Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 January 2026Main stream

Milan, Allegri: “Sëmundja e skuadrave të vogla? Ja çfarë ka Interi më shumë se ne…”

By: nik
9 January 2026 at 16:41

Massimiliano Allegri njihet për sinqeritetin e tij të vazhdueshëm dhe aftësinë për të shpjeguar në detaje problemet, një cilësi që e dallon nga shumë kolegë. Këtë e bën si para ndeshjeve, ashtu edhe pas tyre. Komentet e tij të fundit erdhën pas barazimit të Milanit me Genoan, një ndeshje ku “Djalli” sërish hasi vështirësi kundër një skuadre të pjesës së poshtme të tabelës…

Source

Before yesterdayMain stream

Allegri dhe Milani 'shikojnë' një duel mes Interit dhe Napolit për titullin e Serie A

7 January 2026 at 14:19


Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka thotë se po e “shikon” vetëm një duel titulli midis Interit dhe Napolit, të cilët mbeten favoritë për të fituar Scudetton këtë sezon.

Milani renditet i dyti në tabelën e Serie A, vetëm një pikë poshtë liderit, Inter. Nga ana tjetër, kuqezinjtë kanë një pikë epërsi ndaj Napolit të vendit të tretë, por Allegri përsërit se Nerazzurrët dhe Partenopei janë favoritët për titull këtë sezon.

Një gazetar me shaka i kërkoi sot teknikut italian të etiketonte se kush midis tij, Cristian Chivu dhe Antonio Conte, ishte i keqi, i miri dhe i shëmtuari, dhe Allegri u përgjigj duke buzëqeshur: “Nuk e di, mund të them vetëm se tani për tani, unë jam në anën e atij që po e shikon duelin”.

Napoli do të presë sot Veronën, e cila po vuan, ndërsa Interi do të vizitojë Parmën, por Nerazzurrët dhe Partenopei do të takohen në San Siro të dielën në një përballje për titull.

Interi dhe Napoli kanë humbur nga katër ndeshje në Serie A secili, ndërsa Milani ka humbur vetëm një herë dhe është i pamposhtur në 16 xhirot e fundit të ligës. Interi nuk ka barazuar asnjë ndeshje këtë sezon, me 13 fitore dhe katër humbje.

"Statistikisht, duket si një anomali, por me kalimin e një sezoni, numrat ekuilibrohen", vuri në dukje Allegri.

"Nuk mendoj se një ekip mund të përfundojë pa barazime, por kjo mund të ndodhë. Mendoj se titulli do të përfundojë rreth 86-88 pikëve, por varet edhe se si do të shkojnë ndeshjet kokë më kokë".

Milani ka shënuar me gjuajtjen e parë në portë në 12 ndeshjet e Serie A këtë sezon, megjithatë një pjesë e medias po e kritikon Allegrin për stilin e tij të lojës në mbrojtje.

“Kritika është gjithmonë e mirë nëse bëhet në mënyrën e duhur. Të stimulon. Askush nuk e mban të vërtetën absolute, sigurisht jo unë”, u përgjigj Allegri.

"Forca e këtij grupi është se çdo ditë ata vijnë në stërvitje me dëshirën për t'u përmirësuar. Ne pësuam 10 gola kundër Pisas, Cremoneses, Sassuolos, Torinos dhe Parmës. Pati një periudhë ku na ra përqendrimi; shpresojmë që nesër të mund të tregojmë vazhdimësi”, përfundoi trajneri i Milanit.

Të enjten, Rossonerët do të presin Genoan në San Siro. /Telegrafi/

Allegri kërkon qendërmbrojtës, AC Milani synon yllin e Juventusit dhe ish lojtarin e Interit

27 December 2025 at 08:54


Milani po shqyrton disa opsione për repartin defensiv përpara hapjes së afatit kalimtar të janarit, teksa Massimiliano Allegri synon të shtojë përvojë dhe thellësi në mbrojtje.

Një nga emrat që po merret në konsideratë është Federico Gatti, profil që Allegri e njeh shumë mirë nga koha e tyre e përbashkët te Juventusi.

Mbrojtësi 27-vjeçar kishte refuzuar një transferim te Napoli verën e kaluar, por situata e tij aktuale në Torino është bërë më e ndërlikuar si pasojë e lëndimeve dhe mungesave të shumta në prapavijën e bardhezinjve.

Juventusi po operon në kushte emergjente në qendër të mbrojtjes, me Daniele Rugani jashtë fushave për disa javë, ndërsa klubi nuk dëshiron të dobësojë edhe më tej një repart që tashmë është i tejngarkuar. Për këtë arsye, një largim i Gattit në janar, veçanërisht drejt një rivali direkt në garën për top katërshen, shihet si shumë pak i mundshëm.

Si rrjedhojë, Milani po monitoron edhe alternativa më me përvojë për ta përforcuar mbrojtjen.

Sipas "Sky Sport Italia", një nga sugjerimet është Milan Skriniar. Sllovaku ka kaluar shtatë vite në Serie A me Sampdorian dhe Interin, përpara se të largohej nga Italia në vitin 2023. Megjithatë, ai aktualisht mban shiritin e kapitenit te Fenerbahçe, gjë që e bën një marrëveshje të mundshme shumë të vështirë për t’u realizuar në mes të sezonit.

