Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 January 2026Lajme Shqiperi

06:45 Aksident i rëndë hekurudhor në Spanjë/ Përplasen dy trena, raportohet për disa vikti*a

By: Klara
19 January 2026 at 06:45

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Spanjë, ku janë përplasur dy trena me shpejtësi të lartë. Njëri nga trenat ishte nisur nga Malaga dhe po udhëtonte për në Madrid kur doli nga shinat. Ndërkohë treni tjetër, i nisur për në Huelva dhe që kalonte në një linjë ngjitur, doli gjithashtu nga shinat pas përplasjes.

Dyshohet se në bord trenat kishin rreth 300 persona. Mediat vendase raportojnë për pesë pasagjerë të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. Nuk përjashtohet mundësia që numri i viktimave të rritet në orët në vijim. Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të liruar njerëzit që besohet se janë ende të bllokuar në tren.

Shërbimet hekurudhore në linjën Madrid-Andaluzi janë pezulluara për një kohë të pacaktuar. Lidhur me ngjarje ka reaguar kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

“Qeveria po punon me pjesën tjetër të autoriteteve përkatëse dhe shërbimet e emergjencës për të ndihmuar pasagjerët”, shkroi ai në platformën “X”.

Ministri spanjoll i Transportit, Oscar Puente, u shpreh në reagimin e tij se po e ndjek nga afër situatën. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë./K.M

06:30 Krimi makabër në Itali/ Bashkëshorti vr*t gruan dhe e varr*s në një fushë pranë punës së tij

By: Klara
19 January 2026 at 06:30

Një krim brutal është zbuluar në Itali, në rajonin Anguilar, rreth 30 kilometra larg Romës, ku një grua 40-vjeçare u gjet e groposur.

Sipas prokurorëve, Federica Torzullo u vra brenda shtëpisë së saj nga bashkëshorti, Claudio Carlomanio. Gruaja kishte qenë e zhdukur prej dhjetë ditësh dhe autori i krimit kishte mohuar çdo përgjegjësi deri sot në mesditë.

Pas një sërë hetimesh, karabinierët arritën të gjenin trupin e gruas në një fushë që ndodhej pranë një kompanie bujqësore në pronësi të autorit të krimit. Mediat italiane raportuan se karabinierët, gjatë hetimeve, panë dorën e një gruaje sipër dheut dhe dyshuan se mund të ishte trupi i Torzullo-s.

Çifti jetonte në të njëjtën banesë, por sipas miqve, ata ishin të ndarë. Fqinjët e kishin parë bashkëshortin e 40-vjeçares duke larë një kamion që e përdorte për punë, ndërsa njolla gjaku ishin gjetur në shtëpinë dhe vendin e tij të punës.

Claudio Carlomanio u dërgua në burg në qytetin e Civitavecchia-s, 80 kilometra në veri të Romës. Sipas avokatit mbrojtës të autorit, ai donte të vetëdorëzohej por autoritetet kishin arritur ta arrestonin më para./K.M

06:15 Parashikimi i motit 19 janar 2026

By: Klara
19 January 2026 at 06:15

Moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit. Reshje të pakta ose mungesë reshjesh, kryesisht në zonat malore.

Temperatura të ulëta, me mëngjese dhe mbrëmje të ftohta. Era do të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa deti relativisht i qetë./KM

06:00 Horoskopi, 19 janar 2026

By: Klara
19 January 2026 at 06:00

Dashi

Jeta juaj ne çift do jete shume e turbullt gjate kësaj dite. Asgjë nuk do ece si e kishit menduar. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do mund ta gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Gjendja e financave do jene me e mire se me pare. Do mund te kryeni edhe disa transaksione me rëndësi.

Demi

Edhe pse kohet e fundit rutina ka mbizotëruar ne jetën tuaj ne çift, sot gjerat kane për te ndryshuar rrënjësisht. Do bëheni një me partnerin dhe do krijoni një ambient fantastik. Beqaret duhet t’i njohin mire personat qe do ju bëjnë ftesa para se te pranojnë propozimet e tyre. Ne planin financiar priten goxha probleme dhe vështirësi. Kujdes!

Binjaket

Pjesa me e madhe e atyre qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite interesante dhe te mbushur me te papritura te këndshme. Shfrytëzoni çdo moment. Beqaret duhet te dalin dhe te njohin sa me shume persona. Sot fati do jete ne anën e tyre. Ne planin financiar gjerat do ecin me se miri. Do keni aq para sa te kryeni shpenzimet e duhura.

