Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes në Kupën e Botës, me ndeshjen që ka shkuar në vazhdime pas barazimit 1:1.
Gjermanët e siguruan fazën eliminatore pasi fituan Grupin E, duke lënë pas Bregun e Fildishtë, Ekuadorin dhe Kuraçaon, ndërsa Paraguai u kualifikua si vendi i dytë në Grupin A, pas SHBA-së dhe para Australisë e Turqisë.
Pjesa e parë solli një surprizë të madhe. Në minutën e 42-të, Paraguai kaloi në epërsi në një nga sulmet e rralla drejt portës gjermane. Mathias Galarza krosoi nga krahu i djathtë, ndërsa Julio Enciso u gjend i pambuluar në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë mposhti portierin gjerman për rezultatin 1:0.
Gjermania reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë në minutën e 54-të. Pas një tjetër aksioni të ndërtuar nga krahët, Florian Wirtz tentoi drejt portës, ndërsa Kai Havertz devijoi topin me kokë në shtyllën e parë, duke e dërguar në rrjetë për 1:1.
Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat deri në fundin e kohës së rregullt, asnjëra nuk arriti të gjejë golin e fitores dhe kështu ndeshja ka shkuar në vazhdime.
Fituesi i këtij dueli do të përballet në çerekfinale me fituesin e përballjes mes Suedisë dhe Francës. /Telegrafi/
Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë që u mbajtën më 07.06.2026, disa media serbe dhe ruse në gjuhën serbe intensifikuan narrativën se partia Lista Serbe është i vetmi subjekt politik që përfaqëson interesat e komunitetit serb në Kosovë. Ndërkohë, partitë tjera politike serbe, veçanërisht subjekti politik që drejton Nenad Rashiq, “Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, u paraqitën si jo legjitime, “të lidhura me institucionet e Kosovës” ose si “instrumente politike të Albin Kurtit”.
Përveç Listës Serbe, në zgjedhjet e parakohshme mori pjesë edhe një forcë tjetër politike Partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e drejtuar nga Nenad Rashiq. Ndërkohë që një subjekt i tretë serb, iniciativa “Fitojmë së Bashku”, nuk u certifikua për pjesëmarrje në zgjedhje.
Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e raportimeve nga Serbia dhe mediat ruse nuk i trajtojnë këto subjekte si aktorë politikë të barabartë, por si faktorë që rrezikojnë “unitetin serb” ose si “projekte politike të Prishtinës”.
Në një dokumentar të prodhuar nga Kallxo Përnime, kryetari i Partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë Nenad Rashiq, kishte rrëfyer përballjen e tij personale me dezinformatat që vijnë nga Serbia, me theks të veçantë me dezinformatat që vijnë nga mediat e kontrolluara nga partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Jo vetëm në formën votoni apo mos votoni, por deri te stigmatizimi: ‘Ky Rashiqi është njeriu më i keq, është tradhtari i klasës së parë, e ka bërë kështu e kështu. Ai nuk është as njeri, nuk është as serb, e ka ndryshuar fenë’. Njerëzit normalë nuk e pranojnë, por problemi është që kur bombardoni për çdo ditë me deklarata që bëjnë Vuçiqi, Petkoviqi, apo Lista Serbe, është i njëjtë me modelin e njëjtë. Ju në një moment, duhet ta shikoni nga këndvështrimi i një pensionisti aty, i cili po shikon për çdo ditë, për 24 orë, Pinkun dhe Informerin. Normale që ka ndikim”- kishte thënë Rashiq.
Narrativa dezinformuese se “Vetëm Lista Serbe mbron interesat e serbëve”Në raportimet e Sputnik Serbia dhe RT Balkan, Lista Serbe paraqitet vazhdimisht si mbrojtësja e vetme e shkollave serbe, spitaleve, institucioneve dhe identitetit kombëtar serb në Kosovë. Mënyra se si paraqitet kjo parti në raportime, lë të nënkuptohet se Lista Serbe është i vetmi opsion për votuesit serb.Kjo narrativë është shtyrë edhe nga zyrtarë të Serbisë, si presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtari i Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq.Gjatë fushatës zgjedhore e cila nisi më 28.05.2026, ata bënë thirrje për votim dhe mbështetje ndaj Listës Serbe, duke cilësuar se vetëm kjo parti “është garanci për ruajtjen e interesave kombëtare serbe në Kosovë”.
Petkoviq gjatë një konference më 03.06.2026, deklaroi se çdo votë për Listën Serbe është një votë për mbijetesën dhe qëndrimin e popullit serb në Kosovë.
Ndërsa, duke folur për zgjedhjet e përkohshme, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq tha se është e rëndësishme që Lista Serbe të fitojë të 10 mandatet e garantuara për komunitetin serb dhe theksoi se “nuk ka vend për ndarje politike midis serbëve në Kosovë në institucionet ku grupet më radikale politike të shqiptarëve kanë shumicën”.
Sputnik Serbia portretizoi procesin zgjedhor si “një luftë për mbijetesën dhe ruajtjen e popullit serb dhe institucioneve serbe në Kosovë”.
Ky medium publikoi një deklaratë të kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek i cili shprehej se, procesi i zgjedhjeve nuk është i zakonshëm.
Ndonëse Lista Serbe ka dominuar për vite me radhë në shumicën e vendeve të rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës por edhe në garën për zgjedhje lokale, në sistemin demokratik kjo nuk e përjashton të drejtën e subjekteve të tjera për të garuar dhe për të kërkuar mbështetjen e votuesve.
