Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Lajme Shqiperi

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë

By: e xh
15 January 2026 at 12:49

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Burgjeve Agim Ismaili dhe dy zyrtarët Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni. Ata akuzohen se kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemet e SPAK dhe kanë përgjuar e shpërndarë materiale hetimore konfidenciale te persona të tretë.

Sipas SPAK, Arnold Rrokaj ka qenë personi që ka siguruar aksesin e paligjshëm në të dhënat hetimore, ndërsa Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili kanë ndihmuar në përhapjen e tyre. Rrokaj dhe Gjoni janë arrestuar menjëherë pas zbulimit të rastit, duke parandaluar shpërndarjen e mëtejshme të materialeve, ndërsa Ismaili hetohet në gjendje të lirë.

Të tre akuzohen për vepra penale që lidhen me krimin kompjuterik dhe veprimtarinë e grupit të strukturuar kriminal. SPAK thekson se hetimet zbuluan përpjekje të qëllimshme për të thelluar përgjimin e paligjshëm të sistemeve të Prokurorisë së Posaçme.

Njoftimi i SPAK

SPAK dërgon për gjykim procedimin lidhur me hakerimin e Prokurorisë së Posaçme Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.277/1/1 datë 02.07.2025 në ngarkim të të pandehurve:

Arnold Rrokaj i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” dhe i akuzuar për veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, paragrafi i dytë dhe “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 192/b paragrafi 2, 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;

Zambak Gjoni i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” dhe i akuzuar për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;

Agim Ismaili i hetuar në gjendje të lirë dhe i akuzuar për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;

I pandehuri Arnold Rrokaj, aksesoi në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një pjesë e të cilave u dërguan në mënyrë të paligjshme tek të pandehurit, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, të cilët i shperndajnë ato më pas tek persona të tretë.

Shtetasit Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj u identifikuan në një kohë të shpejtë (brenda 24 orësh) dhe u arrestuan menjëherë duke parandaluar kështu dhe shpërndarjen e mëtejshme të materialeve hetimore.

Si rezultat i veprimeve te shumta hetimore dhe analizimit te tyre, akuzat u zgjeruan dhe për veprën penale të përgjimit të paligjshëm të të dhënave kompjuterike në ngarkim të shtetasit, Agim Ismaili, i cili pasi u njoh me përmbajtjen e këtyre të dhënave, i shpërndau ato më tej, por edhe kërkoi në mënyrë të vetëdijshme thellimin e përgjimit të paligjshëm të sistemeve të Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar gjetjen e të dhënave për persona të ndryshëm.

Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt

By: e xh
15 January 2026 at 12:36

Presidenti kolumbian Gustavo Petro konfirmoi të mërkurën se do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump më 3 shkurt në Amerikë, duke sinjalizuar një ulje të tensioneve në marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Do të jetë më 3 shkurt. Do të shohim rezultatet e këtij takimi”, tha presidenti social demokrat gjatë një mbledhjeje të kabinetit të transmetuar në televizion.

Njoftimi për takimin vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Bogotës janë vënë në tension nga mosmarrëveshjet politike dhe diplomatike, me takimin e ardhshëm që shihet si një shenjë e gatishmërisë për t’u riangazhuar në dialog në nivelin më të lartë.

Detajet mbi axhendën e bisedimeve nuk janë publikuar ende, por takimi Petro-Trump pritet të përqendrohet në çështjet e bashkëpunimit dypalësh, sigurisë rajonale dhe politikës së migracionit, brenda një kuadri më të gjerë të ripërcaktimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

14:00 “Vendim i lidhur me qeverisjen e vendit”/ Muçollari, reagim për pezullimin e vizave nga SHBA-ja

By: Kesjana
15 January 2026 at 14:00

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për të pezulluar procesin e dhënies së vizave ndaj Shqipërisë.

Në reagimin e Muçollarit në rrjete sociale, shprehet se ky vendim lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si qeveriset vendi. Ai thekson se emigrimi masiv dhe shpopullimi janë pasojë direkte e keqqeverisjes dhe korrupsionit.

Reagimi i Grigels Muçollarit:

Kufizimi i vizave amerikane për shtetasit shqiptarë nuk është një veprim i rastësishëm dhe as një problem thjesht diplomatik. Ai lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si qeveriset vendi. Korrupsioni i përhapur, kapja e institucioneve dhe mungesa e sundimit të ligjit kanë cenuar seriozisht besueshmërinë e Shqipërisë në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.

Ky realitet prodhon një zinxhir pasojash. Keqqeverisja sjell varfëri, mungesë perspektive dhe pasiguri sociale. Në këto kushte, largimi masiv i qytetarëve nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri. Shpopullimi i vendit është reagimi më i qartë ndaj një shteti që nuk u ofron qytetarëve të ardhme.

Emigrimi masiv dhe shpopullimi janë kështu pasojë direkte e të njëjtit shkak: keqqeverisjes dhe korrupsionit sistemik.

Fatura, së shpejti do t’i jepet kryeministrit për ta paguar sepse kur SHBA të heq vizën, në thelb nuk ka për qëllim të ndëshkojë Shqipërinë, por vjen si një reflektim i dështimit të një modeli qeverisës që po e zbraz vendin nga njerëzit e tij. /Kb

13:45 Kolonjë /Banorët e Taçit të Sipërm dhe Prodanit protestojnë kundër zaptimit të kullotave për panele fotovoltaike

By: Kesjana
15 January 2026 at 13:45

Banorët e fshatrave Taç i Sipërm dhe Prodan në Kolonjë kanë protestuar ditën e sotme kundër zaptimit të kullotave të tyre. Ata pretendojnë se sipërfaqet kullosore u përkasin prej vitesh dy fshatrave dhe janë zaptuar nga një person i vetëm, i cili ka përfituar mbi 300 hektarë tokë.

Sipas banorëve, këto sipërfaqe pritet të përdoren për vendosjen e paneleve fotovoltaike, ndërsa kjo do të sillte pasoja të rënda për komunitetin, pasi burimi i vetëm i të ardhurave për familjet e zonës është blegtoria.

Një nga banorët shprehet se ka mbivendosje të hartave të pronësisë, duke u marrë edhe kullotat e përbashkëta të dy fshatrave.

“Zotëria që ka pronën ka bërë një mbivendosje në hartën e kullotës së fshatit Taç i Sipërm dhe Prodanit, duke marrë komplet zallin e të dyja fshatrave. Të dyja fshatrat merren vetëm me blegtori. Nëse bëhen këto panele, fshati ikën, sepse kullotat janë të vetmet të ardhura për familjet”, u shpreh banori.

