Keijsi është përjashtuar nga gara dhe ka lënë menjëherë shtëpinë e Big Brother VIP 5.
Pas gjuhës denigruese që ai ka përdorur për të disatën herë në shtëpi ndaj kristit, Vëllai i Madh ka marrë vendimin për ta larguar atë nga shtëpia.
Në debatin e fundit që ai pati me Kristin, u përdorën fjalë: “O princeshë, o femër, o pjeshkë-mashkull, do të vijë ndonjë gjë tjetër në gojë”./mxh
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se Rusia po pajis dronët e saj me sistemet satelitore Starlink të Elon Musk.
Duke folur dje në një ngjarje ushtarake për dronët, Mykhailo Fedorov tha se “sot, rusët lëshuan dronë duke përdorur Starlink. Ne duhet të përgjigjemi shumë shpejt. Shpejtësia e reagimit tonë, parashikimi i incidenteve të ardhshme dhe reagimi ndaj kërcënimeve të mundshme duhet të sigurojnë që të parandalojmë probleme për njerëzit tanë dhe ushtrinë tonë”.
Një këshilltar i qeverisë së Kievit raportoi se dronët sulmues rusë BM-35, të pajisur me Starlink, mund të fluturojnë deri në 500 km dhe tashmë arrijnë qytetin ukrainas Dnipro, shkruan skynews.
Fedorov më parë ndihmoi për të përmirësuar lidhjen për Forcat e Armatosura të Ukrainës në vijën e frontit duke vendosur terminale Starlink kur shërbente si ministër i transformimit digjital.
Miliarderi amerikan deri më tani nuk ka komentuar raportin e Kievit.
Instituti për Studimin e Luftës, në përditësimin e fundit, vëren se ka pasur një numër gjithnjë e më të madh raportesh për përdorimin e Starlink nga Rusia./mxh
Jose Mourinho vazhdon të jetë i lidhur me Real Madrid.
Pas largimit të Xabi Alonso, trajneri portugez është një nga kandidatët kryesorë për pankinën e madrilenëve. Alvaro Arbeloa konsiderohet vetëm një zgjidhje e përkohshme.
Pengesë për momentin mbetet kontrata e Mourinhos me Benfican. Real Madrid përballet me Benfican në sfidën e fundit të fazës së ligës në Champions League.
Një fitore e madrilenëve në Lisbonë mund të çojë në shkarkimin e Mourinhos nga klubi portugez. Ecuria e dobët e Benficas këtë sezon e ka dobësuar pozicionin e tij.
Në këtë mënyrë, Real Madrid mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e “Special One”./mxh
Në një intervistë të fundit për emisionin “Më prit të dielën”, regjisori Bjordi Mezini ka zbuluar detaje nga dy projektet e tij më të reja kinematografike, njëri prej të cilëve realizohet në bashkëpunim me çiftin e njohur Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.
Mezini tregoi se, përveç aktrimit, Luizi do të shfaqë edhe talentin e tij muzikor gjatë filmit, duke qenë se këndimi është një nga pikat e tij më të forta.
“Luizi këndon në disa momente të filmit. Do të ishte e pakuptimtë të mos e shfrytëzonim këtë aftësi, pasi është gjëja që ai bën më së miri”, u shpreh regjisori.
Edhe pse u tregua i rezervuar për të mos zbuluar detaje nga fabula, Bjordi Mezini ndau disa prapaskena nga xhirimet, duke treguar se energjia e pashtershme e Luizit i ka sjellë atij edhe disa dëmtime fizike.
“Luizi është si fëmijët që vrapojnë pa pushim nga njëra anë në tjetrën. Ka pasur disa skena me pengesa, ku është rrëzuar dhe ka pësuar një çarje të thellë në krah. Për rreth një javë pati vështirësi, madje edhe për t’u veshur. Nuk ankohej, por duhej të ishim gjithmonë pranë tij”, tregoi Mezini.
I pyetur nëse përfshirja e Luizit dhe Kiarës në këtë projekt do të ndikojë në imazhin pozitiv që publiku ka për ta, regjisori u shpreh i bindur se kjo nuk do të ndodhë. Sipas tij, çifti ka punuar me përkushtim maksimal, ditë e natë, për të sjellë një film cilësor dhe me vlera, duke marrë parasysh edhe kushtet në të cilat realizohet kinematografia shqiptare.
Në fund, Bjordi Mezini foli edhe për marrëdhënien profesionale me aktoren e njohur Anna Lika. Edhe pse tashmë janë prindër të një vajze, regjisori nuk nguroi të tregojë me sinqeritet se puna me Annën në shesh xhirimi mund të jetë e lodhshme.
