Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 May 2026Main stream

Pak ditë pasi u hapën për qarkullim 6 kilometrat e para të zgjeruara të autostradës Tiranë–Durrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar këtë radhë me në krye pu...

By: @joq
14 May 2026 at 06:00

Pak ditë pasi u hapën për qarkullim 6 kilometrat e para të zgjeruara të autostradës Tiranë–Durrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar këtë radhë me në krye pupetin Ami Kozelin ka nisur një tjetër projekt me vlerë miliona eurosh, këtë herë të fokusuar në gjelbërimin dhe përmirësimin estetik të aksit kryesor që lidh kryeqytetin me qytetin bregdetar. Bëhet fjalë për një tender me fond limit rreth 13.7 milionë euro, që parashikon ndërhyrje nga zona e Doganës deri te nënkalimi i Limuthit. Projekti synon transformimin vizual të hyrjes kryesore rrugore të vendit përmes krijimit të hapësirave të gjelbra, mbjelljes së pemëve dekorative dhe sistemimit urban përgjatë autostradës. Screenshot Ky investim ishte paralajmëruar edhe gjatë inspektimit të zhvilluar disa ditë më parë në këtë aks, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Sipas dokumenteve të publikuara nga ARRSH, projekti përfshin mbushje me dhe vegjetal, mbjellje bari, shkurresh dekorative dhe pemësh, si edhe ndërtimin e një sistemi automatik ujitjeje për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbëruara. Në total, sipërfaqja që do t’i nënshtrohet gjelbërimit arrin në rreth 65 mijë metra katrorë. Trafikndarësja qendrore do të shtrihet në mbi 7 kilometra linearë dhe do të mbushet me shkurre dekorative, ndërsa në anët e autostradës do të mbillen pemë dhe bimësi dekorative në hapësira me gjerësi të ndryshme. Një pjesë tjetër e projektit lidhet edhe me krijimin e rreth 31 mijë metrave katrorë sipërfaqe me bar, të cilat do të monitorohen dhe ujiten përmes një sistemi të automatizuar me kontroll në distancë.

11.8K views


💾

Një video shqetësuese e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ka ngritur sërish shqetësimin për fenomenin që po kthehet çdo ditë në rrezik për jetën e ...

By: @joq
14 May 2026 at 06:00

Një video shqetësuese e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ka ngritur sërish shqetësimin për fenomenin që po kthehet çdo ditë në rrezik për jetën e qytetarëve: drejtimi i automjeteve me shpejtësi skandaloze nga të rinj të papërgjegjshëm. Sipas qytetarit që ka dërguar pamjet, makina drejtohet nga një adoleshent, i cili pretendohet se nuk disponon patentë, ndërsa videoja është publikuar edhe në TikTok, sikur bëhet fjalë për një “sfidë” apo krenari. Në pamje shihet automjeti duke lëvizur me shpejtësi shumë të lartë gjatë natës në zonën e Lungomares, ndërsa drejtuesi filmon timonin dhe rrugën para tij, pa asnjë shqetësim për pasojat që mund të sillte një manovër e gabuar. Pamjet janë alarmante, sidomos në një zonë si Lungomarja, ku gjatë verës dhe mbrëmjeve qarkullojnë qindra qytetarë, familjarë dhe turistë. Një humbje kontrolli në atë shpejtësi mund të përfundonte lehtësisht në tragjedi. Ajo që e bën situatën edhe më të rëndë është fakti se video të tilla po publikohen hapur në rrjetet sociale, duke nxitur kulturën e rrezikshme të “show”-t me makina, ku adoleshentë pa eksperiencë dhe pa ndërgjegje rrezikojnë jetën e të tjerëve për disa klikime në TikTok. JOQ Albania bën thirrje që autoritetet të verifikojnë rastin dhe të marrin masa, pasi raste të tilla po shtohen çdo ditë dhe po kthehen në një kërcënim real për sigurinë rrugore në vend. Çdo ditë raportohen aksidente tragjike nga shpejtësia, por duket se për disa të rinj kjo ende nuk mjafton për të reflektuar.

9672 views


💾

Të shtëna armësh dhe skena paniku janë regjistruar mbrëmjen e së mërkurës brenda Senatit të Filipineve, ndërsa autoritetet po përballeshin me senatori...

