Më shumë se 1 milion dokumente të reja, të cilat konsiderohen “potencialisht të lidhura” me çështjen e Jeffrey Epstein, janë zbuluar nga administrata e Donald Trump dhe mund të duhen javë të tëra për t’u publikuar, për shkak të volumit të madh dhe nevojës për redaktime ligjore. Lajmi u konfirmua nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DoJ), i cili deklaroi se një ekip juristësh po punon pa ndërprerje për të mbrojtur viktimat dhe për të respektuar ligjin.
Publikimi i dokumenteve ka nisur që javën e kaluar, por procesi është shoqëruar me kritika të forta politike. Chuck Schumer, lideri i demokratëve në Senat, akuzoi Shtëpinë e Bardhë për shkelje të afatit ligjor të 19 dhjetorit, duke e cilësuar mënyrën e publikimit si të politizuar dhe të manipuluar. Ai pretendon se administrata po i “nxjerr me pikatore” dokumentet për interesa politike.
Ndërkohë, dosjet e publikuara deri tani kanë ngritur pikëpyetje të reja edhe për vetë presidentin Trump, veçanërisht lidhur me udhëtimet e tij në avionin privat të Epstein, i njohur si “Lolita Express”. Disa dokumente pretendojnë se Trump ka udhëtuar disa herë mes viteve 1993–1996, gjë që ai e ka mohuar më parë. Megjithatë, në dokumentet e publikuara deri tani nuk ka prova që ta lidhin Trump me abuzime seksuale ndaj të miturve apo me rrjetin e trafikimit të Epstein.
Dosjet tregojnë gjithashtu se hetuesit federalë kishin tentuar të kontaktonin deri në 10 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë të mundshëm të Epstein, mes tyre emra të njohur si Ghislaine Maxwell dhe miliarderi Leslie Wexner. Shtatë emra të tjerë mbeten ende të redaktuar.
Sipas mediave amerikane, rreth 750 mijë dokumente janë publikuar deri tani, ndërsa rreth 700 mijë të tjera pritet të bëhen publike së shpejti. Çështja Epstein vazhdon të mbetet një nga temat më të ndjeshme dhe polemizuese në politikën amerikane, duke ushqyer debate mbi transparencën, drejtësinë dhe përgjegjësinë publike.
Kryeministrja Giorgia Meloni i tha stafit të Zyrës së Kryeministrit të pushojnë mirë gjatë Krishtlindjeve, sepse do t’u duhet, duke pasur parasysh një vit të vështirë pune që i pret.
“Ju dua. Ne jemi një familje, luftojmë gjatë gjithë vitit”, tha Meloni gjatë një takimi me stafin e saj në oborrin e Zyrës së Kryeministrit.
“Viti i kaluar ishte i vështirë për të gjithë ne, por mos u shqetësoni, sepse viti tjetër do të jetë edhe më keq”, bëri shaka ajo dhe shtoi: “Kështu që ju këshilloj të pushoni mirë këto festa, sepse duhet të vazhdojmë t’i japim përgjigje këtij vendi të jashtëzakonshëm”.
Italy’s PM Giorgia Meloni:
2025 has been tough for all of us, but don’t worry—next year will be much worse. pic.twitter.com/Ny02xku6Kt
Finalizohet operacioni i koduar “Livadhet”, për kapjen e shtetasve në kërkim, vihet në pranga një 25-vjeçar, si dhe shpallet në kërkim një 39-vjeçar.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Livadhet”. Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
– S. C., 25 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi B. B., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Më datë 29.04.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Livadhet e Kirasit, në lagjen “Guerile”, në një ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe automjeti tip “Toyota Hilux”, pa targa, i cili u gjet i fshehur dhe i mbuluar në një distancë rreth 100 m larg, ku pas verifikimit rezultoi se ishte i vjedhur në qytetin e Durrësit.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale të këtyre dy shtetasve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në fjalimin e tij të Krishtlindjeve, tha se vendi i tij ka nevojë për paqe ndërsa lufta me Rusinë po vazhdon. Ai nënvizoi se e gjithë bota uron vdekjen e Putinit dhe akuzoi Rusinë për nisjen e sulmeve masive.