“Anna ka një metodë pune që më çmend. Para çdo skene është shumë e vështirë dhe kërkon pak ‘llasto’. Nga fundi i projektit, ndonjëherë mezi e përballoj. Madje, edhe sot më thotë pse nuk e kam marrë në filmin e parë, por atëherë ishte shtatzënë, si mund ta merrja?”, u shpreh ai, duke shtuar se kohët e fundit kanë pasur disa diskutime për këtë çështje./mxh
Një zhvillim i papritur ka tronditur mediat turke dhe fansat e serialit të njohur “Kızılcık Şerbeti” i cili transmetohet dhe në Shqipëri me titullin “Një dashuri”. Aktori i njohur i ri Doğukan Güngör, i cili luante rolin e Fatih, është larguar nga seriali pas konfirmimit të rezultateve të testit të drogës nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Sipas raportimeve, në hetimin e kryer nga Prokuroria e Kryeqytetit të Stambollit, 19 persona u testuan për substanca të ndaluara, dhe 14 prej tyre, përfshirë Doğukan Güngör, rezultuan pozitiv. Të tjerë të përfshirë që dolën pozitivë janë këngëtarja Ceyda Ersoy, Gözde Anuk dhe Lerna Elmas. Pas konfirmimit të rezultateve, drejtuesit e televizionit Show Tv dhe ekipi i produksionit të serialit vendosën të përjashtojnë aktorin nga seriali, duke i ndërprerë kontratën njëanshmërisht.
Në një deklaratë të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, aktori shprehu keqardhjen dhe pakënaqësinë e tij për mënyrën se si u trajtua e gjithë situata duke u shprehur kështu:
“Kjo është një periudhë shumë e vështirë për mua. Kam pranuar gabimin tim dhe kam bërë të gjitha shpjegimet e nevojshme për Prokurorinë dhe publikun. Tani po ndërmarr hapat e parë për një jetë të pastër. Por kam parë se disa institucione mund të jenë shumë të pamëshirshme. Besoj se çdo njeri meriton një shans të dytë, dhe i lë ata që më gjykuan tek ndërgjegjja e tyre dhe tek Zoti.”
Güngör gjithashtu siguroi fansat e tij se nuk dorëzohet dhe se do të kthehet me projekte më të mira:
“Do të rikthehem. Qëndroj krenar dhe i vendosur për të nisur një fillim të ri.”
Doğukan Güngör, një nga aktorët e rinj më të shquar në Turqi, fitoi famë me performancën e tij në “Kızılcık Şerbeti”. Largimi i tij ka nxitur shumë spekulime mbi të ardhmen e karrierës së tij./mxh
Aktorja Sydney Sweeney mund të përballet me probleme ligjore pasi e mbuloi Shenjën e Hollivudit me reçipeta.
Një veprim publicitar nga Sydney Sweeney mund të sjellë probleme ligjore për aktoren.
28-vjeçarja u filmua gjatë natës duke hedhur dhjetëra reçipeta mbi shkronjat ikonike të tabelës, ndërsa një ekip i saj e regjistronte të gjithë veprimin. Videoja u siguroi fillimisht TMZ, ndërsa më pas Sweeney e postoi edhe vetë në Instagram, duke promovuar markën e saj “SYRN by Sydney Sweeney”.
Sipas Dhomës së Tregtisë së Hollivudit, prodhimi nuk ishte i autorizuar. Organizata, e cila zotëron të drejtat e pronësisë intelektuale të Shenjës së Hollivudit, thekson se çdo përdorim komercial ose akses në shenjë kërkon licencë ose leje, e cila në këtë rast nuk është kërkuar as dhënë.
Presidenti dhe CEO i Dhomës, Steve Nissen, deklaroi:
“Prodhimi që përfshin Sydney Sweeney dhe Shenjën e Hollivudit nuk ishte i autorizuar nga Dhoma e Tregtisë së Hollivudit dhe as nuk kishim dijeni paraprake për të. Çdo përdorim komercial i Shenjës kërkon licencë ose leje, dhe asnjë nuk është dhënë për këtë produksion.”
Megjithëse ka spekulime për shkelje si hyrje e paautorizuar apo vandalizëm, Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit (LAPD) konfirmoi se deri të hënën pasdite nuk është depozituar asnjë raport policor lidhur me incidentin.