By: @joq
14 May 2026 at 06:00

Të shtëna armësh dhe skena paniku janë regjistruar mbrëmjen e së mërkurës brenda Senatit të Filipineve, ndërsa autoritetet po përballeshin me senatorin Ronald “Bato” Dela Rosa, i kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për krime kundër njerëzimit lidhur me luftën e përgjakshme kundër drogës gjatë presidencës së Rodrigo Dutertes. Sipas raportimeve, më shumë se një duzinë të shtënash u dëgjuan brenda godinës së Senatit në Manila, duke shkaktuar kaos mes senatorëve, gazetarëve dhe stafit të sigurisë, të cilët u panë duke vrapuar për t’u strehuar. Deri tani nuk raportohen viktima apo të plagosur. Ngjarja ndodhi ndërsa Dela Rosa ishte ngujuar prej dy ditësh brenda Senatit, ku mbahej nën “mbrojtje parlamentare” nga aleatët e tij politikë, për të shmangur arrestimin dhe transferimin drejt Hagës. ICC ka konfirmuar se ndaj tij ekziston një urdhër-arresti për krime kundër njerëzimit, lidhur me dhjetëra vrasje gjatë operacioneve anti-drogë në Filipine mes viteve 2016-2018. Pamje të publikuara nga mediat filipinase tregojnë momentin kur të shtënat shpërthejnë brenda korridoreve të Senatit, ndërsa ushtarë, policë dhe forca speciale kishin rrethuar kompleksin. Në video dëgjohen britma dhe njerëz që urdhërohen të largohen me vrap. Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., reagoi pas incidentit duke deklaruar se asnjë forcë qeveritare nuk kishte hyrë në Senat për të arrestuar senatorin dhe se ende nuk dihet kush hapi zjarrin. “Qeveria nuk është përgjegjëse për këtë. Nuk kishte ushtarë, policë apo agjentë të shtetit që hynë në Senat”, deklaroi Marcos, duke urdhëruar nisjen e një hetimi të plotë. Ronald “Bato” Dela Rosa konsiderohet një nga figurat më të afërta të ish-presidentit Rodrigo Duterte dhe ishte shefi i policisë gjatë luftës famëkeqe kundër drogës, ku sipas të dhënave zyrtare u vranë mbi 6 mijë persona, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut pretendojnë se numri real i viktimave është shumë më i lartë. Vetë Duterte ndodhet aktualisht në paraburgim në Hagë dhe pritet të dalë në gjyq nga ICC, duke u bërë ish-kreu i parë aziatik i shtetit që përballet me një proces të tillë ndërkombëtar.

5796 views


💾

Rreshteri Marjus Cauli dhe kaporali Hambel Peçi kanë shënuar një sukses historik në Shtetet e Bashkuara, duke u shpallur zyrtarisht "Luftëtarët më të ...

By: @joq
14 May 2026 at 06:00

Rreshteri Marjus Cauli dhe kaporali Hambel Peçi kanë shënuar një sukses historik në Shtetet e Bashkuara, duke u shpallur zyrtarisht "Luftëtarët më të Mirë" në konkursin prestigjioz të Gardës Kombëtare të New Jersey-t për vitin 2026. Ky triumf i djemve tanë nuk ishte thjesht një fitore sportive, por një dëshmi e forcës dhe përgatitjes elitare të Forcave të Armatosura Shqiptare në skenën ndërkombëtare. Arritja merr një rëndësi të veçantë pasi përkon me 25-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror midis Shqipërisë dhe New Jersey-t, duke vërtetuar se bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve prodhon kampionë të vërtetë. Për katër ditë me radhë, Cauli dhe Peçi kaluan përmes një "ferri" testimesh fizike dhe mendore që përfshinin gara brutale me pengesa, mbijetesë në ujë dhe lundrim në terrene të panjohura. Ata dominuan divizionet e tyre përkatëse edhe në disiplinat më komplekse, si qitja nën stres të lartë me sisteme të ndryshme armësh, duke lënë pas konkurrentët amerikanë në shtëpinë e tyre. Ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një njoftimi zyrtar, ka vlerësuar lart performancën e ushtarakëve shqiptarë, duke nënvizuar se kjo fitore tregon qartë nivelin e lartë të profesionalizmit dhe vullnetit që karakterizon trupat tona në misionet jashtë vendit.

35.4K views


💾

Një aksion për konfiskimin e një objekti banimi në rrugën "Llukë Kaçaj" në Tiranë, ka zbuluar jo vetëm një shkelje flagrante të ligjit për urbanistikë...

