Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Luana Vjollca rikthehet në ekran, këtë herë në një rol krejt tjetër (FOTO)

By: V K
29 November 2025 at 11:36

Moderatorja e njohur Luana Vjollca, ka ndezur kuriozitetin e ndjekësve me disa “Story” të publikuara nga Berati, ku shihet në një set xhirimi profesional, mes kamerave, makinave të produksionit dhe ekipit teknik.

Edhe pse Luana nuk ka zbuluar asnjë detaj zyrtar mbi projektin, titullin apo rolin e saj, një element bie menjëherë në sy: bashkëpunimi i saj me Olsi Bylykyn.

Në një prej videove të tij të ndara sot, Olsi publikon momentet nga “Day 16” i xhirimeve të filmit të tij të ri, ku duket i përqendruar para kamerës dhe në të njëjtën ditë Luana ndan pamje nga i njëjti set.

Kjo përforcon dyshimet se Luana është pjesë e filmit të ri të Olsi Bylykut, një bashkëpunim që askush nuk e priste dhe që ka trazuar rrjetin vetëm me disa pamje të shkëputura.

Ajo mjaftohet vetëm me mbishkrimet “Deri ne fund dëgjojeni” dhe “Nisim”, duke lënë të kuptohet se projekti është në fazë intensive pune, por duke mos zbuluar asnjë detaj më shumë.

Me sa duket, Luana po përgatitet për një rikthim surprizë, këtë herë jo në skenë, por në ekranin e madh.

Ndjekësit mezi po presin të zbulojnë më shumë mbi rolin e saj dhe projektin që pritet të bëjë bujë sapo të publikohet.

 

The post Luana Vjollca rikthehet në ekran, këtë herë në një rol krejt tjetër (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Luana Vjollca rikthehet në ekran, këtë herë në një rol krejt tjetër

By: gaze tare
28 November 2025 at 23:49

Moderatorja Luana Vjollca ka ndezur kuriozitetin e ndjekësve me disa story të publikuara nga Berati, ku shihet në një set xhirimi profesional, mes kamerave, makinave të produksionit dhe ekipit teknik.

Edhe pse Luana nuk ka zbuluar asnjë detaj zyrtar mbi projektin, titullin apo rolin e saj, një element bie menjëherë në sy: bashkëpunimi i saj me Olsi Bylykyn. Në një prej videove të tij të ndara sot, Olsi publikon momentet nga “Day 16” i xhirimeve të filmit të tij të ri, ku duket i përqendruar para kamerës dhe në të njëjtën ditë Luana ndan pamje nga i njëjti set.

Kjo përforcon dyshimet se Luana është pjesë e filmit të ri të Olsi Bylykut, një bashkëpunim që askush nuk e priste dhe që ka trazuar rrjetin vetëm me disa pamje të shkëputura.

Ajo mjaftohet vetëm me mbishkrimet “Deri ne fund dëgjojeni” dhe “Nisim.”, duke lënë të kuptohet se projekti është në fazë intensive pune, por duke mos zbuluar asnjë detaj më shumë.

Me sa duket, Luana po përgatitet për një rikthim surprizë, këtë herë jo në skenë, por në ekranin e madh.

Ndjekësit mezi po presin të zbulojnë më shumë mbi rolin e saj dhe projektin që pritet të bëjë bujë sapo të publikohet.

Screenshot
Screenshot
Screenshot

The post Luana Vjollca rikthehet në ekran, këtë herë në një rol krejt tjetër appeared first on iconstyle.al.

Marina dhe Luana Vjollca gati për ndjeshjen Shqipëri-Angli, marrin vëmendje me pozën para stadiumit 'Air Albania'

16 November 2025 at 17:35


Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale sot me një postim të ri, ku shfaqet duke mbajtur dorën e motrës së saj, Luanës.

Të dyja të veshura në ngjyrat kuqezi, motrat Vjollca kanë dhënë një mesazh të qartë mbështetës për Kombëtaren shqiptare.

Fotoja u publikua vetëm pak minuta para ndeshjes së madhe Shqipëri–Angli, që do të zhvillohet sonte në stadiumin “Air Albania”.

