse, Njësinë e Zjarrfikësve dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe parandalimit të rreziqeve të mundshme për qytetarët.

"Vërshime janë evidentuar në qytetin e Zveçanit dhe në Mitrovicë Veri. Ndërkaq, më datë 08.01.2025, Policia e Kosovës ka pranuar informatë se në fshatin Beluçe te Leposaviqit, si pasojë e vërshimeve, një urë ka pësuar dëmtime, ku njëra këmbë e urës është dëmtuar. Lidhur me këtë rast, Policia ka njoftuar zyrtarët komunal të Leposaviqit si dhe përfaqësuesit nga Ministria e Infrastrukturës, të cilët kanë dalë në terren dhe kanë konstatuar se, për shkak të rrezikut për sigurinë, ura duhet të mbyllet. Si rezultat, ura është mbyllur përkohësisht deri në një vendim të radhës", thuhet në njoftim.

Po ashtu, gjatë këtyre ditëve, në qytetin e Mitrovicës së Veriut janë evakuuar katër familje, pasi shtëpitë e tyre janë përmbytur si pasojë e vërshimeve.

Situata aktualisht është e menaxhueshme dhe Policia e Kosovës po vazhdon monitorimin e gjendjes në terren. Qytetarët për çdo vështirësi apo rast emergjent mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve, mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve, veçanërisht në situata emergjente kur vendi përballet me rreziqe natyrore. /Telegrafi/


A vdesin diktatorët?

9 January 2026 at 12:18


Nga: Rudolf Marku

1. NĂ« njĂ« episod apokrif, kur po vizitonte Pekinin komunist tĂ« vitit 1972, nĂ« rolin e kĂ«shilltarit tĂ« SigurisĂ« KombĂ«tare tĂ« administratĂ«s sĂ« Niksonit, Henry Kisinxheri e pyet Çu En Lain, kryeministĂ«r i KinĂ«s, se si e mendon ai rĂ«ndĂ«sinĂ« e Revolucionit Francez tĂ« vitit 1789. ËshtĂ« herĂ«t, tepĂ«r herĂ«t, qĂ« tĂ« mund tĂ« shprehĂ«sh njĂ« mendim pĂ«r njĂ« ngjarje qĂ« ka ndodhur veç disa shekuj mĂ« parĂ« – qe pĂ«rgjigjja enigmatike e kryeministrit mĂ« enigmatik tĂ« asaj kohe.

M’u kujtua vetvetiu ky episod tek lexoja kĂ«to ditĂ« jetĂ«n e perandorĂ«ve romakĂ«. JetĂ«n e dhjetĂ« perandorĂ«ve mĂ« tĂ« famshĂ«m tĂ« PerandorisĂ« Romake, qĂ« kanĂ« lĂ«nĂ« mĂ« gjurmĂ« nĂ« historinĂ« e RomĂ«s sĂ« lashtĂ«. Dhe, jo vetĂ«m nĂ« atĂ« tĂ« RomĂ«s sĂ« lashtĂ«. A Ă«shtĂ« herĂ«t qĂ« tĂ« mund tĂ« gjykojmĂ« historinĂ« e RomĂ«s sĂ« lashtĂ«? Jo qĂ« ta gjykojmĂ«, sepse kjo Ă«shtĂ« jashtĂ« mundĂ«sive tĂ« njeriut modern, por qĂ« tĂ« paktĂ«n tĂ« mund tĂ« nxirrnim ndonjĂ« ngjashmĂ«ri me historinĂ« e kohĂ«rave tona? Nuk besoj se Ă«shtĂ« herĂ«t. Ashtu siç mĂ« jepet tĂ« besoj se kurrĂ« nuk Ă«shtĂ« dhe vonĂ«.

Ajo që vihet re si një ngjashmëri e të gjithë perandorëve është joshja e parezistueshme e tyre për të qenë autorë, krijues; është kompleksi i madh i autoromanisë, kompleks që e kanë të gjithë politikanët dhe njerëzit që e vuajnë humnerën ndarëse të ambicies me mediokritetin anonim ose dhe humnerën mes pushtetit të përkohshëm dhe përjetësisë.