By: @joq
14 May 2026 at 06:00

Një aksion për konfiskimin e një objekti banimi në rrugën "Llukë Kaçaj" në Tiranë, ka zbuluar jo vetëm një shkelje flagrante të ligjit për urbanistikën, por edhe një skemë të dyshuar korrupsioni brenda strukturave të Policisë së Shtetit. Objekti në fjalë, i cili kishte leje për 9 kate, rezultoi se kishte "mbirë" me tre kate shtesë (kati i 10-të, 11-të dhe një pjesë e katit të 12-të), duke tejkaluar pragun ligjor prej 10% të parashikuar në Aktin Normativ nr. 8. Për pasojë, godina është konfiskuar për interes publik, pasi ishte vënë në përdorim pa certifikatën përkatëse. Pyetja që djeg: Si u ndërtuan 3 kate në mes të Tiranës? Ndërtimi i tre kateve shtesë nuk është një proces që ndodh brenda natës; ai kërkon muaj punë, lëvizje mjetesh të rënda dhe dhjetëra punëtorë. Megjithatë, pavarësisht se zona është nën juridiksionin e Komisariatit nr. 4, të drejtuar nga Feliks Hoda, ndërhyrja duket se ka qenë tepër e vonuar. Ndonëse policia deklaron se ka referuar materiale në Prokurori, fakti që godina përfundoi dhe u banua ngre dyshime të forta për efektivitetin e kontrollit të territorit. Denoncimi tronditës në media: Akuzat ndaj Feliks Hodës Ndërsa shteti po ekzekuton konfiskimin, një denoncim i rëndë ka mbërritur në media nga një person që prezantohet si inspektor zone. Sipas këtij dëshmitari, dështimi për të ndaluar këto ndërtime nuk është neglizhencë, por një skemë e mirëfilltë ryshfeti. Në mesazhin e bërë publik, denoncuesi akuzon drejtpërdrejt shefin e Komisariatit, Feliks Hoda, duke pretenduar se ai ndërhyn personalisht për të lejuar paligjshmërinë. "Ky shef komisariati nuk është asgjë më shumë se një gjobaxhi që merr 3 mijë euro për çdo ndërtim pa leje. Ai na telefonon personalisht dhe na kërkon që të 'bëjmë një sy qorr' ndaj këtyre objekteve," thuhet në dëshminë e inspektorit, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim për shkak të pasigurisë. Policia përballë provës së vërtetë Këto akuza të rënda, nëse vërtetohen, e kthejnë kupolën e Komisariatit nr. 4 në një mburojë për ndërtimet e paligjshme në kryeqytet. Denoncuesi shprehet se mosbesimi ndaj institucioneve është i lartë dhe se media mbetet e vetmja rrugë për të zbardhur të vërtetën. Tashmë i takon Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të nisin verifikimet për këto pretendime tronditëse që hedhin hije të rënda mbi uniformat e shtetit dhe luftën e trumbetuar kundër betonizimit pa leje.

57.7K views


💾

Lajmi se dy godina në projektin prej miliarda lekësh "Durrës Yacht & Marina" janë zhytur deri në 28-30 centimetra, ka tronditur jo vetëm kantierin në ...

By: @joq
14 May 2026 at 06:00

Lajmi se dy godina në projektin prej miliarda lekësh "Durrës Yacht & Marina" janë zhytur deri në 28-30 centimetra, ka tronditur jo vetëm kantierin në Portin e Durrësit, por gjithë besimin mbi të cilin është ngritur tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vitet e fundit. Kur "diamanti i kurorës" së investimeve strategjike shfaq krisje të tilla që në themel, pyetja nuk është më nëse kemi një flluskë, por nëse ky rast është gjilpëra që do ta plasë atë. 1. Miti i "Cilësisë Arabe" përballë Realitetit të Kursimeve Projekti i Mohamed Alabbar u shit si kulmi i luksit dhe inxhinierisë botërore. Megjithatë, faktet e fundit tregojnë një histori tjetër: Kursime në themele: Raportet sugjerojnë se pilonat e thellë, të domosdoshëm për një tokë ranore dhe moçalore si ajo e bregdetit të Durrësit, ose nuk janë realizuar sipas standardit, ose janë zëvendësuar me zgjidhje më ekonomike. Kosto vs. Siguri: Refuzimi i kompanive vendase për shkak të çmimeve tejet të ulëta të ofruara nga Eagle Hills dhe kalimi te kontraktorë të huaj me kosto "optimale", duket se ka sjellë koston më të lartë: humbjen e qëndrueshmërisë. 2. Efekti Domino: Kur "Emri" nuk mbron dot Investimin Flluska e ndërtimit në Shqipëri mbahet gjallë nga perceptimi se çmimet do të rriten gjithmonë. Por "Durrës Marina" ishte lokomotiva e këtij perceptimi. Blerjet "në gropë": Shumë qytetarë kanë paguar shuma marramendëse për apartamente që ende nuk ekzistojnë fizikisht ose janë në fazë ndërtimi. Lajmi për "zhytjen" e pallateve krijon panik te blerësit e tjerë dhe mund të ndalojë fluksin e parave të reja (cash-flow), që është karburanti kryesor i këtij projekti. Rënia e besimit te markat "Strategjike": Nëse një projekt i tillë dështon teknikisht, çfarë garancie ka blerësi për kullat e tjera që po mbijnë në çdo cep të vendit? 3. Flluska Ekonomike: Çmimet vs. Vlera Reale Në Durrës, çmimet u rritën artificialisht sapo u prezantua maketi 3D i marinës. Vlera e "arnuar": Një pallat që ka pësuar ulje prej 28 cm nuk ka më të njëjtën vlerë tregtare, edhe pasi të bëhen "përforcimet" e kërkuara nga IKMT. Blerësit që kërkonin rishitje me fitim (flipping) tani zotërojnë një aset me defekt strukturor të dokumentuar zyrtarisht. Likuiditeti në rrezik: Me kohën e rritur të shitjes së pronave në Shqipëri (që tashmë i kalon 10 muaj sipas Bankës së Shqipërisë), ky skandal mund të shërbejë si momenti i "ngrirjes" së tregut. Konkluzion: A është ky fundi? Skandali i "Durrës Marina" nuk është thjesht një problem teknik inxhinierik; është një goditje në zemër të modelit ekonomik të ndërtimit në Shqipëri. Kur tregu bazohet te marketingu dhe jo te cilësia e vërtetë, çdo 1 centimetër zhytje në terren përkthehet në kilometra të tërë rënie në besimin e investitorëve. Nëse ky projekt nuk arrin të rehabilitohet jo vetëm teknikisht, por edhe moralisht para publikut, ai mund të shënohet në histori si pika ku flluska e ndërtimit shqiptar filloi të nxjerrë ajrin e parë. Fundosja e objekteve mund të jetë shumë mirë paralajmërimi për fundosjen e një tregu të mbingopur dhe të pamonitoruar.