Marina, e njohur për përkushtimin e saj në mbështetje të Kombëtares në përballjet e rëndësishme, këtë herë ka zgjedhur një imazh simbolik, të shoqëruar me emojin e flamurit shqiptar — një motivim i drejtpërdrejtë për kuqezinjtë.

Përballja e mbrëmjes së sotme pritet me emocione të mëdha, teksa konsiderohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të ekipit kombëtar.

Ndërkohë, postimi i Marinës është bërë një nga më të komentuarit në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht nga fansat dhe mbështetësit e Kombëtares. /Telegrafi/

“Ndjek Krenarin dhe Endin”/ Luana hedh në gjyq gazetarin, “shpërthen” Tozaj: Së shpejti nxjerr listën e eskortave

By: gaze tare
16 November 2025 at 16:22

Një konflikt i nisur nga deklarata e gazetarit Elton Tozaj ka marrë përmasa të reja dhe mjaft të tensionuara, duke e zhvendosur debatin nga studiot televizive drejt gjykatës. Moderatorja Luana Vjollca ka vendosur ta padisë zyrtarisht gazetarin, pasi akuzat dhe insinuatat e tij janë konsideruar nga pala e saj si të pavërteta, fyese dhe cënim i rëndë i figurës publike.

Gjithçka nisi pas një interviste të Tozajt në emisionin “Zgjohu me MCN”, ku gazetari deklaroi se Luana ishte “fiksuar” pas ish-partnerit Krenar Çoçaj dhe se e ndiqte atë dhe partneren e tij aktuale, Endi Demnerin. Ai përmendi disa raste të pretenduara, si: një fluturim drejt Milanos ku, sipas tij, moderatorja gjendej në të njëjtin avion me çiftin; afërsia e vendndodhjes së saj gjatë pushimeve të verës në Saint-Tropez, në të njëjtin qytet ku gjendej ish-partneri.

Këto deklarata ndezën menjëherë rrjetin, duke hapur diskutime të ashpra rreth qëllimit dhe vërtetësisë së tyre.

Pas emisionit, avokati i saj ka kontaktuar gazetarin për të kërkuar sqarime dhe prova mbi deklaratat e bëra në publik. Tozaj vetë e bëri këtë publik përmes një postimi në “Instagram Story”, duke shkruar:

“Luana më vë avokatin të më marrë në telefon pas intervistës. Këto s’kanë as guxim të telefonojnë, aq të dh*ra janë…”

Ky postim jo vetëm nuk e ul tensionin, por e përshkallëzon akoma më shumë. Pak orë pas deklaratës së parë, Tozaj reagoi sërish këtë herë me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të ashpër, të cilin shumë e interpretuan si kërcënim:

“Së shpejti listën kush del si eskortë nëpër burgje.”

The post “Ndjek Krenarin dhe Endin”/ Luana hedh në gjyq gazetarin, “shpërthen” Tozaj: Së shpejti nxjerr listën e eskortave appeared first on iconstyle.al.

Luana Vjollca befasohet sërish, apartamenti i saj ‘pushtohet’ nga buqetat me trëndafila të kuq

12 November 2025 at 14:05


Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, sot (e mërkurë) ka përjetuar një tjetër mëngjes plot surpriza.

Siç duket, buqetat me lule janë kthyer në një traditë për të, pasi edhe këtë herë shtëpia e saj është mbushur plot me trëndafila të kuq.

Në një video të publikuar në InstaStory, Luana shfaqet e përgatitur për t’u nisur drejt punës, por përballet me një 'pengesë' të pazakontë - korridori i apartamentit ishte mbushur i gjithi me buqeta të shumta lulesh.

Foto: Instagram

Moderatorja tregon me humor se nuk kishte as ku të hidhte hapin për të kaluar.

Me tone shakaje, ajo iu drejtua dërguesit misterioz duke pyetur: “Si e keni menduar këtë?”, pasi sasia e madhe e trëndafilave i kishte bllokuar rrugën.

Ende nuk dihet kush është personi që i ka dërguar dhuratat këtë herë, duke e lënë publikun sërish në kureshtje.

