Normal view
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën!
Çfarë po ndodh? Einxhel nuk ndjek më miqtë e ngushtë në Instagram dhe të gjithë po pyesin: Pse?
Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dënuar masat e kufizimit të vizave të vendosura nga SHBA-ja ndaj ish-komisionerit të BE-së, Thierry Breton dhe katër figurave të tjera evropiane, duke i quajtur ato akte “frikësimi dhe shtrëngimi”.
“Franca dënon masat e kufizimit të vizave nga SHBA-ja kundër Thierry Breton dhe katër figurave të tjera evropiane. Këto masa përbëjnë frikësim dhe shtrëngim që synojnë minimin e sovranitetit digjital evropian,” tha Macron në platformën sociale të kompanisë amerikane X.
Macron theksoi se rregullat digjitale të BE-së u miratuan përmes një “procesi demokratik dhe sovran” nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian dhe ato zbatohen brenda Evropës për të siguruar konkurrencë të drejtë midis platformave digjitale.
Ai tha se rregulloret nuk shënjestrojnë asnjë vend të tretë dhe janë hartuar për të garantuar që ajo që është e paligjshme jashtë internetit është e paligjshme edhe në internet.
“Rregullat që qeverisin hapësirën digjitale të BE-së nuk kanë për qëllim të përcaktohen jashtë Evropës”, tha Macron.
Presidenti francez tha se vendi i tij do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Komisionit Evropian dhe partnerëve evropianë për të mbrojtur sovranitetin digjital dhe autonominë rregullatore të bllokut.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se SHBA-ja vendosi kufizime vizash për pesë individë të akuzuar për udhëheqjen e përpjekjeve të organizuara për të detyruar platformat të censurojnë “pikëpamjet amerikane”.
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve Gamzent Bardhi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Saimir Korreshi i janë drejtuar me shkresë kryetarit të Kvuendit Niko Peleshi ku kërkojnë mbledhjen ditën e nesërme të Këshillit të Imunitetit për shqyrtimin e krëkesës së SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet kryetarit të Kuvendit nga deputetët e PD-së ku referuar të drejtës ligjore, Këshilli mblidhet me kërkesën e 1/2 të anëtarëve. Në kërkesë thuhet se 1 javë është periudhë kohore e mjaftueshme për të gjithë anëtarët për tu njohur me provat e vëna në dispozicio nga SPAK, ku flasim për një dosje me 10 mijë faqe.
Të martën 5 deputetët demokratë shkruan në Mbledhje referuar kërkesës së parë të depozituar ku kishin kërkuar që të vijonin me shqyrtimin e kërkesës së SPAK. Prokuroria e Posaçme kërkon t’i hapet rruga për marrjen e veprimeve të tjera ligjore për Ballukun, e cila është marrë e pandehur e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” lidhur me ndërtimin e tunelit të Llogarasë me vlerë 190 mln euro.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama bëri të qartë disa ditë më parë se Këshilli nuk do të mblidhet deri sa Gjykata Kushtetuese të shprehet përfundimisht më datë 22 janar për pezullimin e Ballukut nga detyrat qeveritare.
Mbledhja e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve u zhvillua më 19 dhjetor, me pjesëmarrjen e 10 deputetëve, ( 5 nga PD dhe 5 nga PS) dhe nën prezencën e 3 prokurorëve të posaçëm, drejtuesit të ri të SPAK Klodian Braho dhe dy prokurorëve të çështjes Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Diskutimet u përqëndruan rreth USB-së me mbi 10 mijë faqe prova kundër Ballukut e dorëzuar nga SPAK ku argumentohet kërkesa e depozituar. Kjo USB iu shpërnda të gjithë anëtarëve, ndërsa palët nuk ranë dakord për caktimin e një date fikse për mbledhjen e ardhshme pas njohjes me provat konkrete. Anëtarët e PD kërkuan që mbledhja të mbahej brenda 5 ditëve të javës së ardhshme, ndërsa pas 20 minutave pushim, drejtuesi i Këshillit të Mandateve, Niko Peleshi nuk dha një datë për thirrjen e seancës së radhës.
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët me rastin e Festës së Krishtlindjes.
Kryepeshkopi thotë se festa e Krishtlindjes nuk ka të bëjë vetëm me “lindjen e një mësuesi, profeti apo ligjvënësi”, por vjen si rreze shprese, ngushëllimi e paqeje për këdo.
