Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Lajme Shqiperi

Arratisja e Ndocit në Durrës/ Dalin përpara Gjykatës tetë të arrestuarit

17 January 2026 at 10:12

Ka nisur seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj tetë punonjësve të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës, të arrestuar tre ditë më parë në lidhje me arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci.

Prokurori i çështjes ka kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest me burg” për të gjithë të arrestuarit, duke argumentuar se veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë cenuar rëndë sigurinë e institucionit penitenciar dhe kanë favorizuar arratisjen.

Punonjësit për të cilët po shqyrtohen masat e sigurisë janë:

Komisar Dezdemon Pazaj, punonjës i Policisë së Burgjeve

Komisar Violeta Uka, punonjëse e Policisë së Burgjeve

Kryeinspektor Dorjan Saraçi, punonjës i Policisë së Burgjeve

Inspektor Sali Ferrollari, punonjës i Policisë së Burgjeve

Inspektor Fatjon Braçi, punonjës i Policisë së Burgjeve

Inspektor Preng Marvataj, punonjës i Policisë së Burgjeve

Kryeinspektor Aranit Çela, punonjës i Policisë së Burgjeve

Kryeinfermier Aulon Quku, punonjës i IEVP Durrës

Në kërkim për narkotikë/ Shkodër, arrestohet 33 vjeçari

17 January 2026 at 10:07

Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim:

Bruno Bushi, 33 vjeç, banues në fshatin Premal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin në Mbretëria e Bashkuar, pasi Gjykata e Magjistraturës në Westminster, Mbretëria e Bashkuar, ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti për veprën penale “Shkelja e ligjit për lëndët narkotike”, kryer në bashkëpunim.  / abcnews.al /

Ekuadori vendos 10,000 trupa ushtarake kundër karteleve të drogës

17 January 2026 at 09:48

Autoritetet ekuadoriane njoftuan të premten se kanë vendosur 10,000 ushtarë kundër bandave të drogës të fajësuara për rritjen e dhunës në vendin e Amerikës Latine.

I vendosur midis dy eksportuesve më të mëdhenj të kokainës në botë, Kolumbisë dhe Perusë, Ekuadori është bërë një qendër tranziti për drogën dhe po përjeton një përshkallëzim të dhunës për shkak të përplasjeve midis bandave të lidhura me kartelet meksikane dhe kolumbiane.

Për t’u përballur me fenomenin, qeveria e Presidentit Daniel Noboa, një aleat i Presidentit të SHBA-së Donald Trump në rajon, ka vendosur të përforcojë forcat e sigurisë.

Midis 10,000 personave të vendosur ishin qindra anëtarë të forcave speciale, të cilët zbarkuan në qytetin e Guayaquil. Ministri i Mbrojtjes, Giancarlo Loffredo urdhëroi ushtrinë të ndërmerrte veprime për një periudhë të pacaktuar në qytet.

Avionë me personel ushtarak u dërguan gjithashtu në Manta, portin kryesor të peshkimit të vendit, gjithashtu një qendër kritike. Në mesin e dhjetorit, Uashingtoni njoftoi se po dërgonte trupa amerikane në Ekuador si pjesë e një “misioni të përkohshëm” kundër trafikut të drogës.  / abcnews.al

Kievi ka vetëm gjysmën e energjisë elektrike që i nevojitet

17 January 2026 at 09:19

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ka aktualisht vetëm rreth gjysmën e energjisë elektrike që i nevojitet, ndërsa po përballet me krizën më të rëndë energjetike që nga fillimi i luftës, pas valëve të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike, deklaroi të premten për Reuters kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko.

Kievi, një nga qytetet më të mëdha të Evropës Lindore, ka nevojë për rreth 1,700 megavat energji elektrike për të furnizuar shërbimet bazë për 3.6 milionë banorët e tij, tha Klitschko.

Ai theksoi se kriza aktuale energjetike është sfida më e vështirë me të cilën është përballur kryeqyteti në gati katër vite që nga pushtimi rus në shkurt të vitit 2022.