Të gjithë perandorët romakë shkruanin, disa prej tyre madje shkruanin mirë. Shkruanin kujtimet e veta, shkruanin për fushatat ushtarake, shkruanin udhëzime për qytetarët e vet, shkruanin traktatet për historinë, për gjuhësinë, për filozofinë, shkruanin kundër kundërshtarëve të vet. Perandorët e Romës së lashtë, natyrisht, jo për fajin e tyre, nuk ishin aq me fat sa të shkruanin në internet, në Facebook, në Twitter, në WhatsApp ... Vihet re joshja e tyre ndaj krijimtarisë artistike.

Jul Çezari, veç librit tĂ« famshĂ«m tĂ« pĂ«rshkrimeve tĂ« fushatĂ«s nĂ« GjermaninĂ« e sotme, shkroi, po ashtu si dhe tragjedianĂ«t e vjetĂ«r tĂ« GreqisĂ«, njĂ« “Edip”. Natyrisht, ku e ku larg gjenisĂ« sĂ« grekĂ«ve tĂ« lashtĂ«. Por, sidoqoftĂ«, me ambicien pĂ«r tĂ« shkruar tĂ« njĂ«jtin subjekt. Augusti shkruan njĂ« “Ajant” - ç’ështĂ« e vĂ«rteta me vĂ«shtirĂ«si tĂ« madhe, aq sa e kishte zakon tĂ« thoshte, me njĂ« sinqeritet mahnitĂ«s, se kĂ«tĂ« radhĂ« Ajanti po vuan shumĂ« herĂ« mĂ« tepĂ«r nga stili i vetĂ« Augustit, sesa nga plagĂ«t e vĂ«rteta qĂ« pat marrĂ«. Tiberi pat shkruar njĂ« “Elegji pĂ«r vdekjen e Jul Çezarit”. Klaudi, njĂ« sundimtar sa i zymtĂ«, aq edhe tĂ«rheqĂ«s nĂ« zymtĂ«sinĂ« e vet, do mbahet mend si njĂ« sundimtar pedant qĂ« u pĂ«rpoq ta reformonte alfabetin latin. Ai qe gjithashtu njĂ«ri ndĂ«r tĂ« parĂ«t qĂ« u mor seriozisht me njĂ« histori etruske. Neroni qe i fiksuar me famĂ«n e poezisĂ« dhe me krijimtarinĂ« artistike. Donte me çdo kusht qĂ« tĂ« pranohej si artist. Si autor. Jul Çezari dhe Augusti qenĂ« shkrimtarĂ« prozatorĂ« dhe ata tĂ« obsesionuar me famĂ«n artistike; secili prej tyre shkruan nĂ« latinishten klasike, nĂ« latinishten e vjetĂ«r, nĂ« latinishten e drejtpĂ«rdrejtĂ«. Augusti veçanĂ«risht pĂ«rçmon atĂ« çfarĂ« ai quan “Stil aziatik” - stilin e tĂ« shprehurit nĂ« mĂ«nyrĂ« jo tĂ« qartĂ«, tĂ« shkapĂ«rdarĂ«, me fraza qĂ«llimisht tĂ« ngatĂ«rruara pĂ«r t’u dukur nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« spekulative sa mĂ« i ditur ...

E përbashkëta e perandorëve romakë është dhe frika ndaj thikës, kamës, vrasjes së papritur. E përbashkëta e tyre është pasiguria që u jep pushteti. Të gjithë pa përjashtim mbajnë në oborret e tyre, krahas bodigardëve, edhe këshilltarë dhe ministra që dinë të deshifrojnë horoskopin, që dinë të lexojnë shenjat paralajmëruese, që dinë të deshifrojnë ëndrrat (Frojdi është tepër i vonuar në teorinë e vet të ëndrrave) ... Të gjithë dëshmojnë se vuajnë nga pagjumësia (shekuj më vonë, një shkrimtar anglez i quajtur Uiliam Shekspir do të thotë për një sundimtar se vrasjet ia kanë vrarë një herë e përgjithmonë gjumin) ... Dhe, të gjithë bashkohen në çrregullimet psikike. Kaligula qe i marrë. Neroni, i cili në fillimet e veta të qeverisjes së Perandorisë shfaqet si një perandor premtues, i suksesshëm, bëhet progresivisht irracional. Taciti, historiani romak vë re se si Tiberi kthehet shumë shpejt në një gërmadhë njerëzore, i shkatërruar dhe i transformuar nga ndikimi violent i pushtetit absolut.