Kujtojmë se pak javë më parë, moderatorja u surprizua për ditëlindje me mijëra trëndafila dhe petale, një pamje që bëri xhiron e rrjeteve sociale. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Luana Vjollca lë pas ekranin, nis aktrimin, debutimi i moderatores në krah të Nik Xhelilajt

By: V K
26 October 2025 at 15:10

Luana Vjollca, për shumë vite nuk i është ndarë ekranit. Ka provuar të bëjë shumë formate të ndryshme, duke konfirmuar që mbetet ndër moderatoret më të mira në vendin tonë, por mesa duket, ky vit ka qenë tërësisht ndryshe për të.

Moderatoren këtë sezon të ri televiziv e ka gjetur veten pa një format, ndonëse ka pasur disa kërkesa dhe krijime të sajat.

Por kjo nuk do të thotë aspak kohë pushimi për prezantuesen. Burime bëjnë me dije se tashmë ajo është duke provuar veten në një tjetër sektor, atë të aktrimit.

 

 

Aktualisht, Luana është bashkuar me aktorët për një rol protagonist. Këtë herë, ajo do të jetë përballë aktorit Nik Xhelilaj, në një komedi-aksion që do ta sjellë për herë të parë në rolin e aktores.

Xhirimet kanë nisur, ndonëse lajmi për pjesëmarrjen e Luanës është duke u mbajtur tejet diskret për të surprizuar fansat.

E teksa të shumtë ishin ata që prisnin që rikthimi i saj në muzikë të ishte më intensiv këtë periudhë, Luana vendosi që të përqendrohej tek biznesi.

Por natyrisht që nuk kanë sesi të mungojnë pyetjet për të, shpesh edhe në llogarinë e saj, për një rikthim në ekran.

 

 

Por duket se edhe këtë herë, prezantuesja e dashur nuk do të ketë mundësinë të moderojë formatin e krijuar prej saj.

Sakaq, Luana ka paraqitur zyrtarisht platformën e saj për të prezantuar Festivalin e Këngës në RTSH, një prej eventeve më të rëndësishme muzikore në vend.

Platforma e saj është marrë tashmë në shqyrtim nga drejtoria e përgjithshme e RTSH, por ende nuk ka një vendimmarrje përfundimtare.

Ndërkohë, autorja e njohur Zefina Hasani, e cila ka qenë pjesë e festivaleve të mëparshme, është kontaktuar sërish për të marrë rolin e autores së këtij edicioni.

Megjithatë, mësohet se Hasani ka refuzuar propozimin për shkak të angazhimeve të tjera profesionale.

 

 

Në vend të saj, burime të afërta me RTSH bëjnë me dije se drejt këtij pozicioni është gazetari dhe moderatori Ervin Kurti, i cili pritet të marrë përsipër detyrën si autor i festivalit, nëse marrëveshja do të konkretizohet në ditët në vijim. Por ende është i paqartë nëse Luana do të jetë mikpritësja e Festivalit të RTSH, duke qenë se një platformë ka dorëzuar edhe Arbana Osmani, për të qenë për herë të dytë pjesë e këtij formati. E teksa fati i Luanës në televizion është ende i paqartë, ajo ka vijuar me biznesin, duke planifikuar që të zgjerohet në biznes, si një prioritet të sajin. Teksa oferta të ndryshme vijnë për projekte në ekran, prezantuesja duket më e tërhequr, duke pritur të sjellë në ekran një krijim të sajin, ose t’u thotë disa ‘jo’ kërkesave për projekte të gatshme.

The post Luana Vjollca lë pas ekranin, nis aktrimin, debutimi i moderatores në krah të Nik Xhelilajt appeared first on Albeu.com.

“Mos harroni veten”/ A do rikthehet Luana Vjollca në ekran?

By: gaze tare
21 September 2025 at 18:21

Moderatorja e njohur Luana Vjollca, ka ndarë një mesazh me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, pas pyetjeve të shumta mbi mungesën e saj në ekran. Në një reagim përmes “Instastory”-t, Luana tregoi se ky largim i përkohshëm nga televizioni ka qenë i nevojshëm për të gjetur kohë për veten dhe për të kuptuar çfarë i pëlqen të bëjë jashtë angazhimeve të përditshme që ka.