Në dy palë zgjedhjet e fundit qendrore, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka arritur të sigurojë një ulëse prej 10 sa janë të garantuara me Kushtetutë për komunitetin serb në Kosovë (këtu dhe këtu). Njëjtë ka ndodhur edhe në zgjedhjet e mbajtura më 07.06.2026.
Ligjet e Kosovës lejojnë regjistrimin dhe certifikimin e më shumë se një partie politike serbe.
“Çdo subjekt politik në kërkesën e tij tregon nëse dëshiron të hyjë në garë për të fituar ndonjërin prej vendeve të garantuara për përfaqësim të serbëve dhe komuniteteve tjera jo-shumicë të Kosovës, sipas nenit 64 të Kushtetutës.”- thuhet në nenin 15 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.
Më tej, sipas Ligjit, partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin serb, do të kenë numrin e vendeve në Kuvend të fituar në zgjedhjet e hapura, me minimumin dhjetë vende të garantuara.
Në raportimet e mediave në gjuhën serbe, të cilët kanë transmetuar gjithashtu edhe deklarata të liderëve serb, Nenad Rashiqin e kanë portretizuar si “figura që vepron në interesa të shtetit të Kosovës dhe në dëm të serbëve”.
Lista Serbe madje paraqiti ankesë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa se kandidatët që garojnë nga partia e Rashiqit nuk i përkasin komunitetit serb.
PZAP kishte refuzuar këtë ankesë dhe më pas Lista Serbe kishte parashtruar ankesë në Gjykatën Supreme. Edhe Supremja e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e “Listës Serbe”. Gjykata ka vlerësuar se Lista Serbe nuk ka ofruar prova konkrete dhe të besueshme për të mbështetur pretendimin se kandidatët e certifikuar nuk i përkasin komunitetit serb.
Mediumi Sputnik Serbia në datën kur filloi fushata zgjedhore më 28.05.2026, raportoi se Lista Serbe nisi fushatën zgjedhore në Zveçan, mirëpo nuk përmendi askund subjektin e Rashiqit.
Kurse në ditën kur nisi fushata RT Balkan, transmetoi një deklaratë të Petkoviq i cili e quante Rashiq “shërbëtor të Kurtit”. Deklarata të njëjta u thanë edhe nga presidenti serb, Vuçiq.
Mediat në gjuhën serbe dhe liderët shtetëror përpiqen që të shtyjnë narrativën se Nenad Rashiq nuk është përfaqësues legjitim i serbëve në Kosovë, por një “serb i Kurtit” që vepron në interes të institucioneve të Kosovës dhe kundër interesave të komunitetit serb.
Pretendimet për “vjedhje të mandatit serb”
Me fillimin e publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 07.06.2026, mediat serbe dhe ruse në gjuhën serbe vazhduan të promovojnë narrativën se Lista Serbe është përfaqësuesja e vetme legjitime e serbëve në Kosovë. Ndërkaq rezultatet e partisë së Rashiq, ata i prezantuan si “vjedhje të vullnetit zgjedhor të serbëve” dhe si vazhdim i përpjekjeve të Kurtit “për të dobësuar përfaqësimin politik të serbëve në Kosovë”.
Në raportimet e Sputnik Serbia dhe RT Balkan, vijoi narrativa se institucionet e Kosovës po përpiqen t’ia marrin Listë Serbe një nga dhjetë mandatet e siguruara për serbët në Kuvendin e Kosovës, dhe t’ia kalonin atë partisë së Nenad Rashiqit.
Edhe zyrtarë të Qeverisë së Serbisë e kanë shtyrë të njëjtën narrativë dezinformuese, madje duke konstatuar pa asnjë bazë faktike se synimi kryesor është dëbimi i serbëve.
Ndërkohë, në një konferencë për media, dy ditë pas zgjedhjeve më 09.06.2026, Rashiq ka denoncuar Listën Serbe se kanë kërcënuar serbët lokal me pushime nga puna. Rashiq pretendon se 20 persona kanë humbur tashmë vendet e punës në sistemin paralel për shkak të “simpatisë” ndaj partisë së Rashiq.
“Kemi pasë një shantazh në një masë ekstreme të cilën e kemi pa edhe në të kaluarën por gjithashtu tash edhe këto ditë, ose këto javë e kemi pasë në një nivel edhe më të lart”- pati deklaruar ai.
Rashiq gjatë konferencës tha se djali i tij është duke u marrë në pyetje nga disa persona që sipas tij prezantohen si pjesë e Agjencisë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit.
“Djali im që është student në këtë moment është ndaluar dy orë nga personat që prezantojnë veten sikur që janë nga BIA, ku e marrin në pyetje sa i përket zgjedhjeve. Kjo nuk është hera e parë, por kësaj radhe mendoj që një radikalizëm i ashpër që po vazhdon ndaj bashkëqytetarëve tanë, i ka tejkaluar të gjithë nivelet e logjikës dhe mendjes” – ka shtuar ai.
Më tej, Rashiq u përgjigj edhe akuzave të Listës Serbe, pasi këta të fundit e akuzuan për “inxhinierim të zgjedhjeve”.