“Është detyra e çdo të krishteri ta përhapë dhe ta bashkëndajë këtë dritë me të gjithë botën, sepse vetëm duke e ndarë atë me të tjerët, drita mund të ruhet dhe të rritet, përndryshe ajo do të zbehet dhe përfundimisht do të zhduket. Tani, më shumë se kurrë, bota ka nevojë për dritën e Krishtit. Është e nevojshme, sepse një jetë pa praninë e Zotit bëhet e mjerueshme, kthehet në një jetë pa dashuri, pa gëzim, pa dritë: një jetë në errësirë.”
Këto fjalë e përmbledhin dhe e shprehin kuptimin festës së Krishtlindjes në mënyrën më të thellë dhe më të përsosur. Nëse do të përqendrohemi për të kuptuar rëndësinë e këtij misteri të madh, në të cilin Biri dhe Fjala e Atit u mishërua dhe u bë njeri, atëherë do të mund të marrim pjesë në festimin dhe gëzimin shpirtëror dhe do të ndiejmë brenda nesh fuqinë transformuese të përjetimit të kësaj ngjarjeje. Mishërimi nuk është thjesht një mrekulli apo një mister i denjë për t’u admiruar; është dhurata më e madhe që mund t’i jepej njerëzimit. Biri dhe Fjala e Perëndisë mishërohet dhe ulet pranë vuajtjes njerëzore, prek shtrembërimin e natyrës sonë për ta drejtuar, duke na zbuluar thellësinë e dhembshurisë dhe të përulësisë së thellë, që lind nga dashuria e Tij e pafund për të gjithë botën. Shën Athanasi i Madh e shpreh këtë të vërtetë tronditëse në mënyrë lakonike: Biri i Perëndisë u bë njeri, që ne të bëhemi perëndi.
Ndërsa vazhdojmë të përgatitemi për festimin e Krishtlindjes, na ndihmon të kujtojmë se kjo festë e madhe nuk ka të bëjë me lindjen e një mësuesi, profeti apo ligjvënësi. Perëndia i përjetshëm ndërhyn në histori dhe bëhet njeri, pa pushuar së qenuri Perëndi i plotë, për të na sjellë në shenjtërinë e Tij, për të na bërë pjesëmarrës të natyrës hyjnore (2 Petr. 1:4), për të shëruar, ringritur dhe përmbushur njerishmërinë tonë të rënë dhe të deformuar. Nëpërmjet pranisë së energjisë së Tij hyjnore, Krishti, Perëndinjeriu, aktivizon, fuqizon dhe gjallëron natyrën tonë njerëzore dhe na bashkon me Perëndinë, gjë që asnjë mësues, profet apo ligjvënës nuk mund ta bënte dot kurrë.
Krishtlindja na fton të marrim pjesë në thirrjen e engjëjve, për ta lavdëruar edhe ne bashkë me ta: Lavdi Perëndisë në më të lartat, dhe mbi dhenë paqe dhe në njerëzit mirëdashje (Llk. 2:14). Por, lajmërimi i Lindjes së Krishtit, nuk u bë në të njëjtën mënyrë për të gjithë: te barinjtë e përulur erdhi një engjëll, sepse zemra e tyre ishte e përulur dhe e hapur. Dijetarëve të Lindjes, që kishin etje për kërkim, iu dha një yll dhe përsëri një engjëll për t’i udhëhequr. Kurse sundimtarëve krenarë dhe dinakë, lajmi nuk u solli gëzim, por frikë, errësirë dhe refuzim, dhe deshën të vrasin foshnjën e porsalindur. Ngjarja u ofrohet të gjithëve, por jep fryt vetëm tek ata që kanë dëshirë, përulësi dhe qëllim të mirë. Erdhi tek të vetët dhe të vetët nuk e pranuan; por të gjithëve atyre që e pranuan… u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë – shkruan Shën Joani (Jn. 1:11-12).
Për çdo njeri që kërkon paqen e brendshme, të vërtetën dhe plotësinë, festa e gëzuar dhe plot dritë e Krishtlindjes vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje. Në një predikim të tij, Shën Joan Gojarti thotë: Atëherë, çfarë mund të jetë e barabartë me këto lajme të mira? Zoti në tokë, njeriu në Qiell; dhe të gjithë u bashkuan… dhe u bë pajtim midis Zotit dhe natyrës sonë… vdekja u shkatërrua, parajsa u hap, mallkimi u fshi, mëkati u hoq nga rruga, gabimi u dëbua, e vërteta u kthye, fjala e perëndishmërisë u mboll kudo dhe lulëzoi në rritjen e saj, shoqëria e Qiellit u transferua në tokë, ose më saktë, gjërat në tokë u lidhën me ato në Qiell (Predikim për Krishtlindjen).