Sipas banorëve, bëhet fjalë për një sipërfaqe që shkon deri në 340 hektarë, ndërsa punimet kanë nisur pa pasur lejet përkatëse.

“Ne jemi njohur me këtë situatë kur ata filluan punimet, duke bërë fizibilitetin e tokës. Të fillosh punimet pa pasur leje bashkie nuk e di si bëhet. A kanë leje mjedisi këta? Duhet të bëhet edhe studim arkeologjik, sepse nuk i dihet çfarë ka zona poshtë”,thanë ata.

Rreth 100 blegtorë nga të dyja fshatrat preken drejtpërdrejt nga kjo situatë. Banorët paralajmërojnë se humbja e kullotave do të sillte shpopullimin e zonës.

“Zona këtu merret vetëm me blegtori, janë të ardhurat kryesore. Do t’i shesim bagëtitë dhe do të ikim. Ky është shpopullim. Asnjë njeri s’po e vë ujin në zjarr”, shtoi një protestues.

Edhe kryeplaku i fshatit shprehet se prona është dhënë pa dëshmi ligjore dhe pa transparencë. Sipas tij, edhe juristë të institucioneve të kthimit të pronave kanë konstatuar parregullsi në dokumentacion.

“Jam banues dhe kryeplak i fshatit. Ne i kemi ndjekur procedurat ligjore në atë kohë dhe zotërisë iu dha prona pa asnjë dëshmitar. Kemi kërkuar matjen e sipërfaqes së pronës dhe askush nuk na e thotë. Juristi i kthimit të pronave na tha se prona është e juaja dhe ky gjyq hidhet poshtë sepse mungojnë dëshmitarët. Nëse merret toka, ne mbetemi në rrugë. Fëmijët na i përzunë, edhe dy pleqtë që mbetën do të na i përzënë. Ku do të shkojmë?”, tha kryeplaku.

Banorët u bëjnë thirrje institucioneve shtetërore dhe organeve ligjzbatuese që të ndërhyjnë urgjentisht dhe të rishikojnë dokumentacionin e pronësisë, duke kërkuar ndalimin e çdo punimi deri në sqarimin e plotë të situatës./Kb

13:30 Ambasadori i Holandës vizitë në SPAK/ Zhvillon takim me Klodjan Brahon

By: Kesjana
15 January 2026 at 13:30

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos së bashku ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas informacioneve, ambasadori ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Klodjan Brahon. Ambasadori Vos shoqërohej edhe nga disa përfaqësues të tjerë të ambasadës holandeze.

Braho mori në dhjetor detyrën e re si kreu i Prokurorisë së Posaçme, duke pasuar Altin Dumanin./kb

13:15 Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

By: Kesjana
15 January 2026 at 13:15

Lajmi se Departamenti Amerikan i Shtetit ka pezulluar shyrtimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë e Kosovën, ngjalli një kaos në rrjetet sociale e një mori spekulimesh. Konsulentja Juliana Sokoli shpjegon për programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se kategoritë e vizave që kanë pësuar pezullim të përkohshëm janë vizat e bashkimit familjar apo të punësimit afatgjatë. Vizat turistike nuk përfshihen.

“Bashkimet familjare hyjnë te vizat emigruese prandaj është e rëndësishme të kuptohet cilat janë ato viza, sipas medias ndërkombëtare, jemi akoma në kuadër të spekulimeve sa i përket kësaj mase që Shtetet e Bashkuara kanë marrë. Vizat e bashkimit familjar, vizat e punësimit afatgjatë, ato që të çojnë në marrjen e një lejeje të përhershme qëndrimi apo ‘green card’ siç jemi mësuar ta themi, janë këto lloj vizash të cilat mund të kenë një pezullim të përkohshëm që është për t’u parë pastaj cilat do të jenë teknikalitetet, do të ketë shtyrje, vonesa.”

Konsulentja thotë se intervistat nuk cenohen. Edhe sipas një publikimi në faqen zyrtare të ambasadës amerikane, thuhet: “Aplikantët për vizë emigruese që janë shtetas të vendeve të prekura mund të dorëzojnë aplikimet për vizë dhe të marrin pjesë në intervista, dhe Departamenti do të vazhdojë të caktojë takime për aplikantët, por asnjë vizë emigruese nuk do të lëshohet për këta shtetas gjatë kësaj periudhe pezullimi.”

Sokoli këshillon që personat që kanë aplikuar të mos bëjnë asnjë veprim tjetër.

“Të gjitëh personat që kanë aplikuar të mos ndërmarrin asnjë veprim përderisa nuk ka një njoftim zyrtar për këtë qëllim. Çdo person që ka aplikuar për një vizë emigruese apo turistike, pavarësisht se vizat turistike nuk janë të përfshira në këtë pezullim, duhet të presin njoftimin zyrtar nga autoritetet zyrtare përkatëse.”

Vendet e përfshira në listë janë: Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbajxhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje dhe Hercegovinë, Brazil, Birmani, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbër, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kubë, Republika Demokratike e Kongos, Dominikë, Egjipt, Eritre, Etiopi, Fixhi, Gambia, Gjeorgji, Ganë, Grenadë, Guatemalë, Guine, Haiti, Iran, Irak, Xhamajkë, Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kuvajt, Republika e Kirgistanit, Laos, Liban, Liberi, Libi, Moldavi, Mongoli, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeri, Maqedoni e Veriut, Pakistan, Republika e Kongos, Rusi, Ruandë, Shën Kits dhe Nevis, Shën Luçia, Shën Vincent dhe Grenadinat, Senegal, Sierra Leone, Somali, Sudani i Jugut, Sudan, Siri, Tanzani, Tajlandë, Togo, Tunizi, Ugandë, Uruguai, Uzbekistan dhe Jemen.

“Emëruesi i përbashkët i këtyre vendeve është numri i lartë i vizave emigruese, bashkimit familjar, viza punësimi, viza të tjera se ka shumë kategori”, thotë Sokoli.

Veç vizave turistike, vizat studentore dhe afatshkurtra, sipas njoftimit, nuk preken nga ky pezullim./kb

13:00 Bukuria në gjërat e zakonshme: Pse kjo lëvizje japoneze e artizanatit ende ka rëndësi pas 100 vitesh

By: Klara
15 January 2026 at 13:00

Me 10 janar 1926, Yanagi Sōetsu dhe poçarët Hamada Shōji dhe Kawai Kanjirō po bisedonin me entuziazëm deri natën vonë në një tempull në malin Kōya, në prefekturën Wakayama të Japonisë.

Ata po diskutonin se si të nderonin më mirë bukurinë e artizanateve të thjeshta, të përditshme japoneze. Nga ajo bisedë lindi një fjalë e re, mingei, dhe një plan për të themeluar Muzeun Japonez të Zanateve Popullore në Tokio. Më vonë, Yanagi do ta përshkruante atë që lindi atë natë si “një standard të ri bukurie”.