“Në konferencën që kishin Lista Serbe ku treguan se ekziston nga ana jonë kinse një inxhinerim zgjedhor, përkundrazi krejt veprimet që i kanë bë ata janë në një sistem me një inxhinerim të mëtutjeshëm të serbëve në Kosovë. Jam i sigurt që kjo ka me mbetë edhe në libra shkencorë sa i përket trajtimit të cilit një sistem diktatorial po vepron ndaj qytetarëve të vet në mënyrë kaq brutale”- deklaroi ai.
Ministri në detyrë më tej tha se sa i përket rezultatit zgjedhor, partia që ai drejton ka pasur një rritje prej 20% dhe se rritjen më të madhe e kanë pasur në veri të Kosovës.
“Sa i përket rezultatit kemi pasë një rritje prej 20% dhe kjo është hera e tretë, duke u nisur nga shkurti i vitit të kaluar, kemi pas rritje në çdo territor, ku rritjen më të madhe e kemi pasë në zonën e veriut të Kosovës, ku kemi pasë rritje prej 40% që për ne është shumë inkurajuese që pavarësisht sfidave dhe problemeve, njerëzit janë të vetëdijshëm që ne jemi një opsion i moderuar politikisht dhe po mendojmë më të mirën për të gjithë qytetarët e Kosovës”- tha tutje Rashiq.
Në zgjedhjet e 7 qershorit, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, Lista Serbe ka marrë 43,809 vota, ndërsa Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka marrë 5,437 vota.
Me këtë rast, Lista Serbe ka siguruar 9 mandate në Kuvend, kurse Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë një mandat./Kallxo.
Aktorja Cynthia Erivo ka reaguar ndaj thashethemeve që qarkullojnë për raportin e saj me këngëtaren Ariana Grande, me të cilën ka bashkëpunuar në filmin “Wicked”.
Dyshja, e cila interpretoi rolet kryesore në adaptimin filmik të muzikalit të njohur, ka tërhequr vëmendje të madhe gjatë promovimit të filmit dhe paraqitjeve të përbashkëta publike.
Megjithatë, një pjesë e fansave kanë nisur të dyshojnë se marrëdhënia e tyre nuk është aq e afërt sa është dukur, duke nxitur spekulime në rrjetet sociale.
Cynthia dhe Ariana
Erivo ka theksuar se perceptimet e publikut shpesh nuk përputhen me realitetin, duke shtuar se njerëzit që nuk e njohin nga afër krijojnë versione të ndryshme për jetën e saj personale.
Ajo u shpreh se kur dikush është vërtet mik i saj, atëherë është i tillë pa dyshim, ndërsa në të kundërtën nuk ekziston një marrëdhënie e tillë.
Aktorja shtoi gjithashtu se ajo dhe Ariana Grande vazhdojnë të komunikojnë shpesh dhe të kenë një raport të mirë edhe pas përfundimit të xhirimeve.
Ndërkohë, edhe artistja ka folur më herët për marrëdhënien e tyre, duke thënë se gjatë punës në “Wicked” janë kujdesur për njëra-tjetrën dhe kanë pasur një bashkëpunim shumë të afërt dhe të veçantë. /Telegrafi/
Vala e nxehtësisë, e cila ka marrë mijëra jetë në të gjithë Evropën, ka nxjerrë në pah nevojën që sistemet shëndetësore të përgatiten më mirë për temperaturat ekstreme.
Ndërsa temperaturat arritën 40°C në disa pjesë të kontinentit, thirrjet për urgjencë u rritën, spitalet trajtuan më shumë pacientë me sëmundje të lidhura me nxehtësinë, dhe të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike u përballën me rreziqe të shtuara.
"Njihni nxehtësinë ekstreme si një krizë shëndetësore dhe veproni para se temperaturat të arrijnë kulmin", shkroi Kluge në një postim në X të hënën, transmeton Telegrafi.
"Gatishmëria për nxehtësinë duhet të jetë funksionale: lirimi i shtretërve, mbrojtja e pacientëve me rrezik të lartë, sigurimi i ftohjes, kontrollimi i energjisë rezervë dhe mbështetja e punonjësve të shëndetësisë", shtoi ai.
Nxehtësia ka ushtruar tashmë presion mbi shërbimet shëndetësore në disa vende. Në Francë, dhomat e urgjencës kanë raportuar një rritje katërfish të kushteve të lidhura me nxehtësinë, të tilla si goditja nga nxehtësia, dehidratimi dhe hiponatremia.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Shërbimi i Ambulancës së Londrës tha se nxehtësia ekstreme kontribuoi në ditën e saj më të ngarkuar të regjistruar ndonjëherë, duke iu përgjigjur 8,869 thirrjeve emergjente të premten e kaluar.
Disa spitale të NHS-së deklaruan gjithashtu incidente kritike pasi defektet e ftohjes prishën pajisjet mjekësore, sallat e operacionit dhe repartet, duke shtuar presion mbi shërbimet që tashmë menaxhojnë goditjen nga nxehtësia, dehidratimin dhe pacientët e moshuar vulnerabël. /Telegrafi/
Kupa e Botës 2026 debutoi me formatin e ri me 48 kombëtare, duke sjellë më shumë ekipe, histori të reja dhe emocione.
Megjithatë, pas përfundimit të fazës së grupeve, mbetet pyetja nëse ky ndryshim e ka bërë turneun më konkurrues.
Një nga historitë më të bukura ishte ajo e Kepit të Gjelbër, që arriti një kualifikim historik në mesin e 32 skuadrave më të mira, duke eliminuar Uruguain nga faza e grupeve. Ky sukses u konsiderua si një nga përfitimet më të mëdha të zgjerimit të Botërorit në 48 ekipe.
