Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 December 2025Lajme Kosove

Vjosa Osmani uron Vitin e Ri: Dashuri e gëzime paçi në familjet tuaja

31 December 2025 at 20:45

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët me rastin e ndërrimit të viteve përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo u shfaq në atmosferë festive, duke përcjellë mesazhe dashurie, gëzimi dhe harmonie për të gjitha familjet.

“Gati për festë. Dashuri e gëzime paçi në familjet tuaja”, shkroi Osmani, duke shoqëruar urimin me simbole festive për Vitin e Ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vjosa Osmani uron Vitin e Ri: Dashuri e gëzime paçi në familjet tuaja appeared first on Sinjali.

Kurti uron Vitin e Ri: Sapo ta bëjmë Qeverinë, do t’i përmbushim pesë premtime

31 December 2025 at 20:35

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Vitin e Ri 2026 duke premtuar një vit të sigurt dhe të begatë. Në një video të publikuar në Facebook pak orë para ndërrimit të moteve, Kurti, i cili sapo ka fituar zgjedhjet me rreth 50 për qind të votave, ka thënë se sapo ta formojë qeverinë, do t’i miratojë pesë vendimet e premtuara.

Këtu hyjnë buxheti prej 4 miliardë eurosh, ligji për çmimet tavan, paga e 13-të me fillim të vitit për shërbyesit civilë të administratës publike, heqja e kufizimit për punësim për veteranët e UÇK-së që të mos kenë nevojë të zgjedhin mes punës dhe pensionit, si dhe një pako prej 200 milionë eurosh për kursimtarët e energjisë.

Vitin 2025, Kurti e ka quajtur vit të njohjeve të reja. Kosova ka siguruar katër njohje gjatë këtij viti.

Për organizimin e katër palë zgjedhjeve, Kurti ka thënë se Kosova nuk ka më nevojë ta kalojë testin e demokracisë. “Është shembull i demokracisë”, ka deklaruar ai.

Kurti ka përmendur si ngjarje që shënuan vitin edhe rritjen e shtesave për lehonat, pensionistët dhe studentët, armatimin e ushtrisë, si dhe heqjen e masave nga Bashkimi Evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti uron Vitin e Ri: Sapo ta bëjmë Qeverinë, do t’i përmbushim pesë premtime appeared first on Sinjali.

Përfshihet nga flakët një depo me naftë ruse pas sulmit me dronë nga Ukraina

31 December 2025 at 20:17

Një depo e madhe nafte është përfshirë nga flakët pas një sulmi me dron ukrainas, njoftojnë autoritetet lokale.

Zjarri po digjet me intensitet të lartë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po përpiqen të vendosin kontrollin mbi situatën dhe të parandalojnë përhapjen e flakëve në zonat përreth.

Shkak i këtij incidenti është një sulm i kryer me dron nga ukrainasit, që ka goditur infrastrukturën e depozitës, duke shkaktuar shpërthime të vogla dhe zjarr të përhapur. Autoritetet kanë evakuuar pjesën e zonës pranë depotës dhe kanë vendosur një perimetër sigurie për të mbrojtur banorët dhe punonjësit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfshihet nga flakët një depo me naftë ruse pas sulmit me dronë nga Ukraina appeared first on Sinjali.

Rama uron Vitin e Ri 2026: Kjo Shqipëri tjetër, nuk ka asnjë lidhje me kohën kur ishim të shpërfillurit e damkosur të Europës

31 December 2025 at 20:13

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mesazhin e tij të Vitit të Ri 2026, duke vënë theksin te arritjet e dekadës së fundit, integrimi europian, transformimi i infrastrukturës dhe zhvillimi ekonomik e digjital i vendit.

Në fjalën drejtuar qytetarëve, Rama u shpreh se viti që po mbyllet e gjen Shqipërinë “më lart se në ditën kur hyri”, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen elektorale dhe 83 mandatet e dhëna qeverisë.

“Gjatë rrugëtimit të këtij viti, shumica prej jush i dha qeverisë sonë fuqinë e jashtëzakonshme të 83 mandateve,” -u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se kjo mbështetje do të shërbejë për realizimin e objektivit madhor të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Do të bëjmë për Shqipërinë, në katër vitet e ardhshme, gjithçka duhet që ta ngremë flamurin tonë kombëtar, në oborrin e Shtëpisë së Bashkimit Europian.”-vijoi Rama.

Rama renditi një sërë arritjesh që, sipas tij, kanë ndryshuar imazhin dhe realitetin e vendit, nga organizimi i takimeve të nivelit të lartë ndërkombëtar, te turizmi dhe infrastruktura.

“Kemi bërë realitet një Shqipëri tjetër, ku këtë vit u mblodhën krejt udhëheqësit e Europës Demokratike.”-tha Rama.

Ai u ndal edhe te zhvillimi i infrastrukturës rrugore dhe turistike, duke përmendur rrugën e Arbrit, Vermoshin, Thethin, Valbonën, si edhe rilindjen e qyteteve historike.

“Numrat e turistëve kanë arritur në shifra që nuk imagjinoheshin kur nisi kjo dekadë.”-theksoi Rama.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës iu kushtua qeverisjes digjitale dhe platformës e-Albania.

“Shqipëria ka ngjitur plot 54 vende, duke u renditur e 14-ta ndër 197 vende të botës për qeverisjen digjitale.”-vijoi Rama.

Sipas Ramës, e-Albania u ka kursyer qytetarëve “620 milionë euro dhe 7 500 vjet radhë nëpër sportele”.

Kryeministri përmendi gjithashtu sigurinë kibernetike, energjinë dhe sovranitetin energjetik, duke theksuar se vendi synon të mos importojë më energji brenda këtij mandati.

“Do ta mbërrijmë brenda këtij mandati për të mos harxhuar më asnjë qindarkë për të importuar energji nga jashtë.”-tha Rama.

Në planin europian, Rama deklaroi se Shqipëria e mbyll vitin si pararendëse e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Ky vit mbyllet për Shqipërinë me ngjitjen e Shqipërisë në pozicionin e front-runner të integrimit.”-vijoi Rama.

Në përmbyllje, Kryeministri u shpreh optimist për të ardhmen dhe uroi qytetarët për Vitin e Ri.

“Kohën e re të Shqipërisë nuk e kthen dot më mbrapsht askush… Gëzuar, kudo ku jeni, me shëndet dhe mbarësi në vitin që po hyn në derë.”-tha Rama.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rama uron Vitin e Ri 2026: Kjo Shqipëri tjetër, nuk ka asnjë lidhje me kohën kur ishim të shpërfillurit e damkosur të Europës appeared first on Sinjali.

Kurti: Ndryshimet në kabinetin e ri do të jenë minimale

31 December 2025 at 19:32

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se përbërja e qeverisë së re nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Ai ka shtuar se është e nevojshme të priten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe të bëhet një mbledhje e Kryesisë së Vetëvendosjes për të konfirmuar emrat.

“Na duhet të presim certifikimin e plotë të rezultateve. Na duhet një mbledhje në Kryesi të Vetëvendosjes… Do të jetë përbërja identike, nuk mund ta them dot tani. Nuk besoj që mund të ketë ndryshime të mëdha,” tha Kurti.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit, Kurti ka njoftuar se do të takohet me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, për të diskutuar mundësitë. Ai theksoi se për të zgjedhur presidentin, kërkohen 80 deputetë të pranishëm në Kuvend.