“Ndonjëherë të duhet pak kohë për veten. Unë dikur jetoja si robot, isha e lumtur vetëm kur kisha punë për të bërë, përndryshe nuk dija çfarë të bëja me jetën time. Por ky pushim më ndihmoi të kuptoj më shumë për veten,” – shkroi ajo.

Megjithatë, Luana siguroi fansat e saj se rikthimi në ekran është i pashmangshëm:

“Sigurisht që do të jem përsëri në televizion, sepse nuk di të jetoj pa ju. Por dua të them diçka: ndiqni ëndrrat tuaja, por mos harroni veten gjatë këtij procesi.”- shkruan Luana në story.

Ky mesazh i saj ka ngrohur zemrat e fansave, të cilët prej kohësh kanë shprehur mungesën e saj në ekran dhe padurimin për ta parë sërish në projekte të reja televizive.

Se në cilin ekran do ta shohim, do na duhet të presim!

Screenshot

The post “Mos harroni veten”/ A do rikthehet Luana Vjollca në ekran? appeared first on iconstyle.al.

Luana Vjollca shkëlqen nga Saint-Tropez me paraqitje joshëse dhe stil ekstravagant

By: D Marku
15 September 2025 at 12:57

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pushimet luksoze që po i kalon në rivierën franceze, konkretisht në Saint-Tropez.

E njohur për stilin e saj ekstravagant dhe pamjen gjithmonë të kuruar, Luana ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje tejet sensuale. Ajo është shfaqur e veshur me bikini jeshile me detaje dantelle dhe një sarong të hollë, ndërsa ka pozuar në vende të ndryshme – nga plazhet luksoze e restorantet buzë detit, deri tek rrugicat elegante të Saint-Tropez dhe brenda makinës së saj.
Në disa imazhe, Luana shihet duke shijuar kokteje, ndërsa në të tjera pozon me vetëbesim e elegancë para kamerës. Çdo detaj i dukjes së saj është menduar me kujdes – nga flokët e gjatë biondë deri te aksesorët dhe grimi i sofistikuar – duke kompletuar kështu një look veror e joshës.
Me këtë paraqitje, Luana jo vetëm që nxjerr në pah linjat trupore, por njëkohësisht sjell një reflektim të qartë të atmosferës së relaksuar dhe luksoze që karakterizon Saint-Tropez.

Postimet e saj kanë marrë dhjetëra komente dhe mijëra pëlqime nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për elegancën dhe stilin e zjarrtë.
Mesa duket, pushimet për Luanën nuk janë vetëm një moment relaksi, por edhe një deklaratë e qartë se ajo mbetet gjithmonë në formë – e stilizuar, e buzëqeshur dhe gati për të mahnitur publikun.

The post Luana Vjollca shkëlqen nga Saint-Tropez me paraqitje joshëse dhe stil ekstravagant appeared first on Albeu.com.

Luana Vjollca shkëlqen nga Saint-Tropez me paraqitje joshëse dhe stil ekstravagant

14 September 2025 at 18:35


Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pushimet luksoze që po i kalon në rivierën franceze, konkretisht në Saint-Tropez.

E njohur për stilin e saj ekstravagant dhe pamjen gjithmonë të kuruar, Luana ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje tejet sensuale. Ajo është shfaqur e veshur me bikini jeshile me detaje dantelle dhe një sarong të hollë, ndërsa ka pozuar në vende të ndryshme – nga plazhet luksoze e restorantet buzë detit, deri tek rrugicat elegante të Saint-Tropez dhe brenda makinës së saj.

Në disa imazhe, Luana shihet duke shijuar kokteje, ndërsa në të tjera pozon me vetëbesim e elegancë para kamerës. Çdo detaj i dukjes së saj është menduar me kujdes – nga flokët e gjatë biondë deri te aksesorët dhe grimi i sofistikuar – duke kompletuar kështu një look veror e joshës.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Me këtë paraqitje, Luana jo vetëm që nxjerr në pah linjat trupore, por njëkohësisht sjell një reflektim të qartë të atmosferës së relaksuar dhe luksoze që karakterizon Saint-Tropez.