“Është hera e parë në historinë e qytetit tonë që, në kushte ngricash kaq të ashpra, pjesa më e madhe e qytetit ka mbetur pa ngrohje dhe me mungesë të madhe të energjisë elektrike,” tha Klitschko, ish-kampion bote në boksin e peshave të rënda, gjatë një interviste në zyrën e tij në qendër të Kievit.

Disa banorë të Kievit përballen me ndërprerje të energjisë elektrike që zgjasin deri në 18–20 orë në ditë. Ukraina shpalli këtë javë gjendje emergjence energjetike, ndërsa rrjeti elektrik po pëson kolaps për shkak të dëmeve të akumuluara nga lufta dhe një vale të re bombardimesh të synuara ruse.

Situata është përkeqësuar edhe më shumë nga moti ekstrem i ftohtë, i shoqëruar me shi të akullt dhe borë. Temperaturat minimale gjatë natës në Kiev kanë zbritur këtë javë deri në rreth -17 gradë Celsius.  / abcnews.al /

Vengu: Stërvitje e përbashkët Shqipëri–SHBA për furnizim efikas dhe ndërveprim në terren

17 January 2026 at 09:05

Forca Ajrore Shqiptare dhe 106th Rescue Wing e Shteteve të Bashkuara kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët të fokusuar në furnizimin e shpejtë dhe efikas në kushte operacionale, duke rritur më tej nivelin e gatishmërisë dhe ndërveprimit mes dy forcave.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, i cili theksoi se partneriteti i ngushtë me Shtetet e Bashkuara është një shtyllë kyçe për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes së Shqipërisë. Sipas tij, bashkëpunimi hap mundësi të reja për përgatitjen operacionale të trupave, garanton reagim të menjëhershëm në kohë krize dhe siguron koordinim efektiv me aleatët në terren.

Stërvitja u përqendrua në procedura praktike të furnizimit dhe mbështetjes logjistike, duke simuluar skenarë realë emergjence dhe operacione shpëtimi. Ky angazhim i përbashkët konfirmon përkushtimin e Shqipërisë ndaj standardeve të NATO-s dhe forcimit të bashkëpunimit strategjik me aleatët.

“Bashkëpunimi me SHBA-të rrit profesionalizmin dhe gatishmërinë e forcave tona, duke e bërë reagimin më të shpejtë dhe më efikas në çdo situatë,” u shpreh Vengu.

Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran

17 January 2026 at 08:36

Më shumë se 3,000 persona kanë humbur jetën gjatë protestave mbarëkombëtare në Iran, thanë aktivistë për të drejtat e njeriut, ndërsa u raportua një “rritje shumë e lehtë” e aktivitetit në internet pas një bllokade tetëditore.

Grupi me seli në SHBA, HRANA, deklaroi se ka verifikuar 3,090 viktima, përfshirë 2,885 protestues, ndërkohë që banorët thanë se goditja e autoriteteve duket se i ka frenuar përkohësisht protestat. Mediat shtetërore iraniane raportuan gjithashtu për arrestime të reja.

Protestat shpërthyen më 28 dhjetor për shkak të vështirësive ekonomike dhe u shndërruan në demonstrata të gjera që kërkonin fundin e sundimit klerikal në Republikën Islamike, duke kulmuar me dhunë masive në fundjavën e kaluar. Sipas grupeve opozitare dhe një zyrtari iranian, më shumë se 2,000 persona u vranë në trazirat më të rënda të brendshme që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili kishte kërcënuar me “masa shumë të forta” nëse Irani do të ekzekutonte protestues, deklaroi se udhëheqësit iranianë kishin anuluar varje masive.