Një shekull më pas, idetë e Yanagit duken jashtëzakonisht aktuale. Mesazhi i tij ishte i thjeshtë: gjërat e bukura nuk kanë pse të jenë të rralla apo të shtrenjta, ato mund të jenë objekte të dizajnuara mirë që i përdorim çdo ditë.

Në një kohë mode të shpejtë, produktesh njëpërdorimshe dhe shqetësimesh në rritje për mbetjet, qasja e tij na kujton të mendojmë më me kujdes për objektet që zgjedhim të kemi rreth nesh.

Si lindi mingei

Yanagi (1889–1961) ishte kritik arti dhe koleksionist që besonte se bukuria nuk u përket vetëm artistëve të famshëm apo veprave të rralla. Ai dhe miqtë e tij tërhiqeshin nga objekte të punuara mirë dhe funksionale: tasa, shporta, pëlhura dhe vegla të krijuara për përdorim të përditshëm, jo për ekspozim.

Image

Për Yanagin, këto gjëra të thjeshta formësonin ritmin e jetës së përditshme, por po kalonin pa u vënë re në një botë që po nxitonte drejt prodhimit masiv modern.

Tërheqja vinte nga vëzhgimi i kujdesshëm. Yanagi e përshkruante këtë si “të shohësh me sytë e tu përpara se ta analizosh me mendje”. Ai admironte punën e artizanëve anonimë që përsërisnin forma të njohura, duke i përsosur ato përmes praktikës së gjatë.

Këta krijues nuk kërkonin famë; qëllimi i tyre ishte të krijonin objekte ku bukuria dhe funksioni ishin aq të balancuara sa nuk mund të ndaheshin.

Japonia e viteve 1920 po ndryshonte me shpejtësi. Mallrat e prodhuara në masë po zëvendësonin ato të punuara me dorë dhe shumë tradita lokale po zhdukeshin. Yanagi shqetësohej se ky ndryshim do të fshinte aftësi të çmuara dhe do të dobësonte lidhjen mes bukurisë dhe jetës së përditshme. Mingei synonte ta rikthente këtë lidhje në vëmendje.

Yanagi, Hamada dhe Kawai ranë dakord se u duhej një fjalë e re për objektet që donin të vlerësonin. Nga minshuteki kōgei, që do të thotë “zanat i popullit”, ata krijuan termin më të shkurtër mingei. Ai përshkruan objekte të bëra për përdorim, jo për prestigj, dhe me dorë, jo me makinë. Sipas Yanagit, këto objekte ishin zemra e vërtetë e artizanatit japonez.

Një vit pas bisedës në malin Kōya, grupi mbajti ekspozitën e parë të artizanateve popullore në Ginza. Asnjë vepër nuk kishte firmë. Qëllimi ishte të nxitej një mënyrë e re shikimi ndaj objekteve modeste, duke treguar se gjërat e përditshme kanë vlerë artistike kur i vëzhgojmë me kujdes.

Si ndikoi mingei në dizajnin japonez

Idetë e Yanagit ndikuan fuqishëm në artizanatin dhe dizajnin japonez gjatë shekullit XX, jo vetëm te artizanët, por edhe te dizajnerët.

I biri, Yanagi Sōri, i zbatoi parimet e mingei-t në stolën e famshme Butterfly Stool të vitit 1954, e bërë nga dy pjesë të lakuara kompensate që takohen si krahë fluture. E thjeshtë, e balancuar dhe e lehtë, kjo stolë është sot një ikonë e dizajnit modern dhe tregon se si mingei mund të marrë formë në materiale dhe kontekste të reja.

Image

Lëvizja ndikoi edhe në punën e Hamadës dhe Kawait, si dhe të shumë krijuesve të tjerë, përfshirë Tomimoto Kenkichi, Serizawa Keisuke, Munakata Shikō dhe anglezin Bernard Leach. Ata treguan se zanati tradicional, i praktikuar me kujdes dhe përulësi, mund të mbetet i gjallë edhe në një botë që ndryshon shpejt.

Një tjetër degë e trashëgimisë së Yanagit u shfaq në vitet 1990 me seikatsu kōgei, ose “artizanatet e jetës së përditshme”. Këta krijues u kthyen te objektet e thjeshta dhe funksionale për të rishikuar mënyrën se si jetojmë. Pas shpërthimit të flluskës ekonomike të Japonisë në vitet 1980, shumë njerëz nisën të vinin në dyshim zakonin e blerjes dhe hedhjes së vazhdueshme.

Pse idetë e Yanagit kanë rëndësi sot

Ndikimi i mingei-t vazhdon edhe në dizajnin bashkëkohor. Fukasawa Naoto, një nga dizajnerët më me ndikim në Japoni dhe drejtori aktual i Muzeut Japonez të Artizanateve Popullore, synon të krijojë objekte që funksionojnë aq natyrshëm sa duket sikur zhduken në jetën e përditshme.

Ai e quan këtë dizajn “pa mendim”: gjëra që ndihen mirë në dorë, i shërbejnë qëllimit të tyre dhe nuk kërkojnë vëmendje. Bashkëpunimi i tij i gjatë me MUJI, i njohur për produktet e thjeshta dhe minimale, tregon sa afër është puna e tij me frymën e mingei-t.

Kjo mënyrë të menduari bie ndesh me mënyrën se si prodhohen shumë mallra sot. Kultura e blerjes së shpejtë dhe hedhjes së shpejtë i ka bërë njerëzit të ndihen të shkëputur nga procesi i krijimit, nga materialet dhe nga sendet që zotërojnë.

Image

Mingei ofron një alternativë. Ajo na fton të shikojmë me kujdes objektet që përdorim çdo ditë, formën, ndjesinë dhe qëllimin e tyre. Sugjeron që bukuria duhet të jetë pjesë e jetës së përditshme, jo një arratisje prej saj.

Image

Yanagi besonte se, nëse ndryshojmë mënyrën se si i shohim dhe i zgjedhim gjërat e zakonshme, mund të ndryshojmë edhe mënyrën se si jetojmë. Një shekull më vonë, thirrja e tij për të vlerësuar objekte të thjeshta dhe të punuara mirë mbetet një udhërrëfyes i qëndrueshëm në botën tonë të drejtuar nga fitimi dhe përdorimi i përkohshëm./KM

12:50 “Shqipëri-Itali, partneritet strategjik”/ Niko Peleshi takon Presidentin e Senatit Italian

By: Klara
15 January 2026 at 12:50

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshhi në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Senatit të Republikës Italiane, Ignazio La Russa. Peleshi shoqërohej nga deputetët e Grupit Parlamentar të Miqësisë me Italinë.