“Do të kemi një takim me presidenten Osmani dhe do diskutojmë mundësitë përpara, sepse na duhet të qëndrojmë 80 veta në sallë,” tha ai.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Vetëvendosje ka fituar 49.41% të votave dhe pritet të ketë 56 deputetë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti: Ndryshimet në kabinetin e ri do të jenë minimale appeared first on Sinjali.

Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë një vit suksesi për Kosovën

31 December 2025 at 19:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin që po mbyllet dhe angazhimin për një të ardhme më të sigurt dhe të zhvilluar.

Në mesazhin e saj, Osmani vlerësoi vitin 2025 si një periudhë sfidash, por edhe përparimesh të dukshme në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Ajo theksoi se vendi ka treguar vendosmëri në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe interesit shtetëror, duke u dëshmuar faktor stabiliteti dhe besueshmërie në arenën ndërkombëtare.

Presidentja përmendi edhe kontributin e punëtorëve, policëve, ushtarakëve, mësuesve, mjekëve, të rinjve, grave dhe mërgatës shqiptare në sfidat e vitit që po lëmë pas.

Për vitin 2026, Osmani tha se Kosova hyn me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta, duke përfshirë forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e sigurisë, avancimin e pozitës ndërkombëtare, mbështetjen e familjeve dhe rinisë, si dhe zhvillimin ekonomik.

Në përfundim, ajo uroi shëndet, paqe dhe begati për qytetarët, duke theksuar: “Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për secilin prej jush dhe për Republikën tonë. Gëzuar Vitin e Ri për Kosovën dhe qytetarët e saj!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë një vit suksesi për Kosovën appeared first on Sinjali.

Ambasadori britanik: Urime për një vit të mbushur me paqe, mundësi e shpresë

31 December 2025 at 19:26

Ndërsa vetëm pak orë na ndajnë nga ndërrimi i motive, ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri 2026.

Ai ka uruar për një vit të ri me harmoni, lidhje më të forta mes komuniteteve e angazhim të përbashkët për drejtësi dhe për prosperitet për të gjithë.

“Ndërsa mirëpresim vitin 2026, u dërgoj urimet e mia më të ngrohta të gjithëve në Kosovë për një vit të mbushur me paqe, mundësi dhe shpresë. Urojmë që ky vit i ri të sjellë harmoni, lidhje të forta midis komuniteteve dhe një angazhim të përbashkët për drejtësi dhe prosperitet për të gjithë.”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Ambasadori britanik: Urime për një vit të mbushur me paqe, mundësi e shpresë appeared first on Sinjali.

Mirditë: Arrestohet i kërkuari ndërkombëtarisht për 71 vjedhje në Itali

31 December 2025 at 19:25

Policia e Mirditës ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Shtetasi i arrestuar është 35-vjeçari, Martin Zheri, i cili u kap në qytetin e Rrëshenit teksa lëvizte si pasagjer në një automjet. Ai u ndalua dhe u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin në Itali.

Zheri është i akuzuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në një grup kriminal që ka kryer 71 vjedhje dhe tentativa vjedhjesh me armë gjatë vitit 2023 në banesa në katër rajone të Italisë.

Gjykata e Milanos në vitin 2024 i caktoi Martin Zherit masën e sigurisë “Arrest në burg” për armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim prone, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Po ashtu, policia ka proceduar penalisht shtetasin G.N., 37 vjeç, i cili drejtonte automjetin me të cilin lëvizte Zheri, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët e saj për finalizimin e procedurës së ekstradimit të Martin Zherit drejt Italisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Mirditë: Arrestohet i kërkuari ndërkombëtarisht për 71 vjedhje në Itali appeared first on Sinjali.

Alonso në provë të rëndë: 3 finale që mund të vendosin fatin e tij

31 December 2025 at 19:23

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, është nën presion në nisje të vitit 2026, pasi “Los Blancos” mbyllën vitin 2025 me tri fitore. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit e shohin këtë periudhë si një seri “tre finale” për të vendosur të ardhmen e tij.

E para është ndeshja kundër Real Betis në Santiago Bernabeu, ku çdo dështim mund të rrisë distancën me Barcelonën. E dyta është gjysmëfinalja e Superkupës ndaj Atletico Madridit, ndeshje që mund të përcaktojë qëndrimin e tij në stol. Nëse kalon Atleticon, finalja kundër fituesit të Barcelona-Athletic Club do të jetë vendimtare.

Çdo humbje mund të kërcënojë qëndrimin e tij në Madrid, sidomos pas dëmtimit të Mbappé.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Alonso në provë të rëndë: 3 finale që mund të vendosin fatin e tij appeared first on Sinjali.

Ndërprerje masive elektrike në Buenos Aires gjatë Natës së Vitit të Ri

31 December 2025 at 20:57


Festimet e Natës së Vitit të Ri u prishën papritur për mijëra banorë të kryeqytetit argjentinas, pasi një ndërprerje masive elektrike goditi qytetin, duke lënë më shumë se 30 mijë persona pa energji elektrike.

Autoritetet lokale raportuan se shkaku i këtij incidenti ishte një aksident në një central elektrik pranë Buenos Airesit. Sipas zyrtarëve, ndërprerja duket se lidhet me një rritje të papritur të kërkesës për energji gjatë orëve të festave, kur shumë qytetarë dhe biznese përdornin njëkohësisht pajisjet elektrike.

“Incidenti ndodhi gjatë një momenti kur konsumimi i energjisë arriti nivele të jashtëzakonshme”, tha një përfaqësues i kompanisë energjetike lokale. “Ekipet tona po punojnë intensivisht për të rikthyer energjinë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

Kjo është ndërprerja e tretë e madhe e energjisë elektrike në Argjentinë që nga viti 2019, duke rikthyer shqetësimet për infrastrukturën energjetike të vendit dhe për gatishmërinë e saj për të përballuar kërkesat e larta gjatë festave.

Banorët raportuan ndërprerje të shpeshta të dritave, ndërsa shumë zona mbetën në errësirë për disa orë. Autoritetet paralajmëruan qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin përdorimin e pajisjeve të rrezikshme derisa situata të normalizohet.

Festat e Vitit të Ri, zakonisht të shoqëruara me drita dhe fishekzjarre, këtë vit u zhvilluan me një tension të shtuar për shkak të ndërprerjes së energjisë, duke dëmtuar disa aktivitete publike dhe private që ishin planifikuar për mbrëmjen e 31 dhjetorit. /Telegrafi/

— (@)

Hoxha-Suma diskutuan mbi menaxhimin e të dhënave gjeohapësinore për zonat e mbrojtura dhe mjedisin

31 December 2025 at 20:54


Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha realizoi një takim pune me drejtorin e Shërbimit për Sistemin Informativ, Jeton Suma, me ç'rast në fokus të takimit ishte menaxhimi i të dhënave gjeohapësinore për zonat e mbrojtura dhe mjedisin.

Gjatë diskutimeve, u ritheksua se mbrojtja e mjedisit përfaqëson një prioritet thelbësor institucional dhe se hartimi dhe zbatimi i politikave publike në këtë fushë duhet të realizohet në mënyrë rigoroze, në përputhje të plotë me ligjin.