Postimet e saj kanë marrë dhjetëra komente dhe mijëra pëlqime nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për elegancën dhe stilin e zjarrtë.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Mesa duket, pushimet për Luanën nuk janë vetëm një moment relaksi, por edhe një deklaratë e qartë se ajo mbetet gjithmonë në formë – e stilizuar, e buzëqeshur dhe gati për të mahnitur publikun. /Telegrafi/













Luana Vjollca mahnit me një paraqitje elegante në fustan të shkurtë

14 September 2025 at 08:15


Luana Vjollca ka tërhequr sërish vëmendjen me një paraqitje tërësisht sensuale dhe plot stil.

Moderatorja u shfaq me një fustan mini me print leopardi, i cili i vinte në pah linjat dhe i jepte një energji të fuqishme e femërore.

Ajo e kombinoi veshjen me sandale elegante me taka të zeza dhe një çantë të vogël shpatullash, duke e mbajtur pamjen të thjeshtë, por tërheqëse.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Për grimin, Luana kishte zgjedhur buzëkuqin e kuq të ndezur që i jepte më shumë intensitet dhe klas paraqitjes, ndërsa flokët i kishte kapur lart, me disa fije të lëshuara që e bënin dukjen më të butë e natyral.

Në fotografitë e publikuara, ajo alternon pozat elegante dhe të sigurta me buzëqeshje të lira dhe lozonjare, duke sjellë një atmosferë të gjallë dhe të ngrohtë.

Pamja e saj është një kombinim perfekt mes sensualitetit, elegancës dhe vetëbesimit, duke e bërë sërish një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes. /Telegrafi/


Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram telegrafi.com

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Ditëlindja luksoze/ Mbi 20 mijë euro vetëm lule, kush është djali që mahniti Luana Vjollca?

By: V K
6 September 2025 at 12:44

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ka festuar ditëlindjen në mënyrë madhështore, duke marrë një surprizë që la pa fjalë ndjekësit e saj.

Që në mëngjes, motra e saj Marina e surprizoi me një ambient buzë pishinës, të dekoruar plot ngjyra dhe dashuri.

Por ajo që mori gjithë vëmendjen ishin mbi 10 mijë trëndafila, të shpërndarë kudo në hapësirën festive, duke e kthyer festën në një skenografi përrallore.

Pamjet e publikuara nga vetë Luana në “Instagram”, tregojnë detaje nga dekorimi i veçantë dhe kanë marrë mijëra reagime brenda pak kohe.

E natyrisht që i gjithë kurioziteti ishte se kush ia dhuroi moderatores këto trëndafila, që kapnin vlerën e mbi 20 mijë euro.

Kujtojmë se prej disa kohësh prezantuesja është ‘single’, ndaj edhe të shumta kanë qenë aludimet se në fakt, një dashuri e re është në horizont për të, duke marrë vëmendjen e mediave, por jo vetëm.

Pas lidhjes me Krenarin, Luana u përfol për një histori me një djalosh të njohur në qarqet e biznesit në Tiranë. Dyshja u zbulua nga fotot në Paris, ku shfaqen në të njëjtin vend në rrjetet sociale.

Megjithatë, kësaj historie duket se iu vu kapaku pa nisur ende mirë dhe prezantuesja ishte sërish beqare.

Por, dhurata mahnitëse e ditëlindjes, ka futur në dyshime ndjekësit.

A është një adhurues sekret dhe ka mundur të organizojë një festë surprizë në vilën në jug, apo tashmë artistja ka nisur një histori të re dashurie dhe djaloshi në fjalë është shumë i dashuruar me të.

Me gjasa edhe këtë herë, vetë Luana do të zgjedhë të mos publikojë asgjë në lidhje me jetën e saj private, por kur flasim për personazhe kaq mediatike sa ajo, vështirë se do të mbetet sekret për shumë gjatë. Ajo që dimë me siguri është fakti se ajo dhe Krenari nuk janë ndarë aspak mirë bashkë.

 

The post Ditëlindja luksoze/ Mbi 20 mijë euro vetëm lule, kush është djali që mahniti Luana Vjollca? appeared first on Albeu.com.

E rrallë: I dashuri i Luana Vjollcës ia mbulon me trëndafila të gjithë “lagjen”, banorët detyrohen të ecin mbi lule në korridoret e banesës

5 September 2025 at 13:09

Moderatorja e njohur Luana Vjollca, ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale me festimet madhështore për ditëlindjen e saj të 34-të.

