Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Si nuk përton të martohesh”/ Komentet për dasmën, reagon Blero

By: gaze tare
16 January 2026 at 09:41

Pas publikimit të pamjeve nga dasma e tij me partneren, Eronita, dhe valës së komenteve në rrjet, Blero ka vendosur të reagojë publikisht. Në mesin e urimeve, nuk munguan as komentet ironike dhe skeptike, duke qenë se kjo është martesa e tretë për këngëtarin, pas lidhjeve me Teuta Krasniqin dhe Afrona Dikën.

Rrjeti u mbush me komente të tipit: “Uroj të jetë torta e fundit”, “Si nuk përton të martohesh”, apo “Nuk paska punë tjetër veç të martohet e të ndahet”, duke e kthyer jetën personale të artistit në temë diskutimi per disa dite ne rrjetet sociale.

Megjithatë, Blero zgjodhi të mos polemizojë drejtpërdrejt, por t’i përgjigjet situatës me një postim të shkurtër, por domethënës.

Në një foto nga dasma, ku shfaqet duke kërcyer, ai shkroi:

“A ju duket sikur më… gëzuar për dashurinë!”- duke thene ne kete forme se nuk shqetesohet per asnje koment.

Komenti i tij u interpretua si një përgjigje ironike ndaj kritikave, por edhe si një mesazh se ai po e jeton këtë fazë të jetës i qetë dhe i përqendruar te ndjenjat, pavarësisht zhurmës në rrjet.

Postimi mori reagime të shumta, ku një pjesë e ndjekësve i dolën në mbrojtje, duke theksuar se dashuria nuk ka “numër” dhe se secili meriton të jetë i lumtur.

The post “Si nuk përton të martohesh”/ Komentet për dasmën, reagon Blero appeared first on iconstyle.al.

Publikohet fotosesioni i martesës së Bleros me Eronitën

13 January 2026 at 10:01


Blero Muharremi mbrëmjen e djeshme (e hënë) ka kurorëzuar dashurinë me martesë.

Ai dhe partnerja e tij nga Prizreni, Eronita Karavidaj, i kanë dhënë fund beqarisë.

Ceremonia e tyre u organizua në një nga restorantet luksoze në Prishtinë mes familjarëve e miqve.

Duket se Blero dhe tashmë bashkëshortja kanë një diferencë të madhe në moshë, ndonëse u tha se çifti po pret të bëhet edhe me fëmijë.

Kjo është martesa e tretë për këngëtarin e njohur shqiptar.

Ai më parë ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë Tara.

Martesa e tij e dytë dhe me bujë të madhe ka qenë me blogeren Afrona Dika. /Telegrafi/

Blero kurorëzon sonte martesën e tij të tretë!

By: M C
12 January 2026 at 22:34

Këngëtari i njohur Blero po shënon një kapitull të ri në jetën personale, duke kurorëzuar sonte martesën e tij të tretë me partneren Eronita.

Ceremonia, e organizuar në një restorant të njohur dasmash, mbahet në një atmosferë private, ku prania është e rezervuar vetëm për familjarët dhe miqtë më të afërt.

Çifti ka vendosur të shmangë ekspozimin e mediave dhe syve të publikut, duke vlerësuar intimitetin dhe momentin familjar të këtij eventi të rëndësishëm.

Burime nga afër të çiftit bëjnë të ditur se atmosfera do të jetë e ngrohtë dhe festive, duke reflektuar lidhjen e veçantë mes tyre.

Martesa e Bleros shënon një fillim të ri, pas dy eksperiencave të mëparshme.

Këngëtari ka qenë i martuar më parë me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë, Tarën.

Martesa e tij e dytë me Afrona Dikën përfundoi me divorc, duke lënë pas një kapitull të përfunduar.

Sonte, Blero dhe Eronita do të ndajnë një moment të veçantë vetëm me njerëzit më të dashur, duke krijuar kujtime që do të mbeten të paharrueshme. Pas përfundimit të ceremonisë dhe festës, detaje të tjera nga dasma dhe pamjet e eventit pritet të bëhen publike, duke ofruar një pasqyrë më të plotë të këtij momenti të rëndësishëm.

Për artistin, kjo martesë nuk është vetëm një ceremoni, por edhe një fillim i ri dhe një kapitull i ri personal që i sjell lumturi dhe përkushtim në jetën private.

The post Blero kurorëzon sonte martesën e tij të tretë! appeared first on Albeu.com.