Gaforrja

Do ju duhet te harxhoni goxha kohe sot për te zgjidhur te gjitha problemet e mbetura pezull. Gjithsesi fale bashkëpunimit te ngushte me partnerin, do e keni gjithçka me te lehte. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse te cilat mund t’ua ndryshojnë te ardhmen. Financat duhen pasur me kujdes se kurrë me pare. Gjendja mund te përkeqësohet nga ndonjë pakujdesi e vogël.

Luani

Te gjitha keqkuptimet qe kishin lindur ne jetën tuaj ne çift, sot do te shuhen njëherë e përgjithmonë. Do dashuroheni ashtu si ta ndjeni me atë qe keni ne krah. Beqaret do takohen me persona vërtet interesante, me te cilët mund te krijojnë pa frike një lidhje. Gjendja financiare do jete goxha me e mire nga sa e kishit menduar, kjo fale ndihmës se yjeve.

Virgjeresha

Do ketë edhe momente delikate sot ne jetën tuaj ne çift kështu qe tregoheni te kujdesshëm me çdo veprim. Ata qe kane pasur mosmarrëveshje te shumta mund te mendojnë edhe t’i japin fund gjithçkaje. Beqaret nuk duhet te nxitohen qe te marrin vendime sepse do pendohen shpejt. Dite e bukur dhe plot fat për financat. Gjendja do jete e qëndrueshme.

Peshorja

Do përjetoni ndjesi te forta gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe gjerat do ecin me se miri. Shfrytëzoni çdo sekonde deri ne maksimum. Beqaret nuk do i marrin seriozisht ftesat qe do ju behet dhe do pendohen shume shpejt për këtë gjë. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Tregohuni sa me te kujdesshëm me shpenzimet.

Akrepi

Do keni shume mosmarrëveshje sot me partnerin tuaj dhe asgjë nuk do ece si e kishit menduar. Nuk do ndaleni dot se e kritikuari atë. Beqaret nuk duhet te bëjnë asnjë çmenduri sepse gjerat mund t’iu kthehen ne kahun e kundërt. Gjendja financiare nuk do ketë asnjë tronditje sado te vogël. Do dini mire si ti menaxhoni ato para qe keni.

Shigjetari

Do kaloni plot çaste te lumtura sot pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni aspak dëshirë te ndaheni për ndonjë çast. Beqaret do jene te pafat ne dashuri, por kjo nuk do te thotë qe do mërziten. Miqtë do i mbajnë pranë dhe do i argëtojnë. Financat do jeni goxha delikate. Mos bëni çmenduri sepse do mbeteni pa para shume shpejt. Nuk do dini nga te shkoni me pas.

Bricjapi

Qëndrojini besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite nëse doni qe marrëdhënia juaj me te të vazhdoje për një kohe te gjate. Beqaret do kenë çaste entuziazmuese dhe te mbushura me takime interesante. Shfrytëzoni secilin prej tyre. Financat mundohuni t’i menaxhoni me shume kujdes derisa gjendja te behet akoma me e qëndrueshme.

Ujori

Dashuria ne çift do jete akoma me e madhe sot. Te dy me partnerin do keni te njëjtat ide dhe mendime mbi jetën dhe gjerat do ju shkojnë me se miri. Beqaret nuk do kenë ditën më me fat kështu qe do ju duhet ende te presin edhe pak për te gjetur dashurinë e madhe. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni gjerat. Tregohuni te kujdesshëm.

Peshqit

Mos kërkoni aventura te tjera sot juve qe jeni ne një lidhje sepse do shkatërroni çdo gjë te bukur qe keni ndërtuar deri me tani. Beqaret do kenë mundësi edhe për aventura fantastike, por edhe për dashuri serioze dhe afatgjata. Gjithçka do jete ne dorën e tyre. Financat do jene goxha te kënaqshme. Do i kryeni shpenzimet e domosdoshme pa asnjë problem./K.M

Grekët kanë ardhur nga Anadolli në Greqi në shekullin e VIII, aty gjetën shqiptarët…

By: njeshi
19 January 2026 at 06:35

Nga Spartak Ngjela- Grekët kanë ardhur nga Anadolli në Greqi në shekullin e VIII, aty gjetën shqiptarët që quheshin arbanë ose arbanitas; me lagjen e tyre kryesote në Athinë poshtë Akropolit, që quhej e që quhet ende sot Plaka. Prandaj sot… Kot po lodhen këta injorantë shekullorë, sepse shqiptatët dhe gjuhën shqipe nuk e ka mposhtur dot askush në historinë tonë: Iliri- Arbëri – Shqipëri…

Source

Deputeti Xhelal Mziu: Me 24 janar do ta ndezim Tiranën si në Greqi dhe Francë!