“Ne festojmë Krishtlindjet në një kohë të vështirë. Mjerisht, jo të gjithë jemi në shtëpi, jo të gjithë kemi ende një shtëpi dhe, për fat të keq, jo të gjithë janë me ne sot. Megjithatë, pavarësisht të gjitha vështirësive të sjella nga Rusia, ajo është e paaftë të pushtojë ose bombardojë atë që ka më shumë rëndësi. Kjo është zemra jonë ukrainase, besimi ynë tek njëri-tjetri dhe uniteti ynë. Jemi të lumtur kur dëgjojmë muzikën e Krishtlindjeve, por edhe më të lumtur kur nuk dëgjojmë muzikën e së keqes, kur nuk dëgjojmë dronë dhe raketa që fluturojnë sipër kokës.
Në prag të Krishtlindjeve, rusët treguan edhe një herë se kush janë në të vërtetë. Bombardime masive, qindra dronë Shahed, raketa balistike, raketa Kinzhal, gjithçka u përdor. Kështu sulmojnë njerëzit e pafe. Kështu bëjnë ata që nuk kanë absolutisht asgjë të përbashkët me Krishterimin apo me asgjë njerëzore. Sot të gjithë ndajmë një ëndërr. Dhe bëjmë një dëshirë së bashku: ‘U shoftë Vladimir Putini’, secili prej nesh mund të mendojë privatisht, por kur i drejtohemi Zotit, sigurisht, kërkojmë më shumë. Ne kërkojmë paqe për Ukrainën . Ne luftojmë për të. Dhe lutemi për të.”
Rënia e ndjeshme e çmimit të kokainës po detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës që më parë i fundosnin pasi përfundonin transportin nga Amerika e Jugut drejt Evropës, sipas një zyrtari të lartë të policisë spanjolle.
Automjetet gjysmë nënujore përdoren që nga vitet 1980 në Kolumbi dhe pjesë të tjera të Amerikës së Jugut dhe Qendrore, por në ujërat evropiane u zbuluan për herë të parë në 2006-ën, kur një nëndetëse e braktisur u gjet në rajonin veriperëndimor spanjoll të Galicias. Që atëherë, dhjetë nëndetëse të tilla janë parë ose sekuestruar nga policia spanjolle.
Derisa më parë këto anije, që kushtonin rreth 600 mijë euro për t’u ndërtuar, përdorej vetëm për udhëtime njëkahëshe, tani trafikantët nuk mund t’i heqin më nga qarkullimi për shkak të çmimeve të ulëta të kokainës. Çmimi me shumicë është përgjysmuar në rreth 15 mijëeuro për kilogram gjatë viteve të fundit.
“Përpara, këto ndëndetëse shkonin drejt Ishujve Kanarie për udhëtime njëkahëshe dhe pastaj fundoseshin”, tha Alberto Morales, kreu i brigadës qendrore kundër narkotikëve në Policinë Nacionale.
“Kostoja e mallrave krahasuar me koston e anijes e bënte këtë shumë fitimprurëse. Por tani çmimi i drogës është shumë i ulët, ndaj organizatat kanë ndryshuar strategjinë. Ata zbrazin mallin dhe krijojnë një platformë karburanti në det, që nëndetëset të kthehen dhe të bëjnë sa më shumë udhëtime”, tha ai.
Policia dhe doganat spanjolle sekuestruan vitin e kaluar 123 tonë kokainë, krahasuar me 118 tonë në 2023 dhe 58 tonë në 2022. Në shtator, Policia Nacionale arrestoi 14 persona dhe sekuestronte 3.65 tonë kokainë, të cilat dyshohet se u sollën në Galicia me nëndetëse droge.
Morales tha se aktiviteti i nëndetëse narko është rritur gjatë dy viteve të fundit, ndërsa përdorimi i jahteve për transportin e drogës ka rënë.
“Tani organizatat kanë dy metoda bazë: Anijet tregtare dhe nëndetëset gjysmë nënujore, që u mundësojnë transportin gjatë gjithë vitit”, tha ai.
Ai shtoi se megjithëse dhjetë nëndetëse janë regjistruar gjatë dy dekadave të fundit, numri real i tyre në funksion është ndoshta më i madh, duke pasur parasysh vijën bregdetare prej 8 mijë kilometra të Spanjës.