Gjatë takimit u riafirmuan lidhjet historike dhe aktuale miqësore mes dy popujve, të cilat përbëjnë bazën e bashkëpunimit të sotëm mes parlamenteve, qeverive dhe institucioneve të të dy vendeve.

Kryeparlamentari  Peleshi nënvizoi se Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt Bashkimi Europian, duke vlerësuar mbështetjen e fuqishme të Italisë dhe lobimin e saj me vendet e tjera anëtare të BE-së. Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, si dhe potencialet e reja për zgjerim në sektorë si teknologjia e informacionit dhe inteligjenca artificiale.

Nga ana e tij, Presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, rikonfirmoi mbështetjen e Italisë për avancimin e shpejtë dhe anëtarësimin sa më parë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai theksoi se dy vendet janë aleate të ngushta në NATO dhe vlerësoi politikën e jashtme dhe të sigurisë së Shqipërisë, në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe paqes.

Presidenti La Russa garantoi se Senati Italian do të vijojë të mbështesë dhe të nxisë Partneritetin Strategjik dhe bashkëpunimin gjithëpërfshirës dypalësh mes dy vendeve. Në fund të takimit, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ftoi Presidentin e Senatit të Republikës Italiane, Ignazio La Russa, për një vizitë zyrtare në Shqipëri. /K.M

12:40 Përfaqësues të Ambasadës holandeze mbërrijnë në SPAK, takim me Klodian Brahon

By: Klara
15 January 2026 at 12:40

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos së bashku me përfaqësues të tjerë të ambasadës kanë mbërritur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Diplomatët do të zhvillojnë një takim me kreun e Strukturës së Posaçme Klodian Braho.

Braho u zgjodh në krye të SPAK më 11 dhjetor 2025 duke pasur në këtë detyrë Altin Dumanin./K.M

12:30 SHBA nis fazën e dytë të planit të paqes në Gaza/ Krijohet një qeveri teknokratike

By: Klara
15 January 2026 at 12:30

I dërguari amerikan, Steve Witkoff, ka njoftuar fillimin e fazës së dytë të planit të Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, me një qeveri teknokratike palestineze të themeluar në territor. Sipas fazës së parë, Hamasi dhe Izraeli ranë dakord për një armëpushim në tetor, si dhe për një shkëmbim pengjesh-të burgosurish, një tërheqje të pjesshme të Izraelit dhe një rritje të ndihmave.

Witkoff tha se faza e dytë do të shihte gjithashtu rindërtimin dhe demilitarizimin e plotë të Gazës, duke përfshirë çarmatimin e Hamasit dhe grupeve të tjera palestineze.

“SHBA-ja pret që Hamasi të përmbushë plotësisht detyrimet e tij. Mosveprimi në këtë drejtim do të sjellë pasoja të rënda”, paralajmëroi ai, duke vënë në dukje se këto përfshijnë kthimin e trupit të pengut të fundit të vdekur izraelit.

Megjithatë, dy pika kyçe të fazës së dytë mund të jenë problematike. Hamasi më parë ka refuzuar të heqë dorë nga armët e tij pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez, dhe Izraeli nuk është zotuar të tërhiqet plotësisht nga Gaza.

Armëpushimi është gjithashtu i brishtë në rastin më të mirë, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të përsëritura. Pothuajse 450 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që kur ai hyri në fuqi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e drejtuar nga Hamasi. Dhe kushtet humanitare në territor mbeten të tmerrshme, sipas OKB-së, e cila ka theksuar nevojën për rrjedhën e pakufizuar të furnizimeve kritike.

Në deklaratën e tij, Witkoff deklaroi se me nisjen e fazës së dytë të planit të paqes prej 20 pikash të Trump të mërkurën, Gaza po lëvizte nga armëpushimi në demilitarizim, qeverisje teknokratike dhe rindërtim.

“Faza e Dytë krijon një administratë palestineze teknokratike kalimtare në Gaza, Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), dhe fillon demilitarizimin dhe rindërtimin e plotë të Gazës, kryesisht çarmatimin e të gjithë personelit të paautorizuar”, tha ai.

Pas njoftimit, ndërmjetësit rajonalë Egjipti, Katari dhe Turqia mirëpritën formimin e asaj që e quajtën “Komiteti Teknokratik Palestinez për të Administruar Rripin e Gazës”, duke thënë se kjo do të kontribuonte në përpjekjet që synojnë konsolidimin e stabilitetit dhe përmirësimin e situatës humanitare.

Ata zbuluan gjithashtu se komiteti prej 15 anëtarësh do të drejtohej nga Ali Shaath, një ish-zëvendësministër i planifikimit në Autoritetin Palestinez (PA), i cili qeveris pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar që nuk janë nën kontrollin izraelit. Administrata kalimtare e Gazës do të veprojë nën mbikëqyrjen e një “Bordi të Paqes”, i cili do të kryesohet nga Trump, sipas planit 20-pikësh që ai zbuloi tre muaj më parë.

Njoftimet në lidhje me bordin priten në ditët në vijim, përfshirë edhe vizitën e presidentit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos javën e ardhshme. Nickolay Mladenov, një politikan bullgar dhe ish-i dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme, do të jetë përfaqësuesi i bordit në terren në Gaza. Plani i Trump-it thotë se një Forcë Ndërkombëtare e Stabilizimit (ISF) do të vendoset gjithashtu në Gaza për të trajnuar dhe mbështetur forcat policore palestineze të verifikuara.

Sipas planit të Trump-it, Palestina do të marrë përsipër qeverisjen e Gazës pasi të ketë përfunduar reformat dhe të jetë në gjendje ta bëjë këtë në mënyrë të sigurt dhe efektive. /K.M

12:20 Evropa Verilindore është në rrugën e saj për t’u bërë qendra e re e gravitetit të BE-së

By: Leonard
15 January 2026 at 12:20

Presidencat polake dhe daneze të Këshillit të BE-së, që vijnë në një kohë vendimtare për bllokun, mund ta përshpejtojnë këtë trend.