Të dashur vëllezër dhe motra! Duhet ta shpallim me gëzim këtë lajm të mirë dhe të dëshmojmë me zell dhe pa u lodhur se tashmë Perëndia banon ndër ne. Një dëshmitar i vërtetë shpëton jetë – thotë Solomoni i ditur (Fj. Urt. 16:6). Është detyra e çdo të krishteri ta përhapë dhe ta bashkëndajë këtë dritë me të gjithë botën, sepse vetëm duke e ndarë atë me të tjerët, drita mund të ruhet dhe të rritet, përndryshe ajo do të zbehet dhe përfundimisht do të zhduket. Tani, më shumë se kurrë, bota ka nevojë për dritën e Krishtit. Është e nevojshme, sepse një jetë pa praninë e Zotit bëhet e mjerueshme, kthehet në një jetë pa dashuri, pa gëzim, pa dritë: një jetë në errësirë. Vetëm prania e Tij mund të ndriçojë zemrat dhe shpirtrat tanë dhe mund t’i japë jetës sonë dritë e gëzim. Ai është drita në errësirën tonë dhe mësimi i Tij, thotë psalmisti, është një llambë për udhëtimin tonë në këtë jetë.
Për të festuar shpirtërisht Lindjen Krishtit, le të kujdesemi gjatë këtyre ditëve festive të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e kësaj dhurate hyjnore. Këtë mund ta realizojmë duke e pastruar zemrën tonë nga çdo ligësi dhe duke e mbushur atë me dashuri dhe përulësi ndaj të gjithë njerëzve, sidomos ndaj atyre që janë në nevojë – në varfëri, në sëmundje, në dëshpërim dhe në vetmi. Zoti e identifikon Veten e Tij me njerëzit në nevojë, duke na thënë: Sepse pata uri e më dhatë të ha; pata etje, e më dhatë të pi; i huaj isha, e më morët brenda; i zhveshur, e më veshët; u sëmura, edhe erdhët të më shihni; isha në burg, edhe erdhët tek unë…. Me të vërtetë po ju them juve, gjithë sa i bëtë njërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, ma keni bërë mua (Mt. 25:35-40). Vetëm duke bërë këto, Krishtlindja do të ketë kuptim të vërtetë dhe gjithçka te ne do të ndriçohet nga Fjala e bërë mish.
+ Joani
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe i Gjithë Shqipërisë
17:59 E BUJSHME/ Ancelotti në Serinë A, klubi bën gati emërimin
Last Updated on 24/12/2025 by Monika
Pisa po përgatit një ndryshim në pankinë, me Davide Ancelottin si kandidat për të zëvendësuar Alberto Gilardinon.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kjo ide ka qenë prej kohësh në mendjen e drejtuesve të klubit. Rezultatet e dobëta, me vetëm një fitore në 16 javët e para të kampionatit, kanë zbehur besimin ndaj Gilardinos.
Goli i Moreos në shtesë ndaj Cagliarit ka shtyrë përkohësisht vendimin. Një humbje e mundshme në ndeshjen e radhës ndaj Juventusit mund të jetë vendimtare për shkarkimin e trajnerit aktual.
Pisa po vlerëson Davide Ancelottin, i cili vjen nga një eksperiencë e shkurtër te Botafogo. Për të, ky do të ishte debutimi si trajner i parë në Serie A./mxh

17:58 “Po më shkatërohen mushkritë…”, supermodelja Anok Yai në gjendje të rëndë shëndetësore!
Supermodelja Anok Yai po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se ka mësuar që ka lindur me një defekt në mushkëri.
Në disa foto e video të postuara nga spitali, Anok thotë se e la situatën pas dore duke u përpjekur të gjente kohën e duhur. Përkeqësimi i shëndetit e bëri të kuptonte se nuk ka të tillë.