Përveç kësaj, policia ka vënë re një rritje të prodhimit të drogave sintetike në vend. Gjatë dy viteve të fundit janë shkatërruar më shumë laboratorë amfetamine, metamfetamine dhe MDMA se sa në 18 vitet e mëparshme. Vetëm këtë vit janë sekuestruar mbi pesë tonë MDMA, 450 kg amfetaminë sulfati dhe 27 kg metamfetaminë.
Ekspertët thonë se prodhimi i drogave sintetike ka kaluar kufijtë e Holandës dhe është zgjeruar në vende të tjera evropiane si Spanja, Franca dhe Gjermania, ku ka më shumë hapësirë për prodhim dhe për hedhjen e mbetjeve, si dhe lëvizja e përbërësve dhe drogës është më e lehtë.
“Laboratorë ka kudo sidomos në zonat rurale, ku ka pak njerëz dhe siguria është më e madhe”,tha një zyrtar i lartë. Ai shtoi se trafikantët përdorin edhe dronë për të mbikëqyrur operacionet e tyre dhe shpesh paguajnë banorët lokalë që të mbajnë vëzhgim ndaj të huajve dhe policisë.
“Fenomeni i drogave sintetike na ka befasuar për shkak të numrit të laboratorëve që po shkatërrojmë dhe shkallës së prodhimit”,përfundoi zyrtari./kb
Plagoset pronari i një marketi në Kavajë. Mësohet se një person ka plagosur me thikë pronarin e një marketi. Dyshohet se autori është me probleme të shëndetit mendor.
Burime nga policia thonë se një ka hyrë në market dhe ka kanosur personelin në këtë moment ka ndërhyrë pronari dhe pas një përleshje me të e ka goditur me thikë.
Artur Ligeja ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjence në spital ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet nen kujdes intesiv mjekësor dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia e Kavajës ka venë në pranga autorin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plote te ngjarjes./kb
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar Krishtlindjen nga institucioni i paraburgimit në Durrës, ku mbahet i izoluar prej disa muajsh.
Veliaj shkruan në rrjetin social facebook, se “kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira.
Le të jetë Krishtlindja një ftesë për më shumë dashuri, më shumë mirëkuptim dhe më shumë besim te njëri-tjetri”.
Postimi i plotë
Kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira. Le të jetë Krishtlindja një ftesë për më shumë dashuri, më shumë mirëkuptim dhe më shumë besim te njëri-tjetri.
Uroj që çdo familje të ndjejë ngrohtësinë e bashkimit, që çdo zemër të mbushet me paqe dhe që Viti i Ri të na gjejë më të fortë, më solidarë dhe më të vendosur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Le ta mbajmë ndezur shpresën, sepse kur jemi bashkë, çdo sfidë mund të kthehet në mundësi. Gëzuar Krishtlindjen dhe një vit 2026 plot dritë e optimizëm!
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje dhe disa vepra të tjera penale. Në pranga ra S.C., 25 vjeç, ndërsa shtetasi B. B., 39 vjeç, është në kërkim.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Më datë 29.04.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Livadhet e Kirasit, në lagjen “Guerile”, në një ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe automjeti tip “Toyota Hilux”, pa targa, i cili u gjet i fshehur dhe i mbuluar në një distancë rreth 100 m larg, ku pas verifikimit rezultoi se ishte i vjedhur në qytetin e Durrësit”, tha policia.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale të këtyre dy shtetasve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./kb
Në vitin 1962, në kulmin e Luftës së Ftohtë dhe të garës bërthamore mes superfuqive, Bashkimi Sovjetik zhvilloi provën e tij të fundit mbi tokë të armëve bërthamore. Ky veprim shënoi fundin e një faze tejet të rrezikshme të testimeve të hapura dhe parapriu nënshkrimin e Traktatit të Ndalimit të Detyruar Bërthamor të vitit 1963.