“Në këtë kontekst, roli i drejtorisë së Shërbimit është thelbësor dhe strategjik, sepse kjo drejtori është përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave gjeohapësinore, si dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional me strukturat përkatëse brenda dhe jashtë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke e bërë këtë një prioritet të qartë institucional”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Modric: Mourinho e bëri Ronaldon të qante te Real Madridi

31 December 2025 at 20:40


Mesfushori kroat i Milanit, Luka Modric, deklaroi të mërkurën se Jose Mourinho ishte një trajner kaq i rreptë gjatë kohës së tyre te Real Madrid, sa që njëherë e bëri Cristiano Ronaldon të qante.

“E pashë që e bëri Cristiano Ronaldon të qante në dhomën e zhveshjes, një njeri që jep gjithçka në fushë, vetëm pse një herë nuk i bëri presion mbrojtësit kundërshtar”, tha Modric për gazetën italiane Corriere della Sera.

Ronaldo, tashmë 40 vjeç dhe te Al Nassr, u stërvit nga Mourinho në Madrid për tre vite, nga 2010 deri në 2013 dhe rrëfimi i Modricit për këtë moment emocional pasqyron marrëdhënien e tyre shpesh të tensionuar, e cila është përshkruar në detaje në një biografi të Ronaldos nga gazetar veterani spanjoll Guillem Balague, botuar në vitin 2015.

Modric luajti te Real Madridi me Ronaldon për gjashtë sezone nën drejtimin e Mourinho, Carlo Ancelotti, Zinedine Zidane dhe Rafa Benitez.

Ronaldo, që luajti nëntë sezone për ‘Los Blancos’, është pesë here fitues i Topit të Artë. Me Real Madridin ai fitoi katër herë Ligën e Kampionëve, tre herë Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA-s, dy herë titullin e La Ligës, dy Kupa të Mbretit dhe dy Superkupa të Spanjës.

Mourinho ishte trajneri që e transferoi Modricin nga Tottenham Hotspur dhe besimi i tij te mesfushori u shpërblye. Ata fituan së bashku Superkupën e Spanjës, ndërsa ndikimi i Modricit te e ardhmja e Madridit u bë i qartë.

Pavarësisht momenteve të tensionuara, Modric e përshkroi Mourinhon si “të veçantë".

“Si trajner dhe si person, ai ishte ai që më donte te Real Madrid. Pa Mourinhon, unë kurrë nuk do të kisha ardhur. Më vjen keq që e pata vetëm një sezon pranë tij”, ka deklaruar kroati./Telegrafi/

Detaje nga aktakuza e PSRK: Ministria e Arsimit pagoi 220 euro për një shportë bërlloku, ndërsa çmimi real ishte 12 euro

31 December 2025 at 20:29


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar sot, më 31.12.2025, se ka ngritur aktakuzë ndaj 15 personave për dallavere me tenderë të Ministrisë së Arsimit (MASHTI).

Sipas aktakuzës, Ministria kishte paguar 208 euro më shtrenjtë një shportë të vogël të bërllokut për klasa.

PSRK ka treguar skemën se si kompania “A&F Projekt” Sh.P.K. kishte marrë nga MASHTI për një shportë bërlloku që vendoset në klasë 220 euro, ndërsa çmimi real në treg për një shportë të tillë ishte vetëm 12 euro.

Në aktakuzën që e ka ngritur prokurori Dren Paca akuzohen tre persona juridikë dhe 12 persona fizikë. Ata akuzohen për dallavere me tenderë, me ç’rast pretendohet se buxheti i shtetit është dëmtuar në vlera milionëshe.

Tre personat juridikë të akuzuar janë “A&F Projekti” Sh.P.K., Fabrika e Mobileve “Standard” Sh.P.K dhe “Shkëmbi – Gllarevë” Sh.P.K.

Kurse personat fizikë të akuzuar janë: Ardian Berisha – pronar i kompanisë “Shkëmbi Gllareva” Sh.P.K, Dashmir Limaj, Mërgim Limaj – drejtor në kompaninë Fabrika e Mobileve “Standard”, Agron Shemsi Shala – pronar i biznesit “A&F Projekti” Sh.P.K., Fehmi Zylfiu, i punësuar në MASHTI, Fadile Kokaj – Dyla, Murtez Hasan Zekolli, Xhemajl Buzuku, Agim Berdynaj, Arberita Mehmetaj – e punësuar në MASHTI dhe Naim Demiri – i punësuar në MASHTI.

Prokuroria Speciale ka treguar se çmimet që ishin ofruar nga kompania “A&F Projekt” për kontratën “Blerja e Pakove për fusha lëndore dhe mirëmbajtje” ishin paguar shumë më shtrenjtë sesa çmimi i tregut.

Prokurori special Dren Paca ka zbërthyer skemën se si kjo kompani kishte dorëzuar në Ministri të Arsimit 1,159 shporta të vogla, për të cilat, për copë ishte paguar shuma 220 euro.

Në total Ministrisë së Arsimit ky pozicion i kontratës i ka kushtuar 254,980.00 euro, kurse nëse do paguheshin sipas çmimit real të tregut Ministrisë do t’i kushtonin vetëm 13,908.00 euro.

Prokuroria Speciale ka konstatuar se 241,072.00 euro është dallimi i shitjes së produktit dhe çmimit të tregut.

“Diferenca më e madhe e çmimeve të tregut dhe çmimeve furnizues është vërejtur te disa artikuj të cilët kanë qenë të kërkuar në sasi më të madhe si për shembull: Çmimi i blerjes për një artikull te pozicioni 19, shporta të vogla për klasë, ka qenë në vlerë prej 12 euro, ndërsa çmimi i shitjes në MASHT është në vlerë 220 euro, që i bie se ky artikull është për 208 euro apo 1,730.00% më i shtrenjtë se çmimi i blerjes. Në kontratën e vitit 2019 që përfshin periudhën nga nëntori i vitit 2019 deri në muajin prill 2021 kompania “A&F Projekt” i ka dorëzuar 1159 shporta të vogla. Sipas llogarive dhe krahasimit të çmimit të blerjes shuma totale e blerjes për 1159 shporta ka qenë në shumën prej 13,908.00 euro ndërsa shuma totale e shitjes për 1159 shporta për të cilat i ka paguar MASHT-i është 254,980.00 euro. Sipas kësaj i bie që dallimi në mes blerjeve sipas çmimeve të tregut dhe shitjes ka qenë në shumën prej 241,072.00 euro më shumë se sa çmimi i blerjes”- thuhet në aktakuzën e PSRK-së.

I dashuri i Cardi B akuzohet për sulm ndaj kuzhinieres së tij

31 December 2025 at 20:14


Stefon Diggs, ylli i New England Patriots dhe partneri i reperes Cardi B, me të cilën së fundmi ka mirëpritur një fëmijë, po përballet me akuza të rënda për dhunë ndaj kuzhinieres së tij personale. Ai raportohet se është akuzuar për tentativë mbytjeje dhe sulm, lidhur me një incident që thuhet se ka ndodhur më 2 dhjetor.

Sipas një raporti policor që, siç thuhet, ka siguruar New York Post, kuzhinierja ka deklaruar se lojtari 32-vjeçar e ka goditur dhe e ka shtrënguar në fyt deri në humbje të vetëdijes, në shtëpinë e tyre në Dedham, e cila vlerësohet rreth 2.5 milionë dollarë. Ajo pretendon se Diggs e ka qëlluar në fytyrë pas një debati që kishte të bënte me pagesën e saj.