Pamje nga ceremonia e Bleros që po mbahet në Prishtinë

12 January 2026 at 21:04


Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi - Blero, po i jep fund beqarisë.

Ai dhe partnerja e tij, Eronita, kanë kurorëzuar sonte (e hënë) dashurinë e tyre me martesë.

Ceremonia e çiftit, ndonëse private, po mbahet në një nga restorantet luksoze në Prishtinë.

Foto: Facebook

Të pranishëm janë miq, familjarë e po ashtu edhe kolegë nga profesioni i tij që e ushtron prej shumë vitesh.

Për Bleron, kjo është martesa e tretë.

Foto: Facebook

Ai ka qenë më parë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë Tarën.

Martesa e dytë e Bleros ka qenë me blogeren që jeton dhe vepron në Zvicër, Afrona Dika.

Foto: Facebook

Raportohet se Blero dhe partnerja e tij e re janë në pritje të një fëmije. /Telegrafi/

Foto: Facebook

Blero martohet për herë të tretë

12 January 2026 at 20:46


Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi dhe partnerja e tij Eronita i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Çifti ka organizuar një festë private në prani të familjarëve, miqve e njerëzve të tyre të afërt.

Nga imazhet e para të publikuara në rrjete sociale, vihet re një ambient elegant dhe i kuruar deri në detajet më të vogla, i realizuar në një nga hotelet luksoze të kryeqytetit.

Foto: Instagram

Kjo ndërkohë është martesa e tretë për Bleron.

Ai ka qenë më parë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë.

Foto: Instagram

Pas kësaj, këngëtari u martua me Afrona Dikën, martesë po ashtu që përfundoi pas disa vitesh.

Martesa me Eronitën shënon një kapitull të ri në jetën personale të këngëtarit, ndërsa fansat i kanë uruar çiftit dashuri dhe harmoni në këtë rrugëtim të ri së bashku. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Blero kujton zemërthyer mikun e tij të ngushtë, Shpat Kasapin

18 December 2025 at 11:40


Këngëtari Blero ka ndarë së fundmi një postim në InstaStory ku shfaq një pjesë të këngës së Shpat Kasapit, duke e shoqëruar me një 'emoji' zemërthyer.

Ky veprim i Bleros duket si një dedikim ndaj këngëtarit tashmë të ndjerë, i cili vdiq pak javë më parë pas një sulmi në zemër.

Postimi rikthen vëmendjen te trashëgimia muzikore e Kasapit dhe momentet që ai la pas në skenën shqiptare.

Foto: Instagram

Blero ka pasur një lidhje të ngushtë me artistin dhe kanë ndarë skenën shumë shpesh së bashku.

I njëjti ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare derisa ishte në Itali së bashku me familjen.

Ai ka lënë pas një krijimtari të gjatë muzikore, duke qenë se nisi karrierën si fëmijë.

Vdekja e tij ka tronditur të gjithë ata që e kanë njohur e kanë bashkëpunuar me të. /Telegrafi/

Këngëtari i njohur ‘kapet mat’ me të dashurën e re

By: D Marku
11 December 2025 at 11:48

Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi, duket se po kalon një periudhë të re dhe të lumtur në jetën e tij personale. Pas një periudhe të gjatë të jetës private, Blero ka zbuluar për herë të parë lidhjen e tij me të dashurën e re, gjatë një eventi festiv. Ky moment ka kapur vëmendjen e fansave, ndërkohë që faqja e njohur “Artistet shqiptare” e ka ndarë një video të dyshes, ku Blero dhe partnerja e tij shfaqen të qeshur dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Dyshja duket të ketë një lidhje të ngushtë, me këngëtarin që ruan një afrim të veçantë me të dashurën gjatë gjithë ngjarjes, një gjest që tregon harmoni dhe dashuri të thellë mes tyre. Fansat e Bleros janë shprehur të gëzuar për këtë kapitull të ri në jetën e tij, duke i uruar çiftit shumë momente të lumtura dhe dashuri të pafund. Komentet dhe reagimet pozitive në rrjetet sociale janë të shumta, me ndjekësit që i japin mbështetje të pakufishme.

Për Bleron, kjo lidhje vjen pas disa marrëdhënieve të përfolura dhe të njohura publikisht në të kaluarën, të cilat kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e mediave. Megjithatë, tani ai duket të jetë i gatshëm të nisë një faqe të re dhe të lumtur, të mbushur me dashuri dhe paqe personale.

The post Këngëtari i njohur ‘kapet mat’ me të dashurën e re appeared first on Albeu.com.