17.7K views


💾

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur këtë të mërkurë në Pekin për një samit të shumëpritur me presidentin kinez Xi Jinping, në një moment ...

By: @joq
14 May 2026 at 06:00

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur këtë të mërkurë në Pekin për një samit të shumëpritur me presidentin kinez Xi Jinping, në një moment tepër delikat për ekonominë dhe politikën globale. Trump u prit me ceremoni madhështore në aeroportin e Pekinit, me tapet të kuq, bandë ceremoniale dhe qindra qytetarë që valëvitnin flamujt amerikanë dhe kinezë. Vizita konsiderohet historike, pasi është hera e parë në afro një dekadë që një president amerikan zhvillon një vizitë shtetërore në Kinë. Takimi mes dy liderëve pritet të fokusohet në disa nga çështjet më të nxehta globale, përfshirë luftën tregtare SHBA-Kinë, teknologjinë, inteligjencën artificiale, Tajvanin dhe krizën e rëndë me Iranin. Mbi samitin rëndon veçanërisht konflikti SHBA-Iran dhe kriza energjetike që ka tronditur tregjet botërore. Administrata Trump po kërkon që Kina të përdorë ndikimin e saj ndaj Iranit për të rihapur ngushticën strategjike të Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës. Megjithatë, vetë Trump ka dhënë deklarata kontradiktore para nisjes drejt Kinës. Në një moment ai tha se do të ushtrojë presion ndaj Pekinit për Iranin, ndërsa më pas deklaroi se SHBA “e ka situatën me Iranin nën kontroll” dhe se fokusi kryesor do të jetë tregtia. Në delegacionin amerikan ndodhen edhe figura të njohura të biznesit dhe teknologjisë si Elon Musk, Tim Cook dhe kreu i Nvidia, Jensen Huang, çka tregon rëndësinë ekonomike të vizitës. Sipas mediave ndërkombëtare, Trump synon të rikthejë marrëveshje të mëdha tregtare dhe të zbusë tensionet ekonomike mes dy superfuqive. Por shumë analistë amerikanë druhen se Trump po hyn në një takim ku Xi Jinping ka avantazh politik, sidomos për shkak të luftës me Iranin dhe presionit ekonomik në SHBA. Ka shqetësime se Kina mund të përdorë situatën për të kërkuar lëshime në çështjen e Tajvanit, një nga temat më sensitive mes dy vendeve. Edhe qytetarët në Pekin janë shprehur skeptikë ndaj kërkesave amerikane. Shumë prej tyre kanë deklaruar për mediat se konflikti me Iranin “nuk është problemi i Kinës” dhe se Pekini duhet të vazhdojë të mbajë një pozicion neutral.

94.3K views


💾

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të mërkurë një tjetër ndryshim në çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të fundit, nafta do të tregtohe...

By: @joq
14 May 2026 at 06:00

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të mërkurë një tjetër ndryshim në çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të fundit, nafta do të tregtohet me pakicë deri në 201 lekë për litër, ndërsa me shumicë deri në 189 lekë për litër. Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar në 187 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 175 lekë për litër. Megjithatë, përveç luhatjeve të vazhdueshme të çmimeve, qytetarët shqiptarë po përballen edhe me shqetësime serioze që lidhen me cilësinë e karburantit, problem i cili shkakton dëmtime të drejtpërdrejta te automjetet. Një qytetar ka denoncuar se benzina e blerë në një karburant “Krasniqi” në Elbasan i ka rezultuar e përzier me ujë. Sipas tij, pasi automjeti shfaqi probleme, ai e dërgoi në servis, ku gjatë kontrollit është konstatuar prani e konsiderueshme uji në sabrator. Qytetari shprehet se nga rezervuari ka dalë ujë i rrjedhshëm, duke ngritur dyshime serioze mbi cilësinë e karburantit që tregtohet, pavarësisht çmimit që paguajnë konsumatorët.

136.3K views


💾

27-vjeçari Brisildo Stankoja i dha fund jetës në lule të rinisë, në një ngjarje të rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodër. Sipas inform...