Traktati, i nënshkruar një vit më vonë nga Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, synonte të frenonte përhapjen e ndotjes radioaktive globale. Ai ndalonte provat bërthamore në atmosferë, në hapësirën e jashtme dhe nën ujë, duke lejuar vetëm testimet e kryera nën tokë, të cilat konsideroheshin më pak të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
Megjithatë, viti 1962 mbetet një nga më intensivët në historinë bërthamore sovjetike. Vetëm gjatë këtij viti, BRSS-ja kreu rreth 80 teste bërthamore, kryesisht në poligonin e Semipalatinsk-ut, në Kazakistanin e sotëm. Kjo zonë u shndërrua për dekada në një laborator gjigant të shkatërrimit atomik, me pasoja të rënda shëndetësore dhe mjedisore për popullsinë lokale.
Prova e fundit mbi tokë e vitit 1962 simbolizon një moment kthese: nga demonstrimi i hapur i fuqisë shkatërruese, drejt një përpjekjeje të kontrolluar – edhe pse jo të plotë – për kufizimin e armëve bërthamore. Ajo mbetet dëshmi e frikës globale nga apokalipsi atomik dhe e përpjekjeve të para serioze për ta vënë këtë fuqi nën kontroll ndërkombëtar.
Atmosferë festive, tradita të lashta dhe gatime tradicionale, kështu i përshkruan Krishtlindjet deputetja nga Shkodra, Marjana Koçeku, e cila ishte e ftuar në Dita Jonë për të ndarë me publikun mënyrën se si familja e saj i feston këto ditë të shënuara. Ajo tregoi se, pavarësisht angazhimeve politike dhe statusit si deputete, festat në shtëpinë e saj mbeten të thjeshta dhe të lidhura fort me zakonet e trashëguara brez pas brezi.
Deputetja theksoi se Krishtlindja, apo “Kshnella” siç quhet në dialektin e zonës së saj, është festa më e rëndësishme për familjen, jo vetëm për simbolikën fetare, por edhe për ritualet tradicionale që e shoqërojnë. Ajo përmendi rituale të vjetra të Malësisë që lidhen me mbarësinë, begatinë dhe respektin për natyrën, zakone që familja e saj vazhdon t’i ruajë edhe sot.
“Bej petat e laknorit me nënën time, ashtu si çdo vit. Deputetja vjen pas, unë jam para së gjithash malësore”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se posti nuk e ka ndryshuar aspak mënyrën se si i jeton festat. Sipas saj, Krishtlindjet janë moment reflektimi, bashkimi familjar dhe falënderimi për vlerat me të cilat është rritur.
Deputetja ftoi qytetarët që ditët festive t’i kalojnë në Shkodër, duke e cilësuar si një destinacion unik për ushqimin tradicional, atmosferën festive dhe pasurinë natyrore e kulturore që ofron./kb
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në orët e para të së enjtes, ditën e Krishtlindjeve, në një degë banke në Evosmos të Selanikut, duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe shqetësime për banorët e zonës.
Incidenti u regjistrua rreth orës 03:20, jashtë degës së bankës që ndodhet në rrugët Karaoli dhe Dimitriou. Sipas mediave greke, pajisja shpërthyese ishte vendosur pranë degës, në rrugën Salaminos.
Shpërthimi shkaktoi dëme të shumta në degë, xhama të thyer dhe dëme serioze në brendësi. Në të njëjtën kohë, automjetet e parkuara dhe pallatet e apartamenteve të vendosura në afërsi të vendit të shpërthimit u dëmtuan.
Fuqia e pajisjes shpërthyese u ndje në një rreze të gjerë, ndërsa sipas policisë, nuk kishte asnjë thirrje paraprake paralajmëruese për Policinë Greke.
Referuar mediave greke, duket se objektivi nuk ishin bankomatet, pasi pajisja ishte vendosur në një distancë prej tyre. Një ekip nga Departamenti i Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese (TEEM) mbërriti në vendngjarje, duke hetuar rrethanat e shpërthimit dhe duke kryer kontrolle në zonë, ndërsa hetimet e policisë vijojnë./kb
Një histori e pazakontë dashurie ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Ayrin, një amerikane 29-vjeçare, u dashurua me një chatbot gjatë verës së vitit 2024, dhe i dha emrin Leo, bazuar në shenjën e saj të horoskopit, Luani. Me Leon, ajo kalonte deri në 56 orë në javë duke ndarë mendime, frikëra dhe reflektime, madje duke pasur edhe një marrëdhënie virtuale intime.