Këngëtari i njohur ‘kapet mat’ me të dashurën e re

By: gaze tare
10 December 2025 at 23:50

Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi, duket se po kalon një periudhë të re dhe të lumtur në jetën e tij personale. Pas një periudhe të gjatë të jetës private, Blero ka zbuluar për herë të parë lidhjen e tij me të dashurën e re, gjatë një eventi festiv. Ky moment ka kapur vëmendjen e fansave, ndërkohë që faqja e njohur “Artistet shqiptare” e ka ndarë një video të dyshes, ku Blero dhe partnerja e tij shfaqen të qeshur dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.

View this post on Instagram


Dyshja duket të ketë një lidhje të ngushtë, me këngëtarin që ruan një afrim të veçantë me të dashurën gjatë gjithë ngjarjes, një gjest që tregon harmoni dhe dashuri të thellë mes tyre. Fansat e Bleros janë shprehur të gëzuar për këtë kapitull të ri në jetën e tij, duke i uruar çiftit shumë momente të lumtura dhe dashuri të pafund. Komentet dhe reagimet pozitive në rrjetet sociale janë të shumta, me ndjekësit që i japin mbështetje të pakufishme.

Për Bleron, kjo lidhje vjen pas disa marrëdhënieve të përfolura dhe të njohura publikisht në të kaluarën, të cilat kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e mediave. Megjithatë, tani ai duket të jetë i gatshëm të nisë një faqe të re dhe të lumtur, të mbushur me dashuri dhe paqe personale.

The post Këngëtari i njohur ‘kapet mat’ me të dashurën e re appeared first on iconstyle.al.

Blero 'kapet mat' me të dashurën e re

10 December 2025 at 22:57


Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi, duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale.

Faqja e njohur e instagramit, “Artistet shqiptare”, e kanë kapur këngëtarin gjatë një eventi, teksa shfaqej në shoqërinë e të dashurës së tij të re.

Dyshja dukej se po e shijonte atmosferën festive, ndërsa Blero qëndronte pranë partneres, duke treguar qartë afrimitetin dhe harmoninë mes tyre.

Fansat dhe ndjekësit i kanë uruar çiftit të ri që të kalojnë vetëm ditë të lumtura dhe momente të veçanta së bashku, ndërsa publikimi ka shkaktuar komente të shumta dhe reagime pozitive në rrjetet sociale.

Përndryshe, këngëtari nga Mitrovica kaqenë shumë i përfolur për lidhjet e tij në të kaluarën, shumica prej të cilave janë bërë publike. /Telegrafi/

Dedikim prekës, Blero i thotë lamtumirë Shpat Kasapit me një mesazh emocional

By: gaze tare
3 December 2025 at 23:26

Këngëtari Blero Muharremi ka emocionuar rrjetin me një dedikim prekës për mikun e tij të ndjerë, Shpat Kasapi, duke rikthyer kujtimet e një miqësie të sinqertë dhe dhimbjen e humbjes së parakohshme të artistit. Në një postim të publikuar në Instagram, Blero ndau një fotografi të vjetër nga performancat e tyre, që datojnë nga vitet më të ndritshme të karrierës së tyre muzikore.

Në dedikimin e tij emocional, Blero shprehu tronditjen dhe dhimbjen e thellë që ka përjetuar pas ndarjes nga jeta të Shpatit:

“Ende më duket sikur jam në ëndërr… si shok i yt dhe mik i familjes tënde, zemra m’u bë mal kur pashë dashurinë që ta dhanë shqiptarët anë e mban botës.”

Blero u ndal edhe te mënyra e jashtëzakonshme se si publiku e nderoi Shpat Kasapin pas vdekjes së tij tragjike. Sipas tij, kjo dashuri kolektive ishte një dëshmi e ndikimit të madh që këngëtari kishte te audienca shqiptare, kudo në botë.

“Nuk ka fjalë që ta përshkruajnë këtë dhimbje,” shkruan Blero, duke e bërë të qartë se humbja e Shpatit ka lënë një boshllëk të madh te miqtë dhe familja.

Dedikimi i Bleros konfirmon edhe një herë ndikimin e madh që Shpat Kasapi pati jo vetëm si artist, por edhe si njeri. Ai la pas një trashëgimi muzikore dhe emocionale që vazhdon të prekë zemrat e publikut dhe të miqve të tij më të afërt.

The post Dedikim prekës, Blero i thotë lamtumirë Shpat Kasapit me një mesazh emocional appeared first on iconstyle.al.