Një tjetër emër në radarët e kuqezinjve është Eric Dier, i cili u transferua te Monaco nga Bayern Munich verën e kaluar. Mbrojtësi anglez është rikthyer së fundmi nga një lëndim muskulor dhe Milani po vlerëson nëse ekziston hapësirë për manovrim në bisedimet me klubin e Ligue 1.

Me afrimin e muajit janar, Milani po përpiqet të gjejë ekuilibrin mes ambicies dhe realizmit, duke synuar ta përforcojë mbrojtjen e Allegrit pa shkaktuar tronditje në tregun e transferimeve./Telegrafi

Milan, Leao jo në formë të plotë: Allegri ndryshon sulmin për Veronën

By: nik
26 December 2025 at 21:56

Rafa Leao nuk është i sigurt për të startuar ndeshjen kundër Veronës. Ekziston një mundësi serioze që në sulm të luajnë Pulisic dhe Nkunku. Leao pësoi një dëmtim muskulor në aduktorin e djathtë më 8 dhjetor në Torino. Kanë kaluar 18 ditë dhe portugezi ende nuk është në formën e tij më të mirë, 100%. Ai ka munguar në ndeshjet kundër Sassuolos dhe Napolit, dhe me gjasë do të kishte humbur edhe një…

Source

Allegri e quajti ‘bastard’ zyrtarin e Napolit gjatë ndeshjes së Superkupës së Italisë

19 December 2025 at 11:03


Trajneri i Milanit , Massimiliano Allegri, e ofendoi zyrtarin e Napolit, Gabriele Oriali, gjatë gjysmëfinales së Superkupës së Italisë e cila përfundoi me fitoren 2-0 të napolitanëve.

Incidenti ndodhi gjatë një përplasjeje midis stolave të ekipeve pasi Adrien Rabiot bëri një ndërhyrje të fortë ndaj Matteo Politanos.

Stoli i Napolit vrapoi në fushë, duke kërkuar që mesfushorit të Milanit t’i jepej kartoni i kuq.

Sportmediaset pretendon se Allegri e quajti Orialin një "bastard" përpara se trajneri i Milanit të arrinte ta qetësonte dhe ta kthente në zonën teknike.

Il #Napoli in un comunicato condanna con fermezza l’atteggiamento dell’allenatore del Milan, Massimiliano Allegri che, durante la semifinale di Supercoppa Italiana, alla presenza di decine di persone a bordocampo e in diretta televisiva, ha pesantemente insultato Gabriele Oriali… pic.twitter.com/yhJjzJ18ji
— Nicolò Schira (@NicoSchira) December 19, 2025

“Napoli dënon fuqishëm sjelljen e trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri, i cili, gjatë gjysmëfinales së Superkupës së Italisë, para dhjetëra njerëzve në fushë dhe drejtpërdrejt në televizion, e fyeu vazhdimisht dhe në mënyrë të vrazhdë Gabriele Orialin”.

“Shpresojmë që ky agresion krejtësisht i pakontrolluar të mos kalojë pa u vënë re, veçanërisht pasi me 33 kamera të përfshira në transmetim, është e pamundur të mos regjistrohet ajo që ndodhi”, ka thënë Napoli në një deklaratë. /Telegrafi/

Il Napoli accusa Allegri: "Aggressione fuori controllo a Oriali: non deve passare inosservata" https://t.co/GKutTtGkbH
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) December 19, 2025

Ardon Jashari flet për rikuperimin nga lëndimet, Allegrin, Modricin dhe Rabiotin

18 December 2025 at 11:52


Ardon Jashari këmbëngul se “të gjithë” te Milani e bënë të ndihej i rëndësishëm gjatë kohës që qëndroi jashtë fushe, teksa vlerëson Massimiliano Allegrin dhe shokët e tij të ekipit Luka Modric dhe Adrien Rabiot.

Jashari iu bashkua Milanit nga Club Brugge verën e kaluar, por pësoi një dëmtim të fibulës në stërvitje menjëherë pas transferimit të tij në San Siro, duke qëndruar më shumë se dy muaj jashtë fushave. 23-vjeçari ka luajtur vetëm 121 minuta futboll në fushë këtë sezon.

“Sinqerisht, pas një vere gjatë së cilës negociatat për ardhjen time në Milan kishin qenë të gjata, të kisha një problem si ky nuk ishte ideale. Kisha punuar me ekipin për tre javë, po rritesha dhe nuk mendoj se dikush në vendin tim do të kishte qenë i lumtur”, ka thënë fillimisht Jashari për Gazzetta dello Sport.

“Të gjithë te Milani më shkruanin dhe më bënin të ndihesha i rëndësishëm: shokët e skuadrës, stafi, trajneri, drejtorët”.

“Tre ditët e para ishin të vështira nga pikëpamja mendore, por pas kësaj, pata mundësinë të shkoja dhe të kaloja disa javë me familjen time në Zug".

“Me një kockë të thyer nuk munda të stërvitesha, dhe kalimi i pak kohe me prindërit dhe miqtë e mi, pa harruar të bëja fizioterapi, më ndihmoi: Nuk mendova shumë për dëmtimin dhe u ndjeva më i qetë”.

"Që nga mesi i shtatorit, kam vazhduar terapinë me fizioterapistin David, dhe më pas kam filluar të ushtroj, fillimisht në palestër dhe më pas në rërë dhe fushë. Kthimi në grup ishte hapi i fundit".