Dhomë e Tregtisë së Hollivudit tha se po heton aktualisht se si dhe nën çfarë autoriteti ekipi i produksionit ka pasur akses në zonë, dhe ende nuk është vendosur nëse do të ndiqen hapa ligjorë. Raportohet se reçipetat u hoqën menjëherë pas përfundimit të xhirimeve dhe zona u la pa dëmtime të dukshme./mxh
Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Dong Jun, ka komunikuar me homologun rus, Andrey Belousov, duke i thënë se dy vendet duhet të forcojnë koordinimin strategjik dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Ai shtoi se Kina është e gatshme të rrisë mekanizmat e shkëmbimit dhe të kontribuojë për sigurinë dhe qëndrueshmërinë globale.
Takimi vjen pak ditë pasi negociatorët rusë dhe ukrainas diskutuan një plan të ndërmjetësuar nga SHBA për të përfunduar luftën, pothuajse katër vjet pas pushtimit rus.
Belousov nga ana e tij tha se që nga takimi i fundit në qershor të vitit të kaluar, shumë ngjarje kanë ndikuar në situatën ndërkombëtare dhe se vendet duhet të përmirësojnë aftësitë për t’iu përgjigjur rreziqeve dhe sfidave globale. Ai shtoi se takimi do të forcojë më tej partneritetin strategjik dypalësh midis Kinës dhe Rusisë.
Dong dhe Belousov gjithashtu diskutuan bashkëpunimin ushtarak, shkëmbimin e eksperiencës dhe nevojën për të punuar së bashku për sfidat globale, duke përfshirë sigurinë në rajone të ndryshme.
Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese, bullizim dhe akuza për dhunë psikologjike ndaj banorit Mali, Vëllai i Madh ka ndërhyrë duke marrë një vendim të fortë disiplinor për Rogertin. Ditën e sotme, në shtëpi mbërritën dy zarfe të zinj, të cilët sollën tension dhe […]
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Malit dhe Rogertit këto ditë në shtëpi. Gjatë sfidës së rezistencës, Rogerti iu drejtua me disa komente ofenduese Malit, si “Ti nuk ke gjak shqiptari” dhe “Kush ta ka bërë traumë jetën ty, mami apo babi?”, duke u munduar të përdorë historinë e disa javëve më parë, kur […]
Leonora Jakupi ka prekur ndjekësit e saj me një dedikim të ndjerë për të atin, në ditën e tij të lindjes. Këngëtarja e njohur dhe opinionistja e “Big Brother VIP Kosova” publikoi në rrjetet sociale një fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet pranë portretit të babait të saj, duke sjellë një moment të […]
Qytetarë nga zona të ndryshme të Tiranës ankohen për cilësinë e ujit, e shqetësohen për sasinë e tepërt të klorit dhe aromën që mban. Top Channel u interesua pranë laboratorit të UKT për problematikën, të cilët sqaruan se nuk ka vend për panik pasi parametrat e klorit në rrjetin shpërndarës, janë në nivelet e përcaktuara […]
Në emisionin “Në Shënjestër”, u publikuan dëshmitë e personave përgjegjës për daljen nga ambientet e burgut dhe shoqërimin e Altin Ndocit, në spitalin rajonal të Durrësit. Sipas dosjes hetimore, Ylfete Sema, me funksion mjeke e shërbimit shëndetësor në IEVP Durrës, ajo ka lëshuar pa kryer planifikim, si dhe pa kryer vizitë mjekësore, rekomandimin për pacientin […]
Banori me i ri i shtepise se “Big Brother VIP Albania”, DJ Gimbo ka shprehur hapur simpatinë e tij për Selinin, duke e vlerësuar atë si një nga banoret më pozitive të “Big Brother VIP Albania”. Në një deklaratë në dhomën e rrëfimit, ai u shpreh se Selini i transmeton energji shumë të mirë dhe […]
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, në një takim me simpatizantë e qytetarë në Lezhë bëri thirrje për të marrë pjesë në protestën që kjo forcë politike do të organizojë më 31 janar. Lapaj tha se dikur në bulevard për 700 mijë euro u dogj Tirana dhe u vranë 4 njerëz. “Sot, vetëm në një mesazh […]
Problemet me përmbytjet dhe kanalet e bllokuara vijojnë të mbeten një shqetësim serioz për banorët e zonës së Shkozetit në Durrës. Pas reshjeve të shiut, shumë rrugë përmbyten, ndërsa ujërat e ndotura depërtojnë në oborre e banesa, duke rrezikuar shëndetin dhe sigurinë e komunitetit. Së fundmi, 140 qytetarë kanë firmosur një peticion, përmes të cilit […]
Zonja e Parë Melania Trump u bëri thirrje të martën amerikanëve të bashkohen pas vrasjes fatale të dy qytetarëve amerikanë nga forcat federale të rendit dhe protestave në Minneapolis këtë muaj. “Duhet të bashkohemi. Unë po bëj thirrje për unitet. E di që im shoq, presidenti, pati një telefonatë të shkëlqyer dje me guvernatorin dhe […]
SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes Siriane për të zgjatur armëpushimin për 15 ditë me grupin terrorist YPG/SDF. Në një deklaratë të përbashkët, SHBA-ja dhe tre vende evropiane përshëndetën armëpushimin midis ushtrisë siriane dhe YPG/SDF-së duke u bërë thirrje të gjitha palëve që t’i përmbahen në mënyrë […]
Personi që shihni në foto është Vasil Pilo, i riu shqiptar që humbi jetën këtë të martë në aksidentin tragjik në Rumani. Ai është identifikuar zyrtarisht vetëm pak minuta më parë nga policia rumune, e cila tashmë ka kaluar informacionin edhe drejt policisë greke.