By: @joq
14 May 2026 at 06:00

27-vjeçari Brisildo Stankoja i dha fund jetës në lule të rinisë, në një ngjarje të rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se është hedhur nga një pallat në lagjen Rus, ndërsa për pasojë ka humbur jetën nga plagët e marra. Banorët e zonës kanë mbetur të shokuar nga skena tragjike, ndërsa menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të kryer veprimet procedurale dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet që mund ta kenë çuar 27-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, por ngjarja ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen te problemet emocionale dhe psikologjike me të cilat përballen shumë të rinj. Familjarë, miq dhe qytetarë kanë reaguar me dhimbje për humbjen e të riut, ndërsa në rrjetet sociale janë shtuar mesazhet që bëjnë thirrje për më shumë kujdes dhe mbështetje ndaj shëndetit mendor. Kjo tragjedi vjen vetëm tre ditë pasi një tjetër ngjarje e rëndë tronditi Durrës, ku 19-vjeçarja Prayla Key Troplini humbi jetën pasi dyshohet se u hodh nga kati i pestë i një pallati. E reja, që sipas burimeve ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike, la pas dhimbje, lot dhe shumë pikëpyetje për shoqërinë. Dy ngjarje të rënda brenda pak ditësh po ngrenë alarmin për gjendjen emocionale të të rinjve dhe nevojën që thirrjet e tyre për ndihmë të dëgjohen.

259.8K views


💾

27-vjeçari Brisildo Stankoja i dha fund jetës në lule të rinisë, në një ngjarje të rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodër. Sipas inform...

By: @joq
14 May 2026 at 06:00

27-vjeçari Brisildo Stankoja i dha fund jetës në lule të rinisë, në një ngjarje të rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se është hedhur nga një pallat në lagjen Rus, ndërsa për pasojë ka humbur jetën nga plagët e marra. Banorët e zonës kanë mbetur të shokuar nga skena tragjike, ndërsa menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të kryer veprimet procedurale dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet që mund ta kenë çuar 27-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, por ngjarja ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen te problemet emocionale dhe psikologjike me të cilat përballen shumë të rinj. Familjarë, miq dhe qytetarë kanë reaguar me dhimbje për humbjen e të riut, ndërsa në rrjetet sociale janë shtuar mesazhet që bëjnë thirrje për më shumë kujdes dhe mbështetje ndaj shëndetit mendor. Kjo tragjedi vjen vetëm tre ditë pasi një tjetër ngjarje e rëndë tronditi Durrës, ku 19-vjeçarja Prayla Key Troplini humbi jetën pasi dyshohet se u hodh nga kati i pestë i një pallati. E reja, që sipas burimeve ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike, la pas dhimbje, lot dhe shumë pikëpyetje për shoqërinë. Dy ngjarje të rënda brenda pak ditësh po ngrenë alarmin për gjendjen emocionale të të rinjve dhe nevojën që thirrjet e tyre për ndihmë të dëgjohen.

98K views


💾

Bridge returned error 400! (20587)

14 May 2026 at 02:00

400 Bad Request

This is usually caused by an incorrectly constructed http request.

https://developer.mozilla.org/en-US/docs/Web/HTTP/Status/400

Details

Type: HttpException
Code: 400
Message: https://www.tiktok.com/embed/@news24.al resulted in 400 Bad Request
File: lib/http.php
Line: 36

Trace

#0 index.php(73): RssBridge->main()
#1 lib/RssBridge.php(39): RssBridge->{closure}()
#2 lib/RssBridge.php(37): CacheMiddleware->__invoke()
#3 middlewares/CacheMiddleware.php(44): RssBridge->{closure}()
#4 lib/RssBridge.php(37): ExceptionMiddleware->__invoke()
#5 middlewares/ExceptionMiddleware.php(17): RssBridge->{closure}()
#6 lib/RssBridge.php(37): SecurityMiddleware->__invoke()
#7 middlewares/SecurityMiddleware.php(19): RssBridge->{closure}()
#8 lib/RssBridge.php(37): MaintenanceMiddleware->__invoke()
#9 middlewares/MaintenanceMiddleware.php(10): RssBridge->{closure}()
#10 lib/RssBridge.php(37): BasicAuthMiddleware->__invoke()
#11 middlewares/BasicAuthMiddleware.php(13): RssBridge->{closure}()
#12 lib/RssBridge.php(37): TokenAuthenticationMiddleware->__invoke()
#13 middlewares/TokenAuthenticationMiddleware.php(10): RssBridge->{closure}()
#14 lib/RssBridge.php(34): DisplayAction->__invoke()
#15 actions/DisplayAction.php(54): DisplayAction->createResponse()
#16 actions/DisplayAction.php(89): TikTokBridge->collectData()
#17 bridges/TikTokBridge.php(30): getSimpleHTMLDOMCached()
#18 lib/contents.php(215): getContents()
#19 lib/contents.php(106): HttpException::fromResponse()
#20 lib/http.php(36)

Context

Query: action=display&bridge=TikTokBridge&context=By user&username=news24.al&format=Atom
Version: 2025-06-03
OS: Linux
PHP: 8.2.31

Go back

VerifiedJoseph

Manchester City nuk fal, Palace e dorëzuar sbën rezistencë dhe mban garën e titullit ende të hapur (RENDITJA)