By: njeshi
19 January 2026 at 06:24

Të gjitha forcat e Selisë Blu janë përqendruar te data 24 janar ku mësohet se nuk do të jetë protestë e thjeshtë, ndonëse lideri demokrat për të qenë në rregull me ligjin ka thënë se “do të jetë paqësore”. Por deputeti demokrat zbulon, pa dashje, atë që po përgatitet në fshehtësi në PD. Xhelal Mziu, i ftuar në A2CNN, zbuloi se si do të jetë protesta e opozitës e 24 janarit. “Kjo nuk është një…

Source

22:59 “Nuk e prisja kurrë nga ajo!” Mateo zemërthyer pas nominimit

By: Monika
18 January 2026 at 22:59

Nominimi i Mateos nga Brikena gjatë Prime-it të mbrëmshëm në “Big Brother VIP Albania” ka sjellë një valë reagimesh dhe emocionesh brenda shtëpisë. Reagimi më i fortë erdhi vetë nga Mateo, i cili u shfaq dukshëm i prekur dhe i zhgënjyer në dhomën e rrëfimit.

“Nuk e prisja. Për mua ishte shumë zhgënjyese,” u shpreh ai, duke theksuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë veten në këtë situatë, e aq më pak të nominuar pikërisht nga Brikena. Sipas tij, vendimi ishte i papritur dhe emocionalisht i rëndë.

Pas reagimit të Mateos, për herë të parë foli edhe Brikena në dhomën e rrëfimit gjatë pasdites së sotme, ku dha versionin e saj të ngjarjes. Ajo mohoi kategorikisht që nominimi të ketë qenë një akt hakmarrjeje. “Hakmarrje, asnjëherë! Më ka bërë të ndihem keq dhe në atë moment më erdhi emri i tij, kaq,” deklaroi ajo.

Brikena iu referua një situate të mëparshme që lidhej me Mateo dhe Kristin, ku sipas saj, Mateo kishte pohuar se mes tyre kishte ndodhur një puthje diçka që ajo e mohon. Ajo theksoi se nuk mban përgjegjësi për keqkuptimet dhe se për të, e vërteta është parimi kryesor.

“Nuk është çështja te puthja, sepse nuk ka asgjë të keqe të puthësh një person. Por kur diçka nuk ka ndodhur, unë dua që të thuhet e vërteta,” u shpreh Brikena.

Reagimi i saj lë të kuptohet se nominimi ishte më shumë rezultat i dinamikave të lojës dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë, sesa një vendim i nxitur nga mllefi apo hakmarrja. Ndërkohë, tensionet mes banorëve pritet të ndikojnë edhe më tej në rrjedhën e lojës dhe marrëdhëniet mes tyre./mxh

22:45 Qeveria njoftoi reformën e pensioneve, 75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim këtë vit

By: Monika
18 January 2026 at 22:45

Shumë pensionistë janë surprizuar këtë janar, teksa pensioni i tyre nuk kishte pësuar ndryshim, edhe pse qeveria njoftoi se 2026 është viti i reformës së pensioneve.

Institucionet publike kanë artikuluar vetëm masën e rritjes për kategoritë përkatëse, por vendimi i zbardhur i qeverisë parashikon kufizim dhe përjashtime.

“E-Zonë” ka mësuar se si pasojë e këtyre kufizimeve dhe tavanëve të vendosur, rreth 75 mijë pensionistë nuk përfitojë asnjë lekë nga kompensimi.

Teuta Nunaj, eksperte e ekonomisë, gjatë një interviste për “Vizion Plus” sqaroi se edhe ata që përfitojnë, nëse janë pranë tavanëve të përcaktuar, do të marrin një shumë minimaliste.