Edhe Kurasao shkroi historinë duke u bërë shteti më i vogël që ka marrë pjesë ndonjëherë në Kupën e Botës. Edhe pse nuk arriti të kualifikohej, fitoi një pikë të vlefshme ndaj Ekuadorit.
Po ashtu, barazimi i Kongos me Portugalinë i siguroi kombëtares afrikane një vend në fazën me eliminim direkt, duke shtuar një tjetër histori suksesi në këtë Botëror.
Favoritët kaluan pa shumë vështirësi
Pavarësisht këtyre rrëfimeve, përfaqësueset më të mëdha nuk u vunë pothuajse fare në rrezik. Kjo ndodhi për shkak të formatit që lejon kualifikimin edhe të skuadrave të renditura në vendin e tretë, si dhe kriterit të FIFA-s që i jep përparësi rezultateve në ndeshjet direkte kur ekipet kanë pikë të barabarta.
Si rezultat, katër kombëtare fituan grupet një ndeshje para fundit, ndërsa pesë skuadra u eliminuan para xhiros së tretë, duke ulur ndjeshëm emocionet në fund të fazës së grupeve.
Nga 12 skuadrat favorite, vetëm Portugali nuk arritën ta mbyllnin grupin në vendin e parë. Ndërkohë, tetë nga 12 skuadrat që përfunduan në vendin e tretë siguruan gjithashtu kualifikimin, duke minimizuar rrezikun për ekipet e mëdha.
Faza e grupeve ishte edhe një skenë për emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. Lionel Messi, Kylian Mbappé, Erling Haaland, Cristiano Ronaldo dhe Harry Kane shënuan gola, duke konfirmuar rolin e tyre si protagonistë të turneut.
Megjithatë, Kupa e Botës nuk ndërtohet vetëm mbi yjet. Pikërisht në fazën e grupeve marrin jetë historitë e skuadrave më të vogla dhe futbollit nga kontinente të ndryshme.
Edhe këtë edicion, përfaqësueset evropiane dhe ato të Amerikës së Jugut vazhduan dominimin në turne. Befasia më e madhe ishte eliminimi i Uruguait, ndërsa ekipet aziatike u konsideruan zhgënjimi më i madh i fazës së grupeve.
Kritika për formatin e ri
Përzgjedhësi i Ganës, Carlos Queiroz, skuadra e të cilit avancoi si e treta, e kritikoi formatin e ri, duke e cilësuar atë si "vulgar dhe të zakonshëm".
Sipas tij, gara për vendin e tretë nuk ishte plotësisht e drejtë, pasi skuadrat që luanin më vonë kishin avantazhin e njohjes së rezultateve të rivalëve.
Edhe BBC vlerëson se faza e grupeve këtë vit u ndje më shumë si një hyrje drejt turneut të vërtetë, ndërsa emocionet reale të Kupës së Botës nisën vetëm me fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/
Heroi i Brazilit në fitoren 2-1 ndaj Japonisë, Gabriel Martinelli, ka folur pas ndeshjes vendimtare që i siguroi “Seleçaos” kualifikimin në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026.
Sulmuesi brazilian shënoi golin e fitores në minutat shtesë, duke vendosur sfidën në favor të Brazilit në një ndeshje të tensionuar dhe shumë të luftuar deri në fund.
“Nuk mund të gjej fjalët për të përshkruar gëzimin në zemrën time. Duke parë të gjithë ata tifozë në këmbë, prindërit e mi, miqtë e mi… nuk mund ta shpjegoj,” ka thënë Martinelli pas ndeshjes.
Ai ka zbuluar gjithashtu se pas një rasti të humbur më herët, ishte i bindur se do të kishte një tjetër mundësi vendimtare.
“Pasi godita shtyllën, e dija që do të kisha një shans tjetër. Sinqerisht nuk kam fjalë. Jam thjesht i lumtur që arrita ta ndihmoja ekipin, pavarësisht nëse luaj në të majtë apo në qendër. Gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj ekipin,” shtoi ai.
Me këtë fitore, Brazili siguron kalimin në fazën e 1/8 së finales, duke vazhduar rrugëtimin në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/
Gjashtë persona janë qëlluar për vdekje në një qendër për nëna dhe fëmijë nga një i dyshuar mashkull, i cili ishte në një mosmarrëveshje për kujdestarinë e vajzës së tij të vogël, thotë policia gjermane.
Viktimat - katër gra dhe dy burra - ishin të gjithë anëtarë të stafit në qendrën në qytetin Stade pranë Hamburgut, transmeton Telegrafi.
Një numër personash të tjerë u plagosën gjithashtu. Foshnja dhe nëna e saj ishin në zyrë në atë kohë, por nuk u lënduan, thanë zyrtarët.
Tre persona, përfshirë të dyshuarin për të shtënë, janë ndaluar nga policia dhe zyrtarët thanë se nuk kishte kërcënim të mëtejshëm për publikun.
Media gjermane raportoi se në qendër ndodheshin gra dhe fëmijë.
Të shtënat u raportuan për herë të parë rreth orës 12:10, sipas policisë lokale, e cila më vonë konfirmoi se "vrasjet që përfshinin viktima të shumta" kishin ndodhur në një "qendër mirëqenieje për të rinj" në Dankerstrasse dhe i tha publikut të shmangte zonën.