Blero: Lavdi kujtimit të Shpatit, një njeriu që na la më shumë se sa mori

30 November 2025 at 21:03


Këngëtari i njohur, Blero, ka ndarë një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale pas lamtumirës së fundit për artistin Shpat Kasapi, i cili u varros sot (e diel) në Tetovë, në qytetin e tij të lindjes.

Mesazhi i Bleros reflekton dhimbjen dhe respektin për mikun dhe kolegun e tij, duke theksuar sa i madh ishte ndikimi i Kasapit në muzikën shqiptare dhe në jetën e njerëzve që e njohën.

Ai u nda nga jeta papritur në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër, teksa ndodhej në Itali.

Foto: Instagram

Postimi i plotë:

"Shpat i dashur...Njerëz si ti nuk largohen ata thjesht kthehen në dritë.

Dhe dritën tënde ne do ta mbajmë me vete.

Në çdo këngë që do ta dëgjojmë.

Në çdo kujtim që do të ndajmë, në çdo moment kur na duhet një zemër e pastër për të na kujtuar çka është dashuria.

U prehtë në paqe shpirti i tij i bardhë.

Lavdi kujtimit të Shpatit një njeriu që na la më shumë se sa mori". /Telegrafi/

Blero preket gjatë homazheve për Shpat Kasapin: Humbëm dikë që nuk e gjejmë më

By: gaze tare
30 November 2025 at 16:40

Sot u përcoll për në banesën e fundit, artisti Shpat Kasapi, i cili pak ditë më parë ndërroi jetë pas një arresti kardiak ndërsa ndodhej në Itali.

Pjesë e homazheve që u mbajtën ditën e sotme në nderim të këngëtarit të ndjerë ishte edhe miku i tij, këngëtari Blero Muharremi. Për të, shpati ishte një njeri i rrallë me zemër të pastë, një shpirt të butë dhe një dritë që nuk do të pushojë kurrë së ndriçuari.

“Të nderuar familjar, miq artist. Sot jemi mbledhur këtu me dhimbe që s’ka fjalë me një boshllëk që as koha s’ka fuqi ta mbush. Ika e Shpatit na ka tronditur të gjithëve. Na iku një zemër e pastër, një shpirt i but dhe një dritë që nuk pushonte kurrë së ndriçuari. Shpati ishte prej atyre njerëzve të rrallë. Dhe prandaj sot dhemb kaq shumë, dhemb sepse humbëm dike që nuk e gjejmë më. Shpat miku ynë i dashur.

Njerëz si ti nuk largohen ata thjesht kthehen në dritë dhe dritën tënde ne do e mbajmë me vete në çdo këngë që do e dëgjojmë, në çdo moment kur do duam një zemër të pastër për ta kuptuar çfarë është dashuria. U preh në paqe Shpati i bardhë, një njeri që na la shumë më shumë se sa mori”, u shpreh Blero Muharremi.

The post Blero preket gjatë homazheve për Shpat Kasapin: Humbëm dikë që nuk e gjejmë më appeared first on iconstyle.al.

Lamtumirat prekëse nga Big Mama, Adelina Tahiri e Blero: Do të të kujtojmë sa të rrojmë

30 November 2025 at 13:18


Në Pallatin e Kulturës në Tetovë, këngëtarja Big Mama, Adelina Tahiri e Blero mbajtën fjalim emocionues në ceremoninë mortore për artistin e ndjerë Shpat Kasapi.

Ajo tha se skena e Pallatit është vendi ku bashkë me Shpatin morën frymë si artistë.

“Sot jam para jush me një dhimbje që nuk di si ta përshkruaj, në këtë skenë, pikërisht këtu ku unë dhe Shpati kemi filluar për herë të parë së bashku. Kjo skenë për ne të dy ka qenë fillimi ynë, dhe vendi ku kemi marrë frymë për herë të parë si artistë”, tha Big Mama.

E ngushëllime shprehu edhe këngëtarja Adelina Tahiri, e cila tha se Shpatin do ta kujtojnë, sa të rrojnë.

“Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë të pranishmit, në veçanti për familjarët. Zoti ju dhashtë forcën në këtë dhimbje të madhe. Shpat, do të rrojmë e do të të kujtojmë”, tha Tahiri.

Derisa, këngëtari Blero tha se ikja e Shpatit i goditi të gjithë, sepse iku një njeri me zemër të pastër.