Piotr Buras*

Që nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt 2022, fokusi i politikës evropiane është zhvendosur drejt lindjes. Çështje të rëndësishme për Poloninë, shtetet baltike dhe Evropën Qendrore e Lindore – si siguria energjetike, kërcënimi rus dhe dezinformimi – kanë marrë vend qendror në axhendën politike të BE-së. Perspektivat dhe interesat e evropianëve lindorë kanë fituar më shumë njohje dhe mbështetje.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kjo përbën zhvendosjen e shumëdiskutuar të pushtetit nga Perëndimi në Lindje. Pa dyshim, rëndësia në rritje e çështjeve që shqetësojnë evropianët lindorë ka ndikuar thelbësisht në dinamikën e brendshme të BE-së. Ky fenomen shoqërohet edhe me dy zhvillime kyçe:

Së pari, BE-ja është përballur me një vakum lidershipi të paparë. Trazirat politike në Francë kanë dobësuar Emmanuel Macronin, ndërsa problemi me koalicionin “semafor” e ka lënë Gjermaninë praktikisht pasive. Së dyti, procesi i ndërlikuar i hartimit të politikave të BE-së, i përkeqësuar nga fuqia e vetos së Hungarisë, ka bërë që takimet ad hoc dhe koalicionet vullnetare të jenë format e vetme funksionale për të shmangur bllokimin.

Bashkëpunim i zgjeruar
Shfaqja e bashkëpunimit të zgjeruar në Evropën Verilindore pasqyron këtë dinamikë të re. Koordinimi midis vendeve nordike dhe baltike nuk është i ri; ai ka filluar që në vitet e para të 1990-ës. Grupi i Tetë vendeve Nordike-Baltike (NB8) përfshin Danimarkën, Suedinë, Finlandën, Lituaninë, Letoninë, Estoninë, si dhe Norvegjinë dhe Islandën. Ky grup është një model bashkëpunimi të ngushtë, brenda dhe përtej BE-së.

Toomas Hendrik Ilves, ish-president i Estonisë, dhe Gabrielius Landsbergis, ish-ministër i jashtëm i Lituanisë, shkruan se “rajoni i Detit Baltik, duke përjashtuar Rusinë, ka qenë një nga zonat më dinamike dhe me rritje të shpejtë në botë. Së bashku me konvergjencën ekonomike, shtetet nordike të mirëqenies, fuqia ekonomike gjermane, Polonia dhe shtetet baltike kanë kaluar një transformim dramatik gjatë 35 viteve të fundit. Afërsia midis vendeve të rajonit ka rritur gjithashtu bashkëpunimin.”

Tre faktorë të rinj i kanë dhënë këtij grupi rëndësi më të madhe. Pranimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO vendosi të gjithë anëtarët në një pozitë të barabartë në politikën e sigurisë, duke hapur mundësi për lidhje më të ngushta. Siguria dhe mbrojtja, sidomos në kontekstin e luftës së Rusisë dhe mbështetjes për Ukrainën, janë bërë fusha kyçe bashkëpunimi. “Rreshtimi i plotë” ndaj Rusisë ka qenë nxitësi kryesor i forcimit të lidhjeve midis tyre.

Pas ndryshimit të qeverisë në Poloni në dhjetor 2023, Varshava u bë partner kyç për NB8, duke rritur ndjeshëm ndikimin politik të grupit. Shkeljet e sundimit të ligjit nën qeverinë populiste të Ligjit dhe Drejtësisë (PiS) kishin vënë një pengesë në marrëdhëniet me vendet nordike mes 2015 dhe 2023, por fitorja e Donald Tusk e hoqi atë pengesë dhe hapi derën për bashkëpunim strategjik. Pranimi joformal i Polonisë në grup ka shënuar një pikë kthese.

Kthehu në veri
Historikisht, politika strategjike e Varshavës ishte e fokusuar kryesisht në Grupin e Vishegradit dhe format e bashkëudhëheqjes me Gjermaninë dhe Francën përmes Trekëndëshit të Vajmarit. Flirti i Orbán dhe Fico me Putinin dhe qasjet kontradiktore të vendeve të Vishegradit ndaj BE-së kanë bërë komunitetin e interesave të Evropës Qendrore e Lindore një ëndërr të parealizuar. Trekëndëshi i Vajmarit është rigjallëruar, por zhvendosja drejt veriut ka përcaktuar politikën e re të jashtme të Polonisë që nga 2023.

Pas formimit të qeverisë së Tusk në dhjetor 2023, Polonia iu bashkua konsultimeve joformale të NB8 para samiteve të BE-së, duke sinjalizuar një realitet të ri në politikën e jashtme. Interesat strategjike të sigurisë dhe ekonomike kanë luajtur rol të rëndësishëm. Danimarka, Suedia dhe Finlanda së bashku janë investitori i tretë më i madh në Poloni, pas Gjermanisë dhe Francës. Danimarka përbën 50% të investimeve të huaja direkte në Pomerani, rajonin verior të Polonisë. Transformimi i energjisë i Polonisë dhe investimet e planifikuara në energjinë e erës në det të hapur e bëjnë vendin shumë tërheqës për partnerët skandinavë. E njëjta gjë vlen edhe për blerjen e pajisjeve ushtarake, ku Suedia ka shumë për të ofruar, si p.sh. nëndetëse.

Diplomatët polakë raportojnë se në vitin 2024 Polonia u vizitua masivisht nga vendet nordike për të forcuar bashkëpunimin me vendin më të madh lindor të BE-së.

Mbrojtja e Detit Baltik
Siguria e rrjetit të kabllove të telekomunikacionit nëndetësor në Detin Baltik është bërë përparësi për vendet nordike dhe baltike, përfshirë Poloninë. Samiti Nordik-Baltik në Harpsund, Suedi (nëntor 2024), bashkoi Kryeministrin Tusk me udhëheqës të tjerë, duke demonstruar nivel të ri bashkëpunimi. Pas samitit, Kryeministrat Ulf Kristersson (Suedi) dhe Donald Tusk (Poloni) nënshkruan një marrëveshje partneriteti strategjik. Suedia dhe Norvegjia kontribuojnë në mbrojtjen e qendrës logjistike për Ukrainën në Rzeszów, Poloni.

Tusk propozoi krijimin e “mbikëqyrjes detare”, misione të përbashkëta për të monitoruar dhe mbrojtur infrastrukturën kritike në Baltik. Pas luftës së Rusisë me Ukrainën, Baltiku ka marrë rëndësi strategjike për të gjitha shtetet kufitare. Sanksionet energjetike ndaj Rusisë ndryshuan rrugët e transportit detar dhe forcuan rolin e energjisë së erës në det të hapur, duke rritur fokusin mbi sigurinë e infrastrukturës.

Polonia importoi rreth 6.5 miliardë metra kub gaz natyror në 2023 përmes terminalit LNG në Swinoujscie, duke zëvendësuar plotësisht importet nga Rusia. Terminalet dhe linjat e energjisë me tension të lartë (SwedLink, EstLink) janë thelbësore për transportin e energjisë. Mbrojtja e gjithë kësaj infrastrukture mbetet prioritet për vendet nordike dhe baltike.