Gratë dhe një burrë u qëlluan për vdekje brenda qendrës, tha policia, dhe një person i gjashtë vdiq më vonë nga plagët e marra në spital.
Të gjitha viktimat ishin të rritur. Televizioni gjerman citoi dëshmitarë të kenë thënë se policia qëlloi mbi një makinë me të cilën dy të dyshuar po përpiqeshin të iknin.
Një dëshmitar okular i tha Focus Online se policia bërtiti "ndalo aty ku je" burrit dhe gruas dhe më pas qëlloi midis 10 dhe 15 herë në automjet.
Pamjet e publikuara nga gazeta Bild treguan policinë në një postbllok rrugor në një rrugë rurale aty pranë duke ndaluar një Mercedes me një gomë të shpërthyer.
Oficerë të armatosur shihen në video duke u thënë pasagjerëve të dilnin dhe duke i ndaluar ata ndërsa shtrihen me fytyrën përtokë në rrugë.
Një numër i madh policie dhe personeli emergjent janë parë duke punuar në zonë.
Agjencia e lajmeve AFP citoi më parë një zëdhënës të policisë të thoshte se hetuesit besonin se "nuk ishte një rast femicidi, as nuk përfshin një sfond politik apo diçka të kësaj natyre. Përkundrazi, është një tragjedi familjare e zgjeruar".
Transmetuesit gjermanë ZDF dhe RTL raportuan se një zëdhënës i qytetit kishte thënë se fëmijët në një çerdhe dhe një shkollë fillore aty pranë ishin brenda në kohën e të shtënave dhe që atëherë ishin marrë nga prindërit e tyre.
Qyteti në shtetin e Saksonisë së Poshtme ndodhet rreth 30 km në perëndim të Hamburgut dhe ka një popullsi prej rreth 50,000 banorësh. /Telegrafi/
Pjesa e parë e ndeshjes mes Gjermanisë dhe Paraguait në Kupën e Botës 2026 është mbyllur me surprizë, pasi paraguajanët udhëheqin 0-1 pas 45 minutave të para.
Takimi nisi me ritëm të lartë, ku që në sekondat e para Paraguai krijoi një rast të artë me Julio Encison, por Manuel Neuer reagoi në mënyrë të shkëlqyer për ta ndalur goditjen.
Gjermania gradualisht mori kontrollin e lojës, duke krijuar disa raste përmes Florian Wirtz, Kai Havertz dhe Deniz Undav, por pa arritur të finalizojë saktë në portë.
Wirtz dhe Kimmich provuan nga distanca dhe goditje standarde, por pa sukses përballë portierit Orlando Gill.
Megjithatë, në momentin më të mirë të gjermanëve, erdhi goditja e madhe e Paraguait.
Në minutën e 42-të, Julio Enciso shënoi golin e avantazhit për Paraguain, duke u ngritur më lart se mbrojtja gjermane dhe duke dërguar topin me kokë në rrjetë pas një krosimi perfekt nga Matías Galarza. Manuel Neuer nuk kishte asnjë mundësi reagimi.
Gjermania tentoi të përgjigjej menjëherë përmes goditjeve nga këndi dhe presionit të vazhdueshëm, por mbrojtja paraguajane qëndroi e fortë deri në vërshëllimën e gjyqtarit. /Telegrafi/
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka udhëtuar për në Estoni për të shënuar dorëzimin e komandës së forcave tokësore të NATO-s në Estoni dhe Letoni te Korpusit gjermano-holandez, duke nënvizuar angazhimin e Gjermanisë për një rol më të fortë në krahun lindor të aleancës.
Pistorius zbarkoi në qytetin estonez të Tartu-së të hënën në mbrëmje, transmeton Telegrafi.
Korpusi gjermano-holandez do të marrë komandën e forcave tokësore të aleancës të stacionuara në Estoni dhe Letoni të martën. Ceremonia e dorëzimit do të zhvillohet në qytetin Valga në kufirin Eston-Leton.
"Gjermania dhe Holanda po demonstrojnë gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të marrë përsipër përgjegjësinë për parandalimin dhe mbrojtjen në krahun lindor të NATO-s", tha Ministria e Mbrojtjes në Berlin.
Korpusi do të jetë përgjegjës për stërvitjet ushtarake dhe, në rast konflikti, për mbrojtjen e krahut lindor. Kjo përgjegjësi deri më tani i ka mbetur selisë së NATO-s në Poloni. Ngritja e një selie për shtetet baltike ishte në diskutim që nga samiti i NATO-s në vitin 2023.
Korpusi gjermano-holandez u krijua në vitin 1995 dhe ka selinë në Münster. Komanda kalon me rotacion midis dy vendeve. Përveç Holandës dhe Gjermanisë, 14 aleatë të tjerë të NATO-s aktualisht kontribuojnë me personel.
Selia qendrore mund të komandojë një forcë ndërkombëtare prej rreth 50,000 trupash dhe ka udhëhequr disa operacione ndërkombëtare në të kaluarën. /Telegrafi/
Filmi "Supergirl" nuk arriti rezultatin e pritur në arkat ndërkombëtare të kinemave.
Adaptimi më i ri i komikëve nga Warner Bros. dhe DC Studios arkëtoi 25,5 milionë euro në 77 tregje, duke shënuar një nisje të dobët për një projekt me këtë buxhet dhe përmasa.