“Për pensionin e pleqërisë të plotë urban, tavani ka qenë 40 mijë lekë. Kjo do të thotë se nëse masa e pensionit kalon këtë kufi, pensionisti nuk përfiton. Por edhe nëse masa e pensionit të plotë urban është 39 mije lekë, masa e kompensimit është vetëm 1000 lekë, pra nuk përfitohet i plotë 1800 lekë sikundër parashikon vendimi. E njëjta metodologji është zbatuar edhe për pensionet urbane të pjesshme, ku tavani ishte 22 mijë lekë i përcaktuar, për pensionet rurale dhe familjare tavani ka qenë 18 mijë lekë, ndërsa për personat e invaliditetit tavani ka qenë 30 mijë lekë. Kush e ka pensionin në këto kufij masa e rritjes do të jetë minimale dhe s’duhet t’i kalojë këto tavane”, tha Nunaj.

Sipas ekspertes kjo skemë krijon një pabarazi, pasi krijon dy grupe, ata që përfitojnë dhe ata që përjashtohen.

“Me këtë skemë që po aplikohet, unë nuk do ta quaja rritje të pensionit, madje as një bonus të ndarë në 12 muaj. Kjo skemë quhet kompensim. Pra nuk rrit masën e pensionit, por rrit shtesat. Kjo do të thotë që këto shtesa nuk do të jenë pjesë e përllogaritjes së indeksimit”, tha Nunaj.

Nëse reforma e pensionit të vijojë me të njëjtën metodologji edhe në vitet pasuese, sërish mijëra prej pensionistëve do të mbeten të përjashtuar./mxh

22:38 Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Khameneit do të ishte shpallje lufte

By: Monika
18 January 2026 at 22:38

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, paralajmëroi të dielën se çdo sulm ndaj udhëheqësit suprem të vendit, Ajatollah Ali Khamenei, do të ishte një deklaratë lufte.

Në një përgjigje të dukshme ndaj spekulimeve se Donald Trump po shqyrton një përpjekje për të vrarë ose rrëzuar Khamenein, Pezeshkian tha në një postim në X: “Një sulm ndaj udhëheqësit të madh të vendit tonë është i barabartë me një luftë në shkallë të plotë me kombin iranian”.

Presidenti iranian fajësoi gjithashtu SHBA-në për protestat që kanë tronditur Iranin gjatë dy javëve të fundit dhe kanë çuar në mijëra vdekje midis demonstruesve, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

“Nëse ka vështirësi dhe kufizime në jetën e popullit të dashur të Iranit, një nga shkaqet kryesore është armiqësia e gjatë dhe sanksionet çnjerëzore të vendosura nga qeveria amerikane dhe aleatët e saj”, ka thënë Pezeshkian.

Trump, në një intervistë me Politico të shtunën, bëri thirrje për t’i dhënë fund mbretërimit gati 40-vjeçar të Khameneit, duke e quajtur atë “një njeri të sëmurë që duhet ta drejtojë vendin e tij siç duhet dhe të ndalojë së vrari njerëz”.

Vala e fundit e trazirave në Iran filloi më 28 dhjetor kur zemërimi i përhapur për inflacionin në rritje, rënien e monedhës dhe vështirësitë ekonomike u përhapën nga Teherani në qytete në të gjithë vendin, duke i transformuar me shpejtësi demonstratat për kostot e jetesës në protesta të gjera antiqeveritare që kërkonin ndryshimin e regjimit.

Ndërsa lëvizja u rrit, autoritetet iraniane iu përgjigjën më 8 janar me një mbyllje pothuajse totale të shërbimeve të internetit dhe telefonisë, duke prerë shumicën e lidhjeve globale në një përpjekje për të shtypur komunikimin, për të errësuar shkallën e trazirave dhe për të mbytur raportimin e pavarur, duke lënë shumë iranianë të izoluar nga bota e jashtme.

Të martën e kaluar, Trump u bëri thirrje iranianëve të vazhdojnë të protestojnë dhe të “marrin kontrollin e institucioneve tuaja”, duke u thënë atyre se “ndihma është në rrugë”, ndërsa raportet rriteshin se një sulm ndaj Iranit ishte i afërt.

Të mërkurën, SHBA-të ishin afër nisjes së sulmeve ushtarake ndaj Iranit, por në fund u tërhoqën ndërsa Trump zgjodhi të ndalonte mes presionit në rritje rajonal dhe diplomatik.

Faqja e internetit amerikane e lajmeve Axios raportoi se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e kishte paralajmëruar Trump se Izraeli nuk ishte i përgatitur për hakmarrjen iraniane dhe vuri në dyshim efektivitetin e një sulmi të SHBA-së.