Jashari iu bashkua Rossonerëve pas javësh negociatash verën e kaluar dhe refuzoi ofertat nga klube të tjera për t'u transferuar në San Siro.

“Kam ëndërruar të jem aty ku jam, në një klub të madh. Të gjithë e dinë sa shumë doja të bashkohesha me Milanin. Club Brugge kishte shumë kontakte me klube të tjera, por unë kisha ide të qarta dhe e shihja veten vetëm me fanellën e Rossonerëve".

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka qenë mesfushor qendror gjatë karrierës së tij si lojtar, në të njëjtin rol si Jashari.

“E di, ai ishte një numër 10, dhe kjo është arsyeja pse them se mund të më ndihmojë shumë. Trajneri është i rëndësishëm, ai është gjithmonë pranë nesh. Të kesh dikë si ai u jep besim individëve dhe dhomës së zhveshjes. Ai është thelbësor për suksesin tonë: ai ka përvojë dhe ka punuar me lojtarë të jashtëzakonshëm. Mund të mësoj shumë nga dikush si ai”, shtoi shqiptari.

Verën e kaluar, Milani bëri disa blerje në qendër të mesfushës. Përveç Jasharit, ata nënshkruan edhe me Samuele Ricci, Adrien Rabiot dhe Luka Modric.

“Të luash me të [Modricin] është e jashtëzakonshme për të gjithë, jo vetëm për mua. Unë luaj në të njëjtën pozicion me të dhe mund të mësoj shumë: ai ka aftësi të jashtëzakonshme teknike, por edhe një personalitet fantastik, gjë që duket në mënyrën se si u afrohet lojtarëve”.

“Rabiot ka pasur një ndikim të madh në ekip që nga dita e parë dhe është i rëndësishëm për Milanin. Ai ka mënyrën se si e lexon lojën dhe si luan futboll”.

“Nuk mund ta imitosh sepse secili ka cilësitë dhe karakteristikat e veta fizike, por prapëseprapë mund të mësosh diçka nga kampionë si ai dhe Modric dhe të bëhesh më i kompletuar”, përfundoi Jashari.

Sonte (e enjte), Milani i Jasharit luan me Napolin në Riad të Arabisë Saudite, në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë. /Telegrafi/

Max Allegri e largon presionin për titull: Inter dhe Napoli favoritët për Serie A

13 December 2025 at 16:54


Massimiliano Allegri ka folur në pjesën e dytë të konferencës për shtyp në prag të përballjes shumë të rëndësishme të Milanit ndaj Sassuolos, një test kyç për Rossonerët para udhëtimit drejt Arabisë Saudite.

Trajneri i Milanit u ndal te situatat individuale, gara për titull dhe vështirësitë e ndeshjes së radhës. Duke folur për Christopher Nkunku, Allegri theksoi se sulmuesi duhet të jetë më i qetë dhe më i çliruar në lojën e tij.

“Ai duhet të jetë më i relaksuar. Ka ardhur në një ambient ku të gjithë e donin – shokët e skuadrës, trajneri dhe klubi kanë besim të plotë tek ai. I kam thënë se duhet të buzëqeshë pak më shumë; nëse buzëqesh më shumë, gjërat do të shkojnë mirë. Ka teknikë shumë të mirë dhe nga tani deri në fund të vitit do të bëjë gjëra shumë të mira”.

Allegri foli edhe për garën për titull, duke vlerësuar Interin dhe Napolin si favoritë kryesorë.

“Interi dhe Napoli e përfunduan sezonin e kaluar në vendin e parë dhe të dytë, ndaj është normale që ata të jenë favoritët. Milani ka ndryshuar shumë lojtarë, por kanë ardhur futbollistë shumë cilësorë. Jemi në një rrugë ku duhet të kemi ambicie dhe besim, duke nisur nga ideja se Milani duhet të kthehet në Ligën e Kampionëve”.

“Nesër duhet të bëjmë një hap tjetër në renditje. Kemi 31 pikë, por duhen shumë të tjera për objektivin sezonal. Gjëja më e rëndësishme është të arrijmë në mars në gjendjen më të mirë të mundshme”.

Trajneri i kuqezinjve nuk la pa komentuar as Sassuolon, që drejtohet nga Fabio Grosso, duke paralajmëruar për rreziqet që sjell kjo ndeshje.

“Kemi parë që Sassuolo ka karakteristika shumë të qarta. Ata bënë një ndeshje të mirë edhe kundër Interit në ‘San Siro’. Duhet të tregojmë shumë respekt dhe të jemi shumë të organizuar në mbrojtje. Nëse humbasim ekuilibrin, mund t’i hapim vetes probleme”.

“Për të marrë tri pikët nesër, na duhet një paraqitje shumë serioze në çdo aspekt: teknik, fizik dhe mendor”, deklaroi ai./Telegrafi

Ndeshja kundër Lazios, trajneri i Milanit flet për gjendjen e Ardon Jasharit

By: redi
3 December 2025 at 20:09

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka folur për gjendjen e Ardon Jasharit para ndeshjes kundër Lazios. Sipas tij, fokus i vëmendjes nuk është vetëm të shohë aftësitë e Jasharit, por edhe gjendjen e tij fizike. “Dua të shoh gjendjen e tij fizike, sepse të mos harrojmë se kur ai mbërriti, kishte qenë jashtë fushave për dy muaj. Ai luajti 45 minuta, pastaj u lëndua dhe tani ka qenë përsëri…

Source

"Dua ta shoh nivelin e tij" - Allegri flet për Jasharin

3 December 2025 at 19:21


Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka folur për “SportMediaset” në prag të ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Lazios, duke ndalur vëmendjen edhe te mesfushori Ardon Jashari.