“Përgjatë vitit jam përballur me këtë betejë të heshtur. Zbulova rastësisht se kam një defekt të lindur që e stërmundon zemrën time dhe po shkatërron ngadalë mushkëritë. Ajo që nisi si diçka asimptomatike për pjesën më të madhe të jetës sime u shndërrua në një kollë të zgjatur që u kthye në dhimbje në kraharor, kollitje me gjak dhe vështirësi për t’u mbushur me frymë. Zgjodha të punoja teksa kërkoja mjekun dhe kohën e duhur. Kuptova shpejt se nuk do të kishte ‘kohë të duhur’, shëndeti im do të vijonte të përkeqësohej. Gjithnjë kam menduar se mund t’ia dilja me gjithçka, por universi gjen mënyrën për të të bërë të ngadalësosh e të zgjohesh.“
“Tani po shërohem… por do të rikthehem. Shihemi!”/mxh

17:57 Përmban 20 pika/ Zelensky shpalos një plan për paqe
Last Updated on 24/12/2025 by Monika
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka shpalosur variantin më të fundit për një marrëveshje paqeje, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila synon t’i japë fund luftës pothuajse katërvjeçare të Rusisë kundër Ukrainës.
Duke i njoftuar gazetarët më 23 dhjetor, Zelensky paraqiti një plan me 20 pika, i përpiluar gjatë javëve të fundit nga negociatorë nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe vendet evropiane.
Drafti thekson një marrëveshje të plotë dhe të pakushtëzuar “joagresore” midis Rusisë dhe Ukrainës, megjithëse çështje të pazgjidhura, si kontrolli territorial mbi Ukrainën lindore dhe fati i centralit bërthamor të Zaporizhjas – objekti më i madh i energjisë bërthamore në Evropë – mbeten ende të ndërlikuara.
Kremlini deklaroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte njoftuar me draftin dhe se Moska tani po përgatit përgjigjen e saj.
“Ky është një dokument që quhet kornizë, një dokument themelor për përfundimin e luftës, një dokument politik mes nesh, Amerikës, Evropës dhe rusëve”, tha Zelensky.
“Ne jemi të gatshëm për një takim me Shtetet e Bashkuara në nivelin e liderëve për të shtjelluar çështje të ndjeshme. Çështje si ajo e territoreve duhet të diskutohen në nivelin e liderëve”.
Garanci e sigurisë për Ukrainën
Drafti parashikon garanci të forta sigurie për Ukrainën, përfshirë ruajtjen e numrit të personelit të Forcave të Armatosura të Ukrainës në 800.000 edhe në kohë paqeje.
Ai gjithashtu parashikon që Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe shtetet nënshkruese evropiane, t’i ofrojnë Ukrainës garanci sigurie që pasqyrojnë Nenin 5, një element qendror i strukturës së aleancës, sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve.
Marrëveshja do të plotësohej me marrëveshje dypalëshe SHBA-Ukrainë për sigurinë dhe rindërtimin, dhe Ukrainës do t’i lejohej anëtarësimi në Bashkimin Evropian brenda një afati kohor të përcaktuar qartë, thuhet në plan.
Putini ka theksuar së fundmi se Ukraina duhet t’ia dorëzojë Rusisë rreth 5.000 kilometra katrorë të rajonit lindor të Donbasit, të cilin Moska po përpiqet ta marrë me forcë, dhe se Kievi duhet të heqë dorë zyrtarisht nga synimi për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake të NATO-s.
“Vija e vendosjes së trupave në datën e kësaj marrëveshjeje njihet de facto si vija e kontaktit”, tha Zelensky.
“Një grup pune do të mblidhet për të përcaktuar rivendosjen e forcave të nevojshme për t’i dhënë fund konfliktit, si dhe për të përcaktuar parametrat e zonave të mundshme të veçanta ekonomike në të ardhmen”.
Një diplomat i NATO-s i tha Radios Evropa e Lirë se garancitë e sigurisë dhe zgjidhja e çështjeve territoriale janë “thelbi i problemit”.
“Mendoj se gjëja më e rëndësishme për ne është që Ukraina ta miratojë marrëveshjen. Siç u tha më herët, evropianët nuk do të mbështesin një marrëveshje pa miratimin e Ukrainës”, shtoi diplomati, i cili kërkoi të mbetet anonim.
Çështjet e ndërlikuara
Zelensky tha se do të krijohet një mekanizëm për ta kontrolluar vijën e kontaktit përmes vëzhgimit të palëvizshëm nga hapësira, si dhe për të siguruar njoftim të hershëm për shkeljet.