“Ikja e Shpatit na ka goditur të gjithëve sepse iku një njeri që nuk duhej të ikte, na iku një zemër e pastër e një shpirt i butë”, tha Blero.




Blero Muharremi reagon pas lajmit të ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit: Të shpallet ditë zie në nder të tij

By: gaze tare
26 November 2025 at 17:01

Pas lajmit të hidhur për ndarjen e papritur nga jeta të këngëtarit Shpati Kasapi, artisti Blero ka bërë një reagim prekës dhe plot emocione, duke nderuar figurën dhe kontributin e tij të madh në muzikën shqiptare. Në postim, Blero thekson se Shpati ishte një prej artisteve më të shquar të fillimviteve 2000, një zë i veçantë dhe një figurë që la gjurmë të pashlyeshme në skenën muzikore shqiptare.

Ai kujton se gjenerata të tëra të rinjsh janë rritur me këngët e tij dhe janë frymëzuar nga arti i tij, duke e vlerësuar me nostalgji dhe respekt kontributin që ka dhënë ndër vite.

Duke shprehur tronditjen e madhe që ka sjellë ndarja e tij e parakohshme, Blero shprehet se do të ishte njerëzore që dita e nesërme të shpallet ditë zie, në nderim të jetës dhe veprës së artistit.

Në reagimin e tij, Blero nënvizon se tronditja për humbjen e parakohshme është e madhe, dhe se duke marrë parasysh ndikimin dhe kontributin e tij shumëvjeçar, do të ishte njerëzore që dita e nesërme të shpallej ditë zie në nderim të jetës dhe veprës së Shpat Kasapit.

Sipas tij, një veprim i tillë do të ishte akt respekti për figurën e artistit dhe një mesazh solidariteti për familjen, kolegët dhe gjithë ata që e kanë dashur dhe e vlerësuar.

The post Blero Muharremi reagon pas lajmit të ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit: Të shpallet ditë zie në nder të tij appeared first on iconstyle.al.

Ikja e parakohshme e Shpat Kasapit, Blero bën thirrje që nesër të shpallet ditë zie

26 November 2025 at 17:34


Bota dhe komuniteti artistik u tronditën nga lajmi për vdekjen e papritur të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi.

Politikanë, artistë dhe kolegë shprehën ngushëllimet e tyre për familjen e këngëtarit, mes të cilëve ishte edhe Blero.

Gjatë ditës së sotme, ai, përmes një postimi në Instagram, deklaroi se ishte thellësisht i prekur nga kjo tragjedi.

Foto: Blero / Instagram

Përveç fjalëve prekëse, Blero në një postim të dytë bëri thirrje publike që dita e nesërme të shpallet ditë zie.

"Shpati ishte një prej artistëve më të shquar të fillim viteve 2000. Një zë i veçantë dhe një figurë që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare. Shumë të rinj u rritën me këngët e tij. Duke marrë parasysh kontributin e tij ndër vite dhe tronditjen e madhe që ka shkaktuar ndarja e tij e parakohshme, do të ishte njerëzore që dita e nesërme të shpallet ditë zie. Në nderim të jetës dhe veprës së tij. Shpallja e ditës së zisë do të ishte një akt respekti ndaj figurës së tij artistike dhe një mesazh solidariteti me familjen", ka shkruar mes tjerash Blero në postimin e tij.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit ka lënë një boshllëk të madh në skenën muzikore, derisa artisti për vite me radhë kishte gdhendur emrin e tij me këngë që prekën zemrat e publikut.

Siç u raportua, Kasapi vdiq sot pas një arresti kardiak, duke lënë pas djalin e tij nga martesa me Selvije Jaon.

Foto: Blero / Instagram

Blero: Do të doja të hynte në Big Brother Ermal Fejzullahu: Do të ishte interesant

30 September 2025 at 15:30


Blero, në një lidhje direkte për emisionin “Kosova Today” ka folur për edicionin aktual të Big Brother VIP Kosova dhe personazhet që do të dëshironte të shihte brenda shtëpisë.

Ai përmendi këngëtarin Ermal Fejzullahu, duke e cilësuar atë si një figurë me karakter të fortë dhe energji të madhe, që sipas tij, do të sillte shumë shou dhe dinamizëm.

“E di që ai ndoshta nuk do të futej, por po të hynte do të bënte një super shou. Unë i kisha dërguar selam prej këtu Ermal Fejzullahut, kish me qenë një tip interesant me hy brenda”, u shpreh ai.

Foto: YouTube

Artisti gjithashtu shtoi: “Nuk është se do të hyjë, por kish me qenë interesant”.