Jashari, i cili ka munguar që nga 23 gushti për shkak të një lëndimi në stërvitje, mund të rikthehet më në fund në lojë të enjten në “Olimpico”, në duelin që nis nga ora 21:00.

Mesfushori 23-vjeçar, që përfaqëson Zvicrën dhe u transferua këtë verë nga Club Brugge për 36 milionë euro, pritet të marrë minuta pas një periudhe të vështirë jashtë fushës.

Allegri u shpreh se ndeshja ndaj Lazios do të jetë një test i rëndësishëm për të kuptuar gjendjen aktuale të lojtarit.

“Më pak është çështje cilësish teknike dhe më shumë një rast për ta vlerësuar fizikisht. Kur u transferua, kishte qenë një muaj e gjysmë jashtë. Luajti vetëm 45 minuta dhe më pas mungoi edhe dy muaj të tjerë. Jam shumë kurioz të shoh nivelin e tij fizik”, deklaroi ai.

Në sezonin e kaluar, Jashari spikati te Club Brugge, ku fitoi disa çmime individuale dhe u konsiderua një nga lojtarët më të mirë të kampionatit belg, gjë që e bëri një nga blerjet më premtuese të Milanit këtë verë. /Telegrafi/

"Allegri do të përfundojë si Mourinho, të gjithë do ta harrojnë" - ish futbollisti i njohur italian nuk i ndal kritikat

2 December 2025 at 17:50


Ish-sulmuesi i Italisë, Antonio Cassano, vazhdon të jetë një nga kritikët më të zëshëm të Massimiliano Allegrit, duke deklaruar se trajneri i Milanit “do të përfundojë i harruar, njësoj si Jose Mourinho”.

Edhe pse Milani kryeson tabelën me 28 pikë, stili i lojës së skuadrës nuk i pëlqen aspak ish-yllit të Romës.

“Mbani mend çfarë kam thënë për Mourinhon: herët a vonë do të përfundonte dhe do të harrohej. E njëjta gjë do t’i ndodhë edhe Allegrit”, u shpreh Cassano në podkastin Viva El Football, sipas Milan News.

Ai shtoi se nuk mund ta imagjinojë Milanin që në vitin 2025 të luajë futboll “të shëmtuar”, siç e përshkruan ai, vetëm për shkak të filozofisë së trajnerit.

“Milani është histori, bukuri, estetikë dhe cilësi. E çfarë bëjnë ata? Qëndrojnë të gjithë para portierit, s’ka thellësi, s’ka ide”, theksoi Cassano.

cassano 1 Cassano telegrafi.com

Ironikisht, vetë Cassano — që gjatë karrierës së tij ka luajtur për Romën, Interin, Milanin dhe Real Madridin — ka një Scudetto të vetëm, të fituar pikërisht në vitin 2011, nën drejtimin e Massimiliano Allegrit. /Telegrafi/

Buffon: Allegri do të shfrytëzojë mos prezencën në Ligën e Kampionëve

1 December 2025 at 12:53


Gianluigi Buffon, kreu aktual i delegacionit të kombëtares italiane, ka komentuar situatën e AC Milan në një intervistë për Radio Rai, duke dhënë mendimin e tij mbi mungesën e skuadrës në Ligën e Kampionëve dhe perspektivat e sezonit.

Milani në fundjavë mposhti Lazion me rezultat minimal 1-0, derisa këtë edicion është treguar skuadër shumë e fortë sidomos nëderbi.

Rossonerët kanë mposhtur Interin (1-0), Romën (1-0), Napolin (2-1) dhe kanë barazuar me Juventusin.

"A mund ta shfrytëzojë Allegri mungesën nga Liga e Kampionëve? Gjithmonë kam menduar se është mirë të jesh në garë për gjithçka, duke hipur në valën e garave të ndryshme. Ndonjëherë, të nxjerrësh maksimumin nga gjithçka është e komplikuar, por me mentalitetin e duhur, është më mirë të jesh në të gjitha garat".

telegrafi.com

"Milani i Allegrit nuk zgjodhi të mos ishte në Ligën e Kampionëve dhe në fund, ata do të jenë në gjendje ta shfrytëzojnë këtë", tha Buffon.

Ai komentoi gjithashtu ndeshjen e veçantë Milan-Como që do të zhvillohet në Perth të Australisë në shkurt.

"Sigurisht që nuk është ndeshja jonë e zakonshme, por bota ecën përpara dhe ka interesa të rëndësishme pas saj. Sidoqoftë, them se dikush mund të bjerë dakord ose jo, por për të mbajtur ritmin me kombet e tjera, zgjedhja është bërë. Nuk më takon mua të them nëse do të jetë një sukses apo jo", tha Buffon.

Aktualisht, Rossonerët ndajnë vendin e parë në Serie A me Napolin, pas humbjes së Romës në shtëpi kundër Azzurrëve, duke e bërë garën për titull më të fortë dhe të ngushtë këtë sezon. /Telegrafi/

Allegri i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit francez – ai kushton 30 milionë euro

28 November 2025 at 18:09


Milani po përjeton një rilindje nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, i cili ka rikthyer energjinë, disiplinën dhe identitetin konkurrues të skuadrës.