Në një nga mesazhet që Diggs dyshohet se ia ka dërguar, thuhej: “Unë nuk do të të paguaj. Nuk jam i detyruar. Nuk më intereson. A je e çmendur?”.

Në raportin policor më tej theksohet: “Burri më pas ka tentuar ta mbytë duke përdorur bërrylin e tij rreth qafës së saj. Ajo tha se ai gjendej pas shpinës së saj, me dorën e mbështjellë rreth qafës”.

Sipas deklarimeve të saj, ajo ka ndier vështirësi në frymëmarrje dhe ka menduar se mund të humbiste ndjenjat. Ndërsa përpiqej të largohej, ai – sipas saj – ka shtrënguar edhe më fort. Në atë moment, thuhet se ai e ka hedhur mbi shtrat, duke i thënë diçka të ngjashme me: “E dija.” Kur ajo i ka kujtuar se ende nuk ishte paguar, ai është përgjigjur “gënjeshtra” dhe është larguar nga dhoma.

Nga ana tjetër, avokati i Diggs, David Meier, ka deklaruar se futbollisti “i mohon kategorikisht këto akuza”.

“S janë të vërteta, janë të pabazuara dhe nuk janë hetuar kurrë — sepse nuk kanë ndodhur,” u shpreh Meier. “Koha dhe motivi i këtyre pretendimeve janë plotësisht të qarta: ato vijnë si rezultat i një mosmarrëveshjeje financiare mes punëdhënësit dhe punëmarrëses, e cila nuk është zgjidhur sipas dëshirës së saj. Stefon mezi pret që e vërteta të qartësohet në gjykatë,” shtoi ai. /Telegrafi/

LDM: Viti i ardhshëm do të jetë vit i reformave të thella në Maqedoninë e Veriut

31 December 2025 at 20:10


Lidhja Demokratike e Maqedonisë vlerëson se viti i ardhshëm do të jetë vit i reformave të thella, i hapjes së portave të Bashkimit Evropian për Maqedoninë dhe i rezultateve të larta.

Në urimin e Vitit të Ri drejtuar qytetarëve, nga partia thonë se për çdo çështje aktuale do të ndërtojnë dhe do ta komunikojnë publikisht qëndrimin e tyre.

"Do të afirmojmë nevojën për reforma të thella në sistemin gjyqësor, miratimin e një ligji për luftën kundër krimit të organizuar dhe formimin e një Agjencie të pavarur kundër formave të rënda të kriminalitetit, depolitizimin e institucioneve, miratimin e një Kodi të ri Zgjedhor me të cilin Maqedonia do të jetë një njësi e vetme zgjedhore dhe krijimin e kushteve për garë të barabartë zgjedhore pa shpenzim të mjeteve nga Buxheti, si dhe zbatimin e programeve konkrete për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe përcaktimin e një pensioni minimal. Për rinjtë do iniciojmë ata vendosin vetë për ardhmen e tyre, mënyrë krijojnë dhe veprojnë këtu, atdheun tonë, thuhet urimin e Vitit Ri nga Aleanca Demokratike.

Edmond Hajrizi: Kur dija, biznesi dhe etika ndërthuren në vendimmarrje

31 December 2025 at 20:10


Një dialog mbi rolin e drejtuesit në shndërrimin e dijes në modele funksionale që integrojnë arsimin, shëndetësinë, sportin dhe inovacionin

Fundviti është periudha kur reflektimi merr peshë të barabartë me arritjen dhe kur suksesi pushon së qeni një kategori numerike. Në këtë moment kohor, vlera e veprimit matet më pak me rezultate të menjëhershme dhe më shumë me drejtimin që ka marrë mendimi, me përgjegjësinë që mbart vendimmarrja dhe me ndikimin afatgjatë që ajo ushtron mbi shoqërinë.

Në këtë kontekst reflektiv, Edmond Hajrizi shfaqet jo vetëm si drejtues institucional, por si përfaqësues i një qasjeje sistemore që e koncepton dijen si instrument veprimi shoqëror dhe zhvillimi, jo si qëllim në vetvete. Rrugëtimi i tij ndërthur arsimin, sipërmarrjen, shëndetësinë, sportin dhe inovacionin në një model funksional, ku teoria dhe praktika bashkëjetojnë dhe prodhojnë impakt të matshëm shoqëror.

Për Hajrizin, dija nuk mbetet koncept abstrakt apo kapital simbolik, por shndërrohet në strukturë veprimi, në sistem dhe në arkitekturë vendimmarrjeje. Kjo qasje reflektohet në mënyrën se si ndërtohen institucionet, si projektohen politikat arsimore dhe si kuptohet roli i lidershipit akademik në një realitet gjithnjë e më kompleks dhe ndërdisiplinar.

Biseda që vijon nuk synon të rendisë arritje individuale, por të hapë pyetje thelbësore mbi arsimin, etikën, inteligjencën artificiale, tregun dhe përgjegjësinë publike. Janë pyetje që nuk i përkasin vetëm një viti që mbyllet, por kohës që po ndërtohet.

Prof.Dr. Edmond Hajrizi, Foto: Ridvan Slivova

Pyetja akademike si motor i dijes bashkëkohore

Duke iu referuar mendimit të Henrik Ibsen se detyrë e krijuesit është njëkohësisht të pyesë dhe të përgjigjet, si e shihni sot këtë “tension” ndërmjet pyetjes dhe përgjigjes në rolin e akademikut bashkëkohor?

Prof. E. Hajrizi: Duke marrë parasysh se si shoqëri ne zhvillohemi vazhdimisht dhe përballemi me gjëra të reja e të papritura, mendoj se është përgjegjësi e akademikut që të shtrojë pyetje problemore, të cilat çojnë drejt ecurive kreative për krijimin dhe studimin e dijeve të reja, që më pas, në të ardhmen, kanë potencial të përmirësojnë çështje të ndryshme jetësore. Pra, këto pyetje nuk duhet të trajtojnë çështjet thjesht në aspektin filozofik: “çka?” dhe “pse?”, por duhet të shërbejnë si tendencë dhe metodologji për t’i gjetur zgjidhje një problemi - “si?”.

Në anën tjetër, dhënia e një përgjigjeje, edhe pse mund të mendohet si proces i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, sot është proces mjaft kompleks, për shkak të dinamikës, perspektivave dhe ndryshimeve të shpejta. Sigurisht, për shkak të dijes dhe përvojës që posedon, akademiku ka përgjegjësi të gjejë dhe të japë një përgjigje apo konkluzion, mirëpo, sidomos sot, jo si autoritet final dhe si përgjigje absolute, por thjesht si rrugëtim, nxitje e mendimit dhe kreativitetit për zgjidhjen e problemeve të universit.

Ju nuk keni ndërtuar vetëm një institucion arsimor, por një sistem funksional në një mjedis konkurrues dhe kompleks. Në cilin moment e kuptuat se kjo përpjekje po tejkalonte kufijtë institucionalë dhe po artikulohej si një model me domethënie më të gjerë shoqërore?

Prof. E. Hajrizi: Vërtet, sistemi që është ndërtuar është kompleks, konkurrues (ndërmarrës) dhe përfaqëson një ekosistem me një shumëllojshmëri mijëra funksionesh dhe komponentesh, të cilat krijojnë vlerë bashkërisht në shoqëri. Mendoj se pikërisht në momentin kur në UBT u arrit një llojllojshmëri e fushave të studimit që përfshijnë shumicën e fushave të jetës, dhe këto fusha zhvilluan një interaktivitet të vazhdueshëm me njëra-tjetrën, si një reprezentim i jetës reale, atëherë u krijuan parakushtet për të kaluar në një model shoqëror.