14 May 2026 at 01:10
Manchester City nuk dorezohet per titullin dhe arriti nje fitore bindëse 3–0 ndaj Crystal Palace në një ndeshje ku dominimi i skuadrës së Pep Guardiolës ishte i qartë nga fillimi deri në fund. Kjo ishte një ndeshje e mbetur në kalendarin dhe vjen në një moment vendimtar të sezonit, me vetëm edhe dy xhiro të […]

Alaves pret kampionët me nderime, por “nderin” ia bën Barcelona në fushë! Sevilla dhe Espanyol qetësohen, rrezikon Muriqi! Getafe drejt Europës

14 May 2026 at 00:40
Deportivo Alavés i bën pritje nderi dhe më pas mposht Barcelonën e dehur nga festimet dhe e kthen betejën për rënie nga kategoria në La Liga edhe më të çmendur se ishte, teksa Sevilla dhe Espanyol praktikisht të shpëtuara. Hansi Flick dhe katalanasit nuk e kapin dot tashme objektivin e 100 pikëve: “Ne donim të […]

Trump: Nuk ka mirëkuptim me Putin për Donbasin

By: e xh
13 May 2026 at 22:38

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se nuk ka mirëkuptim midis tij dhe Vladimir Putinit që Rusia duhet të marrë të gjithë rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

Kërkesat territoriale të Rusisë kanë mbetur prej kohësh pengesa kryesore në bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-të që synojnë t’i japin fund luftës, e cila është zvarritur në vitin e saj të pestë.

Ukraina pohon se ngrirja e vijës aktuale të frontit është baza më realiste për një armëpushim, ndërsa Rusia këmbëngul që forcat e Kievit duhet të tërhiqen nga pjesë të Donbasit si kusht për çdo zgjidhje.

Kur u pyet nëse ai dhe Putini kishin një marrëveshje për Donbasin, Trump tha thjesht: “Jo”.

Ai tha gjithashtu se beson që lufta po i afrohet fundit dhe se Moska dhe Kievi po i afrohen një zgjidhjeje, duke i bërë jehonë komenteve të ngjashme të bëra ditë më parë nga Putini.

I pyetur për mundësinë e udhëtimit në Rusi si pjesë e përpjekjeve diplomatike, Trump tha se do të bënte “çfarëdo që të jetë e nevojshme” për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje, duke shtuar se ajo “po afrohet”.

22:59 Taylor Swift dhe Travis Kelce gati për hapin e madh? Dalin detaje të reja për ceremoninë luksoze

By: Monika
13 May 2026 at 22:59

Taylor Swift dhe Travis Kelce po vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar në botën e showbiz-it, ndërsa së fundmi mediat ndërkombëtare kanë nisur të publikojnë detaje të reja rreth dasmës së tyre të shumëpërfolur.

Sipas burimeve pranë çiftit, këngëtarja dhe ylli i NFL pritet të martohen gjatë verës së vitit 2026, në një ceremoni që mendohet të jetë ndër eventet më të bujshme të vitit.

Mes datave që po qarkullojnë më shumë është 13 qershori, një zgjedhje që lidhet me numrin fatlum të Taylor Swift. Ndërkohë, një tjetër datë e përfolur është edhe 3 korriku, që do t’i jepte festës një atmosferë tipike amerikane pranë festimeve të Ditës së Pavarësisë.

Për vendin e ceremonisë, vëmendja është përqendruar te rezidenca luksoze e Taylor në Rhode Island, e njohur si “Holiday House”. Vila buzë detit është bërë e famshme ndër vite për festat private të organizuara nga këngëtarja me miqtë e saj të njohur.

Raportohet se ambienti ofron privatësinë që çifti kërkon larg syrit të paparacëve, ndërsa mysafirët VIP mund të akomodohen në hotelin prestigjioz “Ocean House”.

Megjithatë, në diskutim mbetet edhe mundësia e një ceremonie në New York, për shkak të listës së gjatë të të ftuarve nga industria e muzikës, sportit dhe kinemasë. Emra si Selena Gomez, Gigi Hadid, Blake Lively dhe Patrick Mahomes përmenden si pjesë e listës së ngushtë të të ftuarve.

Sa i përket atmosferës së dasmës, burimet thonë se çifti po mendon një stil elegant “Old Hollywood”, me detaje klasike dhe glamur vintage.

Ndërkohë, një nga sekretet më të ruajtura vazhdon të jetë fustani i nusërisë. Në media po përfliten marka të njohura si Oscar de la Renta dhe Vivienne Westwood, por Taylor ende nuk ka zbuluar asnjë detaj zyrtar.

Pas fejesës së raportuar në vitin 2025, interesi për çiftin është rritur edhe më shumë dhe ceremonia e tyre pritet të dominojë rrjetin dhe mediat rozë gjatë vitit 2026./mxh

22:47 Tronditet NBA: Brandon Clarke humb jetën në moshën 29-vjeçare, autoritetet hetojnë rrethanat

By: Monika
13 May 2026 at 22:47

Bota e basketbollit amerikan është zgjuar në shok pas lajmit për vdekjen e papritur të Brandon Clarke. Basketbollisti i Memphis Grizzlies ndërroi jetë në moshën 29-vjeçare, ndërsa rrethanat e ndarjes së tij nga jeta mbeten ende të paqarta.