Pas 12 javësh, kuqezinjtë renditen të dytët në Serie A, vetëm dy pikë larg Romë, dhe ky fillim i fortë i sezonit ka shtyrë drejtuesit të planifikojnë ndërhyrje të rëndësishme për afatin e janarit.

Sipas Calciomercato, objektivi kryesor është gjetja e një sulmuesi të ri dhe emri i Jean-Philippe Mateta ka dalë sërish në krye të listës.

Arsyeja kryesore pse Milani po përshpejton kërkimet lidhet me mundësinë e largimit të Santiago Gimenez, çka i detyron drejtuesit të veprojnë paraprakisht.

Mateta, i cili po shkëlqen me Crystal Palace në Ligën Premier, shihet si profili ideal për të zëvendësuar me efekt të menjëhershëm sulmuesin meksikan.

Jean-Philippe Mateta

Përforcimi i kërkuar nga Allegri duhet të ketë fuqi fizike, prani në zonë dhe vazhdimësi në lojë — karakteristika që francezi i ka dëshmuar me performanca të forta këtë sezon.

Crystal Palace e vlerëson Matetan rreth 30 milionë euro, një shumë që Milani e konsideron të përballueshme.

Megjithatë, Calciomercato paralajmëron se interesimi nga disa klube angleze dhe italiane mund të nisë një ankand, duke ngritur ndjeshëm çmimin.

Për këtë arsye, Milani po përpiqet të veprojë shpejt, përpara se konkurrenca të rritet me afrimin e janarit.

Profili i Matetas përputhet natyrshëm me stilin që dëshiron të shohë Allegri: një sulmues që mban qendërmbrojtësit të angazhuar, krijon hapësira dhe ofron referencë konstante në zonë. /Telegrafi/

Suksesi në derbi vjen me kosto, dy titullarë shqetësojnë Allegri-n

By: V K
27 November 2025 at 15:13

Suksesi në derbi përballë Inter bëri me krah tifozët e “djallit”, me Milan që “parakaloi” në renditje rivalin e tyre të përjetshëm duke kapur vendin e dytë në Serie A.

Allegri dhe pjesa tjetër e stafit drejtues vijojnë të insistojnë se objektivi i klubit mbetet prezenca në Champions League, por shifrat e vendosin Milan në garë me kohë të plotë për titullin kampion, fundja janë vetëm 2 pikë larg Romës kryesuese.

Të paangazhuar në turnet evropian, Milan është i fokusuar totalisht në Serie A, ky është një bonus shumë i madh, por Allegrin nuk po e lënë të qetë dëmtimet e shumta.

Edhe përballë Lazio-s, tekniku kuqezi duhet të bëjë llogaritë me dy shqetësime të lehta, mbeten për tu vlerësuar gjendja e Saelemaekers dhe Cristian Pulisic.

Të dy lojtarët kanë shfaqur disa shqetësime fizike duke humbur pjesën më të madhe të stërvitjes në grup. Belgu ka një problem në shpinë, ndërsa sulmuesi amerikan ka një lodhje muskulore, për me shumë mundësi të dy do të jenë në fushë kundër Lazio-s.

Gjendja e dy lojtarëve ndez edhe një herë alarmin në Milano, tregon qartë se Allegri ka një grup të limituar dhe nëse realisht do të synojnë titullin, në janar Igli Tare duhet të vihet në lëvizje për të zgjeruar grupin, mbase me nga një përforcim cilësorë në çdo repart. Emergjente mbetet faza ofensive ku Gimenez vijon të ketë shqetësime në kavilje, ndërsa Nkunku nuk është një opsion që ofron garanci.

The post Suksesi në derbi vjen me kosto, dy titullarë shqetësojnë Allegri-n appeared first on Albeu.com.

"Fitoret ndaj ekipeve të mëdha tregojnë karakterin" - Allegrin flet pas fitores ndaj Interit

23 November 2025 at 23:45


Massimiliano Allegri ka festuar një fitore të madhe të Milanit në derbin ndaj Interit, një triumf që e ngjit skuadrën kuqezi në vendin e dytë të Serie A, vetëm dy pikë prapa liderit Roma.

Edhe pse Milani u vendos nën presion për periudha të gjata dhe u shpëtua nga shtyllat në pjesën e parë pas tentimeve të Acerbit dhe Lautaro Martinez, ekipi tregoi cinizëm dhe efikasitet, duke goditur në kundërsulm ashtu si ndaj Romës javë më parë.

Christian Pulisic shënoi golin vendimtar pas një aksioni të shpejtë të Alexis Saelemaekers, ndërsa Mike Maignan vulosi fitoren me një pritje shumë të rëndësishme të penalltisë së Hakan Calhanoglu, ish-mesfushorit të Milanit.

Ky rezultat e konsolidon Milanin si një skuadër të “ndeshjeve të mëdha”: fitore ndaj Interit, Napolit, Romës e Bolognas dhe barazim me Juventusin. Megjithatë, Allegri pranon se humbja e pikëve kundër ekipeve më të vogla mbetet problemi kryesor i sezonit.

“Ka qenë një fitore e madhe, një ndeshje e bukur. Fillimisht ishim pak të tensionuar në 15 minutat e para, por pastaj u liruan dhe patëm katër ose pesë situata ku mund të kishim zgjedhur më mirë në të tretën e fundit, sidomos në pasimet drejt Pulisic dhe Saelemaekers”.