Surprizat luksoze, të kuruara deri në detaj, kanë ngritur një pyetje që tashmë po qarkullon kudo: kush është personi që po i organizon këto befasi për të?

Fillimi i festimeve ndodhi në jug të Shqipërisë, ku Luana shijoi një ditëlindje në një vilë luksoze pranë bregdetit. Hapësira ishte transformuar në një skenë përrallore: qindra, madje mijëra trëndafila të kuq dhe rozë zbukuronin çdo cep, ndërsa pishina dhe ambienti përreth krijonin një atmosferë romantike dhe elegante.

Por surprizat nuk përfunduan aty. Vetëm pak ditë më vonë, gazetarja Elona Duro ndau në rrjetet sociale pamje të tjera nga banesa e Luanës në Tiranë, ku kati i saj ishte sërish i mbushur me trëndafila, duke krijuar një tjetër moment magjik.

Ky gjest i bujshëm ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e ndjekësve. Komentet në rrjetet sociale janë të shumta, ku fansat përpiqen të zbulojnë identitetin e personit që qëndron pas këtyre befasive të shndritshme.

Derisa misteri mbetet ende i pazgjidhur, një gjë është e qartë: Luana Vjollca po e shijon këtë kapitull të jetës së saj të rrethuar nga dashuria, luksi dhe vëmendja e publikut. /Telegrafi/

The post E rrallë: I dashuri i Luana Vjollcës ia mbulon me trëndafila të gjithë “lagjen”, banorët detyrohen të ecin mbi lule në korridoret e banesës appeared first on Telegrafi.

Luana Vjollca zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së 34-të me një mal trëndafilash në pishinën e një resorti luksoz

2 September 2025 at 23:52

Në një ambient përrallor të mbushur me qindra trëndafila dhe petale shumëngjyrëshe në një pishinë luksoze buzë detit, moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka festuar ditëlindjen e saj të 34-t në një mënyrë tepër të veçantë dhe romantike.

Në mëngjesin e datës 2 shtator, Luana është zgjuar përballë një surprize të jashtëzakonshme, ku trëndafila të kuq e rozë kishin pushtuar çdo cep të pishinës dhe ambientit përreth saj.

Në fotografitë që ajo ndau me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Luana shfaqet e rrethuar nga tufat gjigante të trëndafilave, ndërsa pozon e qeshur dhe plot elegancë në bikini, duke rrezatuar lumturi dhe feminilitet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Në përshkrimin e fotografive, Luana ka zgjedhur ta shënojë thjesht me datën: “2 Shtatori”, duke e lënë imazhin të flasë vetë. Ndjekësit kanë reaguar menjëherë me mijëra pëlqime dhe komente urimi, duke i shprehur dashurinë dhe vlerësimin e tyre për ditëlindjen.

E gjitha kjo atmosferë duket se është organizuar gjatë pushimeve të saj në jug të Shqipërisë, në një resort luksoz buzë detit Jon, ku natyra tropikale, deti blu dhe larmia e luleve krijojnë një kontrast perfekt për një festë që të mbetet gjatë në kujtesë.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Ky moment i veçantë tregon edhe një herë lidhjen e ngushtë që Luana ka me estetikën, artin dhe detajet, por mbi të gjitha me dashurinë që rrezaton dhe pranon nga ndjekësit dhe njerëzit e saj të dashur. /Telegrafi/

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

The post Luana Vjollca zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së 34-të me një mal trëndafilash në pishinën e një resorti luksoz appeared first on Telegrafi.

Luana Vjollca provokon me setin e ri fotografik

31 August 2025 at 09:59

Luana Vjollca ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një set të ri fotografik, ku shfaqet më joshëse se kurrë.

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur pozoi me një bluzë të bardhë të shkurtë dhe pantallona të shkurtë blu, duke vënë në pah fizikun e saj perfekt dhe format e tonifikuara.

Fotografia, e realizuar në një ambient minimalist, thekson sharmin natyral të Luanës, ndërsa flokët e saj bionde të valëzuara i japin një prekje të fuqishme sensualiteti dukjes.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Si gjithmonë, ndjekësit nuk vonuan të mbushnin postimin me komente dhe komplimente.