As në Amerikën e Veriut filmi nuk pati një hapje mbresëlënëse, ku gjatë fundjavës së premierës arkëtoi 32,3 milionë euro, duke e çuar fitimin global të hapjes në 57,8 milionë euro.
Prodhimi i filmit kushtoi 144,5 milionë euro, ndërsa reagimet e ndara të kritikëve dhe publikut nuk japin shumë optimizëm për suksesin afatgjatë në kinema.
Në filmin "Supergirl", Milly Alcock interpreton Kara Zor-El, kushërirën e humbur prej kohësh të Supermanit, i cili luhet nga David Corenswet nga filmi i vitit të kaluar.
Filmi është me regji të Craig Gillespie, i njohur për filmat "I, Tonya" dhe "Cruella".
Kritikat janë të përziera.
Filmi ka një vlerësim prej 56 për qind në Rotten Tomatoes, gjersa në sondazhet e CinemaScore mori notën "B-".
Rezultatet më të mira ndërkombëtare "Supergirl" i arriti në Mbretërinë e Bashkuar me 3,5 milionë euro, në Meksikë me 2,9 milionë euro dhe në Australi me 1,7 milionë euro.
"Supergirl" është vazhdim i filmit të vitit të kaluar "Superman", i cili në tregjet ndërkombëtare arkëtoi 80,8 milionë euro, ndërsa në nivel botëror arriti 525,3 milionë euro.
Megjithëse pritet të jetë filmi me fitimet më të ulëta të serisë "Jackass", prodhimi i tij kushtoi vetëm 8,5 milionë euro, ndaj nuk ka nevojë për të ardhura të mëdha për të dalë me fitim. /Telegrafi/
Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka vlerësuar karakterin e skuadrës së tij pas fitores dramatike ndaj Japonisë në Kupën e Botës 2026, duke theksuar se ekipi nuk u dorëzua dhe ruajti qetësinë deri në fund.
“Nuk e humbëm durimin. Kishim shumë opsione në fushë dhe në stol. Japonia nuk është kundërshtar i lehtë, është një skuadër shumë e organizuar dhe me intensitet të lartë”, ka deklaruar Ancelotti pas ndeshjes.
Brazilianët arritën të përmbysin rezultatin në minutat e fundit, duke siguruar kualifikimin në fazën çerekfinale, ndërsa trajneri italian theksoi se vendimet taktike ishin të rëndësishme për rrjedhën e lojës.
Ancelotti ka folur gjithashtu edhe për Neymarin, duke zbuluar se sulmuesi ishte planifikuar të aktivizohej në rast se ndeshja do të shkonte në vazhdime.
“Po e ruaja Neymarin për kohën shtesë. Ai do të hynte në fushë në minutën e 105-të nëse nuk do të kishim shënuar golin e dytë. Nuk doja ta ndryshoja strukturën e skuadrës, sepse po luanim mirë”, u shpreh Ancelotti.
Brazili vazhdon rrugëtimin në turne, ndërsa Japonia largohet pas një paraqitjeje shumë të fortë dhe të disiplinuar ndaj një prej favoritëve kryesorë të Botërorit. /Telegrafi/
Lindja e dytë shpesh është më e shkurtër, por kjo nuk do të thotë se është gjithmonë më e lehtë ose plotësisht e parashikueshme
Shumë gra mendojnë se gjatë shtatzënisë së dytë tashmë dinë gjithçka për lindjen, sepse e kanë kaluar një herë këtë përvojë. Megjithatë, çdo lindje është e ndryshme dhe mund të sjellë situata të reja.
Në përgjithësi, lindja e dytë shpesh është më e shpejtë, por mund të jetë edhe më intensive. Këto të dhëna vlejnë kryesisht për rastet kur gruaja lind në mënyrë natyrale dhe pa komplikime.
1. Lindja zakonisht është më e shpejtë
Ndërsa lindja e parë mund të zgjasë më gjatë, shpesh deri në 18 orë, lindja e dytë zakonisht është më e shkurtër dhe mund të zgjasë mesatarisht deri në tetë orë.
Pas lindjes së parë, muskujt dhe ligamentet relaksohen më lehtë, foshnja zbret më thjesht nëpër kanalin e lindjes, ndërsa qafa e mitrës zakonisht hapet më shpejt.
2. Faza e shtyrjes mund të jetë më e lehtë
Meqenëse trupi tashmë e ka kaluar një herë procesin e lindjes, faza e dytë zakonisht ecën më lehtë dhe më shpejt.
Përveç kësaj, gratë që lindin për herë të dytë kanë më shumë përvojë dhe e dinë më mirë si të shtyjnë, gjë që mund ta lehtësojë procesin, transmeton Telegrafi.
3. Lindja mund të fillojë më herët
Shtatzënia mesatarisht zgjat rreth 40 javë. Te gratë që lindin për herë të parë, lindja shpesh ndodh rreth javës së 41-të, ndërsa te lindja e dytë mund të nisë pak më herët.
Megjithatë, kjo ndryshon nga gruaja në grua, prandaj lindja mund të ndodhë edhe më herët ose më vonë se termini i parashikuar.
4. Kontraksionet pas lindjes mund të jenë më të forta
Në ditët e para pas lindjes, shumë gra ndiejnë ngërçe në pjesën e poshtme të barkut, sidomos gjatë ushqyerjes me gji.
Kjo ndodh sepse gjatë thithjes lirohet oksitocina, hormon që nxit kontraksionet e mitrës dhe e ndihmon atë të kthehet gradualisht në madhësinë e mëparshme.