“Duhej të ishim më të saktë në harkime, pastaj në pjesën e dytë, pasi shënuam, ishte normale që Interi të shtynte. Patëm disa situata të favorshme me Leaon një kundër një, mbrojtëm mirë me markimin preventiv, gjë shumë e rëndësishme kundër Interit kur ata janë të rrezikshëm në daljen nga presioni i parë".

“Mendoj se pikët që kemi janë ato që meritojmë, sepse me Napolin dhe Romën mund të kishim barazuar lehtësisht, kështu që gjithçka balancohet. Kjo ndeshje konfirmoi sezonin tonë që nga fillimi: kur duhej të vendosnim ritmin, nuk e bëmë gjithmonë, duke pësuar gola ndaj Cremonese, Parmës dhe Pisas".

“Psikologjikisht, kjo është një fitore e rëndësishme, sepse qëndrimi në top katërshe ishte objektivi ynë", deklaroi Allegri. /Telegrafi/

Allegri flet për fitoren e Milanit: Mund të luajmë edhe pa qendërsulmues

20 October 2025 at 08:12


Massimiliano Allegri foli pas fitores së përmbysur 2-1 të Milanit ndaj Fiorentinës, një ndeshje që riktheu kuqezinjtë në krye të renditjes.

Trajneri italian shmangu komentet mbi polemikat që përfshijnë Fiorentinën dhe Stefano Piolin, por nuk kurseu vlerësimet për ekipin e tij.

“Ekipi zhvilloi një ndeshje të mirë. Deri në momentin e golit nuk kishim lejuar asnjë gjuajtje në portë, kështu që ai rast ishte më shumë i shmangshëm. Në pjesën e parë, Pavlovic dhe Leao patën mundësi të mira. Pas golit të pësuar reaguam fuqishëm dhe kjo ishte ajo që më pëlqeu më shumë. Nuk ishte e lehtë dhe jemi të lumtur për këtë fitore", tha Allegri.

Sa i përket zgjedhjeve në sulm dhe penalltisë së realizuar nga Leao, tekniku kuqezi shtoi se skuadra e tij mund të luaj edhe pa një qendërsulmues.

“Mund të luajmë edhe pa një qendërsulmues të mirëfilltë. Fofana mund të futet si mesfushor dhe kjo na ndihmon të kemi më shumë njerëz në zonë. Rafën e kisha zgjedhur unë për të gjuajtur penalltinë. Gjithsesi, duhet të përmirësojmë përqindjen e penalltive të humbura".

Në fund, Allegri nuk dëshiroi të flasë për ‘mesazhe’ në garën për titull, por u tregua i kujdesshëm dhe realist për vazhdimësinë.

“Nuk po dërgojmë asnjë mesazh. Duhet të shijojmë këtë fitore, kemi marrë tre pikë dhe duhet të marrim të tjera për të arritur objektivin tonë. Të premten duhet të jemi sërish në këtë nivel. Shpresoj të rikuperojmë Loftus-Cheek dhe Nkunku", përfundoi Allegri.

Pas kësaj fitoreje, Milani kryeson kampionatin dhe në raundin e ardhshëm do të presë Pizën në “San Siro”. /Telegrafi/

Milani dëshiron një mbrojtës në janar: dy emra i janë propozuar Allegrit

13 October 2025 at 12:15


Milani po përgatitet të kërkojë përforcime në mbrojtje gjatë merkatës së janarit, pasi tre titullarët aktualë nuk janë të mjaftueshëm për të përballuar sezonin.

Alternativat në dispozicion janë Koni De Winter dhe 19-vjeçari Odogu, i cili është përdorur me kursim, duke përfshirë disa minuta në Kupën e Italisë kundër Lecces në raundin e 1/16. Për këtë arsye, skuadra kuqezi ka nevojë urgjente për një lojtar të ri në qendër të mbrojtjes.

Drejtori sportiv Igli Tare po shqyrton dy opsione kryesore: Joe Gomez të Liverpoolit dhe Mario Gila të Lazios. Të dy lojtarët konsiderohen kandidatë të mundshëm për trajnerin Massimiliano Allegri.

Qendërmbrojtësi anglez ka luajtur shumë pak te Liverpooli këtë sezon, vetëm 29 minuta në ligë dhe Ligën e Kampionëve nën drejtimin e trajnerit Slot, dhe e vetmja ndeshje si titullar ishte në Carabao Cup kundër Southampton. Nga ana tjetër, spanjolli i Lazios është një titullar i rregullt nën drejtimin e Sarrit.

Milani e ka ndjekur Joe Gomezin edhe gjatë verës, por negociatat nuk përfunduan me sukses. Në janar, kuqezinjtë mund të rikthehen në tentativë për të siguruar shërbimet e tij.

Sa i përket Mario Gilas, situata është më komplekse, pasi ai është një lojtar i rregullt në skuadrën e Sarrit dhe negociatat duhet të zhvillohen me presidentin Claudio Lotito. Për më tepër, duke filluar nga janari, Lazio do të ketë tregun e transferimeve të hapur dhe mund të preferojë të mos shesë, por të blejë një lojtar tjetër për të zëvendësuar Gilas.