Vasil Pilo mësohet se jetonte me familjen e tij në Alexandria të Imathias në Greqi prej shumë vitesh. Jashtë kamerave miqtë e tij tregojnë se Vasili ishte tifoz i zjarrtë i PAOK dhe ishte prezent në gjithë ndeshjet e skuadrës së tij të zemrës, e cila ishte dhe arsyeja që ai po udhëtonte drejt Francës sot.
Aksidenti tragjik ndodhi në Rumani, kur një furgon me tifozë të ekipit grek PAOK të Selanikut, të cilët udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Lionit në Europa League, u përfshi në aksident në autostradën pranë qytetit Lugoj. Të gjithë tifozët ishin të moshës 25 deri në 30 vjeç. Sipas autoriteteve rumune, furgoni tentoi të parakalonte një kamion-cisternë, por gjatë rikthimit në korsi u përplas fillimisht me të dhe më pas kaloi në krahun e kundërt të rrugës, ku u përplas me një kamion tjetër. Në aksident u përfshinë gjithsej katër mjete.
Gjashtë nga viktimat humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë gjatë transportit drejt spitalit. Helikopterët e emergjencës nuk mundën të ndërhyjnë për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin e qytetit Lugoj.
Ministria e Jashtme e Greqisë dhe ambasada greke në Bukuresht ndodhen në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet rumune, për identifikimin e viktimave dhe mbështetjen e familjarëve. Ndërkohë, Klubi i PAOK ka shpallur zi dhe ka njoftuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kthimin e trupave dhe ndihmën ndaj të plagosurve.
Këtë të martë Greqia është tronditur nga një aksident i rëndë që u mori jetën 7 tifozëve të skuadrës greke PAOK, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur. Për fat të keq, mes viktimave është konfirmuar edhe 29-vjeçari Vasil Palo me origjinë nga Korça, ndërsa mes të plagosurve është një tjetër shqiptar, i identifikuar si Genci Sadiku.
Të gjithë personat që po udhëtonin në këtë furgon ishin të moshës 25 deri në 30 vjeç.
Sipas autoriteteve rumune, furgoni tentoi të parakalonte një kamion-cisternë, por është përplasur kokë më kokë me një tjetër kamion.
Helikopterët e emergjencës nuk mundën të ndërhyjnë për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin e qytetit Lugoj.
Ministria e Jashtme e Greqisë dhe ambasada greke në Bukuresht ndodhen në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet rumune, për identifikimin e viktimave dhe mbështetjen e familjarëve.
Klubi i PAOK ka shpallur zi dhe ka njoftuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kthimin e trupave dhe ndihmën ndaj të plagosurve. Dhjetëra tifozë të tjerë të PAOK që ishin nisur për në Lion janë kthyer në Greqi. Ndërkohë, kërkesa për anulimin e ndeshjes nuk është pranuar nga Federata Europiane e Futbollit.
Ngushëllime për aksidentin tragjik kanë shprehur gjithë liderët e partive greke, por edhe klubet e futbollit të Greqisë.
Forca të shumta policie kanë qënë të pranishme mbrëmjen e sotme në afërsi të qëndrës së qytetit të Fierit.
Një person është nxjerrë me forcë nga automjeti i tij dhe është shoqëruar në furgonin e Forcave “Shqiponja”.
Në vendngjarje janë parë dhjetëra efektivë policie, ndërsa situata është zhvilluar në sy të qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit. Shkaqet mbeten ende të paqarta, ndërsa në vijim pritet një informacion zyrtar i Drejtorisë Vendore të Policisë .