Historia e saj u bë publike kur Ayrin filloi të postonte bisedat e saj në Reddit, duke krijuar një komunitet prej afro 40 mijë personash nën emrin “MyBoyfriendIsAI”. Por pas rreth një viti e gjysmë, ajo vendosi të ndërpresë marrëdhënien me Leo-n, duke e bërë “ghost”, domethënë duke ndaluar të shkruante më shumë me chatbot-in.
Sipas raportimeve të New York Times, arsyeja e vendimit ishte ndryshimi i sjelljes së Leo-s pas përditësimeve të modelit të ChatGPT në fillim të vitit 2025. Ayrin tregoi se chatbot-i ishte bërë tepër servil, gjithmonë duke rënë dakord me gjithçka, gjë që e bënte të humbte besimin tek këshillat e tij. Përditësimet kishin synuar të rrisnin angazhimin e përdoruesve, por për disa persona, si Ayrin, kjo solli frustrim dhe zhgënjim.
Me kalimin e kohës, Ayrin filloi të kalonte më shumë kohë me njerëz të rinj, përfshirë anëtarë të komunitetit të saj në Reddit. Ajo zhvilloi një lidhje të re me një tjetër përdorues, i cili gjithashtu kishte një marrëdhënie me një chatbot. Partneri i ri, i njohur me inicialet SJ, jeton në një shtet tjetër amerikan dhe bisedon vetëm me telefon, duke qenë gjithmonë i disponueshëm 24 orë në 24. Ata madje janë takuar në Londër, së bashku me grupin e komunitetit “MyBoyfriendIsAI”.
Ndërsa marrëdhënia me SJ është më reale dhe e ndikuar nga marrëdhënie njerëzore, ajo ka vendosur të marrë një hap tjetër në jetën e saj: Të divorcohet nga burri i saj i vërtetë, diçka që nuk e kishte bërë gjatë marrëdhënies me Leon.
Historia e Ayrin ngre pyetje mbi ndikimin emocional të inteligjencës artificiale dhe marrëdhëniet virtuale, duke treguar se si teknologjia mund të ndikojë thellë në jetën personale të përdoruesve./kb
Sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” po zhvillohet meshë e veçantë për besimtarët ortodoksë, me rastin e Krishtlindjes, një nga festat më të rëndësishme që kremtohet në mbarë botën.
Që nga ora 8:00, katedralja mirëpriti besimtarët për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore, një ceremoni e veçantë kushtuar lindjes së Jezu Krishtit.
Pas përfundimit të shërbesës, nga ora 11:00 deri në 13:00, në Sallën e Pritjes pranë katedrales, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, do të presë besimtarët për të ndarë urimet dhe bekimet për këtë festë të madhe.
Ndërkohë mbrëmë nën dritën e qirinjve dhe mes lutjesh plot shpresë, besimtarë të shumtë katolikë u mblodhën në katedralen “Shën Pali” në Tiranë për të kremtuar meshën solemne të Krishtlindjes.
Atmosfera e festës u shoqërua nga këngë liturgjike dhe reflektim shpirtëror, duke sjellë mesazhin e dashurisë, faljes dhe bashkimit mes njerëzve.
Krishtlindja, festa që shënon lindjen e Jezusit, mbetet një nga ngjarjet më të mëdha të krishtërimit, duke kujtuar zbritjen e Perëndisë në tokë për shpëtimin e njerëzimit dhe duke sjellë dritë e shpresë në çdo familje/kb
Nga viti 2028 qeveria parashikon të nisë zbatimin e ligjit të ri për taksimin e pasurive të paluajtshme për ndërtesat e banimit, ndërsa nga 2030 do të nisë zbatimin taksimi për truallin.
Ndërsa periudha nga 2026 deri 2027 në do të shërbejë si fazë tranzitore deri në aplikimin e ligjit të ri.
Po ashtu Ministria e Financave parashikon që brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë të jenë të integruara në sistemin e Kadastrës Fiskale. Ky është konsideruar edhe parakushti thelbësor për çdo hap të mëtejshëm.
Në kuadër të këtij procesi Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në vendimin nr.171, datë 28.3.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë”.