Pikat kryesore që mbeten të pazgjidhura, sipas tij, përfshijnë fatin e centralit bërthamor të Zaporizhjas, i cili ndodhet në territor nën kontroll ushtarak rus pranë vijës së frontit.
Sipas draftit të planit të paqes, centrali do të udhëhiqej bashkërisht nga Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.
Zelensky ka treguar gjithashtu se një referendum për marrëveshjen e paqes dhe zgjedhjet presidenciale mund të mbahet njëkohësisht, dhe se çdo garanci sigurie do të hynte në fuqi vetëm pasi marrëveshja të ratifikohet plotësisht ose të miratohet përmes referendumit.
“Ukraina do ta paraqesë këtë marrëveshje në Parlament për ratifikim dhe/ose do të mbajë një referendum mbarëkombëtar për miratim në formatin ‘po’ ose ‘jo’”, u tha Zelensky gazetarëve.
Draft-marrëveshja përfshin gjithashtu një dispozitë sipas së cilës të gjithë civilët e ndaluar dhe pengjet, përfshirë fëmijët dhe të burgosurit politikë, do të kthehen./mxh

-
- 17:52 Tri ditë para zgjedhjeve/ Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë
17:52 Tri ditë para zgjedhjeve/ Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë
Last Updated on 24/12/2025 by Monika
Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Serbisë ka shpallur konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë.
Kjo është hera e dytë që ajo premton vende të reja punë në prag të zgjedhjeve në shtetin fqinj këtë vit, për çka është kritikuar nga Kosova.
Këto konkurse janë rihapur në kulmin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të cilat mbahen më 28 dhjetor, ku merr pjesë edhe Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Listës Serbe janë në krye të shumë institucioneve shëndetësore. Për shembull, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, është drejtor i Qendrës Klinike-Spitalore në Mitrovicën e Veriut, ndërsa kandidatja për deputete Mirjana Dimitrijeviq është në krye të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Graçanicë, afër Prishtinës.
Siç mund të shihet në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, konkurset e reja kanë të bëjnë me pranimin në marrëdhënie pune në institucionet shëndetësore në Graçanicë, Shtërpcë, Mitrovicë të Veriut, Gjilan, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Zubin Potok, për një periudhë të caktuar prej gjashtë muajsh.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka bërë të ditur se janë në zhvillim edhe konkurse për 50 vende të tjera pune në institucionet shëndetësore në Kosovë, të cilat janë shpallur më 22 dhjetor.
“Me punësimet e reja do të përmirësohet edhe më tej niveli i mbrojtjes shëndetësore në mjediset serbe në Kosovë dhe Metohi, gjë që tregon kujdesin e qartë të shtetit të Serbisë dhe të presidentit Aleksandar Vuçiq për popullin e vet në KiM”, thuhet në njoftim.
Në fund të nëntorit, Ministria e Shëndetësisë e Serbisë e zgjati deri më 15 janar 2026 afatin për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj në institucionet e saj që funksionojnë në mjediset serbe.
Bëhet fjalë për një konkurs për 400 vende pune, të cilin, para së gjithash, dhe në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë më 12 tetor, e kishte paralajmëruar vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se shteti i Serbisë “kujdeset për komunitetin serb në Kosovë”.
Zgjatja e afatit për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj u arsyetua me numrin e madh të kandidatëve të paraqitur.
Disa parti politike serbe në Kosovë e kanë kritikuar këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke vlerësuar se kjo nuk është hera e parë që qytetarët “manipulohen për të mbështetur udhëheqësit e Listës Serbe”.
Para zgjedhjeve parlamentare në shkurt të këtij viti, Serbia kishte gjithashtu të hapur një konkurs për institucionet shëndetësore në Kosovë, por ai u anulua pas protestave për “mungesë transparence” dhe “punësim partiak të njerëzve të përshtatshëm”.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në tetor e akuzoi Serbinë se po ndërhyn në zgjedhjet lokale në Kosovë duke premtuar vende pune dhe përfitime financiare.
Në zgjedhjet e ardhshme të së dielës, nga subjektet politike serbe në garën zgjedhore marrin pjesë Lista Serbe, Paria për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit dhe Aleanca Kosovare e Goran Marinkoviqit.
Ndërkohë, Lista Serbe e ka akuzuar Rashiqin dhe partinë e tij për “keqpërdorim të institucioneve të Kosovës dhe blerje votash./mxh

17:51 AKU bllokon 5 tonë fileto pule dhe djathë/ Gjobitet subjekti
Last Updated on 24/12/2025 by Monika
Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë ka bllokuar ditën e sotme 5 tonë fileto pule dhe djathë gouda të një subjekti.