Autoritetet iraniane nuk kishin njoftuar më parë për plane të tilla ekzekutimesh dhe as nuk kanë konfirmuar anulimin e tyre.  / abcnews.al /

Kundërpërgjigjet Taulant Balla me një video, ndaj akuzave të Berishës

By: njeshi
17 January 2026 at 10:47

Berisha akuzoi sot Taulant Ballën si pronar call center-ash në Tiranë, bile lideri demokrat shkoi edhe me tej duke deklaruar se Balla largoi policinë me telefon kur shkuan për kontroll me urdhër të SPAK. Ndërkohë Taulant Balla ka gjetur një mënyrë elokuente për t’ju përgjigjur Berishës. Ai ka postuar videon e mëposhtëme, me pamje të magjishme nga Gjinar i Elbasanit. Në një mënyrë finoke Balla…

Source

“Rezultate, rezultate” – Si Guardiola i mbijetoi pesë trajnerëve të Man Utd

By: nik
17 January 2026 at 10:34

Kur Pep Guardiola të dalë në Old Trafford për derbin e 198-të të Mançesterit të shtunën, ai do të përballet me trajnerin e gjashtë të ndryshëm të Manchester United gjatë karrierës së tij gati njëdekadëshe në krye të City-t. Michael Carrick është njeriu i fundit në stolin e nxehtë të United, në ndeshjen e tij të parë si trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Ruben Amorim. Ndërsa kaosi vazhdon të…

Source

Para ndarjes nga jeta, Commisso: ‘Nuk mund të jem në Firence, por nuk heq dorë nga Fiorentina’

By: nik
17 January 2026 at 10:33

Rocco Commisso, presidenti i Fiorentinës, i cili ndërroi jetë, kishte shprehur në një intervistë të dhënë në dhjetor për “La Nazione” shqetësimet e tij shëndetësore, krahas çështjeve futbollistike dhe ekonomike të klubit. Në atë kohë, Fiorentina ndodhej në fund të renditjes, pa asnjë fitore pas 14 javësh, duke ndryshuar trajnerin dhe drejtorin sportiv, por pa parë reagim nga skuadra…

Source

Ushtria siriane hyn në zonat në lindje të Alepos ndërsa kurdët tërhiqen

By: nik
17 January 2026 at 10:32

Ushtria siriane njoftoi të shtunën se kishte marrë kontrollin e Deir Haferit, një qytet i vendosur në lindje të Alepos. Ky njoftim erdhi një ditë pasi Forcat Demokratike Siriane (SDF), të mbështetura nga SHBA dhe të udhëhequra nga kurdët, ranë dakord të tërhiqeshin nga zona. Ushtria deklaroi në televizionin shtetëror se kishte vendosur “kontroll të plotë ushtarak” mbi Deir Haferin…

Source

Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem

By: nilda
17 January 2026 at 10:30

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiakët në Golem. Në fokus të takimit i cili pritet të mbahet rreth orës 11:30 do të jenë problematikat me të cilat përballen bashkitë, por edhe sfidat që duhen çuar para. Kjo mbledhje e Ramës me të parët e bashkive vjen një ditë pas takimit me grupin e PS, ku kreu i qeverisë paralajmëroi ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati.

Source

Vijon kontrolli për call center, arrestohen 10 persona

By: njeshi
17 January 2026 at 10:20

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me kontrollet e zhvilluara nga SPAK në lidhje me Call Centerat në Tiranë. Deri tani janë arrestuar 10 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy pronarët. Sipas burimeve, si pasojë e kontrolleve janë zbuluar disa prova materiale, ndërsa kontrolli po vijon edhe sot.

Source

Berisha denoncon Taulant Ballën për call centera sekret!

By: njeshi
17 January 2026 at 10:14

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në FB një denoncim nga qytetari dixhital, duke hedhur akuza të rënda ndaj Taulant Ballës. Në postimin e tij, Berisha shkruan “Miq, Tao në tavë!”, duke ndarë edhe mesazhin anonim ku pretendohet se Taulant Balla është pronar i një call center-i që, sipas denoncuesit, merret me mashtrime financiare të tipit “forex”. Sipas mesazhit…

Source

Vengu: Partneriteti me ShBA-të hap mundësi të reja për përgatitjen e trupave shqiptare

By: nilda
17 January 2026 at 10:02

Forcat Ajrore shqiptare kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me Misionin federal të Gardës Kombëtare Ajrore të ShBA-ve për furnizim të shpejtë dhe efikas me karburant. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu duke sjellë momente nga kjo stërvitje vlerësoi se “partneriteti i ngushtë me Shtetet e Bashkuara hap mundësi të reja për përgatitjen operacionale të trupave tona, reagim të menjëhershëm në…