Lidhjet me NATO-n
Ideja e Tuskut për “mbikëqyrjen detare” u mbështet nga NB8 dhe u miratua nga NATO. Misioni Baltic Sentinel u nis në Helsinki në janar 2025 për të penguar veprimet keqdashëse të aktorëve shtetërorë ose jo-shtetërorë pranë Rusisë. Projektet e koordinuara të mbrojtjes kufitare – Mburoja Lindore Polake dhe Vijës së Mbrojtjes Baltike – u përfshinë në prioritetet e BE-së, me mbështetje financiare prej 150 miliardë eurosh nga iniciativa SAFE (maj 2025).

Kërcënimet e sigurisë kanë afruar vendet e Evropës Verilindore drejt një axhende të përbashkët. Një shqetësim tjetër është “flota fantazmë” që shmang sanksionet mbi dërgesat ruse të naftës. Incidenti i majit 2025, ku një anije ruse manovroi pranë kabllove të Polonisë dhe Suedisë, u ndalua nga forcat polake. Nën presidencën polake të BE-së, paketa e 17-të e sanksioneve u miratua, duke përfshirë 200 anije të flotës fantazmë, të cilave u ndalohet ankorimi në portet evropiane.

Këshilli i Shteteve të Detit Baltik
Ringjallja e Këshillit të Detit Baltik mund të jetë shenjë e ripërtëritjes së bashkëpunimit rajonal. Polonia mori presidencën në korrik dhe mund ta transformojë institucionin për fokus më të madh mbi sigurinë. Ilves dhe Landsbergis u bëjnë thirrje vendeve anëtare të e shndërrojnë Këshillin në forum strategjik për dialog mbi sigurinë, koordinimin taktik dhe avokimin politik brenda BE-së dhe NATO-s.

Megjithatë, ka kufizime. NB8 dhe Polonia janë të bashkuara në politikën ndaj Rusisë, siguri dhe migracion, por jo në fusha të tjera, si politika klimatike dhe konkurrueshmëria. Polonia ka bllokuar marrëveshje me Mercosur, shtyrë ETS2 dhe mbrojtur politikën e kohezionit me çdo kusht. Kjo nuk korrespondon me vizionin e vendeve nordike për BE-në.

Institucionalizimi i bashkëpunimit rajonal ka përfitime, por edhe rreziqe. Polonia dhe të tjerët frikësohen se mund të minojnë supremacinë dhe unitetin e NATO-s duke promovuar rajonalizimin e politikës së sigurisë. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale polake dhe suksesi i kandidatëve të djathtë tregojnë se stabiliteti liberal-demokratik nuk mund të merret si i garantuar.

Megjithatë, kërcënimet e sigurisë kanë afruar vendet e Evropës Verilindore, duke krijuar vullnet politik dhe interes për një axhendë të përbashkët. BE-ja po bëhet gjithnjë e më e larmishme, me disa qendra gravitacionale që do të udhëheqin transformimin e saj. Kontributi i Evropës Verilindore mund të bëhet një nga më të rëndësishmit.

*Piotr Buras është bashkëpunëtor i lartë kërkimor dhe drejtor i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) në Varshavë.

BHurimi: Dosja Vanguard/ Përgatiti për botim: L.Veizi

Mbi 12 mijë të vrarë në pak ditë, por pa bujë globale: Pse bota po hesht për Iranin?

By: Iconstyle
15 January 2026 at 13:41

Mbi 12 mijë qytetarë të vrarë në një hark kohor jashtëzakonisht të shkurtër. Internet i fikur. Media e mbyllur. Protesta të shtypura me armë. Dhe megjithatë, në arenën globale, ajo që po ndodh në Iran kalon thuajse në heshtje.

Nuk ka mobilizim ndërkombëtar. Nuk ka reagime të forta politike. Nuk ka valë solidariteti që pushton rrjetet sociale. Nuk ka tituj të përditshëm që tronditin opinionin publik botëror. Ka vetëm disa lajme sporadike, shifra të paqarta dhe një ndjesi të rrezikshme normalizimi të dhunës.

Pse kjo tragjedi nuk po merr vëmendjen që meriton?

Një pjesë e përgjigjes është e pakëndshme, por reale. Jemi desensitizuar. Bota është bërë një zinxhir i pandërprerë krizash, luftërash, masakrash dhe skandalesh. Nga Ukraina në Gaza, nga Sudani në Siri, dhuna është kthyer në sfond. Vrasjet nuk na shokojnë më, na lodhin. Dhe kur dhimbja përsëritet çdo ditë, ndërgjegjja kolektive fillon të mpaket.

Por kjo nuk është e gjithë e vërteta.

Sepse jo çdo tragjedi trajtohet njësoj. Disa kriza shndërrohen në kauza globale, të tjera mbeten të padukshme. Dhe këtu hyn politika. Media ndërkombëtare dhe organizatat e mëdha nuk veprojnë në vakum moral, por brenda interesave gjeopolitike. Irani është një nyje e ndërlikuar, një vend ku përplasjet diplomatike, frika nga përshkallëzimi dhe llogaritjet strategjike peshojnë më shumë se jeta e protestuesve në rrugë.

Ka edhe një arsye tjetër, më cinike. Revolta iraniane nuk është e rehatshme për t’u treguar. Nuk ka akses për gazetarët. Nuk ka transmetime live. Nuk ka imazhe të pastruara për konsum global. Ka errësirë, censurë dhe rrezik. Dhe në një epokë ku vëmendja matet me klikime dhe algoritme, tragjeditë që nuk “performojnë” thjesht shtyhen në periferi.

Heshtja globale nuk është neutrale. Ajo është një mesazh. Një sinjal për regjimin se dhuna mund të vazhdojë pa pasoja serioze ndërkombëtare. Një sinjal për viktimat se zëri i tyre nuk po dëgjohet. Dhe një sinjal për botën se standardet morale janë selektive.

Mbi 12 mijë të vrarë nuk janë statistikë. Janë jetë njerëzish. Dhe fakti që kjo shifër nuk trondit titujt kryesorë është ndoshta treguesi më i qartë i një krize më të madhe se ajo iraniane: kriza e ndërgjegjes globale.

Sepse kur bota mësohet të heshtë përballë një masakre, problemi nuk është vetëm regjimi që shtyp. Problemi është edhe sistemi ndërkombëtar që zgjedh të shohë nga ana tjetër.

The post Mbi 12 mijë të vrarë në pak ditë, por pa bujë globale: Pse bota po hesht për Iranin? appeared first on iconstyle.al.