Milani duhet të veprojë me shpejtësi në janar për të forcuar mbrojtjen dhe për të siguruar alternativa të besueshme për sezonin që po zhvillohet. /Telegrafi/

"Leao duhet të mësojë të jetë i pamëshirshëm" - Allegri pas barzimit ndaj Juventusit

5 October 2025 at 23:53


Pas barazimit 0-0 kundër Juventusit në Allianz, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, komentoi për performancën e ekipit të tij dhe rikthimin e tij në stadiumin ku ka kaluar vite të rëndësishme të karrierës së tij.

Trajneri i njohur italian i dha merita ekipit të tij për lojëm por tha se duhet më shumë për të marr fitoren.

“Nuk e sulmuam shumë vijën mbrojtëse të Juventusit me mesfushorët tanë. Në pjesën e dytë u përmirësuam fizikisht, por ata patën një shans të madh kur Maignan bëri një pritje të shkëlqyer. Ana pozitive është se nuk pranuam gol dhe vazhduam serinë tonë pozitive, por duhet të jemi më agresivë dhe ta çojmë pikët në shtëpi”, deklaroi Allegri.

Trajneri foli gjithashtu për rikthimin e Rafael Leaos, i cili luajti pak më shumë pas një periudhe mungese.

“Kjo ishte java e tij e parë pas 45 ditësh jashtë. Ai duhet të rifitojë formën e tij fizike shpejt. Leao dhe Nkunku janë lojtarë teknikë që mund të vendosin ndeshjet. Ai tashmë ka luajtur si qendërsulmues te Lille dhe lëvizja e tij në topin e Modric ishte e shkëlqyer, por duhet të kuptojë se mund të bëjë diferencën dhe të shënojë”, nënvizoi Allegri.

Allegri komentoi edhe mundësinë e përdorimit të një tresheje sulmuese Pulisic-Leao-Nkunku.

“Do të ndryshonte ekuilibrin e ekipit, por gjëja e rëndësishme është që ata të jenë në formë. Sa më shumë lojtarë teknikë të kemi, aq më mirë, por duhet edhe pak durim”, shtoi italiani.

Ai foli edhe për rikthimin personal në Allianz, ku tifozët e pritën me pankarta mirënjohjeje.

“Ishte emocionuese. Pashë kaq shumë njerëz me të cilët kam punuar dhe me të cilët kemi festuar. Ishte emocionuese dhe argëtuese. Thjesht dua t’i falënderoj ata dhe tifozët. Jam i lumtur që u ktheva. Morëm një pikë në shtëpi, por patjetër që mund të kishim bërë më mirë. Duhet ta kuptojmë më mirë momentin”, përfundoi ai. /Telegrafi/

U kthye si trajner i Milanit - por tifozët e Juventusit e presin ngrohtë Max Allegrin

5 October 2025 at 21:28


Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, u prit ngrohtësisht nga tifozët e Juventusit gjatë rikthimit të tij në stadiumin Allianz si kundërshtar, të dielën në ndeshjen mes dy gjigantëve të Serie A.

Tifozët bardhezi e pritën me respekt ish-trajnerin e tyre, i cili kaloi tetë vite të suksesshme në Torino, duke e udhëhequr Juventusin drejt dominimit në futbollin italian.

Edhe pse skuadra e Milanit u fishkëllua gjatë prezantimit para ndeshjes, atmosfera ndryshoi kur zëri i stadiumit përmendi emrin e Allegrit — moment që u shoqërua me duartrokitje të gjata dhe brohoritje nga tifozët vendas.

Allegri bem recebido pela torcida da Juventus no Allianz Stadium. E não é por acaso: Max é um dos maiores técnicos da história da Velha Senhora. https://t.co/RxjqI41CGj
— Calcionalizando (@calcionalizando) October 5, 2025


Para hyrjes në fushë, Allegri përqafoi disa prej ish-lojtarëve të tij, përfshirë Kenan Yildiz, duke dhënë një shembull të ndërsjellë respekti dhe nostalgjie për periudhën e tij te “Zonja e Vjetër”.

Gjatë kohës së tij në Juventus, Allegri fitoi pesë tituj të Serie A dhe pesë Kupa të Italisë, duke drejtuar klubin në dy finale të Ligës së Kampionëve – ndaj Barcelonës së Leo Messit në vitin 2015 dhe Real Madridit të Cristiano Ronaldos në 2017.

Ai drejtoi bardhezinjtë në dy periudha: nga 2014 deri në 2019 dhe sërish nga 2021 deri në 2024.

🫂 El abrazo de #Allegri con #Yildiz previo al #JuventusMilan#JuveMilan #Juventus #Juve
pic.twitter.com/IEmySou5uF
— PuebloJuve (@Pueblo_Juve) October 5, 2025


Në prag të përballjes, vetëm një pikë ndante dy ekipet në tabelën e Serie A – Milani me 12 pikë dhe Juventusi me 11 – duke i dhënë këtij rikthimi edhe më shumë peshë emocionale e sportive për Allegrin. /Telegrafi/

A është Milani favoriti i ri për të fituar Serie A?

2 October 2025 at 23:28


Fitorja e fundit e Milanit ndaj Napolit ka bërë që tifozët kuqezinj të besojnë se skuadra e Massimiliano Allegrit duhet të konsiderohet mes pretendentëve kryesorë për titullin këtë sezon.

Napoli, që nisi edicionin e ri si kampion në fuqi, ka zhgënjyer në pesë javët e para të Serie A, duke hedhur hije dyshimi mbi mbrojtjen e titullit. Edhe pse gjatë verës investuan mbi 150 milionë euro në merkato dhe siguruan Kevin De Bruyne si lojtar të lirë nga Manchester City, skuadra e Antonio Contes ka pësuar tashmë dy humbje – kundër Cityt dhe Milanit.