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, gjithashtu kishte kërkuar përmbajtje, sipas Axios, duke përmendur rreziqet për stabilitetin rajonal./mxh

22:29 BE diskuton kundërmasa ndaj Trump për Groenlandën, Bloomberg: Në shqyrtim vendosja e tarifave ndaj mallrave amerikane dhe pezullimi i marrëveshjes tregtare

By: Monika
18 January 2026 at 22:29

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë disa opsione për t’iu përgjigjur kërcënimit të Donald Trump për vendosjen e tarifave, përfshirë edhe mundësinë e pezullimit të marrëveshjes tregtare me SHBA, raporton Bloomberg.

Reagimi i BE-së ishte në fokus të një takimi të thirrur të dielën në Bruksel nga presidenca e Qipros, ku ambasadorët e vendeve anëtare përpiqeshin të formulojnë një qëndrim të përbashkët ndaj kërcënimit të Trump.

Më vonë të dielën, u bë e ditur se Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka thirrur një Samit të Jashtëzakonshëm, me sfond zhvillimet rreth Groenlandës dhe kërcënimin për vendosjen e tarifave ndaj tetë vendeve, nga të cilat gjashtë janë anëtare të BE-së.

Një nga propozimet që po shqyrtohet është vendosja e tarifave kundërvëniese ndaj produkteve amerikane në vlerë 93 miliardë euro.

Po ashtu është diskutuar edhe përdorimi i Mjetit të fuqishëm kundër praktikave të detyruara (Anti-Coercion Instrument), një mekanizëm që fillimisht u krijua për të kundërshtuar taktikat intimiduese të Kinës dhe që lejon BE-në të vendosë tarifa dhe kufizime investimesh ndaj vendeve që shkelin rregullat.

Ky instrument ofron një gamë të gjerë mundësish, përfshirë tarifat, kufizime në tregtinë e shërbimeve, kufizime në të drejtat e pronësisë intelektuale që lidhen me tregtinë, si dhe kufizime në investimet e huaja direkte dhe kontratat publike.

Madje, Emmanuel Macron propozoi të dielën që BE-ja të konsiderojë përdorimin e këtij mjeti, megjithëse Franca nuk e ka përdorur më parë.

Vitin e kaluar, BE-ja kishte miratuar tarifa kundër SHBA-së në vlerë 93 miliardë euro, por pezulloi zbatimin e tyre pas arritjes së një marrëveshjeje tregtare me Uashingtonin.

Eurodeputetët propozuan gjatë fundjavës që të pezullojnë miratimin e marrëveshjes tregtare, duke iu referuar veprimeve të fundit të Trump.

Më herët dje, Presidenti amerikan kërcënoi të vendosë tarifa 10% ndaj tetë vendeve evropiane (Britani, Francë, Gjermani, Danimarkë, Norvegji, Holandë, Suedi dhe Finlandë) nga 1 shkurti, si përgjigje për veprimet e tyre lidhur me Groenlandën. Në rast se nuk realizohej plotësisht blerja ose marrëveshja e Trump, tarifat do të rriteshin në 25% nga 1 qershori./mxh

22:18 Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë, BE dhe Mercosur firmosin marrëveshjen historike

By: Monika
18 January 2026 at 22:18

Pas 25 vitesh bisedime të gjata dhe shpeshherë të bllokuara, Bashkimi Evropian dhe vendet e Mercosur-it kanë firmosur në Asunción të Paraguait marrëveshjen historike të tregtisë së lirë. Ky hap krijon zonën më të madhe të këmbimit tregtar në botë, duke bërë bashkë 750 milionë konsumatorë dhe duke hequr mbi 90% të tarifave doganore.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cilësoi këtë firmë si një sinjal të fortë për botën dhe si një trashëgimi për gjeneratat e ardhshme, ndërsa udhëheqësit e tjerë evropianë theksuan se, në një kohë kur disa vende ngrenë mure dhe vendosin tarifa, Europa po ndërton ura bashkëpunimi.

Edhe liderët e Amerikës Latine e mirëpritën marrëveshjen me entuziazëm, duke e parë atë si një fitore të diplomacisë ndaj izolimit. Presidenti brazilian Lula da Silva e quajti këtë një përgjigje ndaj politikave izoluese, ndërsa presidenti argjentinas, Javier Milei, gjeti rastin të vlerësonte publikisht rolin e kryeministres italiane Giorgia Meloni në arritjen e dakordësisë brenda Këshillit Europian.