Atëherë u krijua baza dhe mundësia që, përveç edukimit, të shtoheshin edhe komponentë të tjerë, si hulumtimi i mirëfilltë me praktikë, bashkëveprimet me industrinë, kulturën dhe artin, impakti në to, bashkëpunimet e ndryshme, ndërmarrësia dhe inovacioni. Pra, realisht, në UBT filloi krijimi i një qyteti të tërë që përfshin jo vetëm edukimin, por gjithë spektrin e jetës.

Modeli “UBT Smart Self-Sustain System” synon ta shoqërojë individin nga edukimi i hershëm deri në jetën profesionale. A mendoni se institucionet e arsimit të lartë të së ardhmes do të evoluojnë nga struktura klasike arsimore drejt rolit të arkitektëve të jetës shoqërore?

Prof. E. Hajrizi: Transformimet që po ndodhin sot kërkojnë edhe kompetenca dhe atribute të reja të njerëzve, të cilat në vete janë komplekse dhe kanë ngjyrime të ndryshme, pra vijnë nga aspekti teknik, social, psikologjik dhe ambiental. Për t’i përfshirë këto dhe për t’i rritur gjasat e suksesit, formati klasik i edukimit nuk mjafton.

Duhet të ekzistojë një sistem i së ardhmes, i cili përbëhet nga një ndërlidhje dhe harmoni e vazhdueshme mes jetës, komunitetit, edukimit, teknologjisë dhe ambientit, ku në njërën anë shfrytëzohen arritjet e fundit tekniko-teknologjike, si inteligjenca artificiale, dhe në anën tjetër ruhet me ngulm komponenti njerëzor. Pra, tashmë nuk mjafton vetëm shkolla, por nevojitet një qytet i tërë në miniaturë për t’i përgatitur individët që të kenë sukses.

Këtë qytet ne e kemi ndërtuar, tashmë e quajmë UBT 5S apo Smart City, dhe e kemi testuar, duke parë rezultate të vazhdueshme në zhvillimin e atributeve që kërkojmë për njeriun e së ardhmes.

Në procesin e ndërtimit të një institucioni nga themeli, në rrethana të resurseve të kufizuara, cila ka qenë sfida më e madhe që nuk shihet nga jashtë? Gjithashtu, a ka ekzistuar një pikë kthese kur kompromisi, megjithëse funksional, nuk përputhej më me vizionin tuaj strategjik?

Prof. E. Hajrizi: Realisht, ndërtimi i institucionit për mua është një rrugëtim, ku gjatë gjithë ciklit të jetës kërkoj të gjej përgjigjen e një pyetjeje thelbësore që ia kam parashtruar vetes në fillim të karrierës sime, sa mund të ndikojë një individ në shoqëri duke kontribuar me një qasje proaktive, të bazuar vetëm në dije, në standardet më të mira dhe në pasion, pa asnjë parakusht financiar.

Kosova ishte një vend në tranzicion, me nevoja shumë të mëdha për kapacitete dhe zhvillime, pa parakushte të tjera mbështetëse, prandaj ishte vendi perfekt për të gjetur këtë përgjigje. Është e rëndësishme të theksohet se pyetja që i kam shtruar vetes kishte si hipotezë besimin se, kur diçka zhvillohet dhe gjeneron një vlerë, përmbajtje që dikush e përdor dhe e zhvillon tutje, ky impakt nuk kërkon kompromis, por mision, vizion dhe arsye për të qenë proaktiv.

Çfarëdo përfitimi lokal, momental apo më i lehtë nuk ka qenë alternativë e saktë, nëse nuk është përputhur me vizionin tim, i cili është bazuar në cilësi, ekselencë, inovacion, impakt dhe rritje të vazhdueshme. Pra, nuk ka pasur asnjëherë ndonjë alternativë tjetër, përveç një rrugëtimi të qëndrueshëm të bazuar në vlerë.

Sigurisht që ky rrugëtim ka pasur sfida të mëdha dhe, përveç nevojës për të ndërtuar kapacitetet nga zero, sfida më e madhe ka qenë rezistenca dhe skepticizmi i rrethit dhe i shoqërisë kosovare ndaj besimit se ne mund të bënim diçka të madhe dhe të ishim pjesë e zhvillimeve të fundit të botës. Mendoj se ndoshta arritjet do të kishin ardhur më shpejt sikur të gjithë të kishim besuar dhe të ishim angazhuar së bashku, pasi është dashur punë shtesë, shtytje e vazhdueshme individuale, zhvillim dhe krijim i impakteve për të tejkaluar barrierat e këtij mentaliteti kufizues.

Prof.Dr. Edmond Hajrizi, Foto: Ridvan Slivova

Edhe pse në planin strategjik arsimi konsiderohet shtyllë vertebrale e një kombi, në praktikë vërehen ngecje të ndjeshme. Ku mendoni se qëndron burimi kryesor i këtij hendeku?

Prof. E. Hajrizi: Thashë më herët se modelet klasike të edukimit nuk janë të qëndrueshme dhe mjaftueshëm produktive për kërkesat dhe nevojat që njerëzimi i ka sot dhe do t’i ketë nesër. Kërkesat janë shumë të mëdha dhe evoluojnë shpejt, ndërsa sistemi arsimor është i ngadalshëm dhe jo aq i adaptueshëm sa kërkohet.

Përkundër faktit se asnjëherë nuk kemi pasur financim më të madh, më shumë mësimdhënës dhe infrastrukturë më të mirë se sot, transformimet dhe kompleksiteti janë të shpejta dhe kërkojnë qasje tjetër, një qytet të tërë ku ndërlidhen shoqëria, teknologjia, ambienti, psikologjia, kultura dhe arti, të cilat krijojnë një strukturë të një “laboratori të jetës”, ku mund të arrihen atributet dhe kompetencat e nevojshme.

Ky fakt nuk vlen vetëm për Kosovën, por kudo. Mirëpo, në Kosovë mungon prioritizimi i arsimit në mënyrë serioze, dhe kjo jo vetëm në nivel qeveritar, por edhe te qytetarët, industritë dhe institucionet. Shihen dukshëm arritjet dhe rezultatet në vendet që kanë reaguar me kohë dhe kanë integruar arsimin si pjesë kyçe të zhvillimit.

Zhvillimi i arsimit është një model shumë kompleks që nuk mund të zgjidhet me një formulë klasike; kërkon modelim të ri, i cili ka për bazë edhe gjendjen aktuale të shoqërisë. Për këtë arsye kam dashur të krijoj një prototip apo model të ri, i cili mund të implementohet në gjithë sistemin e Kosovës e më gjerë. Ky model është aprovuar dhe vlerësuar në botë, për çka edhe jam ftuar të flas në universitete, kompani dhe institucione më prestigjioze botërore, dhe për të cilin janë zhvilluar edhe hulumtime të shumta globalisht.

Sistemi i arsimit të lartë në Kosovë ka një rol jo vetëm akademik, por edhe shoqëror e kombëtar. A duhet ai të fokusohet në mbajtjen e të rinjve në vend, apo në përgatitjen e tyre për lëvizje të lirë dhe për një rikthim të mundshëm me dije dhe përvojë të reja?