Ky set fotografik është një tjetër dëshmi se pse Luana mbetet një nga figurat më të dashura dhe më të ndjekura në showbiz-in shqiptar. /Telegrafi/

Foto: Luana Vjollca/Instagram
Foto: Luana Vjollca/Instagram
Foto: Luana Vjollca/Instagram
Foto: Luana Vjollca/Instagram
Foto: Luana Vjollca/Instagram
Foto: Luana Vjollca/Instagram
Foto: Luana Vjollca/Instagram

The post Luana Vjollca provokon me setin e ri fotografik appeared first on Telegrafi.

Luana Vjollca magjeps ndjekësit me pozat e reja verore – elegancë dhe vetëbesim në çdo detaj

By: D Marku
21 August 2025 at 11:38

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka ndezur rrjetet sociale me setin e fundit të fotografive që ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

E veshur me një rrobë banje të kuqe tërheqëse dhe me flokët e gjatë biondë të lëshuara lirshëm, Luana ka sjellë një atmosferë të nxehtë verore, ku sensualiteti dhe klasi shkojnë paralelisht.

Në fotot e publikuara, Luana shfaqet duke pushuar në një ambient prej druri, me dritë natyrale që thekson ngjyrën e lëkurës së saj të nxirë dhe detajet e veshjes së saj.

Ajo shfaqet me aksesorë si syze dielli elegante dhe një kapele kashte në stil kauboji, që i japin pamjes një dozë sharmi perëndimor, duke ruajtur ndërkohë finesën që e karakterizon.

Ajo pozon me vetëbesim dhe natyrshmëri, duke mbajtur në dorë syzet apo telefonin, ndërsa çdo detaj i trupit dhe qëndrimit të saj duket i kuruar deri në perfeksion.

Pamja glamuroze e Luanës në këtë seri fotosh është pritur me shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët shpesh e konsiderojnë si një nga figurat më inspiruese të showbizit shqiptar.

The post Luana Vjollca magjeps ndjekësit me pozat e reja verore – elegancë dhe vetëbesim në çdo detaj appeared first on Albeu.com.

Luana Vjollca vjen me poza ‘të zjarrta’ nga pushimet verore me familjen

13 August 2025 at 16:49

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një përmbledhje të çasteve më të bukura nga pushimet verore, ku spikat bukuria, stili dhe një atmosferë e qetë e relaksuese.

Nën mbishkrimin e thjeshtë por kuptimplotë “Familja”, Luana ka zgjedhur të ndajë me fansat një anë më të afërt dhe personale të jetës së saj, duke vënë në fokus kohën e çmuar me njerëzit më të rëndësishëm.

Në disa prej fotove, ajo shfaqet me nënën e saj, një grua me stil të veçantë dhe buzëqeshje plot ngrohtësi, duke treguar qartë lidhjen e fortë mes tyre.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Fotot janë realizuar në ambiente të ndryshme – nga ashensorë modernë të një resorti luksoz, në tarraca romantike nën dritën e hënës, e deri te kafenetë tropikale buzë detit.

Luana shkëlqen në çdo pozë me një sërë veshjesh plazhi që i theksojnë linjat dhe elegancën – bikini me motive të ndryshme, shapka të markave luksoze dhe aksesorë të kuruar deri në detaje, si syzet “cat-eye” apo kufjet moderne që e shoqërojnë kudo.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Fotot përçojnë një atmosferë intime, ku përveç modës dhe estetikës, vërehet qartë rëndësia që Luana i jep familjes, rehatisë dhe momenteve të përbashkëta larg skenës dhe zhurmës së përditshme.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Me këtë postim, Luana jo vetëm që tregon edhe njëherë aftësinë e saj për të tërhequr vëmendjen me stilin e saj, por njëkohësisht i rikujton ndjekësve se, në fund të ditës, momentet më të bukura janë ato që kalojmë pranë familjes. /Telegrafi/

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

The post Luana Vjollca vjen me poza ‘të zjarrta’ nga pushimet verore me familjen appeared first on Telegrafi.

Luana Vjollca mahnit me bikini: Një e ka bërë nëna

By: D Marku
11 August 2025 at 13:37

Luana Vjollca, një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në Instagram.