Pas javës së pestë, Milan, Napoli dhe Roma ndajnë kryesimin e tabelës me nga katër fitore dhe një humbje secila. Kuqezinjtë triumfuan ndaj Napolit në “San Siro”, duke rritur bindjen se mund të pasojnë shumë shpejt Napolin si kampionë të Italisë në sezonin 2025-26.

Emërimi i Allegrit dhe klasi i pakontestueshëm i Luka Modric në mesfushë kanë ringjallur Milanin pas një sezoni zhgënjyes nën drejtimin e Paulo Fonsecës dhe Sergio Conceiçaos.

“Napoli pati një merkato të rëndësishme dhe mbetet favorit për titullin. Conte është mjeshtër për të nxjerrë maksimumin nga lojtarët e tij. Në 26 ndeshjet e fundit kanë fituar 18 herë. Vit pas viti, Milani gjithmonë ka humbur në shtëpi kundër Napolit, ndaj shpresojmë t’i ndryshojmë këto statistika”.

Max Allegri

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, zgjodhi një qasje më të matur: “Unë nuk etiketoj askënd si favorit. E di dhe e përsëris se Milan, Inter dhe Juve, për shkak të historisë, traditës dhe fuqisë financiare, kanë shkruar faqe të rëndësishme në futboll. Ata janë ekipe të forta. Kush është favorit apo jo, këtë ua lë mediave”.

Ndërkohë, Fabio Capello ka përmendur edhe një kandidat të tretë potencial për titullin, duke sugjeruar se Roma e Gian Piero Gasperinit mund të jetë surpriza e këtij edicioni.

Krahasuar me Romën, Milani ka një avantazh të madh: këtë sezon nuk do të luajë në asnjë kompeticion evropian. Mungesa e ndeshjeve gjatë javës mund të rezultojë vendimtare në rrugën drejt Scudettos, ashtu si ndodhi me Napolin sezonin e kaluar, kur e mbyllën kampionatin me vetëm 82 pikë – një më shumë se Interi finalisti i Champions League. Pyetja që shtrohet është: a do të përsëritet historia këtë sezon?./Telegrafi/

Tare: Milani është kulmi për mua, ja pse zgjodha Allegrin

2 October 2025 at 15:45


Pas një sezoni zhgënjyes për Milanin, ku skuadra përfundoi jashtë zonës evropiane dhe shpëtoi vetëm me një trofe, Superkupën e Italisë, drejtuesit vendosën të nisin një cikël të ri.

Emërimi i Igli Tares si drejtor sportiv u pa si sinjali i parë i këtij ndryshimi të thellë. Me përvojë të gjatë te Lazio, Tare erdhi në San Siro me ambicie të qarta dhe me një vendim të madh, rikthimin e Massimiliano Allegrit në pankinë.

Në një intervistë për Top Story, ai foli për fillimin e aventurës te Milani, rëndësinë e këtij klubi dhe zgjedhjet e para si drejtues.

“Ishte diçka që gjithmonë e kam ndjerë se do të ndodhte. E kam pasur ndjesinë se rrugët e mia dhe ato të Milanit do të kryqëzoheshin. Ka pasur një mundësi edhe më parë, por prisja momentin e duhur. Që prej përfundimit të përvojës me Lazion, kam qenë shumë i duruar, 18 vite me atë klub, tre si lojtar dhe 15 si drejtor sportiv”, ka thënë Tare fillimisht.

Tutje Tare u ndal të flasë edhe për zgjedhjen e trajnerit Massimiliano Allegri te Milani.

“Klubi mbështeti opinionin tim për të sjellë Allegrin si trajner, për shkak të përvojës që ka dhe mënyrës se si menaxhon situata të ndryshme, si me skuadrën ashtu edhe me strukturat e klubit. Ai është i shkëlqyer në këtë aspekt”.

Igli Tare e konsideron Milanin si kulmin e karrierës së tij dhe një nga klubet më të mëdha në botë. Ai thotë se është një nder të jetë pjesë e historisë së kuqezinjve dhe e sheh këtë përvojë jo vetëm si profesionale, por edhe personale.

Për Taren, Milani nuk është thjesht një punë, është një mision shpirtëror për të fituar dhe lënë gjurmë në historinë e klubit.

“Dua të qëndroj sa më gjatë sepse ky është një klub që përfaqëson kulmin. Nuk ka më lart se Milani. Është një nga klubet më të dekoruara në botë, përkrah Real Madridit. Deri para pak vitesh, Milani ishte klubi me më shumë trofe të fituar. Për të arritur këtë nivel duhet shumë punë, sakrificë dhe pasion. Është një nder për mua të jem pjesë e historisë së këtij klubi”.

“Në aspektin personal, kjo përvojë me Milanin është thelbësore. Për mua nuk është vetëm një klub, por një pjesë e rëndësishme e karrierës dhe jetës sime. Kam një detyrim shpirtëror për të fituar me këtë klub dhe për të qenë pjesë e historisë së tij”.

Milani, aktualisht në krye të Serie A së bashku me Napolin dhe Romën, përgatitet për një sfidë të madhe ndaj Juventusit këtë të diel më 5 tetor në stadiumin Allianz. /Telegrafi/

❌
❌