Sipas parashikimeve të Brukselit, përfitimet do të jenë të menjëhershme, me një rritje të ndjeshme të shkëmbimeve tregtare, veçanërisht në sektorin ushqimor, ku do të mbrohen qindra produkte tipike evropiane nga imitimet.

Megjithatë, rruga drejt zbatimit të plotë mbetet e përpjetë dhe e mbushur me pengesa politike. Fermerët europianë janë rreshtuar kundër kësaj marrëveshjeje, duke paralajmëruar protesta masive me mijëra traktorë në Strasburg, pasi i tremben konkurrencës nga produktet e Amerikës Jugore.

Paralelisht me tensionet në rrugë, beteja do të zhvendoset edhe në Parlamentin Europian. Javën e ardhshme pritet të votohet një kërkesë për ta dërguar marrëveshjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, gjë që mund ta shtyjë hyrjen e saj në fuqi edhe me dy vite të tjera, duke mbajtur pezull një proces që ka nisur që në fund të shekullit të kaluar./mxh

22:18 Washington Post: Akulli në Groenlandë po shkrihet shpejt, rritet konkurrenca mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë për burimet natyrore

By: Monika
18 January 2026 at 22:18

Kriza klimatike ka nxjerrë në pah Grenlandën si një pikë kyçe gjeopolitike, pasi rritja e shpejtë e temperaturave në Arktik po hap perspektiva të reja për shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe krijimin e rrugëve të reja tregtare.

Shkrirja graduale e akullnajave intensifikon konkurrencën midis fuqive të mëdha botërore për kontrollin e rajonit, me administratën Trump që vendos Grenlandën në qendër të strategjive të SHBA-së.

Shkrirja e akullit në Arktik, një fenomen që po ndodh katër herë më shpejt se në pjesën tjetër të Tokës, sjell në pah një sërë mundësish gjeopolitike dhe ekonomike. Sipas një analize të Washington Post, roli strategjik i Grenlandës, i kombinuar me burimet e papërfunduara natyrore si diamante, litium dhe bakër, e bëjnë rajonin jashtëzakonisht tërheqës për fuqitë e mëdha, të cilat synojnë të kontrollojnë rrugët tregtare në zhvillim dhe burimet natyrore.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur herë pas here dëshirën për të marrë nën pronësi Grenlandën, dhe kohët e fundit kjo ambicie është shfaqur më e fortë se kurrë, duke u bazuar në pozicionin strategjik dhe burimet natyrore të pasura të ishullit.

Megjithëse Trump e mohon lidhjen e kësaj dëshire me ndryshimet klimatike, realiteti mbetet, rritja e temperaturave në rajon e bën Grenlandën kritike për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Sipas Sherry Goodman, eksperte në Atlantic Council, “Pozicioni strategjik dhe qasja në burime të pashfrytëzuara e bëjnë Grenlandën edhe më tërheqëse për interesat amerikane”.

Rritja e trafikut detar dhe zhvillimi i rrugëve të reja tregtare sjellin sfida shtesë gjeopolitike. Rrugët tradicionale, si Deti i Veriut dhe Kanalet Perëndimore Detare, po bëhen më të qasshme, duke lejuar anijet tregtare të udhëtojnë më shpejt nga Evropa Veriore drejt Amerikës së Veriut, duke reduktuar ndjeshëm kohën e transportit.

Kina, për shembull, tashmë ka përfituar nga këto rrugë të reja detare, duke shkurtuar kohën e transportit të mallrave.

Rëndësia strategjike e Grenlandës lidhet gjithashtu me burimet e saj natyrore. Rajoni është i pasur me minerale si litiumi dhe bakri, të domosdoshme për teknologjinë moderne, nga telefonat celularë deri tek bateritë e automjeteve elektrike.

Rëndësia e ishullit po rritet ndërsa SHBA-ja synon të forcojë praninë strategjike në Arktik, dhe shkrirja e akullnajave e bën rajonin më të qasshëm për aktivitetet nxjerrëse dhe tregtare.

Ekspertët vënë në dukje se Arktiku po shndërrohet në një zonë të re të konflikteve gjeopolitike, ku ndryshimet klimatike ndikojnë në konkurrencën strategjike.

Siç thekson Joseph Maiert, drejtor i Qendrës për Sigurinë Energjitike dhe Ndryshimet Klimatike në CSIS, “Shkrirja e akullit në Arktik krijon një arenë krejt të re për konkurrencë ekonomike dhe strategjike”.