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur ka publikuar një fotografi ku shfaqet në bikini, duke vënë në pah format e saj perfekte dhe elegancën që e karakterizon.

Bukuroshja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve jo vetëm për pamjen e saj të kuruar deri në detaj, por edhe për mënyrën se si ka zgjedhur ta shoqërojë .

Në përshkrimin e postimit, ajo ka shkruar: “Një Luanë ka bërë nëna”, një fjali e shkurtër, por me kuptim.

Postimi ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për pamjen e saj.

Shumë prej tyre kanë vlerësuar edhe mënyrën e zgjuar të përdorimit të fjalëve në përshkrim, duke e konsideruar si një shprehje që e përfaqëson plotësisht personalitetin e saj.

Ky postim vjen në një periudhë ku Luana po shijon disa ditë pushimi, ndërkohë që vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar në mediat rozë dhe rrjete sociale.

The post Luana Vjollca mahnit me bikini: Një e ka bërë nëna appeared first on Albeu.com.

Luana Vjollca mahnit me bikini: Një e ka bërë nëna

10 August 2025 at 18:38

Luana Vjollca, një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në Instagram.

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur ka publikuar një fotografi ku shfaqet në bikini, duke vënë në pah format e saj perfekte dhe elegancën që e karakterizon.

Bukuroshja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve jo vetëm për pamjen e saj të kuruar deri në detaj, por edhe për mënyrën se si ka zgjedhur ta shoqërojë këtë imazh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Në përshkrimin e postimit, ajo ka shkruar: “Një Luanë ka bërë nëna”, një fjali e shkurtër, por me kuptim.

Postimi ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për pamjen e saj.

Shumë prej tyre kanë vlerësuar edhe mënyrën e zgjuar të përdorimit të fjalëve në përshkrim, duke e konsideruar si një shprehje që e përfaqëson plotësisht personalitetin e saj.

Ky postim vjen në një periudhë ku Luana po shijon disa ditë pushimi, ndërkohë që vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar në mediat rozë dhe rrjete sociale. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

The post Luana Vjollca mahnit me bikini: Një e ka bërë nëna appeared first on Telegrafi.

Rikthehet “përplasja”, Luana Vjollca i merr Festivalin e RTSH-së Arbana Osmanit

10 August 2025 at 12:13

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh muzikor në vend kanë filluar të lëvizin me shpejtësi. Interesi për të marrë drejtimin e këtij edicioni është rritur, dhe dy emra të njohur të ekranit kanë hyrë fuqishëm në garë. […]

The post Rikthehet “përplasja”, Luana Vjollca i merr Festivalin e RTSH-së Arbana Osmanit appeared first on BoldNews.al.

Luana Vjollca sjell elegancë dhe sensualitet në setin e ri fotografik

9 August 2025 at 18:23

Luana Vjollca ka marrë vëmendje me publikimin e një seti të ri fotografik, ku shfaqet më e magjishme se kurrë.

Moderatorja dhe këngëtarja, e njohur për stilin e saj unik dhe prezencën karizmatike, këtë herë ka pozuar mbi një makinë klasike ngjyrë të kuqe, duke kombinuar atmosferën retro me një sens modern të modës.

E veshur me një kostum ngjyrë kafe nga koleksioni i saj LULU, Luana ka theksuar linjat e saj elegante, ndërsa syzet e mëdha dielli dhe flokët biondë me onde të buta i japin pamjes një prekje glamuroze.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Detajet e fotografisë, nga tonalitetet e ngrohta te korniza e makinës klasike, e bëjnë setin të duket si një skenë nga një film luksoz.

Përmes mbishkrimit, Luana fton ndjekësit të bëhen pjesë e këtij kapitulli të veçantë të markës së saj.

Fotografitë e Luanës kanë marrë shumë pëlqime dhe komente. /Telegrafi/

Foto: Luana Vjollca/Instagram
Foto: Luana Vjollca/Instagram
Foto: Luana Vjollca/Instagram
Foto: Luana Vjollca/Instagram
Foto: Luana Vjollca/Instagram

The post Luana Vjollca sjell elegancë dhe sensualitet në setin e ri fotografik appeared first on Telegrafi.

❌
❌