Lajmi u konfirmua nga skuadra e Memphis Grizzlies dhe agjencia që e përfaqësonte, “Priority Sports”, të cilat shprehën dhimbjen për humbjen e sportistit kanadez, pa dhënë informacione shtesë mbi shkakun e vdekjes.

Sipas mediave amerikane, hetimet janë ende në zhvillim. NBC4 raportoi se autoritetet po verifikojnë pistën e një mbidoze të mundshme, pasi në ambientin ku u gjet basketbollisti dyshohet se kishte substanca narkotike dhe sende të lidhura me përdorimin e tyre.

Ndërkohë, ABC News bëri të ditur se deri tani nuk ka prova që sugjerojnë përfshirje të personave të tjerë apo elementë kriminalë në këtë rast.

Emri i Clarke ishte përfshirë edhe muajin e kaluar në një incident me policinë në Arkansas. Sipas raportimeve, ai ishte arrestuar pasi dyshohej se kishte tentuar t’u largohej forcave të rendit gjatë një ndjekjeje me makinë. Pas arrestimit, basketbollisti u përball me akuza për shmangie nga policia dhe posedim të një substance të ndaluar.

Çështja ndaj tij ishte ende aktive dhe ai pritej të dilte para gjykatës më 15 maj.

Karriera e Clarke në NBA ishte ndikuar së fundmi nga problemet fizike dhe dëmtimet, duke bërë që këtë sezon të luante vetëm në dy ndeshje me Memphis Grizzlies. Pavarësisht kësaj, ai kishte ende një vit kontratë me ekipin, me një vlerë të raportuar prej 12.5 milionë dollarësh./mxh

22:39 Skandal në policinë italiane, efektivët shisnin të dhëna personale të VIP-ave

By: Monika
13 May 2026 at 22:39

Prokurori i Napolit, Nicola Gratteri, ka zbuluar një skemë të gjerë kriminale brenda strukturave të zbatimit të ligjit, ku oficerë të betuar policie dyshohet se kanë aksesuar dhe shitur në mënyrë të paligjshme të dhëna personale të figurave publike.

Sipas hetimeve, përmes aksesit të paautorizuar në baza të dhënash shtetërore, janë nxjerrë informacione konfidenciale që lidhen me futbollistë, këngëtarë, aktorë, biznesmenë dhe persona të tjerë të njohur, të cilat më pas u janë shitur agjencive të ndryshme.

“Fatkeqësisht, kjo është ajo që ndodhi: oficerët e policisë u shitën për para. Kishte një listë të rregullt çmimesh,” deklaroi Gratteri, duke shtuar se informacionet siguroheshin përmes përdorimit të kredencialeve personale të sistemit.

Hetimi ka zbuluar se gjatë një periudhe dyvjeçare, dy efektivë policie kanë kryer rreth 730,000 dhe 130,000 aksesime të pajustifikuara në sistemet shtetërore, pa asnjë lidhje me detyra zyrtare.

Sipas prokurorisë, çmimi për çdo informacion varionte nga 6 deri në 25 euro, ndërsa të dhënat përdoreshin për t’u shitur më tej në tregun e zi të informacionit.

Gjatë operacionit policor në Napoli, hetuesit zbuluan edhe një skedar Excel ku ishin të regjistruara kërkesat, lloji i informacionit të marrë dhe pagesat përkatëse, duke konfirmuar ekzistencën e një sistemi të strukturuar korrupsioni.

Prokurori Gratteri theksoi se në këtë skandal janë përfshirë mbi 30 persona, mes tyre zyrtarë publikë me akses në sisteme të ndjeshme shtetërore si bazat e të dhënave të Ministrisë së Brendshme, INPS dhe autoriteteve tatimore.

Hetimet vijojnë, ndërsa dyshohet se janë prekur mijëra persona dhe janë sekuestruar serverë me mbi një milion të dhëna të ruajtura në mënyrë të paligjshme./mxh

22:25 Berlin/ Mjeku pediatër akuzohet për 130 raste abuzimi seksual ndaj fëmijëve në një spital gjerman

By: Monika
13 May 2026 at 22:25

Një pediatër në Gjermani është akuzuar për 130 vepra penale seksuale kundër fëmijëve nga autoritetet gjermane. Akuzat përfshijnë përdhunim dhe abuzim seksual, shumë prej të cilave dyshohet se janë kryer në spitale gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas prokurorisë në Potsdam, mjeku 45-vjeçar punonte në klinikat Rathenow dhe Nauen në rajonin Havelland, në periferi të Berlinit, dhe dyshohet se ka kryer abuzimet midis viteve 2013 dhe 2025.

Autoritetet gjermane po hetojnë një numër të madh rastesh, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe viktima të tjera, pasi hetimet janë ende në zhvillim.