Edhe pse zhvillimet në Arktik mund të duken të ngadalta, dinamika e rajonit po ndryshon me ritme të shpejta./mxh

22:08 Vinicius, e ardhmja te Reali është në dyshim

By: Monika
18 January 2026 at 22:08

Shkarkimi i Xabi Alonsos nga posti i trajnerit të Real Madridit ka rritur shpresat e klubit për rinovimin e kontratës së Vinicius Junior.

Drejtuesit, me Florentino Perez në krye, e konsiderojnë brazilianin një element kyç për të ardhmen. Marrëdhënia e tensionuar mes lojtarit dhe ish-trajnerit ka ndikuar në bisedimet e mëparshme.

Sipas “MARCA”, situata mbetet ende e paqartë, pavarësisht një klime më të favorshme. Vinicius gëzon mbështetjen e klubit dhe të trajnerit aktual, Alvaro Arbeloa.

Pengesa kryesore mbetet diferenca mes kërkesave të lojtarit për pagë dhe ofertës së klubit. Tensionet me tifozët dhe forma jo e mirë e fundit e mbajnë të ardhmen e tij në pikëpyetje./mxh

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

By: e xh
18 January 2026 at 22:32

“Donald Trump nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesazhi i tij drejtuar aleatëve evropianë për çështjen e Groenlandës”, tha Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessant.

Ai gjithashtu në deklaratën e tij nënvizon se Evropa është “shumë e dobët” për të siguruar sigurinë e saj.

Në një intervistë në NBC News, Bessant duket se minimizoi kërcënimet e Bashkimit Evropian për të anuluar marrëveshjen tregtare të arritur vitin e kaluar me administratën Trump, duke vënë në dukje se presidenti amerikan po përdor ndikimin strategjik si “levë” për të arritur qëllimet e tij.

“Para së gjithash, marrëveshja tregtare nuk është finalizuar dhe një veprim emergjent mund të jetë krejtësisht i ndryshëm nga një marrëveshje tjetër tregtare”, tha ai, duke shtuar se Trump po “përdor fuqitë emergjente për ta bërë këtë”.

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces –

By: 27
18 January 2026 at 22:49

Milani mban ritmin e Interit në Serie A. Në San Siro skuadra e Massimiliano Allegrit iu imponua Lecces me një tjetër rezultat të ngushtë 1-0 ku ai që vendosi fatin në favor të kuqezinjve ishte pikërisht Niclas Fullkrug që shënoi golin e tij të parë me skuadrën milaneze por që rezultoi i fitores për të.

Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0 dhe ishte një fraksion loje me shumë pak emocione. Milani e kishte kontrollin e lojës por rrezikoi vetëm me Saelemaekers dhe Pulisic, ndërkohë që theksojmë se në minutën e 9 Leaos iu anulua një gol për pozicion jashtë loje

Edhe në pjesën e dytë Milani ishte dominues në fushën e lojës teksa krijoi disa shanse shënimi dhe në minutën e 76 kuqezinjtë arritën më në fund të zhbllokojnë rezultatin pikërisht me Fullkrug, vetëm 4 minuta pas hyrjes në fushën e lojës me gjermanin që i harruar nga mbrojtja e Lecces në zonë dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje me kokë.

Pas këtij goli Milani pati mundësi të tjera shënimi por pa e gjetur dot edhe një gol tjetër edhe për meritë të Falcones dhe ndeshja u mbyll 1-0 me Milanin që vazhdon të ruajë diferencën prej 3 pikësh me rivalët zikaltër që janë në krye të renditjes.

gijotina.com/

Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti –

By: 27
18 January 2026 at 22:37

Një vendim i diskutueshëm për penallti bëri që finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës të shndërrohej në kaos.

Trajneri i Senegalit, Pape Thiaw, u urdhëroi lojtarëve të tij të largoheshin nga fusha pasi kundërshtarit Marok iu dha një penallti në fund të kohës shtesë. Mbrojtësi i West Ham United, El Hadji Malick Diouf, ishte penalizuar për rrëzimin e Brahim Diaz brenda zonës së penalltisë. Incidenti ndodhi pak pasi Senegalit ju anulua një gol në kohën shtesë.