Kujtojmë se Blero ka qenë pjesë e edicionit të dytë të këtij formati, dhe përvojat e tij si banor e bëjnë më të vlerësojë potencialin e personazheve të ndryshëm që mund të jenë pjesë e BBVK.

Në përgjithësi, komentet e tij kanë nxitur kuriozitet dhe debat mes fansave, të cilët gjithmonë ndjekin me interes se cilët artistë dhe personazhe të njohur mund të bëhen pjesë e reality shout më të ndjekur në vend.

Gjithashtu tha gjatë intervistës se ka takuar një banor që do të jetë brenda në këtë edicion. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

By: M C
11 September 2025 at 23:39

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar fansat e tij. Pak minuta më parë, ai ka ndarë një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet duke marrë infuzion. Kjo ka ngjallur një valë shqetësimi mes ndjekësve të tij, të cilët janë të interesuar për gjendjen e tij.

Edhe pse Blero nuk ka dhënë detaje të tjera rreth arsyeve që e çuan në spital, është e qartë se ai po kalon një periudhë të vështirë. Këngëtari është njohur për energjinë e tij pozitive dhe përkushtimin ndaj muzikës, prandaj ky lajm ka prekur shumë njerëz.

Shumë fansa kanë reaguar me mesazhe mbështetjeje, duke shprehur dëshirën për shërim të shpejtë. Kjo tregon lidhjen e fortë që Blero ka ndërtuar me publikun e tij, i cili e ndjek me pasion çdo hap të tij.

Një situatë e tillë na kujton rëndësinë e shëndetit dhe nevojën për t’u kujdesur për veten, pavarësisht angazhimeve të përditshme. Blero është një shembull i shkëlqyer se si jeta mund të na befasojë, madje edhe ata që duken të fortë.

The post Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij? appeared first on Albeu.com.

Në gjendje jo të mirë shëndetësore? Blero publikon pamje duke marrë trajtim mjekësor

11 September 2025 at 18:42


Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka alarmuar ndjekësit e tij pasi ka ndarë një fotografi në InstaStory ku shihet duke marrë serum.

Nga pamjet, artisti siç shihet po përballet me probleme shëndetësore dhe ka nevojë për trajtim për t’u rikuperuar.

Megjithëse nuk ka dhënë detaje të hollësishme rreth gjendjes së tij, postimi ka nxitur reagime të shumta.

Foto: Instagram

Kjo nuk është hera e parë që Blero ndan momente nga jeta personale dhe peripecitë shëndetësore me publikun, duke treguar transparencë dhe lidhje të ngushtë me ndjekësit.

E sa i përket muzikës, ai tani ka bërë një distancim për t’u fokusuar në projekte të tjera.

Së fundmi u bë e ditur se Blero kaloi si menaxher sportiv, ku mori përsipër disa talentë të rinj të kësaj fushe. /Telegrafi/

FOTO/ Blero prezanton të dashurën e re

By: D Marku
27 August 2025 at 16:56

Fotografia, edhe pse pa shumë detaje, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët kanë komentuar dhe kanë shprehur kureshtjen për identitetin e saj.

Ndërkohë që Blero nuk ka zbuluar ende më shumë rreth marrëdhënies, duket qartë se ai po shijon momentet e lumtura në jetën personale.

Ky zhvillim vjen pas periudhave të ndryshme spekulimesh mbi jetën private të këngëtarit.

Ndërkohë, Blero këtë periudhë ka bërë edhe një distancim nga muzika, pas publikimit të albumit të ri.

Duket se momentet e reja të jetës private të këngëtarit do të vazhdojnë të jenë një nga temat më të ndjekura në rrjetet sociale, ndërsa fansat presin me padurim detaje të tjera dhe ndarjen e përditshme të momenteve të tij të lumtura.

The post FOTO/ Blero prezanton të dashurën e re appeared first on Albeu.com.

Blero publikon foto pranë partneres, ja kush është bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit

By: M C
27 August 2025 at 16:21

Këngëtari i njohur Blero ka ndarë së fundmi një foto në Instagram që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Në foton e publikuar, ai shfaqet pranë partneres së tij, por pa zbuluar identitetin e saj.

Mesa duket, Blero ka zgjedhur të mbajë mister të dashurën, duke lënë vend për hamendësime dhe duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut mbi vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

The post Blero publikon foto pranë partneres, ja kush është bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit appeared first on Albeu.com.

❌
❌