Mësohet se shkak i bllokimit ka qeë mospajisja me kundëretiketë në gjuhën shqipe.
Po ashtu bëhet me dije se subjekti është ndëshkuar me masë administrative gjobë, me akuzën për veprime në kundërshtim me kërkesat e etiketimit./mxh

17:49 Mbreti i Belgjikës, Philippe paralajmëron për kërcënimet ndaj Evropës dhe mbështet Ukrainën
Gjatë fjalimit të tij të Krishtlindjes nga Pallati Mbretëror, Mbreti i Belgjikës, Philippe, paralajmëroi se paqja në Evropë është e kërcënuar nga ambiciet hegjemone, veçanërisht në Ukrainë.
Ai ripërsëriti mbështetjen e Belgjikës për Ukrainën, duke theksuar: “Angazhimi i vendit tonë ndaj popullit ukrainas mbetet i vendosur dhe i palëkundur. Pozicioni ynë për asetet ruse nuk e vë këtë në diskutim.”
Së fundmi, Belgjika bllokoi një propozim në Këshillin Evropian për një kredi riparimi duke përdorur asetet e ngrira ruse në Evropë për të financuar Ukrainën për dy vitet e ardhshme, për shkak të shqetësimeve për mundësi hakmarrjeje ligjore nga Rusia.
Mbretëriti gjithashtu bëri thirrje për unitet brenda Bashkimit Evropian dhe u bëri thirrje belgëve të çmojnë lidhjet që i bashkojnë.
Fjalimin e tij ai e mbylli duke uruar të gjithëve Krishtlindje të gëzuar dhe Vit të Ri të lumtur./mxh

17:37 Amanda Seyfried portretizon Ann Lee/ Historia e lëvizjes Shaker në film
Aktorja Amanda Seyfried pranon se nuk dinte shumë për Ann Lee, themeluesen e lëvizjes Shaker në shekullin e 18-të, para se ta portretizonte në filmin “The Testament of Ann Lee”, i cili do të hapet në ekran ditën e Krishtlindjes. Filmi eksploron udhëtimin e vizionares për barazi dhe jetesë komunitare.
Seyfried u shpreh se ishte e befasuar që nuk kishte mësuar për Lee-n në klasat e historisë amerikane. Shakerët ishin një lëvizje kristiane e njohur për celibatet dhe adhurimin ekstazik për të larguar të keqen.

Filmi, i drejtuar nga Mona Fastvold dhe i shpërndarë nga Searchlight Pictures, tregon historinë e Ann Lee, e shpallur nga ndjekësit e saj si Kristi femër. Lee synon të krijojë një shoqëri utopike ku Shakerët adhurojnë përmes këngës dhe kërcimit.
Në film luajnë edhe Lewis Pullman si vëllai i Ann, William Lee; Christopher Abbott si bashkëshorti Abraham Standerin; dhe Thomasin McKenzie si ndjekësja dhe shoqja e Ann, Mary Partington. Si Seyfried, Pullman pranoi se nuk dinte asgjë për Ann Lee para filmit, duke e përshkruar atë si një humaniste që mbështeste të drejtat e të gjithëve.
![]()
Elementet muzikore janë pjesë kyçe e historisë së Shakerëve, të cilët përdornin këngën dhe kërcimin për të adhuruar dhe për të promovuar barazinë. Seyfried tha se të kënduarit për këtë rol ishte më shumë se performancë artistike: “Unë këndoj për të ndjerë jetën, jo për të performuar. Është si oksigjen,” tha ajo, duke theksuar se filmi është një muzikë, por jo siç e njohim zakonisht muzikën teatrale./mxh

17:36 Estonia kërcënon Rusinë: Do t’i qëllojmë “burrat tuaj të vegjël të gjelbër” në kufi
Last Updated on 24/12/2025 by EL
Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, ka paralajmëruar se “burrat e vegjël të gjelbër” të Rusisë që përpiqen të shkelin kufirin me Estoninë, do të përballen me forcë vdekjeprurëse.
“Burrat e vegjël të gjelbër” i referohet ushtarëve rusë pa shenja dalluese gjatë aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, të cilët mbanin uniforma të gjelbra pa shenja dalluese për të fshehur përfshirjen zyrtare, transmeton Telegrafi.