Goditja me kokë e Ismaila Sarr u anulua për shkak të një faulli të dyshuar nga Idrissa Gueye ndaj Achraf Hakimi në një goditje nga këndi. Asnjëra palë nuk kishte arritur të gjente një gol përpara se tabela e gjyqtarit të katërt të ngjitej lart pas 90 minutash lojë.

gijotina.com/

E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias –

By: 27
18 January 2026 at 22:11

Çfarë ndodhi? “Asgjë sepse sot ishim përballë Egnatias, ishte ndeshje shumë e hapur dhe bukur për tifozët. Katër golat nuk ishin pak, ndoshta meritonim më shumë. Golat e Egnatias erdhën nga penallti shumë të diskutueshme, unë nuk komentoj vendosjet e arbitrave, por sot ishte pak e çuditshme.

Pas golit të parë për Egnatian, neve ndërruam dhe formacionin. Ishim 3-5-2. Egnatia futi 3 lojtarë të gjatë dhe ishim pastaj ekuilibër në ajër, ishim në rregull. E dini si erdhën golat nga Egnatia, çfarë mund të them unë.

Unë fola me Ibraimin, Diallo ishte afër portës, unë kërkova më shumë. Kjo ishte pak, nuk ishte shumë mirë. Jam shumë i kënaqur për lojën, krenar për çunat. Lufta do vazhdojë. Edhe 1 pikë nuk është keq, kampionati është i gjatë dhe çdo pikë ka vlerë.

Ndoshta mund të rrinim pak më sipër, por prapë Egnatia nuk rrezikoi me lojë, por me topin e gjatë. Ne ishim përgatitur mirë. Goli erdhi si erdhi, nga një fat, për mua nuk ishte penallti as e para dhe as e dyta. Ne do vazhdojmë. Ne shënuam dy gola nga tranzicioni. Mund të bëjmë pak më mirë në pjesën e parë.

Ishim kundër Egnatias, nuk mund të fitojmë çdo ndeshje. Kampionati është maratonë, jo garë për 100 metër. Çdo pikë ka vlerë. Ne do luftojmë deri në fund, faza e tretë shumë e vështirë. Ne nga nesër do mendojmë për javën tjetër”, u shpreh Gvozdenoviç për “RTSH”.

Probleme ne stadium

Tifozët e Elbasanit, diku rreth 1000 në numër, kishin kërkuar që të ishin të gjithë prezent në stadium, por diku te 400 prej tyre kishin mbetur jashtë për shkak se biletaria kishte përfunduar shitjet dhe ishte mbyllur me aq duke mos lejuar më pas hyrjen e tifozëve të tjerë.

Pastaj këto tensione në shkallët e stadiumit u kaluan më pas edhe në fushën e lojës, ku të paktën dy penalltitë që mori Egnatia ishin shumë të kontestueshme.

gijotina.com/

Mashtrimi me Call Center-t në Tiranë, “‘Le Iene’ zbulon skemën: Kërkonin investime deri në 200 mijë euro

By: armand
18 January 2026 at 23:08

Emisioni investigativ Italian “Le lene”, ka publikuar investigimin lidhur me “Call Center”-in qe operonte nga Tirana duke mashtruar shtetas nga vende të ndryshme, duke iu kërkuar të investonin shuma të ndryshme parash. Grupi kriminal që u godit dy ditë më parë nga SPAK, ashtu siç edhe është bërë publik, ushtronte aktivitetin ne një nga kullat […]

The post Mashtrimi me Call Center-t në Tiranë, “‘Le Iene’ zbulon skemën: Kërkonin investime deri në 200 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor, e Hënë 19 Janar 2026

By: armand
18 January 2026 at 23:00

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e turbullt gjate kësaj dite. Asgjë nuk do ece si e kishit menduar. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do mund ta gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Gjendja e financave do jene me e mire se […]

The post Horoskopi ditor, e Hënë 19 Janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

Goli vendimtar në shtesë, Muçi: E ndieja që rasti do të vinte dhe nuk gabova

By: armand
18 January 2026 at 22:39

Ernest Muçi u shndërrua sërish në heron e Trabzonsporit, duke i dhënë skuadrës fitoren e radhës në transfertën ndaj Kocaelisporit. Sulmuesi shqiptar realizoi golin vendimtar në minutën e parë shtesë, me një goditje të fortë dhe të saktë, që nuk i la asnjë mundësi portierit kundërshtar, duke vulosur suksesin 2–1. Pas përfundimit të ndeshjes, Muçi […]

The post Goli vendimtar në shtesë, Muçi: E ndieja që rasti do të vinte dhe nuk gabova appeared first on BoldNews.al.

❌
❌