Prof. E. Hajrizi: Sistemi i arsimit është i lidhur drejtpërdrejt me aspektet shoqërore dhe kombëtare, pa dyshim; ky është parakusht në të gjitha vendet, por në mënyrë të theksuar për ne, sepse në Kosovë strukturat e tjera nuk janë mjaftueshëm të stabilizuara dhe të zhvilluara për të ndihmuar një individ pa edukim cilësor. Një edukim cilësor për qytetarin e Kosovës është i nevojshëm dhe i domosdoshëm për një jetë cilësore, ndërsa në vendet e tjera janë krijuar struktura dhe alternativa të tjera, përveç edukimit.

Për shkak se ne jemi një vend i vogël dhe i përkasim shoqërisë globale, duhet t’i pajisim të rinjtë me praktikat më të fundit të mundshme, në mënyrë që të kenë sukses kudo që jetojnë dhe veprojnë. Mirëpo, unë besoj thellësisht dhe jam vetë dëshmi se, nëse je i përgatitur dhe kompetent, perspektivat më të mëdha janë në vendin tënd sesa në një vend të huaj, për shkak të mbështetjes, harmonisë, qetësisë shpirtërore dhe ndjenjës së përkatësisë, të cilat shtojnë aktivitetin dhe kreativitetin e individit si pjesë e shoqërisë.

E gjithë kjo krijon mundësinë që të rinjtë tanë të qëndrojnë në vend, por ata kurrsesi nuk duhet të jenë të izoluar. Dija në vetvete nuk është e izoluar; ajo duhet të lëvizë, të bartet, të shkëmbehet dhe të krijohet si bashkëpunim i perspektivave të ndryshme, sepse vetëm kështu krijohen vlera të reja për një jetesë më të mirë, dhe jo një nevojë e thellë për të lëvizur jashtë vendit. Cilësia dhe kuadrot e përgatitura madje do ta bëjnë edhe vendin tonë një destinacion të kërkuar për jetë më të mirë, gjë që më pas çon edhe në diversitet kulturor dhe mundësi më të mëdha për vlera të shtuara.

Studentët shpesh theksojnë se modeli aktual i formimit intelektual favorizon përshtatjen, por jo gjithmonë guximin për iniciativa të reja. A pasqyron kjo një hezitim institucional ndaj ndryshimit?

Prof. E. Hajrizi: Në përgjithësi, frika nga ndryshimet, apo rezistenca ndaj tyre, ekziston si te individët ashtu edhe te institucionet. Në aspektin individual, njeriu synon stabilitet dhe siguri në standardin e jetesës, mirëpo jeta na mëson se përshtatja ndaj ndryshimeve është kusht për suksesin. Ndërmarrja e riskut është thelbësore për realizimin e ambicieve dhe këtë jam përpjekur ta dëshmoj edhe vetë. Përkundër faktit se, pas arritjeve akademike dhe një stabiliteti të konsoliduar jetësor, mund të vazhdoja të punoja si profesor gjatë gjithë jetës sime, vendosa të dal nga ai cikël dhe, duke nisur nga zero, pa mbështetje dhe pa siguri të garantuar, të ndërtoj një institucion, duke arritur kështu një impakt shumë më të madh shoqëror.

Duhet kuptuar se arsimi na prezanton me dijet ekzistuese, ndërsa jeta lidhet me veprimin drejt së ardhmes; dhe jo domosdoshmërisht e ardhmja është vazhdimësi lineare e së kaluarës. Studentët duhet të jenë vetë proaktivë, si në parashikim ashtu edhe në planifikim.

Nga ana tjetër, kjo frikë ekziston edhe te institucionet dhe shpesh bartet pa nevojë, pasi ndryshimet po ndodhin pavarësisht hezitimit. Nëse institucionet nuk arrijnë të krijojnë kuadro më të mira se vetvetja, ato rrezikojnë të shuhen. Te ne ende mbizotëron tendenca për të ruajtur formatin klasik, thuajse autoritativ, jo vetëm në nivel institucional, por edhe në nivel shtetëror ndaj institucioneve, përmes një byrokratizimi që nuk nxit iniciativën, as zhvillimin e sistemeve të reja. Kultura e ndryshimit nuk është tipike as për shoqërinë tonë, e as për Evropën në tërësi, por fleksibiliteti dhe guximi për të shtruar pyetje jashtë kornizave ekzistuese tashmë janë domosdoshmëri.

Prof.Dr. Edmond Hajrizi, Foto: Ridvan Slivova

A mendoni se inteligjenca artificiale do ta forcojë rolin e institucioneve të arsimit të lartë, apo do ta sfidojë vetë modelin universitar tradicional?

Prof. E. Hajrizi: Mendoj se janë të vërteta të dy alternativat. I gjithë zhvillimi tekniko-teknologjik, pa dyshim, ka sfiduar modelin tradicional që nuk i plotëson nevojat e shoqërisë. Në anën tjetër, nëse përdoret në mënyrë të duhur dhe profesionale, inteligjenca artificiale e rrit kreativitetin, efikasitetin, produktivitetin dhe impaktin në arritjen e rezultateve të pritshme apo të objektivave që paraqiten në mësimdhënie, hulumtim etj.

Ne po e vërtetojmë këtë çdo ditë përmes mënyrës se si inteligjenca artificiale, tashmë si pjesë përbërëse e ekosistemit të UBT-së në çdo funksion, nuk po e pengon zhvillimin, por përkundrazi po jep rezultate të mira në zhvillimin e kompetencave.

Autonomia akademike përtej renditjeve dhe ekspozimit global

Në kushtet e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe renditjeve si SCImago, si mund të ruhet bërthama akademike dhe autonomia intelektuale përtej numrave, klasifikimeve dhe ekspozimit global?

Prof. E. Hajrizi: Institucioni apo individi është një sistem në vetvete, por konsiderohet unik pikërisht për shkak se jeton në një vend dhe kohë të caktuar, me kushte dhe kulturë të caktuar, dhe kjo e dallon nga një tjetër që jeton në një vend apo kohë tjetër, ose në kushte e kulturë të ndryshme. Për të pasur një zë në skenën akademike globale, ne patjetër duhet të ruajmë identitetin tonë dhe të jemi kontribues aktivë.

Megjithatë, na nevojitet edhe shkëmbimi i përvojave, dijes, mundësive dhe praktikave, si dhe një krahasim që konfirmon se jemi në përputhje me parimet e arritjeve globale dhe që na mundëson një vizibilitet më të madh, i cili çon edhe në bashkëpunime ndërkombëtare më të shumta.

Si anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, si e shihni përgjegjësinë e elitës akademike për të qenë zë jo vetëm i dijes shkencore, por edhe i reflektimit etik, drejtësisë shoqërore dhe orientimit publik?

Prof. E. Hajrizi: Mendoj se kompetencat e akademisë dhe pyetjet që shtrohen prej saj lidhen drejtpërdrejt me përmirësimin e kualitetit të jetës, për rritje, progres dhe prosperitet, ku ndërlidhen edhe etika dhe vlerat njerëzore në përgjithësi. Ky mision është element kyç i përgjegjësisë që kemi ne.

Gjenerimi i njohurive të reja, të cilat lidhen me parimet njerëzore që i koncipuojmë si etike, të drejta dhe zhvillimore, është vetë arsyeja pse shkenca dhe akademitë e tilla ekzistojnë; prandaj, përveç akademisë dhe hulumtimit, nga këndvështrimi im, nevojitet edhe pjesa e ndërmarrësisë për impakt të drejtpërdrejtë në shoqëri.