Lajtmotivi bashkues i perandorĂ«ve romakĂ« qe dhe adhurimi i tyre ziliqar pĂ«r Aleksandrin. Jul Çezari i ri ofshan mbi varrin e maqedonasit tĂ« madh. Augusti urdhĂ«ron qĂ« t’i hapet varri, qĂ« tĂ« mund tĂ« shohĂ« tĂ« paktĂ«n kafkĂ«n e udhĂ«heqĂ«sit botĂ«-pushtues. Neroni e quante gardĂ«n e vet “Falanga e Aleksandrit tĂ« Madh”. NdĂ«rsa, te ne duket se tĂ« gjithĂ« kryeministrat e postkomunizmit, nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« a nĂ« njĂ« tjetĂ«r, kanĂ« shfaqur dhe vazhdojnĂ« tĂ« shfaqen, direkt a indirekt, adhurimin e tyre pĂ«r Enver HoxhĂ«n ... ËshtĂ« adhurimi i pushtetit pĂ«r pushtet, aq i lakmueshĂ«m nĂ« kohĂ«rat tona moderne. NĂ« kohĂ«rat tona tĂ« qeverisur nga çezarĂ«t e pushtetit, ku njerĂ«zit trajtohen as mĂ« shumĂ« e as mĂ« pak si gjĂ«ra, sende, madje sende tĂ« pavlerĂ« ...

2. Në romanin e njohur Vjeshta e patriarkut, Gabriel Garsia Markezi na rrëfen për një tiran që zotëroi në pushtet me qindra vite, në mos përjetësisht. Ndoshta që nga kohërat romake. Vetë vdekja e diktatorit dhe shkatërrimi i regjimit të tij nuk ndodhin ngase ka ardhur koha që ai të vdesë dhe bashkë me të edhe regjimi i tij të shkatërrohet. Vdekja e diktatorit ndodh ngase vetë koha vdes. Historia e diktatorit të Vjeshtës së patriarkut është si një udhëtim në një vrimë të zezë në hapësirën kozmike. E shkuara kthehet jo vetëm në atë që ka qenë, por edhe në atë çfarë është dhe çfarë do të jetë. Duket se diktatori i romanit të Markezit ka shumë jetë brenda një jete. E tanishmja është njëkohësisht e ardhme dhe e shkuar. Diktatori i Vjeshtës është njëri nga perandorët romakë a njëri nga diktatorët komunistë ose dhe paskomunist (duke qenë se këto dy terma nuk kanë dhe ndonjë dallim shumë të madh mes tyre). Apo njëri nga udhëheqësit modernë. Diktatori jeton dhe vdes dhe prapë jeton; ai është njëkohësisht i vdekur dhe i gjallë në çdo çast. Ai përsëritet gjatë një procesi riproduktiv në pamje të ndryshme dhe me mosha të ndryshme, sepse nuk duhet të harrojmë se ai është i pavdekshëm. Ndoshta këtë kishte parasysh kryeministri kinez në përgjigjen e vet enigmatike në atë vit të largët 1972 ...

Shqipëria në ditën e katërt të përmbytjeve, Rama: Do kompensohen dëmet

9 January 2026 at 12:15


Në ditën e katërt nga moti i keq, janë 1587 banesa dhe 13211 hektarë tokë të përmbytura.

Bilanci u shpall në mbledhjen e këshillit të Emergjencave Civile të cilin e drejtori kryeministri Rama. Për situatën e krijuar janë vënë në dispozicion 50 milionë euro, dhe sipas kreut të ekzekutivit, do dëmshpërblehen banorët e prekur.