Vendim përcakton ndryshime në organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, duke theksuar rolin e saj në mbështetje të bashkive për administrimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme.
Drejtoria ka përgjegjësi për menaxhimin e regjistrit qendror të pasurive (Kadastra fiskale), përditësimin e të dhënave, asistencën teknike ndaj bashkive dhe zbatimin e legjislacionit për taksën mbi ndërtesat.
Ajo gjithashtu monitoron saktësinë e të dhënave, verifikon përputhshmërinë e vendimeve të këshillave bashkiakë me ligjin, asiston në shërbimin ndaj taksapaguesve dhe organizon fushata informuese. Drejtoria bashkëpunon me institucionet shtetërore si AKSHI, përgatit manuale dhe trajnon stafet e bashkive, dhe informon periodikisht ministrin e Financave mbi ecurinë e procesit dhe të ardhurat e mbledhura.
Ndër të tjera vendimi gjithashtu parashikon që Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë të asistojë bashkitë në regjistrimin e pagesave të taksës mbi pasurinë e paluajtshme në pikat e autorizuara, si dhe përmes portalit “e-Albania”.
Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë do të japë udhëzime për llogaritjen e taksës dhe për procesin e dërgimit të njoftimeve të vlerësimit të taksapaguesve, duke siguruar që pagesat të kryhen korrekt dhe në kohë. Gjithashtu, Drejtoria monitoron dhe verifikon saktësinë e të ardhurave të mbledhura nga këto taksa.
Vendimi ngarkon Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Taksës për zbatimin e tij dhe hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
Vendimi i miratuar
Pikat 2 dhe 3, të vendimit nr.171, datë 28.3.2018, të Këshillit të Ministrave ,“Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë”, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“2. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë ka si mision kryesor mbështetjen e njësive të vetëqeverisjes vendore (bashkitë) në zbatimin e legjislacionit që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme.
Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë ka këto kompetenca dhe përgjegjësi:
a) Administron regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) dhe është dhënësja e vetme e të dhënave që përmban ai;
b) Ofron asistencë për bashkitë gjatë procesit të regjistrimit, përditësimit dhe korrigjimit të të dhënave në regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), duke siguruar që informacioni të jetë i saktë dhe i përditësuar;
c) Monitoron rregullisht të dhënat e regjistruara nga bashkitë në regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) duke identifikuar mangësitë, gabimet ose mospërputhjet, si dhe u jep udhëzime bashkive mbi mënyrën e adresimit të tyre;
ç) Regjistron dhe përditëson të dhënat në regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), siç përcaktohet në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri qendror i bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale)”;
d) Pajis përdoruesit e sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) me kode hyrjeje dhe u vë në dispozicion kredencialet e përdoruesve (aksesit), në përputhje me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri qendror i bazës së të dhënave pasurive të paluajtshme (Kadastra Fiskale )”;
dh) Miraton me vendim të drejtorit të Përgjithshëm modelet tip të:
njoftimit të vlerësimit të taksës mbi ndërtesën;
kërkesës për korrigjim;
iii. formularit të vetëdeklarimit;
formularit të evidentimit në terren;
kërkesës për pajisjen me kod hyrës dhe kredencialet e aksesit në sistemin informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);
ekstraktit të të dhënave nga regjistri qendror i bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale).
e) Asiston bashkitë në adresimin e kërkesave dhe problematikave që mund të lindin gjatë punës për administrimin e taksës mbi ndërtesën, si më poshtë:
Jep udhëzime teknike për hyrjen dhe përdorimin e funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);
Jep udhëzime për përcaktimin e bazës së taksës për njësitë e ndërtesës dhe llogaritjen e taksës për to;
iii. Jep asistencë për adresimin e kërkesave dhe problematikave që lidhen me procesin e gjenerimit dhe dërgimit të njoftimeve të vlerësimit të taksës së taksapaguesit, përmes portalit “e-Albania”, si dhe regjistrimin e pagesave në pikat e autorizuara të pagesës;
Jep asistencë për çështje ose kërkesa të tjera që lidhen me proceset e ndryshme të punës së bashkive në administrimin e taksës mbi ndërtesën.