Prof.Dr. Edmond Hajrizi, Foto: Ridvan Slivova

Formimi intelektual, burimet e mendimit dhe etika personale

A ka një autor ose vepër që ka ndikuar thellësisht në formimin tuaj si mendimtar dhe së cilës i riktheheni ende në momentet e reflektimit?

Prof. E. Hajrizi: Ndërtimi im, si në aspektin akademik ashtu edhe në atë profesional, nuk ka qenë i një drejtimi të vetëm, por është realizuar nga drejtime, fusha dhe perspektiva të ndryshme. Literatura të shumta rreth qasjes sistemore, ndërmarrësisë, administrimit, psikologjisë, robotikës, cilësisë, projektet praktike në këto tema, shkëmbimet e ideve dhe kulturave me profesionistë dhe universitete partnere në mbarë botën, të gjitha këto aktivitete më kanë ndihmuar në formësimin e mendimeve të mia sot.

Mirëpo, mund të veçoj se shpesh u rikthehem këshillave të prindërve, thënies së John F. Kennedy-t: “Mos pyet çfarë mund të bëjë vendi yt për ty - pyet çfarë ti mund të bësh për vendin tënd”, si dhe thënies së Sir Henry Royce-it: “Gjërat e vogla bëjnë perfeksionin, por perfeksioni nuk është gjë e vogël”. Shpesh, me thjeshtësinë e këtyre thënieve, vendimmarrja bëhet po aq e thjeshtë.

E nëse më duhet të veçoj një libër, ai është Progresi Njerëzor nga Steven Pinker, ku, bazuar në statistika dhe të dhëna aktuale, autori dëshmon se jeta është duke u përmirësuar dukshëm. Sot, ky lloj optimizmi i bazuar në fakte është shumë i çmuar, sidomos duke pasur parasysh se jemi të ekspozuar kryesisht ndaj lajmeve dhe hapësirave negative.

Cila ide, thënie ose mendim ju shërben si pikë referimi në momentet kur, pavarësisht arritjeve, shfaqen dyshimi ose skepsa?

Prof. E. Hajrizi: Kryesisht, dyshimet më shfaqen kur has në prirjen e njerëzimit për të mos vepruar në mënyrë konsistente drejt një qëllimi të përbashkët, pavarësisht mundësive, kushteve të plotësuara dhe përfitimeve. Një kulturë e tillë nuk është aspak e dobishme.

Mirëpo, thënë të drejtën, qasja sistemore që e ndjek vjen me një realizëm të bazuar në një optimizëm të thellë: se, nëse të gjitha komponentet trajtohen në mënyrat e duhura, çdo sistem do të triumfojë. Në fund, gjithmonë i rikthehem këtij mendimi.

Koha, dija dhe kuptimi i arritjes akademike

Martin Heidegger shkruante se “koha nuk është ajo që matet, por ajo në të cilën jetojmë”. Në këtë kontekst reflektiv të fundvitit, si do t’i përkufizonit arritjet akademike: si një renditje kronologjike suksesesh, apo si shprehje të një procesi të thelluar të formimit intelektual dhe etik?

Prof. E. Hajrizi: Unë mendoj se jetëgjatësia bazohet në vëllimin dhe përmbajtjen që njeriu realizon gjatë jetës, e jo vetëm në formatin klasik të kohës. Vlera e jetës rritet kur ka diversitet dhe një sasi të madhe aktivitetesh.

Nga qasja sistemore, në të cilën bazohem unë, arritjet e këtij viti kanë plotësuar vëllimin e nevojshëm për të krijuar një ndjenjë përmbushjeje, por gjithashtu kanë krijuar edhe një parakusht të mirë që e ardhmja të përjetohet dhe të shfrytëzohet sa më mirë. Pra, për mua, ky vit nuk shënon vetëm një kalendar suksesesh, por një vazhdimësi të realizimit të misionit dhe vizionit tim.

Thënia sokratike “E di një gjë që s’di asgjë” shpesh interpretohet si një qëndrim epistemologjik i pjekurisë intelektuale. A e shihni atë si shprehje të kufirit të dijes, apo si pikënisje të saj më autentike?

Prof. E. Hajrizi: Në përgjithësi, edhe dija, edhe ne si njerëz, jemi të kufizuar. Ne jemi të kufizuar fizikisht, sepse, pavarësisht avancimeve teknologjike, nuk mund të përmbajmë dijen e gjithë botës dhe të gjithë kohërave në vetvete, ndërsa dija është në zhvillim, transformim dhe rritje të vazhdueshme.

Meqë e ardhmja bazohet në dije të reja, ku dijet aktuale mund të mos jenë më të dobishme dhe ku ekzistojnë papritshmëri, ky realitet na kufizon dhe nuk na lejon të jemi të gjithëdijshëm. Mirëpo, dija e akumuluar shërben njëkohësisht si pikënisje për zhvillimin e mëtejmë; ajo nuk na kufizon aspak për të qenë kontribuues dhe proaktivë për një jetë më të mirë për njerëzimin, sidomos kur shkëmbehet, koordinohet dhe ndërlidhet mes njerëzve.

Nga laboratori i ideve drejt mbylljes së ciklit vjetor

Thuhet se në laboratorin e shkencëtarit nuk ka asnjë ditë bosh. Me çka po merreni aktualisht, intelektualisht apo shkencërisht, që ende nuk është bërë publike?

Prof. E. Hajrizi: Ka vërtet aq shumë potencial për zhvillim, sa që koha shpesh është e pamjaftueshme, pasi çdo moment mund të shfrytëzohet për të rritur kureshtjen dhe angazhimin për të hulumtuar e realizuar diçka të re. Angazhimet e mia kanë ngjyra të shumëfishta.

Në aspektin shkencor, po vazhdojmë të konfirmojmë modelin UBT 5S dhe Smart City përmes testimeve dhe prototipeve të ndryshme, me qëllim që t’u japim përgjigje të shumta mënyrës së jetesës në të ardhmen. Në aspektin e ndërmarrësisë, po vazhdoj me krijimin e strukturave të reja globale të UBT-së, në mënyrë që të kemi një impakt global.

Po ashtu, viti 2026 do të shënojë për ne një çerek shekulli angazhim. Kjo nënkupton reflektime mbi të gjitha projektet dhe programet që kemi realizuar, të cilat do të manifestohen si vëllim i shtuar i publikimeve dhe si përpjekje e vazhdueshme për impakt në shoqëri, përmes dizajnimit të politikave, krijimit të kapaciteteve të nevojshme dhe angazhimit në sfera të tjera, drejtpërdrejt me qytetarët.

Prof.Dr. Edmond Hajrizi, Foto: Ridvan Slivova

Në përmbyllje të këtij viti, kur reflektimi merr peshë të barabartë me arritjen, me cilin parim ose mendim e përmbyllni këtë periudhë dhe cilën vlerë do të dëshironit të mbetej përtej shënjimit kalendarik?

Prof. E. Hajrizi: Mendoj se një angazhim akademik mbi 30-vjeçar dhe një angazhim ndërmarrësor prej një çerek shekulli, si dhe kulmimi i këtij angazhimi në një vit shumë pozitiv dhe të suksesshëm, krijojnë një segment kohor përmbajtësor, ku mund të reflektoj mbi punën dhe mbi pyetjen e parashtruar në fillim të iniciativave.