Ndërkohë sot është shfaqur që përmirësim i situatës në disa zona, ku ka nisur tërheqja e ujit.

Në Durrës vijon të mbetet problematike, edhe pse në disa zona ka shenja të përmirësimit. Në Durrësin e Ri (ish-Kënetë), strukturat e emergjencave dhe grupet e shërbimit ndodhen në terren, ku po punohet për normalizimin e plotë të situatës. Paralelisht, vijojnë verifikimet dhe vlerësimet në banesat e përmbytura, ku deri më tani janë konstatuar 2 380 banesa të prekura nga uji. Në qytetin e Durrësit, situata është ende e ndjeshme. Aktualisht janë 356 persona të evakuuar, prej të cilëve 123 janë akomoduar në hotele, ndërsa 304 të tjerë janë strehuar në dy konvaleshencat e ministrive të Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Në Sukth, situata paraqitet disi më e lehtësuar. Në zonën e Vadardhës, uji ka nisur të tërhiqet, megjithatë autoritetet mbeten në gatishmëri për shkak të pasojave të shumta të përmbytjeve. Në këtë zonë janë evakuuar 322 persona, nga të cilët 76 janë strehuar në hotele, ndërsa 246 pranë familjarëve.

Prurjet e lumit Vjosa kanë shënuar rënie gjatë natës. Aktualisht, prurjet e ujit janë ulur dhe niveli i ujit te Ura e Mifolit është 8.4 metra, duke bërë që uji të tërhiqet gradualisht nga zonat e përmbytura. Megjithatë, situata mbetet problematike në zonën e Bishanit, ku nënkalimi vijon të jetë i mbuluar nga rreth 2 metra ujë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve.

Situata hidrometeorologjike në qarkun e Fierit paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa autoritetet raportojnë për ulje të niveleve të lumenjve dhe funksionim normal të infrastrukturës kryesore.

Situata në qarkun e Korçës vijon të jetë problematike në disa zona, si pasojë e reshjeve të shiut, borës dhe temperaturave të ulëta.

Problematika janë evidentuar në disa zona të bashkisë Gramsh, ku si pasojë e motit të keq dhe temperaturave të ulëta është raportuar ndërprerje e energjisë elektrike dhe bllokim të fshatrave për shkak të dëborës. /Tch/Telegrafi/

Sindikata e Policisë: Familjet e policëve të rënë në detyrë kanë mbetur pa pagesë për muajin dhjetor

9 January 2026 at 12:08


Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me siç thonë mos-pagesën e familjeve të policëve të rënë gjatë kryerjes së detyrës për muajin dhjetor.

Në reagim thuhet se përkundër që Drejtoria e Financave ka bërë kërkesa zyrtare për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 290,000 euro, deri më tani këto mjete nuk janë ekzekutuar nga Ministria e Financave.

“Si pasojĂ«, familjet e policĂ«ve tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« detyrĂ«, tĂ« cilĂ«t janĂ« njĂ« kategori e shenjtĂ« dhe e respektuar pĂ«r vendin tonĂ«, kanĂ« mbetur pa pagesĂ« edhe pas pĂ«rmbylljes sĂ« vitit.

Kjo situatĂ« Ă«shtĂ« e papranueshme dhe e dhimbshme, duke marrĂ« parasysh sakrificĂ«n sublime tĂ« kĂ«tyre familjeve, tĂ« cilat kanĂ« dhĂ«nĂ« bijtĂ« dhe bijat e tyre pĂ«r sigurinĂ« e vendit tonĂ«, ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.

Sindikata e Policisë së Kosovës u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, në veçanti Ministrisë së Financave, që sa më parë të gjejnë zgjidhje dhe të realizojnë pagesat e mbetura, në mënyrë që të mos cenohet dinjiteti dhe mirëqenia e këtyre familjeve.

“Sakrifica e policĂ«ve tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« detyrĂ« nuk duhet dhe nuk guxon tĂ« harrohet”, thuhet tutje. /Telegrafi/

❌
❌