ë) Monitoron dhe vlerëson rregullisht zbatimin e legjislacionit që lidhet me përcaktimin e bazës së taksës (vlerës së taksueshme), detyrimit për taksën dhe aspekte të tjera të administrimit të taksës mbi ndërtesat në bashkitë e Republikës së Shqipërisë, si pjesë e udhëheqjes së këtij procesi;
f) Kërkon nga bashkitë korrektimin e të dhënave të ndryshme, që përcaktojnë bazën e taksës mbi ndërtesën dhe detyrimet tatimore, si dhe adresimin e çështjeve të tjera, kur konstaton parregullsi dhe gabime në zbatimin e legjislacionit;
g) Verifikon përputhshmërinë e parashikimeve të vendimeve të këshillave bashkiakë për taksën mbi pasurinë e paluajtshme me legjislacionin që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe informon bashkitë për rezultatet e verifikimit;
gj) Administron procesin e mirëmbajtjes, operimit dhe zhvillimit të funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), që kanë lidhje me procesin e regjistrimit, përcaktimit të bazës së taksës, taksimit, faturimit, mbledhjes së detyrimeve tatimore apo aspekte të tjera të sistemit informatik, me qëllim sigurimin e pajtueshmërisë së sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) me legjislacionin në fuqi dhe nevojat funksionale;
h) Bën testimin dhe pranimin përfundimtar të funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);
i) Bashkëpunon dhe mban takime të rregullta me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për:
adresimin e kërkesave dhe problematikave që lidhen me mirëmbajtjen, operimin dhe zhvillimin e funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra Fiskale); dhe
sigurimin e ndërveprimit dhe adresimit të nevojave për përmirësimin e ndërveprueshmërisë së regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) me bazat e tjera shtetërore të të dhënave.
j) Asiston bashkitë në aktivitetet dhe proceset e punës që lidhen me informimin dhe shërbimin ndaj taksapaguesve si dhe organizon, kur është e mundur, fushata informuese dhe ndërgjegjësuese për të promovuar përmirësimin e nivelit të pajtueshmërisë me detyrimet ligjore;
k) Kërkon nga bashkitë informacion të detajuar mbi:
procesin e administrimit të taksës mbi pasurinë e paluajtshme;
shërbimin ndaj taksapaguesve;
iii. të ardhurat e mbledhura nga taksa mbi pasurinë e paluajtshme;
l) Harton dhe i propozon ministrisë përgjegjëse për financat ndryshime në kuadrin ligjor që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme;
ll) Trajnon stafet përgjegjëse për administrimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme në të gjitha bashkitë;
m) Përgatit manuale informuese për zbatimin e legjislacionit që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe për përdorimin e funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);
n) Informon në mënyrë periodike ministrin përgjegjës për financat mbi ecurinë e procesit të regjistrimit të të dhënave në regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), administrimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe mbi të ardhurat e mbledhura nga këto taksa;
nj) Bashkëpunon dhe mban marrëdhënie institucionale me agjentin përgjegjës për mbledhjen e taksës mbi ndërtesat, ofruesit e shërbimeve dhe autoritetet e tjera që janë përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit në fuqi që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme.”.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./kb
Një 54-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi dyshohet se përdorte lokalin që administronte për shpërndarjen e lëndëve narkotike. I arrestuari është punonjës zjarrfikës në bashkinë e Pogradecit.
Sipas informacioneve zyrtare, në pranga është vënë shtetasi L. S., 54 vjeç, banues në Pogradec. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të tij, në lagjen nr. 1, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e së cilës e ndarë në doza, si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari.
Njoftimi i policise
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë kryer hetime me metoda proaktive dhe si rezultat kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Aktiviteti”, u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., 54 vjeç, banues në Pogradec, (zjarrfikës në bashkinë Pogradec).
Nga kontrolli në lokalin që administronte ky shtetas, në lagjen nr.1, Pogradec, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash e cila dyshohet të jetë siguruar nga ky aktivitet dhe 2 aparate celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Besimtarët e krishterë festojnë sot Lindjen e Krishtit, një nga ngjarjet më të mëdha të kësaj feje, që shënon zbritjen e Perëndisë në tokë, për të shpëtuar njerëzimin.