Këto kontraksione pas lindjes mund të jenë më intensive me çdo lindje të radhës.
Çfarë duhet mbajtur mend
Edhe pse lindja e dytë shpesh është më e shpejtë dhe në disa raste më e lehtë për shkak të përvojës së mëparshme, ajo nuk është domosdoshmërisht e njëjtë me të parën.
Prandaj, çdo shtatzëni dhe çdo lindje duhet ndjekur me kujdes nga profesionistët shëndetësorë. /Telegrafi/
Çmimet e karburantit për aeroplanë u dyfishuan pothuajse në javët e para të luftës në Iran, duke i shtyrë linjat ajrore t'ua kalojnë kostot konsumatorëve përmes rritjes së çmimeve të karburantit, më pak fluturimeve dhe tarifave më të larta të bagazheve.
"Nuk kishim zgjidhje tjetër", tha CEO i Delta, Ed Bastian, javën e kaluar, duke përmendur gati 2 miliardë dollarët që transportuesit kryesorë si Delta duhej të paguanin për rritjen e çmimeve të karburantit këtë tremujor.
Por çmimet e karburantit në fakt kanë rënë gjatë dy muajve të fundit dhe linjat ajrore nuk planifikojnë të tërheqin asnjë nga çmimet dhe tarifat e rritura.
Bastian tha se çmimet janë në "nivelin e duhur" pavarësisht kostove "kuptimplotë" më të ulëta, transmeton Telegrafi.
Çmimet e larta të qëndrueshme janë kryesisht për shkak të kërkesës së fortë - njerëzit janë thjesht të gatshëm të pranojnë rritje çmimesh gjatë sezonit të ngjeshur të udhëtimit veror. Dhe ka më pak vende në dispozicion.
Të njëjtat probleme të ofertës dhe kërkesës që i mbajnë çmimet më të larta e ulën çmimin e karburantit për avionë. Ka pasur më pak kërkesë për karburant për avionë sepse linjat ajrore ulën fluturimet dhe në të njëjtën kohë, rafineritë amerikane po prodhonin më shumë karburant për avionë për të përfituar nga çmimet më të larta, tha analisti i pavarur i naftës Tom Kloza.
Këta dy faktorë i ulën çmimet e karburantit për avionë me 40% që nga kulmi i tyre në prill, sipas të dhënave deri më 25 qershor nga Airlines for America, një grup tregtar i industrisë.
Ndërkohë, praktikisht të gjitha çmimet janë rritur me 15% deri në 20% nga një vit më parë, sipas të dhënave të Deutsche Bank Securities, të cilat gjurmojnë qindra çmime të publikuara.
Kompanitë ajrore i kanë rritur çmimet tetë herë që nga pranvera dhe deri në dy javë më parë, sipas Mike Linenberg, analist i linjave ajrore në Deutsche Bank Securities.
Linenberg vuri në dukje se çmimet janë më të larta sepse ka më pak vende në përgjithësi, gjë që për shkak se kompanitë ajrore eliminojnë fluturimet e tyre më pak të njohura dhe me çmime më të ulëta. Mbyllja e Spirit Airlines në maj vetëm sa i përkeqësoi gjërat.
Drejtuesit e kompanive ajrore madje kanë deklaruar publikisht se faktorët kryesorë që ndikojnë në çmimet e biletave janë furnizimi i vendeve dhe kërkesa për njerëzit që të fluturojnë, jo çmimi i karburantit.
"(Çmimet e biletave) do të diktohen nga kushtet e tregut, jo nga ndonjë formulë akademike, apo objektiv i rikuperimit të llogaritur (të kostove të rritura të karburantit)", tha drejtori ekzekutiv i Southwest Airlines, Bob Jordan, në lidhje me çmimet gjatë një takimi për të ardhurat e prillit.
Kjo nuk do të thotë që rritja e çmimit të karburantit në fillim të këtij viti nuk ishte e shtrenjtë për linjat ajrore. Karburanti i avionëve është shpenzimi i dytë më i madh për industrinë - një avion komercial me një korridor djeg afërsisht 800 galonë në orë.
Tre linjat ajrore më të mëdha të vendit - Delta, American dhe United - raportuan se shpenzuan 1 miliard dollarë më shumë për karburant vetëm në tremujorin e dytë.
Megjithatë, Linenberg tha se linjat ajrore do të mbulojnë më shumë se koston e rritjes së çmimit të karburantit. Dhe pjesa më e madhe e industrisë së linjave ajrore ka nevojë për para shtesë, veçanërisht transportuesit më të vegjël me zbritje.
"Mendoni për numrin e transportuesve që ende nuk janë rikthyer në fitimprurje të qëndrueshme që nga Covid - nuk mund të vazhdoni të humbni para vit pas viti dhe të prisni të jeni një kompani në vazhdimësi," tha ai.
Kjo është ndoshta arsyeja pse linjat ajrore nuk po nxitojnë të ulin çmimet.
"Sa më gjatë që konsumatorët të paguajnë këto çmime dhe linjat ajrore të mësohen me këtë rrjedhë të ardhurash, aq më shumë ka të ngjarë që ajo të qëndrojë", u tha investitorëve në prill drejtorit tregtar të United, Andrew Nocella.
Disa bileta më të lira ka të ngjarë të vijnë këtë vjeshtë, por kjo për shkak se çmimet ulen rregullisht pas sezonit të ngjeshur të udhëtimit veror. Por kjo nuk do të thotë që rritja e çmimeve të biletave ka mbaruar.