Source

Çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë, Policia e Shtetit ‘alarmon’ të riun

By: nilda
17 January 2026 at 09:42

Një situatë e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar, në qytetin e Vlorës. Një djalë i ri ka telefonuar Policinë, duke pretenduar se po ndiqej nga një automjet me xhama të zinj, teksa ishte duke ecur në zonën e Lungomares. Sipas raportimeve në media, i riu ka deklaruar se një automjet i dyshimtë ishte vënë në ndjekje të tij, por pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se…

Source

Në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar për drogë, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër

17 January 2026 at 10:54

Një 33-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi ishte shpallur në kërkim.

B. B., banues në Premal ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Shkodrës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjykata në Westminster të Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar ndaj tij urdhër arresti për veprën penale “Shkelja e ligjit për lëndët narkotike”, kryer në bashkëpunim.

The post Në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar për drogë, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër appeared first on Gazeta Si.

Përmban substancë të rrezikshme për fëmijët, AKU tërheq nga tregu qumështin formulë ‘BEBA’

17 January 2026 at 10:41

Nga Gazeta Si- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët (RASFF).

Sipas njoftimit, Shqipëria është informuar nga RASFF se pas kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane, është konstatuar prania e substancës Cereulide në qumështin formulë BEBA për fëmijë me origjinë nga Holanda, e cila përbën një rrezik potencial për shëndetin e njeriut.

Produktet e identifikuara janë:

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51250346AA, skadencë 05.2027

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51720346AA, skadencë 06.2027

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51660346AC, skadencë 06.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51180346AB, skadencë 04.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51450346AA, skadencë 05.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51660346AB, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME PRE 800G – Lot nr. 51720742F3, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F1, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F2, skadencë 06.2027

AKU bën me dije se sasia e produktit është bllokuar dhe do të asgjësohet.

The post Përmban substancë të rrezikshme për fëmijët, AKU tërheq nga tregu qumështin formulë ‘BEBA’ appeared first on Gazeta Si.

Tatimet ‘zbresin’ në terren, kontrolle për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit

17 January 2026 at 10:33

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se duke nisur nga 16 janari  kanë filluar kontrollet në terren për nëndeklarimin e pagave, me qëllim ‘pikasjen’ e ndërtuesve të cilët nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre.

Kontrollet do të përfshijnë vetëm tek ato subjekte që nuk kanë respektuar pagat dysheme të caktuara nga tatimet prej 1 dhjetorit 2025. Për shkak të deklarimit të pagave më të ulëta sesa realisht janë, Tatimet muajin e kaluar publikuan listën e pagave për sektorin e ndërtimit, në varësi të çdo profesioni.

Me përjashtim të sanitarëve që do të kenë si dysheme pagën 60 mijë lekë, të gjithë të punësuarave e tjerë nuk duhet tu deklarohet rrogë nën 80 mijë lekë. Me këtë listë të tatimeve pagat dysheme në ndërtim e rritin automatikisht rrogën mesatare të sektorit nga 68 mijë lekë në 85 mijë lekë. Çdo biznes që nuk e respekton këtë vendim të tatimeve, do të konsiderohet me risk për nëndeklarim dhe do të jetë subjekt kontrollesh.

“Mosdeklarimi i punonjësve dhe nëndeklarimi i pagave të tyre konsiderohet një shkelje e rëndë pasi cënon garantimin e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve. Për këtë qëllim ndaj çdo tatimpaguesi të vlerësuar me këtë risk do ndërmerren hetime dhe kontrolle të thelluara për çdo proces të aktivitetit të tyre, duke përfshirë edhe transaksionet me burime të ardhurash të dyshimta në bashkëpunim edhe me agjenci të tjera ligjzbatuese”, njofton Drejtoria e Tatimeve.

The post Tatimet ‘zbresin’ në terren, kontrolle për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit appeared first on Gazeta Si.

❌
❌