Ndërsa në këtë ditë të shenjtë për të gjithë besimtarët, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka uruar të gjithë ata që festojnë Krishtlindjet, me anë të një video të postuar në rrjetin e tij social “Instagram”. Në postimin e bërë nga Presidenti i FSHF, Duka ka ndarë një mesazh paqeje, suksesi dhe begatie.
“Krenarë përmes futbollit, të bashkuar përreth tij, të motivuar dhe plot ëndrra të mëdha! Gëzuar Krishtlindjen dhe një Vit të Ri, plot mbarësi dhe fitore për të gjithë, në fushat e blerta dhe ccdo fushë të jetës!”, ka shkruar Duka.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në lagjen nr. 2 të Kavajës, ku shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera, është plagosur me thikë.
Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë të qarta, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet.
Aktualisht po merret në pyetje edhe vetë i lënduari.
Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacion për kapjen e personave në kërkim, duke arrestuar një 25-vjeçar dhe duke shpallur në kërkim një tjetër. 25-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i kishte vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për veprat penale: ‘vjedhja’ e kryer në bashkëpunim, ‘mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve’ dhe ‘prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.
Sipas policisë, më 29 prill 2025, gjatë një kontrolli në Livadhet e Kirasit, lagjja “Guerile”, janë sekuestruar një armë zjarri automatike, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe një automjet tip “Toyota Hilux” pa targa, i fshehur rreth 100 metra larg dhe i vjedhur më parë në qytetin e Durrësit.
Operacioni vijon për kapjen e shtetasit B. B. dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të dy personave të përfshirë.
Njoftimi i policisë:
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Livadhet”. Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
– S. C., 25 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi B. B., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Më datë 29.04.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Livadhet e Kirasit, në lagjen “Guerile”, në një ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe automjeti tip “Toyota Hilux”, pa targa, i cili u gjet i fshehur dhe i mbuluar në një distancë rreth 100 m larg, ku pas verifikimit rezultoi se ishte i vjedhur në qytetin e Durrësit.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale të këtyre dy shtetasve.
Autoritetet në Turqi kanë arrestuar 115 persona të dyshuar si anëtarë të Shtetit Islamik, të cilët po planifikonin të kryenin sulme gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Turqi.
Siç njoftoi Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit, policia mori informacion se anëtarë të Shtetit Islamik po planifikonin sulme në Turqi, kryesisht kundër jomuslimanëve, gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Në total, u kryen bastisje në 124 vende në Stamboll, duke rezultuar në arrestimin e 115 nga 137 personat e kërkuar. Sipas zyrës së prokurorit, gjatë operacionit u sekuestruan disa pistoleta dhe municione.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka paralajmëruar se viti 2026 pritet të jetë edhe më i vështirë se 2025, duke iu referuar sfidave ekonomike dhe pasigurive globale.
Gjatë një takimi me stafin e Kryeministrisë në Pallatin Chigi në Romë, Meloni i ftoi punonjësit të pushojnë mirë gjatë festave të Krishtlindjeve, pasi sipas saj i pret një vit shumë i ngarkuar pune.
“Viti që lamë pas ka qenë i vështirë për të gjithë ne, por mos u shqetësoni, sepse viti i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë,” u shpreh ajo me tone ironike. “Ju këshilloj të pushoni mirë gjatë këtyre festave, sepse duhet të vazhdojmë t’i japim përgjigje këtij kombi të jashtëzakonshëm.”
Meloni falënderoi stafin për përkushtimin gjatë vitit, duke theksuar se ata janë “një familje që lufton gjatë gjithë vitit”.
Paralajmërimi i saj vjen në një kohë kur Italia përballet me borxh publik të lartë, i cili pritet të arrijë në 137.4% të PBB-së në vitin 2026, si dhe me sfida të tjera ekonomike dhe debate mbi politikën e jashtme, përfshirë mbështetjen për Ukrainën.
Sipas projeksioneve, ekonomia italiane pritet të rritet me ritme modeste në vitin 2026, nga 0.4% deri në 0.8%, e nxitur kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe investimet e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës (PNRR). Qeveria synon të ulë deficitin buxhetor në 2.8% të PBB-së përmes buxhetit të vitit 2026.