Botërori 2026: FIFA konfirmon 500 milionë kërkesa për bileta

By: gaze tare
15 January 2026 at 12:51

Me pak muaj para fillimit të Botërorit 2026SHBA, Kanada dhe Meksikë, FIFA dhe presidenti i saj, Gianni Infantino, shprehin entuziazmin për interesin e jashtëzakonshëm të tifozëve. Sipas njoftimit të organizatës, deri tani janë regjistruar 500 milionë kërkesa për bileta, një numër rekord në historinë e futbollit. Infantino e konfirmoi këtë të diel në rrjetet sociale: “E pabesueshme; 500 milionë kërkesa për bileta për Botërorin 2026. Faleminderit të gjithëvë!

Përveç vendeve organizatore, kërkesat më të mëdha për bileta vijnë nga Gjermania, Anglia dhe Brazili, ndërkohë që disa prej ndeshjeve më të pritura të fazës së fundit kanë shkaktuar kërkesa masive. Ndeshja Kolumbi-Portugali, e cila do të zhvillohet në Miami më 27 qershor, është përmendur si ajo me interesin më të madh të tifozëve.

Pas kritikave për çmimet e larta të biletave, FIFA njoftoi një kategori të veçantë me tarifa të përballueshme, 60 dollarë për bileta, që do të ofrohen përmes federatave kombëtare. Organizata paralajmëroi se shpërndarja e biletave për ndeshjet me kërkesat më të larta do të bëhet me short, dhe personat që kanë aplikuar do të informohen jo përpara datës 5 shkurt.

Ky interes rekord tregon pasionin global për futbollin dhe pritshmëritë e larta për turneun më të madh të sportit, që premton të jetë një spektakël i jashtëzakonshëm për tifozët në të gjithë botën.

The post Botërori 2026: FIFA konfirmon 500 milionë kërkesa për bileta appeared first on iconstyle.al.

BTS rikthehet në skenë pas viteve në ushtri, ja detajet e turneut

By: gaze tare
15 January 2026 at 12:42

Grupi K-pop i famshëm BTS ka njoftuar rikthimin e tij me një turne botëror për vitet 2026–2027, që pritet të shënjojë performancat e tyre kryesore të para që nga turneu “Permission to Dance on Stage” gjatë viteve 2021–2022. Turneu do të fillojë në Korenë e Jugut në prill 2026 dhe do të përfshijë më shumë se 70 koncerte në Azi, Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Australi dhe Europë, duke sjellë grupin përsëri pranë fansave të tij globalë.

Para nisjes së shitjes së biletave për publikun e gjerë më 24 janar, do të ketë shitje paraprake më 22 dhe 23 janar për anëtarët e klubit të fansave që regjistrohen në platformën Weverse, e menaxhuar nga kompania e BTS, Hybe. Ky hap synon të përfshijë fansat më të përkushtuar dhe të sigurojë bileta për të gjithë admiruesit e grupit.

Shkëputja e grupit gjatë viteve të fundit erdhi si pasojë e shërbimit ushtarak të detyrueshëm në Korenë e Jugut, një detyrim që të gjithë anëtarët e BTS duhet të përmbushnin. Suga ishte i vetmi që përfundoi shërbimin si agjent i shërbimeve sociale në qershor 2025, një alternativë ndaj ushtrisë për shkak të një dëmtimi në shpatull, ndërsa gjashtë anëtarët e tjerë shërbyen normalisht në ushtri.

Ky rikthim i BTS pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore globale të vitit, duke rikthyer grupin në skenën botërore pas një periudhe pushimi dhe duke ofruar fansave të tij eksperienca të paharrueshme live.

The post BTS rikthehet në skenë pas viteve në ushtri, ja detajet e turneut appeared first on iconstyle.al.

Cilat janë pasaportat që hapin më shumë dyer në botë?

By: gaze tare
15 January 2026 at 12:35

Në hartën globale të udhëtimit, një grup vendesh ofron privilegje të veçanta për qytetarët e tyre, duke lejuar udhëtime pa pengesa burokratike dhe pritje të shkurtra në kufi. Sipas botimit më të fundit të Indeksit të Pasaportave Henley, Singapori është lider global, me qytetarët që mund të vizitojnë 192 vende pa nevojën e vizave. Pas tij renditen Japonia dhe Koreja e Jugut, me qasje të lirë në 188 destinacione.

Në vendin e tretë gjenden pesë vende evropiane: Danimarka, Luksemburgu, Spanja, Suedia dhe Zvicra, të cilët ofrojnë udhëtime pa viza në 186 vende. Një hap më poshtë, vendet evropiane Austria, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Holanda dhe Norvegjia lejojnë qytetarët e tyre të udhëtojnë në 185 destinacione. Hungaria, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe renditen në vendin e pestë, me qasje në 184 vende. Shqipëria dhe Kosova renditen përkatësisht në vendin e 43-të dhe 49-të, duke ofruar qasje në 121 dhe 81 destinacione pa procedura të ndërlikuara vizash.

Një histori e veçantë është ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat kanë përjetuar rritjen më të madhe në 20 vitet e fundit të indeksit. Që nga viti 2006, vendi ka shtuar 149 destinacione të reja pa viza, duke fituar 57 pozicione në renditjen globale, për shkak të diplomacisë aktive dhe liberalizimit të vizave.

Në vendet e tjera kryesore, Australia, Letonia, Lihtenshtajni dhe Mbretëria e Bashkuar renditen në vendin e shtatë, ndërsa Kanadaja, Islanda dhe Lituania janë në vendin e tetë. Malajzia mban vendin e nëntë, dhe Shtetet e Bashkuarajanë rikthyer në vendin e dhjetë me 179 destinacione. Vendet kryesore të listës tregojnë jo vetëm fuqinë e pasaportave të tyre, por edhe ndikimin e politikave diplomatike dhe të udhëtimit të lirë në nivel global.

The post Cilat janë pasaportat që hapin më shumë dyer në botë? appeared first on iconstyle.al.

Kërcënim me bombë në avionin e Turkish Airlines, aeroplani bën ulje emergjente në Barcelonë –

By: 27
15 January 2026 at 13:19

Një alarm u dha në aeroportin El Prat të Barcelonës të enjten në mëngjes (15/1) kur një avion i Turkish Airlines bëri një ulje emergjente pas një kërcënimi për bombë.

Avioni, një Airbus A321, po operonte fluturimin TK1853 me një mbërritje të planifikuar në Barcelonë në orën 11:00 të mëngjesit, pasi ishte ngritur nga Stambolli në orën 09:00. Pak para uljes, autoritetet u informuan për një kërcënim me bombë, gjë që çoi në aktivizimin e menjëhershëm të protokollit të emergjencës.

Sipas një deklarate të Aena-s, “për shkak të një kërcënimi, u aktivizuan protokollet e kërkuara të sigurisë”, ndërsa u vu re se “Forcat e Sigurisë po vlerësojnë situatën”. Në të njëjtën kohë, u sqarua se kërcënimi i supozuar nuk ndikoi në asnjë mënyrë në funksionimin e aeroportit.