Duke komentuar incidentet e fundit kufitare me Rusinë – përfshirë një në tetor kur rusë pa shenja dalluese u panë në kufi – Tsahkna i tha medias polake o2.pl se trupat estoneze do t’i “qëllojnë” nëse kalojnë kufirin.
“Më lejoni ta them troç: Nëse burrat e vegjël të gjelbër kalojnë ndonjëherë kufirin tonë, ne do t’i qëllojmë. Këto do të jenë pasojat; nuk ka diskutim për këtë. Nëse Rusia nuk është e sigurt se do të reagojmë vërtet, ata mund të na testojnë”, tha Tsahkna, siç raportohet nga një media tjetër polake, Onet.
Tsahkna tha gjithashtu se incidente të ngjashme u raportuan pranë Narva, një vendbanim kufitar pranë Rusisë.
“Nuk ishte hera e parë që i shihnim. I kemi vëzhguar vazhdimisht, për shembull, kemi shumë raportime të ndryshme nga Narva, e cila është një qytet kufitar”, tha ai.
Lumi Narva shënon një rrip të ngushtë toke ku ndodhi inkursioni, duke u shtrirë deri në bregun lindor të territorit estonez. Estonia dhe Rusia kanë dështuar prej kohësh të ratifikojnë një traktat formal kufitar, pavarësisht viteve të negociatave.
Më 17 dhjetor, agjencia e mbrojtjes së kufijve e Estonisë tha se tre roje kufitare ruse hynë shkurtimisht në territorin estonez pranë lumit Narva dhe qëndruan atje për rreth 20 minuta.
Në atë kohë, Ministri i Brendshëm estonez Igor Taro tha se ishte shumë herët për të përcaktuar nëse kalimi ishte aksidental apo një provokim i qëllimshëm.
Në nëntor, një anije ruse roje kufitare që mbante flamurin e grupit mercenar Wagner u pa duke patrulluar lumin Narva.
Në fillim të vitit 2025, Talini njoftoi planet për të krijuar një bazë ushtarake në Narva. /e.t

17:27 Aksident ajror në Ankara/ Erdogan shpreh ngushëllimet për Libinë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shprehu ngushëllimet e tij për Libinë pas vdekjes së shefit të stafit të ushtrisë libiane, Muhammed Ali Ahmed Al-Haddad, i cili humbi jetën në një aksident ajror pas nisjes nga Ankara.
Katër persona të tjerë nga delegacioni libian dhe ekuipazhi i avionit gjithashtu humbën jetën. Erdogan u shpreh: “Ngushëllimet e mia shkojnë edhe për popullin vëlla libian, forcat e armatosura dhe qeverinë e Libisë.”
Operacionet e shpëtimit vazhdojnë në vendin e aksidentit, ku shefi i stafit turk, Selcuk Bayraktaroglu, dhe zyrtarë të tjerë ushtarakë të lartë mbërritën për të inspektuar situatën.
Avioni privat Dassault Falcon 50, i cili u ngrit nga Aeroporti Esenboga i Ankarasë më 23 dhjetor drejt Tripolit, raportoi një defekt elektrik dhe kërkoi ulje emergjente pak para se të rrëzohej pranë Ankarasë, sipas Burhanettin Duran, kreut të Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë./mxh

-
- 17:15 Netanyahu: Izraeli do të investojë 110 miliardë dollarë për një industri të pavarur të armatimeve
17:15 Netanyahu: Izraeli do të investojë 110 miliardë dollarë për një industri të pavarur të armatimeve
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se Izraeli do të shpenzojë 350 miliardë shekel (rreth 110 miliardë dollarë) për zhvillimin e një industrie të pavarur të armatimeve, me qëllim uljen e varësisë nga vendet e tjera.
Gjatë një ceremonie për pilotët e rinj, Netanyahu theksoi se Izraeli do të vazhdojë të sigurojë furnizimet thelbësore, por gjithashtu do të synojë të prodhojë sa më shumë armë brenda vendit.
“Ne duam të ulim varësinë tonë nga çdo palë e jashtme, përfshirë aleatët,” tha ai. Kryeministri shtoi se mendjet më të mira në industrinë e mbrojtjes po punojnë për zhvillimin e sistemeve të armëve që do të garantojnë avantazhin e Izraelit në fushën e betejës së ardhshme./mxh