Vlera kryesore që e bart nga ky reflektim është konfirmimi se edhe për ne arritjet e mëdha janë të mundshme dhe se edhe ne mund të jemi pjesë e elitës ndërkombëtare. Angazhimi proaktiv për të ndërtuar një sistem të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare, pa kompromis në cilësi dhe vlera humane, është i mundur, ia vlen plotësisht dhe ky është një besim që dua ta përcjell sa më fuqishëm te gjeneratat e reja. (Yes, we can!) /Telegrafi/

NYT: Trump e quajti "idiot" ish të dërguarin e tij special për Ukrainën

31 December 2025 at 20:10


Presidenti amerikan, Donald Trump ka larguar ish‑dërguarin e tij special, Keith Kellogg, pas një përplasjeje të tensionuar mbi mbështetjen e SHBA për Ukrainën, raporton The New York Times.

Largimi i Kelloggit thekson ndasitë brenda administratës së Trumpit lidhur me politikën ndaj Moskës dhe qasjen ndaj Kievit.

Konflikti nisi kur Kellogg publikisht e lavdëroi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke e cilësuar udhëheqës të guximshëm dhe duke shprehur mbështetje për vendin e tij. Sipas raportimeve, Trump u zemërua veçanërisht kur Kellogg e krahasoi Zelenskyn me Abraham Lincoln, duke parë këtë krahasim si një sfidë ndaj vizionit të tij për politikën e jashtme.

Pak më vonë, Trump e shkarkoi menjëherë Kelloggin dhe e zëvendësoi me mikun e tij, Steve Witkoff. Megjithatë, presidenti më vonë pranoi se Witkoff “nuk di asgjë për Rusinë ose negociatat”, duke ngritur pyetje mbi kriteret e përzgjedhjes së tij për këtë rol të rëndësishëm.

Kur rrëfeu ngjarjen më vonë te këshilltarët e tij, Trump i referohej Kelloggit me irritim si një “idiot”. Ky incident pasqyron mënyrën se si Trump shpesh reagon ndaj zërave kritikë brenda ekipit të tij dhe tensionet e brendshme që mund të lindin kur këshilltarët sfidojnë publikisht pikëpamjet e tij.

Ekspertët e politikës së jashtme theksojnë se ky konflikt është shembull i qartë i përplasjeve të brendshme në administratë mbi mënyrën se si Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin aleatët e tyre në Evropë, sidomos në kontekstin e luftës së Ukrainës kundër Rusisë. /Telegrafi/

Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve i dhimbshëm, por verdikti i qytetarëve duhet respektuar

31 December 2025 at 20:01


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve, duke e cilësuar rezultatin si të dhimbshëm, por duke theksuar se ai është verdikt i qytetarëve që duhet respektuar.

Në një mesazh drejtuar anëtarëve, qytetarëve dhe mbështetësve, Abdixhiku tha se viti po mbyllet ndryshe nga pritjet dhe se rezultati zgjedhor nuk ishte ai që ai dhe LDK-ja kishin synuar.

“Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova e synuam. Ishte i dhimbshëm për shumë prej nesh, por është verdikti i qytetarëve tanë dhe para këtij vendimi përulemi me respekt”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku ka falënderuar të gjithë ata që, sipas tij, kanë besuar dhe kanë punuar me përkushtim për LDK-në, duke pranuar se zhgënjimi është i pranishëm, por se besimi në Kosovë, demokraci dhe të ardhmen e vendit nuk duhet të shuhet.

Ai ka bërë të ditur se ky është edhe një moment reflektimi personal, duke theksuar se ka bërë gjithçka që ka ditur dhe mundur, me ndershmëri dhe përkushtim, por se jo gjithmonë edhe maksimumi mjafton.

“Përpara nesh është një kohë reflektimi, vendimmarrjeje dhe përgjegjësie. Me kohë e në vendin e duhur, siç na mëson dinjiteti e përgjegjësia politike, do t’i shpalosi të gjitha”, ka shtuar Abdixhiku, duke nënvizuar se pavarësisht zhvillimeve të ardhshme, ai do të mbetet në shërbim të vendit.

Në fund, kreu i LDK-së ka ndarë edhe një mesazh personal, duke thënë se në natën e ndërrimit të motmoteve do t’ia kushtojë kohën familjes dhe dy vajzave të tij, të cilave tha se u ka borxh më shumë prani.

Ai u ka uruar qytetarëve dhe familjeve të tyre një Vit të Ri të mbarë, duke shprehur shpresën për një vit më të drejtë, më njerëzor dhe më të butë për Kosovën.

“Gëzuar 2026! Zoti e bekoftë atdheun tonë”, ka përfunduar Abdixhiku.

Një klub befasues po punon në prapaskena për transferimin e Mo Salah

31 December 2025 at 20:00


Një klub surprizë raportohet se është i interesuar për transferimin e Mohamed Salahut, pas përkeqësimit të marrëdhënies mes egjiptianit dhe trajnerit të Liverpoolit, Arne Slot.

Salah ndodhet aktualisht në Kupën e Afrikës së Kombeve (AFCON), ku ka ndihmuar Egjiptin të kalojë fazën e grupeve dhe të kualifikohet në raundin e 1/16-ave, duke shënuar dy gola në dy paraqitjet e tij në turne.

Natyrisht, përpara fillimit të turneut, ai dha një intervistë shumë kontroverse për gazetarët në zonën mikse, pas barazimit 3-3 të Liverpoolit në transfertë ndaj Leeds United më 6 dhjetor.

Sipas Teamtalk, disa burime kanë bërë të qartë se Salah ka pak gjasa të largohet nga Liverpool gjatë afatit kalimtar dimëror, i cili hapet më 1 janar, megjithatë po rritet ndjesia se ai mund të largohet gjatë verës.

Megjithatë, një raport ndryshe nga media italiane La Repubblica pretendon se ish-klubi i Salahut, Roma, po “luan me idenë” e një lëvizjeje për golashënuesin që aktualisht nuk është në planet kryesore.

Për shkak të pagës së raportuar prej 400 mijë eurosh në javë, klubi italian e konsideron këtë transferim si një “ëndërr”, ndërsa mbetet gjithashtu e mundur që lojtari të transferohet drejt një klubi nga Arabia Saudite.

Ndërkohë, Football Italia raporton se Liverpool do të ishte i gatshëm të shqyrtonte një marrëveshje huazimi në janar, edhe pse aspekti financiar i marrëveshjes pritet të jetë i vështirë për t’u negociuar.

Salah shënoi 34 gola dhe dhuroi 21 asistime në 83 paraqitje për Romën mes viteve 2015 dhe 2017, përpara se të transferohej te Liverpooli për një shumë të raportuar prej 34 milionë eurosh gjatë asaj vere./Telegrafi/

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit, këto janë vendimet

31 December 2025 at 19:57


Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur sot, më 31.12.2025, një mbledhje në formë elektronike në të cilën ka marrë tri vendime.

Qeveria bëri të ditur se ka miratuar Rregulloren për organizimin dhe funksionimin e këshillit kombëtar të arteve.

Po ashtu kabineti qeveritar ka miratuar Rregulloren për programin, përmbajtjen, mënyrën dhe procedurat e organizimit, trajnimit profesional për zyrtarë arkivorë.

Dhe në këtë mbledhje të Qeverisë në detyrë është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes së përgjithshme të sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

❌
❌