Pas uljes së sigurt, shërbimet e emergjencës vazhduan me zbarkimin e të gjithë pasagjerëve dhe filluan kontrolle të hollësishme brenda avionit.

Sipas mediave spanjolle, dy avionë luftarakë u ngritën dhe shoqëruan fluturimin e Turkish Airlines deri në uljen e tij, si pjesë e masave të sigurisë të parashikuara në incidente të tilla.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa deri më tani nuk është njoftuar nëse janë gjetur objekte të dyshimta në avion.

FIFA merr mbi 500 milionë kërkesa për bileta –

By: 27
15 January 2026 at 13:13

FIFA ka njoftuar se ka marrë më shumë se 500 milion kërkesa për bileta për Kampionatin Botëror të Futbollit 2026, i cili do të zhvillohet këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Përveç vendeve organizatore, shumica e kërkesave vijnë nga Gjermania, Anglia dhe Brazili.

Pas kritikave për çmimet e larta të biletave, FIFA ka vendosur tarifa prej 60 dollarësh për biletat që do të jenë të disponueshme përmes federatave kombëtare. Ndër ndeshjet më të kërkuara në fazën e fundit të shitjes është Kolumbi-Portugal, e planifikuar të luhet në Miami, më 27 qershor.

FIFA ka njoftuar gjithashtu se parashikon të informojë aplikantët për rezultatet e tyre jo më herët se data 5 shkurt, me një procedurë të rastësishme për ndeshjet me kërkesë të lartë, për të garantuar një shpërndarje të drejtë të biletave.

Ky interes jashtëzakonisht i madh tregon entuziazmin global për Botërorin e parë me tri vende organizatore dhe sfidën e FIFA-s për të menaxhuar kërkesën rekord në një mënyrë të drejtë dhe transparente.

Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët –

By: 27
15 January 2026 at 12:45

SPAK ka përfunduar hetimet lidhur me hakerimin e sistemeve të saj informatike dhe ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë tre të pandehur, mes tyre ish-drejtorin e burgjeve Agim Ismaili. Kështu, Arnold Rrokaj, i cili ndodhet nën masën e sigurimit “arrest në burg”, akuzohet për veprat penale “hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ai përballet gjithashtu me akuzat për “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, të parashikuara nga nenet 192/b, 293/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Zambak Gjoni, gjithashtu i arrestuar, akuzohet për “përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike” dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, Agim Ismaili, i hetuar në gjendje të lirë, përballet me të njëjtat akuza për përgjim të paligjshëm dhe bashkëpunim në grup kriminal.

Sipas hetimeve, Arnold Rrokaj ka aksesuar në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme. Një pjesë e këtyre materialeve u shpërndanë në mënyrë të paligjshme tek Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, të cilët më pas i kaluan tek persona të tretë.

Autoritetet arritën të identifikojnë brenda 24 orësh Rrokajn dhe Gjonin, duke i arrestuar menjëherë. Ky veprim parandaloi shpërndarjen e mëtejshme të materialeve hetimore, të cilat përbënin rrezik për proceset penale në zhvillim.

Dosja tashmë është dërguar për gjykim, ku tre të pandehurit do të përballen me akuzat e rënda për krime kibernetike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, SPAK të hetojë –

By: 27
15 January 2026 at 12:25

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, u shpreh se disa muaj më parë Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tjerë inspektuan investimin për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Seman në Fier, duke e prezantuar si një sukses madhor që do të mbante 5000 hektarë tokë bujqësore të mbrojtura nga përmbytjet.

Por sot, reshjet e shumta dhe çarjet në argjinaturë kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona, duke përfshirë tokat bujqësore dhe rreth 20 banesa në fshatin Hasturkas.

“Kjo ngre pyetje të rënda: Kush mban përgjegjësi për dëmët dhe milionat e shpenzuara? A është kjo një mashtrim i qeverisë?

‘Qytetarët përballen me pasojat e një qeverisjeje të paaftë. Është koha që SPAK të nisë hetimet.’-theksoi ajo.

Deklarata e plotë:

Jo më larg se disa muaj më parë, Kryeministri Edi Rama, së bashku me zv/kryeministren Belinda Balluku dhe ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, inspektuan nga afër investimin për mbrojtjen e tokave bujqësore dhe rehabilitimin e argjinaturës së majtë të lumit Seman, në bashkinë e Fierit. Një investim që u propagandua si i përfunduar brenda 4 muajve të fundit të vitit 2024 dhe që u prezantua si sukses madhor i qeverisë.

Kryeministri Rama deklaroi publikisht se argjinatura e majtë e lumit Seman kishte pësuar një përmirësim të dukshëm në 8 km, duke pretenduar se ishin shpëtuar nga përmbytjet rreth 5000 hektarë tokë bujqësore.

Sipas tij, bëhej fjalë për një ndërhyrje emergjente të realizuar me sukses falë fondeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe punës së bordeve të kullimit dhe kompanive kontraktuese.

U deklarua se në qarkun e Fierit janë rreth 30 km argjinaturë  që janë mbështetur në 5 vitet e fundit me fonde buxhetore dhe me rehabilitim. të padiskutueshëm në të gjithë zonën bujqësore që përfaqëson ky qark me 14 kantiere, 8 të ndjekura nga ministria dhe 6 nga pushteti vendor, dhe një fond prej 6 milionë euro që do ndihmonin një sipërfaqe të ujitshme për gati 20 mijë ha tokë bujqësore, dhe njëkohësisht investime edhe në hidrovor.

Ministrja e Bujqësisë deklaroi se në qarkun e Fierit investimet në sistemet e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet janë rritur gati katërfish krahasuar me vitin 2013, duke arritur në rreth 20 milionë euro në vit.

Por sot, realiteti flet ndryshe….

Reshjet e shumta dhe rritja e prurjeve të lumit Seman kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në disa zona, pas çarjes së argjinaturës në disa segmente.

Uji ka vërshuar në tokat bujqësore të disa fshatrave përreth, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa gjatë natës lumi Seman ka përmbytur rreth 20 banesa në fshatin Hasturkas, në Libofshë.

Kjo situatë ngre pyetje të rënda dhe të pashmangshme:

Kush mban përgjegjësi për milionat e shpenzuara?

Kush mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara qytetarëve dhe fermerëve?

Propaganda e investimeve rezulton një mashtrim i radhës, ndërsa qytetarët përballen me pasojat dramatike të një qeverisjeje të kalbur, të paaftë dhe grabitqare.

Është koha që institucionet e drejtësisë të veprojnë.

SPAK duhet të hetojë.

❌
❌