Ekspertët ende presin të njëjtën rritje përqindjeje këtë vjeshtë krahasuar me vitin 2025. Rezervimet pritet të jenë të forta sezonale për pjesën tjetër të vitit.
"Kjo nuk është një situatë ku duhet të presim që çmimet e biletave të avionit thjesht do të ulen. Dhe tarifat e bagazheve janë aq të ngjeshura sa mund të jenë. Nuk do t'i shihni linjat ajrore të tërheqin gjëra të tilla", tha Zach Griff, autor i një buletini të linjave ajrore, From the Tray Table.
Pasagjerët e United në qendrën e Aeroportit Ndërkombëtar Newark Liberty i thanë CNN javën e kaluar se nuk ishin të lumtur që çmimet po qëndrojnë të larta, por nuk u habitën.
"Kështu shkon gjithmonë", tha Ban Morel, i cili po priste dy bagazhe në vendin e marrjes së bagazheve, për të cilat pagoi 100 dollarë tarifa.
Kjo ishte përveç biletës së tij vajtje-ardhje prej 400 dollarësh për në Porto Riko. "Çdo gjë gjithmonë rritet në çmim, por duket se nuk ulet kurrë."
Morel tha se nuk e di nëse çmimet më të larta do ta bëjnë të udhëtojë më pak në të ardhmen, por "Do të udhëtoj më lehtë me siguri", tha ai, duke iu referuar tarifave të bagazheve.
Michael Boenisch, 67 vjeç, dhe gruaja e tij kishin të njëjtën ndjenjë pranimi me pahir ndërsa prisnin çantat pas kthimit të tyre nga pushimet evropiane.
“Çmimet rriten menjëherë dhe u duhet një kohë e gjatë për t’u ulur përsëri. Mendoj se jam pajtuar me këtë”, tha ai.
Megjithatë, ai nuk është i kënaqur me atë që po merr për paratë e tij.
“Udhëtimi ajror është e vetmja gjë që është përkeqësuar në jetën time”, tha Boenisch.
“Mendonim se do të fluturonim transatlantik brenda tre orësh deri tani. Në vend të kësaj, je i ngjeshur në një vend ku askush më i madh se unë nuk mund të futet më”, shtoi ai.
Por disa nga pasagjerët në Newark thanë se nuk po i ulin planet e fluturimit këtë verë, pavarësisht kostove në rritje.
Shané Harris po kthehej nga një udhëtim në Uashington, DC, me bashkëshortin e saj Stefon dhe djalin e saj Langston.
Familja po planifikon tre udhëtime të tjera me avion këtë verë - në Atlanta, Indianapolis dhe Portugali.
“Mendoj se po fluturojmë më shumë vetëm për shkak të aktiviteteve të fëmijëve tanë. Është një gjë e nevojshme”, tha ajo. /Telegrafi/
Faza e 32-s së Kupës së Botës vazhdon me tre ndeshje të rëndësishme të martën: Bregu i Fildishtë–Norvegjia, Franca–Suedi dhe Meksika–Ekuadori. Franca kthehet në fushë me trajnerin Didier Deschamps pas një mungese një ndeshjeje, ndërsa Norvegjia shënon rikthimin e saj në fazën me eleminim për herë të parë që nga 1998. Meksika luan në shtëpi, […]
Maja Nilsson Lindelöf u hodh nga një bull mekanik ndërsa po qëndronte në një lokal në Texas gjatë ndeshjeve të Botërorit. Ajo publikoi në Instagram një video ku shfaqet duke u ngjitur në bull mbrapsht, zbrit për të këshilluar miqtë dhe më pas rimontohet, por pas disa sekondash përfundon e hedhur përtokë mbi shpinë. Sipas […]
Deputeti i Partisë Socialiste Arbjan Mazniku deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se kërkesat për dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe largim të mazhorancës përfaqësojnë një kalim nga pakënaqësia legjitime në sfidim ndaj vullnetit të 860.000 votuesve që i kanë dhënë mazhorancës mandatin. “Në momentin që kalohet nga kjo te një diskutim […]
Ja Morant do t’i bashkohet Portland Trail Blazers, ndërsa Memphis Grizzlies do të marrin në shkëmbim Jerami Grant dhe Kris Murray në një marrëveshje të finalizuar të hënën. Lëvizja shënon përfundimin e periudhës së Morant me skuadrën që e zgjodhi të dytin në draftin e 2019 dhe ku ai fitoi titullin Rookie of the Year. […]
Romelu Lukaku mbetet një pikë e pasigurt për Belgjikën përpara ndeshjes së raundit të 32-ës kundër Senegali; sulmuesi 33-vjeçar thotë se po punon për t’u rikuperuar dhe se është i kënaqur që është pjesë e skuadrës në Kupën e Botës. Raporton Associated Press se Lukaku u tërhoq nga miqësoret e Belgjikës në Shtetet e Bashkuara […]
Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre që i ka shoqëruar prej 30 ditësh protestë duke marshuar deri në orët e vona të natës nëpër rrugët e Kryeqytetit. Ata shihen me flamuj të Shqipërisë në duar […]
Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të nisë në orën 10:00 ku do të mbahet seanca plenare. Protestuesit pas njoftimit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës e cila zakonisht zgjat deri në pak para mesnatës. Aktivistë, […]