Mediat gjermane raportojnë se ai u arrestua në nëntor të vitit të kaluar, pasi një nënë denoncoi se fëmija i saj ishte abuzuar në klinikën Rathenow. Ky denoncim çoi në nisjen e një hetimi të gjerë dhe sekuestrimin e pajisjeve të shumta për ruajtjen e të dhënave.

Sipas autoriteteve, arsyeja e paraburgimit lidhet edhe me rrezikun e përsëritjes së veprave penale, ndërsa hetimet janë fokusuar në identifikimin e viktimave të tjera të mundshme.

Prokuroria gjermane po shqyrton ngritjen e procesit gjyqësor ndaj të dyshuarit, ndërsa rasti ka shkaktuar shqetësim të madh për sigurinë e pacientëve dhe standardet në sistemin shëndetësor./mxh

22:18 Ish-ambasadori: Kohë luftrash tregtare dhe për ndryshim regjimi, frikë deri në Lindje

By: Monika
13 May 2026 at 22:18

Ish-ambasadori, Roland Bimo komentoi sot zhvillimet gjeopolitike të ditëve të fundit, mes tensioneve në Lindjen e Mesme dhe vizitës së presidentit të SHBA-së në Kinë.

I ftuar në A2 CNN, Bimo theksoi se në kohët që jetojmë, luftërat po orientohen drejt llojeve tregtare ose ndryshuese të regjimeve, për shkak edhe të armëve bërthamore.

Sipas Bimos, frika nga këto zhvillime ndjehet thellë nga kinezët që ndodhen në një gjendje mungese të legjitimitetit të partisë së tyre sundimtare.

“Në kohën që jetojmë, nuk ka më mundësi që të zhvillosh luftë botërore, siç është zhvilluar lufta e parë, apo lufta e dytë për shkak se janë prezent armët bërthamore. Lufta që zhvillohet sot është ose luftë tregtare ose luftë për të ndryshuar regjimet nga brenda dhe kinezët kanë shumë frikë, ndjeshmëri dhe kjo vjen edhe nga mungesa e legjitimit të partisë komuniste të Kinës, sepse ata e ndjejnë në çdo hap që për sa kohë nuk kanë nuk janë produkt i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por janë një produkt i një regjimi që është vendosur me forcën e armëve në 49-ën. Janë një mori faktorësh që i bëjnë kinezët të jenë të ndjeshëm ndaj politikave amerikane në drejtim të tyre”,-u shpreh Bimo./mxh

22:10 Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga Irani, republikanët mbështesin Trumpin

By: Monika
13 May 2026 at 22:10

Senati i Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar sot me një shumicë të ngushtë një rezolutë që kërkonte të urdhërohej tërheqja e forcave amerikane të përfshira në konfliktin me Iranin. Vendimi erdhi pasi shumica e republikanëve refuzoi të kufizojë kompetencat ushtarake të presidentit Donald Trump.

Rezoluta, e ngjashme me nisma të tjera të paraqitura nga demokratët gjatë javëve të fundit, u votua me 49 vota pro dhe 50 kundër. Mes atyre që votuan pro ishin edhe tre senatorë republikanë.

Për herë të parë që nga fillimi i konfliktit, senatorja republikane Lisa Murkowski votoi në favor të tërheqjes së trupave amerikane nga përfshirja në përballjen me Iranin. Pas votimit, ajo deklaroi për “Punchbowl News” se pritej një informacion më i qartë nga administrata lidhur me situatën në terren, por kjo nuk ka ndodhur.

Sipas Kushtetutës amerikane, vetëm Kongresi ka të drejtën të shpallë luftë. Demokratët po kërkojnë të riafirmojnë rolin e legjislativit përballë pushtetit ekzekutiv të presidentit Trump në çështjet ushtarake.

Ligji aktual i lejon presidentit të ndërmarrë veprime ushtarake në rast kërcënimi të menjëhershëm, por kërkon që brenda 60 ditëve të sigurojë miratimin e Kongresit.

Demokratët pretendojnë se ky afat është tejkaluar, ndërsa Trump ka argumentuar se për shkak të armëpushimit me Iranin, konflikti konsiderohet i përfunduar. Nga ana tjetër, ata kundërshtojnë këtë qëndrim, duke theksuar se forcat amerikane vijojnë të jenë të pranishme në rajon.

Republikanët kishin deklaruar më herët se pas përfundimit të afatit ligjor do të kërkonin që administrata të merrte miratimin e Kongresit për çdo veprim të mëtejshëm ushtarak. Megjithatë, në votimin e sotëm vetëm tre senatorë republikanë iu bashkuan demokratëve.

Senatori demokrat Jeff Merkley, një nga hartuesit e nismës, deklaroi se shumë kolegë republikanë ndihen të parehatshëm si me situatën aktuale, ashtu edhe me kundërshtimin ndaj presidentit Trump.

Ndërkohë, senatori demokrat Tim Kaine tha se demokratët do të vijojnë të paraqesin rezoluta të ngjashme çdo javë, derisa Senati të deklarojë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të jenë të përfshira në luftë, duke shtuar se një vendim i tillë do të vijë së shpejti./mxh

❌
❌